Reading view

Shqipëria paralajmëron Serbinë kundër ndryshimit të rrjedhës së Ibrit

photo 2026 04 27 20 14 54
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha |Foto: LSA
Shqipëria reagoi me shqetësim ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbi mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e një projekti të tillë. Në një deklaratë në platformën ‘X’, ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, tha se ndërhyrja nuk mund të konsiderohet […]The post Shqipëria paralajmëron Serbinë kundër ndryshimit të rrjedhës së Ibrit appeared first on Reporter.al.
  •  

Avokatët europianë kritikojnë kërcënimet me ndjekje penale ndaj Gentian Sejranit

477958321 9414945078525719 4762456769833357337 n
Avokati Gentian Serjani
Në një letër dërguar qeverisë shqiptare, kryetari i Këshillit të Dhomave të Avokatisë dhe Shoqatave të Juristëve të Evropës (CCBE), i cili përfaqëson organizata të 46 vendeve, shpreh shqetësimin e tij lidhur me kërcënimet publike për ndjekje penale dhe procedim disiplinor ndaj avokatit Gentian Sejrani, në lidhje me ushtrimin e detyrave të tij profesionale në […]The post Avokatët europianë kritikojnë kërcënimet me ndjekje penale ndaj Gentian Sejranit appeared first on Reporter.al.
  •  

Nga tenderat e AKSHI te kështjella në Francë, SPAK në gjurmët e pasurisë së Beqirit

ermal beqiri
I akuzuari për shkelje të barazisë në tendera dhe krim të organizuar, Ermal Beqiri. Foto: Soft& Solution.
Rajoni i Oise në veri të Parisit është i njohur për trashëgiminë mbretërore, pyjet e shumta dhe kështjellat mesjetare – njëra prej të cilave, sipas SPAK, është blerë nga i shumëkërkuari Ermal Beqiri për 2.6 milionë euro. Në Shqipëri, Beqiri ndodhej në kërkim ndërkombëtar prej dhjetorit të vitit të kaluar si njëri nga arkitektët e […]The post Nga tenderat e AKSHI te kështjella në Francë, SPAK në gjurmët e pasurisë së Beqirit appeared first on Reporter.al.
  •  

534 shkencëtarë i kërkojnë qeverisë të ndalë projektet turistike në deltën e Vjosës

Peizazhi i Zvernecit | Foto nga Oltion Kola/Pixabay
Kërkesa është paraqitur përmes një peticioni të titulluar “Thirrje për Ruajtjen Gjithëpërfshirëse dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Deltës së Vjosës”, drejtuar kryeministrit Edi Rama, presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Sekretariatit të Konventës së Bernës dhe programit “Njeriu dhe Biosfera” (MAB) të UNESCO-s. Peticioni është udhëhequr nga profesorët Friedrich Schiemer i Universitetit të […]The post 534 shkencëtarë i kërkojnë qeverisë të ndalë projektet turistike në deltën e Vjosës appeared first on Reporter.al.
  •  

Kuvendi injoron shqetësimet, miraton ligjin për parqet eolike në tokat bujqësore

Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit
Parlamenti i Shqipërisë. Foto: Kuvendi i Shqipërisë Facebook.
Mazhoranca socialiste bëri një vesh shurdh ndaj shqetësime dhe miratoi me 77 vota në Kuvendin e Shqipërisë të enjten një projektligj të qeverisë, që i hap rrugën ndërtimit të parqeve eolike dhe fotovoltaike në tokat bujqësore. Kundër projektligjit votuan deputeti socialist, Erion Braçe dhe ai i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ndërkohë që deputetët e opozitës […]The post Kuvendi injoron shqetësimet, miraton ligjin për parqet eolike në tokat bujqësore appeared first on Reporter.al.
  •  

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

spiropali
Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali pas dekretimit të kabinetit. Foto: Facebook.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Spiropali tha se Shqipëria që qytetarët dëshirojnë të ndërtojnë duhet të jetë “më e hapur, më e drejtë, më meritokratike dhe më europiane”, por shtoi se arritja e këtij objektivi kërkon transformimin e vetë Partisë Socialiste. “Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të […]The post Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste appeared first on Reporter.al.
  •  

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

marjana koceku
Deputetja Marjana Koçeku
Deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, njoftoi të dielën largimin e saj nga grupi parlamentar i mazhorancës, duke deklaruar se do të vazhdojë mandatin si deputete e pavarur, në një moment kur protestat kundër qeverisë po zgjerohen në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Në një postim në Facebook, Koçeku tha se vendimi i […]The post Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen appeared first on Reporter.al.
  •  

Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada

protesta 10 qershor 202t6
Protestuesit u ngjeshën në rendin e dhjetëramijërave përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit mbrëmjen e 10 qershorit 2026, në protestën më të madhe që vendi ka parë që nga protestat që sollën rrëzimin e regjimit komunist tre dekada e gjysmë më parë. Protestestat nisën njëmbëdhjetë ditë më parë dhe u ndezën nga dhunimi dhe rrëmbimi i […]The post Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada appeared first on Reporter.al.
  •  

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

protesta 1
Nga dita e 3 e protestës kundër projektit për ndërtime masive në zonën e mbrojtur Pishë Poro -Nartë. Foto: LSA.
Organizatat në mbrojtje të mjedisit, arkitektë dhe qytetarë të angazhuar në protestat kundër projektit të turizmit masiv në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë u bënë thirrje aktitektëve të huaj që mblidhen sot në Tiranë për edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës, “Bread&Heart”, që të mos bëhen bashkëfajtorë në atë që ata […]The post Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë! appeared first on Reporter.al.
  •  

Reagim për shkrimin: Zgjedhja pa garë e Berishës në PD ngre shqetësime për të ardhmen e opozitës

Në editorialin tuaj politik, të paraqitur gabimisht ose taktikisht si lajm, merrni përsipër të parashikoni të ardhmen e opozitës, në kundërshtim me standardet bazë të gazetarisë profesionale, të cilat kërkojnë ndarjen e qartë mes opinionit dhe lajmit, ose së paku identifikimin korrekt të zhanrit. Për dijeninë tuaj, Kryetari i Partisë Demokratike zgjidhet sipas parimit “1 […]The post Reagim për shkrimin: Zgjedhja pa garë e Berishës në PD ngre shqetësime për të ardhmen e opozitës appeared first on Reporter.al.
  •  

Strasburgu gjen shkelje të konventës në vetingun e gjyqtarit Ervin Metalla

gjykata
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vlerësoi të martën se shkarkimi i gjyqtarit Ervin Metalla gjatë procesit të vetingut ishte joporpocional dhe në shkelje të artikullit 8 të Konventës që sanksionon të drejtën për jetë private dhe familjare. Në vendimin e publikuar më 5 maj, Gjykata e Strasburgut sugjeron rihapjen e procesit për Metallën […]The post Strasburgu gjen shkelje të konventës në vetingun e gjyqtarit Ervin Metalla appeared first on Reporter.al.
  •  

Konusmatorët pesimistë për ekonominë shqiptare

Qytetare duke blere fruta dhe perime. Foto: LSA
Sipas vrojtimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u ul me 1.5 pikë gjatë prillit, megjithëse vijon të qëndrojë mbi mesataren historike me rreth 6.4 pikë . Rënia e treguesit u ndikua kryesisht nga përkeqësimi i besimit në sektorin e shërbimeve dhe tregtisë, si dhe nga një tkurrje e ndjeshme […]The post Konusmatorët pesimistë për ekonominë shqiptare appeared first on Reporter.al.
  •  

Gjykata e Lartë ndryshon standardet për “arrestin në burg”

Kolegjet e Bashkuara thirren për të riparë praktikën e "arrestit me burg"
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Foto: LSA.
Vendimi u mor pas një nisme të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, i cili kërkoi ndërhyrjen e Kolegjeve për të adresuar praktika të ndryshme dhe shpesh të paqarta në arsyetimin dhe zbatimin e kësaj mase, që konsiderohet më e rënda ndaj të dyshuarve. Në arsyetimin e tyre, Kolegjet vlerësojnë se deri më tani gjykatat nuk […]The post Gjykata e Lartë ndryshon standardet për “arrestin në burg” appeared first on Reporter.al.
  •  

Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq katër persona për pastrim parash prej 500 mijë eurosh

Foto ilustruese.
Sipas organit të akuzës, të pandehurit me inicialet A.C., A.G., G.G. dhe V.J. dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim për të kryer një sërë transaksionesh dhe veprimesh bankare fiktive, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të parave. Hetimet, të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 1280 të vitit 2021, kanë dokumentuar kryerjen e […]The post Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq katër persona për pastrim parash prej 500 mijë eurosh appeared first on Reporter.al.
  •  

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për zbutje të masës së sigurisë

ilir meta ne gjkko
Ish-presidenti Ilir Meta paraqitet për herë të parë pas arrestimit në sallën e gjyqit. Foto: LSA.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi të hënën kërkesën e Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë. Sipas një njoftimi zyrtar, gjyqtarja Saida Dollani vendosi mospranimin e ankimit të paraqitur nga Meta, i cili përmes avokatit të tij kishte kërkuar […]The post Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për zbutje të masës së sigurisë appeared first on Reporter.al.
  •  

Ndalohet në Rinas një shtetas turk i shpallur në kërkim për terrorizëm

Aeroporti i Rinasit, Foto LSA
Një shtetas turk, i kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të lidhura me terrorizmin, është ndaluar në aeroportin e Rinasit teksa tentonte të hynte në Shqipëri, njoftoi policia. Sipas autoriteteve, 67-vjeçari me inicialet I.K. u ndalua nga Njësia Rajonale Antiterrorizëm në Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe partnerët turq, pas verifikimeve në hyrje të territorit shqiptar. […]The post Ndalohet në Rinas një shtetas turk i shpallur në kërkim për terrorizëm appeared first on Reporter.al.
  •  

Ratko Mlladiç, “afër fundit të jetës”, kërkon lirim nga burgu

Një mural që lavdëron Ratko Mlladiçin si “hero” në Kalinovik. Foto: BIRN.
Avokatët mbrojtës të ish-komandantit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, po kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm për arsye humanitare pas një incidenti të rëndë shëndetësor që e ka afruar me vdekjen, sipas kërkesës së bërë publike të premten nga Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetur për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë. Kërkesa thotë se Mlladiçi, […]The post Ratko Mlladiç, “afër fundit të jetës”, kërkon lirim nga burgu appeared first on Reporter.al.
  •  

Vakancat: Sadushi kritik për KLGJ-në dhe KLP-në

photo 2026 04 28 12 32 56
Sokol Sadushi
Vonesat në vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve po pengojnë funksionimin normal të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke ndikuar drejtpërdrejt në promovimet, plotësimin e vakancave dhe uljen e stokut të çështjeve të prapambetura. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, tha gjatë një takimi të përbashkët të institucioneve të drejtësisë se procesi […]The post Vakancat: Sadushi kritik për KLGJ-në dhe KLP-në appeared first on Reporter.al.
  •  

Vendet e Ballkanit ndërmarrin masa për të zbutur rritjen e çmimeve të naftës

Qeveritë e Ballkanit kanë filluar të ndërmarrin masa për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës, gjë e cila është përshkallëzuar pasi Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli, duke kërcënuar ekonomitë në mbarë botën. Kjo rrugë ujore midis Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit është thelbësore për tregtinë […]

The post Vendet e Ballkanit ndërmarrin masa për të zbutur rritjen e çmimeve të naftës appeared first on Reporter.al.

  •  
❌