Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 February 2026Main stream

Shefi i NATO-s i bindur se Evropa do të gjejë 15 miliardë dollarë për të blerë armë për Ukrainën

By: M C
3 February 2026 at 18:46

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është i bindur se aleatët e Ukrainës do të gjejnë paratë e nevojshme për të blerë armë të prodhuara në SHBA për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

I pyetur se si do të jetë e mundur të mblidhen 15.5 miliardë dollarë amerikanë që Ukraina ka kërkuar për programin PURL, përmes të cilit blihen armë në Shtetet e Bashkuara, Rutte premtoi se financimi do të sigurohet patjetër.

“Jam absolutisht i bindur se paratë do të jenë aty, sepse të gjithë e dimë se është thelbësore “, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm pranoi, megjithatë, se kontributet e pabarabarta nga vendet e ndryshme kanë një ndikim negativ: “Tani kemi dy të tretat e aleatëve që marrin pjesë në programin PURL, dhe keni të drejtë, ekziston një çështje e ndarjes së barrës.”

Ai e përshkroi situatën – disa vende që ndihmojnë Forcat e Armatosura të Ukrainës duke blerë armë amerikane, ndërsa të tjerat jo – si anormale.

Ai gjithashtu theksoi kombet individuale që po japin një kontribut të rëndësishëm në prokurimin në kuadër të programit PURL, përkatësisht Kanadanë, Norvegjinë dhe Gjermaninë, si dhe Suedinë e shtetet baltike.

Aktualisht, PURL është kanali i vetëm për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore, kryesisht interceptorëve për sistemet Patriot, nga SHBA-ja.

The post Shefi i NATO-s i bindur se Evropa do të gjejë 15 miliardë dollarë për të blerë armë për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

“PD nuk është pronë e kryetarit dhe as e sekretarit”, Salianji: Drejtuesit e partisë nuk po lejojnë garën e brendshme! S’mund të flasim për ndryshimin në Shqipëri, duke refuzuar ndryshimin brenda vetes

By: M C
3 February 2026 at 18:08

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar nga Fieri se rotacioni politik në Shqipëri mund të vijë vetëm përmes votës së lirë dhe një opozite të fortë, duke theksuar se Edi Rama nuk mund të rrëzohet me iluzione, por vetëm në kutitë e votimit.

Salianji kritikoi drejtues të PD-së për mungesë llogaridhënieje dhe refuzim të garës së brendshme, duke e cilësuar këtë si mungesë integriteti politik dhe përgjegjësie historike ndaj demokratëve që, sipas tij, kanë duruar 13 vite në opozitë.

“Iluzionet e disa drejtuesve të PD-së për të mos lejuar garën e brendshme, përveçse mungesë e integritetit politik, shprehin mungesë të thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve në 13 vite opozitë. Përjashtimet imagjinare, etiketimet absurde, miqtë dhe armiqtë imagjinarë nuk duhet t’u shtohen më ndasive tona. Boll janë shpëtuar pjesë nga PD ndër vite”, theksoi deputeti.

Salianji nënvizoi se nuk mund të kërkohet ndryshimi në Shqipëri pa ndryshuar më parë vetë Partinë Demokratike.

“Nuk mund të flasim për ndryshimin në Shqipëri duke refuzuar ndryshimin në PD. Nuk mund të kërkojmë votën duke mos parë fajet dhe defektet që kemi vetë. Në këtë mënyrë, Edi Rama nuk mund të mposhtet”, tha ai.

Salianji: Edi Rama është ende në qeveri, fatkeqësisht, me më shumë mandate dhe me më shumë vota. Shumë thonë se fundi i tij ka ardhur dhe se po i vjen fundi. Fundi i kësaj qeverie vjen edhe me ndihmën e drejtësisë, që po e çmonton dita-ditës, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por llogaritë finale bëhen në kutitë e votimit, sepse rotacioni është proces politik.

Kundërshtarin nuk e zgjedhim ne, ai është Edi Rama dhe duhet përmbysur në kutitë e votimit, duke frymëzuar shumë njerëz, duke shkuar dhe duke protestuar në çdo cep të Shqipërisë. Sepse të gjitha të tjerat janë ëndrra në sirtarë që i kemi parë tash e 13 vite me radhë.

Jemi në Fier, si në çdo qytet tjetër, për të hapur një shtet shprese për shqiptarët, një kapitull të ri për PD-në. Unë di të pres, demokratët dinë të presin, dinë të durojnë, por kanë duruar boll 13 vite në opozitë dhe 13 vite që përsëritet e njëjta përrallë e rreme të gjasme rrëzimit të qeverisë.

Dua ta them qartë se me ne disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Sepse ne, dhe unë personalisht, nuk kemi ardhur në politikë për të heshtur padrejtësisht, por për të folur përballë qytetarëve, përballë lidershipit, ashtu siç kam folur përballë qeverisë, për të vërtetat që shqetësojnë demokratët dhe qytetarët shqiptarë.

Iluzionet e disa drejtuesve të PD-së për të mos lejuar garën e brendshme, përveçse mungesë e integritetit politik, shprehin mungesë të thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve në 13 vite opozitë. Përjashtimet imagjinare, etiketimet absurde, miqtë dhe armiqtë imagjinarë nuk duhet t’u shtohen më ndasive tona. Boll janë shpëtuar pjesë nga PD ndër vite.

Këto janë gënjeshra dhe rrena të poshtra që i kanë lënë demokratët 13 vite rrugëve, ndërsa pushteti i Edi Ramës është forcuar dhe Shqipëria është varfëruar. PD nuk është pronë e askujt, as e imja, as e juaja, as e kryetarit, as e sekretarit, por e të gjithë demokratëve që mbajnë në supe barrën e rëndë të opozitarizmit.

PD është pronë e demokratëve dhe shpresë e qindra shqiptarëve që presin rotacionin prej vitesh të ndodhë në Shqipëri. PD nuk mund të jetë kurrë e fortë pa garë, pa përgjegjësi. Çdo përpjekje për t’i shmangur këto e dobëson dhe e largon nga qytetarët.

Nuk mund të flasim për ndryshimin në Shqipëri duke refuzuar ndryshimin në PD. Nuk mund të kërkojmë votën duke mos parë fajet dhe defektet që kemi vetë. Në këtë mënyrë, Edi Rama nuk mund të mposhtet.

The post “PD nuk është pronë e kryetarit dhe as e sekretarit”, Salianji: Drejtuesit e partisë nuk po lejojnë garën e brendshme! S’mund të flasim për ndryshimin në Shqipëri, duke refuzuar ndryshimin brenda vetes appeared first on Albeu.com.

Tensione në Kuvend/ Zhupa kërkon fjalën për replikë, drejtuesja e seancës refuzon, Manastirliu- demokrates: Ke gjë personale me mua?

By: M C
3 February 2026 at 17:44

Deputetja e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu u ‘përplas’ me deputeten e PD-së Ina Zhupa në Kuvend. Debati mes tyre erdhi, pasi, Zhupa i ndërhyri gjatë kohës që Manastirliu po fliste nga foltorja për çështjen e pagave të mësuesve që janë diplomuar para sistemit të Bolognas.

“Ke gjë personalisht me mua?” i tha Manastirliu Zhupës.

Pasi përfundimit të fjalimit të Manastirliu Zhupa kërkoi mundësinë për të replikuar, por kjo kërkesë iu refuzua nga nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

The post Tensione në Kuvend/ Zhupa kërkon fjalën për replikë, drejtuesja e seancës refuzon, Manastirliu- demokrates: Ke gjë personale me mua? appeared first on Albeu.com.

“Ty të ka dënuar Zoti”/ Degradon debati midis Rogertit dhe Stenaldos, banori e pështyn

By: M C
3 February 2026 at 17:33

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë arritur kulmin gjatë ditës së sotme, ku debatet mes banorëve janë kthyer në përplasje të forta verbale dhe emocionale.

Rogerti, i cili njihet per deklaratat e forta, ka qenë në qendër të disa konflikteve radhazi, fillimisht me Artanin, më pas me Selin, Krusitën dhe Baby G.

Megjithatë, situata është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë debatit me Stenaldon, i cili rezultoi edhe më i rëndë nga te gjitha te tjerat.

Gjatë përplasjes, Rogerti ka përdorur një gjuhë fyese, duke iu drejtuar Stenaldos me fjalë të rënda dhe duke iu referuar verbërisë së tij me shprehjen:

“Ty të ka dënuar Zoti”.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të forta dhe ka kaluar kufijtë e një debati normal televiziv.

Stenaldo, i cili deri tani është përpjekur të ruajë qetësinë në përballjet brenda shtëpisë, duket se këtë herë nuk e ka përballuar dot situatën.

I provokuar nga fjalët ofenduese, ai ka reaguar në mënyrë të papritur duke e shtyrë Rogertin në fytyrë.

Ngjarja ka tronditur banorët e tjerë dhe ka ngritur pikëpyetje mbi pasojat që mund të ketë ky incident, si për marrëdhëniet mes konkurrentëve, ashtu edhe për vendimet e mundshme të produksionit.

Nuk dihet nese produksioni do marre masa per keto veprime.

The post “Ty të ka dënuar Zoti”/ Degradon debati midis Rogertit dhe Stenaldos, banori e pështyn appeared first on Albeu.com.

Nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash, GJKKO rrëzon kërkesën e mjekut Edvin Prifti për heqjen e sekuestros të pasurisë 1.1 milionë euro

By: M C
3 February 2026 at 17:24

GJKKO ka rrëzuar këtë të martë, kërkesën për heqjen e sekuestros së pasurive 1.1 milionë euro të mjekut të QSUT, Edvin Prifti.

Mjekut Priftit, iu sekuestrua pasuria me vlerë 1.1 milionë euro në shkurtin e vitit 2024.

Bëhet fjalë për 434 319 euro, 67 914 368 lekë, 7 600 USD, në total 1 100 681 euro.

Kujtojmë që pak ditë SPAK kaloi për gjykim dosjen ndaj mjekut, teksa e e akuzon Priftin për “korrupsion pasiv” në shtatë raste, si dhe për veprat penale “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “fshehja e të ardhurave” dhe “pastrimi i parave”.

Prokuroria e Posaçme pretendon se mjeku i ka përfituar pagesat e paligjshme janë kryer në lidhje me shtatë ndërhyrje kardiake

Po ashtu në vtin 2021, gjatë kontrolleve të ushtruar në zyrën dhe banesën e mjekut kardiokirurg, u gjet një shumë prej 380 mijë euro.

Ndërsa Prifti i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka deklaruar se është i pafajshëm.

The post Nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash, GJKKO rrëzon kërkesën e mjekut Edvin Prifti për heqjen e sekuestros të pasurisë 1.1 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Santorini me masa të rrepta për mbrojtjen e kafshëve: Personat mbi 100 kilogram nuk lejohen të hipin mbi gomarë

By: M C
3 February 2026 at 17:19

Një ligj i miratuar nga shteti fqinj, Greqia, po bën xhiron e rrjetit pasi Ministria vendase e Bujqësisë ka miratuar një ligj jo dhe aq të zakonshëm në lidhje me mbrojtjen e kafshëve.

Bëhet fjalë për një ligj i cili nuk lejon që njerëzit mbi peshë të udhëtojnë me gomarë, për të mbrojtur shëndetin e kafshëve.

Mësohet se ligji është miratuar menjëherë pasi nga bujqërit vendas u raportua se kafshët e tyre të cilat drejt një shume parash, shërbenin për të transportuar njerëzit brenda vendit, kanë pësuar lëndime kurrizore, plagë në shalët e tyre si dhe një lodhje të tepërt.

Për rrjedhojë të kësaj situate, legjislacioni i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë synon që të bëjë të paligjshme përdorimin e kafshëve nga persona që peshojnë mbi 100 kilogramë.

Por nga ky ligj, ndonëse nuk është përmendur emri i tyre, preken dhe turistët. Pavarësisht kësaj bëhet me dije se kjo nuk ka të bëjë me vënien në siklet të personave që i përkasin kategorisë së lartpërmendur, por më së shumti lidhet me mbrojtjen e shëndetit të kafshëve.

Përmes zbatimit të një kufiri peshe, synohet që të sigurohen që gomarët të mos mbingarkohen në punë ose të vihen në rrezik.

The post Santorini me masa të rrepta për mbrojtjen e kafshëve: Personat mbi 100 kilogram nuk lejohen të hipin mbi gomarë appeared first on Albeu.com.

Zbardhen emrat e 33 të arrestuarve për skandalin e 102 kontejnerëve me mbetjeve të rrezikshme të “Kurum”! Në pranga dy administratorët turq! Nga Arta Dollani, te Gjovana Sokoli

By: M C
3 February 2026 at 16:43

Janë zbardhur emrat e 33 të arrestuarve për skandalin e 102 kontejnerëve të kompanisë “Kurum”, të cilat janë vendosur në një zonë nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara në afërsi të EcoParkut në Porto Romano, pas alarmit të dhënë nga organizatat mjedisore se në to kishte mbetje të rrezikshme.

Mes personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë Durrës janë administrator të “Kurum International”, Erdal Demir dhe Yusuf Sezai Kurum, pronarja dhe administratorja e kompanisë “Sokolaj” , Gjovana dhe Doni Sokolaj, ndaj të cilëve është caktuar në arrest me burg.

LISTA E PERSONAVE TË PËRFSHIRË

Masat e sigurisë

Erdal Demir Administratori i “Kurum International” në arrest me burg

Yusuf Sezai Kurum Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg

Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg

Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Mujo Ilazaj Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Rami Bunga Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg

Harun Sarica Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg

Arif Shkalla Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Shaban Hyseni Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg

Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak

Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg

Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg

Nazif Bajrami Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Andon Prifti Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg

Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Florian Çimo Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg

Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak

Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak

Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg

Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Bujana Tonçiça Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg

Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak

Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg

The post Zbardhen emrat e 33 të arrestuarve për skandalin e 102 kontejnerëve me mbetjeve të rrezikshme të “Kurum”! Në pranga dy administratorët turq! Nga Arta Dollani, te Gjovana Sokoli appeared first on Albeu.com.

Rruga Librazhd–Korçë e pakalueshme për 3 ditë, ja oraret e ndalimit dhe rrugët alternative

By: M C
3 February 2026 at 16:10

Për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor Librazhd-Korçë, në fshatin Dragostunjë, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor.

Mësohet se nga data 3 shkurt, deri më datë 5 shkurt 2026, do ketë ndalim qarkullimi gjatë intervaleve kohore 22:00-05:00.

Gjatë këtyre intervaleve kohore, aksi rrugor do të jetë i pakalueshëm për mjetet, veçanërisht për mjetet e tonazhit të rëndë. Pikat e kalimit kufitar janë njoftuar për informimin e drejtuesve të këtyre mjeteve, për bllokimin e përkohshëm të qarkullimit.

Gjatë kohës së bllokimit të lëvizjes do të lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë.

Si alternativë kalimi për mjetet e vogla do të shërbejë aksi “Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh”, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

Shërbimet e Policisë do të jenë të pranishme në terren, për menaxhimin e situatës, garantimin e rendit dhe të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për mirëkuptim nga ana e drejtuesve të mjeteve, respektimin e sinjalistikës dhe të udhëzimeve të shërbimeve të Policisë, si dhe për shmangien e lëvizjeve të panevojshme gjatë intervaleve kohore të bllokimit.

Në rast nevoje apo për të denoncuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor që sjellin ngadalësim apo bllokim të lëvizjes, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 ose të komunikojnë me shërbimet e Policisë në detyrë.

The post Rruga Librazhd–Korçë e pakalueshme për 3 ditë, ja oraret e ndalimit dhe rrugët alternative appeared first on Albeu.com.

Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë, Ministria e Arsimit publikon datat

By: M C
3 February 2026 at 16:09

Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të lirimit për nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Mirela Kumbaro, ministrja e Arsimit ka ndarë këtë njoftim në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook” ku ka bërë me dije datat e provimeve.

Respektivuisht me datë 19 Qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe, më 22 Qershor do të zhvillohet provimi i gjuhës amtare për nxënësit e pakicave kombëtare.

Më 25 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës dhe më 30 qershor ai i Gjuhës së Huaj.

Postimi i plotë:

Janë publike datat e Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë

19 qershor – Gjuhë Shqipe

25 qershor – Matematikë

30 qershor – Gjuhë e huaj

22 qershor – Gjuhë amtare për nxënësit e pakicave kombëtare

Për më shumë informacion, lexoni udhëziminhttps://arsimi.gov.al/neësroom/udhezim-nr-2-dt-30-01-2026-2/

Telefonat në shtëpi dhe dijet në mendje, sepse aty e marrin vlerën e vërtetë

Suksese të gjithëve

The post Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë, Ministria e Arsimit publikon datat appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 3 Shkurt 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
2 February 2026 at 23:49

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në fushën e dashurisë, dita e sotme sjell ngrohtësi dhe mundësi të reja për hapje emocionale. Do të ndiheni më të afërt me partnerin dhe bashkëpunimi do të jetë çelësi i harmonisë. Nëse jeni beqarë, mund të takoni dikë interesant në një ambient të papritur. Në punë, do të përballeni me sfida, por qasja juaj pozitive do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje kreative. Kujdesuni për shëndetin duke shmangur stresin dhe duke bërë pak aktivitet fizik gjatë ditës. Financat do jenë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme. Kjo është një ditë e mirë për të bërë plane afatgjata dhe për të reflektuar mbi qëllimet tuaja personale.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Sot do të ndjeni nevojën për të forcuar lidhjet ekzistuese dhe për të shprehur më shumë dashuri ndaj të dashurve. Komunikimi i hapur është i rëndësishëm, veçanërisht nëse keni pasur keqkuptime së fundmi. Në punë, mund të merrni lajme pozitive që lidhen me një projekt të rëndësishëm. Mos kini frikë të merrni iniciativën dhe të ndani idetë tuaja me kolegët. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të pushoni mjaftueshëm. Financat mund të përmirësohen falë një mundësie të re, por planifikoni me kujdes. Merrni kohë për t’u relaksuar dhe për të vlerësuar atë që keni.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Dashuria sot kërkon durim dhe mirëkuptim, sidomos nëse jeni në një lidhje afatgjatë. Një bisedë e hapur me partnerin mund të zgjidhë mosmarrëveshjet e vogla që kanë lindur. Beqarët do të kenë mundësi të reja për njohje, por duhet të jenë të sinqertë me ndjenjat e tyre. Në punë, mund të hasni pengesa, por këmbëngulja juaj do të shpërblehet. Kujdesuni për shëndetin duke shmangur ushqimet e rënda dhe duke konsumuar më shumë ujë. Financat kërkojnë vëmendje; shmangni investimet e rrezikshme sot. Është një ditë e mirë për t’u fokusuar në stabilitet dhe siguri.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në jetën sentimentale do të ndjeni nevojën për më shumë intimitet dhe besim. Shprehni ndjenjat tuaja pa hezitim dhe do të habiteni me reagimin pozitiv të partnerit. Beqarët mund të marrin një ftesë të papritur që do t’i ndryshojë humorin. Në punë, një projekt i ri do të kërkojë përkushtim, por do t’ju japë kënaqësi të madhe. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mund të ndiheni të lodhur në fund të ditës. Financat janë në balans, por mbani nën kontroll shpenzimet e vogla. Mos harroni të ndani kohë me familjen dhe miqtë tuaj.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Sot, marrëdhëniet romantike mund të përjetojnë një rigjallërim të ndjenjave falë një gjesti të veçantë. Nëse jeni vetëm, dikush mund të tregojë interes dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni të vlerësuar. Në punë, do të keni mundësi të shfaqni aftësitë tuaja përmes një detyre të re. Koleget do të vlerësojnë përkushtimin dhe seriozitetin tuaj. Kujdesuni për shëndetin duke bërë më shumë aktivitet fizik dhe duke shmangur ushqimet e shpejta. Financat janë stabile, por shmangni transaksionet e mëdha sot. Mos harroni të shpërbleni veten për punën e bërë mirë.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri, dita sjell qetësi dhe harmoni për ata që janë në një lidhje të qëndrueshme. Beqarët do të kenë mundësi të takojnë dikë që i përputhet energjisë së tyre. Në punë, do të ndiheni të motivuar për të përfunduar detyrat e mbetura dhe për të marrë përgjegjësi të reja. Kujdesuni për shëndetin duke i kushtuar rëndësi pushimit dhe ushqyerjes së shëndetshme. Financat janë në një periudhë të mirë, por mos i nënvlerësoni shpenzimet e vogla. Mund të merrni një këshillë të vlefshme nga një mik i ngushtë. Reflektoni mbi prioritetet tuaja dhe merrni kohë për veten tuaj.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Marrëdhëniet sentimentale mund të përjetojnë një fazë reflektimi sot; është momenti i duhur për të diskutuar dëshirat dhe pritshmëritë. Nëse jeni vetëm, mos u nxitoni në njohje të reja, por lejoni gjërat të rrjedhin natyrshëm. Në punë, do të keni mundësi të prezantoni idetë tuaja dhe të fitoni mbështetjen e të tjerëve. Shëndeti kërkon kujdes, sidomos në aspektin emocional; merrni kohë për relaks dhe qetësi. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet impulsive. Mund të merrni një lajm të mirë që lidhet me një pagesë të pritur. Sot është një ditë e mirë për të bërë plane të qeta dhe për të vlerësuar arritjet tuaja.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Sot do të ndjeni një dëshirë të fortë për të përmirësuar marrëdhëniet me partnerin ose për t’u afruar më shumë me dikë që ju pëlqen. Komunikimi i hapur do të sjellë harmoni dhe mirëkuptim. Në punë, mund të përballeni me një detyrë të re që do të kërkojë vëmendje të veçantë. Mos ngurroni të kërkoni ndihmë nga kolegët nëse ndiheni të mbingarkuar. Shëndeti është i mirë, por mos e neglizhoni aktivitetin fizik. Financat janë në rritje, por planifikoni mirë buxhetin tuaj për të shmangur surprizat. Merrni kohë për të reflektuar mbi qëllimet personale dhe profesionale.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, dita mund të sjellë surpriza të këndshme dhe emocione të reja. Nëse jeni në një lidhje, mund të planifikoni diçka të veçantë me partnerin që do të forcojë lidhjen tuaj. Beqarët do të kenë fat në njohje të reja, veçanërisht në mbrëmje. Në punë, do të ndiheni të motivuar dhe do të keni energji për të përfunduar detyrat e lëna pas dore. Kujdesuni për shëndetin duke bërë pushime të shkurtra gjatë ditës. Financat janë të stabilizuara, por shmangni huatë e panevojshme. Sot është dita e duhur për të nisur një kurs të ri ose për të përvetësuar një aftësi të re.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Marrëdhëniet romantike mund të kërkojnë më shumë angazhim nga ana juaj, por do të shpërbleheni me stabilitet dhe dashuri të thellë. Nëse jeni beqarë, një person nga e kaluara mund të rikthehet në jetën tuaj. Në punë, përpjekjet tuaja të mëparshme do të japin fryte dhe mund të merrni një ofertë të re. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me lodhjen fizike. Financat janë në përmirësim, por investoni me kujdes dhe mos ndërmerrni rreziqe të panevojshme. Është një ditë e mirë për të ndarë kohë me familjen dhe për të riorganizuar prioritetet tuaja. Reflektoni mbi arritjet dhe synimet për të ardhmen.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Sot do të përjetoni momente të bukura në dashuri, veçanërisht nëse i kushtoni vëmendje detajeve të vogla që i bëjnë të dashurit tuaj të ndihen të veçantë. Beqarët duhet të jenë të hapur ndaj ftesave sociale, pasi mund të lindë një njohje premtuese. Në punë, do të jeni të fokusuar dhe do të arrini rezultate të mira falë përkushtimit tuaj. Kujdesuni për shëndetin duke bërë ushtrime të lehta ose duke kaluar kohë në natyrë. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të shmangni blerjet e mëdha sot. Mund të merrni një këshillë të vlefshme për menaxhimin e parave. Mos harroni t’i kushtoni kohë vetes dhe relaksit.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Dashuria sot kërkon ndershmëri dhe transparencë; është koha të flisni hapur për ndjenjat tuaja me partnerin. Beqarët mund të ndihen më të sigurt në veten e tyre dhe të tërheqin vëmendje pozitive. Në punë, do të keni mundësi të shfaqni talentet tuaja dhe të merrni vlerësime nga eprorët. Kujdesuni për shëndetin duke u fokusuar në balancën mendore dhe fizike. Financat janë të qëndrueshme, por mos u nxitoni të bëni investime të mëdha. Mund të merrni një lajm të mirë që lidhet me një përfitim financiar. Shfrytëzoni momentin për të bërë plane të reja dhe për të ndjekur ëndrrat tuaja.

The post Horoskopi 3 Shkurt 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

PD tërhiqet nga bojkoti i Reformës Territoriale, zbardhen debatet e plota në grupin parlamentar. Deputetët që dolën kundër

By: M C
2 February 2026 at 23:40

Demokratët ndryshuan mendje. Nuk do të bojkotojnë as Reformën Territoriale dhe as atë Zgjedhore. Sali Berisha i bëri ballë presionit të Taulant Ballës, por u dorëzua para deputetëve që i kërkuan të tërhiqet dhe mos përsërisë gabimet e Lulzim Bashës.

Në bllok, Ina Zhupa, Eno Bozdo, Oerd Bylykbashi, Arjan Ndoja, Xhelal Mziu, Tritan Shehu dhe Bledjon Nallbati e të tjerë, u rreshtuan kundër bojkotit të reformave.

Shumica fitoi, Sali Berisha bëri një hap pas. Vendimin për ta komunikuar në publik ia la nënkryetarit Luçiano Boçi, i cili pranoi debatet kundër bojkotit në grup.

Sali Berisha për momentin nuk e ka mendjen te reformat, por te protestat. Ka në plan të shkojë drejt ngujimit në shesh.

“Jemi bërë si filmi ‘Dy herë mat, edhe akullore edhe çokollatë’, shkojmë në parlament nuk shkojmë në dy komisionet më të rëndësishme. Nëse shkojmë me idenë që Edi Rama s’na jep asgjë, më mirë mos të shkojmë në parlament fare. Duhet shkojmë të shpalosim atje opsionin tonë për qytetarët, pastaj nëse zgjidhim variantin e bojkotit, të bojkotojmë çdo gjë, të shkojmë në grevë në përshkallëzime më të mëdha nuk shkon të shkojmë në komisione të tjera e jo te reformat, duhet të ndajmë mendjen”, ka deklaruar Bledjon Nallbati.

“Asnjë prej nesh nuk do bojkot, në kushtet kur mazhoranca ka mbyllur çdo derë dhe në këto kushte të parlamentarizmit detyrohesh të marrësh qëndrime ekstreme”, është shprehur Tritan Shehu.

“Nuk duhet ta lëmë hapësirën bosh në Komisionin e Reformës Territoriale. Pavarësisht nëse na dëgjojnë apo nuk na dëgjojnë, ne shkojmë për qytetarët dhe interesin publik. Të jemi aty për dëgjesat me ekspertët, për të dhënë zgjidhjet tona, që qytetarët të na dëgjojnë se si e duam ne reformën territoriale t’u shërbejë atyre.

Ata do ta kenë më të vështirë të na kundërshtojnë, sepse nuk kanë argumente, por e kanë shumë të lehtë ta kalojnë pa ne, sepse thonë: “Ju nuk ishit”, dhe kështu janë rehat. Unë i kam pyetur qytetarët e zonave të mia dhe më thonë merrni pjesë. Ju ftoj dhe të bëni një sondazh do ju dali që thonë merrni pjesë. Votat nuk i kemi, por e kemi zërin tonë aty dhe kjo do të ketë rezonancë si te qytetarët, ashtu edhe te ndërkombëtarët, duke bërë propozime konkrete.

Ne duhet të jemi shumёdimensionalë, edhe protestat t’i bëjmë, edhe në reforma të jemi prezentë, edhe analizën, edhe zgjedhjet. Jemi parti me kapacitete njerëzore dhe intelektuale; nuk kemi pse të ndjekim vetëm një rrugë dhe të braktisim të tjerat”, ka deklaruar Ina Zhupa.

The post PD tërhiqet nga bojkoti i Reformës Territoriale, zbardhen debatet e plota në grupin parlamentar. Deputetët që dolën kundër appeared first on Albeu.com.

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD për bashkimin e opozitës

By: M C
2 February 2026 at 23:08

Analisti Baton Haxhiu, duke komentuar idenë e një forumi intelektualësh për të bashkuar partitë e opozitës, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se e sheh të pamundur që partitë e reja që janë shkëputur nga PD-ja dikur të bashkohen sërish me PD që drejtohet ende nga Berisha që vijon ende me diskursin e viteve më parë.

Pjesë nga biseda

Baton Haxhiu: Ka një papajtueshmëri me këto që kërkohen tani. Nëse këto parti kanë dalë nga PD për shkak të lidershipit është e vështirë të hyjnë brenda një ombrelle me lidershipi të pandryshuar. Për faktin se dy partitë e mëdha e kanë ndërtuar sistemin vetëm mosbesimi është i madh, duhet të krijoni besimin pastaj pajtueshmërinë. Unë besoj se rruga e partive të vogla është të rriten dhe PS të zbresë nën 70. Ideja që të zbresësh nga monopoli të bën me pak autokrat, më pak arrogant dhe shumë më i ndjeshëm. Ne e kemi një lider opozitar ku ti përfaqëson rininë, diskursi nuk ka ndryshuar dhe si ta bindësh Qorin, Shehajn me diskurs të pandryshuar dhe ky e mban peshën e mossuksesit të shndërrohet në parim të ndryshimit. Nuk ka fjali që më bindin. Po të isha unë në krye të një partie opozitare do e shëroja veten nga bashkimet artificiale dhe të bëja çmos ta rrisja kuotën time në 5 deputetë. Kur synon rritjen dhe bashkimin e pranon me vështirësi se çdo përpjekje ka qenë pafuqi dhe njeriu provon vetë.

Besart Xhaferri: Argumenti juaj filloi me atë që parti të ndryshme opozitare janë shkëputur nga PD-ja. E palogjikshme.

Baton Haxhiu: Besueshmërinë më sqaro ti.

Besart Xhaferri: Kemi një rast ku LSI u shkëput nga PS dhe në 2013 bëri sërish koalicion që ndodhi ndryshimi. Pra ekziston shkëputja dhe grupimi.

Agron Shehaj: Nuk është për t’u marrë shembull.

Besart Xhaferri: Nuk e marr shumë nga ana morale. Batoni ka qenë pro atij bashkimi në 2013.

Baton Haxhiu: Arsyeja pse LSI është bashkuar është se e ka patur një moment krize morale që ka qenë e atakueshme nga PS-ja. Demonstrata e 21 janarit ishte pikërisht për shkak të Ilir Metës. E vetmja arsye për t’u larguar nga ajo ishte bashkimi me PS-në.

Besart Xhaferri: Për diskursin e z. Berisha që mund ta ketë tradicional e jep përgjigjen elektorati në zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Ylli Rakipi: Kush i cakton nëse zgjedhjet janë të ndershme dhe të lira?

Besart Xhaferri: Raporti i OSBE/ODIHR-it. Pra siç po thoja për diskursin vendos elektorati. Mund të ketë një diskurs më modern z. Shehaj, por nuk qëndron këru problem, por te farsa elektorale. Bëji me kushtet e Maqedonisë së Veriut zgjedhjet. Unë kisha përballë në listën e mbyllur më 11 maj ministrin e Brendshëm që kishte vetëm 3 muaj përvojë dhe unë kisha 5 vite në media dhe do të përqafohesha nga ajo zonë, u përqafua Ervin Hoxha. Nëse do të shkoja si Besart Xhaferri qytetar dher Ervin Hoxha si qytetar dhe jo si ministër, do të jetë e kundërta. Unë nuk kisha diskurs të vjetër.

The post “Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD për bashkimin e opozitës appeared first on Albeu.com.

I ftohti ekstrem “pushton” New York-un, 13 persona humbin jetën

By: M C
2 February 2026 at 23:07

Të paktën 13 persona kanë vdekur në New York City nga i ftohti ekstrem. Vendi po përballet me valën e 11-të radhazi të të ftohtit, e cila ka ngrirë rrugët dhe sheshet, ndërsa autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet e tyre dhe të mbrohen nga temperaturat ekstreme.

“Këtë mëngjes, gjashtëmbëdhjetë nga bashkëqytetarët tanë të Nju Jorkut vdiqën ndërsa ishin jashtë gjatë kësaj periudhe të ftohti ekstrem. Në 13 prej këtyre rasteve, gjetjet paraprake tregojnë se hipotermia luajti një rol”, tha kryebashkiaku Zohran Mamdani.

Mediat e huaja shkruajnë se Metropoli verilindor i SHBA-së mund të jetë duke përjetuar aktualisht periudhën më të gjatë të vazhdueshme të temperaturave nën zero në të gjithë historinë e qytetit. Për të adresuar këtë situatë, autoriteti bashkiak mobilizoi një flotë prej 20 automjetesh me personel shëndetësor, si dhe qendra ngrohjeje për raste emergjence.

Sipas statistikave zyrtare, midis viteve 2005 dhe 2021, qyteti i Nju Jorkut regjistroi midis 9 dhe 27 vdekje në vit të lidhura me të ftohtin. Ky numër u rrit në 34 në vitin 2021 dhe 54 në vitin 2022./

The post I ftohti ekstrem “pushton” New York-un, 13 persona humbin jetën appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 2 February 2026Main stream

Vrull diplomatik mes tensioneve në rritje SHBA-Iran

By: M C
2 February 2026 at 22:45

Teksa forcat amerikane po grumbullohen pranë kufijve të Iranit dhe në kohën kur Teherani po paralajmëron për pasoja nëse shpërthen lufta, po zhvillohet një përpjekje diplomatike për të shmangur një përshkallëzim rajonal, pasi Uashingtoni ka kërcënuar me veprim ushtarak për shkak të shtypjes vdekjeprurëse të protestave antiqeveritare në Iran.

Më 1 shkurt, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, sinjalizoi një hapje të mundshme, duke deklaruar se një “marrëveshje e drejtë dhe e barabartë” që do të siguronte Republika Islamike të mos posedojë armë bërthamore mund të arrihet, duke i bërë jehonë me qëllim formulimit të përdorur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Vetë Trump e konfirmoi këtë ndryshim, duke u thënë gazetarëve se Irani po “bisedon seriozisht” me Shtetet e Bashkuara.

Këto zhvillime vijnë pas një jave intensive të diplomacisë fluturuese: shefi i sigurisë i Iranit, Ali Larijani, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë më 30 janar, ndërkaq Araqchi udhëtoi drejt Turqisë për t’u konsultuar me presidentin, Recep Tayyip Erdogan, dhe ministrin e Jashtëm, Hakan Fidan.

Vrulli vazhdoi edhe në ditën pasuese në Teheran, ku të dy zyrtarët u takuan me kryeministrin e Katarit, Sheik Muhammad bin Abdulrahman al-Thani, për të cilin gjerësisht u spekulua se po përçonte një mesazh nga Uashingtoni.

Pas këtyre takimeve, Larijani shkroi në X se kishte pasur “përparim në formimin e një kornize” për bisedime. Raportimet e mediave iraniane tani sugjerojnë se një takim kokë më kokë në Ankara mes të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe diplomatëve të lartë iranianë mund të ndodhë “në ditët në vijim”.

Irani po përballet me trazira që nga 28 dhjetorit, kur protestuesit paqësorë nisën të dalin nëpër rrugët e Teheranit duke kërkuar nga autoritetet që të veprojnë për të ndalur inflacionin në rritje dhe zhvlerësimin e valutës kombëtare.

Për shkak të kufizimeve në qasjen në shërbimet e internetit në Iran, është e vështirë që të vlerësohet sesa protestues janë vrarë gjatë demonstratave masive, që duket se janë fashitur në ditët e fundit.

Organizata për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, HRANA, shifrat e të cilave Radio Evropa e Lirë i ka cituar vazhdimisht që nga nisja e shtypjes së dhunshme në Iran më herët gjatë muajit, thotë se numri i vdekjeve të konfirmuara, përfshirë edhe të forcave të sigurisë, tani është 6.563, ndërkaq numri i vdekjeve që ende po hetohen është 17.091. Më shumë se 49.000 persona janë arrestuar.

Disa media, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, kanë raportuar se numri i viktimave është shumë më i lartë.

Në fund të muajit të kaluar, Trump njoftoi se një “flotë masive” po lëvizte drejt Iranit, duke paralajmëruar se mund të veprojë “me shpejtësi” nëse është e nevojshme. Ai po ashtu tha se shpreson që një “marrëveshje e drejtë” do të linte Iranin pa armë bërthamore.

Ushtria amerikane ka dislokuar në afërsi të brigjeve të Iranit një grup sulmues detar, të udhëhequr nga aeroplanmbajtësi USS Abraham Lincoln.

Disa në Iran kanë sugjeruar po ashtu për një marrëveshje të mundshme e cila do të parashihte që rezervat e Iranit me uranium të pasuruar në nivel të lartë – që raportohet se janë të fshehura nëntokë pas sulmeve ajrore amerikane qershorin e vitit të kaluar – të transferohen në një shtet tjetër.r

Pavarësisht optimizmit publik, analistët kanë paralajmëruar se rruga drejt një marrëveshjeje është e mbushur me rreziqe të brendshme për Teheranin.

Analisti me seli në Spanjë, Ata Mohamed-Tabriz, i tha Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se përderisa Ministria e Jashtme po jep sinjale të fleksibilitetit, elementët e linjës së ashpër brenda Gardës Revolucionare Islamike i shohin këto bisedime si një “lojë mashtruese” dhe si një “helm vdekjeprurës”.

Pyetja kryesore është: si duket në realitet një marrëveshje “e drejtë”? Përderisa Trump pohon se sulmet amerikane të kryera në qershor “shkatërruan” programin bërthamor të Iranit, kërkesat e tij kanë shkuar përtej çështjes së pasurimit të uraniumit.

Aktivisti me seli në Gjermani, Mehdi Fatapour, argumentoi se për çdo marrëveshje që vërtetë do të plotësonte kërkesat e administratës Trump dhe do të shmangte luftën, do të kërkonte me shumë gjasa atë që mund të cilësohet si “dorëzim strategjik”.

Duke folur për Radion Farda, Fatapour tha se Uashingtoni mund të kërkojë një ndryshim total në identitetin rajonal të Iranit, duke përfshirë përfundimin e armiqësive me Izraelin dhe heqjen dorë nga bashkëpunëtorët e tij rajonalë.

Për Republikën Islamike këto nuk janë thjesht pika politike, ato janë shtylla ideologjike të shtetit dhe autoritetet iraniane e kanë përjashtuar mundësinë e negociatave për çfarëdo çështje që shkon përtej programit bërthamor.

Edhe nëse një kornizë arrihet në Ankara, ajo mund të shërbejë vetëm si një lehtësim i përkohshëm. Mohamed-Tabriz sugjeroi se një “marrëveshje minimale” mund të blejë kohë, por nuk zgjidh “grumbullimin masiv të kërkesave shoqërore” dhe pakënaqësinë e brendshme që aktualisht mbretëron brenda Iranit.

Analistët argumentojnë se kërcënimi për një “luftë rajonale” mbetet karta kryesore e Teheranit për negocim. Duke e paraqitur konfliktin si një katastrofë ekzistenciale që do të përfshijë tërë Lindjen e Mesme, Teherani ka arritur të ushtrojë presion ndaj ndërmjetësve rajonalë si Katari dhe Turqia për të ndërhyrë.

Megjithatë, sipas Fatapour, nëse Republika Islamike zgjedh rrugën e reformave të ngadalta dhe të koncesioneve të vogla diplomatike, ajo ende mund të përballet me një reagim të ashpër nga publiku, i cili gjithnjë e më shumë është i lodhur nga sanksionet dhe kërcënimi i një lufte./REL

The post Vrull diplomatik mes tensioneve në rritje SHBA-Iran appeared first on Albeu.com.

I dhunuar herë pas here pas deklaratave të bujshme, Elton tozaj nuk ndalet: Do publikoj lidhjet që showbizzi ka me trafikantët

By: M C
2 February 2026 at 22:32

Gazetari Elton Tozaj ka bërë së fundmi një paralajmërim në rrjetet sociale, duke deklaruar se pritet të publikojë materiale që, sipas tij, do të “trondisin opinionin publik”.

Përmes një postimi në TikTok, ai ka njoftuar se çdo të mërkurë do të publikojë fakte, fotografi dhe video që synojnë të dokumentojnë lidhje të mundshme mes botës së showbiz-it, mafies dhe krimit të organizuar.

Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi banesa e tij u bë objekt i një sulmi, ku persona ende të paidentifikuar lyen ambientet me benzinë, një akt kërcënues.

Megjithatë, duket se presioni nuk e ka ndalur Tozajn, ai ka zgjedhur t’i përgjigjet kërcënimeve duke paralajmëruar publikimin e materialeve të tij me sloganin: “Së shpejti!”

The post I dhunuar herë pas here pas deklaratave të bujshme, Elton tozaj nuk ndalet: Do publikoj lidhjet që showbizzi ka me trafikantët appeared first on Albeu.com.

“Nuk duam qeveri teknike”/ Agron Shehaj: Si të bashkohem me Berishën, kur ne jemi kundërshtarë të flaktë të partive të vjetra?!

By: M C
2 February 2026 at 22:19

Kryetari i partisë Mundësia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, mohoi kategorikisht një bashkim të mundshëm të kësaj partie me PD-në e Sali Berishës. Ai tha se është larguar nga PD pikërisht për shkak të problemeve të mëdha që ka kjo parti dhe asgjë nuk është përmirësuar.

Shehaj tha se nuk kërkon qeveri teknike, ndërkohë që Kodi Zgjedhor nuk varet nga opozita, pasi votat i ka Rama.

Biseda:

Agron Shehaj: Qëndrimin tim e kam mbajtur. Ne duhet të kuptojmë një gjë, nxorrëm një kandidat ndryshe dhe hodhëm propozimin e kandidatit që të përfaqësojë votuesit opozitarë dhe jo partitë politike, për të vajtur përtej partive politike dhe kandiduam Ermalin. Ne kemi ikur nga PD, për disa arsye që Ermali i di dhe ato qëndrojnë. Këto çështje që na kanë ndarë nga PD, vijojnë të jenë aty, nuk ka asnjë ndryshim.
Nxjerrja e një kandidati jashtë partive, ishte mënyra për të patur një alternativë të besueshme, për ti dhënë një shans Tiranës. Ky ishte qëllimi ynë. Nuk e kam kuptuar pse doli ky propozim nga Ermali? Ne na kanë votuar 50 mijë qytetarë në Shqipëri, pasi i thamë që Berisha ka patur shanse ta qeverisë Shqipërinë dhe nuk kemi pse i japim arsye tjetër. Dhe na kanë votuar. Ne nuk kemi asgjë të përbashkët me partitë e vjetra, por jemi kundërshtarë të flaktë, mbi çështjen kryesore, drejtësia, nga e cila varet e ardhmja e Shqipërisë. Për cfarë diskutojmë? Zgjedhje të lira dhe të ndershme? Po ishim edhe përpara ne për këtë të bashkuar. Qeveri teknike? Jo faleminderit, nuk e duam. Kodi Zgjedhor? Në 35 vjet dy partitë e mëdha janë bërë bashkë dhe kanë bërë kod zgjedhor kundër partive të vogla. Se të bashkohemi për zgjedhjet të lira kur nuk varen nga ne? Si mund të bëhet një qeveri, ku të votohet në Parlament, ku Rama ka 86 mandate? Si do të bëhet kodi zgjedhor, kur Edi Rama ka 86 mandate? Ky bashkim nuk ka kuptim.

Ermal Hasimja: Nuk është fjala për bashkim, por për ulje në tryezë. Zoti Shehaj thotë nuk ulemi në tryezë, për problemet që tha, nuk ulemi me Sali Berishën, dhe me PD-në, nga partia nga ka ardhur edhe vetë. Gjithsesi është qëndrimi i zotit Shehaj. Këto objektiva që thashë unë, a nuk janë edhe objektivat e Mundësia dhe Lëvizja Bashkë? Më duket se janë.
Edhe çështja e zgjedhjeve të lira, edhe mbështetja e një drejtësie kushtetuese. Kur flasim për tryezën, politika, që edhe kam studiuar, politika në thelb është diskutim, debat, kompromis. Politika është negocim. Edhe Shehaj edhe Qori thonë nuk diskutojmë me këta, por këta ulen çdo ditë nëpër komisione me Partinë Socialiste. Votuan për Bordin e Paqes.

The post “Nuk duam qeveri teknike”/ Agron Shehaj: Si të bashkohem me Berishën, kur ne jemi kundërshtarë të flaktë të partive të vjetra?! appeared first on Albeu.com.

Dodik pas takimit me Vuçiçin: Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar

By: M C
2 February 2026 at 22:10

Ish-kryetari i entitetit Republika Sërpska në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, ka thënë se Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë-Hercegovinë “ka dështuar”, raporton “Avaz”.

Dodik në një postim në “X” pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të hënën tha se “Republika Sërpska ka të drejtë të mbrohet”.

Dodik ka zhvilluar një vizitë në Izrael dhe Hungari, para se të takohej të hënën me Vuçiçin në Beograd.

“E informova presidentin Vuçiç se Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar, se Bosnja dhe Hercegovina ka atrofuar për shkak të mosgatishmërisë së politikës së Sarajevës për t’i respektuar të drejtat e Republika Sërpskas, se gjykatat janë bërë një mjet hakmarrjeje dhe se Republika Sërpska ka të drejtën dhe detyrimin ta mbrojë veten dhe popullin serb”, ka shkruar Dodik.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës në nëntor të vitit të kaluar ia ka hedhur poshtë ankesat Dodikut kundër një vendimi me të cilin ia ndalonte atij pjesëmarrjen në politikë dhe njëkohësisht ia merrte mandatin si president i entitetit serb të Republika Sërpskas. Dodikut iu ndalua të mbajë poste politike për 6 vjet pasi kundërshtoi vendimet e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt.

Në fund të nëntorit të Sinisha Karan, një aleat i ngushtë i Dodikut, u zgjodh president i ri i Republika Sërpskas.

The post Dodik pas takimit me Vuçiçin: Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar appeared first on Albeu.com.

Përplasja me armë në berberhanen e Lezhës, zbardhen emrat tre atentatorëve/ Si nisi konflikti mes kushërinjve Nikulaj dhe autorëve gjatë verës

By: M C
2 February 2026 at 21:49

Janë zbardhur emrat e tre autorëve të atentatit në Rrilë të Lezhës mbrëmjen e djeshme (1 shkurt), ku dyshohet se shënjestër ishte 21-vjeçarit Merando Nikulaj dhe ku mnbeti i plagosur 30-vjeçari Sokol Daci.

Burime bëjnë me dije se autorët janë: Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka.

Mësohet se Merando Nikulaj bashkë me kushëririn e tij, kanë pasur një konflikt në verë me njëri-tjetrin, pranë zonës së plazhit ku kanë edhe hotelin. Dy djemtë e Nikulajve i kanë përplasur motorin djemve të fisit Ndoka, ku mësohet se janë konfrontuar fizikisht, me shkopa bejsbolli dhe sende të tjera të forta.

Merando Nikulaj është çuar në gjyq lidhur me sherrin që ka pasur me djemtë e fisit Ndoka.

Policia njoftoi sot se në lidhje me ngjarjen ka ndaluar efektivin Besart Kovaçi, 24 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi i është përgjigjur me armë autorëve.

Blutë njoftuan se nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka, Kevin Ndoka dhe Meandro Nikulaj, të cilët janë shpallur në kërkim, të dyshuar për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”.

ne perditesim…

The post Përplasja me armë në berberhanen e Lezhës, zbardhen emrat tre atentatorëve/ Si nisi konflikti mes kushërinjve Nikulaj dhe autorëve gjatë verës appeared first on Albeu.com.

“Unë me anglishten time çobanëshe”, Miri rrëfen për herë të parë historinë e tij të dashurisë: Na erdhën krushqit gjermanë

By: M C
2 February 2026 at 21:27

Në një bisedë të zhvilluar me banorët, pasditen e sotme, Miri ka rrëfeyr historinë e tij të dashurisë me partneren e tij gjermane.

Miri zbulon se për herë të parë ata janë parë në një dasëm ku ishin të ftuar të dy, e që atë ditë ata shkëmbyen Messenger-in me njëri-tjetrit.

Duke qenë se të nesërmen e dasmës, partnerja e tij nisej për Gjermani, Miri, asokohe 32 vjeç, shpjegon se e vetmja mënyrë për të ruajtur marrëdhënien e tyre ishte të komunikonin herë përmes Messenger-it, e herë ajo e telefononte përmes telefonit të shtëpisë.

Këto ishin dy metoda që forcuan marrëdhënien e Mirit dhe partneres së saj. Ndonëse me një anglishte jo perfekte, banori shpjegon se partnerja e tij përpiqej që ta kuptonte.

“Ne takohemi aty në dasëm, të dy. Nga aty fillojmë kontaktet, ajo të nesërmen ikën për Gjermani. Unë 32 vjeç këtu në Tiranë dhe flisnim me messenger, se ajo kohë ishte atëherë, nganjëherë më merrte dhe me telefonin e shtëpisë, se nuk kishim Whatssapp akoma. Flisnin në telefon, në Messenger, unë me atë anglishten time çobanëshe” tha Miri.

Rrëfimi i plotë i Mirit: Martohet kushërira ime, me një diplomat gjerman që punonte në ambasadë, ata martohen në Tiranë, bëjnë dasmën dhe ne shkojmë si të ftuar. Atje vjen dhe kjo gjermanka, si shok me këtë dhëndrin, kishte marrë nja 20 vetë krushq ai, mes tyre ishte dhe kjo. Ne takohemi aty në dasëm, të dy. Nga aty fillojmë kontaktet, ajo të nesërmen ikën për Gjermani. Unë 32 vjeç këtu në Tiranë dhe flisnim me Messenger, se ajo kohë ishte atëherë, nganjëherë më merrte dhe me telefonin e shtëpisë, se nuk kishim Whatssapp akoma. Flisnin në telefon, në Messenger, unë me atë anglishten time çobanëshe. Ku dija unë anglisht atëherë, unë e kisha harruar. Po nuk e praktikove e harron. Atëherë fillova të praktikoja sërish kur flisja me atë. Unë kohën e foljeve nuk e di, siç e keni parasysh, por ajo kuptonte. Pastaj erdhi dhe njëherë ajo këtu që erdhi tamam për mua.

The post “Unë me anglishten time çobanëshe”, Miri rrëfen për herë të parë historinë e tij të dashurisë: Na erdhën krushqit gjermanë appeared first on Albeu.com.

Hetimi i AKSHI-t, Apeli i Posaçëm shqyrton nesër masat për Mirlinda Karcanaj dhe Hava Delibashin

By: M C
2 February 2026 at 21:01

Mirlinda Karcanaj dhe Hava Delibashi do të dalin nesër para Apelit të Posaçëm për shqyrtimin e masave të sigurisë të vendosura ndaj tyre, në kuadër të hetimeve të SPAK.

Sipas burimeve, ankim ndaj masave të sigurisë kanë ushtruar edhe disa persona të tjerë të dyshuar në të njëjtën çështje.

Hetimi lidhet me operacionin e fundit të SPAK, i cili goditi një grup të dyshuar kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në kuadër të këtij operacioni, janë shpallur në kërkim edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

The post Hetimi i AKSHI-t, Apeli i Posaçëm shqyrton nesër masat për Mirlinda Karcanaj dhe Hava Delibashin appeared first on Albeu.com.

❌
❌