❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

260 euro bonus mujor për mjekët specialistë që transferohen në spitalet rajonale të Shqipërisë

Në shërbimin spitalor në Shqipëri ka 12 300 punonjës shëndetësie, por sërish ka mungesë të mjekëve specialistë në spitalet rajonale.

Për këtë arsye është caktuar që mjekët specialistë, të cilët do të transferohen në spitalet rajonale, do të përfitojnë edhe një bonus prej 250 000 lekësh (rreth 260 euro).

Po ashtu është caktuar që, në mungesë të mjekëve të urgjencës, do të transferohen mjekë të QSH-së të sistemit parësor Tv Klan.

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, ku është përcaktuar se mjekët specialistë, përveç pagës, do të trajtohen edhe financiarisht me një bonus mujor.

Ndërsa për spitalet rajonale dhe bashkiake, që nuk plotësojnë nevojat me personel mjekësor të strukturës në shërbimin e urgjencës, ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të urdhërojë kontraktimin e mjekëve të përgjithshëm dhe kryerjen e shërbimit nga mjekë të qendrave shëndetësore të shërbimit parësor.

Prej vitesh mjeku i urgjencës po refuzohet nga të rinjtë, duke sjellë edhe mungesa të shumta në këtë shërbim jetik për pacientin.

Çdo vit janĂ« afro 1 000 vende vakante pĂ«r punonjĂ«s shĂ«ndetĂ«sie nĂ« vend, kryesisht nĂ« zonat e thella malore.

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për të bërë rikonceptimin e plotë të të gjithë spitaleve rajonale në vend, për largësinë e tyre nga qendrat e banuara, shfrytëzimin e shtretërve dhe riorganizimin e shërbimeve që kryhen në këto spitale.

Kjo reformë, që do të prekë spitalet rajonale, do të bëjë të mundur riorganizimin e tyre sipas nevojave që ka popullata dhe profilizimin e institucioneve shëndetësore në shërbime të caktuara.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 260 euro bonus mujor për mjekët specialistë që transferohen në spitalet rajonale të Shqipërisë appeared first on Sinjali.

Aplikacionet e fitnesit mbledhin më shumë të dhëna nga sa mendoni

Një studim i fundit nga Surfshark zbulon se aplikacionet e njohura të fitnesit, si Fitbit dhe Strava, mbledhin sasi të mëdha të dhënash personale, edhe kur përdoruesit nuk janë duke ushtruar.

Fitbit rezulton mĂ« “etur” pĂ«r tĂ« dhĂ«na, duke mbledhur deri nĂ« 24 lloje tĂ« dhĂ«nash, nga tĂ« cilat shumica nuk janĂ« tĂ« nevojshme pĂ«r funksionimin e aplikacionit.

Shumica e këtyre aplikacioneve i ndajnë të dhënat me palë të treta për reklama dhe analiza.

Studimi paralajmëron përdoruesit të kontrollojnë opsionet e privatësisë dhe të lexojnë termat e përdorimit para instalimit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aplikacionet e fitnesit mbledhin më shumë të dhëna nga sa mendoni appeared first on Sinjali.

Treni përplaset me vinçin në aksidentin e katërt hekurudhor në Spanjë brenda një jave

Një tren udhëtarësh u përplas me një vinç në Spanjën juglindore të enjten, thanë shërbimet e emergjencës, në aksidentin e katërt hekurudhor në vend në më pak se një javë.

Katër persona pësuan lëndime të lehta në aksidentin pranë qytetit portual të Cartagenës në rajonin e Murcias, shtuan autoritetet.

“Treni nuk Ă«shtĂ« pĂ«rmbysur ose dalĂ« nga shinat”, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i shĂ«rbimeve tĂ« emergjencĂ«s sĂ« Murcias. Ata shtuan se telefonatat e para nĂ« lidhje me aksidentin erdhĂ«n menjĂ«herĂ« pas mesditĂ«s.

Spanja është ende e tronditur nga përplasja e trenave me shpejtësi të lartë të së dielës në rajonin jugor të Andaluzisë, ku humbën jetën të paktën 43 persona.

Dy ditë pas kësaj, një tren udhëtarësh doli nga shinat pasi një mur mbrojtës ra në shina për shkak të shiut të rrëmbyeshëm pranë qytetit të Barcelonës, duke vrarë shoferin dhe duke plagosur rëndë katër pasagjerë.

Sindikata kryesore e makinistëve të trenave bëri thirrje për një grevë mbarëkombëtare për shkak të standardeve të sigurisë pas kësaj dhe një përplasjeje të dytë në rajonin verilindor të Katalonjës po atë ditë, të martën.

TĂ« enjten, operatori hekurudhor spanjoll Adif tha se trafiku nĂ« linjĂ«n nĂ« Murcia u ndĂ«rpre nga ajo qĂ« e pĂ«rshkroi si “ndĂ«rhyrje nĂ« matĂ«sin e infrastrukturĂ«s nga njĂ« vinç qĂ« nuk i pĂ«rkiste operacionit hekurudhor”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Treni përplaset me vinçin në aksidentin e katërt hekurudhor në Spanjë brenda një jave appeared first on Sinjali.

Kryeministri Nielsen thotĂ« se Grenlanda e zgjedh “GrenlandĂ«n qĂ« e njohim sot”

Kryeministri i GrenlandĂ«s, Jens-Frederik Nielsen, ka thĂ«nĂ« se vendi i tij e zgjedh “GrenlandĂ«n qĂ« e njohim sot”.

Duke folur nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r gazetarĂ«, ai thotĂ« se “si pjesĂ« e MbretĂ«risĂ« sĂ« DanimarkĂ«s, ne i kemi zhvilluar shoqĂ«rinĂ« tonĂ«, demokracinĂ« dhe vendin tonë  nĂ«n kornizĂ«n e MbretĂ«risĂ« sĂ« DanimarkĂ«s dhe aleancĂ«s sĂ« NATO-s”, raporton televizioni BBC.

“Ne e kemi fituar vetĂ«drejtimin, tĂ« drejtĂ«n tonĂ« pĂ«r vetĂ«vendosje brenda kornizĂ«s. Kjo duhet tĂ« vazhdojĂ«â€ – shtoi ai.

Duke iu referuar protestave tĂ« fundjavĂ«s, kur mijĂ«ra njerĂ«z protestuan nĂ« kryeqytetin e ishullit, Nuuk, Nielseni tha se ato nuk ishin “kundĂ«r Shteteve tĂ« Bashkuara”.

“Nuk ishte protestĂ« kundĂ«r miqĂ«sisĂ« sonĂ« tĂ« vjetĂ«r ose bashkĂ«punimit tĂ« ngushtĂ«. Ishte kundĂ«r mosrepsektimit tĂ« sundimit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« ligjit, demorkacisĂ« dhe tĂ« drejtĂ«s sonĂ« pĂ«r vetĂ«vendosje” – tha mĂ« tej kryeministri i GrenlandĂ«s.

“Ne kemi kĂ«rkuar dhe do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« kĂ«rkojmĂ« dialog me respekt pĂ«rmes diplomacisĂ« dhe kanaleve normale” – shtoi ai.

Kur u pyet nga një reporter i televizionit amerikan, CNN, nëse Grenlanda është e sigurt për të mos rënë në pronësinë e Shteteve të Bashkuara, kryeministri tha se askush tjetër përpos Grenlandës e Danimarkës nuk kanë mandate për të bërë marrëveshje për ishullin.

“Ne jemi tĂ« gatshĂ«m qĂ« tĂ« bashkĂ«punojmĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« ekonomi, por pĂ«r kĂ«tĂ« gjĂ« duhet tĂ« flasim me respekt tĂ« ndĂ«rsjellĂ«â€ – deklaroi Nielseni.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministri Nielsen thotĂ« se Grenlanda e zgjedh “GrenlandĂ«n qĂ« e njohim sot” appeared first on Sinjali.

“Paqe apo njĂ« copĂ« GroenlandĂ«?”, Musk ironizon bordin e ri tĂ« GazĂ«s tĂ« Trump

Elon Musk sugjeroi se emri i Bordit tĂ« Trump duhej tĂ« ishte “piece” (copĂ«) nĂ« vend tĂ« “peace” (paqe). “DĂ«gjova pĂ«r formimin e Samitit tĂ« Paqes dhe mendova: Ă«shtĂ« ‘piece’ apo
 njĂ« copĂ« e vogĂ«l Groenlande, njĂ« copĂ« e vogĂ«l Venezuele”, tha ai.

Miliarderi i teknologjisĂ« Elon Musk, i cili u bashkua me CEO-n e BlackRock, Larry Fink, nĂ« njĂ« panel nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos, ironizoi “Bordin e Paqes” tĂ« Presidentit amerikan Donald Trump.

“Gjithçka qĂ« duam Ă«shtĂ« paqe”, shtoi ai, duke shkaktuar tĂ« qeshura nga audienca. I kryesuar nga Trump, bordi ishte menduar fillimisht si njĂ« grup i vogĂ«l liderĂ«sh botĂ«rorĂ« qĂ« do tĂ« mbikĂ«qyrnin planin e armĂ«pushimit nĂ« Gaza. Por ambiciet e administratĂ«s Trump janĂ« zgjeruar, me ftesa pĂ«r dhjetĂ«ra shtete dhe me sinjale se bordi mund tĂ« marrĂ« rol mĂ« tĂ« gjerĂ« si ndĂ«rmjetĂ«s i konflikteve.

Musk ka qenë gjithashtu aleat i Trump dhe komentet e tij vijnë në një kohë kur marrëdhënia me liderin republikan është në përmirësim, pas një viti të trazuar me përplasje publike dhe pajtim të mëvonshëm.

Gjatë diskutimit në panel, Musk parashikoi se robotët do të transformojnë shoqërinë dhe do të ndihmojnë njerëzimin duke reduktuar nevojën për punë njerëzore, një ide që ai e ka përmendur edhe më parë.

“Do tĂ« ketĂ« njĂ« bollĂ«k tĂ« madh mallrash dhe shĂ«rbimesh”, tha ai. “Do tĂ« ketĂ« mĂ« shumĂ« robotĂ« sesa njerĂ«z.”

Ai shtoi se “çdokush nĂ« TokĂ«â€ do tĂ« dĂ«shirojĂ« njĂ« robot pĂ«r t’u kujdesur pĂ«r prindĂ«rit e moshuar ose fĂ«mijĂ«t. Musk tha se Tesla do tĂ« fillojĂ« shitjen e robotĂ«ve pĂ«r publikun deri nĂ« fund tĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m.

Shfaqja e tij vjen ndërkohë që Grok, inteligjenca artificiale e zhvilluar nga startup-i i tij xAI, është përfshirë në një polemikë lidhur me gjenerimin e imazheve me përmbajtje seksuale eksplicite.

Prania e Musk në Davos ishte veçanërisht e spikatur pasi ai e ka kritikuar publikisht mbledhjen vjetore si të papërgjegjshme dhe të shkëputur nga njerëzit e zakonshëm.

Musk ka tallur vazhdimisht Davos-in nĂ« platformĂ«n e tij sociale X, duke e quajtur “tĂ« mĂ«rzitshĂ«m” dhe duke thĂ«nĂ« se Forumi Ekonomik BotĂ«ror Ă«shtĂ« “njĂ« qeveri botĂ«rore e pa zgjedhur, qĂ« njerĂ«zit kurrĂ« nuk e kĂ«rkuan dhe nuk e duan”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Paqe apo njĂ« copĂ« GroenlandĂ«?”, Musk ironizon bordin e ri tĂ« GazĂ«s tĂ« Trump appeared first on Sinjali.

Kosovari dĂ«nohet me 3 vjet e gjysmĂ« pĂ«r grabitjen e njĂ« banke nĂ« Austri – mbi 90 mijĂ« euro tĂ« vjedhura

Një kosovar, ideatori i grabitjeve të stacioneve të zjarrfikësve dhe një banke në Austri, ku u vodhën mbi 90 mijë euro, është dënuar me tre vjet e gjysmë burg.

Ai dhe tre bashkĂ«punĂ«torĂ«t kishin vjedhur mjete pĂ«r tĂ« hapur njĂ« bankomat nĂ« Draßburg, duke marrĂ« 91,000 euro, nga tĂ« cilat policia rikuperoi 33,960 euro pas njĂ« ndjekjeje me 180 km/orĂ«.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosovari dĂ«nohet me 3 vjet e gjysmĂ« pĂ«r grabitjen e njĂ« banke nĂ« Austri – mbi 90 mijĂ« euro tĂ« vjedhura appeared first on Sinjali.

Aksident në Podujevë: Përplasen dy vetura pranë shkollës

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur para pak çastesh në Podujevë, në afërsi të Shkollës Ekonomike.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo vetëm dëme materiale.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.

PĂ«r zhvillimet e reja Sinjali do t’ju mbajmĂ« tĂ« informuar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në Podujevë: Përplasen dy vetura pranë shkollës appeared first on Sinjali.

Bislimi: ËshtĂ« arritur pajtim me SerbinĂ« pĂ«r komisionin pĂ«r personat e zhdukur

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është arritur pajtim me Serbinë për funksionalizimin e komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Pas rundit tĂ« ri tĂ« dialogut nĂ« Bruksel, Bislimi deklaroi se tani mbetet qĂ« pĂ«rfaqĂ«suesit e delegacioneve tĂ« KosovĂ«s dhe SerbisĂ« tĂ« takohen “nĂ« javĂ«t nĂ« vijim dhe tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« prioritetet e para pĂ«r punĂ«n e komisionit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t”.

Marrëveshja u arrit pas disa orësh bisedimesh që ndërmjetësi evropian në dialog, Peter Sorensen, zhvilloi veç e veç me Bislimin dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në fund të këtyre takimeve, në orët e mbrëmjes u mbajt një takim i përbashkët, në të cilin marrëveshja u formalizua.

Rundi i ri i dialogut u zhvillua pas vizitës së Sorensenit në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar.

Për çështjen e personave të zhdukur, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2023 u pajtuan për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur.

Palët u pajtuan për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur gjatë një takimi trepalësh mes kryenegociatorëve në dhjetor 2024 në Bruksel.

Takimi i parë ishte paraparë të mbahej në janar, por pala serbe nuk pranoi të merrte pjesë për shkak të veprimeve për mbylljen e zyrave që mbështeten nga Serbia në Kosovë.

Takimi i sotëm është i pari në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës këtë vit.

GjatĂ« vizitĂ«s sĂ« tij nĂ« PrishtinĂ« mĂ« 14 janar, Sorensen tha lidhur me dialogun se “kam shpresa se viti 2026 do tĂ« na japĂ« atĂ« qĂ« viti 2025 nuk na e dha”.

“ÇfarĂ« do tĂ« bĂ«jmĂ« ne Ă«shtĂ« tĂ« sigurohemi qĂ« palĂ«t tĂ« ulen dhe tĂ« bisedojnĂ«. Duhet ta gjejmĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kjo tĂ« ndodhĂ«â€, theksoi Sorensen nĂ« PrishtinĂ«.

Ai tha se do tĂ« punojĂ« pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« dy vendet fqinje tĂ« zhvillojnĂ« bisedime tĂ« nivelit tĂ« lartĂ«, nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’i normalizuar marrĂ«dhĂ«niet, njofton rel.

Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë që nga viti 2023, pas rritjes së tensioneve mes tyre për shkak të një sulmi nga një grup serbësh të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe në shtator të atij viti.

Kurti – i cili pritet tĂ« jenĂ« nĂ« krye tĂ« qeverisĂ« sĂ« vendit edhe pĂ«r njĂ« mandat tĂ« tretĂ« katĂ«rvjeçar – e ka kushtĂ«zuar vazhdimin e dialogut me dorĂ«zimin e tĂ« dyshuarit pĂ«r sulmin nĂ« BanjskĂ« tĂ« Zveçanit qĂ« la njĂ« rreshter tĂ« vrarĂ«, Millan Radoiçiq.

Radoiçiq ishte nĂ«nkryetar i ListĂ«s Serbe, partisĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s kur ndodhi sulmi dhe e mori pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ«. Beogradi nuk ka pranuar t’ia dorĂ«zojĂ« KosovĂ«s atĂ«, dhe thuhet se ai endet i lirĂ« nĂ« Serbi.

Edhe Serbia ka kushtet e veta në dialog, siç e ritheksoi edhe Petkoviq pas takimit me Sorensenin më 16 janar në Beograd.

Kryenegociatori serb tha se përparimi në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku varet nga gatishmëria e Kosovës për ta themeluar një asociacion të komunave me shumë serbe.

Kosova dhe Serbia veçse arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, më 2023, por nuk janë duke e zbatuar atë.

Ndër pikat e marrëveshjes është edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por Prishtina nuk ka ndërmarrë hapa për ta përmbushur këtë kërkesë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bislimi: ËshtĂ« arritur pajtim me SerbinĂ« pĂ«r komisionin pĂ«r personat e zhdukur appeared first on Sinjali.

BE-ja diskuton për Grenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-në

Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) mblidhen mbrëmjen e 22 janarit në Bruksel për një samit urgjent, i thirrur pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave ndaj disa shteteve të kontinentit evropian.

Mbajtja e samitit u konfirmua edhe pasi presidenti amerikan më 21 janar hoqi dorë nga vendosja e tarifave, pasi në Davos të Zvicrës u arrit një pajtim për kornizën e marrëveshjes për Grenlandën gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Bashkimi Evropian në samit kishte planifikuar fillimisht të diskutojë për një përgjigje të përbashkët ndaj kërcënimeve amerikane për tarifa. Pritet që udhëheqësit evropianë të bisedojnë edhe për strategjinë e përgjigjes ndaj kërcënimeve të mundshme në të ardhmen nga presidenti Trump.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në ftesën drejtuar shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së, theksoi se dëshiron një diskutim mbi sfidat në marrëdhëniet transatlantike, pasojat e tyre për Bashkimin Evropian, si dhe koordinimin e hapave të ardhshëm.

Parlamenti Evropian më 21 janar pezulloi procesin e ratifikimit të marrëveshjes tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në dritë të tensioneve lidhur me Grenlandën.

Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë për Grenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-në.

BE-ja synon që marrëdhëniet tregtare të jenë të qëndrueshme, të parashikueshme dhe të sigurta, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë dëshiron të ketë në dispozicion kundërmasa të shpejta.

Sipas diplomatëve evropianë, blloku evropian dëshiron të përcaktojë qartë sa i fortë, i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm është aktualisht partneriteti transatlantik tregtar dhe aleanca ushtarake.

Fokusi i diskutimit pa dyshim do të jetë Grenlanda, dhe pritet që udhëheqësit të marrin më shumë informacione nga Danimarka.

Kryeministrja e vendit pas konfirmimit të arritjes së pajtimit për kornizën e marrëveshjes tha se shteti i saj është i gatshëm të bisedojë për sigurinë në Arktik, por insiston në respektimin e integritetit territorial.

Bordi për Paqe në agjendën e takimit të liderëve evropianë

Bashkimi Evropian aktualisht heziton të marrë pjesë zyrtarisht në Bordin e ri për Paqe, duke pritur sqarime shtesë nga pala amerikane, por edhe duke analizuar nëse pjesëmarrja në këtë trup lejohet nga kushtetutat e disa shteteve anëtare.

Komisioni Evropian fillimisht përshëndeti idenë e këtij Bordi, por BE do të përpiqet të marrë një qëndrim të përbashkët edhe për këtë çështje. Për disa vende evropiane problematike është fakti që Trump ka ftuar në Bord edhe presidentët e Rusisë dhe Bjellorusisë, Vladimir Putin, dhe Aleksandar Lukashenko.

Megjithatë, unanmiteti për këtë çështje nuk është më i mundur, pasi në këtë Bord janë bashkuar Bullgaria dhe Hungaria.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE-ja diskuton për Grenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-në appeared first on Sinjali.

Drejtoria e Arsimit paralajmëron masa për ligjëratën e Speciales: Llogaridhënia mbetet parim i panegociueshëm

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka njoftuar se do të marrë masa ndaj personave përgjegjës për ligjëratën mbi Gjykatën Speciale, e organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut pa autorizimin e saj.

Sipas Drejtorisë, do të shqyrtohet edhe roli i organizatës në këtë aktivitet, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në shkolla.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/



The post Drejtoria e Arsimit paralajmëron masa për ligjëratën e Speciales: Llogaridhënia mbetet parim i panegociueshëm appeared first on Sinjali.

“S’mĂ« plas qĂ« ka kamera” – Keijsi dĂ«gjohet duke sharĂ« nĂ« Big Brother VIP Albania

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e banorit të Big Brother VIP Albania 5, Keijsit, ku ai dëgjohet duke sharë Stelinën, me të cilën kishte një histori dashurie.

NĂ« video, ai fillon me ironi: “Bravo Stelina, bravo” dhe mĂ« pas vazhdon me fjalĂ« ofenduese.

Duket se banorja Ina ia kujton se ndodhen nĂ« njĂ« reality show dhe e paralajmĂ«ron tĂ« zgjedhĂ« fjalĂ«t. Por Keijsi pĂ«rgjigjet pa hezitim: “MĂ« lĂ«r rehat se nuk mĂ« plas qĂ« ka kamera.”

Nga pamjet shihet se ai ka qenë në nervoz e sipër, pa menduar për pasojat e fjalëve të tij.

Fansat e spektaklit pyeten tashmĂ«: a do tĂ« ketĂ« njĂ« zarf tĂ« zi pĂ«r kĂ«tĂ« sjellje si ndĂ«shkim? Kjo mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ« episodet e ardhshme.

@bbviprrumpalle Nxirreni jasht kte krn ⚫ #bigbrothervipalbania #bigbrothervipkosova #fyp #albaniađŸ‡ŠđŸ‡± #viral ♬ original sound – BBVipRrumpalle

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “S’mĂ« plas qĂ« ka kamera” – Keijsi dĂ«gjohet duke sharĂ« nĂ« Big Brother VIP Albania appeared first on Sinjali.

Lladrovci: Kur të do Amerika, të do edhe Zoti

Ramiz Lladrovci ka vlerĂ«suar pjesĂ«marrjen e KosovĂ«s si shtet themelues nĂ« “Bordin e Paqes” pas nĂ«nshkrimit tĂ« Presidentes Osmani-Sadriu, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« si njĂ« dĂ«shmi tĂ« suksesit tĂ« vendit dhe pĂ«rkrahjes amerikane.

Ai shtoi: “Kur tĂ« do Amerika, tĂ« do edhe Zoti”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/



The post Lladrovci: Kur të do Amerika, të do edhe Zoti appeared first on Sinjali.

Erdogan thotë se Turqia kundërshton çdo ndërhyrje të huaj në Iran

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i tha homologut të tij iranian, Masoud Pezeshkian, në një telefonatë të enjten se Turqia ishte kundër çdo ndërhyrjeje të huaj në Iran dhe se vlerësonte paqen dhe stabilitetin e fqinjëve të saj, njoftoi Presidenca Turke në X.

Në një deklaratë, presidenca tha se udhëheqësi turk kishte diskutuar zhvillimet e fundit në Iran dhe kishte theksuar se zgjidhja e problemeve pa përshkallëzim të mëtejshëm ishte gjithashtu në interes të Turqisë.

Irani po pĂ«rballet me disa nga protestat mĂ« tĂ« mĂ«dha antiqeveritare nĂ« historinĂ« e tij, tĂ« cilat kanĂ« shkaktuar njĂ« shtypje tĂ« gjerĂ«. UdhĂ«heqĂ«si Suprem iranian, Ali Khamenei, tha tĂ« shtunĂ«n se numri i tĂ« vrarĂ«ve arrinte nĂ« “disa mijĂ«ra”, duke e pranuar publikisht pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« shkallĂ«n e viktimave dhe fajĂ«suar Shtetet e Bashkuara.

Demonstratat dhe grevat, të nxitura fillimisht nga ankesat ekonomike, u shndërruan në një lëvizje masive kundër udhëheqjes klerike që sundon Iranin që nga revolucioni i vitit 1979. Njerëzit dolën në rrugë për protesta masive që filluan më 8 janar.

TĂ« mĂ«rkurĂ«n, ministri i jashtĂ«m i Iranit lĂ«shoi paralajmĂ«rimin mĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« ndaj Uashingtonit, duke deklaruar se Republika Islamike do tĂ« “kundĂ«rpĂ«rgjigjet me gjithçka qĂ« ka nĂ«se na sulmojnĂ« pĂ«rsĂ«ri”.

Në numrin e parë zyrtar nga autoritetet iraniane, një deklaratë nga Fondacioni për Veteranët dhe Martirët, e cituar nga televizioni shtetëror, raportoi të mërkurën se gjithsej 3,117 persona u vranë gjatë protestave.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Erdogan thotë se Turqia kundërshton çdo ndërhyrje të huaj në Iran appeared first on Sinjali.

OVL-UÇK pĂ«r ligjeratĂ«n e GjykatĂ«s Speciale: Po bĂ«n ‘kontroll tĂ« dĂ«mit’ ndaj imazhit tĂ« saj

Organizata e veteranĂ«ve OVL-UÇK ka reaguar ndaj ligjĂ«ratave tĂ« zhvilluara nga Gjykata Speciale me nxĂ«nĂ«s tĂ« gjimnazit “Xhevdet Doda” nĂ« PrishtinĂ«, duke i cilĂ«suar si fushata propagandistike qĂ« synojnĂ« menaxhimin e imazhit tĂ« saj.

Sipas OVL UÇK-sĂ«, veprimet e Speciales cenojnĂ« besueshmĂ«rinĂ« e institucioneve, ndĂ«rhyjnĂ« nĂ« arsimin pa autorizim dhe nuk i respektojnĂ« standardet ligjore dhe tĂ« drejtave tĂ« njeriut.

“Kjo qĂ« nuk duket Ă«shtĂ« ligjĂ«ruese, por e dukshme Ă«shtĂ« Dhoma e Specializuar pĂ«r “kontroll tĂ« dĂ«mit” ndaj imazhit tĂ« tire tĂ« rĂ«nduar, pas shkeljeve tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« ndaj tĂ« njĂ«jtave tĂ« akuzave tĂ« KosovĂ«s. NĂ« vend qĂ« tĂ« merret me fushata propagandistike dhe menaxhim tĂ« imazhit publik, Gjykata Speciale duhet tĂ« komunikojĂ« besueshmĂ«rinĂ« e saj KushtetutĂ«n, ligjet e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe standardet e tjera tĂ« veçanta. KĂ«to skena na pĂ«rkujtojnĂ« se, nĂ« mĂ«nyra tĂ« ngjashme, dikur kanĂ« veprime edhe organet e pushtetit nĂ« ish-Jugosllavi, tĂ« lidhura me Lidhja Komuniste dhe Li Socialiste, tĂ« cilat pas demonstratave tĂ« popullit studentor tĂ« vitit 1981 organizojnĂ« mbledhjen nĂ«pĂ«r fshatra dhe kolektive pune, me qĂ«llim tĂ« keqit tĂ« organizatorĂ«ve qĂ« janĂ« tĂ« mirĂ«filltĂ«. pushteti i atĂ«hershĂ«m po pĂ«rgatitej t’ia shqiptonte rinisĂ« shqiptare shqiptare. Kjo Ă«shtĂ« njohur e propagandĂ«s dhe presionit nĂ« institucional nuk i shĂ«rben shĂ«rbimeve, por imponimit tĂ« njĂ« narrative tĂ« parapĂ«rgatitur”, thuhet nĂ« komunikatĂ«.

Tutje, organizata ka renditur njĂ« varg shkelje qe sipas tyre, Gjykata Speciale ka bĂ«rĂ« ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«.

“Shkelja e barazisĂ« para ligjit, duke ndjekur penalisht njĂ« palĂ«, luftĂ«n çlirimtare tĂ« UÇK-sĂ«, pasi qĂ« krimet mbi tĂ« gjitha parimet e pandĂ«shkuara. Mohimi i vazhdon dhe lirimit tĂ« pĂ«rkohshĂ«m, edhe nĂ« kĂ«tĂ« gjendje humanitare, nĂ« lidhje me njohuritĂ« evropiane dhe parimin e proporcional. Zgjatja e pajustifikueshme e paraburgimit, pa vendim pĂ«rfundimtare, duke u shndĂ«rruar nĂ« paraburgimin e njerĂ«zve paraprak. Cenimi i dinjitetit njerĂ«zor tĂ« paraburgosurve, pĂ«rmes kushteve kufizuese dhe qĂ« nuk i pĂ«rgjigjen standardeve tĂ« KonventĂ«s Evropiane pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut. Mungesa e transparencĂ«s dhe llogarive publike, pĂ«rfshijnĂ« adresimin e adresave tĂ« kompanive tĂ« tyre tĂ« veteranĂ«ve. NdĂ«rhyrje indirekte nĂ« sfera tĂ« ndjeshme shoqĂ«rore, si arsimi, pa autorizim institucional dhe pa debat, gjĂ« qĂ« nuk ka dyshime serioze pĂ«r ndikim dhe propagandĂ«â€, thuhet tutje.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OVL-UÇK pĂ«r ligjeratĂ«n e GjykatĂ«s Speciale: Po bĂ«n ‘kontroll tĂ« dĂ«mit’ ndaj imazhit tĂ« saj appeared first on Sinjali.

Zelensky i bën thirrje Trumpit për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se i ka kĂ«rkuar udhĂ«heqĂ«sit amerikan, Donald Trump, qĂ« t’i japĂ« mĂ« shumĂ« raketa Patriot dhe sisteme tĂ« tjera tĂ« mbrojtjes ajrore gjatĂ« takimit tĂ« tyre nĂ« Davos tĂ« ZvicrĂ«s mĂ« 22 janar, teksa tĂ« dĂ«rguarit amerikanĂ« po pĂ«rgatiten pĂ«r bisedime tĂ« tjera nĂ« MoskĂ« me presidentin rus, Vladimir Putin.

Zelensky gjithashtu e përmendi mundësinë e bisedimeve trepalëshe mes ekipeve ruse, ukrainase dhe amerikane në Emiratet e Bashkuara Arabe më 23-24 janar.

Trump dhe Zelensky u takuan për më shumë se një orë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në bisedime që Trump i përshkroi si pozitive.

“Takimi me presidentin Zelensky ishte i mirĂ«. Do tĂ« shohim se çfarĂ« rezultati do tĂ« dalĂ«â€, tha Trump, gjatĂ« njĂ« prononcimi tĂ« shkurtĂ«r pĂ«r gazetarĂ«, duke shtuar se mesazhi i tij pĂ«r Putinin Ă«shtĂ«: “Lufta duhet tĂ« pĂ«rfundojĂ«â€.

Pak pas këtyre deklaratave të Trumpit, Zelensky mbajti një fjalim, që u pasua nga një sesion i shkurtër i pyetjeve, kur ai tha se mesazhi i tij kryesor është se Ukraina ka nevojë për mbrojtje shtesë kundër sulmeve ruse me dronë dhe raketa, që kanë lënë deri në 1 milion njerëz pa ngrohje dhe energji elektrike në kohën kur temperaturat janë nën zero.

“FjalĂ«t e mia tĂ« fundit
 pĂ«r presidentin Trump [ishin]: Mos harroni mbrojtjen ajrore, mos harroni PatriotĂ«t”, tha Zelensky. “Kjo Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ne gjatĂ« kĂ«tij dimri”.

Zelensky ka bërë këso thirrjesh shpesh, dhe ai filloi dhe përfundoi fjalimin e tij duke folur për një situatë, ku krizat shoqërohen me deklarata të forta, por pa veprime vendimtare.

“Çdo forum si ky e dĂ«shmon kĂ«tĂ«. VetĂ«m vitin e kaluar kĂ«tu nĂ« Davos, pĂ«rfundova fjalimin tim me fjalĂ«t: ‘Evropa duhet tĂ« dijĂ« si tĂ« mbrohet’. Ka kaluar njĂ« vit dhe asgjĂ« nuk ka ndryshuar”, njofton rel.

Kjo, tha Zelensky, vlen edhe pĂ«r Iranin, ku “ka pasur kaq shumĂ« fjalë  por ato u fundosĂ«n nĂ« gjak”, dhe tha se kjo vlen edhe pĂ«r pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« gjykatĂ« ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r krimet e agresionit rus nĂ« UkrainĂ«. KĂ«to pĂ«rpjekje kanĂ« ngecur.

Duke kritikuar “mungesĂ«n e vullnetit politik” nĂ« EvropĂ«, ai gjithashtu bĂ«ri njĂ« krahasim me mĂ«nyrĂ«n se si forcat detare amerikane kapnin tankerĂ« tĂ« flotĂ«s nĂ« hije, ndĂ«rsa “nafta ruse transportohet pĂ«rgjatĂ« brigjeve evropiane” pa u penguar.

Zelensky pĂ«rfundoi duke thĂ«nĂ«: “Le t’i japin fund kĂ«saj”, dhe se bisedimet pĂ«r paqe me RusinĂ« tani po hyjnĂ« nĂ« “kilometrin e fundit”.

Kjo fazë përfundimtare nis me delegacionin amerikan, të udhëhequr nga i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Trumpit, Jared Kusher, që nisen më vonë gjatë së enjtes drejt Moskës për bisedime me Putinin.

MĂ« herĂ«t, vetĂ« Witkoff bĂ«ri deklarata optimiste gjatĂ« njĂ« takimi tĂ« zhvilluar nĂ« mĂ«ngjes, duke thĂ«nĂ« se “ne jemi nĂ« fund tani. NĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« jam optimist”.

“Mendoj se e kemi arritur te njĂ« çështje, dhe kemi diskutuar aspekte tĂ« kĂ«saj çështjeje dhe kjo do tĂ« thotĂ« se Ă«shtĂ« e zgjidhshme. Pra, nĂ«se tĂ« dyja palĂ«t duan ta zgjidhin kĂ«tĂ«, do ta zgjidhim”, tha Witkoff.

NĂ« MoskĂ«, zĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov, refuzoi tĂ« komentonte optimizmin e Witkoffit, duke theksuar vetĂ«m se “diskutimi do tĂ« vazhdojĂ« mbi çështjen e zgjidhjes ukrainase dhe tema tĂ« tjera tĂ« ndĂ«rlidhura”.

Kremlini tha se bisedimet do të zhvilloheshin në mbrëmje, ndërsa Witkoff tha se delegacioni amerikan nuk do të qëndronte gjatë natës në Moskë, por do të fluturonte drejt Emirateve të Bashkuara Arabe,

Megjithatë, nuk kishte ende nuk ka deklarata nga zyrtarët rusë ose amerikanë për bisedimet trepalëshe që përmendi Zelensky.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky i bën thirrje Trumpit për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore appeared first on Sinjali.

Hamza mbĂ«shtet protestĂ«n e 17 shkurtit: ËshtĂ« koha qĂ« ish-udhĂ«heqĂ«sit e UÇK-sĂ« tĂ« kthehen nĂ« shtĂ«pi

Kryetari i PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Bedri Hamza, ka bĂ«rĂ« thirrje publike pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« njĂ« tubim qytetar mĂ« 17 shkurt, nĂ« DitĂ«n e PavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s, me moton “DrejtĂ«si, jo politikĂ«!”.

Përmes një postimi, Hamza ka theksuar rëndësinë e drejtësisë për ata që dhanë gjithçka për Kosovën, shpallën pavarësinë dhe ndërtuan shtetin, duke theksuar se kjo është drejtësi për të gjithë qytetarët.

Ai ka ftuar qytetarĂ«t qĂ« mĂ« 17 shkurt, nĂ« orĂ«n 14:00, tĂ« mblidhen nĂ« Sheshin “SkĂ«nderbeu” nĂ« PrishtinĂ«.

Postimi i plotë:

Drejtësi, jo politikë!

Drejtësia për ata që dhanë gjithçka për Kosovën, që e shpallën pavarësinë dhe e ndërtuan shtetin, është drejtësi për të gjithë ne.

MĂ« 17 shkurt, nĂ« orĂ«n 14:00, bashkohemi me qytetarĂ«t e KosovĂ«s nĂ« sheshin “SkĂ«nderbeu” nĂ« PrishtinĂ«.

ËshtĂ« koha qĂ« Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe tĂ« gjithĂ« luftĂ«tarĂ«t e lirisĂ« tĂ« kthehen nĂ« shtĂ«pi.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hamza mbĂ«shtet protestĂ«n e 17 shkurtit: ËshtĂ« koha qĂ« ish-udhĂ«heqĂ«sit e UÇK-sĂ« tĂ« kthehen nĂ« shtĂ«pi appeared first on Sinjali.

Limaj i humb 50 vota nĂ« “konakun” e tij

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatët për deputetë në disa komuna ka përfunduar, përfshirë edhe komunën e Malishevës.

Pas këtij procesi, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt, i janë hequr 50 vota. Limaj, i cili pretendonte të kalonte pragun zgjedhor, nuk arriti të fitojë as në vendlindjen e tij.

Më shumë vota se Nisma në Malishevë ka marrë Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas rezultateve përfundimtare pas rinumërimit, Limaj si kandidat ka grumbulluar gjithsej 6,885 vota në këtë komunë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Limaj i humb 50 vota nĂ« “konakun” e tij appeared first on Sinjali.

IKSHPK: Vaksinimi është mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët nga sëmundje të rrezikshme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se vaksinimi ka qenë një nga masat më të suksesshme të shëndetit publik në vend për dekada me radhë.

Falë vaksinimit të rregullt sipas Kalendarit të Vaksinimit, fëmijët në Kosovë sot nuk sëmuren më nga shumë sëmundje që dikur ishin të zakonshme dhe shpesh fatale.

“FalĂ« vaksinimit tĂ« rregullt sipas Kalendarit tĂ« rregullt tĂ« vaksinimit, sot fĂ«mijĂ«t tanĂ« nuk sĂ«muren mĂ« nga shumĂ« sĂ«mundje qĂ« dikur ishin tĂ« zakonshme dhe shpesh fatale. SĂ«mundjet si paraliza e fĂ«mijĂ«ve (Poliomieliti) Ă«shtĂ« eliminuar, difteria dhe tetanusi janĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« tĂ« rralla, Rubella e lindur, qĂ« shkaktonte verbĂ«ri dhe dĂ«mtime tĂ« rĂ«nda, Ă«shtĂ« parandaluar, ndĂ«rsa Fruthi, qĂ« dikur ishte shkaktari  i shpeshtĂ« i hospitalizimeve dhe vdekjeve, Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll falĂ« vaksinĂ«s MMR ( Fruth-Parotit-RubellĂ«). Gjithashtu, janĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll dhe parandalohen me sukses edhe shumĂ« sĂ«mundje pĂ«rmes vaksinimit”, thuhet nĂ« njoftim tĂ« IKSHPK-sĂ«.

IKSHPK thekson se vitet e fundit janë përhapur disa informacione të pasakta që thonë se vaksina MMR shkakton autizëm.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«. Shkenca ka vĂ«rtetuar qartĂ« se vaksina MMR nuk lidhet me autizmin. KĂ«tĂ« e konfirmojnĂ« Organizata BotĂ«rore e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« (OBSH), Qendra Amerikane pĂ«r Kontroll dhe Parandalim tĂ« SĂ«mundjeve (CDC), Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), si dhe shumĂ« studime ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« kanĂ« pĂ«rfshirĂ« miliona fĂ«mijĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Instituti rikujton se vaksinimi Ă«shtĂ« mĂ«nyra mĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur fĂ«mijĂ«t nga sĂ«mundje tĂ« rrezikshme. Sipas IKSHPK-sĂ«, rreziku mĂ« i madh pĂ«r shĂ«ndetin vjen nga mosvaksinimi, jo nga vaksinat. Vaksina MMR mbron nga fruthi, shytat dhe rubella, ndĂ«rsa fruthi nuk Ă«shtĂ« sĂ«mundje e lehtĂ« – ai mund tĂ« shkaktojĂ« komplikime serioze si infeksione tĂ« mushkĂ«rive, dĂ«mtime tĂ« trurit dhe, nĂ« raste tĂ« rĂ«nda, edhe humbje jete.

“ProfesionistĂ«t shĂ«ndetĂ«sor janĂ« burimi kryesor i informatave pĂ«r prindĂ«rit pĂ«r t’u informuar çdo herĂ« pĂ«r vaksinimin dhe rĂ«ndĂ«sinĂ« e tij nĂ« mbrojtjen e shĂ«ndetit tĂ« fĂ«mijĂ«ve”, thekson IKSHPK nĂ« njoftim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IKSHPK: Vaksinimi është mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët nga sëmundje të rrezikshme appeared first on Sinjali.

Aeroplani nga Prishtina xhiro 20 minuta mbi Zurich për shkak të ngarkesës së aeroportit

NjĂ« fluturim nga Prishtina pĂ«r nĂ« Zurich ka bĂ«rĂ« mĂ« shumĂ« se 20 minuta “xhiro” nĂ« ajĂ«r pĂ«r shkak tĂ« ngarkesĂ«s sĂ« madhe nĂ« aeroportin zviceran gjatĂ« Forumit Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos.

Aeroporti po përballet me mijëra fluturime shtesë dhe kjo është java më e ngarkuar e vitit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aeroplani nga Prishtina xhiro 20 minuta mbi Zurich për shkak të ngarkesës së aeroportit appeared first on Sinjali.

Mosha e babait mund të rrisë rrezikun për autizëm te fëmijët

Mosha e babait para ngjizjes mund të ndikojë në rrezikun për autizëm te fëmijët, dhe një studim i ri shkencor ofron shpjegime të reja se si mund të ndodhë kjo, përmes ndryshimeve biologjike në spermë.

Prej vitesh, studimet kanĂ« treguar se fĂ«mijĂ«t e lindur nga baballarĂ« mĂ« tĂ« moshuar kanĂ« rrezik pak mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r t’u diagnostikuar me çrregullime tĂ« spektrit tĂ« autizmit. MegjithatĂ«, mekanizmi biologjik nĂ« lidhje me kĂ«tĂ« ka mbetur i paqartĂ«.

Sipas një studimi të ri në fushën e epigjenetikës, me rritjen e moshës së burrave ndodhin ndryshime të vogla, por të matshme, në mënyrën se si funksionojnë disa gjene në spermë, sidomos pranë gjeneve që lidhen me zhvillimin e hershëm të trurit dhe me autizmin, ka raportuar TechnologyNetworks.

Epigjenetika lidhet me shenja kimike që ndikojnë në sjelljen e gjeneve pa ndryshuar vetë ADN-në.

Një nga këto shenja quhet metilimi i ADN-së. Këto shenja janë shumë të rëndësishme në fazat e para të jetës, sepse ndihmojnë në drejtimin e zhvillimit të organizmit.

Në spermë, këto shenja epigjenetike rivendosen gjatë formimit të qelizave, gjë që i bën ato veçanërisht të ndjeshme ndaj moshës dhe faktorëve të mjedisit.

AutorĂ«t e studimit nĂ« raport kanĂ« theksuar se shumica e studimeve tĂ« mĂ«parshme mbi spermĂ«n dhe moshĂ«n “nuk ishin tĂ« dizajnuara pĂ«r tĂ« identifikuar qartĂ« gjenet qĂ« lidhen me trashĂ«giminĂ« ose shĂ«ndetin e fĂ«mijĂ«ve”, duke e bĂ«rĂ« interpretimin e rezultateve mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«.

Studimi i ri ka analizuar spermën e 63 burrave të shëndetshëm, jo-duhanpirës, të moshës 18 deri në 35 vjeç. Studiuesit kanë matur ndryshimet në rreth 450 mijë pika të ADN-së dhe panë se si këto ndryshime lidhen me moshën.

Rezultatet kanë treguar se në më shumë se 14 mijë pika të ADN-së, niveli i metilimit ndryshonte me rritjen e moshës, zakonisht duke u ulur gradualisht. Edhe pse këto ndryshime ishin të vogla, ato ishin të qëndrueshme dhe shpesh ndodheshin pranë zonave të ADN-së që kontrollojnë zhvillimin e hershëm të trurit.

Disa nga këto zona lidhen me gjene që, në studime të mëparshme, janë përfshirë në autizëm dhe në komunikimin mes qelizave nervore.

Studiuesit kanë theksuar se këto gjetje nuk nënkuptojnë se një baba më i moshuar do të ketë patjetër një fëmijë me autizëm.

“Ndryshimet e matura nĂ« metilimin e ADN-sĂ« ishin tĂ« vogla, por edhe shqetĂ«sime shumĂ« tĂ« vogla epigjenetike nĂ« spermĂ« mund tĂ« kenĂ« rĂ«ndĂ«si nĂ« nivel popullate, sidomos nĂ«se burrat vazhdojnĂ« tĂ« bĂ«hen prindĂ«r gjithnjĂ« e mĂ« vonĂ«â€, thuhet se raportin e studimit.

Ata kanë sqaruar se këto ndryshime nuk parashikojnë autizmin te individë të veçantë, por mund të ndikojnë lehtë në rritjen e rrezikut në shkallë më të gjerë.

Studimi ka edhe kufizime pasi nuk përfshin burra mbi 35 vjeç, ani se rreziku për autizëm rritet më shumë pas kësaj moshe.

Po ashtu, nuk ka të dhëna nga fëmijët, ndaj nuk mund të vërtetohet drejtpërdrejt se këto ndryshime kalojnë te brezi tjetër apo ndikojnë me të vërtetë në zhvillim.

Megjithatë, studiuesit e shohin këtë punë si pikënisje të rëndësishme.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mosha e babait mund të rrisë rrezikun për autizëm te fëmijët appeared first on Sinjali.

❌