Narges Mohammadi, fituese e Ămimit Nobel pĂ«r Paqen nĂ« vitin 2023, Ă«shtĂ« dĂ«nuar me gjashtĂ« vite burg nĂ« Iran.
Lajmi u bë i ditur nga avokati i aktivistes për të drejtat e njeriut.
Ditët e fundit, Mohammadi kishte nisur një grevë urie në burgun iranian ku mbahet e ndaluar, si formë proteste kundër asaj që ajo e konsideron një ndalim të paligjshëm.
Avokati i saj, Mostafa Nili, deklaroi pĂ«r AFP se dĂ«nimi me gjashtĂ« vite burg Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« nga njĂ« gjykatĂ« iraniane. Akuza ndaj aktivistes, sipas tij, Ă«shtĂ« âbashkim dhe bashkĂ«punim pĂ«r kryerjen e veprave penaleâ, njĂ« formulim qĂ« nĂ« praktikĂ« nĂ«nkupton akuzĂ« pĂ«r komplot.
Përveç dënimit me burg, vendimi parashikon edhe ndalim daljeje nga vendi për një periudhë dyvjeçare. Avokati shtoi se fituesja e Nobelit ka marrë gjithashtu një dënim shtesë prej një viti e gjysmë burg për aktivitet propagandistik, si dhe detyrim që për dy vite të qëndrojë në qytetin Khosf, në provincën lindore të Jugut Khorasan.
Narges Mohammadi u arrestua më 12 dhjetor 2025, gjatë ceremonisë mortore të Khosrow Alikordit, një avokat i angazhuar për të drejtat e njeriut, i cili u gjet i vdekur në rrethana të dyshimta. Javët e fundit, aktivistja është mbajtur në izolim në burgun e Mashhadit.
Në burg, disa ditë më parë, Mohammadi nisi grevën e urisë për të protestuar kundër ndalimit të saj, që e cilëson të paligjshëm. Ajo kërkonte kushte më të mira paraburgimi, të drejtën për të komunikuar me telefon, për të takuar avokatët e saj dhe për të pranuar vizita.
Edhe nĂ« tĂ« kaluarĂ«n, Mohammadi ka kaluar periudha tĂ« gjata nĂ« burg. Ajo u nderua me Ămimin Nobel pĂ«r Paqen pĂ«r luftĂ«n e saj mbi 20-vjeçare pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut, veçanĂ«risht pĂ«r tĂ« drejtat e grave.
NĂ« ceremoninĂ« e ndarjes sĂ« çmimit nĂ« Oslo, Nobelin e tĂ«rhoqĂ«n fĂ«mijĂ«t e saj binjakĂ«, Kiana dhe Ali Rahman, atĂ«herĂ« 17 vjeç. Ata lexuan mesazhin qĂ« nĂ«na e tyre kishte nxjerrĂ« fshehurazi nga burgu i Evin-it: âPopulli iranian, me kĂ«mbĂ«ngulje, do ta kapĂ«rcejĂ« represionin dhe autoritarizmin. Mos dyshoni, kjo Ă«shtĂ« e sigurt.âÂ
Forcat ruse po depërtojnë në territorin e BE-së dhe NATO-s përmes taktikave të luftës hibride, përfshirë mbikëqyrje, shkelje të hapësirë ajrore dhe operacione psikologjike, duke përdorur teknologjinë digjitale.
Të tilla praktika i përjetoi një ushtar gjerman i vendosur në Lituani, i cili vetëm para pak kohësh, kur iu përgjigj një thirrjeje në telefonin celular dëgjoi zërin e tij gjatë një bisede të zhvilluar vetëm pak orë më parë.
âNjĂ« shoku im telefonoi nĂ« shtĂ«pi, foli pĂ«r gjysmĂ« ore dhe mĂ« pas mori njĂ« telefonatĂ« nga njĂ« numĂ«r i panjohur. Ai u pĂ«rgjigj dhe dĂ«gjoi bisedĂ«n qĂ« kishte zhvilluar mĂ« parĂ«, tĂ« regjistruarâ, ka treguar oficeri Joshua Krebs nĂ« librin e tij âBrenda UshtrisĂ« Gjermaneâ.
Krebs i quajti këto praktika përgjimi intimiduese dhe të çuditshme.
Forcat e armatosura evropiane, përfshirë ato gjermane, po përballen me aktivitete hibride të ngjashme në vendet e tyre.
DronĂ« janĂ« pĂ«rdorur pĂ«r tĂ« spiunuar sistemet evropiane tĂ« mbrojtjes, si atĂ« âHeshta 3â, si dhe stĂ«rvitjet e brigadĂ«s gjermane tĂ« tankeve numĂ«r 45, nĂ« Lituani.
Vitin e kaluar, njĂ« mjet ajror mbikĂ«qyrĂ«s rus u konstatua nĂ« hapĂ«sirĂ«n ajrore bjelloruse gjatĂ« stĂ«rvitjes âUjku i Hekurtâ tĂ« trupave gjermane nĂ« Lituani.
Inspektori i përgjithshëm i ushtrisë gjermane, gjenerali Carsten Breuer e cilësoi incidentin një provë të kërcënimit real që i kanoset vendit baltik.
Edhe ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius theksoi se lufta hibride përbën një shqetësim të veçantë për Lituaninë, kur priti homologun lituan në Berlin në fund të janarit.
Basel ka shënuar fitore me përmbysje në shtëpi ndaj Zurichut, në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit zviceran.
Zurich deri në minutën e fundit të ndeshjes ishte në epërsi prej 0-1, sidoqoftë Baseli realizoi dy gola të vonshëm për ta realizuar rikthimin e madh.
Xherdan Shaqiri u tregua i saktĂ« nga pika e bardhĂ«, duke e barazuar rezultatin (90) â VIDEO.
NdĂ«rsa, Salah nĂ« minutĂ«n e fundit shĂ«noi pas asistimit tĂ« Bacanin pĂ«r tâia siguruar vendasve pikĂ«t e plota (90+6âČ).
Vlen të ceket se përpos Shaqirit, nga minuta e parë luajti edhe mesfushori Dion Kacurri, i cili pësoi një lëndim në minutën e 63-të dhe si pasojë la fushën.
Ndërkohë, te Zurichu paraqitje të plotë bënë dyshja Bledian Krasniqi e Lindrit Kamberi.
Baseli kësisoj renditet në pozitën e katërt me 39 pikë derisa Zurichu në vendin e nëntë me 25 sosh.
Korportata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B1 është shkyçur nga operimi pasi janë evidentuar rrjedhje të konsiderueshme të avullit në sistemin e gypit brenda kaldajës.
Sipas KEK-ut shkyçja është bërë pas pamundësisë që të vazhdohet operimi i sigurt i kësaj njësie.
âKorporata Energjetike e KosovĂ«s (KEK Sh.A.) njofton opinionin publik se sot, gjatĂ« ditĂ«s, nĂ« njĂ«sinĂ« B1 tĂ« Termocentralit Kosova B janĂ« evidentuar rrjedhje tĂ« konsiderueshme tĂ« avullit nĂ« sistemin e gypave brenda kaldajĂ«s, tĂ« paraqitura rreth orĂ«s 10:00. Pas vlerĂ«simit teknik dhe pĂ«r shkak tĂ« pamundĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« vazhduar operimin e sigurt, si rezultat i harxhimeve tĂ« larta tĂ« ujit dhe rrezikut pĂ«r dĂ«mtime mĂ« tĂ« mĂ«dha teknike, Ă«shtĂ« vendosur qĂ« njĂ«sia B1 tĂ« shkyçet nga operimi para orĂ«s 18:00, si masĂ« parandaluese pĂ«r ruajtjen e integritetit tĂ« njĂ«sisĂ«â, thuhet nĂ« njoftimin e KEK-ut.
KEK-u ka informuar në këtë njoftim po ashtu se edhe pas ndaljes së njësisë B1, furnizimi me energji elektrike është i siguruar dhe operimi vazhdon në mënyrë stabile me 4 njësi gjeneruese, e që sipas KEK-ut mbulon 87.6% të kërkesës totale për konsum. Pjesa e mbetur është siguruar përmes importit.
Ndërkohë gjatë ditës, Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi se pas gati një jave u kthye në operim njësia A5 e Termocentralit Kosova A.
Edhe kjo njësi ishte ndalur nga operimi për shkak të një rrjedhjeje në sistemin gypor.
Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit âMitrovicaâ ka njoftuar qytetarĂ«t e Skenderajt se do tĂ« pĂ«rballen me ndĂ«rprerje tĂ« pĂ«rkohshme tĂ« furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m.
Sipas njoftimit të kompanisë në Facebook, kjo situatë ka ardhur si pasojë e një defekti në gypin kryesor të furnizimit, që ndodhet në Kllinën e Mesme.
KRU âMitrovicaâ u kĂ«rkon qytetarĂ«ve mirĂ«kuptim deri nĂ« sanimin e defektit nĂ« fjalĂ«.
Gjatë javës së ardhshme moti në Kosovë pritet të jetë i ndryshueshëm. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës parashihet mot i vranët, me intervale me diell, por edhe me reshje shiu.
Të hënën vende-vende do të ketë riga shiu dhe në përgjithësi do të mbizotërojë mot i vranët. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 10 gradë celsius, ndërsa minimalja pritet të zbresë deri në 0 gradë.
Të martën moti pritet të jetë po ashtu i vranët, por edhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihet të ketë ngrica. Temperatura minimale pritet të lëvizë mes 1 dhe 4 gradë celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 9 gradë celsius.
Edhe të mërkurën pritet të jetë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperatura minimale parashihet të zbresë deri në 1 gradë celsius derisa maksimalja pritet të arrijë deri në 12 gradë celsius.
Të enjten pritet të jetë mot i vranët po ashtu dhe vende-vende me riga shiu. Temperatura pritet të jetë në 2 gradë celsius ndërsa maksimalja parashihet të arrijë deri në 12 gradë celsius.
Mot i vranët dhe me riga shiu pritet të jetë edhe të premten. Maksimalja parashihet të jetë 9 gradë ndërsa minimalja mund të zbresë deri në 3 gradë celsius.
Lanika Rexhepi është shpallur nënkampione e Evropës në karate.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Karatesë, duke thurur fjalë të forta për sportisten e tyre.
âKy rezultat pasqyron pĂ«rkushtimin, disiplinĂ«n dhe seriozitetin e Lanika Rexhepit nĂ« sportin e karatesĂ«â, thuhet nĂ« postimin e federatĂ«s nĂ« Facebook.
Platforma qytetare âLiria ka EmĂ«râ ka shpallur sot mobilizim tĂ« gjerĂ« qytetar pĂ«r datĂ«n 17 Shkurt, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« marshin âDrejtĂ«si, jo politikĂ«â. NĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media, pĂ«rfaqĂ«suesit e platformĂ«s, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, njoftuan se ky organizim vjen nĂ« njĂ« moment kritik, kur procesi gjyqĂ«sor ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Ălirimtare tĂ« KosovĂ«s nĂ« HagĂ« po hyn nĂ« fazĂ«n e tij finale.
Organizatorët theksuan se ky marsh është një domosdoshmëri për të mbrojtur dinjitetin e luftës çlirimtare dhe të vërtetën historike të Kosovës.
Ismail Tasholli, njĂ« nga pĂ«rfaqĂ«suesit e platformĂ«s, e cilĂ«soi marshin e 17 Shkurtit si njĂ« pĂ«rgjigje qytetare ndaj tendencave pĂ«r tĂ« rishkruar historinĂ«. Ai ftoi qytetarĂ«t qĂ« tĂ« bĂ«hen pjesĂ« e asaj qĂ« ai e quajti âmarshin mĂ« tĂ« madh qĂ« ka parĂ« ndonjĂ«herĂ« vendi ynĂ«â.
âLiria ka EmĂ«r fton tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e KosovĂ«s nĂ« marsh qytetar, paqĂ«sor, dinjitoz dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s. NĂ« marsh pĂ«r drejtĂ«si dhe jo pĂ«r politikĂ«. NĂ« marsh jo kundĂ«r dikujt, por pĂ«r dinjitetin e KosovĂ«s, pĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ«n dhe pĂ«r respektimin e sakrificĂ«s mbi tĂ« cilĂ«n Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar liria jonĂ«,â deklaroi Tasholli.
Ai shtoi se ky moment kërkon pjekuri dhe unitet, duke nënvizuar se Kosova nuk mund të qëndrojë pasive përballë zhvillimeve që prekin themelet e shtetësisë së saj.
âKy marsh nuk Ă«shtĂ« akt i emocioneve tĂ« çastit â Ă«shtĂ« akt vetĂ«dije kolektive. ĂshtĂ« pĂ«rgjigje qytetare ndaj njĂ« procesi qĂ« do tĂ« hyjĂ« nĂ« fazĂ«n e tij mĂ« vendimtare. ĂshtĂ« mesazh i qartĂ« qĂ« Kosova nuk Ă«shtĂ« spektatore e fatit tĂ« saj,â pĂ«rfundoi ai.
Në të njëjtën linjë, ish-deputetja dhe përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, vuri theksin te rëndësia e kontekstit në proceset gjyqësore. Ajo argumentoi se drejtësia nuk mund të jetë e verbër ndaj realitetit të asaj se kush ishte agresori dhe kush viktima në luftën e Kosovës.
âNe besojmĂ« se drejtĂ«sia nuk mund tĂ« jetĂ« e shkĂ«putur nga e vĂ«rteta historike. BesojmĂ« se proceset juridike nuk mund tĂ« lexohen pa kontekst, pa realitetin e asaj se çfarĂ« ka ndodhur,â tha Hoxha.
Zonja Hoxha bĂ«ri thirrje qĂ« marshit tâi bashkohen tĂ« gjitha shtresat e shoqĂ«risĂ«, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« zĂ« tĂ« bashkuar kundĂ«r heshtjes sĂ« imponuar.
âMarshi qĂ« po e thĂ«rrasim Ă«shtĂ« i qytetarĂ«ve. ĂshtĂ« marsh i fĂ«mijĂ«ve, familjeve, tĂ« rinjve, intelektualĂ«ve, punĂ«torĂ«ve â Ă«shtĂ« marsh i veteranĂ«ve⊠ĂshtĂ« marshi i njĂ« shoqĂ«rie qĂ« nuk pranon tĂ« reduktohet nĂ« narrativa tĂ« padrejta,â shtoi ajo.
Sot rreth orës 15:00, nëpunës policorë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe Njësia Policore Mirkovc në fshatin Glluvë, rrethina e Shkupit, e privuan nga liria M.T. (39) nga Koçani.
M.T. kërkohej me urdhërarrest sipas urdhërit të gjykatës për shkak të arratisjes nga INP Idrizovë për dënim me 13 vjet e 11 muaj burgim për shka të veprës së kryer penale sipas nenit 235 nenit 236 nenit 237 të Kodit Penal.
Partia në pushtet në Japoni, e udhëhequr nga Kryeministrja Sanae Takaichi, parashikohet të ketë fituar zgjedhjet e parakohshme të së dielës me një fitore të thellë.
Një sondazh i fundit nga transmetuesi publik NHK sugjeron se koalicioni i udhëhequr nga Partia Liberale Demokratike (LDP) e Takaichi-t pritet të fitojë dy të tretat e vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve të Japonisë.
Kryeministrja e parë femër e vendit kishte kërkuar një mandat të qartë publik duke shpallur zgjedhjet vetëm katër muaj pasi u bë udhëheqëse e partisë.
Suksesi i saj i raportuar është në kontrast të theksuar me dy paraardhësit e saj, nën të cilët partia humbi shumicën parlamentare për shkak të skandaleve të korrupsionit dhe rritjes së kostove.
Takaichi mĂ« parĂ« u zotua tĂ« jepte dorĂ«heqjen nĂ«se partia e saj nuk arrinte tĂ« siguronte shumicĂ«n, dhe disa i quajtĂ«n zgjedhjet e parakohshme ânjĂ« bast tĂ« madhâ.
LDP humbi shumicĂ«n nĂ« tĂ« dy dhomat e parlamentit nĂ« vitin 2024, dhe koalicioni i saj dekadash i vjetĂ«r me partinĂ« Komeito âu shembâ.
Por popullariteti personal i Takaichi-t duket se e ka ndihmuar partinë, me vlerësimet e miratimit për qeverinë e saj që kryesisht luhaten në mbi 70%.
LDP-ja dhe partneri i saj aktual i koalicionit, Partia e Inovacionit të Japonisë, mund të sigurojnë deri në 366 nga 465 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, sipas parashikimeve të NHK-së, ndërsa votat vazhdojnë të numërohen.
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, ka përshëndetur tashmë një "fitore të madhe" për Takaichi-n, duke thënë se "kur Japonia është e fortë, SHBA-të janë të forta në Azi".
Njerëzit në të gjithë Japoninë sfiduan borën për të votuar në zgjedhjet e para të mesit të dimrit në vend në 36 vjet. /Telegrafi/
Qiratë dhe kostoja më e ulët e jetesës, si dhe mundësia për të qëndruar deri në një vit pa leje qëndrimi po e bëjnë Shqipërinë destinacionin e parapëlqyer edhe për pensionistët amerikanë.
Sipas agjentëve të pasurive të patundshme, Vlora dhe Saranda janë ndër qytetet kryesore ku ata qëndrojnë me qira nga 400 deri në 500 USD në muaj.
Prej muajit tetor, Lisa Spence, 62 vjeçe, nga shteti i Alabamës në SHBA, jeton në Vlorë.
Zonja Spence tregon pĂ«r âMonitorâ se ka zgjedhur tĂ« jetojĂ« pĂ«r njĂ« vit nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r shkak tĂ« kostos sĂ« ulĂ«t tĂ« jetesĂ«s dhe leverdishmĂ«risĂ« ekonomike, duke pasur parasysh tĂ« ardhurat e saj mujore nga pensioni me vlerĂ« 2,200 USD.
Lisa tashmë pensioniste, tregon se ka punuar 18 vjet si administratore në një zyrë kontabiliteti të një kompanie të madhe ndërtimi. Ajo pohon se jeta në SHBA është shumë herë më e shtrenjtë krahasuar me Shqipërinë. Sipas saj, kjo është një ndër arsyet kryesore pse ka vendosur të qëndrojë për një vit në Vlorë.
Ajo jeton nĂ« njĂ« apartament me qira nĂ« zonĂ«n e Lungomares nĂ« VlorĂ«. PĂ«r njĂ« apartament me dy dhoma dhe ballkon me pamje panoramike, paguan 400â500 USD nĂ« muaj, ndĂ«rsa nĂ« SHBA, njĂ« pronĂ« e ngjashme sipas saj do tĂ« kushtonte minimalisht 1,400 USD.
âMe tĂ« ardhurat qĂ« kam nga pensioni, nuk do tĂ« mbijetoja nĂ« SHBA. CilĂ«sia e jetĂ«s kĂ«tu Ă«shtĂ« shumĂ« i mirĂ« duke pasur parasysh, tĂ« ardhurat mujore nga pensioni. Gjithashtu njerĂ«zit janĂ« shumĂ« mikpritĂ«s.
NĂ« ShqipĂ«ri mund tĂ« shijosh momentet e vogla tĂ« jetĂ«s, si tĂ« pish njĂ« kafe, tĂ« ecĂ«sh apo tĂ« bĂ«sh shĂ«titje. Edhe cilĂ«sia e ushqimeve Ă«shtĂ« shumĂ« e mirĂ«. Klima, ajri i pastĂ«r, deti, Vlora Ă«shtĂ« vend ideal pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« jetĂ« tĂ« mirĂ«. Atje tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit nxitojnĂ«. KĂ«tu jeta Ă«shtĂ« mĂ« e qetĂ«â, shprehet ajo.
Kjo është përvoja e saj e parë e të jetuarit në një shtet jashtë SHBA-së. Zonja Spence u njoh me Shqipërinë pas disa kërkimeve që bëri mbi listën e vendeve miqësore të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku përfshihet edhe Shqipëria.
âIshte shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ«, para se tĂ« vendosja se ku do tĂ« jetoja, tĂ« bĂ«ja njĂ« kĂ«rkim mbi shtetet nĂ« listĂ«n e vendeve miqĂ«sore tĂ« publikuara nga DASH, pasi pĂ«r njĂ« zonjĂ« pensioniste qĂ« jeton e vetme, siguria mbetet kryesorjaâ, â pĂ«rfundon Spence.
Më tej, ajo nënvizon se deri tani ka qenë shumë e lehtë për të pasur shërbim ambulator mjekësor, edhe për shkak të një gjendjeje gripale që kaloi, si dhe kujdesin dentar. Ajo shton se deri tani nuk i është dashur të përdorë shërbim spitalor.
Spence e rekomandon qytetin e Vlorës edhe për shtetas të tjerë amerikanë që kërkojnë të jetojnë jashtë vendit të tyre, pas daljes në pension.
Agjentët e tregut të shitblerjes së pasurive të paluajtshme pohojnë se në qytetet bregdetare, si në Vlorë dhe Sarandë, vihet re një tendencë e rritjes të kërkesës së shtetasve të huaj pensionistë, përfshirë edhe shtetasit amerikanë për të jetuar me qira.
Sipas agjentes imobiliare Viola Shehaj-Malaj, kërkesa e pensionistëve amerikanë për të jetuar në qytetin e Vlorës në apartamente me qira ka shënuar rritje të ndjeshme në vitin 2025, tendencë që ka vijuar edhe në muajin e parë të 2026.
Në tërësi, sipas saj, afatet e qëndrimit nga shtetasit e huaj që kanë zgjedhur Vlorën për të qëndruar zgjatin nga 1 deri në 2 vite. Ndërsa pensionistët amerikanë po testojnë këtë lloj përvoje, për të vendosur më tej për afatet e qëndrimit, duke shfrytëzuar avantazhin e qëndrimit deri në një vit në Shqipëri pa vizë dhe leje qëndrimi.
Shehaj-Malaj thekson se një nga faktorët kryesorë që i tërheq është kostoja e ulët e jetesës në Shqipëri krahasuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe veçanërisht çmimet e ulëta të qirave, klima dhe qetësia që gjejnë në qytetet bregdetare.
âShumica e shtetasve amerikanĂ« qĂ« po zgjedhin tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« VlorĂ« pohojnĂ« se arsyeja kryesore mbetet kostoja e ulĂ«t e jetesĂ«s, sidomos e qirave qĂ« janĂ« shumĂ« herĂ« mĂ« tĂ« lira. NĂ«se nĂ« VlorĂ« gjen njĂ« apartament tĂ« tipologjisĂ« 1+1 me çmim 400 USD/muaj, nĂ« SHBA çmimi minimal Ă«shtĂ« rreth tre herĂ« mĂ« i lartĂ«.
Por duhet theksuar se shumĂ« prej pensionistĂ«ve amerikanĂ« janĂ« nĂ« fazĂ«n e testimit. ShumĂ« prej tyre parapĂ«lqejnĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« disa javĂ« apo disa muaj, duke shfrytĂ«zuar afatin e qĂ«ndrimit njĂ«vjeçar pa vizĂ« dhe leje qĂ«ndrimi nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«r ta testuar kĂ«tĂ« pĂ«rvojĂ«. Disa tĂ« tjerĂ« zgjedhin tĂ« qĂ«ndrojnĂ« njĂ« vit tĂ« plotĂ«, pĂ«r tâu larguar dhe pĂ«r tâu kthyer sĂ«rish. Kjo periudhĂ« i ndihmon tĂ« marrin vendimin nĂ«se do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« afatgjatĂ«â, nĂ«nvizon ajo.
Përveç shtetasve amerikanë, qyteti i Vlorës vijon të mbetet mjaft i kërkuar për qëndrim afatgjatë edhe prej pensionistëve italianë, sipas agjentes imobiliare. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat italiane, deri në muajin mars 2025, numri i pensionistëve italianë që jetonin në Shqipëri arriti në 3,000 nga 300 pensionistë italianë në vitin 2021.
Rritja e numrit të tyre është ndikuar nga politikat fiskale të Shqipërisë për mostatimin e pensioneve të shtetasve italianë.
âNĂ« praktikĂ«, nĂ«se nĂ« Itali 1,500 euro bruto kthehen nĂ« 1,150 euro neto, kĂ«tu mbeten 1,500 euro tĂ« pastra. Dhe nuk vijnĂ« vetĂ«m ata me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta, por ka edhe shumĂ« pensionistĂ« tĂ« pasur me mĂ« shumĂ« se 50 mijĂ« euro nĂ« vitâ, pohoi mĂ« herĂ«t pĂ«r âCorriere Della Seraâ njĂ« pensionist italian qĂ« jetonte nĂ« ShqipĂ«ri./Monitor.al
Pas një sage të gjatë rreth rinovimit të kontratës së Kenan Yıldız me Juventusin, marrëveshja më në fund është arritur.
Sipas kushteve të reja, talenti bardhezi do të qëndrojë në Torino deri në vitin 2030.
Paga e tij shënon një rritje të ndjeshme, duke kaluar nga 1.5 milion euro në 6 milionë euro, me potencialin për t'u rritur me një milion të tjerë përmes bonuseve.
Këto shifra e kanë renditur mesfushorin e ri të Juventusit në listën prestigjioze të yjeve më të paguar të U21 në Evropë.
Sipas Gazzetta dello Sport , Kenan tani është në të njëjtën kategori me yje të tjerë të ligës së lartë si Gavi (9 milionë euro), Warren Zaïre-Emery dhe Florian Wirtz (10 milionë euro).
Megjithatë, ai është ende shumë larg Lamine Yamal, i cili zotëron një shumë marramendëse prej 15 milionë eurosh.
Duket se ky veprim e ka bindur Yıldız se klubi ka plane të mëdha për të ardhmen e tij. /Telegrafi/
Gjatë 16 viteve të tij në YouTube, koleksionisti i makinave Tim Burton, i njohur edhe si Shmee150, ka pasur në pronësi një gamë të gjerë makinash ekzotike, duke përfshirë McLaren 675LT Spider dhe Ferrari SF90 XX Stradale.
Një gjë rreth koleksionistëve të makinave është se ata kanë tendencë të shmangin grumbullimin e kilometrazhit për të ruajtur vlerën e rishitjes, transmeton Telegrafi.
Ndërsa disa argumentojnë se minimizimi i konsumimit është qasja logjike, kjo nuk është filozofia që ndjek ky entuziast.
Tim Burton, i njohur edhe si Shmee150, ndau së fundmi një turne të koleksionit të tij pas 16 vitesh në YouTube, duke vënë në dukje se garazhi i tij është larg të qenit i mbushur me "mbretëresha garazhi".
Burton zbuloi tre shtesa të reja gjatë vitit të kaluar - të gjitha nga Prancing Horse. Gama përfshin një Ferrari 458 Speciale, një 12Cilindri dhe një SF90 XX Stradale.
Si 458 Speciale ashtu edhe SF90 XX Stradale janë supermakina të orientuara për në pistë, të ndërtuara për rrugë, ndërsa 12Cilindri shërben si pasardhëse e 812 Superfast në linjën V12 të Ferrarit.
Ky lloj koleksioni nuk shoqërohet zakonisht me një koleksionist tjetër të njohur makinash, Jay Leno, i cili ka thënë hapur se nuk është një adhurues i mënyrës se si marka e trajton procesin e shitjes.
Pjesa më e madhe e koleksionit të Burton përbëhet nga makina evropiane, duke përfshirë McLaren 675LT Spider, i cili është automjeti më i gjatë në pronësi në garazhin e tij.
Ai vuri në dukje se supermakina - në thelb versioni me bazë të gjatë boshti me një konfigurim me çati të hapur - kushton rreth 1,360 dollarë në vit për servis.
Makina e tij e dytë më e gjatë në pronësi është Aston Martin Vantage GT8, një nga vetëm 150 njësitë e përfunduar në skemën e bojës dyngjyrëshe blu dhe portokalli.
Ndërkohë, të gjitha Ferrari-t e tij më të reja u blenë me programin 7-vjeçar të mirëmbajtjes së planifikuar falas të markës. Këto përfshijnë SF90 Stradale, të cilën ai e përshkruan si "një nga supermakinat me raportin më të mirë për paratë".
Ai zotëron gjithashtu një 296 GTS dhe një Purosangue, të përfunduar në Blu Le Mans si një kujtim për Ferrari-t e tij të mëparshëm me katër vende - FF dhe GTC4 Lusso.
Koleksionisti britanik i makinave dhe vloger zotëron gjithashtu një numër të vogël makinash amerikane, përfshirë një Ford GT. Garazhi i tij përmban gjithashtu një Ford Focus RS Heritage Edition dhe një Mustang Shelby GT500 - versioni më i fuqishëm i gjeneratës S550. /Telegrafi/
NĂ«se zgjoheni me dhimbje nĂ« shpatulla dhe shpinĂ«, kontrolloni nĂ«se jastĂ«kut tuaj i ka kaluar âafatiâ
JastĂ«kĂ«t janĂ« sende pĂ«r tĂ« cilat shpesh nuk mendojmĂ« shumĂ«. VetĂ«m kur fillojmĂ« tĂ« zgjohemi me dhimbje nĂ« qafĂ« dhe shpinĂ«, fillojmĂ« tĂ« mendojmĂ« pĂ«r shkaqet e mundshme â dhe atĂ«herĂ« shpesh arrijmĂ« te âproblemiâ i jastĂ«kut.
Pra, si ta dini kur është koha ta ndërroni?
Zgjoheni me dhimbje
Nëse kjo ndodh gjithnjë e më shpesh, duhet të mendoni seriozisht për ndërrimin e jastëkut.
â Me kalimin e kohĂ«s, jastĂ«kĂ«t fillojnĂ« tĂ« dĂ«mtohen dhe tĂ« ofrojnĂ« mĂ« pak mbĂ«shtetje. MbĂ«shtetja jo e duhur mund tĂ« shkaktojĂ« probleme me qafĂ«n, shpinĂ«n dhe shpatullat. Gjithashtu mund tĂ« lĂ«rĂ« ndjesi ngurtĂ«sie nĂ« mĂ«ngjes dhe tĂ« shkaktojĂ« dhimbje koke, shpjegon ekspertja Keren Yu pĂ«r The Spruce, pĂ«rcjell Telegrafi.
E ka humbur formën
Ekziston njĂ« test i thjeshtĂ« qĂ« mund tâju ndihmojĂ« tĂ« pĂ«rcaktoni nĂ«se jastĂ«ku duhet ndĂ«rruar.
â Paloseni jastĂ«kun pĂ«rgjysmĂ« dhe mbajeni ashtu pĂ«r rreth 30 sekonda. Kur ta lĂ«shoni, jastĂ«ku duhet tĂ« kthehet nĂ« formĂ«n e tij normale. NĂ«se nuk kthehet, atĂ«herĂ« Ă«shtĂ« koha tĂ« blini njĂ« tĂ« ri, shpjegon Yu.
Nuk është më i butë dhe i rehatshëm
Nëse jastëku juaj, përveç formës, nuk duket më i fryrë dhe i butë si më parë, është koha për një të ri. Merrni pak kohë për të vëzhguar dhe menduar nëse jastëku ju ofron ende rehatinë e nevojshme apo nëse gjatë natës ju shkakton tension sepse nuk arrini të gjeni pozicionin e duhur.
Afati i përdorimit
A e dinit se edhe jastëkët kanë afat përdorimi? Edhe pse tingëllon e çuditshme, këto kufizime kohore nuk vlejnë vetëm për produktet në frigorifer. Etiketat e shumë jastëkëve përmbajnë gjithashtu një datë, e cila është një tregues i mirë se kur duhet të blini një të ri. /Telegrafi/
Spotify ka qenë jashtëzakonisht i zënë gjatë dy ditëve të fundit. Pas lansimit zyrtar të Page Match, po prezanton "Rreth Këngës", të cilën e paraqet si "një mënyrë të re për të eksploruar historitë pas muzikës".
Kjo veçori e re vendos karta historish të shkurtra, të cilat mund të rrëshqasin në pamjen tuaj "Now Playing", të cilat "eksplorojnë kuptimin pas muzikës që po dëgjoni", transmeton Telegrafi.
Për ta parë këtë, duhet të hapni pamjen "Now Playing" dhe të lëvizni poshtë për të gjetur kartën "Rreth Këngës", e cila shfaqet në këngët e mbështetura.
"Rreth Këngës" është në fazën beta dhe aktualisht po lansohet në iOS dhe Android në anglisht për përdoruesit e Spotify Premium në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Irlandë, Zelandën e Re dhe Australi. /Telegrafi/
Basel ka shënuar fitore me përmbysje në shtëpi ndaj Zurichut, në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit zviceran.
Zurich deri në minutën e fundit të ndeshjes ishte në epërsi prej 0-1, sidoqoftë Baseli realizoi dy gola të vonshëm për ta realizuar rikthimin e madh.
Xherdan Shaqiri u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e barazuar rezultatin (90) - VIDEO.
NdĂ«rsa, Salah nĂ« minutĂ«n e fundit shĂ«noi pas asistimit tĂ« Bacanin pĂ«r tâia siguruar vendasve pikĂ«t e plota (90+6').
Vlen të ceket se përpos Shaqirit, nga minuta e parë luajti edhe mesfushori Dion Kacurri, i cili pësoi një lëndim në minutën e 63-të dhe si pasojë la fushën.
Ndërkohë, te Zurichu paraqitje të plotë bënë dyshja Bledian Krasniqi e Lindrit Kamberi.
Baseli kësisoj renditet në pozitën e katërt me 39 pikë derisa Zurichu në vendin e nëntë me 25 sosh./Telegrafi
Një vendas i tha Birmingham Live: "Ishte një skenë e çmendur, një minutë është një mbrëmje e qetë e së dielës dhe tjetrën është si Perëndimi i Egër. Për fat të mirë kuajt kaluan nëpër rrugë në një kohë të qetë përndryshe dikush mund të ishte lënduar".
Një banor tjetër tha: "Shoku im tha se babai i tij e kishte parkuar makinën e tij, por kuajt e dëmtuan kur kaluan me vrap. Ata gjithashtu shkuan në kopshtet e njerëzve dhe rrafshuan ndonjë lule, por dëgjova se të gjithë ishin mirë". /Telegrafi/
Me ligjin për shërbim të lartë udhëheqës, ministri i Administratës Goran Minçev, thotë se planifikohet shkurtimi i institucioneve shtetërore.
Sipas tij, të punësuarit nga këto institucione që mund të pushojnë se ekzistuari nuk do të largohen por do të shpërndahen kurse me reduktimin e pozitave drejtuese, do të bëhet edhe departizimi i administratës.
Minçev për Radion Evropa e Lirë, tha se ligji do të miratohet deri në fund të vitit.
âHipotetikisht, nĂ«se janĂ« 100, duhet tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« shkurtim prej 40%, duke lĂ«nĂ« 60 institucione. DomethĂ«nĂ«, nuk po centralizohen institucionet, por po shkurtohen shfrytĂ«zuesit e buxhetit. Kemi institucione tĂ« cilat kanĂ« njĂ« drejtor, pesĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« bordit tĂ« drejtorĂ«ve dhe dy punonjĂ«s. Dhe askush nuk e di pĂ«r çfarĂ« qĂ«llimi janĂ« formuar. Dhe ato mbivendosen me funksionimin ose pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« e njĂ« institucioni tjetĂ«r. Dhe kĂ«tu do tĂ« sulmojmĂ« drejtpĂ«rdrejt pozicionet zyrtare, punonjĂ«sit do tĂ« donim tĂ« merrnim pĂ«rsipĂ«r, por duke zvogĂ«luar anĂ«tarĂ«t ose duke hequr anĂ«tarĂ«t e bordit tĂ« drejtorĂ«ve dhe pozicionet e drejtorit, zĂ«vendĂ«sdrejtorit, po sulmojmĂ« drejtpĂ«rdrejt atĂ« qĂ« e quajmĂ« partizim tĂ« administratĂ«s sepse kryesisht tĂ« gjithĂ« ata zyrtarĂ« vijnĂ« nga disa radhĂ« partiake,â deklaroi Minçev.
Estonia po shtyn pĂ«rpara idenĂ« qĂ« ushtarĂ«ve rusĂ« qĂ« kanĂ« luftuar kundĂ«r UkrainĂ«s tâu ndalohet hyrja nĂ« ZonĂ«n Shengen, njĂ« hapĂ«sirĂ« ku udhĂ«tohet pa viza dhe e cila mbulon shumicĂ«n e shteteve anĂ«tare tĂ« Bashkimit Evropian.
Ideja, e paraqitur në një dokument të brendshëm për diskutim, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë dhe i cili iu shpërnda kryeqyteteve të BE-së në fund të janarit, u diskutua shkurtimisht kur ministrat e Jashtëm të bllokut evropian u takuan në Bruksel më 29 janar.
Sipas zyrtarëve të BE-së, të cilët folën me REL-in në kushte anonimiteti, ideja u prit pozitivisht nga shtetet anëtare që morën fjalën dhe pati një pajtim të përgjithshëm se puna për këtë dokument do të vazhdojë me ekspertë të çështjeve të brendshme dhe të jashtme në Bruksel.
Megjithatë, zyrtarët pranuan se u ngritën edhe pyetje për shkallën dhe nëse mund të zbatohet parandalimi i hyrjes të një numri kaq të madh njerëzish në BE.
Sipas Talinit, rreth 1.5 milion shtetas rusë kanë marrë pjesë në operacione luftarake në Ukrainë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022 - përfshirë këtu edhe forcat e rregullta të Federatës Ruse dhe njësi të tjera, sikurse nga Grupi Wagner.
Nga këta, besohet se 640.000 mbeten ende aktivë, që do të thotë se ka afër 1 milion ish-luftëtarë që janë objektiva potencialë për BE-në.
Rreziku i mundshĂ«m i sigurisĂ« pĂ«r bllokun pĂ«rshkruhet qartĂ« nĂ« dokument: âPĂ«rvoja luftarake dhe pĂ«rdorimi i dhunĂ«s, pĂ«rfshirĂ« pjesĂ«marrjen e mundshme nĂ« krime lufte dhe mizori tĂ« tjera kundĂ«r popullatĂ«s ukrainase, janĂ« karakteristika tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« kĂ«tyre individĂ«ve. Hyrja e tyre e mundshme dhe prania brenda BE-sĂ« jo vetĂ«m qĂ« mbart njĂ« rrezik tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« krimit tĂ« dhunshĂ«m, por pĂ«rfaqĂ«son njĂ« kanal tĂ« madh pĂ«r infiltrimin e krimit tĂ« organizuar, lĂ«vizjeve ekstremiste dhe operacioneve armiqĂ«sore shtetĂ«rore nĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«nâ.
Gjithashtu, nĂ« dokument thuhet se kĂ«ta individĂ« mund tĂ« jenĂ« ânjĂ« bazĂ« rekrutimi pĂ«r shĂ«rbimet e inteligjencĂ«s ruseâ.
Dokumenti thotë se ka një lidhje mes ish-luftëtarëve dhe rritjes së dhunës brenda Rusisë, veçanërisht mes rreth 180.000 të burgosurve që u rekrutuan nga burgjet ruse dhe u dërguan në njësite të posaçme ushtarake që luftonin në Ukrainë.
Dokumenti po ashtu vĂ« nĂ« pah se âshumĂ« prej tĂ« kthyerve kanĂ« kryer krime tĂ« rĂ«ndaâ.
âNumri i pĂ«rgjithshĂ«m i tyre ka arritur nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« 15 vjet nĂ« Rusi nĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« vitit 2025, dhe kjo rritje ka gjasa tĂ« lidhet me kthimin masiv tĂ« ish-luftĂ«tarĂ«veâ, thuhet nĂ« dokument, ku shtohet se âliria e lĂ«vizjes sĂ« kĂ«tyre individĂ«ve paraqet njĂ« kĂ«rcĂ«nim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« ZonĂ«n Shengen, pavarĂ«sisht se nga cili shtet hyjnĂ«. Ata nuk duhet tĂ« kenĂ« vend nĂ« EvropĂ«â.
Si të ndalohet hyrja e ish-luftëtarëve?
ĂĂ«shtja kryesore Ă«shtĂ« se si tĂ« ndalohet hyrja e tyre nĂ« BE.
QĂ« nĂ« shtator tĂ« vitit 2022, BE-ja ka miratuar njĂ« vendim pĂ«r tĂ« pezulluar plotĂ«sisht marrĂ«veshjen BEâRusi pĂ«r lehtĂ«simin e vizave, duke e bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« shtrenjtĂ« dhe mĂ« tĂ« ndĂ«rlikuar pĂ«r shtetasit rusĂ« hyrjen nĂ« bllok.
Përveç kësaj, Brukseli ka vendosur sanksione, që nënkuptojnë ndalesa vizash, ndaj gati 2.000 rusëve, që BE-ja thotë se kanë pasur rol në minimin e integritetit territorial të Ukrainës.
Kjo listë përfshin oligarkë, biznesmenë, ministra dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.
Propozimi i Estonisë, megjithatë, nuk synon përdorimin e sanksioneve dhe përpjekja për të shënjestruar ish-luftëtarët nuk do të jetë pjesë e paketës së 20-të të sanksioneve të BE-së kundër Kremlinit, e cila pritet të miratohet nga të gjitha shtetet anëtare më vonë gjatë shkurtit.
Në vend të kësaj, Talini po përdor një metodë tjetër: ndalesën e hyrjes në Shengen. Që më 9 janar, Talini e vendosi ndalesën ndaj 261 ish-ushtarëve rusë. Kjo ndalesë pengon individëve që nuk janë nga shtetet e bllokut që të hyjnë në të gjitha vendet e BE-së, përjashtuar nga Qipro dhe Irlanda, si dhe nga shtetet joanëtare të BE-së që janë në Shengen, përkatësisht Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.
E vlefshme deri në pesë vjet, ndalesa duhet të zbatohet në të gjithë Zonën Shengen dhe jo vetëm në vendin që e ka regjistruar ndalesën në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS), siç bëri së voni Estonia me luftëtarët rusë.
Por, ndonëse në parim një vend mund të lëshojë një alarm në gjithë Shengenin, shtetet individuale mund të bëjnë përjashtime dhe, në fund, secili vend i Shengenit është sovran sa i përket vendosjes se kush lejohet të hyjë në territorin e tij.
PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, Estonia po kĂ«rkon mbĂ«shtetje mĂ« tĂ« gjerĂ« nga BE-ja pĂ«r kĂ«to masa, duke u bĂ«rĂ« thirrje âshteteve anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« dhe vendeve tĂ« Shengenit qĂ« tĂ« zbatojnĂ« njĂ« ndalesĂ« tĂ« plotĂ« hyrjeje nĂ« ZonĂ«n Shengen, si dhe refuzimin e vizave dhe lejeve tĂ« qĂ«ndrimit pĂ«r tĂ« gjithĂ« shtetasit rusĂ« qĂ« janĂ« tĂ« identifikuar se kanĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« luftĂ«n e agresionit kundĂ«r UkrainĂ«s".
Estonia shtoi po ashtu se âkjo nismĂ« sigurie, kritike pĂ«r situatĂ«n aktuale, kĂ«rkon mbĂ«shtetje urgjente politike dhe praktike, dhe ne u bĂ«jmĂ« thirrje tĂ« gjitha palĂ«ve tĂ« interesuara tâi bashkohen nismĂ«s, duke e trajtuar si çështje urgjente dhe tĂ« ndihmojnĂ« nĂ« pĂ«rfshirjen e individĂ«ve nĂ« listĂ«n e ndalesĂ«s pĂ«r hyrje nĂ« Shengen".
A do ta ndjekin shembullin shtetet e tjera anëtare të BE-së? Me gjasë po. Por, ato gjithashtu e pranojnë se ka vështirësi në këtë drejtim. Njëra nga to është pamundësia për të siguruar të dhëna individuale për secilin ish-luftëtar, me qëllim që të regjistrohen në sistem.
âDisa qindra, madje edhe disa mijĂ«ra mund tĂ« futen nĂ« sistem, por kĂ«tu po flasim pĂ«r gati njĂ« milion njerĂ«zâ, i tha njĂ« diplomat REL-it.
Ndonëse nisma estoneze konsiderohet e sinqertë dhe e dobishme, ekziston edhe një shqetësim brenda bllokut për mbingarkimin e sistemit dhe nxitjen e anëtarëve të tjerë që ta keqpërdorin atë për qëllime politike.
Një ilustrim i kësaj ndodhi verën e kaluar, kur Rumania ia ndaloi hyrjen në Zonën Shengen Ion Cebanit, kryetarit të bashkisë së kryeqytetit të Moldavisë, Kishinjev, duke u thirrur në shqetësime të sigurisë kombëtare.
Ceban është rival i presidentes properëndimore të Moldavisë, Maia Sandu, e cila në atë kohë po përgatiste aleancën e saj politike për zgjedhje parlamentare, të cilat më pas i fitoi zgjedhjet. Ndalesa mbetet ende në fuqi, edhe pse disa kryeqytete të BE-së shprehën shqetësime për natyrën politike të kësaj mase. /REL/