Tre persona të lënduar pas të shtënave me armë në Prishtinë
Në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri rreth orës 15:30.
Policia ka konfirmuar për gazetën Sinjali se është pranuar informatë për incidentin në rrugën “Fahri Fazliu”.
Forcat policore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën me shirit.
Sipas zëdhënësit të policisë, Enis Pllana, bazuar në të dhënat fillestare, janë të lënduar tre persona.
Megjithatë, ai ka sqaruar se lëndimet nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia është duke hetuar më tej rastin.
“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. (Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit) Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në konfirmim.
The post Tre persona të lënduar pas të shtënave me armë në Prishtinë appeared first on Sinjali.