Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026Main stream

Vendimtar në fitore e Ballkanit, Almir Kryeziu shpallet ylli i javës

9 February 2026 at 09:51


Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e nëntëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë për herë të dytë futbollistit të FC Ballkanit, Almir Kryeziu, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij gjatë 88 minutave sa luajti, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në golin e dytë, duke siguruar fitoren për skuadrën e tij kundër Gjilanit me rezultat 1:2.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Kryeziu u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

“Kemi pasur një fazë përgatitore shumë të mirë dhe kemi pasur kohë të mjaftueshme për ta analizuar Gjilanin. Ekipi ka qenë shumë i mirë edhe në sezonin e kaluar, megjithatë këto transfere kanë rritur konkurrencën, por edhe kualitetin në ekip".

"Synimi i FC Ballkanit tashmë dihet se është dalja kampion dhe jemi në rrugën e mirë për ta arritur këtë qëllim, por jemi edhe në garë për Kupën e Kosovës, andaj do të luftojmë në të dyja garat".

"Falënderoj Federatën e Futbollit të Kosovës për vlerësimin si më i miri i xhiros, bashkëlojtarët dhe stafin e trajnerëve, sepse pa ta do të ishte e pamundur kjo performancë e imja”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Yesterday — 8 February 2026Main stream

Ballkani merr fitore të madhe në udhëtim te Gjilani

8 February 2026 at 14:57


Ballkani ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-2.

Ndeshja nisi shumë mirë për mysafirët, të cilët pas vetëm tre minutash lojë gjetën golin e epërsisë.

Një gabim në mesfushë i Gjilanit, bëri që Giovanni Ribeiro të asistoj te Almir Kryeziu i cili realizoi gol të bukur për 0-1.

Përkundër se dy skuadrat krijuan disa raste të mira shënimi, në pjesën e parë gola më nuk pati dhe suharekasit shkuan në pushim me epërsi 0-1.

Edhe në pjesën e dytë ishin mysafirët që gjetën golin, ku krijuan një super aksion.

Almir Kryeziu asistoi bukur te Diene i cili nuk e pati të vështirë të shënonte për 0-2.

Gjilani u rikthye në lojë tetë minuta më vonë, kur Oltion Bilalli realizoi një gol fantastik nga distanca për 1-2.

Deri në fund më gola nuk pati dhe Ballkani arkëtoi tre pikë në Gjilan.

Me këtë fitore Ballkani vazhdon të jetë lider në tabelë me 36 pikë, tre më shumë se Prishtina në pozitën e dytë derisa Gjilani mbetet në pozitën e gjashtë me 26 sosh.

Ndeshjen e radhës Gjilani luan në udhëtim te Dukagjini, teksa Ballkani para adhuruesve të vet pret Malishevën. /Telegrafi/

Malisheva i falet Brrutit, triumfon ndaj Prishtinës së Re

8 February 2026 at 14:55


Malisheva ka marrë fitore shumë të vështirë ndaj Prishtinës së Re, por tejet të vlefshme 1-0.

Ndeshja nisi me luftë të madhe nga të dyja skuadrat, pasi pikët janë mëse të nevojshme.

Megjithatë për të parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 37-të.

Etnik Brruti realizoi nga penalltia për epërsinë e vendasve 1-0.

45 minutat e para të kësaj ndeshje u mbyllën me epërsinë e skuadrës vendase 1-0.

Pjesa e dytë i takoi mysafirëve të cilët krijuan raste më të mira shënimi.

Astrit Berisha ishte i pafat në këtë ndeshje, pasi pati dy raste të arta shënimi.

Fillimisht në minutën e 88-të goditi shtyllën, derisa në minutën e 94-të në portën e zbrazët nuk arriti të shënonte gol.

Vendasit shpëtuan nga rastet e shumta të mysafirëve dhe arkëtuan tre pikë të mëdha nga kjo sfidë.

Me këtë fitore, Malisheva ngjitet në pozitën e katërt me 30 pikë, derisa Prishtina e Re mbetet e fundit. /Telegrafi/

Malisheva dhe Prishtina e Re takohen në Liman Gegaj, formacionet zyrtare

8 February 2026 at 12:40


Malisheva është nikoqire e Prishtinës së Re takohen në Liman Gegaj në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat kanë objektiva të kundërta, me vendasit që duan daljen në Evropë derisa mysafirët mbijetesën.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë vetëm tre pikët dha na pret një ndeshje spektakolare në Liman Gegaj.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Avdyli, Pira, Kryeziu, Vitija, Xhaka, Bajraktari, Nafiu, Brruti, Xhylani, Diatta, Ibishi.

Pristhina e Re: Smakiqi, Nya-Vedji, PRekazi, Prençi, Zekolli, Dadet, Doukoure, Mekic, Kadriu, Berisha, Gomes.

Gjilani dhe Ballkani luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

8 February 2026 at 12:17


Gjilani është nikoqir i Ballkanit në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat kanë synime të mëdha këtë edicion dhe në këtë 90 minutësh luftohet vetëm për fitore.

'Skifterat' duan tre pikët për tu rikthyer në garë për titull, derisa Ballkani për ta shtuar epërsinë me ndjekësit.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Laroshi, Thaqi, Zebic, Krivanjeva, Ibrahimi, Taipi, Boshnjaku, Totre, Basa, Bilalli, Jarovic.


Ballkani: Iljazi, Vokrri, Jashanica, Batarelo, Potoku, Diene, Deliu, Giovanni, Kryeziu, Tolaj, Hamidi.

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 19-të: Luhet në Gjilan dhe Malishevë

8 February 2026 at 08:08


Futbolli në Kosovë është rikthyer pas pauzës dimërore dhe xhiro e 19-të ka startuar ditën e shtunë ku janë zhvilluar tre duele.

Ndërkohë ditën e sotme në program janë dy sfida të tjera për t'u luajtur.

Gjilani para tifozëve të vet pret liderin aktual Ballkanin, në një sfidë që pritet të jetë e zjarrtë.

Gjilanasit duan tre pikët në mënyrë që të afrohen me pikë me Ballkanin dhe të futen në garë për titullin kampion.

Nga ana tjetër Ballkani synon fitore në mënyrë që të shtojë diferencën e pikëve ndaj Prishtinës dhe Dritës që kanë fituar të shtunën.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Liman Gegaj, me Malishevën që është nikoqire e Prishtinës së Re.

Vendasit duan fitore për tu ngjitur në tabelë, derisa kryeqytetasit e rinj kërkojnë tre pikët për të mbetur në garë për mbijetesën.

Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Drenica dhe Llapi ndahen në paqe

7 February 2026 at 15:04


Drenica dhe Llapi kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Thomas Brdaric dhe ai i Tahir Batatinës janë ndarë në paqe në ndeshjen e parë të edicionit pranveror.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe raste nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm vendasit që gjetën rrjetën.

Ishte sulmuesi Ronaldo Chacon (17’), i cili shënoi për epërsinë 1-0 të drenicasve dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më të kërkuese, krijuan më shumë dhe gjeten edhe golin në fund, duke qenë edhe të ndihmuar nga fakti se Drenica luajti nga minuta e 65-të pa Igball Jasharin, i cili u ndëshkua me të kuq.

Goli i vetëm në pjesën e dytë, erdhi në minutën e 82-të me anë të Arbnor Ramadanit, i cili shënoi për 1-1 me ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.


Pas këtij barazimi, Drenica mbetet e teta me 21 pikë, teksa Llapi i shtati me 22 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, drenicasit udhëtojnë te Drita, ndërsa llapjanët luajnë në udhëtim te Prishtina. /Telegrafi/

Drita triumfon në udhëtim te Ferizaj

7 February 2026 at 15:00


Drita ka fituar në udhëtim te Ferizaj me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Zekirija Ramadanit e ka nisur me fitore sezonin pranveror, duke triumfuar në udhëtim te Ferizaj, duke treguar se do të jetë deri në fund aty në garën për titull.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë dhe raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i tundin rrjetat, duke shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0-0.


Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më cinike dhe përkundër rasteve të pakta, arritën ta tundin rrjetën dhe të marrin tri pikë shumë të vlefshme.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 49-të me anë të Kristal Abazajt, i cili i vetëm para portierit nuk gaboi për 1-0, i cili doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.


Pas kësaj fitore, Drita e sheh veten në pozitën e tretë me 32 pikë, apo një më pak se Prishtina dhe Ballkani në dy pozitat e para, ndërsa Ferizaj mbetet i nënti me 19 pikë.

Në takimin e javës tjetër, Drita është nikoqire e Drenicës, ndërsa Ferizaj udhëton te Prishtina e Re. /Telegrafi/

Prishtina e nis me fitore sezonin pranveror, merr tri pikë të mëdha te Dukagjini

7 February 2026 at 14:51


Prishtina ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Dukagjini me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Afrim Tovërlanit e ka nisur në mënyrë të përkryer sezonin pranveror, duke marrë tri pikë shumë të vlefshme udhëtim dhe duke barazuar Ballkanin me pikë në pozitën e parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe raste nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm mysafirët që gjeten rrjetën.

Ishte Gjelbrim Taipi (14’), i cili shënoi për epërsinë 0-1 pas asistimit të Arjol Bllacës dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, u luajt futboll më i ngadaltë dhe pa shumë raste nga të dyja ekipet, kështu që shifrat mbeten të pandryshuara dhe Prishtina në fund iu gëzua një fitoreje të madhe 1-0.

E gjithë ajo që vlen të theksohet janë kartonët e shumtë nga të dyja e ekipet dhe përjashtimi i Elton Krasniqit (90+) pas dy të verdhëve.


Pas kësaj fitore, Prishtina e she veten në pozitën e dytë me 33 pikë, po aq sa ka Ballkani i pari, ndërsa Dukagjini bie në pozitën e katërt me 29 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina e pret Llapin, teksa Dukagjini është nikoqir i Gjilanit. /Telegrafi/

Formacionet zyrtare: Ferizaj dhe Drita duan ta nisin pranverën me rezultat pozitiv

7 February 2026 at 12:53


Ferizaj dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ferizajasit janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen e parë të sezonit pranveror, e cila pritet të luhet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Nevil Dedes vjen në këtë me aromën e fitores në ndeshjen e fundit të vjeshtës dhe synon ta nis me rezultat pozitiv edhe edicionin pranveror.

Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadanit gjithashtu ka fituar pas tri barazimeve dhe do vetëm fitore për t’i qëndruar pranë Ballkanit në vendin e parë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ferizaj: Jovanovski, Neziri, Sadiku, Turkaj; Peposhi, Ramusa, Llabjani, Shabani, Avdulli; Richards, Sadriu

Drita: Maloku; Be.Krasniqi; Bejtullai, Pëllumbi, Sheji; Dabiqaj, Limaj; Ajzeraj, Abazaj, Balaj; Bl.Krasniqi;

/Telegrafi/

Drenica dhe Llapi duan tri pikët, formacionet zyrtare

7 February 2026 at 12:29


Drenica dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drenicasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen e parë të pranverës, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj në Malishevë, me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Thomas Brdaric synon ta nis edicionin pranveror me fitore për të ikur fundit të tabelës dhe për të nisur misionin e mbijetesës.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës gjithashtu synon tri pikë nga kjo ndeshje, pasi vjen nga tri humbje dhe një barazim nga ndeshjet e fundit të vjeshtës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drenica: Haxhihamza; Osmanllari, G.Jashari, Da Silva, Prodani; Soler, Jonuzi; I.Jashari, Hamiti, Uka; Chacon;

Llapi: Coric; Ibrisagic, Ajvazi, Lleshi; Mulalic, Aliu, Ramadani, Bytyqi; H.Hyseni, Sadriu, M.Hyseni;

/Telegrafi/

Dukagjini dhe Prishtina luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

7 February 2026 at 12:20


Dukagjini dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klinasit janë nikoqir të prishtinasve në ndeshjen e parë të sezonit pranveror, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Ndue Përgjokajt synon ta nis pranverën me fitore, pas tri barazimeve radhazi në ndeshjet e fundit të vjeshtës.

Në anën tjetër, ekipi i Afrim Tovërlanit vjen nga një humbje prej Dritës dhe një forme të përzier në fund të vjeshtës, kështu që synon ta nis me fitore për të vulosur kandidaturën për titull këtë sezon.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Dukagjini: Lekaj, Pllana, Basriu, Iseni, Bardhoku; Morina, Xhemajli; Syla, Pefqeli, Zulfiji; Khalid;

Prishtina: Gjokaj; Mokono, Limani, Boueye, Saletic; Zeqiri, Taipi; Bytyqi, Bllaca, Veliu; Iliveski;

/Telegrafi/

Sot nis sezoni pranveror në Superligën e Kosovës, tri përballje të forta

7 February 2026 at 08:37


Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e shtunë) me xhiron e 19-të apo javën e parë të edicionit pranveror të garave, ku secila ndeshje vlen më shumë se tjetra.

Pas rreth një muaji i gjysmë pushim, futbolli i Kosovës rikthehet sot me tri ndeshje gjatë ditës së sotme, ndeshje të cilat fillojnë në të njëjtin orar, nga ora 13:00.

Në ndeshjen e parë, Dukagjini e pret Prishtinën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, në një takim ku vendasit synojnë të shfrytëzojnë terrenin e tyre për ta nisur pranverën më fitore, ndërsa kryeqytetasit gjithashtu kërkojnë fitore për kreun e tabelës.

Po në të njëjtën orë, Drenica dhe Llapi në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, në një duel direkt mes skuadrave që kërkojnë pikë të mëdha për stabilitet në tabelë dhe largimin nga zona e rrezikut pas një sezoni vjeshtor me shumë probleme.

Në Ferizaj, ekipi me emrin e qytetit është nikoqir i kampionit në fuqi, Dritës, në stadiumin me bari artificial, ku mysafirët nga Gjilani hyjnë si favoritë në letër, por Ferizaj pritet të japë maksimumin për të befasuar një nga ekipet më konstante të sezonit. /Telegrafi/

Zyrtare: Llapi përforcohet në sulm, transferon Fiton Ademin

5 February 2026 at 15:16


Llapi ka bërë goditjen e madhe në afatin kalimtar, duke njoftuar nënshkrimin e sulmuesit qendror, Fiton Ademi.

23-vjeçari i bashkohet Llapit nga gjiganti shqiptar në Maqedoninë e Veriut, KF Shkëndija Tetovë.

Ademi ka një CV të pasur për moshën e tij, duke përfshirë paraqitje në garat evropiane dhe titullin kampion me Shkëndijën sezonin e kaluar.

Sulmuesi i ri pritet të luajë një rol kyç në objektivat e KF Llapit për këtë sezon.

Njoftimi i plotë i klubit:

Klubi Futbollistik Llapi me kënaqësi njofton angazhimin e sulmuesit të qendrës, Fiton Ademi.

23-vjeçari ka firmosur kontratë me klubin tonë, e cila do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2028, dhe nga sot zyrtarisht bëhet pjesë e familjes bardhekaltër.

Ademi vjen te Llapi si kampion nga radhët e klubit Shkëndija, me të cilën në edicionin e kaluar ka fituar titullin kampion. Gjatë periudhës së tij te Shkëndija, sulmuesi ka regjistruar 69 paraqitje zyrtare, duke realizuar 16 gola dhe 9 asistime.


Në sezonin e fundit, Fiton Ademi ka zhvilluar paraqitje në garat evropiane, duke luajtur në kualifikimet e UEFA Champions League, Europa League dhe Conference League – arritje të rëndësishme për një futbollist vetëm 23-vjeçar. Me këtë përvojë, Ademi vjen në klubin tonë si një përforcim me vlera të larta, i gatshëm të kontribuojë menjëherë në realizimin e objektivave tona.

KF Llapi i uron Fiton Ademit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër. /Telegrafi/

Prishtina e Re me mision mbijetesën, zyrtarizon katër transferime

4 February 2026 at 21:02


Prishtina e Re e ka mbyllur në vendin e fundit stinorin vjeshtor në Superligë, por nuk janë dorëzuar sa i përket mbijetesës.

Kryeqytetasit e rinj duan të mbijetojnë në Superligë dhe kanë bërë disa transferime të rëndësishme, ku tanimë kanë prezantuar katër prej tyre.

Sulmuesi Ibrahim Kargbo Jr është bashkuar me bardhekaltëritt pas një eksperience në Ukrainë te Dynamo Kiev, Slloveni te Celje e Bjellorusi te BATE Borisov.

Skuadrës që drejtohet nga Qëndrim Kida i janë bashkuar edhe mbrojtësi anësorë Leart Zekolli si dhe mbrojtësi me përvojë Arbër Prekazi.

E për krahun e majtë të mbrojtjes, përforcimi vjen nga Sllovenia me Dejan Trakovskin, i cili ka një karrierë të pasur në skuadrat si Maribor, Twente e Puskas Akademia. /Telegrafi/


Ballkani vazhdon me përforcime, prezanton mbrojtësin Arben Nikprelaj

4 February 2026 at 20:15


Ballkani ka vazhduar me përforcime në stinorin pranveror.

Suharekasit sapo kanë prezantuar mbrojtësin e talentuar shqiptar nga Mali i Zi, Arben Nikprelaj.

Qendërmbrojtësi shtatlartë i bashkohet suharekasve nga skuadra shqiptare në Mal të Zi, Deçiçi.

"FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Arben Nikprelaj, që transferohet në radhët tona nga Deçiçi i Tuzit".

"21-vjeçari, i gjatë 1.94 m, vjen për të forcuar repartin defensiv me siguri në ajër dhe forcë fizike.I urojmë mirëseardhje Arbenit dhe shumë suksese me fanellën portokalli", thuhet në njoftimin e Ballkanit. /Telegrafi/

Ferizaj merr sulmuesin Ade Oguns huazim nga skuadra belge

4 February 2026 at 18:12


Ferizaj ka vazhduar me përforcime, derisa së fundmi është përforcuar në repartin ofensivë.

'Ujqit' kanë marrë në huazim sulmuesin nigerian Ade Oguns nga skuadra belge KAS Eupen.

24-vjeçari nigerian pritet ta ndihmojë klubin e Nevil Dedes në repartin ofensivë, derisa ai ka një vit që është pjesë e Eupen.

Më parë lojtari ka luajtur në Venezuelë te Caracas FC si dhe në Maroku te skuadra Wydad AC. /Telegrafi/

Zyrtare: Sulmuesi Ebrima Gaye, përforcimi i radhës te Ballkani

4 February 2026 at 18:05


Lideri i Superligës së Kosovës, Ballkani, ka vazhduar me përfocime për stinoin pranveror, duke ofruar në skuadër sulmuesin Gambian, Ebrima Gaye.

Sulmuesi ka bërë karrierë në vendlindjen e tij dhe në Senegal, ndërsa pas Toni Domgjonit, bëhet përforcimi i dytë i tri herë kampionit në këtë afat kalimtar.

“Ebrima Gaye është përforcimi më i ri i Ballkanit, duke ardhur për të shtuar forcë dhe konkurrencë në repartin ofensiv të ekipit. Sulmuesi nga Gambia transferohet nga BST Galaxy, ku gjatë këtij sezoni është paraqitur në formë të mirë”.


“Gaye ka eksperiencë edhe në arenën ndërkombëtare, me paraqitje për përfaqësuesen e Gambisë, ndërsa gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe në Senegal”.

”Mirë se erdhe te Ballkani, të urojmë suksese Ebrima Gaye!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ballkani e nis pranverën nga pozita e parë me 33 pikë, tri më shumë se Prishtina që është ndjekësi I parë. /Telegrafi/

Superliga e Kosovës nis në fundjavë sezonin pranveror, xhiroja e 19-të premton spektakël

4 February 2026 at 15:26


Fundjava sjell pesë përballje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës, me të gjitha ndeshjet që luhen në orarin e njëjtë dhe me peshë të madhe për nisjen e edicionit pranveror.

Xhiroja e 19-të e Superligës së Kosovës rikthehet këtë fundjavë me duele vendimtare, ku çdo pikë mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë si në garën për titull, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

Të shtunën, më 7 shkurt, Dukagjini pret Prishtinën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, në një takim ku vendasit synojnë të shfrytëzojnë terrenin e tyre, ndërsa kryeqytetasit kërkojnë vazhdimësi dhe rikthim te rezultatet pozitive.

Po në të njëjtën orë, Drenica dhe Llapi përballen në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, në një duel direkt mes skuadrave që kërkojnë pikë të mëdha për stabilitet në tabelë dhe largimin nga zona e rrezikut.

Në Ferizaj, skuadra vendase do të matet me Dritën në stadiumin e qytetit, ku mysafirët nga Gjilani hyjnë si favoritë në letër, por Ferizaj pritet të japë maksimumin për të befasuar një nga ekipet më konstante të sezonit.


Të dielën, më 8 shkurt, vëmendja zhvendoset në Gjilan, ku Gjilani pret Ballkanin në stadiumin me bari artificial. Një përballje me aromë derbi, ku kampionët vjeshtor kërkojnë të mbajnë ritmin në krye, ndërsa vendasit synojnë të ndalin furinë e tyre dhe të hynë në garë për pozitat e para.

Xhiroja mbyllet në Malishevë, ku skuadra vendase përballet me Prishtinën e Re në stadiumin “Liman Gegaj”, në një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për objektivat sezonale të të dyja ekipeve.

Me të gjitha ndeshjet që zhvillohen në orën 13:00, Superliga premton një fundjavë të ngjeshur, emocionuese dhe plot tension, ku çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë për vazhdën e edicionit. /Telegrafi/

Zyrtare: Prishtina e Re transferon ish-reprezentuesin e Belgjikës

3 February 2026 at 20:10


KF Prishtina e Re ka njoftuar zyrtarisht afrimin e sulmuesit 26-vjeçar Ibrahim Kargbo Jr., i cili vjen nga Belgjika për t’u bashkuar me repartin ofensiv të klubit.

Ky është një përforcim i rëndësishëm për skuadrën, e cila synon të forcojë linjën e sulmit dhe të konkurrojë fuqishëm në sezonin e ri.

Kargbo Jr. ka një karrierë të pasur me përvojë në kampionate të ndryshme evropiane, duke luajtur për klube si Dynamo Kyiv në Ukrainë, NK Celje në Slloveni, NK Solin në Kroaci dhe më së fundi për BATE Borisov në Bjellorusi.

Përveç karrierës klubore, ai ka qenë pjesë e përfaqësueseve të Belgjikës deri në nivelin U21, duke treguar se ka një profil të mirë dhe potencial të lartë.

Me një bagazh të tillë ndërkombëtar, Kargbo Jr. pritet të sjellë në Prishtinë jo vetëm golat, por edhe përvojën dhe mentalitetin e një lojtari që ka luajtur në liga të ndryshme europiane.

Për klubin, ky transferim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt përforcimit të objektivave në kampionat.

Njoftimi i plotë i Prishtinës së Re:

KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të prezantojë afrimin e Ibrahim Kargbo Jr., qendërsulmues 26-vjeçar nga Belgjika.

Ibrahim ka qenë pjesë e përfaqësueseve të Belgjikës deri në U21, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur për klube si Dynamo Kyiv (Ukrainë), NK Celje (Slloveni), NK Solin (Kroaci) dhe së fundmi ishte pjesë e BATE Borisov në Bjellorusi.

Me përvojën e fituar në kampionate të ndryshme evropiane, Kargbo Jr. pritet të jetë një forcë shtesë në repartin ofensiv të skuadrës sonë.

/Telegrafi/

❌
❌