Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Main stream

Deklarata e fortë e Trumpit: NATO ekziston falë meje

20 January 2026 at 18:38


Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi së fundmi se nuk ka asnjë individ, përfshirë presidentët e tjerë, që ka kontribuar më shumë për NATO-n sesa ai.

“Nëse unë nuk do të isha shfaqur, NATO-ja nuk do të ekzistonte tani! Do të kishte përfunduar në hi të Historisë. Trishtueshme, por e vërtetë”, shkroi ai në Truth Social.

Deklarata e liderit amerikan vjen derisa presidenti vazhdon të theksojë rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve të aleancës transatlantike gjatë mandatit presidencial.

Ndërkohë, Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka deklaruar në një intervistë për tensionin e fundit midis Donald Trumpit dhe Evropës.

“Nuk mund të premtoj se SHBA-të do të qëndrojnë në NATO. Askush nuk mundet”, tha Stoltenberg, i cili aktualisht shërben si ministër i Financave i Norvegjisë, për revistën gjermane Der Spiegel.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga anëtarët themelues dhe më të rëndësishëm të NATO-s (Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior). /Telegrafi/

Trump vë në dyshim sovranitetin danez mbi Grenlandën

20 January 2026 at 17:59


Trump sërish ka folur për sovranitetin e shtetit danez mbi Grenlandën.

“Vetëm sepse një anije shkoi atje 500 vjet më parë dhe pastaj u largua, kjo nuk ju jep të drejtë pronësie”, tha presidenti amerikan.

Me këtë deklaratë, Donald Trump ka vënë në pikëpyetje bazën historike të sovranitetit të Danimarkës mbi Grenlandën, duke sugjeruar se zbulimi i hershëm ose prania e përkohshme historike nuk mjafton për të justifikuar kontrollin territorial.

Grenlanda ka qenë nën sundimin danez për shekuj, por sot ajo gëzon autonomi të gjerë, me qeverinë dhe parlamentin e saj, ndërsa Danimarka ruan kontrollin mbi politikën e jashtme dhe mbrojtjen.

Interesi i Trump për Grenlandën u bë publik kohët e fundit, kur ai shprehu idenë e blerjes së ishullit nga Danimarka, një propozim që u refuzua menjëherë nga autoritetet daneze dhe grenlandeze.

Ndryshe, Grenlanda ka rëndësi të madhe strategjike për shkak të pozicionit të saj gjeografik në Arktik, pasurive natyrore, si dhe interesave ushtarake dhe ekonomike në rritje në rajon. /Telegrafi/

— (@)

Qytetarët e Malit të Zi "blejnë nuse" nga Shqipëria?

20 January 2026 at 17:21


Një shqetësim i ri ka dalë në pah lidhur me martesat midis qytetarëve të Malit të Zi dhe grave nga Shqipëria.

Në disa mesazhe në rrjetet sociale, disa gra paraqiteshin si “ofertë” për martesë, duke nxitur dyshime për ndërmjetësime të paligjshme.

Policia malazeze ka deklaruar se nuk ka informacion zyrtar për raste të tilla dhe nuk ka pasur raportime që tregojnë përfshirjen e paligjshme të ndërmjetësve.

Sipas Kodit Penal të Malit të Zi, trafikimi i njerëzve dhe shfrytëzimi për qëllime martesore konsiderohen vetëm në rastet kur ekzistojnë detyrim, kërcënim, mashtrim ose shfrytëzim, shkruan vijesti.me.

Sipas të dhënave nga disa komuna, brenda dy viteve të fundit janë regjistruar 16 martesa midis qytetarëve të Malit të Zi dhe shtetaseve shqiptare, me numrin më të madh në Ulqin. Megjithatë, nuk dihet nëse këto martesa janë bërë në kushte të paligjshme apo nën ndonjë formë shfrytëzimi.

Drejtuesja e Qendrës për të Drejtat e Grave, Maja Raiçeviq, ka theksuar se reklamat ku gratë paraqiten si mallra janë shqetësuese dhe thekson se shteti ka detyrimin të parandalojë dhe ndëshkojë çdo formë dhune apo shfrytëzimi në martesa. Ajo shton se gratë nuk duhet trajtuar si objekte dhe se shteti duhet të reagojë ndaj çdo indikacioni të ndërmjetësimeve të paligjshme.

Gazeta Vijesti gjithashtu ka rikujtuar se në vitin 2017 disa burra nga Mali i Zi ishin mashtruar nga persona që pretendonin se do të organizonin martesat me gra shqiptare, duke u kërkuar pagesa të konsiderueshme për shërbime që nuk u realizuan.

Me gjithë këto shqetësime, autoritetet malazeze insistojnë se deri më tani nuk ka fakte konkrete që tregojnë për ndërmjetësime të paligjshme, por rastet e dyshuara duhet të hetohen dhe ndiqen nga prokuroria kompetente nëse paraqiten denoncime të reja. /Telegrafi/

Kili përballet me zjarre të mëdha - të paktën 19 të vdekur

20 January 2026 at 16:52


Kili po përballet me zjarre pyjore të një shkalle të paprecedentë, të cilat tashmë kanë marrë jetën e të paktën 19 personave dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Rajonet më të goditura nga flakët janë Nuble dhe Biobio, ku zjarret kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe tokash bujqësore.

Në qytetin e Lirquenit, pothuajse asnjë shtëpi nuk ka mbetur e paprekur, ndërsa të paktën 300 ndërtesa banimi janë shkatërruar plotësisht.

Përveç kësaj, rreth 50 mijë njerëz në mbarë vendin janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut të flakëve, duke kërkuar strehim në qendra emergjente të vendosura nga autoritetet.

🇨🇱 Wildfires rage in Chile

Chile is facing wildfires of unprecedented scale that have already claimed at least 19 lives. The hardest-hit regions are Ñuble and Biobío. In the city of Lirquén, almost no homes remain intact. At least 300 residential buildings have been destroyed.… pic.twitter.com/QL1ZMgePuh
— Visegrád 24 (@visegrad24) January 20, 2026

Presidenti i Kilit, Gabriel Boric, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka deklaruar se të gjitha burimet kombëtare janë mobilizuar për të përballuar situatën.

Ai theksoi se forcat e emergjencës, ushtria dhe ekipet zjarrfikëse po punojnë pa ndërprerje për të kontrolluar përhapjen e zjarreve dhe për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

Autoritetet gjithashtu kanë bërë apel për solidaritet dhe kujdes maksimal nga qytetarët, duke këshilluar që të shmangen zonat e rrezikuara dhe të ndihmohet në mënyrë të sigurt në procesin e evakuimit.

Situata vazhdon të jetë kritike, ndërsa moti i thatë dhe erërat e forta po favorizojnë përhapjen e flakëve.

Shumë komunitete rurale dhe banorë të zonave periferike po përballen me humbje të mëdha dhe kërkojnë ndihmë emergjente, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se rimëkëmbja e plotë do të kërkojë muaj dhe përpjekje të mëdha kombëtare. /Telegrafi/

Zelensky kërkon ushtri evropiane prej 3 milionë ushtarësh

20 January 2026 at 16:09


Ukraina ka propozuar që Evropa të krijojë një Forcë të Përbashkët të Armatosur prej rreth 3 milionë ushtarësh, me qëllim forcimin e mbrojtjes kolektive ndaj kërcënimit nga Rusia.

Kjo ide vjen në një kohë kur siguria evropiane po përballet me sfida serioze, si pasojë e luftës në Ukrainë, tensioneve në rritje në lindje të kontinentit dhe pasigurive mbi angazhimin afatgjatë të aleatëve ndërkombëtarë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky theksoi se, megjithëse kjo ide është hedhur në tryezë prej më shumë se një viti, nuk ka pasur hapa konkretë drejt realizimit të saj.

“Ka kaluar një vit. Ta them sinqerisht, asnjë hap i vetëm nuk është ndërmarrë drejt kësaj ideje. Ndoshta tani, duke pasur parasysh të gjitha këto sfida, udhëheqësit evropianë do ta marrin seriozisht në shqyrtim”, u shpreh ai.

Sipas Zelenskyt, krijimi i një ushtrie të përbashkët evropiane nuk do të synonte të zëvendësonte NATO-n apo të konkurronte me Shtetet e Bashkuara. Përkundrazi, ai e sheh këtë forcë si një shtyllë shtesë të sigurisë evropiane, që do t’i jepte kontinentit më shumë autonomi strategjike dhe aftësi për të reaguar shpejt ndaj krizave.

“Evropa thjesht do të kishte ushtrinë e saj të veçantë dhe të fortë”, theksoi lideri ukrainas.

Propozimi ka hapur debate brenda Bashkimit Evropian dhe më gjerë, pasi përfshin çështje të ndërlikuara si financimi, komandimi i përbashkët, sovraniteti i shteteve anëtare dhe koordinimi me strukturat ekzistuese të sigurisë. Megjithatë, lufta në Ukrainë ka bërë që gjithnjë e më shumë liderë evropianë të diskutojnë nevojën për një rol më aktiv të Evropës në garantimin e sigurisë së saj, pa u mbështetur plotësisht te aleatët e jashtëm. /Telegrafi/

— (@)

Irani nuk ftohet në konferencën e sigurisë në Mynih

20 January 2026 at 15:39


Organizatorët e konferencës së sigurisë në Mynih të Gjermanisë thanë se kanë anuluar ftesat drejtuar qeverisë iraniane për edicionin e këtij viti, nga 13 deri më 15 shkurt, pas represionit ndaj protestuesve, njofton sot agjencia France Presse.

“Para disa javësh u dërguan ftesa për disa përfaqësues të qeverisë iraniane. Në dritën e zhvillimeve aktuale, Konferenca e Sigurisë në Mynih nuk do t’i pranojë këto ftesa”, tha një zëdhënës i ngjarjes për AFP.

Protestat për shkak të kostove të jetesës shpërthyen në Iran më 28 dhjetor dhe u bënë një nga ngjarjet më të mëdha kundër regjimit që nga shpallja e Republikës Islamike në vitin 1979, shkruan reuters.

Organizata joqeveritare norvegjeze Iran Human Rights (IHR) thotë se të paktën 3,428 persona kanë humbur jetën, raste këto të konfirmuara nga IHR ose burime të pavarura.

Vlerësime të tjera flasin për mbi 5000 të vdekur ose edhe disa për 20 mijë, por mungesa e internetit e vështirëson verifikimin nga organizatat joqeveritare dhe mediat.

Më herët, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë u pyet për raportimet se ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi ishte ftuar në konferencën e sigurisë në Mynih.

“Duke pasur parasysh përplasjen e përgjakshme me protestuesit, nuk besojmë se pjesëmarrja e tij do të ishte e përshtatshme”, u përgjigj ai.

Ndryshe, konferenca e Sigurisë në Mynih është një ngjarje vjetore në kalendarin diplomatik që tërheq rregullisht politikanët kryesorë botërorë. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

TikTok po fut një teknologji të re për të zbuluar përdoruesit e mitur në Evropë

18 January 2026 at 10:00


TikTok do të fillojë në javët e ardhshme të vendosë një teknologji të re për detektimin e moshës në të gjithë Evropën, njoftoi kompania të premten, ndërsa platforma në pronësi të ByteDance po përballet me presione rregullatore për të identifikuar dhe hequr llogaritë e fëmijëve nën 13 vjeç.

Sistemi do të analizojë informacionet në profil, videot e publikuara dhe modelet e sjelljes për të vlerësuar nëse personi pas një llogarie të caktuar është i mitur, shkruan reuters.

Tensionet rriten më tej nga fakti se një gjykatës në shtetin federal të Delaware në Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojë të premten kërkesën e TikTok për të hedhur poshtë padinë që prindërit e pesë fëmijëve nga Britania e Madhe e dorëzuan vitin e kaluar, pasi fëmijët vdiqën duke realizuar video “prank” dhe “challenge”.

Në padinë thuhet se algoritmet e TikTok promovuan përmbajtje të rrezikshme për fëmijët, përfshirë sfidën e njohur si “blackout challenge” që inkurajonte vetë-dëmtimin përmes mbytjes.

“ByteDance ka dëmtuar këta fëmijë pasi udhëheqësia e dinte që vendimet e tyre në programim mund të çojnë në vdekje aksidentale të fëmijëve”, thuhet në padinë e dorëzuar në Gjykatën e Delaware.

Disa nga fëmijët ishin nën 13 vjeç.

“Shprehim ngushëllimet tona më të thella këtyre familjeve”, tha një zëdhënës i TikTok, duke shtuar se kompania ndalon rreptësisht përmbajtjen që promovon ose inkurajon sjellje të rrezikshme. /Telegrafi/

Gjermania po ndërton ushtrinë më të fuqishme në Evropë - pse po shqetësohen francezët?

17 January 2026 at 15:55


Franca po shqetësohet gjithnjë e më shumë për shkak të rritjes së shpejtë të kapaciteteve ushtarake të Gjermanisë, nga frika se kjo mund të ndryshojë jo vetëm ekuilibrin strategjik dhe politik brenda Evropës, por edhe të dobësojë ndikimin tradicional të Parisit në kontinent evropian.

Sipas një raporti të Bloomberg, zyrtarët francezë po ndjekin nga afër atë që është përshkruar si një nismë “historike” e riarmatimit të Gjermanisë, me një përzierje admirimi dhe shqetësimi.

Gjatë dy viteve të fundit, Berlini ka ndërmarrë një forcim të paparë të mbrojtjes, shkaku i luftës në Ukrainë, Zeitenwende, ose “pikës së kthesës”. Gjermania planifikon të shpenzojë mbi 500 miliardë euro për mbrojtje deri në vitin 2029.

Vetëm për vitin 2026, buxheti i saj ushtarak pritet të arrijë rreth 127 miliardë dollarë, duke e bërë një nga shpenzuesit më të mëdhenj të mbrojtjes në nivel global.

Në të njëjtën kohë, Gjermania ka lehtësuar kufijtë kushtetues të huamarrjes, duke i mundësuar të financojë riarmatim me një ritëm që shumë vende evropiane, të kufizuara nga borxhi dhe rregullat fiskale, nuk mund ta arrijnë.

Ndërsa aleatët e NATO-s kanë mirëpritur gjerësisht rikthimin e fokusit të Gjermanisë te mbrojtja, atmosfera në Paris është më e ndërlikuar, transmeton Telegrafi.

Franca prej kohësh i ka kërkuar Gjermanisë të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e Evropës.

Megjithatë, zyrtarët francezë tani shqetësohen se shkalla dhe shpejtësia e veprimeve të Berlinit mund ta lënë Francën strategjikisht pas. Katër zyrtarë të lartë francezë i thanë Bloomberg se ekziston një “shqetësim i përgjithshëm” lidhur me fuqinë në rritje ushtarake të Gjermanisë dhe ndikimin politik që vjen me të.

Ky shqetësim u shpreh edhe nga ligjvënësi francez François-Xavier Bellamy, i cili paralajmëroi se Franca rrezikon të mbetet pas. “Franca është në një situatë të brishtë, dhe fakti që Gjermania po angazhohet me një vendosmëri të tillë sigurisht krijon një dinamikë që mund të na lërë anash”, tha ai.

Për më tepër, janë shfaqur tensione në disa projekte kyçe të mbrojtjes evropiane. Franca ka shprehur zhgënjim ndaj Iniciativës së Gjermanisë për Mburojat e Qiellit Evropian, një plan mbrojtjeje nga raketat që mbështetet shumë në sistemet amerikane dhe izraelite, dhe i cili u prezantua pa një përfshirje të fortë franceze. Parisi e sheh këtë iniciativë si një minimizim të përpjekjeve për të ndërtuar një arkitekturë më autonome të mbrojtjes evropiane.

Përveç kësaj, vendimi i Gjermanisë për të blerë aeroplanë luftarakë F-35 të prodhuar në SHBA, në vend të alternativave evropiane, ka tensionuar më tej marrëdhëniet.

Franca ka ngritur gjithashtu shqetësime për të ardhmen e Sistemit të Ajrit të Luftimit të Ardhshëm Franko-Gjermano-Spanjoll (FCAS), një projekt i gjeneratës së gjashtë.

Mosmarrëveshjet e zgjatura midis kompanive franceze dhe gjermane mbi ndarjen e punës dhe lidershipin vazhdojnë të rrezikojnë vonesa dhe tejkalime të kostove.

Politika e brendshme në Gjermani shton një shtresë tjetër shqetësimi. Partia e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka një mbështetje prej rreth 26 për qind në sondazhet e INSA-s në dhjetor. Edhe pse partia mbetet jashtë pushtetit, rritja e saj ka shqetësuar aleatët gjermanë dhe fqinjët, duke pasur parasysh qëndrimin e saj kritik ndaj BE-së dhe NATO-s.

Ndërkohë, Rusia ka reaguar ashpër ndaj riarmatimit të Gjermanisë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, akuzoi Berlinin se po lëviz “në rrugën e konfrontimit” dhe paralajmëroi se Gjermania “po bëhet përsëri e rrezikshme”.

Moska gjithashtu i ka hedhur poshtë pretendimet perëndimore se Rusia synon të sulmojë NATO-n si “marrëzi”, duke argumentuar se narrativë e tillë përdoret për të justifikuar shpenzimet ushtarake masive në të gjithë Evropën.

Pavarësisht këtyre tensioneve, analistët vërejnë se përforcimi i Gjermanisë pasqyron ndryshime më të gjera në mjedisin e sigurisë së Evropës pas luftës së Rusisë në Ukrainë.

Megjithatë, sfida për Evropën do të jetë menaxhimi i këtij transformimi pa thelluar rivalitetet e brendshme. Ndërsa Gjermania ripohon veten ushtarakisht, Franca përballet me detyrën e ripërcaktimit të rolit të saj në një peizazh mbrojtës evropian që ndryshon me shpejtësi. /Telegrafi/

Limuzina Honda 0 Series do të del në tregun e shitjes në vitin 2027

17 January 2026 at 15:31


Limuzina Honda 0 Series nuk do të dalë në treg këtë vit dhe është shtyrë për vitin 2027, është konfirmuar nga kompania japoneze.

Honda fillimisht kishte njoftuar se do të prezantonte këtë vit tre modele mbi platformën e re Series 0: Acura RSX, Honda 0 Series SUV dhe Honda 0 Series Saloon.

Dy prej tyre janë në rrugë, por pas një viti ndryshimesh rregullatore, doganash dhe heqjes së kredive tatimore, Honda ka shtyrë pak kalendarin.

- YouTube www.youtube.com

RSX do të dalë i pari, në “gjysmën e dytë të vitit 2026”, tha për gazetarët Jessica Fini, ndihmëse e zv/presidentit për komunikim në American Honda.

Më pas, më vonë gjatë vitit do të vijë Honda 0 Series SUV, ndërsa limuzina është “shtyrë për vitin 2027”.

Ajo shtoi se Honda kishte ndarë lajmin për këtë vonesë me gazetarët gjatë panairit të mobilitetit në Japoni, por lajmi nuk u shpërnda gjerësisht.

Faqja fillestare e Honda-s për 0 Series ende tregon se “modelet e prodhimit” SUV dhe limuzina do të dalin në 2026, kështu që kompania nuk ka publikuar zyrtarisht informacionin për këtë vonesë. /Telegrafi/

Një nënë iraniane qan mbi trupin e djalit të vrarë nga regjimi brutal

17 January 2026 at 15:20


Prej fillimit të protestave në Iran, regjimi ka nisur një shtypje brutale ndaj demonstruesve, duke përdorur snajperë, armë zjarri, plumba metalikë, gaz lotsjellës dhe ndërhyje të dhunshme, për të shpërndarë turmat paqësore dhe për të frikësuar qytetarët që kërkojnë ndryshim demokratik. Arrestimet masive dhe dhuna sistematike ndaj protestuesve kanë shënuar një nga periudhat më të ashpra të represionit në dekada në Iran.

Së fundi janë shfaqur shumë video të të vdekurve në qeze të zeza të najlonit. Një skenë e tillë është edhe e një nëne iraniane, e cila shihet teksa rënkon mbi trupin e të birit të saj të vrarë.

Ai u ekzekutua nga regjimi islamik ndërsa dilte në rrugë, duke kërkuar liri dhe drejtësi për një Iran të lirë, vetëm për të përballuar urrejtjen dhe dhunën e autoriteteve.

Iranian mom crying over her son’s body. He was murdered by the Islamic regime while out on the streets protesting for a free Iran

The butchers in Tehran murdered thousands of people in just a few days

Where are there mass protests in front of the regime’s embassies in the West? pic.twitter.com/Fl0rxKBnbC
— Visegrád 24 (@visegrad24) January 17, 2026

Organizata të të drejtave të njeriut dhe agjenci për mbikëqyrje të krimeve tregojnë se numri i të vrarëve është shumë i lartë dhe vazhdon të rritet. Sipas disa vlerësimeve të pavarura dhe të grupimeve aktiviste, mijëra njerëz janë vrarë në dhunën shtetërore që ka shpërthyer përtej kryeqytetit dhe në qytete të tjera.

Agjencia e të drejtave të njeriut HRANA raporton se më shumë se 3000 persona janë vrarë deri më tani, përfshirë mijëra protestues që dolën në rrugë kundër regjimit.

Vlerësime të tjera, përfshirë disa burime brenda Iranit, flasin për shifra shumë më të larta, deri në dhjetëra mijëra viktima, megjithëse këto shifra janë të vështira për t’u verifikuar për shkak të bllokimit të komunikimit nga autoritetet.

Gjatë këtij shtypje brutale, autoritetet vendosën edhe bllokimin e internetit dhe komunikimit, duke e bërë të vështirë dokumentimin e ngjarjeve dhe raportimin e vërtetë të viktimave dhe arrestimeve dhe duke penguar komunitetin ndërkombëtar të marrë informacion të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë media ndërkombëtare dhe organizatat për të drejtat e njeriut po ndjekin me shqetësim zhvillimet, duke bërë thirrje për respektim të të drejtave themelore dhe për një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi përdorimin e dhunës ndaj protestuesve. /Telegrafi/

Macron shfaqet me syze dielli në punë - pamje të rralla nga kabineti qeveritar

17 January 2026 at 14:39


Emmanuel Macron shkoi të mërkurën në punë duke mbajtur syze dielli dhe i kërkoi stafit dhe bashkëpunëtorëve ta “pranonin” kështu, duke ironizuar me situatën.

Kjo shfaqje vjen një ditë pas publikimit të pamjeve ku presidenti francez u shfaq në publik me një sy të kuq dhe të gjakosur, gjë që nxiti kuriozitet dhe shqetësim te qytetarët.

Pallati Elize reagoi menjëherë, duke kërkuar nga njerëzit që të mos shqetësoheshin dhe duke sqaruar se bëhej fjalë për një enë gjaku të çarë në sy.

Zyrtarët theksuan se situata nuk përbënte rrezik për shëndetin e presidentit dhe se ishte një problem i përkohshëm.

Në një ton më lehtësues dhe humoristik, Macron shfrytëzoi rastin për të bërë shaka “tani kam shikimin e një tigri,” u shpreh ai, duke e kthyer problemin e vogël shëndetësor në një moment qesharak.

Shfaqja e tij me syze dielli u prit me buzëqeshje nga stafi dhe komentuesit e mediave sociale, disa prej të cilëve e komentuan se kjo i shton një “aura misterioze dhe sportive” figurës së presidentit. /Telegrafi/

😎 Macron came to work wearing sunglasses and asked everyone to bear with him like that

The day before, the French president appeared in public with a bloodshot eye. The Élysée Palace asked people not to worry and assured that it was a burst blood vessel.

Macron joked that he… pic.twitter.com/KlVwvIym2Q
— NEXTA (@nexta_tv) January 17, 2026

Egjipti dhe Etiopia përplasen për lumin Nil, Trump ofrohet si ndërmjetësues

17 January 2026 at 14:04


Presidenti amerikan Donald Trump ofroi të premten të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjen për ujërat e lumit Nil midis Egjiptit dhe Etiopisë.

“Jam i gatshëm të rinis ndërmjetësimin amerikan mes Egjiptit dhe Etiopisë për ta zgjidhur në mënyrë të përgjegjshme dhe përfundimtare çështjen e ‘ndarjes së ujërave të Nilit’”, shkroi Trump në një letër drejtuar presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, e cila u publikua gjithashtu në llogarinë e tij në rrjetin social Truth Social.

Inaugurimi i Digës së Madhe të Rilindjes Etiopiane, i mbajtur më 9 shtator nga autoritetet etiopiane, ka shkaktuar zemërim në Kajro, pasi Egjipti ndodhet në pjesën e poshtme të rrjedhës së Nilit dhe varet ndjeshëm nga ujërat e tij.

Etiopia, shteti i dytë më i populluar në Afrikë me mbi 120 milionë banorë, e konsideron digën — me një kosto prej 5 miliardë dollarësh dhe të ndërtuar në një nga degët e Nilit — si një projekt kyç për zhvillimin dhe ambiciet e saj ekonomike.

Egjipti pretendon se diga shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe se funksionimi i saj mund të shkaktojë si thatësira ashtu edhe përmbytje, akuza që Etiopia i hedh poshtë.

Dy vendet nuk kanë ende një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht detyruese për ndarjen e ujërave të Nilit, ndërsa mosmarrëveshja zgjat prej vitesh. Lumi Nil përbën një çështje ekzistenciale si për Egjiptin ashtu edhe për Etiopinë. Marrëveshjet e mëparshme historike u jepnin Egjiptit dhe Sudanit pothuajse të gjithë ujin e Nilit, pa përfshirë Etiopinë, e cila nuk i njeh këto marrëveshje.

Përpjekja e fundit e rëndësishme për një zgjidhje diplomatike u bë në vitin 2015, kur Etiopia, Egjipti dhe Sudani nënshkruan Deklaratën e Parimeve. Kjo marrëveshje shërbeu si një kornizë politike që njeh nevojën për bashkëpunim, por nuk përcakton rregulla të qarta dhe detyruese ligjërisht.

Më pas pasuan negociata shumëvjeçare, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Afrikan, Shtetet e Bashkuara dhe Banka Botërore, por pa arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Egjipti kërkon garanci për sigurinë e furnizimit me ujë, ndërsa Etiopia insiston në të drejtën për të shfrytëzuar burimet e saj natyrore për zhvillim ekonomik. Për momentin, asnjëra palë nuk duket e gatshme të bëjë lëshime të mjaftueshme, duke e mbajtur të hapur një përplasje të vazhdueshme diplomatike mes dy vendeve. /Telegrafi/

Si një ide qesharake u bë hit - ngrohja në mënyrë të pazakontë e ushqimit

17 January 2026 at 14:01


Një grua nuk kishte mundësi të ngrohte ushqimin e saj në punë, por papritmas i erdhi një ide qesharake dhe krejt e pazakontë.

Ajo e realizoi këtë ide dhe rezultati ishte kaq i bukur sa menjëherë u bë hit në internet, duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë që e panë.

Ky është një shembull perfekt i asaj që quhet shpikje dhe mendje e shpejtë!

Kur njerëzit hasin një problem, shpesh zgjidhja më kreative është ajo që nuk ta pret.

Disa gjëra të vogla, por të zgjuara, mund të bëhen të famshme menjëherë dhe të tërheqin vëmendjen e të gjithëve. /Telegrafi/


ChatGPT pëlqen që t’i drejtoheni ashpër

17 January 2026 at 14:00


Një studim i ri tregon se ChatGPT në disa raste jep përgjigje më të sakta kur përdoruesit i bëjnë kërkesa të drejtpërdrejta dhe ashpra, krahasuar me pyetjet e formuluara shumë të sjellshme.

Kërkesa më të ashpra rezultuan me një saktësi përgjigjeje rreth 84.8 për qind, rreth katër për qind më shumë se formulimet më të buta.

Shkencëtarët shpjegojnë se tonet më të forta shpesh çojnë në udhëzime më të qarta dhe të përqendruara, që ndihmojnë modelin të përpunojë detyrën më mirë.

Megjithatë, ata paralajmërojnë se kjo nuk do të thotë se përdoruesit duhet të jenë qëllimisht të pasjellshëm ndaj sistemeve të inteligjencës artificiale.

Normalizimi i një stili të ashpër të komunikimit me AI mund të ndikojë negativisht edhe në komunikimin ndërnjerëzor dhe përdorimet e kësaj teknologjie në mësim, punë dhe jetë të përditshme. /Telegrafi/

Iranianët kërcënojnë forcat amerikane në Katar

17 January 2026 at 13:23


Një kanal në Telegram, i lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, ka kërcënuar forcat amerikane në Katar.

Kanali pretendon se ka identifikuar hotelin në Doha ku janë zhvendosur komandantët dhe oficerët e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, pas evakuimit të bazës Al-Udeid.

“Zhvendosja e ngathët e komandantëve dhe oficerëve të Komandës Qendrore të SHBA-së nga baza Al-Udeid në Hotelin Sheraton në Doha, dhe transferimi i dhomës së operacioneve të sabotimit në këtë hotel, nuk do t'i mbrojë ata në asnjë mënyrë nga një përgjigje vendimtare dhe e fuqishme e Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit, në rast të ndonjë agresioni kundër territorit iranian,” thuhet në deklaratën e kanalit Sepah Pasdaran.

A Telegram channel affiliated with Iran’s Revolutionary Guards has threatened US forces in Qatar, claiming it has identified the hotel in Doha where commanders and officers from United States Central Command have relocated after evacuating the Al-Udeid base.

“The clumsy… pic.twitter.com/Zf6wxXwm3J
— Iran International English (@IranIntl_En) January 17, 2026

Kanalit iu bashkëngjit edhe një fotografi dhe mbishkrim të publikuar nga një tjetër kanal i quajtur “Operations Center Media”.

Ky incident shton tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit, teksa marrëdhëniet tashmë të tensionuara mbeten të ndjeshme në rajon.

Ndryshe, SHBA-ja ka përkrahur protestat e qytetarëve iranianë që shpërthyen si pasojë e shkaqeve ekonomike. /Telegrafi/

Pamje të rralla të vitit 2025 nga bisedimet për paqe në Ukrainë - Macron ia prish gjumin Trumpit për t’i kumtuar lajmin e mirë

17 January 2026 at 12:46


Pamjet e publikuara së fundmi, të realizuara më 10 maj 2025, tregojnë reagimin e presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj pranimit të propozimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim me Rusinë.

Gjatë një bisede të regjistruar, presidenti francez Emmanuel Macron fillimisht i kërkoi falje Trumpit që po e telefononte herët në mëngjes (06:00, sipas kohës lokale në SHBA), për t’i kumtuar lajmin se “Zelensky kishte pranuar propozimin e tij për një armëpushim 30-ditor”.

“Tani kemi vendosur të mbështesim një armëpushim që do të nisë të hënën dhe që duhet të zgjasë 30 ditë, me qëllim që të fillojmë ndërtimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në narracion, duke iu referuar marrëveshjes së arritur mes liderëve evropianë dhe Zelenskyt në Kiev.

“Nëse armëpushimi shkelet, evropianët dhe amerikanët do të përgatisin dhe koordinojnë sanksione në shkallë të gjerë”, shton më pas lideri francez.

Newly released footage from May 10, 2025 shows Trump’s reaction to Zelensky accepting his ceasefire proposal:

Macron: Zelensky accepted your proposal for a 30-day ceasefire.

Trump: Ohhhh, good! Nobel Prize. You are the greatest.pic.twitter.com/ux6iPJwsML
— Clash Report (@clashreport) January 17, 2026

Reagimi i liderit amerikan ishte spontan dhe entuziast “Ohhhh, mirë! Çmimi Nobel. Je më i madhi”.

Të pranishëm gjatë bisedës ishin edhe kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, kancelari gjerman, Friedrich Merz, si dhe kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Në të njëjtën kohë, Zelensky i kërkoi Trumpit të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse Vladimir Putin refuzon armëpushimin, një kërkesë që mori mbështetje pozitive nga presidenti amerikan.

Ndërkohë, delegacioni ukrainas ndodhet në SHBA për të diskutuar një plan paqeje me Rusinë, e cila pushtoi Ukrainën në vitin 2023. /Telegrafi/

Në Uashington pritet të hiqen të gjitha kamerat e trafikut - si po e arsyetojnë propozimin zyrtarët e shtetit

17 January 2026 at 12:00


Departamenti i Transportit i qytetit planifikon të heqë kamerat e trafikut në Uashington, përfshirë ato për shpejtësi, drita të kuqe dhe shenja ndalimi.

Nëse miratohet, masa mund të hyjë në fuqi deri në fund të vitit.

Kamerat për kalimin në semafor me të kuqe u vendosën për herë të parë në 1999, më pas u instaluan qindra të tjera për shpejtësi dhe shenja ndalimi.

Aktualisht ka 546 kamera në D.C., me gjoba nga 100 deri 500 dollarë.

Projekt-dokumenti i dërguar në Shtëpinë e Bardhë propozon ndalimin e kamerave si pjesë e ligjit të ardhshëm për transportin.

Kritikët thonë se kamerat shërbejnë më shumë për të gjeneruar të ardhura se sa për sigurinë publike; në 2025 ato sollën 267,3 milionë dollarë.

Kryetarja Muriel Bowser argumenton se kamerat janë të domosdoshme për shpëtimin e jetëve dhe ruajtjen e sigurisë, dhe heqja e tyre do të shkaktonte mungesë prej miliardë dollarësh.

Disa anëtarë të këshillit të qytetit paralajmërojnë se pa kamera, policia do të kishte më shumë barrë për zbatimin e ligjit dhe burimet do të ishin të mbingarkuara. /Telegrafi/

ICE në burgjet amerikane mban 73 mijë njerëz, numri më i lartë në histori

17 January 2026 at 11:59


Numri i personave të mbajtur në paraburgim nga Shërbimi Amerikan i Imigracionit dhe Doganave (ICE) ka arritur një rekord të ri.

Në fakt, ICE ka tejkaluar për herë të parë shifrën prej 70 mijë të burgosurve, në historinë 23-vjeçare të këtij agjencie për deportime, tregojnë të dhënat e brendshme të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS).

Deri të enjten, ICE mbante në paraburgim rreth 73 mijë persona në të gjithë Shtetet e Bashkuara që përballeshin me deportim, një shifër më e lartë se çdoherë tjetër dhe një rritje prej 84 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur numri i paraburgosurve ishte nën 40 mijë, tregojnë të dhënat e brendshme statistike që CBS News ka siguruar.

Administrata Trump synonte të mbante mbi 100 mijë të paraburgosur në çdo kohë si pjesë e fushatës për deportime masive.

Rreth 67 mijë prej të paraburgosurve janë të rritur të vetëm, ndërsa 6000 janë familje me fëmijë të mitur.

ICE mban persona për shkelje imigracioni dhe krime, duke përfshirë edhe ata me dënime penale.

Rreth 47 për qind e të paraburgosurve kanë akuza ose dënime penale; të tjerët janë vetëm shkelës civilë të ligjit të imigracionit.

Grupi pa histori penale ka shënuar rritjen më të shpejtë në muajt e fundit.

Rritja u mundësua nga financimi i jashtëzakonshëm prej 45 miliardë dollarësh dhe zgjerimi i kapaciteteve, përfshirë përdorimin e bazave ushtarake si Fort Bliss. /Telegrafi/

Kina dhe Kanadaja lehtësojnë tarifat tregtare

17 January 2026 at 11:33


Lideri kinez, Xi Jinping dhe kryeministri kanadez, Mark Carney njoftuan një marrëveshje për ulje tarifash pas takimit të tyre në Pekin, duke shënuar një “riformatim” të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kina pritet të ulë tarifat për vajin e kanolës kanadeze nga 85 në 15 për qind, ndërsa Kanadaja do të tarifojë automjetet elektrike kineze me 6.1 për qind.

Marrëveshja vjen pas viteve të tensioneve dhe tarifave reciproke dhe mund të hapë rrugën për investime të reja kineze në Kanada, raporton bbc.

Carney nënvizoi se Kanadaja po përpiqet të diversifikojë tregtinë jashtë SHBA-së dhe se diskutimet me Pekinin kanë qenë “realiste dhe me respekt”.

- YouTube www.youtube.com

Megjithatë, ai theksoi se Kanadaja nuk pajtohet me Kinën për të gjitha çështjet, përfshirë të drejtat e njeriut, ndërhyrjet në zgjedhje dhe kufijtë e negociatave.

Marrëveshja përfshin gjithashtu ulje tarifash për disa ushqime kanadeze, duke lehtësuar prodhuesit vendas.

Xi e përshkroi zhvillimin e marrëdhënieve si “të shëndetshme dhe të qëndrueshme”, të dobishme për paqen dhe prosperitetin botëror.

Kjo vizitë shënon takimin e parë të një kryeministri kanadez në Kinë pas gati një dekade, duke rihapur dyert për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar mes dy fuqive. /Telegrafi/

Irani i vret protestuesit, por fajin ia hedh SHBA‑së

17 January 2026 at 11:20


Megjithëse forcat iraniane po shtypin protestat dhe po vrasin protestues anembanë vendit, autoritetet iraniane vazhdojnë ta mbajnë presidentin amerikan përgjegjës për viktimat.

Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit, ka deklaruar se e mban Donald Trump përgjegjës për “viktimat, dëmet dhe shpifjet që ka drejtuar ndaj kombit iranian” gjatë protestave të fundit.

Kjo deklaratë vjen përmes mesazhit të parë në rrjetet sociale në gjuhën persiane që nga 12 janari, duke rikthyer vëmendjen tek roli i jashtëm që, sipas tij, ka ndikuar në trazirat e brendshme të Iranit.

— (@)

Khamenei ka akuzuar më parë protestuesit se vepronin në përputhje me interesat e “terroristëve të huaj”, duke përfshirë liderin aktual amerikan, dhe i ka konsideruar veprimet e tyre si përpjekje për të minuar stabilitetin dhe sigurinë kombëtare të vendit.

Lideri suprem iranian thekson rëndësinë e ruajtjes së unitetit kombëtar dhe shpreh shqetësimin për ndikimin e jashtëm në çështjet e brendshme të Iranit.

Ky mesazh reflekton tensionet e vazhdueshme midis Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe thekson retorikën e ashpër të Khameneit ndaj figurave politike perëndimore, të cilat ai i sheh si kërcënim për sovranitetin iranian.

Ndryshe, Trump kishte paralajmëruar se do ta pësonin shumë keq udhëheqësit iranianë, nëse do të vazhdonin t'i vrisnin protestuesit. /Telegrafi/

❌
❌