Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Krimet e Berishës janë të dukshme”, Beqiri: Veprat e tij i dinë edhe shërbimet e huaja partnere

TIRANË- Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, ngriti akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe disa politikanëve të tjerë, duke folur për korrupsion dhe pasuri të paligjshme.

“Berisha ku i gjeti lekët e LaCivita? Tha 6 milionë dollarë, por në fakt janë mbi 20 milionë dollarë. Po aktivitetet që bën, ku i gjen paratë? Po shpenzimet për fushatën elektorale ku i gjen? Problemi është që korrupsioni është galopant.

Janë të gjithë ato lekët e privatizimeve që janë bërë në mënyrë kriminale. Janë lekët e naftës, kromit dhe mineraleve të tjera të Shqipërisë, që u privatizuan për interesat e këtyre personave. Këlliçi duhet të thotë fillimisht aferat e tij korruptive. Këlliçi ka disa afera korruptive,” deklaroi Beqiri.

Ai theksoi se provat e korrupsionit të Berishës janë konkrete dhe të dukshme.  Sipas tij, krimet e Sali Berishës i dinë edhe shërbimet partnere.

“I di një popull i tërë, i dinë prokurorët, gjykatat, ndërkombëtarët, por edhe shërbimet partnere të huaja. Krimet e tij janë të dukshme. Është 1997, Gërdeci, 21 janari, Partizani, Albpetrol dhe shumë të tjera. Ky dënohet minimumi me 23 herë burgime të përjetshme. Lere pastaj se sa miliardë pasuri i ka borxh këtij populli.”, tha ai./abcnews.al

Të rinj në Kuvend, të vjetër në sjellje/ Deputetët e partive të reja, apati dhe heshtje

TIRANË- U trumbetuan me zhurmë, por Partitë e Reja nuk po arrijnë ta thyejnë të vjetrit. Përkundrazi, nuk po arrijnë ta cenojnë hegjemoninë e tyre.

Referuar statistikave të bëra publike nga Kuvendi mbi pjesëmarrjen dhe votimin e deputetëve në seanca plenare, rezulton se Ana Dajko, deputetja e Shqipëria Bëhet, nuk ka votuar në 12 seanca plenare, Agron Shehaj në 11-të, Erald Kapri në 9-të dhe Redi Muçi në 6-të seanca që nga nisja e sesionit të ri parlamentar më 16 shtator.

Ndërkohë numri total i seancave të zhvilluara është 13. Praktikisht, deputetja e Shqipëria Bëhet ka qenë thuajse totalisht joaktive, ndërsa Agron Shehaj vetëm në video selfie.

E përbashkëta e tyre mbetet vota kundër dy partive të mëdha.

Në seancën e 27 tetorit, Shehaj, Kapri dhe Muçi bashkuan kartonët e kuq kundër ngritjes së dy komisioneve të posaçme parlamentare, atij për reformën zgjedhore dhe territoriale.

Asokohe, ato do e cilësonin ngritjen e tyre si një pazar për të vrarë partitë e reja, të cilët ngelën jashtë tryezës së dy komisioneve të posaçme. Ndërsa vota kundër e Dajkos u evidentua në seancën e 6 nëntorit, ku ngriti kartonin e kuq për projektligjin për “Barazinë Gjinore” dhe mosngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Begaj. Në të njëjtën seancë, edhe Kapri votoi kundër, ndërsa Shehaj e Muçi nuk ishin të pranishëm.

Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me 85 vota pro dhe 3 kundër me votim të fshehtë. Opozita nuk ishte në sallë në momentin e votimit, as Shehaj dhe Kapri. Dhe me gjasë, tre votat kundër i përkisnin Artan Lukut, Redi Muçit dhe Ana Dajkos. Së paku Dajko në këtë rast ka votuar, megjithëse këtu më shumë ka mbajtur qëndrim në krizën e brendshme të ish-aleancës Shabani-Lapaj.

Vota e deputetes së Shqipëria Bëhet ishte një akt besnikërie ndaj Adriatik Lapajt për tradhtinë e Endri Shabanit, edhe pse prej tradhtisë së këtij të fundit ajo po shijon detyrën më të lartë të jetës, deputetes, pa bërë asnjë punë në Parlament, aty ku ajo nuk ka folur akoma asnjëherë.

Më aktiv duket Muçi. Deputeti i Lëvizjes Bashkë është shfaqur shpesh në foltore për të folur mbi problematikat e qytetarëve, nga bonuset dhe pensionet, tek buxheti apo minatorët. Aktiv në foltore sa i përket diskutimeve për projektligjet kanë qenë dhe deputetët e Mundësisë, Kapri dhe Shehaj, ndonëse ky i fundit, jo në pak raste, ka zgjedhur të bëjë protagonistin, duke u përjashtuar disa herë edhe nga seancat plenare dhe duke mos kontribuar direkt me votën e tij.

Praktikisht, në Kuvend duhet të kishim katër deputetë të partive të reja, që duhet të kontribuonin ndryshe në opozicionin e ri në vend. Faktikisht, vota e tyre ka qenë e pavlerë, ndërsa me opozitën e vjetër i kanë bashkuar incidentet dhe përjashtimet nga salla e Kuvendit./abcnews.al

Sondazhi: Të rinjtë nuk preferohen më! Zëri i Shqiptarëve: PS e para, PD 18 pikë më poshtë

SHQIPËRI– Mbështetja për të vjetrit, shpresa për një të re në të ardhmen vijon të rritet, por te kjo shpresë nuk futen tre partitë e reja parlamentare.

Sondazhi “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News zbulon se më shumë se 1/3 e shqiptarëve, apo 42.7% e tyre, po presin krijimin e një partie të re të cilën do e votonin që sot, kurse pjesa tjetër, 57.3%, do të votonte për një nga partitë ekzistuese.

Por këtu, pjesa më e madhe serish voton PS dhe PD, ndërsa partitë e reja të krijuara para 11 majit vazhdojnë të humbasin terren.

Mbështetja e shqiptarëve për një parti të re imagjinare për momentin shkon thuajse sa mbështetja që ka sot PS nga votuesit, 43.9%, ndërkohë që qeveris vendin me shumicë mandatesh në Parlament.

PS ka një rënie prej 9.3% që nga zgjedhjet e 11 majit, por rënia e PS nuk kthehet në rritje për opozitën. Edhe partia më e madhe opozitare, PD, ka një rënie thuajse të njëjtë, prej 8.7% nga 11 maji.

Logjikisht, partia e re që do të krijohet do të jetë jo thjesht opozitare, por edhe ndryshe. Ndaj pyetjes pse nuk e votojnë më PD, 24.3% e shqiptarëve që do të votonin për një parti të re thonë se kanë humbur përfundimisht besimin, sepse mendojnë se ajo është në diktatin e plotë të kryetarit Sali Berisha; 12.7% besojnë se Berisha dështoi gjatë qeverisjes 2005-2013 dhe nuk mund të ketë sukses sërish, kurse 12.5% mendojnë se doktori është shumë i vjetër për t’u bërë kryeministër, aktualisht 81 për 82 vjeç.

Por sondazhi tregon se shqiptarët kanë humbur besimin shpejt edhe tek partitë e reja, të cilat me moshën e Kuvendit nuk i kanë mbushur akoma 6 muajshin e parë.

Lapaj, Shehaj dhe Qori, prej 11 majit, kanë humbur një të tretën e mbështetjes, ose një rënie prej 8.6%, fiks sa partitë më të mëdha.

20.3% e shqiptarëve që janë gati për një parti të re thonë se Lapaj, Shehaj e Qori janë kopje të të vjetërve. 13.1% s’kanë organizim në terren, ndërsa 10.4% dinë vetëm të kritikojnë, pra janë të sigurt aty ku janë, dhe jo ku duan të shkojnë.

Sipas këtij trendi, për 3 vite me gjasë edhe mund të mos ekzistojnë, ndërsa shqiptarët do presin sërish që opozicioni i tyre të gjejë një figurë të re, që të bëjë një opozitë tjetër, krejt ndryshe nga ajo që kemi parë deri më sot, nga Molotovët e doktorit, të pabesitë e Bardhit, e deri te lufta për një karrige e Adriatik Lapajt./abcnews.al

Sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”: PS në krye, PD rrezikon vendin e dytë, partitë e reja bien nën 5 për qind

TIRANË- Të dhënat e sondazhit “Zëri i Shqiptarëve” tregojnë se shqiptarët kanë humbur besimin shpejt edhe tek partitë e reja, të cilat, me moshën e Kuvendit, nuk i kanë mbushur akoma 6-mujorin e parë.

Lapaj, Shehaj dhe Qori, prej 11 majit, kanë humbur një të tretën e mbështetjes, ose një rënie prej 8.6%, fiks sa partitë më të mëdha.

20.3% e shqiptarëve që janë gati për një parti të re thonë se Lapaj, Shehaj e Qori janë kopje të të vjetërve. 13.1% s’kanë organizim në terren, ndërsa 10.4% dinë vetëm të kritikojnë, pra janë të sigurt aty ku janë, dhe jo ku duan të shkojnë.

Sipas këtij trendi, për 3 vite me gjasë edhe mund të mos ekzistojnë.

Në pyetjen “Partia më e preferuar aktualisht e pjesëmarrësve të këtushëm të zgjedhjeve të majit 2025”, përkatësisht 1444 banorë të rritur të vendit kanë shprehur këtë mendim:

Të dhënat e grafikut: 

Metodologjia e sondazhit:

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në
mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.6%/abcnews.al

“Janë parti kryetarësh, më keq se të vjetrat”/ Roland Bejko: Partitë e reja nuk kanë organizim në terren

Në një intervistë në emisionin “Zëri i Shqiptarëve”, në ABC News, u shpreh se shqiptarët kanë qenë të qartë në qëndrimet e tyre edhe për partitë e reja. Sipas tij nuk kanë marrë mbështetje pasive pasi kanë qëndruar po në sjelljet e vjetra.

“Ngjarja që ndodhu me partitë e vogla sherri i brendshëm për vendin e deputetit i hoqi maskën. Pra ka penalizuar edhe partitë e tjera, janë futur të gjitha në një kategori sepse edhe gjykimi para zgjedhjeve i futi të gjitha në një pritshmëri. Pra reflektoi disi”, tha Bejko.

Gjithashtu Bejko tha se partitë e reja nuk kanë organizim në terren

“Elementi i parë ishte elementi i sjelljes së brendshme te partitë por edhe me njëra tjetrën. Këto janë edhe më shumë parti kryetarësh se të vjetrat. A ka rryma të nëndheshme brenda këtyre partive? Këtë nuk mund ta thuash sepse nuk ka. Janë më rëndë se partitë e vjetra. Dhe po ashtu partitë e reja nuk kanë organizim në terren. Edhe në kushtet kur kemi teknologjinë e re dhe t’i mund të shkosh te qytetari, sërish ‘lipset’ të shkosh e ti takosh.”, shtoi ai.

Suedia investon rreth 374 milionë euro për dronë ushtarakë

Suedia do të investojë katër miliardë korona suedeze (rreth 374 milionë euro) për blerjen e dronëve për forcat e saj të armatosura, deklaroi sot ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson duke theksuar se Evropa duhet të marrë një përgjegjësi më të madhe për sigurinë e saj dhe për Ukrainën.

”Ky investim përfshin dronë zbulimi dhe të luftës elektronike, si edhe municione me rreze të gjatë veprimi, të njohura gjithashtu si dronë kamikazë ose dronë vetëvrasës”, sqaroi Jonson.

”Fondi përfshin gjithashtu dronë detarë për çminim dhe për mbikëqyrje detare. Të gjitha këto sisteme pritet të dorëzohen brenda dy viteve”, përfundoi ai.

Vendit skandinav do t’i duhet gjithashtu të shpenzojë 1,3 miliardë korona (rreth 121,5 milionë euro) për të forcuar kapacitetet hapësinore, me rreth 10 satelitë ushtarakë që do të rrisin efikasitetin e sistemeve tona pa pilot dhe të raketave të lundrimit.

Suedia njoftoi dje një investim prej 15 miliardë koronash (rreth 1,4 miliardë euro) në mbrojtjen ajrore tokësore.

Duke folur në një forum vjetor për mbrojtjen, Jonson u shpreh se situata e sigurisë është përkeqësuar edhe më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese?/ Të anketuarit rendisin arsyet

Në sondazhin e përjavshëm në ABC News, qytetarët u pyetën lidhur me partitë e reja dhe pakënaqësitë në qeverisjen e tyre. ‘Zëri i Shqiptarëve’ zbuloi rezultatet e sondazhit lidhur me pyetjen se ‘Nëse do të votoni për një parti të re të krijuar, pse nuk votoni për partitë e vogla ekzistuese?’, shqiptarët renditën arsyet.

20.3 për qind e tyre mendojnë se janë kopje të partive të vjetra. 10.4 për qind e të anketuarve mendojne se partitë e vogla ekzistuese dinë vetëm të organizojnë, ndërsa 13.1 për qind e tyre mendojnë se nuk kanë organizim në terren.

Shumica e të anketuarve përfshijnë të tria arsyet së bashku.

Metodologjia e sondazhit:

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në
mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.6%

Pse nuk votoni PD, edhe nëse del një parti e re? Ja si përgjigjen shqiptarët në sondazhin e ABC News

Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” të publikuar në ABC News, pyetjes “Ju që do të votonit vetëm për një parti të re, NQS krijohet, përse nuk votoni për PD-në?, të anketuarit janë përgjigjur; 12.7 % ka dështuar në qeverisje.

Ndërsa 24.3 % janë përgjigjur se partia është në diktatin e Berishës. Ndërkohë 12.5% janë përgjigjur; ‘se drejtuesi është 81 vje’ç.

Dhe 50.5% janë përgjigjur ‘të tria arsyet bashkë’.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Kampioni i përpunuar është, 1444 banorë të rritur të vendit.

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë anonime nga të anketuarit, ndërsa maksimumi i marzhi të gabimit statistikor përllogaritet +/- 2.6%

Zëri i Shqiptarëve/ Në qoftë se zhvillohen zgjedhjet së afërmi, për kë do votoni? Përgjigjja e shqiptarëve

TIRANË- Sondazhi Zëri i Shqiptarëve në Abc News zbulon se më shumë se 1/3 e shqiptarëve apo rreth 42.7% e tyre po presin krijimin e një partie të re të cilën do e votonin që sot, kurse pjesa tjetër, 57.3% do të votonte për një nga partitë ekzistuese.

Sondazhit iu përgjigjen 1444 banorë të rritur të vendit.

Të dhënat në grafik:

Metodologjia e sondazhit:

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në
mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.6%/abcnews.al

Foltorja kundër…Berishës/ U mblodhën kundër qeverisë, por “fituan” tezat Salianji

Rezistence sipas motit. Njerëzit në shesh tkurren ashti si temperaturat e këtij janari. Më në fund edhe militantet e PD, kanë filluar të besojnë se Rama nuk bie me 1 natë dimri.  Mes mungesave ishte dhe Salianji, por ne foltoren modeste te doktorit, nuk munguan tezat e tij.

“Pas Rithemelimit, Dështuam në zbatim. E gabuar që i imponuam demokratëve figura të papëlqyera në drejtimin e PD dhe në parlament. Gabuam me primaret. Ju morëm hakun disa më të votuarve. Lamë disa pas karriges. Me aleatë fiktivë. Pas 11 majit, nuk bëmë analizë, të shihnim njëri tjetrin në sy. Duhet të reformohemi. Doktor, mos u beso më importeve, besoju Made in PD”

Kritikat nuk i dëgjoi gazmend bardhi qe mungonte, por ishin Noka dhe Këllici, i cili pot e hënën u thirr ne SPAK për fondet e paqarta të rithemelimit. Por Berisha mendon se 2026 do jete viti I tij, po për arsye te mira.

“Opozita shqiptare ka vendosur të thërrasë një protestë me datën 24 janar, në të cilën të japim mesazhet e qarta, përfundimtare Edi Ramës.
Hiq dorë nga grushti i shtetit, prano ligji dhe Kushtetutën, përndryshe do të nxjerrim ne jashtë ligjit, jashtë Kushtetutës.”

Por doktori siguroi, se Shqipëria nuk behet kopje, ka mënyrën e vet origjinale. Këtë radhë evokoi serish fantazmën e ish pacientit te tij te klinikes se udhëheqësve:

“Ndaj dhe u ftoj të bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore, për një revolucion të ri, i cili do të fshijë nga harta e Shqipërisë narkodiktaturën e Enver Hoxhës.

Risia e vetme e dekorit të protestës ishte një portret I ri I Ramës i veshur me tute nike, ndërsa si gjithmonë në listën e hetuar nga SPAK  të qeverisë, mungonte Arben Ahmetaj.

Foltorja kësaj radhe zgjati 20 minuta, por me shume sesi ogur I zi për jetëshkurtësinë e qeverise, ishte sinjal se edhe doktori e ndjen te ftohtin. Gjithsesi Berishës I duhet te nxitoje. Dikush tjetër ka zënë be se do rrezojë qeverinë një javë para tij. Tiku sa herë afrohet doktori, sërish, bredh nëpër bulevard, me premtimin se do e rrëzojë Ramën para tij, më 17 janar.

Përshkallëzimi i protestave/ Krisafi: Regjimi iranian po lëkundet. Strategjia e SHBA, për të kufizuar ndikimin kinez

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ledion Krisafi, në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News foli për protestat e dhunshme që kanë përfshirë Iranin.

Ai theksoi se në protesta janë përfshirë edhe zonat e vogla rurale dhe jo vetëm zonat e mëdha. Krisafi nënvizoi se me përshkallëzimet e protestave, duket se regjimi iranian po lëkundet.

“Nëse do ishim kufizuar tek Teherani vështirë se mund të flisnim për lëkundje të regjimit. Në momentin që duhet të nxjerrës elitën për të vrarë protestues tregon që nuk ka funksionuar.  Mundësia e goditje amerikane mund të jetë 50 me 50. Por një goditje amerikane mund të rrëzonte regjimin, por nuk është e qartë se kush mund të vijë në pushtet”, tha ai.

Më tej nënvizoi se administrata amerikane ka një linjë konkrete për të ‘limituar’ lëvizjet e Kinës.

“Në momentin që amerikanët mund të marrin situatën në dorë në Iran, ajo naftë që shkonte në Kinë, nuk shkon më. Më shumë se sa tek nafta duket se po ndiqet një strategji për të kufizuar sa më shumë Kinën. E njëjta gjë edhe me Groenlandën, po tenton të kufizojë apo dobësojë Kinën. Sigurisht që kinezët janë të shqetësuar dhe e shohin që strategjia amerikane është drejtpërdrejt ndaj Kinës”, tha ai.

/abcnews.al/

Protestat e përgjakshme në Teheran/ Qirjazi: Irani më i dobët dhe i cënueshëm. Opozita po afrohet me popullin

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Redjon Qirjazi, tha për War Report se Irani ka një histori të gjatë të shtypjes së revoltave, por situata aktuale e bën vendin më të izoluar dhe të cenueshëm.

Ai theksoi se protesta dhe tronditjet e brendshme po dobësojnë elitën politike dhe Gardën Revolucionare, ndërsa opozita duket qartë që po afrohet me popullin. Sipas Qirjazit, këto zhvillime tregojnë një ndryshim thelbësor ekonomik dhe gjeostrategjik që e vendos Iranin në një pozicion më të dobët në rajon.

“ Irani ka një histori të madhe të shtypjes së revoltave të tilla, që kanë qenë edhe në 2017 për rritjen e çmimeve të naftës e të tjera. Të gjitha protestat kanë qenë madje edhe më të mëdha sesa këto që kemi parë tani dhe kane vazhduar ne kohe. Regjimi i Iranit, në këtë situatë, është etalon i elitës politike ose i Gardës Revolucionare. Nëse forcojnë poziten e tyre, janë pro-regjimit.

Para 2016, Irani kishte tregti më të lirë dhe, si rrjedhojë, zhvillime më të qëndrueshme ekonomike; pas izolimit pati rënie të monedhës së tij. Situata ishte e ndryshme, si ekonomikisht, ashtu edhe gjeostrategjikisht, dhe Irani kishte një pozitë më të madhe.

Këto “tentakula” të Iranit tani janë më të dobëta. Irani është më i izoluar dhe më i cenueshëm nga këto protesta dhe tronditje të brendshme. Ka një shtrëngim dhe asfiksi të mundshme, ndërsa opozita duket qartë që po afrohet me popullin.”  / abcnews.al /

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë numri 2, partive të reja u mungon koherenca

TIRANË- Jani Marka nga “Shqipëria Bëhet” deklaroi në “Real Story” se detyra e forcave të reja politike është të artikulojnë të vërtetën me zë të lartë dhe në mënyrë të qytetëruar.

Ai shtoi se Partia Demokratike duket se e ka zgjedhur strategjikisht të mbetet forcë e dytë në skenën politike.

Sipas Markës, partia e Sali Berishës është e mobilizuar për këtë qëllim dhe nuk synon realisht ndryshimin. Ai shtoi se përplasjet dhe tensionet e vazhdueshme në seancat parlamentare nuk përbëjnë opozitë efektive dhe normale.

“Detyra jonë të artikulojmë të vërtetën me zë të lartë dhe në mënyrë të qytetëruar. Partia e Sali Berishës është që do të jetë numër dy, e ka këtë strategji dhe ka mobilizuar militantët e vet.Por nëse vazhdon opozita që përplasen me karrige në çdo seancë…”, tha ai.

Nga ana tjetër, analisti Ergys Mërtiri u shpreh se opozita e di shumë mirë se si bëhet një opozitë normale, por sipas tij problemi është se nuk dëshiron ta bëjë. Ai theksoi se partitë e reja ndodhen nën presionin e publikut, i cili kërkon prej tyre më shumë sesa mund të mbajnë.

Sipas Mërtirit, kjo i shtyn shpesh drejt ekzagjerimit, duke përmendur se Adriatik Lapaj tenton të mbajë një peshë më të madhe sesa ka realisht.

“Mjafton të thuash të vërtetën. Këta jo që nuk e dini si bëhet. Dinë të bëjnë opozitë normale, problemi është se nuk duan të bëjnë. Partitë e reja janë në një presion, i cili është presioni i publikut, i cili kërkon që këta të marrin më shumë barrë se çkanë dhe duke bërë këtë shpeshherë ata ekzagjerojnë. Për Mua Lapaj, tenton të mbajë më shumë peshë se c ‘mban. Në fund fare nuk i kërkojmë Lapajt të shpëtojë Shqipërisë, se nuk shpëtohet Shqipëria as nga Lapaj, as nga Berisha dhe as nga njeri tjetri””, tha analisti.

Pedagogia Arsejda Gjyli ngriti pikëpyetje mbi pretendimin e disa forcave të reja për t’u konsoliduar si forcë e tretë politike. Ajo tha se ka vërejtur inkoherencë në qëndrime dhe theksoi se për partitë e reja është thelbësore koherenca dhe shmangia e qasjeve të reja me “fytyrë të vjetër”. Sipas saj, besueshmëria politike ndërtohet vetëm përmes qartësisë dhe qëndrueshmërisë në ide dhe veprime.

“Pretendimi për të qenë forcë e tretë. I kam ngritur disa pyetje Lapajt. Ka një inkoherencë. E parë pretendimi për të qenë dhe për tu fuqizuar si forcë e tretë. Të partitë e reja, më e rëndësishme është  te këtë koherencë dhe të mos vijmë si qasje e re me fytyrë të vjetër”, tha ajo./abcnews.al

“Ka shumë pakënaqësi në shoqëri”/ Jani Marka: ‘Lëvizja Bashkë’ kërkon zgjedhje të parakohshme

Jani Marka nga “Lëvizja Bashkë”, u shpreh se në shoqëri ka shumë pakënaqësi dhe se kjo duhet të kthehet në reagim kundër mungesës së përgjegjësisë së institucioneve.

Gjithashtu ai theksoi se Lëvizja Bashkë ndryshe nga partitë e tjera kërkon zgjedhje të parakohshme.

“Qytetarët siç e shikojnë personal mungesën e ujit duhet të shikojnë personale edhe vjedhjen e taksave. Ka shumë pakënaqësi në shoqëri. Kur doli rasti i korrupsionit të Ballukut, nuk kemi dalë fare në media. Lëvizja Bashkë të hënën tjetër do jetë seanca e parë në Parlament, ne do jemi sërish aty për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Partitë e tjera kërkojnë qeveri teknike për t’i zgjatur jetën politike Edi Ramës. Duhet të rritet presioni qytetar që ai të detyrohet të japë dorëheqjen”, tha ai.

Kush po i saboton protestat e opozitës?/ Prethi nga ‘Shqipëria Bëhet’: Ne na votojnë të gjithë! Njerëzit në protesta po shtohen…

Dorina Prethi nga “Shqipëria Bëhet” tha në një intervistë për emisionin “Real Story” se në zgjedhjet e fundit në Cërrik, ata dyfishuan votat e tyre, por kjo nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar situatën.

Prethi gjithashtu paralajmëroi se fryma e protestës po rritet dhe qytetarët po ngrejnë zërin për të kërkuar ndryshim.

“Është e njëjta situatë. Në Shqipëri është krijuar e njëjta apati, edhe qasja “pse nuk bashkoheni?”. Është një tentativë për ta lënë përgjegjësinë te partitë e reja. Çfarë të mirash kanë sjellë partitë e reja, kjo është çështja. Ne na votojnë të gjithë, sepse pas zgjedhjeve kemi bërë fushatën falënderuese dhe kanë qenë të gjithë. Ne kemi një mundësi me fakte: në zgjedhjet në Cërrik dyfishuam votat tona. Nuk është e mjaftueshme!

PS ushtron trysni tek qytetarët. Ne kishim tre civilë që filmonin qytetarët në protestën e fundit. Nëse nuk sjell pesë emra të firmosur, babai do të pushohet nga puna. Në protestën e fundit kishim mbi 3 mijë vetë, njerëzit po shtohen. Nuk jemi të kënaqur, por duhet të shohim vazhdimin. Po ngrihet fryma e protestës, fryma e qytetarit që duhet të ngrejë zërin.”  / abcnews.al /

“Lëvizja Bashkë synon votuesit e majtë”, Jani Marka: Duam progresin, jo kthim pas në histori tek Sali Berisha

TIRANË- Jani Marka nga “Lëvizja Bashkë” u shpreh se formacioni politik ku ai bën pjesë ka si synim të bindë votuesit e majtë, që vota e tyre të shkojë drejt tyre. Ai theksoi se kjo është beteja kryesore e Lëvizjes Bashkë.

Gjatë diskutimit në “Real Story”, Marka u shpreh se Lëvizja Bashkë nuk është për ta kthyer historinë pas tek Sali Berisha, por aspiron progresin dhe për këtë shtoi ai duhet fillimisht të fitojnë besimin e qytetarëve.

“Ne si Lëvizje Bashkë, që identifikohemi si të majtë në ideologji, ne duhet të bindim sa më shumë qytetarë  që deri dje kanë votuar PS, ta braktisin atë parti, kjo është zgjidhja. Duhet të fitojmë besimin e tyre, që në këtë mënyrë nuk shkohet më. Nuk mund të kthehemi pas në histori. Ne jemi për progres, ne nuk jemi që ta kthejmë historinë pas tek Sali Berisha”, tha ai./abcnews.al

Dorina Prethi nga “Shqipëria Bëhet”: Kodi Zgjedhor i pabarabartë, mijëra qytetarë mbeten pa përfaqësim

TIRANË- Dorina Prethi nga “Shqipëria Bëhet”, e ftuar në “Real Story” ka kritikuar Kodin Zgjedhor, duke theksuar se sistemi aktual prodhon pabarazi në përfaqësim.

Sipas Prethit, me rreth 64 mijë vota, Partia Socialiste ka marrë 9 mandate në qarkun e Vlorës, dhe Lëvizja Bashkë ka marrë vetëm një mandat dhe kjo përllogaritje tha ajo tregon qartë pabarazinë e sistemit.

 Ajo theksoi se “Shqipëria Bëhet” ishte e vetmja forcë që kërkoi bashkëpunim dhe bashkim mes subjekteve politike opozitare.

“E dinim Kodin Zgjedhor dhe e dimë sot se nuk kemi marrë vota për një mandat, sepse me 64 mijë vota, PS ka marrë 9 mandate në Vlorë. Sistemi është i pabarabartë, jo për ne që duhet të jemi në Kuvend, por për njerëzit, që janë të papërfaqësuar në Kuvend.

Kodi Zgjedhor nuk i lejon koalicionet. Kodi Zgjedhor kërkon një logo. Kështu nuk mund të ruhet identitetit. Ne jemi të vetmit, që kërkuam bashkëpunim dhe bashkim”, tha ajo./abcnews.al

Të rinj me (pa) perspektivë/ Mërtiri: Partitë e reja, mungesë besimi të ndërsjelltë. Ende të papjekur…

Zgjedhjet e majit për pushtetin vendor dukeshin se do të sillnin risi nga partitë e reja, në pamje të parë premtuese e në brendësi me probleme mes njëri-tjetrit.

Analisti Ergys Mërtiri tha se partitë e reja kanë një mungesë besimi të ndërsjelltë mes tyre dhe se ideologjikisht kanë qëllime të ndryshme.

“ Nuk e vret karakterin ideologjik bashkimi mes palëve. Ato janë shumë parti sepse, parimisht, kanë qëllime të ndryshme. Janë të rinj dhe të papjekur, janë në një nivel ku po testojnë limitet e tyre.

Ka një lloj mungese besimi të ndërsjellë mes tyre, si rasti i Lapajt dhe Shabanit. Në thelb, kush merret me politikë pa egoizëm nuk ecën.”  / abcnews.al /

❌