Normal view
-
- Konflikti “Capat”–“Sekiraqët”, sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në mungesë për dy të pandehur në arrati
Konflikti “Capat”–“Sekiraqët”, sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në mungesë për dy të pandehur në arrati
Moti në Kosovë, vende-vende shi e shkarkime rrufesh
Nuk lëshohet nusja për lesh, o baba!
Bardhi fliste rrallë me të birin e hasretit. Herë pas here i tregonte ndonjë anekdotë interesante. I tregoi një ditë se si një fshatar kishte lëshuar nusen pse nuk arrinte ta lante leshin që i binte hise në familje. Nuk e di kush dhe pse, por Galani, që ishte akoma adoleshent, i kishte thënë të atit si për mahi; ‘”nusja nuk lëshohet për lesh, o baba”!- Sa rritej djali, babai e ngacmonte me ndonjë fjalë të re me tertip.
Me lesh të marton baba ty, i thoshte shumë herë Galanit!
Bardhi akoma nuk kishte harruar kohën kur ishte martuar vetë, dhe gjithë pajën nusja e tij e kishte punuar nga leshi i deleve. Galani, djalë i ri, beqar, i rritur në bjeshkë, i zhvilluar si dragua, mendonte, se si mundet burri me marr nuse vetëm me lesh?
Kur u rritë Galani, iu bë krah i fortë të atit në çdo punë. Ashtu sikur i ati, ai mësoi shpejt qethjen dhe mjeljen e deleve që nuk ishin punë aq e lehta. Derisa qethja kryhej për pak ditë, mjelja e deleve zgjaste me muaj.
E shoqja e Bardhit kishte kohë që po e ngacmonte të shoqin për të gjetur nuse për djalin. Lodronte Bardhi mendjen shtëpi për shtëpi nëpër fshatra, se ku do ta pikaste një vajzë për djalin e vetëm. Nuk kalonte natë që e shoqja të mos ia trazonte kokën për renë që ëndërronte.
Vetëm një djalë kam, thoshte Bardhi. Më duhet krah pune edhe në bjeshkë edhe në rrafsh. Pikërisht kur Galani mbushi njëzet vjet erdhi edhe fjala e nuses. Kishte kohë që vetë Galani po kujdesej për gjithë kopenë e deleve, ndërsa i ati merrej vetëm me punët e rrafshit. Mesiti që solli fjalën kishte thënë vetëm fjalë të mira për mikun. Bardhit, as që i shkoi mendja të pyeste për fis e për farë të mikut të ri.
Ditën e gëzimit askush nuk e tjerri fare biografinë e mikut dhe të vajzës.
Kishte menduar ditë e natë e shoqja e Bardhit se tash është radha të shkonte të miku. Nuk munguan as dhuratat e zakonshme për çdo anëtar të familjes së mikut.
Nuk mungoi as muhabeti i mirë për mikun në shtëpinë e vajzës. Bardhi po priste ndonjë dhuratë, por atij ja kishin dorëzuar një letër pa zarf. Pasi nuk dinte të lexonte, letrën e nxori nga xhepi vetëm kur u kthye në shtëpi.
As që dinte të lexonte Bardh Zeza.
Akoma në zemrën e tij kishte gëzim për fejesën e djalit.
Në shtëpi, e shoqja i bëri një mori pyetjesh për mikun, adetet e tij, muhabetin e pritjen. Gjithçka ishte mirë- kishte folur Bardhi, gati duke harruar letrën që i kishin dhënë kur e kishin përcjellë.
Letrën e mori në dorë e shoqja e Bardhit. Ajo kishte mbaruar dikur shkollën tetëvjeçare dhe dinte të lexonte mirë. E lexoi në heshtje. Sa fjali që lexonte, i ndryshonte teni i fytyrës. Nuk e trazoi Bardhin për ti treguar se çka shkruante miku në letër deri sa shkuan për të fjetur, në mënyrë që të mos kuptonte djali asgjë, sa është zgjuar.
Bardhi ishte shtri në shtrat kur hyri e shoqja me letër në dorë. Ajo filloi të lexonte me zë:
- Çika është e rritur. Nuk ka nevojë të na sillni lesh fare, siç ka qenë zakoni. Herën tjetër kur vjen, merre djalin me vete, pasi vajza dëshiron ta shoh burrin pa u martuar. Nuk duhet të vonoheni shumë kohë për të bërë dasmën. Për ta marrë nusen duhet të blini këto gjera që kemi shkruar në letër:
Vellon për nuse. Pesë veshje të plota me dimi. Dy veshje të plota me fustan për shtëpi. Pesë veshje me fustan për rrugë. Një veshje të plotë kombëtare, model të Dukagjinit. 15 lira ari. Dy qafore ari. Tri parë vathë. Tetë unaza për duar të cilat do ti zgjedh vetë vajza.
Dy qilima, dy jorganë, pesë batanije. Dhomën e mobiluar. Gjatë gjithë kohës së blerjes se çejzit, vajza me nënën e saj, do të vij me ju për të parë e provuar çdo gjë që blini.
Bardhi dukej sikur nuk kuptoi fare çka po lexonte e shoqja.
- Nuk qenka letra e gjatë!- foli Bardhi përgjumshëm.
- Ti o njeri, a di sa kushtojnë këto tesha që duhet me i ble? Këto që kanë shkruar janë hata që nuk e mbulojmë dot edhe po ta shesim krejt pasurinë që kemi.
- Ndoshta e lehtësojnë pak!- foli serish Bardhi.
- Pa blerë asgjë, ti duhet të shkosh të miku e ti thuash se këto gjera që keni shkruar nuk i blej dot edhe po ta shes gjithë gjen e gjallë që kam. Nëse mund të na jepni çikën me pak tesha dhe jo më shumë se një lirë ari, do të blejmë diçka. Nëse nuk lehtësoni punën na duhet të mendojmë për pishman të kësaj fejese, foli e shoqja.
Kur e përmendi e shoqja fjalën pishman, Bardhit i shkoi mendja të djali që ishte gëzua aq shumë për fejesën, e tash ti tregojmë për pishman, kjo nuk bëhet kurrë, mendonte Bardhi. Kësaj pune duhet ti gjendet halli me gajret. Shohim e bëjmë!- i tha të shoqes, dhe u shtri mirë për të fjetur.
Gjumi nuk po e merrte fare.
- Si e kanë shkruar ketë letër për të ma dhënë mua në vizitën e parë? Mendoja se vetëm me lesh do t’ia bëja çarën krejt çejzit. S’qenka punë leshi këtu. Ka kohë për të menduar më hollë. Si t’ia shpjegoj tash djalit këtë punë? Ai nuk e kupton sa gjera duhet blerë, pse duhet blerë, e sa kushtojnë ato. Asnjëherë atij nuk i kam folur për martesë, aq më pak sa kushton çejzi? Zot bane hair!
Djali, të nesërmen i pa prindërit të ngrysur më tepër se zakonisht. I pa ashtu të ngrysur siç nuk i kishte parë kurrë. Deri në atë mëngjes të gjithë ishin zgjuar të gëzuar e të qeshur. Nuk u durua pa pyetur se çka ndodhur?
- Baba! Çka je mërrolë?
Bardhi nuk foli! Pastaj pyeti të ëmën!
- Nënë! Çka ka babi që rri ashtu mërzitshëm?
- Tash të tregon nëna!- foli e ëma e Galanit.
Ti biro kë zënë nuse! U trashëgofshi me shëndet, por martesa ka punë. Babi ishte dje të miku dhe ata me të parën ia kishin shti në xhep një letër. Ajo letër kushton me shumë se krejt çka kemi të gjallë. Por ka kohë e ndoshta bëhet mirë.
- Oj nanë! Unë e kuptova vetëm atë kërkesën që kishin shkruar në fillim të letrës. Thuaj babit të mos vonohet shumë ditë e të shkojmë bashkë të miku. Edhe unë kam dëshirë të shoh se çfarë vajze do të marr nuse.
- Po ti o djali jem, nuk ke qenë kurrë në shehër. Ato vajzat e shehrit jenë sherr e të mashtrojnë sa hora. Ndoshta është ma mirë që baba të shkojë edhe një herë e të kërkojë që të lehtësohen kërkesat e mikut.
- Oj nanë! Thuaj Babit që mos të vonohet. Dua të shoh shehrin e nusen që kam zënë.
Pa kaluar shumë ditë, Bardhi me të birin veshën teshat e reja që kishin dhe morën rrugën. Bardhi sa nuk mori edhe koburen. Dy orë rrugë i kaluan pa diktuar. Dy baballarët miq, kishin vendosur të ulen diku për kafe e muhabet, ndërsa vajza do të shëtiste paksa me djalin për ta njohur nga afër.
- Dalim të gjithë pak në qytet dhe pas nesh vjen edhe vajza tha i ati i nuses.
Pa arritur porosia me kafe, arriti pas tyre edhe vajza. Bardhi e Galani nuk e kishin pa më parë atë vajzë..
Foli i ati i vajzës e cila akoma po rrinte në këmbë, fare pranë tavolinës.
- Kjo është vajza ime! Edhe djali mund të dali me te. Ata mund të flasin më lirshëm gjatë shëtisë.
Bardhi mbeti pa fjalë. Akoma ndjente frikë për djalin se mund të gabonte ndonjë fjalë apo të sillej keq, gjithnjë duke menduar se çika është e shehrit dhe është më sherre.
I biri i Bardhit, Galani u ngrit në këmbë, pa ardhur kafeja e porositur dhe mësyu derën. Vajza e ndoqi në hap. Sapo dolën jashtë, vajza fill e rroku me të dy duart për krahu, sikur ta kishte njohur shumë kohë përpara.
- Si e ke emrin? nxori fjalën vajza.
- Galan! - u përgjigj djali.
- Po ti si e ke emrin?
- Galë!- foli vajza.
- Sikur të kishim lindur për njeri tjetrin, foli Galani. Edhe emrat i paskemi të ngjashëm.
- Vazhduan të ecin bashkë. Sa hap që bënin filluan të afrohen më tepër mes veti. Pas dhjetëra hapash, vajza tërhoqi djalin nga rruga kryesore drejt parkut të qytetit. Dy të rinj nuk po flisnin shumë, por sa hap që bënin po shndërroheshin në një. Prindërit që kishin mbetur në kafe i harruan. Ata mund të pinin edhe nga tri kafe, por vajza e djali nuk po ktheheshin aty ku ishin ndarë nga prindërit.
Dy miqtë, pasi kishin pritur gjatë në kafe, kishin ngritur edhe nga një gotë raki për gëzim, pastaj ishin ndarë, për tu kthyer në shtëpitë e tyre. Babai i vajzës nuk e kishte dertin e çikës a do të vonohet, por Bardh Zeza, ndjente frikë se djali mund të humbet diku në qytetet e nuk di të sillet me vajzën.
Dy të rinjtë ishin bërë një në një skaj të parkut. Për habi, vajza nuk kishte përmendur me asnjë fjalë letrën e cila kishte tronditur prindërit e Galanit.
Në anën tjetër Galani nuk e kishte harruar letrën.
Ai e kishte veçuar sidomos atë kërkesën e parë. Sa duket, ai e kishte kuptuar saktësisht porosinë.
Pasi kaluan çaste të flakta, mbrëmja ishte afruar. Galani po mendonte seriozisht që qysh sot do të shkonte me nuse në shtëpi.
- Shkojmë sonte në shtëpinë time?!- kishte folur Galani.
- Ku të duash ti!- kishte folur vajza, pa ngurruar fare, duke ja shtrënguar dorën Galanit.
Bardhi ishte vonuar, i brengur ç’u bë me djalin, derisa Galani kishte arritur para tij bashkë me nuse. Për ta befasuar të atin e kishte këshilluar të ëmën që mos ti tregonte.
Kur arriti Bardhi e shikoi shtrembër të birin pse u vonua aq shumë në qytet.
- E more baba, je bërë fort merak për atë letrën që ta kishte dhënë dhuratë ai miku!
- Ajo vajza sonte erdhi me mua, pa letër fare. Shko në dhomën time dhe do të bindesh.
Bardhit gati i ra pika.
- Kjo është tradhti!- foli me rrëmbim Bardhi.
- Miku ta solli vajzën në besë për ta parë ju njeri tjetrin, e jo për ta marr sonte nuse.
- Baba! Letrës i rashë shkurt. Nuk lëshohet nusja për një letër në të cilën njerëzit që nuk kanë kurrfarë halli mund të shkruajnë çka të ju teket.
Madje kishin menduar edhe çfarë mund të blejmë me lesh, me gjithë ata qengja e ato dele me të cilat jetojmë ditë e natë, dhe blejmë çka do që na nevojitet.
- Nusja për lesh nuk lëshohet, o baba.!
Ashtu, mendoja se leshi nuk na del me i plotësua dëshirat e sëmura të kohës.
- Po çka do ti themi mikut, o bir?
- Ajo nusja do ti përgjigjet babait të saj. Ajo nuk donte lesh e lira, por burrë dhe zgjodhi të vjen me mua sonte.
Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 37 gradë
Shqipëria të martën do të ketë mot të kthjellët dhe me diell gjatë gjithë ditës.
Temperaturat do të luhaten nga 23 gradë Celsius në orët e mëngjesit deri në 37 gradë në orët më të nxehta të ditës.
Era do të jetë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s. /Telegrafi/

-
- Kostumi i Shakiras për finalen e Kupës së Botës u frymëzua nga dielli dhe u punua me 200 mijë kristale
Kostumi i Shakiras për finalen e Kupës së Botës u frymëzua nga dielli dhe u punua me 200 mijë kristale
Shakira në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit u shfaq me një krijim të shtëpisë së modës Roberto Cavalli, i cili u konceptua posaçërisht për të nga drejtori kreativ, Fausto Puglisi.
Për realizimin e kostumit, të zbukuruar me 200 mijë kristale Swarovski dhe me një motiv të frymëzuar nga perëndimi i diellit, u deshën më shumë se dy javë punë.
Kostumi u projektua në mënyrë që të reflektonte dritat e stadiumit dhe, në të njëjtën kohë, t’i siguronte këngëtares liri të plotë lëvizjeje gjatë koreografisë së saj karakteristike.
Shakira
I gjithë krijimi, i cili përfshinte edhe një fund në të njëjtat nuanca, bazohej në motivin "Golden Ray", një prej elementeve karakteristike të dizajnit të shtëpisë së modës Roberto Cavalli.
Në skenë, Shakiras iu bashkuan 34 balerinë, të veshur me kostume të harmonizuara stilistikisht me veshjen e saj.
Artistja u paraqit me flokët karakteristikë të lëshuar dhe me një grim të thjeshtë, duke i qëndruar besnike stilit të saj.
Ajo interpretoi një performancë energjike, të shoqëruar me një koreografi dinamike, duke e bërë paraqitjen e saj një nga momentet më të spikatura të finales së Kampionatit Botëror. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com

-
- Konflikti “Capat”–“Sekiraqët”, sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në mungesë për dy të pandehur në arrati
Konflikti “Capat”–“Sekiraqët”, sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në mungesë për dy të pandehur në arrati
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PKR.nr.71/2026, e cila ka për objekt shqyrtimi Aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – PP.I.nr.178/2024 të datës 12.02.2026, kundër të pandehurit Endrit Llapashtica, i cili dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e Rëndë” si dhe të pandehurit Endrit Llapashtica dhe Dardan Marevci dyshohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Në njoftim thuhet se sipas propozimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se të njëjtit kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.
“Për këtë arsye, përmes këtij njoftimi ju bëhet thirrje të pandehurve të lartcekur që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës. Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se seanca mbahet sot, më 21 korrik në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në ora 09:00 nga Kryetarja e Trupit Gjykues, Fatime Dermaku.
“Lidhur me këtë çështje penale, Aktakuza dhe ftesat për seancë janë të publikuara në web – faqe të gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare. Gjykata Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje penale”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, në muajin prill ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në rastin mes grupeve “Capat” dhe “Sekiraqa”, që lidhet me përplasjen e armatosur për motive hakmarrjeje ku mbeti i vrarë P.G., pasi ende nuk ka përfunduar ekspertiza psikiatrike për të akuzuarin Valdrin Ademi. /Telegrafi/

-
- Samsung zbulon ekranin OLED në kombinim për laptopë që mund të arrijë shkëlqim maksimal prej 1,600 nitësh
Samsung zbulon ekranin OLED në kombinim për laptopë që mund të arrijë shkëlqim maksimal prej 1,600 nitësh
Disa javë më parë, VESA prezantoi një certifikim të ri të nivelit të lartë për ekranet e quajtur DisplayHDR True Black 1400, i cili rrit kërkesën për shkëlqim me 40% krahasuar me standardin e mëparshëm të lartë (e gjetët, tani është deri në 1,400 nit).
Samsung sapo njoftoi se ekrani i tij i ri OLED e ka fituar këtë certifikim dhe se tashmë po furnizon panele për prodhuesit e laptopëve.
Certifikimi kërkon që pikselët e zinj të mbeten në 0.0005 nit ose më të ulët, ndërsa pikselët e bardhë të shpërthejnë 1,400 nit në 10% të raportit të pikselëve (domethënë 10% e pikselëve të ekranit tregojnë të bardhë, pjesa tjetër tregojnë të zi).
Samsung e arriti këtë me një dizajn tandem - dy panele OLED të vendosura mbi njëri-tjetrin. Kjo mundëson një shkëlqim maksimal më të lartë, por ka edhe përfitime të tjera.
Meqenëse të dy panelet ndajnë ngarkesën e punës, nivelet e rregullta të shkëlqimit mund të arrihen me më pak stres në panele, transmeton Telegrafi.
Samsung thotë se në "kushtet tipike të shkëlqimit të funksionimit të laptopit", paneli i ri tandem OLED ka më shumë se dyfishin e jetëgjatësisë së një paneli OLED me një pirg të vetëm.
Kompania përdori gjithashtu materiale të reja organike emetuese për të përmirësuar më tej performancën dhe për të zgjatur jetëgjatësinë e paneleve, përveç përfitimeve të dizajnit tandem.
Paneli i ri është tashmë i pranishëm në gjeneratën e 11-të të Lenovo Yoga Pro 9i Aura Edition. Është një ekran me prekje 16” me rezolucion 3.2K dhe shpejtësi rifreskimi 120Hz.
Është i markës PureSight Pro Tandem OLED nga Lenovo dhe ka certifikimin VESA DisplayHDR True Black 1400. Në shkëlqimin maksimal, mund të arrijë 1,600 nit.
Gjithashtu ka ngjyra të sakta me mbulim 100% të sRGB dhe DCI-P3 dhe mbulim 99% të AdobeRGB.
Laptopi mund të konfigurohet me një procesor Intel Core Ultra 7 ose 9 (356H ose 386H) dhe një GPU laptopi Nvidia GeForce RTX 5050 ose 5060 (të dyja me 8GB VRAM).
Memoria e sistemit është 32GB LPDDR5X (7,467MT/s, e salduar) dhe ka një SSD PCIe Gen 4 (TLC) 512GB ose 1TB.
Laptopi mat 17.2 mm të trashë dhe peshon 1.9kg me një bateri 92.5Wh. Më shumë detaje mbi lenovo.com.
Laptopët nga prodhues të tjerë do të përdorin gjithashtu ekranin e ri OLED tandem të Samsungut - modelet nga Asus, Dell dhe MSI pritet të mbërrijnë në gjysmën e dytë të këtij viti.
Gjithashtu, Samsung do ta demonstrojë panelin e ri në K-Display 2026, i cili do të zhvillohet në Seul midis 22 dhe 24 korrikut. /Telegrafi/

Moti në Kosovë, vende-vende shi e shkarkime rrufesh
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë vende-vende priten reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.
IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 gradë Celsius dhe 17 gradë, ndërkaq ato maksimalen nga 28 deri në 32 gradë.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi, e lehtë deri mesatare (2–8 m/s). /Telegrafi/

Ceferin nuk ishte prezent në finalen e madhe të Kupës së Botës - zbulohen arsyet e kësaj mungese
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, mungoi në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, një veprim që, sipas raportimeve të mediave britanike, shihet si një shenjë proteste ndaj mënyrës se si FIFA e menaxhoi turneun.
Sipas gazetës The Times, mungesa e kreut të futbollit evropian pasqyron marrëdhëniet e tensionuara mes UEFA-s dhe FIFA-s, të cilat janë përkeqësuar pas disa vendimeve të diskutueshme gjatë Botërorit.
Rasti Balogun ndezi përplasjen
Një nga arsyet kryesore të pakënaqësisë së UEFA-s ishte vendimi i Komisionit Disiplinor të FIFA-s për të anuluar pezullimin me një ndeshje të sulmuesit amerikan Folarin Balogun.
UEFA e kritikoi ashpër këtë vendim, duke e cilësuar si "të paprecedentë, të pakuptueshëm dhe të pajustifikuar", ndërsa theksoi se një ndërhyrje e tillë dëmton besueshmërinë e procesit disiplinor.
Kontroversa u shtua edhe më shumë pasi u raportua se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte kontaktuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, duke kërkuar një rishikim të kartonit të kuq të Balogun. Kjo ngriti dyshime për ndikim politik në vendimmarrjen e organit më të lartë të futbollit botëror.
Pakënaqësi edhe për trajtimin e gjyqtarëve dhe Iranit
Një tjetër pikë përplasjeje ishte rasti i gjyqtarit somalez Omar Artan, i cili u kthye nga autoritetet amerikane përpara fillimit të turneut. Si përgjigje simbolike, UEFA e emëroi gjyqtar arbitër kryesor të finales së Superkupës së Evropës që do të zhvillohet muajin e ardhshëm.
UEFA shprehu gjithashtu shqetësim për trajtimin e përfaqësueses së Iranit gjatë Botërorit.
Lojtarët iranianë iu nënshtruan kontrolleve dhe kufizimeve më të rrepta gjatë hyrjes dhe daljes nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa trajneri Amir Ghalenoei deklaroi se skuadra e tij ishte vendosur në "pozicionin më të vështirë" të të gjitha ekipeve pjesëmarrëse.
Kundërshtime edhe për ndryshimet në rregullat e lojës
Pakënaqësia e UEFA-s nuk lidhet vetëm me çështjet disiplinore. Sipas raportit, drejtuesit evropianë janë kundër disa risive të aplikuara nga FIFA gjatë turneut.
Një prej tyre ishte zgjatja e pushimeve për rifreskim, të cilat, sipas UEFA-s, praktikisht e ndanë ndeshjen në katër pjesë dhe krijuan hapësirë shtesë për transmetimin e reklamave televizive.
Po ashtu, pjesa e parë e pushimit në finalen e Kupës së Botës zgjati 27 minuta, ndonëse rregullorja e futbollit parashikon një maksimum prej 15 minutash.
UEFA nuk pritet të adoptojë disa nga interpretimet e reja të FIFA-s, përfshirë mënyrën e përdorimit të VAR-it në rastet e ngatërrimit të identitetit të lojtarëve, si dhe rregullin që lejon futbollistët të mbulojnë gojën gjatë komunikimit në fushë.
Megjithatë, pavarësisht mungesës në finale, Ceferin ishte i pranishëm në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës më 11 qershor në Mexico City, ku ndoqi ndeshjen e parë të turneut. /Telegrafi/

-
- Pasardhësi i Starmer dhe kryeministri i shtatë i Mbretërisë së Bashkuar në 10 vjet, kush është Andy Burnham?
Pasardhësi i Starmer dhe kryeministri i shtatë i Mbretërisë së Bashkuar në 10 vjet, kush është Andy Burnham?
Andy Burnham u bë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar të hënën pasi Mbreti Charles III e ftoi atë të formonte një qeveri.
Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Burnham u zotua të shënonte një epokë të re stabiliteti dhe t'i jepte fund krizave që kanë parë gjashtë kryeministra para tij të vijnë e të shkojnë brenda 10 viteve të fundit.
Pas një kohe larg, Burnham tani kthehet në parlament, me dëshirën dhe pritjen për të stabilizuar një anije të lëkundur të Partisë Laburiste, e cila nuk ka arritur të përmbushë shumë nga premtimet e saj të fushatës në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut 2024.
Burnham, i cili në qershor fitoi zgjedhjet e pjesshme në Makerfield me një shifër marramendëse prej 55% të votave, duke mposhtur sfiduesit nga partia Reform UK e Nigel Farage.
Pas fitores së tij, Burnham e paralajmëroi Partinë e tij Laburiste se kishte një "shans të fundit për të ndryshuar".
Një vështrim më i afërt i deputetit të ri të Makerfield. Jeta e hershme dhe karriera
Burnham lindi në Merseyside në veriperëndim të Anglisë dhe u rrit në fshatin Culcheth në Cheshire.
Ai më parë vuri në dukje se u frymëzua për herë të parë për të hyrë në politikë pasi pa "Boys From The Blackstuff", një shfaqje televizive e vlerësuar e vitit 1982 rreth pesë burrave të papunë në Liverpool që lundronin në Britaninë e Margaret Thatcher.
"Mbaj mend që shikoja çdo episod me prindërit e mi. Atëherë e kuptova se duhej të bëja diçka", i tha Burnham revistës GQ në vitin 2019.
Tifozi i përjetshëm i futbollit të Evertonit do të vazhdonte të studionte anglisht në Universitetin e Kembrixhit përpara se të fillonte gazetarinë, duke punuar për botime tregtare si Container Management, Passenger Rail Management dhe Tank World.
Burnham bëri kalimin në politikë në të 20-at e tij të hershme, duke filluar një punë si studiuese për të ndjerën Tessa Jowell, një ish-deputete për Dulwich.
Deri në vitin 2001, ai ishte zgjedhur vetë si deputet për zonën zgjedhore Leigh të Mançesterit të Madh, një vend që e mbajti deri në vitin 2017.
Gjatë asaj kohe, ai shërbeu në një numër pozicionesh të larta ministrore, duke përfshirë atë të Sekretarit të Shtetit për Shëndetësinë dhe Sekretarit Kryesor të Thesarit.
Burnham, i cili ndan tre fëmijë me gruan e tij holandeze, Marie-France van Heelthen, më pas mori detyrën e kryetarit të Bashkisë së Mançesterit të Madh, duke mbikëqyrur zhvillimin e madh të zonës.
Qyteti i Mançesterit në veçanti është bërë një nga vendet më në modë të Mbretërisë së Bashkuar nën mbretërimin e tij, me një rritje të dukshme të dëshmuar përmes rrokaqiejve që shfaqen me shpejtësi dhe një "zhurmë" të dokumentuar mirë nëpër rrugë.
Ai qëndroi në atë rol deri në votimin e së enjtes, duke e bërë atë personin që ka shërbyer më gjatë në ato pozicione, dhe ku ai pranoi se me "disa trishtim" zgjedhja e tij do t'i jepte fund "nëntë viteve të tij të mrekullueshme" në detyrë.
"Ky rajon qyteti më ka dhënë kaq shumë, dhe është e vështirë të lë punën që dua", tha ai.
'Njeri i brendshëm i Westminsterit'
Disa nga kritikët e Burnhamit argumentojnë se ai është një "njeri klasik i brendshëm i Westminsterit që përpiqet të paraqesë veten si një i jashtëm" dhe se ai është i aftë të ndryshojë mendimin e tij në varësi të asaj që mendon se do t'i përshtatet, me shumë që tregojnë si shembull komentet e tij të luhatshme mbi Brexitin.
Debati për Brexitin është rigjallëruar në muajt e fundit, ndërsa figurat e Partisë Laburiste u ndeshën për pozicion përpara përballjes së lidershipit, dhe thirrja e mëparshme e Burnhamit që Mbretëria e Bashkuar të ribashkohet me bllokun u vu në qendër të vëmendjes në fushatën e tij zgjedhore.
Duke iu drejtuar çështjes, Burnham tha se ndërsa ai ende besonte se Brexiti i kishte kushtuar Mbretërisë së Bashkuar, ai nuk mendonte se ishte koha e duhur për të rihapur debatin.
"Pikëpamja ime është se Brexiti ka qenë i dëmshëm", tha Burnham në maj. "Por unë gjithashtu besoj se gjëja e fundit që duhet të bëjmë tani është t'i rishikojmë këto argumente."
Në vend të kësaj, Burnham është zotuar të mbështesë bizneset dhe industritë britanike dhe t'i japë fund ekonomisë së rrjedhjes poshtë, duke u theksuar mbështetësve të premten se ai do të ishte një "anëtar i parlamentit për të gjithë, sido që të votojnë".
"Kemi një mundësi për ta ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Ta bëjmë vendin të ndihet sikur po funksionon përsëri. T'i bëjmë njerëzit të shohin se politika mund të bëjë një ndryshim pozitiv. T'i bëjmë njerëzit të ndiejnë përsëri shpresë", tha ai.
Lideri i Restore Britain, Rupert Lowe, e përgëzoi Burnhamin për fitoren e tij. "Andy Burnham fitoi një fitore dërrmuese," vuri në dukje ai.
"Është e drejtë ta njohim këtë dhe ta përgëzojmë atë dhe ekipin e tij. Një fushatë mbresëlënëse, veçanërisht përpjekja e tyre në terren dje në Makerfield, e cila ishte e gjerë. Mjaft e drejtë", shtoi Lowe. /Telegrafi/

Publikun e zhgënjen performanca e Justin Bieberit në finalen e Botërorit
Në stadiumin MetLife në New Jersey, gjatë finales së Kupës së Botës, performoi edhe Justin Bieber, por paraqitja e tij shkaktoi shumë reagime nga shikuesit në rrjetet sociale.
Për këtë rast, Bieber interpretoi një version të veçantë të këngës “Everything Hallelujah” nga albumi i tij i fundit “Swag”.
Ai ishte pjesë e emrave të mëdhenj të muzikës që performuan gjatë finales, duke synuar ta bënin këtë ngjarje edhe më spektakolare.
Justin Bieber performs a special version of "EVERYTHING HALLELUJAH" at the FIFA #WorldCup Final Halftime Show
(via FOX) pic.twitter.com/Y6NXjVnRDX
— Variety (@Variety) July 19, 2026
Megjithatë, shumë përdorues të rrjeteve sociale e kritikuan performancën e këngëtarit kanadez, duke e cilësuar si të papërshtatshme për atmosferën e një finaleje të Botërorit.
Disa nga komentet e publikut ishin: “A luajti vërtet kitarë apo vetëm po bënte sikur?”, “Kjo ishte një ninullë”, “Kjo ishte performanca më e keqe”, “Kjo nuk na duhej” si dhe “Pse Justin Bieber këndoi një këngë si për funeral gjatë finales?”.
why did justin bieber sing a funeral ass song during the halftime? pic.twitter.com/78dcW0dQxB
— appumonn. 🕊️ 🇵🇸 (@appumon4K) July 19, 2026
Përveç Bieberit, në ceremoninë e finales performoi edhe Shakira, e cila me një paraqitje më energjike arriti ta ngrinte atmosferën në stadium dhe para ekranit.
Megjithatë, pas performancës së Bieberit pati edhe reagime pozitive nga disa fansa, të cilët e vlerësuan anën emocionale të interpretimit.
Por pjesa më e madhe e kritikave u përqendrua te zgjedhja e këngës, e cila sipas tyre nuk i përshtatej madhështisë së finales së Kupës së Botës. /Telegrafi/

08:00 Histori/ Llogaritja matematikore që ndihmoi Aleatët të mposhtnin nazistët në Normandi
Gjatë përgatitjeve për zbarkimin në Normandi, një formulë statistikore rezultoi po aq e vlefshme sa edhe spiunët. Duke analizuar numrat serialë të pjesëve të tankeve gjermane, Aleatët zbuluan kapacitetin real të industrisë ushtarake të Hitlerit.
Nga Chiara Guzzonato
Kur flitet për Operacionin Overlord, mendja shkon te zbarkimi spektakolar i 6 qershorit 1944 në brigjet e Normandisë, te mijëra anijet, avionët dhe ushtarët që hapën rrugën për çlirimin e Evropës Perëndimore. Por pak njerëz e dinë se një nga armët më të rëndësishme të Aleatëve nuk ishte as pushka, as tanku dhe as rrjeti i spiunazhit. Ishte… matematika.
Përpara se të ndërmerrnin ofensivën vendimtare kundër Gjermanisë naziste, Aleatët duhej t’i përgjigjeshin një pyetjeje jetike: sa tanke të reja ishte në gjendje të prodhonte industria gjermane çdo muaj?
Përgjigjja nuk mund të merrej vetëm nga raportet e inteligjencës. Prandaj në lojë hynë matematikanët dhe statisticienët.
Sekreti fshihej te numrat serialë
Pas çdo beteje, Aleatët mblidhnin tanke gjermane të shkatërruara ose të braktisura. Gjatë analizimit të tyre vunë re një detaj të rëndësishëm: shumë pjesë mekanike – si topat, transmisioni apo elementë të tjerë të prodhimit – mbanin numra serialë të vendosur sipas radhës së prodhimit.
Kjo do të thoshte se, edhe nëse dispononin vetëm një numër të kufizuar tankesh të kapura, ekspertët mund të përllogarisnin afërsisht se sa automjete kishte prodhuar industria gjermane në tërësi.
Nga kjo analizë lindi ajo që sot njihet si “Problemi gjerman i tankeve” (German Tank Problem), një nga shembujt më të famshëm të përdorimit të statistikës në historinë ushtarake.
Katër mënyra për të gjetur të vërtetën
Për të arritur në një vlerësim sa më të saktë, matematikanët provuan disa metoda statistikore.
Shembulli i përdorur nga Scientific American, i shpjeguar nga Manon Bischoff, merr si hipotezë se numri real i tankeve të prodhuara në një muaj është 271, ndërsa Aleatët kanë në dorë vetëm 15 tanke me numra serialë të ndryshëm.
Metoda e parë
Fillimisht u përdor medianja e numrave serialë. Pas renditjes së tyre, u mor numri i mesit, u shumëzua me dy dhe iu zbrit një njësi.
Rezultati ishte 231 tanke.
Por kjo nuk mund të ishte e saktë, sepse vetëm nga tanket e kapura dihej se ekzistonin të paktën 242 njësi.
Metoda e dytë
Më pas u përdor mesatarja aritmetike e numrave serialë.
Edhe kjo metodë dha një rezultat më të mirë, rreth 237 tanke, por përsëri larg realitetit.
Metoda e tretë
Ekspertët vunë re se nëse mungonin tanke pas numrit më të madh të gjetur, logjikisht duhej të mungonin edhe para numrit më të vogël.
Duke bërë këtë korrigjim, rezultati u përmirësua në 244 tanke.
Metoda e katërt
Zgjidhja më efikase erdhi nga një ide shumë më elegante.
Matematikanët vunë re se numrat serialë nuk ishin të njëpasnjëshëm, por kishin boshllëqe mes tyre. Duke llogaritur madhësinë mesatare të këtyre boshllëqeve dhe duke supozuar se një boshllëk i ngjashëm ekzistonte edhe pas numrit më të madh të gjetur, ata arritën në një vlerësim prej 257 tankesh.
Edhe pse ende jo i përkryer, ky rezultat ishte jashtëzakonisht pranë numrit real prej 271 tankesh, duke dëshmuar efikasitetin e metodës statistikore.
Kur matematika mund inteligjencën klasike
Në mënyrë paradoksale, llogaritjet statistikore rezultuan më të sakta sesa raportet tradicionale të inteligjencës.
Në atë kohë, shërbimet sekrete aleate besonin se Gjermania prodhonte rreth 1.400 tanke në muaj, ndërsa analiza matematikore fliste për një shifër shumë më të ulët.
Pas përfundimit të luftës, dokumentet gjermane treguan se matematikanët kishin qenë shumë më pranë së vërtetës: prodhimi real ishte rreth 250–260 tanke në muaj, ndërsa vlerësimet e inteligjencës ishin disa herë më të larta.
Ky sukses u bë një nga shembujt më të njohur të përdorimit të statistikës në konfliktet ushtarake dhe vazhdon të studiohet edhe sot në universitete si një rast klasik i inferencës statistikore.
Historia e Operacionit Overlord dëshmon se fitoret nuk arrihen vetëm me armë, avionë dhe tanke. Ndonjëherë, një formulë matematikore, një numër serial dhe logjika e ftohtë e statistikës mund të vlejnë po aq sa një ushtri e tërë.
Burimi: focus.it

07:56 Moti sot, 21 Korrik 2026
Last Updated on 21/07/2026 by Anisa
Ditën e sotme vendi do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe me diell gjatë gjithë ditës.
Sipas parashikimit, dielli do të dominojë gjatë gjithë ditës, pa ndryshime të ndjeshme në mot.
Era do të jetë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s.
Temperaturat do të luhaten nga 23°C në orët e mëngjesit deri në 37°C në orët më të nxehta të ditës./ad

-
- 07:53 Fundosja e tragetit në brigjet e Guajanës në Amerikën e Jugut/ Konfirmohen 27 viktima, 83 persona rezultojnë ende të zhdukur
07:53 Fundosja e tragetit në brigjet e Guajanës në Amerikën e Jugut/ Konfirmohen 27 viktima, 83 persona rezultojnë ende të zhdukur
Last Updated on 21/07/2026 by Anisa
Bilanci i viktimave nga fundosja e tragetit MV Barima në ujërat veriperëndimore të Gujanës në Amerikën e Jugut vijon të jetë i rëndë.
Sipas autoriteteve, deri më tani janë konfirmuar 27 viktima, ndërsa 83 persona rezultojnë ende të zhdukur.
Kryeministri i Gujanës, Mark Phillips, bëri të ditur se deri në këtë fazë të operacioneve të kërkim-shpëtimit janë shpëtuar 69 persona, ndërsa ekipet vijojnë kërkimet për të zhdukurit.
“Në këtë fazë të operacioneve, numri i të mbijetuarve është 69. Janë gjetur gjithsej 27 trupa, ndërsa 83 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur”, deklaroi Phillips gjatë një konference për shtyp.
Sipas ministrit të Punëve Publike, Juan Edghill, trageti u përmbys pasi u godit nga një valë e madhe. Anija ishte nisur mbrëmjen e së shtunës nga kryeqyteti Georgetown drejt Port Kaituma, në veriperëndim të vendit.
Mes dëshmive më prekëse është ajo e 18-vjeçarit Wayne Kitson, i cili tregoi se shumica e pasagjerëve ishin në gjumë kur trageti u përmbys. Ai arriti të mbijetonte pasi notoi për afro gjashtë orë, derisa u gjet nga ekipet e shpëtimit. Megjithatë, bashkëshortja dhe vajza e tij e vogël rezultojnë ende të zhdukura.
Sipas autoriteteve, trageti kishte një kapacitet prej 300 personash dhe nuk ishte i mbingarkuar. Në bord ndodheshin 116 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekuipazhit. Anija ishte ndërtuar në vitin 1939, i ishte nënshtruar mirëmbajtjes gjatë vitit 2024 dhe ishte pajisur me motorë të rinj.
Pak para fundosjes, rreth orës 23:00 sipas orës lokale, ekuipazhi dërgoi një sinjal emergjence, ndërsa trageti ndodhej në det të hapur.
“Ne vazhdojmë të shpresojmë se do t’i gjejmë të gjithë”, deklaroi ministri Edghill, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë dhe familjarët e të zhdukurve presin me ankth lajme për të afërmit e tyre.
Fundosja e MV Barima konsiderohet një nga tragjeditë detare më të rënda të viteve të fundit në Gujanë, një vend i Amerikës së Jugut me rreth një milion banorë./ad

07:20 Botërori me 64 skuadra është tashmë realitet, vjen komunimimi i presidentit të CONMEBOL
Last Updated on 21/07/2026 by Anisa
Duket se Botërori me 64 skuadra është realitet, të paktën kjo kuptohet nga fjalët e presidentit të CONMEBOL, Alejandro Dominguez. Ky i fundit iu drejtua rrjetit social X ku shkruante: ‘Botërori i ardhshëm do të luhet në shtëpi. Në 2030 vjen Botërori i Uruguajit, Argjentinës dhe Paraguajit. Një mundësi e madhe për futbollin për të festuar 100 vjetorin e kompeticionit me një edicion me 64 skuadra’.
Janë këto fjalë që duken si diçka e sigurt, kjo edhe sepse vetë Dominguez është i pari që është në favor të një turneu të zgjeruar në edicionin e 100 vjetorit
POZICIONI I FIFA— Njoftimi i Dominguez vjen pak ditë pas deklaratave të presidentit Gianni Infantino që konfirmoi se kjo ide është në tryezën e diskutimeve edhe pse nuk la të kuptohet se nuk është marrë një vendim. ‘Të gjithë duhet të marrin pjesë në Botëror, jo vetëm Evropa apo Amerika Latine. Kjo është një temë që do të ekzaminohet dhe do të diskutohet nga komisionet kompetente pas këtij Botërori’-ishin fjalët e Infantinos në një intervistë për median zvicerane Bluewin.
NGA LINDI IDEJA— Ideja për njëBotëror me 64 skuadra u hodh për herë të parë në 2025 nga presidenti i Federatës Uruguajane Ignacio Alonso gjatë një mbledhjeje të Këshillit të FIFA. Më pas u paraqit edhe nga vetë CONMEBOL dhe përforcuar nga Dominguez që gjithnjë ka mbështetur nevojën për një turne të jashtëzakonshëm për të festuar 100 vjetorin e Kupës së parë të Botës që u zhvillua në Uruguaj në 1930.
Në muajt e fundit, FIFA nisi të diskutojë konkretisht projektin. Në fund të shtatorit në Neë York u zhvillua një takim mes Infantinos, sekretarit të përgjithshëm të FIFA, Mattias Grafstrom dhe një delegacion amerikanolatin të drejtuar nga Dominguez dhe me presidentët e Paraguajit e Uruguajit dhe krerët e federatave të Argjentinës, Paraguajit dhe Uruguajit. Zgjerimi i mundshëm supozohet të jetë në 64 skuadra pjesëmarrëse duke iu hapur dyert në fazën finale për më shumë se 30% të 211 federatave anëtare të FIFA.
KUNDëRSHTIMI— Një projekt që gjithsesi vazhdon të kundërshtohet me forcë. Në muajt e fundit presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin e përshkroi hipotezën si një ide të keqe duke nënvizuar pasojat që do të kishte te kualifikueset për Botërorin, ndërkohë që edhe presidenti i CONCACAF. Victor Montagliani kishte dalë kundër. Por në sfond në këtë pikë është politika; në fakt CONMEBOL është shfaqr në favor të Infantinos në zgjedhjet e 2027 dhe tema e zgjerimit të Botërorit 2030 në këtë mënyrë mund të jetë në qendër të diskutimit./ad

07:16 Trump godet Kanadanë me tarifa 50%, përshkallëzohet lufta tregtare mes dy aleatëve
Last Updated on 21/07/2026 by Anisa
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të hënën vendosjen e tarifave të reja ndaj Kanadasë, duke rritur tensionet me një nga aleatët më të afërt dhe partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të SHBA-së.
Tarifat prej 50% do të zbatohen për një sërë mallrash kanadeze, përfshirë pajisjet elektrike dhe makineritë, dhe janë ndër më të lartat që administrata Trump ka vendosur ndonjëherë ndaj një partneri tregtar.
Megjithëse Trump së fundmi kishte kërcënuar Kanadanë me tarifa si reagim ndaj tymit të zjarreve që përfshiu pjesën veriore të SHBA-së, zyrtarët e administratës sqaruan se masat e reja nuk lidhen me këtë çështje.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, tarifat do të hyjnë në fuqi brenda 30 ditësh dhe do të prekin mallra kanadeze me vlerë rreth 20 miliardë dollarë.
Kryeministri kanadez, Mark Carney, tha se vendi i tij mbetet i përkushtuar ndaj tregtisë së lirë dhe të ndershme.
“Në çdo rrethanë, Kanadaja do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të forcuar ekonominë tonë dhe për të mbështetur punëtorët, fermerët, bizneset dhe familjet kanadeze”, deklaroi ai.
Ndërkohë, kryeministri i provincës së Ontarios, Doug Ford, bëri thirrje për një përgjigje të menjëhershme ndaj masave amerikane.
“Nëse këto tarifa mbeten në fuqi, Kanadaja duhet të përgjigjet me tarifë për tarifë, dollar për dollar”, shkroi ai në platformën X.
Trump iu referua Seksionit 338 të Aktit të Tarifave të vitit 1930, një dispozitë që i jep presidentit të drejtën të vendosë tarifa deri në 50% ndaj vendeve që diskriminojnë mallrat amerikane. Megjithatë, ky mekanizëm nuk është përdorur kurrë më parë në këtë mënyrë.
Nga tarifat e reja përjashtohen disa importe strategjike kanadeze, si produktet energjetike, mineralet kritike, peshku dhe mallra të tjera që tashmë i nënshtrohen tarifave specifike sektoriale, përfshirë automjetet dhe metalet.
Ndryshe nga masat e mëparshme, këtë herë nuk do të ketë përjashtime për produktet e mbuluara nga Marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA), e cila aktualisht është në proces rinegocimi.
Sipas firmës kërkimore Capital Economics, vetëm rreth 5% e importeve kanadeze, ose rreth 0.6% e totalit të importeve amerikane, do të preken nga tarifat e reja.
Megjithatë, nëse përdorimi i Seksionit 338 miratohet nga gjykatat, ai mund të shndërrohet në një mjet të rëndësishëm për administratën Trump në negociatat e ardhshme tregtare.
Tarifat kanë qenë një nga instrumentet kryesore të politikës ekonomike të Trump, të përdorura për të ushtruar presion ndaj partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-së.
Megjithatë, në shkurt, Gjykata e Lartë vendosi se presidenti nuk mund të përdorte Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencës (IEEPA) për të vendosur tarifa gjithëpërfshirëse në nivel global. Vendimi rrëzoi përpjekjen e administratës për të taksuar importet nga të gjitha vendet dhe për të vendosur tarifa shtesë ndaj Kinës, Kanadasë dhe Meksikës.
Pas këtij vendimi, Trump aplikoi tarifa të përkohshme prej 10% sipas Seksionit 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, të cilat pritet të skadojnë më vonë këtë javë.
Javën e kaluar, SHBA vendosi gjithashtu tarifa 25% ndaj një sërë importesh nga Brazili, bazuar në Seksionin 301 të Aktit të Tregtisë, pas një hetimi mbi praktikat tregtare të këtij vendi.
Administrata amerikane ka paralajmëruar gjithashtu tarifa të tjera ndaj Kinës, rivalit kryesor ekonomik të SHBA-së, e cila tashmë përballet me barriera tregtare më të larta se shumica e vendeve të tjera. Edhe pse tarifat nuk ishin pjesë e diskutimeve gjatë samitit të majit mes Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping, ky i fundit pritet të vizitojë SHBA-në në shtator.
Në deklaratën e saj, Shtëpia e Bardhë theksoi se Kanadaja ishte një nga vetëm dy vendet që zgjodhi të kundërpërgjigjej me tarifa ndaj masave amerikane, në vend që të hynte në negociata. Vendi tjetër ishte Kina./ad

-
- 07:13 Episodi i sikletshëm i ceremonisë/ Donald Trump refuzon të largohet nga ceremonia e dorëzimit të trofeut (Video)
07:13 Episodi i sikletshëm i ceremonisë/ Donald Trump refuzon të largohet nga ceremonia e dorëzimit të trofeut (Video)
Last Updated on 21/07/2026 by Anisa
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tërhoqi vëmendjen pas finales së Kupës së Botës, pasi nuk u largua nga podiumi gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut, pavarësisht përpjekjeve të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për ta bindur të linte skenën që u takonte kampionëve.
Trump, së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i dorëzoi Kupën e Botës kapitenit të Spanjës, Rodri Hernández. Megjithatë, pas momentit zyrtar të dorëzimit, presidenti amerikan qëndroi për disa çaste pranë skuadrës spanjolle, ndërsa lojtarët përgatiteshin për të ngritur trofeun.
Në atë moment, Rodri ndërhyri dhe e shoqëroi Trumpin drejt anës së skenës, duke i hapur rrugën ekipit që të festonte i vetëm ngritjen e Kupës së Botës.
Pamjet e këtij momenti u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe tërhoqën vëmendjen e tifozëve, pasi ceremonitë e ngritjes së trofeut zakonisht rezervohen për lojtarët, stafin teknik dhe drejtuesit sportivë të skuadrës kampione.
Spanja siguroi titullin botëror pas një finaleje të fituar ndaj Argjentinës, ndërsa Rodri, si kapiten i skuadrës së Luis de la Fuente, ishte ai që ngriti lart trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror./ad

07:05 Fshihej në një hotel në Itali, kapet 32-vjeçari që kërkohej nga drejtësia shqiptare
Last Updated on 21/07/2026 by Anisa
Një shtetas italian, i kërkuar nga autoritetet shqiptare për krime financiare, është arrestuar nga policia italiane në një hotel në Fondi, në provincën e Latinës.
Sipas autoriteteve italiane, bëhet fjalë për një 32-vjeçar që banonte në zonën e Napolit, ndaj të cilit ishte lëshuar një kërkesë arrestimi me qëllim ekstradimi nga autoritetet gjyqësore shqiptare.
Operacioni u krye nga efektivët e Zyrës së Komisionerit të Sigurisë Publike në Fondi, gjatë kontrolleve rutinë të personave të regjistruar në strukturat akomoduese.
Prania e të kërkuarit u zbulua përmes sistemit të kontrollit të klientëve të hotelit. Pas sinjalizimit, informacioni iu përcoll Sallës Operative, e cila dërgoi menjëherë patrullat në vendngjarje.
Policia konfirmoi praninë e personit të kërkuar dhe e shoqëroi atë në komisariat për verifikimet e nevojshme.
Pas kontrolleve në bazat e të dhënave të Interpolit, autoritetet konfirmuan vlefshmërinë e masës së sigurisë të lëshuar nga drejtësia shqiptare.
Në vijim, 32-vjeçari u arrestua me qëllim procedurën e ekstradimit drejt Shqipërisë.
Sipas dosjes së autoriteteve shqiptare, burri dyshohet se është përfshirë në shmangie detyrimesh tatimore në vlerë rreth 150 mijë euro, të lidhura me aktivitetin e tij tregtar në Shqipëri.
Mësohet se ai kishte në pronësi një fabrikë këpucësh në vend, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie në kuadër të një procedimi penal ende në zhvillim.
Pas arrestimit, shtetasi italian u transferua në burgun e Latinës, ku do të qëndrojë në dispozicion të Gjykatës së Apelit kompetente për procedurat e ekstradimit.
Gjykata pritet të shqyrtojë masën brenda afateve ligjore dhe të vendosë mbi kërkesën për ekstradim të paraqitur nga autoritetet shqiptare./ad

-
- 07:02 Atentati në Elbasan, reagon Policia: Autori plagosi me armë tre persona, hodhi pistoletën dhe u arratis
07:02 Atentati në Elbasan, reagon Policia: Autori plagosi me armë tre persona, hodhi pistoletën dhe u arratis
Last Updated on 21/07/2026 by Anisa
Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një atentati me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:30, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tre shtetasve.
Të plagosur kanë mbetur Bjorgi Hoxha 19 vjeç, Armand Tomorrica 32 vjeç, Renaldo Mance 31 vjeç.
Në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit. Sapo ka dëgjuar të shtënat, ai ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.
Gjatë largimit, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të arratiset në thellësi të lagjes.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë plagosur, jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.
Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit./ad
