Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident i rëndë në “Kthesën e Murrashit”, dy persona të lënduar

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Elbasan, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”.

Automjeti dyshohet të ketë lëvizur me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin pas tentativës për të shmangur gurë dhe dhera të rënë mbi rrugë.

Mjeti ka përplasur mbrojtëset metalike dhe është përmbysur, duke rrezikuar të bie në lumën Shkumbin.

Dy persona, drejtuesi dhe një pasagjer, kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe ka kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në segmentet e rrezikshme të rrugës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident i rëndë në “Kthesën e Murrashit”, dy persona të lënduar appeared first on Sinjali.

Protestat në Iran: 30 mijë viktima, interneti i ndërprerë për 400 orë

Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran ka vazhduar për më shumë se 400 orë, duke kufizuar mundësinë e organizimit dhe verifikimit të viktimave.

Protestat e dhunshme kanë shkaktuar shumë viktima, me numrin që mund të kalojë 30.000 sipas raportimeve të grupeve për të drejtat e njeriut.

Shifrat zyrtare janë në kontrast me vlerësimet ndërkombëtare, ndërsa dhuna ka përshkallëzuar krizën në vend.

Ekonomia ka pësuar gjithashtu pasojë nga ndërprerja e internetit, duke shkaktuar humbje të mëdha për bizneset.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protestat në Iran: 30 mijë viktima, interneti i ndërprerë për 400 orë appeared first on Sinjali.

Për 24 orë në Kosovë: Mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe 19 aksidente

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 2 mijë gjoba trafiku.

Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, autoritetet kanë arrestuar 13 persona dhe 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Policia ka apeluar për respektimin e rregullave të trafikut dhe për sigurinë e qytetarëve.

The post Për 24 orë në Kosovë: Mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe 19 aksidente appeared first on Sinjali.

Vdes Qerim Lubeniqi ikona e arsimit në Istog

Ka ndërruar jetë Qerim Lubeniqi, një figurë e njohur dhe e nderuar e arsimit në Istog.

Lubeniqi ka lënë pas një ndikim të madh në fushën e edukimit, duke kontribuar për vite me radhë në formimin e brezave të rinj.

Varrimi i të ndjerit do të mbahet sot në varrezat e Kabashëve në Tomoc, në orën 15:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vdes Qerim Lubeniqi ikona e arsimit në Istog appeared first on Sinjali.

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare

Reperi i njohur kanadez, Drake, ka befasuar ndjekësit e tij me një postim të fundit në Instagram, ku shfaqet duke mbajtur një kapelë me flamurin kombëtar shqiptar dhe simbolin e shqiponjës dykrenare.

Kjo nuk është hera e parë që Drake tregon lidhjet e tij me Shqipërinë, pasi ai kishte veshur më parë një xhaketë të ngjashme, duke u bërë një herë e më shumë një mik i afërt i kulturës shqiptare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare appeared first on Sinjali.

E rreh bashkëshorten në Prishtinë dhe e kërcënon: “Kam me të vra”, i dyshuari ndalet 48 orë

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar pas mesnatës në Prishtinë, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, duke përfunduar me lëndime trupore dhe nën kërcënime serioze për jetë.

Ngjarja ka ndodhur më 26.01.2026, rreth orës 00:40, në rrugën “Zagrebi”, ku viktima B.QH ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari B.TH., e ka goditur dhe e ka kanosur.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se, përveç dhunës fizike, i dyshuari e ka kërcënuar viktimën me fjalët: “Kam me të vra”, duke i shkaktuar frikë dhe shqetësim të madh.

Në vendngjarje ka dalë edhe një njësi e Urgjencës, e cila i ka ofruar ndihmë mjekësore viktimës, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Rasti po vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rreh bashkëshorten në Prishtinë dhe e kërcënon: “Kam me të vra”, i dyshuari ndalet 48 orë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | U kap duke vjedhur në supermarket, sulmon zyrtarët policorë brenda stacionit policor (EMRI)

Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku një person i dyshuar për vjedhje është arrestuar nga Policia, por më pas ka eskaluar situata edhe brenda stacionit policor.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 26.01.2026, rreth orës 01:00, në rrugën “Fehmi Lladrovci” , ku njësitë e Stacionit Policor Jugu kanë intervenuar pas raportimit për një vjedhje në një supermarket.

Sipas burimeve, në vendin e ngjarjes është arrestuar i dyshuari Flamur Musa Gashi, i cili dyshohet se është recidivist i veprave penale.

Mirëpo, pas shoqërimit të tij në stacion, i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili si pasojë ka pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara.

Në lidhje me rastin janë njoftuar Hetimet Rajonale, ndërsa palët e përfshira janë intervistuar, përfshirë edhe të dyshuarin, i cili është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës.

Po ashtu, sipas të dhënave nga burimet, pas matjes së alkoolit në organizëm, i dyshuari ka rezultuar me 0.60 promila.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, është marrë vendim që rasti të iniciohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari të dërgohet në Qendrën e Ndalimit për 48 orë.

Ndërkohë, për rastin e vjedhjes, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | U kap duke vjedhur në supermarket, sulmon zyrtarët policorë brenda stacionit policor (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | “Ju vras, ju vras” Ky është i dyshuari për kanosjen me revole dhe granatë dore ndaj policëve në Gjakovë

Një incident tejet i rëndë është shënuar pasditen e së shtunës në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka kanosur zyrtarët policorë me armë zjarri dhe granatë dore, gjatë një ndalese rutine në trafik.

Ngjarja ka ndodhur më 25.01.2026, rreth orës 16:20, në rrugën “Flaka e Tringa Hoxha”, ku patrulla policore kishte ndaluar një automjet BMW X5, pasi drejtuesi kishte kryer një kundërvajtje në trafik.

Sipas informacioneve nga burimet e besueshme, pasi zyrtarët policorë i kanë bërë me dije se do t’i shqiptohej tiketa e trafikut, i dyshuari Lirdon Podrimja ka dalë nga vetura dhe ka nisur t’i kanosë policët, duke i kërcënuar me jetë.

Situata ka eskaluar edhe më shumë në momentin kur policët e kanë njoftuar se është i arrestuar dhe kanë tentuar ta prangosin, por i dyshuari ka rezistuar, është shkëputur nga duart e policëve dhe ka futur duart në çantën e krahut.

Në atë çast, ai dyshohet se ka nxjerrë një pistoletë, ka futur fishekun në tytë dhe e ka drejtuar në drejtim të zyrtarëve policorë, duke u thënë: “Ju vraj, ju vraj.”

Jo vetëm kaq, por sipas burimeve, i dyshuari më pas ka nxjerrë edhe një granatë dore, të cilës dyshohet se ia ka hequr siguresën, duke vazhduar kanosjen ndaj zyrtarëve policorë.

Pas kësaj, ai është futur me shpejtësi në veturën e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke ikur në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, ndërsa me urdhër të tij janë kryer bastisje në lokacionin ku banon i dyshuari dhe në lokalin e tij.

Gjatë kontrollit në lokal, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 4 fishekë, rreth 2 gramë marihuanë, tri peshore digjitale si dhe një mulli që shërben për bluarjen e marihuanës.

I dyshuari Lirdon Podrimja ndodhet ende në arrati, ndërsa rasti është iniciuar për disa vepra penale: “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet policore po ndërmarrin veprime për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | “Ju vras, ju vras” Ky është i dyshuari për kanosjen me revole dhe granatë dore ndaj policëve në Gjakovë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | “Ju vras, ju vras”: Kërcënon policët me armë dhe granatë në Gjakovë, largohet me shpejtësi me BMW X5

Një incident jashtëzakonisht i rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku një person i dyshuar ka kërcënuar zyrtarët policorë me armë zjarri dhe granatë dore, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 25 janar 2026, rreth orës 16:20, në rrugën “Flaka e Tringa Hoxha” në Gjakovë, kur patrulla policore ka ndalur një automjet të tipit BMW X5, pasi drejtuesi kishte shkaktuar një kundërvajtje në trafik.

Sipas informacionit që ka siguruar Sinjali, pasi zyrtarët policorë e kanë njoftuar se do t’i shqiptohet tiketa e trafikut, i dyshuari L.P. ka dalë nga automjeti dhe ka nisur t’i kanosë policët me kërcënime serioze, duke iu drejtuar atyre me fjalë kërcënuese për jetë.

Zyrtarët policorë e kanë njoftuar se është i arrestuar, por në momentin kur kanë tentuar ta prangosin, ai ka shfaqur rezistencë dhe ka arritur të largohet nga duart e policisë.

Situata ka eskaluar në mënyrë dramatike, kur i dyshuari ka futur duart në çantën e krahut dhe ka nxjerrë një pistoletë, ku dyshohet se e ka futur fishekun në tytë dhe e ka drejtuar armën në drejtim të policëve, duke i kërcënuar me fjalët: “Ju vras, ju vras!”

Në vazhdim, ai dyshohet se ka nxjerrë edhe një granatë dore, ia ka hequr siguresën dhe ka vazhduar t’i kanosë zyrtarët policorë, për t’u larguar më pas me shpejtësi me veturën e tij nga vendngjarja.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore, përfshirë bastisje në lokacionin ku banon i dyshuari, si dhe në lokalin e tij.

Gjatë bastisjes në lokal, Policia ka gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë:

                •             4 fishekë

                •             2 gramë marihuanë

                •             3 peshore

                •             një mulli për bluarjen e marihuanës

I dyshuari, sipas burimeve, ndodhet në arrati, ndërsa rasti është inicuar për veprat penale: “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa pritet që organet e rendit të ndërmarrin veprime të tjera për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | “Ju vras, ju vras”: Kërcënon policët me armë dhe granatë në Gjakovë, largohet me shpejtësi me BMW X5 appeared first on Sinjali.

E mitura denoncon ngacmim seksual në Fushë Kosovë, i dyshuari e puthi në buzë dhe e kapi me forcë pranë stacionit hekurudhor

Një rast i rëndë i dyshuar i ngacmimit seksual është raportuar në Fushë Kosovë, ku një e mitur ka deklaruar se është përballur me veprime të papranueshme nga një person, pranë zonës së stacionit hekurudhor.

Sinjali mëson se rasti është paraqitur mbrëmjen e së shtunës, më 25 janar 2026, kur rreth orës 20:00, viktima e mitur është paraqitur në Stacionin Policor në Fushë Kosovë së bashku me vëllain e saj, për ta raportuar rastin.

Sipas deklarimit të saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në zonën e Sheshit të Lirisë, afër stacionit hekurudhor, ku ajo është takuar rastësisht me të dyshuarin E.H.

Viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte përqafuar dhe më pas e kishte puthur në buzë pa pëlqimin e saj, duke e kapur me forcë, çka e ka bërë të ndihet e frikësuar dhe e cenuar. Sipas saj, ajo e ka shtyrë të dyshuarin dhe është larguar menjëherë nga lokacioni.

Palët, sipas Policisë, kanë deklaruar se nuk ka pasur veprime të tjera përtej përqafimit dhe puthjes në buzë, ndërsa viktima është intervistuar në prani të zyrtarëve përkatës dhe me përfshirjen e Qendrës për Punë Sociale, për shkak të moshës së saj.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Departamentit të Përgjithshëm, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Ngacmim Seksual”.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E mitura denoncon ngacmim seksual në Fushë Kosovë, i dyshuari e puthi në buzë dhe e kapi me forcë pranë stacionit hekurudhor appeared first on Sinjali.

67% e vendvotimeve të rinumëruara, procesi po vazhdon

Procesi i rinumërimit të fletëvotimeve vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku deri më tani janë rinumëruar 1.729 vendvotime nga gjithsej 2.557, që përbën 67.62% të totalit.

Sipas këtyre rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 47.04% të votave, ndërsa pas saj renditen PDK me 22.70%, LDK me 11.42% dhe AAK me 5.94%.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 67% e vendvotimeve të rinumëruara, procesi po vazhdon appeared first on Sinjali.

Stuhi dimërore e rrezikshme përfshin SHBA-në, shtatë të vdekur dhe mijëra pa energji elektrike

Një stuhi e fuqishme dimërore ka goditur Shtetet e Bashkuara, duke lënë shtatë të vdekur dhe duke ndërprerë energjinë për qindra mijëra shtëpi.

Shkollat dhe rrugët janë mbyllur, ndërsa fluturimet janë anuluar. Kushtet “kërcënuese për jetën” përfshijnë Teksasin dhe Anglinë e Re, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Mbi 800 mijë familje janë pa energji elektrike, dhe më shumë se 11 mijë fluturime janë anuluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stuhi dimërore e rrezikshme përfshin SHBA-në, shtatë të vdekur dhe mijëra pa energji elektrike appeared first on Sinjali.

Diego Simeone befason me vlerësimin për Vedat Muriqin pas fitores ndaj Mallorca-s

Atletico Madrid ka arritur fitore të thellë 3:0 ndaj Mallorca-s në ndeshjen e javës së 21-të të La Liga-s.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka lavdëruar forcën e skuadrës së Mallorca-s dhe ka theksuar rëndësinë e Vedat Muriqit.

Megjithatë, ai ka theksuar se ekipi i tij e kontrolloi mirë lojën dhe arriti rezultat të kënaqshëm. Golat e ndeshjes u realizuan nga Sorloth (22′), Lopez (75′ – autogol), dhe Almada (87′).

Pas kësaj fitoreje, Atletico është në vend të tretë me 44 pikë, ndërsa Mallorca qëndron në vendin e 16-të me 21 pikë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Diego Simeone befason me vlerësimin për Vedat Muriqin pas fitores ndaj Mallorca-s appeared first on Sinjali.

Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Qendra e Menaxhimit Kufitar e Kosovës ka njoftuar se transportuesit nga Maqedonia e Veriut do të organizojnë një protestë sot nga ora 12:00, e cila mund të shkaktojë vonesa dhe kolona të gjata kamionësh në kufirin me Kosovën.

Protesta do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Kosovë priten vështirësi në kalimin kufitar.

Po ashtu, nga sot do të ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë për shkak të protestave të shoferëve, të cilat mund të zgjasin deri në shtatë ditë.

“Protesta do të mbahet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në territorin e Republikës së Kosovës mund të krijohen kolona të gjata kamionësh, të cilët do të presin për të kaluar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut appeared first on Sinjali.

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

Një defekt me rrymë ka shkaktuar një situatë të rrezikshme në minierën e Trepçës, ku dyshohet se dhjetëra minatorë janë ngujuar nën tokë.

Siç raporton “Jepi zë”, minatorët e ndërrimit të dytë kanë mbetur të ngujuar në horizontet 10, 9 dhe 8, qindra metra nën tokë.

Gjithmonë sipas raportimeve, ata është dashur të dalin nga Miniera para disa orësh, por një problem me rrymën ka pamundësuar funksionimin normal të ashensorëve dhe daljeve të sigurisë.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë, pasi vetëm disa ditë më parë, për shkak të një defekti të ngjashëm me energjinë elektrike, disa minatorë kishin mbetur po ashtu të bllokuar qindra metra nën tokë.


Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë appeared first on Sinjali.

Moti i lig sot: Vranësira dhe reshje shiu

Dita e hënë do të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të vranët dhe reshje. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, dhe mund të ketë shi dhe borë në zonat malore.

Temperaturat minimale do të jenë nga 3°C deri 5°C, ndërsa maksimale nga 6°C deri 8°C. IHMK ka rekomanduar kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim uji.


Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti i lig sot: Vranësira dhe reshje shiu appeared first on Sinjali.

Stuhia “përbindësh” gjunjëzon SHBA, mijëra banorë mbesin pa energji – anulohen 10 mijë fluturime

Rreth 700 mijë banorë në SHBA mbetën pa energji elektrike dhe pothuajse 10 mijë fluturime u anuluan të dielën, në prag të një stuhie të fuqishme dimërore që kërcënon të paralizojë shtetet lindore me reshje të dendura bore.

Meteorologët thanë se bora, shiu i ngrirë, akulli dhe temperaturat jashtëzakonisht të ulëta që sjell stuhia “përbindësh”, siç është pagëzuar, do të përfshijnë dy të tretat e lindjes së vendit, duke prekur rreth 180 milionë njerëz.

Duke e quajtur stuhinë “historike”, presidenti i SHBA-së Donald Trump shpalli gjendjen e emergjencës federale për fatkeqësi natyrore në Karolinën e Jugut, Virxhinia, Tenesi, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Merilend, Arkansas, Kentaki, Luiziana, Misisipi, Indiana dhe Virxhinia Perëndimore, shkruan A2 CNN.

“Do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën dhe të qëndrojmë në kontakt me të gjitha shtetet në rrugën e kësaj stuhie. Qëndroni të sigurt dhe ngrohtë,” shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Shtatëmbëdhjetë shtete dhe Distrikti i Kolumbias kanë shpallur gjendje emergjence për shkak të motit, bëri të ditur Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stuhia “përbindësh” gjunjëzon SHBA, mijëra banorë mbesin pa energji – anulohen 10 mijë fluturime appeared first on Sinjali.

Vuçiq pas kthimit në Serbi godet Trumpin: Për Kosovën s’ka parime, publiku nuk reagoi ndaj “akrobacive” të tij në Davos

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar me tone skeptike dhe herë-herë përçmuese paraqitjen e presidentit amerikan Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke thënë se audienca nuk reagoi ndaj humorit dhe “akrobacive” të tij, në një atmosferë që sipas Vuçiqit ishte e mbushur me frikë dhe pasiguri globale.

Duke folur për përshtypjet nga Davosi, Vuçiq tha se Trump është “simpatik” dhe di si ta bëjë audiencën të qeshë, por se këtë herë përballë kishte një publik shumë serioz, i cili nuk reagoi siç ishte mësuar.

“Trump është simpatik, ai di si ta bëjë audiencën të qeshë, por audienca atje është shumë serioze dhe njerëzit nuk reagojnë gjithmonë ndaj akrobacive. Nuk më ka ndodhur kurrë të dëgjoja kaq pak reagime, kurrë më bosh”, tha Vuçiq.

Ai përshkroi Davosin si një vend ku dominonte frika, duke përmendur drejtuesit e kompanive më të mëdha teknologjike amerikane.

“Pashë humorin e njerëzve. Ishin njerëzit më të fuqishëm, krerët e kompanive si Nvidia dhe gjigantë të tjerë teknologjikë. Kurrë nuk kam parë një botë më të frikësuar, më nervoze dhe me më pak dëshirë për të marrë pjesë. Të gjithë donin të strehoheshin”, u shpreh presidenti serb, shkruajnë mediat serbe.

Vuçiq: Trump e nxori hapur se nuk ka parime për Kosovën

Në deklaratat e tij, Vuçiq u ndal edhe te Kosova, duke thënë se sipas tij, politika amerikane, përfshirë atë të Trumpit, nuk bazohet në parime.

“Në lidhje me Kosovën, nuk ka parime. Trump e nxori hapur. Na treguan histori boshe për katastrofa humanitare. Të mëdhenjtë do të vazhdojnë të luftojnë”, tha ai, duke shtuar se Serbia, sipas tij, po përpiqet të shohë drejt së ardhmes përmes analizave strategjike.

Megjithatë, Vuçiq u përpoq të balancojë kritikat me vlerësime pozitive për SHBA-në, duke thënë se është “mirënjohës” për disa vendime amerikane ndaj Serbisë.

Vuçiq përsëriti narrativën e tij të njohur për rënien e fuqisë evropiane, duke theksuar se Serbia, pavarësisht gjithçkaje, nuk ka alternativë tjetër gjeopolitike.

“Fuqia evropiane do të bjerë, kjo është e qartë për të gjithë. Ne nuk kemi vend tjetër përveç Evropës ku jetojmë. A do të marrim diçka nëse themi se jemi në rrugën lindore? Kemi marrëdhëniet më të mira me Kinën, por çfarë tjetër mund të bëjmë?”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se politika e tij mbetet ajo evropiane, por gjithmonë duke mbrojtur interesat e Serbisë, duke lënë të hapur edhe mundësinë e ndryshimeve politike në të ardhmen, por vetëm përmes zgjedhjeve.

Deklaratat e Vuçiqit nga Davosi reflektojnë një prirje gjithnjë e më të dukshme për distancim retorik nga Donald Trump, duke e portretizuar atë si figurë populiste që nuk gjen më jehonë në qarqet elitare globale, ndërkohë që presidenti serb përpiqet të paraqitet si aktor racional.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vuçiq pas kthimit në Serbi godet Trumpin: Për Kosovën s’ka parime, publiku nuk reagoi ndaj “akrobacive” të tij në Davos appeared first on Sinjali.

Gjashtë Odat e Rajonit letër Von Der Leyen, kërkojnë zgjidhje për kamionistët: Masat prekin 370 mijë kompani

Forumi Investiv i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor i ka dërguar letër Presidentes së Komsionit Evropian, Ursula von der Leyen në lidhje me masat që BE po aplikon ndaj shoferëve të transportit ndërkombëtar nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Shoferët e kamionëve të vendeve të rajonit nga nesër kanë paralajmëruar protesta kundër sistemit të ri të hyrjeve/daljeve të Bashkimit Europian, një sistem digjital i projektuar për të regjistruar hyrjen dhe daljen e shtetasve të vendeve të treta në kufijtë e jashtëm të Zonës Shengen, duke përfshirë të dhënat përkatëse të udhëtimit. Ky sistem, sipas shoferëve ballkanas që transportojnë mallra, cënon mundësitë e tyre për të punuar, duke sjellë vonesa të gjata dhe procedura më të ndërlikuara në pikat kufitare.

Ne letrën e përbashkët të 6 Odave thuhet se “gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e ftojnë Komisionin Evropian për një zgjidhje urgjente në lidhje me rregulloren 90/180  për shoferët internacional të transportit”.

“Dhoma e Tregtisë së Ballkanit Perëndimorë është zë i bizneseve të bashkaur në këtë çështje, me kërkesë të sinqertë për vëmendjen tuaj, për të gjetur zgjidhje substanciale në këtë çështje”.

Në letër thuhet se “Bashkimi Evropian është rajoni më i rëndësishëm tregtar për partnerët investitorë të Ballkanit Perëndimor me 60% të tregtisë së jashtme, me rreth 370,000 kompani që prekën nga këto masa”.

Tutje thuhet se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë kandidate për t’u bërë pjesë e BE-së, duke shtuar se duhet të përfitojnë nga këto masa, dhe jo e kundërta”.

Në fund të dokumentit janë nënshkrimet e 6 odave ekonomike, përfshirë edhe e Lulzim Rafunës nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), si dhe pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjashtë Odat e Rajonit letër Von Der Leyen, kërkojnë zgjidhje për kamionistët: Masat prekin 370 mijë kompani appeared first on Sinjali.

KQZ thotë se procesi i rinumërimit heq dilemat për rezultatin, pas përmbylljes presin më pak ankesa

Pas përfundimit të rinumërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Zëdhënësi Valmir Elezi ka deklaruar në FB-në e tij se “se procesi i rinumërimit i heq dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa”.

Duke folur mbi procesin e rinumërimit, Elezi ka deklaruar se “ashtu siç parashihet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët do të mund të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP dhe, eventualisht, procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme”.

Tutje, ai shprehet se “procesi i rinumërimit i heq dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të procedojë me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”.

KQZ ka njoftuar të dielën se në QNR janë rinumëruar 65% apo 1,662 nga 2,557 vendvotime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ thotë se procesi i rinumërimit heq dilemat për rezultatin, pas përmbylljes presin më pak ankesa appeared first on Sinjali.

❌