Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rrëfimi i ish-diplomatit Krisafi se si sensibilizoi bashkësinë ndërkombëtare për masakrën në Reçak

PRISHTINË, 15 janar/ATSH/- Njëzet e shtatë vjet pas masakrës në Reçak, ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ksenofon Krisafi rrëfen se si kishte sensibilizuar opinionin ndërkombëtar për agresionin e Serbisë mbi popullatën e pafajshme shqiptare.

Ksenofon Krisafi ka qenë ambasador i Shqipërisë në OKB, në periudhën 1998-2002.

Në një intervistë për KosovaPress, Krisafi tregon se në atë kohë ndodhej në Gjenevë, dhe dy ditë pas kishte telefonuar disa prej drejtuesve të organizatave ndërkombëtare.

Në takimet që kishte pasur me ta, Krisafi thotë se kishte vërejtur se e kishin marrë me të lehtë gjenocidin në Reçak.

“Unë u ndodha tamam-tamam në kohën e masakrës në Gjenevë. Ishte janari i vitit 1999. Më 15 janar ndodhi masakra, dy ditë më vonë, ishte ditë e hënë, e mbaj mend shumë mirë, në zyrën e ambasadorit të Shqipërisë, tek unë, trokiti dera dhe u fut vrullshëm një djalë i ri, një djalë i Kosovës, të cilin unë kisha pak ditë që e kisha njohur, ishte pikërisht Tahir Shabani, një aktivist i shquar i atyre kohëve, i cili ishte i zbehur në fytyrë, gati pa frymë, i tronditur, i tmerruar, erdhi pranë meje dhe lëshoi mbi tavolinën time një tufë fotografish saqë u mbush gjithë sipërfaqja e tavolinës dhe e CD-së. Dhe përmes lotëve, gati i ngashëryer, filloi të tregonte, ‘shiko se çfarë ka ndodhur’. I thashë Tahir, unë i di këto sepse i kam ndjekur lajmet, i kam parë, por sidoqoftë ato çka solli ai ishin jashtëzakonisht shumë prekëse. Dhe në prani të të Tahirit, unë njoftova menjëherë qeverinë time, sepse kështu është rregulli, për të marrë autorizimin e saj. I rashë telefonave të disa prej drejtuesve të organizatave ndërkombëtare me selinë në Gjenevë. Mary Robinson ishte kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut. Sadako Ogata ishte drejtuesja e organizatës për refugjatët, Brunson McKinley ishte për migracionin, e të tjera dhe ju kërkova takime”, rrëfen ai.

Thotë se kishte insistuar që të takohej me të gjithë këta drejtues të organizatave ndërkombëtare, por ishte e çuditshme se si të njëjtit nuk ishin shqetësuar sa Krisafi për gjenocidin në fshatin Reçak.

“Unë takimet që pata me to, transmetova shqetësimin për atë çka kishte ndodhur dhe kërkova me insistim që ato të tregoheshin pakës më të vendosur, për arsye se pata përshtypjen që e kishin marrë pak lehtë. Mendonin që këto janë gjëra që ndodhin, janë gjëra që nuk duhen amplifikuar e të tjera e të tjera. I thashë, nuk është çështje e amplifikimit, është çështje e ekzistencës së një populli të tërë. Dhe nuk vonoi, opinioni u sensibilizua, bashkësia ndërkombëtare vendosi atë që vendosi, domethënë, thirrjen e Rambujesë dhe pastaj bombardimin e Jugosllavisë si përgjegjëse për këto që ndodhën, po ndodhnin këtu në në Kosovë”, tregon ai për KosovaPress.

Serbët kanë qenë gjithmonë agresori

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ksenofon Krisafi sot mori pjesë në tryezën shkencore të organizuar nga Forumi i Intelektualëve me temën “Mohimet serbe të krimeve dhe gjenocidit, destabilizim për ballkanin”.

Ai theksoi se serbët gjithmonë kanë qenë agresioni, por kanë luajtur rolin e viktimës.

“Ajo që ka ndodhur midis shqiptarëve dhe serbëve është gati unikale. Serbët kanë qenë gjithmonë agresori dhe kanë marrë rolin e viktimës. Kanë arritur që me mjeshtërinë e tyre dhe me djallëzinë të sensibilizojnë opinionin në favorin e tyre dhe t’ia transferojnë, t’ia delegojnë gjithë përgjegjësinë e konflikteve – shqiptarëve, njerëzve të pafajshëm. Është një gjë që nuk duhet të ndodhë, është një gjë që na obligon ne shqiptarëve që përveç përplasjeve normale, politike, për sa i përket qarkullimit në pushtet të opozitave, të mazhorancës e të tjera e të tjera, ne duhet të bëjmë kujdes se ka një gjë shumë më të madhe që është çështja kombëtare dhe për çështjen kombëtare ne duhet të bëhemi një”, shprehet ai mes tjerash.

Fshati Reçak i komunës së Shtimes, i cili gjendet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, rreth tre dekada më parë, bëri kthesë të madhe në historinë të Kosovës.

Më 15 janar të vitit 1999 forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes. I pari që i tha botës se aty u krye krim kundër njerëzimit, ishte shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker. Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe. /KosovaPress/

The post Rrëfimi i ish-diplomatit Krisafi se si sensibilizoi bashkësinë ndërkombëtare për masakrën në Reçak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përshkallëzimi i protestave/ Krisafi: Regjimi iranian po lëkundet. Strategjia e SHBA, për të kufizuar ndikimin kinez

12 January 2026 at 21:41

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ledion Krisafi, në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News foli për protestat e dhunshme që kanë përfshirë Iranin.

Ai theksoi se në protesta janë përfshirë edhe zonat e vogla rurale dhe jo vetëm zonat e mëdha. Krisafi nënvizoi se me përshkallëzimet e protestave, duket se regjimi iranian po lëkundet.

“Nëse do ishim kufizuar tek Teherani vështirë se mund të flisnim për lëkundje të regjimit. Në momentin që duhet të nxjerrës elitën për të vrarë protestues tregon që nuk ka funksionuar.  Mundësia e goditje amerikane mund të jetë 50 me 50. Por një goditje amerikane mund të rrëzonte regjimin, por nuk është e qartë se kush mund të vijë në pushtet”, tha ai.

Më tej nënvizoi se administrata amerikane ka një linjë konkrete për të ‘limituar’ lëvizjet e Kinës.

“Në momentin që amerikanët mund të marrin situatën në dorë në Iran, ajo naftë që shkonte në Kinë, nuk shkon më. Më shumë se sa tek nafta duket se po ndiqet një strategji për të kufizuar sa më shumë Kinën. E njëjta gjë edhe me Groenlandën, po tenton të kufizojë apo dobësojë Kinën. Sigurisht që kinezët janë të shqetësuar dhe e shohin që strategjia amerikane është drejtpërdrejt ndaj Kinës”, tha ai.

/abcnews.al/

Zbulohen skenarët amerikanë për Groenlandën/ Krisafi: Interesi i Trump, strategji globale dhe ambicie personale

By: Rovena
7 January 2026 at 21:48

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ka analizuar interesin strategjik të fuqive të mëdha ndaj Groenlandës. Sipas tij, Rusia dhe Kina nuk mund të hyjnë lehtësisht në Groenlandë për shkak të faktit se ajo është pjesë e NATO-s.

Krisafi theksoi se arsyeja kryesore pse Donald Trump shfaqi interes për Groenlandën lidhet me frenimin e ambicieve të Kinës për sigurimin e mineraleve të rralla, ndërsa nuk përjashtohet edhe dimensioni personal i Trump, i cili synon të hyjë në histori duke zgjeruar territorin e Shteteve të Bashkuara.

“Rusia dhe Kina nuk mund të hyjnë kaq lehtë në Groenlandë për shkak se është në NATO. Arsyeja pse Trump kërkon Groenlandën, është se i hiqet një mundësi Kinës për të hequr dorë nga marrja e mineraleve të rralla. Është edhe ky dimension i egos së Donald Trump që duhet marrë në konsideratë. Nëse Trump shton territorin me 2 milion kilometra katrore normalisht që do të futet në histori”, tha Krisafi.

Bilanci i luftës në Ukrainë/ Krisafi: Trump s’arriti paqen në Ukrainë, sot zgjidhja e konfliktit më e vështirë seç ishte në janar të 2025

30 December 2025 at 21:30

TIRANË– Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, ishte i ftuar në emisionin “War Report”, ku analizoi zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë dhe perspektivën e paqes.

Sipas Krisafit, viti i fundit nuk ka sjellë ndryshime të mëdha në terren për Ukrainën, pavarësisht pritshmërive se do të ishte një vit i paqes. Ai theksoi se konflikti ka rezultuar shumë më i ndërlikuar për t’u zgjidhur nga sa ishte parashikuar, madje edhe nga presidenti Donald Trump.

Krisafi vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshme të ofrojnë garanci reale sigurie për Ukrainën.

Sipas tij, garancia 15-vjeçare e përfolur në media mbetet vetëm në letër dhe nuk reflektohet në situatën reale në terren, çka përbën një nga problemet kryesore për Kievin, i cili nuk ndihet i sigurt.

Nga ana tjetër, eksperti nënvizoi se Rusia e percepton veten si fituese të luftës dhe, sipas tij, janë fituesit ata që në fund vendosin kushtet e marrëveshjes. Ai shtoi se Rusisë mund t’i duhen deri në dy vite për të marrë të gjithë rajonin e Donetskut, nëse dinamika aktuale e konfliktit vazhdon.

“Një vit, që nuk ka ndryshuar ndonjë gjë të madhe për Ukrainë, Të gjithë pritën të ishte vit i paqes, por konflikti ishte shumë i ndërlikuar për ta zgjidhur, siç mendoi Trump, dhe them se zgjidhja e konfliktit tani është shumë herë më vështirë për t’u zgjidhur seç ishte në janar.

Amerikanet nuk janë të gatshëm të japin garanci sigurie për Ukrainën. Garancia prej 15 vitesh, siç raportohet në media, është garanci vetëm në letër dhe ky është problemi kryesor që ka sot Ukraina në terren.

Rusët mendojnë se janë duke fituar luftën dhe fituesit janë atë që do hedhin firmën në fund. Rusisë i dihen deri në dy vjet për të marrë të gjithë Donetsk”, theksoi ai./abcnews.al

Sërish Krishtlindje të përgjakura në Ukrainë/ Krisafi: Kievi s’do ketë asnjë garanci, është një iluzion

By: Rovena
25 December 2025 at 21:31

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ledion Krisafi, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me luftën në Ukrainë dhe rolin e aktorëve ndërkombëtarë.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk e trajtojnë Ukrainën si një çështje etike dhe nuk ofrojnë garanci të drejtpërdrejta sigurie, duke mos hyrë në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Krisafi theksoi se Uashingtoni vijon të mbajë qëndrimin se barra kryesore e garancive duhet të bjerë mbi Europën, ndërsa zbatimi i tyre mbetet problematik për shkak të përballjes me Rusinë. Ai u shpreh se dhënia e garancive për Ukrainën mbetet një iluzion, sidomos në kushtet kur forcat ruse po shënojnë përparime në terren dhe kërkojnë zbatimin e shumicës së kushteve të tyre.

“Shtetet e Bashkuara nuk japin garanci dhe nuk e shikojnë Ukrainën si një çështje etike. Nuk bëjnë luftë me Rusinë për Ukrainën. Amerika vazhdon me të njëjtën logjikë se garancia më e madhe duhet që të jetë Europa. Problemi i zbatimit të garancive të Ukrainës është se nga ana tjetër është Rusia. Unë mendoj që Ukraina nuk do të ketë asnjëherë garanci, është një iluzion. Rusët për aq kohë sa janë duke fituar në terren, kërkojnë që të zbatohet pjesa më e madhe e kushteve”, tha Krisafi.

MAROK – Të paktën 21 të vdekur nga përmbytjet dhe stuhitë

15 December 2025 at 09:33

SAFI, 15 dhjetor /ATSH-AA/ – Është rritur në 21 numri i viktimave nga përmbytjet dhe stuhitë e forta që goditën qytetin Safi të Marokut.

Kushtet e pafavorshme të motit shkaktuan dëme të konsiderueshme, humbje jetësh dhe ndërprerje të transportit në pjesë të ndryshme të vendit. Disa zona bregdetare janë të përmbytura ndërsa reshjet e dendura të dëborës në rajonet e brendshme dhe më të larta ndërprenë përkohësisht qarkullimin në shumë vendbanime.

Sipas agjencisë zyrtare marokene të lajmeve MAP, autoritetet lokale publikuan një vlerësim të azhurnuar lidhur me kushtet e rënda të motit dhe përmbytjet masive që goditën rajonin vonë mbrëmjen e djeshme.

Në deklaratë theksohet se deri më tani janë regjistruar 21 humbje jete.

Autoritetet deklaruan se operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje dhe se janë marrë masat e nevojshme për sigurinë në zonat e prekura dhe se vazhdon mobilizimi me qëllim për të ofruar mbështetje dhe ndihmë për qytetarët e prekur nga katastrofa.

Më tej thuhet se zonat bregdetare po përjetojnë përmbytje dhe vërshime nga uji ndërsa zonat e brendshme dhe më të larta reshje të dendura dëbore. Gjithsej 16 persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve dhe kushteve të motit të ftohtë.   /os/

The post MAROK – Të paktën 21 të vdekur nga përmbytjet dhe stuhitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump gati të braktisë Kievin, Krisafi: Evropa nuk ka kapacitetin që të mbështesë Ukrainën

By: Rovena
8 December 2025 at 21:35

Ndërsa sinjalet nga Uashingtoni sugjerojnë se Donald Trump mund të reduktojë ndjeshëm ose madje të braktisë mbështetjen për Kievin, shqetësimet në Evropë po rriten.

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ledion Krisafi, paralajmëron në “War Report” në ABC News se kontinenti nuk ka kapacitetin e nevojshëm për të mbajtur i vetëm peshën e luftës në Ukrainë, ndërsa rithekson se riarmatimi evropian kërkon vite dhe rritja ekonomike mbetet e brishtë.

“Evropa gjithë këtë lloj riarmatimi që po bën i duhen disa vite. Evropa nuk ka kapacitetin që të mbështesë Ukrainën. Rritja ekonomike është shumë e vogël dhe e gjithë kjo ndihmë për Ukrainën nga diku duhet të dalë. Evropa mund të mbështesë Ukrainën vetëm për 2, por nëse lufta do vazhdojë më tepër do e ketë të pamundur”, tha Krisafi.

Edhe ish-ambasadori Rolandi Bimo shprehet se në Evropë ka mbizotëruar për një kohë të gjatë bindja e gabuar se Rusia ishte e dobët dhe se ndihmat për Kievin do të mjaftonin për ta mundur. Mirëpo, situata aktuale tregon se kjo ka qenë një llogaritje e gabuar, duke e vendosur kontinentin përballë sfidave të reja strategjike.

“Në Evropë është krijuar një bindje që Rusia ishte e dobët. Kishin bindjen që me gjithë ndihmat që çonin në Ukrainën, Rusia do të mundej. Ka qenë ose një mosllogaritje, ose një gabim”, tha Bimo./abcnews.al

Eksperti Krisafi: Lufta për të marrë Donetsk, shumë e ashpër! Koloneli: Rusia kërkon të vendosë qeveri ‘kukull’ në Ukrainë

1 December 2025 at 21:56

Ledion Krisafi, eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News analizoi zhvillimet e luftës në Ukrainë, si edhe propozimin amerikan për paqen.

Gjatë intervistës, Krisafi tha se nëse lufta vazhdon në këtë mënyrë “sfilitëse”, me shumë gjasë Rusia mund ta marrë Donetsk, kjo mund të dojë dy vite apo më shumë, por nëse është me këtë ritme, mund ta marrë.

“Europa nuk niset nga ajo që është krijuar në terren, ndërsa amerikanët nisen nga viti i katërt i luftës. Pra Evropianë nuk janë në Moskë sepse narrativa Europiane nuk i shërben arritjes së një marrëveshjeje mes palëve. Nga ana tjetër Rusët mendojnë se janë duke e fituar luftën dhe ata shkojnë me idenë se nuk kanë pse të pranojnë minimumin kur mund të pranojnë më shumë në terren”, tha Krisafi.

Ai shtoi se Rusia nuk ka treguar asnjë dëshirë që mund të arrijë marrëveshje.

Nga ana e tij koloneli, Sami Neziri tha se në front Rusia po ecën me ritme shumë të ngadalta. Gjithashtu thekso se forcat ruse kanë pasur një përparim shumë të ngadaltë ndryshe nga çfarë pretendon në luftën në Ukrainë.

“Nuk ka një përparim të qenësishëm. Është një përparim shumë i ngadaltë. Dhe në këtë mënyrë, i bie që Ukraina do pushtohet nga fundi i këtij shekulli. Ka shumë të dhëna, por nuk duhet të harrojmë edhe propagandën ruse që mundohet ta paraqesë sikur është duke fituar.  Tani ajo do që Donetsk ta marrë në planin e paqes në tavolinë duke qenë se nuk ka arritur ta marrë në luftë. Rusia kërkon të vendosë qeveri ‘kukull’ në Ukrainë. Të ketë mundësi të ndërhyjë dhe të mos hasë këtë kundërshti që has sot”, tha ai.

“95% e Pokrovskit në duart e Rusisë”, Krisafi: 700 ushtarë ukrainas të bllokuar në “xhepin e vdekjes”

By: Rovena
10 November 2025 at 21:30

Luftimet në lindje të Ukrainës po intensifikohen, ndërsa qyteti strategjik i Pokrovskut po bie pothuajse plotësisht në duart e forcave ruse.

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, deklaroi se mbi 95 për qind e qytetit tashmë kontrollohet nga ushtria ruse, gjë që konfirmohet edhe nga pamjet satelitore.

Sipas tij, ushtria ukrainase po përpiqet të zhvillojë një ofensivë për të shpëtuar rreth 700 ushtarë të bllokuar në zonën mes Pokrovskit dhe Myrnohradit, një territor që ekspertët e kanë quajtur “xhepi i vdekjes”.

Krisafi shtoi se përveç zhvillimeve në lindje, edhe në frontin jugor, veçanërisht në Zhaporizhzhia, Rusia ka bërë përparime të ndjeshme, duke detyruar trupat ukrainase të tërhiqen nga disa fshatra strategjikë.

“Ka dy gjëra shumë të rëndësishme që po ndodhin me luftën Rusi Ukrainë. Pokrovsk ka rënë pothuajse 95% në duart e Rusisë, këtë e tregojnë edhe pamjet satelitore. Ka një përpjekje nga ushtria ukrainase për të bërë një ofensivë për të shpëtuar ushtarët që janë të bllokuar.

Gjithë lufta bëhet për atë xhepin mes Pokrovskit dhe Myrnohrad-it. Është ulur numri i ushtarëve ukrainas të bllokuar. Disa kanë dalë, ata që tentonin të dilnin nga rruga e vetme, një autostradë, goditeshin nga dronët rusë. Vetë rusët e quajnë si “rruga e vdekjes”. Të bllokuar në xhepin mes Pokrovskit dhe Myrnohrad-it janë rreth 700 ushtarë ukrainas.

Zhvillimi tjetër shumë i rëndësishëm që po ndodh në Ukrainë, është në zonën jugore, ku ka pasur një përparim të madh nga ushtria ruse, si në Zhaporizhzhia. Kjo tregon që ushtria ukrainase po tërhiqet nga këto fshatra duke i lënë të pambrojtura”, tha Krisafi./abcnews.al

“Rusia kërkon dorëzimin e ushtrisë ukrainase”/ Ledion Krisafi: Ukraina nuk e fiton dot luftën në terren

By: Rovena
29 October 2025 at 21:39

Ledion Krisafi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News paralajmëroi se Ukraina po shkon drejt rekrutimit masiv, burimet njerëzore po shterojnë dhe vendi mund të mos ketë kapacitetet për të vazhduar luftën pa një ndryshim të rëndësishëm gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas Krisafit, megjithëse nuk mund të thuhet se Ukraina është në prag të kapitullimit, perspektiva e një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje do të ishte fitorja më e dukshme, ndërsa qëllimi strategjik i Kievit, për të detyruar Rusinë të ulet në tavolinë negociatash varet nga dobësimi i Moskës.

Ai shtoi se goditjet ukrainase ndaj rafinerive të naftës synojnë të frenojnë kapacitetet sulmuese të Rusisë, ndërsa në terren Ukraina nuk ka kapacitet për të rimarrë të gjithë territorin e humbur.

“Ukraina është në prag të rekrutimit. Është afër fundit të burimeve të mundshme njerëzorë. Nuk di të them që është në prag të kapitullimit apo jo sepse është fjalë e madhe. Duhet të parë vitin tjetër nëse Ukraina do të ketë kapacitete të vazhdojë apo jo. Nga  ana tjetër Rusia kërkon dorëzimin e ushtrisë ukrainase. Ukraina luftën në terren nuk e fiton dot, nuk merr dot gjithë territorin e humbur.

I gjithë qëllimi është që të ulin seriozisht Rusinë në tavolinë. Kjo gjë bëhet vetëm në rastin ku Rusia është në vështirësi. E vetmja fitore, që Ukraina do të kishte do të ishte arritja e një paqeje dhe të një armëpushimi. Strategjia e Ukrainës për të goditur rafineritë e naftës është për të ndalur sulmet”, tha Ledion Krisafi./abcnews.al

❌
❌