❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarrë i madh përfshin fshatin Llugë në Podujevë

Një zjarrë i madh ka shpërthyer në fshatin Llugë të Komunës së Podujevës.

Lexues të Gazetës Sinjali kanë dërguar video që tregojnë flakën që përfshinë zonën.

Redaksia ka kontaktuar Policinë e Kosovës për informacion zyrtar, por deri në momentin e publikimit nuk është marrë përgjigje. Situata mbetet nën vëzhgim, ndërsa ekipet e emergjencës pritet të ndërhyjnë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarrë i madh përfshin fshatin Llugë në Podujevë appeared first on Sinjali.

PD proteston përpara Kryeministrisë, Berisha udhëheq tubimin

Partia Demokratike e Shqipërisë po zhvillon një protestë masive përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një ekzekutivi teknik dhe organizimin e zgjedhjeve të lira, pas pretendimeve për manipulim të votave në zgjedhjet e 11 majit.

Lideri i PD-së, Sali Berisha, udhëhoqi simpatizantët nga selia e partisë drejt Kryeministrisë. Për sigurinë janë angazhuar 1,350 efektivë të Policisë së Shtetit, ndërsa Ambasada e SHBA-së ka këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PD proteston përpara Kryeministrisë, Berisha udhëheq tubimin appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky Ă«shtĂ« personi qĂ« u gjet i mbuluar nĂ« gjak nĂ« SllatinĂ« – dyshohet se u ther me mjet tĂ« mprehtĂ«

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së premtes në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një person është gjetur i mbuluar në gjak dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.

Burimet e GazetĂ«s Sinjali bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se personi quhet Ajet Krasniqi, 59 vjeç, dhe ngjarja ka ndodhur rreth orĂ«s 15:30 nĂ« rrugĂ«n e PejĂ«s, pranĂ« Villa Motel “Pisha”. Policia ka dalĂ« nĂ« vendngjarje dhe po vazhdon hetimet pĂ«r zbardhjen e plotĂ« tĂ« rrethanave.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se viktima kishte shenja jete, por ishte i gjakosur rëndë. Aty ka ndërhyrë edhe ekipi i QKMF-së, i cili i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas e ka transportuar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, viktima dyshohet se është sulmuar me mjet të mprehtë, duke pësuar lëndime në pjesën e fytit dhe kokës, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë dhe pa vetëdije.

Po ashtu, burimet bëjnë të ditur se nga pamjet e kamerave të sigurisë, dyshohet se viktima kishte shkuar në lokacion me veturën e tij, së bashku me një person të panjohur, identiteti i të cilit ende nuk dihet dhe që ndodhet në arrati. Në momentin kur Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, vetura nuk ka qenë më aty.

NĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« njĂ«sitĂ« e hetimeve, forenzika, NJHP dhe Prokurori kujdestar, ndĂ«rsa rasti fillimisht ishte iniciuar si “LĂ«ndim i rĂ«ndĂ« trupor”, por mĂ« pas, pas konsultimeve me ProkurorinĂ«, Ă«shtĂ« rikualifikuar si “Vrasje nĂ« tentativĂ«â€.

Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky Ă«shtĂ« personi qĂ« u gjet i mbuluar nĂ« gjak nĂ« SllatinĂ« – dyshohet se u ther me mjet tĂ« mprehtĂ« appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | NjĂ« i plagosur rĂ«ndĂ« te “Villa Motel Pisha” nĂ« SllatinĂ« – dyshohet tentimvrasje, i dyshuari nĂ« arrati

NjĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« ka ndodhur pasditen e 23 janarit 2026 nĂ« SllatinĂ« tĂ« FushĂ« KosovĂ«s, ku njĂ« person Ă«shtĂ« gjetur i gjakosur dhe nĂ« gjendje kritike, ndĂ«rsa rasti Ă«shtĂ« cilĂ«suar si “Vrasje nĂ« tentativĂ«â€.

Sipas informacioneve qĂ« ka pranuar Sinjali, rreth orĂ«s 15:30, Policia ka pranuar njoftim se nĂ« rrugĂ«n e PejĂ«s, afĂ«r “Villa Motel Pisha”, dyshohej se ndodhej njĂ« person pa shenja jete.

Njësia policore ka dalë në vendngjarje dhe ka konfirmuar se viktima kishte ende shenja jete, por ishte i gjakosur rëndë. Në vend ka intervenuar ekipi i QKMF-së, i cili i ka dhënë ndihmën e parë viktimës dhe më pas e ka dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Burime bëjnë të ditur se viktima është A.K., rreth 59-vjeçae i cili po trajtohet në QKUK dhe në momentin e pranimit raportohet se ishte pa vetëdije.

Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu njësitë e hetimeve dhe forenzikës në Fushë Kosovë, ndërsa më pas edhe NJHP dhe Forenzika Rajonale, si dhe Prokurori kujdestar.

Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, viktima dyshohet se kishte shkuar në lokacion me veturën e tij me targa, së bashku me një person të panjohur, i cili dyshohet se është i përfshirë në rast dhe aktualisht gjendet në arrati. Në momentin kur kanë arritur njësitë policore, vetura nuk ishte më në vendngjarje.

Viktima dyshohet se është sulmuar me mjet të mprehtë, duke pësuar lëndime serioze në pjesën e fytit dhe kokës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | NjĂ« i plagosur rĂ«ndĂ« te “Villa Motel Pisha” nĂ« SllatinĂ« – dyshohet tentimvrasje, i dyshuari nĂ« arrati appeared first on Sinjali.

E trishtĂ«: VetĂ«vrasje nĂ« tentativĂ« nĂ« Gadime tĂ« UlĂ«t – 13-vjeçari e gjen nĂ«nĂ«n tĂ« varur nĂ« WC dhe e shpĂ«ton nĂ« sekondat e fundit

NjĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« raportuar mbrĂ«mjen e sĂ« premtes nĂ« fshatin Gadime e UlĂ«t tĂ« Lipjanit, ku njĂ« grua dyshohet se ka tentuar t’i japĂ« fund jetĂ«s.

Sipas informacioneve qĂ« ka pranuar Sinjali, rreth orĂ«s 22:00, Policia Ă«shtĂ« njoftuar pĂ«r rastin e dyshuar “VetĂ«vrasje nĂ« tentativĂ«â€ nĂ« rrugĂ«n “Ibush Tasholli”, ku viktima R. T., rreth 34-vjeçare Ă«shtĂ« gjetur nĂ« gjendje kritike.

Burime bëjnë të ditur se djali i saj 13-vjeçar, i cili ishte edhe ankues në këtë rast, ka deklaruar se e ka gjetur nënën të varur me litar në një WC që ndodhet në oborrin e shtëpisë, dhe ka ndërhyrë menjëherë duke e këputur litarin, duke i shpëtuar jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesia dhe emergjenca, të cilët viktimën e kanë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Pas trajtimit, viktima Ă«shtĂ« intervistuar dhe Ă«shtĂ« dĂ«rguar te familjarĂ«t e saj nĂ« Lipjan, ndĂ«rsa pĂ«r rastin Ă«shtĂ« njoftuar edhe Prokurori kujdestar dhe Ă«shtĂ« iniciuar procedura pĂ«r “VetĂ«vrasje nĂ« tentativĂ«â€.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtĂ«: VetĂ«vrasje nĂ« tentativĂ« nĂ« Gadime tĂ« UlĂ«t – 13-vjeçari e gjen nĂ«nĂ«n tĂ« varur nĂ« WC dhe e shpĂ«ton nĂ« sekondat e fundit appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky Ă«shtĂ« i dyshuari qĂ« u kap me kokainĂ« e peshore digjitale nĂ« GjakovĂ« – nĂ« banesĂ« i gjenden marihuanĂ« e hashash

Personi që po hetohet për rastin e drogës të zbuluar pas mesnate në Gjakovë është Mirsad Berisha 34 vjeçar.

Burime tĂ« besueshme nga strukturat e afĂ«rta me hetimin bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se rreth orĂ«s 00:20, nĂ« rrugĂ«n “Aleksander Moisiu”, Policia ka ndĂ«rhyrĂ« pas dyshimeve pĂ«r aktivitet tĂ« paligjshĂ«m, ku fillimisht Ă«shtĂ« ndaluar njĂ« dĂ«shmitar dhe janĂ« gjetur 3.14 gramĂ« kokainĂ« si dhe njĂ« peshore digjitale, pĂ«r tĂ« cilat Ă«shtĂ« deklaruar se i pĂ«rkisnin tĂ« dyshuarit.

Rasti është marrë nga hetuesit e DHTN-së në Gjakovë, ndërsa me urdhër të Prokurorit është kryer edhe bastisje në banesën e të dyshuarit, ku janë sekuestruar:

12.64 gramë marihuanë

0.77 gramë marihuanë

3.06 gramë hashash

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit kujdestar është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky Ă«shtĂ« i dyshuari qĂ« u kap me kokainĂ« e peshore digjitale nĂ« GjakovĂ« – nĂ« banesĂ« i gjenden marihuanĂ« e hashash appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet me kokainĂ« e peshore digjitale nĂ« GjakovĂ«, bastisja nĂ« banesĂ« zbulon marihuanĂ« e hashash – i dyshuari nĂ« ndalim 48 orĂ«

Një tjetër rast i rëndë i drogës është evidentuar pas mesnate në Gjakovë, ku Policia ka ndërhyrë pas informacioneve operative dhe ka arritur të identifikojë një të dyshuar, te i cili dyshohet se janë gjetur narkotikë dhe mjete përcjellëse për shpërndarje.

Burime tĂ« besueshme nga strukturat e afĂ«rta me hetimin bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se mĂ« 24.01.2026, rreth orĂ«s 00:20, nĂ« rrugĂ«n “Aleksander Moisiu” nĂ« GjakovĂ«, patrulla e Stacionit Policor ka ndaluar njĂ« dĂ«shmitar, te i cili janĂ« gjetur 3.14 gramĂ« substancĂ« e dyshuar narkotike e llojit kokainĂ«, si dhe njĂ« peshore digjitale.

Sipas dëshmitarit, këto sende dyshohet se i përkisnin të dyshuarit M. B., rreth 33-vjeçar.

Për rastin janë njoftuar hetuesit e DHTN-së në Gjakovë, të cilët e kanë marrë çështjen në kompetencë për hetim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 12.64 gramë

Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 0.77 gramë

Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit hashash, me peshë 3.06 gramë

I dyshuari është shoqëruar në zyrat e DHTN-së në Gjakovë, ku edhe është intervistuar. Pas intervistimit, Prokurori kujdestar nga PTH-Gjakovë është njoftuar lidhur me rastin dhe me urdhër të tij është iniciuar vepra penale:

“Blerja, posedimi, shpĂ«rndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikĂ«ve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndĂ«rsa ndaj tĂ« dyshuarit Ă«shtĂ« caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orĂ«sh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapet me kokainĂ« e peshore digjitale nĂ« GjakovĂ«, bastisja nĂ« banesĂ« zbulon marihuanĂ« e hashash – i dyshuari nĂ« ndalim 48 orĂ« appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Grabitja nĂ« tentativĂ« nĂ« Medvec tĂ« Lipjanit – arrestohet i dyshuari, dĂ«rgohet nĂ« ndalim 48-orĂ«sh (EMRI)

Një rast i grabitjes në tentativë ishte raportuar më 19 dhjetor 2025, rreth orës 17:00, në fshatin Medvec të Lipjanit, ku dyshohet se viktima E. Hoxha është sulmuar nga persona të dyshuar.

Sinjali mëson se pas veprimeve hetimore, më 23 janar 2026, Policia ka arritur të identifikojë njërin nga personat e dyshuar, Lirim Shala, nga fshati Medvec.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me aktvendim të Prokurores kujdestare, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë në Lipjan.

Rasti po trajtohet nga organet e hetuesisë dhe hetimet janë duke vazhduar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Grabitja nĂ« tentativĂ« nĂ« Medvec tĂ« Lipjanit – arrestohet i dyshuari, dĂ«rgohet nĂ« ndalim 48-orĂ«sh (EMRI) appeared first on Sinjali.

Rinumërimi i votave në Kosovë: Mbi 58% e vendvotimeve tashmë të përmbyllura

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet e përcaktuara nga KQZ.

Sipas zëdhënësit Valmir Elezi, deri më 24 janar janë përmbyllur më shumë se 1,500 nga 2,557 vendvotime, ose mbi 58% e totalit, në 22 komuna të ndryshme.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi i votave në Kosovë: Mbi 58% e vendvotimeve tashmë të përmbyllura appeared first on Sinjali.

Nga snowboardisti olimpik te bos droge, arrestohet Ryan Wedding, i njohur si “El Jefe”

Ryan Wedding, ish-snowboardisti kanadez që garoi në Lojërat Olimpike Dimërore 2002, është arrestuar në SHBA nën akuza për trafik droge dhe vrasje të porositura.

Autoritetet amerikane e lidhin atë me një rrjet që dyshohet se ka trafikuar kokainë dhe ka urdhëruar eliminimin e rivalëve dhe dëshmitarëve.

Për vite me radhë, Wedding ka operuar në Kanada, Kolumbi dhe Meksikë, duke shmangur arrestimin dhe duke menaxhuar aktivitetet kriminale ndërkombëtare.

Zyrtarët e FBI-së e krahasojnë ndikimin e tij me bosët më të njohur të drogës, megjithëse ekspertët e sigurisë janë skeptikë për madhësinë reale të kontrollit të tij mbi tregun.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga snowboardisti olimpik te bos droge, arrestohet Ryan Wedding, i njohur si “El Jefe” appeared first on Sinjali.

Zubin Potok: Sekuestrohen 1 pushkë, 244 fishekë dhe eksploziv në shtëpi të braktisur

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë M48, 244 fishekë, 2 karikatorë të zbrazët dhe një sasi eksplozivi në një shtëpi të braktisur në fshatin Jagnjenicë, Zubin Potok.

Njësia për Trajtimin e Eksplozivit (EOD) ka tërhequr eksplozivin në mënyrë të sigurt, ndërsa hetimet për llojin dhe origjinën e tij vazhdojnë.

Rasti Ă«shtĂ« inicuar si “Mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”, ndĂ«rsa deri tani nuk ka persona tĂ« arrestuar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zubin Potok: Sekuestrohen 1 pushkë, 244 fishekë dhe eksploziv në shtëpi të braktisur appeared first on Sinjali.

Përplasje e ashpër e Xhakës me tifozin pas humbjes së Sunderlandit ndaj West Hamit

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, u përfshi në një përplasje verbale me një tifoz nga tribunat pas humbjes 3-1 të skuadrës së tij ndaj West Hamit në Premier League.

Incidenti ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, ku Xhaka reagoi ndaj një gjesti fyese të tifozit. Zyrtarët e ndeshjes ndërhynë për pak çaste, ndërsa stewardët u angazhuan për të qetësuar situatën.

Nga ana sportive, West Hami arriti fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e Nuno Espirito Santo, duke mbetur dy pikë pas Nottingham Forest në tabelë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përplasje e ashpër e Xhakës me tifozin pas humbjes së Sunderlandit ndaj West Hamit appeared first on Sinjali.

Obiliqi pa ujë, kontraktorët privat shkaktojnë dëmtimin e gypit

KRU “Prishtina” ka njoftuar se njĂ« pjesĂ« e qytetit tĂ« Obiliqit, si dhe fshatrat Plemetin, PrelluzhĂ« dhe Hamidi kanĂ« mbetur pa ujĂ« tĂ« pijshĂ«m pĂ«r shkak tĂ« dĂ«mtimit tĂ« njĂ« gypi Ø200 ACC nga kontraktorĂ« privatĂ«, tĂ« cilĂ«t nuk e raportuan dĂ«min.

Sipas njoftimit, furnizimi do të rikthehet pas sanimit të plotë të gypit, ndërsa qytetarët këshillohen që ujin të mos e përdorin për pije deri në kthjellim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Obiliqi pa ujë, kontraktorët privat shkaktojnë dëmtimin e gypit appeared first on Sinjali.

Jennifer Lopez mahnit në Los Angeles me stil të guximshëm dhe elegante

Jennifer Lopez u shfaq këtë javë në Los Angeles me një stil të guximshëm, duke tërhequr vëmendjen me një fustan të zi me dekolte të thellë dhe xhaketë lëkure.

Artistja 56-vjeçare ruajti pamjen elegante me aksesorë luksozë dhe stilin e saj karakteristik.

Në planin profesional, ajo pritet të rikthehet me dy projekte të reja filmike këtë vit, ndërsa në aspektin personal ka deklaruar se pas divorcit nga Ben Affleck, e sheh dashurinë me më shumë pjekuri dhe vetëbesim.

The post Jennifer Lopez mahnit në Los Angeles me stil të guximshëm dhe elegante appeared first on Sinjali.

Erdogan takon ministrat e Jashtëm të Ballkanit në Stamboll, në fokus paqja dhe bashkëpunimi rajonal

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilloi në Stamboll një takim me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit, ku u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Në kuadër të Platformës së Paqes në Ballkan, Erdogan theksoi rëndësinë e solidaritetit, sigurisë, energjisë dhe bashkëpunimit rajonal, duke bërë thirrje për veprim të përbashkët dhe nisma të fokusuara në paqe.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Erdogan takon ministrat e Jashtëm të Ballkanit në Stamboll, në fokus paqja dhe bashkëpunimi rajonal appeared first on Sinjali.

Aksident fatal nĂ« rrugĂ«n Gjakovë–Prizren, humb jetĂ«n njĂ« 81-vjeçar

NjĂ« aksident trafiku me pasojĂ« vdekje ka ndodhur sot rreth orĂ«s 13:25 nĂ« dalje tĂ« qytetit tĂ« GjakovĂ«s, nĂ« rrugĂ«n Gjakovë–Prizren, konkretisht nĂ« rrugĂ«n “Dah Polloshka”.

Rastin pĂ«r GazetĂ«n Sinjali e ka konfirmuar zĂ«dhĂ«nĂ«sja e PolicisĂ« pĂ«r Rajonin e GjakovĂ«s, Vlera Krasniqi, e cila bĂ«ri tĂ« ditur se NjĂ«sia Rajonale e Trafikut Rrugor Ă«shtĂ« duke vazhduar hetimet, ndĂ«rsa nĂ« koordinim me prokurorin e shtetit Ă«shtĂ« iniciuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetĂ« Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r ekzaminim mjeko-ligjor.

“Policia e KosovĂ«s ka njoftuar se NjĂ«sia Rajonale e Trafikut Rrugor Ă«shtĂ« duke zhvilluar hetime, ndĂ«rsa nĂ« koordinim me prokurorin e shtetit Ă«shtĂ« iniciuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetĂ« Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r ekzaminim mjeko-ligjor”, konfirmoi ajo.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident fatal nĂ« rrugĂ«n Gjakovë–Prizren, humb jetĂ«n njĂ« 81-vjeçar appeared first on Sinjali.

Zurich po shqyrton rikthimin e Mirlind Kryeziut pas skadimit të kontratës

Zurichu po konsideron rikthimin e qendërmbrojtësit Mirlind Kryeziu, kontrata e të cilit me klubin zviceran skadoi verën e kaluar.

Presidenti i klubit zviceran, Ancillo Canepa, konfirmoi lajmin të premten në mbrëmje, duke shtuar se bisedimet mes palëve kanë nisur.

“Kjo situatĂ« Ă«shtĂ« e veçantĂ« sepse ai nuk u largua si futbollist i lirĂ«. Ai thjeshtĂ« nuk e vazhdoi kontratĂ«n. UnĂ« nuk mund tĂ« vendos pĂ«r tĂ«. Stafi i trajnerĂ«ve e ka dhĂ«nĂ« aprovimin pĂ«r kthim dhe jemi nĂ« bisedime”, tha Canepa gjatĂ« konferencĂ«s pĂ«r shtyp.

Kryeziu, i cili ka 10 paraqitje për kombëtaren e Kosovës, ka zhvilluar gjithsej 163 ndeshje për Zurichun, duke shënuar 10 gola dhe dhënë pesë asistime. Ai u zhvillua si futbollist në këtë klub dhe rikthimi i tij konsiderohet një mundësi e rëndësishme për skuadrën.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zurich po shqyrton rikthimin e Mirlind Kryeziut pas skadimit të kontratës appeared first on Sinjali.

Takimi Meloni-Merz: Bashkimi Evropian duhet të forcojë autonominë strategjike

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe kryetari i grupit parlamentar të CDU-së gjermane, Friedrich Merz, u takuan sot në Romë dhe ranë dakord mbi nevojën që Bashkimi Evropian të forcojë autonominë strategjike, të nxisë konkurrencën industriale, sidomos në sektorin e automjeteve, dhe të thellojë bashkëpunimin mes vendeve anëtare në fusha kyçe si mbrojtja, energjia dhe emigracioni.

“Ne duhet tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« EvropĂ« tĂ« fortĂ«, nĂ« gjendje tĂ« konkurrojĂ« nĂ« nivel ndĂ«rkombĂ«tar dhe me autonominĂ« e saj strategjike”, deklaroi Meloni pas takimit kokĂ« mĂ« kokĂ«.

Ajo theksoi se sot Unioni duhet të zgjedhë nëse do të bëhet protagonist i fatit të tij apo do të presë që të tjerët të vendosin për të.

Nga ana tjetër, Merz vuri në dukje se pas 75 vitesh marrëdhënie diplomatike, Italia dhe Gjermania janë më pranë se kurrë dhe duhet të forcojnë sigurinë dhe aftësitë konkurruese të kontinentit.

“Evropa duhet tĂ« fokusohet nĂ« çështje kyçe si Ukraina, energjia dhe tĂ« luftojĂ« pĂ«r njĂ« NATO tĂ« fortĂ«, qĂ« bĂ«n mĂ« shumĂ« pĂ«r Arktikun”, tha ai.

Në deklaratën e përbashkët, të dy krerët riafirmuan rëndësinë e lidhjes ndër-atlantike mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, duke u bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta. Po ashtu, ata vunë theksin tek respektimi i ligjit ndërkombëtar, përfshirë integritetin territorial dhe sovranitetin, duke iu referuar situatës në Ukrainë dhe Grenlandë.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« planit tĂ« veprimit italo-gjerman, Roma dhe Berlini ranĂ« dakord pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur pĂ«rpjekjet amerikane pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ« dhe pĂ«r procesin e paqes nĂ« Gaza.

Takimi u pasua nga një mbledhje mes përfaqësuesve të bizneseve italiane dhe gjermane, e mbajtur në një nga hotelet kryesore të Romës mbrëmjen e së premtes.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Takimi Meloni-Merz: Bashkimi Evropian duhet të forcojë autonominë strategjike appeared first on Sinjali.

Përfundojnë bisedimet e para trepalëshe SHBA-Ukrainë dhe Rusi

Bisedimet Ukrainë-Rusi përfunduan sot, thanë burime për Reuters.

Përfaqësuesit e të dyja vendeve po takoheshin me ndërmjetësit amerikanë në Abu Dhabit.

Ashtu si dje, shumë pak detaje janë bërë publike për diskutimet që zhvilluan sot SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia.

Sipas njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«si tĂ« qeverisĂ« sĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe, bisedimet u fokusuan tek “elementet e pazgjidhura” tĂ« kuadrit tĂ« paqes tĂ« propozuar nga SHBA-ja, njĂ« plan i hartuar fillimisht nga SHBA dhe Rusia, dhe mĂ« pas i modifikuar nga SHBA-ja dhe Evropa.

Ndërsa bisedimet trepalëshe zhvilloheshin në Abu Dhabi, sulmet ruse në Ukrainë vazhduan.

Sky News raporton se bisedimet pĂ«rfshinĂ« “angazhim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«â€ mes zyrtarĂ«ve tĂ« tĂ« dy vendeve dhe u zhvilluan nĂ« njĂ« “atmosferĂ« konstruktive dhe pozitive”. Kjo mund tĂ« sugjerojĂ« se pĂ«rfaqĂ«suesit rusĂ« dhe ukrainas ishin nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n dhomĂ«, nĂ« vend qĂ« SHBA-ja tĂ« kryente vetĂ«m ndĂ«rmjetĂ«simin, por deklarata nuk Ă«shtĂ« pĂ«rfundimtare.

Nuk dihet ende nëse do të zhvillohen bisedime të reja mes palëve në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfundojnë bisedimet e para trepalëshe SHBA-Ukrainë dhe Rusi appeared first on Sinjali.

KQZ: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se procesi i rinumërimit të plotë të të gjitha vendvotimeve, 2,557 sosh, të përmbyllet gjatë javës së ardhshme.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i KQZ-sĂ«, Valmir Elezi, ka thĂ«nĂ« se pĂ«rfundimi i kĂ«tij procesi do t’i hapte rrugĂ«n KQZ-sĂ« pĂ«r tĂ« shpallur rezultatet pĂ«rfundimtare tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s, tĂ« cilat u mbajtĂ«n mĂ« 28 dhjetor 2025.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Ă«shtĂ« duke u pĂ«rpjekur maksimalisht qĂ« tĂ« pĂ«rmbyllĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« rinumĂ«rimin e tĂ« gjitha vendvotimeve tĂ« mbetura, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« procedojĂ« me shpalljen e rezultatit pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s. KQZ planifikon qĂ« procesi i rinumĂ«rimit tĂ« tĂ« gjitha vendvotimeve tĂ« pĂ«rmbyllet gjatĂ« javĂ«s nĂ« vazhdim”.

“Pas pĂ«rfundimit tĂ« rinumĂ«rimit, KQZ do tĂ« shpallĂ« rezultatin pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve. Ashtu siç parashihet nĂ« Ligjin pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme, subjektet politike dhe kandidatĂ«t do tĂ« mund tĂ« parashtrojnĂ« ankesat e tyre nĂ« PZAP dhe, eventualisht, procesi mund tĂ« vazhdojĂ« deri nĂ« GjykatĂ«n Supreme. Natyrisht, procesi i rinumĂ«rimit i heq dilemat sa i pĂ«rket rezultateve dhe kjo mund tĂ« zvogĂ«lojĂ« nevojĂ«n pĂ«r ankesa, por KQZ duhet tĂ« presĂ« afatin pĂ«r paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se tĂ« procedojĂ« me certifikimin e rezultatit tĂ« zgjedhjeve dhe njĂ«kohĂ«sisht me pĂ«rmbylljen e procesit zgjedhor”, ka thĂ«nĂ« Elezi.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare appeared first on Sinjali.

❌