Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026Main stream

I.A. rrezikon 60 për qind të vendeve të punës/ Sefa: Brenda 4-5 viteve, nuk do jetë e largët as për Shqipërinë

23 January 2026 at 20:51

Eksperti i ekonomisë Ergis Sefa tha se vendet e mëdha po riorganizojnë zinxhirët e furnizimit për t’u shkëputur nga Kina, proces që do të prekë edhe BE-në.

Sipas tij, inteligjenca artificiale dhe robotika do të zëvendësojnë shumë profesione, duke rritur produktivitetin, ndërsa vendet duhet të përshtatin politikat e kapitalit njerëzor. Këto ndryshime, tha ai, pritet të ndihen edhe në Shqipëri brenda 4–5 viteve.

“Do të ketë një riorientim të zinxhirëve të financimit. Politikat e vendeve të mëdha tentojnë të riorganizojnë zinxhirët e furnizimit për t’u shkëputur nga Kina, tashmë duan t’i kenë më nën kontroll. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me BE-në dhe polet e tjera. Procesi i riorientimit nuk do të jetë “business as usual”, por nga ajo që po shohim do të kemi një riorientim të theksuar.

Shumë drejtues të kompanive botërore e bënë të qartë që në vitet që vijnë pritet që pjesa më e madhe e profesioneve të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale ose robotika, pasi kjo do të rrisë produktivitetin për kompanitë. Ndërkohë që mundësia është që ato vende më pak të zhvilluara ose në zhvillim do të bëjnë kapërcime më të mëdha falë AI-së.

Do të duhet një kujdes i shtuar në politikat e kapitalit njerëzor dhe në orientimin e tregut të punës. Brenda 4–5 viteve, kjo nuk do të jetë e largët as për Shqipërinë.”, tha Sefa./ abcnews.al /

“Loja” e Trump me tarifat/ Eksperti: Ekonomia globale do pësojë rënie, Inteligjenca Artificiale po ‘kërcënon’ vendet e punës

23 January 2026 at 20:38

Eksperti i ekonomisë Igli Tola tha për Sheshi i Dollarit se për një periudhë afatmesme ekonomia globale do të përballet me pasoja nga ngadalësimi i globalizimit. Sipas tij, kjo do të sjellë rritje çmimesh, ulje të konsumit dhe do të godasë veçanërisht shtresat me më pak mundësi ekonomike.

Tola paralajmëroi se edhe vendi ynë do të ndiejë këto pasoja, ndërsa inteligjenca artificiale rrit rrezikun për shkurtimin e vendeve të punës.

“Për një periudhë afatmesme do të jemi në këtë situatë, për sa kohë që po ndalojmë ritmin e globalizimit, i cili si parim bazë kishte specializimin e disa vendeve në prodhim dhe maksimizimin e efiçencës së ekonomisë së shkallës. Kjo gjendje do të zgjasë për një periudhë afatmesme, derisa të rriten marrëveshjet mes palëve. Edhe vendi ynë do të përballet me pasojat që do t’i vijnë përkundër.

Ritmi i rritjes do të ndihet në vendet e Brexit-it, por me një tendencë rënëse, për sa kohë që tregjet e konsumit kanë pësuar ndryshime. Ekonomia globale në tërësi do të vuajë pasojat: do të ketë rritje të çmimeve në mënyrë eksponenciale dhe ulje të konsumit. Konsumatori final do të afektohet drejtpërdrejt.

E gjithë kjo do të prekë shtresat ekonomike që kanë më pak mundësi ekonomike për të përballuar shportën e konsumit. Inteligjenca artificiale në ekonomi rrit rrezikun për zëvendësimin e krahut të punës dhe do të sjellë pasoja edhe më të mëdha në shkurtimin e vendeve të punës.”  / abcnews.al / 

Trump padit bankën më të madhe amerikane

23 January 2026 at 20:07

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ngriti një padi prej 5 miliardë dollarësh kundër JPMorgan Chase dhe CEO-s së saj Jamie Dimon, duke i akuzuar ata se i kanë mohuar shërbimet bankare për arsye politike duke i mbyllur disa nga llogaritë e tij.

Padia, e ngritur në një gjykatë shtetërore të Floridës në Qarkun Miami-Dade, akuzonte bankën më të madhe amerikane për shkelje të politikave të veta duke zgjedhur Trumpin për të përfituar nga “vala politike”.

Por, JPMorgan mohoi se mbyll llogaritë për arsye politike ose fetare.

“Ndërsa na vjen keq që presidenti Trump na ka paditur, ne besojmë se padia nuk ka asnjë vlerë”, tha ajo.

“Ne e respektojmë të drejtën e presidentit për të na paditur dhe të drejtën tonë për të mbrojtur veten”, shtoi banka.

Trump akuzoi JPMorgan për shkelje të parimeve të saj në mënyrë të njëanshme duke mbyllur llogaritë që i përkisnin atij dhe kompanive të tij të mikpritjes.

Ai gjithashtu akuzoi Jamie Dimon se kishte urdhëruar një “listë të zezë” dashakeqe për të paralajmëruar bankat e tjera në lidhje me bërjen e biznesit me Organizatën Trump dhe anëtarët e familjes Trump, si dhe me vetë Trumpin.  /abcnews.al /

Spanjë, shkatërrohet banda shqiptare e drogës/ Kapet 200 kilogramë kokainë, 8 të arrestuar

23 January 2026 at 19:22

Agjentët e Policisë Kombëtare, në një operacion të përbashkët me Agjencinë Tatimore, gjetën 200 kilogramë kokainë të fshehur në një kontenier nga Kolumbia në Portin e Vigos në Spanjë dhe shkatërruan një organizatë kriminale shqiptare me arrestimin e 8 personave, 5 prej të cilëve u dënuan me burg.

Hetimi filloi në vitin 2024 falë bashkëpunimit midis Policisë Kombëtare dhe Agjencisë Tatimore për të penguar përpjekjet e organizatave ndërkombëtare për të përfituar nga rrugët e reja direkte midis Amerikës Latine dhe portit të Vigos, siç u raportua këtë të premte në një konferencë për shtyp nga ata që ishin përgjegjës për operacionin, të quajtur Monterrey.

Si rezultat i hetimeve fillestare, u bë e mundur të përcaktohej ekzistenca e një klani shqiptar që përdorte mënyrën e veprimit të njohur si grabitje ose “grep i verbër”. Kjo procedurë konsiston në futjen e lëndës narkotike në një kontenier ngarkese të ligjshëm ose bosh në bordin e anijeve të dedikuara për transportin e mallrave , për ta nxjerrë atë sapo anijet e lartpërmendura mbërrijnë në portin e destinacionit.

Pas një pune të mundimshme hetimore, ky rrjet kriminal u identifikua dhe një operacion policor u krijua më 12 janar, i cili kulmoi me arrestimin e pesë anëtarëve të tij, të cilët kishin mbërritur një ditë para se anija kontenier të ankorohej për të provuar të merrnin në dorëzim drogën. Dy prej tyre ndodheshin në një shtëpi me qira po atë ditë pranë Vigos dhe tre të tjerët u habitën ndërsa po hanin në një restorant në qytet.

Të martën e kaluar, hetimi kulmoi me arrestimin e tre anëtarëve të tjerë të organizatës në një operacion të kryer në A Coruña, Lugo, Madrid dhe rajonin e Salnés (Pontevedra).

Udhëheqësi i këtij rrjeti ishte një lord i drogës, ndërsa hetuesit verifikuan se ai kishte një urdhër gjykate në fuqi për burgosjen e tij për një vepër penale të trafikimit të drogës. Më në fund, operacioni kulmoi me sekuestrimin e 200 kilogramëve kokainë të shpërndarë në katër pako dhe 20,000 eurove.

Tetë të ndaluarit iu dorëzuan autoriteteve gjyqësore si autorë të dyshuar të krimeve të përkatësisë në një organizatë kriminale dhe trafikimit të drogës, me pesë prej tyre që u dërguan në burg.

Mehmeti “prek” Premier League/ Shkëlqeu me Bristol, futbollisti shqiptar transferohet te Ipswich

23 January 2026 at 18:40

Anis Mehmeti afrohet më shumë me Premier League, duke zyrtarizuar transferimin e tij te Ipsëich Toën.

Futbollisti shqiptar, i cili ka shkëlqyer në sezonet e fundit me Bristol City do të vijojë të luajë në Championship, por skuadra e tij e re shihet si pretendente për t’u ngjitur sërish në kampionatin elitar anglez.

Nuk janë zbuluar detajet e këtij transferimi, ndërsa mediat në vend thonë se Ipsëich ka paguar 3 milion paund për kartonin e futbollistit, që në fund të sezonit mund të largohej nga Bristol si një lojtar i lirë, pasi nuk kishte pranuar të rinovonte kontratën.

Vetë lojtari ka firmosur deri në qershor të vitit 2029, duke rritur ndjeshëm të ardhurat e tij.

Pas prezantimit nga klubi i ri, Mehmeti ka dhënë edhe intervistën e parë.

Ai është shprehur i lumtur për transferimin dhe se kërkon të përmirësohet çdo ditë për të ndihmuar ekipin në objektivin e tij për t’u kthyer në Premier League.

Sulmuesi 25 vjeçar kalon te Ipsëich si një prej lojtarëve më të mirë të sezonit në Championship, ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 6 asiste.

Që nga janari 2023 kur u transferua te Bristol, ai numëron 136 ndeshje dhe 26 gola gjithsej.

Shifra të rëndësishme, por që deri tani nuk i kanë shërbyer për të bindur trajnerin Sylvinho ta kthejë në kombëtaren kuqezi,

Vdekja e dy foshnjave, autoritetet franceze analizojnë produktet e qumështit të tërhequra nga tregu

23 January 2026 at 18:11

Autoritetet franceze po hetojnë vdekjen e dy foshnjave që konsumuan produkte formule, që u tërhoqën së fundmi si masë paraprake, tha të martën ministria franceze e shëndetësisë.

Një foshnjë, e cila vdiq në qytetin jugperëndimor francez të Pessac, ishte ushqyer me qumësht pluhur Guigoz të prodhuar nga Nestle. Zyra e prokurorit të Bordeaux po heton shkaqet e mundshme të vdekjes. Deri më tani, tha ministria, nuk ka prova që lidhin vdekjet me produktet formule për foshnje.

Nestle dhe gjigandi i qumështit Lactalis thanë të mërkurën se po tërhiqnin gjashtë grupe të formulës për foshnje të markës Picot në Francë dhe në një numër vendesh të tjera për shkak të “pranisë së mundshme” të cereulidës, një toksinë që mund të shkaktojë diarre dhe të vjella. Substanca bakteriale është lidhur me një përbërës të furnizuar nga një furnizues ndërkombëtar. Reuters nuk mundi të përcaktonte menjëherë se cilën formulë kishte konsumuar foshnja e dytë.

“Deri më sot, asnjë lidhje nuk është vërtetuar shkencërisht”

Nestle tha se ishte në dijeni të hetimeve në vazhdim. “Siç kanë deklaruar autoritetet, në këtë fazë nuk ka asgjë që të sugjerojë se ka ndonjë lidhje midis këtyre ngjarjeve tragjike dhe konsumit të produkteve tona”, tha grupi në një email drejtuar Reuters.

Lactalis theksoi se nuk ka marrë asnjë raport nga autoritetet shëndetësore. “Autoriteteve shëndetësore u janë sjellë në vëmendje dy raporte për vdekje foshnjesh, të cilat kanë të bëjnë me fëmijë që u raportua se kishin konsumuar formulën e foshnjeve të tërhequr. Deri më sot, asnjë lidhje shkakësore nuk është vërtetuar shkencërisht”, theksoi Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë, duke shtuar se “janë duke u zhvilluar analiza të mëtejshme dhe këto raste po hetohen nga prokurorët kompetentë”.

Çfarë gjetën autoritetet?

Lactalis ka tërhequr produktet e qumështit për foshnje në 18 vende dhe Nestle në dhjetëra. Një grup tjetër francez, Danone, ka bllokuar një grup qumështi për foshnje të prodhuar posaçërisht për tregun e Singaporit. Të tre kompanitë thanë se masat ishin paraprake. Ministria franceze e bujqësisë tha të mërkurën se rezultatet e një hetimi të parë gjyqësor për rastin priten brenda 10 ditëve të ardhshme. Ajo tha se hetimet e saj kishin identifikuar një vaj të pasur me acid arakidonik, ose ARA, të prodhuar nga një furnizues kinez si burimin e kontaminimit.

Presidenti Trump zbulon sa naftë ka marrë Amerika nga Venezuela

23 January 2026 at 17:33

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se nga marrja e naftës së Venezuelës do të përfitojë vendi i tij dhe ai amerikano-jugor.

“Mbi 50 milion fuçi nafte tashmë kanë hyrë ose janë duke hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë më tepër pritet të vijnë,” u shpreh Trump për gazetarët duke folua nga Air Force One, teksa kthehej nga Zvicra ku mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Trump shtoi se SHBA-të do të marrin një pjesë të naftës dhe do ta përdorin për të përfituar ekonomikisht, ndërsa vuri në dukje se nga kjo do të përfitojë edhe Venezuela.

“Do të ndahet dhe vendi ynë do të bëhet më i pasur, që do të thotë se taksat tona do të ulen dhe edhe ata do të përmirësohen. Venezuela do të ecë më mirë se kurrë më parë. Edhe pse ne jemi duke marrë ne një pjesë shumë të ndershme.  

Venezuela do të ecë shumë më mirë se sa ka ecur ndonjëherë. Ata do të bëhen shumë të pasur, nënvizoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.”   / abcnews.al /

Vjedhje masive e votave në Prizren/ Arifi: PDK rasti më flagrant. Partitë e tjera të distancohen!

23 January 2026 at 17:18

Analisti Valon Arifi tha se vjedhja e votave nuk është një dukuri e re, por sipas tij, këtë herë ajo ka dalë hapur në pah.

Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që kandidatët për deputetë të mbrojnë dhe të ruajnë votën e tyre. Arifi shtoi se partitë e tjera politike duhet të distancohen dhe të mos i përfshijnë në grupet e tyre parlamentare.

“Vjedhja e votave ka ndodhur edhe herë të tjera, por tani doli në pah. Është shumë e rëndësishme që kandidatët për deputetë ta ruajnë votën e tyre. Si në Prizren, ashtu edhe në komuna të tjera, ka pasur dakordësi mes komisionerëve, pasi ata kanë manipuluar votat brenda partive të tyre.

Ekziston dallim dhe diferencë mes votës për parti dhe votës për deputetë. Keqpërdorimi më i madh i votave ka ndodhur në Prizren dhe ka qenë masiv, veçanërisht në PDK. Të gjitha këto vota kanë qenë të kolegëve brenda partisë.

Të gjithë këta kandidatë për deputetë duhet të dorëzojnë mandatin, ndërsa partitë e tjera duhet të distancohen dhe të mos i fusin në grupet parlamentare.”

/ abcnews.al

Marrëveshja për personat e zhdukur/ Kosova dhe Serbia dakordësohen për ngritjen e komisioneve

23 January 2026 at 17:00

Komisioni i përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë do të aktivizohet.

Për këtë është rënë dakord mes kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë Petar Petkoviç gjatë një takimi një zgjati disa orë në Bruksel, nën drejtimin e emisarit europian për dialogun Peter Sorensen.

“Qëllimi ishte që të arrijmë dakordim që sot ta funksionalizojmë komisionin e përbashkët për jetësimin apo zbatimin e Marrëveshjes për personat e pagjetur në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimet ishin të suksesshme dhe në fund arritëm që përfundimisht ta jetësojmë këtë objektiv.”

Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, e cilësoi raundin e dialogut të 22 janarit si takimin që pritet të përshpejtoj të gjitha proceset në drejtim të gjetjes së të gjithë personave të zhdukur.

Ky komisioni i përbashkët për personat e pagjetur është pjesë e Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur nënshkruar më 2023.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998-99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Takimi i 22 janarit ishte i pari në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës këtë vit dhe vjen menjëhërë pas ndalesave së Sorensen ne Prishtinë dhe Beograd.  / abcnews.al /

“Masakër” me votat në Prizren/ Prokuroria: Diferenca e votave për kandidatët mbi 68 mijë

23 January 2026 at 16:43

Rinumerimi në Kosovë tashmë është edhe çështje e prokurorisë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren ka ndërmarrë një operacion në këtë rajon lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.

Gjate aksionit u ndaluan 109 persona, per veprat penale te falsifikimit te rezultateve zgjedhore.

Kryeprokurori i Komunes se Prizrenit, Petrit Kryeziu, tha se ka pasur raste kur deshmitaret kane qene bashkepunues dhe kane treguar se si eshte ushtruar presion ndaj tyre.

Nje nga te arrestuarit eshte nje komisioner i Nova Demokratska Stranka-parti e pakicave,  apo njohur ndryshe si partia e Emilia Rexhepit, zv kryeministre në qeverinë Kurti 2, ndërsa i dyti djali i deputetit të pdk, Nait Hasani.

Sipas Prokurorisë, teksa rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme gjatë numërimit të votave brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit, ku janë vënë re dallime mes fletëvotimeve dhe votave të numëruara për kandidatët.

Kryeziu tha se ne Komunen e Prizrenit diferenca totale e keqperdorimit te votave eshte 68 mije e 17 vota.

Sipas tij kjo nuk mund te kete ndodhur pa kompromisin edhe te komisionereve qe kane qene te deleguar nga kater partite me te medha politike.

Prokuroria ka theksuar se manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore përbëjnë vepra penale dhe se këto raste do të trajtohen pa asnjë kompromis.

Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon procesi i numërimit të fletëvotimeve.

Sipas Zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi  numri i komunave që kanë përmbyllur plotësisht rinumërimin është 19 dhe kanë mbetur edhe gjysma tjetër.

Në proces rinumërimi u futën të gjithë votata e kandidatëvë në 38 komuna të vendit të shpërndara në 2,557 vendvotime.

Sipas KQZ po bëhën përpjekje maksimalisht që rinumërimi të përmbyllet sa më shpejt dhe  të procedohet me shpalljen e rezultateve përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme.

Gjithësesi, edhe pas shpalljes së rezultatit subjektet politike dhe kandidatët do të mund të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP dhe, eventualisht, procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme.  / abcnews.al /

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

22 January 2026 at 23:38

Kuvendi i Shqipërisë votoi me 110 vota përfaqësimin e Shqipërisë në bordin e paqes.

Gazetari Ardit Rada tha se opozita po përpiqet t’ia vështirësojë rrugën Ramës drejt Shtëpisë së Bardhë dhe se është një përpjekje duke shfrytëzuar mungesën e ambasadorit amerikan në Shqipëri.

Më tej, Rada tha se përpos kontributit dhe mbështetjes, fokusi amerikan ka qenë te investimet, duke përmendur Parku Eolik në Tropojë dhe vizitën e Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

”Opozita nuk është se nuk e kupton rëndësinë e çështjes, por është një përpjekje për t’ia vështirësuar rrugën Ramës drejt Shtëpisë së Bardhë. Është ajo fabula se PD bëhet shumë merak për parimet kushtetuese, ndërkohë që SHBA kanë dalë garante të demokracisë në Shqipëri. Është një përpjekje duke shfrytëzuar mungesën e ambasadorit amerikan në Shqipëri, sepse nëse do ta kishim nga Uashingtoni në Tiranë këto 3 vite, situata do të ishte ndryshe dhe mesazhet e Uashingtonit do të ishin më të qarta dhe do të kishim dalluar qëndrimet e opozitës.

Është diskutuar vetëm një rast në ’98, në shtator, që dikush mund të merrej me helikopter në Shqipëri dhe ai ka qenë Berisha. Nuk di që një president që nga njëra anë sjell vajzën dhe dhëndrin në Shqipëri të investojnë dhe mbështet vizitën e tyre, nga ana tjetër do të marrë kryeministrin që do të firmosë për projektet e familjes. Para vizitës së Ivankës dhe Jared Kushner është rasti i Parkut Eolik, që një kompani amerikane mori certifikimin dhe u mbështet nga amerikanët. Meraku i SHBA, përveç kontributit dhe mbështetjes, ka qenë edhe investimet. “ /abcnews.al/

Yesterday — 22 January 2026Main stream

Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhshme

22 January 2026 at 21:54

Pika kufitare e Rafah, mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës do të rihapet në të dy drejtimet javën e ardhshme. Kështu njoftoi sot, 22 janar, administratori i sapoemëruar i territorit palestinez, gjatë ceremonisë së nisjes së Bordit të Paqes të Presidentit amerikan Donald Trump.

Rihapja e këtij kalimi është pjesë e planit të armëpushimit për Gazën, të shpallur nga Trump në tetor, por deri më tani ai ka qenë i mbyllur.

“Jam i lumtur t’ju njoftoj e kalimi në Rafah do të hapet javën e ardhshme në të dy drejtimet”, deklaroi Ali Shaath, ish-zëvendësministër i Autoritetit Palestinez, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

“Për palestinezët në Gaza, Rafah është më shumë se një portë, është një vijë jetike dhe një simbol shprese e mundësish.

“Hapja e Rafah-ut sinjalizon se Gaza nuk është më e mbyllur ndaj së ardhmes dhe botës“, theksoi Shaath.

Në kuadër të planit të armëpushimit, Shaath u emërua në krye të një komiteti prej 15 teknokratësh palestinezë, të cilët do të mbikëqyrin administrimin e përditshëm të Gazës.

Gjatë gjithë vitit 2025, pika kufitare e Rafah-ut mbeti kryesisht i mbyllur, pas marrjes së kontrollit nga ushtria izraelite në maj 2024. Mbyllja e tij ka përkeqësuar ndjeshëm krizën humanitare në Gaza, duke kufizuar daljen e civilëve, trajtimet mjekësore jashtë territorit dhe hyrjen e ndihmave.

Në fillim të vitit 2025 pati hapje të pjesshme dhe të përkohshme, kryesisht për pacientë të plagosur dhe raste humanitare, por pa funksionim të rregullt. Gjatë vitit, rihapja e plotë e Rafahut u bllokua nga mosmarrëveshje politike dhe sigurie mes Izraelit, Egjiptit dhe aktorëve ndërkombëtarë, veçanërisht mbi çështjen e kontrollit të kalimit dhe drejtimit të lëvizjes.

Rafahu mbetet pika e vetme kufitare e Gazës që nuk lidhet drejtpërdrejt me Izraelin dhe konsiderohet jetike për mbi 2 milionë banorë, si simbol i daljes nga izolimi dhe lidhjes me botën e jashtme.

Bordi i Paqes, BE dhe NATO/ Minxhozi: Groenlanda, qëllim destabilizimi për NATO-n. BREXIT, thyerje për unionin

22 January 2026 at 21:14

Kuvendi i Shqipërisë votoi me 110 vota pro pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Por përtej ndikimit amerikan, ccfarë do të ndodh me NATO-n, sigurinë ndërkombëtare dhe Bashkimin Europian.

Analisti Skënder Minxhozi tha se gjatë fushatës së parë presidenciale të Trump ai mbështeti fuqimisht daljen e Britanisë nga BE, që ka qenë dhe thyerja më e madhe e unionit. Minxhozi shtoi më tej se ka një paradoks brenda NATO-s dhe se Groenlanda është qëllim destabilizimi për NATO-n.

“Ne jemi në një marrëdhënie kontraktuale me BE-në, por ndodhemi në një teatër gjeopolitik ku komponenti amerikan është kryesori. Ka një traditë shumë të konsoliduar ku violina e parë dhe fuqia dominante është Amerika. Ne ndodhemi në një situatë paradoksale: ka hamendje që kriza e Groenlandës, ku një vend anëtar cenon një vend tjetër anëtar, ka një qëllim pas perdes për të destabilizuar vetë aleancën.

Trump, sa herë është kërcënuar drejtpërdrejt në lidhje me nenin 5, mohimi po vjen nga fuqia më e madhe. Ky është paradoksi brenda NATO-s. Kjo na vë ne dhe Evropën në një pikëpyetje se çfarë do të bëjmë në fushën e sigurisë: do të rritemi apo do të mbetemi të vegjël?

A e do Trump vërtet aleancën? Për BE-në ka thënë se është ndërtuar për të dëmtuar Amerikën; ka deklarata për këtë. Në vitin 2016 i dha një shtysë të madhe daljes së Britanisë, që ka qenë thyerja më e madhe e saj.”  / abcnews.al /

Çfarë fshihet pas Bordit të Paqes?/ Milo: Synon të eleminojë OKB-në! Trump kërkon pushtet suprem

22 January 2026 at 20:35

Kuvendi i Shqipërisë votoi me 110 vota pro pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Ish diplomati Paskal Milo tha se Bordi i Paqes është në kudnërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe se synon të eleminojë OKB. Milo shtoi vëmendjen ndaj rolit të Trump në arenën globale ku tha se Trump kërkon të ketë pushtet suprem. Për ish diplomatin, prania në Davos e 19 vendeve nga 60 të tilla të ftuara nuk konsiderohet një bilanc pozitiv.

“Duhet të shohim pikturën ndërkombëtare; në këtë kuadër të vendosim edhe katundin tonë të vogël. Nëse i ndajmë dhe i marrim të shkëputura, nuk do të kemi gjykime të drejta dhe përfundime të sakta. Propozimi i Trump për Bordin e Paqes mund të ketë synime të bukura, synime pozitive që mund të jenë përmbyllja e një konflikti konkret në Gaza, por ai hap shteg edhe për një rol shumë herë më të madh për kufizime dhe ndërhyrje të tjera.

Mbi të gjitha, duke lexuar tekstin e projektstatutit që është shpallur, them me bindje se kjo nismë është në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare, e cila është ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore. Këto janë parime themelore, si respektimi i sovranitetit dhe integritetit kombëtar, dhe mbi të gjitha synohet të zhvendoset dhe të eliminohet OKB-ja. Dihet që Trump, me deklarata por edhe me veprime konkrete, ka dalë kundër OKB-së dhe ka nxjerrë SHBA-në nga 31 organizata.

Në këtë mënyrë kërkon që me këtë Bord të zëvendësojë OKB-në; e dyta, të bëjë një akt që nuk mund ta pranojë kush nga fuqitë e mëdha, që është pushteti suprem i kryetarit të shtetit amerikan për të vendosur ai dhe vetëm ai rendin. Duhet që ajo që është paraqitur të rishikohet. Nëse nuk bëhet kjo, kjo nismë nuk do të ketë jetë të gjatë. Sot në Davos ishin 19 vende nga 60; nuk është bilanc pozitiv, reagimi i vendeve është vetëm 1/3.”   / abcnews.al /

“Parlamenti, i kthyer në teatër kukullash”/ Bordi i Paqes, Fatmir Mediu: U shkelën dy nene! Deputetët të painformuar

22 January 2026 at 20:20

Kuvendi i Shqipërisë votoi me 110 vota pro pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Deputeti Fatmir Mediu i ftuar në Real Story tha se çështjet  e sigurisë duhet të trajtohen në mënyrë serioze dhe të merret në konsideratë Kushtetuta.

Mediu theksoi se janë shkelur dy nene dhe se shumica e deputetëve nuk ishin të informuar se për çfarë po votonin.

“Nuk bëj pjesë te ai grup që shikon sipërfaqen. Çështja e sigurisë nuk është pronë private e kryeministrit; ajo trajtohet në mënyrë serioze dhe merret në konsideratë Kushtetuta. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe nuk mund të prishim marrëdhëniet e brendshme. Ne, si shqiptarë, kemi shprehur interesin për të qenë pjesë e BE-së. Çdo lloj diskutimi duhet të ketë pikëpyetje sa i takon kushtetutshmërisë.

Nuk e detyroi njeri Shqipërinë të ishte pjesë me vrap e Bordit të Paqes. Ne votuam një akt për të qenë pjesë. Kur flasim për një çështje të tillë, duhet qëndrim i unifikuar, i shqyrtuar politikisht në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i cili nuk ekziston më.

Ka dy shkelje të neneve. Neni 121: nuk ka një marrëveshje bazë ku ka firmosur kryeministri. Ai nuk ka firmosur një marrëveshje. Ajo marrëveshje është nënshkruar, por nuk është negociuar, pasi një marrëveshje negociohet, nënshkruhet dhe ratifikohet. Shkelja e dytë ka të bëjë me faktin se deputetëve duhet t’u paraqitet marrëveshja të paktën një javë më parë për t’u informuar; sot shumica prej tyre nuk kanë qenë të informuar.

Ne reshtohemi dhe bëhemi në një parlament që është kthyer në teatër kukullash. Votuam në parim dhe nen për nen kundër asaj që Rama përpiqet ta shesë si manipulim.”  / abcnews.al /

Berisha kërkon “lirinë”/ Kushtetuesja pranon të shqyrtojë padinë për heqjen e masës shtrënguese

22 January 2026 at 19:15

Gjykata Kushtetuese ka pranuar që të shqyrtojë në vijim dhe një ankimim tjetër të kruet të PD-së, Sali Berisha, në procesin e tij për çështjen “Partizani”.

Pasi Kushtetuesja vlerësoi pak ditë më parë të tejzgjatur qëndrimin e “izolumit të shtëpi” për Berishën gjatë vitit 2024, tashmë do të shqyrtojë “masën e detyrimit” për t’u paraqitur dy herë në SPAK.

Avokatët  e Berishës kërkojnë prej Gjykatës Kushtetuese që të shfuqëzojë vendimin e Gjykatës së Posacme të Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të datës 3 janar 2025, që caktoi për kreun e PD-së, masën për tu paraqitur dy herë në SPAK.

Këtë kërkesë 3-shja e Gjykatës Kushtetuese e ka vlerësuar legjitime dhe objekt që do e shqyrtojë në javët në vijim, në seancë mbi bazë dokumentesh.  / abcnews.al /

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë

22 January 2026 at 19:03

Vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump mbërriti në kryeqytet pas vizitës së saj në qytetin e Vlorës. Mbrëmjen e djeshme, cifti Ivanka Trump dhe Jared Kushner darkuan me kryeministrin Rama dhe një grup arkitektësh.

Sakaq, mesditën e sotme cifti u ndal në zonën e hidrovorit në Akerni, një territor i njohur për potencialin e tij të lartë në zhvillimin e turizmit elitar dhe investimeve strategjike.

Të shoqëruar nga arkitektë të njohur dhe nën masa të rrepta sigurie, me praninë e forcave të shumta të policisë, Trump dhe Kushner kanë inspektuar nga afër vijën bregdetare dhe hapësirat përreth hidrovorit në Akerni.

Sakaq, nuk dihen ende arsyet e vizitës së saj në kryeqytet.   / abcnews.al /

Franca ndalon cisternën ruse të sanksionuar pas informacionit të inteligjencës britanike

22 January 2026 at 18:52

Ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, po fliste në Davos, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se marina e vendit të tij kishte ndaluar një cisternë ruse nën sanksione në Detin Mesdhe.

“Ky operacion u krye me mbështetjen e disa prej aleatëve tanë,” shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

“Operacioni u zhvillua në përputhje të plotë me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit,” shtoi lideri francez.

Misioni francez u realizua në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar, e cila mblodhi dhe ndau informacionet e inteligjencës.

Macron theksoi se anija ishte nën sanksione ndërkombëtare dhe dyshohej se operonte nën një flamur të rremë.

“Aktivitetet e flotës në hije kontribuojnë në financimin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës,” shtoi ai.

Ky njoftim vjen në një moment të përshtatshëm, pasi në fjalimin e tij, Zelensky përmendi në mënyrë të veçantë cisternat ruse që lëvizin nëpër Evropë pa ndërhyrje nga aleatët evropianë të Ukrainës.

“Rama, lider strategjik”, Nura: Opozita nuk sheh asgjë përtej ‘syve të Berishës’

22 January 2026 at 18:27

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në tërësi me 110 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për “Bordin e Paqes”.

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend u shpreh se pritet të shkojë personalisht në Shtëpinë e Bardhë, për të nënshkruar përfshirjen e Shqipërisë në këtë bord.

Sakaq, Rama darkoi ditën e djeshme me vajzën e presidentit amerikan Ivanka Trump, pas vizitës së saj në Vlorë lidhur me investimet strategjike.

Analisti Artur Nura tha se lideri Rama është një lider strategjik dhe se bëhet fjalë për projekte të turizmit luksoz me vlerë miliarda euro. Sipas Nurës, opozita sheh vetëm me sytë e Berishës.

“Jo rastësisht iu referua Vlorës. Ai u tha atyre se “u lodhët kaq kohë me filma kaubojsish në versionin Ramaduro”, por është e saktë që Rama sot ishte shumë strategjik dhe tha se komunikon me administratën amerikane. Ai iu referua edhe Parlamentit të Izraelit; lobi izraelit është ndër më të fortët në SHBA. Kjo tregon strategjinë në politikën e jashtme dhe se nuk mund të ndodhte ndryshe që të pranohej një ofertë e tillë në planin strategjik.

Raportet mes Evropës dhe SHBA-së janë të vështira, por kjo nuk mund të bëjë që Shqipëria të futet në mes, sepse do të dëmtohej. Bëhet fjalë për projekte të turizmit luksoz me vlerë miliarda euro. Kjo tregon një jetëgjatësi të pushtetit socialist dhe një miopi të opozitës për të mos parë përtej syve të Berishës.”  / abcnews.al /

❌
❌