Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Main stream

“Dilema e Ismailit”, filmi që sjell në ekran forcën e Besës shqiptare

27 January 2026 at 23:45

TIRANË, /27 janar/ ATSH/ – Filmi artistik “Dilema e Ismailit” pritet të transmetohet për herë të parë shumë shpejt për publikun shqiptar, duke sjellë në ekran një histori të fuqishme, të bazuar në ngjarje reale, që dëshmon forcën e Besës shqiptare dhe humanizmin në një nga periudhat më të errëta të historisë.

Ngjarjet e filmit zhvillohen në fshatin Shëngjergj, në Tiranë, dhe pasqyrojnë historinë e një familjeje myslimane, e cila u jep Besën dy miqve hebrenj, duke refuzuar t’i dorëzojë tek pushtuesit gjermanë, pavarësisht pasojave tragjike që do të pasonin.

Një nga figurat më të forta të filmit është Shkurta, e interpretuar nga aktorja Delinda Disha, e cila përfaqëson një nga sakrificat më të rënda njerëzore. Për të mos çnderuar familjen dhe për të mos thyer Besën e dhënë, ajo pranon humbjen e bashkëshortit të saj, i cili merret nga gjermanët për t’u ekzekutuar së bashku me priftin e fshatit.

Rolin e Ismailit e interpreton aktori i mirënjohur ndërkombëtarisht Arben Bajraktaraj, i cili sjell në ekran figurën e burrit shqiptar të përballur me një dilemë morale dhe njerëzore, mes jetës, nderit dhe fjalës së dhënë.

Filmi është realizuar me skenar dhe regji nga Dhimitër Ismailaj dhe Valona Ismailaj, duke u fokusuar në vlera universale si besa, solidariteti dhe guximi njerëzor përballë së keqes.

“Dilema e Ismailit” vjen si një homazh për historitë e panjohura të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri dhe për trashëgiminë morale që i ka dhënë vendit tonë një identitet të veçantë në kujtesën historike europiane.

The post “Dilema e Ismailit”, filmi që sjell në ekran forcën e Besës shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare, Akademia Franceze do të organizojë një aktivitet në nderim të tij.

Ky aktivitet vjen si një bashkëpunim midis Akademisë Franceze dhe Ambasadës shqiptare në Francë, i cili do të zhvillohet në Institutin e Francës, Paris, më 29 janar.

Organizatorët e këtij eventi janë Xavier Darcos, kancelari i Institutit të Francës; Bernard Stirn, sekretar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike; Amin Maalouf, shkrimtar, njëherazi dhe sekretar i Akademisë Franceze, si dhe Dritan Tola, ambasador i Shqipërisë në Francë, lexohet në një shkrim në TvKlan.

Ky aktivitet do të bëjë bashkë disa nga personalitetet më të mëdha të kulturës franceze si Costa Gavras, Angelin Preljocaj, Jacques Attali, Tedi Papavrami. Në aktivitet do të marrë pjesë edhe familja e Ismail Kadaresë.

Kjo nuk është hera e parë që Franca nderon kujtimin e Ismail Kadaresë.

Në tetor të vitit 2025, këshilli bashkiak i Parisit miratoi propozimin që të vendoset një pllakë përkujtimore në ndërtesën ku ka jetuar Kadareja.

Pllaka u vendos në adresën 63 boulevard Saint-Michel në Paris, vendi ku ai dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku autori shkroi disa nga faqet më të bukura të letërsisë së tij.

Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare u nda nga jeta më 1 korrik 2024 në moshën 88-vjeçare.

Ismail Kadare është personalitet qendror i kulturës shqiptare të gjysmës së dytë të shek. XX. Fillimet e tij letrare janë kryesisht në poezi: “Frymëzime Djaloshare”, “Përse mendohen këto male” etj.

Në fushën e prozës, Kadareja lëvroi tregimin, novelën dhe romanin. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) përbën veprën e konfirmimit të talentit të tij.

“Kronikë në gur”, “Prilli i thyer”, “Kamarja e turpit”, “Pashallëqet e mëdha”, “Kush e solli Doruntinën” etj., janë disa nga veprat e tij më të rëndësishme të krijimtarisë së tij letrare.

Veprat e Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të huaja dhe është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. Në vitin 1994 ai u bë anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Laureati i shumë çmimeve, në 2005-ën, u nderua me “The Booker Prize Man”.

Ismail Kadare është dekoruar me urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrin “Kryqi i Legjionit të Nderit”, si dhe me çmime e nderime të tjera.

/k.s/a.f/r.e/

The post Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 27 January 2026Main stream

20:59 Kalbja e trurit nga TV-ja: Arsyeja e vërtetë pse serialet televizive po bëhen pa mend

By: EL
27 January 2026 at 20:59

Nga: Louis Chilton / The Independent
A po bëhet televizori më i marrë? Në industrinë e sotme të zbavitjes, rënia e vëmendjes dhe shikuesit e painteresuar po trajtohen jo si pengesa për t’u kapërcyer, por si mundësi tregu. Javën e kaluar, Ben Affleck dhe Matt Damon, duke promovuar filmin e tyre të ri në Netflix, The Rip, duket se konfirmuan atë që është përfolur prej kohësh për prodhimet e Netflix-it – se krijuesve u thuhet qartë që të përshtaten me të ashtuquajturit “shikues në dy ekrane” – ata të cilët e trajtojnë televizorin si diçka që mund të shihet me gjysmë vëmendjeje, ndërsa janë të zënë me Instagram-in, TikTok-in apo ndonjë blog të drejtpërdrejtë mbi sagën e Brooklyn Beckhamit. Damoni bëri shaka duke thënë se Netflix-i i kishte thënë: “Nuk do të ishte keq po të përsërisnit temën tri ose katër herë në dialog, sepse njerëzit janë në telefon teksa shikojnë”. Ai shtoi: “Kjo me të vërtetë do të fillojë të shkel mbi mënyrën se si tregohen ngjarjet”. E, pra, saktësisht kështu.

Nuk është ndonjë zbulim i madh: edhe po të mos kishit lexuar viteve të fundit shumë raportime për kufizimet kreative që u imponohen sot producentëve, kjo zakonisht është e dukshme duke parë produktin përfundimtar. Këtë e ndjen edhe në serialet më të mëdha të platformës, si Wednesday dhe Stranger Things, apo në adaptimin e fundit të Harlan Cobenit, Run Away. Do të ishte budallallëk të mohoje që çdo përsëritje në dialog apo çdo ekspozim i ngathët të ishte pjesë e një strategjie të qëllimshme – por, nëse sheh mjaftueshëm nga këto përmbajtje në internet, disa modele bëhen të dukshme. Dhe, zakonisht, është më keq në TV sesa në film, sepse regjisorët e mëdhenj të filmave shpesh kanë më shumë kontroll. Problemi, sigurisht, qëndron tek ata që nuk janë duke plotësuar fjalëkryqin e New York Times-it ndërkohë që shikojnë TV, por që shpresojnë të ulen e të përfshihen në një program, qoftë për vlerën artistike apo si një mënyrë për t’u shkëputur nga realiteti. Për këta shikues, përsëritjet e panevojshme e bëjnë përvojën të mërzitshme dhe fyese.

Në një farë kuptimi, natyrisht, nuk ka asgjë të re keqdashëse rreth këtij trendi të ri. Dikur në ditët para të transmetimit në internet, para përhapjes së seteve të DVD-së, televizioni gjithashtu duhej t’i përshtatej një lloji të caktuar të shikuesit pasiv. Duhej, pjesërisht, të merrte parasysh ata që ishin kyçur me vonesë, duke humbur kështu pjesën e parë të një programi – dhe ndërprerjet për reklama shpesh kërkonin që personazhet të përmblidhnin ngjarjen me një kuptim të ngathët të drejtpërdrejt. Serialet më të mira të vjetra televizive nuk e shmangnin këtë, por thjesht gjenin mënyra elegante, artistike, apo edhe qesharake për të përfshirë këto dromca. Kujto, për shembull, një episod të Simpsons që kthehet nga një ndërprerje me reklama, me Homerin që detajon saktësisht se ku janë tani personazhet dhe pse, ndërsa Barti komenton: “Çfarë gjëje e çuditshme për të thënë”.

Megjithatë, rënia e ngadaltë e televizionit në marrëzi shkon përtej kësaj çështjeje të vetme. Si një formë arti, duket se TV‑ja po bën regres në shumë fronte. Pashë dje një diskutim në rrjetet sociale rreth ndikimit të qëndrueshëm të The Wire – dramës gjithëpërfshirëse kriminale, të sofistikuar dhe jashtëzakonisht mbresëlënëse të David Simonit, që ende renditet ndër veprat më të mira në ekranin e shekullit XXI. Keqkuptimi ishte se seria, pavarësisht lavdërimit të përgjithshëm dhe fanatik që i është dhënë, në fakt mbaroi duke pasur pak ndikim te TV‑ja që pasoi – nëse The Wire përdori kanavacën e pakufishme TV‑së për të shtyrë narracionin e ekranit përtej kufijve ekzistues, atëherë asnjë shfaqje, që atëherë, nuk ka synuar me të vërtetë të bëjë të njëjtën gjë. Dhe, është e vështirë të argumentohet se kjo nuk është kështu.

Është gjithashtu e vërtetë që shfaqjet e tjera nga “epoka e artë” e TV‑së – The SopranosDeadwood ose edhe Mad Men – bënin gjërat të cilat asnjë gjë tani në TV nuk i provon me sukses. Kishte një kompleksitet të jashtëzakonshëm në një episod të The Sopranos, te mënyra se si historitë pasqyroheshin dhe thelloheshin njëra në tjetrën brenda një ore, gjë që ndihej vërtet si letërsi. Nëse shohim programet më të mira televizive të viteve të fundit – marrim, për shembull, Succession, një vepër jashtëzakonisht e zgjuar televizive, qesharake, me aktrim të mirë dhe mjeshtëror – edhe kjo nuk ka të njëjtën zgjuarsi të narracionit. Në thelb, historia e saj është e drejtpërdrejt, kuptimet e saj të dukshme. Si të gjitha shfaqjet e suksesshme tani, Succession gjithashtu gjithmonë mbajti një sy te rrjetet sociale. Jo patjetër te “shikuesi imagjinar me ekran të dytë”, por te tekat e vivisekcionistëve ose zetgeistëve të internetit. Shfaqjet televizive tani duhet të jenë së pari dhe mbi të gjitha të përshtatshme për meme. Shiva (Sarah Snook) është mbresëlënëse, e matur dhe jashtëzakonisht e besueshme, por a nuk i rrinte mirë ai kostum me pantallona? Dinamika e ndërlikuar midis Tomit dhe Gregut thotë njëqind gjëra të ndryshme rreth mekanizmave të pushtetit dhe klasës, por çfarë nëse do të ishte kondensuar në një montazh homoerotik?

Sigurisht, thesaret e “epokës së artë” të TV‑së, ishin të tilla për një arsye; ato ishin më të zgjuara dhe më komplekse se pothuajse gjithçka që kishte ardhur më parë. Por, edhe në të kaluarën e largët, kur TV‑ja ende konsiderohej si “Kutia e idiotëve”, është fakt se shumë shfaqje televizive, në shumë mënyra ishin më të zgjuara sesa ato që kemi tani. Nëse shikon një episod të Cheers – një sitkom jashtëzakonisht popullor dhe i lehtë – mund të dëgjosh referenca për regjisorë të huaj filmi, për muzikantë klasikë, për romancierë rusë. Niveli i njohurive të supozuara atëherë ishte shumë më i madh; tani TV‑ja rrallë është aventuresk në aludimet e veta.

Në një farë mase, ky nuk është faji i TV-së, por më shumë reflektim i botës ku jetojmë: përderisa monokultura jonë e përbashkët është copëtuar dhe shpërndarë, thjesht nuk ekziston e njëjta bankë referencash për t’u përdorur. (Temat e njohura të diskutueshme që ekzistojnë, pothuajse gjithmonë i përkasin fushave më të reja, më aktuale të kulturës: muzika pop; kinemaja.) Por, është vetëm gjysma e justifikimit – jo të gjithë që shikonin Cheers pritej të dinin se kush ishte Gustav Mahleri apo Ingmar Bergmani; megjithatë, shakatë bëheshin gjithsesi. Tani, TV‑ja është tepër e etur për të pasur prioritet qasjen. Krijuesit janë të përcaktuar që shikuesit të mos mbeten pas – qoftë sepse ata kanë një sy te telefonat e tyre, apo sepse nuk dinë se kush është Carl Jungu. Ajo që ka mbetur është një formë arti që heziton të shikojë jashtë, një formë arti që po bëhet gjithnjë e më i mbyllur.

Në intervistën e tyre në podkastin e Joe Roganit, Afflecku dhe Damoni përmendën një serial tjetër të Netflix‑it, Adolescence, si një “përjashtim” nga rregulli – provë se TV-ja që ka vlerë ende po punon pa u komprometuar nga kërkesat sistematike. Edhe gjatë vitit të kaluar, ka pasur një numër serialesh që ishin inteligjente dhe origjinale, programe të dizajnuara për t’u parë si duhet dhe me vëmendje. Është për ngushëllim që serialet e tilla si Adolescence, apo Pluribus, apo The Chair Company, mund të gjejnë audienca të konsiderueshme pa u dorëzuar ndaj instinkteve më të ulëta të mentalitetit të epokës së transmetimeve në internet. Ndoshta ato janë përjashtime, por janë diçka, të paktën. Në fund të fundit, nuk ka ndonjë përfitim afatgjatë në krijimin e TV‑së që i pëlqen të painteresuarve. Televizioni, me fjalë të tjera, nuk ka nevojë të jetë budalla – le të shpresojmë se ata që janë në krye janë mjaftueshëm të zgjuar për ta kuptuar këtë./et

Konkurs Kombëtar i Pikturës për fëmijët 6-15 vjeç

27 January 2026 at 15:46

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë fton fëmijët e talentuar në pikturë të marrin pjesë në edicionin e dytë të Konkursit Mbarëkombëtar të Pikturës për Fëmijë “Unë jam NGJYRA”.

Përveç çdo fëmije nga Shqipëria, në konkurs mund të bëhen pjesëmarrës edhe fëmijët e talentuar nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Tema e edicionit të 2026-ës është “Zogjtë” dhe koha e pranimit të aplikimeve është deri më 13 prill 2026. Fëmijët pjesëmarrës në konkurs do të ndahen në tre kategori: 6-9 vjeç, 10-12 vjeç, 13-15 vjeç

Punimi i artistëve të vegjël do të duhet të dërgohet fizikisht ose me postë, te Teatri i Kukullave dhe mund të jetë punuar me teknikat: akrelik, akuarel, ngjyra druri, lapustila, pastel, grafikë, teknika mikse, etj, në formatin A3, letër kartoni.

Pas mbledhjes së punëve, një juri e jashtme profesionistësh do të përzgjedhë punimet më të mira nga secila kategori. Vetëm konkurrentët finalistë nga secila kategori do të njoftohen për të marrë pjesë në ekspozitën që do të organizohet me këtë rast në Tiranë.

Për secilën kategori moshe do të ketë nga 3 çmime të para. /j.p/

The post Konkurs Kombëtar i Pikturës për fëmijët 6-15 vjeç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Restaurimi shpëton Urën e Palecit të dëmtuar nga përmbytjet

27 January 2026 at 14:47

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Sasia e madhe e reshjeve të rëna kohët e fundit, kishte dëmtuar Urën e Palecit, në fshatin Tozhar, komuna Tërpan, Poliçan.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat tha se konstatoi dëmtime në muraturën e gurit pranë harkut të djathtë të urës dhe vendosi të vinte në zbatim projektin e parashikuar për “Konservimin dhe Restaurimin e Urës së Palecit” për këtë segment.

Ndërhyrja konsistoi në restaurimin e murit të gurit, që solli stabilizimin e strukturës dhe parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme.

Ura e Palecit është pjesë e rrugës së karvaneve Berat – Skrapar – Korçë, në anën e majtë të Osumit, e cila fillimisht ka qenë me tri harqe, me trase të kurbëzuar.

Sot ruhen vetëm dy harqet e djathtë mbi tokë, ku njeri prej tyre është gjysmërrethor dhe tjetri anësor është me majë, punuar me tek qemer dhe sipër me kornizë rasë guri. Kjo vepër inxhinierike duhet të jetë ndërtuar gjatë shekullit XVIII. Pas dëmtimit të një pjese të urës (mungesa e një harku dhe mbështetësja anësore) është krijuar një pasarelë, e cila mundëson kalimin e njerëzve, nga të dyja anët e lumit. /j.p/

The post Restaurimi shpëton Urën e Palecit të dëmtuar nga përmbytjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e ShBA-ve citon Rubio-n: Shqipëria, ndër të paktat vende ku hebrenjtë gjetën strehim

27 January 2026 at 14:45

TIRANË, 27 janar/ATSh/ Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vuri në dukje se ShBA-të mbeten të përkushtuara për t’u përballur me antisemitizimin dhe shtrembërimin e Holokaustit.

Në këtë ditë të përkujtimit të viktimave të Holokaustit, ambasada e ShBA-ve nderon gjashtë milionë viktimat hebreje të Holokaustit dhe rithekson përgjegjësinë e përbashkët për të kujtuar të kaluarën dhe për të punuar drejt një të ardhmeje pa dhunë dhe urrejtje.

Në njoftim, ambasada nënvizon një thënie të Sekretari Rubio, i cili është shprehur se “antisemitizmi nuk ka vend në këtë botë”.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për t’u përballur me antisemitizmin dhe shtrembërimin e Holokaustit. Ne e njohim historinë e veçantë të Shqipërisë si një nga të paktat vende të pushtuara nga nazistët ku hebrenjtë gjetën strehim, falë guximit të shqiptarëve të zakonshëm”, citohet sekretari Rubio.

Ambasada e ShBA-ve, thekson se mirëpret partneritetin e vazhdueshëm të Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit, siç është miratimi nga ana e vendit tonë vitin e kaluar i Praktikave më të Mira për Parimet e Konferencës së Uashingtonit mbi Artin e Konfiskuar nga Nazistët, të cilat çojnë përpara drejtësinë dhe kompensimin për pronën kulturore të periudhës së Holokaustit.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005 caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit.

Kjo ditë ndërkombëtare është një kujtesë globale për rreziqet e urrejtjes, fanatizmit dhe antisemitizmit. Dita është një thirrje për të kujtuar, reflektuar dhe ndërmarrë veprime për të siguruar që mizori të tilla të mos ndodhin më kurrë. Kjo ditë kremtohet me ngjarje dhe aktivitete përkujtimore në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork dhe zyrat e Kombeve të Bashkuara në të gjithë botën.

/e.i/j.p/

The post Ambasada e ShBA-ve citon Rubio-n: Shqipëria, ndër të paktat vende ku hebrenjtë gjetën strehim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dy javë me aktivitete kulturore nga Fondi Kulturor Zviceran

27 January 2026 at 13:54

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Në Tiranë nisën aktivitetet e Javës Kulturore Zvicerane 2026 (26 janar-7 shkurt) e cila rikthehet me një program të kuruar ekspozitash, performancash, shfaqjesh dhe diskutimesh publike, duke vendosur kulturën në qendër të reflektimit mbi shoqërinë, kujtesën dhe të ardhmen e mundshme.

Në një program dyjavor janë parashikuar 10 projekte artistike: ekspozita, performanca dhe diskutime publike nga artistë shqiptarë. Aktivitetet nisën dje në Librarinë Valentini, e organizuar nga Ambasada Zvicerane dhe Fondi Kulturor Zviceran (SCF).

“Bashkëpunimi ndërkombëtar i Zvicrës e njeh kulturën si një mjet thelbësor për arritjen e qëllimeve të zhvillimit. Krahas mbështetjes sonë të vazhdueshme për demokracinë dhe ekonominë në Shqipëri, ne mbështesim gjithashtu sektorin e pavarur kulturor”, tha ambasadorja zvicerane, Ruth Huber, në hapje.

E pranishme në hapje ishte zëvendësministrja e Kulturës, Lira Pipa, e cila gjithashtu theksoi nevojat kryesore të sektorit kulturor në Shqipëri dhe shprehu falënderime për mbështetjen e partnerëve të tillë si ambasadat.

Ndryshe nga javët kulturore të organizuara nga ambasadat, ky program dallohet pasi paraqet vepra dhe shfaqje nga artistë shqiptarë.

“Ajo që është zvicerane në këtë javë, është vetëm mbështetja përmes programit të bashkëpunimit, ndërsa prodhimet dhe performancat janë të gjitha punë dhe ide të artistëve të pavarur shqiptarë”, tha ambasadorja.

Aktivitetet e mbështetura nga Ambasada Zvicerane, përveç Tiranës do të përfshijnë edhe qytetet e Elbasanit e Shkodrës.

Që prej 2017, Fondi Kulturor Zviceran ka luajtur një rol kyç në mbështetjen e artistëve të pavarur dhe praktikuesve të kulturës në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht, SCF përqendrohet në shfrytëzimin e arteve dhe kulturës për të nxitur dialogë kuptimplotë mbi çështjet e zhvillimit, duke shfaqur aftësinë unike të artit për të frymëzuar reflektim dhe lidhje. Ai është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). /j.p/

The post Dy javë me aktivitete kulturore nga Fondi Kulturor Zviceran appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AQSHF përkujton Holokaustin me shfaqjen e “Rrethit të kujtesës”

27 January 2026 at 12:07

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Në sallën e Kinemasë “Drita”, në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, u shfaq filmi “Rrethi i kujtesës”, në kuadër të një aktiviteti përkujtimor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Ishin të pranishëm edhe krijuesit e filmit: regjisori Esat Musliu dhe shkrimtarja Diana Çuli, autore e romanit me të njëjtin titull, mbi të cilin u bazua skenari i Roland Gjozës.

Filmi, prodhimi i vitit 1987, u ndoq edhe nga gjimnazistë të shkollës “Eqerem Çabej” si edhe studentë të Universitetit Europian të Tiranës, të cilët u bënë pjesëmarrës në bisedën mbi filmin, duke dëshmuar rëndësinë që temat e kujtesës historike kanë për brezat e rinj.
Shkrimtarja Diana Çuli dhe regjisori Esat Musliu ndanë me publikun detaje interesante mbi procesin krijues të veprës, sfidat e ekranizimit dhe mënyrën se si u trajtua një temë kaq delikate dhe e dhimbshme si ajo e kampeve të përqendrimit dhe eksperimenteve çnjerëzore naziste. Diskutimi solli jo vetëm kontekst historik, por edhe reflektime mbi përgjegjësinë morale të artit për të dëshmuar dhe për të mos lejuar harresën.

AQSHF tha se kjo shfaqje, më shumë se një ngjarje filmike, ishte një përvojë informuese dhe ndërgjegjësuese, ku filmi, letërsia dhe historia u ndërthurën për të rikujtuar se kujtesa është një akt i domosdoshëm njerëzor dhe shoqëror. /j.p/

The post AQSHF përkujton Holokaustin me shfaqjen e “Rrethit të kujtesës” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

11:15 Flet ylli amerikan i pop-it Madison Beer: “Njerëzit mund të jenë mizorë – këtë e mësova shumë herët”

By: Leonard
27 January 2026 at 11:15

E firmosur në moshën 13-vjeçare dhe e braktisur nga industria në moshën 16-vjeçare, rruga e Madison Beer drejt famës nuk ka qenë aspak e lehtë. Sot 26 vjeçe, ajo thotë se më në fund po bën muzikë për veten dhe nuk ka frikë të tregojë zemrën hapur.

nga Shaad D’Souza

Madison Beer mund të jetë vetëm 26 vjeçe, por në industrinë e pop-it ajo konsiderohet tashmë një veterane. Ajo u bë e njohur në moshën 13-vjeçare, pasi Justin Bieber postoi në Twitter një link të një videoje në YouTube ku ajo këndonte At Last të Etta James. Që prej asaj kohe, për më shumë se një dekadë, Beer ka punuar pareshtur në pop-in mainstream, duke ndërtuar një bazë të madhe fansash të gjeneratës Z – mbi 60 milionë ndjekës gjithsej në Instagram dhe TikTok. Të thuash se karriera e saj ka qenë një proces i ngadaltë është një nënvlerësim: një ditë para intervistës sonë, u njoftua se singëlli i saj Bittersweet, i publikuar në tetor, kishte hyrë për herë të parë në klasifikimin amerikan Hot 100, në vendin e 98-të. Kur i sugjeroj se kjo meriton urime, ajo e minimizon arritjen.
“Sigurisht që jam shumë e emocionuar dhe mirënjohëse kur një këngë shkon mirë, por mendoj se kam arritur në një pikë ku e dua atë që bëj dhe jam krenare për të, pavarësisht gjithçkaje,” thotë ajo me qetësi, para se të qeshë. “M’u deshën vetëm… 15 vjet! Por është në rregull.”

Qëndrimi i Beer-it tregon për një karrierë që ka ecur me ndalesa dhe rifillime, shumë larg ngritjes meteorike që shpesh pritet nga yjet e rinj të pop-it. Teksa përgatitet për publikimin e albumit të saj të tretë, Locket, ajo duket më afër se kurrë hyrjes në elitën e zhanrit. Albumi i saj i vitit 2023, Silence Between Songs, solli hitet e heshtura Reckless dhe Home to Another One, kjo e fundit një këngë e frymëzuar nga Tame Impala, e nënvlerësuar sipas shumë kritikëve. Në vitin 2024, ajo publikoi Make You Mine, një singëll që hyri në Top 50 në Mbretërinë e Bashkuar dhe u nominua për çmimin Grammy si regjistrimi më i mirë dance-pop.

Por, siç thotë vetë ajo, këto suksese erdhën relativisht vonë dhe për shumë vite iu desh të çlirohej nga ideja se klasifikimet dhe çmimet përcaktojnë vlerën e një artisti.
“Ishte vërtet e vështirë për vite me radhë të shkëputesha nga kjo ideologji, por tani ndihem shumë më mirë që nuk e mundoj më veten me këtë,” thotë ajo. “Nuk dua të jem e ashpër me veten, por nuk kam pasur këngë nr. 1, nuk kam pasur superhite gjigante – edhe pse, në fakt, mendoj se kam pasur, thjesht jo sipas kritereve të të tjerëve. Unë them: nëse ende mund të shes turne dhe të këndoj për turma njerëzish duke e shijuar këtë, atëherë padyshim jam në rregull.”

“Të ngacmosh një 15-vjeçare është e papranueshme – kur unë isha 15, kjo as që diskutohej”

Beer u rrit në Long Island, Nju Jork. Pas valës së parë të famës falë Bieber-it, familja e saj u zhvendos në Los Angeles, ku ajo u nënshkrua si kliente menaxhimi nga Scooter Braun, menaxheri i atëhershëm i Bieber-it. Vitet e para të karrierës së saj ndoqën një model klasik: këngë të lidhura me marka lodrash, bashkëpunime me idhuj adoleshentë si Cody Simpson dhe një pritje e gjatë deri në regjistrimin e albumit të parë. Beer nisi karrierën në një periudhë tranzicioni për industrinë e pop-it, kur rrjetet sociale kishin fituar një fuqi të jashtëzakonshme, por shtëpitë diskografike ende nuk dinin si t’i përdornin. Ajo u përball me shumë urrejtje online – diçka e zakonshme për yjet e reja femra – dhe u ndje krejtësisht e pambrojtur nga struktura që e rrethonte.

“Njerëzit janë shumë të shpejtë për të thënë: ‘Ja çfarë nuk shkon me këtë person’, dhe për të sulmuar karakterin e dikujt,” thotë ajo. “I dashuri im i parë, Jack Gilinsky nga dueti Jack & Jack… mora aq shumë urrejtje nga fansat e tij dhe nga njerëz online. Mësova shumë herët se njerëzit mund të jenë jashtëzakonisht mizorë.”
Ajo shton se ndihet mbrojtëse ndaj yjeve më të rinj sot. “Shpresoj që tani njerëzit të mendojnë: ‘Të ngacmosh një 15-vjeçare është e papranueshme’, sepse kur unë isha 15, kjo as që ishte temë. Nuk u ndjeva aspak e mbrojtur.”

Në moshën 16-vjeçare, Beer u la jashtë nga Braun dhe nga shtëpia diskografike Island Records. Në një intervistë të fundit për Cosmopolitan, ajo tha se ndjente se Braun dhe label-i i saj “më vodhën vite të fëmijërisë sime që nuk do t’i marr kurrë mbrapsht”. Kur e pyes se si e ka përjetuar faktin që Braun është ndarë nga klientë si Justin Bieber dhe Ariana Grande, dhe kritikat që ka marrë për blerjen dhe shitjen e katalogut të Taylor Swift, Beer shmang temën.
“Ndihem sikur jam në një fazë të jetës sime ku po bëj punën time dhe po fokusohem te muzika dhe karriera ime,” thotë ajo. “Kam bërë shumë terapi, sidomos për ato vite të hershme, dhe jam përpjekur t’i lë pas. Të mbash inat, urrejtje dhe negativitet për gjëra të tilla nuk më sjell asgjë të mirë. I kam lënë pas plotësisht. Nuk është problemi im, nuk është cirku im.”

Kjo perspektivë dhe ndjeshmëria ndaj emocioneve të saj shfaqen qartë në Locket. Albumi ndërthur tekste të zhveshura emocionalisht dhe provokuese me një pop të pasur, ëndërrimtar, diku mes Lana Del Rey dhe Sabrina Carpenter – kjo e fundit një tjetër artiste që, si Beer, kaloi një dekadë në “llogoret” e pop-it para se të shpërthente në të 20-at. Beer thotë se nuk do të mund ta bënte një album si Locket pa përvojën introspektive të Silence Between Songs.
“Me atë album, i lashë njerëzit të më njihnin vërtet. Me këtë të fundit, ndjeva se nuk kisha më nevojë të shpjegoja çdo gjë për veten dhe historinë time,” thotë ajo. “Po krijoja muzikë që e doja. Është një kapitull i ri, një energji e re – jam më e rritur, më e mençur, në një vend shumë të mirë.”

Silence Between Songs u publikua në vitin 2023, pas disa viteve të vështira për Beer-in, gjatë të cilave ajo u diagnostikua me çrregullim kufitar të personalitetit dhe u përball me kritika të shumta online për incidente relativisht të vogla. Po atë vit, ajo publikoi edhe librin autobiografik The Half of It, ku foli hapur për shëndetin mendor, seksualizimin që përjetoi si adoleshente dhe shumë të tjera. Të dy projektet kishin një qëllim: që publiku ta shihte si njeri, jo thjesht si një tjetër figurë të internetit.

“Kam qenë online që në moshën 12-vjeçare dhe disa njerëz e kanë mendjen të ndarë për mua – më gjykojnë, dhe kjo është në rregull, jam pajtuar me këtë,” thotë ajo. “Por me librin doja t’u jepja një mundësi atyre që vërtet donin të më njihnin. Doja të tregoja të vërtetën e gjërave që kam kaluar, të shfaqja cenueshmërinë time dhe, shpresoj, të frymëzoja të tjerët.”

Kjo paqe e re me veten reflektohet edhe në Locket, një album që flet hapur për dashuri intensive dhe ndjenja përthithëse. Beer, e cila ishte në një lidhje të gjatë gjatë shkrimit të albumit, thotë se këngët pasqyrojnë “një marrëdhënie shumë intensive, me ulje-ngritje”.
“Kur dashuroj, dashuroj fort,” thotë ajo. “Kam probleme me braktisjen, me lidhjen emocionale, i di këto gjëra dhe përpiqem t’i punoj, por kjo është natyra ime – ndiej gjithçka shumë thellë.”

Aftësia për t’i pranuar hapur këto dobësi, thotë Beer, vjen nga puna e gjatë me veten.
“Kam bërë çdo lloj terapie. Kam arritur në një pikë ku mund t’i pranoj këto gjëra pa turp. Nuk jam perfekte, kam problemet e mia, por për sa kohë i pranon dhe punon me to, mendoj se është në rregull.”

Pavarësisht interpretimeve që fansat mund t’u bëjnë këngëve të saj, Beer thotë se nuk dëshiron që muzika e saj të kthehet në një armë kundër njerëzve të tjerë.
“Nuk dua që dikush të sulmohet apo të shkatërrohet për shkak të një albumi timin. Nuk i uroj keq askujt.”

Në fund, Locket qëndron përtej suksesit komercial apo reagimeve të publikut.
“Ka gjëra që janë jashtë kontrollit tim,” thotë ajo. “Për mua, kuptimi i vërtetë i suksesit është të ndihesh në paqe dhe i lumtur, çfarëdo që të ndodhë.”

Burimi: theguardian.com/ Përgatiti për botim: L.Veizi

Dorëshkrimet e dijetarëve mesjetarë në Bibliotekën Digjitale

27 January 2026 at 11:32

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Në fondin e Bibliotekës Kombëtare gjenden dorëshkrime të rralla, që sjellin deri në ditët tona, dijen e përcjellë nga periudha e Mesjetës.

Një shembull i ekzemplarëve të rrallë, tashmë të digjituar, është një dorëshkrim i rrallë, “Elmülahhas fil heye” (Dije mbi yjet) i cili përmban të dhëna mbi astronominë, të shoqëruara me vizatime dhe skema shpjeguese, që tregojnë mënyrën se si konceptohej universi në traditën shkencore islame.

Vepra e Mahmûd b. Muhammed b. Ömer el-Çağmînî el-Hârizmî trajton strukturën e qiellit, lëvizjen e trupave qiellorë dhe parimet bazë të astronomisë klasike, duke shërbyer si tekst mësimor dhe referues për breza studiuesish.

Ekzemplari i dorëshkruar dallohet për kopertinën e gdhendur prej lëkure dhe për ruajtjen e elementeve autografe, të cilat ofrojnë informacion mbi përdorimin, transmetimin dhe qarkullimin e dijes shkencore në dorëshkrime.

Si dokument i trashëgimisë shkencore, ky dorëshkrim ndihmon të kuptojmë jo vetëm njohuritë astronomike të kohës, por edhe mënyrën se si dija vizualizohej dhe transmetohej përmes tekstit dhe ilustrimit.

Materiali është pjesë e fondit të dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe është i digjituar në Bibliotekën Digjitale. /j.p/

1 nga 5

The post Dorëshkrimet e dijetarëve mesjetarë në Bibliotekën Digjitale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

20:53 Enigma e Leonardos që sfidon logjikën: Vetëm mendjet e mprehta e kuptojnë

By: EL
26 January 2026 at 20:53

Leonardo da Vinci pëlqente të krijonte enigma që i quante “profeci”. Gjeniu i Rilindjes, një mendje e gjithanshme dhe misterioze, ishte shekuj përpara kohës së vet

Leonardo da Vinçi ishte gjeniu universal i Rilindjes, mjeshtër i pikturës, shkencëtar, inxhinier, anatomist, arkitekt, shkrimtar dhe shpikës, veprat e të cilit kanë ndikuar thellë botën dhe vetëdijen njerëzore. Mendja e tij brilante ishte një enigmë më vete. Edhe sot, më shumë se pesë shekuj më vonë, Leonardo mbetet një figurë që vazhdon të intrigojë.

Ai ishte një vizionar, mendja e të cilit nuk kufizohej në një disiplinë të vetme. Përkundrazi, ai eksploronte dhe thellonte njohuritë në të gjitha drejtimet e mundshme, gjë që e bën për shumëkënd gjeniun më të madh të të gjitha kohërave. Na la kryevepra të pikturës si “Mona Liza” dhe “Darka e Fundit”, vizatoi prototipe makinerish fluturuese, tanke, nëndetëse dhe mekanizma të tjerë, studioi funksionimin e trupit të njeriut dhe të universit. Leonardo da Vinçi ishte, pa dyshim, shekuj përpara kohës së tij.

Ky njeri i jashtëzakonshëm, i cili vetë ishte një mister, kishte një prirje të veçantë për enigma. Historianët besojnë se ai i shkruante për të argëtuar fisnikët në oborret mbretërore. Vetë Leonardo i quante këto tekste “profeci”.

Njëra prej tyre thotë:“Një pjesë e madhe e detit do të fluturojë drejt qiellit dhe nuk do të kthehet për një kohë të gjatë.”
Sipas shënimeve të tij, bëhet fjalë për retë.

Një tjetër tingëllon si një ndëshkim biblik:

“Shumë njerëz, pasi nxjerrin frymën me forcë të madhe, fillimisht do të humbasin shikimin dhe më pas vetëdijen.”
Në anë, Leonardo ka shtuar shpjegimin: “Kur e fikin qirin para se të shkojnë për të fjetur.”

Edhe profecia “ushqimi do t’u hiqet nga goja shumë njerëzve” është interpretuar si hapja e furrës, ndërsa shprehja “kockat e të vdekurve do të vendosin fatin e atij që i lëviz” i referohet zareve, të cilat në kohën e tij përdoreshin nga kocka.

Këto enigma janë jashtëzakonisht të gjalla dhe të qëllimshme. Përshkrimet janë të ndërlikuara, ndërsa zgjidhjet, çuditërisht të thjeshta. Pikërisht kjo ishte mjeshtëria e Leonardos.

Ai ishte një Mjeshtër i Madh i artit, fjalës, matematikës, studimit të njeriut dhe teknologjisë. Edhe pse në kohën e tij disa prej këtyre fushave nuk kishin ende emër, Leonardo i praktikonte sikur të kishte ardhur nga e ardhmja në shekujt XV dhe XVI.

A e dinit se…
Leonardo da Vinçi përdorte enigmat jo vetëm për argëtim, por për të mprehur mendjen dhe për të treguar se pas pamjes së ndërlikuar të botës shpesh fshihen kuptime të thjeshta, nëse dimë t’i shohim. /et

Përfundojnë restaurimet në Urën e Niçës në Pogradec

26 January 2026 at 17:47

TIRANË, 26 janar /ATSH/ Kanë përfunduar restaurimet në Urën e Niçës në Pogradec, një monument kulture me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore, i cili deri para ndërhyrjes ishte pjesë e listës së objekteve më të rrezikuara për shkak të degradimit të avancuar strukturor.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale pamje nga ura e restauruar, teksa bëri të ditur se ndërhyrja garantoi stabilitetin e saj afatgjatë.

“Ndërhyrja restauruese e vitit 2025 e shpëtoi monumentin nga rrënimi, duke garantuar stabilitetin e tij dhe ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore”, u shpreh ministri Gonxhja.

Sipas ministrit, restaurimi u fokusua në konsolidimin strukturor të urës, restaurimin e elementëve karakteristikë arkitektonikë dhe përdorimin e materialeve tradicionale, në përputhje me standardet e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

E vendosur në fshatin Niçë, në bashkinë Pogradec, Ura e Niçës gëzon një ndjeshmëri të veçantë në komunitetin vendas, pasi konsiderohet pjesë e identitetit kulturor të zonës dhe një dëshmi e rëndësishme e trashëgimisë historike lokale.

Përfundimi i restaurimit i jep monumentit një rol të ri jo vetëm në ruajtjen e vlerave kulturore, por edhe në promovimin e turizmit kulturor në rajonin e Pogradecit, duke e kthyer Urën e Niçës në një aset të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

/e.xh/a.f/

The post Përfundojnë restaurimet në Urën e Niçës në Pogradec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Libri “Brenga e Prokurorit” i Ahmet Prençit botohet në italisht

26 January 2026 at 16:29

TIRANË, 26 janar /ATSh/ Libri i shkrimtarit Ahmet Prençi me titull “Brenga e Prokurorit” është botuar edhe italisht, me titull “Dentro la note di Martin Guri”. Njoftimi u bë nga shtëpia botuese “Rubbettino” në Itali dhe promovimi i librit do të bëhet më 3 shkurt në librarinë “Feltrinelli” në Kozenca (Cosenza).

Në njoftimin e shtëpisë botuese konfirmohet data e promovimit zyrtar me shënimin: “Në një kryeqytet të mbytur nga dimri dhe korrupsioni, ministri publik Martin Guri është gati të jetojë pasditen e fundit “normale” të ekzistencës së tij. Një takim i papritur me një grua enigmatike dhe magnetike shpërthen një të vërtetë të varrosur prej tridhjetë vjetësh, ndërsa në tavolinën e saj grumbullohen letrat e një bosi të fuqishëm të krimit të organizuar. Që nga ai moment, çdo siguri shkatërrohet.

Midis kërcënimeve, kujtimeve flakëruese dhe një dashurie absolute që rrezikon të shembet, Martini detyrohet të zgjedhë: t’i bindet ligjit ose të shpëtojë veten. Konflikti i tij bëhet ai i një shoqërie të tërë, ku kufiri midis drejtësisë dhe hakmarrjes është aq i hollë sa një frymëmarrje”.

Më tej, shkruan shtëpia botuese, “me librin “Brenda natës së Martin Gurit”, Ahmet Prençi nënshkruan një roman psikologjik dhe politik me intensitet të madh. Vizionar, i tensionuar, thellësisht njerëzor, stili i tij e ka bërë atë një nga autorët më të vlerësuar të vendit të tij, të arritshëm për traditën më të mirë të noir-it evropian dhe amerikanojugor. Një libër që gërmon në kujtesë, vë në pikëpyetje pushtetin dhe ekspozon brishtësinë e së vërtetës”.

Edhe autori Ahmet Prençi kërkon që këtë sukses ta ndajë me miq dhe të njohur, të cilët i fton të jenë të pranishëm në promovimin e librit.

/m.q/r.e/a.f/

The post Libri “Brenga e Prokurorit” i Ahmet Prençit botohet në italisht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria, strehë për qindra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore

26 January 2026 at 16:03

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, organizata rinore digjitale “RinOn” dhe ambasada e Izraelit në Tiranë organizuan një event  për të sjellë në kujtesë strehimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rejvi Dervishi, themeluesi i RinOn, u shpreh se është përgjegjësia jonë e përbashkët që të kujtojmë dhe të reflektojmë mbi tragjedinë që preu përdhunshëm fillin e jetës së gjashtë milionë të pafajshmëve, të cilëve iu rrëmbye e drejta e jetës.

Të rinjtë u bënë pjesë e një aktiviteti për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit në Piramidën e Tiranës, duke kujtuar si Shqipëria u bë strehë për qindra hebrenj, që gjetën mbrojtje dhe sigurisë në shtëpitë e shqiptarëve.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm anëtarë të trupit diplomatik izraelit, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Iris Luarasi, drejtori i Arkivave Shtetërore Vendore në DPA, Lorenc Agalliu etj.

Zëvendësambasadori Gal Rudich tha se Shqipëria mbetet shembull që dëshmon se gjithçka mund të kishte qenë ndryshe.

“Ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës, hebrenjtë e Shqipërisë u shpëtuan nga përndjekja dhe u mbajtën të sigurt gjatë luftës. Populli shqiptar zgjodhi të shpëtonte jetë të pafajshme duke rrezikuar jetën e tyre. Këtë nuk do ta harrojmë kurrë”, tha Rudich.

Ndërsa pedagogia dhe deputetja e PS-së, Luarasi kujtoi se holokausti nisi me barcaleta raciste, teori komploti dhe ligje diskriminuese që një pjesë e shoqërisë i pranoi si normale. “Indiferenca është gjithmonë një oksigjen për krime të tilla”, tha Luarasi.

Lidhur me tematikën e Holokaustit, DPA-ja ka prezantuar më herët ekspozita dokumentare dhe fotografike mbi përpjekjet e përbashkëta të shtetit shqiptar, të diplomatëve dhe të autoriteteve fetare, për mbrojtjen e komunitetit hebre nga terrori antisemit.

1 nga 5

/r.e/

The post Shqipëria, strehë për qindra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit

27 January 2026 at 08:00

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005 caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit.

Kjo datë u zgjodh pasi përkon me përvjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit dhe vdekjes, Auschwitz Birkenau, më 27 janar 1945.

Mbi një milion njerëz u vranë vetëm në këtë kompleks të madh, shumica prej tyre hebrenj. Duke shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm, UNESCO po organizon një sërë ngjarjesh që kujtojnë rëndësinë e vazhdueshme të mësimdhënies dhe të mësuarit rreth holokaustit, në nivel global.

Kjo ditë ndërkombëtare është një kujtesë globale për rreziqet e urrejtjes, fanatizmit dhe antisemitizmit. Dita është një thirrje për të kujtuar, reflektuar dhe ndërmarrë veprime për të siguruar që mizori të tilla të mos ndodhin më kurrë. Kjo ditë kremtohet me ngjarje dhe aktivitete përkujtimore në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork dhe zyrat e Kombeve të Bashkuara në të gjithë botën.

Kombet e Bashkuara u krijuan në përgjigje të tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe holokaustit.

Holokausti ka pasur një ndikim të thellë në Ligjin Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut, duke rezultuar në miratimin e dokumenteve themelore nga Kombet e Bashkuara në vitin 1948: Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit. /j.p/r.e/

The post Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dallëndyshe Bici ikën nga IKMT, emërohet Adriatik Kupi

By: Fax Web
26 January 2026 at 13:48

Dorëhiqet nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, një largim ky që vjen në një kohë kur në gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Dallëndyshe Bici u riemërua në këtë detyrë në korrik të 2022-ës, pas një periudhe të shkurtër në krye të Kadastrës Shtetërore.

Në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit është emëruar Adriatik Kupi. Ai ka qenë administrator i Njësisë së Petrelës në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Shqiptari në Itali kapet me 30 kg kokainë në makinë, e tradhtuan lëvizjet e dyshimta

By: Fax Web
26 January 2026 at 13:38

Një 28-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga karabinierët italianë pasi u kap duke transportuar një sasi të madhe kokaine me vlerë miliona euro në tregun e zi.
Operacioni u zhvillua tre ditë më parë në zonën e Milanos dhe u finalizua nga karabinierët e stacionit të Cologno Monzese të cilët dyshuan për lëvizjet e pazakonta të një automjeti të ndaluar në një zonë të izoluar pranë unazës Tangenziale Est në periferi lindore të qytetit.

Pas kontrollit të automjetit oficerët gjetën në bagazh 26 pako që përmbanin rreth 30 kilogramë kokainë të pastër. Sipas autoriteteve bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme lënde narkotike me fitime që kapin shifra milionëshe.

I riu u arrestua në flagrancë me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen dhe me urdhër të Prokurorisë së Monzës u dërgua në burg ku do të qëndrojë në pritje të hetimeve dhe procesit gjyqësor. Ndërkohë autoritetet italiane po thellojnë hetimet për të zbuluar nëse pas kësaj ngarkese qëndron një rrjet i organizuar trafiku që vepron në zonën e Lombardisë.

Rama në Izrael, takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu

By: Fax Web
26 January 2026 at 13:08

Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një vizitë në Jeruzalem ku do të marrë pjesë në në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Rama është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Gjithashtu kryeministri Rama këtë të hënë ka zhvilluar edhe një vizitë në “Murin e Lotëve”, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.

Laver Bariu, mjeshtri i klarinetës shqiptare

26 January 2026 at 12:37

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Më 26 janar 2014 u nda nga jeta Laver Bariu, legjenda e polifonisë dhe klarinetës së jugut.

Laver Bariu lindi në Përmet në vitin 1926. U formua si muzikant në mjedisin familjar, nën ndikimin e të atit dhe të shokëve të tij muzikantë e këngëtarë popullorë. Një ndikim në formimin e tij patën edhe sazexhinjtë e Leskovikut.

Laver Bariu u bë jo vetë klarinetist por edhe këngëtar e krijues i grupit të sazeve të Përmetit, i vlerësuar me titullin Artist i Popullit. Laver Bariu mori pjesë në të gjitha festivalet Folklorike të Gjirokastrës, në festivale të tjera kombëtare dhe në mjaft turne jashtë vendit. Ai realizoi regjistrime muzikore në RTSH, ku edhe shoqëroi këngëtarë të njohur popullorë.

Me studiues shqiptarë e të huaj ka realizuar edhe disa CD. Ishte pjesëmarrës dhe realizues kryesor i muzikës në disa filma të Kinostudios “Shqipëria e Re”, si “Gjeneral Gramafoni” (1977), “Këngët e zemrës” (1989). Është dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës. /j.p/

The post Laver Bariu, mjeshtri i klarinetës shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

11:00 Delroy Lindo: i nominuari për Oscar nga Sinners që mund ta bëjë “armën sekrete britanike” të Spike Lee-s më pak sekrete

By: Leonard
26 January 2026 at 11:00

Në radhë për çmimin aktori më i mirë dytësor në filmin më të përfolur të vitit, aktori i lindur në Lewisham ka qenë prej kohësh një i preferuar i regjisorit të Malcolm X dhe tani duket gati për një dritë më të fortë reflektorësh.

nga Lanre Bakare

Pas shpalljes së nominimeve për Oscar, Wunmi Mosaku u përshëndet si “shpëtimtarja” e Britanisë, pas kandidimit të saj për aktoren më të mirë dytësore në çmimet më prestigjioze të Hollivudit. Mbretëria e Bashkuar po përballej me vitin e parë pa asnjë nominim në kategoritë e aktrimit që nga viti 1986.

Por ylli i Sinners nuk ishte i vetëm. Ajo u shoqërua nga një tjetër anëtar i kastit, Delroy Lindo, i lindur në Lewisham, i cili gjithashtu do të përfaqësojë Britaninë në mbrëmjen e madhe më 15 mars.

Aktori, i lindur në Londrën e Jugut në vitin 1952, ishte një zgjedhje surprizë në kategorinë e aktorit më të mirë dytësor, duke lënë pas favoritë të supozuar si Paul Mescal dhe duke ndihmuar që Sinners të arrinte një rekord prej 16 nominimesh.

Lindo raportohet se u habit po aq sa edhe pjesa tjetër e industrisë. Të enjten në mëngjes, teksa ishte ende në shtrat në Los Anxhelos, e mori në telefon djali i tij për t’i dhënë lajmin.
“Vërtet? A po flet seriozisht?”, pyeti ai, përpara se të shikonte telefonin dhe të gjente 179 mesazhe që e konfirmonin.

Në hitin e arkave të Ryan Coogler, Lindo luan Delta Slim, një muzikant blusi që përfundon i barrikaduar në një juke joint në Misisipi, duke luftuar kundër vampirëve, ndërsa përballet edhe me hijen kërcënuese të racizmit të epokës Jim Crow. Për shumëkënd, ky ishte roli i përkryer për një figurë madhore të kulturës afro-amerikane, por realiteti është më kompleks: Lindo është një fëmijë i Atlantikut të Zi.

Ndryshe nga Mosaku, e cila ende mund të citojë një menu të Greggs dhe ka një theks të fortë mançesterian, Lindo nuk ka asnjë gjurmë theksi londinez, pasi u largua nga kryeqyteti për në SHBA që në adoleshencë.

Roli i tij i parë në film ishte ai i një rreshteri ushtrie në vazhdimin e American Graffiti, filmin e vitit 1979 me titullin pak imagjinativ dhe të pritur ftohtë nga kritika, More American Graffiti, i xhiruar ndërsa ai ishte ende student në shkollën e aktrimit.

Por ishte roli i tij i parë ndonjëherë, si një nga tre mbretërit në një shfaqje të Krishtlindjes në një shkollë fillore në Londrën e Jugut, që i nguliti “virusin” e aktrimit. Një mësuese e lavdëroi Lindon, i cili ishte fëmija i vetëm me ngjyrë në shkollë, duke u thënë të tjerëve në kast: “Bëjeni siç e bën Delroy.”

Ky është një nga pak kujtimet pozitive që Lindo ka nga një vend që, kur ai u largua, po përballej me rritjen e mbështetjes për grupe të ekstremit të djathtë, përfshirë National Front, dhe me retorikë hapur raciste nga politikanë si Enoch Powell, fjalimi famëkeq i të cilit Rivers of Blood (1968) ishte drejtuar pikërisht familjeve si ajo e Lindos.

Duke kujtuar vrasjen e Stephen Lawrence në vitin 1993, ai tha: “Nuk më habiti. Duke pasur parasysh incidentet që më kishin ndodhur mua atje.”

Ndoshta jo çuditërisht, Lindo e përshkruan shpesh marrëdhënien e tij me Mbretërinë e Bashkuar si “të ndërlikuar”. Prindërit e tij xhamajkanë emigruan si pjesë e brezit Windrush, por vetëm pasi u largua nga Britania si adoleshent ai mësoi për historinë e zezakëve britanikë, përmes librave si vepra themelore e Peter Fryer, Staying Power, dhe punës së akademikëve si Stuart Hall dhe Paul Gilroy.

Ai u trondit nga skandali Windrush, duke e quajtur atë “të neveritshëm dhe zemërues”, dhe duke shtuar se “racizmi britanik është po aq virulent dhe i dhunshëm sa racizmi amerikan”. Duke folur për Guardian në vitin 2020, Lindo tha se ishte bërë i vetëdijshëm për faktin se shumë përbërës të përvojës së zezë britanike nuk janë eksploruar.
“Jam kureshtar t’i zbërthej ato histori,” tha ai. “Kam një interes të fortë për periudhën Windrush, sepse nëna ime ishte pjesë e saj.”

Kërkimi i tij kishte një qëllim konkret: ai ka shkruar edhe një skenar të bazuar në kohën e nënës së tij në Angli, megjithëse nuk ka një kujtim idealizues për vitet e tij në Britani.
“Gjithçka që kam arritur në jetën time ka ardhur si pasojë e largimit nga Anglia,” tha ai. “Në asnjë mënyrë, as në një trilion vjet, nuk do të kisha pasur këtë karrierë në Angli. Kurrë.”

Një vështrim i CV-së së tij dhe duket se ai ka të drejtë. Filmografia e Lindos është e mbushur me role që aktorët britanikë me ngjyrë, që punonin në MB në vitet 1980 dhe 1990, vetëm mund t’i ëndërronin.

Një aktor i spikatur teatri, Lindo debutoi në Broadway përkrah Danny Glover në dramën e epokës së aparteidit Master Harold… and the Boys. Ai e mori këtë shans sepse James Earl Jones, për të cilin ai ishte understudy, duhej të shkonte në Hollivud për të përfunduar disa punë zanore për Star Wars.

Lindo arriti të ndërthurë karrierën skenike me suksese në rrjedhën kryesore, si rolet në adaptimin e Elmore Leonard Get Shorty dhe filmin aksion Gone in 60 Seconds, ku luajti përkrah Nicolas Cage dhe Vinnie Jones.

Por ai njihet më së shumti për marrëdhënien e tij me Spike Lee. Është përshkruar si “arma sekrete” e Lee-s dhe kjo marrëdhënie “e ka ngritur nga një fytyrë e paharrueshme në një protagonist të vonuar”, sipas një kritiku, i cili argumentoi se ai krijon “personazhe që askush tjetër në orbitën e Lee-s nuk do të kishte qenë i duhuri për t’i luajtur”.

Ai ishte një kandidat i fortë për Oscar në vitin 2020, për rolin e tij në Da 5 Bloods, ku luajti një veteran afro-amerikan të Luftës së Vietnamit që kthehet për të shlyer hijet e së kaluarës. Por në fund mbeti jashtë (njohja për Sinners është nominimi i tij i parë për Oscar).

Ky ishte bashkëpunimi i tij i katërt me Lee-n dhe marrëdhënia ka prodhuar, ndoshta, punën e tij më të mirë – ose të paktën më të vlerësuar nga kritika. Da 5 Bloods pasoi treshen e filmave që ai realizoi në vitet ’90: fillimisht luajti një mentor kriminal kërcënues në Malcolm X, më pas një baba në vështirësi në Crooklyn, përpara se të interpretonte një tjetër bos droge agresiv në adaptimin tronditës të Spike Lee nga romani i Richard Price, Clockers.

Kur Guardian e intervistoi Lindon në vitin 2000, me rastin e daljes së Gone in 60 Seconds, ai u pyet se çfarë e bezdiste më shumë në Hollivud.
“Do të doja që t’i kushtohej më shumë vëmendje korpusit të punës së një artisti,” tha ai. “Gjithmonë kam ndjesinë se njerëzit mbajnë mend vetëm gjënë e fundit që kam bërë, dhe kjo është për të ardhur keq.”

Ndoshta, të dielën më 15 mars, kur Hollivudi t’u bëjë homazh yjeve të tij, Lindo do të shpresojë që votuesit të fokusohen pikërisht te gjëja e fundit që ai ka bërë – dhe t’i japin një Oscar njërit prej talenteve më të qëndrueshme të industrisë.

Përgatiti për botim: L.Veizi

❌
❌