❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?

Të enjten, më 23 korrik, pritet të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Burime për Euronews bëjnë me dije se në rendin e ditës do të jetë vetëm votimi i raporteve për reformën territoriale.

Në Kuvend do të paraqiten dy raporte, ai i Partisë Socialiste dhe ai i Partisë Demokratike por bazuar në shumicën parlamentare, pritet të miratohet raporti i socialistëve, të cilët disponojnë 84 votat e nevojshme.

Ajo qĂ« mbetet pĂ«r t’u parĂ« Ă«shtĂ« nĂ«se Partia Socialiste, krahas raportit, do tĂ« paraqesĂ« edhe propozimin e saj pĂ«r hartĂ«n e re territoriale. Debati lidhet me faktin nĂ«se ShqipĂ«ria do tĂ« mbetet me 61 bashki apo do tĂ« propozohet njĂ« ndarje e re me 50, ose edhe 40 bashki.

Sipas burimeve, propozimi do të përfshijë vetëm ndryshimin e hartës territoriale, pa prekur ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe ligjin për financat vendore. Ndryshimet në këto dy ligje pritet të diskutohen gjatë sesionit të ri parlamentar, që nis në muajin shtator.

Mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se deri tĂ« enjten mazhoranca do t’i qĂ«ndrojĂ« deklarimeve tĂ« saj dhe do ta çojĂ« pĂ«r votim nĂ« Kuvend propozimin pĂ«r njĂ« hartĂ« tĂ« re territoriale me mĂ« pak bashki.

The post Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re? appeared first on Euronews Albania.

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” nĂ« GalerinĂ« e Arteve tĂ« Pogradecit

NĂ« GalerinĂ« e Arteve tĂ« Pogradecit Ă«shtĂ« çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli pĂ«rfshin 50 punime nĂ« teknikĂ«n e pastelit, ku artisti sjell peizazhe urbane, kujtime dhe personazhe tĂ« jetĂ«s sĂ« pĂ«rditshme, tĂ« frymĂ«zuara nga qyteti i lindjes.

Shkrimtari Primo Shllaku e cilësoi ekspozitën si një dëshmi të pjekurisë krijuese të Anastas Kostandinit dhe një kontribut me vlerë për artin shqiptar.

Kompozitori Jani Papadhimitri, i cili jeton dhe krijon në Kanada, u shpreh se piktori ka ditur të ruajë identitetin e tij artistik ndër vite, ndërsa punimet e këtij cikli përcjellin emocione të forta dhe një ndjenjë të veçantë nostalgjie.

VetĂ« autori shpjegoi se titulli “Qyteti i Dehur” nuk lidhet me kuptimin e drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« fjalĂ«s, por me gjendjen shpirtĂ«rore, atmosferĂ«n dhe kujtesĂ«n qĂ« Pogradeci i ka ngjallur gjatĂ« viteve.

Edhe shkrimtari Skënder Demolli vlerësoi punimet e ekspozuara, duke theksuar se ato ruajnë me ndjeshmëri kujtesën e Pogradecit dhe dëshmojnë një gjuhë artistike të konsoliduar.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Galerinë e Arteve të Pogradecit deri më 1 gusht.

The post Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” nĂ« GalerinĂ« e Arteve tĂ« Pogradecit appeared first on Euronews Albania.

34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri

Italia ka përkujtuar këtë të diel 34-vjetorin e vrasjes së prokurorit antimafia Paolo Borsellino, i cili humbi jetën më 19 korrik 1992 në një atentat me autobombë në Palermo, bashkë me pesë efektivët e eskortës së tij.

Megjithëse kanë kaluar më shumë se tre dekada nga atentati, rrethanat dhe prapavija e plotë e vrasjes vijojnë të jenë objekt debatesh dhe polemikash në Itali, deri në nivelin politik.

Presidenti Sergio Mattarella e cilësoi Borsellinon simbol të vendosmërisë civile në luftën kundër mafies, duke theksuar se përpjekjet për të ndryshuar rrjedhën e historisë kanë dështuar.

Megjithatë, familjarët e prokurorit vijojnë të kërkojnë zbardhjen e plotë të së vërtetës, duke kërkuar hetimin e prapavijës politike të atentatit, i cili zyrtarisht i është atribuar organizatës mafioze Cosa Nostra.

Salvatore Borsellino, vëllai 84-vjeçar i prokurorit, deklaroi se nuk do të ndalet së kërkuari të vërtetën. Një ditë para ceremonisë përkujtimore ai i dërgoi një mesazh kryeministres Giorgia Meloni, duke i kërkuar të mos prekë figurën e të vëllait të tij.

Ndërkohë, Lucia Borsellino, vajza e prokurorit, kërkoi sërish gjetjen e agjendës së kuqe të babait të saj, e cila u zhduk së bashku me çantën e punës menjëherë pas shpërthimit.

“Kam qenĂ« njĂ« nga dĂ«shmitaret e agjendĂ«s sĂ« kuqe qĂ« i pĂ«rkiste babait tim. Zhdukja e saj nga vendi i vrasjes nuk mund ta ndalĂ« kĂ«rkimin e sĂ« vĂ«rtetĂ«s”, u shpreh ajo.

Edhe pas 34 vitesh, në Itali mbetet e hapur pyetja se cilët ishin përfaqësuesit e shtetit apo të politikës që mund të kenë pasur rol në porositjen e atentatit.

Një nga pistat që vijon të përmendet nga gazetarë dhe hetues është ajo e një marrëveshjeje të mundshme mes përfaqësuesve të politikës dhe mafies, që lidhet si me vrasjen e Paolo Borsellinos, ashtu edhe me atentatin ndaj kolegut të tij, Giovanni Falcone.

Nga ana e saj, kryeministrja Giorgia Meloni ka deklaruar se shteti italian nuk do të tërhiqet nga kërkimi i së vërtetës për një nga atentatet më të rënda në historinë moderne të vendit.

The post 34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri appeared first on Euronews Albania.

Studimi: Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të verës

Valët e të nxehtit nuk ndikojnë vetëm në shëndetin fizik, por edhe në atë mendor. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe netët tropikale mund të shkaktojnë depresion sezonal të verës, një formë më pak e njohur e depresionit që lidhet me stinën.

Sipas një studimi të fundit, depresioni sezonal i verës prek rreth 0.57% të popullsisë botërore, ndërsa depresioni sezonal i dimrit prek rreth 5%. Simptomat më të zakonshme janë pagjumësia, humbja e oreksit, ankthi dhe irritimi.

Ndërkohë, problemet e shëndetit mendor po rriten në nivel global. Një analizë e publikuar në revistën The Lancet tregon se gjatë vitit 2023 rreth 1.2 miliardë njerëz, ose 15% e popullsisë së botës, jetonin me një çrregullim të shëndetit mendor. Krahasuar me vitin 1990, numri i rasteve është rritur me 95%.

Rritjen më të madhe e kanë shënuar çrregullimet e ankthit, me 158%, dhe depresioni madhor, me 131%, duke u kthyer në problemet më të përhapura të shëndetit mendor.

Edhe në Europë, situata mbetet shqetësuese. Në Rajonin Europian, 1 në 6 persona, ose rreth 140 milionë njerëz, jetojnë me një çrregullim të shëndetit mendor.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm një në tre persona me depresion merr trajtimin e nevojshëm, ndërsa pas pandemisë COVID-19, rastet e ankthit dhe depresionit te të rinjtë janë rritur me 25%.

The post Studimi: Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të verës appeared first on Euronews Albania.

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt rikthimit në Shqipëri

Dy vite pas hyrjes në fuqi të ligjit për lojërat e fatit, qeveria ka plotësuar edhe aktet nënligjore që i hapin rrugë nisjes së procedurave për licencimin e basteve sportive online në Shqipëri.

Megjithëse kuadri ligjor tashmë është i plotë, ende nuk është bërë publik afati se kur do të hapet gara për kompanitë që do të aplikojnë për licencë. Procedura do të nisë pasi Komisioni i Licencave të marrë vendimin për hapjen e konkurrimit.

Ligji parashikon dhënien e deri në 10 licencave për operatorët që do të ofrojnë baste sportive online.

NjĂ« nga elementĂ«t kryesorĂ« tĂ« sistemit tĂ« ri Ă«shtĂ« se bastet do tĂ« lejohen vetĂ«m pĂ«rmes platformave online. Çdo pĂ«rdorues do tĂ« identifikohet me kartĂ« identiteti, ndĂ«rsa sistemi do tĂ« regjistrojĂ« çdo veprim tĂ« lojtarĂ«ve dhe do tĂ« pĂ«rdorĂ« algoritme tĂ« posaçme pĂ«r llogaritjen e fitimeve, me synimin pĂ«r tĂ« garantuar transparencĂ« dhe kontroll mĂ« tĂ« madh.

Ligji vendos edhe kritere të forta për kompanitë që synojnë të licencohen. Në nenin 22 të ligjit, të miratuar në shkurt 2024, përcaktohet se kompania duhet të ketë kapital themeltar prej 40 milionë lekësh dhe të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në të paktën tre shtete të Bashkimit Evropian.

Rihapja e basteve sportive online vjen gati shtatĂ« vite pas mbylljes sĂ« pikave fizike tĂ« basteve nĂ« vend, nĂ« kuadĂ«r tĂ« aksionit tĂ« njohur si “Fundi i MarrĂ«zisĂ«â€.

The post Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt rikthimit në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme, ethet afrikane të derrit përhapen në 52 zona

Virusi i etheve afrikane të derrit është përhapur në shtatë qarqe dhe 52 vendbanime në Serbi, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në zonat e prekura.

Ministri serb i Bujqësisë, Dragan Glamoçiq, bëri të ditur se rastet e reja janë shfaqur edhe në zonën e Bezdanit, pranë kufirit me Kroacinë, si dhe në qytetet Zhabal dhe Gospodinci në Rrethin Jugor të Baçkës.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në disa zona, përfshirë Rumën, Obrenovacin, një pjesë të territorit të Sremska Mitrovicës dhe Shabacin. Autoritetet kanë intensifikuar masat për kontrollin e përhapjes së virusit.

Gjatë një takimi emergjent në Obrenovac, ministri Glamoçiq paralajmëroi se asgjësimi i papërshtatshëm i kafshëve të ngordhura përbën një rrezik serioz për shëndetin e kafshëve, mjedisin dhe komunitetet.

Ai theksoi se derrat e egër dhe njerëzit janë ndër bartësit kryesorë të sëmundjes, ndërsa niveli i ulët rekord i ujit të lumit Danub ka krijuar kushte që derrat e egër të kalojnë lumin në disa pika, duke favorizuar përhapjen e virusit.

Që nga shpërthimi i epidemisë, rreth 28 mijë derra janë vrarë ose kanë ngordhur në Serbi. Ndërkohë, disa pronarëve të fermave u është ndaluar përkohësisht mbarështimi i derrave për një periudhë njëmujore, në përpjekje për të kufizuar përhapjen e sëmundjes.

The post Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme, ethet afrikane të derrit përhapen në 52 zona appeared first on Euronews Albania.

Shijet autentike dhe recetat brez pas brezi promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra qytetarë dhe turistë shijuan gatimin tradicional, ndërsa mbi 30 restorante dhe kuzhinierë prezantuan variantet e tyre të recetës së trashëguar brez pas brezi.

“Tava e kosit bĂ«het me mish qengji, njĂ« litĂ«r kos, dy lugĂ« miell misri, pesĂ« vezĂ« dhe pak gjalpĂ« fshati”, tha njĂ« fĂ«mijĂ«

“Tava e kosit Ă«shtĂ« traditĂ« e qytetit tĂ« Elbasanit. Ne e kemi trashĂ«guar nga prindĂ«rit tanĂ« dhe Ă«shtĂ« gatuar prej shumĂ« vitesh”, shprehet qytetarja.

Për amvisat elbasanase, vlera e Tavës së Elbasanit nuk qëndron vetëm te përbërësit, por mbi të gjitha te tradita e ruajtur dhe e përcjellë brez pas brezi. Krahas saj, në tryezat tradicionale të qytetit vijojnë të zënë vend edhe gatime të tjera karakteristike të zonës.

“E gatuaj prej 20 vitesh. ËshtĂ« njĂ« traditĂ« brez pas brezi. Gjyshja ime ishte elbasanllie dhe e trashĂ«goi kĂ«tĂ« recetĂ«, mĂ« pas mami im dhe tani unĂ«. Edhe unĂ« do t’ua trashĂ«goj fĂ«mijĂ«ve tĂ« mi. Gatime tĂ« tjera tĂ« veçanta tĂ« Elbasanit janĂ« tava e pĂ«shtillit, imambajalldia, japraku dhe, mbi tĂ« gjitha, ballokumet.”

“Elbasani e ka traditĂ« tavĂ«n e kosit dhe e pĂ«rcjell kĂ«tĂ« traditĂ« edhe te brezat e tjerĂ«. UnĂ« e kam trashĂ«guar nga mami dhe gjyshja ime, ndĂ«rsa tani po e trashĂ«goj te vajzat e mia”, tregon njĂ« amvise.

Institucionet e turizmit e konsiderojnë kulinarinë tradicionale një nga asetet më të rëndësishme për promovimin e Shqipërisë përtej destinacioneve bregdetare. Sipas tyre, Festa e Tavës është një shembull i mirë i mënyrës se si gastronomia mund të shndërrohet në një atraksion turistik.

Zana Çela, nga Agjencia KombĂ«tare e Turizmit thekson: “Agjencia KombĂ«tare e Turizmit ka kĂ«tĂ« vit si objektiv promovimin e ShqipĂ«risĂ« pĂ«rtej bregdetit. NjĂ« nga pikat tona mĂ« tĂ« forta Ă«shtĂ« kulinaria. Fakti qĂ« Elbasani po kthehet nĂ« njĂ« model tĂ« promovimit tĂ« recetave tĂ« traditĂ«s sĂ« kulinarisĂ« shqiptare Ă«shtĂ« vĂ«rtet pĂ«r t’u pĂ«rshĂ«ndetur.”

Me aromën karakteristike të Tavës së Elbasanit, muzikën dhe pjesëmarrjen e qindra vizitorëve, festa u kthye në një promovim të traditës dhe identitetit të qytetit. Aktiviteti synon ta pozicionojë kulinarinë lokale si një prej arsyeve kryesore për të vizituar Elbasanin gjatë gjithë vitit.

The post Shijet autentike dhe recetat brez pas brezi promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit appeared first on Euronews Albania.

Media saudite: Mojtaba Khamenei nuk ndodhet në Iran

Pyetje të reja mbi situatën e brendshme në Iran janë ngritur pas një raportimi të rrjetit televiziv saudit Al-Hadath, i cili, duke cituar një burim sigurie izraelite, pretendon se udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk ndodhet më në territorin iranian.

Sipas raportimit, Mojtaba Khamenei, i cili mori drejtimin e Republikës Islamike pas vdekjes së babait të tij, Ali Khamenei, në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt, nuk është shfaqur publikisht që prej marrjes së detyrës dhe deri tani ka komunikuar vetëm përmes deklaratave me shkrim.

NjĂ« prej kĂ«tyre mesazheve u transmetua edhe njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« nga televizioni shtetĂ«ror iranian, ku udhĂ«heqĂ«si suprem paralajmĂ«ronte se Irani dhe “fronti i rezistencĂ«s” do t’i japin “mĂ«sime tĂ« paharrueshme” Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ«se rifillojnĂ« luftĂ«n. Ai akuzonte gjithashtu Uashingtonin pĂ«r shkelje tĂ« memorandumit tĂ« mirĂ«kuptimit tĂ« Islamabadit, duke thĂ«nĂ« se “firma e presidentit amerikan nuk ka vlerĂ«â€.

Burimi izraelit, i cituar nga Al-Hadath, pretendon se këto mesazhe nuk janë shkruar nga Mojtaba Khamenei, por nga kreu i ri i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Ahmad Vahidi, së bashku me drejtues të tjerë të lartë të këtij institucioni.

Sipas tĂ« njĂ«jtit burim, pĂ«rplasjet e brendshme nĂ« Iran kanĂ« arritur nĂ« njĂ« nivel qĂ«, sipas tij, “kĂ«rcĂ«non vetĂ« ekzistencĂ«n e Korpusit tĂ« GardĂ«s Revolucionare Islamike”. Ai pretendon gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk dĂ«shirojnĂ« pĂ«rfshirjen e Izraelit nĂ« njĂ« sulm tĂ« ri amerikan kundĂ«r Iranit, edhe nĂ« rast se Teherani ndĂ«rmerr njĂ« sulm ndaj Izraelit.

Këto pretendime nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet iraniane, amerikane apo izraelite.

The post Media saudite: Mojtaba Khamenei nuk ndodhet në Iran appeared first on Euronews Albania.

Gjenden dhjetë trupa të pajetë në Zacatecas, vijon dhuna e karteleve në Meksikë

Autoritetet meksikane kanë gjetur 10 trupa në shtetin e Zacatecas, një zonë që u përfshi nga një valë e dhunshme përplasjesh mes grupeve kriminale gjatë viteve 2021-2022 për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës.

Sipas autoriteteve, trupat u gjetën në komunat Morelos, Panuco dhe Sain Alto, ndërsa nuk janë dhënë ende detaje mbi motivin e vrasjeve apo autorët e dyshuar.

Meksika vijon të përballet me nivele të larta të dhunës, të lidhura kryesisht me aktivitetin e organizatave kriminale që merren me trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore.

Sipas analistëve, kartelet kryesore të drogës, veçanërisht Karteli Jalisco New Generation (CJNG) dhe Karteli Sinaloa, vazhdojnë përplasjet për kontrollin e territorit dhe të korridoreve strategjike të trafikut të drogës, duke e bërë Zacatecas një nga shtetet më të prekura nga dhuna në vend.

The post Gjenden dhjetë trupa të pajetë në Zacatecas, vijon dhuna e karteleve në Meksikë appeared first on Euronews Albania.

Irani ekzekuton me varje dy të dënuar për vrasjen e efektivëve të policisë gjatë protestave

Gjyqësori iranian njoftoi ekzekutimin me varje të dy burrave të dënuar për vrasjen e efektivëve të policisë gjatë protestave antiqeveritare që përfshinë vendin në dhjetor dhe janar.

Sipas autoriteteve iraniane, Erfan Esfandiary dhe Gol-Mohammad Mohammadi akuzoheshin se kishin lidhur dy oficerë policie në një tabelë rrugore, i kishin goditur me gurë, i kishin spërkatur me benzinë dhe më pas u kishin vënë flakën në qytetin e Isfahanit.

Prokuroria pretendon gjithashtu se të dy të dënuarit filmuan ngjarjen dhe publikuan pamjet në rrjete televizive jashtë Iranit.

Gjyqësori bëri të ditur se ekzekutimet u kryen pasi dënimet e tyre u lanë në fuqi nga Gjykata Supreme, pa dhënë detaje mbi datën e arrestimit apo zhvillimin e procesit gjyqësor.

Protestat, që nisën në dhjetor si reagim ndaj rritjes së kostos së jetesës, u shndërruan më pas në demonstrata të gjera kundër qeverisë, duke arritur kulmin në fillim të janarit.

Autoritetet iraniane ia atribuan dhunĂ«n “akteve terroriste” tĂ« orkestruara nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, ndĂ«rsa organizatat ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut kanĂ« raportuar pĂ«r njĂ« represion tĂ« gjerĂ« me mijĂ«ra viktima.

Pas konfliktit të armatosur mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, arrestimet dhe ekzekutimet në Iran janë shtuar ndjeshëm.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International, Irani renditet i dyti në botë për numrin e ekzekutimeve, pas Kinës.

Organizatat Iran Human Rights dhe Ensemble contre la peine de mort (ECPM) raportojnë se gjatë vitit 2025 autoritetet iraniane ekzekutuan mbi 1,639 persona, shifra më e lartë e regjistruar që nga viti 1989.

The post Irani ekzekuton me varje dy të dënuar për vrasjen e efektivëve të policisë gjatë protestave appeared first on Euronews Albania.

Tërmet 5.1 ballë në Peru, një viktimë dhe dhjetë të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë 5.1 ballë që goditi Perunë qendrore të shtunën në mbrëmje.

Lëkundjet u regjistruan pranë qytetit Chupaca, në rajonin malor të Andeve, Junín, me epiqendër në një thellësi prej rreth 24 kilometrash. Rreth 17 minuta pas goditjes kryesore, një tjetër lëkundje me magnitudë 3.7 preku të njëjtën zonë, por me intensitet më të ulët.

Dëmet më të mëdha janë raportuar në distriktin Chongos Bajo, ku u regjistrua edhe viktima e parë. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur identitetin e personit që humbi jetën dhe vijojnë vlerësimin e pasojave të tërmetit.

Në qytetin Huancayo, dy spitale u dëmtuan nga lëkundjet, përfshirë Spitalin Daniel Alcides Carrión, ku u trajtuan personat e plagosur, si dhe Spitalin El Carmen për Nënën dhe Fëmijën, ku u raportuan çarje në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik.

Tërmeti shkaktoi dëmtime edhe në disa monumente historike, mes tyre kryqi prej guri Cani Cruz në Chongos Alto dhe pjesë të manastirit të vjetër Santiago de León. Në disa zona u raportuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas vlerësimeve paraprake të Komitetit Kombëtar të Operacioneve të Emergjencave (COEN), rrjeti kombëtar i autostradave nuk ka pësuar dëmtime të rëndësishme. Autoritetet vijojnë kontrollet për të përcaktuar përmasat e plota të dëmeve.

The post Tërmet 5.1 ballë në Peru, një viktimë dhe dhjetë të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Shtetasi turk nderohet me medalje, shpëtoi 38 persona nga tërmeti në Venezuelë

Shtetasi turk Ibrahim Eser është nderuar me Medaljen Hero të Venezuelës për kontributin e tij në shpëtimin e 38 personave të bllokuar nën rrënoja pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën.

Medalja iu dorëzua nga presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, gjatë një ceremonie të zhvilluar në stadiumin Jorge Luis Garcia Carneiro në La Guaira. Në këtë aktivitet u vlerësuan gjithashtu edhe anëtarë të ekipeve të sigurisë dhe emergjencave që morën pjesë në operacionet e shpëtimit pas katastrofës.

Që në orët e para pas tërmeteve, Eser kontribuoi në operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa siguroi edhe pamje dhe informacione për situatën në terren, duke ndihmuar në pasqyrimin ndërkombëtar të përmasave të tragjedisë.

Gjatë ceremonisë, Rodriguez vlerësoi punën e ekipeve të shpëtimit, duke theksuar përkushtimin dhe sakrificat e tyre në përpjekjet për të shpëtuar jetë. Ajo tha se ata treguan solidaritet dhe rezistencë në një nga momentet më të vështira për vendin.

The post Shtetasi turk nderohet me medalje, shpëtoi 38 persona nga tërmeti në Venezuelë appeared first on Euronews Albania.

Ukraina godet depot e naftës në Rusi

Presidenti i UkrainĂ«s, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se forcat ukrainase kanĂ« goditur tre depo nafte dhe njĂ« strukturĂ« karburanti nĂ« rajonin rus tĂ« Stavropolit, si dhe tre anije qĂ«, sipas tij, i pĂ«rkasin “flotĂ«s nĂ« hije” tĂ« RusisĂ« nĂ« Detin e Zi.

NĂ« njĂ« reagim tĂ« publikuar nĂ« platformĂ«n X, Zelenskyy tha se sulmet janĂ« pĂ«rgjigje ndaj ofensivĂ«s ruse ndaj UkrainĂ«s. “Ne vazhdojmĂ« t’u pĂ«rgjigjemi sulmeve ruse nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« plotĂ«sisht tĂ« justifikuar dhe tĂ« saktĂ«â€, u shpreh ai.

Më herët, guvernatori i rajonit të Stavropolit, Vladimir Vladimirov, konfirmoi se një sulm me dron kishte shkaktuar zjarr në një zonë industriale. Sipas tij, materialet e ndezshme në objekt shpërthyen disa herë, por nuk pati rrezik për zonat e banuara dhe nuk u raportuan viktima apo të plagosur.

Autoritetet ukrainase theksojnë se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse kanë dëmtuar ndjeshëm kapacitetet e rafinimit të naftës. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, vetëm gjatë muajit të fundit janë goditur tetë rafineri nafte dhe janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë mbi 60 rezervuarë të naftës dhe derivateve, duke i shkaktuar industrisë ruse humbje të vlerësuara në rreth 13.5 miliardë dollarë.

The post Ukraina godet depot e naftës në Rusi appeared first on Euronews Albania.

“Gruaja qĂ« endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet nĂ« Elbasan

Gruaja shqiptare, pĂ«rballĂ« mungesĂ«s sĂ« lirisĂ«, paragjykimeve dhe njĂ« shoqĂ«rie qĂ« ka ndryshuar sistemet, por jo gjithmonĂ« mentalitetin. Ky Ă«shtĂ« boshti mbi tĂ« cilin ndĂ«rtohet libri  me tregime, “Gruaja qĂ« endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, i promovuar nĂ« BibliotekĂ«n “Qemal Baholli” nĂ« Elbasan.

“ËshtĂ« njĂ« libĂ«r qĂ« pĂ«rfshin njĂ« hark kohor nga vitet ’70 deri nĂ« ditĂ«t e sotme. Pse titullohet ‘Gruaja qĂ« endet rrugĂ«ve’? Ky Ă«shtĂ« njĂ« titull metaforik, sepse tĂ« dhjetĂ« tregimet kanĂ« nĂ« qendĂ«r gruan dhe lirinĂ« e munguar tĂ« gruas shqiptare. Ajo jeton nĂ« njĂ« shoqĂ«ri patriarkale, e cila ka ndryshuar sistemet, por jo mentalitetin”, tha Irena Dragoti, shkrimtare.

Promovimi i librit çeli edhe kalendarin e aktiviteteve verore tĂ« BibliotekĂ«s “Qemal Baholli”, e cila ka paralajmĂ«ruar njĂ« sĂ«rĂ« veprimtarish kulturore gjatĂ« javĂ«ve nĂ« vijim.

“Kemi nisur aktivitetet me promovimin e librit tĂ« Irena Dragotit dhe do tĂ« vijojmĂ« me veprimtari tĂ« tjera kulturore. MĂ« 21 korrik biblioteka shĂ«non 92-vjetorin e themelimit tĂ« saj”, theksoi Elisa Janku, DrejtoreshĂ« e BibliotekĂ«s “Qemal Baholli”

Gjatë promovimit, studiues të letërsisë e vlerësuan veprën për gjuhën e saj të thjeshtë dhe rrëfimin e natyrshëm.

“NjĂ« nga arritjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kĂ«tij libri Ă«shtĂ« gjuha e thjeshtĂ«, e cila shmang retorikĂ«n dhe artificin stilistik, duke ndĂ«rtuar njĂ« ligjĂ«rim tĂ« natyrshĂ«m, tĂ« rrjedhshĂ«m dhe emocionalisht tĂ« besueshĂ«m.”

“QĂ« nĂ« titull, autorja na fton nĂ« njĂ« botĂ« tĂ« mbushur me simbole. Gruaja shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« figurĂ« arketipale qĂ« mbart kujtesĂ«n dhe brishtĂ«sinĂ« njerĂ«zore.”

Promovimi u mbyll me diskutime mes autores dhe lexuesve, si edhe me nënshkrimin e kopjeve të librit.

The post “Gruaja qĂ« endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet nĂ« Elbasan appeared first on Euronews Albania.

Ekskluzive/ Policia parandalon atentatin e radhës ndaj Preng Gjinit

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Bëhet fjalë për një atentat tjetër që nga të dhënat hetimore dhe provat e sekuestruara, do ti bëhej Preng Gjinit, makina e të cilit u hodh në erë në lëvizje edhe në shtator të vitit 2020 në zonën e Selitës në Tiranë.

Blutë e qytetit verior kanë arrestuar pak ditë më parë në flagrancë 38 vjeçarin Euglen Buraku me një sasi lënde plasëse të lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë. Buraku banues në Durrës lëvizte në fshatin Stajkë të Vaut të Dejës me një automjet me targa të vjetra të mbivendosura ndërsa nga ekspertimi i aparatit të tij cëlular iu gjet në brendësi foto e Preng Gjinit.

Hetuesit besojnë se kanë zbuluar edhe një autor të dytë të dyshuar, Eduard Përgjoka 34 vjeç në banesën e së cilit në Rubik u sekuestruan kapsolla detonatorë, 11 celularë dhe fara kanabisi.

Ky i fundit është shpallur në kërkim pasi bashkë me të arrestuarin po hetoen për vrasje me paramendim mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.

Nga hetimet e SPAK nĂ« dosjen ‘REVANSHI’, atentati i parĂ« ndaj Preng Gjinit u krye pĂ«r motive gjakmarrje ndĂ«rsa tĂ« pandehur tĂ« arrestuar dhe nĂ« mungesĂ«, janĂ« marrĂ« 6 persona si urdhĂ«rues dhe sigurues tĂ« kushteve dhe mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje.

The post Ekskluzive/ Policia parandalon atentatin e radhës ndaj Preng Gjinit appeared first on Euronews Albania.

Mbahen homazhe për gazetarin Enrik Mehmeti, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Gazetari Enrik Mehmeti u shua në moshën 40-vjeçare në një aksident tragjik me motor në plazhin e Porto-Novës në Vlorë.

Homazhet nĂ« nderim tĂ« tij do tĂ« mbahen nga ora 12:00-14:00, nĂ« teatrin “Petro Marko” nĂ« VlorĂ«. PjesĂ« e homazheve ishte dhe kryeministri Edi Rama teksa shfaqet duke pĂ«rqafuar pĂ«r disa minuta disa minuta nĂ«nĂ« e gazetarit tĂ« ndjerĂ«, nĂ« shenjĂ« ngushĂ«llimi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku sipas policisë, Enrik Mehmeti po lëvizte me një motor me katër rrota, kur dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit dhe motori u rrokullis disa herë.

Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e mjetit e goditi rëndë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale. Në motomjet ndodhej si pasagjer shtetasi K. S., rreth 18 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta pa probleme për jetën.

The post Mbahen homazhe për gazetarin Enrik Mehmeti, i pranishëm edhe kryeministri Rama appeared first on Euronews Albania.

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

Dy persona kanĂ« mbetur tĂ« plagosur rĂ«ndĂ« si pasojĂ« e njĂ« aksidenti tĂ« ndodhur mesditĂ«n e sĂ« dielĂ«s nĂ« RrugĂ«n e Kombit, nĂ« segmentin Milot–RrĂ«shen, pranĂ« Rubikut.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa përplasja ka qenë e fortë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat u kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin e Mirditës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, ata janë dërguar më pas për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga njëri prej automjeteve.

The post Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë appeared first on Euronews Albania.

Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion

Kosova ka regjistruar normën më të lartë të inflacionit vjetor të çmimeve të konsumit në rajonin e Ballkanit gjatë muajit qershor, sipas një përmbledhjeje të publikuar nga Kos Data.

Sipas të dhënave të raportuara, inflacioni në Kosovë ka arritur në 6.0 për qind, duke e renditur vendin të parin në rajon për rritjen e çmimeve të konsumit.

Pas Kosovës renditen Bullgaria dhe Bosnja e Hercegovina, me një normë inflacioni prej 5.6 për qind, ndërsa Kroacia ka shënuar 4.5 për qind dhe Greqia 4.4 për qind.

Në pjesën tjetër të rajonit, Mali i Zi ka regjistruar inflacion prej 3.6 për qind, Maqedonia e Veriut 3.4 për qind, ndërsa Shqipëria 3.2 për qind. Normën më të ulët të inflacionit në Ballkan gjatë kësaj periudhe e ka pasur Serbia, me 2.7 për qind.

The post Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion appeared first on Euronews Albania.

Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Bulevardin Mournia në Hania të Kretës, ku një ambulancë e EKAB-it, e cila po transportonte një pacient drejt spitalit, u përplas me një automjet pasagjerësh.

Sipas autoriteteve lokale, pacienti që ndodhej në ambulancë ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak. Rrethanat e sakta të vdekjes së tij pritet të përcaktohen përmes procedurave mjeko-ligjore.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar përmbysjen e ambulancës. Dy anëtarët e ekuipazhit të mjetit të urgjencës kanë mbetur të plagosur. Njëri prej shpëtimtarëve ndodhet në gjendje shoku, ndërsa tjetri ka pësuar dëmtime në kraharor dhe është dërguar në spital për trajtim.

Në aksident u përfshi edhe drejtuesi i automjetit tjetër, i cili mësohet se është infermier në Spitalin e Hanias dhe në momentin e përplasjes po largohej nga një turn nate.

Pas përplasjes, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse me tre automjete, të cilat ndihmuan në nxjerrjen e personave të bllokuar në mjetet e përfshira në aksident.

Departamenti i Policisë Rrugore të Hanias ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej appeared first on Euronews Albania.

Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në komunën e Zubin Potokut, ku një person është arrestuar dhe një automjet është ndaluar e sekuestruar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 19 korrik, rreth orës 03:38, në fshatin Bube. Gjatë një patrullimi në zonë, njësitë policore kanë vërejtur disa automjete të dyshuara, të cilat nuk kanë zbatuar urdhrat për ndalim.

Për shkak të mosbindjes së drejtuesve të mjeteve, zyrtarët policorë kanë përdorur armën zyrtare, në përputhje me autorizimet ligjore. Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Gjatë kontrollit të një automjeti tip VW Sharan, policia ka gjetur pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacion shoqërues, të cilat dyshohet se janë futur ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë kompetente të hetimeve dhe forenzikës, ndërsa automjeti dhe mallrat janë sekuestruar si prova materiale.

Me urdhĂ«r tĂ« prokurorit Ă«shtĂ« iniciuar rasti pĂ«r veprĂ«n penale “Kontrabandimi i mallrave”, ndĂ«rsa personi i arrestuar Ă«shtĂ« ndaluar pĂ«r 48 orĂ«, ndĂ«rsa hetimet pĂ«r zbardhjen e plotĂ« tĂ« rastit vijojnĂ«.

The post Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person appeared first on Euronews Albania.

❌