Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Juventus rigjen fitoren ndaj Sassuolos, zhbllokohet David

Juventus kundërpërgjigjet Romës dhe fiton bindshëm në Reggio Emilia. Në javën e 19-të të Serie A, bardhezinjtë triumfojnë 3-0 ndaj Sassuolos në “Mapei Stadium”, duke mbyllur giron e parë në zonën Champions. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 16-të, kur një krosim i Kalulu u devijua fatkeqësisht në portën e vet nga Muharemovic, i cili me kokë mposhti portierin e tij. Juventus kontrolloi ritmin e…

Source

Ministrja e Brendshme në Shkodër për situatën. Parashikohen reshje intensive nesër

Benet Beci shkruan nga Shkodra se jemi në terren, së bashku me ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, drejtorin e AKMC Haki Çako dhe prefekten Holta Duda, për të monitoruar nga afër situatën, nivelin e lumenjve dhe të liqenit në territorin e Bashkisë Shkodër. Parashikimet e motit japin informacion se sonte dhe nesër do kemi reshje intensive në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit…

Source

“Forcat e Armatosura po monitorojnë lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu flet këtë mbrëmje për situatën nga përmbytjet në vend dhe theksoi se po monitorohen lumenjtë nga Forcat e Armatosura që rrezikojnë daljen nga shtrati. ”Siç e kishim parashikuar, patëm reshje intensive dhe sot kishim një agravim në zonën e Durrësit, Laçit dhe një pjesë të ultësirës perëndimore në Lezhë. Gjithashtu, pasdite pati agravim në Gjirokastër.

Source

Tabaku: PD të mësojë nga gabimet e së shkuarës, e ka detyrë të premtojë rrëzimin e qeverisë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet mbi perspektivat politike dhe ekonomike të vitit 2026, duke u ndalur te roli dhe përgjegjësitë e opozitës në situatën aktuale politike të vendit. Për të është detyrë themelore e opozitës të synojë dhe të premtojë rrëzimin e qeverisë, duke theksuar se rotacioni politik, sipas saj, është penguar ndër vite përmes skemave të ndryshme. E ftuar në ”News 24”…

Source

Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

Vrullshëm ka nisur mbrëmja e sotme e spektaklit të Big Brother VIP. Pas përshëndetjes me banorët në sallon, Ledioni ka pyetur Selin sesi e priti largimin e Mirit në Akuarium, ardhjen në shtëpi, dhe më pas largimin sërish. “Vajtjen shumë mirë, ardhjen mirë, vajtjen prapë shumë shumë mirë”, tha ajo. Ndërkohë Vëllai i Madh njoftoi se banorët që ishin në akuarium mund të kthehen në sallon.

Source

Shkrumbohet banesa e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

Behar Musta i përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, rrëfen për median sesi shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit, ku jetojnë 11 familjarë u përpi nga flakët. Ndonëse vendi u përfshi nga reshje të dendura shiu, zjarri i dogji katin e dytë të banesës dhe një pjesë të katit të parë, ndërsa ende nuk dihet shkaku i flakëve. “Nuk ishim në shtëpi. Kur erdhëm, flaka kishte përpirë të gjithë shtëpinë.

Source

Liderët evropianë pro Groenlandës, ndërsa SHBA rrit kërcënimet për ta marrë ushtarakisht si vend

Liderët evropianë janë bashkuar fuqishëm në mbështetje të Danimarkës dhe Groenlandës, pasi një nga ndihmësit kryesorë të Donald Trump sugjeroi se SHBA mund të ishte e gatshme të merrte kontrollin e territorit Arktik me forcë. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaruan se Groenlanda – një territor gjysmë…

Source

Ukraina siguron garanci të forta nga aleatët, Britania dhe Franca gati për dislokim trupash

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të martën mbrëma arritjen e një marrëveshjeje thelbësore midis Ukrainës dhe aleatëve të saj për “garanci të fuqishme sigurie”. Ky zhvillim erdhi pas përfundimit të takimit kyç të “Koalicionit të të Gatshmëve” në Paris, ku u miratua “Deklarata e Parisit”. Sipas Macron, kjo deklaratë shënon një hap domethënës drejt vendosjes së një paqeje të qëndrueshme në…

Source

Binaj ngre tonet pas paralizës së vendit: Futen në punë të paaftët

Aktivisti Florjan Binaj, thotë se në Shqipëri largohen specialistët dhe merren në punë të paaftët. “Nëqoftëse popujve europianë u derdhet shumë shpejt kupa dhe reagojnë, neve vazhdon mbushet, mbushet, mbushet, mbushet, mbushet dhe reagojmë shumë vonë. Këto që po ndodhin nuk duhet t’i quajmë fatkeqësi natyrore. Këto janë fatkeqësi njerëzore dhe janë totalisht të shmangshme, por nëqoftëse ne i bëjmë…

Source

Ministri i Mbrojtjes: Kujdes sonte nga shirat! Në gadishmeri Emergjencat Civile

Nga mbledhja e Komitetit të Emergjencave Civile të Qarkut Durrës për të koordinuar nga afër veprimet për përballimin e situatës së krijuar nga rreshjet intensive, shkruan në postimin e tij ministri i Mbrojtjes Piro Vengu. Në terren ka angazhim maksimal të Forcave të Armatosura, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Bashkisë dhe ekipet e Emergjencave Civile lokale, për të garantuar sigurinë e…

Source

Lapaj për ftesën nga Berisha: Për çfarë na duhen tryezat? Qytetarët duhet të jenë në shesh

Kreu i ”Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj nga protesta para Kryeministrisë thotë se qëndresa e tyre nuk do të ndalet dhe se do të vazhdojë të protestojë kundër regjimit. Ai akuzon policët për qasjen e dhunshme që reaguan ndaj qytetarëve. I pyetur për ftesën e Berishës për t’u ulur në tryezë, Lapaj tha se është me rëndësi që qytetarët të dalin në shesh, përtej logove të partive. ”Për çfarë na duhen…

Source

6 shtete europiane pro Danimarkës, Shtëpia e Bardhë: Vendi do të mbrohet më mirë nga SHBA

Shtëpia e Bardhë ka ritheksuar se Groenlanda do të mbrohej më mirë nga Amerika, ndërsa udhëheqësit evropianë shprehën mbështetje të hapur për Danimarkën dhe territorin autonom danez. ”Presidenti Trump beson se Groenlanda është një vendndodhje strategjikisht e rëndësishme për sigurinë kombëtare. Ai është i bindur se banorët e Groenlandës do të shërbeheshin më mirë nëse do të mbroheshin nga…

Source

Ikën nga banesa pa gjurmë 14-vjeçari, familjarët kallëzim në Polici

Një 14-vjeçar ka ikur nga banesa e tij në Has, pasi ka marrë pa leje automjetin e të atit të tij. Janë familjarët e adoleshentit që kanë bërë kallëzim në Polici, pasi nuk dinë vendndodhjen e tij. Njoftimi i Policisë: Has-Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e…

Source

Del nga shtrati përroi i Glinës në Vaun e Dejës, rrezikohen banesat

Vendi po përballet me përmbytje masive. Përroi i Glinës në Vaun e Dejës ka dalë nga shtrati, duke bllokuar unazën e qytetit. Uji ka vërshuar në rrugën kryesore, ndërsa janë përmbytur edhe toka aty pranë. Nëse rruga pëson shembje të mëtejshme rrezikohen të përmbyten edhe banesa, ndërsa në këto momente zona është përfshirë nga një furtunë e fortë.

Source

Moti i keq devijon dy fluturime drejt Barit, zv/kryeministrja Balluku: Mund të ketë vonesa në fluturime

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar se kushtet e motit kanë shkaktuar devijime në disa fluturime të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Balluku shkruan se dy fluturime në ardhje të datës 5 në orët e mbrëmjes janë devijuar drejt Barit, pasi nuk ishte e mundur ulja e sigurt në Tiranë. Ministrja informon se për shkak të këtyre devijimeve…

Source

Thirrja e kryebashkiakut të Prishtinës Përparim Rama për qytetarët e kryeqytetit

Përparim Rama, kryebashkiak i Prishtinës shkruan “Të nderuar qytetarë, Në këtë situatë të reshjeve të vazhdueshme në mbarë Kosovën, Kryeqyteti po e menaxhon situatën dhe gjendja mbetet nën kontroll. Ekipet e Kryeqytetit janë vazhdimisht në terren dhe deri tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, ndërkohë që situata po monitorohet pa ndërprerje. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po koordinon…

Source

Ministrja Koçiu shkon në Zejmen: Në monitorim zonat përreth lumenjve Drin dhe Mat

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu ndoqi nga afër situatën e krijuar në njësinë administrative Zejmen, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në të gjithë territorin e vendit. Sipërfaqe tokash bujqësore janë përmbytur në disa njësi administrative në Lezhë. Në Njësinë Zejmen ka prani uji në toka bujqësore në Spiten dhe Tresh. Për shkak të reshjeve të shumta dhe shkarkimeve nga…

Source

Situata nga gripi, ISHP: Mbi 13 mijë raste në javë

Jemi në sezonin e gripit dhe Instituti i Shëndetit Publik, gjatë prezantimit të buletinit javor, deklaron se aktualisht jemi në një aktivitet mesatar të qarkullimit të tij. 13 mijë raste raportohen të prekur vetem javën e parë të janarit, por sipas specialistëve shifrat janë shumë më të larta pasi jo të gjithë i drejtohen qendrave shëndetësore. Artan Simaku deklaron se në këtë periudhe gripi…

Source

❌