Xheneta Fetahu ka hyrë në shtëpinë e BBVK-së për një periudhë 24-orëshe, me një mision nga Vëllai i Madh. Me të hyrë brenda, ajo ka trazuar ujërat mes banorëve të tjerë.
Gjatë ditës së sotme, Labi ka lënë të nënkuptohet se ajo dhe Kushtrimi kanë një histori së bashku, detajet e së cilës nuk janë bërë ende të ditura.
Sidoqoftë, një tension mes tyre është ndjerë sot, teksa dyshja komunikonte brenda shtëpisë, në prani të banorëve të tjerë.
Ishte Kushtrimi ai i cili e pyeti: âA tĂ« kam munguâ. KĂ«saj ajo iu pĂ«rgjigj me âaspakâ, derisa shtoi se nuk ishte i njĂ«jti person tĂ« cilin ajo pohon se e kishte njohur.
"Sepse unĂ« sâe kam parĂ« atĂ« Kushtrim qĂ« unĂ« e njoh, Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r. Sâpo du me tĂ« sulmu nĂ« prezencĂ« tĂ« tĂ« tjerĂ«ve, kĂ«shtu qĂ« flasim vetĂ«m unĂ« edhe ti".
Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 28-dhjetorit, pritet të formohet edhe qeveria e re.
E menjëherë pas kësaj, SHBA-të presin hapa konkret për të forcuar edhe më shumë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një përgjigje për Tëvë1, Departamenti i Shtetit ka thënë se shpresojnë në avancimin e partneritetit me qeverinë e ardhshme përfshirë edhe dialogun strategjik i cili u pezullua në vitin 2025.
âShpresojmĂ« tĂ« forcojmĂ« partneritetin tonĂ« me qeverinĂ« e ardhshme tĂ« KosovĂ«s, pĂ«rfshirĂ« edhe rifillimin e dialogut tonĂ« strategjik. MegjithatĂ«, arritja e kĂ«saj do tĂ« kĂ«rkojĂ« veprime qĂ« çojnĂ« pĂ«rpara agjendĂ«n tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet tĂ« ndĂ«rsjellĂ« ekonomikâ, thuhet nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë në detyrë Përparim Kryeziu ka thënë për Tëvë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me aleatët, sidomos me ShBA-në edhe në mandatit e ardhshëm.
âNe kemi komunikim tĂ« rregullt me Departamentin e Shtetit dhe me ambasadĂ«n amerikane nĂ« KosovĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« çdo çështje tĂ« adresohet dhe tĂ« punojmĂ« bashkĂ« pĂ«r tema dhe çështje me interes tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. NĂ« mandatit tonĂ« tĂ« parĂ« kemi bashkĂ«punuar ngushtĂ« nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes dhe zhvillimit. Aleanca, partneriteti, dhe miqĂ«sia jonĂ« kanĂ« bazĂ«n e fortĂ« te qĂ«llimet, vlerat dhe orientimin qĂ« ndajmĂ«. Si qeveri e rizgjedhur dhe rilegjitimuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit, do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ« bashkĂ« me miqtĂ« dhe aleatĂ«t tanĂ«, sidomos me ShBA-tĂ«, qĂ« tĂ« forcojmĂ« edhe mĂ« tej marrĂ«dhĂ«niet dhe partneritetin mes shteteve tonaâ, ka thĂ«nĂ« Kryeziu.
Politologu, Dorajet Imeri e sheh të domosdoshme intensifikimin e partneritetit me SHBA-të.
Sipas tij, janë tri fusha kryesore që qeveria e ardhshme duhet të fokusohet.
âUnĂ« konsideroj se qeveria e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s duhet tĂ« intensifikoi partneritetin ushtarak dhe tĂ« Mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, dhe tĂ« kaloi nĂ« njĂ« nivel tjetĂ«r. UnĂ« besoj qĂ« qeveria e re nĂ« detyrĂ«n parĂ«sore tĂ« saj duhet tĂ« ketĂ« intensifikimin e lobimit, aplikimin e diplomacisĂ« ekonomike nĂ« veçanti por edhe formave tĂ« tjera ekonomike ose tĂ« bashkĂ«punimit tĂ« nivele tĂ« tjera tĂ« diplomaciveâ, thotĂ« Imeri.
Në anën tjetër, Imeri theksoi se Serbia ishte vazhdimisht ajo që tentoi ngritjen e tensioneve në katër komunat veriore.
Në këtë drejtim, ai deklaron se Kosova duhet të bëhet më e zëshme tek SHBA-të që kryerësit e sulmit në Banjskë të Zveçanit, të sillen para drejtësisë.
âVeriu i MitrovicĂ«s Ă«shtĂ« tensionuar, ju e dini fare mirĂ« edhe SHBA-tĂ« e dijnĂ« se kush ka qenĂ« iniciatori, shkaktari, edhe pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r tensionin e veriut tĂ« KosovĂ«s. SHBA-tĂ« mirĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« qĂ« i kanĂ« kĂ«rkuar SerbisĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme qĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« ekstradimin e krerĂ«ve tĂ« grupit ekstremist tĂ« cilĂ«t e kanĂ« pasur synim aneksimin e veriut tĂ« KosovĂ«s. Kosova nĂ« kĂ«tĂ« aspekt duhet tĂ« dĂ«gjohet mĂ« shumĂ«â , shprehet Imeri.
Njerëzit në kryeqytetin e Iranit u mblodhën në rrugë pas një thirrjeje nga princi i kurorës në mërgim i vendit për një demonstratë masive.
Linjat telefonike dhe qasja në internet në Iran u ndërprenë menjëherë pas fillimit të protestave.
CloudFlare, një firmë interneti, dhe grupi i avokatisë NetBlocks raportuan ndërprerjen e internetit, duke ia atribuar të dyja ndërhyrjes së qeverisë iraniane.
Përpjekjet për të telefonuar në linja fikse dhe celulare nga Dubai në Iran nuk mundën të lidheshin.
Ndërprerje të tilla në të kaluarën janë pasuar nga masa të ashpra qeveritare, shkruan euronews.
Kjo përfaqëson një përshkallëzim të ri në lëvizjen e protestave, fillimisht kundër ekonomisë së dobët të Iranit, që është përhapur në të gjithë Republikën Islamike.
Bëhet e ditur se protesta përfaqësoi provën e parë nëse publiku iranian mund të bindej nga Princi i Kurorës Reza Pahlavi, babai i të cilit, i sëmurë rëndë, u largua nga Irani pak para Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Pahlavi kishte bërë thirrje për demonstrata të enjten dhe të premten.
Britmat pĂ«rfshinin "Vdekje diktatoritâ dhe "Vdekje RepublikĂ«s Islamike".
Të tjerë e lavdëruan shahun, duke bërtitur "Kjo është beteja e fundit! Pahlavi do të kthehet".
Mijëra njerëz mund të shiheshin në rrugë.
"Kombi i madh i Iranit, sytë e botës janë mbi ju. Dilni në rrugë dhe, si një front i bashkuar, brohorisni kërkesat tuaja", tha Pahlavi në një deklaratë.
"Unë e paralajmëroj Republikën Islamike, udhëheqësin e saj dhe Gardën Revolucionare se bota dhe presidenti Donald Trump po ju ndjekin nga afër. Shtypja e popullit nuk do të mbetet pa përgjigje", shtoi ai.
E enjtja pa një vazhdim të demonstratave që shpërthyen në qytete dhe qyteza rurale anembanë Iranit të mërkurën.
Më shumë tregje dhe pazare u mbyllën në mbështetje të protestuesve.
Deri më tani, dhuna rreth demonstratave ka vrarë të paktën 39 persona, ndërsa më shumë se 2,260 të tjerë janë arrestuar.
Raportohet se rritja e protestave rrit presionin mbi qeverinë civile të Iranit dhe udhëheqësin e saj Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Mbetet e paqartë se si thirrja e Pahlavit do të ndikojë në demonstratat që do të ecin përpara. /Telegrafi/
Comodita Home njofton opinionin se sot në orët e pasdites, një pjesë e fabrikës së saj në Gjakovë është kapluar nga zjarri.
Fatmirësisht, punëtorët janë evakuuar me kohë dhe nuk ka ndonjë të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet policore dhe njësitë e zjarrfikësve, në përpjekje për ta lokalizuar zjarrin.
Aktualisht, ende nuk janë konstatuar shkaqet e ndezjes së zjarrit dhe nuk mund të përllogaritet vlera e dëmit material.
Comodita Home dĂ«shiron tâi falĂ«nderojĂ« pĂ«r intervenim tĂ« shpejtĂ« ministrinĂ« e Brendshme dhe MinistrinĂ« e FSK-sĂ«, kryetarin e GjakovĂ«s, drejtorin e AME-sĂ«, njĂ«sitĂ« e zjarrfikĂ«sve nga Gjakova, Prizreni, Juniku, Deçani dhe Rahoveci, si dhe pjesĂ«tarĂ«t e KFOR-it dhe tĂ« FSK-sĂ« pĂ«r shprehjen e gatishmĂ«risĂ« pĂ«r intervenim.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se sonte, rreth orës 20:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve, mbi 3 mijë sosh, që gjatë ditës janë sjellur në Kosovë.
Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor.
"Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar", ka deklaruar Elezi për Telegrafin.
Kapiteni i KosovĂ«s, Amir Rrahmani, Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« mesin e 19 mbrojtĂ«sve mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« vitit nga nominimet e publikuara pĂ«r âEA Sports FC 26 Team of the Yearâ, njĂ« çmim prestigjioz qĂ« nderon futbollistĂ«t mĂ« tĂ« spikatur tĂ« vitit kalendarik.
Formacioni më i mirë do të zgjidhet nga votat e publikut, ndërsa futbollistët që marrin më shumë vota do të shpallen më 15 janar.
Të gjithë tifozët dhe dashamirësit e futbollit mund të japin votën e tyre për të ndihmuar Rrahmanin të bëhet pjesë e 11-shes më të mirë të vitit dhe të tregojë vlerësimin që meriton për kontributin e tij në fushë.
31-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm te Napoli, duke shënuar një gol në 16 paraqitje dhe duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e skuadrës.
Përveç performancave në klub, Rrahmani ka treguar udhëheqësi të madh edhe me Kombëtaren e Kosovës, duke konsoliduar vendin e tij si një nga mbrojtësit më të respektuar të futbollit shqiptar.
Si mund tĂ« votoni: TifozĂ«t mund tĂ« hyjnĂ« nĂ« faqen zyrtare tĂ« âEA Sports FC 26 Team of the Yearâ dhe tĂ« zgjedhin futbollistĂ«t e preferuar nga secili pozicion pĂ«r tĂ« formuar 11-shen ideale tĂ« vitit. /Telegrafi/
Aktorja Kate Hudson ka folur hapur për transformimin e saj për rolin e saj në muzikalin "Song Sung Blue".
Për këtë rol, Hudson shtoi 7 kilogramë dhe anashkaloi rutinën e saj të zakonshme të kujdesit për lëkurën për të mishëruar plotësisht personazhin e Claire Sardine. Aktorja thotë se e përdori këtë kohë për t'u çlodhur dhe për të shijuar veten, në vend që të përqendrohej te disiplina dhe ushtrimet.
"Ky film ishte argëtues, nuk më është dashur të shikoj çfarë ha. Shtova shtatë kilogramë, vetëm që të isha e këndshme dhe e butë. Ishte gjatë periudhës së festave, kështu që ishte perfekt. Nuk u ushtrova shumë", tha ajo.
âSong Sung Blueâ, qĂ« u shfaq premierĂ« ditĂ«n e Krishtlindjeve, bazohet nĂ« njĂ« dokumentar tĂ« vitit 2008 dhe ndjek ditĂ«t e para tĂ« grupit dhe marrĂ«dhĂ«nien e Claire dhe Mike.
Përpara premierës zyrtare, Hudson dhe Jackman vlerësuan punën dhe përvojën e njëri-tjetrit në shesh xhirimi. Gjatë një interviste të përbashkët me People në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Gotham 2025, Hudson vlerësoi bashkë-yllin e saj: "Superfuqia e tij është lidhja, qoftë në skenë, qoftë në shesh xhirimi, me këdo."
Jackman u përgjigj duke thënë se puna me Hudson e bëri atë një "aktor më të mirë" dhe nxori në pah aftësinë e saj për të qenë si "e përgatitur ashtu edhe instiktive" në punën e saj.
Aktorët folën gjithashtu për herën e parë që kënduan së bashku para se të xhironin filmin "Song Sung Blue". Hudson tha në emisionin Today në dhjetor 2025: "Ne po xhironim para se të fillonim filmin. U ulëm në divan, me dy mikrofonë, dhe patëm një moment si, 'Si do të funksionojë kjo?'. Ne nuk e njihnim vërtet njëri-tjetrin".
Jackman shtoi: "Dukeshe sikur je në shtëpinë tënde. Isha pak nervoz në studio, më shumë sesa në skenë, por ti ishe shumë i qetë".
Hudson pranoi se ishte "nervoze" nëse gjithçka do të shkonte mirë, dhe Jackman tha: "Gjithçka ishte e lehtë, dhe më kujtohet kur këndonim të gjitha këngët e Neil ishin kryesisht solo, kështu që harmonitë dhe dueti që bëmë ishin praktikisht të sajuara."
PĂ«rballĂ« kushteve tĂ« rĂ«nda atmosferike dhe vĂ«rshimeve tĂ« shkaktuara nga reshjet intensive tĂ« shiut nĂ« rajonin e MitrovicĂ«s jug, Policia e KosovĂ«s ka ndĂ«rhyrĂ« pĂ«r tĂ« evakuuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt njĂ« familje katĂ«r anĂ«tarĂ«she tĂ« bllokuar nĂ« shtĂ«pinĂ« e tyre nĂ« rrugĂ«n â2 Korrikuâ.
NĂ« koordinim tĂ« plotĂ« me DrejtorinĂ« e Emergjencave nĂ« MitrovicĂ« â Jugu dhe ekipet e tjera pĂ«r shpĂ«tim, NjĂ«sia e Kontrollit tĂ« Kufirit Ujor (NJKKU) realizoi operacionin me vendosmĂ«ri dhe profesionalizĂ«m, duke siguruar qĂ« familja tĂ« largohej pa rrezik.
Policia e Kosovës thekson se ky veprim dëshmon përkushtimin e saj jo vetëm për ruajtjen e rendit publik dhe sigurinë e qytetarëve, por edhe për mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së tyre në situata emergjente, kur vendi përballet me rreziqe natyrore.
Autoritetet policore janë ende në terren dhe janë të gatshme të reagojnë për çdo qytetar në nevojë, duke ofruar mbështetje edhe për institucionet e tjera përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente.
Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, me sa duket duhet të mësohen me jetën e tyre të re të përditshme në Qendrën famëkeqe Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn, New York.
âĂshtĂ« vĂ«rtet ferrâ, tha konsulenti federal i burgjeve Sam Mangel pĂ«r CNN.
âKa shumĂ« pak ngrohje. Ădo i burgosur merr njĂ« batanije leshi. KanĂ« njĂ« dyshek tĂ« hollĂ«â, shtoi ai.
Presidenti i rrëzuar i Venezuelës dhe zonja e parë janë të burgosurit e fundit të profilit të lartë që mbahen në burgun federal të njohur si MDC, me një histori të dokumentuar të ndërprerjeve të energjisë elektrike , mungesës së personelit dhe ankesave të të burgosurve .
CNN nuk mundi të përcaktojë saktësisht se si po trajtohet çifti. As zyrtarët e burgut dhe as avokatët që përfaqësojnë çiftin nuk kanë zbuluar asgjë.
Mangel, si dhe një ish-zyrtar federal i burgjeve dhe një avokat mbrojtës me klientë të vendosur në MDC, treguan për kushtet sfiduese të burgut dhe se si trajtohen zakonisht të paraburgosurit e profilit të lartë në një mjedis të tillë.
Byroja Federale e Burgjeve nuk komenton për të burgosurit aktualë, por Mangel tha se Maduro dhe Flores ka të ngjarë të jenë të vendosur në një zonë të ndarë, jo me popullsinë e përgjithshme - në qeli të ndara dhe vetëm.
âNĂ« rastin e tij, ai pĂ«rbĂ«n njĂ« rrezik sigurie pĂ«r popullatĂ«n e pĂ«rgjithshmeâ, tha Mangel.
âAskush nuk e di se çfarĂ« mund tĂ« mendojnĂ« tĂ« burgosurit e tjerĂ« pĂ«r tĂ«, anĂ«tarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« bandave, anĂ«tarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« kartelit, kĂ«shtu qĂ« futja e tij nĂ« popullatĂ«n e pĂ«rgjithshme nĂ« çdo kohë⊠mendoj se do tĂ« ishte njĂ« rrezik i jashtĂ«zakonshĂ«m sigurie pĂ«r institucionin.â
Përpara kapjes së tyre nga ushtria amerikane, çifti kishte jetuar në Pallatin Miraflores, një rezidencë presidenciale e gjerë e njohur për arkitekturën e saj neoklasike, dritaret e mëdha, sallat madhështore dhe oborret e mirëmbajtura.
Ata tani janë midis të paraburgosurve që përfshijnë një përzierje të të dyshuarve dhe të pandehurve, duke përfshirë njerëz të akuzuar për krime të rënda, raste të profilit të lartë dhe të tjerë që presin dënimin ose transferimin.
Në paraqitjen e tyre të parë në gjykatë në New York, Maduro dhe Flores deklaruan të pafajshëm për akuzat për drogë dhe armë dhe zgjodhën, të paktën për momentin, të mos luftojnë për paraburgimin e tyre.
Maduro dhe gruaja e tij ndoshta nuk kanë kontakt të rregullt me njëri-tjetrin, përveç nëse të dy kanë planifikuar takimet e tyre me avokatët e tyre në të njëjtën kohë, sipas Hugh Hurwitz , i cili drejtoi Byronë e Burgjeve nga maji 2018 deri në gusht 2019.
Hurwitz i bëri vlerësimet e tij bazuar në përvojën e tij si drejtor në detyrë i sistemit federal të burgjeve.
Jeta e të burgosurve të ndarë nga popullata e përgjithshme përfshin një thirrje zgjimi në orën 6 të mëngjesit, me kohë të planifikuar për t'u takuar me avokatët e tyre çdo ditë, ushtrime në natyrë dhe vizita ditore nga personeli shëndetësor, sipas manualit të Byrosë së Burgjeve.
âTĂ« burgosurit nĂ« NjĂ«sinĂ« Speciale tĂ« Strehimit tĂ« burgut, tĂ« njohur si SHU, ku ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« jetĂ« vendosur Maduro, mbahen nĂ« izolim nĂ« kushte kufizueseâ, tha Daniel McGuinness, avokat i mbrojtjes penale dhe i tĂ« drejtave civile, i cili pĂ«rfaqĂ«son disa klientĂ« tĂ« vendosur nĂ« MDC.
Të burgosurit kalojnë deri në 23 orë të mbyllur brenda qelive të tyre me protokolle kufizuese shoqërimi në fuqi kur dalin jashtë tyre dhe kanë akses të kufizuar në telefonata të ligjshme, sipas një raporti të Departamentit të Drejtësisë .
âNuk e di nĂ«se po e mbajnĂ« tĂ« mbyllur nĂ« qelinĂ« e tij 23 orĂ« nĂ« ditë⊠por pa dyshim qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« njĂ«si tĂ« sigurt ku askush nuk mund ta takojĂ«â, tha Hurwitz.
âJam i sigurt se po e mbajnĂ« tĂ« ndarĂ« nga tĂ« burgosurit e tjerĂ«. NĂ«se po e vendosin me dikĂ«, Ă«shtĂ« dikush qĂ« e kanĂ« verifikuar dhe e dinĂ« se nuk do tĂ« jetĂ« problemâ, shtoi ai.
NĂ« fakt, MDC, i pĂ«rshkruar nga avokatĂ«t dhe tĂ« burgosurit njĂ«soj si âi neveritshĂ«mâ me kushte âtĂ« tmerrshmeâ, Ă«shtĂ« njĂ« vend i rrezikshĂ«m, ku nĂ« vitin 2024 dy tĂ« burgosur u vranĂ« nga tĂ« burgosur tĂ« tjerĂ« duke pĂ«rdorur armĂ« tĂ« improvizuara, sipas prokurorĂ«ve federalĂ«. /Telegrafi/
Kryetari i KomunĂ«s sĂ« GjakovĂ«s, Ardian Gjini, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se njĂ« pjesĂ« e fabrikĂ«s sĂ« dyshekĂ«ve âComoditaâ nĂ« GjakovĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga zjarri dhe Ă«shtĂ« djegur tĂ«rĂ«sisht.
Gjini theksoi se për disa orë me radhë, njësitet e zjarrfikësve, Policia e Kosovës dhe zyrtarët komunalë të emergjencave kanë qenë të angazhuar në shuarjen e flakëve, duke dëshmuar profesionalizëm dhe vetmohim të lartë në përballjen me zjarrin.
Ai rikujtoi se âComoditaâ Ă«shtĂ« punĂ«dhĂ«nĂ«si mĂ« i madh nĂ« GjakovĂ« dhe, si pjesĂ« e Devolli Group, renditet ndĂ«r taksapaguesit kryesorĂ« qĂ« kontribuojnĂ« nĂ« buxhetin e shtetit.
Sipas tij, zjarri paraqet humbje të mëdha jo vetëm për kompaninë, por edhe për qytetin e Gjakovës dhe për Kosovën në përgjithësi.
Gjini shtoi se pronari i kompanisë, Shkëlqim Devolli, pavarësisht dëmeve milionëshe, ka falënderuar të gjitha ekipet për angazhimin e tyre dhe ka shprehur mirënjohje që nga ky incident nuk ka pasur punëtorë të lënduar.
Sipas kryetarit të komunës, edhe pas disa orësh nga shpërthimi i zjarrit, zjarrfikësit kanë vazhduar përpjekjet për të mbrojtur një nga pjesët vitale të procesit të prodhimit, e cila deri më tani nuk është dëmtuar.
NĂ« fund, Gjini theksoi se ditĂ«t e para tĂ« kĂ«tij viti kanĂ« qenĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r GjakovĂ«n, pĂ«r shkak tĂ« situatave emergjente, dhe se institucionet komunale do tĂ« angazhohen pĂ«r sanimin e dĂ«meve nga vĂ«rshimet, si dhe shprehu shpresĂ«n qĂ« âComoditaâ tĂ« arrijĂ« tĂ« rikuperojĂ« dĂ«met dhe tĂ« rifillojĂ« sa mĂ« shpejt procesin e prodhimit.
Ai falënderoi gjithashtu zjarrfikësit nga komunat fqinje për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar./Telegrafi/
Pronari i âDurmo Tursâ, Durmish Beluli Ă«shtĂ« paraqitur nĂ« burgun âIdrizovĂ«â pĂ«r tĂ« vuajtur dĂ«nimin prej 10 vjetĂ«sh pĂ«r rastin âLlaskarcaâ, ku si pasojĂ« e aksidentit tĂ« autobusit, humbĂ«n jetĂ«n 16 pasagjerĂ«, ndĂ«rsa mĂ« shumĂ« se 30 u lĂ«nduan.
Lajmin e konfirmoi drejtori i institucionit, Zoran Jovanovski, i cili tha se Beluli është pranuar dhe vendosur në burg sipas procedurave standarde.
Pas një serie shtyrjesh, kryesisht të justifikuara me arsye mjekësore, Beluli u paraqit në burg për të vuajtur dënimin. Më 1 dhjetor pati një shtyrje tjetër për shkak të një operacioni të dytë në testikuj, ndërsa më parë, në tetor, kishte deklaruar se ishte operuar nga një hernie.
Gjyqtari kishte biseduar personalisht me kirurgun nĂ« spitalin e TetovĂ«s, i cili kishte konfirmuar se operacioni ishte i domosdoshĂ«m. BashkĂ«punĂ«tori i tij, Remzi Miftari, i cili ishte pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r automjetet e âDurmo Tursâ, u zhduk nĂ« fund tĂ« nĂ«ntorit 2025 dhe pĂ«r tĂ« Ă«shtĂ« lĂ«shuar njĂ« urdhĂ«r arresti. TĂ« dy morĂ«n dĂ«nime tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ« mĂ« 9 maj 2025, kur Gjykata e Apelit nĂ« Shkup ua rriti dĂ«nimet â Belulit nga katĂ«r nĂ« dhjetĂ« vjet, dhe Miftarit nga gjashtĂ« nĂ« dhjetĂ« vjet.
Real Madridi po avancon me rezultat 1-0 ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.
Nuk vonoi shumĂ« pas nisjes sĂ« ndeshjes dhe âLos Blancosâ shĂ«nuan menjĂ«herĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« epĂ«rsinĂ«.
Ishte Federico Valverde i cili nĂ« minutĂ«n e tretĂ« realizoi njĂ« euro gol prej afro 30 metra nga goditja e lirĂ« pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« avantazhin prej 1-0 skuadrĂ«s sĂ« tij.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim, por tashmë duket se do të jetë një ndeshje spektakolare dhe me gola.
Kujtojmë se fituesi i kësaj ndeshje do të përballet në finale ndaj Barcelonës, sfidë kjo që është paraparë të luhet ditën e diel./Telegrafi/
Arsenal do të presë Liverpoolin në një përballje kyçe të Ligës Premier në Emirates Stadium, që pritet të jetë vendimtare për renditjen e dy ekipeve në tabelë.
Për Arsenalin, kjo është një mundësi për të shkëputur edhe më tej epërsinë ndaj kampionëve në fuqi, Liverpoolit, duke rritur diferencën në 17 pikë në rast fitoreje.
Gunners kanë treguar dominim të jashtëzakonshëm në shtëpi këtë sezon, me 14 fitore nga 15 ndeshjet e zhvilluara dhe një seri prej 12 triumfesh radhazi në kampionat.
NjĂ« fitore sot mund tâi japĂ« Arsenalit njĂ« rekord tĂ« ri nĂ« historinĂ« e LigĂ«s Premier, duke mundur Liverpoolin tre herĂ« radhazi nĂ« shtĂ«pi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«.
Nga ana tjetër, Liverpooli vjen në Londër të motivuar për të marrë pikët dhe për të mbajtur shpresën për të qëndruar afër vendit të tretë, duke u përpjekur të ngushtojë diferencën me Aston Villan në vetëm gjashtë pikë. Arne Slot ka përgatitur skuadrën e tij për të kërkuar një rezultat pozitiv në një ambient të vështirë si Emirates.
Ndeshja çerekfinale e KupĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« basketboll ndĂ«rmjet Bashkimit dhe PejĂ«s u ndĂ«rpre pas incidenteve tĂ« papranueshme nga tifozĂ«t nĂ« palestrĂ«n âSezai Surroiâ nĂ« Prizren.
Shikuesit hodhën gjësende drejt parketit, duke shkaktuar ndërprerjen e takimit dhe alarmuar lojtarët dhe stafin teknik. Rezultati në ato momente ishte 32-21 në të mirë të Bashkimit.
Si pasojë e këtyre veprimeve, basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha, pësuar lëndime në kokë nga goditjet dhe objekte të hedhura nga publiku, duke e detyruar skuadrën pejane të largohej nga parketi drejt dhomës së zhveshtjes.
âBasketbollistit tonĂ« Dardan Berisha i Ă«shtĂ« dĂ«mtuar koka nga goditjet dhe hedhjet e publikut nĂ« Prizren. PĂ«r sigurinĂ« e lojtarĂ«ve tanĂ«, skuadra largohet nĂ« drejtim tĂ« zhveshtoreveâ, thuhet nĂ« njoftimin e klubit tĂ« PejĂ«s.
Autoritetet e klubit dhe organizatorët e ndeshjes po bëjnë vlerësimin e situatës për të vendosur masat e mëtejshme dhe sigurinë e lojtarëve dhe publikut.
Ndeshja e kthimit do tĂ« zhvillohet nĂ« palestrĂ«n âKaragaçiâ, ku pritet tĂ« garantohet njĂ« ambient i sigurt pĂ«r tĂ« dy skuadrat. /Telegrafi/
Interi po e ndjek me kujdes Robinho Jr, sulmuesin 18-vjeçar të Santos dhe djalin e ish-yllit të Milanit, Manchester Cityt dhe Real Madridit, Robinhos.
Sipas mediave braziliane, përfshirë UOL Esporte dhe CalcioMercato, Nerazzurrët e shohin lojtarin si një investim afatgjatë dhe tashmë kanë filluar të hetojnë terrenin pas skenave.
Gazetari Lucas Musetti raporton se Interi ka parashikuar një buxhet rreth 22 milionë eurosh, përfshirë edhe bonuset, për të ndjekur sulmuesin e talentuar, megjithëse ende nuk është dorëzuar asnjë ofertë zyrtare te Santos.
Robinho Jr përdori periudhën e Krishtlindjeve për të vizituar ambientet e Interit në Itali. Ndërsa vizita nuk lidhet domosdoshmërisht me një transferim të afërt, ajo tregon seriozitetin e interesit të klubit italian dhe fazën eksploruese të bisedimeve.
Megjithatë, adoleshenti preferon të qëndrojë te Santos deri në fund të sezonit, duke kërkuar të zhvillohet më tej në Brazil para se të bëjë hapin drejt Evropës. Burimet e afërta me lojtarin thonë se diskutimet mund të rifillojnë sapo të ketë hapje nga vetë lojtari, familja dhe përfaqësuesit e tij. /Telegrafi/
ĂfarĂ« funksionon vĂ«rtet pĂ«r shkrirjen e akullit dhe cilat zgjidhje janĂ« mĂ« tĂ« sigurta pĂ«r shtĂ«pinĂ« tuaj
Akulli në shkallët e jashtme dhe në trotuaret rreth shtëpisë nuk është vetëm i bezdisshëm, por përbën edhe rrezik serioz për sigurinë, veçanërisht për të moshuarit dhe fëmijët. Për fat të mirë, ekzistojnë disa metoda efektive për ta parandaluar dhe larguar atë, duke minimizuar njëkohësisht dëmet ndaj sipërfaqeve dhe mjedisit.
Heqja e borës në kohë - hapi më i rëndësishëm
ĂfarĂ« funksionon vĂ«rtet pĂ«r shkrirjen e akullit dhe cilat zgjidhje janĂ« mĂ« tĂ« sigurta pĂ«r shtĂ«pinĂ« tuaj
MĂ«nyra mĂ« e lehtĂ« dhe mĂ« efikase pĂ«r tĂ« shmangur krijimin e akullit Ă«shtĂ« pastrimi i borĂ«s menjĂ«herĂ« pas reshjeve. Sa mĂ« pak qĂ« bora tĂ« shkelet dhe tĂ« ngjeshĂ«t, aq mĂ« e vogĂ«l Ă«shtĂ« mundĂ«sia e formimit tĂ« akullit tĂ« fortĂ«, i cili mĂ« pas Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r tâu hequr.
Kripa â zgjidhje e shpejtĂ«, por me kujdes
Kur akulli tashmë është krijuar, më së shpeshti përdoret kripa, pasi vepron shpejt dhe është lehtësisht e disponueshme. Megjithatë, përdorimi i tepruar mund të dëmtojë sipërfaqet prej betoni dhe guri, të ndikojë negativisht në bimë dhe të irritojë putrat e kafshëve shtëpiake. Për këtë arsye, rekomandohet përdorimi i sasive të vogla dhe shpëlarja e sipërfaqes me ujë pasi temperaturat të rriten, transmeton Telegrafi.
Materiale alternative që ndihmojnë në shkrirjen e akullit
Përveç kripës, mund të përdoren edhe materiale ekzotermike, të cilat ulin temperaturën e shkrirjes së akullit:
Llumi i kafesë dhe plehu përmbajnë azot, i cili ndihmon në shkrirjen e akullit dhe njëkohësisht mund të ushqejë tokën përreth. Uthulla, falë acidit acetik, ndihmon në zbutjen e akullit, por duhet përdorur me kujdes për të mos dëmtuar bimët.
Në kushte të ftohta ekstreme, efektive janë edhe kloruri i kalciumit dhe kloruri i magnezit, të cilët e shkrijnë akullin edhe në temperatura shumë të ulëta dhe veprojnë më shpejt se kripa e zakonshme.
Parandalimi i rrëshqitjes - kur shkrirja nuk është prioritet
Nëse qëllimi kryesor është siguria në ecje, e jo domosdoshmërisht heqja e plotë e akullit, alternativa praktike janë:
Rëra
Zhavorri i imët
Hiri
Këto materiale nuk e shkrijnë akullin, por krijojnë një sipërfaqe më të ashpër që zvogëlon rrezikun e rrëshqitjes dhe ka ndikim më të vogël në mjedis.
Zgjidhje ekologjike dhe këshilla shtesë
Sot, gjithnjë e më shpesh përdoren produkte ekologjike për shkrirjen e akullit, të cilat janë më të buta për sipërfaqet, bimët dhe kafshët shtëpiake, por mjaft efikase për përdorim shtëpiak.
Këshillë praktike: përdorimi i dyshekëve kundërrëshqitës në shkallë, si dhe ndriçimi i mirë i hapësirave të jashtme gjatë dimrit, rrit ndjeshëm sigurinë dhe zvogëlon rrezikun e aksidenteve. /Telegrafi/
Kryqi i Kuq i RMV-së, Organizata komunale Kërçovë, në bashkëpunim me Komunën e Kërçovës në 24 orët e fundit siguroi ndihmë urgjente humanitare për popullatën e evakuuar.
Siç kumtoi Kryqi i kuq, janë siguruar dyshekë, batanije, krevatë, veshmbathje, ushqim, ujë, mjete higjienike, si dhe shujta të ngrohta.
Ndryshe sot edhe QMK informoi se përmbytje janë raportuar në Ohër, Kërçovë, Manastir, Gostivar dhe Tetovë.
Ekipet janë në terren dhe po merren me stabilizimin e situatës.
Mbi një miliard euro po presin të shfrytëzohen nga Kosova që më shumë se një vit. Marrja e këtyre fondeve vazhdon të jetë peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës.
Mungesa e institucioneve të reja përgjatë 2025-tës ia pamundësoi shtetit përfitimin e 882 milionë eurove nga Plani për Reforma dhe Rritje i Bashkimit Evropian (BE) dhe të mbi 120 milionë eurove të tjera nga tri marrëveshje me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZH) të Bankës Botërore.
Këto marrëveshje ndërkombëtare mbërritën në duart e deputetëve të legjislaturës së tetë të Kuvendit, në fund të vitit 2024. Ratifikimin po e presin që atëherë.
ĂfarĂ« pritet nga legjislatura e dhjetĂ«?
Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë e bëri të qartë se do të ketë një shumicë të thjeshtë për konstituimin e Kuvendit 120-anëtarësh dhe për formimin e Qeverisë së re. Por, për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ashtu sikurse edhe për zgjedhjen e presidentit të vendit, duhen 80 vota.
Nëse Kuvendi nuk do të arrijë ta zgjedhë presidentin as në votimin e tretë, që kërkon të paktën 61 vota nga jo më pak se 2/3 e deputetëve të pranishëm në sallë, vendin mund ta presin zgjedhje të reja në pranverë.
A do tâi miratojĂ« Kuvendi marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare para se tĂ« rrezikojĂ« njĂ« shpĂ«rndarje tĂ« radhĂ«s?
Lëvizja Vetëvendosje (LVV), që i fitoi zgjedhjet parlamentare, llogarit në bashkëpunimin e opozitës që të zhbllokohen fondet e huaja për Kosovën.
Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se LVV-ja pret nga partitë opozitare që të mos e kushtëzojnë votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me çështjen e presidentit.
âNuk besoj qĂ« marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare duhet tĂ« futen nĂ« diskutimet pĂ«r çështjen e presidentit. ĂshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« Kuvendi tâi kryejĂ« obligimet nĂ« lidhje me kĂ«to marrĂ«veshje, ndĂ«rsa çështja e presidentit Ă«shtĂ« njĂ« fazĂ« tjetĂ«r, ku do tĂ« ketĂ« diskutime. Presim vullnetin e tyre [tĂ« opozitĂ«s] pĂ«r tâi votuar, dhe jo kushtĂ«zimeâ, u shpreh Haxhiu.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thonë se nuk do të jenë bllokues për sa i përket aprovimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
âLDK-ja i ka votuar, dhe do tĂ« vazhdojĂ« t'i votojĂ« ato marrĂ«veshje qĂ« janĂ« nĂ« interes tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«sâ, tha Anton Quni, nĂ«nkryetar i LDK-sĂ«, nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r REL-in.
Ndërkaq, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk iu përgjigjën thirrjeve të REL-it për të komentuar për këtë çështje.
Megjithatë, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi ditë më parë para mediave se partia e tij i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare edhe në të kaluarën, dhe se do të kontribuojë për gjithçka që është në interes dhe në dobi të Kosovës.
Ăka pĂ«rmbajnĂ« kĂ«to marrĂ«veshje?
Nga Plani i Rritjes i BE-sĂ« pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, KosovĂ«s i takuan rreth 882 milionĂ« euro, pĂ«r tĂ« cilat Kosova ka miratuar agjendĂ«n e reformave â pra, se ku do tâi shpenzojĂ« ato.
Mbi 90 milionë euro është vlera e Marrëveshjes së Financimit, mbështetje buxhetore për Kosovën nga ANZH e Bankës Botërore, e cila synon të përmirësojë ligjet për financat publike dhe politikat fiskale.
Ndërkaq, 21 milionë euro është vlera e Marrëveshjes së Kredisë me ANZH-në për ndërtimin e çerdheve të reja për fëmijët, trajnimin e stafit dhe zbatimin e një skeme të kuponëve, përmes të cilëve familjet do të kenë mundësi të dërgojnë fëmijët e tyre në këto kopshte.
E, Marrëveshja e Kredisë me ANZH-në, e destinuar për zhvillimin e Sistemit Informativ Shëndetësor në Kosovë, ka vlerën e 18 milionë e 600 mijë eurove.
A po u skadon afati fondeve?
Bekim Salihu, nga Instituti pĂ«r Studime tĂ« Avancuara â GAP, thotĂ« pĂ«r REL-in se Kosova Ă«shtĂ« vonuar nĂ« miratimin e kĂ«tyre marrĂ«veshjeve, dhe se po i nisĂ« me vonesĂ« reformat e kĂ«rkuara nga BE-ja.
âFondet e Planit tĂ« Rritjes vlejnĂ« deri nĂ« vitin 2027, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Kosova hyri nĂ« vitin 2026 pa i alokuar fondet, dhe pa i nisur reformat. Dhe, rreziku shtesĂ« Ă«shtĂ« qĂ« mund mungojĂ« konsensusi politik nĂ« Kuvend pĂ«r tâi miratuarâ.
Për skadimin e afatit kishte paralajmëruar edhe Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, vitin e kaluar.
Të rrezikuara janë edhe miliona euro të tjera, për të cilat marrëveshja ishte nënshkruar në prillin e 2024-tës.
Javë më parë, Zyra e Bankës Botërore në Kosovë pohoi për REL-in se afati i fundit për hyrjen në fuqi të marrëveshjes është 13 shkurti i vitit 2026.
Këto marrëveshje dështuan të miratoheshin në një seancë të mbajtur më 19 nëntor 2025, një ditë para se të shpërndahej Kuvendi, pasi opozita kishte refuzuar të shkonte në seancë, me arsyetimin se LVV-ja kishte zvarritur procesin e formimit të institucioneve gjatë tërë vitit.
Mbetet tĂ« shihet se a do tâi japĂ« pĂ«rbĂ«rja e re e Kuvendit dritĂ«n e gjelbĂ«r fondeve tĂ« huaja, edhe nĂ«se rrezikon tâi shkurtojĂ« jetĂ«gjatĂ«sinĂ« legjislaturĂ«s sĂ« dhjetĂ«./Radio Evropa e LirĂ«/
Ole Gunnar Solskjaer raportohet se mund të përfitojë një bonus shumë të madh nëse merr drejtimin e Manchester United dhe e kualifikon klubin për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Norvegjezi Ă«shtĂ« nĂ« bisedime me Unitedin pĂ«r tâu bĂ«rĂ« trajner i pĂ«rkohshĂ«m i klubit, pas shkarkimit tĂ« Ruben Amorim tĂ« hĂ«nĂ«n.
Ish-lojtarë të tjerë të klubit, si Michael Carrick, Darren Fletcher dhe Ruud Van Nistelrooy, po ashtu përmenden si kandidatë për këtë rol, ndërsa një trajner i përhershëm pritet të kërkohet gjatë verës.
Solskjaer e mori për herë të parë drejtimin e Unitedit si trajner i përkohshëm pasi Jose Mourinho u shkarkua në dhjetor të vitit 2018. Ai u emërua trajner i përhershëm verën pasuese dhe e udhëhoqi skuadrën drejt finales së Ligës së Evropës dhe një vendi të dytë në Ligën Premier në vitin 2020.
Megjithatë, ai u shkarkua në nëntor të vitit 2021 pas një nisjeje të dobët të sezonit 2021/22.
Norvegjezi mbetet i pëlqyer mes tifozëve të Manchester United, edhe pse ka pasur reagime të përziera lidhur me mundësinë e rikthimit të tij në klub për një mandat të dytë.
Sipas mediumit norvegjez Nettavisen, Solskjaer raportohet se është i gatshëm të pranojë një ulje page krahasuar me kontratën e tij të mëparshme te United për ta marrë këtë rol.
Thuhet se ai do tĂ« fitonte mes 50 mijĂ« dhe 60 mijĂ« euro nĂ« javĂ« si trajner i pĂ«rkohshĂ«m nĂ« âOld Traffordâ.
Raporti shton se, nëse Solskjaer arrin ta kualifikojë Manchester United në Ligën e Kampionëve, ai do të përfitonte një bonus marramendës prej 3 deri në 4 milionë eurosh.
Edhe pse shifra është e lartë, ajo reflekton rëndësinë e jashtëzakonshme që ka futbolli elitar evropian për Manchester United, veçanërisht në një kohë kur kufizimet financiare thuhet se ndikojnë në mënyrën se si klubi operon në tregun e transferimeve./Telegrafi/