❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

UASHINGTON – SHBA-ja akuzon grupet e ndihmĂ«s nĂ« Gaza pĂ«r lidhje tĂ« fshehta me Hamasin

UASHINGTON/GAZA, 21 janar /ATSH-DPA/- Qeveria amerikane ka akuzuar gjashtĂ« organizata tĂ« ndihmĂ«s nĂ« Rripin e GazĂ«s pĂ«r lidhje sekrete me lĂ«vizjen militante palestineze “Hamas”.

Organizatat e prekura janĂ« “Waed Society Gaza”, “Al-Nur Society Gaza”, “Qawafil Society Gaza”, “Al-Falah Society Gaza”, “Merciful Hands Gaza” dhe “Al-Salameh Society Gaza”, sipas ZyrĂ«s sĂ« Kontrollit tĂ« Aseteve tĂ« Huaja nĂ« Departamentin Amerikan tĂ« Thesarit, nĂ« Uashington.

Organizatat akuzohen se pretendojnë se ofrojnë kujdes mjekësor për civilët palestinezë, ndërsa në fakt mbështesin krahun ushtarak të Hamasit.

“Natyra mashtruese e kĂ«tyre organizatave, tĂ« cilat pĂ«rdorin mashtrimin pĂ«r tĂ« mbledhur fonde nga donatorĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, tregon pabesinĂ« e Hamasit dhe i privon civilĂ«t e pafajshĂ«m nga kujdesi mjekĂ«sor qĂ« u nevojitet”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e Departamentit Amerikan tĂ« Thesarit.

Konferenca Popullore e Palestinezëve Jashtë Vendit është gjithashtu nën shqyrtimin e SHBA-së.

Zyrtarisht paraqitet si përfaqësuese e të gjithë palestinezëve, por SHBA-ja pretendon se kontrollohet në mënyrë klandestine nga Hamasi dhe ka mbështetur disa flotilje me ndihma në Gaza.

Autoritetet amerikane po planifikojnë të ngrijnë asetet e disa individëve.

Akuzat bazohen në dokumente të sekuestruara nga zyrat e Hamasit në Rripin e Gazës pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Vetë organizatat nuk kanë komentuar ende mbi akuzat, të cilat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. //a.i/

The post UASHINGTON – SHBA-ja akuzon grupet e ndihmĂ«s nĂ« Gaza pĂ«r lidhje tĂ« fshehta me Hamasin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bislimi: Rezoluta amerikane për Luginën e Preshevës, fitore për shqiptarët

PRISHTINË, 21 janar/ATSH/ Ish-deputeti i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s dhe aktivist pĂ«r tĂ« drejtat e shqiptarĂ«ve nĂ« SHBA, Faton Bislimi njoftoi se sot nga Capitol Hill nĂ« Washington, u dĂ«gjua zĂ«ri i LuginĂ«s sĂ« PreshevĂ«s. Ai tha se kjo jo si thirrje e vetmuar, por si qĂ«ndrim zyrtar i Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s.

Sipas tij, në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA u miratua (marked up) rezoluta H.R. 6411, e iniciuar nga Kongresisti Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, mbi të drejtat etnike e kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Me pĂ«rkrahjen dypartiake tĂ« kryetarit Brian Mast dhe kĂ«nkryetarit Gregory Meeks, kjo rezolutĂ« tashmĂ« ka bekimin e Komitetit dhe pritet shumĂ« shpejt tĂ« aprovohet nga vetĂ« Kongresi”, shkruan Bislimi.

Sipas tij, kjo Ă«shtĂ« histori;  Histori e shkruar me durim, kĂ«mbĂ«ngulje dhe besim – qĂ« nga viti 2001 nĂ«n lidershipin e palĂ«kundur tĂ« Joe dhe Shirley DioGuardi (Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane), e deri te puna e pandalshme e bashkĂ«kombĂ«sve tanĂ« nĂ« Texas, nĂ«n udhĂ«heqjen e Albanians For America. NjĂ« betejĂ« e gjatĂ«, e drejtĂ«, dhe sot fitimtare.

“Tani, SHBA do tĂ« kĂ«rkojĂ« pĂ«rgjegjĂ«si ligjore dhe politike nga Beogradi pĂ«r diskriminimin sistematik tĂ« shqiptarĂ«ve nĂ« LuginĂ«. Sot Ă«shtĂ« ditĂ« e bardhĂ« pĂ«r shqiptarĂ«t dhe njĂ« sinjal i qartĂ« pĂ«r çdo regjim qĂ« mendon se padrejtĂ«sia mund tĂ« zgjasĂ« pafund”, shkruan ai.

Ai më tej ka thënë se në përvjetorin e shkuarjes në amshim të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nuk ka nderim më të madh se sa ta shndërrojmë vizionin e tij në veprim konkret.

“Rugova nuk ishte fjalĂ«. Ishte rrugĂ«. Ishte orientim. Ishte besim nĂ« aleancĂ«n me AmerikĂ«n dhe nĂ« forcĂ«n morale tĂ« kauzĂ«s sonĂ«. ShumĂ« flasin pĂ«r rugovizĂ«m. Por rugovizmi nuk shpallet – jetohet. Nuk promovohet me fjalĂ« – dĂ«shmohet me vepra”, shkruan ai.

Marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara është e pazëvendësueshme. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ogur i mirë për gjithë kombin shqiptar. Tani, është koha që kjo liri të shtrihet edhe te vëllezërit e motrat tona në Luginën e Preshevës.

Kongresmeni amerikan Keith Self ka prezantuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aktin për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës, një nismë ligjore që synon të adresojë trajtimin e shqiptarëve nga autoritetet serbe.

Lajmi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i ditur nĂ« rrjetin “X” nga “Albanians for America”, ku thuhet se sot shĂ«nohet njĂ« moment i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« drejtat e shqiptarĂ«ve nĂ« LuginĂ«n e PreshevĂ«s. /KosovaPress/

 

The post Bislimi: Rezoluta amerikane për Luginën e Preshevës, fitore për shqiptarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ZVICËR – Trump: Shpresoj tĂ« takohem me Zelensky nĂ« Davos

DAVOS, 21 janar /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se planifikon të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Davos, ndërsa udhëheqësit u mblodhën sot në resortin zviceran për Forumin Ekonomik Botëror.

Trump tha se mendonte që udhëheqësi ukrainas donte të bënte një marrëveshje për të ndaluar luftën me Rusinë.

“UnĂ« besoj se do tĂ« bisedoj me presidentin Zelensky dhe mendoj se ai dĂ«shiron tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« marrĂ«veshje. Do ta takoj sot. Ai mund tĂ« jetĂ« nĂ« audiencĂ« tani, por ata duhet ta ndalojnĂ« atĂ« luftĂ«â€, tha Trump.

Por faqja e internetit e lajmeve ukrainase “Pravda” tha se njĂ« takim midis tĂ« dy liderĂ«ve nĂ« Davos ishte i mundur, megjithĂ«se jo tĂ« mĂ«rkurĂ«n.

Zelensky tha dje se kishte shumĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« nĂ« vendin e tij mes sulmeve ajrore tĂ« vazhdueshme tĂ« RusisĂ«, dhe se do tĂ« udhĂ«tonte nĂ« ZvicĂ«r vetĂ«m nĂ«se njĂ« dokument ishte gati pĂ«r t’u nĂ«nshkruar ose premtime tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r ndihmĂ«, siç Ă«shtĂ« dorĂ«zimi i armĂ«ve kundĂ«rajrore.

Para fjalimit tĂ« Trump, presidenti ukrainas, Zelensky postoi nĂ« “Telegram” fotografi tĂ« njĂ« takimi qeveritar nĂ« Kiev – nĂ« lidhje me furnizimin me energji elektrike.

Bombardimet e Rusisë kanë lënë shume banorë në shumë qytete pa ngrohje ose energji elektrike mes temperaturave të ulëta të dimrit.

Trump dĂ«shiron t’i japĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, tĂ« nisur nĂ« vitin 2022 nga Kremlini.

Deri më tani, negociatorët e tij kanë folur kryesisht me palën ukrainase. Aleatët evropianë të Ukrainës kanë qenë të përfshirë në disa raunde bisedimesh.

Udhëheqja ruse nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejt, por është e përfshirë nëpërmjet lidhjes së saj me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner. //a.i/

The post ZVICËR – Trump: Shpresoj tĂ« takohem me Zelensky nĂ« Davos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mungoi nĂ« homazhet e “21 Janarit” nga mosha e thyer, Balla vizitĂ« tek nĂ«na e Hekuran DedĂ«s

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste, Taulant Balla vizitoi sot nĂ«nĂ«n e njĂ« prej viktimave tĂ« ngjarjeve tĂ« 21 Janarit nĂ« bulevard, Hekuran DedĂ«s.

Për arsye shëndetësore, ajo sot për herë të parë në këto 15 vjet mungoi në ceremoninë përkujtimore me karafilë të kuq në vendin ku iu vra i biri.

“Sot, ndryshe nga çdo 21 Janar i kĂ«tyre 15 viteve, mungoi nĂ«na e dĂ«shmorit Hekuran Deda”, u shpreh Balla, duke theksuar se arsyeja e mungesĂ«s lidhet me moshĂ«n e saj tĂ« thyer.

Sipas tij, ajo mban mbi supe 87 vite jetë dhe një brengë të madhe që nuk është shuar as me kalimin e kohës.

Megjithatë, Balla tregon se e ka takuar në mbrëmje nënën e Hekuran Dedës dhe se ajo i është shfaqur e fortë me shpresën se drejtësia do të bëjë më në fund detyrën e saj.

“Son­te e gjeta tĂ« fortĂ« nĂ« zemĂ«r dhe me shpresĂ«n se drejtĂ«sia do tĂ« arrijĂ« t’i tregojĂ« se me urdhĂ«r tĂ« kujt u vra djali i saj”, shprehet ai.

Balla riktheu në vëmendje plagën e hapur të 21 Janarit dhe pritjen e gjatë të familjarëve të viktimave për zbardhjen e plotë të përgjegjësive dhe vendosjen e drejtësisë.

/m.m/j.p/

The post Mungoi nĂ« homazhet e “21 Janarit” nga mosha e thyer, Balla vizitĂ« tek nĂ«na e Hekuran DedĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ATHINE – Moti i keq godet GreqinĂ«, Mitsotakis shtyn vizitĂ«n nĂ« Davos

ATHINE, 21 janar /ATSH-ANSA/ – NjĂ« anĂ«tar i rojes bregdetare vdiq sot nĂ« Greqi pĂ«r shkak tĂ« motit tĂ« keq.

Erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm kanë goditur shumë pjesë të vendit, ndërsa tragetet janë bllokuar në port.

Ministri i MarinĂ«s Tregtare Vassilis Kikilias raportoi nĂ« X se roja bregdetare vdiq ndĂ«rsa ishte “nĂ« detyrĂ«â€ nĂ« qytetin bregdetar tĂ« Astros, nĂ« Peloponezin lindor.

Fronti i stuhisĂ«, i cili po lĂ«vizte drejt lindjes nĂ«pĂ«r Greqi, gjeneroi erĂ«ra qĂ« tejkalonin 100 km/orĂ«, duke i detyruar autoritetet tĂ« mbyllin shkollat ​​nĂ« AthinĂ« dhe disa rajone tĂ« tjera.
Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për publikun që të shmangin të gjitha udhëtimet jo thelbësore.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis shtyu një vizitë të planifikuar në Forumin e Davosit në Zvicër. /os/

The post ATHINE – Moti i keq godet GreqinĂ«, Mitsotakis shtyn vizitĂ«n nĂ« Davos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Sfida e demokratëve, mbrojtja e votës së lirë

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se sfida e demokratĂ«ve Ă«shtĂ« mbrojtja e votĂ«s sĂ« lirĂ«.

Në një bashkëbisedim me simpatizantët e degës 2 të PD-së në Tiranë, Berisha kujtoi se kur PD humbi zgjedhjet pranoi rotacionin dhe doli në opozitë duke u qëndruar vlerave dhe parimeve.

NdĂ«rkohĂ«, qeverisja e sotme, sipas BerishĂ«s, e shtyp pluralizmin me tĂ« gjitha mjetet dhe e shndĂ«rron nĂ« fasadĂ«. “Edi Rama e realizon kĂ«tĂ« nĂ«pĂ«rmjet shndĂ«rrimit tĂ« zgjedhjeve nĂ« farsĂ«, nĂ«pĂ«rmjet propagandĂ«s sĂ« tij, se farsat janĂ« votĂ« dhe se farsat janĂ« zgjedhje”, tha Berisha.

Kreu i PD-sĂ« u shpreh se “sot kjo forcĂ« politike ndodhet nĂ« njĂ« moment jashtĂ«zakonisht tĂ« vĂ«shtirĂ«, por pĂ«rcaktues pĂ«r fatin e ShqipĂ«risĂ« dhe shqiptarĂ«ve”.

Berisha u shpreh se interesi kombëtar i shqiptarëve kërkon që ne ta denoncojmë këtë farsë elektorale.

“Sot opozitarĂ«t janĂ« njerĂ«z tĂ« mĂ«rzitur, janĂ« tĂ« lodhur, tĂ« keqtrajtuar dhe tĂ« dĂ«shpĂ«ruar. Por çdo opozitari dhe opozitareje i them se jemi nĂ« kilometrin e fundit, pĂ«r shkak tĂ« qĂ«ndresĂ«s sonĂ«. Ne kemi pĂ«rballĂ« njĂ« armik tĂ« paligjshĂ«m, qĂ« qĂ«ndron nĂ« kundĂ«rshtim me KushtetutĂ«n, me ligjin dhe vullnetin e qytetarĂ«ve shqiptarĂ«â€, tha Berisha.

Berisha theksoi se zgjedhjet e kaluara ishin farsĂ«, ndaj dhe “ne kemi tĂ« drejtĂ«n kombĂ«tare, ndĂ«rkombĂ«tare, morale, ligjore, ta rrĂ«zojmĂ« kĂ«tĂ« qeveri njĂ« minutĂ« e mĂ« parĂ«â€.

“Ne kemi çdo motiv. Dy gjĂ«ra i heqin çdo legjitimitet qeverisĂ«: farsa zgjedhore dhe vjedhja e qytetarĂ«ve”, tha Berisha.

/m.m/j.p/

The post Berisha: Sfida e demokratëve, mbrojtja e votës së lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kongresisti Self ngre çështjen e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Luginë

PRISHTINË, 21 janar/ATSH/ Kongresmeni amerikan Keith Self ka prezantuar nĂ« Kongresin e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s Aktin pĂ«r VlerĂ«simin e Diskriminimit nĂ« LuginĂ«n e PreshevĂ«s, njĂ« nismĂ« ligjore qĂ« synon tĂ« adresojĂ« trajtimin e shqiptarĂ«ve nga autoritetet serbe.

Lajmi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i ditur nĂ« rrjetin “X” nga “Albanians for America”, ku thuhet se sot shĂ«nohet njĂ« moment i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« drejtat e shqiptarĂ«ve nĂ« LuginĂ«n e PreshevĂ«s.

“GjatĂ« procedurave zyrtare nĂ« Kongresin Amerikan, anĂ«tarĂ«t e Komitetit tĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme tĂ« DhomĂ«s sĂ« PĂ«rfaqĂ«suesve trajtojnĂ« shqetĂ«simet e vazhdueshme pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut dhe tĂ« drejtat e pakicave nĂ« SerbinĂ« jugore – çështje qĂ« shumĂ« shpesh kanĂ« mbetur jashtĂ« shqyrtimit ndĂ«rkombĂ«tar”, thuhet krahas pamjeve nga Kongresi.

Për këtë ka reaguar, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Ai shprehu mirënjohje për kongresmenin amerikan Keith Self.

Ai tha se si qëndrim zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të SHBA miratoi rezolutën H.R. 6411, mbi të drejtat etnike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. 

“MirĂ«njohje e veçantĂ« pĂ«r Kongresistin Keith Self, Kryetar i NĂ«nkomitetit pĂ«r EvropĂ«, pĂ«r iniciativĂ«n dhe lidershipin e tij parimor, si dhe pĂ«r pĂ«rkrahjen dypartiake tĂ« Kryetarit Brian Mast dhe NĂ«nkryetarit Gregory Meeks. Kjo rezolutĂ« tashmĂ« pritet tĂ« aprovohet nga vetĂ« Kongresi i ??SHBA”, shkruan ai.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë përgjegjësi ligjore dhe politike nga Beogradi për diskriminimin sistematik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Faleminderit tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« nuk u ndalĂ«n kurrĂ«. ZĂ«ri ynĂ« u dĂ«gjua. Puna jonĂ« dhe ndihma e QeverisĂ« sĂ« RKS pĂ«r LuginĂ« po shihet”, shkruan ai. /Kosovapress/

The post Kongresisti Self ngre çështjen e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Luginë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DAVOS – Trump: Kanadaja ia detyron ekzistencĂ«n e saj tĂ« vazhdueshme SHBA-sĂ«

DAVOS, 21 janar /ATSH/- Kanadaja ia detyron ekzistencĂ«n e saj tĂ« vazhdueshme Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, tha sot presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump, ndĂ«rsa kritikoi fjalimin e kryeministrit kanadez Mark Carney nĂ« tĂ« cilin ai dĂ«noi masat shtrĂ«nguese nga fuqitĂ« e mĂ«dha, sipas “CBC News”.

Duke folur nĂ« Davos tĂ« ZvicrĂ«s, ku Trump kĂ«mbĂ«nguli pĂ«r blerjen e GreonlandĂ«s nga SHBA-ja, ai tha se i duhej territori danez pĂ«r “KupolĂ«n e ArtĂ«â€ tĂ« propozuar nga vetĂ« ai, njĂ« sistem mbrojtjeje nga raketat qĂ« mund tĂ« mbulojĂ« AmerikĂ«n e Veriut.

Trump tha se kupola do ta mbronte Kanadanë për shkak të gjeografisë dhe vendi nuk ishte mjaftueshëm mirënjohës që një sistem i tillë ishte në proces.

Carney nuk ka qenë i angazhuar në të kaluarën në lidhje me pjesëmarrjen ose pagesën e Kanadasë për atë që Trump po propozon.

“Kanadaja merr shumĂ« dhurata falas nga ne. Ata duhet tĂ« jenĂ« mirĂ«njohĂ«s, por nuk janĂ«â€, tha Trump.

“E pashĂ« kryeministrin tuaj dje. Ai nuk ishte aq mirĂ«njohĂ«s – ata duhet tĂ« jenĂ« mirĂ«njohĂ«s ndaj SHBA-sĂ«. Kanadaja jeton pĂ«r shkak tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s”, tha Trump, njĂ« referencĂ« e dukshme pĂ«r mbrojtjen ushtarake qĂ« SHBA-ja i ofron kontinentit.

“Mbaje mend kĂ«tĂ«, Mark, herĂ«n tjetĂ«r qĂ« do tĂ« bĂ«sh deklaratat e tua”, tha ai, duke iu referuar kryeministrit kanadez, i cili u largua nga samiti para se Trump tĂ« mbante fjalimin e tij. TĂ« dy nuk u takuan nĂ« margjinat e samitit.

Pa e pĂ«rmendur Trump me emĂ«r, Carney iu referua “hegjemonisĂ« amerikane” dhe tha dje se fuqitĂ« botĂ«rore po e pĂ«rdornin integrimin ekonomik si “armĂ«â€.

“KanadezĂ«t e dinĂ« se supozimi ynĂ« i vjetĂ«r dhe i rehatshĂ«m se gjeografia dhe anĂ«tarĂ«simi ynĂ« nĂ« aleancĂ« automatikisht na jepnin prosperitet dhe siguri nuk Ă«shtĂ« mĂ« i vlefshĂ«m”, tha Carney.

NdĂ«rsa pĂ«rballet me kĂ«tĂ« dinamikĂ« tĂ« re, Carney tha se Kanadaja duhet tĂ« ishte “parimore dhe pragmatike” dhe tĂ« kthehej pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar vendin dhe pĂ«r tĂ« diversifikuar marrĂ«dhĂ«niet tregtare – pĂ«r t’u bĂ«rĂ« mĂ« pak e varur nga vende si SHBA-ja, tani qĂ« Ă«shtĂ« e qartĂ« se integrimi mund tĂ« çojĂ« nĂ« “nĂ«nshtrim”.

“Kjo qasje izolacioniste, ku ekziston njĂ« “botĂ« fortesash”, do t’i bĂ«jĂ« vendet mĂ« tĂ« varfra, tĂ« brishta dhe mĂ« pak tĂ« qĂ«ndrueshme”, tha Carney.

“Por, kjo po vjen gjithsesi dhe Kanadaja duhet tĂ« punojĂ« me aleatĂ« me tĂ« njĂ«jtat mendje, aty ku Ă«shtĂ« e mundur, pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar dominimin nga vendet mĂ« tĂ« mĂ«dha, mĂ« tĂ« pasura dhe mĂ« tĂ« armatosura mirĂ«â€, shtoi ai.

“Rendi i vjetĂ«r nuk po kthehet. Nuk duhet ta vajtojmĂ«. Nostalgjia nuk Ă«shtĂ« njĂ« strategji. Por nga thyerja, ne mund tĂ« ndĂ«rtojmĂ« diçka mĂ« tĂ« mirĂ«, mĂ« tĂ« fortĂ« dhe mĂ« tĂ« drejtĂ«â€, tha dje Carney nĂ« Davos.

Gjatë fjalimeve të tij të gjata dhe të paqarta, Trump iu referua sërish Kanadasë ndërsa po reklamonte përfitimet e supozuara të regjimit të tij global të tarifave.

Në një konferencë për shtyp dje në Shtëpinë e Bardhë, Trump përmendi problemet në industrinë automobilistike të Kanadasë si një nga arritjet e tij.

Trump u tha punonjĂ«sve nĂ« fabrikĂ«n “Ford nĂ« Dearborn”, javĂ«n e kaluar se amerikanĂ«t nuk kishin nevojĂ« pĂ«r makina tĂ« prodhuara nĂ« Kanada.

Automjetet janë eksporti i dytë më i madh kanadez për nga vlera, me 46,5 miliardë dollarë në vitin 2024, nga të cilat 92 % u eksportuan në SHBA.

Fabrikat e montimit të automjeteve në Brampton dhe Ingersoll, Ont., kanë qenë të bllokuara që kur Trump nisi luftën e tij tregtare.

Dhe disa prodhues makinash si “General Motors” dhe kompania mĂ«mĂ« e “Chrysler, Stellantis”, kanĂ« njoftuar investime tĂ« reja nĂ« SHBA.

Megjithatë, pavarësisht retorikës së presidentit, të dhënat paraprake nga Byroja e Statistikave të Punës në SHBA tregojnë se në fakt ka pasur një tkurrje të vendeve të punës në industrinë e automobilave në jug të kufirit gjatë vitit të kaluar.

Fjalët e fundit të Trump vijnë gjithashtu një ditë pasi ai postoi një imazh të ndryshuar në media sociale të flamurit të SHBA-së mbi Kanadanë dhe Groenlandën. //a.i/

 

The post DAVOS – Trump: Kanadaja ia detyron ekzistencĂ«n e saj tĂ« vazhdueshme SHBA-sĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Nuk kemi arritur të krijojmë zemërimin e madh të qytetarëve ndaj korrupsionit

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se edhe gjatĂ« qeverisjes sĂ« djathtĂ« ka pasur korrupsion, por kishte po ashtu edhe njĂ« luftĂ« tĂ« hekurt kundĂ«r kĂ«tij fenomeni.

NĂ« njĂ« bashkĂ«bisedim me simpatizantĂ«t e degĂ«s 2 PD-sĂ« nĂ« TiranĂ«, Berisha u shpreh se “ne jemi forcĂ« politike vendimesh tĂ« dhimbshme, por i kemi marrĂ« ato nĂ« emĂ«r tĂ« njĂ« morali dhe njĂ« parimi”.

“Kemi njĂ« problem serioz, pasi pĂ«r korrupsionin nuk kemi arritur qĂ« tĂ« krijojĂ« zemĂ«rimin e madh tĂ« qytetarit. Nuk e pĂ«lqejnĂ«, por nuk Ă«shtĂ« ai reagim qĂ« duhet tĂ« jetĂ«. Dhe kĂ«tu Ă«shtĂ« njĂ« defekt i yni, duhet ta pranojmĂ«. Duhet tĂ« mos lodhemi sĂ« shpjeguari”, tha Berisha.

Sipas tij, PD nĂ« tetĂ« vite administroi 30 miliardĂ« euro. “Ne ishim parti e taksave tĂ« ulĂ«ta dhe do jemi gjithmonĂ«. KanĂ« administruar nĂ« 12 vite, 67 miliardĂ« euro. Dyfishuam rroga dhe pensione. NdĂ«rtuam 11 mijĂ« kilometra rrugĂ« dhe mbi njĂ« mijĂ« shkolla e kopshte”, tha Berisha.

Berisha theksoi se PD përfaqëson interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe ky mision u shndërrua dhe në forcën jetike të kësaj force politike.

/m.m/

The post Berisha: Nuk kemi arritur të krijojmë zemërimin e madh të qytetarëve ndaj korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria në Bordin e Paqes, PS kërkon mbledhjen e Kuvendit nesër për ratifikimin e marrëveshjes

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Partia Socialiste, pĂ«rmes njĂ« shkrese zyrtare drejtuar kryetarit tĂ« Kuvendit, Niko Peleshi ka kĂ«rkuar mbledhjen e Kuvendit ditĂ«n e enjte pĂ«r ratifikimin me procedurĂ« tĂ« pĂ«rshpejtuar tĂ« marrĂ«veshjes pĂ«r pranimin e ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bordin e Paqes.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkon thirrjen e Kuvendit në 22 janar në orën 10:00 duke marrë në konsideratë rëndësinë strategjike të Bordit të Paqes.

Po ashtu PS thekson se kĂ«rkesa bazohet nĂ« KushtetutĂ« dhe nĂ« Rregulloren e Kuvendit dhe vjen pas vlerĂ«simit tĂ« rĂ«ndĂ«sisĂ« sĂ« projektligjit “PĂ«r ratifikimin e marrĂ«veshjes sĂ« pranimit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, pĂ«rfaqĂ«suar nga Kryeministri Edi Rama, nĂ« KartĂ«n e Bordit tĂ« Paqes” dhe nĂ« funksion tĂ« angazhimit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkĂ«punimit ndĂ«rkombĂ«tar.

Nga ana tjetĂ«r Partia Demokratike e pyetur nga mediet pĂ«r pjesĂ«marrjen ose jo nĂ« njĂ« seancĂ« plenare tĂ« supozuar pĂ«r t’u zhvilluar nesĂ«r, shprehet se “deri nĂ« orĂ«n 16.40, grupi parlamentar i PartisĂ« Demokratike nuk ka marrĂ« asnjĂ« njoftim nga Kryetari i Kuvendit pĂ«r mbledhje tĂ« seancĂ«s plenare gjatĂ« kĂ«saj jave.

“Me vendim tĂ« njĂ«anshĂ«m tĂ« mazhorancĂ«s nĂ« seancĂ«n plenare tĂ« datĂ«s 19 janar 2026, nĂ« Kalendarin e Punimeve tĂ« Kuvendit, Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar qĂ« kĂ«tĂ« javĂ« nuk ka seancĂ« plenare. Seanca plenare e radhĂ«s Ă«shtĂ« planifikuar pĂ«r t’u zhvilluar nĂ« datĂ«n 27 janar. Sipas Rregullores sĂ« Kuvendit, mbledhja e seancĂ«s plenare dhe rendi i ditĂ«s, i njoftohen deputetĂ«ve dhe publikut, si rregull 7 ditĂ« pĂ«rpara, por jo mĂ« vonĂ« se 2 ditĂ« pĂ«rpara datĂ«s sĂ« caktuar pĂ«r seancĂ« plenare”, thuhet nĂ« njoftimin e PD-sĂ«.

Sipas PD-sĂ«, “transparenca dhe llogaridhĂ«nia ndaj qytetarĂ«ve i dikton Kuvendit  qĂ« pĂ«r secilĂ«n çështje dhe vendimmarrje, tĂ« respektojĂ« rregullat e parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, nĂ« respekt edhe tĂ« pĂ«rgjegjshmĂ«risĂ« qĂ« duhet tĂ« tregojĂ« secili deputet gjatĂ« ushtrimit tĂ« funksionit tĂ« tij kushtetues”.

/m.m/j.p/

The post Shqipëria në Bordin e Paqes, PS kërkon mbledhjen e Kuvendit nesër për ratifikimin e marrëveshjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet krijimi i Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve

TIRANË, 21 janar/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi sot vendimin pĂ«r pĂ«rcaktimin e organizimit tĂ« brendshĂ«m, tĂ« organeve drejtuese e tĂ« mĂ«nyrĂ«s sĂ« funksionimit tĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« EkonomisĂ« sĂ« Mbetjeve (AKEM).

Sipas vendimit tĂ« qeverisĂ«, AKEM Ă«shtĂ« shoqĂ«ri aksionare me kapital 100% shtetĂ«ror, e themeluar me qĂ«llim pĂ«rmbushjen e objektivave tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ« ligjin  “PĂ«r menaxhimin e integruar tĂ« mbetjeve”.

Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë aksionare, është ministria përgjegjëse për mjedisin.

AKEM ofron kundrejt pagesës, shërbimin e trajtimit fundor të mbetjeve dhe çdo shërbim tjetër, në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

Kapitali fillestar për krijimin e AKEM është 20 milionë lekë.

Ministria e Mjedisit, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, ndjek procedurat e nevojshme ligjore për themelimin dhe miratimin e statutit të shoqërisë aksionare, regjistrimin e AKEM në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Organet drejtuese të AKEM janë: Asambleja e Përgjithshme e Aksionarit; Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi për krijimin e kapitalit fillestar të shoqërisë, në vlerën 20 milionë lekë përballohen nga buxheti i Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Financave, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren zyrtare”.

/k.s/j.p/

The post Miratohet krijimi i Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Franca bĂ«n thirrje pĂ«r stĂ«rvitje tĂ« NATO-s nĂ« GroenlandĂ«, ndĂ«rsa Trump dyfishon pĂ«rpjekjet pĂ«r ishullin

PARIS, 21 janar /ATSH-AA/ – Franca ka bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r njĂ« stĂ«rvitje ushtarake tĂ« NATO-s nĂ« GrenlandĂ« dhe tha se Ă«shtĂ« “e gatshme tĂ« kontribuojĂ«â€, njoftoi Pallati Elysee, ndĂ«rsa tensionet rriten mes deklaratave tĂ« pĂ«rsĂ«ritura tĂ« presidentit tĂ« SHBA-sĂ«, Donald Trump pĂ«r marrjen e kontrollit tĂ« ishullit Arktik.

Grenlanda, një territor vetëqeverisës i Mbretërisë së Danimarkës, ka tërhequr interesin e Trumpit për shkak të vendndodhjes strategjike dhe burimeve të mëdha minerale, si dhe shqetësimeve të supozuara në lidhje me rritjen e aktivitetit rus dhe kinez.

Ndërsa Trump refuzoi të përjashtonte përdorimin e forcës për të marrë ishullin dhe postoi imazhe si meme për të mbështetur pretendimin e tij, Danimarka dhe Grenlanda kanë hedhur poshtë propozimet për ta shitur atë, duke riafirmuar sovranitetin danez mbi territorin.

Franca, Danimarka, Suedia dhe Gjermania po rrisin praninĂ« e tyre ushtarake nĂ« GrenlandĂ« pĂ«rmes ushtrimeve dhe misioneve tĂ« zbulimit, ndĂ«rsa Trump ka kĂ«mbĂ«ngulur qĂ« territori duhet tĂ« jetĂ« “nĂ« duart e SHBA-sĂ«â€ pĂ«r t’iu kundĂ«rvĂ«nĂ« RusisĂ« dhe KinĂ«s.

TĂ« shtunĂ«n, Trump tha se Washingtoni do tĂ« vendoste tarifa prej 10 pĂ«r qind pĂ«r mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, MbretĂ«ria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda duke filluar nga 1 shkurti dhe duke u rritur nĂ« 25 pĂ«r qind nĂ« qershor derisa tĂ« arrihet njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r “blerjen e plotĂ« dhe totale tĂ« GrenlandĂ«s”.

Në përgjigje, udhëheqësit evropianë hodhën poshtë kërcënimet e Trumpit për tarifa kundër tetë vendeve evropiane dhe përsëritën solidaritetin me Danimarkën.   /os/

The post PARIS – Franca bĂ«n thirrje pĂ«r stĂ«rvitje tĂ« NATO-s nĂ« GroenlandĂ«, ndĂ«rsa Trump dyfishon pĂ«rpjekjet pĂ«r ishullin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERLIN – Gjermania akuzon RusinĂ« pĂ«r krime lufte nĂ« UkrainĂ«

BERLIN, 21 janar /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane akuzoi sot Rusinë për krime lufte në Ukrainë, pasi sulmet e përsëritura ndaj infrastrukturës energjetike të vendit lanë shumë qytetarë pa ngrohje dhe energji elektrike mes të ftohtit të dimrit.

“Qindra mijĂ«ra fĂ«mijĂ«, tĂ« moshuar dhe familje duhet tĂ« durojnĂ« temperaturat e ngrirjes pa energji elektrike, ngrohje ose ujĂ« tĂ« nxehtĂ«â€, tha zĂ«vendĂ«szĂ«dhĂ«nĂ«si i qeverisĂ« Steffen Meyer nĂ« Berlin.

“Presidenti rus Vladimir Putin po e pĂ«rdor tĂ« ftohtin si armĂ«â€, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si, duke i pĂ«rshkruar sulmet si thellĂ«sisht çnjerĂ«zore dhe pĂ«rçmuese pĂ«r jetĂ«n njerĂ«zore.

“Sipas mendimit tonĂ«, Rusia e Putinit po kryen krime lufte”, shtoi ai.

Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, më shumë se 1 milion banorë janë aktualisht pa energji elektrike vetëm në Kiev, pas sulmeve të fundit ruse.

“Gjermania dĂ«non kĂ«to sulme ruse masive tĂ« vazhdueshme nĂ« termat mĂ« tĂ« forta tĂ« mundshme”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si.

“PavarĂ«sisht shumĂ« mosmarrĂ«veshjeve tĂ« tjera nĂ« skenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare, ngjarjet nĂ« UkrainĂ« meritojnĂ« njĂ« fokus tĂ« qartĂ«â€, tha ai.

“PĂ«rfundimi i kĂ«saj lufte duhet tĂ« vazhdojĂ« tĂ« jetĂ« shqetĂ«simi qendror i pĂ«rbashkĂ«t i EvropĂ«s, UkrainĂ«s, SHBA-sĂ« dhe gjithashtu i unionit ndĂ«rkombĂ«tar”, shtoi ai. //a.i/

The post BERLIN – Gjermania akuzon RusinĂ« pĂ«r krime lufte nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Paketa e Maleve”, shpallen zonat me pĂ«rparĂ«si zhvillimi nĂ« DibĂ«r, Memaliaj dhe TepelenĂ«

TIRANË, 21 janar/ATSH/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« programit “Paketa e Maleve”, KĂ«shilli i Ministrave shpalli sot disa zona me pĂ«rparĂ«si zhvillimi tĂ« ekonomisĂ« malore nĂ« bashkitĂ« DibĂ«r, Memaliaj dhe TepelenĂ«.

Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këto zona kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik; zhvillimin industrial dhe zhvillimin turistik.

Në bashkinë Dibër zonë me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore janë shpallur në Bjeshkët e Korabit, të Hinoskës, të Gramës dhe të Zimurit.

Po ashtu, zona zhvillimore janĂ« pĂ«rcaktuar nĂ« fshatin Brezhdan, fshatin KallĂ«, fshatin LashkizĂ«, fshatin Lugjej, nĂ« LurĂ«, nĂ« fshatin Qa (Prat), fshatin SllatinĂ«, nĂ« Lan – LurĂ« etj.

Zona zhvillimore nĂ« territorin e kĂ«saj bashkie janĂ« pĂ«rcaktuar edhe nĂ« livadhet e KallĂ«s – VleshĂ«, nĂ« luginĂ«n e lumit Drin, si dhe nĂ« fshatrat SelishtĂ«, Luzni dhe Rabdisht.

Ndërsa në territorin e bashkisë Memaliaj janë shpallur zona zhvillimore në fshatrat Arrëz e Madhe, Maricaj dhe Vagalat, në njësinë administrative Buz, dhe në fshatin Rabie.

Në bashkinë Tepelenë janë shpallur zona me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore sipërfaqe toke në njësinë administrative Kurvelesh, në njësinë administrative Lopës dhe në njësinë administrative Qendër-Tepelenë.

/m.m/j.p/

 

The post “Paketa e Maleve”, shpallen zonat me pĂ«rparĂ«si zhvillimi nĂ« DibĂ«r, Memaliaj dhe TepelenĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti: Rugova ka merita të veçanta për orientimin e qartë politik të Kosovës

PRISHTINË, 21 janar/ATSH/ Kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti pĂ«rkujtoi sot 20-vjetorin e vdekjes sĂ« presidentit Ibrahim Rugova.

Duke vlerësuar në një shkrim në rrjetet sociale rolin e Rugovës në shtetndërtimin, demokratizimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, Kurti u shpreh se ish-Presidenti ka merita të veçanta për orientimin e qartë politik të Kosovës drejt Perëndimit dhe për ndërkombëtarizimin e drejtë të çështjes së Kosovës, veçanërisht gjatë viteve të para të dekadës së fundit të shekullit të kaluar.

NĂ« reagimin e tij pĂ«rkujtimor, Kurti shkruan se periudha e pluralizmit politik dhe e rezistencĂ«s paqĂ«sore Ă«shtĂ« e lidhur pazgjidhshmĂ«risht me emrin e RugovĂ«s, i cili udhĂ«hoqi Lidhjen Demokratike tĂ« KosovĂ«s qĂ« nga themelimi i saj nĂ« vitin 1989 deri nĂ« vdekjen e tij mĂ« 21 janar 2006. Sipas Kurtit, kontributi i RugovĂ«s ishte i ndĂ«rtuar bashkĂ« me njĂ« rreth tĂ« gjerĂ« bashkĂ«punĂ«torĂ«sh dhe veprimtarĂ«sh qĂ« nĂ« vitet ’90 mbajtĂ«n gjallĂ« institucionet dhe shpresĂ«n pĂ«r liri.

Kurti rikujtoi se Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës në vitin 1992, në rrethana të rënda të regjimit represiv serb, duke arritur që ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe të takohet me liderë botërorë, përfshirë edhe Presidentin amerikan Bill Clinton.

“NĂ« njĂ« kohĂ« tejet tĂ« vĂ«shtirĂ« kur Serbia kishte vendosur njĂ« regjim apartheidi nĂ« KosovĂ«, Ibrahim Rugova u vendos nĂ« krye tĂ« njĂ« shteti juridikisht dhe politikisht unik, duke u votuar e zgjedhur President i KosovĂ«s mĂ« 24 maj 1992, asaj Republike tĂ« KosovĂ«s qĂ« e kishin shpallur delegatĂ«t e saj mĂ« 7 shtator 1990 nĂ« Kaçanik, njĂ« vit e gjysmĂ« pasi Serbia ia kishte suprimuar autonominĂ« KosovĂ«s, mĂ« 23 mars 1989. PikĂ«risht atĂ«herĂ« kur mĂ« sĂ« shumti Serbia kĂ«mbĂ«ngulte qĂ« nuk ka njĂ« RepublikĂ« tĂ« KosovĂ«s dhe kur askush pĂ«rveq RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« nuk e njihte ekzistencĂ«n e saj, Ibrahim Rugova si President i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, arriti tĂ« imponohej si i tillĂ« duke u takuar edhe me liderĂ« botĂ«rorĂ« deri te Presidenti i ShBA-sĂ«, Bill Klinton”, shkruan Kurti.

Kurti nuk mori pjesë sot në homazhe dhe akademi përkujtimore për Ibrahim Rugovë, pasi që ai aktualisht gjendet në Forumin Botëror Ekonomik, në Davos. /Kosovapress/

The post Kurti: Rugova ka merita të veçanta për orientimin e qartë politik të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohen kriteret dhe procedurat e shpërndarjes së grantit nga buxheti i shtetit për organizatat sportive

TIRANË, 21 janar/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi sot kriteret dhe procedurat pĂ«r shpĂ«rndarjen e granteve shtetĂ«rore pĂ«r organizatat sportive, pĂ«rfshirĂ« Komitetin Olimpik dhe Paralimpik, OrganizatĂ«n KombĂ«tare Antidoping, federatat sportive olimpike, fondacionet sportive dhe KĂ«shillin e Arbitrazhit Sportiv.

Sipas vendimit të qeverisë organizatat sportive përfitojnë nga granti i buxhetit të shtetit kur plotësojnë kriteret e përgjithshme, shoqëruar me dokumentacionin përkatës për regjistrimin si person juridik, sipas legjislacionit në fuqi.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Komiteti Paralimpik Kombëtar Shqiptar, Organizata Kombëtare Antidoping, fondacionet sportive, me themelues institucionet publike përgjegjëse në fushën e sportit, dhe Këshilli i Arbitrazhit Sportiv financohen në bazë të programeve vjetore e të planeve të zhvillimit përkatës dhe nuk i nënshtrohen sistemit të pikëzimit.

Organizatat sportive për të përfituar prej grantit nga buxheti i shtetit, dorëzojnë në ministrinë përgjegjëse për sportin dokumentacionin dhe pas marrjes së kërkesës, struktura përgjegjëse pranë ministrisë, brenda 7 ditëve nga data e regjistrimit të kërkesës, nëse konstatohen të meta, i cakton kërkuesit një afat prej 7 ditësh për plotësimin e të metave.

Për vlerësimin e aplikimeve të paraqitura në ministrinë përgjegjëse për sportin, ngrihet një komision ad hoc vlerësimi, i përbërë nga 5 anëtarë, i cili mblidhet brenda 10  ditëve nga data e fundit për paraqitjen e kërkesës.

Fondet alokohen nĂ« llogaritĂ« bankare tĂ« nivelit tĂ« dytĂ« tĂ« pĂ«rfituesve nga ministria pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r sportin. Fondet buxhetore, qĂ« do t’i akordohen fondacioneve nga ministria pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r sportin, duhet t’i nĂ«nshtrohen rregullave tĂ« menaxhimit financiar dhe kontrollit, nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi pĂ«r menaxhimin financiar dhe kontrollin.

Përjashtimisht për vitin 2026, kërkesa për mbështetje financiare do të paraqitet brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit.

Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Komiteti Paralimpik Kombëtar Shqiptar, Organizata Kombëtare Antidoping, federatat sportive olimpike, fondacionet sportive, me themelues institucionet publike përgjegjëse në fushën e sportit, dhe Këshilli i Arbitrazhit Sportiv për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren zyrtare”.

/k.s/j.p/

The post Miratohen kriteret dhe procedurat e shpërndarjes së grantit nga buxheti i shtetit për organizatat sportive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet financimi i shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve për 2026

TIRANË, 21 janar/ATSH/ NĂ« mbledhjen e sotme KĂ«shilli i Ministrave miratoi financimin e shĂ«rbimeve shĂ«ndetĂ«sore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve tĂ« kujdesit shĂ«ndetĂ«sor pĂ«r vitin 2026.

Vendimi parashikon financimin nga skema e detyrueshme e sigurimeve shëndetësore të paketës së shërbimeve të ofruara në spitalet publike.

Sipas këtij vendimi, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor lidh kontratat me spitalet për financimin e paketave të shërbimeve shëndetësore të ofruara prej tyre, në përputhje me indikatorët e performancës spitalore.

Rishpërndarja e buxhetit ndërmjet spitaleve bëhet brenda një kufiri prej 3 (tre) % të buxhetit të spitaleve, me vendim të Këshillit Administrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Një fond jo më i madh se 30 % e buxhetit vjetor, i planifikuar për shërbimet spitalore, mbahet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për ta shpërndarë gjatë vitit, me vendim të Këshillit Administrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Shpenzimet kapitale për investimet në spitale mbulohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Spitalet paraqesin kërkesën për investime në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas vendimit, burime të tjera financimi për spitalet janë fondet e krijuara nga të ardhurat e realizuara gjatë veprimtarisë së tyre dhe nga dhurimet, të cilat përdoren tërësisht nga vetë spitali.

Përdorimi i të ardhurave dytësore miratohet nga bordi drejtues i spitaleve për spitalet që kanë përfituar autonominë menaxheriale. Për spitalet e tjera, përdorimi i të ardhurave bëhet bazuar në procedurat e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Këto të ardhura vlerësohen si të ardhura jashtë limitit, të cilat mbarten në vitin buxhetor pasardhës.

Spitali zbaton sistemin e referimit dhe tarifat për shërbimet me pagesë, të miratuara nga ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, me përjashtim të spitaleve që kanë përfituar autonominë financiare.

Numri i përgjithshëm i punonjësve të spitaleve, që financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, është 13 200 persona.

Për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale, bashkiake, ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, brenda numrit të përgjithshëm të personelit spitalor, urdhëron kontraktimin, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialistë.

Mjekët e përcaktuar në këtë pikë, përveç pagës, trajtohen financiarisht me një bonus deri në 250 000 lekë në muaj. Vlera e bonusit përcaktohet, rast pas rasti, nga ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bazuar në vlerësimin e komisionit përkatës.

Për spitalet rajonale, bashkiake, që nuk plotësojnë nevojat me personel mjek të strukturës në shërbimin e urgjencës, ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale urdhëron kontraktimin e mjekëve të përgjithshëm dhe kryerjen e shërbimit nga mjekë të qendrave shëndetësore të shërbimit parësor.

Numri i pedagogëve me kontratë shërbimi për spitalet universitare miratohet çdo vit nga ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Masa e shpĂ«rblimit mujor tĂ« mjekĂ«ve pedagogĂ« tĂ« Universitetit tĂ« MjekĂ«sisĂ«, TiranĂ«, bazohet nĂ« aktivitetin mjekĂ«sor e nĂ« kohĂ«n e angazhimit nĂ« strukturat shĂ«ndetĂ«sore universitare dhe nuk mund tĂ« jetĂ« mĂ« e lartĂ« se masa e shpĂ«rblimit mujor tĂ« drejtuesit tĂ« shĂ«rbimit me gradĂ«n “Doktor i shkencave”. Pagesa e tyre bĂ«het nga buxheti pĂ«r shĂ«rbimet e spitalit.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi menjĂ«herĂ«, botohet nĂ« “Fletoren zyrtare“ dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2026.

/k.s/j.p/

The post Miratohet financimi i shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve për 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Pentagoni planifikon tĂ« ulĂ« pjesĂ«marrjen e SHBA-sĂ« nĂ« NATO

UASHINGTON, 21 janar /ATSH/- Pentagoni ka planifikuar tĂ« ulĂ« pjesĂ«marrjen e tij nĂ« njĂ« numĂ«r grupesh kĂ«shillimore tĂ« NATO-s, njĂ« pĂ«rpjekje e administratĂ«s Trump pĂ«r tĂ« zvogĂ«luar praninĂ« ushtarake amerikane nĂ« EvropĂ«, sipas “Washington Post”.

Ky veprim pritet të prekë rreth 200 ushtarakë dhe do të ulë kryesisht përfshirjen e SHBA-së në 30 Qendrat e Ekselencës të aleancës, të cilat janë krijuar për të trajnuar forcat e NATO-s në elementë të ndryshëm të luftës.

Në vend që të tërhiqet menjëherë, Pentagoni synon të nisë zëvendësimin e personelit kur të përfundojë misionet, një proces që mund të zgjasë me vite, sipas dy zyrtarëve amerikanë. Pjesëmarrja e SHBA-së në qendra nuk po hiqet plotësisht.

“Midis grupeve kĂ«shillimore qĂ« do tĂ« preken nga shkurtimet janĂ« grupet tĂ« dedikuara pĂ«r sigurinĂ« energjetike dhe luftĂ«n detare”, sipas dy zyrtarĂ«ve evropianĂ«.

Pentagoni do të zvogëlojë gjithashtu përfshirjen e tij në organizatat formale të NATO-s të dedikuara për operacione speciale dhe inteligjencë, sipas dy zyrtarëve, megjithëse njëri prej tyre vuri në dukje se disa nga këto funksione amerikane do të zhvendoseshin diku tjetër brenda aleancës.

Masa ka qenë në shqyrtim për muaj të tërë, sipas dy zyrtarëve amerikanë, njëri prej të cilëve tha se nuk kishte lidhje me kërcënimet në rritje të Presidentit Donald Trump për të marrë territorin danez të Groenlandës. Provokimet e Trump kanë shkaktuar dënim të gjerë nga udhëheqësit evropianë dhe shumë ligjvënës në Kongres, të cilët kanë frikë se presidenti rrezikon të shkaktojë dëme të pariparueshme dhe të panevojshme në aleancën e NATO-s.

NĂ« njĂ« deklaratĂ«, njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i NATO-s tha se rregullimet nĂ« vendosjen e forcave dhe stafit amerikan nuk ishin tĂ« pazakonta dhe se aleanca ishte nĂ« “kontakt tĂ« ngushtĂ«â€ me Uashingtonin mbi vendosjen e pĂ«rgjithshme tĂ« forcave.

Që kur Trump mori detyrën, ushtria amerikane është tërhequr nga Evropa ndërsa administrata ka nxitur aleatët të marrin më shumë kontroll mbi mbrojtjen kolektive të kontinentit.

Vitin e kaluar, për shembull, Pentagoni njoftoi papritur se do të tërhiqte një brigadë trupash nga Rumania dhe do të shkurtonte programet e ndihmës për sigurinë për tre shtetet baltike që kufizohen me Rusinë, pushtimi shumëvjeçar i Ukrainës nga e cila ka nxitur frikën e konfliktit të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Kremlinit.

Nën presionin e administratës Trump, aleanca ra dakord verën e kaluar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 5%të PBB-së gjatë 10 viteve të ardhshme, duke përfshirë 1,5% të dedikuar për infrastrukturën dhe projekte të tjera civile.

Ligjvënësit, përfshirë disa republikanë kryesorë, kanë kundërshtuar lëvizjet e administratës në Evropë dhe po punojnë për të financuar programet e ndihmës për sigurinë pavarësisht direktivave të Pentagonit.

Anëtarët e Kongresit kanë miratuar gjithashtu legjislacionin që kërkon që Pentagoni të konsultohet me ta përpara se të bëjë ndonjë reduktim të madh në vendosjet ushtarake amerikane në Evropë.

Ligji specifikon se kërkesa do të zbatohet vetëm nëse vendosja e përgjithshme e forcave amerikane në Evropë bie nën 76 000. Aktualisht është rreth 80 000.

Ndërsa personeli, që përfundimisht do të tërhiqet, përfaqëson një pjesë të vogël të trupave që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë stacionuar në Evropë, disa zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm thanë se tërheqja e SHBA-së mund të kishte një ndikim të madh në aleancë duke zvogëluar ekspertizën e vlefshme ushtarake amerikane. //a.i/

 

The post SHBA – Pentagoni planifikon tĂ« ulĂ« pjesĂ«marrjen e SHBA-sĂ« nĂ« NATO appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

1067 vende vakante në Shërbimin Civil, përcaktohen kriteret e rekrutimit

TIRANË, 21 janar/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi sot 1067 vende vakante pĂ«r vitin 2026 nĂ« institucionet e administratĂ«s shtetĂ«rore, pjesĂ« e ShĂ«rbimit Civil.

Nga këto 11 vende do të jenë për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues, 99 për kategorinë e mesme drejtuese, 205 për kategorinë e ulët drejtuese dhe 752 për kategorinë ekzekutive 752.

Fondet buxhetore për vendet vakante të planifikuara për rekrutim për vitin 2026 janë pjesë të fondeve buxhetore të miratuara me ligjin e buxhetit për vitin 2026 për secilin institucion të administratës shtetërore.

Plotësimi i vendeve vakante në kategorinë ekzekutive, kategorinë e ulët drejtuese, apo në kategorinë e mesme drejtuese bëhet së pari, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ku mund të konkurrojnë nëpunësit civilë të së njëjtës kategori në të njëjtin institucion apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele dhe kërkesat e posaçme për vendet e lira.

Vendet, që mbeten të lira në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele për kategorinë ekzekutive, plotësohen nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil, ku mund të konkurrojnë të gjithë ata kandidatë jashtë shërbimit civil.

Ndërsa për kategorinë e ulët dhe atë të mesme drejtuese, plotësohen nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, ku mund të konkurrojnë nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse, të punësuar në të njëjtin institucion apo në një institucion tjetër të shërbimit civil.

Po ashtu, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për hapjen e procedurës së pranimit të drejtpërdrejtë në TND edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil dhe për përdorimin e procedurës së pranimit të drejtpërdrejt në TND, për vitin 2026.

Pranimi në TND bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, nëpërmjet një konkursi kombëtar.

Numri i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e pranimit të drejtpërdrejtë në TND, është 11.

/m.m/j.p/

The post 1067 vende vakante në Shërbimin Civil, përcaktohen kriteret e rekrutimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DAVOS – Negociata tĂ« menjĂ«hershme, Trump pĂ«rsĂ«rit thirrjen pĂ«r blerjen e GrenlandĂ«s

DAVOS, 21 janar /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump tha se Washingtoni duhet tĂ« hapĂ« negociata pĂ«r ta blerĂ« GrenlandĂ«n, duke thĂ«nĂ« se vetĂ«m SHBA-ja ka kapacitetin pĂ«r ta mbrojtur dhe zhvilluar kĂ«tĂ« territor arktik me rĂ«ndĂ«si strategjike.

“Kam respekt tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m si pĂ«r popullin e GrenlandĂ«s, ashtu edhe pĂ«r popullin e DanimarkĂ«s, respekt tĂ« madh. Por, çdo aleat i NATO-s ka detyrimin tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje tĂ« mbrojĂ« territorin e vet, dhe fakti Ă«shtĂ« se asnjĂ« shtet apo grup shtetesh nuk Ă«shtĂ« nĂ« pozitĂ« ta sigurojĂ« GrenlandĂ«n, pĂ«rveç SHBA-sĂ«â€, tha Trump nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror (WEF) nĂ« Davos tĂ« ZvicrĂ«s.

Trump përsëriti se SHBA-ja ka nevojë për Grenlandën për sigurinë strategjike kombëtare.

“JanĂ« vetĂ«m Shtetet e Bashkuara qĂ« mund ta mbrojnĂ« kĂ«tĂ« masĂ« gjigante toke, kĂ«tĂ« copĂ« gjigante akulli, ta zhvillojnĂ« dhe ta pĂ«rmirĂ«sojnĂ«, duke e bĂ«rĂ« atĂ« tĂ« dobishme pĂ«r EvropĂ«n, tĂ« sigurt pĂ«r EvropĂ«n dhe tĂ« mirĂ« edhe pĂ«r ne”, tha ai.

Presidenti amerikan theksoi se këto konsiderata po e shtyjnë atë të kërkojë bisedime për një blerje të mundshme.

“Dhe kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse po kĂ«rkoj negociata tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r tĂ« diskutuar edhe njĂ« herĂ« blerjen e GrenlandĂ«s nga SHBA-ja”, shtoi Trump.

– “Nuk do tĂ« pĂ«rdor forcĂ«â€

Trump tha se nuk do tĂ« pĂ«rdorĂ« forcĂ« pĂ«r tĂ« siguruar kontrollin e territorit autonom tĂ« DanimarkĂ«s. “NjerĂ«zit menduan se do tĂ« pĂ«rdorja forcĂ«, por nuk kam nevojĂ« tĂ« pĂ«rdor forcĂ«â€, tha ai. “Nuk dua tĂ« pĂ«rdor forcĂ«. Nuk do tĂ« pĂ«rdor forcĂ«â€, theksoi Trump.

Trump tha se SHBA-ja po kĂ«rkon titull dhe pronĂ«si sepse “duhet ta kesh pronĂ«sinĂ« pĂ«r ta mbrojtur atĂ«â€.

“Nuk mund ta mbrosh me qira, sĂ« pari ligjĂ«risht, nuk Ă«shtĂ« e mbrojtshme nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ«, fare”, tha ai duke shtuar se SHBA-ja nuk dĂ«shiron ta marrĂ« territorin me qira.

Trump tha se territori arktik do të jetë qendror në çdo konflikt të ardhshëm dhe thelbësor për planifikimin e mbrojtjes nga raketat.

“NĂ«se ka luftĂ«, shumĂ« nga veprimet do tĂ« zhvillohen mbi atĂ« copĂ« akulli. Mendoni pĂ«r kĂ«tĂ«: Ato raketa do tĂ« fluturonin pikĂ«risht mbi qendrĂ«n e asaj cope akulli”, deklaroi presidenti amerikan.

“Gjithçka qĂ« duam nga Danimarka pĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare dhe ndĂ«rkombĂ«tare dhe pĂ«r t’i mbajtur larg armiqtĂ« tanĂ« shumĂ« energjikĂ« dhe tĂ« rrezikshĂ«m Ă«shtĂ« kjo tokĂ«, mbi tĂ« cilĂ«n do tĂ« ndĂ«rtojmĂ« ‘KupolĂ«n e Artë’ mĂ« tĂ« madhe qĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar ndonjĂ«herĂ«â€, shtoi ai.

Grenlanda ka tërhequr vëmendjen e Trumpit për shkak të pozitës së saj strategjike në Arktik, burimeve të gjera minerare dhe shqetësimeve të pretenduara për një prani në rritje ruse dhe kineze.

Danimarka dhe Grenlanda kanë refuzuar propozimet për shitjen e territorit, duke riafirmuar sovranitetin danez mbi ishullin.

The post DAVOS – Negociata tĂ« menjĂ«hershme, Trump pĂ«rsĂ«rit thirrjen pĂ«r blerjen e GrenlandĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌