❌

Reading view

BE kritikon TikTok dhe Meta për rolin e rrjeteve sociale në krizën e Ceutës

Komisionerja e BE-së për çështjet digjitale, Henna Virkkunen, ka kritikuar kompanitë Meta dhe TikTok për mënyrën se si trajtuan dezinformimin gjatë krizës së fundit të migracionit në Ceuta, territorin spanjoll në Afrikën e Veriut.

Ajo kërkoi që platformat e mëdha sociale të rrisin monitorimin dhe reagimin ndaj përhapjes së informacionit të rremë, veçanërisht gjatë situatave të krizave.

Në fund të muajit të kaluar, dhjetëra mijëra njerëz kaluan nga Maroku drejt Ceutës, duke shkaktuar mbingarkesë të territorit të vogël dhe një debat politik mbi sigurinë e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Rrjetet sociale duket se luajtën një rol të rëndësishëm në nxitjen e lëvizjes.

Shumë migrantë thanë se kishin parë në TikTok video dhe mesazhe që pretendonin se kufiri, i cili zakonisht ruhet rreptësisht, ishte hapur papritur.

Në rrjetet sociale u përhapën gjithashtu pretendime se në Ceuta do të sigurohej akomodim për migrantët dhe se ata do të mund të vazhdonin më pas udhëtimin drejt Spanjës kontinentale.

Informacioni i tillë, edhe kur është i pavërtetë, mund të përhapet shumë shpejt nëpërmjet videove virale dhe mesazheve të shpërndara masivisht, duke ndikuar në vendimet e njerëzve.

Pas një takimi urgjent të vendeve anëtare të BE-së këtë javë, zyrtarët evropianë thanë se mund të forcohen sistemet e paralajmërimit të hershëm, përfshirë monitorimin e rrjeteve sociale.

Qëllimi është që institucionet evropiane të identifikojnë më shpejt zhvillimet e pazakonta dhe të kenë një vlerësim të përbashkët të situatave që mund të shndërrohen në kriza

  •  

VIDEO/ Tensione dhe përplasje në Kuvendin e Kosovës, deputetja gjuan me vezë drejt Kurtit, ndërpritet seanca

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve mes deputetëve, pak pasi kreu i LVV-së, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje politike.

GjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij, Kurti kĂ«rkoi shtyrjen e vendimmarrjes, duke argumentuar se ende nuk ka njĂ« marrĂ«veshje politike. “Prandaj, qĂ« t’i evitojmĂ« zgjedhjet e reja, ju lus pĂ«r kohĂ« shtesĂ«â€, tha Kurti.

Pas fjalës së tij, situata në sallën e Kuvendit u tensionua. Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, u afrua në drejtim të Kurtit dhe tentoi të gjuante me vezë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Veprimi solli reagimin e deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare, të cilët u ngritën në këmbë dhe pati shtyrje fizike mes tyre.

Për shkak të situatës së krijuar, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi ta ndërpresë atë.

Pas ndĂ«rprerjes sĂ« seancĂ«s, deputetja e LDK-sĂ«, Jehona Lushaku-Sadriu, e cilĂ«soi situatĂ«n e krijuar nĂ« Kuvend si njĂ« “pamje tĂ« keqe”.

Ndërkohë, përfaqësues të partive të tjera politike kanë reaguar për mediat lidhur me tensionet dhe incidentin e ndodhur gjatë seancës.

  •  

Retë e hirit nga Etna detyrojnë aeroportin e Katanias të pezullojë fluturimet

Një re e dendur tymi dhe hiri vullkanik ka dalë nga mali Etna në Siçili, duke shkaktuar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve në mbërritje në aeroportin ndërkombëtar të Katanias.

Autoritetet aeroportuale njoftuan se hapësira ajrore në zonën e prekur nga reja e hirit është mbyllur për shkak të aktivitetit të shtuar vullkanik.

Sipas njoftimit, të gjitha fluturimet në mbërritje janë pezulluar, ndërsa nisjet nga aeroporti po vijojnë normalisht, për momentin.

Situata po monitorohet nga afër nga autoritetet, pasi hiri vullkanik mund të përbëjë rrezik serioz për motorët e avionëve dhe për sigurinë e fluturimeve.

Aktiviteti i Etnës po ndiqet nga Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, i cili po publikon edhe pamje të drejtpërdrejta të aktivitetit të vullkanit.

Etna, me një lartësi prej rreth 3,324 metrash, është vullkani aktiv më i lartë në Evropë dhe një nga vullkanet më aktivë në botë. Shpërthimet e tij janë të shpeshta dhe herë pas here ndikojnë edhe në trafikun ajror të Siçilisë.

Aeroporti ndërkombëtar i Katanias është një nga nyjet kryesore ajrore të ishullit dhe shërben një numër të madh turistësh që vizitojnë Siçilinë. Sipas të dhënave të përmendura në njoftim, gjatë vitit 2024 në këtë aeroport kaluan rreth 12 milionë pasagjerë.

  •  

EMRAT/ Sherr mes të dënuarve në burgun e Fierit, përfundojnë në spital. Si nisi konflikti

Një sherr mes dy të burgosurve është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se janë konfliktuar me grushte dhe me sende rrethanore, Denis Brajovic me Jurgen Zoton.

Konflikti është parandaluar nga punonjësit e sigurisë së Burgjeve, teksa të dy janë dërguar për mjekim në spitalin e Burgut dhe tashmë po kthehen sërish në qelitë respektive, të shpqëruar nga forcat e policisë.

Denis Brajovic i njohur edhe me mbiemrin Bajri, është person me rrezikshmëri të lartë , i akuzuar nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndoj. Ndërsa Jurgen Zoto mbahet në burg për vjedhje me dhunë dhe mbajtje pa leje të armës së zjarrit.
Sipas informacioneve, i pari që ka nisur konfliktin ka qenë Jurgen Zoto i cili ka goditur Denis Bajrin. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të marrë masa ndëshkuese për të dy personat, teksa pritet edhe një njoftim zyrtar për mediat.

  •  

Mbi 1 mijë masa në një javë për shpejtësinë/ Policia: Janë kapur mjete deri në 230 km/h

Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet për sigurinë rrugore, duke përdorur mjete inteligjente për evidentimin e shkeljeve në akset kryesore të vendit.

Vetëm gjatë kësaj jave janë vendosur 1,100 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa janë evidentuar raste ku automjetet kanë lëvizur deri në 230 km/h.

Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, inspektoi nga terreni masat e ndĂ«rmarra nga Policia Rrugore nĂ« aksin interurban kryesor “RrogozhinĂ«-DurrĂ«s”, ku po pĂ«rdoren mjete inteligjente pĂ«r monitorimin e shpejtĂ«sisĂ« dhe shkeljeve tĂ« tjera tĂ« qarkullimit rrugor.

Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, bëri me dije se mjete të tilla janë të dislokuara edhe në akse të tjera kryesore të vendit, përfshirë Rrugën e Kombit, me qëllim evidentimin automatik të drejtuesve që tejkalojnë normat e lejuara të shpejtësisë.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, gjatë javës janë vendosur 1,100 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa shpejtësitë e evidentuara kanë arritur deri në 230 km/h.

“ShpejtĂ«sia vret”, ishte njĂ« nga mesazhet e pĂ«rcjella nga Hita, i cili kĂ«rkoi respektimin e rregullave tĂ« qarkullimit dhe paralajmĂ«roi intensifikimin e kontrolleve me mjete inteligjente.

Policia po përdor në terren pajisje si Poliscani, radarë dhe dronë për monitorimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve.

Ndërkohë, gjatë një viti, sipas të dhënave të bëra publike nga Policia e Shtetit, 1,075 drejtuesve të automjeteve u është hequr leja e drejtimit pasi kanë humbur pikët, ndërsa 1,060 raste janë proceduar për drejtim të automjetit pa leje drejtimi.

Policia njofton gjithashtu se së shpejti pritet të vihen në funksion kamerat në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor. Këto kamera do të integrohen me sistemin e Policisë dhe synojnë një monitorim më të detajuar të shkeljeve në rrugët kryesore interurbane.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit apeloi drejtuesit e automjeteve që të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit, të mos drejtojnë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike dhe të respektojnë kufijtë e shpejtësisë.

“NjĂ« rregull i respektuar, Ă«shtĂ« njĂ« jetĂ« e shpĂ«tuar mĂ« shumĂ«â€, ishte mesazhi i PolicisĂ« sĂ« Shtetit.

 

  •  

Sistemi i ri i pagesave nga telefoni/ Banka e Shqipërisë: Nis brenda vendit, më pas drejt BE

Qytetarët dhe bizneset në vend do të realizojnë pagesa apo transaksione online brenda disa sekondave.

Nëse më parë kalimi i parave mund të zgjaste disa ditë me hyrjen në përdorim të TIPS Clone, pagesat elektronike në Shqipëri do të kryhen në kohë reale edhe ne ditë pushimi.

Zv.drejtoresha e sistemit të pagesave në Bankën e Shqipërisë, Valentina Semi thekson se aksesi do të jetë nëpërmjet aplikacioneve online të bankave  kundrejt komisioneve minimale.

Qytetarët mund ta përdorin këtë sistem për të kryer pagesa të ndryshme duke nisur që nga fatura të energjisë, ujit apo  në restorante.

Platforma TIPS Clone u mundëson bizneseve të kryejnë pagesa dhe transferta parash në kohë reale brenda pak sekondash, edhe jashtë orarit zyrtar të bankave.

Sistemi do të nisë funksionin në nëntor për pagesat brenda vendit për tu zgjeruar më pas edhe me vendet e rajonit dhe ato të BE.

Ofrimi i kësaj mundësie për kryerjen e pagesave të shpejta pritet të ulë njëkohësisht edhe përdorimin e parave CASH duke sjellë përfitime të konsiderueshme edhe për ekonominë e cila përllogaritet të kursejë deri në 38 miliardë lekë në vit.

  •  

Dy operacione policore në Elbasan, arrestohen dy persona

ELBASAN – Dy operacione policore tĂ« koduara “Last Fire” dhe “MbikĂ«qyrja” janĂ« finalizuar nga Komisariati i PolicisĂ« Elbasan, nĂ« bashkĂ«punim me ForcĂ«n e Posaçme Operacionale tĂ« DVP Elbasan, duke çuar nĂ« arrestimin e dy personave.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Last Fire”, policia ka ndaluar 43-vjeçarin, banues nĂ« Elbasan, i cili dyshohet se mĂ« 7 gusht 2026, rreth orĂ«s 01:00, ka djegur me lĂ«ndĂ« djegĂ«se automjetin nĂ« pĂ«rdorim nga njĂ« 26-vjeçar.

Sipas policisë, nga hetimet e thelluara dyshohet se 43-vjeçari është gjithashtu autor i djegies së dy automjeteve të tjera, në pronësi të shtetasit E. H., ngjarje e ndodhur më 28 qershor 2026.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “MbikĂ«qyrja”, shĂ«rbimet e policisĂ« kanĂ« kapur nĂ« flagrancĂ« dhe arrestuar 32-vjeçarin D. R., banues nĂ« Elbasan.

GjatĂ« kontrollit fizik nĂ« lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, policia i gjeti njĂ« armĂ« zjarri pistoletĂ«, 35 fishekĂ«, si dhe njĂ« sasi lĂ«nde tĂ« dyshuar narkotike kokainĂ«.

NĂ« vijim tĂ« veprimeve procedurale, 32-vjeçari u arrestua pĂ«r veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve”.

Arma e zjarrit, municioni dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

  •  

Po transportonte zogj fushe, furgoni në Lushnje përfshihet nga flakët, digjet më shumë se gjysma e ngarkesës

NjĂ« automjet tip furgon, me targa tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga zjarri mĂ«ngjesin e kĂ«saj tĂ« shtune nĂ« afĂ«rsi tĂ« vendit tĂ« njohur si “Pushimi i Shoferit”, nĂ« Lushnje.

Mjeti po transportonte zogj të vegjël fushe, të ardhur nga shteti fqinj, ndërsa drejtuesi ka konstatuar flakët vetëm pasi kishte dalë nga autostrada dhe po lëvizte në drejtim të Këmishtajt.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Lushnjës, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, kryesisht në pjesën e kabinës së drejtuesit.

Megjithatë, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në ngarkesë, duke djegur më shumë se gjysmën e zogjve që transportoheshin në automjet.

Sipas shërbimit zjarrfikës të Lushnjës, paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në sistemin e kondicionimit të pjesës së ngarkesës.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa grupet përkatëse po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga zjarri.

  •  

Situata me zjarret, 23 vatra në 24 orë/ Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara

TiranĂ« – GjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit janĂ« raportuar 23 vatra zjarri nĂ« vend, ndĂ«rsa aktualisht vetĂ«m dy prej tyre vijojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ«n monitorim. Ministria e Mbrojtjes bĂ«n me dije se nuk raportohet asnjĂ« vatĂ«r problematike qĂ« tĂ« paraqesĂ« rrezik pĂ«r zonat e banuara.

PĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s janĂ« angazhuar 47 automjete zjarrfikĂ«se dhe 445 forca operacionale. NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« strukturave vendore kanĂ« ndĂ«rhyrĂ« edhe 65 efektivĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, 3 automjete zjarrfikĂ«se tĂ« FA-sĂ«, 2 helikopterĂ« dhe njĂ« avion “Air Tractor” i ForcĂ«s Ajrore.

Në Dajt, zjarri është fikur dhe zona vijon të mbahet në monitorim nga strukturat vendore, ndërsa në Priskë zjarri është shuar plotësisht.

NĂ« Çikallesh dhe Leshtej-Collak, nĂ« bashkinĂ« KavajĂ«, operacioni pĂ«r shuarjen e zjarrit ka pĂ«rfunduar pas ndĂ«rhyrjes sĂ« forcave zjarrfikĂ«se nga disa bashki dhe mbĂ«shtetjes nga ajri. Edhe nĂ« Mushnik, bashkia RrogozhinĂ«, zjarri Ă«shtĂ« shuar.

NĂ« MallakastĂ«r, nĂ« zonĂ«n Ndrenie–Vlosh–Panahor, vijon operacioni pĂ«r fikjen pĂ«rfundimtare tĂ« vatrĂ«s. Zjarri mbetet aktiv nĂ«n kurorĂ« nĂ« krahun verior, ndĂ«rsa situata po mbahet nĂ«n monitorim.

Në Plan të Bardhë, bashkia Klos, zjarri është shuar pas ndërhyrjes së 5 automjeteve zjarrfikëse, 26 efektivëve të MZSH-së, forcave të Policisë, strukturave bashkiake, vullnetarëve, OSHEE-së dhe 25 efektivëve të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë, zjarret në Kostren 2, bashkia Berat, dhe në Uruçaj, bashkia Peqin, janë shuar plotësisht. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, edhe vatrat e tjera të raportuara gjatë 24 orëve të fundit janë neutralizuar nga strukturat operacionale.

Aktualisht, dy zona vijojnë të jenë në monitorim, ndërsa nuk raportohet asnjë vatër problematike që të përbëjë rrezik për banorët.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe qëndrojnë në gatishmëri për ndërhyrje në rast të ndonjë riaktivizimi të mundshëm.

  •  

Evropa po hyn nĂ« epokĂ«n e “megazjarreve”, paralajmĂ«rojnĂ« ekspertĂ«t: Kjo Ă«shtĂ« “normalja e re”

Evropa po përballet me një valë të jashtëzakonshme zjarresh, ndërsa temperaturat e larta, thatësira dhe erërat e forta po krijojnë kushte gjithnjë e më të vështira për përballimin e flakëve.

Në Greqi, humbja e jetës së tre zjarrfikësve në Rethymno dhe Gytheio ka nxjerrë në pah rrezikun ekstrem me të cilin përballen ekipet e emergjencave. Pantelis Diamantakis, Emmanuel Stratidakis dhe ndihmës-zjarrfikësi Konstantinos Laimodetis humbën jetën në përpjekje për të shpëtuar njerëz dhe prona nga flakët.

Situata është rënduar edhe nga kushtet atmosferike. Avionët dhe helikopterët zjarrfikës kanë vështirësi të operojnë kur erërat arrijnë shpejtësi ekstreme, ndërsa në disa zona edhe ekipet e shpëtimit detar janë përballur me dallgë të fuqishme.

EkspertĂ«t paralajmĂ«rojnĂ« se Evropa po hyn nĂ« epokĂ«n e “megazjarreve”, tĂ« cilat nuk sillen mĂ« si zjarret tradicionale. Intensiteti i tyre Ă«shtĂ« aq i madh, sa vetĂ« zjarri mund tĂ« krijojĂ« kushte atmosferike qĂ« favorizojnĂ« pĂ«rhapjen e mĂ«tejshme tĂ« flakĂ«ve.

Një nga fenomenet më shqetësuese është krijimi i reve të zjarrit dhe i sistemeve pirokumulonimbus. Ajri i nxehtë dhe tymi ngrihen me shpejtësi, duke krijuar re që mund të prodhojnë erëra të forta, rrufe dhe shpërthime të reja zjarri shumë kilometra larg frontit fillestar.

Franca dhe Spanja janë ndër vendet më të prekura. Në Francë, vetëm gjatë valës së fundit të zjarreve, sipërfaqja e djegur ka arritur në rreth 91 mijë hektarë. Në Spanjë, vlerësohet se këtë vit janë djegur më shumë se 75 mijë hektarë, ndërsa disa prej zjarreve më të mëdha të dekadave të fundit janë regjistruar pikërisht në vitet e fundit.

Edhe Greqia mbetet një nga vendet më të goditura nga megazjarret. Zjarri i Evrosit në vitin 2023, që përfshiu edhe pjesë të pyllit të mbrojtur të Dadias, dogji një sipërfaqe prej rreth 966 kilometrash katrorë dhe konsiderohet një nga zjarret më të mëdha të regjistruara në Evropë.

Ekspertët e klimës e lidhin rritjen e intensitetit të zjarreve me ngrohjen globale. Periudhat e gjata të nxehtësisë dhe thatësirës po ulin lagështinë e tokës dhe po krijojnë më shumë material të thatë që shërben si lëndë djegëse.

Sipas analizave të World Weather Attribution, ndryshimet klimatike kanë rritur ndjeshëm mundësinë e kushteve ekstreme të nxehtësisë dhe thatësirës që favorizojnë shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se klima nuk e ndez vetë zjarrin. Aktiviteti njerëzor, menaxhimi i tokës dhe mënyra se si trajtohen zonat pyjore luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm.

Parashikimet janĂ« shqetĂ«suese: mĂ« shumĂ« temperatura ekstreme, thatĂ«sira mĂ« tĂ« gjata dhe kushte qĂ« favorizojnĂ« zjarre mĂ« tĂ« mĂ«dha e mĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u kontrolluar.

“Duhet tĂ« themi se kjo Ă«shtĂ« normalja e re nĂ« EvropĂ«â€, paralajmĂ«rojnĂ« ekspertĂ«t.

  •  

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 2 mijë pasagjerë mbërrijnë nga Italia

Porti i Vlorës po përjeton një fluks të lartë udhëtarësh këtë fundjavë, për shkak të sezonit turistik.

Me tragetin e parë, i cili mbërriti në orët e para të mëngjesit nga Italia, në Vlorë mbërritën rreth 900 pasagjerë, ndërsa me tragetin e dytë pritet të mbërrijnë rreth 1,100 udhëtarë të tjerë.

Fluksi i lartë i lëvizjeve nuk lidhet vetëm me shqiptarët që jetojnë në Itali dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, por edhe me numrin e madh të turistëve të huaj që kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Italia drejt Vlorës dhe destinacioneve të tjera turistike në Shqipëri.

LĂ«vizjet e shumta pritet tĂ« vijojnĂ« edhe gjatĂ« ditĂ«s sĂ« diel. PĂ«r tĂ« pĂ«rballuar numrin e lartĂ« tĂ« udhĂ«tarĂ«ve, nĂ« linjĂ«n Brindisi–VlorĂ« pritet tĂ« operojnĂ« tre tragete.

Ndërkohë, në Portin e Vlorës vijon puna me gjashtë sportele për përpunimin e dokumentacionit, me qëllim përshpejtimin e procedurave dhe shmangien e pritjeve e radhëve të gjata për pasagjerët.

Autoritetet portuale janë në gatishmëri për të përballuar fluksin e lartë të lëvizjeve gjatë fundjavës, në një periudhë kur sezoni turistik ka sjellë rritje të ndjeshme të numrit të udhëtarëve drejt Shqipërisë.

  •  

Ambasada amerikane uron Eric Wendt pas konfirmimit si ambasador në Shqipëri

TiranĂ« – Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« TiranĂ« ka reaguar pas konfirmimit tĂ«, Eric Wendt, nĂ« postin e ambasadorit tĂ« ardhshĂ«m tĂ« SHBA-sĂ« nĂ« ShqipĂ«ri.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada amerikane e ka uruar Wendt për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë për ta mirëpritur në Tiranë.

“Urime GjenerallejtĂ«nantit Eric Wendt pĂ«r rolin e tij tĂ« ri si Ambasadori i ardhshĂ«m i Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« ShqipĂ«ri!”, thuhet nĂ« reagim.

Ambasada thekson se Wendt do të mbështesë në Shqipëri vizionin e Presidentit Donald Trump për sigurinë e përbashkët, forcimin e NATO-s dhe krijimin e marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane.

“Presim me kĂ«naqĂ«si Ambasadorin e emĂ«ruar Wendt nĂ« TiranĂ«, nga ku do tĂ« mbĂ«shtesĂ« vizionin e Presidentit Trump pĂ«r siguri tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, njĂ« NATO mĂ« tĂ« fortĂ« dhe marrĂ«veshje tĂ« drejta pĂ«r bizneset amerikane”, pĂ«rfundon reagimi.

  •  

Zjarri në Panahor të Mallakastrës, vatra ende aktive. Zjarrfikësit në terren

MallakastĂ«r – Vijon puna pĂ«r shuarjen e Zjarri nĂ« Panahor tĂ« MallakastrĂ«s, ndĂ«rsa situata nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« paraqitet e qetĂ«.

Në terren janë angazhuar 10 efektivë të MZSH Mallakastër, 30 forca bashkiake, 8 punonjës të Policisë Bashkiake, 3 punonjës të Emergjencave Civile dhe 30 trupa të Forcave të Armatosura.

NdĂ«rkohĂ«, vatra e zjarrit vijon tĂ« jetĂ« aktive nĂ«n kurorĂ« nĂ« krahun verior, nĂ« aksin Ndrenie–LofkĂ«nd–Vlosht.

Në këtë pjesë të zonës së përfshirë nga zjarri po vijon monitorimi dhe ndërhyrja nga forcat e MZSH Patos dhe Roskovec, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë terrenin dhe të ndërhyjnë në zonat ku evidentohen vatra aktive.

  •  

U ekstradua nga Kolumbia, gjykata lĂ« nĂ« burg “kimistin” e laboratorit tĂ« kokainĂ«s nĂ« Frakull

Saimir Rosales Rodriguez, 53 vjeç, i njohur si “kimisti” i grupit tĂ« FrakullĂ«s, I cili u ekstradua nga Kolumbia drejt ShqipĂ«risĂ«, Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« nĂ« qeli nga GJKKO.

Rodriguez, shtetas kolumbian, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas largimit nga Shqipëria.

Ai u arrestua nga autoritetet kolumbiane dhe, pas procedurave të ekstradimit, është sjellë në vendin tonë.

Gjykata e Posaçme e dënoi më 30 qershor 2026 me 14 vite burg, pas hetimeve të SPAK për dosjen e laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit.

Sipas hetimeve të SPAK, 53-vjeçari kishte një rol të rëndësishëm në grup, duke u cilësuar si personi që do të merrej me përpunimin dhe ndarjen e kokainës në laboratorin e zbuluar në Frakull.

Çështja e FrakullĂ«s lidhet me zbulimin e njĂ« laboratori ku pĂ«rpunohej kokaina, ndĂ«rsa nĂ« kuadĂ«r tĂ« hetimit u arrestuan edhe persona tĂ« tjerĂ« tĂ« dyshuar si pjesĂ« e grupit kriminal.

Sipas dosjes hetimore, lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me pleh kimik, e cila kishte mbërritur fillimisht në Malin e Zi dhe më pas ishte transportuar drejt Shqipërisë.

Me ekstradimin e tij, “kimisti” i laboratorit tĂ« FrakullĂ«s ndodhet tashmĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, ku do tĂ« vuajĂ« dĂ«nimin e dhĂ«nĂ« nga GJKKO.

  •  

SHBA premton 1 miliard dollarë ndihmë për qeverinë e re të Kolumbisë

Shtetet e Bashkuara kanĂ« njoftuar synimin pĂ«r t’i ofruar KolumbisĂ« njĂ« paketĂ« ndihme prej 1 miliard dollarĂ«sh, nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« politikave ekonomike dhe tĂ« sigurisĂ« sĂ« presidentit tĂ« ri, Abelardo de la Espriella, aleat i presidentit amerikan Donald Trump.

“SHBA, nĂ« bashkĂ«punim me Kongresin, synojnĂ« tĂ« shpallin njĂ« miliard dollarĂ« ndihmĂ« si pjesĂ« e njĂ« pakete sigurie pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur qeverinĂ« e presidentit De la Espriella nĂ« zbatimin e objektivave tona tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta”, deklaroi Departamenti amerikan i Shtetit.

Njoftimi erdhi menjëherë pas betimit të presidentit të ri kolumbian, i cili ka vendosur në qendër të programit të tij forcimin e rendit dhe ligjit, si dhe luftën kundër trafikut të drogës.

Paketa amerikane pritet të forcojë bashkëpunimin mes Uashingtonit dhe Bogotås, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe në përpjekjet për goditjen e organizatave të trafikut të narkotikëve.

  •  

Senati amerikan miraton sanksione më të ashpra kundër Rusisë

Senati amerikan ka miratuar me shumicë dërrmuese një projektligj të ri për sanksionet ndaj Rusisë, që synon të godasë të ardhurat e Moskës nga energjia dhe vendet që vazhdojnë të blejnë naftë e gaz rus. Projektligji tani duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Senati i Shteteve të Bashkuara ka bërë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të presionit ekonomik ndaj Rusisë, duke miratuar projektligjin e ri të sanksioneve me 86 vota pro dhe 11 kundër.

Projektligji, i emĂ«rtuar “Lindsey O. Graham Sanctioning Russia Act of 2026”, parashikon masa tĂ« reja kundĂ«r zyrtarĂ«ve rusĂ«, oligarkĂ«ve, kompanive shtetĂ«rore dhe subjekteve qĂ« ndihmojnĂ« MoskĂ«n tĂ« financojĂ« luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«.

Në shënjestër blerësit e mëdhenj të energjisë ruse

Një nga pjesët më të rëndësishme të projektligjit është mundësia që presidenti Donald Trump të vendosë tarifa deri në 100% ndaj importeve nga vendet që janë ndër blerësit më të mëdhenj të naftës dhe gazit rus.

Masa synon veçanërisht pesë blerësit kryesorë të energjisë ruse dhe vendet që ndihmojnë Moskën të anashkalojë sanksionet. Kjo e vendos në qendër të vëmendjes Kinën dhe Indinë, dy nga blerësit kryesorë të energjisë ruse.

Nëse zbatohet, një masë e tillë mund të shkaktojë tensione të reja tregtare mes Uashingtonit, Pekinit dhe Nju Delhit.

Përjashtime për vendet evropiane

Projektligji parashikon gjithashtu përjashtime për vendet që kanë një varësi relativisht të ulët nga gazi rus dhe që ndërmarrin hapa për të reduktuar më tej importet.

Kjo është paraqitur nga mbështetësit e projektligjit si një mënyrë për të shmangur goditjen ndaj aleatëve evropianë, ndërsa presioni përqendrohet te vendet që vazhdojnë të blejnë në mënyrë të konsiderueshme energji ruse.

Zelensky dhe von der Leyen përshëndesin votimin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e pĂ«rshĂ«ndeti vendimin e Senatit, duke e cilĂ«suar presionin e fortĂ« amerikan dhe sanksionet ndaj RusisĂ« si mjete tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e mirëpriti votimin dhe bëri thirrje për presion të përbashkët ndaj Moskës.

Projektligji shkon në Dhomën e Përfaqësuesve

Pavarësisht mbështetjes së gjerë në Senat, projektligji ende nuk është ligj. Ai duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe më pas të nënshkruhet nga presidenti.

Dhoma e Përfaqësuesve është aktualisht në pushime dhe shqyrtimi i projektligjit pritet të bëhet pas rikthimit të saj në shtator.

Votimi në Senat përfaqëson një sinjal të fortë politik ndaj Moskës, por njëkohësisht mund të hapë një kapitull të ri të tensioneve tregtare me vendet që vazhdojnë të blejnë energji ruse.

NĂ«se miratohet dhe zbatohet nĂ« formĂ«n aktuale, paketa do t’i jepte administratĂ«s Trump njĂ« instrument tĂ« fuqishĂ«m pĂ«r tĂ« ushtruar presion jo vetĂ«m mbi RusinĂ«, por edhe mbi partnerĂ«t e saj kryesorĂ« ekonomikĂ«.

  •  

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet brenda afatit, seanca vazhdon të shtunën në orën 11:00

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot në orën 11:00, një ditë pasi skadoi afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Legjislaturës së 11-të.

Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, ka vendosur që vazhdimi i seancës të mbahet sot, e shtunë, 8 gusht, nga ora 11:00.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në rendin e ditës janë dy pika: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve.

“TĂ« shtunĂ«n, mĂ« 8 gusht 2026, nĂ« orĂ«n 11:00, vazhdon seanca konstituive e LegjislaturĂ«s XI tĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. Rendi i ditĂ«s: 3. Zgjedhja e Kryetarit tĂ« Kuvendit; 4. Zgjedhja e nĂ«nkryetarĂ«ve tĂ« Kuvendit.”

Afati kushtetues përfundoi në mesnatë

Seanca e Kuvendit u zhvillua deri pas mesnatës, ndërsa deputetët nuk arritën ta përfundojnë procesin e konstituimit brenda afatit.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët kishin 30 ditë kohë për ta konstituuar Kuvendin, afat që niste nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Afati përfundoi mbrëmë në orën 00:00, pa u zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Opozita qëndroi në Kuvend deri në mesnatë

Partitë opozitare qëndruan gjatë mbrëmjes në ambientet e Kuvendit, deri në skadimin e afatit në mesnatë.

Dështimi për ta konstituuar Kuvendin brenda afatit të përcaktuar ka hapur një situatë të re politike dhe institucionale, ndërsa vazhdimi i seancës sot pritet të përcaktojë hapat e mëtejshëm për funksionalizimin e Legjislaturës së 11-të.

  •  

VIDEO/ Fluks i lartë në Morinë, mbi 11 mijë qytetarë dhe 7 mijë automjete hyjnë në Shqipëri në vetëm tre orë

Fundjava ka nisur me fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinit, ku mijëra qytetarë të Kosovës po shfrytëzojnë temperaturat e larta të gushtit për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.

Fluksi më i madh është shënuar në orët e para të mëngjesit. Sipas të dhënave paraprake, vetëm në tre orë kanë hyrë në territorin e Shqipërisë përmes Morinit më shumë se 11 mijë qytetarë, me rreth 7 mijë automjete.

Për përballimin e fluksit, Policia Kufitare ka vënë në dispozicion gjashtë sportele të dedikuara për automjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat, sipas protokollit, nuk i nënshtrohen kontrolleve të plota.

  •  

IA po mĂ«son “gjuhĂ«n e jetĂ«s”/ ShkencĂ«tarĂ«t e Stanfordit bĂ«jnĂ« njĂ« hap historik

Për herë të parë, një model i inteligjencës artificiale ka projektuar me sukses gjenome të plota virale që më pas janë sintetizuar dhe kanë rezultuar funksionale në laborator. Zbulimi shihet si një pikë kthese për biologjinë, por ngre edhe pyetje të rëndësishme për sigurinë biologjike.

Shkencëtarët e Universitetit të Stanfordit në Shtetet e Bashkuara kanë përdorur inteligjencën artificiale për të projektuar viruse krejtësisht të reja, të cilat më pas janë krijuar dhe testuar me sukses në laborator, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas studiuesve, kjo është hera e parë që një model i inteligjencës artificiale arrin të projektojë një gjenom të plotë viral që rezulton funksional.

Viruset e krijuara janë bakteriofagë, një lloj virusi që infekton bakteret dhe nuk infekton njerëzit. Nga 302 dizajne të gjeneruara nga IA, studiuesit sintetizuan në laborator kandidatët më premtues. Sipas rezultateve të studimit, 16 prej tyre rezultuan të aftë të infektonin dhe shkatërronin bakterin E. coli.

IA po mĂ«son “gjuhĂ«n e jetĂ«s”

Profesori Brian Hie, një nga studiuesit e përfshirë në projekt, e ka cilësuar arritjen si një hap të rëndësishëm në përdorimin e inteligjencës artificiale për biologjinë.

Ndryshe nga modelet gjuhësore që analizojnë fjalët dhe parashikojnë sekuencat e tekstit, modelet **Evo1 dhe Evo2** janë trajnuar për të analizuar sekuenca gjenetike dhe për të parashikuar modelet e tyre.

Këto modele janë trajnuar me të dhëna gjenetike nga viruse, baktere, bimë dhe njerëz, duke u mundësuar studiuesve të eksplorojnë mënyra të reja për projektimin e sekuencave biologjike.

Shpresë për bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

Një nga aplikimet më premtuese të kësaj teknologjie mund të jetë lufta kundër rezistencës ndaj antibiotikëve.

Bakteriofagët janë konsideruar prej kohësh një alternativë potenciale për trajtimin e infeksioneve bakteriale, veçanërisht në rastet kur bakteret nuk reagojnë më ndaj antibiotikëve ekzistues.

Studiuesit shpresojnë se projektimi i bakteriofagëve me ndihmën e inteligjencës artificiale mund të përshpejtojë zhvillimin e terapive të reja kundër infeksioneve rezistente.

Arritja ngre edhe shqetësime për sigurinë

Megjithatë, përparimi shkencor shoqërohet edhe me shqetësime serioze për sigurinë biologjike.

Ekspertë nga Qendra për Sigurinë Shëndetësore në Universitetin Johns Hopkins kanë paralajmëruar se aftësia e inteligjencës artificiale për të projektuar gjenome virale ngre pyetje urgjente mbi mënyrën se si këto teknologji mund të përdoren në mënyrë të sigurt dhe si mund të parandalohet keqpërdorimi i tyre.

Studiuesit theksojnë se bakteriofagët e krijuar në këtë projekt nuk paraqesin rrezik për njerëzit. Për më tepër, krijimi i organizmave më kompleksë është shumë më i vështirë.

Gjenomet e bakteriofagëve të projektuar përmbajnë rreth 5 400 çifte bazash, ndërsa edhe organizmat më të thjeshtë të gjallë kanë qindra mijëra çifte bazash.

Një pikë kthese për biologjinë sintetike

Megjithatë, studiuesit pranojnë se zhvillimi i shpejtë i modeleve të inteligjencës artificiale mund të hapë rrugën për projekte shumë më ambicioze në të ardhmen.

Ekspertë të biologjisë sintetike e shohin këtë arritje si një pikë kthese: kompjuterët nuk po përdoren më vetëm për të analizuar sistemet biologjike, por po fillojnë të kontribuojnë drejtpërdrejt në projektimin e tyre.

Në perspektivë, kjo qasje mund të ndihmojë në përshpejtimin e zhvillimit të terapive të reja, enzimave me përdorim mjekësor dhe antitrupave për imunoterapi.

Por krahas mundësive të mëdha, shkencëtarët përballen edhe me një sfidë të re: si të shfrytëzohet fuqia e inteligjencës artificiale në biologji pa krijuar rreziqe të reja për sigurinë shëndetësore dhe biologjike.

  •  
❌