Ylli i famshëm botëror, Paris Hilton, në një intervistë për Telegrafin ka folur edhe për artistet me prejardhje shqiptare, Rita Orën dhe Bebe Rexhën.
Ajo tregon se ka një raport shumë të mirë me këngëtaret dhe se i thur lavde për punën, karrierën e mbi të gjitha për atë që janë.
"I dua Ritën dhe Beben shumë. Janë vajza fantastike, shumë të talentuara dhe shumë argëtuese", thotë Hilton në intervistë.
Foto: Telegrafi/Instagram
Tutje shtoi: "Sa herë që jemi bashkë, kalojmë për mrekulli. Janë të vërteta, shumë të mira me zemër të madhe, të bukura brenda dhe jashtë. I dua si motra dhe jemi shumë të afërta dhe vërtet i dua dhe jam shumë krenare për të dyjat, mendoj se janë të dyja artiste të jashtëzakonshme, kanë zemër shumë të madhe, gjithmonë shkëlqejnë".
"Unë thjesht i dua aq shumë dhe do t'i shohë të dyja pas disa ditësh në festën e mikut tim, kështu që mezi pres të rri me to", ka theksuar mes tjerash Paris për Ritën dhe Bebën në intervistën për Telegrafin.
Foto: Telegrafi/Instagram
Krahas kësaj, ikona globale e kulturës pop flet hapur për dokumentarin e saj të ri "Infinite Icon: A Visual Memoir".
Ajo jep një rrëfim mbi jetën, muzikën dhe rrugëtimin e saj personal. /Telegrafi/
Shpallja e nominimeve për çmimet më prestigjioze të kinematografisë botërore vazhdon të jetë një moment i rëndësishëm për industrinë e filmit, duke sjellë gjithmonë vëmendje të madhe dhe diskutime të shumta.
Këtë vit, në mesin e projekteve që kanë hyrë në garë për çmimin “Oscar”, është përfshirë edhe një film ku luan aktorja me origjinë nga Kosova, Luana Bajrami.
Filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva” është renditur në mesin e pesë kandidatëve në kategorinë përkatëse të Academy Awards.
"Two People Exchanging Saliva"
Ky projekt është realizuar si bashkë-prodhim mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa titulli i tij origjinal në gjuhën frënge është “Deux personnes échangeant de la salive”.
Në këtë film Luana interpreton personazhin e quajtur Malaise.
Nominimet për të gjitha kategoritë e Academy Awards janë bërë publike të enjten, duke shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm për filmin dhe për përfaqësimin e talenteve shqiptare në skenën ndërkombëtare të kinemasë.
Oscars 2026 mbahet më 15 mars në Dolby Theatre në Los Angeles. /Telegrafi/
Edicioni i 98-të i çmimeve Oscar tashmë ka të konfirmuar datën, vendin dhe prezantuesin.
Ceremonia më e rëndësishme filmike në botë do të mbledhë sërish figurat kryesore të industrisë për të festuar arritjet më të mira të artit, në një mbrëmje që pritet të sjellë momente të reja dhe historike.
E organizuar nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS), ngjarja vlerëson çdo vit arritjet më të spikatura në aktrim, regji, skenar dhe kategoritë teknike, duke u konsideruar çmimi më prestigjioz në kinemanë ndërkombëtare.
Ceremonia e Oscars 2026 do të zhvillohet të dielën, më 15 mars, një datë tashmë e shënuar në kalendarin e dashamirëve të filmit.
Ngjarja do të mbahet sërish në Dolby Theatre në Los Angeles, vendi tradicional i ceremonisë në vitet e fundit.
Zgjedhja e këtij lokacioni riafirmon traditën e Hollywoodit si epiqendra e industrisë globale të filmit dhe si skena ku kurorëzohen filmat më me ndikim të vitit.
ABC dhe Hulu do ta transmetojnë ceremoninë drejtpërdrejt
Transmetimi zyrtar do të realizohet nga ABC, ndërsa ceremonia do të jetë e disponueshme edhe për ndjekje live përmes Hulu, për të gjithë abonentët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo mundësi e dyfishtë transmetimi forcon strategjinë e Akademisë për të zgjeruar shtrirjen digjitale dhe për të tërhequr audienca më të reja, pa hequr dorë nga televizioni tradicional.
Conan O’Brien rikthehet si prezantues i ceremonisë
Conan O’Brien
Mbrëmja gala do të drejtohet sërish nga komediani dhe prezantuesi Conan O’Brien, i cili rikthehet për të dytin vit radhazi në këtë rol.
Vazhdimësia e tij vjen si rezultat i pritjes pozitive që pati performanca e tij në edicionin e kaluar, duke kombinuar humorin, ritmin dhe përvojën televizive.
Nominimet shpallen më 22 janar
Filmi "Sinners" ka thyer rekord në historinë e kësaj ceremonie, pasi u nominua 16 herë.
Nga ky edicion e tutje, Akademia do të zbatojë një rregull të rëndësishëm: anëtarët duhet t’i kenë parë të gjithë filmat e nominuar në një kategori përpara se të votojnë në raundin final, një masë që synon të rrisë transparencën dhe seriozitetin e procesit.
24 kategori dhe një risi historike
Në vitin 2026, Oscars do të përfshijnë 24 kategori konkurruese, mes të cilave edhe kategoria e re Best Casting (Kasti më i mirë), që vlerëson punën thelbësore pas përzgjedhjes së aktorëve.
Që nga edicioni i parë më 16 maj 1929, Oscars janë shndërruar në ceremoninë më të vjetër të çmimeve në botën e argëtimit.
Rekordin për më shumë statuja e mban 'Walt Disney', me 22 çmime konkurruese dhe katër nderi, një arritje që vazhdon të mbetet e pathyer. /Telegrafi/
Danielle Brooks dhe Lewis Pullman lexuan listën nga Teatri Samuel Goldwyn në selinë e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit në Beverly Hills, Kaliforni.
"Sinners" kryesoi listën me 16 nominime, duke e bërë atë filmin me më shumë nominime në historinë e çmimeve Oscar.
Foto: YouTube
Timothee Chalamet, vetëm 30 vjeç, mori nominimin e tij të tretë për “Marty Supreme”, pas “Call Me By Your Name” dhe “A Complete Unknown”, duke e barazuar atë me aktorë si Julie Andrews, Faye Dunaway dhe Ralph Fiennes.
Si kujtesë, ceremonia e 98-të e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet më 15 mars në Teatrin Dolby në Los Angeles dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga ABC dhe Hulu.
Marrëveshja e re për të drejtat ekskluzive të transmetimit të YouTube nuk do të hyjë në fuqi deri në vitin 2029.
Conan O'Brien kthehet si prezantues këtë vit. /Telegrafi/
Bashkëshortja e këngëtarit tashmë të ndjerë, Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit në rrjete sociale.
Ajo bën me dije se ka marrë leje qëndrim në Itali, gjë që ia mundëson edhe trajtimin e djalit atje.
E njëjta thekson se po të ishte këngëtari gjallë do të ishte shumë i lumtur për këtë.
Foto: Instagram
"Për shëndetin dhe të ardhmen e Roelit. Faleminderit përzemërsisht që në kohë rekord na ndihmuat të sigurojmë leje qëndrim 3-vjeçar në Itali dhe jo vetëm", u shpreh ajo.
Tutje shtoi: "Shpati do të ishte shumë i lumtur sot, por ne do ja dërgojmë amanetin në fund".
Artisti vdiq në fund të nëntorit derisa ishte në Itali me familje për kurimin e të birit.
Shpati dhe Selvija vlen të ceket se kanë bashkë një djalë të quajtur, Roel. /Telegrafi/
Kanë reaguar nga Instagrami i Labinot Rexhës për disa gjëra kundrejt tij në Big Brother, që sipas tyre janë padrejtësi.
Ata kanë përmendur disa raste, ku akuzojnë për hapësirën që i është dhënë të tjerëve, e jo Labit.
Tutje sipas tyre duan që këngëtari të dalë keq, përfshirë edhe ngjarjet e tjera në këtë reality shou.
Foto: Instagram
Për më shumë, postimi i plotë (pa ndërhyrje):
"3 drona për Ludon që ka hyrë që një muaj - respekt e meriton.
3 drona për Limin që vetëm një javë ka hyrë - respekt e meriton.
Labit për dy muaj vetëm 1 dron.
Po pse për Labin nuk pranohen, kur 20 drona janë gati për të?
Kur ishin të gjithë në nominim, u thanë vetëm 3 më të votuarit dhe 3 më pak të votuarit.
Labi, Elijona dhe Londrimi ishin më të votuarit, ndërsa Shkurta, Jasmina dhe Toni më pak të votuarit, që sot janë jashtë.
Emrat nuk u përmendën, sepse nuk duan që Labi të dalë krenar dhe i fortë në lojë.
Nuk u mjafton sulmi nga produksioni dhe opinionistët, sjellin edhe dajën e banorit.
Nxjerrin Arditin duke thënë që Labi s'duhet të marrë pjesë në festë, edhe pse Labi tha se do vinte vetëm për respekt dhe përshëndetje.
Qëllimi i vetëm: ta nxjerrin Labin keq.Jemi lodhur që për Labin shfaqen vetëm momentet e këqija, kurrë ato të mirat.
Çfarë ju bëri Labi që e keni kaq inat? Apo pse e ndryshoi lojën me futjen e tij?
I dha energji shtëpisë, emocione, lot, këndoi, krijoi atmosferë.
Bëri debate me të gjithë, pa përjashtim, gatuajti, pastroi...A janë këto arsyet pse e keni inat? Apo arsyeja e vërtetë se frikësoheni nga fitorja e tij, sepse nuk e doni ju ose sepse i keni të preferuarit tuaj?". /Telegrafi/
"Në Big Brother Vip Kosova po tejkalohen kufijtë e lojës me deklarata skandaloze nga Klodi dhe Eljona drejtuar Benitës.
Situata e fundit e krijuar dhe bullizimit ndaj Benitës tashmë janë të tepruara duke kaluar edhe në çështje private të Benitës.
"Ti i do meshkujt veç për pare" i tejkalon krejt limitet dhe prek edhe moralin e Benitës e cila me arsye të plotë ka reaguar në mënyrë të ashpër.
Përveç Klodit, edhe Eljona ka përfshirë në debat edhe njerëz që as nuk janë pjesë e Big Brother por janë histori nga e kaluara e Benitës.
Kur preken çështje private dhe morale të Benitës me arsye të plotë preken edhe familja e saj e cila pas këtyre pamjeve të shëmtuara po kalon momente të vështira.
E dijmë që Big Brother është lojë nervash por jo LOJË për të prekur dinjitetin e një gruaje.
BigBrother VIP KOSOVA duhet të merr masa URGJENTE ndaj dy konkurentëve.
SS Group, menaxhmenti i Benita Zenës". /Telegrafi/
Ndërsa deklarata e fortë e Brooklyn Beckham për raportet e tensionuara me familjen e tij vazhdon të shkaktojë reagime të shumta, një nga ish-të dashurat e tij më të njohura, këngëtarja Tallia Storm, ka dalë hapur në mbështetje, duke u shprehur për Mirror se ajo është pa asnjë dyshim “Me Brooklyn”.
Duke kujtuar lidhjen e tyre në adoleshencë, rreth vitit 2014, Tallia e përshkruan Brooklynn si “dashurinë e saj të parë”.
Ajo tregon se të dy ishin vetëm 16 vjeç dhe se ishte vajza e parë që u pa publikisht në krah të tij.
Foto: Instagram
Në atë periudhë, Tallia po performonte në një koncert në Hanover Square në Londër dhe Brooklyn ishte i ftuar të merrte pjesë.
Por ajo që ndodhi më pas e la të tronditur.
“Victoria dërgoi një ekip sigurie gjatë ditës për të kontrolluar ambientin”, tregon Tallia.
“Mendova se ishte pak e tepruar, por në rregull. Kur erdhi mbrëmja, Brooklyn hyri me motrën time ndërsa unë po bëja provat e zërit, dhe kur u larguam jashtë kishte rreth 20 paparacë".
David dhe Victoria
Ajo shton se ishte hera e parë që përballej me një situatë të tillë.
“U frikësova shumë. Nuk doja që Brooklyn të mendonte se unë i kisha thirrur paparacët".
Në një rast tjetër, Tallia thotë se ishte planifikuar të merrte pjesë me Brooklynn në 'Global Gift Gala', një event i organizuar nga aktorja Eva Longoria, mike e afërt e Victorias. Por planet ndryshuan në momentin e fundit.
“Isha tashmë brenda sallës kur Brooklyn më shkroi dhe më tha: ‘Mami nuk më lejon të vij, më vjen keq’. Dhe kaq. Është e qartë se Victoria nuk më pëlqente", shprehet ajo.
Tallia thekson se sa herë e ka takuar Brooklynn ndër vite, ai ka qenë gjithmonë i thjeshtë dhe i sjellshëm, por e cilëson gjithë situatën si një “stuhi krejtësisht të panevojshme”.
Brooklyn dhe Nicola
Sipas saj, kjo përvojë ka ndikuar negativisht edhe në imazhin e saj publik.
“Më kanë parë gjithmonë sikur kërkoja famë. Është një rrjetë e ndërlikuar nga e cila nuk dua të jem pjesë".
Ajo shton se nuk ka përfituar kurrë financiarisht nga lidhja e saj me Brooklynn dhe beson se, me kalimin e kohës, e vërteta gjithmonë del në pah.
“Isha ende në shkollë kur u njohëm. Nuk ishim asgjë më shumë se dy fëmijë me një simpati reciproke”, thotë ajo.
“Jam 100 për qind me Brooklyn. Çfarë ka kaluar ai në atë që unë e quaj ‘rrjeta Beckham’ është shumë për këdo. Ka ardhur momenti të thotë ‘mjaft’ dhe të marrë kontrollin e jetës së tij".
Sa i përket bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, Tallia shprehet se, edhe pse nuk e njeh personalisht, beson se është shpirti binjak i Brooklynn dhe se ata janë një çift i përkryer. /Telegrafi/
Aktori amerikan, Timothy Busfield, është liruar nga paraburgimi dhe do të mbrohet në liri, pasi gjykata në New Mexico vendosi se rreziqet në këtë çështje mund të menaxhohen përmes kushteve të rrepta të lirimit.
Vendimi u mor pas një seance dy-orëshe, ku u vlerësua se nuk ka prova për një model sjelljeje kriminale apo shkelje të mëparshme të urdhrave gjyqësore.
Gjykata i vendosi Busfieldit masa të rrepta, përfshirë ndalimin e kontaktit me viktimat e dyshuara dhe të miturit, ndalimin e armëve, alkoolit dhe drogës, si dhe detyrimin për t’u paraqitur rregullisht në gjykatë.
Foto: YouTube
Aktori përballet me akuza për kontakt seksual me të mitur dhe abuzim me fëmijë, të lidhura me dy djem 11-vjeçarë gjatë xhirimeve të serialit “The Cleaning Lady”.
Ai u dorëzua vullnetarisht më 13 janar dhe i ka mohuar të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato si të rreme.
Ndërkohë, pas publikimit të urdhrit të arrestit, doli edhe një pretendim tjetër për ngacmim seksual nga viti 2001, të cilin Busfield dhe avokati i tij e kanë mohuar, duke theksuar se nuk është provuar dhe lidhet me ngjarje shumë të vjetra. /Telegrafi/
Noam Bettan do të përfaqësojë Izraelin në edicionin e 70-të të Festivalit të Këngës në Eurovision, i cili do të mbahet në Vjenë këtë maj.
Ai fitoi konkursin "HaKokhav HaBa".
I njëjti e filloi karrierën e tij muzikore gjatë shërbimit të detyrueshëm ushtarak në IDF dhe tërhoqi vëmendjen e publikut vendas në vitin 2018 pasi fitoi vendin e tretë në konkursin "Aviv".
Në vitin 2024, publikoi këngën "Pokeach Einayim", teksti i së cilës u shkrua nga komandanti i IDF-së, Yaron Oree Shay, i cili u vra në një sulm të Hamasit më 7 tetor 2023.
Artisti deklaroi se ishte shumë krenar, falënderoi audiencën dhe tha se kishte pasur shumë ulje-ngritje në këtë udhëtim.
"Mesazhi im për Evropën është të përgatitet. Do të sjellim një këngë lavdërimi, do të sjellim gjithçka që kemi. Do të sjellim dritë dhe dashuri dhe do të bashkohemi", theksoi ndër tjerash.
Siç dihet, Islanda, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Spanja u tërhoqën nga Festivali i Këngës në Eurovision sepse Izraelit iu lejua të konkurronte.
Mbrëmja e djeshme (e martë) në Big Brother VIP Albania 5 u karakterizua nga emocione dhe surpriza të njëpasnjëshme, por momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ndodhi në fund të spektaklit.
Pas hyrjes së një banori të ri në shtëpi, i cili u prezantua në mënyrë ironike sikur të ishte i dashuri i Lornës, banorja vendosi të reagonte në lidhje me ketë.
Ajo përfitoi nga momenti për të bërë një urim të veçantë për ditëlindjen e partnerit të saj, duke zbuluar për herë të parë identitetin e tij.
Lorna tregoi se partneri i saj quhet Dren dhe më pas u zbulua se bëhet fjalë për një reper shqiptar.
Dren Kaleci prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe zhvillon karrierën e tij artistike.
Foto: Instagram
Urimi u bë me rastin e ditëlindjes së tij të 39-të dhe u shoqërua me fjalë të ndjera, duke treguar se pavarësisht distancës fizike, lidhja e tyre mbetet e fortë.
Ky moment emocional u prit me interes të madh nga publiku dhe banorët, duke hedhur më shumë dritë mbi jetën personale të banores pasi ka qenë më e rezervuar. /Telegrafi/
Banorja ia përmendi disa herë: "Marre duhet me të ardh".
Ajo më pas hyri brenda shtëpisë u fut në tualet dhe filloi të qante me të madhe.Gjatë bisedës me të tjerët, Benita theksoi se nuk e priste një gjë të tillë prej Klodit. /Telegrafi/