❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

U tërhoq nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari emërohet prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari është emëruar ditën e sotme në postin e prefektit të Tiranës.

Hajdari dha dorëheqjen nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm disa kohë më parë, ndërsa sot u zbulua se ai do të pasohet në detyrë nga ish-deputeti Dashnor Sula.

Ai ka një përvojë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë, pasi disa vite më parë ka ushtruar detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Shkodrës.

Zyrtarët e OSBE vizitë në Moskë, takim me Lavrov për të diskutuar mbi Ukrainën

Zyrtarë të lartë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) mbërritën në Moskë të enjten për atë që e kanë përshkruar si dialog mbi konfliktin në Ukrainë. Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ministrin e Jashtëm zviceran Ignazio Cassis dhe Sekretarin e Përgjithshëm të organizatës Feridun Sinirlioglu në Moskë të premten.

Pala ruse po planifikon tĂ« “diskutojĂ« mĂ«nyrat pĂ«r tĂ« kapĂ«rcyer problemet ekzistuese, duke marrĂ« parasysh interesat e tĂ« gjitha shteteve anĂ«tare”. ZĂ«dhĂ«nĂ«sja e MinistrisĂ« sĂ« Jashtme ruse, Maria Zakharova, shpjegoi nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp se do tĂ« diskutohen tre dimensione tĂ« sigurisĂ« – ushtarako-politike, ekonomike-mjedisore dhe humanitare.

OSBE-ja tha pĂ«rpara vizitĂ«s se Cassis dhe Sinirlioglu do tĂ« trajtojnĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ« dhe rolin e mundshĂ«m tĂ« OSBE-sĂ« nĂ« kontributin ndaj kĂ«tyre pĂ«rpjekjeve. NĂ« njĂ« postim nĂ« X, Kryetari i RadhĂ«s i OSBE-sĂ«, Ignazio Cassis, tha se mbĂ«rritja e tij nĂ« MoskĂ« sĂ« bashku me Sekretarin e PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« OSBE-sĂ«, Feridun Sinirlioglu, vjen pas bisedimeve nĂ« UkrainĂ«, duke shtuar se “dialogu kĂ«rkon angazhim me tĂ« gjitha palĂ«t”.

 

 

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë persona në lidhje me humbjen e jetës së të miturit Brian Spahiu, 3 vjeç, pas një ndërhyrjeje dentare të kryer në një klinikë private në kryeqytet.

Në kuadër të procedimit penal nr. 6477 të vitit 2023, Prokuroria ka ngritur akuza ndaj:

Ronald Xhaxho dhe Marta Gina, pĂ«r veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mashtrim”, kryer nĂ« bashkĂ«punim; Ina Xhaxho, pĂ«r “Vrasje nga pakujdesia”, “Mashtrim” nĂ« bashkĂ«punim dhe “Ushtrim i aktivitetit tĂ« paligjshĂ«m”;

Elton Serani dhe Erindo Allo, pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorim detyre”;

Durim Sala dhe Vladimir Hoxha, pĂ«r veprĂ«n penale “Neglizhenca nĂ« trajtimin mjekĂ«sor”.

Ngjarja ka ndodhur mĂ« 28 shtator 2023, kur i mituri iu nĂ«nshtrua njĂ« ndĂ«rhyrjeje dentare nĂ« 14 dhĂ«mbĂ« nĂ« klinikĂ«n “Splendent”, e drejtuar nga mjekĂ«t R.Xh. dhe I.Xh. Pas ndĂ«rhyrjes, fĂ«mija Ă«shtĂ« kthyer nĂ« banesĂ«, por brenda pak orĂ«sh Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« shĂ«ndetĂ«sore, nĂ« gjendje kome dhe me insuficiencĂ« respiratore akute, nĂ« Spitalin e PediatrisĂ« nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza”. I mituri ka ndĂ«rruar jetĂ« mĂ« 1 tetor 2023.

Sipas aktit të riekspertimit dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, të kryer nga një grup ekspertësh italianë, shkaku kryesor i vdekjes ka qenë shoku septik i rëndë, i cili ka sjellë insuficiencë progresive shumëorganore. Ekspertët kanë konstatuar se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë janë kryer shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare, të cilat kanë pasur lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e të miturit.

Sipas Prokurorisë, shkeljet përfshijnë mungesën e vlerësimit të plotë klinik para ndërhyrjes, moskryerjen e analizave të detyrueshme, mosformulimin e një diagnoze të saktë, kryerjen e një ndërhyrjeje më të gjerë se sa lejohet për moshën e fëmijës, përdorimin e anestezisë së përgjithshme për rreth 5 orë, si dhe largimin e papërshtatshëm të fëmijës nga klinika pas ndërhyrjes.

Hetimi ka provuar gjithashtu se stomatologët I.Xh. dhe M.G. kanë mashtruar prindërit e të miturit, duke marrë pagesë për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që nga autopsia rezultoi se 6 dhëmbë nuk ishin mbushur, por vetëm ishin hapur. Për këtë fakt është ngritur akuza për mashtrim. Po ashtu, rezultoi se stomatologia I.Xh. ka vijuar ushtrimin e aktivitetit pa rinovuar licencën përkatëse.

Gjatë hetimeve u konstatuan shkelje edhe nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, si dhe nga mjekët e pediatrisë që kanë trajtuar fëmijën pas paraqitjes në spital. Sipas aktit të riekspertimit, megjithëse janë evidentuar mangësi në trajtimin mjekësor, vdekja e të miturit nuk erdhi si pasojë e veprimeve të tyre, por nga veprimet dhe mosveprimet e mjekëve që kryen ndërhyrjen dentare dhe anestezinë.

Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula emërohet Kryeinspektor i Përgjithshëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Për pozicionin në fjalë ishte bërë shpallja e vendit vakant, ndërkohë që pas aplikimit të Sulës, ai pas konkurrimit, ka rezultuar kandidati i parë mes rivalëve të tjerë.

Emri i Sulës në këtë pozicion ishte përfolur më herët, ndërkohë që pas konkursit, ish-deputeti demokrat ka dalë i pari në renditje.

Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend, ndërkohë më herët në detyrën e Kryeinspektorit ishte Shkëlqim Hajdarin.

Detaje nga grupet e spiunazhit kinez në Francë e Greqi, zbuluan informacione sekrete të NATO-s

Autoritetet greke dhe franceze arrestuan spiunë të dyshuar në operacione të ndara këtë javë, ku të dyja rastet përfshinin transmetim të dyshuar të të dhënave të klasifikuara ushtarake në Kinë.Autoritetet ushtarake greke arrestuan të enjten një kolonel nën dyshimin se i kishte dhënë Kinës informacione të klasifikuara dhe tepër sekrete, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare.

Oficeri u arrestua brenda kampit ushtarak ku ishte i stacionuar. Sipas hetuesve, ai dyshohet se kishte qasje në informacion në lidhje me teknologjitë e reja të Forcave të Armatosura në zhvillim e sipër dhe po dërgonte informacion të klasifikuar elektronikisht nga brenda njësisë së tij.Autoritetet greke thanë se ka indikacione se oficeri u përpoq të rekrutonte të tjerë në një rrjet inteligjence.

 

 

Ministria greke e Mbrojtjes tha se kishte “indikacione tĂ« qarta pĂ«r kryerjen e veprave penale sipas Kodit Penal Ushtarak”, konkretisht “mbledhjen dhe transmetimin e informacionit sekret me rĂ«ndĂ«si ushtarake te palĂ«t e treta, me rrezikun e shkaktimit tĂ« dĂ«mtimit tĂ« interesave kombĂ«tare”.

Oficeri, i cili komandon një batalion trajnimi të përqendruar në telekomunikacion dhe sisteme elektronike, ishte i stacionuar në një njësi të Forcave Ajrore në Kavouri dhe kishte qasje në informacione të klasifikuara nga degë të shumta të ushtrisë greke dhe vendeve aleate, sipas raportimeve të medias greke.

Gazeta greke Kathimerini raportoi se oficeri dyshohet se transferoi informacione tepĂ«r sekrete duke pĂ«rdorur njĂ« program tĂ« posaçëm tĂ« klasifikuar. Autoritetet gjetĂ«n njĂ« “makinĂ« tĂ« posaçme me program” qĂ« dyshohet se Ă«shtĂ« furnizuar nga autoritetet kineze pĂ«r tĂ« fotografuar dokumente tĂ« klasifikuara dhe pĂ«r t’ua dĂ«rguar ato marrĂ«sve. Mediat greke raportuan se oficeri rrĂ«feu pas arrestimit tĂ« tij, duke pĂ«rshkruar rekrutimin nga njĂ« zyrtar kinez, ndoshta nĂ« njĂ« konferencĂ« jashtĂ« vendit, dhe pranoi dĂ«rgimin e informacionit kundrejt pagesĂ«s.

Çështja filloi tĂ« zbulohej rreth dy muaj mĂ« parĂ« kur CIA informoi ShĂ«rbimin KombĂ«tar tĂ« InteligjencĂ«s tĂ« GreqisĂ« se njĂ« anĂ«tar i Forcave tĂ« Armatosura Greke po i jepte KinĂ«s informacione tĂ« ndjeshme nĂ« lidhje me çështjet e NATO-s, sipas kathimerini.gr. Pjesa mĂ« e madhe e materialit dyshohet se lidhet me projektet e NATO-s, tĂ« cilat kanĂ« tĂ«rhequr interesin e aleatĂ«ve tĂ« NATO-s, veçanĂ«risht Shteteve tĂ« Bashkuara.

Parandalohet ngjarja kriminale! Eksploziv poshtë makinës në Konispol

NjĂ« shpĂ«rthim i telekomanduar me lĂ«ndĂ« eksplozive nĂ« njĂ« automjet Ă«shtĂ« parandaluar mbrĂ«mjen e djeshme nĂ« VrinĂ« tĂ« BashkisĂ« Konispol. Shtetasi Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e PolicisĂ« SarandĂ« se, nĂ« vendin e quajtur “Kthesa e VrinĂ«s”, nĂ« aksin ShĂ«ndĂ«lli-VrinĂ«, ka dĂ«gjuar zhurmĂ« tĂ« pazakontĂ« nĂ« mjetin e tij dhe, pasi ka ndaluar, ka konstatuar njĂ« lĂ«ndĂ« tĂ« dyshuar eksplozive.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie, ndërsa më pas kanë mbërritur edhe ekspertë të krimeve të rënda nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, si dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s.

Nga informacionet paraprake, mĂ«sohet se nĂ« automjetin tip “Nissan”, me targa AA 725 LG, Ă«shtĂ« konstatuar njĂ« sasi lĂ«nde eksplozive, e vendosur nĂ« sediljen e pasme tĂ« mjetit.

Fjalia e frikshme e “The Simpsons” paska parashikuar sekretin e ishullit tĂ« Jeffrey Epstein?

Seriali legjendar The Simpsons Ă«shtĂ« kthyer prej vitesh nĂ« njĂ« fenomen jo vetĂ«m pĂ«r humorin e tij, por edhe pĂ«r aftĂ«sinĂ« e çuditshme pĂ«r tĂ« “parashikuar” ngjarje qĂ« mĂ« vonĂ« tronditin botĂ«n reale. Nga presidenca e Donald Trump te skandalet e teknologjisĂ« dhe krizat globale, lista e “parashikimeve” Ă«shtĂ« e gjatĂ«. Por njĂ« nga teoritĂ« mĂ« tĂ« errĂ«ta qĂ« qarkullon sot lidhet me njĂ« fjali tronditĂ«se dhe njĂ« emĂ«r famĂ«keq: Jeffrey Epstein.

NĂ« njĂ« episod tĂ« vjetĂ«r tĂ« The Simpsons, pĂ«rmendet shprehja: “TĂ« çmendurit nĂ« ishull sundojnĂ« fshehurazi botĂ«n.” Edhe pse nĂ« kontekstin e serialit ajo pĂ«rdoret si satirĂ« politike dhe shoqĂ«rore, sot shumĂ« e shohin kĂ«tĂ« fjali si njĂ« aludim tĂ« frikshĂ«m pĂ«r ishujt privatĂ«, elitĂ«n globale dhe rrjetet e fshehta tĂ« pushtetit. PikĂ«risht kĂ«tu hyn nĂ« skenĂ« Jeffrey Epstein, milioneri amerikan, i dĂ«nuar pĂ«r trafikim seksual tĂ« tĂ« miturve, i cili zotĂ«ronte njĂ« ishull privat, tĂ« njohur si “Pedophile Island”, ku sipas akuzave janĂ« kryer krime tĂ« rĂ«nda me pĂ«rfshirjen e figurave tĂ« fuqishme.

AutorĂ«t e The Simpsons kanĂ« deklaruar vazhdimisht se seriali nuk “parashikon” tĂ« ardhmen, por thjesht pĂ«rdor satirĂ«n si pasqyrĂ« tĂ« realitetit, duke ekzagjeruar prirjet ekzistuese tĂ« shoqĂ«risĂ«: pushtetin e elitave, korrupsionin, hipokrizinĂ« dhe mungesĂ«n e transparencĂ«s. MegjithatĂ«, pĂ«rputhjet janĂ« aq tĂ« forta, sa pĂ«r publikun lind pyetja e pashmangshme:

A dinin diçka mĂ« shumĂ«? Apo thjesht e njihnin shumĂ« mirĂ« mĂ«nyrĂ«n se si funksionon bota? Ishulli, nĂ« kulturĂ«n pop, shpesh pĂ«rfaqĂ«son izolimin, sekretin dhe mungesĂ«n e ligjit. NĂ« rastin e Epstein-it, ky simbol mori kuptim real dhe tragjik. Skandali i tij nxori nĂ« pah njĂ« rrjet marrĂ«dhĂ«niesh mes politikĂ«s, biznesit dhe showbiz-it, duke forcuar bindjen se pushteti shpesh vepron larg syrit publik. Lidhja mes The Simpsons dhe Jeffrey Epstein nuk Ă«shtĂ« provĂ« e njĂ« komploti, por njĂ« kujtesĂ« se arti shpesh thotĂ« tĂ« vĂ«rteta qĂ« shoqĂ«ria nuk Ă«shtĂ« gati t’i dĂ«gjojĂ«. Dhe ndonjĂ«herĂ«, njĂ« fjali e hedhur nĂ« njĂ« serial vizatimor rezulton mĂ« e sinqertĂ« se shumĂ« deklarata zyrtare.

Familja me 4 anĂ«tarĂ« u helmua nga monoksidi/ “Motra ime Ă«shtĂ« sĂ«murĂ«!”, djali mori nĂ« telefon urgjencĂ«n, por gaboi adresĂ«n. DĂ«shmia dramatike e xhaxhait: S’i shpĂ«tova dot!

Drejtoria Vendore e PolicisĂ« ShkodĂ«r ka finalizuar operacionin policor tĂ« koduar “Livadhet 3”, nĂ« kuadĂ«r tĂ« hetimeve pĂ«r veprimtari kriminale nĂ« fushĂ«n e vjedhjes dhe armĂ«mbajtjes pa leje.Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi Ornaldo Çerenishta, 19 vjeç, banues nĂ« ShkodĂ«r. Arrestimi u krye pas kontrolleve tĂ« ushtruara nĂ« zbatim tĂ« vendimit tĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkodrĂ«s.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 aparate celularë, një sasi lënde djegëse, një automjet që dyshohet se është vjedhur në qytetin e Fushë-Krujës në vitin 2019, si dhe dy targa automjeti që dyshohet se janë vjedhur në Tiranë në vitin 2025.

Operacioni u zhvillua nga Sektori pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« RĂ«nda, nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me Seksionin pĂ«r Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Komisariatin e PolicisĂ« ShkodĂ«r, me mbĂ«shtetjen e ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja” dhe ForcĂ«s KombĂ«tare tĂ« SigurisĂ«, NjĂ«sia ShkodĂ«r.

Kontrollet u kryen edhe nĂ« banesat e disa shtetasve tĂ« tjerĂ« tĂ« dyshuar pĂ«r veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, nĂ« lidhje me operacionet e mĂ«parshme tĂ« koduara “Livadhet 1” dhe “Livadhet 2”.

Vendet e vogla të BE bëjnë hapa të mëdhenj në prodhimin e armëve

Pushtimi rus i Ukrainës ka shtyrë edhe vendet më të vogla anëtare të Bashkimit Evropian të zhvillojnë industri mbrojtjeje vendase, të teknologjisë së lartë, ashtu siç domosdoshmëria e ka bërë Kievin një lider botëror në teknologjinë më të avancuar të mjeteve ajrore pa pilotë.

Shumë vende të BE-së kanë bashkëpunuar me Kievin për ta zhvilluar këtë teknologji, dhe vijat e frontit në Ukrainë shpesh shërbejnë si terren testimi për to.

Ekziston mundësia që zhurma e frikshme e helikave që dëgjohet në fushëbetejat e Ukrainës të vijë nga dronë të ndërtuar nga Qiproja,  një vend me pak më shumë se një milion banorë në skajin juglindor të Evropës.

Prodhuesi “Swarmly” thotĂ« se mĂ« shumĂ« se 200 nga dronĂ«t e tij “H-10 Poseidon” po ndihmojnĂ« bateritĂ« e artilerisĂ« ukrainase t’i identifikojnĂ« objektivat armike nĂ« tokĂ« nĂ« çdo lloj moti, duke grumbulluar mbi 100 mijĂ« orĂ« fluturimi gjatĂ« tre vjetĂ«ve tĂ« fundit.

Fabrika e tij prej 5.000 metrash katrorĂ« Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« burim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m mjetesh pa pilot tĂ« dĂ«rguara nĂ« vende si Indonezia, Benini, Nigeria, India dhe Arabia Saudite, sipas zyrtarĂ«ve tĂ« kompanisĂ«. Pjesa mĂ« e madhe e dyshemesĂ« sĂ« fabrikĂ«s Ă«shtĂ« e rezervuar pĂ«r prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot. Por, e fshehur nĂ« njĂ« zonĂ« magazinimi tĂ« sigurt ndodhet njĂ« pĂ«rzgjedhje e dronĂ«ve detarĂ« super tĂ« shpejtĂ« tĂ« “Swarmlyt”, tĂ« pajisur me kamera me definicion tĂ« lartĂ« dhe mitraloza tĂ« kalibrit .50.

Pushtimi rus i Ukrainës ka shtyrë edhe vendet më të vogla anëtare të Bashkimit Evropian të zhvillojnë industri mbrojtjeje vendase, të teknologjisë së lartë, ashtu siç domosdoshmëria e ka bërë Kievin një lider botëror në teknologjinë më të avancuar të mjeteve ajrore pa pilotë. Shumë vende të BE-së kanë bashkëpunuar me Kievin për ta zhvilluar këtë teknologji, dhe vijat e frontit në Ukrainë shpesh shërbejnë si terren testimi për to.

Ashtu si Qiproja, vendet baltike dhe Danimarka kanë përshpejtuar zhvillimin e teknologjive vendase të dronëve dhe kundërdronëve. Në Greqi, dronët janë pjesë e një programi prej 25 miliardë eurosh për modernizimin e forcave të saja të armatosura.

“Shembulli i ‘Swarmlyt’, si dhe i kompanive tĂ« tjera tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« bazuara nĂ« vende tĂ« vogla tĂ« BE-sĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« dĂ«shmi e pĂ«rpjekjes serioze qĂ« po bĂ«n sektori privat nĂ« EvropĂ« pĂ«r tĂ« inovuar dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar kapacitete tĂ« prodhimit masiv tĂ« pajisjeve tĂ« mbrojtjes, pĂ«rfshirĂ« sistemet pa pilotĂ«â€,  tha Federico Borsari, ekspert nĂ« QendrĂ«n pĂ«r AnalizĂ«n e Politikave Evropiane me seli nĂ« Washington.

Shumëzues force

UAV-tĂ« po riformĂ«sojnĂ« luftĂ«n duke u ofruar vendeve mĂ« pak tĂ« fuqishme ushtarakisht njĂ«farĂ« avantazhi ndaj kundĂ«rshtarĂ«ve mĂ« tĂ« fortĂ«. DronĂ«t nuk do t’i zĂ«vendĂ«sojnĂ« plotĂ«sisht armĂ«t e shtrenjta si tanket, artilerinĂ« dhe avionĂ«t luftarakĂ«, tha Borsari. Por, ato ofrojnĂ« fleksibilitet dhe shumĂ« efekt pĂ«r koston, duke i bĂ«rĂ« shumĂ«zuese tĂ« frikshĂ«m force.

Merrni pĂ«r shembull dronin detar “Hydra” tĂ« “Swarmlyt”, tĂ« mbushur me eksploziv dhe tĂ« drejtuar me satelit. Secili kushton 80 mijĂ« euro, qĂ« do tĂ« thotĂ« se pĂ«rdorimi i njĂ« grupi tĂ« tillĂ« pĂ«r tĂ« neutralizuar njĂ« anije luftarake qĂ« kushton njĂ« miliard euro mund tĂ« jetĂ« njĂ« pazar i mirĂ«, tha drejtori i kompanisĂ«, Gary Rafalovsky.

Kjo armë detare, që shkatërron një anije shumë më të madhe, tashmë është parë në sulmet e Houthive nga Jemeni, sipas Fabian Hinz, studiues për teknologjitë e raketave dhe UAV-ve në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Evropë.

Pengesa për hyrjen në treg për kompani me pak kapital janë të ulëta, shtoi ai, sepse UAV-të shpesh projektohen dhe montohen nga komponentë të lirë dhe lehtësisht të disponueshëm në tregun global.

“Kjo, sigurisht, do tĂ« thotĂ« se nĂ« thelb nuk ke nevojĂ« pĂ«r njĂ« investim tĂ« madh industrial nĂ« fillim, siç kĂ«rkohet pĂ«r kapacitete tĂ« tjera ushtarake. Nuk ke nevojĂ« pĂ«r dekada pĂ«rvojĂ« nĂ« shkenca tĂ« caktuara tĂ« materialeve apo gjĂ«ra tĂ« tilla”,  tha Hinz.

Hyrja në lojë

Në Danimarkë, dy kompani të fokusuara në pajisje kundërdronë kanë raportuar një rritje të ndjeshme të klientëve të rinj, dhe disa nga pajisjet do të dërgohen në Ukrainë për ta ndihmuar në bllokimin e teknologjisë ruse në fushëbetejë. Ukraina në shtator tha se po bashkëpunonte me kompani daneze për të ndërtuar komponentë raketash dhe dronësh në një fabrikë në Danimarkë.

NĂ« Lituani, vend ky baltik, shkencĂ«tarĂ« dhe partnerĂ« biznesi janĂ« bashkuar nĂ«n emrin VILNIUS TECH pĂ«r tĂ« zhvilluar UAV-e, zbulim tĂ« automatizuar tĂ« minave dhe teknologji tĂ« tjera ushtarake. Fabrika shtetĂ«rore e municioneve “Giraite” thotĂ« se ka rritur kapacitetin e prodhimit me 50% qĂ« nga viti 2022.
Greqia për herë të parë shfaqi dronët e saj të prodhuar në vend dhe teknologjinë kundërdronëve gjatë një ushtrimi të plotë taktik në nëntor, ndërsa NATO i kërkoi sektorit evropian të mbrojtjes ta përshpejtojë ritmin.

“Na duhen kapacitete, pajisje, fuqi reale zjarri dhe teknologji mĂ« e avancuar”,  paralajmĂ«roi sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m i NATO-s, Mark Rutte, gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« Rumani mĂ« herĂ«t atĂ« muaj. “Sillni idetĂ« tuaja, testoni zgjuarsinĂ« tuaj dhe pĂ«rdorni NATO-n si terrenin tuaj tĂ« provĂ«s”.

Edhe pse zhvillimi i dronĂ«ve po pĂ«rshpejtohet, Borsari paralajmĂ«roi se avantazhet e UAV-ve shpesh kufizohen nga variabla tĂ« shumta, si kushtet e vĂ«shtira nĂ« tĂ« cilat fluturojnĂ« ndonjĂ«herĂ«, trajnimi dhe aftĂ«sitĂ« e operatorĂ«ve, si dhe thellĂ«sia e mbĂ«shtetjes logjistike pĂ«r t’i mbajtur funksionale.

Evropa kalon në modalitet mbrojtjeje

Lufta e RusisĂ« nĂ« UkrainĂ« dhe mesazhet e pĂ«rziera tĂ« administratĂ«s sĂ« Donald Trump nĂ« SHBA, qĂ« ka tendosur marrĂ«dhĂ«niet me aleatĂ«t e NATO-s, i kanĂ« detyruar udhĂ«heqĂ«sit evropianĂ« tĂ« pĂ«rballen me nevojĂ«n pĂ«r t’u bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« pavarur nĂ« mbrojtje. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, BE-ja ka vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion miliarda euro pĂ«r tĂ« inkurajuar investimet dhe pĂ«r ta forcuar aftĂ«sinĂ« e saj kolektive parandaluese.

Kjo ka qenë një nxitje për vende si Qiproja, e cila mori presidencën gjashtëmujore të BE-së më 1 janar. Javën e kaluar, krahu ekzekutiv i BE-së miratoi ndihmë financiare për tetë anëtarë, përfshirë Spanjën, Kroacinë, Portugalinë, Bullgarinë, Belgjikën, Rumaninë dhe Qipron.

Qiproja pritet të marrë miratimin përfundimtar nga udhëheqësit e BE-së për rreth 1.2 miliardë euro në kredi afatgjata me kosto të ulët, në kuadër të programit të përbashkët të prokurimit prej 150 miliardë eurosh të quajtur Veprimi i Sigurisë për Evropën (SAFE).

Industria e saj e re e mbrojtjes tashmë përbëhet nga rreth 30 kompani dhe qendra kërkimore që prodhojnë teknologji si për sektorin civil ashtu edhe për atë ushtarak, përfshirë robotikën, rrjetet e komunikimit, sistemet kundërdronëve dhe madje edhe komunikimet dhe mbikëqyrjen satelitore, tha Panayiotis Hadjipavlis, shef i drejtorisë për zhvillimin e armatimeve dhe kapaciteteve të mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes së Qipros.

“Kemi kapacitete tĂ« specializuara nĂ« produkte shumĂ« tĂ« avancuara nĂ« aspektin teknologjik dhe kjo duhet tĂ« merret seriozisht nĂ« konsideratĂ«â€, i tha Hadjipavlis agjencisĂ« AP nga zyra e tij, ku helmeta nga ditĂ«t e tij si pilot luftarak varej nĂ« njĂ« varĂ«se rrobash aty pranĂ«. Ai shtoi se edhe lojtarĂ«t kryesorĂ« tĂ« industrisĂ« sĂ« mbrojtjes duhet ta kenĂ« parasysh kĂ«tĂ«.

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona, banues në Tiranë.

Ata kishin pĂ«rshtatur njĂ« ambient nĂ« banesĂ«n e tyre, nĂ« rrugĂ«n “Ali Demi”, pĂ«r pĂ«rgatitjen e tabletave tĂ« lĂ«ndĂ«s narkotike ekstazi (MDMA), me qĂ«llim shitjen, kryesisht nĂ« lokalet e natĂ«s.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, u sekuestruan 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe 2 aparate celularë, në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po heton rolet e të arrestuarve me qëllim zbardhjen e veprimtarisë kriminale.

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

Sot nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026 të cilat do të mbahen deri më datën 22 shkurt.

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Në fokus të garave do të jetë Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë dhe ka pretendime të mëdha për të fituar medalje olimpike.

Gara kryesore e saj do të zhvillohet më 15 dhe 18 shkurt, ku ajo do të garojë për të sjellë një medalje për Shqipërinë.

Në kuadër të përurimit të Lojërave Olimpike, do të organizohen tri ceremoni: një në Milano, një tjetër në Kortina, ku Lara Colturi do të mbajë flamurin shqiptar, dhe një e tretë në Borno.

Shqipëria shpreson që kjo pjesëmarrje të jetë një hap i rëndësishëm për sportet dimërore dhe të sjellë sukses në arenën olimpike.

VIDEO/ Rama publikon pamjet nga vizita nĂ« Vatikan: Çaste tĂ« bukura nga takimi me Papa Leone XIV

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Vatikan, ku ndër të tjera, u takua edhe me Papa Leone i XIV-të ditën e djeshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndarë momente nga takimi me Atin e Shenjtë, ku e shoqëronin gjithashtu bashkëshortja Linda dhe djali Zaho.

“MirĂ«mĂ«ngjes dhe me disa çaste tĂ« bukura nga takimi me Papa Leonin XIV, ju uroj njĂ« ditĂ« tĂ« mbarĂ«â€, shkruan kreu i qeverisĂ« nĂ« Facebook.

Takimi u zhvillua në Pallatin Apostolik në Vatikan, ndërsa bisedimet u zhvilluan në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit me fokus tek situata në Ballkan dhe rruga drejt integrimit evropian të Shqipërisë.

Gjatë bisedimeve me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, siç shkruan Vatikan News, u vu në dukje gjithashtu marrëdhënia e mirë mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë ndërsa u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile.

MĂ« herĂ«t, Rama vizitoi Pallatin Apostolik tĂ« Vatikanit, ku u prit nĂ« oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i ShtĂ«pisĂ« Papnore.

NdĂ«rkohĂ«, tĂ« mĂ«rkurĂ«n kryeministri pĂ«rcolli lutje pĂ«r popullin shqiptar nĂ« bazilikĂ«n ‘Regina di Albania’, ku gjendet shĂ«mbĂ«lltyra e ZojĂ«s sĂ« KĂ«shillit tĂ« MirĂ«.

“O Mari, NĂ«nĂ« e Ă«mbĂ«l e KĂ«shillit tĂ« MirĂ«, kaq e dashur pĂ«r bijtĂ« e ShqipĂ«risĂ« nĂ« atdhe dhe jashtĂ« atdheut! Sot po vijmĂ« tek ti, edhe njĂ« herĂ«, tĂ« ta besojmĂ« popullin tonĂ«, familjet tona, rininĂ« tonĂ«. Ti qĂ« je ZojĂ« e ShkodrĂ«s dhe e mbarĂ« ShqipĂ«risĂ«, na udhĂ«hiq nĂ« rrugĂ«n e sĂ« mirĂ«s, na jep dritĂ« nĂ« dyshime dhe ngushĂ«llim nĂ« provat e jetĂ«s. NĂ«n mbrojtjen tĂ«nde kĂ«rkojmĂ« strehĂ«, o VirgjĂ«r e bekuar. Mbroje ShqipĂ«rinĂ«, ndriço mendjet tona dhe na bĂ«j tĂ« jemi gjithmonĂ« besnikĂ« ndaj Birit tĂ«nd, Jezusit. O Zoja e KĂ«shillit tĂ« MirĂ«, lutu pĂ«r ne”, thuhej nĂ« lutjen e RamĂ«s.

Vizita vijoi në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, ndërsa në përfundim Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij vizituan vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Alarm spiunazhi në Evropë/ Arrestime në Greqi dhe Francë për rrjete që dyshohet se punonin për Kinën

Autoritetet greke dhe franceze, brenda pak orësh nga njëra-tjetra, arrestuan persona të dyshuar për përfshirje në raste spiunazhi në favor të Kinës, duke ngritur alarmin në nivel pan-evropian. Edhe pse rastet nuk lidhen drejtpërdrejt mes tyre, ato ndajnë elementë të përbashkët, me fokus kryesor teknologjitë e avancuara të komunikimit dhe aktivitetet e NATO-s.

Në Greqi, autoritetet arrestuan një kolonel 54-vjeçar të Forcave të Armatosura, i cili shërbente në një njësi trajnimi në Kavouri. Oficeri, inxhinier i sistemeve të telekomunikacionit dhe informacionit, kishte ndërtuar ndër vite një profil të lartë profesional, me njohuri të specializuara në radarë mbikëqyrjeje, komunikime pa tel dhe me tel, luftë elektronike, sisteme mbikëqyrjeje dhe radio-navigimi. Sipas burimeve zyrtare, ai kishte akses në informacione të ndjeshme që lidhen me lëvizje mediatike, individë dhe formacione ushtarake, me theks të veçantë në strukturat e NATO-s. Pikërisht kjo qasje e bëri objekt të një mbikëqyrjeje diskrete disamujore nga autoritetet greke, e cila përfundoi me arrestimin e tij.

Hetimet tregojnë se niveli i lartë i trajnimit dhe interesi i tij për median elektronike ishin faktorë kyç në rekrutimin e tij, me qëllim transferimin e informacionit kritik dhe teknologjisë së mbrojtjes drejt Kinës. Dyshohet se ai përdorte pajisje me softuer të posaçëm të furnizuar nga palë kineze, duke fotografuar dokumente sekrete dhe duke i dërguar ato elektronikisht. Aktiviteti i tij u zbulua përmes gjurmëve dixhitale, përfshirë përdorimin e kodeve QR, që lejuan identifikimin dhe ndalimin e rrjedhjes së informacionit.

Pas arrestimit, koloneli u dërgua në Gjykatën Ajrore, ku po merret në pyetje nga autoritetet ushtarake dhe Shërbimi i Sigurisë Helene për lidhjet e tij të mundshme, si dhe për ekzistencën e bashkëpunëtorëve. Shqetësimi është rritur edhe për shkak të dyshimeve se ai kishte rekrutuar të paktën një person tjetër, ndërsa kontakti i tij i përditshëm me oficerë më të rinj shton frikën për një rrjet të mundshëm brenda Forcave të Armatosura. Sipas burimeve ushtarake, arrestimi u krye pak para se oficeri të dërgonte në Kinë informacione të reja që lidhen me teknologjinë e lartë dhe mbrojtjen e Greqisë. Për shkak të rolit të tij në sektorë të ndjeshëm të inteligjencës së NATO-s, çështja konsiderohet veçanërisht serioze dhe shqetësuese edhe për SHBA-në.

 

Në Francë, arrestime të ngjashme në rajonin e Girondës forcuan dyshimet për një model të përbashkët rekrutimi, ku individë me arsimim dhe trajnim në teknologjitë e komunikimit dhe median elektronike përpiqeshin të siguronin të dhëna për rrjete satelitore, përfshirë Starlink, dhe aktivitetet e NATO-s. Në një njoftim zyrtar, Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë konfirmoi se arrestimi u krye më 5 shkurt 2026, brenda një zone ushtarake dhe në bashkëpunim me shërbime të tjera shtetërore, për vepra penale që lidhen me mbledhjen dhe transmetimin e informacionit sekret ushtarak te palë të treta, me rrezik serioz për interesat kombëtare. Hetimet vijojnë, ndërsa prioritet i autoriteteve mbetet zbulimi i çdo rrjeti të mundshëm të spiunazhit brenda strukturave ushtarake.

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore me intensitet të ulët.

Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e veriperëndimit, qendërs nga orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmje reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 18m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 6 Shkurt 2026, dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.4 lekë.

Euro blihet me 96.2 lekë dhe shitet 96.9 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.7 lekë, ndërsa në shitje me 105.7 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 59.3 lekë, ndërsa në shitje me 60.5 lekë

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme:

ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe

Horoskopi, 6 shkurt/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi
Mbani brenda vetes njĂ« ndjenjĂ« faji qĂ« lidhet me njĂ« person ose njĂ« situatĂ« tĂ« lĂ«nĂ« pezull. Ta injoroni nuk do t’ju ndihmojĂ«; pĂ«rkundrazi, njĂ« reflektim i qetĂ« mund t’ju lehtĂ«sojĂ« shumĂ« shpirtĂ«risht. Nervozizmi Ă«shtĂ« i lartĂ« dhe kjo mund tĂ« ndikojĂ« edhe nĂ« shĂ«ndet, me rĂ«nie energjie ose shqetĂ«sime tĂ« vogla kalimtare. Mundohuni tĂ« ngadalĂ«soni ritmin dhe tĂ« kujdeseni mĂ« shumĂ« pĂ«r veten. NĂ« dashuri duhet mĂ« shumĂ« qetĂ«si dhe dialog, sepse tensioni mund tĂ« krijojĂ« distancĂ« me partnerin. Financat kĂ«rkojnĂ« kujdes, mos merrni vendime impulsive. QartĂ«sia mendore do t’ju ndihmojĂ« tĂ« mos humbisni mundĂ«si tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.

Demi
Në dashuri mund të ndihen disa tensione, sidomos nëse marrëdhënia ka kaluar javë jo shumë të qeta. Keqkuptimet nuk duhen dramatizuar, por as anashkaluar. Dialogu i sinqertë është çelësi për të rikthyer qetësinë dhe besimin. Në punë situata mbetet e qëndrueshme, por kërkon përkushtim dhe durim. Financat nuk paraqesin rrezik të madh, megjithatë shmangni shpenzimet e tepërta. Shëndeti përmirësohet nëse gjeni kohë për pushim dhe relaks. Atmosfera sentimentale do të përmirësohet gradualisht nëse tregoni sinqeritet.

Binjakët
Puna dhe çështjet financiare kĂ«rkojnĂ« pĂ«rqendrim dhe metodĂ«. MundĂ«sitĂ« nuk mungojnĂ«, por nxitimi mund t’ju çojĂ« nĂ« gabime tĂ« pĂ«rsĂ«ritura. Merrni kohĂ«n e duhur pĂ«r tĂ« analizuar çdo zgjedhje. NĂ« dashuri kĂ«rkohet qartĂ«si; shmangni fjalĂ«t e nxituara. Financat mund tĂ« stabilizohen nĂ«se tregoheni mĂ« tĂ« organizuar. ShĂ«ndeti kĂ«rkon ekuilibĂ«r mes punĂ«s dhe pushimit. NĂ«se ruani qetĂ«sinĂ«, mund tĂ« ndĂ«rtoni diçka tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r tĂ« ardhmen.

Gaforrja
Në punë shfaqen disa bezdi të vogla që ju lodhin më shumë sesa duhet. Rezultatet nuk mungojnë, por po shpenzoni shumë energji dhe lodhja ju bën më të ndjeshëm. Nën presion mund të bëheni posesivë ose polemikë, sidomos me personat e afërt. Në dashuri kërkohet më shumë besim dhe qetësi. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni vendimet impulsive. Kujdesuni për shëndetin duke gjetur kohë për pushim dhe aktivitete që ju relaksojnë.

Luani
Riktheni sigurinë dhe elegancën në mënyrën si prezantoheni. Pas një periudhe pasigurie, tani ndiheni më në kontroll të zgjedhjeve tuaja. Kjo reflektohet edhe në marrëdhënie: në dashuri mund të ndiheni më autentikë dhe të qetë. Në punë mund të merrni vlerësime ose të përforconi pozicionin tuaj. Financat janë të qëndrueshme, por kërkojnë maturi. Shëndeti përmirësohet nëse kujdeseni për balancën emocionale dhe fizike.

Virgjëresha
Ndjeni nevojën të ngadalësoni dhe të gjeni një hapësirë vetëm për veten. Qetësia është thelbësore për të rikthyer ekuilibrin emocional. Në dashuri, një person që ju transmeton siguri mund ta bëjë atmosferën më romantike dhe të ëmbël. Favorizohen takimet dhe lëvizjet që ushqejnë shpirtin. Financat kërkojnë organizim, ndërsa shëndeti përmirësohet nëse shmangni stresin dhe kujdeseni për mirëqenien mendore.

Peshorja
Marrëdhëniet janë në qendër të vëmendjes dhe dashuria rikthehet protagoniste. Ata që kanë investuar energji në një lidhje ose projekt do të shohin rezultate konkrete. Në punë hapen mundësi interesante, sidomos në fusha kreative. Financat përmirësohen gradualisht. Shëndeti është i mirë, por kërkon ekuilibër emocional. Besoni te talenti juaj dhe mos hezitoni të shprehni ndjenjat.

Akrepi
Emocionet janĂ« intensive dhe mund tĂ« bĂ«heni mĂ« kontrollues ose mosbesues se zakonisht. Frika e humbjes nuk duhet t’ju drejtojĂ«. Kujtoni vlerĂ«n tuaj dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar marrĂ«dhĂ«nie tĂ« forta. NĂ« dashuri kĂ«rkohet besim dhe hapje. NĂ« punĂ« intuita ju ndihmon tĂ« shmangni situata tĂ« pakĂ«ndshme. Financat kĂ«rkojnĂ« maturi. ShĂ«ndeti kĂ«rkon vĂ«mendje, sidomos ndaj sinjaleve qĂ« ju jep trupi.

Shigjetari
Keni diçka të rëndësishme brenda jush që kërkon të shprehet. Bisedat e sinqerta dhe hapja emocionale ju ndihmojnë të ndiheni më të lehtë. Në dashuri, shprehja e ndjenjave forcon lidhjen. Në punë mund të merrni frymëzim për projekte të reja. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni rreziqet e panevojshme. Shëndeti përmirësohet duke reduktuar stresin dhe duke ruajtur optimizmin.

Bricjapi
Çështjet financiare dhe kursimi janĂ« nĂ« plan tĂ« parĂ«. ËshtĂ« moment i mirĂ« pĂ«r tĂ« planifikuar, investuar me kujdes dhe menduar pĂ«r tĂ« ardhmen. NĂ« dashuri kĂ«rkohet mĂ« shumĂ« prani emocionale, sepse partneri mund tĂ« kĂ«rkojĂ« vĂ«mendje. NĂ« punĂ« pragmatizmi ju ndihmon tĂ« merrni vendime tĂ« zgjuara. ShĂ«ndeti pĂ«rfiton nga organizimi i mirĂ« dhe balanca mes punĂ«s dhe pushimit.

Ujori
Dashuria hyn në një fazë më dinamike dhe pasionante. Dëshira për udhëtime, aventura ose eksperienca të reja me partnerin është e fortë. Në punë mund të shfaqen mundësi interesante nëse tregoheni kreativë. Financat kërkojnë planifikim të kujdesshëm. Shëndeti është i mirë, por energjia rritet nëse gjeni kohë për aktivitete që ju japin kënaqësi.

Peshqit
Dita nis me pak tension të brendshëm dhe ndjesinë se gjithçka është më e rëndë se sa duket. Ruani qetësinë dhe mos reagoni me nervozizëm. Me kalimin e kohës do të riktheni qartësinë emocionale. Në dashuri, sinqeriteti dhe durimi forcojnë lidhjen. Në punë situatat stabilizohen gradualisht. Financat kërkojnë kujdes, ndërsa shëndeti përmirësohet nëse pushoni dhe kujdeseni për ekuilibrin emocional.

Gazeta turke, pro Erdoğanit, sulmon RamĂ«n: Palaço antipatik

Gazeta turke “Yeni Akit”, e njohur pĂ«r mbĂ«shtetjen e fortĂ« ndaj presidentit Recep Tayyip Erdoğan, ka publikuar njĂ« shkrim tĂ« gazetarit Ayhan Demir, ku sulmohet kryeministri i ShqipĂ«risĂ« Edi Rama.

I nxitur nga vizita e tij nĂ« Izrael dhe deklaratat e tij nĂ« parlamentin izraelit, gazetari e quan RamĂ«n njĂ« “palaço antipatik”

ËshtĂ« pĂ«rfolur prej kohĂ«sh njĂ« ftohje mes Erdoğan dhe RamĂ«s, “miqtĂ« e mĂ«dhenj”, ndĂ«rsa ky artikull duket se i vulos kĂ«to zĂ«ra.

Artikulli:

Nga Ayhan Demir – Yeni Akit

Shoqata e GjuhĂ«s Turke e pĂ«rkufizon fjalĂ«n “kloun”, e cila rrjedh nga italishtja, si mĂ« poshtĂ«: “NjĂ« aktor me kostume tĂ« çuditshme dhe njĂ« fytyrĂ« tĂ« pikturuar tepĂ«r dhe komikisht qĂ« e bĂ«n audiencĂ«n e tij tĂ« qeshĂ« dhe e argĂ«ton atĂ«.”

Kllounët përdorin veshje dhe këpucë shumëngjyrëshe, të ekzagjeruara dhe të pazakonta. Edhe ky e bën. Të sillesh në mënyrë qesharake është në natyrën e kllounëve. Edhe ky është i tillë. Po flas për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në të kaluarën, Rama, një artist rruge në Francë, i bëri publike fotot e tij nudo të bëra në një plazh dhe kamping nudistësh.

I njohur pĂ«r mbĂ«shtetjen e tij ndaj tendencave homoseksuale devijante, Rama, nĂ« vend qĂ« tĂ« tregonte turp kur i kujtoheshin kĂ«to foto tĂ« kaluara, i inkurajoi tĂ« rinjtĂ« nĂ« vendin e tij t’i shikonin dhe t’i ndanin ato.

Edi Rama, i cili e ka bërë imoralitetin kodin e tij, bëri dikur një gjest të vrazhdë ndaj të rinjve që protestonin kundër tij nën një pemë Krishtlindjesh në Tiranë, pa patur merak as fëmijët që ishin aty.

Pasi u zbulua nga Sorosi, karriera e tij politike mori hov dhe gjatë kohës së tij si kryetar bashkie, ai pikturoi ndërtesat në kryeqytet, Tiranë, me ngjyra të ndezura dhe të gjalla.

Gjatë viteve të tij si Ministër i Kulturës, ai i konsideron vizatimet që shfaqen kur ai shkruan rastësisht në fletoren e tij gjatë mbledhjeve dhe diskutimeve të ministrisë si vepra arti.

Vite më parë, shkova në një ekspozitë të këtyre vizatimeve në Stamboll. Mund të them se vizatimet dhe pikturat e djalit tim në moshën fillore në Minecraft janë më të suksesshme.

Ai gjithashtu paraqet gjëra që bën nga copa të thyera qelqi, të pikturuara me ngjyra të ndryshme, të cilat ai pretendon se janë vazo, si vepra arti. Pastaj janë ca forma që nuk ngjajnë me asgjë, ashtu si vizatimet e tij. Disa i quajnë skulptura. Mund të themi se fëmijët e kopshtit krijojnë forma më të suksesshme me brumë loje sesa ai.

Ai Ă«shtĂ« i njohur pĂ«r veshjen e atleteve nĂ«n kostume tĂ« stilit italian nĂ« ngjarje zyrtare. Kjo tĂ«rhoqi vĂ«mendjen e Presidentit tonĂ«, i cili nuk mundi t’i rezistonte ngacmimit tĂ« RamĂ«s, duke i thĂ«nĂ«: “Ke veshur atlete”.

Ai mund të shpallet ateist njëherë dhe katolik herën tjetër. Një minutë ai thekson besimin mysliman të gruas së tij, momentin tjetër thekson besimin ortodoks të gjyshit të tij ose të fëmijëve të tij. Shkurt, i ndryshon velat e tij në varësi të drejtimit të erës.

Gjatë një vizite të kohëve të fundit në administratën sioniste izraelite në territoret e pushtuara palestineze, Rama zgjodhi përsëri të vepronte në të njëjtin drejtim.

NĂ« njĂ« fjalim skandaloz nĂ« njĂ« seancĂ« tĂ« posaçme tĂ« parlamentit izraelit, pasi deklaroi se nuk ishte mysliman, Rama tha: “Gruaja ime Ă«shtĂ« myslimane. UnĂ« jam katolik. Dy fĂ«mijĂ«t e mi mĂ« tĂ« mĂ«dhenj janĂ« tĂ« krishterĂ«, ortodoksĂ«. Djali ynĂ« mĂ« i vogĂ«l, i cili Ă«shtĂ« njĂ«mbĂ«dhjetĂ« vjeç, njĂ« ditĂ« do tĂ« marrĂ« vendimin e tij; por duke pasur parasysh entuziazmin e pakontrollueshĂ«m qĂ« ndjeu kur i thanĂ« se mund tĂ« shprehnim njĂ« dĂ«shirĂ« nĂ« Murin PerĂ«ndimor (“Muri i LotĂ«ve”), nuk Ă«shtĂ« aspak e pamundur qĂ« ai tĂ« zgjedhĂ« tĂ« bĂ«het hebre nĂ« tĂ« ardhmen.”

NĂ« fjalimin e tij, Edi Rama deklaroi se parlamenti izraelit Ă«shtĂ« njĂ« “vend shumĂ« i veçantĂ«â€ dhe se ndihej “nder i madh” qĂ« ndodhej atje, duke lĂ«vduar vrasĂ«sin Benjamin Netanyahu.

Por kjo nuk është e gjitha.

Edi Rama tha se ishte i emocionuar qĂ« foli para Netanyahut, tĂ« cilin e pretendoi se ishte “njĂ« nga pesĂ« folĂ«sit mĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« botĂ«â€.

Edi Rama nuk ofroi asnjĂ« kritikĂ« pĂ«r gjenocidin qĂ« Izraeli ka kryer nĂ« Gaza qĂ« nga tetori i vitit 2023. Ai injoroi mijĂ«ra gra dhe fĂ«mijĂ« tĂ« martirizuar nga Izraeli. Ai fajĂ«soi Hamasin pĂ«r shndĂ«rrimin e GazĂ«s nĂ« njĂ« “burg tĂ« hapur”.

Shtetet kanë më shumë sesa thjesht interesa në marrëdhëniet ndërkombëtare; ato kanë edhe nder dhe reputacion. Ata që humbasin nderin dhe reputacionin e tyre humbasin edhe interesat e tyre kombëtare. Edi Rama bëri pikërisht këtë. Ai e turpëroi Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Pse pra Edi Rama u pĂ«rfshi nĂ« kĂ«tĂ« ”bufoneri palaçosh? PĂ«rgjigja Ă«shtĂ« e thjeshtĂ«: Rama pĂ«rballet me njĂ« gjyq tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r korrupsion. Duke mos dashur tĂ« shkojĂ« nĂ« burg dhe tĂ« humbasĂ« stilin e tij tĂ« dashur luksoz tĂ« jetesĂ«s, Rama ndĂ«rmori kĂ«tĂ« vizitĂ«, e cila i shĂ«rben interesave tĂ« tij personale.

Ai e përdori këtë vizitë për të fituar mbështetje kundër hetimit të gjyqësorit shqiptar për akuzat për korrupsion dhe për të lobuar për një udhëtim të planifikuar në SHBA. Në fund të fundit, me lëvdatat e tij të neveritshme çnjerëzore, ai siguroi mbrojtjen që dëshironte nga një vrasës si Netanyahu.

NĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«: Duke pasur parasysh se edhe Netanyahu pĂ«rballet gjithashtu me njĂ« gjyq tĂ« ngjashĂ«m pĂ«r korrupsion, veprimet e RamĂ«s mund tĂ« shpjegohen vetĂ«m me shprehjen, “tĂ« verbĂ«rit dhe tĂ« shurdhĂ«rit po argĂ«tojnĂ« njĂ«ri-tjetrin”.

Dhe tĂ« mos harrojmĂ«: “shakaja” e supozuar e RamĂ«s nĂ« fjalimin e tij nĂ« parlamentin izraelit, “NĂ«se Mossadi nuk ju ka dhĂ«nĂ« ende informacionin, mund tĂ« them se gjunjĂ«t po mĂ« dridhen”, nuk ishte thjesht qesharake; ishte e turpshme dhe e neveritshme.

Ata qĂ« nuk i frikĂ«sohen Zotit, le tĂ« kenĂ« frikĂ« nga Izraeli. Atyre qĂ« nuk u dridhen zemrat, do t’u dridhen kĂ«mbĂ«t. Por frika nuk ka asnjĂ« dobi kundĂ«r vdekjes. Ata qĂ« nuk i frikĂ«sohen Zotit, do tĂ« dridhen me tĂ« gjithĂ« trupin e tyre nĂ« DitĂ«n e Gjykimit, me vullnetin e Zotit.

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Kategoria Superiore është një nga kampionatet më aktivë në merkaton e janarit, por nuk shpenzon për të blerë futbollistë. Synimi i klubeve shqiptare janë transferimet e lojtarëve pa kontratë ose huazimet. Ky është përfundimi i raportit të FIFA-s vetëm pak ditë pas mbylljes zyrtare të merkatos.

Në kampionatin shqiptar kanë lëvizur 78 futbollistë në hyrje, duke e renditur atë të 20-tin në botë, teksa 26 janë larguar. Megjithatë, ekipet nuk kanë paguar asnjë për kartonin e lojtarëve.

Në janar, klubet arkëtuan në total 383 mijë dollarë, ku sipas burimeve shifrën më të madhe e siguroi Dinamo nga shitja e Gasama Karambës në Turqi.

Në nivel global, Brazili është kampionati që ka afruar më shumë futbollistë në merkaton e janarit, plot 456. E dyta renditet Spanja, ndërsa në podium është Argjentina.

Kur bëhet fjalë për milionat e shpenzuar, në krye është gjithmonë Anglia me 363 milionë dollarë, e ndjekur nga Italia me 283 dhe Brazili i treti.

Kampionati që përfitoi më shumë nga shitjet e futbollistëve është ai francez me 218 milionë dollarë, ndërsa Serie A me 175 milionë.

Në total, në merkaton e janarit u transferuan 5,900 futbollistë në të gjithë botën për një vlerë 1.9 miliard dollarë.

“The Guardian”: Avioni privat i mikut tĂ« Trump u pĂ«rdor nga ICE pĂ«r tĂ« deportuar palestinezĂ«t nĂ« Bregun PerĂ«ndimor

NjĂ« avion privat luksoz nĂ« pronĂ«si tĂ« biznesmenit amerikan Gil Dezer, mik i afĂ«rt dhe donator i familjes Trump, Ă«shtĂ« pĂ«rdorur nga autoritetet amerikane tĂ« emigracionit (ICE) pĂ«r deportimin e palestinezĂ«ve nga SHBA drejt Izraelit dhe mĂ« pas nĂ« Bregun PerĂ«ndimor, zbulon investigimi i “The Guardian”.

Sipas raportimit, avioni tip Gulfstream ka kryer të paktën dy fluturime sekrete nga Arizona drejt Tel Avivit, duke transportuar burra palestinezë të arrestuar nga ICE.

Pas mbërritjes në Izrael, ata janë shoqëruar nga forcat e sigurisë dhe janë lënë në pika kontrolli në Bregun Perëndimor.

NjĂ« prej tĂ« deportuarve, 24-vjeçari Maher Awad, i cili kishte jetuar pothuajse gjithĂ« jetĂ«n nĂ« SHBA dhe kishte familje atje, tha se ata u lanĂ« “si kafshĂ« nĂ« anĂ« tĂ« rrugĂ«s”, tĂ« veshur me rroba burgu dhe pa asnjĂ« ndihmĂ«.

I gjithë operacioni konsiderohet politikisht i ndjeshëm dhe sinjalizon një ndryshim të qartë të politikës së deportimeve nën administratën Trump. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, përdorimi i avionëve privatë dhe mungesa e transparencës ngre shqetësime serioze për shkelje të të drejtave dhe mungesë llogaridhënieje.

Autoritetet amerikane dhe izraelite kanĂ« refuzuar tĂ« komentojnĂ« detajet e operacionit, ndĂ«rsa Departamenti i SigurisĂ« KombĂ«tare deklaroi shkurt se “çdo emigrant pa tĂ« drejtĂ« qĂ«ndrimi do tĂ« largohet nga vendi”.

Ku fitohet më shumë? Pagat minimale në Europë në 2026, ja ku renditet Shqipëria

Rreth 12.8 milionë punëtorë në 22 vende të Bashkimit Europian paguhen me pagën minimale ose më pak, sipas një vlerësimi të Euronews bazuar në të dhënat e Eurostat.

Si rezultat, miliona persona po i ndjekin me kujdes njoftimet për pagën minimale për të parë nëse do të marrin një rritje të denjë në vitin e ri.

Megjithatë, rreth një e treta e përfituesve të pagës minimale nuk panë asnjë rritje në janar 2026 krahasuar me korrikun 2025. Në katër vende, nuk ka pasur fare rritje gjatë vitit të fundit.

Pra, në janar 2026, cilat vende europiane kanë pagat minimale më të larta? Sa vlejnë këto paga në terma të fuqisë blerëse? Dhe si ndryshojnë renditjet kur krahasohen shumat nominale në euro me fuqinë reale blerëse?

Mes vendeve të BE-së

Mes vendeve anëtare të BE-së, paga minimale mujore bruto varion nga 620 euro në Bullgari deri në 2,704 euro në Luksemburg. Kur përfshihen edhe vendet kandidate, Ukraina është një përjashtim ekstrem me vetëm 173 euro, e ndjekur nga Moldavia me 319 euro.

Pesë vende kanë paga minimale mbi 2,000 euro. Përveç Luksemburgut, këto janë Irlanda (2,391 euro), Gjermania (2,343 euro), Holanda (2,295 euro) dhe Belgjika (2,112 euro).

Poshtë këtij grupi kryesues, Franca qëndron në 1,823 euro, ndërsa Spanja bie në 1,381 euro, duke theksuar se sa shumë ndryshojnë nivelet edhe mes vendeve fqinje.

Eurostat i grupon pagat minimale në tre kategori: mbi 1,500 euro, mes 1,000 dhe 1,500 euro, dhe nën 1,000 euro.

Spanja, Sllovenia, Lituania, Polonia, Qiproja, Portugalia, Kroacia dhe Greqia bien në këtë grup të mesëm. Diferencat mes tyre janë relativisht të vogla.

Nën 1,000 euro në gjysmën e vendeve europiane

Mes 29 vendeve, 22 anëtare të BE-së dhe shtatë kandidate. paga minimale është nën 1,000 euro në 15 vende. Të gjitha vendet kandidate të BE-së bëjnë pjesë në këtë grup më të ulët. Në të përfshihen edhe disa vende të Europës Lindore.

PĂ«r shembull, paga minimale Ă«shtĂ« 924 euro nĂ« Çeki, 838 euro nĂ« Hungari, 795 euro nĂ« Rumani, 654 euro nĂ« Turqi dhe 517 euro nĂ« ShqipĂ«ri. Tre vende kandidate kanĂ« paga minimale mĂ« tĂ« larta se Bullgaria.

Fuqia blerëse ngushton renditjet

Kur krahasohen pagat minimale mes vendeve, standardet e fuqisë blerëse (PPS) kanë rëndësi, sepse kostoja e jetesës ndryshon shumë. Pasi bëhet përshtatja për fuqinë blerëse, hendeku mes vendeve ngushtohet ndjeshëm krahasuar me termat nominalë.

PPS ofron një krahasim më të drejtë duke përdorur një monedhë artificiale që pasqyron atë që njerëzit mund të blejnë realisht në çdo vend, duke barazuar fuqinë reale blerëse krahasuar me vlerat strikte në euro.

Një PPS është një njësi monetare artificiale që, në teori, blen të njëjtën shportë mallrash dhe shërbimesh në çdo vend.

Me këtë në mendje, mes 22 vendeve të BE-së, paga minimale varion nga 886 PPS në Estoni deri në 2,157 PPS në Gjermani.

Edhe pse renditjet ndryshojnë pak, nëntë vendet kryesuese mbeten të njëjta si në euro ashtu edhe në terma PPS.

Me përjashtim të Shqipërisë, vendet kandidate të BE-së performojnë më mirë në terma PPS, me fuqi blerëse më të lartë se disa vende anëtare të BE-së.

Shqipëria ka 708 njësi PPS dhe renditet e fundit në listë, duke zbritur dy vende në renditje, shumë poshtë vendeve të tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut (1,069 PPS), Serbia (1,105 PPS) dhe Mali i Zi (1,058 PPS), çka tregon se edhe pasi merret parasysh kostoja e jetesës, paga minimale në Shqipëri mbetet me fuqinë reale më të ulët blerëse në Europë.

Mes 27 vendeve ku janë të disponueshme si të dhënat në euro ashtu edhe ato në PPS, Rumania është fituesja më e madhe: renditja e saj ngjitet nga vendi i 20-të në vendin e 12-të.

Maqedonia e Veriut gjithashtu përmirësohet, duke kaluar nga vendi i 26-të në terma euro në vendin e 20-të në terma PPS.

Serbia ngjitet nga vendi i 22-të në të 17-tin, ndërsa Turqia ngjitet me tre vende.

NĂ« tĂ« kundĂ«rt, Çekia dhe Estonia janĂ« humbĂ«set mĂ« tĂ« mĂ«dha, secila duke rĂ«nĂ« tetĂ« vende. Çekia zbret nga vendi i 16-tĂ« nĂ« tĂ« 24-tin, ndĂ«rsa Estonia nga vendi i 18-tĂ« nĂ« tĂ« 26-tin.

Nuk ka pagë minimale të përcaktuar me ligj në Itali, Austri dhe në tre vende nordike: Suedi, Danimarkë dhe Finlandë.

Ku nuk ndryshuan pagat minimale?

Mes vendeve të BE-së, paga minimale mbeti e pandryshuar në Belgjikë, Estoni, Greqi, Spanjë, Luksemburg dhe Slloveni mes korrikut 2025 dhe janarit 2026.

Bullgaria, Hungaria, Lituania dhe Sllovakia shënuan rritjet më të mëdha, secila me më shumë se 11% gjatë kësaj periudhe.

Ajo mbeti e njëjtë edhe në Estoni, Spanjë dhe Slloveni mes janarit 2025 dhe janarit 2026. Në Rumani, paga minimale në monedhën kombëtare mbeti e pandryshuar, por ra lehtë në terma euro në të dyja periudhat.

Arsyet pas diferencave

Ekspertët e Institutit Europian të Sindikatave (ETUI) vërejnë se produktiviteti më i lartë është baza për paga dhe rroga më të larta në mënyrë të qëndrueshme. Ekonomitë me aktivitet industrial ose financiar më të fortë priren të jenë më produktive.

Industria e teknologjisë së lartë zakonisht tregon gjithashtu produktivitet më të lartë. Një faktor tjetër kyç është fuqia më e madhe negociuese e punëtorëve. / Euronews

❌