Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Barcelona kandidon për ta pritur finalen e Ligës së Kampionëve në Camp Nou

3 February 2026 at 14:16


Barcelona ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën e saj për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve 2029, duke propozuar stadiumin Spotify Camp Nou si arenën pritëse të ndeshjes më të rëndësishme të futbollit evropian për klube.

Klubi katalanas u rikthye në Camp Nou vitin e kaluar, edhe pse stadiumi është ende pjesërisht në proces rinovimi. Punimet për modernizimin e plotë të objektit pritet të përfundojnë deri në fund të vitit 2027, çka do ta bënte stadiumin plotësisht funksional për organizimin e eventeve madhore ndërkombëtare.

Përveç finales së Ligës së Kampionëve, Camp Nou është përmendur edhe si një nga stadiumet e mundshme për Kupën e Botës 2030, e cila do të organizohet bashkërisht nga Spanja, Portugalia dhe Maroku.

telegrafi.com

Në deklaratën zyrtare të klubit thuhet se:

“FC Barcelona shpreh zyrtarisht gatishmërinë e saj për të marrë pjesë, së bashku me Këshillin e Qytetit të Barcelonës dhe Qeverinë e Katalonjës, në procesin fillestar të kandidimit për organizimin e Finales së Ligës së Kampionëve 2029, duke propozuar qytetin e Barcelonës dhe stadiumin Spotify Camp Nou, në varësi të homologimit dhe miratimit nga UEFA, me mbështetjen e Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF).”

Klubi thekson se kjo fazë përfaqëson një proces paraprak analize dhe vlerësimi, ku tashmë është dorëzuar dokumentacioni fillestar për t’i mundësuar UEFA-s të shqyrtojë përshtatshmërinë e kandidaturës, në përputhje me protokollet e saj.

Sipas Barcelonës, formalizimi i kandidaturës përfundimtare dhe dorëzimi i dosjes së plotë me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm është planifikuar për fillimin e qershorit 2026. /Telegrafi/

Pamje tronditëse nga stadiumi i Barcelonës: Minjtë “hedhin valle” në fushë pas shiut të madh

28 January 2026 at 17:23


Barcelona ka qenë objekt kritikash të shumta për rinovimin e stadiumit 'Camp Nou', i cili është më shumë se një vit prapa afatit dhe mbetet ende larg kryeveprës moderne që ishte premtuar.

Në prag të përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Kopenhagës, pamjet nga stadiumi i Barcelonës kanë bërë xhiron e botës.

Teksa skuadra katalanase po përgatitej për sfidën ndaj ekipit danez, ekipi i TNT Sports Mexico ndodhej në stadium duke realizuar përgatitjet para ndeshjes të martën në mbrëmje.

Kamerat e tyre kanë kapur një mi në anë të fushës në Camp Nou, duke lëvizur lirshëm në ambientet e stadiumit — pamje që janë shndërruar në burim talljeje për tifozët e ekipeve rivale dhe shqetësimi për ata që pritet të frekuentojnë stadiumin.

Ky incident vjen vetëm pak ditë pasi tifozët e Barcelonës u përballën me reshje të dendura shiu gjatë fitores 3-0 ndaj Real Oviedos të dielën.

When they said Hansi Flick was looking for a rat in the Barcelona dressing room...pic.twitter.com/ryySfnipMU
— Football España (@footballespana_) January 28, 2026

Mes të pranishmëve që u lagën nga shiu dhe breshëri ishte edhe presidenti Joan Laporta, ndërsa çatia e stadiumit nuk pritet të instalohet më herët se sezoni i ardhshëm.

Një numër gazetarësh publikuan gjithashtu pamje të hapësirave të tyre të punës të përmbytura nga uji, me disa tavolina që ndodheshin ende të pambuluara.

Pamjet e miut kanë ngritur shqetësime të mëtejshme mbi standardet e higjienës në një impiant ku shërbehet ushqim, si dhe mbi kushtet e punës në stadium.

Nuk është hera e parë që ngrihen shqetësime të tilla, pasi Konfederata Sindikale e Komisioneve të Punës (CCOO) ka protestuar më parë jashtë stadiumit, duke pretenduar përdorim të paligjshëm të fuqisë punëtore migrante nga kompanitë e ndërtimit të kontraktuara në 'Camp Nou'./Telegrafi/

Spanja do të presë finalen e Botërorit 2030, konfirmon presidenti i RFEF

27 January 2026 at 13:09


Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Rafael Louzan, ka bërë të ditur se finalja e Kupës së Botës 2030 do të zhvillohet në Spanjë, duke theksuar rolin kryesor të vendit në organizimin e këtij edicioni historik.

Botërori i vitit 2030 do të mbahet në mënyrë të përbashkët nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, ndërsa ndeshje të tjera do të zhvillohen edhe në Uruguai, Paraguaj dhe Argjentinë.

Ky format i veçantë është planifikuar për të festuar 100-vjetorin e turneut më të madh të futbollit në botë.

“Spanja do të udhëheq Botërorin dhe finalja do të mbahet këtu”, ka thënë Louzan, duke nënvizuar se vendi ka infrastrukturën dhe përvojën e nevojshme për të organizuar ngjarje të tilla të mëdha.

Stadiumet më prestigjioze të vendit, përfshirë ‘Camp Nou’ në Barcelonë dhe ‘Santiago Bernabeu’ në Madrid, konsiderohen kandidatë kryesorë për të pritur finalen.

Përveç vlerës së tyre historike, këto impiante plotësojnë standardet më të larta të FIFA-s për organizimin e ndeshjeve të rëndësishme.

Ky njoftim vjen pas disa muajsh spekulimesh mbi vendet që do të përfshihen në organizimin e Botërorit të ardhshëm dhe pritet të ngrejë interes të madh nga tifozët dhe mediat sportive në mbarë botën. /Telegrafi/

Camp Nou i rinovuar, por breshëri shkaktoi kaos të madh në stadium

26 January 2026 at 13:03


Fundi i ndeshjes mes Barcelonës dhe Oviedos në “Camp Nou” u shndërrua në një skenë të pazakontë, ku protagoniste nuk ishte asnjë nga lojtarët, por një stuhi e fuqishme që goditi qytetin katalanas.

Një rrebesh i rrëmbyeshëm shiu, i shoqëruar edhe me breshër, përfshiu Barcelonën, ndërsa reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje në disa pjesë të stadiumit të rinovuar.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan qartë rrjedhje uji në zona të ndryshme të “Camp Nou”-s, me tribunën e shtypit që rezultoi më e prekura.

Në videot e shpërndara, uji shihet duke rrjedhur nga tavani dhe duke u derdhur mbi shkallët e tribunave, çka e bëri tepër të vështirë punën e gazetarëve dhe stafit teknik të pranishëm në stadium.

While some Spanish voices were quick to lecture Morocco about “organization” during AFCON problems that were actually caused by Senegalese crowd disorder, it’s worth taking a look at Camp Nou, where rain literally pours through the roof.

Before criticizing others, make sure your… pic.twitter.com/Q0bN75HFNr
— AlmarssadPro (@ProsMarocains) January 25, 2026


Shkaku kryesor i këtyre problemeve lidhet me faktin se çatia e stadiumit ende nuk është përfunduar, pasi punimet e rinovimit janë ende në proces. Për shkak të mungesës së një strukture të plotë mbrojtëse, zona e shtypit mbeti plotësisht e ekspozuar ndaj stuhisë, duke përfunduar e përmbytur.

Kujtojmë se Barcelona ka marrë një kredi prej 1.45 miliardë eurosh për projektin e rindërtimit të “Camp Nou”-s, ndërsa borxhi total i klubit vlerësohet rreth 2.5 miliardë euro. Rinovimi synon modernizimin e stadiumit dhe garantimin e stabilitetit afatgjatë financiar të klubit.

Spotify Camp Nou Stadium Resort and Spa pic.twitter.com/GXudX8JCRZ
— CD Ciudad De Zamora (@CdCiudadDZamora) January 25, 2026


Megjithatë, pamjet e fundit nga kjo ndeshje tregojnë se projekti ambicioz vazhdon të përballet me sfida dhe se puna drejt një “Camp Nou” plotësisht funksional ende nuk ka përfunduar. /Telegrafi/

​Barcelona pret të ardhura marramendëse kur Camp Nou të funksionojë me kapacitet të plotë

31 December 2025 at 15:57


Barcelona thuhet se po mbështetet te projekti i “Spotify Camp Nou” si gurthemeli i rimëkëmbjes së tyre financiare afatgjatë.

Drejtori ekzekutiv i klubit, Manel del Rio, duke folur për TV3, përshkroi afatet kohore dhe parashikimet e lidhura me rihapjen graduale të stadiumit.

Barça është duke pritur një licencë të tretë komunale për të hapur tribunën veriore dhe seksionin e tifozëve, gjë që do ta rriste kapacitetin në 62,000.

“Kjo do të na lejojë të arrijmë 62,000 vende dhe që më shumë anëtarë të shijojnë atë që është shtëpia e tyre, Spotify Camp Nou”, ka thënë fillimisht Del Rio.

Ky hap mund të vijë që në ndeshjen e parë në shtëpi të vitit 2026 kundër Oviedos më 24 ose 25 janar, në varësi të miratimit të komunës.

Duke parë më tej në të ardhmen, klubi pret të arrijë 105,000 vende sezonin e ardhshëm, edhe pa çati. "Sezonin e ardhshëm presim të arrijmë 105,000 vende, pa çati, por me zonat VIP dhe nivelin e tretë plotësisht funksionale", shpjegoi ai.

Me stadiumin plotësisht funksional, Barcelona parashikon të ardhura vjetore prej rreth 360 milionë eurosh, një shifër kyçe në përballimin e një borxhi prej rreth 1.4 miliardë eurosh.

Del Rio minimizoi shqetësimet në lidhje me borxhin, duke deklaruar: “Klubet me më shumë borxhe zakonisht janë edhe ato me të ardhurat më të larta. Nëse asetet tejkalojnë detyrimet, nuk është problem. Tani për tani, është një borxh i qëndrueshëm”

Ai foli me një ton optimist për të ardhmen e klubit. “Rruga është shumë pozitive. Rruga e Barcelonës është e ëmbël, është një rrugë force”, tha ai, përpara se të shtonte: “Kam luajtur shumë futboll, jam tifoz i futbollit dhe mbështetës i Barcelonës”. /Telegrafi/

Barcelona pret miratimin për të hapur kapacitetin prej 62,000 vendesh në Spotify Camp Nou

25 December 2025 at 16:10


Planet e Barcelonës për të rritur më tej pjesëmarrjen në Spotify Camp Nou tani varen nga një dritë jeshile përfundimtare nga autoritetet e qytetit.

Pasi u rikthye me sukses në stadiumin e rinovuar më 22 nëntor, kur skuadra e Hansi Flick mposhti Athletic Bilbaon me rezultat 4–0 para pak më shumë se 45,000 tifozëve, klubi po synon arritjen e radhës së kapacitetit.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona tashmë i ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar teknik dhe të sigurisë Këshillit të Qytetit të Barcelonës dhe është duke pritur licencën zyrtare që do të lejonte hapjen e Tribunës Veriore.

🏟 El Barça, pendiente del Ayuntamiento para abrir el Gol Nord del Spotify Camp Nou

@angelperezpx | @jordicardero https://t.co/4ZudaM5llB
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) December 25, 2025


Pasi të miratohet, stadiumi do të jetë në gjendje të presë rreth 62,000 spektatorë, duke përmirësuar ndjeshëm atmosferën dhe të ardhurat nga dita e ndeshjes.

Klubi katalunas mbetet optimist se leja do të mbërrijë së shpejti, me qëllim që të operojë me kapacitet më të lartë gjatë gjysmës së dytë të sezonit. /Telegrafi/

“Ai meriton një statujë”, Laporta për Messin

19 December 2025 at 12:35


Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se është gati të përmirësojë marrëdhëniet me yllin e Inter Miamit, Lionel Messi, duke theksuar se legjenda argjentinase meriton një nderim të madh dhe një statujë në Camp Nou.

Laporta ka rikujtuar lidhjen e veçantë mes Messit dhe Barcelonës, duke theksuar se ai nënshkroi kontratën e parë të argjentinasit kur ishte vetëm 16 vjeç.

Presidenti i Blaugranave vlerësoi Messin si një nga kapitujt më të lavdishëm në historinë e klubit, duke thënë se ai meriton nderim të plotë, madje edhe një statujë.

Laporta shtoi se është i gatshëm të rregullojë çdo gjë nga ana e Barcelonës, duke shprehur shpresën që një ditë rrugët e tyre të kryqëzohen sërish.

“Unë nënshkrova kontratën e parë të Messit kur ai ishte 16 vjeç. Ajo që jetuam me të është një nga momentet më të lavdishme në historinë e Barcelonës, nëse jo më i madhi. Ai meriton një nderim, një statujë, njohje të plotë”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Varet edhe nga pala tjetër. Jam i gatshëm të rregulloj çdo gjë. Messi i ka dhënë shumë Barcelonës, dhe Barça i ka dhënë shumë atij. Shpresoj të takohemi përsëri një ditë”.

Laporta në fund ka folur edhe [ër largimin kontrovers të Messit në vitin 2021.

"Tema e Messit më trishton. Unë jam tifoz i Barcelonës, por mbi gjithçka është institucioni. Nëse do të isha anëtar, do ta kuptoja atë që bëri presidenti për të mirën e klubit”, përfundoi presidenti i Barçës. /Telegrafi/

Yamal thyen një tjetër rekord pas asistimit në ndeshjen e Frankfurtit

10 December 2025 at 10:15


Në moshën vetëm 18 vjeç, Lamine Yamal ka bërë histori në Ligën e Kampionëve, duke u bërë lojtari më i ri ndonjëherë që arrin 14 gola të drejtpërdrejtë (7 gola + 7 asistime) në këtë kompeticion.

Ai theu rekordin e mëparshëm të Kylian Mbappe, i cili kishte 13 të tilla në vitin 2017.

Talenti spanjoll shtoi edhe një asistim tjetër mbrëmjen e së martës, duke shërbyer golin e dytë të Jules Koundes në ndeshjen mes Barcelonës dhe Eintracht Frankfurt në Camp Nou.

Kontributi i fundit i Yamal ndihmoi Barcelonën të siguronte tre pikë tejet të rëndësishme dhe ta mbante ekipin në garën për zonën “top-eight”, duke forcuar më tej statusin e tij si një nga adoleshentët më të rrezikshëm që ka parë ndonjëherë Liga e Kampionëve.

Në këtë moshë dhe me këtë ritëm, Yamal po vazhdon të shkruajë një kapitull të ri në historinë e futbollit. /Telegrafi/

Laporta zbulon afatet për rritjen e kapacitetit të Camp Nou

5 December 2025 at 10:28


Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dhënë një përditësim të ri mbi fazën e tretë të rikthimit në Spotify Camp Nou, duke konfirmuar se klubi është pranë marrjes së licencës së radhës që do të lejojë rritjen e kapacitetit të stadiumit.

Aktualisht, blaugranat janë në gjendje të hapin vetëm disa sektorë, duke mbajtur kapacitet prej pak më shumë se 45 mijë tifozësh.

Plani i klubit është që gjatë këtij sezoni të hapet seksioni final i dy unazave të poshtme, duke e çuar kapacitetin në 62 mijë vende, shifra maksimale që do të arrihet për këtë sezon.

Ndërkohë, ndërtimi i unazës së tretë pritet të nisë për sezonin e ardhshëm, me objektivin që stadiumi i rinovuar të arrijë kapacitetin përfundimtar prej 105 mijë vendesh.

I ftuar në një event të organizuar nga La Vanguardia, Laporta deklaroi për Mundo Deportivo se brenda një muaji pritet të merret licenca 1C nga Bashkia e Barcelonës, e cila do të lejojë shtimin e edhe 17 mijë tifozëve të tjerë.

“Spotify Camp Nou është një ëndërr kolektive që po bëhet realitet. Punimet po ecin mirë dhe marrëdhënia me Bashkinë është e shkëlqyer. Nëse gjithçka shkon sipas planit, në fund të dhjetorit ose fillim të janarit do të kemi gati tribunun Veriore (1C) dhe sektorin e tifozëve ultras”, ka thënë Laporta.

Nëse afatet përmbushen, ndeshja e parë me kapacitet të rritur pritet të jetë ndaj Real Oviedo më 25 janar.

Për shkak të Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës, Barcelona do të zhvillojë gjashtë ose shtatë ndeshje radhazi në transfertë gjatë dhjetorit dhe janarit.

Laporta njoftoi gjithashtu synimin e klubit për të rritur përqindjen e anëtarëve me abonime sezonale.

“Aktualisht raporti është 60% abonentë dhe 40% bileta të lira. Kur të arrijmë në 62 mijë vende, synojmë ta çojmë raportin në 70-30. Ka pasur herë kur afatet nuk janë përmbushur për shkak të kërkesave teknike dhe të sigurisë”.

Masat speciale për ndeshjen me Eintracht Frankfurt

Laporta foli edhe për vendimin e klubit që për sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Eintracht Frankfurt të shiten vetëm bileta ekskluzivisht për anëtarët.

“Kemi një histori shumë negative me këtë klub. Në ndeshjen e fundit stadiumi u pushtua nga tifozët e tyre. Kemi marrë masa të forta që një situatë e tillë të mos përsëritet. Me QR-kodet e reja dhe duke kufizuar shitjen vetëm te anëtarët, jemi të sigurt se stadiumi nuk do të mbushet me gjermanë”, përfundoi Laporta. /Telegrafi/

Lewandowski i tregon planet e tij të ardhshme Barcelonës

3 December 2025 at 16:00


Robert Lewandowski, i cili përfundon kontratën me Barcelonën verën e ardhshme, ka bërë të ditur se dëshiron të rinovojë edhe një vit, me një tjetër opsional sipas performancës.

Sulmuesi 37-vjeçar ndihet ende konkurrues dhe është i bindur se mund të kontribuojë në elitë për të paktën dy sezone të tjera.

Për të qëndruar, ai ka shprehur gatishmërinë të përgjysmojë pagën e tij aktuale, një sinjal i qartë i vullnetit për të vazhduar projektin nën drejtimin e Hansi Flick.

Barcelona vlerëson kontributin e tij, por kufizimet financiare të klubit dhe kontrolli i rreptë i La Ligës e komplikojnë vendimmarrjen.

Stafi teknik beson se prezenca e Lewandowskit ndihmon zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe ofron eksperiencë në ndeshje vendimtare, por vazhdimësia e tij kërkon përshtatje të planifikimit sportiv dhe ekonomik.

Ndërkohë, agjentët e tij kanë marrë kontakte nga MLS, Arabia Saudite dhe disa klube të Ligës Premier, megjithëse vetë lojtari preferon të qëndrojë në Camp Nou nëse Barça i ofron garanci të qarta.

Vendimi i klubit në javët e ardhshme do të përcaktojë të ardhmen e tij, ndërsa Lewandowski mbetet i përkushtuar të vazhdojë në nivelin më të lartë, në Barcelonë ose diku tjetër. /Telegrafi/

Diego Simeone thyen rekordin katastrofik ndaj Barcelonës

3 December 2025 at 09:35


Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, ka vendosur një rekord për numrin e ndeshjeve pa fitore në stadiumin e Barcelonës, Camp Nou.

Të martën mbrëma, skuadra madrilene humbi me rezultat 1-3 ndaj Barcelonës jashtë fushe në një ndeshje të javës së 19-të të La Ligës.

Kjo humbje ka thelluar rekordin pa fitore të trajnerit argjentinas në Camp Nou, pasi u bë shumë kohë që nuk i ka shijuar tri pikët nga ky udhëtim.

Nën drejtimin e Simeones, Atletico Madridi nuk ka fituar pikët e plota në 17 ndeshje në Camp Nou – shtatë barazime dhe dhjetë humbje.

Diego Simeone's Camp Nou nightmare continues!

Atletico Madrid's boss hasn't won a match there in the 17 visits he paid in this stadium. 10 losses, including last night, and 7 draws. Maybe next time? pic.twitter.com/vqb6DlKS8C
— 365Scores (@365Scores) December 3, 2025

Trajneri argjentinas është bërë rekordmeni midis trajnerëve për numrin e ndeshjeve pa fitore në stadiumin vendas të Barcelonës, duke tejkaluar Javier Aguirre (16 ndeshje).

Ndryshe, kjo humbje vjen në formën më të mirë të Atleticos viteve të fundit, pasi vinte ka shtatë fitore radhazi – gjashtë në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve ndaj Interit. /Telegrafi/

Barcelona njofton se ndeshja e ardhshme e Ligës së Kampionëve do të luhet në ‘Spotify Camp Nou’

19 November 2025 at 11:13


Pasi mori lejen nga UEFA, Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Eintracht Frankfurt muajin e ardhshëm do të luhet në Spotify Camp Nou, ndeshja e parë evropiane në stadiumin e rinovuar pas tre vitesh.

Barcelona njoftoi para disa ditësh se ka marrë miratimin për të shfrytëzuar stadiumin e rinovuar me një ndeshje në La Liga ndaj Athletic Bilbaos.

Megjithatë, klubi katalunas tani do ta shfrytëzoj atë edhe në Ligën e Kampionëve, pasi UEFA ia ka lejuar një gjë të tillë.

Official statement https://t.co/4pKz0M30qf
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 19, 2025

“FC Barcelona njofton se ndeshja e gjashtë e fazës së ligës së Ligës së Kampionëve, e planifikuar për të martën, më 9 dhjetor në orën 21:00, kundër Eintracht Frankfurt, do të luhet në Spotify Camp Nou”.

“Ky vendim vjen pas marrjes së licencës së parë të tifozëve për Fazën 1B, e cila lejon një kapacitet të rritur dhe përfshin të gjithë zonën anësore, duke shtuar licencën e dhënë tashmë për Fazën 1A — që mbulon Tribunën Kryesore dhe Portën Jugore — dhe hyn në fuqi pasi UEFA të ketë pranuar kërkesën, duke marrë parasysh se janë përmbushur të gjitha kërkesat e nevojshme”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Barcelona konfirmon rikthimin e shumëpritur në Camp Nou

17 November 2025 at 15:47


FC Barcelona do të kthehet më në fund këtë fundjavë në shtëpinë e saj historike, Camp Nou, duke i dhënë fund më shumë se dy viteve e gjysmë larg stadiumit ikonë.

Që prej vitit 2023, Barcelona është detyruar të zhvillojë ndeshjet e saj në Estadi Olimpic Lluis Companys, ndërkohë që Camp Nou i është nënshtruar një procesi të gjerë rindërtimi.

We’ve dreamed about the return. Now, it's here.
We’re back home. Back at Spotify Camp Nou 🏟️💙❤️ pic.twitter.com/sMTEuPbUvX
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 17, 2025

Disa data të mëparshme të parashikuara për rikthimin, përfshirë Trofeun Joan Gamper dhe sfidën ndaj Valencias, nuk u realizuan, por tashmë klubi ka siguruar të gjitha lejet e nevojshme për të rihapur stadiumin për tifozët.

“FC Barcelona njofton se ndeshja e javës së 13-të të kampionatit, kundër Athletic Club, e planifikuar për të shtunën, 22 nëntor, do të zhvillohet përfundimisht në Spotify Camp Nou”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit. /Telegrafi/

Rikthimi në Camp Nou, Barcelona pret dritën jeshile për rikthimin e së shtunës në shtëpinë ikonike

17 November 2025 at 14:17


Barcelona ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën pranë La Ligës për të luajtur ndeshjen e së shtunës kundër Athletic Club në stadiumin e tyre ikonë, Camp Nou, duke siguruar gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Klubi shpreson të marrë miratimin komunal gjatë ditës së sotme.

Ky moment shënon një kapitull të rëndësishëm për Barcelonën, e cila ka zhvilluar ndeshjet e saj në Stadiumin Olimpik për shkak të punimeve të mëdha të rinovimit në Camp Nou.

Stadiumi do të funksionojë fillimisht me një kapacitet prej 45,401 vendesh, ndërsa rinovimi i plotë pritet të përfundojë në dhjetor të vitit 2027.

Megjithatë, sipas fazave të ndryshme të ndërtimit, kapaciteti do të rritet në 62,518 vende deri në fund të vitit 2025. /Telegrafi/

Tre fytyrat e reja te Barcelonës pas pushimit ndërkombëtar

11 November 2025 at 08:42


Fitorja në Vigo kundër Celtës e vendosi Barcelonën vetëm tre pikë larg liderëve të ligës, Real Madridit. Megjithatë, performanca e tyre mbrojtëse mbeti shqetësuese. Kjo është arsyeja pse djemtë e Hansi Flick po shkojnë drejt pushimit ndërkombëtar të vendosur për të filluar nga e para kur të rifillojë gara. Një rikthim që, në parim, do të sjellë disa ndryshime të rëndësishme për Blaugranët.

Kthimi më i sigurt nga të gjithë do të jetë ai i Joan Garcias. Kthimi i portierit titullar është një nga më të priturit nga tifozët e Barçës. Dhe me arsye të mirë. Që kur pësoi një këputje në meniskun të gjurit të majtë, Barcelona ka pasur probleme serioze në portë.

Në gjashtë ndeshjet e luajtura nga ish-lojtari i Espanyolit, ai ka pësuar 4 gola; në të kundërt, me Wojciech Szczesnyn, i cili duke përfshirë ndeshjen e djeshme ka luajtur gjithashtu gjashtë ndeshje, skuadra ka pësuar 11 gola. Pothuajse trefish...

Për shkak të kësaj, dhe përtej dobësive shqetësuese në mbrojtje, Barcelona duhet të adresojë edhe problemet e saj me portierin dhe të gjejë një portier më të besueshëm. Kjo është arsyeja pse kthimi i spanjollit duket thelbësor për ndeshjen e ardhshme të ligës, e cila do të jetë më 22 nëntor kundër Athletic Bilbaos.

Kthimi i Raphinhas

Dhe ajo ditë, megjithëse nuk është zyrtare, mund të sjellë edhe një zhvillim tjetër të rëndësishëm: rikthimin e shumëpritur të Raphinhas. Braziliani u lëndua kundër Oviedos, por mund të jetë gati për ndeshjen e ardhshme pasi u rikuperua nga një dëmtim në kofshën e djathtë.

Golat, asistimet, si dhe fryma e tij e vlefshme garuese dhe performanca mbrojtëse do të jenë një nxitje e madhe për një ekip që ka qenë shumë i dobët në mbrojtje, duke filluar nga sulmuesit.

Kthimi në shtëpi

Dhe lajmi i tretë i madh, megjithëse ende i pakonfirmuar, mund të jetë vendi i ndeshjes. Presidenti Joan Laporta tha se skuadra mund të kthehet "në shtëpi" më 22 nëntor, kundër Athletic Bilbaos.

Rikthimi në Camp Nou duket më afër se kurrë pas seancës stërvitore të së premtes së kaluar. Një fushë më e madhe, më shumë tifozë që brohorasin lojtarët dhe një stadium që është më frikësues për kundërshtarët do të jetë një arsye tjetër gëzimi për tifozët e Barçës dhe për Flick, i cili po numëron ditët deri sa këto tre rikthime të konfirmohen sa më shpejt të jetë e mundur. /Telegrafi/

Barcelona u rikthye në Camp Nou-n e rinovuar, rreth 22 mijë tifozë morën pjesë në një seancë stërvitore të hapur

8 November 2025 at 09:00


Barcelona zhvilloi të premten një seancë stërvitore të hapur në stadiumin e tyre të rinovuar Camp Nou, ku morën pjesë 21,795 tifozë, duke shënuar një hap të madh drejt rikthimit të klubit në shtëpinë ikonike.

Gjigantët katalunas nuk kanë luajtur në Camp Nou që nga viti 2023, gjithsej 895 ditë për shkak të rinovimeve të gjera me vlerë 1.42 miliardë euro. Gjatë punimeve, ndeshjet në shtëpi u luajtën në stadiumin olimpik në Barcelonë.

Seanca stërvitore e së premtes, e mbajtur përpara ndeshjes të së dielës në La Liga kundër Celta Vigos, shërbeu si një ngjarje prove përpara rikthimit të klubit në stadium në ndeshjet garuese më vonë këtë muaj.

The view from the stands: pic.twitter.com/iPr8vKLLuu
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 7, 2025

Për trajnerin Hansi Flick, si dhe për Marcus Rashford, i cili aktualisht është në Barcelonë i huazuar nga Manchester United, kjo ishte përvoja e parë në stadiumin legjendar.

Presidenti i klubit, Joan Laporta, konfirmoi se Barcelona shpreson të kthehet në Camp Nou më 22 nëntor për një ndeshje të La Ligës kundër Athletic Bilbaos ose një javë më vonë kur skuadra e Flick do të presë Alavesin, gjë që do të përkonte me 126-vjetorin e klubit. Pas kësaj, Barcelona do të mirëpresë Atletico Madridin më 2 dhjetor.

The first rondo at Spotify Camp Nou ✔️ pic.twitter.com/Dn7z9PQ4Ib
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 7, 2025

Klubi aktualisht ka një licencë që lejon një kapacitet prej 25,991 vendesh, të miratuar në tetor, por është duke pritur për dy licenca të tjera. E para do të akomodojë deri në 45,000 spektatorë, ndërsa e dyta do të shënojë hapjen e plotë të stadiumit.

Punimet janë ende duke vazhduar, me nivelin e tretë të tribunave dhe çatinë që ende nuk janë përfunduar. Dy nivelet e para janë pothuajse gati dhe vlerësohet se i gjithë projekti do të përfundojë deri në vitin 2027, kur Camp Nou do të ketë një kapacitet prej 105,000 vendesh.

POV: First training at Spotify Camp Nou 👀 pic.twitter.com/UdCfG9UUpU
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 7, 2025

Barcelona fillimisht planifikoi të kthehej në fund të vitit 2024, pastaj në fillim të vitit 2025, por kthimi u shty për këtë sezon.

Dy ndeshjet e para në shtëpi duhej të luheshin në stadiumin Estadi Johan Cruyff me një kapacitet prej 6,000 vendesh, sepse Stadiumi Olimpik nuk ishte gati për përdorim në atë kohë. /Telegrafi/

There's no place like home 🥰 pic.twitter.com/JEgkY5XA1G
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 7, 2025


This one's looking 🔥 pic.twitter.com/kDVyqnnEwP
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 7, 2025



Barcelona 'frikësohet nga shpërthimi i një sëmundjeje vdekjeprurëse' në Camp Nou

5 November 2025 at 13:33


Barcelona thuhet se ka frikë nga një shpërthim i tuberkulozit në stadiumin e tyre ikonik në “Camp Nou”, pasi një punëtor rezultoi pozitiv për sëmundjen.

Një hetim u nis pasi një anëtar i ekipit që punonte në rindërtim u diagnostikua pozitiv me tuberkuloz.

Agjencia e Shëndetit Publik të Barcelonës (ASPB) ka qenë duke u marrë me rastin, duke përfunduar gjurmimin e kontakteve me rastin e vetëm të konfirmuar deri më tani.

Sipas gazetës spanjolle El Pais, kjo çoi në testimin e 23 kolegëve të tyre. Nga këto, thuhet se tre persona ende presin rezultatet e tyre.

BREAKING: Barcelona ‘fear outbreak of deadly tuberculosis at Nou Camp’ and investigation launched https://t.co/r2iXiCxf47
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) November 5, 2025

Nëse diagnostikohen dy raste të tjera, ASPB do të shpallë një shpërthim të sëmundjes.

Tuberkulozi zakonisht dëmton mushkëritë; dhe mund të shkaktojë kollë të rëndë, ethe dhe lodhje ekstreme.

Zakonisht trajtohet me antibiotikë, të cilët mund të duhen deri në gjashtë muaj për ta mposhtur sëmundjen, ndërsa nga viti 2023 ende shkakton më shumë se një milion vdekje në vit.

Megjithatë, si një nga sëmundjet më të lehta për t’u transmetuar, që transmetohet përmes pështymës, kollitjes apo edhe të folurit, kërkon karantinën e të infektuarve. /Telegrafi/

Barcelona do të mbajë stërvitje të hapur në Camp Nou, tifozët duhet të paguajnë bileta

2 November 2025 at 14:00


Pas më shumë se dy vitesh, lojtarët e Barcelonës do të hyjnë sërish në stadiumin Camp Nou më 7 nëntor, por kjo nuk do të jetë një ndeshje zyrtare.

Pavarësisht se punimet e rinovimit në stadium ende nuk kanë përfunduar, klubi ka vendosur të zhvillojë një seancë stërvitore të hapur për publikun, dhe ka nxjerrë biletat në shitje.

Mbajtësit e biletave vjetore do të paguajnë 5 euro, ndërsa të gjithë të tjerët do të paguajnë 10 euro. Të gjitha të ardhurat do të dhurohen për një projekt bamirësie që mbështet shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve të shtruar në spital.

Numri i tifozëve që mund të marrin pjesë është i kufizuar në 23,000, dhe spektatorët do të ulen në disa pjesë të tribunës kryesore dhe pas portës jugore.

Këshilli i Qytetit të Barcelonës ka miratuar që stadiumi të pranojë një maksimum prej 27,000 spektatorësh përkohësisht, prandaj klubi ka vazhduar të luajë ndeshje në stadiumin olimpik në Montjuic, që mund të akomodojë 45,000 tifozë.

Sipas Barcelonës, stërvitja do të shërbejë si provë teknike dhe operative për të siguruar funksionimin e sistemit, pikave të aksesit dhe aspekteve të tjera të stadiumit, si pjesë e procesit të rihapjes graduale.

Plani i klubit është të rikthehet të luajë ndeshje në Camp Nou pasi të marrë lejen për të lejuar të paktën 45,000 spektatorë. Kur rinovimi të përfundojë plotësisht, stadiumi do të ketë një kapacitet të plotë prej 105,000 spektatorësh. /Telegrafi/

Barcelona konfirmon datën kur skuadra e parë do të debutojë në “Camp Nou”-n e rinovuar

31 October 2025 at 11:17


FC Barcelona njoftoi zyrtarisht se "ekipi i parë i meshkujve do të kthehet zyrtarisht në Spotify Camp Nou të premten e ardhshme, më 7 nëntor, për të zhvilluar një seancë stërvitore të hapur para tifozëve të Blaugranave".

Klubi katalunas dhe tifozët e tyre më në fund do të bëhet bashkë në stadiumin ikonik Camp Nou.

“Ekipi është i emocionuar të mirëpresë përsëri tifozët e Barçës në shtëpinë e tyre të re dhe të ndajë këtë ribashkim të parë me ta në Spotify Camp Nou”, thuhet fillimisht në njoftim.

Barça theksoi se "kjo seancë do të shërbejë gjithashtu si një provë teknike dhe operacionale për të verifikuar funksionimin e saktë të sistemeve, pikave të qasjes dhe aspekteve të ndryshme të objektit, brenda kuadrit të rihapjes progresive të stadiumit".

🏟️ First team returns to the Spotify Camp Nou for an open training session.

🔗 All the details: https://t.co/gyTvv9W263
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 31, 2025

Kapaciteti i stadiumit dhe ora e hapjes për seancën e parë stërvitore të Barçës në Spotify Camp Nou

Seanca e parë stërvitore e Barcelonës në stadiumin e ri Spotify Camp Nou do të jetë më 7 nëntor në orën 11:00, me dyert e stadiumit që do të hapen në orën 9:30 të mëngjesit.

Shitja e biletave do të fillojë këtë të premte në orën 11:00. Për 48 orët e para, shitjet do të jenë ekskluzive për anëtarët e klubit, të cilët do të jenë në gjendje të blejnë një biletë të vetme dhe nuk do të lejohen të sjellin mysafirë. Pas kësaj periudhe, shitjet do të hapen për publikun e gjerë.

Çmimet e biletave do të jenë 5 euro për mbajtësit e biletave sezonale dhe 10 euro për publikun e gjerë. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për projektin Blaugrana Bracelets, të promovuar nga Barça Foundation.

🚨| 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋: Barcelona confirm they will hold an open door training session at the new Spotify Camp Nou on 7 November with 23.000 attendance. The first step of homecoming! #fcblive 😍 pic.twitter.com/O4ZNkORzbF
— BarçaTimes (@BarcaTimes) October 31, 2025

Barça njofton se " kapaciteti do të jetë 23,000 spektatorë, të vendosur në zonën e Tribunës dhe South Goal, që korrespondon me Fazën 1A, për të cilën Klubi tashmë ka licencën e parë të përdorimit".

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Blaugranët vizitoi për herë të fundit stadiumin e tyre.

Seanca stërvitore për lojtarët e Hansi Flick, të cilët ende nuk kanë shkelur në stadiumin e rimodeluar, jo vetëm që do të shërbejë për t'u lidhur me tifozët, por do të jetë gjithashtu një provë e rëndësishme e objektit për sa i përket aksesit, sistemeve, operacioneve dhe më shumë. /Telegrafi/

Ofertë prej 400 milionë eurosh për Lamine Yamal

13 October 2025 at 10:50


Lamine Yamal, talenti i jashtëzakonshëm i FC Barcelonës, është në qendër të një oferte rekord prej 400 milionë eurosh nga klubi saudit Al-Hilal, një shifër që mund të shënojë transferimin më të madh në historinë e futbollit botëror.

Me vetëm 18 vjeç, Yamal ka lënë gjurmë të pashlyeshme te FC Barcelona. Performanca e tij e shkëlqyer në UEFA Euro 2024, ku Spanja u shpall kampione, ka konsoliduar statusin e tij si një nga talentet më premtuese të futbollit global.

Rinovimi i fundit me Barcelonën deri në vitin 2031, me një pagë prej rreth 21 milionë euro në vit, reflekton besimin e klubit në potencialin e tij. Megjithatë, oferta e Al-Hilal ka vënë në dyshim qëndrimin e tij në ‘Camp Nou’.

Klubi saudit ka dorëzuar një propozim historik prej 400 milionë eurosh për lojtarin, për një kontratë shtatëvjeçare, një shifër që tejkalon ndjeshëm vlerën e tregut të Yamalit.

FC Barcelona ka refuzuar fillimisht këtë ofertë, duke theksuar dëshirën për ta mbajtur si një element kyç të projektit të tyre sportiv. Megjithatë, presioni ekonomik dhe ambiciet e lojtarit mund ta bëjnë këtë situatë më komplekse.

Burime nga brenda klubit tregojnë se Yamal ndjehet i pakënaqur nga kritikat publike të trajnerit Hansi Flick, i cili ka kërkuar përmirësim në intensitet dhe përqendrim.

E ardhmja e Lamine Yamal mbetet e paqartë. Megjithëse FC Barcelona dëshiron ta mbajë, oferta e jashtëzakonshme e Al-Hilal dhe tensionet e mundshme mund të ndikojnë në vendimin përfundimtar.

Afati i transferimeve që vjen do të jetë vendimtar për të përcaktuar nëse talenti i ri do të vazhdojë karrierën në ‘Camp Nou’ apo do të nisë një aventurë të re në Arabinë Saudite.

Një gjë është e sigurt, Lamine Yamal është shndërruar në një nga figurat më të kërkuara të futbollit botëror dhe çdo lëvizje e tij e ardhshme mund të ndryshojë standardet e transfertave në sportin më të ndjekur në botë. /Telegrafi/

❌
❌