Reading view

Si e garanton Aptamil cilësinë dhe sigurinë e produkteve për fëmijët mbi 1 vjeç



Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.

Ne e dimë se zgjedhja e mënyrës së ushqyerjes së fëmijës suaj është një nga vendimet më të rëndësishme që do të merrni. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian ka vendosur rregulla shumë të rrepta për të garantuar sigurinë dhe përshtatshmërinë e produkteve për fëmijët.

Kalojnë kontrolle të rrepta të cilësisë. Testohen në më shumë se 1.000 pika kontrolli gjatë gjithë procesit të prodhimit. Prodhohen në fabrika të certifikuara nga organizata të pavarura.

Duke pasur në mendje fëmijën tuaj, Aptamil zbaton kontrolle të rrepta të cilësisë

Ferma - Testimi i cilësisë së qumështit
Përbërësit - Kontrolli i lëndëve të paratesting
Pluhuri bazë - Analiza e pluhurit bazë
Produkti përfundimtar - Testimi i produktit të gatshëm

Si testojmë çdo seri prodhimi

Çdo hap i procesit menaxhohet me kujdes për të garantuar cilësinë e ushqimit për fëmijët mbi 1 vjeç. Ne kryejmë kontrolle rigoroze të cilësisë për t'u siguruar që çdo seri prodhimi përmbush standardet tona të larta.

  • Cilësia fillon që në burim. Procesi nis me testime të detajuara të cilësisë së qumështit direkt në fermë.
  • Çdo përbërës kontrollohet me kujdes. Të gjitha lëndët e para testohen sipas kritereve të rrepta përpara se të pranohen në procesin e prodhimit.
  • Kontroll në çdo fazë. Edhe pluhuri bazë analizohet në mënyrë të detajuar për të siguruar që përmbush specifikimet tona.
  • Testim përfundimtar. Pasi produkti përfundon, çdo seri testohet edhe një herë përpara se të largohet nga fabrika.

Kjo do të thotë se çdo paketim përmbush standardet tona të brendshme të cilësisë përpara se të arrijë te konsumatori.

Fabrikat tona verifikohen nga organizata të pavarura për qetësinë tuaj

Ne nuk mbështetemi vetëm në kontrollet tona të brendshme. Produktet tona testohen gjithashtu nga laboratorë të pavarur, duke ofruar një nivel shtesë sigurie dhe besueshmërie.

  • Verifikim i pavarur i sigurisë dhe cilësisë
  • Testime objektive, përtej kontrolleve të brendshme
  • Besim mbi të cilin mund të mbështeteni

Sepse fëmija juaj meriton standardet më të larta. I prodhuar me kujdes.

Njoftim i rëndësishëm: Ushqyerja me gji është forma më e mirë e ushqyerjes për foshnjat. Aptamil 3 është i përshtatshëm vetëm për fëmijët mbi 12 muaj dhe duhet të përdoret si pjesë e një diete të larmishme dhe të balancuar.

Nuk është zëvendësues i qumështit të gjirit gjatë 12 muajve të parë të jetës.

Legjislacioni i Bashkimit Evropian përcakton kërkesa të rrepta për sigurinë dhe cilësinë, të zbatueshme për të gjithë prodhuesit. Ky material shpjegon mënyrën se si Aptamil i zbaton këto kërkesa në proceset e veta të prodhimit.

  •  

Seanca Meta-Kryemadhit në GJKKO, gjykata rrëzon kërkesën e ish-presidentit për të dalë nga kafazi i xhamit



Po zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) seanca e radhës gjyqësore në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Në seancën e kaluar, Kryemadhi kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së akteve hetimore dhe të sekuestrimit të aparatit të saj celular. Ajo pretendon se për këtë veprim hetimor duhej të ishte marrë më parë leje në Kuvend, për shkak të statusit të saj si deputete në kohën kur është kryer sekuestrimi. Organi i akuzës (SPAK) pritet të shprehet sot me qëndrimin e tij zyrtar lidhur me këto kërkesa të mbrojtjes, shkruan euronews.al.

Nga ana tjetër, edhe Ilir Meta ka kërkuar pavlefshmëri të akteve hetimore. Ndër to, mbrojtja e tij ka kontestuar komunikimet e marra nga celulari i biznesmenit Kastriot Ismailaj, ku përfshihet edhe episodi i mesazhit me tekst “nesër më duhen patjetër 200 mijë”. Sipas Metës, këto komunikime nuk mund të përdoren si provë, pasi nuk është vërtetuar asnjëherë se ish-presidenti ka qenë dërguesi i atij mesazhi.

Gjithashtu, gjatë seancës së sotme, Meta i ka dorëzuar gjykatës një tjetër kërkesë me shkrim për të qëndruar jashtë kafazit të xhamit gjatë zhvillimit të procesit. Mirëpo, GJKKO e ka rrëzuar menjëherë këtë kërkesë, me arsyetimin se kjo kërkesë është shqyrtuar dhe ka marrë tashmë një vendim përfundimtar nga gjykata më parë.

  •  

Një aeroplan i vogël rrëzohet pranë aeroportit të Arizonës, humb jetën një person



Një person humbi jetën pasi një aeroplan i vogël u rrëzua pranë Aeroportit Chandler në Arizona, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Chandler.

Zyrtarët e zjarrfikësve thanë se ekipet reaguan pasi morën një telefonatë 911 që raportonte një aeroplan të rrëzuar, transmeton Telegrafi.

A Piper Cherokee N9062J just crashed on takeoff from the Chandler airport in Arizona. Reports of a small fire at this time. 🙏

Audio via @theATCapp pic.twitter.com/KwMhTNQItM
— Thenewarea51 (@thenewarea51) July 29, 2026

Ekipet e ndihmës punuan me kullën e kontrollit të Aeroportit Chandler për të konfirmuar vendndodhjen e rrëzimit.

KNXV raportoi se rrëzimi ndodhi pranë rrugëve McQueen dhe Queen Creek rreth orës 19:50 të martën.

Small aircraft Crashes Shortly After Takeoff at Chandler Airport in Arizona

A Piper Cherokee 180C aircraft (N9062J) crashed shortly after taking off from Chandler Municipal Airport in Arizona, prompting an emergency response at the scene.

According to initial reports, the…
— FL360aero (@fl360aero) July 29, 2026

Ekipet gjetën një aeroplan të vetëm me një person në bord i cili kishte vdekur në rrëzim, tha departamenti i zjarrfikësve. Piloti nuk është identifikuar ende.

Departamenti i zjarrfikësve të Chandler tha se po koordinohet me zyrtarët e Aeroportit Chandler, departamentin e policisë së Chandler dhe Administratën Federale të Aviacionit ndërsa hetimi vazhdon.

🇺🇸Emergency crews rush to plane crash at Arizona airport

A small aircraft has crashed at Chandler Municipal Airport, drawing a large emergency response as first responders work to secure the scene.

Fire officials say they found a single aircraft down with one person on board,… pic.twitter.com/Oo70Eg8rtW
— Horizon Wire (@HorizonWireHW) July 29, 2026

Autoritetet po punojnë ende për të konfirmuar detaje shtesë dhe hetimi për rrëzimin mbetet i hapur. /Telegrafi/

  •  

“Kam dhënë gjakun dhe jetën time” – Neymar konfirmon pensionimin nga Brazili



Neymar ka konfirmuar zyrtarisht pensionimin nga kombëtarja e Brazilit pas një fushate zhgënjyese në Kupën e Botës 2026, nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Ylli i Santosit shfrytëzoi rastin për t’iu kundërpërgjigjur edhe raportimeve të fundit në media, sipas të cilave ai kishte pasur sjellje të papërshtatshme ndaj bashkëlojtarëve më të rinj në dhomën e zhveshjes së klubit nga Vila Belmiro.

Neymar ka bërë të ditur se aventura e tij me kombëtaren ka përfunduar pas eliminimit të Brazilit në fazën e 1/8 së finales së Botërorit 2026 nga Norvegjia.

Duke reflektuar mbi karrierën e tij të gjatë dhe të mbushur me momente të rëndësishme me fanellën e famshme të verdhë, 34-vjeçari insistoi se nuk ka asnjë pendesë për kontributin e dhënë për kombëtaren, pasi për vite me radhë mbajti mbi supe shpresat e një kombi të tërë.

“Koha ime me kombëtaren ka përfunduar. Kam bërë histori, kam qenë shumë i lumtur, kam dhënë gjakun dhe jetën time. Gjithmonë kam luftuar për fanellën e verdhë, por tani nuk dua më”, ka deklaruar Neymar.

Vendimi i tij shënon fundin e një epoke për futbollin brazilian, pasi golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit do ta përqendrojë të gjithë vëmendjen te futbolli në nivel klubesh me skuadrën e tij të fëmijërisë, Santosin.

Konfirmimi përfundimtar erdhi pas një momenti emocional në “MetLife Stadium” në Neë Jersey, ku Neymar u pa në lot pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës.

Pavarësisht se realizoi një penallti në sekondat e fundit të ndeshjes, ish-ylli i Barcelonës nuk mundi ta përmbante zhgënjimin, pasi rrugëtimi i tij 16-vjeçar me kombëtaren u mbyll në mënyrën më të dhimbshme./Telegrafi/

  •  

Audio-incizimi për shkarkimin e Abdixhikut, LDK kërkon hetim dhe paralajmëron masa disiplinore



Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi që ka nxitur debat në opinion, duke bërë të ditur se do të ndërmarrë procedura statutare dhe disiplinore ndaj çdo anëtari të partisë që rezulton i përfshirë në rast.

LDK ka dënuar ashpër çdo formë të shantazhit, kërcënimit apo ndikimit në vullnetin e lirë të delegatëve.

Në reagimin zyrtar, LDK thekson se pamjet e publikuara, në të cilat pretendohet se zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë ushtruar presion përmes kërcënimeve që lidhen me vendin e punës së një anëtari të familjes së delegatit, janë të papranueshme, në kundërshtim me Statutin e partisë, vlerat demokratike dhe ligjin.

“LDK është ndërtuar mbi lirinë e mendimit, votës dhe bindjes. Askush e aq më pak ata aë bartin role institucionale, nuk kanë të drejtë ta zëvendësojë vullnetin e lirë të delegatëve me frikësim, presion apo shantazh”, thuhet në reagim.

Partia njofton se do të iniciojë menjëherë procedura statutare dhe disiplinore ndaj anëtarëve që rezultojnë të përfshirë në këtë rast, pa dallim funksioni apo pozite.

Po ashtu, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të ndërmarrë hetimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të vendosur përgjegjësi ligjore nëse konstatohen elemente të veprave penale.

“Prandaj, organet kompetente të LDK-së do të iniciojnë menjëherë dhe pa asnjë vonesë, procedurat statutare dhe disiplinore ndaj këtyre anëtarëve të LDK që rezultojnë të përfshirë në këtë rast, pa dallim funksioni apo pozite. Njëkohësisht, ftojmë organet e drejtësisë, në veçanti Prokurorinë, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe për të vendosur përgjegjësi ligjore mbi elementet e veprave penale”, ka theksuar LDK.

Kujtojmë se, pas publikimit të audio-incizimeve edhe zyrtari i Komunës së Prishtinës, Gentrit Syla ka mohuar kategorikisht akuzat, duke deklaruar se nuk ka ndikuar në punësime dhe se materiali i publikuar është i manipuluar. Ai e cilësoi publikimin si një përpjekje për shantazh ndaj tij dhe kërkoi që rasti të hetohet nga organet kompetente.

Po ashtu, edhe shefi i asambleistëve të LDK-së në Komunën e Prishtinës, Egzon Pacolli reagoi duke i cilësuar audio-incizimet si "montazh dhe shantazh" në prag të Kuvendit të LDK-së.

Sipas tij, publikimi i tyre ka për qëllim të ndikojë në procesin zgjedhor brenda partisë dhe nuk pasqyron realitetin.

LDK në fund rithekson se nuk do të tolerojë asnjë veprim që cenon lirinë e vendimmarrjes, integritetin e proceseve demokratike dhe dinjitetin e anëtarëve të saj, duke theksuar se "demokracia nuk mbrohet me presion, por me votë të lirë". /Telegrafi/

  •  

Afati për subvencione në Rahovec, Drejtoria del me njoftim



Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit ka njoftuar fermerët se afati për aplikim për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2026 përfundon më 31 korrik.

Përmes një njoftimi, kjo drejtori ka bërë thirrje për të gjithë fermerët që ende nuk kanë arritur të aplikojnë, që ta shfrytëzojnë këtë mundësi brenda afatit të përcaktuar.

"Të nderuar fermerë, ju që ende nuk keni mundur ta kryeni aplikimin, ju njoftojmë se kanë mbetur edhe dy ditë për aplikim për Pagesa Direkte – Subvencione 2026, pra deri më 31.07.2026", thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec.

Nga kjo drejtori u është bërë apel fermerëve që të mos e lënë aplikimin për ditët e fundit dhe ta përfundojnë procedurën brenda afatit ligjor.

"Ju lusim që brenda këtij afati ta shfrytëzoni mundësinë e aplikimit", thuhet në njoftim. /Telegrafi/


  •  

Buta rikthehet me ish-partneren e tij?



Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta dhe ish-partnerja e tij Fjolla, duket se po i japin një tjetër mundësi marrëdhënies së tyre.

Prej më shumë se një viti në media është përfolur për një ndarje të mundshme mes çiftit, ndërsa disa veprime në rrjetet sociale kishin shtuar dyshimet për një krizë.

Në atë periudhë, të dy hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve dhe kishin larguar fotografitë e përbashkëta nga profilet e tyre.

Foto: Instagram

Megjithatë, së fundmi është vënë re një ndryshim.

Buta dhe Fjolla kanë nisur sërish të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke nxitur aludimet për një pajtim.

Buta dhe Fjolla

Ende nuk është bërë e ditur nëse ky afrim nënkupton një rikthim të plotë të çiftit apo thjesht një hap drejt përmirësimit të marrëdhënies së tyre.

Buta dhe Fjolla janë prindër të një vajze, ndonëse deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për raportin aktual. /Telegrafi/

Buta me vajzën

  •  

Q9 është Audi më i madh ndonjëherë dhe është vetëm me naftë



Audi ka një model të ri kryesor, dhe është gjigant. Q9 është një SUV luksoz me shtatë vende në madhësi të plotë, që ndodhet mbi Q7 dhe Q8, mat 5.31 metra nga maja e kokës deri te bishti, dhe është SUV-i më i madh që marka ka ndërtuar ndonjëherë.

Duket se është bërë për hyrjet amerikane, megjithatë është ndërtuar në Bratislavë, shitet në Evropë, dhe në momentin e lançimit funksionon vetëm me naftë, transmeton Telegrafi.

Madhësia e tij

Numrat janë historia. Me 5.31 metra gjatësi, 2.21 metra gjerësi dhe me një bazë boshti prej 3.14 metrash, Q9 është padyshim gjëja më e madhe që Audi ka vënë në rrugë.

Shtatë vende janë standarde, me një planimetri opsionale me gjashtë vende që zëvendëson stolin e mesëm me një palë karrige individuale me motor.

Ky është Audi që synon drejtpërdrejt klasën e SUV luksoz me madhësi të plotë, një hapësirë që ia ka lënë Mercedes, BMW dhe Land Rover deri më tani.

Naftë, dhe vetëm naftë, në lançim

Kjo është surpriza. Një model i ri kryesor në vitin 2026 mbërrin me një lloj të vetëm karburanti, dhe është naftë.

Motori 3.0 litërsh V6 TDI përdor asistencë hibride të butë dhe vjen në format 299 ose 245 kuaj fuqi, duke u pajisur me një kambio automatike me tetë shpejtësi dhe sistem të përhershëm quattro me tërheqje në të gjitha rrotat.

Nuk ka motor benzinë, as motor hibrid plug-in dhe as version elektrik në lançim. Për një makinë kaq të rëndë sa pronarët do të ngarkojnë njerëz dhe do ta tërheqin, motori me naftë ka ende kuptim, duke ofruar një distancë të gjatë pa mundim që i duhet një SUV me madhësi të plotë, dhe Audi është qartësisht i sigurt se blerësit e tij do të bien dakord.

Teknologjia vërtet e re

Q9 është gjithashtu një vitrinë për të rejat. Ai sjell dyert e para automatike të Audi-t, të cilat hapen dhe mbyllen vetë me zbulimin e pengesave, dhe dritat e pasme digjitale OLED të lakuara, të parat në botë, të përbëra nga 512 segmente.

Shtoni dritat e përparme LED me matricë dixhitale, një ekran panoramik OLED që çiftëzon një panel 12.3 inç me një ekran me prekje 14.5 inç, Android Automotive me ChatGPT të integruar, drejtim pa duar të Nivelit 2 me asistencë, drejtim të të gjitha rrotave që i kthen pjesët e pasme deri në 5 gradë dhe pezullim adaptiv me ajër me një gamë lartësie udhëtimi prej 90 mm. Është shumë teknologji kryesore për një makinë të vetme.

Kabina

Brenda, Audi i është kushtuar tërësisht rehatisë. Q9 merr çatinë panoramike më të madhe në historinë e markës me mbi 1.5 metra katrorë, një sistem audio Bang & Olufsen 4D me 22 altoparlantë dhe një zgjedhje përzierjesh leshi, lëkurë Nappa dhe mikrofibër Dinamica në tre paketa të koordinuara të brendshme. Kjo është një makinë e projektuar për t'u udhëtuar aq sa për t'u ngarë, gjë që është pikërisht ajo që kërkon klasa.

Dorëzimi i makinës kryesore

Q9 shënon gjithashtu një ndryshim në atë që Audi e konsideron makinën e saj kryesore. Ai vjen ndërsa sedani A8 po përmirësohet në heshtje, duke konfirmuar se auela e markës tani është një SUV dhe jo një limuzinë.

"Audi Q9 është modeli i ri kryesor i portofolit të Audi-t. Me SUV-in tonë të parë të madh me madhësi të plotë, ne po e ngremë pozicionimin premium të markës sonë", tha CEO Gernot Doellner.

Ironia e çuditshme është se makina më amerikane e Audi-t është vetëm për Evropën dhe nuk shitet fare në Shtetet e Bashkuara.

Çmimi dhe koha

Q9 TDI me versionin 299 kuaj-fuqi fillon nga 108,400 euro, ofrohet në versionet e avancuara dhe më sportive të linjës S me një gamë paketash opsionesh.

Librat e porosive hapen në fund të korrikut 2026 dhe dërgesat e para pasojnë në nëntor. Është ndërtuar në Bratislavë, kështu që kjo është një makinë evropiane në çdo kuptim pavarësisht përmasave amerikane. /Telegrafi/

  •  

Bumi i inteligjencës artificiale po ndryshon hartën e transportit ajror në Azi



Gara globale për inteligjencën artificiale po ndryshon rrjetet e transportit ajror në Azi. Kompanitë ajrore po shtojnë dhe riorganizojnë linjat rreth qendrave ku prodhohen çipat, pajisjet për gjysmëpërçues dhe serverët, ndërsa dërgesat e vogla nga tregtia online po humbin ritëm.

Ndryshe nga rritja e përkohshme e pakove pas pandemisë, kërkesa e lidhur me AI-në mbështetet në porosi shumëvjeçare për procesorë, memorie të avancuar dhe pajisje të qendrave të të dhënave.

Korean Air raportoi se të ardhurat nga transporti i mallrave u rritën 46 për qind në tremujorin e dytë, në 1.54 trilion won, ose rreth 1.07 miliard dollarë. Kompania tha se pajisjet e AI-së kanë zëvendësuar dërgesat e tregtisë elektronike nga Kina si burimi kryesor i rritjes.

Japonia eksporton pajisje për prodhimin e gjysmëpërçuesve, Koreja e Jugut memorie të avancuar, ndërsa Tajvani mbetet qendra kryesore për çipat më të sofistikuar.

Vietnami, Malajzia, Tajlanda dhe Singapori po marrin rol më të madh në montimin e serverëve që dërgohen në Amerikën e Veriut dhe Evropë.

Japan Airlines tha se produktet teknologjike përbënin rreth 80 për qind të rritjes së eksporteve ajrore nga Azia, pa Kinën, gjatë vitit të fundit.

China Airlines shtoi fluturime mallrash në Azinë Juglindore, ndërsa EVA Airways thotë se ngarkesat e lidhura me AI-në tashmë sjellin deri në gjysmën e të ardhurave të saj nga transporti i mallrave.

Këto pajisje kanë vlerë të lartë, janë të ndjeshme dhe duhet të arrijnë shpejt në destinacion.

Sipas IATA-s, mallrat e lidhura me AI-në përbënin 53.5 për qind të vlerës së ngarkesave ajrore në vitin 2025, megjithëse vetëm shtatë për qind të vëllimit. /Telegrafi/

  •  

Ish-prokurori Elez Blakaj: Edhe më 2016 kryem gërmime në Zveçan për gjetjen e mbetjeve mortore të 23 intelektualëve të zhdukur



Në fshatin Kalludër e Vogël në komunën e Zubin Potokut kanë nisur gërmimet në një lokacion që dyshohet se mund të jetë varrezë masive e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Kalludra e Vogël lidhet me një nga rastet më të rënda të zhdukjeve me forcë gjatë luftës në Kosovë. Më 19 prill 1999, në zonën e Drethit dhe Kalludrës në Zubin Potok u rrëmbyen 23 shqiptarë, të njohur si "Grupi i Intelektualëve", shumica prej tyre nga rajoni i Mitrovicës.

E lidhur me gërmimet ka shkruar sot edhe ish-prokurori Elez Blakaj.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se edhe në vitin 2016 ishin kryer gërmime në Zveçan për gjetjen e mbetjeve mortore të 23 intelektualëve të zhdukur më datë 19 prill 1999.


“Më datën 4 gusht 2016, si prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, së bashku me një grup bashkëpunëtorësh nga IML‑ja, tre hetues të krimeve të luftës, një përfaqësues të Komisionit Qeveritar dhe dy përfaqësues të kompanisë “Loti”, në një atmosferë tensioni në pjesën veriore, saktësisht në fshatin “Mala Jabuka” në Zveçan, kishim kryer gërmime për gjetjen e mbetjeve mortore të 23 intelektualëve të zhdukur më datë 19 prill 1999....!

Pas disa përpjekjeve ndër vite, më datë 28 korrik 2026 pas gërmimeve të kryera në Zubin Potok, janë gjetur mbetje mortore, të cilat dyshohen se mund të jenë të 23 intelektualëve të Mitrovicës, të vrarë gjatë kohës së luftës në vitin 1999”, shkruan ai.

Sipas Elezit, është e tepër e rëndësishme që hetimi përkatësisht për këtë rast por edhe për rastet tjera, të materializohet dhe të konfirmohet me aktakuzë, sepse kjo është mënyra më e mirë për ta dëshmuar qëllimin e aparatit shtetëror serb për ta zhdukur popullatën civile shqiptare!

“Përgjigjja më e mirë ndaj propagandës serbe, e cila ka fshehur gjurmët e krimeve të luftës, si dhe vazhdimisht ka strehuar dhe mbrojtur të dyshuar dhe të dënuar për krime të luftës, është puna e përbashkët dhe përkrahja e të gjitha institucioneve ligjzbatuese, në mënyrë që të kemi rezultate që përfundojnë me aktgjykime dënuese”, shkruan ish-prokurori. /Telegrafi/


  •  

Ethet e Nilit Perëndimor, Danillovski: 80% e të infektuarve nuk kanë simptoma



Epidemiologu Dragan Danillovski, përmes një postimi në rrjetet sociale, tregon se tetë rastet e regjistruara deri më tani të ethes së Nilit Perëndimor në Maqedoni nuk duhet të interpretohen si tregues se të gjithë personat e infektuar zhvillojnë një formë të rëndë të sëmundjes.

Ai thekson se të gjithë pacientët e regjistruar deri më tani kishin një formë neuroinvazive të sëmundjes, por thekson se këto janë rastet që zbulohen më lehtë dhe përfshihen në statistikat zyrtare, ndërsa një numër i madh infeksionesh mbeten të paregjistruara.
Sipas tij, me virusin e Nilit Perëndimor, rreth 80 përqind e të infektuarve nuk kanë asnjë simptomë, afërsisht 20 përqind zhvillojnë një sëmundje të lehtë febrile, ndërsa forma e rëndë neuroinvazive ndodh në më pak se një përqind të të infektuarve, më shpesh tek të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike ose imunitet të dobësuar.

“Tetë rastet e rënda të regjistruara janë maja e dukshme e ‘ajsbergut’ epidemiologjik. Nën sipërfaqe mbetet një numër i panjohur infeksionesh asimptomatike, forma të lehta ose jo specifike që nuk u njohën si ethet e Nilit Perëndimor”, thekson Danillovski.

Epidemiologu paralajmëron se pa shpjegime të mëtejshme, opinioni mund të arrijë lehtësisht në përfundimin gabimisht se virusi shkakton sëmundje të rëndë tek të gjithë personat e infektuar ose se është bërë më agresiv, gjë që, siç thotë ai, nuk është në përputhje me njohuritë shkencore./Telegrafi/

  •  

Britaniku hëngri 15 shkopinj peshku në një minutë, thyen rekordin botëror



Një burrë britanik përdori ushqimin e preferuar të fëmijëve të tij për të thyer një rekord botëror Guinness, kur hëngri 15 shkopinj peshku në një minutë.

Nathan Davies, 32 vjeç, kohët e fundit fitoi më shumë se 130,000 dollarë në shfaqjen televizive të lojërave The 1% Club, dhe i tha prezantuesit Lee Mack se qëllimi i tij tjetër në agjendën e tij ishte të thyente një rekord botëror Guinness, transmeton Telegrafi.

"Vendosa që shkopinjtë e peshkut ishin të arritshëm duke pasur parasysh se kam disa rekorde më pak formale të ngrënies, kështu që është në rrugën time", tha Davies për Guinness World Records.

Ai arriti të hante 15 shkopinj peshku në kohën e caktuar, duke fituar titullin për më shumë shkopinj peshku të ngrënë në një minutë.

"Pak i çuditshëm, shumë krenar që kam një rekord botëror, por më pak krenar kur bëhet fjalë për shkopinjtë e peshkut," tha ai.

"Mendoj se mund të kisha bërë më shumë nëse do t'i kisha lënë të ftoheshin më gjatë, por jam thjesht i lumtur që kam rekordin", shtoi ai. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

  •  

90 minuta për histori: Dukagjini synon përmbysjen ndaj Luganos



Dukagjini do të kërkojë një tjetër mbrëmje të madhe evropiane, teksa sot (e mërkurë) do të përballet me Luganon në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Klina udhëton drejt kësaj përballjeje me një disavantazh minimal pas humbjes 1:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Zvicër, por me bindjen se kualifikimi mbetet plotësisht i hapur.

Përballja në kampin nacional të FFK-së në Hajvali pritet të jetë një test i madh për Dukagjinin, i cili synon të shfrytëzojë faktorin vendas, përkrahjen e tifozëve dhe një paraqitje sa më të mirë për të eliminuar një kundërshtar me përvojë ndërkombëtare.

Klubi kosovar ka analizuar gabimet e ndeshjes së parë dhe synon të jetë më i saktë në fazën mbrojtëse dhe më i rrezikshëm në sulm, në përpjekje për ta përmbysur rezultatin.


Për Dukagjinin kjo është paraqitja e dytë në garat evropiane.

Në debutimin e tij në edicionin 2023/24, klubi nga Klina kishte kaluar raundin e parë kualifikues, përpara se të ndalej në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Një kualifikim ndaj Luganos do të ishte një nga rezultatet më të mëdha në historinë e klubit dhe do ta dërgonte Dukagjinin në raundin tjetër, ku do të përballej me fituesin e duelit mes Runavikut dhe Koperit./Telegrafi/

  •  

KRU “Gjakova” konfirmon: Uji në fshatrat e Rekës së Keqe është i pijshëm



Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët e fshatrave të Rekës së Keqe se rezultatet e fundit të analizave kimiko-fizike dhe mikrobiologjike kanë konfirmuar se uji nga rrjeti i ujësjellësit i plotëson standardet për ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit të kompanisë, uji mund të përdoret pa kufizime për pije dhe për të gjitha nevojat e përditshme.

KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin gjatë periudhës së verifikimit të cilësisë së ujit.

Nga kompania kanë theksuar se monitorimi i cilësisë së ujit do të vazhdojë në përputhje me standardet dhe procedurat përkatëse. /Telegrafi/



  •  

Ndërprerje e përkohshme e ujit në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan



Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar konsumatorët se, për shkak të realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në Komunën e Zveçanit, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të prekë konsumatorët në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan, ndërsa furnizimi do të rikthehet pas përfundimit të punimeve dhe normalizimit të gjendjes në rrjet.

Konsumatorët janë njoftuar se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Në këtë rast, rekomandohet që uji të lihet të rrjedhë për disa minuta, deri në kthjellimin e tij.

Kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/



  •  

Spitali i Vushtrrisë përmbyll 6-mujorin me mbi 28 mijë vizita ambulantore



Spitali i Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka përmbyllur me sukses gjashtëmujorin e parë të vitit, duke realizuar mbi 28 mijë vizita ambulantore dhe duke ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët.

Sipas njoftimit të spitalit, gjatë periudhës janar–qershor, në ambulancat specialistike janë realizuar gjithsej 28,098 vizita ambulantore.

Sektorët me numrin më të madh të shërbimeve të ofruara gjatë këtij gjashtëmujori janë: Pediatria: 8,789 vizita, Shërbimi i Emergjencës: 8,237 vizita, Sëmundjet e Brendshme (Interno): 7,031 vizita, Kirurgjia: 1,464 vizita, Gjinekologjia: 785 vizita, Ortopedia: 623 vizita, Neurologjia: 613 vizita, Pulmologjia: 556 vizita.

Nga Spitali i Përgjithshëm “Sheikh Zayed” kanë falënderuar mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit për përkushtimin e treguar në ofrimin e kujdesit shëndetësor.

“Vazhdojmë me të njëjtin përkushtim edhe në pjesën e dytë të vitit për të garantuar kujdesin më të mirë shëndetësor”, thuhet në njoftimin e spitalit. /Telegrafi/



  •  

Peci: Nënshkruhet kontrata për mirëmbajtjen e ndriçimit publik në Mitrovicë



Kryetari i Komunës së Mitrovicës Faton Peci ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për mirëmbajtjen e ndriçimit publik në komunë.

Peci ka bërë të ditur se përmes këtij angazhimi do të funksionalizohet ndriçimi publik në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës, ndërsa ka paralajmëruar edhe zgjerimin e rrjetit në zonat ku ende nuk është i instaluar.

“Mirëmëngjesi. Sot nënshkrova kontratën për mirëmbajtjen e ndriçimit publik. Në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës tanimë do të bëhet funksionalizimi i ndriçimit publik, ndërsa do të vazhdojmë me shtrirjen e ndriçimit edhe në rrugët që ende nuk e kanë të instaluar këtë rrjet”, ka shkruar Peci.

Sipas tij, përmirësimi i ndriçimit publik është një nga masat që synon rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Mitrovicës. /Telegrafi/



  •  

KRU “Mitrovica” nis punimet në disa rrugë të Vushtrrisë, ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje



Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione në qytetin e Vushtrrisë.

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në këto rrugë: Rr. “Ukshin Kovaçica”; Rr. “Faruk Beqiri”; Rr. “Hamdi Krasniqi”.

Ndërsa intervenime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në: Rr. “Skënderbeu” dhe Lumi Surdulli.

KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se gjatë kohës së realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Pas rikthimit të furnizimit, kompania ka paralajmëruar se uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt, ndërsa konsumatorëve u rekomandohet që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta deri në kthjellimin e tij.

KRU “Mitrovica” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre intervenimeve. /Telegrafi/



  •  

Kriza më e madhe në futboll? Kombëtaret evropiane kërcënojnë me bojkot të Kupës së Botës



Futbolli botëror po përballet me një krizë të madhe. Sipas raportimeve të Sky Sports, ekipet kombëtare evropiane dhe federatat kombëtare po zhvillojnë diskutime serioze rreth një bojkoti të mundshëm të Kupës së Botës, nëse presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, vazhdon me planin e tij për t’u dhënë investitorëve privatë një pjesë të pronësisë së organizatës më të madhe të futbollit botëror.

Plani i kreut të FIFA-s për t’u dhënë investitorëve privatë një pjesë të pronësisë së institucionit qeverisës të futbollit botëror ka hasur në rezistencë të fortë brenda qarqeve evropiane të futbollit.

Shqetësimet kryesore lidhen me komercializimin e tepërt të sportit dhe humbjen e kontrollit mbi garat më të rëndësishme.

Për të arritur një qëndrim të përbashkët dhe për të marrë një vendim përfundimtar mbi hapat e mëtejshëm, anëtarët e UEFA-s do të zhvillojnë një takim urgjent këtë javë.

European nations will discuss potentially boycotting the World Cup if Gianni Infantino pushes ahead with plans to sell off part of FIFA to private investors. 🚨 pic.twitter.com/9uK8E56PhF
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 28, 2026

Nëse përfaqësueset evropiane e zbatojnë vërtet këtë kërcënim dhe heqin dorë nga pjesëmarrja në Kupën e Botës, kjo do të ishte goditja më e madhe që ka pësuar ndonjëherë prestigji i këtij kompeticioni.

Një bojkot i mundshëm nga disa prej kombëtareve më të mëdha në botë do ta çonte turneun në një krizë të jashtëzakonshme dhe do të dëmtonte seriozisht marrëdhëniet mes UEFA-s dhe FIFA-s.

Kujtojmë se organizata qeverisëse e futbollit evropian, UEFA, ka kundërshtuar ashpër planet e dyshuara të presidentit të FIFA-s për të shitur aksione të Kupës së Botës me vlerë 15 miliardë paund, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të jenë të gatshme për zhvillimet e ardhshme.

UEFA publikoi një deklaratë të fortë, duke e cilësuar këtë çështje si një “vijë të kuqe” dhe duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të ishte i papranueshëm për botën e futbollit./Telegrafi/

  •  

Përse Marc Cucurella i mban gjithmonë flokët e lëshuar? Arsyeja prekëse lidhet me djalin e tij me autizëm



Mbrojtësi spanjoll, Marc Cucurella, ka zbuluar historinë emocionuese që fshihet pas një prej tipareve të tij më të njohura, flokëve të gjatë kaçurrela, të cilët nuk i lidh kurrë gjatë ndeshjeve.

Arsyeja lidhet me djalin e tij, Mateo, i cili është diagnostikuar me autizëm.

Sipas futbollistit, flokët e lëshuar e ndihmojnë djalin ta njohë më lehtë në fushë, duke i dhënë një ndjenjë sigurie gjatë ndeshjeve.

🚨 Cucurella: “Otizmli bir oğlum var, keşke hiç param olmasaydı da oğlum sağlıklı olsaydı.

Saçlarımı o sevdiği için uzatıyorum; bir de bir an beni unutursa tanıyabilsin diye…” pic.twitter.com/2IjMQUKefq
— Transfer Merkezi ™ (@TransferMerkez) July 23, 2026

Në një intervistë dhe dokumentar, Cucurella foli me emocione për sfidat që ai dhe partnerja e tij, Claudia Rodriguez, kanë përjetuar pas diagnozës së Mateos.

Ai pranoi se si prindër nuk ishin të përgatitur për një situatë të tillë dhe u është dashur të mësojnë gjithçka nga e para për autizmin dhe nevojat e djalit të tyre.

Një nga momentet më të vështira për familjen ishte periudha kur Mateo ndiqte një shkollë të zakonshme.

Marc

Sipas Cucurellës, djali kthehej shpesh në shtëpi duke qarë, ndërsa në disa raste prindërit detyroheshin ta merrnin vetëm pak orë pasi kishte hyrë në mësim.

Edhe partnerja e tij ka treguar se shpesh largoheshin nga shkolla me lot në sy, duke e parë sa i vështirë ishte përshtatja për të.

Çifti zbuloi gjithashtu se pas diagnozës nuk morën mbështetjen e nevojshme dhe u detyruan të informoheshin vetë për mënyrën më të mirë të kujdesit ndaj Mateos.

Për këtë arsye, çdo vendim familjar nga pushimet, shkolla, terapitë e deri te transferimet e mundshme në karrierën e Cucurellës merret duke pasur në qendër mirëqenien e djalit të tyre.

Marc me partneren e tij

Futbollisti ka treguar se, sa herë një klub shfaq interes për ta transferuar, familja fillimisht verifikon nëse qyteti ofron shkolla dhe shërbime të përshtatshme terapeutike për Mateon.

Ai theksoi se familja është gjithmonë prioriteti i tij dhe se vetëm kur ata janë mirë, ai mund të japë maksimumin edhe në fushë.

Marc Cucurella dhe Claudia Rodriguez, të cilët janë gjithashtu prindër të Rio dhe Bella, thonë se Mateo ua ka ndryshuar plotësisht mënyrën se si e shohin jetën.

- YouTube www.youtube.com

Futbollisti shprehet se çdo hap i vogël përpara që bën djali i tyre u sjell një gëzim të jashtëzakonshëm dhe shpreson që, duke ndarë historinë e familjes së tij, të inkurajojë edhe prindërit e tjerë që po rrisin fëmijë me autizëm. /Telegrafi/

  •  
❌