Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 February 2026Main stream

BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut

3 February 2026 at 14:51

Përfshirja e Miroslav Lajcakut në dosjen Epstein nuk e komprometon procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin ai e ka ndërmjetësuar për pesë vjet. Kështu vlerësojnë zyrtarët evropianë, duke insistuar se lidhjet e Lajcakut nuk kanë pasur ndikim në dialog.

“Kur bëhet fjalë për dialogun si të tillë, ai mbetet i paprekur nga zhvillime të tilla. Dialogu është një proces i qëndrueshëm që nga viti 2011, i cili është në pronësi të palëve dhe udhëhiqet nga Përfaqësuesi i Lartë. Gjithashtu, dialogu mbikeqyret vazhdimisht nga shtetet anëtare”, tha Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së.

Në dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, emri i Lajçakut përmendet qindra herë. Sipas këtyre dokumenteve, në komunikimet me Jeffrey Epstein – i dënuar për krime seksuale Lajçák ka diskutuar një sërë temash, nga çështje gjeopolitike deri te ato personale, përfshirë edhe gratë dhe vajzat e reja që, sipas dokumenteve, Epstein i ofronte në pronat e tij për persona të fuqishëm nga skena amerikane dhe ndërkombëtare.

Në një nga komunikimet, Lajçak shprehet se e pëlqen ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Lajçak fillimisht kishte mohuar se kishte pasur kontakte me Jeffrey Epstein, por më pas u detyrua të dorëhiqej nga posti i këshilltarit të kryeministrit sllovak, pasi dolën prova konkrete që dëshmonin të kundërtën.

Për më shumë se dy dekada, Miroslav Lajçak ka qenë i angazhuar në Ballkanin Perëndimor në emër të Bashkimit Evropian, shkruan RTK.

Procesin e dialogut Kosovë–Serbi e ka menaxhuar për pesë vjet, deri në fillim të vitit 2025. Jo rrallë është përballur me akuzua për njëanshmëri në proces.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut appeared first on Sinjali.

Gjesti paralajmëron projekte të reja muzikore pas “Memories”

3 February 2026 at 14:44

Gjesti po rikthehet fuqishëm me projekte të reja muzikore pas një periudhe të gjatë pushimi.

Pak ditë më parë, ai i dhuroi fansave projektin “Memories”, një këngë që e dedikoi vëllait të tij të ndjerë.

Tani, ai po punon pa pushim në studio për këngën e tij të ardhshme.

Në një postim në InstaStory, ai tha: “Pothuajse gati, për tre ditë do ta përfundoj dhe pastaj do të vazhdojmë me këngë të tjera”.

Kënga “Memories” arriti një sukses të jashtëzakonshëm, duke mbledhur mbi 3.5 milionë klikime në YouTube vetëm brenda katër ditëve.

Pas humbjes së të vëllait, duket se artisti ka gjetur forcën të vazhdojë me atë që e do më shumë: muzikën.

Tashmë mbetet të shohim se çfarë surprizash ka në dorë për publikun dhe fansat e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjesti paralajmëron projekte të reja muzikore pas “Memories” appeared first on Sinjali.

Hynë në fuqi marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë

3 February 2026 at 14:06

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe luftimin e evazionit fiskal ka hyrë në fuqi.

Lajmi është konfirmuar nga Ambasada e Kosovës në Itali, e cila ka informuar qytetarët dhe komunitetin e biznesit për përfitimet që sjell ky akordim për individët dhe investitorët në të dyja shtetet.

Kjo marrëveshje siguron që të ardhurat të mos tatohen dy herë, si në Kosovë ashtu edhe në Itali, dhe tatimi i paguar në një shtet do të njihet si kredit tatimor në shtetin tjetër, duke u bazuar në rregullat përkatëse.

Ajo gjithashtu përcakton kushte të qarta për tatimin e pagave, profesionet e lira dhe aktivitetet afariste.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hynë në fuqi marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë appeared first on Sinjali.

Policia gjen armatim dhe municion në Mitrovicë të Veriut

3 February 2026 at 13:57

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në Mitrovicë të veriut kanë gjetur sërish armë, municion dhe mjete të tjera ilegale.

Në vazhdën e pranimit të informacioneve nga ana e qytetarëve, sot më datë 03.02.2026, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një bodrum të një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki”, në Mitrovicë Veri, mund të ketë mjete te dyshimta ilegale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje policia ka informuar se menjëherë pas pranimit të informacionit ata kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku gjatë kontrollit, përkatësisht në një bodrum kolektiv të ndërtesës, ka gjetur dhe sekuestruar: 3 armë të gjata, 1 tytë vazhduese, 1 kondak për armë të gjatë, 764 fishek te kalibrave të ndryshëm, 14 karikator, 10 krehër për fishek, 1 granad dore tymuese, 2 antiplumb ushtarak, 4 mostëra te mundshme e adn-së, 2 jakne ushtarake, 1 bluzë e uniformes ushtarake, 1 palë pantallona ushtarak, mbështjellës me material tekstili si dhe shirita ngjitës.

Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Tutje bëhet e ditur se në lidhje me këtë rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia gjen armatim dhe municion në Mitrovicë të Veriut appeared first on Sinjali.

Aksident në Prishtinë, u përpoq ta ndalonte, motoçiklisti godet policin në Prishtinë

3 February 2026 at 13:36

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, në të cilin kanë qenë të përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtar policor.

Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, tha për Gazetën Sinjali se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 gjatë përpjekjes së policit për ta ndaluar, motoçiklisti e ka goditur atë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante”, thuhet tutje në përgjigjen e tij.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Policisë, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në Prishtinë, u përpoq ta ndalonte, motoçiklisti godet policin në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Vedat Muriqi shndërrohet në yll të La Ligës me  15 gola të shënuar

3 February 2026 at 13:03

Vedat Muriqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në La Liga, duke u bërë një nga sulmuesit më të spikatur të kampionatit spanjoll.

Me 15 gola të shënuar, ai renditet i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të La Ligës, pas Kylian Mbappé, që ka realizuar 22 gola.

Por forma e shkëlqyer e Muriqit nuk kufizohet vetëm në Spanjë. Me këtë numër golash, ai gjithashtu pozicionohet si i pesti më i miri në pesë ligat më të forta evropiane, duke vërtetuar kështu nivelin e tij të lartë dhe rëndësinë në futbollin ndërkombëtar.

Kryesojnë listën e golashënuesve Kylian Mbappé dhe Harry Kane, secili me 22 gola, ndërsa Erling Haaland ka shënuar 20 gola dhe Igor Thiago 16, që e vendosin Muriqin në vendin e pestë.

Në total, Muriqi ka realizuar 50 gola me fanellën e Mallorcas, duke e afruar me liderin historik të klubit, Samuel Eto’o, vetëm katër gola larg.

Falë forcës së tij fizike, dominimit në lojën ajrore dhe instinktit të tij për gol, “Pirati” vazhdon të udhëheqë ofensivën e ekipit të tij, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve në të gjithë Evropën.

Ky sezon po e vendos Muriqin në mesin e sulmuesve më të mirë të futbollit evropian dhe po forcon më tej reputacionin e tij ndërkombëtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vedat Muriqi shndërrohet në yll të La Ligës me  15 gola të shënuar appeared first on Sinjali.

Shqiptarja shpëton nga dëbimi prej Britanisë, tha se burri e detyroi të vidhte

3 February 2026 at 12:51

Një grua shqiptare ka shmangur deportimin nga Mbretëria e Bashkuar, pasi pranoi se bashkëshorti i saj ishte përgjegjës për mashtrimin lidhur me kombësinë dhe të kaluarën e saj penale.

Sipas The Telegraph, ajo kishte aplikuar disa herë për shtetësi britanike, duke fshehur faktin se kishte një histori kriminale për vjedhje. Po ashtu, ajo kishte deklaruar se ishte lindur në Kosovë, ndërkohë që origjina e saj ishte në Tiranë.

Gjykata e shkallës së parë pranoi se bashkëshorti i saj, mund të ketë “filluar dhe mbikëqyrur” gënjeshtrat e saj.

Avokati argumentoi gjithashtu se problemet e saj serioze të shëndetit mendor ndikuan në sjelljen e saj, një fakt që nuk ishte shqyrtuar si duhet nga gjykata fillestare.

Gjykata vendosi që çështja e saj të ri dëgjohet, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm që e detyronte atë të humbiste shtetësinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqiptarja shpëton nga dëbimi prej Britanisë, tha se burri e detyroi të vidhte appeared first on Sinjali.

Prishtina radhitet si kryeqyteti më i lirë në Evropë

3 February 2026 at 12:37

Prishtina renditet si kryeqyteti më i lirë në Evropë sa i përket kostos së jetesës, qirave, çmimeve të ushqimeve dhe në restorante.

Megjithatë, edhe fuqia blerëse është ndër më të ulëtat, duke lënë prapa vetëm Athinën, Shkupin, Beogradin, Lisbonën, Kievin, Kishinjevin dhe Tiranën.

Shifrat tregojnë koston e jetesës në qytete të ndryshme, krahasuar me Nju Jorkun. Kur një indeks ka vlerën 80, ai qytet është më i lirë se Nju Jorku për 20 për qind, shkruan REL.

Nëse indeksi ka vlerën 120, qyteti është më i shtrenjtë se Nju Jorku për 20 për qind.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prishtina radhitet si kryeqyteti më i lirë në Evropë appeared first on Sinjali.

Pas Kosovës dhe Shqipërisë, shteti belg kthen sytë kah Estonia për burgje me qira

3 February 2026 at 11:39

Pas vizitave eksploruese në Kosovë dhe Shqipëri, shteti belg ka nisur të interesohet për marrjen me qira të qelive në shtetin estonez.

Ministrja daneze e Drejtësisë, Annelies Verlinden dhe ajo e azilit dhe migracionit, Anneleen Van Bossuyt, po qëndrojnë në Estoni për një vizitë dy ditore për këtë çështje.

Siç raportojnë mediat belge, kjo gjë po bëhet meqë po tentohet të luftohet mbipopullimi i burgjeve belge, shkruan Gazeta Express.

“Nëse njerëzit e dënuar këtu që nuk kanë të drejtë qëndrimi mund ta vuajnë dënimin e tyre në vendin e tyre të origjinës ose në qendrat e paraburgimit jashtë vendit, kjo do të thotë si një ekzekutim i duhur i dënimit ashtu edhe, në të njëjtën kohë, një rritje e konsiderueshme e efikasitetit për sistemin tonë të burgjeve. Kjo gjithashtu do të na lejojë të investojmë më mirë dhe më shumë në programe mbështetëse për të burgosurit që të gjejnë vendin e tyre në shoqërinë tonë pas dënimit”, ka thënë Verlinden.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas Kosovës dhe Shqipërisë, shteti belg kthen sytë kah Estonia për burgje me qira appeared first on Sinjali.

A po planifikon Ronaldo të largohet nga Arabia Saudite?

3 February 2026 at 09:25

Cristiano Ronaldo po planifikon të largohet nga Arabia Saudite, sipas një raporti të publikuar nga gazeta portugeze Record.

Ky informacion ka ngjallur shumë spekulime, duke qenë se pronari i gazetës është vetë ylli portugez.

Të hënën, Ronaldo vendosi të bojkotonte ndeshjen e Al-Nassr kundër Al-Riyadh, një takim që skuadra e tij e fitoi 1-0.

Sipas gazetës së famshme portugeze A Bola, Cristiano është i pakënaqur me mënyrën se si drejtohet klubi dhe pakënaqësia e tij drejtohet ndaj PIF (Fondi Publik i Investimeve të Arabisë Saudite), i cili menaxhon Al-Nassr.

Dhe se kjo mund të jetë e vërtetë u konfirmua indirekt dje.

Record raportoi se Ronaldo ka një klauzolë në kontratën e tij që i lejon atij të largohet nga Al-Nassr në qershor 2026, dhe se ky opsion është shumë i mundshëm ,si dhe deklaroi gjithashtu se klube nga SHBA-ja dhe Evropa janë të interesuara për shërbimet e Ronaldos.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A po planifikon Ronaldo të largohet nga Arabia Saudite? appeared first on Sinjali.

Trump-Iranit: “Gjëra të këqija” do të ndodhin nëse nuk arrihet një marrëveshje me SHBA-në

3 February 2026 at 08:55

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi të hënën se “gjëra të këqija” do të ndodhin nëse Irani nuk arrin të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara.

“Tani për tani po flasim me ta, po flasim me Iranin dhe nëse mund të gjejmë një zgjidhje, kjo do të ishte shumë mirë. Dhe nëse nuk mundemi, ndoshta do të ndodhin gjëra të këqija”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, shkruajnë mediat e huaja.

Me tensionet në rritje, Trump refuzoi të diskutonte ndonjë veprim të mundshëm ushtarak kundër Iranit, por përsëriti se “forca e jashtëzakonshme”, përfshirë një aeroplanmbajtëse që ai ka dërguar në Lindjen e Mesme, do të mbërrijë së shpejti në rajon.

Trump ka mbajtur qëndrimin se shpreson që Uashingtoni do të “gjejë një zgjidhje” me Iranin, por gjithashtu paralajmëroi të hënën se “gjëra të këqija do të ndodhin” nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Trump kishte paralajmëruar se “koha po mbaron” që Irani të arrijë një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor, të cilin Perëndimi beson se synon të bëjë një bombë atomike, një pretendim që Teherani e ka mohuar vazhdimisht.

Në një intervistë me CNN të dielën, Abbas Araghchi, ministër i Punëve të Jashtme të Iranit tha: “Presidenti Trump tha jo armë bërthamore dhe ne pajtohemi plotësisht. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Kjo mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë”, duke shtuar se, “në këmbim, ne presim heqjen e sanksioneve”.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, theksoi më herët të hënën se Teherani po punonte për një metodë dhe kornizë për negociata që do të ishin gati në ditët në vijim, me mesazhe midis dy palëve të transmetuara përmes aktorëve rajonalë.

Turqia ka udhëhequr një përpjekje diplomatike për të ulur tensionet, me Araghchi që vizitoi Stambollin javën e kaluar dhe foli me homologë të tjerë rajonalë, përfshirë Egjiptin, Arabinë Saudite dhe Jordaninë.

E diplomati më i lartë i Jordanisë, Ayman Safadi, e siguroi Araghchi të hënën se mbretëria “nuk do të jetë një fushë beteje në asnjë konflikt rajonal ose një platformë nisjeje për ndonjë veprim ushtarak kundër Iranit”.

Në anën tjetër, autoritetet iraniane, përfshirë udhëheqësin suprem Ali Khamenei, kanë paralajmëruar se çdo sulm i SHBA-së do të shkaktonte një “luftë rajonale”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump-Iranit: “Gjëra të këqija” do të ndodhin nëse nuk arrihet një marrëveshje me SHBA-në appeared first on Sinjali.

26 vite nga masakra e 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës

3 February 2026 at 08:25

Sot janë bërë 26 vjet nga masakra në natën e 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës.

‘Rojat e urës’ patën vrarë dhjetë shqiptarë, në mesin e tyre fëmijë, gra e pleq.

Po ashtu u plagosën edhe shumë të tjerë, teksa u dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.

Në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit janë vrarë Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi.

Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MPB e Serbisë, me në krye ish-komandantin Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq dhe të tjerë.

Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 pati shpallur fajtor Ivanoviq me nëntë vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 26 vite nga masakra e 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës appeared first on Sinjali.

EFSA përcakton dozën maksimale të sigurt për cereulidën pas kontaminimit të qumështit formulë për foshnjat

3 February 2026 at 08:11

Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) ka përcaktuar një dozë maksimale ditore të sigurt për toksinën cereulidë, pas shqetësimeve mbi mundësinë e kontaminimit të qumështit formulë për foshnjat, që ka çuar në tërheqje masive të produkteve nga tregu në më shumë se 60 vende.

Cereulida, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus, mund të shkaktojë simptomat si të vjella, diarre dhe të përziera, dhe në rastin e foshnjave mund të çojë në dehidratim të rëndë.

Që nga dhjetori, prodhues të njohur të qumështit formulë si “Nestlé”, “Lactalis” dhe “Danone” kanë realizuar tërheqje të produkteve të formula për foshnja, pas zbulimit të pranishmërisë së cereulidës në disa seria të prodhimeve të tyre.

Në përgjigje, Komisioni Evropian kërkoi që EFSA-ja të ofrojë këshilla urgjente shkencore dhe të propozojë një prag sigurie në të gjithë BE-në – si një standard të harmonizuar për të shkaktuar tërheqje nga tregu.

EFSA njoftoi sot se shkencëtarët e saj kishin vendosur një “dozë referimi akute” për cereulidën tek foshnjat sasia maksimale që mund të gëlltitet në mënyrë të sigurt në një ditë të vetme – në 0,014 mikrogramë për kilogram të peshës trupore.

Kjo vlen për foshnjat e vogla, të cilat EFSA-ja i përcakton si nën 16 javëshe.

Kjo përputhet me njoftimin e Francës se pragu i sigurisë kombëtare do të ulet nga 0,3 mikrogramë për kilogram në 0,014 mikrogramë për kilogram.

Edhe pse nuk janë konfirmuar raste kontaminimi, hetimet janë duke vazhduar në Francë, për vdekjen e dy foshnjave në janar,  që kishin konsumuar formulën “Guigoz” të prodhuar nga “Nestlé”.

Qendra e BE-së për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tha gjithashtu se kishte marrë raporte për diarre tek fëmijët pas konsumimit të produkteve të tërhequra.

Pasi “Nestlé” konfirmoi se kontaminimi kishte origjinën nga përbërësi vaj i acidit arakidonik (ARA), vëmendja e autoriteteve franceze tani po kthehet te një prodhues me qendër në Kinë, si burim i serisë së kontaminuar.

Reagimi ndaj krizës

Disa kritikë thonë se si kompanitë ashtu edhe autoritetet publike ishin shumë të ngadalta në lëshimin e paralajmërimeve.

Sipas “Financial Times”, “Nestlé” u tha autoriteteve holandeze më 10 dhjetor se testimi i brendshëm kishte zbuluar kontaminim në një fabrikë dhe kishte nisur tërheqjet më 5 janar, pas disa javësh testimi të përbërësve.

Më 29 janar, OJQ-ja për mbrojtjen e konsumatorit “Foodwatch” njoftoi se do të paraqiste një ankesë së bashku me tetë familje, fëmijët e të cilave u sëmurën pasi konsumuan formulën për foshnje të prodhuar nga “Nestlé”, “Lactalis” dhe “Vitagermine”.

“Kompanitë kanë qenë tmerrësisht neglizhente në vonimin e paralajmërimit”, tha Ingrid Kragl, drejtoreshë e informacionit në “Foodwatch France”.

“Nestlé” argumentoi se kishte ndërmarrë hapat e nevojshëm në vendet e prekura, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet, për të tërhequr të gjitha produktet potencialisht të prekura dhe se, deri më sot, asnjë raport mjekësor nuk kishte konfirmuar një lidhje midis produkteve të saj dhe sëmundjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post EFSA përcakton dozën maksimale të sigurt për cereulidën pas kontaminimit të qumështit formulë për foshnjat appeared first on Sinjali.

KEDS tregon se në cilat zona do të ndërpritet rryma sot nga ora 09:00

3 February 2026 at 07:51

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të martën do të kryhen punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik.

Si pasojë, në disa zona do të ketë ndërprerje të përkohshme të rrymës.

Orari sipas rajoneve:

Prishtinë:

• TS 110/10 kV Prishtina 5 – Dalja Xhamia e Llapit II: 11:00–12:00, Rr. Bedri Gjini. Arsyeja: Kontrollimi dhe testimi i Mbrotjes Rele.

• NS 110/35/10 kV Fushë Kosova – Dalja Vragolia: 10:30–15:30, Vragoli, Miradi e Ulët (pjesërisht), Batusa, Henci, Pompen FAM GAS, bizneset përgjatë rrugës Vragoli-Sllatinë. Arsyeja: Vendosja e shtyllave të reja.

• NS 110/10(20) kV Prishtina 3 – Dalja Drini i Bardh-Furra-J21: 09:00–11:00, Bulevardi Bill Klinton. Arsyeja: Premontim i shtyllës 0.4 kV.

• NS 220/35/10 kV Podujeva – TS Bajqinë Shkolla: 10:30–13:00, Bajqinë Shkolla. Arsyeja: Demontim i shtyllave 0.4 kV.

• NS 220/35/10 kV Podujeva – Dalja Ballovci: 11:00–13:00, Surkishi, Lladofci, Sfeqel, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakenica, Turuqica. Arsyeja: Demontim i shtyllave 10 kV.

Gjakovë:

• NS 35/10 kV Gjakova I – Dalja Mulliri: 10:00–11:30, 5 konsumatorë komercial në rrugën Nënë Tereza. Arsyeja: Vendosja e transformatorit toroidal.

• NS 35/10 kV Gjakova I – Dalja Jatex: 12:30–14:00, 1 konsumator komercial në rrugën Nënë Tereza. Arsyeja: Projekte investive, zhvendosja e daljeve sipas projektit.

• NS 35/10 kV Malishevë – Dalja J08 Dragobili: 10:30–15:30, fshatrat Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë, Shkozë dhe disa rrugë të qytetit. Arsyeja: Vendosja e ndarësit linjor.

Gjilan:

• NS 35/10 kV Gjilan 1 – Dalja Uglari: 10:30–15:00, fshatrat Bilincë, Inatoc (pjesërisht), Llovcë, Malishevë, Malishevë e Poshtme, Pograjë, Sllubicë (pjesërisht), Stublinë, Uglar, Zabeli i Sahit Agës. Arsyeja: Vendosja e ndarësit linjor.

• NS 35/10 kV Kllokoti – NS Lladova: 11:00–13:00, Budrikë e Epërme, Budrikë (pjesërisht), Cërnicë, Livoç i Ulët (pjesërisht), Nasalë, Partesh, Çelik (pjesërisht), Demiraj, Dunav (pjesërisht), Goden (pjesërisht), Haxhaj, Lladrovë, Llashticë, Pidiç, Selishtë, Shurdhan, Stançiq, Zhegër, Burincë (pjesërisht), Lipovicë, Muçibabë, Pasjan. Arsyeja: Ndërrimi i izolatorëve mbajtës në anën 35 kV.

Ndryshe, Korportata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se Njësia A5 është ndalur nga operimi për shkak të një rrjedhjeje në sistemin gypor.

Megjithatë në njoftim, KEK-u ka thënë se operimi po vazhdon me katër njësitë e tjera: A3, A4, B1 dhe B2.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se Njësia A5 është ndalur nga operimi rreth orës 20:25, si pasojë e një rrjedhjeje të evidentuar në ekranet (sistemi gypor), në kuotën 10–15 metra. Aktualisht, KEK sh.a. vazhdon operimin sipas planit dhe Bilancit të Energjisë Elektrike, me katër (4) njësi prodhuese në operim: A3, A4, B1 dhe B2”, thuhet në njoftim.

Njësia A5 sipas KEK-ut është ndalur me qëllim të parandalimit të ndonjë defekti me përmasa të mëdha dhe gjithashtu edhe për të mundësuar kryerjen e sanimeve të nevojshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KEDS tregon se në cilat zona do të ndërpritet rryma sot nga ora 09:00 appeared first on Sinjali.

Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç

3 February 2026 at 07:47

Pas shembujve të Australisë dhe Francës, Portugalia mund të ndalojë mediat sociale për individët nën 16 vjeç, sipas një projektligji të paraqitur në parlamentin portugez këtë të hënë.

Projektligji përcakton se moshën e pavarur të aksesit në platformat dhe shërbimet dixhitale do ta ketë 16 vjeç, ndërsa adoleshentët mes 13 dhe 16 vjeç mund të përdorin rrjetet sociale vetëm me miratimin e prindërve. Po ashtu, platformat do të duhet të zbatojnë sisteme verifikimi të moshës dhe autorizimi prindëror, në përputhje me softuerin e përdorur nga qeveria portugeze.

Ligjvënësit e partisë qeverisëse të qendrës së djathtë (PSD) argumentojnë se përdorimi i hershëm i rrjeteve sociale mund të dëmtojë zhvillimin social dhe njohës të fëmijëve, duke e bërë këtë një çështje gjithnjë e më të rëndësishme dhe problematike.

Debati mbi kufizimet për moshën e përdoruesve të medieve sociale është intensifikuar në Evropë, pas vendimit të Australisë në dhjetor dhe votimit të Francës javën e kaluar për të ndaluar përdorimin e mediave sociale për ata nën 15 vjeç. Po ashtu, Danimarka, Greqia dhe Spanja po shtyjnë për një ndalim të ngjashëm në të gjithë Bashkimin Evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç appeared first on Sinjali.

Zbuloni se çfarë parashikuan yjet për ju për ditën e sotme

3 February 2026 at 06:51

Dashi

Prezenca e Venusit ne qiellin e te dashuruarve do beje qe dita te jete me pozitive sot. Do bini ne konsensus me partnerin tuaj dhe nuk priten aspak mosmarrëveshje me te. Beqaret ka shume gjase qe jo vetëm te realizojnë takime, por mund te fillojnë edhe lidhje serioze. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i organizoni ato. Kujdes!

Demi

Me ne fund do pajtoheni me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. E ardhmja pritet te jete me e bukur. Beqaret do realizojnë takime pa fund dhe do ndihen mjaft mire me gjithçka qe do ju ndodhe. Financat do jene te mira, por kjo nuk do te thotë qe duke përfituar nga kjo ju te shpenzoni shume marramendëse.

Binjaket

Nëse lidhja juaj është vërtet e forte, do arrije t’i kaloje pa asnjë problem sfidat qe do dalin gjate kësaj dite. Fatmirësisht nuk priten probleme. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim te princit te tyre te kaltër, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë atë. Ne planin financiar do i kaloni një e nga një te gjitha problemet dhe do ndiheni mjaft mire. Mund te shlyeni edhe borxhet.

Gaforrja

Dite goxha e vështire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ja kaloni mire pranë partnerit dhe shpesh do doni te arratiseni nga jeta qe bëni. Beqaret do lëvizin çdo lloj guri ne mënyrë qe te bëjnë për vete atë qe duan, por ne fakt nuk do jete dhe aq e thjeshte. Ne planin financiar duhet te mateni mire para se te shpenzoni ne mënyrë qe gjendja te mbetet e njëjte.

Luani

Do flisni hapur me njeri-tjetrin gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur. Shume gjera kane për te marre drejtimin e duhur sot. Beqaret nuk do kenë aspak mundësi te mira për te filluar një lidhje kështu qe me mire te qëndrojnë si janë. Merkuri do jete planeti qe do mundohet t’iu ndihmoje qe financat te përmirësohen.

Virgjeresha

Dite me shume fat kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit tuaj dhe do merrni edhe disa vendime shume te rëndësishme qe mund t’ua ndryshojnë te ardhmen. Beqaret do e ndryshojnë rutinën e jetës se përditshme fale disa takime mbresëlënëse. Financat do jene goxha me te qëndrueshme se me pare.
Peshorja

Duhet te veproni me shume takt dhe diplomaci gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje sepse ne te kundërt mund te lindin goxha probleme dhe vështirësi. Beqaret nuk duhet t’i humbin mundësitë qe do iu jepen për takime sepse jo gjithmonë vijnë raste te tilla. Ne planin financiar gjerat nuk do ecin ashtu si e kishit menduar kështu qe duhet ta shtrëngoni pak rripin e shpenzimeve.

Akrepi

Do jeni shume rivale gjate kësaj dite me partnerin tuaj dhe asnjeri prej jush nuk do pranoje ne asnjë moment te hape rruge. Beqaret do joshen nga persona te shumte, por duhet te mendohen mire dhe te bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat për pjesën me te madhe janë te qëndrueshme, gjithsesi mire është te mos kryeni shpenzoni te pamenduara me kujdes.

Shigjetari

Duhet te keni me tepër besim tek partneri juaj sot sepse përndryshe hendeku mund te thellohet akoma me shume. Beqaret do jene te shpërqendruar dhe as qe do mendojnë te fillojnë një lidhje serioze. Ne fakt kane për te humbur mundësi vërtet te mira. Financat duhet t’i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi. Gjendja nuk do jete shume e favorshme.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do ruani një komunikim te mire me partnerin dhe do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet. Beqaret nuk do jene me fat kështu qe do mbeten serish te vetmuar. Edhe për disa kohe nuk do e ndryshoni statusin. Gjendja e te ardhurave do lere goxha për te dëshiruar. Mos u nxitoni me shpenzimet.

Ujori

Dite e mbushur me pasion kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Priten momente te mrekullueshme pranë personin qe dashuroni kështu qe çdo çast duhet shfrytëzuar. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë me shume sesa duhet sepse realiteti do iu duket akoma me zhgënjyes. Financat do kenë përmirësime te menjëhershme qe dhe ju vete do ju habisin.

Peshqit

Dite e këndshme, por pa ndonjë emocion te madhe kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Komunikimi do e ruaje gjithë kohës klimën e ngrohte. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë për te filluar një lidhje dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat. Financat do jene përgjithësisht te ekuilibruara. Do arrini t’i kryeni te gjitha shpenzimet me te nevojshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zbuloni se çfarë parashikuan yjet për ju për ditën e sotme appeared first on Sinjali.

Parashikimi i motit për sot

3 February 2026 at 06:50

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe nganjëherë lokalisht edhe me intervale kohore me diell.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me ngrica, kurse gjatë ditës rritje e temperaturave.

Minimalja pritet të zbres deri në -3 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet të arrijë deri në 12 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e marta sjellë mot kryesisht të vranët dhe me rifillim të erërave jugore. Lokalisht do të ketë edhe periudha me intervale me diell, ndërsa rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë reshje të dobët. Temperaturat do të fillojnë të shënojnë rritje në tërë rajonin.

Nga e mërkura na pret mot jo-stabil, por jo i ftohtë. Priten vranësira, intervale kohore me diell dhe erëra jugore e jugperëndimore. Në mbrëmje reshje shiu më intensive në Shqipëri.

Dita e enjte pritet të vjen me vranësira dhe reshje të herëpashershme, lokale shiu. Borë vetëm në malet e larta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i motit për sot appeared first on Sinjali.

Yesterday — 2 February 2026Main stream

Lewandowski konfirmon qëndrimin te Barcelona, refuzon oferatat nga Arabia Saudite

2 February 2026 at 14:59

Robert Lewandowski ka konfirmuar se do të mbetet te Barcelona deri në fund të sezonit 2025-26, duke refuzuar disa oferta të mëdha nga Arabia Saudite, sipas gazetarit Kerry Hau.

Kontrata e sulmuesit 37-vjeçar skadon më 30 qershor 2026, duke përmbyllur vitin e fundit të marrëveshjes së tij me klubin katalanas.

Barcelona kishte përfshirë një klauzolë në kontratën e tij që mundësonte zgjatjen automatikisht, dhe pasi Lewandowski ka përmbushur kërkesat e minutazhit, kontrata e tij tashmë është e siguruar deri në verën e vitit 2026.

Pavarësisht spekulimeve të shumta rreth së ardhmes së tij, Barcelona nuk ka nxituar të hapë bisedime për një rinovim të ri, duke preferuar të presë zhvillimet e pjesës së mbetur të sezonit përpara se të vendosë nëse do t’i ofrojë sulmuesit një kontratë përtej vitit 2026.

Raportet sugjerojnë se është diskutuar mundësia e një zgjatjeje njëvjeçare, por asgjë nuk është finalizuar ende dhe situata pritet të qartësohet më afër verës.

Nga ana e tij, Lewandowski mbetet i përqendruar te sezoni aktual dhe synon një përfundim të fortë me Barcelonën, pa u nxituar për vendime afatgjata.

Kjo vjen në një kohë kur ai është përfolur për një transferim të mundshëm jashtë Evropës, përfshirë Major League Soccer apo kampionate të tjera, por sulmuesi veteran duket i vendosur ta përfundojë kontratën e tij në Spanjë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lewandowski konfirmon qëndrimin te Barcelona, refuzon oferatat nga Arabia Saudite appeared first on Sinjali.

Netanyahu organioi takim sigurie me zyrtarët e lartë izraelitë, pati bisedime për situatën me Iranin

2 February 2026 at 11:33

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, organizoi një takim të nivelit të lartë për çështje sigurie, në të cilin morën pjesë figura të rëndësishme, përfshirë Shefin e Shtabit të Ushtrisë, Eyal Zamir, i cili së fundmi u kthye nga një vizitë në SHBA, ku pati bisedime me zyrtarë amerikanë për situatën me Iranin.

Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Mossad-it, David Barnea, sipas raportimeve nga transmetuesi shtetëror izraelit KAN.

Raportohet se Zamir udhëtoi për në SHBA me një aeroplan privat, për të shmangur çdo mundësi zbulimi, dhe kërkoi që Washingtoni të ndërmarrë një sulm ndaj Iranit.

Një zyrtar izraelit i paidentifikuar i përfshirë në diskutime pretendoi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron të ndjekë negociata të ashpra me Iranin, të cilat zyrtari pretendoi se do të çonin në çmontimin e programit të tij bërthamor.

Gjatë bisedimeve, zyrtarët izraelitë thanë se Izraeli preferon që SHBA-ja të kryejë një sulm ndaj Iranit, duke paralajmëruar se përmbajtja nga një veprim i tillë do të kishte pasoja, duke përfshirë atë që ata e përshkruan si përparim nga Irani drejt blerjes së armëve bërthamore.

Zyrtarët izraelitë gjithashtu i përcollën shqetësimet e tyre homologëve të tyre amerikanë në lidhje me programin e raketave bërthamore të Iranit, shkruan AA.

Asnjë deklaratë zyrtare nuk është lëshuar nga autoritetet izraelite në lidhje me takimin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Netanyahu organioi takim sigurie me zyrtarët e lartë izraelitë, pati bisedime për situatën me Iranin appeared first on Sinjali.

KRM “Pastrimi”: Ky veprim është i papranueshëm, s’mund të hedhni në këtë mënyrë mbeturinat inerte

2 February 2026 at 10:37

Kompania Rajonale e Menaxhimit të Mbeturinave “Pastrimi” ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me hedhjen e papranueshme të mbeturinave inerte në zona të paligjshme, duke theksuar se ky veprim dëmton punën e ekipeve dhe shkel rregulloren komunale për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas KRM “Pastrimi”, institucionet përkatëse janë njoftuar dhe pritet që të ndërmerren masa urgjente për të trajtuar këtë situatë.

Kompania apelon që mbeturinat inerte të mos hidhen afër kontejnerëve dhe të respektohet orari dhe lokacioni i caktuar nga Komuna e Prishtinës.

“Kjo mënyrë e hedhjes së mbeturinave është e papranueshme dhe pamundëson punën e ekipeve tona. Ju lutemi, hidhni mbeturinat vetëm në lokacionet dhe oraret e përcaktuara”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

KRM “Pastrimi” rikujton qytetarët për rëndësinë e respektimit të rregulloreve komunale, në mënyrë që të ruhet pastërtia dhe funksionaliteti i sistemit të menaxhimit të mbeturinave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KRM “Pastrimi”: Ky veprim është i papranueshëm, s’mund të hedhni në këtë mënyrë mbeturinat inerte appeared first on Sinjali.

❌
❌