❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tensionet në Shqipëri nuk ndalen, protestuesit futen brenda objektit të policisë



Ndonëse protesta kombëtare e opozitës ka përfunduar, tensionet mesa duket ende jo.

Raportohet se deri më tani janë rreth 23 protestues të shoqëruar dhe për shkak të kësaj, në Komisariatin Nr.1 në kryeqytet ka tensione.

Mbështetësit dhe deputetët e Partisë Demokratike janë futur në komisariat duke kërkuar lirimin e protestuesve.

NĂ« vendngjarje kanĂ« mbĂ«rritur edhe forcat “Shqiponja”.


Brenda komisariatit ndodhen deputetët e PD-së Tomorr Alizoti, Besart Xhaferi dhe Bledi Himçi.

Situata raportohet të jetë e tensionuar mes palëve.



Rëndohet kriza te KB Peja, diskualifikohet dhe gjobitet nga ENBL



Humbjet duket se nuk janë problemi i vetëm për KB Pejën, që tashmë janë diskualifikuar dhe gjobitur nga European North Basketball League (ENBL).

ENBL përmes një komunikate zyrtare ka informuar Pejën dhe të gjithë tifozët se klubi kosovar nuk mund ta zhvillojë ndeshjen si vendas ndaj BK Olomoucko.

Para kĂ«saj, Peja e kishte pranuar njĂ« humbje nĂ« tavolinĂ« pasi nuk u paraqiten nĂ« Çeki, mĂ« 13 janar. KĂ«sisoj, ENBL ka vendosur t’ua anulojĂ« edhe ndeshjen ndaj Newcastle Eagles, si dhe t’i gjobisĂ« me 25 mijĂ« euro.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“GO+ Peja nuk do tĂ« vazhdojĂ« mĂ« pjesĂ«marrjen nĂ« European North Basketball League (ENBL), pasi klubi ka refuzuar tĂ« zhvillojĂ« ndeshjen si vendas ndaj BK Olomoucko, e cila ishte e planifikuar pĂ«r tĂ« hĂ«nĂ«n, mĂ« 26 janar.

Ky vendim vjen pas një periudhe shumë të vështirë për klubin pejan. Të enjten, më 22 janar, GO+ Peja u eliminua nga Kupa e Kosovës, pasi u mposht në çerekfinale nga Bashkimi i Prizrenit. Pas kësaj humbjeje, situata u tensionua edhe më shumë, teksa tifozët hodhën bomba tymuese në parket, duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve dhe duke drejtuar akuza të ashpra ndaj drejtuesve të klubit.

TĂ« premten, mĂ« 23 janar, GO+ Peja e njoftoi zyrtarisht ENBL-nĂ« pĂ«r anulimin e ndeshjes si vendas ndaj BK Olomoucko. KujtojmĂ« se mĂ« herĂ«t, liga i kishte dhĂ«nĂ« PejĂ«s njĂ« humbje administrative (dorĂ«zim), pasi skuadra nuk ishte paraqitur nĂ« ndeshjen e sezonit tĂ« rregullt ndaj tĂ« njĂ«jtit kundĂ«rshtar, e zhvilluar mĂ« 13 janar nĂ« Prostejov tĂ« ÇekisĂ«.

Mungesa e dytë në një ndeshje çon automatikisht në një tjetër humbje administrative, duke e bërë të pamundur vazhdimin e garës në fazën e grupeve. Si pasojë, u anulua edhe ndeshja e planifikuar ndaj Newcastle Eagles më 11 shkurt. Sipas praktikës standarde, dy humbje administrative nënkuptojnë skualifikim automatik dhe anulim të të gjitha rezultateve të ekipit.

MegjithatĂ«, drejtuesit e ENBL-sĂ« kanĂ« vlerĂ«suar se anulimi i tĂ« gjitha rezultateve tĂ« GO+ PejĂ«s Ă«shtĂ« i pamundur pĂ«r shkak tĂ« formatit unik tĂ« sezonit 2025/26, pasi njĂ« veprim i tillĂ« do t’i vinte ekipet e Grupit Tre nĂ« disavantazh krahasuar me ato tĂ« Grupeve NjĂ« dhe Dy.

Për të mbrojtur integritetin dhe vazhdimësinë e garës, ENBL ka marrë përgjegjësinë e plotë dhe ka vendosur:

T’i japĂ« GO+ PejĂ«s humbje administrative pĂ«r anulimin e ndeshjes ndaj BK Olomoucko,

Të anulojë ndeshjen mes GO+ Pejës dhe Newcastle Eagles, pasi ekipi pejan ka marrë dy humbje administrative,

T’i aplikojĂ« GO+ PejĂ«s njĂ« humbje tĂ« tretĂ« administrative, pĂ«r shkak tĂ« pamundĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« organizuar ndeshjen si vendas ndaj Newcastle Eagles, sipas rregullave zyrtare tĂ« basketbollit,

T’i shqiptojĂ« klubit njĂ« gjobĂ« prej 25 mijĂ« eurosh,

Të shqyrtojë masa të tjera ndëshkuese, përfshirë edhe ndalimin e rikthimit të GO+ Pejës në këtë garë në të ardhmen.

Si rezultat i kĂ«tyre vendimeve, GO+ Peja e mbyll aventurĂ«n nĂ« ENBL me bilanc 1 fitore dhe 7 humbje, duke grumbulluar gjashtĂ« pikĂ« nga nĂ«ntĂ« tĂ« mundshme. BK Olomoucko ka bilanc 4-2 dhe dhjetĂ« pikĂ«, ndĂ«rsa Newcastle Eagles 1-5 me shtatĂ« pikĂ«â€, thuhet nĂ« komunikatĂ«./Telegrafi

Plani i NATO-s për mbrojtjen e kufijve të Evropës nga Rusia



NATO planifikon të forcojë mbrojtjen në kufijtë e Evropës me Rusinë në dy vitet e ardhshme, kryesisht duke krijuar një "zonë të automatizuar mbrojtëse" të pajisur me sisteme që veprojnë pothuajse pa ushtarë, ka deklaruar një gjeneral gjerman për shtypin gjerman.

“Plani i mbrojtjes do tĂ« pĂ«rfshijĂ« njĂ« zonĂ« mbrojtĂ«se qĂ« armiku duhet ta kalojĂ« pĂ«rpara se tĂ« pĂ«rparojĂ«, njĂ« lloj zone e nxehtĂ«", tha pĂ«r Welt am Sonntag, gjeneral brigade Thomas Lowin, zĂ«vendĂ«sshef i shtabit pĂ«r operacionet nĂ« KomandĂ«n e Forcave TokĂ«sore tĂ« NATO-s nĂ« Izmir tĂ« TurqisĂ«.

Në mënyrë specifike, sensorët do të zbulojnë forcat armike dhe do të aktivizojnë sisteme mbrojtëse, të tilla si dronë të armatosur, automjete luftarake pjesërisht autonome, robotë tokësorë pa pilot, si dhe sisteme të automatizuara të mbrojtjes ajrore dhe raketore, specifikoi gjenerali.

Megjithatë, vendimi përfundimtar për përdorimin e këtyre armëve "do të jetë gjithmonë një përgjegjësi njerëzore", shkruan yahoonews.

Sensorët, të cilët duhet të mbulojnë një zonë prej disa mijëra kilometrash, do të vendosen "në tokë ose në ajër", sipas Lowin.

Ata do të jenë në gjendje të mbledhin të dhëna mbi "lëvizjet e armikut ose përdorimin e armëve" për të informuar të gjitha vendet e NATO-s në kohë reale.

Plani parashikon gjithashtu forcimin e stoqeve ekzistuese të armëve.

Elementet e para tashmë po testohen si pjesë e projekteve pilot në Poloni dhe Rumani, dhe i gjithë sistemi i NATO-s duhet të zbatohet, nëse është e mundur, deri në fund të vitit 2027, sipas Welt am Sonntag.

Përballë një rritjeje të ndërhyrjeve nga dronë rusë ose të paidentifikuar vjeshtën e kaluar në Poloni, Gjermani, Rumani, Danimarkë dhe Belgjikë, Komisioni Evropian ka hedhur idenë e krijimit të një "muri kundër dronëve", korniza e të cilit ende nuk është përcaktuar.

BE synon të mbështetet në përvojën e Ukrainës, e cila është përballur me këtë lloj sulmi për më shumë se tre vjet.

“Polonia po pĂ«rgatitet tĂ« nĂ«nshkruajĂ« njĂ« kontratĂ« pĂ«r sistemin mĂ« tĂ« madh anti-dronĂ« nĂ« EvropĂ«", tha Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. /Telegrafi/

ÇfarĂ« tregon rinumĂ«rimi i votave deri tani?



Derisa rinumërimi i votave të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit po vazhdon në gjithë Kosovën dhe tashmë ka arritur në gjysmë të rrugës, dyshimet dhe hetimet për manipulim të votave janë duke u zgjeruar njëherazi edhe në pjesë të tjera të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të shtunën se janë rinumëruar mbi 55 për qind të votave në 2.557 vendvotime në mbarë vendin.

Rinumërimi nisi më 13 janar, fillimisht pjesërisht, pasi komisioni kishte gjetur mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Por, kur mospërputhjet në vota u vërtetuan dhe dyshimet sa vinin e shtoheshin, autoritetet për zbatim të ligjit filluan të ndërmarrin masa.

Të shtunën, prokurorët i kërkuan gjykatës në Prizren të urdhërojë paraburgim për 23 të dyshuar për keqpërdorim të votave, një ditë pasi mbi 100 persona u arrestuan në këtë rajon.

ÇfarĂ« solli rinumĂ«rimi deri tani?

Nga rinumërimi i votave në mbi gjysmën e vendvotimeve deri tani, rreth 80 mijë vota të kandidatëve kanë rezultuar të pasakta dhe të numëruara gabimisht në Qendrat Komunale të Numërimit, sipas Eugen Cakollit nga organizata joqeveritare, Instituti Demokratik i Kosovës.

“Prej tyre, pas rinumĂ«rimit, 47.619 vota u janĂ« hequr kandidatĂ«ve (sepse u ishin shtuar gjatĂ« numĂ«rimit fillestar), ndĂ«rsa 32,018 vota u janĂ« shtuar kandidatĂ«ve pas rinumĂ«rimit (sepse u ishin hequr nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt mĂ« herĂ«t)”, shkroi Cakolli nĂ« Facebook tĂ« premten.

Sipas tij, nga rreth 80.000 vota të prekura, afërsisht 40.000 i takojnë kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës (DPK), rreth 15.000 partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV), rreth 11.000 Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe rreth 4.000 Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).Mbi 80 për qind e këtyre votave vijnë vetëm nga komuna e Prizrenit, ndërsa pjesa tjetër nga Malisheva dhe Podujeva (në këtë të fundit janë rinumëruar vetëm 10 për qind të votave), shtoi Cakolli.

Rinumërimi i deritanishëm solli edhe veprime të autoriteteve për zbatimin e ligjit në vend, pasi përveç Prizrenit, ato kanë zgjeruar hetimet edhe në Ferizaj dhe Malishevë.

Në ditët e fundit, prokurorët në Ferizaj dhe Gjakovë autorizuan Policinë të ndërmarrë të gjitha veprime, përfshirë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e të dhënave dhe sigurimin e provave në Ferizaj dhe Malishevë, lidhur me dyshimet për manipulim të votave.

Aksioni në Prizren

Autoritetet e kryen një aksion të premten në Prizren, komunën ku dyshohet se kishte më së shumti keqpërdorim të votave, duke i ndaluar 109 të dyshuar.

Marcel Lekaj , zëdhënës i Gjykatës Themelore në Prizren, tha për media të shtunën se prokurorët kanë kërkuar paraburgim për 22 komisionerë dhe një vëzhgues të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Gjykata pritet të vendosë më vonë gjatë ditës, sipas tij.Një ditë më parë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha të ndaluarit në rajonin jugor të vendit dyshohen për falsifikim të rezultateve zgjedhore, presion dhe kanosje dhe për dhënie e marrje të ryshfetit.

Sipas Kryeziut, një manipulim i tillë i votave nuk ka mundur që të ndodhë pa një kompromis mes komisionerëve të katër partive më të mëdha politike.

"Po flasim pĂ«r komunĂ«n e Prizrenit qĂ« janĂ« shtuar hiç mĂ« pak se 40.497 vota dhe janĂ« hequr hiç mĂ« pak se 27.520 vota. Pra, diferenca totale e keqpĂ«rdorimeve Ă«shtĂ« 68.017 vota”, tha Kryeziu.

Reagimet

Teksa shumica e liderëve të partive të mëdha kishin reaguar pak pasi kishin dalë në sipërfaqe dyshimet për keqpërdorim të votave javë më parë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh lider i partisë në pushtet, reagoi tek të shtunën.

Kurti bĂ«ri thirrje pĂ«r hetim gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s dhe ndĂ«shkim pĂ«r personat e dyshuar pĂ«r manipulim tĂ« votave brenda partive politike.Kurti – i cili paraprakisht ishte kritikuar pĂ«r mosreagim – tha tĂ« shtunĂ«n nĂ« Facebook se “komisionerĂ« e individĂ«, qĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« klandestine, janĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« manipulime votash brenda subjekteve politike duke dĂ«mtuar kolegĂ« e subjekte politike nuk kanĂ« amnisti”.

MĂ« herĂ«t, kryetari i PDK-sĂ«, Bedri Hamza, e kishte pĂ«rshkruar rinumĂ«rimin si “hap tĂ« domosdoshĂ«m dhe tĂ« drejtĂ«â€ pĂ«r mbrojtjen e integritetit tĂ« procesit zgjedhor.

Udhëheqësit e LDK-së dhe AAK-së, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, kishin kërkuar më herët gjithashtu rinumërim të plotë, duke theksuar se vetëm ashtu mund të garantohej legjitimiteti i rezultateve.

Ndërkohë, edhe shumica e kandidatëve për deputetë të cilëve u janë hequr më së shumti vota gjatë rinumërimit, e kanë mohuar të kenë pasur gisht në keqpërdorim dhe kanë thënë se e dënojnë këtë dukuri.

Në Kosovë manipulimi i votave është vepër penale e dënueshme me burgim.

MegjithatĂ«, sĂ« voni organizata joqeveritare, ÇOHU, e publikoi njĂ« hulumtim qĂ« tregoi se mbi 90 pĂ«r qind e rasteve pĂ«r manipulime zgjedhore pĂ«rfundojnĂ« me dĂ«nime me kusht ose gjoba./Radio Evropa e LirĂ«/

Amir Shaipi i jashtëzakonshëm, shkëlqen në fitoren e Luganos



Portieri i Kosovës Amir Shaipi ka dhuruar spektakël në fitoren 4-1 të Luganos ndaj Winterthur.

Shaipi dhuroi njĂ« paraqitje tĂ« shkĂ«lqyer, ku nga “SofaScore” u vlerĂ«sua me notĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ«, 8.7.

“Gardiani” dardan bĂ«ri plot pesĂ« pritje, ku tre prej tyre ishin brenda zonĂ«s si dhe kishte 70 prekje tĂ« topit.

Lugano në përgjithësi zhvilloi paraqitje më të mirë, ku plot katër lojtarë u vlerësuan me notën mbi 8.

Ndërsa, te ekipi mysafir pak minuta zhvilloi edhe talenti Leandro Maksutaj, duke u inkuadruar në minutën e 35-të, për ta zëvendësuar Kasamin.

Lugano me këtë fitore renditet në pozitën e dytë në tabelë me 39 pikë, katër më pak se lideri Thun./Telegrafi/

DJ Gimbo, DJ personal i Gjestit, bashkohet si konkurrent i ri në Big Brother VIP Albania 5



Një emër i ri ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke sjellë një frymë të re në këtë edicion të njohur të spektaklit.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r DJ Gimbo, i cili zyrtarisht Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pjesĂ« e garĂ«s pĂ«r Çmimin e Madh, duke u bashkuar me banorĂ«t e tjerĂ« dhe duke premtuar tĂ« sjellĂ« energji dhe dinamizĂ«m tĂ« veçantĂ«.

DJ Gimbo nuk është një emër i panjohur për fansat e Big Brother, pasi ai ka punuar si DJ personal i fituesit të edicionit të kaluar, Gjestit.

BBVA/YouTube

Përvoja e tij e afërt me një fitues të BBVA e vendos atë në një pozicion interesant brenda shtëpisë, ndërsa publiku do të ndjekë me kujdes mënyrën se si ai do të ndërveprojë me banorët e tjerë dhe si do të ndikojë në dinamikën e lojës.

Me hyrjen e tij, shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 duket se po përgatitet për momente të forta dhe përplasje të paparashikueshme, ndërsa DJ Gimbo sjell një kombinim të përvojës, karizmës dhe aftësive muzikore që mund të ndryshojnë rrjedhën e lojës. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Kjo është arma e sulmuesit", Trump reagon pas të shtënave në Minnesota



Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur të shtënave në Minnesota që lanë të vdekur një person, me një postim në platformën e tij sociale Truth.

Ai postoi një fotografi të një pistolete që thuhet se e ka mbajtur burri që u qëllua, e cila është ndarë më parë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Ja postimi i plotë i tij:

Kjo Ă«shtĂ« arma e personit tĂ« armatosur, e mbushur (me dy karikatorĂ« shtesĂ« tĂ« plotĂ«), dhe gati pĂ«r tĂ« filluar – pĂ«r çfarĂ« bĂ«het fjalĂ«? Ku Ă«shtĂ« policia lokale? Pse nuk u lejua tĂ« mbronin oficerĂ«t e ICE? Kryetari i bashkisĂ« dhe Guvernatori i nxorĂ«n jashtĂ« loje? Thuhet se shumĂ« prej kĂ«tyre policĂ«ve nuk u lejuan tĂ« bĂ«nin punĂ«n e tyre, se ICE duhej tĂ« mbronte veten – jo njĂ« gjĂ« e lehtĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ«! Pse Ilhan Omar ka 34 milionĂ« dollarĂ« nĂ« llogarinĂ« e saj? Dhe ku janĂ« dhjetĂ«ra miliarda dollarĂ« qĂ« janĂ« vjedhur nga shteti dikur i Madh i Minnesotas? Ne jemi atje pĂ«r shkak tĂ« mashtrimit masiv monetar, me miliarda dollarĂ« tĂ« zhdukur, dhe kriminelĂ«ve tĂ« paligjshĂ«m qĂ« u lejuan tĂ« infiltroheshin nĂ« shtet pĂ«rmes PolitikĂ«s sĂ« Kufijve tĂ« Hapur tĂ« DemokratĂ«ve. Ne duam paratĂ« mbrapsht, dhe i duam mbrapsht, TANI. Ata mashtrues qĂ« vodhĂ«n paratĂ« do tĂ« shkojnĂ« nĂ« burg, aty ku u takon! Kjo nuk Ă«shtĂ« ndryshe nga njĂ« grabitje vĂ«rtet e madhe bankare. Pjesa mĂ« e madhe e asaj qĂ« po shihni Ă«shtĂ« njĂ« MBULIM pĂ«r kĂ«tĂ« vjedhje dhe mashtrim. Kryetari i BashkisĂ« dhe Guvernatori po nxisin kryengritje me retorikĂ«n e tyre pompoze, tĂ« rrezikshme dhe arrogante! NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, kĂ«ta budallenj politikĂ« hipokritĂ« duhet tĂ« kĂ«rkojnĂ« miliarda dollarĂ« qĂ« u janĂ« vjedhur popullit tĂ« Minnesotas dhe Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. LËRI PATRIOTËT TANË TË AKULLIT TË BËJNË PUNËN E TYRE! 12,000 KriminelĂ« tĂ« JashtĂ«ligjshĂ«m tĂ« Huaj, shumĂ« prej tĂ« cilĂ«ve tĂ« dhunshĂ«m, janĂ« arrestuar dhe janĂ« larguar nga Minnesota. NĂ«se do tĂ« ishin ende atje, do tĂ« shihnit diçka shumĂ« mĂ« tĂ« keqe se ajo qĂ« po shihni sot!



Ndryshe, Guvernatori i Minnesotas, Tim Waltz, ka njoftuar se agjentët federalë kanë qëlluar për vdekje një person, si pjesë e masave të ashpra kundër imigracionit nga administrata Trump.

Walz tha se agjentët federalë të vendosur në Minneapolis si pjesë e një goditjeje gjithëpërfshirëse kundër imigracionit kishin kryer "një tjetër të shtënë të tmerrshme", më pak se tre javë pas të shtënave fatale të Renee Good.

“Minnesota ka duruar mjaft,” shkroi ai. /Telegrafi/

Ndeshjet nĂ« EvropĂ« – EmĂ«rllahu zbulon kundĂ«rshtarin mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« nĂ« LigĂ«n e KonferencĂ«s dhe si Ă«shtĂ« tĂ« luash nĂ« garat evropiane



I ftuari i radhĂ«s nĂ« podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur kosovar, Lindon EmĂ«rllahu. Ky episod realizohet me mbĂ«shtetjen e sponsorĂ«ve zyrtarĂ« Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.

Emërllahu ka folur për përvojën e paharrueshme të Ballkanit në garat evropiane, duke u ndalur te emocionet e shortit, kundërshtarët e fortë dhe ndjesia e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Se ishim nĂ« pĂ«rgatitje nĂ« OhĂ«r dhe e shihnim shortin me kĂ«nd po na bie, ishte shumĂ« emocionuese. Kishim qejf me ndonjĂ« ekip shumĂ« mĂ« tĂ« madh dhe mĂ« tĂ« mirĂ«, qĂ« me e kallxu veten”, ka treguar EmĂ«rllahu.

Ai theksoi krenarinë që ndjente si pjesë e një klubi kosovar që po garonte denjësisht në Evropë, pavarësisht se vjen nga një shtet i vogël.

“Jemi prej KosovĂ«s, Ă«shtĂ« klubi i KosovĂ«s. Jemi shtet i vogĂ«l, ama mundemi me arrit shumĂ«, shumĂ« gjana”, Ă«shtĂ« shprehur mesfushori.

Emërllahu kujtoi edhe grupin e vështirë ku Ballkani u përball me emra të mëdhenj të futbollit evropian, duke veçuar ndeshjet ndaj Slavia Pragës, CFR Clujit dhe Sivassporit.

“E kemi pasur nĂ« grup Sivassporin, Clujin dhe Slavia PragĂ«n. Slavia ishte e fortĂ« jashtĂ«, sepse brenda ishim tĂ« barabartĂ«, por nga korneri e japin gol nĂ« minutĂ«n e 77-tĂ«. JashtĂ« ka qenĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ«, edhe pse shumĂ« mirĂ« kemi luajtur, por fati deshi qĂ« pesĂ« gola tĂ« shĂ«noheshin vetĂ«m nĂ« pjesĂ«n e parĂ«â€, ka rrĂ«fyer ai.

Sipas Emërllahut, ndeshja më e mirë dhe më emocionuese për të ka qenë ajo ndaj Sivassporit, duke e cilësuar si kulmin e përvojës evropiane.

“Ndeshja me Sivassporin ka qenĂ« mĂ« e mira dhe mĂ« emocionuese. Çdo vit i kemi pasur kundĂ«rshtarĂ«t mĂ« tĂ« fortĂ«, pasi rriteshin koeficientĂ«t. Viti i dytĂ«, viti i tretĂ« nuk ishte aq i mirĂ«, pasi qĂ« patĂ«m shumĂ« ndryshime”, ka pĂ«rfunduar EmĂ«rllahu.

Episodin e plotë me futbollistin Lindon Emërllahu mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

“TĂ« duket normale tĂ« fĂ«rkosh kokĂ«n te kofsha e vajzĂ«s tĂ«nde?” - Agravon debati mes Selin dhe Rogertit: Mos e ke pĂ«rjetuar vetĂ« incestin



Një konflikt i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP mes Selinës dhe Rogertit, pasi ky i fundit kritikoi ashpër raportin e Selinës me Mirin.

Rogerti ka nxjerrĂ« nĂ« pah se sipas tij nuk Ă«shtĂ« normale qĂ« Miri t’i fĂ«rkojĂ« kokĂ«n tek kofshĂ«t SelinĂ«s dhe ta trajtojĂ« si vajzĂ«n e tij.

Selin, nga ana tjetër, i ka kundërpërgjigjur duke e paralajmëruar të bëjë kujdes me mënyrën se si shprehet.

Rogerti: “UnĂ« dua qĂ« Selin ta kuptojĂ« qĂ« Miri Ă«shtĂ« njĂ« person shfrytĂ«zues, do tĂ« bĂ«jĂ« incest”.

Selin: “Kujdes se si e thua se do tĂ« vijĂ« taka kokĂ«s, nuk e meriton asnjĂ« minutĂ« nĂ« televizion, nuk je burrĂ«â€.

Rogerti: “Miri shfrytĂ«zon gratĂ«. Ishim aty jashtĂ« dhe po flisnim me Mirin. I thash a mos tĂ« ka shpĂ«tuar goja qĂ« ke thĂ«nĂ« se Selin e ke si vajzĂ«. I thash a tĂ« duket normale tĂ« fĂ«rkosh kokĂ«n te kofsha e saj”.

Selin: “Nuk Ă«shtĂ« normale kjo, mos vallĂ« e ke pĂ«rjetuar vetĂ« qĂ« e njeh kaq mirĂ« incestin, mos e bĂ«n vetĂ«â€. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

Denoncimi i PD-së: Një fëmijë 10-vjeçar është arrestuar nga policia, ndodhet në gjendje shoku



Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, ka denoncuar se një fëmijë 10-vjeç është arrestuar nga policia dhe ndodhet në Komisariatin nr. 1. Në një komunikim për mediat nga jashtë ambienteve të Komisariatit Nr. 1, Spahia u shpreh se deri tani ka raportime se janë shoqëruar 23 protestues. Spahia deklaroi se fëmijës i është bërë presion dhe se ai ndodhet në gjendje shoku.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« fĂ«mijĂ« 10-vjeç qĂ« gjendet i arrestuar nĂ« Komisariatin nr. 1 tĂ« TiranĂ«s. ËshtĂ« arrestuar pa praninĂ« e psikologut. ËshtĂ« dhunuar dhe i Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« presion i jashtĂ«zakonshĂ«m, Ă«shtĂ« nĂ« shok tĂ« vĂ«rtetĂ« psikologjik. PĂ«rveç atyre dhjetĂ«ra qytetarĂ«ve qĂ« janĂ« ndaluar, Ă«shtĂ« edhe ky fĂ«mijĂ« 10-vjeçar. ËshtĂ« njĂ« 10-vjeçar i shoqĂ«ruar nga Policia nĂ« gjendje shoku psikologjik. Romeo Kore Ă«shtĂ« fĂ«mija. I njoftojmĂ« prindĂ«rit qĂ«, nĂ«se janĂ« tĂ« shqetĂ«suar, ta dinĂ« qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« Komisariatin nr. 1”, tha Spahia.

Po ashtu një reagim ka ardhur dhe nga Sekretarit të Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka

“Me urdhĂ«r tĂ« narkokryeministrit Edi Rama, vegla e bandave kriminale e vendosur nĂ« krye tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ilir Proda, ka dhĂ«nĂ« urdhĂ«r tĂ« hapur pĂ«r dhunĂ«, terror dhe arrestime arbitrare ndaj qytetarĂ«ve tĂ« pafajshĂ«m shqiptarĂ«. Policia e Shtetit ka konsumuar njĂ« akt tĂ« rĂ«ndĂ« dhe tĂ« paprecedentĂ«, duke ushtruar dhunĂ« brutale ndaj qytetarĂ«ve tĂ« lirĂ«, pĂ«rfshirĂ« perfshire vete efektive policie, gra edhe njĂ« fĂ«mijĂ« 10-vjeçar. Akte te tilla sot per sot ndodhin vetem Iran, ne regjimin qe po jep shpirt. Ky Ă«shtĂ« fytyra e vĂ«rtetĂ« e njĂ« regjimi qĂ« nuk qeveris, por sundon; qĂ« nuk zbaton ligjin, por e pĂ«rdor policinĂ« si shkop gome kundĂ«r popullit. KĂ«to janĂ« metoda tipike tĂ« regjimeve autoritare dhe kriminale qĂ«, kur ndihen tĂ« rrezikuara, godasin qytetarĂ«t dhe frikĂ«sojnĂ« shoqĂ«rinĂ«. Por populli opozitar nuk trembet, nuk nĂ«nshtrohet dhe nuk hesht. Do tĂ« na kenĂ« pĂ«rballĂ« çdo ditĂ«, nĂ« çdo rrugĂ« institucionale e demokratike, deri nĂ« çrrĂ«njosjen e kĂ«tij regjimi kriminal. Ashtu si shefi i tij, Edi Rama, edhe Ilir Proda e ka rreze qafes largimin nga detyra dhe shkuarjen ne burg”, thotĂ« Flamur Noka.


KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës për forcimin e sigurisë



Misioni i KFOR-it ka njoftuar se ushtarĂ« multinacionalĂ« nga Komanda Rajonale – PerĂ«ndimi kanĂ« realizuar patrullime nĂ« disa komuna tĂ« KosovĂ«s perĂ«ndimore, nĂ« kuadĂ«r tĂ« aktiviteteve tĂ« rregullta pĂ«r ruajtjen e sigurisĂ«.

Sipas njoftimit zyrtar, patrullimet janë zhvilluar si me mjete motorike ashtu edhe këmbësore, me qëllim të ruajtjes së një pranie të dukshme dhe fleksibile në terren, si dhe për të marrë informacione të drejtpërdrejta mbi zhvillimet aktuale.

KFOR ka theksuar se aktivitete të tilla kontribuojnë në forcimin e koordinimit dhe ndërveprimit ndërmjet njësive multinacionale, duke mbështetur stabilitetin dhe sigurinë në përputhje me mandatin e misionit.

Në njoftim rikujtohet se KFOR vazhdon zbatimin e mandatit të tij, për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Po ashtu, KFOR ka bërë të ditur se vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si reagues të sigurisë./Telegrafi/


"Njerëzimi do shkojë shumë larg", paralajmërimi i Baba Vangës për 2026



Jemi tashmë në fillim të një viti të ri dhe interneti është ende plot me spekulime rreth asaj që parashikojnë parashikuesit e lashtë dhe mistikët për të ardhmen e njerëzimit.

Midis tyre, emri i Baba Vangës është rishfaqur, me ndjekësit që rishikojnë një nga profecitë e saj më të debatuara që disa mendojnë se mund të lidhet me vitin 2026 - paralajmërimi ogurzi se shoqëria jonë po i afrohet një pike ku "ka shkuar shumë larg".

Ky parashikim besohet se përqendrohet rreth teknologjisë dhe moralit.

Mbështetësit e saj pretendojnë se ajo parashikoi një kohë kur ekspertët dhe shoqëritë në nivel global do të kuptonin kolektivisht se kishin kaluar kufijtë etikë dhe teknologjikë.

Në vend të një ngjarjeje të vetme katastrofike, ky zbulim thuhet se shpaloset përmes tensioneve globale në rritje dhe përparimeve shkencore që ndryshojnë në mënyrë drastike ndërveprimet njerëzore.

Sky History vëren se, ndërsa shumë nga parashikimet e Baba Vangës për krizën financiare lidhen me vitin 2025, interpretimet e vizioneve të saj u sugjerojnë ndjekësve se paqëndrueshmëria ekonomike do të vazhdojë në mbarë botën deri në vitin 2026.

Ndjekësit e saj gjithashtu nxjerrin në pah paralajmërimet e saj të supozuara rreth përparimeve të pakontrolluara në shkencë dhe kujdes shëndetësor, me Daily Mail që nxjerr në pah një nga profecitë e saj në lidhje me përparimin e shpejtë të biologjisë sintetike dhe transplantimit të organeve.

Në mënyrë të ngjashme, Baba Vangës i njihet merita edhe e parashikimit të prodhimit masiv të organeve artificiale deri në vitin 2046.

Dilemat etike dhe teknologjike që ajo aludoi shpesh lidhen me parashikimet e saj të supozuara për përparime të mëdha në zbulimin e kancerit.

Adhuruesit e saj sugjerojnë që deri në vitin 2026, testet e gjakut për zbulimin e hershëm të shumë kancereve mund të fillojnë të zbatohen në të paktën një komb kryesor.

Ata pohojnĂ« se, ndĂ«rsa teste tĂ« tilla mund t’u lejojnĂ« mjekĂ«ve tĂ« dallojnĂ« tumoret agresive herĂ«t, ato gjithashtu mund tĂ« ngrenĂ« shqetĂ«sime nĂ« lidhje me kostot e kujdesit shĂ«ndetĂ«sor dhe pĂ«rparĂ«simin e grupeve tĂ« caktuara tĂ« popullsisĂ«. /Telegrafi/

Papa: Teknologjia duhet t’i shĂ«rbejĂ« njeriut, jo ta zĂ«vendĂ«sojĂ« atĂ«



Në mesazhin e tij për 60-vjetorin e Ditës Botërore të Komunikimeve Sociale, Papa Leo XIV thekson rëndësinë e sigurimit që inovacioni teknologjik, veçanërisht Inteligjenca Artificiale, t'i shërbejë njeriut, në vend që të zëvendësojë ose pakësojë dinjitetin njerëzor.

Papa Leo XIV prezantoi Mesazhin e tij për 60-vjetorin e Ditës Botërore të Komunikimeve Sociale, me fokus në komunikimin digjital dhe Al, duke theksuar nevojën për të mbrojtur dinjitetin njerëzor në një epokë që po formësohet gjithnjë e më shumë nga inovacioni teknologjik.

Papa paralajmëron se teknologjitë digjitale, veçanërisht sistemet e Al janë të afta për të simuluar zëra, fytyra dhe emocione dhe rrezikojnë të ndryshojnë dimensionet thelbësore të komunikimit njerëzor.

Sfida, thekson ai, nuk është kryesisht teknologjike, por antropologjike; është çështje e mbrojtjes së identitetit njerëzor dhe marrëdhënieve autentike.

Ai tërheq vëmendjen te ndikimi i algoritmeve të rrjeteve sociale që i japin përparësi reagimeve të shpejta emocionale mbi reflektimin, duke dobësuar të menduarit kritik dhe duke nxitur polarizimin social.

Mbështetja në rritje te Al për informacion, kreativitet dhe vendimmarrje, shton ai, rrezikon gjithashtu të zvogëlojë aftësitë analitike, imagjinatën dhe përgjegjësinë personale.

Papa Leo thekson vështirësinë e dallimit midis realitetit dhe simulimit në mjediset digjitale, ku agjentët e automatizuar dhe chatbot-et mund të ndikojnë në debatin publik dhe zgjedhjet individuale, duke formësuar përgjigjet emocionale dhe ndërveprimet personale.

Dinamika të tilla, vëren ai, mund të ndikojnë jo vetëm tek individët, por edhe në jetën shoqërore dhe kulturore.

Për t'iu përgjigjur këtyre sfidave, Papa identifikon përgjegjësinë, bashkëpunimin dhe arsimin si shtylla thelbësore.

Zhvilluesit e teknologjisë, autoritetet politike, profesionistët e medias dhe edukatorët janë të thirrur të promovojnë transparencën, të mbrojnë dinjitetin njerëzor dhe të sigurojnë integritetin e informacionit, sipas Papës.

“BashkĂ«punimi midis institucioneve dhe sektorĂ«ve Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« udhĂ«hequr inovacionin digjital drejt sĂ« mirĂ«s sĂ« pĂ«rbashkĂ«t”, tha ai.

Së fundmi, Papa Leo nënvizoi rëndësinë e edukimit në media, informacion dhe Al, duke nxitur ndërgjegjësimin kritik, duke mbrojtur identitetin personal dhe duke mbështetur një kulturë të përgjegjshme komunikimi. /Telegrafi/

Pa Kuvend, pa ligje - BE paralajmëron Kosovën se afatet për 900 milionët po kalojnë



Vetëm vitin e kaluar ishin paraparë 33 reforma, si kusht për të përfituar fonde nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, por në pritje të ratifikimit e pa Kuvend, Kosova shkeli dhjetëra afate duke e vonuar vetën. Përkundër kësaj, për një pjesë ekziston një afat shtesë, ndërsa BE-ja i tha Dukagjinit se Kosova është ende e kualifikuar për të përfituar deri në 882 milionë euro.

Plot 33 kushte të vendosura për Kosovën për të përfituar nga pagesat nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor i Bashkimit Evropian kanë pasur afat për përmbushje fundin e qershorit ose dhjetorit të vitit të kaluar.

Një pjesë e madhe e tyre janë ligje që do të duhej të miratoheshin dhe të hynin në fuqi, por që në mungesë të një Kuvendi funksional kanë mbetur pezull, duke rrezikuar hise nga fondet e parapara për Kosovën.

Prej ligjeve që do të duhej miratuar para nisjes së këtij viti, janë: Kodi Civil; Ligji për institucionet mikro-financiare dhe ato jo-bankare; ai për bankrotimin; tërësia e ligjeve për barrën administrative; pakoja e ligjeve për energjinë e po ashtu ligji për Rregullatorit për Energji, e të tjerë.

Tek të gjithë synimi është harmonizimi me legjislacionin e BE-së.

Por, disa prej kushteve qĂ« nuk janĂ« tĂ« lidhura me Kuvendin janĂ« pĂ«rmbushur, sikur: ri-anĂ«tarĂ«simi i plotĂ« nĂ« asociacionin evropian pĂ«r cilĂ«si nĂ« arsim ENQA, vendosja e regjimit tĂ« vizave pĂ«r shtete ndaj tĂ« cilave BE-ja e aplikon atĂ« – sĂ« paku njĂ« çdo vit e tĂ« tjerĂ«.

PĂ«rkundĂ«r kĂ«saj, ende ka shpresĂ« pĂ«r kapjen e disa prej afateve rezervĂ«, pasi Plani i Rritjes parasheh njĂ« “greis periudhĂ«â€ prej njĂ« viti pĂ«r tĂ« gjithĂ« hapat qĂ« do tĂ« duhej tĂ« kryheshin deri nĂ« Qershor 2025.

Fondet pĂ«r reformat e parapara nĂ« kĂ«tĂ« afat humben pĂ«rfundimisht vetĂ«m nĂ«se nuk pĂ«rmbushen deri nĂ« fund tĂ« “greis periudhĂ«s”.

NjĂ« “afat shtesĂ«â€ i tillĂ« nuk pĂ«rmendet pĂ«r ato qĂ« afat tĂ« fundit kishin dhjetorin 2025.

Përkundër deklaratave të pushtetarëve, përfshirë kryeministrin në detyrë, se një pjesë e mjeteve veçse kanë humbur, në një përgjigje për TV Dukagjini, BE-ja la të kuptohet se zyrtarisht ekziston mundësia e qasjes në tërësinë e fondit.

“Kosova ishte nga partnerĂ«t e parĂ« nga Ballkani PerĂ«ndimor qĂ« miratoi AgjendĂ«n e Reformave tĂ« kĂ«rkuar nga Plani i Rritjes i BE-sĂ«, i cili ishte miratuar nga Komisioni Evropian nĂ« Tetor 2024. Prandaj, Kosova mbetet e kualifikuar pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar deri nĂ« 882 milionĂ« euro nĂ« kuadĂ«r tĂ« Planit tĂ« Rritjes, nĂ« varĂ«si tĂ« hyrjes nĂ« fuqi tĂ« marrĂ«veshjeve pĂ«r reformĂ« dhe rritje, e po ashtu kushteve tjera pĂ«r pagesĂ«â€, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen nga Bashkimi Evropian

Duke vënë në pah faktin se Plani i Rritjes është i afatizuar vetëm deri në vitin 2027, BE-ja tregoi se zvarritjet prodhojnë efekt negativ.

“PĂ«r shkak tĂ« vonesave nĂ« formimin e institucioneve, marrĂ«veshjet pĂ«r reforma dhe rritje nuk janĂ« ende nĂ« fuqi. Pa ratifikimin e marrĂ«veshjeve, Kosova nuk mund tĂ« bĂ«j kĂ«rkesĂ« pĂ«r pagesa”, vijon tutje pĂ«rgjigja e BE-sĂ«.

Kosova nĂ«nshkroi marrĂ«veshjet e dala nga Plani i Rritjes nĂ« fund tĂ« vitit 2024, ndĂ«rsa dy legjislatura, e teta dhe e nĂ«nta, dĂ«shtuan t’i ratifikojnĂ« ato, pĂ«r t’u hapur rrugĂ« pĂ«rfitimeve nga grantet dhe kreditĂ« afatgjata me interes tĂ« ulĂ«t./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be

ID.4 drejt transformimit, Volkswagen përgatit ID.Tiguan



Volkswagen i dha SUV-it të tij elektrik një ridizajnim elegant.

Ai do të ketë gjithashtu një emër të ri që mund ta njihni.

ID.4 doli nĂ« shitje nĂ« vitin 2021 si SUV-i i parĂ« plotĂ«sisht elektrik i Volkswagen dhe automjeti i parĂ« elektrik i dedikuar nĂ« familjen “ID”.

Pasi problemet e prodhimit në SHBA penguan shitjet në vitin 2024, ID.4 u rikthye vitin e kaluar, duke u renditur si automjeti elektrik i 10-të më i shitur në SHBA.

Në Evropë, ID.4 ishte automjeti elektrik më i shitur i VW, duke e ndihmuar prodhuesin gjerman të veturave të tejkalonte shitjet e Teslës për herë të parë që nga viti 2022.

Sipas Automotive News , Volkswagen shiti 274,417 automjete elektrike në Evropë vitin e kaluar, 56% më shumë se në vitin 2024.

ID.4 (80,123) ishte automjeti elektrik i pestë më i shitur në Evropë vitin e kaluar, i ndjekur nga ID.3 (78,667) në vendin e gjashtë dhe ID.7 (76,368) në vendin e shtatë.

Me sa duket, Volkswagen nuk ka plane për të ngadalësuar.

Volkswagen ID.4 i rimodeluar u pa së fundmi me atë që duket të jetë një riparim i plotë.

Imazhet e reja zbulojnë se Volkswagen po e afron ID.4 me automjetet e saj elektrike të gjeneratës së ardhshme, si ID.Cross SUV dhe ID.Polo.

Mund tĂ« shihen disa ndryshime qĂ« e bĂ«jnĂ« atĂ« mĂ« tĂ« afĂ«rt me Tiguan – madje pritet tĂ« quhet ID.Tiguan.

Shefi i dizajnit të Volkswagen, Andreas Mindt, tha se dizajni i ri i markës bazohet në tre gurthemele: stabilitetin, pëlqyeshmërinë dhe atë që ai e quan "salca sekrete", e cila do të shfaqet në çdo model të ardhshëm.

ID.Tiguan pritet të debutojë zyrtarisht deri në fund të vitit 2026, me shitjet që do të fillojnë në Evropë diku këtë vit.

SHBA-ja do të pasojë menjëherë pas kësaj.

Sipas raportit, ID.Tiguan do të zëvendësojë ID.4 aktual në fabrikën e Volkswagen në Emden të Gjermanisë. Prodhimi është planifikuar të zgjasë deri në vitin 2031. /Telegrafi/

"T'ishe ti motra ime, unĂ« s’tĂ« pranoja nĂ« shtĂ«pi", klipi qĂ« shfaq Rogertin tejet ofendues: Ti je pro incestit



Hyrja e Rogertit në shtëpinë e BBVA ka shkaktuar trazira të mëdha, duke krijuar debat dhe konflikte të ashpra mes tij dhe pjesës tjetër të banorëve.

Situata ka marrë përmasa të forta gjatë përplasjes me Selin dhe Miri, ku Rogerti përdori shprehje të forta që ndezën tensionin në shtëpi.

GjatĂ« debatit, Rogerti i tha Selin: “TĂ« ishe ti motra ime, unĂ« s’tĂ« fusja nĂ« shtĂ«pi”, ndĂ«rsa ndaj Mirit u shpreh: “Ti je pro incestit”.

BBVA/YouTube

Selin: “Nuk jam dakord me qasjen e Gertit nĂ« kĂ«tĂ« lojĂ«. Ka hyrĂ« me kĂ«mbĂ«t e para. QĂ« te darka, ku ne i kemi lĂ«nĂ« disa gjĂ«ra qĂ« kur ushqehemi nuk ngacmojmĂ«. E nisi qĂ« te darka pas Prime. Etiketoi dy vajza, njĂ«rĂ«n si dashnoren e Mirit, tjetrĂ«n s’po e them. Aty pata njĂ« shpĂ«rthim, Gerti mĂ« kĂ«rkoi falje dhe nuk ia pranova. KĂ«tĂ« e ka bĂ«rĂ« me çdo vajzĂ«, i ka quajtur tĂ« pandershme. Mirin e cilĂ«soi si njĂ« shfrytĂ«zues gra. MĂ«nyra se si Gerti po qaset nĂ« kĂ«tĂ« lojĂ« Ă«shtĂ« totalisht e gabuar. UnĂ« jam zbutur, kam mbajtur njĂ« qĂ«ndrim jo shumĂ« tĂ« afĂ«rt, por as shumĂ« inat pĂ«r gjĂ«rat qĂ« ka bĂ«rĂ«, sepse jam munduar ta analizoj”.

Miri: “UnĂ« nuk di si ta filloj kĂ«tĂ« situatĂ« qĂ« ju e patĂ« me kĂ«tĂ« personi, i cili Ă«shtĂ« njĂ« njeri i ndyrĂ«, i pisĂ«t, i paskrupull, qĂ« pĂ«rdor fjalĂ«n incest. UnĂ« kam njĂ« grua tĂ« mrekullueshme, njĂ« vajzĂ« qĂ« e dua fort dhe unĂ« nuk bĂ«j incest nĂ« familjen time. Turp tĂ« tĂ« vijĂ«. KĂ«tĂ« po prisja. Maskara burrĂ«. I poshtĂ«r. JashtĂ« tĂ« dalĂ«sh me vrap. KĂ«tĂ« vajzĂ«n kĂ«tu e kam trajtuar si vajzĂ«n time. Nuk e kam vajzĂ«n biologjike. VajzĂ«n biologjike e kam nĂ« shtĂ«pi dhe nuk bĂ«j incest. Turp! Maskara”.

Rogerti: “TĂ« gjitha kĂ«to kanĂ« njĂ« histori. FjalĂ«n incest, ai e ka thĂ«nĂ« vetĂ«. Ka thĂ«nĂ« qĂ« Ă«shtĂ« pro incestit”.

Miri: “Po kĂ«saj vajze çfarĂ« do i bĂ«j nĂ« krevat? Ti je i ndyrĂ«â€.

Rogerti: “UnĂ« flas me fjalĂ«t e tua. Ti qĂ« e ke problem, vazhdo e protesto. ËshtĂ« video qĂ« do dalĂ« shumĂ« shpejtĂ« dhe janĂ« fjalĂ«t e tua”.

Miri: “I poshtĂ«r! Ik mor, maskara. Duhet tĂ« kishe dalĂ« nga shtĂ«pia. Duhet tĂ« kishe dalĂ« vetĂ«â€.

Rogerti: “Rri urtĂ«! Rri urtĂ«! Ajo ngjarje ka ndodhur dhe publiku e ka parĂ«. JanĂ« fjalĂ«t e Mirit. UnĂ« nuk akuzoj askĂ«nd”.

Miri: “MĂ« akuzove se the: ‘Je pro incestit’”.

Rogerti: “UnĂ« kisha punĂ« vetĂ«m me Kristin sepse s’mĂ« pĂ«lqen loja e tij, unĂ« po grindesha me Kristin dhe u fut Selin. MĂ« pas u fut edhe Miri, sepse do e mbrojĂ«. NĂ«se Miri thotĂ« qĂ« e ka Selin si vajzĂ«n e vetĂ«, e ka gabim sepse ky e pĂ«rkĂ«dhel Selinin dhe tani nuk flenĂ« mĂ« bashkĂ«. BrikenĂ«s i kam thĂ«nĂ«: ‘Mos na bĂ«j si e ndershme’. KĂ«to gjĂ«ra janĂ« vetĂ«m pĂ«r show dhe unĂ« nuk i pranoj. Nuk e ka prekur njeri nĂ« seksualitet”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

A mund ta kontrollojë mendja imunitetin? Studiuesit zbulojnë informacione vendimtare



Studiuesit kanĂ« zbuluar “linja direkte” mes trurit dhe sistemit imunitar, qĂ« shpjegojnĂ« pse stresi dhe emocionet ndikojnĂ« realisht nĂ« shĂ«ndet

Një studim më i ri, i publikuar në janar 2026, ka zbuluar ekzistencën e rrugëve të drejtpërdrejta nervore që lidhin korteksin e trurit me nyjat limfatike, duke ofruar për herë të parë provë të qartë se mendja ndikon drejtpërdrejt në mbrojtjen e organizmit.

PĂ«r dekada me radhĂ«, shkencĂ«tarĂ«t kanĂ« spekuluar se ekziston njĂ« lidhje mes gjendjes mendore dhe shĂ«ndetit fizik, por mekanizmi me tĂ« cilin njĂ« mendim “jo material” shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« reagim “biologjik” tĂ« trupit, kishte mbetur enigmĂ«. Deri tani.

NjĂ« ekip ekspertĂ«sh nga Universiteti i Cambridge, sipas raportimit tĂ« The Guardian, ka arritur tĂ« hartĂ«zojĂ« atĂ« qĂ« e quajnĂ« “linjĂ« telegrafike” mes trurit dhe sistemit imunitar.

Ky zbulim sugjeron se korteksi prefrontal, pjesa e trurit përgjegjëse për planifikimin kompleks dhe emocionet, mund të stimulojë ose frenojë drejtpërdrejt prodhimin e qelizave T, që janë thelbësore për mbrojtjen imunitare.

Kjo do tĂ« thotĂ« se stresi kronik, por edhe pritjet pozitive, nuk janĂ« thjesht “ndjenja”, por udhĂ«zime konkrete biologjike qĂ« truri ua dĂ«rgon mekanizmave mbrojtĂ«s tĂ« trupit, pĂ«rcjell Telegrafi.

“Nuk po flasim mĂ« pĂ«r njĂ« lidhje metaforike mes mendjes dhe trupit”, thotĂ« Dr. Sara Jenkins, udhĂ«heqĂ«se e studimit. “Kemi parĂ« fibra nervore fizike qĂ« pĂ«rfundojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« indet ku formohen antitrupat. Ky Ă«shtĂ« njĂ« moment kthese qĂ« mund tĂ« ndryshojĂ« rrĂ«njĂ«sisht mĂ«nyrĂ«n se si i trajtojmĂ« sĂ«mundjet autoimune”, shton ajo.

Ky zbulim vjen në një kohë kur sistemet shëndetësore në mbarë botën po përballen me rritje të sëmundjeve të lidhura me stresin.

Sipas raportit, e ardhmja e mjekësisë nuk do të mbështetet vetëm në farmakologji, por në një kombinim të barnave precize dhe terapive neurologjike që synojnë këto rrugë të reja të zbuluara.

PĂ«r pacientĂ«t qĂ« vuajnĂ« nga procese inflamatore, kjo do tĂ« thotĂ« se “stĂ«rvitja e trurit” mund tĂ« bĂ«het sĂ« shpejti pjesĂ« e detyrueshme e protokollit terapeutik, krah pĂ«r krah me antibiotikĂ«t mĂ« modernĂ«.

Ndërsa shkencëtarët festojnë, sociologët paralajmërojnë për sfida të reja. Nëse mendimet tona ndikojnë drejtpërdrejt në imunitet, përgjegjësia për shëndetin bëhet një barrë edhe më e madhe për individin.

Prandaj, disa ekspertë theksojnë:

“Ky pĂ«rparim shkencor duhet t’i detyrojĂ« sistemet shĂ«ndetĂ«sore tĂ« rishikojnĂ« urgjentisht strategjitĂ« e shĂ«ndetit mendor, sepse ai nuk Ă«shtĂ« mĂ« çështje ‘humori tĂ« mirë’, por biologji thelbĂ«sore e mbijetesĂ«s.” /Telegrafi/

Vazhdojnë rezultatet negative për Pejën, pëson disfatë edhe nga Bora



GO+Peja po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë në Superligën e Kosovës në basketboll, duke u futur në një krizë të thellë rezultatesh. Skuadra pejane të shtunën ka regjistruar humbjen e pestë radhazi, duke konfirmuar momentin negativ në kampionat.

NĂ« ndeshjen e zhvilluar tĂ« shtunĂ«n mbrĂ«ma nĂ« palestrĂ«n “1 Tetori” nĂ« PrishtinĂ«, Peja u mposht bindshĂ«m nga Bora me rezultat 88:68, nĂ« kuadĂ«r tĂ« xhiros sĂ« 17-tĂ«.

Bora e nisi takimin fuqishëm, duke dominuar dy çerekët e parë me rezultatet 26:17 dhe 25:14, për të shkuar në pushim me një epërsi komode prej 19 pikësh.

Pas pushimit, Peja tregoi një reagim të lehtë, duke e fituar çerekun e tretë me rezultat 21:18, por kjo nuk mjaftoi për ta ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Bora ruajti qetësinë dhe e fitoi edhe dhjetëminutëshin e fundit 19:16, duke e menaxhuar pa probleme avantazhin deri në fund.

Në fitoren e Borës u dalluan Shaquan Jules me 20 pikë dhe nëntë kërcime, si dhe Amin Hot, i cili kontribuoi me dhjetë pikë, gjashtë kërcime dhe 11 asistime. Te GO+Peja, më i dalluari ishte Cesare Edwards me 20 pikë dhe pesë kërcime, por performanca e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Me këtë triumf, Bora ka hyrë në një seri prej katër fitoreve radhazi, ndërsa Peja vazhdon rënien e lirë në kampionat, duke shtuar presionin për një reagim të shpejtë në ndeshjet e ardhshme./Telegrafi

A përdorën amerikanët një armë sekrete në Venezuelë? Tregon vetë Trumpi



Presidenti amerikan Donald Trump the se një armë e re sekrete që ai e quan "Diskombobulatori" ishte thelbësore për bastisjen e guximshme të SHBA-së që kapi Nicolas Maduron e Venezuelës.

Trump u mburr se arma misterioze “i bĂ«ri pajisjet armike tĂ« mos funksiononin” kur helikopterĂ«t amerikanĂ« u futĂ«n nĂ« Karakas pĂ«r tĂ« arrestuar Maduron dhe gruan e tij, Cilia Flores, me akuza federale pĂ«r drogĂ« dhe armĂ« – pa humbur asnjĂ« jetĂ« amerikane.

“Diskombobulatori. Nuk mĂ« lejohet tĂ« flas pĂ«r tĂ«â€, tha Trump gjatĂ« njĂ« interviste ekskluzive nĂ« ZyrĂ«n Ovale, shkruan NYP.

"Ata nuk i hoqën kurrë raketat e tyre. Kishin raketa ruse dhe kineze, dhe nuk hoqën kurrë asnjë. Ne hymë brenda, ata shtypën butona dhe asgjë nuk funksionoi. Ishin gati për ne", shtoi ai.

Trump komentoi mbi armĂ«n kur u pyet pĂ«r raportet e kĂ«saj jave se administrata Biden bleu njĂ« armĂ« me energji pulsuese qĂ« dyshohet se Ă«shtĂ« lloji qĂ« shkakton “SindromĂ«n e HavanĂ«s”.

Nuk dihet shumë për armën, por këto raportime pasuan rrëfime nga terreni nga Venezuela që përshkruanin se si "papritmas të gjitha sistemet e radarit u fikën pa asnjë shpjegim".

Ndryshe, asnjë ushtar amerikan nuk u vra gjatë bastisjes së guximshme dhe të papritur që kapi presidentin venezuelian Nicolas Maduro. /Telegrafi/

​Arrestohen dy persona tĂ« kĂ«rkuar nga Gjykata nĂ« Ferizaj



Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona të dyshuar pasditen e sotme në Ferizaj, të cilët rezultuan me urdhërarrest aktiv nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Sipas njoftimit tĂ« policisĂ«, rreth orĂ«s 17:30, patrulla policore gjatĂ« kontrollit nĂ« rrugĂ«n “Brigada 161” ka ndaluar dy persona, tĂ« cilĂ«t pas verifikimit tĂ« tĂ« dhĂ«nave u konstatua se kĂ«rkoheshin nga autoritetet gjyqĂ«sore.

NjĂ«ri nga tĂ« ndaluarit, Q.R. (26 vjeç), kishte urdhĂ«resĂ« aktive, me tĂ« cilĂ«n dĂ«nimi me gjobĂ« prej 400 euro pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve” ishte zĂ«vendĂ«suar me dĂ«nim me burg prej 20 ditĂ«sh.

NdĂ«rkaq, i dyshuari tjetĂ«r, Y.C. (24 vjeç), ishte nĂ« kĂ«rkim pĂ«r shkak tĂ« mosparaqitjes nĂ« shqyrtim gjyqĂ«sor lidhur me veprĂ«n penale “Vjedhja”.

Pas përfundimit të procedurave, Q.R. është dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa Y.C. është ndaluar për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

❌