Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 June 2026Main stream

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

By: e xh
25 June 2026 at 19:39

Ka nisur në kryeqytet dita e 26-të e protestës qytetare.

Protestuesit kanë nisur grumbullimin e zakonshëm në sheshin ‘Skënderbej’, për të vazhduar më pas marshimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë aty ku do mbajnë edhe fjalimet.

Me pankarta në duar dhe flamuj, qytetarët kanë brohoritur thirrjen e përhershme: Rama n’burg, Berisha n’burg.

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

By: e xh
25 June 2026 at 19:04

Policia e Tiranës ka njoftuar procedimin penal të 11 protestuesve, pasi në dy ditët e fundit të protestës, sipas bluve të kryeqytetit, kanë “penguar lëvizja e lirë e automjeteve dhe qytetarëve”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në lidhje me tubimet e zhvilluara më datat 22 dhe 23 qershor 2026, në Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 11 shtetas, të dyshuar të përfshirë në veprime që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.

Konkretisht, u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: D. G., 50 vjeç, I. D., 55 vjeç, E. E., 32 vjeç, E. B., 29 vjeç, V. D., 30 vjeç, E. Z., 26 vjeç, Xh. P., 27 vjeç, B. K., 36 vjeç, D. B., 32 vjeç, Sh. B., 34 vjeç dhe I. M., 28 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë orientuar dhe zhvilluar tubimin në zona të ndryshme prej atyre të njoftuara zyrtarisht, konkretisht në: kryqëzimin e rrugës “Urani Pano” me bulevardin “Zogu I”; kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me Rrugën e Kavajës; si dhe në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me bulevardin “Gjergj Fishta”.

Si pasojë, në këto akse me fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve dhe qytetarëve, është penguar lëvizja e lirë e automjeteve dhe qytetarëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

By: e xh
25 June 2026 at 18:39

Të gjitha skuadrat e futbollit si klubet ashtu edhe kombëtaret e kanë një logo që nuk është tjetër por një shenjë e identitetit, një mënyrë për t’i treguar botës kush je dhe çfarë përfaqëson. Në to, mes ngjyrave përfaqësuese dhe elementëve të tjerë simbolikë shfaqen edhe kafshë apo figura mitologjike

Çfarë përfaqëson Yataragasu?

Kombëtarja e Japonisë ka në logon e saj një Yataragasu, një korb me 3 këmbë që i përket mitologjisë japoneze dhe që simbolizon Diellin. Tre këmbët e tij përfaqësojne qiellin, tokën dhe njeriun dhe një prej këmbëve mban një top të kuq në një sfond të bardhë që simbolizon flamurin japonez. Për më tepër, sipas kulturës popullore, korbi mitologjik shërben si udhëheqës hyjnor dhe për këtë arsye kombëtarja japoneze e ka përfshirë në emblemën e saj për t’i sjellë fat dhe sukses sportiv.

Origjina e Yataragasu është në legjendën që tregon rolin thelbësor që ka pasur ky shpend në krijimin e Japonisë. Thuhet se perandori i parë i vendit aziatik, Jinmu, kishte humbur dhe ishte i çorientuar në malet e Kumano. Në atë moment, shpendi zbriti dhe drejtoi Jinmu deri në provincën e Yamato, duke e lejuar të shpallej perandor i Japonisë dhe të vendoste diktatin e tij.

Duke u kthyer në kohët e sotme, në botërorin 2026 skuadra japoneze e Hajime Moriyasu ka marrë një fitore të thellë ndaj Tunizisë dhe ka barazuar ndaj Holandës. Me 4 pikë dhe një ndeshje ende për t’u luajtur, Japonia ka shumë shanse për të kaluar në 1/16 të finaleve dhe padyshim do të ketë edhe Yataragasu në anën e saj.

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

By: e xh
25 June 2026 at 18:04

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe të kopertinës në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke vendosur imazhe me flamingo, shpendët karakteristikë të Lagunës së Nartës.

Ky veprim vjen në një kohë kur flamingot janë kthyer në simbol të protestave që prej 25 ditësh po zhvillohen në Tiranë.

Nuk është hera e parë që Rama shfaq lidhje me simbolikën e flamingove. Edhe më herët, gjatë një prej takimeve publike, ai është parë i veshur me një bluzë me motive flamengosh.

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

19:59 Ochoa barazon rekordin e Messit, Ronaldos dhe Modricit, merr emblemën “Legacy” të FIFA-s

By: EL
25 June 2026 at 19:59

Portieri meksikan Guillermo Ochoa ka marrë më në fund emblemën speciale të “Legend” nga FIFA gjatë Kupës së Botës 2026, pas polemikave të shumta që shpërthyen rreth mungesës së saj në fanellën e tij.

Ochoa u aktivizua për rreth 20 minuta në ndeshjen e Meksikës ndaj Çekisë, duke regjistruar kështu paraqitjen e tij të katërt në fushë në një Kampionat Botëror.

Megjithatë, ai është pjesë e një klubi shumë të rrallë lojtarësh që janë përfshirë në gjashtë Botërorë, një arritje që e ndan me emra si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Në fanellën e tij u vu re emblema speciale e FIFA-s për legjendat e Botërorit, një detaj që mungonte në ndeshjet e para dhe kishte shkaktuar reagime të ashpra në Meksikë.

Pse FIFA nuk ia kishte dhënë fillimisht emblemën?

Për Kupën e Botës 2026, FIFA prezantoi një seri emblemash speciale për lojtarët. Më prestigjiozja prej tyre është emblema “Legacy”, e rezervuar për futbollistët që kanë marrë pjesë në të paktën pesë Botërorë.

Fillimisht, FIFA argumentoi se Ochoa nuk i plotësonte kriteret, pasi në Botërorët e viteve 2006 dhe 2010 ai ishte pjesë e skuadrës së Meksikës, por nuk luajti asnjë minutë.

Karriera e tij në fushën e Botërorit nisi realisht në vitin 2014, kur u bë një nga protagonistët e turneut.

Më pas ai luajti edhe në edicionet e vitit 2018 dhe 2022, ndërsa Botërori 2026 është i katërti ku ai aktivizohet në fushë.

Federata Meksikane fitoi betejën me FIFA-n

Mungesa e emblemës shkaktoi reagime të forta nga tifozët dhe mediat meksikane. Federata Meksikane e Futbollit iu drejtua FIFA-s për të kërkuar rishikimin e vendimit.

Pak para ndeshjes me Çekinë, llogaria zyrtare e kombëtares së Meksikës publikoi një fotografi të fanellës së Ochoas, ku emblema e shumëdiskutuar tashmë ishte vendosur.

Reagime të ashpra ndaj FIFA-s

Vendimi fillestar i FIFA-s u kritikua gjerësisht në Meksikë.

Mediumi sportiv “Record” shkroi: “Kjo është thjesht e shëmtuar. Nuk mund t’ia mohoni Guillermo Ochoas njohjen për gjashtë Botërorë”.

“Excelsior” e përshkroi situatën si një ëndërr të shkatërruar nga një rregull teknik, ndërsa “TV Azteca” deklaroi se Ochoa ishte lënë padrejtësisht jashtë vlerësimit.

Edhe komediani i njohur meksikan Alex Montiel reagoi ashpër, duke theksuar se pjesëmarrja në skuadër duhet të ketë të njëjtën vlerë, pavarësisht minutave të luajtura.

Emblemat e FIFA-s po bëhen edhe biznes milionësh

Përveç vlerës simbolike, emblemat speciale kanë fituar edhe rëndësi të madhe në tregun e koleksionistëve.

FIFA ka bashkëpunuar me kompaninë Topps, e cila pas ndeshjeve i heq këto emblema nga fanellat dhe i përdor në kartat koleksionuese sportive. Kjo do të thotë se emblemat e yjeve si Messi, Ronaldo apo Ochoa mund të shndërrohen në objekte me vlerë të jashtëzakonshme.

Një shembull i ngjashëm vjen nga bejsbolli amerikan, ku një kartë koleksionuese e Paul Skenes me emblemën e debutimit dhe autografin e tij u shit për 1.11 milionë dollarë në ankand.

Rasti i Guillermo Ochoas tregon se edhe një detaj i vogël në fanellë mund të shndërrohet në një debat të madh sportiv dhe emocional, sidomos kur bëhet fjalë për një figurë ikonike të futbollit meksikan. /ET

19:52 Askush nuk e kishte parashikuar, surpriza e madhe e Botërorit barazon rekordin e Italisë së vitit 1990

By: Monika
25 June 2026 at 19:52

Surpriza më e madhe e fazës në grupe të këtij Botërori është padyshim Meksika. Një nga tre vendet organizatore të turneut, shihej në një nivel më të ulët se sa dy të tjerët, SHBA dhe Kanadaja dhe nuk vinte në këtë turne me shumë optimizëm.

Por në fushën e lojës meksikanët kanë përmbysur pritshmëritë duke fituar të tre ndeshjet e Grupit A, për ta mbyllur në vendin e parë dhe mbi të gjitha, me rrjeta të paprekura.

Kështu, Meksika i bashkohet një grupi shumë të veçantë skuadrash që kanë mbyllur grupin me fitore dhe pa pësuar gola në historinë e Kupës së Botës. Vetëm Holanda 1974, Brazili 1986, Italia 1990, Argjentina 1998 dhe Uruguai 2018 e kishin arritur një gjë të tillë.

Për më tepër, kjo ishte hera e dytë në historinë e Kupës së Botës që një vend organizator e bënte një gjë të tillë. E vetmja që e kishte bërë më përpara, ishte Italia e cila priti Botërorin e vitit 1990./mxh

19:50 Dita e 26 e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

By: Monika
25 June 2026 at 19:50

Last Updated on 25/06/2026 by Monika

Protestuesit dhe në ditën e 26 të protestët kundër qeverisë ashtu si çdo ditë tjetër janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”.

Më pas me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për arrestimin e tij, protestesit kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Aty ku do të mbahen dhe fjalimet e ditës së sotme të protestës./mxh

19:50 PD, me deklaratë: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin, elita shqiptare rreshtohet krah protestës

By: Monika
25 June 2026 at 19:50

Last Updated on 25/06/2026 by Monika

Partia Demokratike ka ndarë edhe sot një deklaratë lidhur me protestën qytetare kundër qeverisë.

Siç theksohet nga qëndrimi i shpërndarë në rrjetet sociale nga kryedemokrati, Sali Berisha, PD dhe elita shqiptare rreshtohen në krah të protestës, që po tejkaloj javën e tretë.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë:

Partia Demokratike e Shqiperise e cila ka mbështetur dhe mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj vlerëson lartë dhe mbështet plotësisht letrën e 260 personaliteteve të shquara shqiptarë në botë shkencëtarëve, akademikëve, profesorëve ekspertëve të mirënjohur të fushave të ndryshme, mbështetjen e plotë që ata u japin kërkesave të lëvizjes më të fuqishme rinore qytetare në historinë e vendit. Kjo letër me të cilën elita e kombit jashtë Shqipërisë bashkon zërin e saj me zërin e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë është njëkohësisht një thirrje për çdo shqiptar kudo që jeton të mbështesë pa rezerva kërkesat e lëvizjes rinore qytetare në Shqipëri si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës së thellë politike, morale, institucionale që ka mbërthyer vendin e shkaktuar nga ditktatura autoritare e Edi Ramës e bazuar në përqendrimin e të gjitha pushteteve në një dorë, shtypjen e pluralizmit politik, farsën zgjedhore, krimin, drogën dhe plaçkitjen e shqiptarëve./mxh

19:47 Kreu i Veteranëve të UÇK flet pas akuzave të Berishës: E vërteta e listës së pagave, nuk është heroi!

By: EL
25 June 2026 at 19:47

Last Updated on 25/06/2026 by EL

Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deklaroi se heroi Tahir Sinani po ngatërrohet në vendin tonë me një person tjetër.

“Nuk kam njohuri për atë dokument, kush e ka nxjerrë në sipërfaqe listën e pagesave. Ne s’ mbajmë përgjegjësi për ato dokumentacione. Unë komandant plakun e kam njohur personalisht. Edhe firma është e tij, origjinale. Firma është e komandant plakut apo Xheladin Gashit. Për këtë jam i sigurt 1 milion përqind, që është firma e komandant plakut. Për opinionin shqiptar, nuk është Tahir Sinani. Ju kisha lutur se është keqpërdorur emri për arsye politike. Ky është Tahir Sinanaj. Tahir Sinani është nga Tropoja. Këtu është një gabim. Vajza e heroit është nxituar pak. Unë kam folur me vëllain e Tahir Sinanit, Skënderin, në orët e vona të mbrëmjes, dhe e kemi sqaruar këtë punë. Ky është Tahir Sinanaj. Tahir Sinani ka dallim. Ky është Tahir Sinani nga Tropoja, ndërsa Tahir Sinanaj është i Kukësit”, tha Gucati në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” të pasdites nga Pandi Gjata.

“Tahir Sinanaj është në vitin 99. Tahir Sinani ka qenë në luftë në vitin 1998 dhe nuk ka qenë i paguar me lekë. Këtu është defekti shumë i madh, që nuk janë sqaruar mirë njerëzit. Për këtë arsye letra nuk është dashur me dalë fare derisa të sqarohen kush është”, shtoi Gucati./et

19:45 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj

By: EL
25 June 2026 at 19:45

Last Updated on 25/06/2026 by EL

Turizmi në Shqipëri vijon të shënojë rritje, me një përshpejtim të ndjeshëm gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë majit 2026 në vend hynë mbi 1.1 milione shtetas të huaj, ose 15,9% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në total, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj arritën në 1.880.161, me një rritje prej 12,2%, ndërsa daljet u rritën me 8,9%, duke arritur në 1.802.626.

Edhe hyrjet e shtetasve shqiptarë shënuan rritje. Në maj hynë në vend 736.566 shtetas shqiptarë, 6,9% më shumë se në maj 2025, ndërsa daljet e tyre u rritën me 3,5%. Nga ana tjetër, daljet e shtetasve të huaj arritën në 1.066.831, me një rritje vjetore prej 12,9%.

Sipas INSTAT, rreth 98% e shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë muajit maj e bënë këtë për qëllime personale, si pushime, vizita te të afërmit apo transit. Kjo kategori u rrit me 16,4% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, hyrjet për arsye biznesi dhe profesionale shënuan rënie me 5,6%.

Evropa mbetet tregu kryesor i turizmit për Shqipërinë. Rreth 70% e vizitorëve europianë vijnë nga vendet e Evropës Jugore, ndërsa 12% nga Evropa Perëndimore.

Në pesë muajt e parë të vitit, Shqipëria priti rreth 3,71 milionë shtetas të huaj, 8,2% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025./et

19:45 Ndeshjet që po nxjerrin në pah dobësitë e Kupës së Botës me 48 ekipe

By: Monika
25 June 2026 at 19:45

Deri tani, në ndeshjet e grupeve të Kupës së Botës, nuk ka pasur shumë rrezik që ekipet të eleminohen.

Përjashtim mund të bëjë Koreja e Jugut, e cila u befasua dje nga humbja 1-0 ndaj Afrikës së Jugut, rezultat që i siguroi afrikanëve kualifikimin historik, për herë të parë në fazën me eliminim direkt, shkruan BBC.

Megjithatë, edhe pas kësaj humbjeje, Koreja e Jugut ka shumë gjasa të kalojë më tej si një nga tetë ekipet më të mira, të renditura në vendin e tretë. Me tre pikë dhe golavarazh -1, kualifikimi mbetet i mundshëm.

Në formatin e Kupës së Botës 2022, ku vetëm dy skuadrat e para të çdo grupi, kalonin më tej, një humbje e tillë do ta kishte eliminuar tashmë Korenë e Jugut.

Pranimi i ekipeve të vendit të tretë, është një element i domosdoshëm i formatit të ri, pasi FIFA duhet të sigurojë 32 skuadra në fazën me eliminim direkt.

Por, kjo ka krijuar situata të reja, ku skuadrat mund të luajnë për rezultate specifike, jo vetëm për t’u kualifikuar, por edhe për të zgjedhur kundërshtarët e ardhshëm.

Dy ndeshje të kësaj jave pritet të jenë testi më i madh i këtij formati.

A mund të kënaqen ekipet me një barazim?

Zgjerimi i Kupës së Botës nga 32 në 48 skuadra, ka sjellë një problem të dukshëm: 48 nuk është një numër ideal për organizimin e turneut.

Me 32 skuadra, gjithçka ishte e thjeshtë: tetë grupe me nga katër ekipe, dy të parat kalonin në 1/8-at e finales dhe më pas vinin çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja.

Me shtimin e 16 skuadrave të tjera, FIFA u detyrua të gjejë një mënyrë, për të krijuar një fazë finale të balancuar.

Fillimisht, ishte menduar që të kishte 16 grupe me nga tre skuadra, ku dy të parat do të kualifikoheshin.

Por, ky plan kishte një problem të madh: skuadrat që luanin ndeshjen e fundit do të ishin në dijeni, saktësisht se çfarë rezultati u nevojitej për të kaluar më tej.

FIFA e kishte përjetuar diçka të tillë në Kupën e Botës 1982.

Atëherë, Gjermania Perëndimore luajti kundër Austrisë në ndeshjen e fundit të grupit.

Një fitore minimale e gjermanëve do t’i kualifikonte të dyja skuadrat dhe do të eliminonte Algjerinë. Ndeshja përfundoi 1-0 për Gjermaninë Perëndimore dhe Algjeria mbeti jashtë.

Pas atij skandali, FIFA vendosi që ndeshjet e fundit të grupeve, të zhvilloheshin në të njëjtën kohë.

Më e vështirë të eliminohesh sesa të kualifikohesh

Fundi dramatik i fazës së grupeve në Katar 2022 e bindi FIFA-n të ruante grupet me katër skuadra edhe në formatin e ri.

Megjithatë, ekziston një ndryshim thelbësor: tetë skuadra që përfundojnë në vendin e tretë do të kualifikohen në fazat pasuese.

Kjo do të thotë se, është bërë më e lehtë të vazhdosh rrugëtimin sesa të eliminohesh.

Problemi shihet qartë në dy ndeshje të kësaj jave:

Australi – Paraguai në Grupin D
Austri – Algjeri në Grupin J
Skuadrat e përfshira, janë në vendin e dytë dhe të tretë në grupet e tyre dhe kanë nga tre pikë secila.

Katër pikë pothuajse me siguri do të mjaftojnë për t’u renditur mes vendeve të treta që kualifikohen. Kjo krijon mundësinë që të dy ekipet të kënaqen me një barazim.

Një situatë e ngjashme ekziston edhe në grupin ku, Japonia ka katër pikë dhe Suedia tre, si dhe në grupin ku Panamaja ka katër pikë dhe Kroacia tre.

Sa më vonë të luhet një ndeshje, aq më shumë informacion kanë skuadrat për rezultatet e grupeve të tjera dhe për atë që u nevojitet për t’u kualifikuar.

Në rastin e Austrisë dhe Algjerisë, që luajnë ndër grupet e fundit, të dyja skuadrat do ta dinë saktësisht se çfarë rezultati u duhet.

Ironikisht, Algjeria, e dëmtuar nga rregullat në vitin 1982, mund të jetë përfituese nga formati i ri në vitin 2026.

Jo vetëm kualifikimi, por edhe zgjedhja e kundërshtarit

Një tjetër problem është se, skuadrat mund të përpiqen të përfundojnë në një pozicion të caktuar, për të pasur një rrugë më të lehtë, në fazën tjetër.

Në Euro 2004 pati polemika të mëdha kur Suedia dhe Danimarka barazuan 2-2, rezultat që eliminoi Italinë. Shumë italianë dyshuan se ndeshja ishte manipuluar, edhe pse UEFA mohoi çdo parregullsi.

Në Kupën e Botës 2026 situata mund të bëhet edhe më e ndërlikuar.

Kundërshtarët në fazën me eliminim direkt varen nga grupet që sigurojnë skuadrat e renditura në vendin e tretë.

Për shembull, nënkampioni i Grupit J do të përballet me fituesin e Grupit H, ku aktualisht kryeson Spanja.

Por skuadra që mbyll Grupin J në vendin e tretë, mund të përballet me fituesin e Grupit L ose me fituesin e Grupit B, që mund të jetë një kundërshtar më i favorshëm.

Kjo do të thotë se, Austria ose Algjeria mund të arrijnë në përfundimin se, vendi i tretë është më i leverdishëm se vendi i dytë.

Pra, në teori, një skuadër mund të preferojë të humbasë sesa të fitojë.

Edhe moti mund të ndikojë

Rregullorja e FIFA-s parashikon që, nëse një ndeshje ndërpritet për shkak të stuhive apo rrufeve, ndeshja tjetër e grupit nuk do të ndalet.

Kjo krijon mundësinë, që një takim të pezullohet për disa orë dhe, kur lojtarët të rikthehen në fushë, të dinë tashmë rezultatet e nevojshme për t’u kualifikuar.

Nëse ndeshjet Australi–Paraguai apo Austri–Algjeri përfundojnë në barazim, me shumë gjasa do të lindin pyetje mbi drejtësinë dhe integritetin e formatit të ri.

Megjithatë, ky është një format i zgjedhur nga FIFA. Kupa e Botës nuk kishte nevojë të zgjerohej në 48 skuadra, por kjo ishte pjesë e programit me të cilin Gianni Infantino u zgjodh president i FIFA-s, në vitin 2016.

Dhe nëse problemet vazhdojnë, ndoshta në të ardhmen FIFA mund të shkojë edhe më tej, jo duke u rikthyer te 32 skuadra, por duke e zgjeruar turneun në 64 ekipe./mxh

19:43 Punë ëndrrash: Dy tifozë paguhen 50 mijë dollarë për të parë çdo ndeshje të Botërorit 2026

By: EL
25 June 2026 at 19:43

Teksa Botërori 2026 po hyn në fazat më intensive, me deri në gjashtë ndeshje në ditë gjatë fazës së grupeve, ndjekja e çdo takimi është kthyer praktikisht në një punë me kohë të plotë.

Për Kevin Akoto dhe Austin Franklin, kjo është pikërisht puna e tyre dhe për të marrin nga 50 mijë dollarë secili.

Dy tifozët e futbollit janë përzgjedhur nga mijëra aplikantë për rolin e veçantë të “Chief World Cup Watchers” të Fox One, detyrë që i obligon të ndjekin të gjitha 104 ndeshjet e turneut dhe të krijojnë përmbajtje për tifozët gjatë gjithë Botërorit.

BBC ka vizituar dy të rinjtë në vendin e tyre të punës, një kabinë xhami e ndërtuar enkas në zemër të Times Square në New York, ku kalimtarët mund t’i shohin teksa ndjekin ndeshjet.

Hapësira është e pajisur me kolltuqe komode, televizorë me ekran të madh, tavolinë futbolli dhe plot produkte e suvenire futbollistike, duke krijuar ambientin ideal për çdo tifoz.

“Është si ëndrra e çdo 20-vjeçari. Nëse do të mund të vendosje gjithçka që dëshiron si tifoz futbolli, do të dukej pikërisht kështu”, tha Kevin.

Megjithatë, pavarësisht se tingëllon si puna perfekte, ritmi intensiv ka filluar të ndihet.

“Jam lodhur disi, edhe Austin po ashtu. Po mësohemi të përballojmë gjithë atë që ndodh çdo ditë”, pranoi Kevin.

Austin e krahasoi përvojën me një kamp veror ku ditët fillojnë të ngatërrohen me njëra-tjetrën.

“Është një maratonë e vërtetë. Në dukje është një punë e lehtë, ulesh në divan dhe sheh futboll por pas një kohe bëhet lodhëse. Mundohem të fle të paktën tetë orë sa herë që kam mundësi”, tha ai.

Fatmirësisht, puna nuk përfshin qëndrimin gjatë natës në kabinën e xhamit, pasi në fund të çdo dite ata kthehen në shtëpi për t’u rikuperuar para sfidave të radhës.

Dy tifozët kanë qenë dëshmitarë të disa prej momenteve më historike të këtij Botërori.

Ata panë nga afër momentin kur Lionel Messi theu rekordin e golave në historinë e Kupës së Botës, ndërsa po shijonin një vakt tradicional argjentinas.

Një tjetër privilegj i punës së tyre është se gjatë turneut u serviren ushqime tradicionale nga vendet pjesëmarrëse.

Përveç ndeshjeve, ata kanë pasur mundësinë të takojnë mijëra tifozë nga e gjithë bota që kanë pushtuar Times Square.

Austin thotë se kjo është pjesa më e bukur e eksperiencës.

“Pjesa më e çuditshme është se shpesh harroj që ndodhem në Times Square dhe njerëzit po më shohin. Futem aq shumë në lojë sa, pas 10 apo 15 minutash, kujtohem dhe shoh turmat përreth”, tregoi ai.

Sa u përket parashikimeve për fituesin e trofeut, Kevin beson se kombëtarja e Spanjës do të shpallet kampione e botës, edhe pse mbështet SHBA-në dhe Ganën për shkak të lidhjeve të tij personale.

Ndërkohë, Austin mban fanellën e Norvegjisë dhe beson se skandinavët mund të surprizojnë, të frymëzuar nga forma e sulmuesit Erling Haaland.

“Shumë njerëz zgjedhin Spanjën ose Francën si favorite, por mendoj se Norvegjia është shumë afër nivelit më të lartë. Nëse gjërat shkojnë në favorin e tyre, mund ta fitojnë trofeun”, u shpreh ai.

Megjithatë, jo të gjithë do ta dëshironin një punë të tillë.

Disa tifozë mendojnë se shikimi i të 104 ndeshjeve pa privatësi mund të jetë i tepërt, ndërsa të tjerë besojnë se Botërori shijohet më mirë me familjen dhe miqtë.

Por për shumë të pasionuar pas futbollit, ideja për t’u paguar për të parë ndeshje tingëllon si një ëndërr e bërë realitet.

“Të paguhesh për të parë Botërorin? Kjo është çmenduri, në kuptimin më të mirë të fjalës”, tha një tifoz i intervistuar nga BBC./ET

19:43 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë

By: EL
25 June 2026 at 19:43

Last Updated on 25/06/2026 by EL

Më shumë se 25,000 persona janë raportuar të zhdukur në Venezuelë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin, sipas një faqeje interneti për raportimin e personave të zhdukur.

Në faqen e internetit që u lançua pas tërmetit, qytetarët venezuelianë mund të raportojnë zhdukjen e të dashurve të tyre dhe aktualisht 26,086 persona janë të listuar si të zhdukur në të, raporton Sky News.

Ky numër nuk është një shifër zyrtare për numrin e personave të zhdukur, por pasqyron situatën kaotike në terren, ndërsa familjet përpiqen të kontaktojnë me të dashurit e tyre, sipas televizionit britanik.

Familjet kanë ndarë gjithashtu në faqen e internetit foto të njerëzve me të cilët nuk kanë mundur të kontaktojnë.

Uebsajti gjithashtu deklaron se më shumë se 1,200 persona janë gjetur pasi më parë ishin raportuar si të zhdukur.

Të paktën 164 persona u vranë dhe 971 u plagosën në tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën, tha më herët sot presidenti i përkohshëm i vendit, Delsey Rodriguez, raportoi Reuters.

Tërmete me magnitudë 7.5 dhe 7.2 të shkallës Rihter goditën vendin e Amerikës Latine dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale./et

19:39 “Ka një urdhër dëbimi”/ Lamallari shpjegon vendimin për Ikballe Hudutin: Bazohet në informacionet e inteligjencës

By: EL
25 June 2026 at 19:39

Last Updated on 25/06/2026 by EL

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, thotë se vendimi për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për Ikballe Huduti Berisha, është marrë duke u bazuar nga informacionet e shërbimeve të inteligjencës.

Në një intervistë për ABC News, Lamallari u shpreh se Ikballe Huduti Berisha kërcënon sigurinë kombëtare.

Lamallari shtoi gjithashtu se Policia e Shtetit administron të dhëna për personat të tjerë që përbëjnë rrezik për vendin.

“Është bazuar nga informacionet e inteligjencës. Vendimmarja është bazuar nga informacionet e inteligjencës, është e duhur, në dobi të vendit tonë. Edhe çdo informacion që ata kanë disponuar, që me kalimin e kohës konkludohet në faktin që veprimtaria e personit përbën kërcënim, çon në vendimmarje të tillë. Ka edhe një urdhër dëbimi. Nëse gjendet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, dëbohet nga vendi. Kam reaguar në momente të caktuara, nuk ndaj informacione që ligjërisht duhet t’i mbaj të kufizuara. Një protestë që nisi qytetare, u bë përshesh për agjenda të huaja. Ka agjenda të huaja që nuk e duan Shqipërinë në BE. Shqipëria nuk është vendi ku qytetarët nuk kishin frikë të protestonin. Policia e Shtetit, ka edhe detyrimin për të administruar çdo informacion për çdo person që përbën kërcënimin për sigurinë kombëtare. Sigurisht, kjo është detyra jonë. Garantojmë qytetarët, por nuk mund të lejojmë që kjo të abuzohet nga persona me aktivitet të dyshimtë. Kjo është puna e përditshme nga shërbimet informative dhe ato të zbatimit të ligjit, për të marrë masa parandaluese”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari./et

FSK dhe Ushtria Amerikane zhvillojnë ushtrim të përbashkët për menaxhimin e emergjencave në Drenas

25 June 2026 at 19:45

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkëpunim me ekipin CMSE të Ushtrisë Amerikane dhe Komunën e Drenasit, kanë realizuar një ushtrim të përbashkët në tavolinë (Tabletop Exercise – TTX), me fokus në menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin e koordinimit ndërinstitucional.

Ushtrimi u zhvillua në Drenas dhe përfshiu përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, të cilët simuluan një skenar përballjeje me vërshime në territorin e komunës.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë aktivitetit u testuan mekanizmat e komunikimit, proceset e vendimmarrjes dhe menaxhimi i burimeve në kushte krize. Pjesëtarët e forcës prezantuan gjithashtu praktikat më të mira në reagimin ndaj emergjencave dhe koordinimin në terren.

Ky ushtrim u vlerësua si një mundësi për të identifikuar sfidat në reagimin institucional, për të rritur gatishmërinë dhe për të forcuar bashkëpunimin mes institucioneve vendore dhe partnereve ndërkombëtare.

Autoritetet theksuan se aktivitete të tilla kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve për reagim më të shpejtë dhe më efikas në situata krize.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post FSK dhe Ushtria Amerikane zhvillojnë ushtrim të përbashkët për menaxhimin e emergjencave në Drenas appeared first on Sinjali.

Rifillojnë punimet për Tregun e Gjelbër në Prishtinë

25 June 2026 at 19:30

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është dhënë pëlqimi nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), duke i hapur rrugë rifillimit të punimeve për ndërtimin e Tregut të Gjelbër.

Sipas Drejtorisë së Transformimit në Komunën e Prishtinës, ky vendim përbën një hap të rëndësishëm në realizimin e projektit që synon krijimin e një hapësire moderne për qytetarët dhe prodhuesit vendorë.

Në njoftim theksohet se pas marrjes së miratimit nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, janë përmbushur kushtet për vazhdimin e punimeve në terren.

Gjithashtu, Komuna e Prishtinës e ka cilësuar projektin si një investim të rëndësishëm urban, që synon përmirësimin e infrastrukturës tregtare dhe krijimin e kushteve më të mira për shitësit dhe konsumatorët.

Krahas njoftimit, autoritetet komunale kanë publikuar edhe materialet vizuale të projektit, duke paraqitur planin e hapësirës së re të Tregut të Gjelbër.

Punimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, në përputhje me planin e miratuar nga institucionet përkatëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rifillojnë punimet për Tregun e Gjelbër në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Ambasadori suedez: Duhen kompromise për presidentin, edhe nëse je partia më e madhe politike

25 June 2026 at 19:28

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se vendi duhet sa më parë të ketë një president/e, e se për zgjedhjen e tij/saj duhen kompromise, “edhe nëse je partia më e madhe politike”.

Westerlund, madje ka përmendur edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, partia e të cilit kishte fituar mbi 40% të votave.

Ai ka cituar fjalët e ish-presidentit për fitoren e të ish-keshilltarit te tij, që i kishte thënë Rugovës se pa dy të tretat e parlamentit, nuk do të mund ta zgjedhin presidentin.

Westerlund ka theksuar se politikanet duhet ta kenë parasysh se “kjo nuk është lojë” e se bëhet fjale per t’i sherbyer popullit.

“Mendoj se të gjithë politikanët janë zgjedhur nga qytetarët dhe duhet ta kenë parasysh se kjo nuk është një lojë. Bëhet fjalë për t’i shërbyer popullit, dhe për këtë arsye duhet të ketë një qeveri. E kuptoj se nëse përfaqëson partinë më të madhe politike ose nëse ke shumicën në parlament, duhet të jesh në gjendje të formosh qeverinë dhe të vazhdosh me mandatin që të është dhënë. Por, sigurisht, duhet të zgjidhet edhe presidenti, dhe për këtë nevojiten kompromise“

“Më është thënë se pas zgjedhjeve të para pas luftës së vitit 1999, presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, kur LDK-ja fitoi rreth 42–45% të votave, thuhet se kishte thënë ‘Tani mund ta formojmë qeverinë, mund ta zgjedhim presidentin dhe mund ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit’. Dhe unë kuptoj se disa nga këshilltarët e tij të asaj kohe, përfshirë të ndjerin Alush Gashi, i kishin thënë ‘Shikoni, ne nuk e kemi shumicën. Nuk e kemi shumicën në parlament dhe nuk i kemi dy të tretat e votave për ta zgjedhur presidentin’. Pra, duhet të bëhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe politike”, tha ambasadori suedez në një intervistë për EO.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadori suedez: Duhen kompromise për presidentin, edhe nëse je partia më e madhe politike appeared first on Sinjali.

Çifti shqiptar dënohet në Britani: 9 kg kanabis dhe mbi 51 mijë paund të fshehura në shtëpi

25 June 2026 at 19:26

Një çift shtetasish shqiptarë është dënuar nga Gjykata e Kurorës në Birmingham, pasi autoritetet britanike zbuluan në banesën e tyre një sasi të konsiderueshme droge dhe parash të dyshuara si të përfituara nga aktivitet kriminal.

Kristian Lleshi, 35 vjeç, dhe Xhulijana Trimi, 29 vjeçe, u shpallën fajtorë për posedim të kanabisit me qëllim furnizimi dhe për përfshirje në pastrim parash. Sipas autoriteteve britanike, gjatë një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) në Birmingham, u gjetën rreth 9 kilogramë kanabis të ndarë në disa pjesë të banesës, si dhe mbi 51,000 paundë cash të fshehura në vende të ndryshme.

Hetuesit raportuan se droga ishte paketuar me vakum dhe ishte shpërndarë në zona të ndryshme të shtëpisë, përfshirë papafingon dhe shkallët e ndërtesës. Po ashtu, u sekuestruan edhe sende luksoze si bizhuteri ari, çanta dhe këpucë të shtrenjta.

Gjatë procesit, njëri prej të pandehurve mohoi njohjen e plotë të situatës, por gjykata i konsideroi deklaratat e tyre të pabazuara, duke iu referuar provave si postime në rrjete sociale dhe dokumente blerjesh që lidhin çiftin me sendet e sekuestruara.

Autoritetet britanike e konsideruan rastin si pjesë të një hetimi më të gjerë, i cili çoi gjithashtu në zbulimin e një ferme kanabisi në zonën e Dudley, ku u asgjësuan bimë me vlerë të konsiderueshme.

Hetimet për rrjetin e dyshuar kriminal vijojnë ende.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çifti shqiptar dënohet në Britani: 9 kg kanabis dhe mbi 51 mijë paund të fshehura në shtëpi appeared first on Sinjali.

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

25 June 2026 at 19:21

Më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, duke shkaktuar një situatë të rënduar humanitare dhe kaos në disa rajone të vendit.

Sipas të dhënave të publikuara në një platformë të posaçme online të krijuar për raportimin e rasteve, deri tani janë regjistruar mbi 26 mijë persona të humbur, ndërsa familjarët vazhdojnë kërkimet për të afërmit e tyre.

Autoritetet sqarojnë se këto shifra nuk përbëjnë një bilanc zyrtar të konfirmuar, por pasqyrojnë numrin e madh të raportimeve nga qytetarët që ende nuk kanë arritur të kontaktojnë me familjarët e tyre pas fatkeqësisë.

Në platformën e krijuar janë publikuar fotografi dhe të dhëna të personave të zhdukur, me qëllim lehtësimin e identifikimit dhe bashkimit të familjeve të prekura nga tërmetet.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet në zonat më të dëmtuara, ku raportohet se mbi 1,200 persona janë gjetur pasi më herët ishin shpallur të zhdukur.

Autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet dinamike dhe se numri i viktimave dhe i të zhdukurve mund të ndryshojë, ndërsa kërkimet nën rrënoja vijojnë pa ndërprerje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë appeared first on Sinjali.

11 protestues procedohen penalisht në Tiranë për pengim të qarkullimit gjatë marshimeve

25 June 2026 at 19:06

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 persona, të dyshuar për përfshirje në veprime që kanë penguar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve gjatë protestave të zhvilluara më 22 dhe 23 qershor 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, të proceduarit akuzohen për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe janë hetuar në gjendje të lirë.

Autoritetet bëjnë të ditur se nga veprimet hetimore dyshohet se personat në fjalë kanë organizuar dhe orientuar tubime në disa segmente rrugore të kryeqytetit, jashtë zonave të përcaktuara paraprakisht për zhvillimin e protestave.

Bëhet fjalë për disa kryqëzime kryesore në Tiranë, ku si pasojë e grumbullimeve është bllokuar përkohësisht qarkullimi i automjeteve dhe është vështirësuar lëvizja e qytetarëve.

Policia thekson se veprimet e tilla kanë ndikuar në rendin publik dhe në trafikun e qytetit, duke shkaktuar pengesa në akset me fluks të lartë lëvizjeje.

Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e procedurave ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 11 protestues procedohen penalisht në Tiranë për pengim të qarkullimit gjatë marshimeve appeared first on Sinjali.

❌
❌