BRUKSEL – BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
BRUKSEL, 4 shkurt /ATSH-DPA/- Parlamenti Evropian është gati të rifillojë punën për zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA pas uljes të tensioneve në mosmarrëveshjen për Groenlandën.
“Komiteti i Tregtisë i Parlamentit Evropian mund të miratojë qëndrimin e tij në një takim më 24 shkurt”, tha sot kryetari i tij, Bernd Lange.
Një votim nga i gjithë parlamenti mund të zhvillohet më pas në mars.
Marrëveshja e arritur në korrik parashikon importe pa taksa të mallrave industriale amerikane në Bashkimin Evropian.
Në këmbim, SHBA-ja ra dakord të kufizojë tarifat për shumicën e importeve të BE-së në një maksimum prej 15%.
Në janar, presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi tarifa ndëshkuese prej 10% për tetë vende evropiane.
Ai kërkoi ta përdorte masën për të ushtruar presion mbi Danimarkën për të blerë Groenlandën. Në përgjigje, Parlamenti Evropian e pezulloi punën për zbatimin e marrëveshjes së tarifave.
Pas bisedimeve muajin e kaluar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, Trump e tërhoqi kërcënimin.
Ligjvënësit evropianë tani duan të përfshijnë një klauzolë emergjence në tekstet ligjore të marrëveshjes që heqin tarifat e BE-së për produktet amerikane.
“Kjo do të lejonte që zbatimi i marrëveshjes të pezullohej në çdo kohë nëse kërcënohen interesat, siguria ose integriteti territorial evropian”, tha Lange, një politikan gjerman nga Socialdemokratët e qendrës së majtë.
Pas votimit të plotë parlamentar, do të zhvillohen bisedime të mëtejshme me shtetet anëtare të BE-së. Të dyja palët do të duhet të miratojnë zyrtarisht uljet e tarifave. //a.i/
The post BRUKSEL – BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.