❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 January 2026Main stream

Fshatrat më të shtrenjtë, sa do jenë çmimet fiskale nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë

19 January 2026 at 00:03

Për herë të parë për shitblerjen e ndërtesave/apartamenteve në vend do të aplikohen çmime fiskale edhe për fshatrat.

Monitor zbardh çmimet më të larta të referencës që do të aplikohen në zonat rurale, që përkojnë si vijë e parë e ndërtimit e zonave bregdetare.

Sipas tabelave dhe hartave digjitale, çmimet më të larta të referencës për fshatin, kryesohen nga vija e parë e ndërtimit në Gjirin të Lalzit dhe Hamallaj në vlerën e 190 mijë lekë për metër katror.

Më pas çmimet më të larta të referencave janë propozuar për vijën e parë të ndërtimit në fshatrat e Himarës, si Dhërmi dhe Palasë, me vlerë reference 140 mijë lekë/m2. Në fshatin Vuno çmimi i referencës do të jetë 100 mijë lekë dhe në Livadh 81 mijë lekë/m2.

Në Sarandë fshati më i shtrenjtë do jetë Ksamili, çmimet e referencës do të jenë 100 mijë lekë/m2. Në Vlorë, çmimet e referencës për vijën bregdetare të fshatrave Radhimë dhe Orikum do të jenë 90 mijë lekë/m2 që përbëjnë dhe zonat më të shtrenjta rurale të bashkisë Vlorë. Në Velipojë çmimi i referencës do të jetë 75 mijë lekë për metër katror dhe në Tale të Lezhës 70 mijë lekë për metër katror.

Mbi çmimet e referencës bashkitë llogarisin detyrimin për taksën e ndërtesës dhe taksës së ndikimit në infrastrukturë. Nëse aktualisht për llogaritjen e bazës së taksueshme të këtyre taksave që është vlera e pronës përdoren çmimet e referencës, për zonat rurale në mungesë të tyre, përdorej çmimi i qytetit por i reduktuar 35%. Me ndryshimet e reja të propozuara, bashkitë nuk do të kenë më të drejtë të reduktojnë çmimet e referencës për zonat rurale, por do të detyrohen të zbatojnë çmimet e reja që qeveria propozon. Projektvendimi i ndryshuar pritet të miratohet në qeveri.

Më përfshirjen e zonave rurale në hartën e çmimeve të referencës, numri i zonave kadastrale në të gjithë vendin arrin 176. Aktualisht rrethet janë të ndara në 65 zona kadastrale. Edhe këto çmime janë rishikuar me rritje deri në 196%.

Grupi i punës që ka hartuar çmimet e referencës shpjegoi për Monitor se shumë zona rurale, kryesisht bregdetare do të ndahen në disa zona kadastrale. Kjo praktikë deri tani është përdorur vetëm për Tiranë e cila ndahet në 32 zona kadastrale.

U propozua në muajin korrik 2025 që edhe zonat urbane në rrethe të ndahen në disa zona kadastrale nga 65 numri i tyre arriti në 116.

Qeveria ka rishikuar projektvendimin e publikuar të Konsultimet Publike dhe propozon ndarje në disa zona kadastrale, edhe për fshatrat. Konkretisht vija e parë e disa fshatrave në zonat bregdetare do të ketë çmim reference shumë herë më të lartë se zona në brendësi të fshatit. Ndërsa në tërësi të gjitha fshatrave (përjashtuar atyre në zona turistike) propozohen çmime fiskale të barabarta me çmimet aktuale që janë në fuqi për rrethet.

Të gjitha ndryshimet me harta digjitale dhe tabela të përfunduara nga grupi i punës i janë dërguar për miratim Këshillit të Ministrave.

Çmimet e reja fiskale tĂ« rishikuara nĂ« muajin korrik 2025 pĂ«r rrethet pritej tĂ« hynin nĂ« fuqi nga 1 janari 2026. Me rishikimet qĂ« i janĂ« bĂ«rĂ« sĂ« fundmi çmimeve tĂ« referencĂ«s qeveria pritet tĂ« miratojĂ« njĂ« ndarje tĂ« re tĂ« tyre, tashmĂ« njĂ« hartĂ« me 176 zona kadastrale, duke pĂ«rfshirĂ« me vetĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« edhe fshatrat.

Hartat/ Çmimet e reja tĂ« referencĂ«s do aplikohen edhe nĂ« fshat; Barazohen me referencat e rretheve

Kryeson vija bregdetare për fshatrat Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj, çmimet e referencës arrijnë 190 mijë lekë/m2

Në zonat turistike, fshatrat me çmimet më të lartë të referencave do të jenë Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj. Për vijën e parë bregdetare të këtyre zonave është propozuar çmim reference me vlerë 190 mijë lekë për metër katror, që sipas hartave përkon në zonën kadastrale nr.4 për bashkinë Durrës. Në zonat pas vijës së parë të detit për Gjirin e Lalzit dhe Hamallajn çmimet e referencës do të jenë 90 mijë lekë për metër katror (e propozuar si zona kadastrale nr. 7, menjëherë pas vijës së parë të detit, ka çmim reference 90 mijë lekë për metër katror.

Për zonat rurale është propozuar çmim reference prej 67,500 lekë për metër katror, pra i njëjtë me çmimin aktual të referencës për qytetin e Durrësit. Në këtë çmim reference që qeveria ka propozuar për zonën rurale të Durrësit, përfshin edhe zonën pas vijës bregdetare edhe për zonën e Lalzit apo Hamallajt.

Ndërsa çmimi i referencës për vijën e parë bregdetare në Golem do të jetë 75 mijë lekë.

Sipas Tabelave, konkretisht me këtë çmim do të përfshihen: Qytetet: Sukth, Manëz; Fshatrat: Hamallaj, Kullë, Perlat, Vadardhë, Rushkull, Hidrovori, Likmetaj, Kërtushaj, Kapidanaj, Gjuricaj, Lalëz, Kuraten, Bizë, Draç, Shetaj, Katundi i Ri, Jubë, Qerret, Fllakë, BishtKamëz, Rinia, Erzen, Sukth, Adriatik, Rrashbull, Arapaj, Shënavlash, Shkallnur, Manskuri, Romanat, Bozanxhije, Xhafzotaj, Armath, Borç, Hamallaj, Kameras, Radë, Shkallë, Fshat Manëz.

Në Himarë, për fshatrat Dhërmi dhe Palasë çmimi i referencës do të jetë 140 mijë lekë/m2; Në fshatin Vuno 100 mijë lekë dhe në Livadh 81 mijë lekë/m2

Në zonën 1 kadastrale të Himarës, ku përfshihet vija e parë bregdetare e fshatrave Dhërmi dhe Palasë, një ndër vijat më të kërkuara bregdetare të jugut është propozuar çmim reference 140 mijë lekë për metër katror.

NĂ« zonĂ« 2 kadastarle tĂ« HimarĂ«s, ku referuar hartĂ«s dixhitale, pĂ«rfshin pjesĂ«n nĂ« brendĂ«si tĂ« fshatit DhĂ«rmi, zonĂ«n e banimit tĂ« fshatit PalasĂ«, pra pas vijĂ«s bregdetare, pjesa e vijĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« detit tĂ« fshatit Vuno, dhe zona periferike e qytetit tĂ« HimarĂ«s. Çmimi i referencĂ«s pĂ«r kĂ«tĂ« zonĂ« kadastrale do tĂ« jetĂ« 100 mijĂ« lekĂ« pĂ«r metĂ«r katror.

Referuar hartave, zona 3 kadastrale që në terren përfshin Himarën qytet, fshatrat Potam dhe Livavadh çmimi i propozuar do të jetë 81 mijë lekë për metër katror.

Në Sarandë fshati më i shtrenjtë do jetë Ksamili, çmimet e referencës do të jenë 100 mijë lekë/m2

Pjesën bregdetare të ishujve Ksamil, duke përfshirë edhe vijën e parë bregdetare të Sarandës (si zona e shëtitores, porti lagjet direkt ,mbi det) janë përfshirë në zonën kadastrale nr.1 me çmim reference 100 mijë lekë për metër katror.

Fshatrat: GjashtĂ«, Metoq, ÇukĂ«, Shelegar, Ksamil (kĂ«tu pĂ«rfshin zonĂ«n pas vijĂ«s bregdetare) çmimi i referencĂ«s do tĂ« jetĂ« 56,000 pĂ«r metĂ«r katror, i barabarta sa çmimi aktual pĂ«r qytetin e SarandĂ«s.

Në Vlorë, çmimet e referencës për vijën bregdetare të fshatrave Radhimë dhe Orikum do të jenë 90 mijë lekë/m2

Për Bashkinë e Vlorës fshatrat me çmimet me të larta do të jenë Radhima dhe Orikumi. Për vijën bregdetare të Radhimës dhe Orikumit çmimet e referencë të shitblerjes së ndërtesave do të jenë 90 mijë lekë për metër katror.

Zona rurale e VlorĂ«s, pra pas vijĂ«s bregdetare pĂ«rfshirĂ« fshatrat: Dukat, Dukat Fshat, Tragjas, RadhimĂ«, BestrovĂ«, BabicĂ« e Madhe, BabicĂ« e VogĂ«l, HoshtimĂ«, KaninĂ«, KĂ«rkovĂ«, NartĂ«, SherishtĂ«, Panaja, XhyherinĂ«, ZvĂ«rnec, Sazan, NovoselĂ«, Aliban, Bishan, Mifol, Poro, DĂ«llenjĂ«, Delisuf, TrevllazĂ«r, CerkovinĂ«, SkrofotinĂ«, Fitore, AkĂ«rni, ShushicĂ«, Bunavi, Beshisht, Grabian, Drithas, Mekat, Llakatund, Çeprat, Risili do tĂ« kenĂ« çmim reference 61,800 lekĂ« pĂ«r metĂ«r katror. Ky Ă«shtĂ« çmimi aktual i referencĂ«s pĂ«r qytetin e VlorĂ«s.

Në Veri të vendit kryeson Velipoja, çmimi i referencës për vijën bregdetare arrin 75 mijë lekë/m2

Pas jugut, për zonat bregdetare të Veriut të Shqipërisë çmimi më i lartë i referencës është propozuar për Velipojën. Vija bregdetare e fshatit Velipojë do të ketë çmimi reference 75 mijë lekë/m2. Për zonat pas vijës bregdetare të Velipojës, çmimi i zonave rurale do të jetë 58 mijë për metër katror sa është aktualisht çmimi i referencës për qytetin e Shkodrës.

Ndërsa në fshatrat Tale të Lezhës dhe Shëngjin çmimi i referencës do të jetë 70 mijë lekë për metër katror./ Dorina Azo

Publikohen hartat e zonave kadastrale për çmimet e referencës për 61 bashkitë 

Sa do rritet taksa e ndërtesës për qytetarët në rrethe pas referencave të reja

Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

 

The post Fshatrat më të shtrenjtë, sa do jenë çmimet fiskale nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë appeared first on Revista Monitor.

Rritje e sinkronizuar çmimesh, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar ndaj Vodafone dhe One

19 January 2026 at 00:02

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim të thelluar ndaj dy kompanive të ofrimit të shërbimeve celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania.

Siç kishte paralajmëruar në muajin tetor, gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës gjatë fazës së hetimit paraprak të tregut ka gjetur elementë që mund të tregojnë sjellje anti-konkurruese nga dy operatorët celularë.

Në argumentimin e vendimit, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se tregu me pakicë i shërbimeve celulare në Shqipëri paraqitet si një duopol, ku dy operatorët në fjalë zotërojnë së bashku 100% të tregut.

Kjo strukturë tregon një përqendrim të lartë tregu dhe një nivel të kufizuar konkurrence efektive, duke krijuar kushte të favorshme për pozitë dominuese kolektive.

Nga hetimi paraprak që përfshiu periudhën nga 1 janari 2022 deri më 25 korrik 2025, është konstatuar se ndërmarrjet Vodafone Albania dhe One Albania kanë ndjekur një sjellje të ngjashme tregtare në lidhje me ofertat e tyre të shërbimeve celulare, përfshirë paketat me parapagesë, me kontratë dhe shërbimet roaming.

Në këtë periudhë, vihet re një rritje progresive dhe pothuajse e sinkronizuar e çmimeve, ndërkohë që nuk rezulton që këto ndërmarrje të kenë përdorur një metodologji të përllogaritjes së kostove, që do të justifikonte ndryshimet e çmimeve të aplikueshme në treg.

Nga analiza e zhvillimeve të çmimeve rezulton se, sa herë një nga operatorët ka rritur çmimet e paketave celulare, operatori tjetër e ka ndjekur brenda një periudhe të shkurtër kohore me një rritje të ngjashme, si në nivel çmimi, ashtu edhe në strukturën e paketës (minuta, internet, SMS, vlefshmëri etj.).

Kjo tregon njĂ« reagim tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe simetrik, qĂ« mund tĂ« interpretohet si praktikĂ« e bashkĂ«renduar, nĂ« kuptimin e ligjit “PĂ«r mbrojtjen e konkurrencĂ«s”.

Analiza e ofertave tregon se paketat e ofruara janë pothuajse identike në çmim dhe përmbajtje (sasi interneti, minuta kombëtare, përfshirje roaming etj.), duke kufizuar ndjeshëm mundësinë e zgjedhjes për konsumatorët dhe duke reduktuar presionin konkurrues ndërmjet operatorëve.

Ky homogjenitet i produkteve, i kombinuar me mungesën e transparencës në kosto, përbën një rrezik për koordinim të sjelljes së ndërmarrjeve, që synon ruajtjen e një niveli të qëndrueshëm çmimesh dhe fitimesh në treg.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se asnjë nga ndërmarrjet nuk ka paraqitur dokumentacion që të dëshmojë se çmimet janë përllogaritur mbi bazën e një analize të kostove reale të shërbimeve.

Në mungesë të një metodologjie të qartë, rritjet e çmimeve mund të konsiderohen si të pajustifikuara ekonomikisht dhe si rezultat i një sjelljeje të orientuar drejt ndjekjes së një modeli të përbashkët tregtar, më shumë sesa drejt konkurrencës përmes inovacionit apo eficiencës.

NĂ« konkluzion, Autoriteti i KonkurrencĂ«s shprehet se nĂ« kushtet kur tregu paraqet strukturĂ« duopolistike; vihet re njĂ« sinkronizim nĂ« rritjen e çmimeve dhe oferta pothuajse tĂ« njĂ«jta nĂ« çmime dhe pĂ«rmbajtje; mungon transparenca dhe metodologjia kosto-çmim, atĂ«herĂ« sjellja e ndĂ«rmarrjeve Vodafone Albania dhe One Albania mund tĂ« pĂ«rbĂ«jĂ« shkelje tĂ« ligjit, “PĂ«r mbrojtjen e konkurrencĂ«s”.

Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 18 nëntor 2025./ E.Shehu

 

 

The post Rritje e sinkronizuar çmimesh, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar ndaj Vodafone dhe One appeared first on Revista Monitor.

LĂ«mshi i kompetencave “pĂ«rmbyt” ShqipĂ«rinĂ«

19 January 2026 at 00:01

Me reformën territoriale të vitit 2014, bashkitë morën kompetenca të reja për administrimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së kullimit në territorin e tyre.

Sakaq qeveria mbajti të drejtat mbi kolektorët e mëdhenj, veprat hidroteknike strategjike dhe stacionet e mëdha të pompimit, si dhe mbi politikat kombëtare të mbrojtjes nga përmbytjet.

Sipas ligjit për Pushtetin Lokal, bashkitë kanë përgjegjësinë direkte për administrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve të kullimit, pra atyre kanaleve që ndodhen brenda territorit të bashkisë dhe që shërbejnë drejtpërdrejt për mbrojtjen e tokave bujqësore, serave dhe zonave të banuara nga përmbytjet.

Përgjegjësitë e bashkive lidhen me pastrimin periodik të kanaleve, heqjen e inerteve, riparimet e vogla dhe ndërhyrjet emergjente në raste reshjesh intensive.

Bashkitë kanë gjithashtu detyrimin të planifikojnë dhe financojnë këto ndërhyrje nga buxhetet e tyre, si dhe të reagojnë të parat në terren kur uji del nga shtrati. Pushteti vendor është hallka që përballet drejtpërdrejt me pasojat, me fermerët dhe me dëmet konkrete.

Pushteti qendror, nga ana tjetër, mban kompetencën mbi kanalet kryesore të kullimit, kolektorët e mëdhenj, veprat hidroteknike strategjike dhe stacionet e mëdha të pompimit, si dhe mbi politikat kombëtare të mbrojtjes nga përmbytjet.

Përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe strukturave të saj vartëse, ai planifikon investimet e mëdha, financon rehabilitimin e infrastrukturës kryesore dhe merr vendime strategjike për menaxhimin e prurjeve ujore në shkallë rajonale ose kombëtare.

Dublimi i kompetencave shfaqet pikërisht në pikën ku kanali kryesor lidhet me kanalin lokal. Ekspertët shpjegojnë se në terren funksionimi i njërit kushtëzon drejtpërdrejt tjetrin. Kur kanali kryesor nuk pastrohet ose nuk ka kapacitet të mjaftueshëm, ai mbingarkon kanalet lokale, të cilat janë përgjegjësi e bashkive.

Bashkitë përballen me përmbytjet, por nuk kanë kompetencë të ndërhyjnë në veprën që e shkakton problemin. Nga ana tjetër, pushteti qendror shpesh ndërhyn në kanalet kryesore pa një koordinim të plotë me mirëmbajtjen lokale, duke krijuar një zinxhir të ndërprerë funksional, shpjeguan ekspertët.

Dublimi bëhet më i dukshëm në situata emergjente. Vendimet për hapjen e portave të digave apo menaxhimin e prurjeve merren nga pushteti qendror, ndërsa pasojat i përballojnë bashkitë.

Një tjetër formë dublimi lidhet me strukturat administrative. Pushteti qendror, përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe agjencive të saj, ushtron mbikëqyrje dhe kontroll teknik, ndërsa bashkitë kryejnë monitorim në terren përmes strukturave të tyre. Në vend që këto nivele të plotësojnë njëra-tjetrën, shpesh prodhojnë raporte paralele dhe reagime të vonuara.

Ky dublim kompetencash ndikon drejtpërdrejt në punën në terren, ndërsa përgjegjësia institucionale shpërndahet mes niveleve të qeverisjes.

Në raste përmbytjesh, vendimmarrja është qendrore, reagimi është lokal dhe fatura ekonomike dhe sociale bie mbi komunitetet. Ky fragmentim është arsyeja pse përmbytjet shpesh trajtohen si ngjarje natyrore, ndërkohë që pas tyre fshihet një dështimi i institucioneve, shpjegojnë ekspertët./ B.Hoxha

 

The post LĂ«mshi i kompetencave “pĂ«rmbyt” ShqipĂ«rinĂ« appeared first on Revista Monitor.

Analizat e gjakut mund të parashikojnë rrezikun e diabetit të tipit 2 vite përpara

19 January 2026 at 00:04


Studiuesit identifikojnĂ« dhjetĂ«ra metabolite dhe krijojnĂ« njĂ« “nĂ«nshkrim” biologjik qĂ« parashikon rrezikun e sĂ«mundjes, pĂ«rtej faktorĂ«ve tradicionalĂ«

Studiues nga Mass General Brigham dhe Albert Einstein College of Medicine kanë identifikuar se metabolitet, molekula të vogla në gjak që krijohen gjatë metabolizmit, lidhen me rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 në të ardhmen. Ata po ashtu kanë zbuluar faktorë gjenetikë dhe të stilit të jetesës që mund të ndikojnë në këto metabolite. Përveç kësaj, kanë zhvilluar një nënshkrim që parashikon rrezikun e ardhshëm për diabet të tipit 2, përtej faktorëve tradicionalë të rrezikut. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën Nature Medicine.

Gjatë analizimit të metaboliteve, u vërtetua se 235 prej tyre kanë lidhje me rrezik më të lartë ose më të ulët për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Diabeti është një sëmundje metabolike që është në rritje në mbarë botën, dhe më shumë se 90 për qind e rasteve janë diabet i tipit 2, ku trupi nuk reagon në mënyrë efikase ndaj insulinës. Në studimin e ri, studiuesit ndoqën 23.634 persona me prejardhje të ndryshme etnike, në 10 grupe prospektive, me ndjekje deri në 26 vjet. Këta persona, në fillim të studimit, nuk kishin diabet të tipit 2. Ekipi analizoi 469 metabolite në mostrat e gjakut, si dhe të dhëna gjenetike, dietike dhe të stilit të jetesës, për të parë se çfarë lidhjeje kanë me rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2. Nga metabolitet e analizuara, u konstatua se 235 lidhen me rrezik më të madh ose më të vogël për zhvillimin e diabetit të tipit 2, prej të cilëve 67 ishin të zbuluar për herë të parë, transmeton Telegrafi.

Ushqyerja, stili i jetesës dhe ndikimet gjenetike

- “ËshtĂ« interesante se zbuluam qĂ« faktorĂ«t e ushqyerjes dhe tĂ« stilit tĂ« jetesĂ«s mund tĂ« kenĂ« ndikim mĂ« tĂ« fortĂ« te metabolitet e lidhura me diabetin e tipit 2 sesa te metabolitet qĂ« nuk lidhen me sĂ«mundjen. Kjo vlen veçanĂ«risht pĂ«r obezitetin, aktivitetin fizik dhe konsumimin e ushqimeve dhe pijeve tĂ« caktuara, si mishi i kuq, perimet, pijet e Ă«mbĂ«lsuara dhe kafeja ose çaji. GjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« prova tregojnĂ« se kĂ«ta faktorĂ« ushqimorĂ« dhe tĂ« stilit tĂ« jetesĂ«s lidhen me rrezik mĂ« tĂ« lartĂ« ose mĂ« tĂ« ulĂ«t pĂ«r diabet tĂ« tipit 2. Studimi ynĂ« tregoi se metabolite specifike mund tĂ« veprojnĂ« si ndĂ«rmjetĂ«s potencialĂ«, duke i lidhur kĂ«ta faktorĂ« me rrezikun e diabetit tĂ« tipit 2”, shprehet njĂ« nga autorĂ«t e studimit, Jun Li, profesor dhe epidemiolog nĂ« Mass General Brigham Department of Medicine.

U vërtetua gjithashtu se metabolitet e lidhura me diabetin e tipit 2 janë të ndërlidhur gjenetikisht me karakteristika klinike dhe tipe indesh që janë relevante për sëmundjen. Për më tepër, ekipi shkencor zhvilloi një nënshkrim unik prej 44 metabolitesh, i cili përmirëson parashikimin e rrezikut të ardhshëm për diabet të tipit 2.

Megjithëse këto gjetje të reja ofrojnë njohuri të rëndësishme, studiuesit theksojnë se nevojiten studime shtesë eksperimentale dhe prova klinike për të konfirmuar shkakësinë e këtyre lidhjeve dhe për të sqaruar se si këto rrugë metabolike kontribuojnë në zhvillimin e diabetit të tipit 2. Një kuptim më i mirë i rrugëve biologjike që qëndrojnë pas sëmundjes, siç theksojnë ata, mund të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve të reja. /Telegrafi/

Matt Damon 'zbulon' Netflix - pretendon se i përshtatin filmat për një audiencë që nuk i heq celularët nga duart

18 January 2026 at 23:55


Aktori i Hollywoodit, Matt Damon, në një paraqitje të fundit në podcast-in "The Joe Rogan Experience", foli hapur rreth mënyrës se si Netflix po e ndryshon qasjen e tij ndaj realizimit të filmave për shkak të zakoneve të shikuesve që shpesh shikojnë seriale dhe filma në shtëpi me anë të telefonave të tyre celularë.

Sipas tij, transmetuesi po mbështet gjithnjë e më shumë idenë që elementët më të rëndësishëm të projektit dhe informacioni kyç të përsëriten shumë herë përmes dialogut - madje "tre ose katër herë" - sepse publiku po shikon ndërsa shpesh shpërqendrohet nga gjëra të tjera si mesazhet, rrjetet sociale ose njoftimet.

"Mënyra standarde për të bërë një film aksioni, kemi mësuar, është që zakonisht ke tre skena. Një në aktin e parë, një në të dytin, një në të tretin", shpjegoi Damon.

Foto: YouTube

"Shpenzon më shumë para për atë skenë në aktin e tretë. Kjo është finalja jote, dhe tani ata po thonë: 'A mund të kemi një skenë të madhe në pesë minutat e para? Duam që njerëzit të qëndrojnë. Dhe nuk do të ishte një ide e keqe ta përsërisnim aksionin tre ose katër herë në dialog, sepse njerëzit janë në telefonat e tyre ndërsa po shikojnë'".

Damon shpjegoi se si po ndryshon struktura tradicionale e filmave aksion, ku spektakli më i madh ruhet për në finale, duke qenë se shumë shikues në shtëpi nuk kanë të njëjtin nivel përqendrimi si në kinema.

Kjo është arsyeja pse, thotë ai, Netflix i inkurajon regjisorët të vendosin skena të mëdha aksioni në minutat e para dhe ta përsërisin ngjarjen më qartë përmes skenarit, në mënyrë që publiku të qëndrojë "në rrjedhën e ngjarjeve" edhe nëse për një moment largon shikimin nga telefoni. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

22:59 “Nuk e prisja kurrĂ« nga ajo!” Mateo zemĂ«rthyer pas nominimit

By: Monika
18 January 2026 at 22:59

Nominimi i Mateos nga Brikena gjatĂ« Prime-it tĂ« mbrĂ«mshĂ«m nĂ« “Big Brother VIP Albania” ka sjellĂ« njĂ« valĂ« reagimesh dhe emocionesh brenda shtĂ«pisĂ«. Reagimi mĂ« i fortĂ« erdhi vetĂ« nga Mateo, i cili u shfaq dukshĂ«m i prekur dhe i zhgĂ«njyer nĂ« dhomĂ«n e rrĂ«fimit.

“Nuk e prisja. PĂ«r mua ishte shumĂ« zhgĂ«njyese,” u shpreh ai, duke theksuar se nuk e kishte imagjinuar kurrĂ« veten nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«, e aq mĂ« pak tĂ« nominuar pikĂ«risht nga Brikena. Sipas tij, vendimi ishte i papritur dhe emocionalisht i rĂ«ndĂ«.

Pas reagimit tĂ« Mateos, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« foli edhe Brikena nĂ« dhomĂ«n e rrĂ«fimit gjatĂ« pasdites sĂ« sotme, ku dha versionin e saj tĂ« ngjarjes. Ajo mohoi kategorikisht qĂ« nominimi tĂ« ketĂ« qenĂ« njĂ« akt hakmarrjeje. “Hakmarrje, asnjĂ«herĂ«! MĂ« ka bĂ«rĂ« tĂ« ndihem keq dhe nĂ« atĂ« moment mĂ« erdhi emri i tij, kaq,” deklaroi ajo.

Brikena iu referua një situate të mëparshme që lidhej me Mateo dhe Kristin, ku sipas saj, Mateo kishte pohuar se mes tyre kishte ndodhur një puthje diçka që ajo e mohon. Ajo theksoi se nuk mban përgjegjësi për keqkuptimet dhe se për të, e vërteta është parimi kryesor.

“Nuk Ă«shtĂ« çështja te puthja, sepse nuk ka asgjĂ« tĂ« keqe tĂ« puthĂ«sh njĂ« person. Por kur diçka nuk ka ndodhur, unĂ« dua qĂ« tĂ« thuhet e vĂ«rteta,” u shpreh Brikena.

Reagimi i saj lë të kuptohet se nominimi ishte më shumë rezultat i dinamikave të lojës dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë, sesa një vendim i nxitur nga mllefi apo hakmarrja. Ndërkohë, tensionet mes banorëve pritet të ndikojnë edhe më tej në rrjedhën e lojës dhe marrëdhëniet mes tyre./mxh

22:45 Qeveria njoftoi reformën e pensioneve, 75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim këtë vit

By: Monika
18 January 2026 at 22:45

Shumë pensionistë janë surprizuar këtë janar, teksa pensioni i tyre nuk kishte pësuar ndryshim, edhe pse qeveria njoftoi se 2026 është viti i reformës së pensioneve.

Institucionet publike kanë artikuluar vetëm masën e rritjes për kategoritë përkatëse, por vendimi i zbardhur i qeverisë parashikon kufizim dhe përjashtime.

“E-ZonĂ«â€ ka mĂ«suar se si pasojĂ« e kĂ«tyre kufizimeve dhe tavanĂ«ve tĂ« vendosur, rreth 75 mijĂ« pensionistĂ« nuk pĂ«rfitojĂ« asnjĂ« lekĂ« nga kompensimi.

Teuta Nunaj, eksperte e ekonomisĂ«, gjatĂ« njĂ« interviste pĂ«r “Vizion Plus” sqaroi se edhe ata qĂ« pĂ«rfitojnĂ«, nĂ«se janĂ« pranĂ« tavanĂ«ve tĂ« pĂ«rcaktuar, do tĂ« marrin njĂ« shumĂ« minimaliste.

“PĂ«r pensionin e pleqĂ«risĂ« tĂ« plotĂ« urban, tavani ka qenĂ« 40 mijĂ« lekĂ«. Kjo do tĂ« thotĂ« se nĂ«se masa e pensionit kalon kĂ«tĂ« kufi, pensionisti nuk pĂ«rfiton. Por edhe nĂ«se masa e pensionit tĂ« plotĂ« urban Ă«shtĂ« 39 mije lekĂ«, masa e kompensimit Ă«shtĂ« vetĂ«m 1000 lekĂ«, pra nuk pĂ«rfitohet i plotĂ« 1800 lekĂ« sikundĂ«r parashikon vendimi. E njĂ«jta metodologji Ă«shtĂ« zbatuar edhe pĂ«r pensionet urbane tĂ« pjesshme, ku tavani ishte 22 mijĂ« lekĂ« i pĂ«rcaktuar, pĂ«r pensionet rurale dhe familjare tavani ka qenĂ« 18 mijĂ« lekĂ«, ndĂ«rsa pĂ«r personat e invaliditetit tavani ka qenĂ« 30 mijĂ« lekĂ«. Kush e ka pensionin nĂ« kĂ«to kufij masa e rritjes do tĂ« jetĂ« minimale dhe s’duhet t’i kalojĂ« kĂ«to tavane”, tha Nunaj.

Sipas ekspertes kjo skemë krijon një pabarazi, pasi krijon dy grupe, ata që përfitojnë dhe ata që përjashtohen.

“Me kĂ«tĂ« skemĂ« qĂ« po aplikohet, unĂ« nuk do ta quaja rritje tĂ« pensionit, madje as njĂ« bonus tĂ« ndarĂ« nĂ« 12 muaj. Kjo skemĂ« quhet kompensim. Pra nuk rrit masĂ«n e pensionit, por rrit shtesat. Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« kĂ«to shtesa nuk do tĂ« jenĂ« pjesĂ« e pĂ«rllogaritjes sĂ« indeksimit”, tha Nunaj.

Nëse reforma e pensionit të vijojë me të njëjtën metodologji edhe në vitet pasuese, sërish mijëra prej pensionistëve do të mbeten të përjashtuar./mxh

22:38 Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Khameneit do të ishte shpallje lufte

By: Monika
18 January 2026 at 22:38

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, paralajmëroi të dielën se çdo sulm ndaj udhëheqësit suprem të vendit, Ajatollah Ali Khamenei, do të ishte një deklaratë lufte.

NĂ« njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« dukshme ndaj spekulimeve se Donald Trump po shqyrton njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« vrarĂ« ose rrĂ«zuar Khamenein, Pezeshkian tha nĂ« njĂ« postim nĂ« X: “NjĂ« sulm ndaj udhĂ«heqĂ«sit tĂ« madh tĂ« vendit tonĂ« Ă«shtĂ« i barabartĂ« me njĂ« luftĂ« nĂ« shkallĂ« tĂ« plotĂ« me kombin iranian”.

Presidenti iranian fajësoi gjithashtu SHBA-në për protestat që kanë tronditur Iranin gjatë dy javëve të fundit dhe kanë çuar në mijëra vdekje midis demonstruesve, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

“NĂ«se ka vĂ«shtirĂ«si dhe kufizime nĂ« jetĂ«n e popullit tĂ« dashur tĂ« Iranit, njĂ« nga shkaqet kryesore Ă«shtĂ« armiqĂ«sia e gjatĂ« dhe sanksionet çnjerĂ«zore tĂ« vendosura nga qeveria amerikane dhe aleatĂ«t e saj”, ka thĂ«nĂ« Pezeshkian.

Trump, nĂ« njĂ« intervistĂ« me Politico tĂ« shtunĂ«n, bĂ«ri thirrje pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund mbretĂ«rimit gati 40-vjeçar tĂ« Khameneit, duke e quajtur atĂ« “njĂ« njeri tĂ« sĂ«murĂ« qĂ« duhet ta drejtojĂ« vendin e tij siç duhet dhe tĂ« ndalojĂ« sĂ« vrari njerĂ«z”.

Vala e fundit e trazirave në Iran filloi më 28 dhjetor kur zemërimi i përhapur për inflacionin në rritje, rënien e monedhës dhe vështirësitë ekonomike u përhapën nga Teherani në qytete në të gjithë vendin, duke i transformuar me shpejtësi demonstratat për kostot e jetesës në protesta të gjera antiqeveritare që kërkonin ndryshimin e regjimit.

Ndërsa lëvizja u rrit, autoritetet iraniane iu përgjigjën më 8 janar me një mbyllje pothuajse totale të shërbimeve të internetit dhe telefonisë, duke prerë shumicën e lidhjeve globale në një përpjekje për të shtypur komunikimin, për të errësuar shkallën e trazirave dhe për të mbytur raportimin e pavarur, duke lënë shumë iranianë të izoluar nga bota e jashtme.

TĂ« martĂ«n e kaluar, Trump u bĂ«ri thirrje iranianĂ«ve tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« protestojnĂ« dhe tĂ« “marrin kontrollin e institucioneve tuaja”, duke u thĂ«nĂ« atyre se “ndihma Ă«shtĂ« nĂ« rrugĂ«â€, ndĂ«rsa raportet rriteshin se njĂ« sulm ndaj Iranit ishte i afĂ«rt.

Të mërkurën, SHBA-të ishin afër nisjes së sulmeve ushtarake ndaj Iranit, por në fund u tërhoqën ndërsa Trump zgjodhi të ndalonte mes presionit në rritje rajonal dhe diplomatik.

Faqja e internetit amerikane e lajmeve Axios raportoi se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e kishte paralajmëruar Trump se Izraeli nuk ishte i përgatitur për hakmarrjen iraniane dhe vuri në dyshim efektivitetin e një sulmi të SHBA-së.

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, gjithashtu kishte kërkuar përmbajtje, sipas Axios, duke përmendur rreziqet për stabilitetin rajonal./mxh

22:29 BE diskuton kundërmasa ndaj Trump për Groenlandën, Bloomberg: Në shqyrtim vendosja e tarifave ndaj mallrave amerikane dhe pezullimi i marrëveshjes tregtare

By: Monika
18 January 2026 at 22:29

Shtetet anĂ«tare tĂ« Bashkimit Evropian po shqyrtojnĂ« disa opsione pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur kĂ«rcĂ«nimit tĂ« Donald Trump pĂ«r vendosjen e tarifave, pĂ«rfshirĂ« edhe mundĂ«sinĂ« e pezullimit tĂ« marrĂ«veshjes tregtare me SHBA, raporton Bloomberg.

Reagimi i BE-së ishte në fokus të një takimi të thirrur të dielën në Bruksel nga presidenca e Qipros, ku ambasadorët e vendeve anëtare përpiqeshin të formulojnë një qëndrim të përbashkët ndaj kërcënimit të Trump.

Më vonë të dielën, u bë e ditur se Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka thirrur një Samit të Jashtëzakonshëm, me sfond zhvillimet rreth Groenlandës dhe kërcënimin për vendosjen e tarifave ndaj tetë vendeve, nga të cilat gjashtë janë anëtare të BE-së.

Një nga propozimet që po shqyrtohet është vendosja e tarifave kundërvëniese ndaj produkteve amerikane në vlerë 93 miliardë euro.

Po ashtu është diskutuar edhe përdorimi i Mjetit të fuqishëm kundër praktikave të detyruara (Anti-Coercion Instrument), një mekanizëm që fillimisht u krijua për të kundërshtuar taktikat intimiduese të Kinës dhe që lejon BE-në të vendosë tarifa dhe kufizime investimesh ndaj vendeve që shkelin rregullat.

Ky instrument ofron një gamë të gjerë mundësish, përfshirë tarifat, kufizime në tregtinë e shërbimeve, kufizime në të drejtat e pronësisë intelektuale që lidhen me tregtinë, si dhe kufizime në investimet e huaja direkte dhe kontratat publike.

Madje, Emmanuel Macron propozoi të dielën që BE-ja të konsiderojë përdorimin e këtij mjeti, megjithëse Franca nuk e ka përdorur më parë.

Vitin e kaluar, BE-ja kishte miratuar tarifa kundër SHBA-së në vlerë 93 miliardë euro, por pezulloi zbatimin e tyre pas arritjes së një marrëveshjeje tregtare me Uashingtonin.

Eurodeputetët propozuan gjatë fundjavës që të pezullojnë miratimin e marrëveshjes tregtare, duke iu referuar veprimeve të fundit të Trump.

Më herët dje, Presidenti amerikan kërcënoi të vendosë tarifa 10% ndaj tetë vendeve evropiane (Britani, Francë, Gjermani, Danimarkë, Norvegji, Holandë, Suedi dhe Finlandë) nga 1 shkurti, si përgjigje për veprimet e tyre lidhur me Groenlandën. Në rast se nuk realizohej plotësisht blerja ose marrëveshja e Trump, tarifat do të rriteshin në 25% nga 1 qershori./mxh

22:18 Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë, BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike

By: Monika
18 January 2026 at 22:18

Pas 25 vitesh bisedime të gjata dhe shpeshherë të bllokuara, Bashkimi Evropian dhe vendet e Mercosur-it kanë firmosur në Asunción të Paraguait marrëveshjen historike të tregtisë së lirë. Ky hap krijon zonën më të madhe të këmbimit tregtar në botë, duke bërë bashkë 750 milionë konsumatorë dhe duke hequr mbi 90% të tarifave doganore.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cilësoi këtë firmë si një sinjal të fortë për botën dhe si një trashëgimi për gjeneratat e ardhshme, ndërsa udhëheqësit e tjerë evropianë theksuan se, në një kohë kur disa vende ngrenë mure dhe vendosin tarifa, Europa po ndërton ura bashkëpunimi.

Edhe liderët e Amerikës Latine e mirëpritën marrëveshjen me entuziazëm, duke e parë atë si një fitore të diplomacisë ndaj izolimit. Presidenti brazilian Lula da Silva e quajti këtë një përgjigje ndaj politikave izoluese, ndërsa presidenti argjentinas, Javier Milei, gjeti rastin të vlerësonte publikisht rolin e kryeministres italiane Giorgia Meloni në arritjen e dakordësisë brenda Këshillit Europian.

Sipas parashikimeve të Brukselit, përfitimet do të jenë të menjëhershme, me një rritje të ndjeshme të shkëmbimeve tregtare, veçanërisht në sektorin ushqimor, ku do të mbrohen qindra produkte tipike evropiane nga imitimet.

Megjithatë, rruga drejt zbatimit të plotë mbetet e përpjetë dhe e mbushur me pengesa politike. Fermerët europianë janë rreshtuar kundër kësaj marrëveshjeje, duke paralajmëruar protesta masive me mijëra traktorë në Strasburg, pasi i tremben konkurrencës nga produktet e Amerikës Jugore.

Paralelisht me tensionet në rrugë, beteja do të zhvendoset edhe në Parlamentin Europian. Javën e ardhshme pritet të votohet një kërkesë për ta dërguar marrëveshjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, gjë që mund ta shtyjë hyrjen e saj në fuqi edhe me dy vite të tjera, duke mbajtur pezull një proces që ka nisur që në fund të shekullit të kaluar./mxh

22:18 Washington Post: Akulli në Groenlandë po shkrihet shpejt, rritet konkurrenca mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë për burimet natyrore

By: Monika
18 January 2026 at 22:18

Kriza klimatike ka nxjerrë në pah Grenlandën si një pikë kyçe gjeopolitike, pasi rritja e shpejtë e temperaturave në Arktik po hap perspektiva të reja për shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe krijimin e rrugëve të reja tregtare.

Shkrirja graduale e akullnajave intensifikon konkurrencën midis fuqive të mëdha botërore për kontrollin e rajonit, me administratën Trump që vendos Grenlandën në qendër të strategjive të SHBA-së.

Shkrirja e akullit në Arktik, një fenomen që po ndodh katër herë më shpejt se në pjesën tjetër të Tokës, sjell në pah një sërë mundësish gjeopolitike dhe ekonomike. Sipas një analize të Washington Post, roli strategjik i Grenlandës, i kombinuar me burimet e papërfunduara natyrore si diamante, litium dhe bakër, e bëjnë rajonin jashtëzakonisht tërheqës për fuqitë e mëdha, të cilat synojnë të kontrollojnë rrugët tregtare në zhvillim dhe burimet natyrore.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur herë pas here dëshirën për të marrë nën pronësi Grenlandën, dhe kohët e fundit kjo ambicie është shfaqur më e fortë se kurrë, duke u bazuar në pozicionin strategjik dhe burimet natyrore të pasura të ishullit.

Megjithëse Trump e mohon lidhjen e kësaj dëshire me ndryshimet klimatike, realiteti mbetet, rritja e temperaturave në rajon e bën Grenlandën kritike për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Sipas Sherry Goodman, eksperte nĂ« Atlantic Council, “Pozicioni strategjik dhe qasja nĂ« burime tĂ« pashfrytĂ«zuara e bĂ«jnĂ« GrenlandĂ«n edhe mĂ« tĂ«rheqĂ«se pĂ«r interesat amerikane”.

Rritja e trafikut detar dhe zhvillimi i rrugëve të reja tregtare sjellin sfida shtesë gjeopolitike. Rrugët tradicionale, si Deti i Veriut dhe Kanalet Perëndimore Detare, po bëhen më të qasshme, duke lejuar anijet tregtare të udhëtojnë më shpejt nga Evropa Veriore drejt Amerikës së Veriut, duke reduktuar ndjeshëm kohën e transportit.

Kina, për shembull, tashmë ka përfituar nga këto rrugë të reja detare, duke shkurtuar kohën e transportit të mallrave.

Rëndësia strategjike e Grenlandës lidhet gjithashtu me burimet e saj natyrore. Rajoni është i pasur me minerale si litiumi dhe bakri, të domosdoshme për teknologjinë moderne, nga telefonat celularë deri tek bateritë e automjeteve elektrike.

Rëndësia e ishullit po rritet ndërsa SHBA-ja synon të forcojë praninë strategjike në Arktik, dhe shkrirja e akullnajave e bën rajonin më të qasshëm për aktivitetet nxjerrëse dhe tregtare.

Ekspertët vënë në dukje se Arktiku po shndërrohet në një zonë të re të konflikteve gjeopolitike, ku ndryshimet klimatike ndikojnë në konkurrencën strategjike.

Siç thekson Joseph Maiert, drejtor i QendrĂ«s pĂ«r SigurinĂ« Energjitike dhe Ndryshimet Klimatike nĂ« CSIS, “Shkrirja e akullit nĂ« Arktik krijon njĂ« arenĂ« krejt tĂ« re pĂ«r konkurrencĂ« ekonomike dhe strategjike”.

Edhe pse zhvillimet në Arktik mund të duken të ngadalta, dinamika e rajonit po ndryshon me ritme të shpejta./mxh

22:08 Vinicius, e ardhmja te Reali është në dyshim

By: Monika
18 January 2026 at 22:08

Shkarkimi i Xabi Alonsos nga posti i trajnerit të Real Madridit ka rritur shpresat e klubit për rinovimin e kontratës së Vinicius Junior.

Drejtuesit, me Florentino Perez në krye, e konsiderojnë brazilianin një element kyç për të ardhmen. Marrëdhënia e tensionuar mes lojtarit dhe ish-trajnerit ka ndikuar në bisedimet e mëparshme.

Sipas “MARCA”, situata mbetet ende e paqartĂ«, pavarĂ«sisht njĂ« klime mĂ« tĂ« favorshme. Vinicius gĂ«zon mbĂ«shtetjen e klubit dhe tĂ« trajnerit aktual, Alvaro Arbeloa.

Pengesa kryesore mbetet diferenca mes kërkesave të lojtarit për pagë dhe ofertës së klubit. Tensionet me tifozët dhe forma jo e mirë e fundit e mbajnë të ardhmen e tij në pikëpyetje./mxh

Cilin problem në figurë do ta zgjidhnit i pari? Ky test zbulon çfarë personi jeni

18 January 2026 at 23:50


Zgjidhni cilin problem do ta zgjidhnit i pari dhe zbuloni çfarë personi jeni

A e konsideroni veten njĂ« person rezistent ndaj stresit? Festat janĂ« pas nesh dhe ngadalĂ« po i kthehemi zakoneve tĂ« vjetra, duke hyrĂ« sĂ«rish nĂ« njĂ« garĂ« tĂ« re me kohĂ«n. Stresi Ă«shtĂ« pjesĂ« pĂ«rbĂ«rĂ«se e njĂ« stili jetese tĂ« vrullshĂ«m dhe ndonjĂ«herĂ« duket sikur duhet tĂ« xhonglojmĂ« me disa gjĂ«ra njĂ«kohĂ«sisht. Disa njerĂ«z ia dalin mbanĂ«, disa ndjejnĂ« ankth, ndĂ«rsa vendosja e prioriteteve nĂ« veprime mund tĂ« zbulojĂ« çfarĂ« personi jeni. Prandaj, testi ynĂ« i personalitetit mund t’ju ndihmojĂ«.

Imagjinoni se jeni të rrethuar nga disa faktorë irritues, secili prej të cilëve ju bezdis gjithnjë e më shumë. Situata që do ta zgjidhnit e para do të zbulojë shumë për ju.

Nga ana shkencore, testi psikologjik Ă«shtĂ« njĂ« metodĂ« qĂ« pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« matur dhe vlerĂ«suar aspekte tĂ« ndryshme tĂ« sjelljes njerĂ«zore, aftĂ«sive, tipareve tĂ« personalitetit dhe funksionimit mendor. Ky test kĂ«rkon nga ju t’i pĂ«rgjigjeni vetĂ«m njĂ« pyetjeje: Cilin problem do ta zgjidhnit i pari ose cilin veprim do ta ndĂ«rmerrnit mĂ« herĂ«t? PĂ«rgjigjja do tĂ« zbulojĂ« shumĂ« pĂ«r ju, transmeton Telegrafi.

ÇfarĂ« do tĂ« bĂ«nit sĂ« pari? PĂ«rgjigjuni pyetjes dhe lexoni çfarĂ« do tĂ« thotĂ« kjo:

1. E fikni pllakën e sobës
Fikja e pllakĂ«s sĂ« gatimit mund tĂ« nĂ«nkuptojĂ« se jeni njĂ« person pasionant dhe energjik. Merrni vendime shpejt, pa hezitim, dhe asgjĂ« nuk ju ndalon drejt arritjes sĂ« qĂ«llimeve. Monotonia mund t’ju mĂ«rzisĂ« shpejt. Gjithashtu, jeni tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r sigurinĂ« tuaj dhe nuk i pĂ«lqeni surprizat.

2. I përgjigjeni telefonit
Kjo mund të tregojë se jeni person i fokusuar, por edhe diplomat. Keni autoritet dhe e keni të vështirë të pranoni gabimet e të tjerëve. Mund ta përshkruani veten si dikë që kryen disa detyra njëkohësisht. Gjithashtu, e keni të lehtë të lidheni me njerëzit. Ju pëlqen të krijoni lidhje të dobishme dhe të jeni në qendër të vëmendjes.

3. Qetësoni foshnjën
Ju jeni një person i qetë dhe i shkathët. Kënaqeni duke ndihmuar të tjerët dhe jeni të gatshëm të sakrifikoheni për ta. Jeni njeri familjar dhe i vlerësoni marrëdhëniet njerëzore. Keni frikë të mbeteni vetëm në shoqëri; për ju është e rëndësishme të keni gjithmonë dikë pranë. Një mbrëmje e qetë dhe e këndshme me familjen ju duket më tërheqëse sesa një festë e zhurmshme në kafene.

4. E qetësoni qenin
Qetësimi i qenit sugjeron se nuk e toleroni rrëmujën në shtëpinë ose në jetën tuaj. Ruajtja e kontrollit është shumë e rëndësishme për ju. Nuk do të qetësoheni derisa gjithçka të jetë ashtu siç dëshironi. Gjithashtu, vendosni theks më të madh te gjërat materiale dhe statusi shoqëror. /Telegrafi/

LuftĂ«, diplomaci apo revoltĂ«: ÇfarĂ« mund tĂ« ndodhĂ« mĂ« pas nĂ« Iran?

18 January 2026 at 23:50


Pas një jave demonstratash, rrugët e Iranit kanë rënë përsëri në heshtje.

Një banor i Teheranit e krahasoi atmosferën në kryeqytet me ditët rreth Novruzit, Vitit të Ri Iranian, kur shumë njerëz largohen nga qyteti dhe dyqanet mbyllen herët.

Por nuk ka gëzim festiv, vetëm heshtje të frikshme, thanë ata.

Jeta vazhdon në hijen e një shtypjeje vdekjeprurëse ndaj protestuesve dhe nën spektrin e një përballjeje të re të mundshme ushtarake me Shtetet e Bashkuara.

Republika Islamike shpreson të festojë 47-vjetorin e revolucionit që e solli në pushtet muajin tjetër, shkruan CNN.

Megjithatë, atmosfera ka të ngjarë të jetë shumë më pak festive, pasi regjimi përballet me kërcënimin më të madh për mbijetesën e tij deri më tani.

Mund të ketë qenë në gjendje të shtypë valën e fundit të protestave, por ankesat themelore që i motivojnë protestuesit nuk janë zhdukur.

Si arriti deri këtu?

E enjtja dhe e premtja e kaluar po dalin si disa nga ditët më vendimtare në historinë e kohëve të fundit të Iranit.

Protestat ekonomike që filluan në pazaret e Teheranit papritmas u transformuan në atë që mund të rezultojë të jetë kërcënimi më i madh me të cilin përballet Republika Islamike që nga themelimi i saj në vitin 1979.

Turma tĂ« mĂ«dha dolĂ«n nĂ« rrugĂ« anembanĂ« vendit duke brohoritur “vdekje diktatorit”, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r rrĂ«zimin e regjimit dhe, nĂ« njĂ« zhvillim relativisht tĂ« ri, disa bĂ«nĂ« thirrje pĂ«r kthimin e Reza Pahlavit, djalit nĂ« mĂ«rgim tĂ« Shahut tĂ« fundit tĂ« Iranit.

Mbyllja e paprecedentë digjitale, e cila i ka izoluar iranianët nga bota, do të thotë se shkalla e vërtetë e brutalitetit ende nuk është kuptuar plotësisht.

Gati 3,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i shtypjes së Iranit ndaj disidentëve, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA.

A do të përballen SHBA dhe Irani?

Gjatë javëve të fundit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi vazhdimisht se do të sulmonte Iranin nëse regjimi do të përdorte dhunë kundër protestuesve.

Megjithatë, të enjten, Trump u tha gazetarëve se "burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër" e kishin informuar se vrasjet kishin ndaluar në Iran - duke sugjeruar se nuk do të kishte asnjë veprim të menjëhershëm ushtarak të SHBA-së.

Zyrtarët e Gjirit thanë gjithashtu se Katari, Omani, Arabia Saudite dhe Egjipti i kanë kërkuar SHBA-së të shmangë sulmet ndaj Iranit , duke paralajmëruar për rreziqet e sigurisë dhe ekonomike që mund të ndikojnë si në SHBA ashtu edhe në rajonin e gjerë.

Këto përpjekje diplomatike duket se kanë çuar në një ulje të tensioneve.

Por kjo mund të jetë e përkohshme.

Analistët thonë se kërcënimi i sulmeve amerikane ose izraelite ndaj Iranit nuk ka mbaruar ende.

“Nuk ka pasur asnjĂ« zgjidhje pĂ«r rrĂ«njĂ«n e vĂ«rtetĂ« tĂ« tensioneve”, thotĂ« Trita Parsi, nĂ«nkryetare ekzekutive e Institutit Quincy pĂ«r ShtetĂ«si tĂ« PĂ«rgjegjshme, duke shtuar se tensionet e Izraelit me Iranin nuk kishin tĂ« bĂ«nin kurrĂ« me protestat.

A ka ende vend për diplomaci?

Edhe nëse Teherani dhe Uashingtoni përpiqen të ringjallin diplomacinë, Irani do ta bëjë këtë nga pozicioni i tij më i dobët deri më tani.

Objektet kryesore bërthamore të Iranit u dëmtuan rëndë nga sulmet amerikane verën e kaluar, duke degraduar pjesë kyçe të programit të tij, dhe shumica e ndërmjetësve që përdori për të projektuar fuqinë janë neutralizuar në mënyrë efektive nga Izraeli.

Ndërsa Irani ende mban një rezervë të konsiderueshme të uraniumit të pasuruar në masë të madhe - një përbërës kyç për një bombë bërthamore - goditja fizike dhe simbolike është e rëndësishme.

“IranianĂ«t, nĂ« shumĂ« mĂ«nyra, kanĂ« humbur njĂ« sasi tĂ« madhe ndikimi”, mendon Parsi, duke parashikuar se “Trump do tĂ« mbajĂ« njĂ« qĂ«ndrim shumĂ« maksimalist” nĂ«se negociatat rifillojnĂ«.

Përtej çështjes bërthamore, çdo rinovim i bisedimeve ka të ngjarë të mbulojë një gamë më të gjerë çështjesh.

SHBA do të ishte e gatshme të frenojë programin raketor të Iranit dhe mbështetjen e tij për grupe të ndërlidhura si Hamasi, Hezbollahu, si dhe milicitë shiite në të gjithë rajonin.

Këtu gjërat mund të bëhen më të ndërlikuara.

Ndërkohë që lidershipi i Iranit në të kaluarën ka treguar njëfarë lirie veprimi për një marrëveshje bërthamore me SHBA-në, ai e ka trajtuar programin e raketave dhe mbështetjen për ato që i quan grupe "rezistence" si të panegociueshme.

Çdo kompromis nĂ« kĂ«to fronte do tĂ« shihej si asgjĂ« mĂ« pak se kapitullim i plotĂ« ndaj kĂ«rkesave amerikane.

Por kjo nuk do të ishte hera e parë që Irani revolucionar detyrohet të pranojë një marrëveshje të papërsosur.

Në fund të luftës Iran-Irak në vitin 1988, Republika Islamike ra dakord për një armëpushim të cilit i kishte rezistuar prej kohësh, me themeluesin e revolucionit Ruhollah Khomeini që tha në mënyrë të famshme se ishte si "të pije nga një kupë e helmuar".

Gati katër dekada më vonë, regjimi e ka gjetur veten në një situatë edhe më të pasigurt.

Ai mund të jetë i gatshëm të bëjë kompromise të dhimbshme për të siguruar përsëri mbijetesën.

Por edhe nëse e bën, kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për të rifituar legjitimitetin që ka humbur pas vrasjes së kaq shumë qytetarëve.

“Kontrata sociale” Ă«shtĂ« 'dĂ«mtuar pĂ«rgjithmonĂ«'

Ekspertët thonë se protestat e fundit kanë treguar se kontrata shoqërore midis Republikës Islamike dhe popullit të saj është thyer në mënyrë të pakthyeshme .

Shteti jo vetëm që ka dështuar të mbrojë qytetarët e tij nga sulmet e huaja, të ofrojë prosperitet ekonomik ose të lejojë liri politike dhe shoqërore; ai gjithashtu ka demonstruar vazhdimisht një gatishmëri për të përdorur dhunë brutale për t'i heshtur ata.

“Kontrata sociale ishte tashmĂ« e dobĂ«t”, tha Parsi.

“Tani ajo Ă«shtĂ« dĂ«mtuar pĂ«rgjithmonĂ«â€, shtoi ajo.

Për shumë iranianë, asgjë më pak se ndryshimi themelor nuk do të mjaftojë. Kjo është një detyrë jashtëzakonisht e vështirë.

Gjatë dekadave në pushtet, Khamenei dhe aparati i tij i gjerë i sigurisë kanë shtypur sistematikisht çdo formë të opozitës së brendshme të aftë për të sfiduar seriozisht sundimin e tij.

Figura tĂ« tilla si Mostafa Tajzadeh, ish-zĂ«vendĂ«sministĂ«r i BrendshĂ«m, ose Narges Mohammadi , fituese e Çmimit Nobel pĂ«r Paqen - njĂ« aktiviste fituese e tĂ« drejtave tĂ« njeriut, kanĂ« kaluar vite pas hekurave pĂ«r shkak se e kanĂ« sfiduar sistemin nga brenda.

Nëse do të shfaqej ndonjëherë një ndryshim domethënës, ka më shumë të ngjarë që ai të vijë nga brenda të njëjtave struktura të sigurisë dhe pushtetit që kanë përfituar më shumë nga regjimi, sesa nga kampi reformist që është zbrazur vazhdimisht.

“Skenari mĂ« i mundshĂ«m Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« ekzistojĂ« njĂ« variant tjetĂ«r i regjimit, pĂ«rmes elementĂ«ve nga brenda tĂ« njĂ«jtit regjim”, parashikon Parsi.

Asnjë opozitë e qëndrueshme

Jashtë Iranit, pamja bëhet edhe më e errët.

Grupet opozitare me bazë jashtë vendit mbeten thellësisht të përçara.

Reza Pahlavi , djali në mërgim i Shahut të fundit, është rishfaqur si një figurë e mundshme mbështetëse.

Ai këmbëngul se do të ishte një udhëheqës tranzitor i gatshëm ta drejtonte Iranin drejt një të ardhmeje demokratike më të begatë.

Por pas më shumë se katër dekadash në mërgim, ai ka luftuar për të ndërtuar një koalicion të larmishëm ndërpolitik ose për të hartuar një plan për të sjellë ndryshime që nuk përfshijnë ndërhyrjen nga SHBA.

Dhe ai nuk është as kandidati i preferuar i Trumpit për të sunduar vendin.

“Shumica e figurave tĂ« opozitĂ«s kanĂ« qenĂ« jashtĂ« vendit dhe nuk e kanĂ« bĂ«rĂ« punĂ«n e zakonshme”, thekson Dina Esfandiary, drejtuese e Bloomberg Economics pĂ«r Lindjen e Mesme me seli nĂ« GjenevĂ«, duke shtuar se dikush si Pahlavi â€œĂ«shtĂ« njĂ« figurĂ« shumĂ« pĂ«rçarĂ«se dhe do t’i ndante ndjeshĂ«m iranianĂ«t”.

ËshtĂ« kjo pasiguri qĂ« i rĂ«ndon shumĂ« iranianĂ«, ndĂ«rsa ata shqyrtojnĂ« se deri ku mund tĂ« shkojnĂ« pĂ«r ndryshim.

Një shqetësim tjetër i mundshëm është nëse rënia e mundshme e regjimit do të sjellë rënien e Iranit si komb.

Me diversitetin e tij etnik dhe rajonal, rreziku i fragmentimit është një mundësi e qartë.

Me shumë gjasa është vetëm çështje kohe para se të shfaqet një valë tjetër protestash.

Dhe siç do ta kujtojnë me siguri udhëheqësit në Teheran, revolucioni i vitit 1979 ishte vetë një kulminacion i një lëvizjeje protestash njëvjeçare përpara se të rrëzonte përfundimisht regjimin e Shahut.

“Nuk mendoj se kjo Ă«shtĂ« protesta e fundit”, mendon Esfandiary.

“ËshtĂ« kaluar njĂ« vijĂ« dhe kemi arritur nĂ« njĂ« pikĂ« pa kthim”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Makineria shqiptare e nokautit: Arjan Iseni, ylli i ri i boksit shqiptar po shkatërron çdo kundërshtar

18 January 2026 at 23:46


Arjan Iseni po shfaqet si një nga emrat më premtues në boksin shqiptar, duke ndërtuar hap pas hapi një profil që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën e sporteve luftarake.

Boksieri në zhvillim ka zhvilluar deri më tani pesë meçe në karrierën e tij profesionale dhe bilanci është perfekt: pesë fitore në pesë dalje në ring. Ajo që e bën edhe më mbresëlënës këtë fillim është fakti se të gjitha kanë ardhur me nokaut, një tregues i qartë i fuqisë dhe agresivitetit që Iseni posedon.

Që në paraqitjet e para, ai ka demonstruar një stil të drejtpërdrejtë, me presion konstant ndaj kundërshtarëve dhe goditje të forta që shpesh kanë mbyllur meçet para kohe. Për një boksier në fazat e hershme të karrierës, një përqindje kaq e lartë nokautesh është sinjal i qartë se kemi të bëjmë me një talent që kombinon forcën fizike me instinktin për ta përfunduar luftën shpejt.

Iseni po punon intensivisht për të përmirësuar edhe aspektet teknike të boksit të tij, duke treguar disiplinë dhe seriozitet në çdo fazë të përgatitjeve. Ekipi që e rrethon e konsideron si një projekt afatgjatë, me synime të mëdha për ta çuar drejt niveleve më të larta ndërkombëtare.

Me një nisje të tillë të karrierës dhe me mentalitetin që ka treguar deri tani, Arjan Iseni po ndërton themele të forta për një të ardhme të ndritur në ring. Nëse vazhdon me këtë ritëm dhe zhvillim, emri i tij pritet të dëgjohet gjithnjë e më shumë në skenën e boksit profesionist.

Kujtojmë, Iseni fitoren e fundit e shënoi javën e kaluar ndërsa po ëndërron titullin e kampionit të botës./Telegrafi

Liverpooli gjen pasuesin e Mo Salah, ëndërron afrimin e yllit të Bayern Munichut

18 January 2026 at 23:40


Edhe pse Liverpooli investoi plot 450 milionë funte gjatë verës së kaluar, skuadra e Arne Slot vazhdon të ketë boshllëqe serioze në organikë që po e penalizojnë në këtë sezon.

Qendra e mbrojtjes mbetet e varfĂ«r nĂ« alternativa pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar disa fronte njĂ«kohĂ«sisht – ndĂ«rsa fakti qĂ« Marc Guehi po i bashkohet Manchester Cityt vetĂ«m sa e thellon zhgĂ«njimin nĂ« “Anfield”. PĂ«rveç kĂ«saj, njĂ« mesfushor defensiv Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m pĂ«r tĂ« ardhmen e afĂ«rt dhe rĂ«nia e ndjeshme e Mohamed Salah ka ekspozuar mungesĂ«n e opsioneve cilĂ«sore nĂ« krahĂ«.

Përforcimet në repartin mbrojtës janë prioritet urgjent pas paraqitjeve zhgënjyese në këtë sezon, por shtimi i të paktën një sulmuesi krahu në muajt e ardhshëm është thelbësor që Liverpooli të rikthejë identitetin e tij ofensiv.

KĂ«tu hyn nĂ« skenĂ« Michael Olise. 24-vjeçari po shkĂ«lqen nĂ« Bundesliga me Bayern Munich krahas Harry Kane dhe ish-lojtarit tĂ« Liverpoolit, Luis Diaz. “BavarezĂ«t” paguan vetĂ«m 50 milionĂ« funte pĂ«r kartonin e tij – njĂ« investim qĂ« tashmĂ« konsiderohet njĂ« nga goditjet mĂ« tĂ« mira tĂ« viteve tĂ« fundit.

Në sezonin e tij debutues në Gjermani, Olise regjistroi 27 kontribute në gola në 34 ndeshje të Bundesligës dhe duke kontribuar fuqishëm në titull.

NĂ« LigĂ«n e KampionĂ«ve shtoi edhe shtatĂ« gola/asistime, ndĂ«rsa forma e tij shpĂ«rthyese vazhdoi edhe nĂ« sezonin aktual, ku deri nĂ« pushimin dimĂ«ror tĂ« 2025–26 numĂ«ronte 26 kontribute direkte nĂ« gola.

Statistikat e tij kĂ«tĂ« sezon janĂ« marramendĂ«se: sipas “Fbref” ai renditet nĂ« percentilin e 99-tĂ« pĂ«r pasime kyçe, mbajtje progresive tĂ« topit dhe aksione qĂ« krijojnĂ« raste pĂ«r gol pĂ«r 90 minuta – pikĂ«risht profili kreativ qĂ« Liverpoolit i mungon nĂ« mĂ«nyrĂ« alarmante.

Olise është një lojtar spektakolar teknikisht, me driblim të butë, vizion të jashtëzakonshëm dhe një këmbë të majtë magjike që di si të asistojë ashtu edhe të finalizojë me goditje perfekte nga distanca apo nga këndi i zonës.

Ndryshe nga shumë lojtarë që vijnë nga Bundesliga, Olise nuk do të kishte asnjë problem adaptimi në Angli. Ai është i lindur dhe rritur në Angli, është formuar te Reading dhe u bë emër i madh te Crystal Palace, ku në tri sezone në Liga Premier regjistroi shifra dyshifrore në gola dhe asistime dhe u dallua për stilin e tij argëtues.

As barrierĂ« gjuhe, as problem ambienti – njĂ« avantazh i madh nĂ«se Liverpooli do tĂ« tentonte ta transferonte nga Bayerni. Por çmimi do tĂ« ishte i frikshĂ«m: çdo negociatĂ« do tĂ« niste mbi 80 milionĂ« funte.

Gabimi i Liverpoolit për të mos zëvendësuar Luis Díaz gjatë verës tashmë po paguhet shtrenjtë, ndërsa klubi nuk mund ta përsërisë të njëjtën situatë me Salah. Egjiptiani mbetet legjendë në Anfield, por përplasjet e fundit dhe rënia e ndikimit e bëjnë të domosdoshëm një plan pasues serioz.

Opsionet pĂ«r njĂ« pasardhĂ«s tĂ« denjĂ« tĂ« Salah janĂ« shumĂ« tĂ« pakta – dhe Olise Ă«shtĂ« njĂ« nga emrat mĂ« tĂ« fortĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rol, edhe pse ende nuk ka mbushur 25 vjeç.

Transferimi i tij nga Bayern Munich do tĂ« ishte jashtĂ«zakonisht i vĂ«shtirĂ« – ndoshta edhe i pamundur – por Liverpooli pritet ta tentojĂ« me çdo kusht./Telegrafi

“PĂ«rplasja ka qenĂ« e tmerrshme” – zbulohen detaje rreth daljes sĂ« trenave nga shinat nĂ« SpanjĂ«, nga ku mbetĂ«n dhjetĂ« tĂ« vdekur

18 January 2026 at 23:31


Dhjetë persona raportohet se kanë vdekur nga dalja e trenit nga shinat në Spanjë, sipas mediave spanjolle.

Më shumë se 25 persona janë plagosur rëndë, sipas shërbimeve të emergjencës në Andaluzi.

Incidenti ndodhi rreth orës 19:40 sipas orës lokale.

Një tren që udhëtonte nga Malaga për në Madrid, me 317 persona në bord, doli nga shinat dhe kaloi në shinat ngjitur, ku edhe një tren tjetër doli nga shinat, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Al menos cinco personas han muerto y varias han resultado heridas y un nĂșmero no precisado estĂĄn atrapadas tras el descarrilamiento de dos trenes de alta velocidad en el tĂ©rmino municipal de #Adamuz (#CĂłrdoba). VĂ­a @elespanolcom

Desde JUPOL nuestro mås sincero pésame a las
 pic.twitter.com/GB2h5pr7DF
— JUPOL (@JupolNacional) January 18, 2026

Ministri i transportit i Spanjës, Oscar Puente, ka dhënë më shumë informacione në lidhje me aksidentin në X, duke thënë se informacioni i fundit që vjen është 'shumë serioz'.

Sipas Puente, vagonët e fundit të trenit Iryo që udhëtonte për në Madrid dolën nga shinat dhe "pushtuan" shinat e kundërta.

La gente saliendo por la ventana tras el grave accidente de los trenes en Adamuz (CĂłrdoba) pic.twitter.com/liOyNJbmDA
— Muy.Mona/đŸ‡Ș🇾💚 (@Capitana_espana) January 18, 2026

Në atë moment po kalonte një tren Renfe, që shkonte drejt Huelvas.

"Përplasja ka qenë e tmerrshme, duke bërë që dy njësitë e para të trenit Renfe të hidheshin përtokë si rezultat," tha ai.

"Numri i viktimave nuk mund të konfirmohet në këtë kohë. Prioriteti themelor tani është ndihma ndaj të lënduarve".

đŸ“· | #EnImĂĄgenes | Al menos dos personas han muerto, varias han resultado heridas y un nĂșmero no precisado estĂĄn atrapadas tras el descarrilamiento de dos trenes de alta velocidad en el tĂ©rmino municipal de Adamuz (CĂłrdoba, sur de España), informaron a EFE fuentes de la Guardia
 pic.twitter.com/FpVByIAIiO
— Diario Libre (@DiarioLibre) January 18, 2026

Ndërkohë, Juanma Moreno, presidenti i Andaluzisë, ka dhënë më shumë detaje ekipeve mjekësore të angazhuara në zonë.

Sipas tij, struktura mjekësore në terren, po trajton pasagjerët e lënduar, ofron shërbime shëndetësore dhe po stabilizon të lënduarit para se të transferohen në spital.

"Solidariteti dhe mbështetja jonë për të gjithë të prekurit", tha ai në X. /Telegrafi/

'Efekti i nominimit' - Ina dhe Keijsi shfaqen të afërt e të përqafuar së bashku

18 January 2026 at 23:20


Ina dhe Keijsi janë mes banorëve të Big Brother VIP Albania 5 që janë në televotim së bashku me Erikun dhe Mateon.

Presioni i këtij nominimi duket se ka afruar dyshen, të cilët kanë shkëmbyer puthje dhe përqafime.

Sapo u zgjuan nga gjumi këtë mëngjes, Ina dhe Keijsi u panë në momente të ëmbla pranë njëri-tjetrit.

Foto: Instagram

Teksa ishte përpara pasqyrës e veshur me pizhame, Ina iu afrua Keijsit, i shtrirë në krevat, dhe i dha një puthje, të cilën ai ia ktheu menjëherë me përqafim.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, ata shfaqen të afërt, duke treguar se marrëdhënia mes tyre vazhdon të forcohet edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Foto: Instagram

E nga ana tjetër, Keijsi kishte një lidhje dashurie edhe me Stelinën, e cila ndodhet po ashtu në BBVA.

Mbetet të shihet në vazhdim se si do të jetë kjo marrëdhënie e se si shkon ky nominim. /Telegrafi/

Momenti i madhështisë së Sadio Mane, që ndoshta e ndryshoi edhe rrjedhën e finales - Senegali u shpall kampion

18 January 2026 at 23:16


Në momentet më të tensionuara të finales së Kupës së Kombeve të Afrikës midis Senegalit dhe Marokut, pas një penalltie të akorduar për Marokun nga VAR, lojtarët e Senegalit u zemëruan dhe filluan të largoheshin nga fusha, duke rrezikuar ndërprerjen e ndeshjes.

Kapiteni Sadio Mané ndërhyri dhe bëri thirrje që skuadra e tij të kthehej në fushë, duke qetësuar emocionet dhe duke rikthyer lojën.

Profesionalizmi i tij në këtë moment kaotike tregoi lidership të jashtëzakonshëm, me Senegalin që vazhdoi lojën.

1⃣ SADIO MANE CALLED HIS TEAMMATES FROM INSIDEpic.twitter.com/0i9YcYwwrt
— Goals Xtra (@GoalsXtra) January 18, 2026


Brahim Diaz gjuajti penalltinë, ndërsa Edouad Mendy e priti, duke e kapur topin pas gjuajtjes 'panenka'.

Falë menaxhimit të situatës nga Mané, Senegal vazhdoi lojën dhe më pas triumfoi, me golin që u shënua në vazhdime në minutën e 94-të nga Pape Gueye.

🇾🇳 The moment Pape Gueye gave Senegal the lead in EXTRA TIME against Morocco in the AFCON Final.

⚜ WHAT. A. GOAL.pic.twitter.com/IF4RngSkaN
— FIFA World Cup Stats (@alimo_philip) January 18, 2026


Ky gol ia fitoi Senegalit titullin e Kupës së Kombeve të Afrikës. Ky moment dëshmon se lidershipi shpesh bën diferencën, jo vetëm talenti në fushë. /Telegrafi/

Kush është ftuar nga Trump të jetë në "Bordet e Paqes për Gazën"?

18 January 2026 at 23:13


Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka kontaktuar figura të ndryshme anembanë botës për t'u bërë pjesë e të ashtuquajturit "Bordi i Paqes" dhe në entitete të lidhura me të, të cilat synojnë të mbikëqyrin qeverisjen dhe rindërtimin në Gazën e pasluftës.

Shtëpia e Bardhë tha se do të ketë një bord kryesor, të kryesuar nga vetë Trump, një komitet palestinez teknokratësh, të cilët synojnë të qeverisin territorin e shkatërruar nga lufta, dhe një "bord ekzekutiv" të dytë që duket se është projektuar të ketë një rol më këshillues.

Ndërkohë, mediat e huaja, kanë publikuar atë që po vlerësohet si lista e personave të përfshirë deri më tani në entitete të ndryshme, përcjell Telegrafi.

Konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë

Bordi i Paqes

Shtëpia e Bardhë thotë se ky organ do të përqendrohet në çështje të tilla si "ndërtimi i kapaciteteve qeverisëse, marrëdhëniet rajonale, rindërtimi, tërheqja e investimeve, financimi në shkallë të gjerë dhe mobilizimi i kapitalit".

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryetar

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio

Steve Witkoff, negociatori special i Trump

Jared Kushner, dhëndri i Trump

Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

Marc Rowan, miliarder financier amerikan

Ajay Banga, president i Bankës Botërore

Robert Gabriel, ndihmës besnik i Trump në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Komiteti Kombëtar për administrimin e Gazës

Ky organ, i përbërë nga teknokratë, do të "mbikëqyrë restaurimin e shërbimeve publike kryesore, rindërtimin e institucioneve civile dhe stabilizimin e jetës së përditshme në Gaza".

Ali Shaath, ish-zëvendësministër i Autoritetit Palestinez (kreu i komitetit)

Bordi ekzekutiv i Gazës

Ky entitet ka për qëllim të "mbështesë qeverisjen efektive" dhe të ofrojë shërbime për popullin e Gazës.

Steve Witkoff

Jared Kushner

Tony Blair

Marc Rowan

Nickolay Mladenov, diplomat bullgar

Sigrid Kaag, koordinatore humanitare e OKB-së për Gazën

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan

Ali Al-Thawadi, diplomat nga Katari

Gjenerali Hassan Rashad, drejtor i agjencisë së inteligjencës së Egjiptit

Reem Al-Hashimy, ministër i Emirateve

Yakir Gabay, miliarder izraelit

Ali Al-Thawadi, diplomat nga Katari

Gjenerali Hassan Rashad, drejtor i agjencisë së inteligjencës së Egjiptit

Reem Al-Hashimy, ministër i Emirateve

Yakir Gabay, miliarder izraelit

Udhëheqësit që thanë se ishin ftuar të bashkoheshin

Kryeministri shqiptar Edi Rama

Presidenti argjentinas Javier Milei

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva

Kryeministri kanadez Mark Carney

Presidenti qipriot Nikos Christodoulides

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi

Kryeministri hungarez Viktor Orban

Kryeministri indian Narendra Modi

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni

Mbreti jordanez Abdullah II

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif

Presidenti paraguajan Santiago Pena

Presidenti rumun Nicusor Dan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan /Telegrafi/

❌
❌