❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gracë të Vushtrrisë, ku një shtëpi banimi u kap nga flakët, duke i marrë jetën një gruaje të moshuar.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

Siç njofton Zahiti, rreth orës 22:20 është pranuar lajm se shtëpia ishte përfshirë nga zjarri, ku njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje për të menaxhuar situatën.

“Si pasojĂ« e pĂ«rfshirjes sĂ« shtĂ«pisĂ« nga zjarri, nĂ« vendngjarje ka humbur jetĂ«n viktima femĂ«r, e moshĂ«s rreth 80-vjeçare. Ekipet emergjente mjekĂ«sore kanĂ« konstatuar vdekjen e viktimĂ«s nĂ« vendin e ngjarjes,”, tha ai.

Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin kompetent, po ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80-vjeçare appeared first on Sinjali.

Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

ShtĂ«pia e BardhĂ« publikoi sĂ« fundmi njĂ« grafik qĂ« ilustron GrenlandĂ«n para njĂ« zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atĂ« ruso‑kinez.

Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë nën qiell të kthjellët, ndërsa tjetra shpie në reve të errëta me flamujt e Rusisë dhe Kinës, shoqëruar me vetëtima.

Mesazhi i shoqĂ«ruar ishte: “Nga cila anĂ«, o grenlandezĂ«?”

Ky postim vjen pas deklaratave tĂ« presidentit Donald Trump, i cili ka theksuar vazhdimisht rĂ«ndĂ«sinĂ« strategjike tĂ« ishullit Arktik pĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare tĂ« SHBA-sĂ«. Ai ka pĂ«rsĂ«ritur idenĂ« se Grenlanda Ă«shtĂ« njĂ« element kyç pĂ«r NATO-n dhe ka paralajmĂ«ruar se, nĂ«se Amerika nuk vepron, ndikimi do t’i kalojĂ« RusisĂ« ose KinĂ«s.

Megjithatë, Danimarka dhe autoritetet e Grenlandës kanë theksuar se ishulli nuk është në shitje dhe se sovraniteti i tij duhet respektuar. Postimi i Shtëpisë së Bardhë e riktheu vëmendjen tek debatet mbi ndikimin global në Arktik dhe interesat strategjike të SHBA-së në rajon.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë? appeared first on Sinjali.

Muriqi: Nuk kam asnjë dyshim se RCD Mallorca do të qëndrojë në La Liga

Ka qenë një javë e vështirë për RCD Mallorcan dhe tifozët e saj, pas paraqitjeve zhgënjyese në dy ndeshjet ndaj Girona dhe Rayo Vallecano. Të dielën pati edhe debate verbale me tifozët, ndërsa skuadra ndodhet shumë pranë zonës së rënies nga kategoria.

NĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« tĂ« tensionuar, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka folur pĂ«r radion “COPE”, duke iu drejtuar drejtpĂ«rdrejt tifozĂ«ve dhe duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r bashkim.

“NĂ«se i prishim lidhjet me tifozĂ«t me edhe 19 ndeshje pĂ«r t’u luajtur, atĂ«herĂ« kemi mbaruar.”

Muriqi ka theksuar se e kupton plotësisht frustrimin e tifozëve për paraqitjet e dobëta dhe kritikat se skuadra nuk po lufton mjaftueshëm.

Ai është i bindur se gjërat do të ndryshojnë, edhe pse 11 golat e tij rekord në gjysmën e parë të sezonit nuk kanë mjaftuar për ta përmirësuar pozitën e ekipit, diçka që e ka pranuar publikisht edhe trajneri Jagoba Arrasate.

Sulmuesi kosovar shprehet i sigurt se Mallorca do të ketë një gjysmë të dytë sezoni shumë më të mirë dhe kujton mbështetjen e tifozëve në momentet më të vështira, veçanërisht gjatë mbijetesës dramatike nën drejtimin e Javier Aguirres:

“MĂ« kujtohet gjithmonĂ« ai vit kur Granada na mposhti rĂ«ndĂ«. Dola pĂ«r darkĂ« dhe disa tifozĂ« mĂ« inkurajuan, duke mĂ« thĂ«nĂ« se kishim edhe tri ndeshje dhe mund tĂ« shpĂ«tonim. U habita shumĂ«. Dua qĂ« tifozĂ«t tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« kĂ«shtu, sepse kjo na ndihmon tĂ« qĂ«ndrojmĂ« nĂ« kategori. Nuk kam asnjĂ« dyshim se kjo skuadĂ«r do tĂ« mbetet nĂ« elitĂ«.”

Muriqi foli edhe pĂ«r pĂ«rvojĂ«n e tij me presionin e madh nĂ« Turqi: “Kam luajtur edhe nĂ« Turqi, ku presioni Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i madh dhe nuk ta falin asnjĂ« gabim. PĂ«r shembull, te Fenerbahce duhet tĂ« jesh si robot. ËshtĂ« e pamundur.”

Sa i përket përplasjes me tifozët të dielën, Muriqi sqaron se situata ka qenë më konstruktive nga sa është raportuar. Ai dhe disa bashkëlojtarë biseduan qetësisht me tifozët, duke thirrur edhe një drejtues për të qetësuar situatën:

“Disa prej nesh lojtarĂ«ve ishim aty, ashtu si Alfonso Diaz, duke biseduar me tifozĂ«t. ThirrĂ«m edhe njĂ« drejtues pĂ«r tĂ« qetĂ«suar situatĂ«n. U thashĂ« se askush nĂ« skuadĂ«r nuk dĂ«shiron tĂ« humbasĂ« pas vetĂ«m pesĂ« minutash lojĂ«. Askush nuk dĂ«shiron tĂ« jetĂ« nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«. Na thanĂ« se nuk po dukej pasioni. I kuptoj dhe jam dakord, sepse rezultatet nuk po na shkojnĂ« mbarĂ«. ËshtĂ« detyra jonĂ« ta ndryshojmĂ« kĂ«tĂ«.”

Muriqi ka theksuar se skuadra vuan nga mungesa e besimit dhe se duhet të krijohen më shumë raste.

“Ka pak mungesĂ« besimi. NĂ«se shikon renditjen, tĂ« gjithĂ« jemi shumĂ« afĂ«r. Nuk po them se marrĂ«dhĂ«nia me tifozĂ«t Ă«shtĂ« prishur, por mĂ« parĂ« nuk na fishkĂ«llenin. Duhet tĂ« ndĂ«rtojmĂ« mĂ« shumĂ« lojĂ«, ndonjĂ«herĂ« na mungon pasimi final. KĂ«to janĂ« gjĂ«ra qĂ« duhet t’i pĂ«rmirĂ«sojmĂ«. U flas gjithmonĂ« shokĂ«ve tĂ« skuadrĂ«s, e dinĂ« qĂ« unĂ« jam aty pĂ«r çdo top nĂ« zonĂ« dhe pĂ«rpiqem t’i bind tĂ« fusin mĂ« shumĂ« topa.”

Ai shprehu pakënaqësi edhe për gjykimin, veçanërisht për penalltinë e dhënë ndaj Valjentit në Vallecas dhe për faullet që i akordohen vazhdimisht kundër tij.

“ËshtĂ« diçka qĂ« as nuk dua ta mendoj, sepse mĂ« zemĂ«ron shumĂ«. MĂ« thonĂ« qĂ« jam mĂ« i fortĂ« dhe, pĂ«r shkak se jam mĂ« i fortĂ«, faulli qenka i imi? ShpeshherĂ« mĂ« bĂ«jnĂ« faull dhe nuk fishkĂ«llitet asgjĂ«.”

Sa i përket lidershipit, Muriqi thekson se nuk ka nevojë për shiritin e kapitenit për të udhëhequr skuadrën.

“GjithĂ« jetĂ«n time, pas vdekjes sĂ« babait, kam qenĂ« lider i familjes sime. Isha shtatĂ« vjeç kur ai vdiq dhe fillova tĂ« punoja nĂ« moshĂ«n tetĂ«vjeçare. GjithmonĂ« kam qenĂ« lider. NĂ« fushĂ« kemi kapitenĂ« si Rai dhe Martin, unĂ« nuk kam nevojĂ« pĂ«r shiritin. PĂ«rpiqem tĂ« ndihmoj, tĂ« flas, tĂ« bĂ«rtas nĂ« fushĂ«. QĂ«llimi i vetĂ«m Ă«shtĂ« fitorja dhe shokĂ«t e skuadrĂ«s mĂ« respektojnĂ«.”

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Muriqi: Nuk kam asnjë dyshim se RCD Mallorca do të qëndrojë në La Liga appeared first on Sinjali.

Tusk: S’kemi plane tĂ« dĂ«rgojmĂ« ushtarĂ« polakĂ« nĂ« GrenlandĂ« – pushtimi amerikan do tĂ« ishte katastrofĂ«

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, deklaroi të enjten se Varshava nuk ka plane për të dërguar trupa ushtarake në Grenlandë, pavarësisht se disa vende të tjera të NATO-s kanë nisur kontingjente të vogla për stërvitje të përbashkëta me forcat daneze.

Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia kanë konfirmuar se po dërgojnë njësi ushtarake në territorin autonom të Mbretërisë së Danimarkës, pas shqetësimeve mbi përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur Grenlandën nën kontrollin e SHBA-së.

Në një konferencë për shtyp, Tusk u pyet nëse Polonia do të ndiqte shembullin e aleatëve.

Ai u pĂ«rgjigj: “Jo, nuk kemi plane tĂ« dĂ«rgojmĂ« ushtarĂ« polakĂ« nĂ« GrenlandĂ«.”

Duke folur mĂ« gjerĂ« pĂ«r situatĂ«n, kryeministri paralajmĂ«roi se njĂ« ndĂ«rhyrje ushtarake amerikane do tĂ« ishte njĂ« “katastrofĂ«â€ dhe “fund i botĂ«s siç e njohim”.

Sipas tij, një konflikt i tillë do të shkatërronte rendin botëror të bazuar në solidaritetin e NATO-s, i cili ka penguar për dekada komunizmin, terrorizmin dhe forma të tjera të agresionit ndërkombëtar.

Tusk shtoi se nuk dĂ«shiron tĂ« spekulojĂ« nĂ«se njĂ« pushtim Ă«shtĂ« i mundshĂ«m, por paralajmĂ«roi: “FatkeqĂ«sisht, asnjĂ« skenar nuk mund tĂ« pĂ«rjashtohet.”

Ai kujtoi se gjatĂ« takimeve tĂ« mĂ«parshme, Trump i kishte bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se: “Papriturat dhe surprizat, sidomos ndaj aleatĂ«ve, ishin metoda e tij e preferuar.”

Tusk theksoi gjithashtu se në rast se aleanca transatlantike shembet, Europa do të duhet të përgatitet për të ndërtuar një arkitekturë të re sigurie me vendet që mbeten besnike ndaj projektit të Perëndimit si komunitet.

Javën e kaluar, Tusk bashkëfirmosi një deklaratë me kryeministrin e Danimarkës dhe liderët e Britanisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës, duke i bërë thirrje Trump-it të respektojë sovranitetin e Grenlandës.

Tusk, ish-president i Këshillit Europian, udhëheq një qeveri centriste, pro-BE, e cila shpesh ka qenë kritike ndaj Trump, por ka kërkuar të ruajë bashkëpunimin me SHBA.

Nga ana tjetër, Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, i afërt me opozitën e djathtë dhe aleat i ngushtë i Trump, ka mbajtur qëndrim krejt tjetër. Ai tha për BBC se çështja e Grenlandës duhet të mbetet:

“NjĂ« bisedĂ« mes kryeministrit tĂ« DanimarkĂ«s dhe presidentit Trump.”

Nawrocki e ka cilĂ«suar Trump-in si “i vetmi lider qĂ« mund tĂ« mbrojĂ« EuropĂ«n nga kĂ«rcĂ«nimi rus” dhe ka shprehur shqetĂ«sime tĂ« ngjashme me tĂ« pĂ«r drejtimin e Bashkimit Europian.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tusk: S’kemi plane tĂ« dĂ«rgojmĂ« ushtarĂ« polakĂ« nĂ« GrenlandĂ« – pushtimi amerikan do tĂ« ishte katastrofĂ« appeared first on Sinjali.

Walker: Reçaku është dëshmi e zhvillimit dhe ecjes përpara të Kosovës

Ambasadori dhe miku i Kosovës, William Walker, ka folur me emocione për domethënien e Reçakut.

Walker theksoi se fjala Reçak nuk nënkupton vetëm masakrën e 15 janarit 1999, por edhe gjithçka që është ndërtuar dhe arritur që nga ajo kohë. Sipas tij, Reçaku sot përfaqëson një shenjë të qartë të përparimit, jo vetëm për fshatin Reçak, as për komunën e Shtimes, por për Kosovën në përgjithësi.

“Reçaku Ă«shtĂ« dĂ«shmi e zhvillimit dhe ecjes pĂ«rpara tĂ« KosovĂ«s. Nuk mund tĂ« shpreh me fjalĂ« sa i impresionuar jam nga ajo qĂ« ka ndodhur nga 15 janari 1999 deri mĂ« 15 janar 2026, sepse bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« pĂ«rparim jashtĂ«zakonisht tĂ« madh”, u shpreh Walker nĂ« ‘Politiko’.

Ai vlerësoi se kjo rrugë e përparimit e bën Reçakun simbol jo vetëm të dhimbjes së së kaluarës, por edhe të shpresës dhe zhvillimit të Kosovës së sotme.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Walker: Reçaku është dëshmi e zhvillimit dhe ecjes përpara të Kosovës appeared first on Sinjali.

Kryeopozitarja venezuelase thotë se ia dhuroi Trumpit Nobelin e saj për Paqen

UdhĂ«heqĂ«sja e opozitĂ«s venezuelase, MarĂ­a Corina Machado, ka deklaruar se i ka dorĂ«zuar presidentit amerikan, Donald Trump, medaljen e saj tĂ« Çmimit Nobel pĂ«r Paqen. Kjo u bĂ« gjatĂ« njĂ« takimi tĂ« saj tĂ« enjten nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«, raporton BBC-ja.

Machado ka thënë se ky ishte një moment i rëndësishëm për të, por nuk ka treguar nëse Trump e ka pranuar medaljen.

“Mendoj se sot Ă«shtĂ« ditĂ« historike pĂ«r ne venezuelasit,” ka thĂ«nĂ« ajo pas takimit me Trumpin, duke pĂ«rshkruar takimin si domethĂ«nĂ«s pĂ«r vendin e saj.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeopozitarja venezuelase thotë se ia dhuroi Trumpit Nobelin e saj për Paqen appeared first on Sinjali.

Balla kujton masakrĂ«n e Reçakut: EkzekutorĂ«t dhe urdhĂ«ruesit vazhdojnĂ« t’i shmangen drejtĂ«sisĂ«

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kujtuar 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, të një prej krimeve më të rënda të kryera nga forcat pushtuese serbe gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se 45 civilë shqiptarë u masakruan brutalisht në fshatin Reçak, duke theksuar se drejtësia për këtë krim dhe për masakrat e tjera ende mungon.

Ai shkruan se, ndĂ«rsa komandantĂ«t e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s po mbahen padrejtĂ«sisht nĂ« HagĂ« pĂ«r akuza qĂ« i cilĂ«son tĂ« pabazuara, ekzekutorĂ«t dhe urdhĂ«ruesit e masakrĂ«s vazhdojnĂ« t’i shmangen ndĂ«shkimit.

Në reagimin e tij, Balla nënvizon gjithashtu se dëshmitarët e masakrës së Reçakut dhe të krimeve të tjera po ndahen nga jeta pa parë drejtësinë të vihet në vend, duke e bërë edhe më të domosdoshme kujtesën kolektive dhe kërkesën për llogaridhënie.

“KurrĂ« mos harro Reçakun”, shkruan Balla, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« masakĂ«r si simbol tĂ« dhimbjes dhe sakrificĂ«s sĂ« popullit shqiptar tĂ« KosovĂ«s.

Masakra e Reçakut mbetet një nga ngjarjet që tronditi opinionin ndërkombëtar dhe shërbeu si pikë kthese për ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Balla kujton masakrĂ«n e Reçakut: EkzekutorĂ«t dhe urdhĂ«ruesit vazhdojnĂ« t’i shmangen drejtĂ«sisĂ« appeared first on Sinjali.

Ludo vihet në siklet pasi merr një 'pyetje me spec' rreth situatës së Dolces me Edin dhe Limin



Në 'Darkën e të Nominuarve' pati një pyetje me spec nga publiku për Ludo Lee.

"Si mendon që ndihet që ndihet Edi kur i thua Limit mbaje Dolcen mos e lësho", ishte pyetja.

Kjo pasi Ludo dhe Eduard Kuçi kanë pasur një raport të afërt me njëri-tjetrin brenda.

Foto: YouTube

"Edi e ka përfunduar me Dolcen dhe e ka kuptuar se loja e Dolces ka qenë lojë. Besoj që Edi ka pasur ndjenja më shumë për Dolcen, Edi e ka kuptuar shumë shpejt se me Dolcen nuk ka vazhdim", u përgjigj banori.

Tutje tha: "Siç e kam parë unë nuk ka pasur ndjenja nga ana e Dolces, e ka shfrytëzuar. Unë nuk ndërhyj në raportin e Limit me Dolcen. As nuk kam drejtë të përzihem. Jam i lumtur që Edi nuk është më me Dolcen se nuk kishte vazhduar mirë për Edin".

Edi për rikujtim pati një afrimitet të madh me Dolcen, por që përfundoi shpejt.

E tani konkurrentja po shijon një lidhje të re dashurie me banorin Lim Hoti. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Dy udhëheqëset që luftojnë për të ardhmen e Venezuelës - dhe për mbështetjen e Trumpit



Ndërsa miliona venezuelianë presin të shohin se çfarë do të ndodhë me vendin e tyre të shkatërruar ekonomikisht dhe politikisht, ka lindur një betejë midis dy udhëheqëseve femra për kontroll mbi të ardhmen e kombit dhe për favorizimin e presidentit amerikan.

NĂ« njĂ«rĂ«n anĂ« Ă«shtĂ« udhĂ«heqĂ«sja e opozitĂ«s dhe laureatja e Çmimit Nobel, Maria Corina Machado, e cila u bĂ« e njohur vitet e fundit pĂ«r luftĂ«n e saj tĂ« paepur pĂ«r demokraci nĂ« VenezuelĂ«, duke u pĂ«rballur me ish-diktatorin tashmĂ« tĂ« rrĂ«zuar, Nicolas Maduro.

Ajo ka qëndruar kryesisht e fshehur pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të Venezuelës në vitin 2024, pas të cilave autoritetet zgjedhore të kontrolluara nga qeveria shpallën Maduron fitues - duke i lejuar atij të qëndronte në pushtet deri në kapjen e tij nga forcat speciale amerikane në një bastisje të jashtëzakonshme dy javë më parë.

Rivalja e saj Ă«shtĂ« Delcy Rodriguez – zĂ«vendĂ«spresidentja e Maduros, e cila tani po merr rolin e saj tĂ« ri si presidente e pĂ«rkohshme.

Rodriguez shihet si një anëtare e vendosur e gardës së vjetër dhe një mbrojtëse e fortë e Maduros; por ajo po ecën në një litar të tendosur të pasigurt në përpjekje për të qetësuar si Uashingtonin ashtu edhe besnikët e regjimit të Maduros në vend.

NĂ« qendĂ«r tĂ« luftĂ«s sĂ« tyre Ă«shtĂ« njĂ« figurĂ« qĂ« ndodhet mĂ« shumĂ« se 3,200 kilometra larg: presidenti Donald Trump, i cili urdhĂ«roi bastisjen nĂ« Karakas dhe deklaroi se Shtetet e Bashkuara do ta “drejtonin” VenezuelĂ«n ndĂ«rkohĂ«.

Edhe pse Trump deri më tani është përmbajtur nga një sulm i dytë ndaj Venezuelës, kërcënimi i ndërhyrjes ushtarake mbetet.

Kohët e fundit ai tha se administrata e tij do të fillojë të shënjestrojë kartelet e drogës në tokë, pas muajsh sulmesh ndaj anijeve të dyshuara të drogës në det.

Dhe ai ka mbajtur një armatë të madhe ushtarake amerikane në Karaibe për të vazhduar sulmet e forta në Karakas.

Ndoshta më e rëndësishmja, zgjedhjet e Trumpit mund të ndikojnë në të ardhmen e udhëheqjes së Venezuelës dhe në atë se kush do të marrë drejtimin.

Në sipërfaqe, duket e thjeshtë - Trump e ka lavdëruar Rodriguezin, por nuk ka pranuar ta mbështesë Machadon, pavarësisht se ajo ka mbështetës të fuqishëm brenda administratës së tij.

Por diskutimet e Trumpit me udhëheqës të tjerë botërorë kanë treguar se mendimet e tij mund të ndryshojnë shpejt.

Si Machado ashtu edhe Rodriguez kanë komunikuar drejtpërdrejt me presidentin e SHBA-së.

Të mërkurën, Trump tha se kishte folur me Rodriguez në telefon, duke e quajtur atë një "person të mrekullueshëm" dhe duke thënë se ata "po shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin".

Machado po shkon një hap më tej me takimin me Trumpin ballë për ballë në Uashington, shkruan CNN.

Por udhëheqësja e opozitës mund të përballet me një betejë më të vështirë falë një çmimi për paqen.

Ajo ka disa aleatĂ« tĂ« fuqishĂ«m brenda ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« - Sekretari i Shtetit Marco Rubio ishte ndĂ«r ata qĂ« vlerĂ«suan punĂ«n e saj dhe e nominuan pĂ«r Çmimin Nobel pĂ«r Paqen 2025.

Edhe vetë Trump, para inaugurimit të tij vitin e kaluar, e quajti Machadon një luftëtare të lirisë.

Por kjo mbĂ«shtetje duket se u zbeh kur Machado fitoi Çmimin Nobel - tĂ« cilin Trump nuk e ka fshehur se e dĂ«shiron pĂ«r vete.

"Nuk mund tĂ« mendoj pĂ«r askĂ«nd nĂ« histori qĂ« duhet ta marrĂ« Çmimin Nobel mĂ« shumĂ« se unĂ«. Dhe nuk dua tĂ« mburrem, por askush tjetĂ«r nuk zgjidhi luftĂ«ra", tha Trump.

Pasi rrëzoi Maduron, Trump pretendoi se Machado "nuk ka mbështetjen ose respektin brenda vendit" për të qenë udhëheqës.

Machado Ă«shtĂ« pĂ«rpjekur “ta qetĂ«sojĂ«â€ presidentin, duke ia dedikuar pjesĂ«risht çmimin atij kur e fitoi tetorin e kaluar.

Në javët e fundit, ajo sugjeroi se do t'ia ofronte çmimin e saj Trumpit edhe pse Instituti Norvegjez i Nobelit ka thënë se nuk mund të transferohet.

Trump tha se do të ishte një nder të merrte çmimin e saj, por nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse kjo mund ta bënte të rishqyrtonte rolin e saj në Venezuelë.

Ndërkohë, Trump ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e tij për t'u takuar "në një moment" me Rodriguez, e cila tani përballet me një akt të vështirë balancimi.

Nga njĂ«ra anĂ«, Rodriguez e ka denoncuar hapur operacionin amerikan, duke e dĂ«nuar kapjen e Maduros si njĂ« “shkelje tĂ« hapur tĂ« sovranitetit tĂ« VenezuelĂ«s”.

Por tani ajo po përdor një ton më pajtues, duke ofruar një "agjendë bashkëpunimi" me SHBA-në.

Qeveria e saj ka filluar lirimin e të burgosurve të profilit të lartë si një gjest paqeje, përfshirë disa amerikanë.

Rodriguez ka pasur prej kohësh një marrëdhënie të ndërlikuar me SHBA-në.

Siç e ka theksuar rivalja e saj Machado, presidentja në detyrë është nën sanksione të SHBA-së për shkelje të të drejtave të njeriut - të cilat ajo i ka mohuar vazhdimisht.

Në të njëjtën kohë, ajo ka punuar për vite me radhë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe - veçanërisht përmes naftës, me Venezuelën që ka rezervat më të mëdha të raportuara të naftës në botë. /Telegrafi/

Haliti: Presidenti i ri duhet me qenë nga PDK-ja



Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti ka folur edhe për postin e presidentit.

Sipas tij, PDK-ja duhet të marrë pjesë në tryezë dhe duhet ta mbështesë idenë e presidentit të opozitës.

“Dhe duhet ta mbĂ«shtesĂ« idenĂ« qĂ« presidenti duhet me qenĂ« nga PDK-ja, tani e bĂ«jnĂ« se bĂ«jnĂ« varet nga vendimet e partisĂ«â€, tha ai nĂ« RTV21.

Haliti u pyet edhe për themeluesin e PDK-së, i cili gjendet aktualisht në Hagë, Hashim Thaçi.

Ai nuk dha një prognozë se a do ta rikthente Thaçi PDK-në aty ku ishte.

“Varet prej tij, varet prej angazhimit, prej shumĂ« faktorĂ«ve”, tha ai, duke shtuar se nĂ« PDK e ka aureolĂ«n e liderit tĂ« madh nĂ« parti.

Ai tha se PDK është partia e vetme që mund ta sfidojë Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin.

“Tani pĂ«r tani kush do me sfidu, LDK-ja?
 UnĂ« mendoj nĂ« qoftĂ« se duam mundemi me bo shumĂ«, shiko janĂ« disa pengesa qĂ« unĂ« nuk mundem me i zbĂ«rthy, por janĂ« disa pengesa qĂ« na kanĂ« detyru ndoshta nganjĂ«herĂ« edhe tĂ« heshtim dhe besoj qĂ« tĂ« bĂ«het mĂ« mirĂ«â€, shtoi deputeti PDK-sĂ«.

Real Madridi pĂ«rgatitet pĂ«r epokĂ«n e dytĂ« tĂ« “GalaktikĂ«ve”, Perez e kĂ«rkon Erling Haalandin qysh nĂ« verĂ«



Presidenti i Real Madridit Florentino Perez e ka bërë prioritet afrimin e yllit të Manchester Cityt Erling Haaland në verën e vitit 2026.

Real Madridi aktualisht po kalon një krizë në aspektin sportiv, ndërsa bordi ka nisur punën që të gjejë problemin, si dhe të përforcohet për vitin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton gazetari i besueshëm Florian Plettenberg, dëshira e madhe njëkohësisht objektivi, është askush tjetër përpos Haaland, që po vazhdon të shkëlqejë te City.

NĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«tij raportimi, Perez e sheh norvegjezin si “shpĂ«timtari” i Real Madridit, megjithatĂ« Ă«shtĂ« nĂ« dijeni se klubi madrilen nuk do ta ketĂ« tĂ« lehtĂ« njĂ« afrim tĂ« tillĂ«.

Haaland ka kontratë afatgjatë me Cityn dhe një nënshkrim i mundshëm padyshim do ta tejkalonte shifrën prej 150 milionë eurove.

MirĂ«po, lajmi pozitiv pĂ«r gjigantin spanjoll Ă«shtĂ« se Haaland nuk do ta refuzonte kalimin nĂ« “Santiago Bernabeu”, pasi e sheh Realin si klubi i Ă«ndrrave Ă«shtĂ« fans tepĂ«r i madh i futbollit spanjoll.

Mbetet të shihet nëse do të realizohet një transferim i tillë që padyshim do të niste një epokë të re galaktikësh te klubi më i madh në botë./Telegrafi/

“Me pas armĂ«, s’i kishe rrĂ«zu gjithĂ« kĂ«ta burra”, çka iu tha forcave serbe nĂ«na e tĂ« mbijetuarit tĂ« masakrĂ«s sĂ« Reçakut



Rrëfimet e dëshmitarëve të Masakrës së Reçakut vazhdojnë të mbeten dëshmi të gjalla të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Një prej tyre është edhe Ramë Shabani, i cili ka ndarë një përjetim tronditës nga momentet kur forcat serbe hynë në fshatin Reçak.

Duke përshkruar skenat e dhunës, Shabani rrëfen momentin kur forcat serbe i kishin mbledhur dhjetëra burra në oborrin e një shtëpie.

“QikĂ«s ia dhanĂ« njĂ« flakaresh, e nĂ«nĂ«s i than gjej armĂ«t, nĂ«nĂ«s tem. Nana i tha me pas pas armĂ«, ti sun i kishe rrĂ«zu gjithĂ« kĂ«ta burra kĂ«tu. Nuk kanĂ« pas armĂ« e tash lyp prej meje armĂ«. E unĂ« armĂ« me tĂ« dhĂ«nĂ« nuk kam i tha”, ka thĂ«nĂ« Shabani nĂ« Debat Plus.

- YouTube youtu.be

Alba Pollozhani: Meshkujt që janë ndarë nga unë tani më luten t'iu kthehem



Në 'Darkën e të Nominuarve' pati shumë pyetje për Lim Hotin për Alba Pollozhanin.

Ajo theksoi se nuk e detyron askënd për lidhje dhe se meshkujt i luten asaj.

E njëjta shtoi gjithashtu se ka pasur shumë pak meshkuj në jetë, por që të gjithë e kanë lutur e i janë përgjëruar që të kthehet.

Foto: YouTube

"Alba nuk e detyron askënd me zor. Njerëzit vijnë vet te unë. Më beso ata pak meshkuj që janë ndarë nga unë sot e kësaj dite më luten më vijnë nga mbrapa dhe më përgjërohen dhe Alba kur e kryen me një person i jep një shans të dytë. Kam pasur shumë pak meshkuj, numërohen vetëm me një dorë", u shpreh ajo.

Tutje theksoi: "Të gjithë më kthehen, luten, përgjërohen dhe të gjithë vijnë me gatishmëri për martesë familje e gjëra të tjera".

E gjithë kjo nisi pasi Limi, ish-partneri i saj tani po shijon një lidhje me Dolcen.

Alba tha se ia dëshiron më të mirat dhe shumë suksese në marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Barcelona me mund eliminon Racing dhe kualifikohet tutje



Barcelona është kualifikuar në fazën tjetër të Kupës së Mbretit për ta eliminuar Racing Santander.

Katalunasit triumfuan me rezultat 0-2, sfidë që e dominuan në përgjithësi por dështuan të shënojnë më shumë se një herë.

Barcelona rrezikoi fillimisht pĂ«rmes Dani Olmos dhe Marcus Rashford, por tĂ« dy dĂ«shtuan t’i konkretizojnĂ«.

Vendasit gjithashtu krijuan një rast fantastik përmes Guliashvilit, megjithatë goditja e tij përfundoi mbi portë.

Heroi i BarcelonĂ«s rezultoi tĂ« jetĂ« Ferran Torres, i cili shĂ«noi pĂ«rballĂ« portierit pas asistimit tĂ« Fermin (66’).

Racing bĂ«ri atĂ« qĂ« s’pritej, shĂ«noi dy herĂ« pĂ«rmes Manex Lozanos, megjithatĂ« nĂ« tĂ« dy rastet ishte nĂ« pozitĂ« jashtĂ« loje.

Krejt në fund, Barcelona e vulosi fitoren përmes Lamine Yamal (90+5').

Kësisoj, Barcelona nuk vepron si Real Madridi dhe kualifikohet tutje në Kupën e Mbretit./Telegrafi/

Lutfi Haziri për Lumir Abdixhikun: Ai ka marrë përgjegjësi dhe ka vepruar sipas statutit të LDK-së



Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kryetari i partisë ka vepruar në pajtim të plotë me statutin e partisë.

“Lumir Abdixhiku ka dhĂ«nĂ« dorĂ«heqje mĂ« 28 dhjetor. Statuti i LDK-sĂ« e njeh aktin e dorĂ«heqjes si akt personal dhe Lumi nĂ« kĂ«tĂ« rast e din çka ka bo. Ka dal e ka marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« dhe ka vepruar nĂ« frymĂ«n e statutit tĂ« LDK-sĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Lutfi Haziri nĂ« RTV Dukagjini.

Dorëheqjen e deputetes Hykmete Bajrami nga pozita e nënkryetares, Haziri e ka cilësuar si qëndrim personal të saj. Haziri ka folur edhe për raportin e tij me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.


“UnĂ« jam nĂ«nkryetar i LDK-sĂ« dhe kam qenĂ« kundĂ«rkandidat i Lumir Abdixhikut. Rrjedhimisht unĂ« s’kam votuar pĂ«r Lumir Abdixhikun nĂ« atĂ« Kuvend. Dallimi me vota s’ka qenĂ« i madh, por ia kemi zgjatur dorĂ«n njĂ«ri-tjetrit dhe asnjĂ«herĂ« nuk i kemi shfaqur dallimet”, ka thĂ«nĂ« Haziri ndĂ«r tĂ« tjera.


- YouTube youtu.be

“Nga cila anĂ«, o grenlandezĂ«â€, postimi i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« nxit reagime



Shtëpia e Bardhë ka postuar një grafik duke treguar se Grenlanda ka dy mundësi: ndikimin amerikan ose atë ruso-kinez.

Postimi paraqiste qenë që lëviznin me sajë me flamurin e Grenlandës, të përballur me një kryqëzim në rrugë.

Një shteg të çonte në Shtëpinë e Bardhë nën qiellin e kthjellët, ndërsa tjetri tregonte re të errëta stuhi, vetëtima dhe flamuj të Rusisë dhe Kinës.

"Nga cila anĂ«, o grenlandezĂ«?”, thuhet nĂ« postim.


Which way, Greenland man? https://t.co/G0NnJdZRJK pic.twitter.com/TLmOwst6M6
— The White House (@WhiteHouse) January 14, 2026


Kjo vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, theksoi vazhdimisht se ishulli Arktik ishte thelbësor për sigurinë e SHBA-së dhe se Amerika do ta merrte atë në një mënyrë ose në një tjetër.

Megjithatë, Danimarka dhe Grenlanda e hodhën poshtë idenë, duke deklaruar se ishulli i gjerë, strategjik dhe me popullsi të rrallë nuk ishte në shitje.

Postimi i Shtëpisë së Bardhë bëri që të rishpërndahet edhe një postim i Trumpit, ku ai e përsëriste qëllimin e tij për të blerë Grenlandën, duke e cilësuar atë si një kërkesë kritike për sigurinë kombëtare.

“Shtetet e Bashkuara kanĂ« nevojĂ« pĂ«r GrenlandĂ«n pĂ«r qĂ«llime tĂ« SigurisĂ« KombĂ«tare. ËshtĂ« jetike pĂ«r KupolĂ«n e ArtĂ« qĂ« po ndĂ«rtojmĂ«â€, tha Trump.

Ai theksoi se NATO do të ishte më efektive me Grenlandën nën kontrollin e SHBA-së, duke paralajmëruar se nëse SHBA-të nuk e fitonin atë, do ta fitonin Rusia ose Kina.

“NATO-ja bĂ«het shumĂ« mĂ« e fuqishme dhe efektive me GrenlandĂ«n nĂ« duart e Shteteve tĂ« Bashkuara. Çdo gjĂ« mĂ« pak se kjo Ă«shtĂ« e papranueshme. NËSE NUK E BËJMË NE, DO TA BËJNË RUSIA APO KINA, DHE KJO NUK DO TË NDODHË!”, shtoi Trump. /Telegrafi/

Ekspertja sqaron cilat viza preken nga pezullimi i DASH-it për shqiptarët dhe cilat jo



NjĂ« nga temat e diskutimit nĂ« emisionin “Opinion” nĂ« Tv Klan mbrĂ«mjen e sotme Ă«shtĂ« vendimi mĂ« i fundit i Departamentit tĂ« Shtetit, sipas tĂ« cilit duke filluar nga 21 janari, do tĂ« pezullohet lĂ«shimi i tĂ« gjitha vizave emigruese pĂ«r aplikantĂ«t qĂ« janĂ« shtetas tĂ« 75 vendeve, pĂ«rfshirĂ« edhe ShqipĂ«rinĂ«, si dhe 4 vende tĂ« tjera tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor.

Në një lidhje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, foli për këtë çështje, duke sqaruar se për çfarë lloj vizash bën fjalë ky bllokim. Avokatja sqaroi se vendimi për pezullim prek vetëm aplikimet për viza emigruese, pra për qëndrim të përhershëm në SHBA dhe jo ato për qëndrim të përkohshëm, siç janë vizat turistike.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi Fevziu: Ky vendim nuk prek asnjë nga vizat e vizitorëve apo jo?

Olsa Alikaj Cano: Keni shumë të drejtë. Deklarata e Departamentit të Shtetit Amerikan bën fjalë vetëm për vizat e emigrantëve. Vizat jo-emigrante, nuk janë vetëm ato të turistëve, ka viza fetare, viza të artistëve, të diplomatëve, të vizitorëve, është një listë e madhe, janë shumë viza jo-emigrante. Ata kanë të drejtë të aplikojnë për viza, këto intervista do vazhdojnë.

Blendi Fevziu: Më fal, përfshirë edhe vizat e studentëve?

Olsa Alikaj Cano: Vizat e studentĂ«ve janĂ« viza jo-emigrante, pra janĂ« tĂ« vlefshme. Çdo vizĂ« qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«r njĂ« periudhĂ« jo tĂ« gjatĂ«, pra Ă«shtĂ« e pĂ«rkohshme, vetĂ«m pĂ«r tĂ« ardhur, tĂ« mbarosh punĂ« dhe tĂ« kthehesh. JanĂ« ca viza pune, sigurisht, Ă«shtĂ« njĂ« periudhĂ« e vogĂ«l qĂ« tĂ« vish, tĂ« punosh pak dhe tĂ« kthehesh.

Blendi Fevziu: Cilat aplikime pezullohen?

Olsa Alikaj Cano: Aplikimet që pezullohen janë aplikimet me qëllim emigranti, i njohin gjithë shqiptarët. Janë vizat për bashkimet familjare. Këto janë vizat që po bllokohen. Aplikimet e nënshtetasve amerikanë për familjarët e tyre, për bashkëshortët, vëllezërit, motrat, prindërit, fëmijët. Këto janë kryesoret. Pjesa e Lotarisë Amerikane, pra qëllimi për të marrë Green Card, për të jetuar tërë kohën në SHBA, përjetësisht. Janë disa viza të punëtorëve, të sponsorizuara nga punëdhënësit, për personat apo individët me shkollë të lartë. Ka disa viza fetare që janë të veçanta, viza speciale. Këto janë vizat që janë pezulluar për momentin.

Blendi Fevziu: Dihet se sa do zgjasë pezullimi?

Olsa Alikaj Cano: Ne nuk kemi asnjë informacion për këtë pezullim. Kjo qeveri është shumë eficente, besoj se do i marrin vendimet shpejt dhe do i verifikojnë të dhënat shpejt.

Blendi Fevziu: A ka një kriter se përse Shqipëria dhe Kosova janë në këtë listë dhe Serbia e vende të tjera nuk janë? Pra cili ka qenë kriteri që është përdorur për të përfshirë këto 75 vende në listë?

Olsa Alikaj Cano: Sipas tĂ« dhĂ«nave qĂ« kemi, lista e 75 vendeve Ă«shtĂ« lista e shteteve me rrezik tĂ« lartĂ«, pra qĂ« nĂ«nshtetasit e kĂ«tyre vendeve vijnĂ« nĂ« SHBA, ‘abuzojnë’ le tĂ« themi dhe qĂ« janĂ« barrĂ« financiare publike e SHBA-ve. Besoj se ka njĂ« lidhje me postimin e presidentit Donald Trump tĂ« katĂ«r janarit, njĂ« listĂ« e 120 shteteve, shtetasit e tĂ« cilĂ«ve marrin ndihmĂ« financiare/sociale nĂ« SHBA. ShqiptarĂ«t ishin mbi 45%. Ndoshta shtetet qĂ« kanĂ« marrĂ« ndihmĂ« sociale/publike, janĂ« risk financiar i atyre qĂ« paguajnĂ« taksa nĂ« SHBA. Ndoshta kjo Ă«shtĂ«.

Blendi Fevziu: Ka shumë shqiptarë që vijnë me viza të zakonshme dhe kërkojnë më pas të marrin Green Card përmes procedurave ligjore.

Olsa Alikaj Cano: Plot, madje sot kisha një kliente që ishte shumë e interesuar për familjen. Kemi shumë viza që po presin të bëhet intervista. Të gjithë janë të alarmuar. Shqiptarët këtu vijnë me vizë shumica, ndaj më habiti lista e presidentit tonë. Nuk e di ku e kanë marrë këtë listën, sepse nuk është e verifikuar lista e personave që marrin ndihmë sociale.

Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë dhe kur është rrezik



Midis informimit dhe vetëdiagnozës: si ta përdorim inteligjencën artificiale pa rrezikuar shëndetin

GjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« njerĂ«z, para se tĂ« telefonojnĂ« mjekun ose tĂ« caktojnĂ« njĂ« kontroll, fillimisht “bĂ«jnĂ«â€ njĂ« bisedĂ« me inteligjencĂ«n artificiale. ChatGPT Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r shumĂ«kĂ«nd bashkĂ«biseduesi i parĂ« kur shfaqet njĂ« simptomĂ«, mbĂ«rrin njĂ« rezultat analizash ose lind njĂ« dilemĂ« lidhur me shĂ«ndetin. Kjo nĂ« vetvete nuk duhet tĂ« jetĂ« problem. Problemi lind kur harrojmĂ« dallimin mes informimit dhe trajtimit.

Kompania OpenAI ka paralajmëruar ChatGPT Health, i cili pritet të jetë një hapësirë e veçantë ku përdoruesit do të mund të bisedojnë me chatbot-in ChatGPT për shëndetin e tyre.

Prandaj është e rëndësishme të dimë se ku ChatGPT mund të jetë një aleat i dobishëm dhe ku roli i tij duhet të përfundojë.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« ChatGPT Health

ChatGPT Health Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« e krijuar posaçërisht brenda ChatGPT-sĂ«, e dedikuar pĂ«r biseda rreth shĂ«ndetit. Ideja e tij nuk Ă«shtĂ« tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« mjekun, por t’i ndihmojĂ« njerĂ«zit tĂ« ndihen mĂ« tĂ« informuar, mĂ« tĂ« pĂ«rgatitur dhe mĂ« tĂ« sigurt kur pĂ«rpiqen tĂ« kuptojnĂ« shĂ«ndetin e tyre.

Shëndeti tashmë është një nga arsyet më të shpeshta pse njerëzit përdorin ChatGPT. Qindra miliona njerëz çdo javë bëjnë pyetje për simptoma, analiza, ushqim dhe mirëqenie të përgjithshme. ChatGPT Health është zhvilluar pikërisht nga kjo nevojë, por me shtresa shtesë privatësie dhe mbrojtjeje të të dhënave, të përshtatura posaçërisht për informacionet e ndjeshme shëndetësore.

Brenda kësaj përvoje është e mundur lidhja e sigurt me kartelat mjekësore elektronike dhe aplikacionet për ndjekjen e shëndetit dhe zakoneve të jetesës, në mënyrë që përgjigjet të bazohen në kontekstin personal shëndetësor, e jo vetëm në informacione të përgjithshme. Bisedat mbeten private dhe të ndara, me kufij të qartë të përcaktuar.

ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« theksohet se ChatGPT Health nuk Ă«shtĂ« i destinuar pĂ«r vendosjen e diagnozave apo pĂ«rshkrimin e terapive. Roli i tij Ă«shtĂ« tĂ« ndihmojĂ« njerĂ«zit tĂ« kuptojnĂ« termat mjekĂ«sorĂ«, rezultatet dhe rekomandimet, si dhe tĂ« pĂ«rgatiten mĂ« mirĂ« pĂ«r bisedĂ«n me mjekun. Ai Ă«shtĂ« zhvilluar nĂ« bashkĂ«punim me mjekĂ« nga e gjithĂ« bota dhe Ă«shtĂ« menduar si mbĂ«shtetje, e jo si zĂ«vendĂ«sim i mjekut, transmeton Telegrafi.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« nĂ« rregull tĂ« pyesĂ«sh ChatGPT-nĂ« kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r shĂ«ndetin

Inteligjenca artificiale mund të jetë një burim i dobishëm informacioni të përgjithshëm dhe edukativ, veçanërisht kur duam të kuptojmë atë që tashmë na është thënë ose shkruar.

ËshtĂ« nĂ« rregull tĂ« pyesĂ«sh:

  • çfarĂ« do tĂ« thotĂ« njĂ« term i caktuar mjekĂ«sor
  • si manifestohet zakonisht njĂ« sĂ«mundje
  • cilat janĂ« simptomat mĂ« tĂ« shpeshta tĂ« njĂ« gjendjeje tĂ« caktuar
  • çfarĂ« tregojnĂ« analizat laboratorike qĂ« kemi
  • si duket procedura diagnostikuese
  • cilat janĂ« rekomandimet e pĂ«rgjithshme pĂ«r njĂ« stil jetese tĂ« shĂ«ndetshĂ«m

NĂ« kĂ«tĂ« kuptim, ChatGPT mund tĂ« ndihmojĂ« qĂ« tĂ« mos ndihemi “tĂ« humbur” pĂ«rballĂ« termave mjekĂ«sorĂ« dhe tĂ« shkojmĂ« te mjeku mĂ« tĂ« pĂ«rgatitur, me pyetje mĂ« tĂ« qarta.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« e rrezikshme tĂ« pyesĂ«sh, edhe pse shumĂ«kush e bĂ«n

Problemi lind kur informacionin fillojmë ta përjetojmë si vlerësim personal.

ËshtĂ« e rrezikshme tĂ« pyesĂ«sh:

  • nĂ«se simptomat qĂ« kemi nĂ«nkuptojnĂ« njĂ« diagnozĂ« konkrete
  • sa e rrezikshme Ă«shtĂ« diçka pikĂ«risht nĂ« rastin tonĂ«
  • nĂ«se duhet tĂ« shqetĂ«sohemi apo mund tĂ« presim
  • nĂ«se na nevojitet terapi apo jo

ChatGPT nuk e sheh personin, nuk e njeh historinë e tij mjekësore, nuk e di çfarë barnash merr, çfarë sëmundjesh të tjera ka apo çfarë zakonesh jetese ndjek. Gjithçka që mjeku merr parasysh, inteligjenca artificiale nuk mund ta vlerësojë.

Prandaj përgjigjja mund të duket bindëse, por të jetë e gabuar ose e paplotë.

Pse terapitë, dozat dhe diagnozat nuk janë për inteligjencën artificiale

Hapi më i rrezikshëm është kërkimi i terapive konkrete, dozave apo këshillave për barna.

Terapia nuk Ă«shtĂ« kurrĂ« vetĂ«m emri i njĂ« ilaçi. Ajo pĂ«rfshin dozĂ«n e saktĂ«, kohĂ«n e pĂ«rdorimit, kombinimet me barna tĂ« tjera, kundĂ«rindikacionet dhe rreziqet individuale. Ajo qĂ« i ka ndihmuar dikujt, mund t’i shkaktojĂ« dĂ«m serioz dikujt tjetĂ«r.

E njëjta gjë vlen edhe për diagnozat. Diagnoza nuk është një listë simptomash, por një përfundim që nxirret mbi bazën e ekzaminimeve, analizave dhe përvojës klinike. Këtë nuk mund ta zëvendësojë asnjë algoritëm.

Pse njerëzit gjithsesi e pyesin AI-në për shëndetin

Arsyet janĂ« tĂ« kuptueshme. Pritjet janĂ« tĂ« gjata, frika Ă«shtĂ« e pranishme dhe nevoja pĂ«r pĂ«rgjigje tĂ« shpejta Ă«shtĂ« e madhe. ËshtĂ« mĂ« e lehtĂ« tĂ« pyesĂ«sh sesa tĂ« presĂ«sh. Por pĂ«rgjigjja e shpejtĂ« nuk Ă«shtĂ« e njĂ«jtĂ« me pĂ«rgjigjen e saktĂ«.

Si ta përdorim me mençuri ChatGPT-në kur bëhet fjalë për shëndetin

ChatGPT mund të jetë një aleat i mirë nëse e dimë vendin e tij. Si ndihmë për të kuptuar, e jo si verdikt. Si përgatitje për bisedën me mjekun, e jo si zëvendësim i kontrollit.

NĂ«se ajo qĂ« lexojmĂ« na shqetĂ«son ose na frikĂ«son, kjo Ă«shtĂ« shenjĂ« se duhet t’i drejtohemi njĂ« profesionisti, e jo tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« kĂ«rkojmĂ« pĂ«rgjigje vetĂ«.

Teknologjia mund të na ndihmojë të jemi më të informuar, por nuk mund të marrë përgjegjësinë për shëndetin tonë. ChatGPT di shumë, por nuk na njeh.

Shëndeti vazhdon të ruhet në bisedën me mjekun, në kontrollet mjekësore dhe në besimin që ndërtojmë me ata që na trajtojnë. /Telegrafi/

Dy të lënduar nga vetaksidenti në rrugën Gjakovë-Klinë, Policia: Shoferi humbi kontrollin mbi automjetin

Një vetaksident ka ndodhur sonte rreth orës 20:55, në fshatin Kramovik-Rahovec, saktësisht në rrugën Gjakovë-Klinë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmaur, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili bëri të ditur se ngasësi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar.

Për pasojë përveç dëmeve materiale është raportuar edhe për dy persona të lënduar.

“Nga informatat fillestare tĂ« pranuara bĂ«het fjalĂ« pĂ«r lĂ«ndime tĂ« lehta trupore. NjĂ«sia Rajonale e Komunikacionit Rrugor Ă«shtĂ« duke trajtuar rastin.”, tha tutje ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy të lënduar nga vetaksidenti në rrugën Gjakovë-Klinë, Policia: Shoferi humbi kontrollin mbi automjetin appeared first on Sinjali.

E trishtĂ«: Ky Ă«shtĂ« i moshuari qĂ« humbi jetĂ«n nga aksidenti i sotĂ«m nĂ« rrugĂ«n Komoran–CarralevĂ«

Ajet Sylaj Ă«shtĂ« personi qĂ« humbi jetĂ«n sonte nĂ« aksidentin e rĂ«ndĂ« nĂ« rrugĂ«n Komoran–CarralevĂ«.

Njoftimi për vdekjen e tij u bë i ditur nga Komuna e Drenasit përmes faqes zyrtare në Facebook.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, i shprehu ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit në këto çaste të vështira.

“Humbja e njĂ« jete nĂ« rrethana kaq tĂ« rĂ«nda pĂ«rbĂ«n dhimbje tĂ« thellĂ« jo vetĂ«m pĂ«r familjen dhe tĂ« afĂ«rmit, por edhe pĂ«r gjithĂ« qytetarĂ«t tanĂ«. NĂ« kĂ«to çaste tĂ« rĂ«nda, Kryetari Lladrovci shpreh solidaritet tĂ« plotĂ« me familjen Sylaj, duke ndarĂ« dhimbjen dhe pikĂ«llimin e tyre. QoftĂ« i lehtĂ« dheu pĂ«r Ajet Sylajn, ndĂ«rsa familjes Sylaj i shprehim durim dhe kurajo pĂ«r ta pĂ«rballuar kĂ«tĂ« humbje tĂ« madhe. Zoti e mĂ«shiroftĂ«!”, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s sĂ« Drenasit.

Në këtë aksident mbetën të lënduar edhe katër persona të tjerë, ku nga QKUK-ja thanë se gjendja e tyre është stabile.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtĂ«: Ky Ă«shtĂ« i moshuari qĂ« humbi jetĂ«n nga aksidenti i sotĂ«m nĂ« rrugĂ«n Komoran–CarralevĂ« appeared first on Sinjali.

❌