Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 2026Main stream

Gazetari kroat interviston dëshmitarin që thotë se pa Vuçiqin dhe Sheshelin duke marrë pjesë në vrasjen me snajperë në 'Sarajeva Safari'

2 February 2026 at 18:17


Gazetari hulumtues kroat Domagoj Margetiq ka arritur të sigurojë intervistën me Aleksandar Liçanin i cili ishte dëshmitarë i vrasjeve nëpër Sarajevë në atë që tashmë po njihet si Sarajeva Safari.

Ai tha se është dëshmitar i asaj se çfarë kanë bërë serbët gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, përfshirë Sllavoj Aleksiqin, Vojisllav Sheshelin dhe Aleksandar Vuçiqin, transmeton Telegrafi.

“E di se kanë sjellë njerëz edhe nga shtete tjera duke vepruar njëjtë – pra vrasjen e fëmijëve të pafajshëm, civilë, gra dhe të moshuar nëpër Sarajevë”, tha Liçanin, i cili shtoi se “këtë nuk po mund të durojë pasi atëherë po thuhet se të gjithë ne jemi njësoj”.

Ndërkaq kur është pyetur nga gazetari kroat se Vuçiq jo vetëm që është marrë me organizime, por se ka shtënë vetë nga snajperi nga varrezat e hebrenjve.

“Ashtu është, ekzistojnë edhe disa fotografi ku ata shihen duke bartur në shpinë pushkë snajper, kurse rrëfimi i tij se ishte ombrellë është trillim”, shtoi Liçanin.

Gjithashtu theksoi se ishte dëshmitar kur Vuçiqi dhe Shesheli organizonin turistë snajperë që shkonin në varrezat e hebrenjve.

“Njerëzit vinin nga vende të ndryshme për ta bërë këtë për para, pasi askush nuk është i çmendur që të vijë dhe ta bëjë falas”, theksoi ndër tjera dëshmitari.

Sa i përket asaj që Vuçiq mohon përfshirjen në këto vrasje, dëshmitari është pyetur se pse njerëzit po frikësohen ta flasin të vërtetën.

“Njerëzit frikësohen për veten dhe familjen, por unë jam i përkushtuar të them të vërtetën dhe dua që e vërteta të mësohet nga të gjithë. Që t’i vihet pika atij Safarit të mallkuar të Sarajevës dhe të dihet se kush çfarë ka bërë dhe kush ka shtënë mbi civilët në Grbavicë. Lokalet zbrazeshin që Aleksiq, Sheshel dhe Vuçiq të mund të qëndronin lirshëm”, tha për fund Liçanin. /Telegrafi/

Yesterday — 1 February 2026Main stream

Ambasadori rus u thotë qytetarëve serbë: Do të keni gaz me çmimin më të mirë edhe pas marsit

1 February 2026 at 11:06


Ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Bocan Kharchenko, deklaroi se "negociatat për NIS ende nuk janë përfunduar plotësisht, por ka përparim dhe i gjithë procesi po shkon në një drejtim që u përshtatet të gjithëve, gjë që konfirmohet nga deklaratat e zyrtarëve serbë".

"Do të thosha se rezultatet aktuale të bisedimeve përputhen plotësisht me marrëdhëniet miqësore midis Rusisë dhe Serbisë. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, ato ofrojnë një mundësi për; bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e energjisë dhe në çdo sferë tjetër", tha Kharchenko, në një intervistë për mediat serbe, transmeton Telegrafi.

Kur u pyet nëse e sheh vendimin e OFAK për të zgjatur licencën e NIS deri më 20 shkurt si një sinjal se pala amerikane mund të japë dritën jeshile për marrëveshjen përfundimtare për shitjen e aksioneve ruse në "Mol", apo nëse komplikimet janë ende shumë të mundshme, ai tha se është "shumë i rezervuar për këtë".

"Çështja e NIS është shumë e ndërlikuar, ekziston edhe OFAK, dhe nuk mund të përjashtojmë asnjë supozim. Kjo është bota në të cilën jetojmë. Vendimi i OFAK për të zgjatur licencën është mjaft domethënës, kryesisht për ruajtjen e funksionalitetit të NIS dhe Rafinerisë së Pançevës, sepse është një burim industrial i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Serbisë në një kuptim më të gjerë. Me fjalë të tjera, kemi një rreze shprese", shpjegoi ambasadori rus në Serbi.

Ai deklaroi se furnizimi i Serbisë me gaz rus do të jetë i qëndrueshëm dhe me çmimet më të favorshme pas marsit.

"Po, siç ka qenë deri më tani, nuk ka dyshim për këtë. Kjo bazohet gjithashtu në marrëveshjen dhe mirëkuptimin parimor midis presidentëve të Rusisë dhe Serbisë. Sigurisht, situata tani është shumë e ndryshme nga kohët e mëparshme kur u nënshkruan kontrata afatgjata, kishim stabilitet në tregjet e energjisë dhe gazit, dhe transportin. Tani realiteti është i ndryshëm", tha Kharchenko. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Hulumtuesi kroat zbulon lidhjet e errëta të Veselinoviqit me Vuçiqin dhe Dodikun

31 January 2026 at 14:24


Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq ka publikuar në rrjetet sociale akuza të rënda lidhur me shkatërrimin e një vendi memorial në zonën e Prijedorit të Bosnje dhe Hercegovinës, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore u krye një krim masiv ndaj civilëve serbë.

Sipas Margetiqit, në vitin 2023, në zonën e Bukova Kosës, përkatësisht në fshatin Veliko Palançishte, janë ushtruar presione të paligjshme ndaj banorëve lokalë për t’i detyruar ata të shesin tokën e tyre.

Ai pretendon se këto veprime janë kryer nga persona të lidhur me biznesmenin serb Zvonko Veselinoviq, përmes kompanisë Drvoexport, e cila ka hapur miniera qymyri të paligjshme në atë territor.

Margetiq thekson se banorët, të cilët sipas tij janë të gjithë të përkatësisë etnike serbe, janë përballur me kërcënime, ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit, si dhe presione fizike, me qëllim që të largoheshin nga pronat e tyre. Ai shton se shfrytëzimi i qymyrit në këtë zonë dyshohet se është përdorur për përfitime financiare të paligjshme dhe pastrim parash.

Sipas gazetarit kroat, një nga lokacionet e shkatërruara është Jezerine, vend ku në tetor të vitit 1942, forcat ‘ustashe’ kanë vrarë 103 civilë serbë. Në atë vend ishte vendosur një kryq përkujtimor nga banorët lokalë, si shenjë nderimi për viktimat.

Margetiq pretendon se gjatë gërmimeve për minierën e qymyrit, ky vend memorial është shkatërruar me mjete të rënda ndërtimi, pavarësisht rëndësisë së tij historike dhe simbolike.

Ai i lidh këto veprime me struktura politike dhe ekonomike në Serbi dhe Republikën Serbe, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe liderin e Republikë Serbe, Milorad Dodik.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, institucionet përkatëse në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj këtyre pretendimeve. /Telegrafi/

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

29 January 2026 at 21:53


Gazetari kroat, Domagoj Margetiq ka publikuar një dokument të ri që dëshmon pjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në “Sarajevo Safari” – vrasjen e civilëve të pafajshëm në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Publikimi i dokumentit vjen pasi Vuçiq, disa ditë më parë, gjatë një paraqitjeje në FTV, në lidhje me “Sarajevo Safari”, deklaroi se “e dini që po gënjeni”.

“Nuk ka mënyrë më të mirë dhe më profesionale gazetareske për t’iu përgjigjur fyerjeve të Vuçiqit sesa publikimi i edhe një dokumenti tjetër që dëshmon pjesëmarrjen e tij në safari njerëzore në Sarajevën e kohës së luftës. Duke qenë se në intervistën për Federal TV më akuzoi edhe një herë se po gënjej, gjë që u transmetua nga të gjitha mediat në rajon, asgjë nuk e dëshmon më mirë se ky dokument se gënjen pikërisht Vuçiqi”, tha Margetiq.

Siç thekson ai, dokumenti i “Njësisë çetnike të Novo Sarajevës” me numër 72-08/92, i datës 23.08.1992, i nënshkruar nga komandanti i njësisë Slavko Aleksiq, dëshmon disa fakte të rëndësishme dhe hap disa pyetje jashtëzakonisht të rëndësishme në rastin e safarive njerëzore në Sarajevën e kohës së luftës.

“Aleksandar Vuçiq edhe në intervistën e fundit propagandistike për Federal TV ka pretenduar se kurrë nuk ka mbajtur pushkë mbi Sarajevë dhe se nuk ka qëlluar. Ky dokument dëshmon se Aleksandar Vuçiq po gënjen. Me urdhrin nr. 72-08/92, komandanti Slavko Aleksiq i ka urdhëruar logjistikës së Njësisë që Vuçiqit t’i vihet në përdorim një pushkë, konkretisht ‘Zastava M59/66’, e njohur gjerësisht si ‘papovka’. Kushdo që ka pasur ndonjë lidhje me ushtrinë ose ka shërbyer në Ushtrinë Popullore Jugosllave (JNA), është plotësisht i vetëdijshëm se në atë incizim video mbi Sarajevë, Vuçiqi mban pikërisht atë model pushke”, deklaroi ai.

Ai shtoi se në atë model “papovke” mund të montohet optikë dhe se pushka është shumë precize, ndaj është përdorur gjerësisht edhe si pushkë snajperi.

“Përveç kësaj, edhe ky dokument, i cili qartazi është hartuar pikërisht në momentin e ardhjes së Aleksandar Vuçiqit në pozicionet për gjueti të snajperit ndaj civilëve, përkatësisht në pozicionet për safari njerëzore, në Varrezat Hebraike në Sarajevë, dëshmon se pikërisht Vuçiqi ishte i ngarkuar si udhërrëfyes dhe shoqërues i mysafirëve të huaj që vinin për safari njerëzore. Krahas gjithë sa u përmend, ky dokument dëshmon edhe një gjë tjetër: lidhjen e Aleksandar Vuçiqit me Sigurimin Shtetëror të Serbisë, i cili në atë kohë drejtohej nga Jovica Stanishiq, i dënuar për krime lufte. Këtë e konfirmojnë edhe informacione të tjera sipas të cilave Vuçiqi, në atë periudhë, gjatë lëvizjes si vullnetar nëpër Bosnjë e Hercegovinë dhe gjatë pjesëmarrjes aktive në rrethimin e Sarajevës, përdorte një letërnjoftim zyrtar të Sigurimit Shtetëror. Kjo, natyrisht, ngre pyetje të mëtejshme se deri në çfarë mase sigurimi ushtarak i Serbisë e ka përdorur Sheshelin, partinë e tij SRS dhe këto njësi si një degë ilegale të DB-së për punë dhe detyra të pista?!”, pyeti Margetiq. /Telegrafi/

BE paralajmëron paketë të re mbështetjeje financiare për Ballkanin Perëndimor, Serbia mbetet jashtë

27 January 2026 at 16:18


Bashkimi Evropian ka njoftuar një paketë të re mbështetjeje financiare në vlerë prej 171 milionë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor, e fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe forcimin e sektorit privat. Serbia nuk përfshihet në këtë paketë.

Sipas Komisionit Evropian, fondet do t’u ndahen Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me synimin për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian.

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka theksuar se investimet në rajon janë thelbësore për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Ajo ka deklaruar se këto projekte synojnë të krijojnë mundësi konkrete për qytetarët, duke mbuluar fusha nga infrastruktura deri te zhvillimi i bizneseve.

Nga shuma totale, 91.8 milionë euro janë ndarë për projekte infrastrukturore, përfshirë implementimin e internetit me shpejtësi të lartë dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës–Tiranë në Shqipëri, përmirësimin e sistemit të transmetimit të energjisë në Maqedoninë e Veriut, rindërtimin dhe modernizimin energjetik të shkollave në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, si dhe projekte për furnizim me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza në Bosnjë e Hercegovinë, raporton Nova.

Një tjetër pjesë e paketës, në vlerë prej 76.3 milionë eurosh, është dedikuar për mbështetjen e sektorit privat, përmes programeve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, financimit inovativ për investime jo-tradicionale dhe forcimit të partneriteteve publike-private në rajon.

Ndërkohë, Serbia nuk është përfshirë në këtë paketë financiare, pavarësisht se është pjesë e Ballkanit Perëndimor.

Ky vendim ka nxitur reagime dhe kritika nga qarqe politike në Beograd, të cilat e shohin mungesën e fondeve si një sinjal negativ për marrëdhëniet dhe dialogun me Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se projektet do të zbatohen në bashkëpunim me partnerët lokalë dhe institucionet ndërkombëtare financiare.

Po ashtu, rreth 2.9 milionë euro janë ndarë për ndihmë teknike në Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë, me fokus në nxitjen e investimeve në energji, ujë, inovacion dhe kërkime shkencore./Telegrafi.

Armët që siguroi Serbia në fshehtësi

27 January 2026 at 11:55


A po hyn Ballkani Perëndimor në një garë armatimi dhe sa reale janë paralajmërimet për rritje të kapaciteteve ushtarake? Kjo ishte tema e emisionit Ura të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë. Analistët e sigurisë, Nikolla Lluniq dhe Igor Tabak, diskutuan deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, modernizimin ushtarak të Kroacisë në kuadër të NATO-s, burimet e furnizimit me armë, si dhe armatimin që Serbia pranoi se e ka blerë në fshehtësi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi së voni se Serbia, brenda një viti e gjysmë, synon t’i dyfishojë kapacitetet e saj ushtarake. Por, sipas ekspertëve të sigurisë, kjo është më shumë një deklaratë politike, sesa një plan i realizueshëm.

Nikolla Lluniq, analist i sigurisë nga Beogradi, vlerëson se një objektiv i tillë është jorealist.

“Serbia tashmë ndan rreth 2.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për ushtrinë dhe vështirë se mund të shkojë përtej. Në fakt, pavarësisht investimeve të mëdha, fuqia reale ushtarake e vendeve të rajonit është në rënie”, thotë Lluniq për programin Ura të Radios Evropa e Lirë.

Serbia, prej vitesh, ndjek atë që autoritetet e quajnë një qasje “multivektoriale” në blerjen e armëve - nga Rusia dhe Kina, por edhe nga Perëndimi, veçanërisht Franca.

Edhe pse kjo i jep Beogradit fleksibilitet politik, ekspertët paralajmërojnë për probleme serioze teknike dhe logjistike.

“Përzierja e teknologjive lindore dhe perëndimore e bën mirëmbajtjen e sistemeve jashtëzakonisht të kushtueshme. Shembulli i Ukrainës tregon se kjo mund të jetë edhe kundërproduktive”, vlerëson Lluniq.

Vuçiq pranoi se një pjesë e armatimit është blerë në mënyrë të fshehtë.

Publiku, sipas Lluniqit, i pa disa prej këtyre sistemeve vetëm gjatë paradës ushtarake në Beograd, shtatorin e kaluar.

“Bëhet fjalë për sisteme ruse për luftë elektronike, si ‘Krasuha’ dhe ‘Moskva’, të cilat, me gjasë, kanë mbërritur përmes rrugëve ajrore, por jo drejtpërdrejt nga Rusia. Po ashtu, janë blerë edhe sisteme të sofistikuara nga Izraeli, për të cilat publiku është informuar vetëm pak ditë para paradës”, thotë ai.

Lluniq shton se bashkëpunimi ushtarak me Izraelin është intensifikuar ndjeshëm, përfshirë importin dhe eksportin e armëve - çka potencialisht mund të reflektohet edhe në politikën e jashtme të Serbisë.

Marrëveshjet ushtarake dhe dilema e aleancave

Nënshkrimi i Deklaratës së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, në mars të vitit 2025, si dhe marrëveshja e mëvonshme e Serbisë për bashkëpunim ushtarak me Hungarinë, hapën debat nëse Ballkani po hyn në një fazë të re të blloqeve ushtarake.

Ekspertët, megjithatë, janë skeptikë. Lluniq thotë se këto dokumente nuk përbëjnë aleanca reale.

“Në deklaratën mes Prishtinës, Tiranës dhe Shqipërisë thuhet qartë se nuk krijohen detyrime të reja ndërkombëtare ose ndërqeveritare midis shteteve nënshkruese. Ajo, po ashtu, nuk i ndikon detyrimet ekzistuese me vendet e tjera. Këto janë më shumë dokumente për përdorim të brendshëm politik, për të konsoliduar elektoratin”, vlerëson ai.

Igor Tabak, analist ushtarak në portalin “Mbrojtja dhe Siguria” nga Zagrebi, thotë se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes fqinjëve është praktikë normale.

Më shumë shqetësuese, sipas tij, është mungesa e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese sesa nënshkrimi i të rejave.

“Fakti që marrëveshja e Kroacisë me Serbinë nuk zbatohet, është ndoshta një burim më i madh shqetësimi sesa fakti që Kroacia ka nënshkruar marrëveshje të tilla me pothuajse çdo vend tjetër në fqinjësi”, thotë Tabak për Radion Evropa e Lirë.

“... sepse Kroacia përpiqet të jetë konstruktive. Kroacia e ka njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur dhe është e lumtur që të ndihmojë në stabilizimin e sigurisë së këtij rajoni, i cili ka parë shumë probleme në dekadat e fundit”, shton analisti kroat.

Ndryshe nga Serbia, Kroacia, si vend anëtar, vepron brenda kornizës së NATO-s, e cila nën presionin e SHBA-së ka vendosur të rrisë ndjeshëm buxhetet për mbrojtje.

Fillimisht, objektiv ishte 2 për qind e PBB-së, ndërsa më pas 3.5 për qind për mbrojtje të drejtpërdrejtë.

E, në disa raste, shpenzimet e përgjithshme të sigurisë mund të arrijnë deri në 5 për qind.

Sipas Tabakut, kjo nuk ka të bëjë me një garë armatimi në Ballkan, por me një orientim të përgjithshëm të aleancës euroatlantike.

“Të gjitha udhëheqjet politike të vendeve të NATO-s kanë rënë dakord. Ky është një proces i ngadalshëm, por tashmë ka nisur dhe nuk ka kthim pas”, thekson ai.

Tabak shton se Kroacia, prej gati dy dekadash, është e orientuar pothuajse tërësisht drejt pajisjeve perëndimore dhe standardeve të NATO-s dhe kjo, sipas tij, ul ndjeshëm kostot logjistike, të cilat përbëjnë pjesën më të shtrenjtë të çdo sistemi ushtarak.

Vuçiq e pa Deklaratën për Bashkëpunim Ushtarak midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës si kërcënim të drejtpërdrejtë për Serbinë dhe e përsëriti këtë disa herë.

I pyetur nëse ky bashkëpunim mund ta kërcënojë Serbinë, Tabak thotë: “Kroacia bashkëpunon çdo ditë me Shqipërinë brenda kuadrit të NATO-s, si dhe me Hungarinë, Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Ky është një kuadër, në të cilin Serbia ka vendosur të mos marrë pjesë”.

“Është shumë e çuditshme për ne t’i dëgjojmë të gjitha këto gjëra dhe t’i krahasojmë ato me përvojat tona të përditshme të funksionimit brenda kornizave të partneritetit”, shton Tabak.

Për Lluniqin, elita serbe nganjëherë humbet në të kaluarën, “në ndonjë histori të papërfunduar dhe, pastaj, bazuar në emocione, bën deklarata që nuk korrespondojnë me realitetin”.

Rikthimi i shërbimit ushtarak

Kroacia vendosi në fund të vitit të kaluar rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak - një vendim që u arsyetua me zhvillimet në Ukrainë, mungesën e personelit dhe debatet brenda Bashkimit Evropian për sigurinë.

Por, Tabak e quan këtë model të tejkaluar.

“Shërbimi i detyrueshëm është një sistem i vjetruar, problemet e të cilit do të shfaqen sërish, ashtu si para vitit 2007”, thotë ai.

Në Serbi, rikthimi i shërbimit ushtarak përmendet shpesh nga politika, por Lluniq dyshon se kjo do të ndodhë para zgjedhjeve të parakohshme, që paralajmërohen për fundin e këtij viti.

“Unë nuk besoj se Qeveria do ta prezantojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak para zgjedhjeve, sepse kjo do të gjeneronte rebelim edhe më të madh te njerëzit, veçanërisht te të rinjtë. Kur e mbështesin futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, politikanët shumë shpesh përdorin argumentin e edukimit të të rinjve. Do të jem i qartë - stërvitja ushtarake nuk ka qenë kurrë edukim. Gjithmonë ka qenë stërvitje dhe trajnim që nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me edukimin”, thotë Lluniq.

E, kur bëhet fjalë për kontekstin profesional, në 75 ditët sa do të zgjaste shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi - 60 ditë stërvitje dhe 15 ditë ushtrime ushtarake - Lluniq thotë se mund të kryhen vetëm stërvitje të përgjithshme ushtarake, pa asnjë mundësi që rekrutët të trajnohen për ndonjë aftësi të specializuar.

Sipas ekspertëve, rivalitet i vërtetë ushtarak mes Serbisë dhe Kroacisë nuk ekziston.

Kroacia është e lidhur ngushtë me NATO-n dhe BE-në, ndërsa Serbia ka zgjedhur një neutralitet ushtarak që, sipas Lluniqit, është gjithnjë e më i paqëndrueshëm.

“Neutraliteti virtual në këto rrethana mund të bëhet rrezik ekzistencial. Serbia duhet të qartësojë orientimin e saj dhe të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën - kjo është e rëndësishme edhe për BE-në”, përfundon Lluniq.

Sekuestrimi i armëve e monicionit në veri, Shormaz: Politikat e Vuçiqit po dëmtojnë serbët në Kosovë

26 January 2026 at 16:39


Ish-deputeti serb, Dragan Shormaz, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku për herë të dytë brenda një dite janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe eksploziv në komunën e Zubin Potokut.

Shormaz ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po ndjek një politikë të rrezikshme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, e cila, sipas tij, po dëmton drejtpërdrejt interesat e serbëve në Kosovë.

Sipas tij, veprimet e Vuçiqit po i largojnë serbët nga integrimi institucional.

Ai ka theksuar se serbët në Kosovë nuk do të duhej të kishin votuar për Listën Serbe dhe se qytetarët serbë, sipas tij, do të duhej t’i kishin kthyer shpinën regjimit në Beograd.

Reagimi i Shormazit vjen pasi Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin e veriut ka pranuar informacione për praninë e armëve dhe eksplozivit në një shtëpi të braktisur në fshatin Jagnjenicë të komunës së Zubin Potokut.

Gjatë kontrollit, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë të tipit M48, 244 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë të zbrazët, si dhe një sasi eksplozivi.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe njësitë për Trajtimin e Eksplozivit (EOD), të cilat kanë larguar eksplozivin në mënyrë të sigurt.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Telegrafi.

Vučić @avucic se opasno poigrava sa Amerikancima i NATO! Ovakve stvari samo udaljavaju Srbe od Zajednice opština sa srpskom većinom. Zato nije trebalo glasati za Srpsku listu, a da ima pameti okrenuli bi se od režima u Beogradu!https://t.co/es8uHTWcxj
— Dragan Šormaz (@dragansormaz) January 24, 2026

Ministrit i bie “alarmi i zgjimit” në mes të ditës, nervozohet Vuçiq

25 January 2026 at 21:39


Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë një seance të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë.

Dhe ky moment sigurisht që ka tërhequr edhe vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale.

Sipas mediave të huaja, gjatë fjalimit të presidentit Aleksandar Vuçiq, telefonit të një ministri i ra alarmi i zgjimit në orën 11:15, duke ndërprerë për pak çaste mbledhjen.

Ngjarja u komentua gjerësisht online, me shumë qytetarë që ironizuan faktin se seanca u mbajt të dielën.

Vuçiq reagoi i irrituar nga zhurma, duke theksuar se një situatë e tillë nuk i kishte ndodhur kurrë gjatë transmetimeve live. /Telegrafi/

“Për Kosovën s'ka parime”, Vuçiq me tone përçmuese ndaj Trumpit: Publiku nuk reagoi ndaj “akrobacive” të tij në Davos

25 January 2026 at 20:42


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar me tone skeptike dhe herë-herë përçmuese paraqitjen e presidentit amerikan Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke thënë se audienca nuk reagoi ndaj humorit dhe “akrobacive” të tij, në një atmosferë që sipas Vuçiqit ishte e mbushur me frikë dhe pasiguri globale.

Duke folur për përshtypjet nga Davosi, Vuçiq tha se Trump është “simpatik” dhe di si ta bëjë audiencën të qeshë, por se këtë herë përballë kishte një publik shumë serioz, i cili nuk reagoi siç ishte mësuar.

“Trump është simpatik, ai di si ta bëjë audiencën të qeshë, por audienca atje është shumë serioze dhe njerëzit nuk reagojnë gjithmonë ndaj akrobacive. Nuk më ka ndodhur kurrë të dëgjoja kaq pak reagime, kurrë më bosh”, tha Vuçiq.

Ai përshkroi Davosin si një vend ku dominonte frika, duke përmendur drejtuesit e kompanive më të mëdha teknologjike amerikane.

“Pashë humorin e njerëzve. Ishin njerëzit më të fuqishëm, krerët e kompanive si Nvidia dhe gjigantë të tjerë teknologjikë. Kurrë nuk kam parë një botë më të frikësuar, më nervoze dhe me më pak dëshirë për të marrë pjesë. Të gjithë donin të strehoheshin”, u shpreh presidenti serb, shkruajnë mediat serbe.

Vuçiq: Trump e nxori hapur se nuk ka parime për Kosovën

Në deklaratat e tij, Vuçiq u ndal edhe te Kosova, duke thënë se sipas tij, politika amerikane, përfshirë atë të Trumpit, nuk bazohet në parime.

“Në lidhje me Kosovën, nuk ka parime. Trump e nxori hapur. Na treguan histori boshe për katastrofa humanitare. Të mëdhenjtë do të vazhdojnë të luftojnë”, tha ai, duke shtuar se Serbia, sipas tij, po përpiqet të shohë drejt së ardhmes përmes analizave strategjike.

Megjithatë, Vuçiq u përpoq të balancojë kritikat me vlerësime pozitive për SHBA-në, duke thënë se është “mirënjohës” për disa vendime amerikane ndaj Serbisë.

Vuçiq përsëriti narrativën e tij të njohur për rënien e fuqisë evropiane, duke theksuar se Serbia, pavarësisht gjithçkaje, nuk ka alternativë tjetër gjeopolitike.

“Fuqia evropiane do të bjerë, kjo është e qartë për të gjithë. Ne nuk kemi vend tjetër përveç Evropës ku jetojmë. A do të marrim diçka nëse themi se jemi në rrugën lindore? Kemi marrëdhëniet më të mira me Kinën, por çfarë tjetër mund të bëjmë?”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se politika e tij mbetet ajo evropiane, por gjithmonë duke mbrojtur interesat e Serbisë, duke lënë të hapur edhe mundësinë e ndryshimeve politike në të ardhmen, por vetëm përmes zgjedhjeve.

Deklaratat e Vuçiqit nga Davosi reflektojnë një prirje gjithnjë e më të dukshme për distancim retorik nga Donald Trump, duke e portretizuar atë si figurë populiste që nuk gjen më jehonë në qarqet elitare globale, ndërkohë që presidenti serb përpiqet të paraqitet si aktor racional./Telegrafi.

Gjersa liderët botëror po takohen mes veti në Davos, Vuçiq "si influencerët" prezanton hotelin ku po qëndron

23 January 2026 at 10:02


Gjersa liderët botërorë po takohen mes veti në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, presidenti serb po provon veten në një sferë të re – atë të influencerit.

Aleksandar Vuçiq gjatë qëndrimit në Zvicër organizoi një “room tour” të detajuar të akomodimit ku po qëndron në Klosters.

Ai shpjegoi se akomodimi i tij ndodhet rreth 20 kilometra larg aeroportit dhe se në Forumit Ekonomik Botëror është tashmë “njëmbëdhjetë ose dymbëdhjetë herë”, megjithëse, siç thotë ai, nuk ka qëndruar kurrë në Davos.

“Kjo është një nga dhomat më të mira këtu. Do ta shihni, gjithçka është e thjeshtë, në përputhje me modestin zviceran. Mobiliet janë në stil IKEA, druri i thjeshtë, nuk ka asgjë të veçantë. Shtratet janë pak të shkurtra, fatmirësisht nuk ka kufizues, kështu që mund të shtrihem”, tha udhëheqësi, duke shtuar se “nuk e ka rregulluar gjithçka perfekt”.

Ai veçoi veçanërisht edhe dollapin e improvizuar, ku, siç tregoi, këmishat janë vendosur në mënyrë të rregullt, dhe gjithashtu faktin që në “apartamentin special” ka mundësinë të bëjë vetë çaj.

“Frigoriferi është i vogël. Interesant, këtu kanë vendosur një ujk”, tha Vuçiq, duke komentuar pamjen në mur, duke shpjeguar se ujku, sipas tij, është mysafir i zakonshëm në malet përreth.

Presidenti i Serbisë më pas tregoi dhomën e ndenjes ku pret mysafirët, materialet e punës dhe librat.

Në fund ai zbuloi se do të kthehet mbrëmjen e sotme në Beograd.

Ndryshe, Vuçiq ka pasur vetëm dy takime në Davos, atë me kryeministrin hungarez dhe me të Bosnje-Hercegovinës. /Telegrafi/

Dushan Janjiq: Edhe BIA e Vuçiq janë të përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2020

22 January 2026 at 18:59


Analisti politik serb, Dushan Janjiq, deklaroi sot se për manipulimin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2020 e mban përgjegjës Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai i tha agjencisë Beta se pas fjalimit të presidentit amerikan, Donald Trump, dje në Davos, është bërë e qartë se hetimi për manipulimin e zgjedhjeve po zhvillohet dhe përfshin edhe Beogradin, raporton nova.rs.

“Më parë ka pasur disa paralajmërime për nisjen e hetimeve mbi vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale amerikane përmes rrjeteve sociale, si dhe për përdorimin e një adrese IP nga Serbia në një fushatë kundër Trumpit. Kjo deri më tani nuk ishte konfirmuar, por pas fjalimit të presidentit Trump dje në Davos, tani është e qartë se hetimi po zhvillohet dhe përfshin edhe Beogradin”, tha ai.

Sipas tij, në SHBA ka një aspekt që “politikanët këtu-shkolluar pjesërisht dhe ekspertët e BIA-së e kanë injoruar”.

“Në SHBA ekziston Agjencia Kombëtare e Sigurisë, e cila mbikëqyr sigurinë kibernetike, veçanërisht në situata që ndikojnë në interesat dhe demokracinë amerikane. Nëse del të jetë e vërtetë – dhe nuk kemi arsye të dyshojmë që Trump po trillonte – duhet të pritet ndjekja penale e të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në manipulimin e zgjedhjeve amerikane. Nuk përjashtoj mundësinë që kjo të jetë bërë nga BIA përmes ndonjë agjencie private, por të lidhur ngushtë me pushtetin dhe konceptin e luftës kundër revolucionit të ngjyrosur”, tha Janjiq.

Ai shtoi se disa nga personat e përfshirë tashmë po largohen nga maja e BIA-së, por kjo nuk do t’i shpëtojë nga përgjegjësia.

“Ngrihet pyetja se deri ku do të shkojë hetimi dhe nëse do të përfshijë edhe Aleksandar Vuçiqin, i cili kontrollon gjithçka në Serbi. Kjo do të ishte një situatë shumë e vështirë për të, sepse do të tregonte se një shtet ka udhëhequr një veprim kriminal kibernetik kundër një shteti tjetër – në këtë rast, kundër SHBA-së për zgjedhjet presidenciale. Se kush do të ndiqet penalisht, do të vendosë prokurori amerikan”, përfundoi analisti.

Janjiq komentoi idenë se pas manipulimit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA qëndron kompania serbe “Roaming Networks” është si “hedhje uji në mullirin e Vuçiqit”.

Ai tha se në këtë hetim duhet të përfshihet Departamenti për luftën kundër krimit të teknologjisë së lartë i Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

“Derisa të provohet se BIA nuk ka një ekip për luftën kundër revolucionit të ngjyrosur – dhe Aleksandar Vulin ka thënë se ekziston – për pjesëmarrjen operative në manipulimin e zgjedhjeve amerikane përgjegjës është BIA, ndërsa për përgjegjësinë politike dhe kriminale, Aleksandar Vuçiq”, theksoi analisti.

Presidenti amerikan, Donald Trump, dje në Forumit Ekonomik Botëror në Davos njoftoi se së shpejti do të nisë ndjekje penale për zgjedhjet e vjedhura të vitit 2020.

“Shumë shpejt njerëzit do të ndiqen penalisht për atë që kanë bërë. Ishin zgjedhje të manipuluara”, pohoi lideri amerikan.

Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, Trump e lidhi kompaninë serbe “Dominion Voting Systems” me falsifikimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA në 2020. Ai ndau gjithashtu në rrjetet sociale një postim ku thuhej se Elon Musk kishte parandaluar manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2024 duke çaktivizuar kompjuterët e kësaj kompanie në Serbi.

Trump humbi zgjedhjet e vitit 2020 ndaj Joe Biden, por gjatë natës së zgjedhjeve pretendonte se demokratët kishin vjedhur votat duke përdorur makina elektronike dhe pajisje optike për numërimin e votave të “Dominion Voting Systems” në 28 shtete amerikane.

Kompania ka selinë në Kanada, me degë për zhvillimin e softuerit në SHBA, Kanada dhe Serbi, dhe është prezente në tregun serb që nga viti 2011.

Ueb-faqja amerikane, “Stolen Elections Facts” ka publikuar se “Dominion” ka hapur një qendër të dhënash në Beograd përmes kompanisë serbe “Roaming Networks”, e njohur edhe si “Dot Networks”, e cila operon edhe në SHBA. /Telegrafi/

Si u bënë njerëzit e partisë së Vuçiqit miliarderë që ngasin makina McLaren, blejnë vila dhe jahtet e të cilëve digjen si fishekzjarre në Mal të Zi?

22 January 2026 at 12:07


Ligji mbi Origjinën e Pronës duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa përjashtime dhe pa lista të hartuara nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruajnë mediat serbe.

Pyetja e vetme është nëse Aleksandar Vuçiq pranon që publiku të zbulojë se si ish-njerëzit e varfër nga radhët e radikalëve, me ardhjen në pushtet, u bënë miliarderë që ngasin McLaren, blejnë vilën e Mitsotakis në Athinë dhe jahtet e të cilëve digjen në Mal të Zi si fishekzjarrët e Vitit të Ri, besojnë bashkëbiseduesit e Danas, duke komentuar kërkesën e presidentit të Serbisë që Administrata Tatimore të merret me origjinën e pronës jo vetëm të kandidatëve të SNS-së për deputetë, por edhe, siç e thotë ai, "lista bllokimi".

Ka një "problem të vogël", thonë ata, dhe ai është se ende nuk ekzistojnë lista kandidatësh për deputetë dhe se zgjedhjet nuk janë shpallur, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu shtojnë se Aleksandar Vuçiq ka shkuar përsëri larg me një deklaratë të tillë marketingu, duke e mashtruar Administratën Tatimore duke e bërë të besojë se nuk e di se pronën e kujt duhet të kontrollojë.

Ata gjithashtu vërejnë se juridiksioni i saj në këtë rast është i barabartë me atë të 6 milionë qytetarëve serbë.

Duke reaguar ndaj propozimit të studentëve të Novi Sadit që origjina e pasurive të zyrtarëve duhet të kontrollohet, Vuçiq reagoi më shpejt dhe më mirë në një nga stacionet e tij televizive, duke inkurajuar Administratën Tatimore dhe Agjencinë Kundër Korrupsionit të punojnë edhe më shumë për të kontrolluar pasuritë e zyrtarëve shtetërorë, si dhe të gjithë kandidatëve për deputetë që do të jenë në listat zgjedhore.

Ai vuri në dukje se Ligji për Verifikimin e Pasurisë ekziston në Serbi dhe se është miratuar në Parlamentin serb pesë vjet më parë me iniciativën e tij, por se Administrata Tatimore nuk ka punuar mjaftueshëm për atë ligj dhe se ata duhet të punojnë edhe më shumë.

Ai sugjeroi që Administrata Tatimore të shqyrtojë, siç e tha ai, pasuritë e të gjithë 250 kandidatëve nga lista e tij dhe "lista e bllokadës".

"Unë besoj se bllokuesit do ta mbështesin propozimin e listës së popullit, që është që të gjithë 250 kandidatët për deputetë nga listat e popullit dhe të bllokadës të hetohen nga Administrata Tatimore. Hetim është fjala e gabuar, por Administrata Tatimore duhet të ndërmarrë veprime kundër të gjithëve dhe të shohë se kush është hajduti. Unë nuk do ta pranoj faktin që Jaqimoviq dhe Gjilas janë njerëz të ndershëm, dhe se unë jam hajdut", tha Vuçiq.

Zlatko Miniq nga Transparency Serbia vlerëson se me një deklaratë të tillë Vuçiq dëshiron vetëm të tërheqë vëmendjen, dhe se deklarata e tij është si ajër i nxehtë dhe asgjë më shumë.

"Sipas Ligjit për Origjinën e Parave, kushdo mund të fillojë një auditim në Administratën Tatimore. Këtu, Aleksandar Vuçiq, si pesë ose gjashtë milionë qytetarë të Serbisë, e gjen veten përgjegjës për diçka. Por nuk dihet se çfarë po nis. Unë besoj se Administrata Tatimore do të ngatërrohej nga një iniciativë e tillë, ashtu siç jam edhe unë, sepse ata nuk do të dinin se pronën e kujt duhet ta auditojnë. Domethënë, nuk ka listë, as nuk di që janë shpallur zgjedhje", shtoi Miniq.

Kur u pyet se si presidenti e di tashmë që ka njerëz në listën e studentëve që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme, ai tha se deklaratat e Vuçiqit deri më tani kanë përmbajtur më shumë pretendime të pabaza sesa të mbështetura.

"Ai mund të thotë çdo gjë, madje edhe se respekton ligjin e gravitetit dhe fluturon nëpër shtëpi në kohën e tij të lirë, dhe gjithashtu mund ta anulojë ligjin e gravitetit, ose të shkojë drejt interpretimit të tij autentik", shtoi Miniq.

Një student nga Valeva, Vladimir Gjorgjeviç, e sheh aludimin e Vuçiqit se tashmë ka nga ata në listën e studentëve që kanë fituar pronë në mënyrë të paligjshme si një tjetër në një seri manipulimesh, duke vlerësuar se "as Milan Radoiçiq dhe as Zvonko Veselinoviq" nuk janë në të dhe nuk do të jenë.

"Unë personalisht mbështes kontrollin e pronës së kujtdo që fut hundën në politikë, dhe kështu duhet të jetë. Por ashtu si me legalizimin, kjo është një farsë. Jam i bindur se Vuçiq i di përmendësh të dhënat e pronës së të gjithë zyrtarëve të tij dhe për këtë arsye i mban ato", thotë Gjorgjeviç.

Stefan Janjiq, anëtar i parlamentit nga partia Qendra e Serbisë SRCE, beson se nëse Vuçiq tashmë po bën thirrje për zbatimin e ligjit, ai duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa përjashtime, pa lista të përpiluara nga presidenti i shtetit dhe pa etiketuar kundërshtarët politikë.

"Është veçanërisht problematike të shpallësh dikë hajdut paraprakisht, para çdo procedure, gjë që shkel drejtpërdrejt prezumimin e pafajësisë dhe e bën sundimin e ligjit të pakuptimtë. Fatkeqësisht, ky ka qenë narrativa e vendosur e partisë në pushtet për vite me radhë. Nëse ka një qëllim të sinqertë për të verifikuar origjinën e aseteve, atëherë i pari në atë listë duhet të jetë kreu i degës ekzekutive dhe të gjithë ata që kanë pasur qasje në paratë publike, buxhetet dhe burimet shtetërore për vite me radhë. Çdo gjë tjetër është spin politik dhe një përpjekje për të frikësuar qytetarët para zgjedhjeve", thotë Janjiq.

Presidenti dhe deputeti i Partisë Demokratike, Srgjan Milivojeviq, tha se nuk ka problem që autoritetet kompetente shtetërore të kontrollojnë vlerën dhe origjinën e pronës së tij për të disatën herë, por se opinioni duhet të marrë edhe një përgjigje se si ish-njerëzit e varfër nga radhët e radikalëve u bënë miliarderë pasi erdhën në pushtet.

"Le të shohim se cili nga përfaqësuesit e listës studentore bleu vilën e Mitsotakis në Athinë, kush u bë pronar i Kopaonikut dhe Zlatiborit, kumbarët e të cilit ngasin Lamborghini dhe bien mbi McLaren, kush kanë vezë Pashkësh dhe nuk kishin as biçikletë. Kush jeton në vilën e Jovanka Brozit dhe kush uzurpoi Dedinjen. Jahtet e të cilit po digjen në Mal të Zi si fishekzjarrët e Vitit të Ri", thotë Milivojeviq, duke shtuar se studentët nuk po ecin me rroba 10,000 euro dhe nuk po pinë verë 17,000 euro, por "Vuçiq dhe banditët e tij".

Branko Milush, një anëtar i parlamentit nga SSP, gjithashtu beson se Vuçiq, me deklarata të tilla, po fyen logjikën e shëndoshë të qytetarëve të cilët e dinë se kuadrot e partisë së tij nuk kishin as një makinë të mirë në fillim të qeverisjes së Partisë Progresive, dhe sot udhëtojnë me avionë privatë.

Ai vëren se pas 13 vitesh të një qeverisjeje të tillë, Serbia është një nga vendet më të korruptuara në Evropë, dhe qeveria është e lidhur fort me kriminelët.

Profesori Radivoje Jovoviq thekson se Vuçiq, duke shpifur brutalisht listën e studentëve, po përpiqet të tregojë vetëbesimin e tij, se nuk ka asgjë të diskutueshme në lidhje me origjinën e pronës së tij dhe pronën e anëtarëve të Partisë së tij Progresive dhe mbështetësve të tyre.

"Megjithatë, askush nuk i kërkoi atij të përcaktonte origjinën e pronës. Kjo është një detyrë për institucionet e pavarura të së nesërmes, të cilat do të kontrollojnë pronën e çdo zyrtari publik. Shkurt, mendoj se përgjigjja e duhur për gjetjet e tij është se askush nuk e pyeti për asgjë. Ai nuk është as kompetent dhe as relevant; le të kujtojë gjithçka që mendon, në mënyrë që ta paraqesë atë para gjykatës së drejtësisë të një Serbie të çliruar", theksoi Jovoviq, ndërsa Dragolub Angjelkoviq, një analist politik, shtoi se "hajdutët në rrezik zakonisht shikojnë në drejtim të të tjerëve dhe bërtasin: 'Ndalojeni hajdutin'".

Kjo, thotë ai, shpjegon reagimet e regjimit ndaj kërkesave të studentëve për të kontrolluar pronën e zyrtarëve shtetërorë.

"Vuçiq propozon që, paralelisht me këtë, në përputhje me ligjin ekzistues mbi origjinën e pronës, prona e atyre që do të ishin në listën e studentëve të kontrollohet plotësisht. Kjo, ashtu si kuadri aktual ligjor i përmendur më sipër, është një absurditet i plotë, duke pasur parasysh se Serbia është një shtet jofunksional, i korruptuar dhe i kriminalizuar ligjërisht. Në rrethana të tilla ku nuk kemi një histori të një shteti të besueshëm ligjërisht dhe tatimorisht, çdo shqyrtim i pronës së qytetarëve të zakonshëm do të reduktohej në gjueti dhe madje edhe në zhvatje", beson Angjelkoviq.

Sipas tij, Vuçiq e barazon me dinakëri këtë me kontrollin e pronës së atyre që drejtonin punët publike, dhe në përputhje me rrethanat, SNS miratoi ligjin mbi origjinën e pronës disa vite më parë, me qëllim që të fshihte manjatët dhe njerëzit e saj të korruptuar midis masave të qytetarëve të zakonshëm.

Studentët, siç thotë ai, kanë të drejtë nëse këmbëngulin në një ligj të fokusuar tek ata që ishin, ose janë tani, në pushtet dhe të gjithë personat që janë të lidhur me ta në aspektin familjar ose biznesor.

“Kjo i bën ata që janë pjesë e komunitetit të interesit të SNS-së së sotme, si dhe disa që kanë qenë më parë në pushtet, të dridhen”, vëren Angjelkoviq, duke paralajmëruar se njerëzit që e gjejnë veten në listën e studentëve mund të ekspozohen ndaj dredhive të ndryshme, pavarësisht faktit se nuk kanë mbajtur kurrë ndonjë post publik ose mundësinë e tregtisë së ndikimit. /Telegrafi/

Politikani serb tallet me Vuçiqin: Ti me patate e djathë në dorë në Davos, Kurti po mban fjalime në Shtëpinë e SHBA-së

21 January 2026 at 11:20


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”, në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos.

Kjo ka tërhequr vëmendjen edhe në shtetin serb, ku ish-bashkëpartiaku i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Dragan Shormaz.

Ky i fundit është talluar në kurriz të udhëheqësit serb duke deklaruar se askush nuk dëshiron ta takojë dhe ta ftojë Vuçiqin.

"Gjersa Aleksandar Vuçiq po hanë djathë me patate të nxehta dhe po i ndjek njerëzit në korridore, Kurti në Davos tashmë ka marr pjesë në Shtëpinë Amerikane në panelin e parë!", deklaroi kryetar i Këshillit Euroatlantik të Serbisë, Shormaz.

Dok @avucic jede topljeni sir sa krompirom i juri ljude po hodnicima, Kurti je u Davosu već učestvovao u Američkoj kući na prvom panelu!https://t.co/fqxnnRK2K6
— Dragan Šormaz (@dragansormaz) January 20, 2026

Theksojmë se paneli ku mori pjesë Kurti është pjesë e iniciativës së Forumit Ekonomik Botëror, “Komuniteti i Besimit në Veprim”, e cila synon të nxisë reflektim mbi mënyrën se si udhëheqësit nga vende të ndryshme të botës mund të ndërtojnë partneritete inovative në fushat e mjedisit, ekonomisë dhe teknologjisë.

Gjatë diskutimit, Kurti ka theksuar rolin e besimit si element kyç në ndërtimin e shërbimit dhe unitetit në shoqëri dhe në funksionimin e shtetit.

“Besimi shërben si shtyllë e shërbimit dhe unitetit në etapa të ndryshme shoqërore dhe shtetërore”, ka deklaruar Kurti, duke shtuar se optimizmi për të ardhmen buron nga angazhimi dhe aktivizmi i vazhdueshëm.

Ndryshe, kjo iniciativë, sipas organizatorëve, synon gjithashtu të shqyrtojë mënyrat se si liderët globalë mund të përshpejtojnë bashkëpunimin dhe reagimin ndaj sfidave aktuale shoqërore. /Telegrafi/

Nga Kosova tek SHBA, Gjukiq: Vuçiq po e fut Serbinë në konflikte globale, duke akuzuar Uashingtonin dhe Izraelin për ngjarjet në Iran

19 January 2026 at 19:11


Ish-ambasadori serb Sreçko Dukiq ka vlerësuar se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e përfshin vendin e tij në konflikte globale përmes deklaratave të fundit lidhur me aktivitetin e shërbimeve të inteligjencës në Iran.

Vuçiq kishte pohuar se CIA dhe Mossadi janë aktivë në Iran, gjë që sipas Dukiq, mund të perceptohet si një mesazh politik nga Uashingtoni dhe Tel Avivi.

“Këto deklarata mund t’i shkaktojnë dëme politikës së jashtme Serbisë. Ajo nuk është aktore në konfliktet e Lindjes së Mesme, as nuk ka interes të përfshihet në interpretimet që akuzojnë dy shërbimet më me ndikim të inteligjencës perëndimore”, tha Dukiq në një intervistë për gazetën Nova.

Ai shtoi se pretendime të tilla publike “objektivisht mund të kuptohen si një narrativë armiqësore ndaj SHBA-së dhe Izraelit, duke e përfshirë kështu Serbinë në konflikte globale dhe luftëra inteligjence që e tejkalojnë atë shumë herë”.

Ish-ambasadori përmendi gjithashtu krahasimin që Vuçiq kishte bërë me vitin 1953 dhe përmbysjen e Kryeministrit iranian Muhamed Mossadegh, duke e cilësuar këtë si një “kornizë klasike propagandistike e diskutimit antiamerikan dhe antiperëndimor”, e cila mund të perceptohet si një mesazh politik në Uashington dhe Tel Aviv.

Ai paralajmëroi se “deklarata të tilla e ndërlikojnë më tej pozicionin e Serbisë dhe sjellin konfuzion në politikën e jashtme”.

Refuzimi për të takuar delegacionin e Parlamentit Evropian

Pak ditë më pas, gjatë vizitës së tij në Abu Dhabi, Vuçiq deklaroi se nuk dëshiron të takohet me një delegacion të Parlamentit Evropian që vizitoi Beogradin, duke i cilësuar ata si “të paftuar”.

Ai u shpreh se nuk do të jetë në Serbi gjatë ardhjes së tyre, pasi ka angazhime të tjera të planifikuara, por shtoi se “nëse do të isha në Beograd, nuk do të takohesha me ta gjithsesi”.

“Urrejtësit e Serbisë u ulën dhe ranë dakord që do të vinin në Beograd dhe nuk na pyetën dhe as nuk na informuan. Ne nuk i thirrëm. Ata erdhën të paftuar (...) Kam edhe angazhime të tjera të planifikuara në Davos. Nuk po i shmang, por edhe nëse do të isha në Beograd, nuk do të takohesha me ta”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai shtoi se dëshiron të takohet “vetëm me njerëz që i dëshirojnë të mirën Serbisë dhe se do ta bëjë këtë në Davos”. I pyetur për pasojat e mundshme të refuzimit të tij, Vuçiq tha se ato “do të jenë të tmerrshme” dhe se delegacioni do të mund të sjellë një deklaratë ose rezolutë tjetër.

Akuza ndaj Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë

Në një zhvillim tjetër, Vuçiq akuzoi të hënën Kroacinë për bashkëpunim me Kosovën dhe Shqipërinë me qëllim “shkatërrimin e Serbisë” dhe e përshkroi këtë bashkëpunim si një kërcënim ushtarak.

Ai bëri këto deklarata gjatë një vizite në Trebinje, Bosnjë e Hercegovinë, ku mori pjesë në hapjen e një spitali të ri, por fokusi i tij në fjalim ishte më shumë në analizat gjeostrategjike sesa në kujdesin shëndetësor.

Sipas Vuçiq, shqetësimi i tij i veçantë është Kroacia dhe bashkëpunimi i saj në mbrojtje me Kosovën dhe Shqipërinë.

Ai theksoi se kjo aleancë nuk është kundër Austrisë, por sipas tij është drejtuar kundër popullit serb.

“Në Beograd, ne e kuptojmë shumë mirë aleancën e re ushtarake të krijuar midis Zagrebit, Prishtinës dhe Tiranës. Ajo nuk u krijua kundër askujt tjetër, por kundër popullit serb”, tha ai.

Presidenti serb njoftoi gjithashtu për një forcim të ndjeshëm të kapaciteteve ushtarake të vendit.

“Ne jemi të dytët në botë për sa i përket përparimit të kapaciteteve tona ushtarake dhe brenda dy vjetësh do t’i dyfishojmë kapacitetet tona ushtarake”.

Ai akuzoi Kroacinë se po përpiqet të ndikojë në proceset në Mal të Zi, duke e cilësuar këtë si një komplot anti-serb.

Po ashtu, Vuçiq i lidh teoritë e tij të konspiracionit me protestat që zhvilloheshin në Serbi gjatë vitit të kaluar dhe kritikoi përpjekjet për rrëzimin e tij nga pushteti.

“Ata që mendojnë se ne jemi naivë dhe do të jemi në gjendje të bëjmë gjëra si në vitin 1941 dhe shumë herë në histori, le ta dinë: ju bëtë gjithçka vitin e kaluar për të më rrëzuar nga pushteti, me një miliard euro të investuara, dhe dështuat... Unë nuk jam Slobodan Millosheviqi, as naiv dhe as budalla që t’ju besoj”, deklaroi Vuçiq.

​Ekspertët: Serbia po përdor armatosjen e FSK-së për operacione psiko-strategjike

18 January 2026 at 16:44


Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit për Siguri Kombëtare në Serbi, mbajtur më 4 janar 2026, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka pretenduar se Forca e Sigurisë së Kosovës, po armatoset në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe se aleanca Kroaci- Shqipëri- Kosovë, sipas tij, cenon drejtpërdrejt interesat dhe sigurinë e Serbisë.

Vuçiq e ka cilësuar këtë situatë si një kërcënim për vendin e tij, duke theksuar se Serbia tashmë po përgatitet për t’u mbrojtur.

Këto deklarata, vetëm sa e kanë pasuruar atë që njohësit e sigurisë dhe lajmeve të rreme e shohin si propagandë serbe.

Hulumtuesi nga instituti “Octopus”, Gurakuç Kuçi tha për KosovaPress se ankesat e presidentit serb janë pjesë e një strategjie psiko-propagandistike.

Edhe pse Vuçiq, sipas Kuçit e di se Kosova është në forcimin e ushtrisë së saj në kuadër të NATO-s, ai e prezanton atë si kërcënim ndaj Serbisë.

“Aleksandar Vuçiqi është prej atyre njerëzve që bashkë me propagandën serbe nuk lë çdo lloj mjeti që s'ta përdor kundrejt Kosovës. Ai e di mjaft mirë që Kosova është në forcimin e ushtrisë së saj në kuadër të NATO-s dhe vetë ka pasur deklarata nga NATO-ja dhe SHBA-ja që armatosja e Kosovës është ka bëhet konform rregullave dhe deri në 2028-ën që është edhe e planifikuar transformimi në ushtri operacionale. Por megjithatë ata e përdorin këtë çështje duke u përfshirë edhe elementet e tjera që po ndodhin kohëve të fundit si një lloj strategjie, si një lloj operacioni psiko-strategjik që e bën Vuçiçi”, ka thënë Kuçi.

Kuçi ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të jenë të përgatitura për t’u përballur me këtë lloj komunikimi strategjik nga Serbia.

Si nevojë imediate për të ndërhyrë, Kuçi ka parë çështjen e rrjeteve sociale dhe mediave, ku po manipulohet me publikun.

“Organet e sigurisë në Kosovë bashkë me të gjitha institucionet e tjera duhet të kenë një strategji e cila e ka parasysh se si funksionon STRATCOM-i ose strategjia e komunikimit të Serbisë dhe në këtë mënyrë duke pasur parasysh strategjinë e tyre, atëherë të krijohet një lloj kundër-strategjie e cila në bashkëpunim me shoqërinë civile, mediat dhe po ashtu akterë të cilët janë me interes në Kosovë, ta mbajnë masën e paprekshme nga kjo lloj propagande dhe nga kjo lloj lufte hibride që është duke ndodhur. Ndoshta nevoja imediate që duhet të ndërhyhet është çështja e rrjeteve sociale dhe çështja e mediave ku shumë media të paidentifikuara apo pa pronarë dhe po ashtu rrjete sociale të ndryshme, janë duke manipuluar publikun dhe ne i kemi vërejtur këto që ka jashtëzakonisht shumë shpërndarje, like dhe komente të cilat janë duke përçarë masën dhe duke e shtyrë përpara interesat e Serbisë kundrejt Kosovës”, ka shtuar ai.

Edhe hulumtuesi në Hibrid Info, Festim Rizanaj, ka vlerësuar se deklaratat e Vuçiqit kanë ndikuar në përhapjen e narrativave të rrezikshme.

Këto deklarata, sipas tij, krijojnë panik te komuniteti serb në Kosovë, të cilët Rizanaj i këshiloonn që këto narrativa t’i verifikojnë dhe të përdorin më shumë burime të besueshme të informacionit.

“Në momentin që Vuçiç është deklaruar se Kosova po armatoset për ta sulmuar Serbinë, këto narrative janë amplifikuar edhe nga personalitete të tjera, njëkohësisht edhe media të tjera, me qëllim që në një farë forme kjo ndikon në konsumin e brendshëm, krijon një lloj viktimizimi se Kosova po armatoset me qëllim. Njëkohësisht ka qarkulluar edhe narrative se kjo e dëmton edhe sigurinë e serbëve në Kosovë... 1:25 Këto janë të rrezikshme sepse krijojnë panik, kryesisht te komuniteti serb në Kosovë sepse ata në bazë të informacioneve që kemi kryesisht informohen nga mediat në Serbi dhe nuk i përdorin mediat kredibile që janë në Kosovë. kjo mund të krijojë te ta një lloj panike, njëkohësisht edhe mund t'i dezinformojë serbët në Serbi lidhur me zhvillimet në Kosovë...2:02 Duhet t'i verifikojnë këto narrativa, njëkohësisht duhet të përdorin edhe më shumë burime të informacionit të lidhur me tema të tilla të sigurisë”, ka thënë Rizanaj.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtje i ka cilësuar deklaratat e presidentit serb si të pavërteta dhe tendencioze.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Liridona Gashi, në një përgjigje për KosovaPress ka theksuar se zhvillimi i FSK-së nuk ka plane kërcënuese.

“Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillon kapacitetet e saj për qëllime mbrojtëse, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe standardet e NATO-s, si dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë. FSK-ja nuk është dhe nuk do të jetë e orientuar ndaj kërcënimit apo sulmit ndaj asnjë shteti. Përkushtimi ynë ndaj vlerave perëndimore dhe paqes dëshmohet edhe nga fakti se të gjitha prokurimet ushtarake realizohen në mënyrë transparente me shtetet anëtare të NATO-s për dallim nga Serbia”, është shprehur ajo.

Në Këshillin për Siguri Kombëtare në Serbi, presidenti Vuçiq ka thënë se procesi i transformimit të FSK-së po zhvillohet me mbështetje nga fuqi të mëdha perëndimore dhe Turqia, sipas tij në shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së.

“Neve na shqetëson veçanërisht armatosja e mëtejme e Prishtinës, në kundërshtim me Kartën e OKB-së, Rezoluta 1244 është pezulluar de facto, edhe pse jo de jure; de facto ajo është pezulluar nga fuqitë e mëdha perëndimore dhe nga disa aktorë rajonalë si Turqia. Ata po e armatosin Prishtinën me shpejtësi, ndërsa një kërcënim të veçantë për sigurinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë përbën aleanca apo koalicioni i sapokrijuar i Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, i cila përfshin edhe prodhimin e përbashkët të sistemeve komplekse luftarake, nga automjete me katër rrota aktive deri te idetë për mjete dhe armë më të fuqishme në të ardhmen”, ka thënë Vuçiq.

Institucionet e Kosovës theksojnë se Rezoluta 1244 nuk ndalon krijimin apo zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa zhvillimi i saj po bëhet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë NATO-n.

Në anën tjetër, Serbia vazhdon ta konsiderojë Rezolutën e Këshillit të Sigurimit si dokument juridik ende në fuqi, duke e përdorur atë si bazë për të kundërshtuar shtetësinë e Kosovës dhe për të argumentuar se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri bie ndesh me këtë rezolutë.

Serbia lejoi spiunët e Putinit të testonin 'topat zanorë' te qentë

15 January 2026 at 08:33


Zyrtarët e inteligjencës serbe testuan topa zanorë te qentë në bashkëpunim me shërbimin famëkeq të sigurisë të Rusisë, sipas dokumenteve qeveritare të para nga POLITICO.

Dokumentet serbe konfirmojnë se administrata e presidentit Aleksandar Vuçiq kreu eksperimente me altoparlantë me fuqi të lartë të njohur në gjuhën e folur si topa zanorë, dy javë pasi një demonstratë antiqeveritare në Beograd u ndërpre nga ajo që protestuesit e përshkruan si një shpërthim zanor paralizues, transmeton Telegrafi.

Testimi i përbashkët i armëve zanore te kafshët nxjerr në pah thellësinë e bashkëpunimit të sigurisë midis Rusisë - kundërshtares më të ashpër të BE-së - dhe Serbisë, një kandidate e bllokuar e BE-së, qeveria e së cilës po përballet me një sfidë serioze.

Pajisjet Akustike me Rreze të Gjatë (LRAD) tregtohen për komunikim në distancë të gjatë, por kur përdoren në distancë të afërt, ato mund të rrezikojnë dëmtimin e dëgjimit. Ato janë raportuar gjithashtu se shkaktojnë dhimbje koke, marramendje dhe të përziera. Qeveria ka mohuar vendosjen e topave zanorë te demonstruesit.

Serbia është në kthetrat e lëvizjes së saj më të madhe protestuese në dekada. Për më shumë se një vit, dhjetëra mijëra njerëz - herë pas here qindra mijëra qytetarë - kanë dalë në rrugë në të gjithë vendin, duke organizuar tubime të rregullta mbarëkombëtare që pasqyrojnë zemërimin në rritje ndaj qeverisë.

Më 15 mars 2025, gjatë njërës prej demonstratave më të mëdha, një zhurmë e papritur dhe therëse përshkoi bulevardin kryesor të Beogradit, duke bërë që një valë njerëzish të fshiheshin.

Videot e filmuara nga kënde të shumta tregojnë trazirat që përshkojnë turmën e mbushur plot e për së gjati, përpara se njerëzit të largoheshin me panik.

Demonstruesit që mbërritën në dhomat e urgjencës së Beogradit raportuan të përziera, të vjella, dhimbje koke dhe marramendje. Ata raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë si "një grup motoçiklistësh" ose një "lokomotivë" që po shkonte në drejtim të tyre.

Pasi fillimisht hodhi poshtë akuzat se autoritetet kishin vendosur një top zëri, Vuçiq tha se "një hetim i plotë do të kryhet brenda 48 orëve dhe më pas të gjithë ata që janë përgjegjës për trillime dhe gënjeshtra të tilla brutale do të mbahen përgjegjës para autoriteteve".

Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq gjithashtu mohoi çdo shkelje, duke këmbëngulur se Serbia "nuk përdori asnjë mjet të paligjshëm, përfshirë një të ashtuquajtur top zëri".

Një muaj pas protestës, agjencia e inteligjencës serbe, BIA, publikoi një raport që e kishin porositur nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) i Rusisë, duke pohuar se pajisjet me decibel të lartë "nuk u përdorën gjatë protestave" dhe duke arritur në përfundimin se nuk kishte pasur ndonjë "ndikim masiv psikologjik, moral dhe fizik tek njerëzit".

Testet në kafshë u kryen si pjesë e hetimit pas protestës, sipas dokumenteve të para nga POLITICO, të cilat u prodhuan nga BIA dhe një ministri qeveritare.

Qëllimi ishte të vlerësohej nëse simptomat e përshkruara nga protestuesit ishin në përputhje me efektet e topave zanorë, të cilët zyrtarët serbë kishin pranuar më parë se policia i zotëronte.

Rreth dy javë pas protestës, specialistët e inteligjencës serbe dhe ruse mblodhën një grup qensh në një vend testimi të BIA-s, për të vlerësuar "efektin e emetuesve në objektet biologjike". Qentë u zgjodhën si subjekte testimi për shkak të "ndjeshmërisë së tyre të lartë ndaj efekteve akustike".

Kafshët u testuan me dy modele LRAD — LRAD 100X MAG-HS dhe LRAD 450XL — të prodhuara nga kompania me seli në Kaliforni, Genasys, në "diapazone prej 200, 150, 100, 50 dhe 25 metrash", sipas dokumenteve.

Fletët e të dhënave për modelet e vendosura tregojnë se ato mund të lëshojnë tinguj deri në 150 decibel, ekuivalenti i një motori reaktiv në ngritje.

Dokumentet gjithashtu sugjerojnë se testet mund të jenë kryer pa miratimet e kërkuara për eksperimentet në kafshë.

"Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave nuk ka informacion nëse janë kryer teste të efekteve të LRAD 100H dhe LRAD 450XL, si dhe teste të tjera të efekteve të pajisjeve të tjera te qentë", thuhet në dokumente.

"Kjo Ministri nuk ka marrë kurrë një kërkesë për miratim për të kryer teste te kafshët, dhe për këtë arsye nuk është lëshuar asnjë vendim që miraton testin në fjalë, si dhe teste të tjera të ngjashme", vazhduan ata.

Danilo Qurçiq, avokat serb i të drejtave të njeriut, tha se qentë iu “nënshtruan ose eksperimenteve ose abuzimit”, siç përcaktohet sipas Aktit të Mirëqenies së Kafshëve të Serbisë.

Ai tha se ligji serb kërkon që eksperimentet në kafshë të regjistrohen paraprakisht dhe të miratohen nga organet kompetente - duke përfshirë shqyrtimin nga një komision etik - dhe ndalon në mënyrë të qartë testimin në kafshë për “testimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake”.

Radomir Lazoviq, një politikan i opozitës, i përshkroi testet si “pjesë të një fushate nga Aleksandar Vuçiq për të mbuluar përdorimin e topave zanorë kundër popullit të tij në protestat e marsit”.

“Mijëra njerëz ndjenë efektet masive të kësaj arme zanore në lëkurën e tyre vitin e kaluar”, tha ai.

Në raportin e tyre në lidhje me eksperimentet me qen, FSB këmbënguli: “Kur transmetuan sinjalet bazë dhe të testimit, objektet biologjike (qentë) nuk ndjenë shqetësim (ndryshime në sjellje) në distancën nën hetim. Qentë u kontrolluan 3 ditë pas testeve dhe nuk treguan ndonjë ndryshim në gjendjen e tyre”. /Telegrafi/

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë përgënjeshtron Vuçiqin

14 January 2026 at 12:41


Tonino Picula, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se ashkush në shtetin serb nuk dëshiron të takohet me përfaqësuesit e delegacionit të Parlamentit Evropian sepse “po vijnë pa ftuar” në Beograd.

Picula i tha televizionit “Nova” se nuk është e vërtetë që delegacioni i Parlamentit Evropian po shkon të paftuar në Beograd. Ai tha se ambasada e Serbisë në Bruksel është informuar dhe që delegacioni i Bashkimit Evropian në Beograd ka punuar në programin e takimit paraprakisht.

Ai shpjegoi se kjo është praktikë e zakonshme e Parlamentit Evropian dhe se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në këtë vizitë, përveç reagimit të autoriteteve serbe dhe situatës në vend. Qëllimi i delegacionit – i përbërë nga deputetë të partive të ndryshme në Parlamentin Evropian – është të bisedojë drejtpërdrejt me njerëz që përfaqësojnë ndjenjat e qytetarëve të Serbisë dhe të fitojë një pamje më të plotë të situatës në vend.

Picula tha se autoritetet serbe duket se kanë zgjedhur këtë bojkot të takimit, që ai e konsideron një mënyrë për të shmangur dialogun me ata që janë kyç për vendimmarrjen rreth anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi gjithashtu se dokumentet e pranimit midis BE‑së dhe Serbisë, si për çdo vend kandidat, duhet të verifikohen nga Parlamenti Evropian, për çka ky takim ka rëndësi.

Në vijim të intervistës, Picula shtoi se Evropa pret që ky takim të japë informacione të qarta dhe një pamje më të mirë të perspektivës së Serbisë në rrugën drejt BE‑së, si nga ata që janë në pushtet, ashtu edhe nga përfaqësues të komunitetit akademik.

Ai gjithashtu përmendi se kjo mosdakordësi për takimin nuk është diçka e re për të, por këtë herë mesazhi ka peshë më të madhe, sepse bëhet fjalë për refuzimin e bisedimeve me përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane, e cila ka lidhje me një pjesë të partisë në pushtet në Serbi.

Ndryshe, kryetarja e parlamentit serb, Ana Brnabiq ka thënë se delegacioni vjen “pa ftesë” dhe se ajo nuk do të takohet me ta, pasi gjatë vizitës së tyre do të jetë në Estoni. /Telegrafi/

“Janë të paftuar”: Vuçiq refuzon të takohet me një delegacion të Parlamentit Evropian, gjatë vizitës së tyre në Beograd

13 January 2026 at 12:29


Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk dëshiron të takohet me përfaqësuesit e delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) sepse sipas tij, ata “mbërrijnë të paftuar” në Beograd.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai u tha gazetarëve gjatë vizitës së tij në Abu Dhabi se nuk do të jetë në Serbi kur të arrijnë parlamentarët evropianë, pasi siç ka thënë ai “ka detyrime për të cilat është rënë dakord më parë, por se sigurisht nuk do të takohet me ta”.

"Urrejtësit e Serbisë u ulën dhe ranë dakord që do të vinin në Beograd dhe nuk na pyetën dhe as nuk na informuan. Ne nuk i thirrëm. Ata erdhën të paftuar (...) Kam edhe angazhime të tjera të planifikuara në Davos. Nuk po i shmang, por edhe nëse do të isha në Beograd, nuk do të takohesha me ta", citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai tha se dëshiron të takohet “vetëm me njerëz që i dëshirojnë të mirën Serbisë dhe se do ta bëjë këtë në Davos”.

“Nuk po i shmang, nuk do të takohem me (Tonina) Pizzula, as me (Vladimir) Prebiliç, as me të gjithë ata. Nuk më shkon ndërmend të humbas kohë”, ka shtuar Vuçiq.

Ndërsa i pyetur nëse do të ketë pasoja, Vuçiq tha: “Do të ketë pasoja të tmerrshme, ata do të sjellin një deklaratë ose rezolutë tjetër”.

Edhe kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiq thuhet se ka thënë të hënën se delegacioni i Parlamentit Evropian po shkon në Serbi pa ftesë dhe se ajo nuk do të takohet me ta pasi ata do të jenë në Estoni.

Misioni i Parlamentit Evropian do të jetë në Beograd nga 22 deri më 24 janar, dhe në atë kohë Vuçiq do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. /Telegrafi/

Vuçiqi pretendon pa fakte se FSK-ja po armatoset për ta kërcënuar Serbinë

12 January 2026 at 18:11


Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit për Siguri Kombëtare në Serbi, mbajtur më 4 janar 2026, presidenti i Serbisë Alleksandar Vuçiq ka intensifikuar retorikën alarmuese për zhvillimet e sigurisë në Kosovë, duke pretenduar se vendi po armatoset në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe se në rajon po konsolidohet një bashkëpunim i ri ushtarak që, sipas tij, cenon drejtpërdrejt interesat dhe sigurinë e Serbisë.

Vuçiqi e ka cilësuar këtë situatë si një kërcënim ekzistencial ndaj vendit të tij, duke theksuar se Serbia po kalon në një fazë të re të gatishmërisë mbrojtëse. Ai e mbylli adresimin e tij me një paralajmërim të qartë, duke u shprehur: “Tashmë po përgatitemi për mbrojtje nga ata që jo më në mënyrë të fshehtë, por hapur po dërgojnë kërcënime ndaj vendit tonë”.

Pretendimi për armatosjen e Kosovës si rrezikim i stabilitetit rajonal dhe sigurinë e Serbisë

Vuçiqi pohon se procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri po zhvillohet me mbështetje të fuqive perëndimore dhe Turqisë, në shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, rendi ndërkombëtar që parashihte mungesën e një ushtrie vendore në Kosovë është zhbërë në praktikë, ndërsa pajisja dhe trajnimi i forcave të Kosovës po krijon një realitet të ri ushtarak që rrezikon stabilitetin rajonal dhe sigurinë e Serbisë.

A qëndron kjo?

Rezoluta 1244 nuk e pengon furnizimin me armë të Kosovës. Megjithëse ajo ruan kornizën e përkohshme ndërkombëtare të sigurisë, Kosova në vitin 2008 shpalli pavarësinë dhe ka siguruar njohje ndërkombëtare, si dhe ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe ushtarake dhe për armatim me shtete anëtare të NATO-s. (shih këtu dhe këtu).

Armatosja nuk e cenon mandatin e KFOR-it dhe nuk përbën militarizim të ndaluar. Sipas Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, FSK-ja ka disa kompetenca dhe disa parime. Në to përfshihen vetëm aspektet e mbrojtjes së sovranitetit dhe të integritetit territorial dhe të interesave të Kosovës.

Kosova ka arritur marrëveshje për blerje armësh edhe me shtete të tjera të NATO-s dhe këtë e ka bërë tash e sa vjet, qëkur u miratuan tri ligje në dhjetor të vitit 2018 për transformimin e FSK-së në ushtri.

KFOR-i është misioni i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë. Trupat e tij kanë për mandat të ofrojnë mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. Mandati i tyre buron nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare (Shih këtu).

Pas tranzicionit të FSK-së në ushtri nëpërmjet ligjeve, kryeministri i atëkohshëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati thënë se “FSK-ja nuk do ta zëvendësojë KFOR-in” e se FSK-ja është e gatshme të shërbejë bashkë me forcat e KFOR-it.

ShBA-ja e pati konsideruar të drejtë sovrane të Kosovës transformimin e FSK-së në forcë “me mandat për mbrojtje territoriale” (shih këtu).

Pretendimi se marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci është në dëm të Serbisë

Një tjetër element i narrativës së Vuçiqit është ekzistenca e një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, të cilin ai e përshkruan si një aleancë ushtarake de facto.

Ai pretendon se këto tri palë po koordinohen në blerjen dhe zhvillimin e pajisjeve ushtarake, përfshirë sisteme më të avancuara luftarake, duke e interpretuar këtë bashkëpunim si përpjekje për të ndryshuar ekuilibrat e sigurisë në rajon në dëm të Serbisë.

A qëndron kjo?

Në Tiranë, më 18 mars, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia formalizuan një deklaratë të përbashkët për zgjerimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, si dhe nga homologët e tij, Pirro Vengu i Shqipërisë dhe Ivan Anushiq i Kroacisë.

Në deklaratën e nënshkruar nga treshja, u përcaktuan katër pika bashkëpunimi:

  • Nxitja e kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi për industrinë përkatëse;
  • Rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimeve dhe ushtrimeve;
  • Luftimi i kërcënimeve hibride dhe rritja e qëndrueshmërisë;
  • Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik.

Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, bënte të ditur se angazhimi i parë i paraparë në deklaratën e përbashkët është realizimi i blerjeve të përbashkëta të armatimit, duke bërë një porosi të vetme nga ShBA-ja në emër të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, me qëllim uljen e kostos dhe përshpejtimin e afateve të dorëzimit.

Marrëveshja e bashkëpunimit mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, sipas deklaratave të ministrave të Mbrojtjes të vendeve nënshkruese të marrëveshjes, nuk ka karakter agresiv, por synon forcimin e bashkëpunimit në siguri, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes trajnimeve dhe kontributin në paqen rajonale, pa përbërë kërcënim për asnjë shtet. Ajo reflekton orientimin e përbashkët drejt integrimit euroatlantik dhe mbështetjen e Kosovës nga dy vende anëtare të NATO-s në kuadër të stabilitetit dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, roli i NATO-s dhe misionit KFOR mbetet faktor kyç stabilizues, ndërsa marrëveshja është në përputhje me përpjekjet afatgjata për ruajtjen e paqes dhe parandalimin e konflikteve në rajon.

Pra, pretendimet e Alleksandar Vuçiqit se armatosja e Kosovës dhe marrëveshja trilaterale mes saj, Shqipërisë dhe Kroacisë përbëjnë kërcënim për Serbinë dhe stabilitetin rajonal, nuk qëndrojnë në bazë të fakteve të verifikueshme. Procesi i ndërtimit të kapaciteteve të sigurisë së Kosovës zhvillohet në përputhje me legjislacionin vendor, praktikat ndërkombëtare dhe me mbikëqyrjen e vazhdueshme të NATO-s përmes KFOR-it, ndërsa bashkëpunimi trilateral ka karakter mbrojtës dhe integrues, jo agresiv. Këto zhvillime reflektojnë orientimin euroatlantik të rajonit dhe synojnë forcimin e paqes dhe stabilitetit, e jo krijimin e rreziqeve të reja të sigurisë për Serbinë apo për komunitetet në Ballkanin Perëndimor./Hibrid.info.

“Viktimat janë këtu, kërkoju falje” - Osmani rikthen fjalimin e saj në OKB: Drejtësi dhe fakte përballë propagandës serbe

12 January 2026 at 08:51


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë në rrjetet sociale videon e fjalimit të saj të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në prill të vitit 2024, duke theksuar angazhimin e saj të pandërprerë për mbrojtjen e Kosovës dhe kundërshtimin e propagandës së Serbisë.

“Drejtësi dhe fakte! 5 vite pa ndalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër propagandës së Serbisë!”, ka shkruar Osmani krahas videos së publikuar.

Në këtë seancë të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit, presidentja Osmani ishte e shoqëruar nga katër gra, viktima të luftës në Kosovë: Elhame Muqolli, Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri, të cilat përfaqësonin zërin e mijëra viktimave të krimeve të luftës dhe dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë fjalimit të saj, Osmani hodhi poshtë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe propagandistike.

Ajo u kishte bërë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që ta vizitojnë Kosovën dhe të shohin nga afër përparimin e saj demokratik.

“Ajo çka deklaroi Vuçiç nuk është e vërtetë. Ju ftoj të gjithëve të vizitoni Kosovën, të shihni vetë përparimin që kemi bërë dhe demokracinë që është në zhvillim e sipër. Mund të vendosni vetë nëse doni t’u besoni syve tuaj apo gënjeshtrave të tij”, kishte deklaruar Osmani.

Presidentja kishte theksuar se Kosova e sotme është ndërtuar mbi dhimbjen e së kaluarës për shkak të mungesës së drejtësisë, duke nënvizuar se paqja nuk mund të arrihet pa u përballur me të kaluarën. Ajo i bëri thirrje Vuçiqit që, në vend të përhapjes së propagandës, të reflektojë mbi rolin e regjimit të kaluar dhe të kërkojë falje për krimet e kryera.

“Viktimat e atij regjimi janë këtu. Merr pak kohë, kërko falje. Tregoju të gjithëve nëse ke ende një shenjë humaniteti”, kishte thënë Osmani në fjalimin e saj të fuqishëm në OKB./Telegrafi/

❌
❌