Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 January 2026Main stream

Balayage vs Highlights: Cila teknikë e lyerjes së flokëve është ideale për ju? (lifestyle)

By: Klara
19 January 2026 at 17:00

Dëshironi t’i çelni flokët, por nuk jeni të sigurta nëse duhet të zgjidhni highlights apo balayage? Mos u shqetësoni, kjo është një nga dilemat më të shpeshta kur vjen puna te lyerja e flokëve.

Fillimisht, duhet theksuar se janë teknika krejtësisht të ndryshme, por asnjëra nuk është “më e mirë” se tjetra. Zgjedhja varet nga ajo çfarë kërkoni të arrini dhe nga mënyra se si dëshironi të duket flokët tuaj.
Balayage

E preferuar nga shumë personazhe të famshëm, dhe jo pa arsye, balayage ofron një rezultat jashtëzakonisht natyral. Në këtë teknikë, boja aplikohet drejtpërdrejt në flokë, pa përdorur fletë metalike. Rezultati final ngjan me flokë të “puthur” lehtë nga dielli, ku shkrihet gradualisht drejt majave.

Një nga avantazhet kryesore të balayage është mirëmbajtja minimale. Rrënjët nuk krijojnë kontrast të fortë gjatë rritjes së flokëve, ndaj pamja mbetet harmonike për muaj të tërë. Kjo e bën zgjedhjen ideale për ata që nuk dëshirojnë orare të shpeshta te parukierja.

Highlights (hijëzimet)

Termi “highlights” mund t’ju kujtojë fijet e trasha që ishin trend në fillim të viteve 2000, por kjo teknikë ka evoluar ndjeshëm me kalimin e kohës. Sot, hijëzimet realizohen në mënyra shumë më delikate dhe të personalizuara.

Highlights konsistojnë në çeljen e disa fijeve të flokëve për të krijuar kontrast me ngjyrën bazë. Ato realizohen duke përdorur fletë metalike, të cilat izolojnë fijet dhe krijojnë një ndriçim më të theksuar. Trashësia e fijeve dhe nuancat mund të ndryshojnë sipas dëshirës, duke i dhënë flokëve më shumë dimension. Megjithatë, kjo teknikë kërkon mirëmbajtje më të shpeshtë, veçanërisht për lyerjen e rrënjëve.

Cila është zgjedhja e duhur për ju?

Para se të vendosni, është e rëndësishme të kini parasysh qëllimin tuaj, por edhe strukturën dhe dendësinë e flokëve. Nëse flokët janë të hollë ose të dëmtuar, balayage në një nuancë afër ngjyrës suaj natyrale është zakonisht zgjedhja më e sigurt. Nëse synoni një çelje më të theksuar dhe një ndryshim më drastik, highlights janë alternativa e duhur.

Vlen gjithashtu të theksohet se balayage duket veçanërisht bukur në flokë të gjatë ose me gjatësi mesatare, ndërsa hijëzimet mund të realizohen në çdo gjatësi, duke ofruar rezultate mbresëlënëse./KM

16:50 Edison Ndreca mbyll aventurën me Egnatian dhe transferohet në Kazakistan, Tetova: I uroj suksese

By: Klara
19 January 2026 at 16:50

Edison Ndreca nuk do të jetë më pjesë e Egnatias. Mbrojtësi i majtë, një nga protagonistët e skuadrës rrogozhinase në sezonet e fundit, është përshëndetur me ekipin pas ndeshjes ndaj AF Elbasanit (2-2), ndërsa pritet të vijojë karrierën në kampionatin e Kazakistanit me FC Yelimay.

Lajmi u konfirmua në emisionin “Super Gol”, ku trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për largimin e lojtarit.

“I uroj suksese, sepse është drejt fundit të karrierës. E pamë të arsyeshme të bëjmë një tolerim, meqë erdhi një kontratë e mirë për të dhe për klubin”, deklaroi Tetova.

Tekniku komentoi edhe ndeshjen ndaj AF Elbasanit.

“Në pjesën e parë u treguam të nxituar me topat vertikalë. Morëm golin e parë dhe të dytë në tranzicion, aty ku është pika e fortë e Elbasanit. Më pas dominuam, ndërsa Elbasani luajti me shumë lojtarë pas topit”, tha Tetova.

Për Ndrecën, kjo do jetë eksperienca e parë jashtë futbollit shqiptar, pas një karriere të gjatë në elitën e futbollit tonë, ku numëron 231 ndeshje, 27 gola dhe 20 asistime./K.M

16:40 ‘Tërmet’ në tregjet financiare/ Kërcënimet ndaj Groenlandës, bien bursat në Europë

By: Klara
19 January 2026 at 16:40

Bursat europiane e çelë javën në rënie, duke vijuar trendin negativ të nisur që prej njoftimit të Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore ndaj Groenlandës.

Presidenti amerikan deklaroi se nga 1 shkurti, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe Holanda e Finlanda, vende këto që kanë dërguar trupa në ishull, përballen me tarifa doganore prej 10%.

E teksa në Europë po shqyrtohet tani mundësia e pezullimit të marrëveshjes së arritur me Uashingtonin të vitit të kaluar, por që ende duhet ratifikuar nga Parlamenti Euorpian, kërcënimi i një lufte të re tregtare me SHBA-në po shton nervozizmin në tregje. Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili po punon për të koordinuar një përgjigje europiane ndaj tarifave doganore nga ana e SHBA-së, po nxit aktivizimin e Instrumentit  të Bashkimit Evropian Kundër Presioneve. Macron, deklaroi se kërcënimet e Trumpit janë “të papranueshme”.

Tensionet vijnë gjithashtu në një kohë kur në Davos çelet Forumi Ekonomik Botëror. Në terren negativ po lëvizin veçanërisht bursa e Parisit, që u hap me -1.5%, Frankfurti (-1,4%), Madridi (-0,9%) dhe Londra (-0,6%). Sektorët e gjendur nën një presion më të madh janë ata të automobilëve, mallrave të luksit dhe teknologjisë.

Ekspertët thonë se investitorët po orientohen drejt aseteve të sigurta, si metalet e çmuara; ari dhe argjendi arritën nivele të reja maksimale pas një hovi të fortë javën e kaluar./KM

15:00 Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese, ja pse duhet të hani vetëm bukë të zezë

By: Klara
19 January 2026 at 15:00

Që buka është pjesë e rëndësishme e jetës tonë, kjo është e ditur tashmë. Por ajo që na mundon shpesh herë është zgjedhja midis qindra llojeve bukësh që ekzistojnë në treg. Të gjithë mund të pyesim: cila është e duhura për ne? Cila është më e shëndetshme dhe cila nuk duhet të mungojë në vaktet tona?

Po le te ndalemi edhe një herë tek buka e zezë: Cilat janë arsyet se përse duhet zgjedhur një bukë e zezë?

Buka e zezë përmban më shumë fibër, vitaminë B6 dhe E, magnez, hekur, zink dhe acid folik. Gjithashtu, buka e zezë është e duhura për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 si dhe ndihmon me konstipacionin. Nëse doni të keni një diet të balancuar apo dhe të humbisni peshën e tepërt, atëherë buka e zezë nuk duhet të mungojë në vaktet tuaja./KM

10:50 Rociedad trondit Barçën, fut Realin në garë për titull, Flick: Jam i zhgënjyer (VIDEO)

By: Klara
19 January 2026 at 10:50

Në Anoeta, Barça bie përballë Real Sociedad, në një sfidë spektakolare, ku protagonist absolut ishte gjyqtari i takimit dhe sistemi VAR, ku vetëm në pjesën e parë u anuluan 4 gola. Ekipi i Hansi Flick pësoi një humbje 2-1 që më shumë u festuan në Madrid, kjo pasi Reali arrin të ngushtojë diferencën me 1 pikë.

Pas vetëm një minute lojë, Sociedad dërgoi topin në rrjetë, i anuluar nga gjyqtari i takimit për pozicion jashtë loje, por ky ishte një mesazh i fortë për Barçën. Blaugranët reaguan fuqishëm me ekipin e Hansi Flick që gjeti dy herë rrugës, por në të dy rastet si me Fermin Lopez ashtu edhe me Yamal, gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë lojë. Më në fund, pas disa tentative, Real Sociedad gjeti golin e avantazh, me Oyarzabal që tundi rrjetën me një goditje fluturimthi brenda në zonë.

Ashtu si në pjesën e parë, edhe në fraksionin e dytë historia ishte e njëjtë. Yamal fitoi një 11-metërsh për faull në zonë, por pas rishikimit në VAR, gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë lojë. Në minutën e 70-të ishte Rashford që konvertoi me gol një asist të Lamine Yamal duke barazuar shifrat në 1-1. Festa nuk zgjati shumë pasi një minutë më vonë, Guedes realizoi për Sociedad duke rikthyer festën në Anoeta, një gol që në fund rezultoi një trepikësh.

 

I zhgënjyer për këtë rezultat, u shfaq trajneri Hansi Flick: “Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, krijuan shumë raste, por në fund rezultati nuk pasqyron atë që dhamë në fushë, jam i zhgënjyer për këtë, por kjo është mënyra se si ne duam të luajmë futboll”, u shpreh Hansi Flick.

Një fitore të rëndësishme këtë javë siguroi edhe Atletico Madrid, me ekipin e Simeones që triumfoi 1-0 përballë Aleves. Golin trepikësh e realizoi Sorloth në minutën e 48-të. Falë këtij suksesi, Atletico renditet në vendin e 4-ët në kuotën e 41 pikëve./K.M

10:40 “Populli më thirri për të udhëhequr”/ Djali i shahut të rrëzuar paralajmëron kthimin në Iran

By: Klara
19 January 2026 at 10:40

Reza Pahlavi, djali i shahut të rrëzuar në Revolucionin Islamik të vitit 1979, ka deklaruar se do të kthehet në Iran nga mërgimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 65-vjeçari Pahlavi nuk dha një datë ekzakte për kthimin e tij, ndërsa mbetet e paqartë nëse do t’i lejohet të hyjë në Iran dhe me çfarë pasojash do të përballet si politikan i opozitës.

Protestat shpërthyen në të gjithë Iranin në fund të dhjetorit për shkak të një krize të thellë ekonomike dhe inflacionit në rritje, të cilat shpejt u përshkallëzuan në demonstrata më të gjera kundër sistemit autoritar të Republikës Islamike. Pahlavi tha në një videomesazh të postuar në “X” se populli iranian po kërkon një rrugë të re të besueshme përpara.

“Beteja në Iran sot është midis pushtimit dhe çlirimit. Populli iranian më ka thirrur të udhëheq. Unë do të kthehem në Iran”, shtoi ai.

Ai tha se iranianët po ndërmarrin veprime në terren dhe është koha që bashkësia ndërkombëtare t’u bashkohet atyre.

“Do të kthehem në Iran. Populli i Iranit është ngritur për të kërkuar kthimin e vendit të tij. Historia do t’i nderojë ata që qëndrojnë pranë tij”, është shprehur ai.

Pahlavi, i cili u emërua princ kurorë nga babai i tij, ish-Shah, ka jetuar në mërgim në Shtetet e Bashkuara për dekada të tëra. Protestat mund të kenë vrarë 16,500 deri në 18,000 njerëz, sipas shifrave nga personeli mjekësor të botuara në gazetën britanike “Sunday Times” të dielën, megjithëse numri i viktimave nuk mund të konfirmohet saktësisht.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, pranoi për herë të parë të shtunën se mijëra njerëz janë vrarë në trazirat në të gjithë vendin. Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA tha se kishte konfirmuar 3,308 vdekje deri më tani dhe po shqyrtonte 4,382 të tjera.

Shifrat nuk mund të konfirmohen sepse informacioni mbi viktimat nuk është publikuar që kur autoritetet iraniane vendosën një mbyllje të internetit në të gjithë vendin më 8 janar./K.M

10:30 Aksidenti hekurudhor në Spanjë, kompania: Tepër herët për të përcaktuar shkaqet, trenat po udhëtonin me shpejtësi të ulët

By: Klara
19 January 2026 at 10:30

Në këtë pikë është ende “shumë herët” për të ditur se çfarë e shkaktoi daljen nga shinat, tha në një intervistë Alvaro Fernandez Heredia, presidenti i kompanisë hekurudhore kombëtare të Spanjës, Renfe.

Duke folur për televizionin shtetëror spanjoll, ai tha se aksidenti ishte veçanërisht i pazakontë sepse ndodhi në një segment të drejtë të linjës hekurudhore, me sisteme sigurie aktive.

“Ne tashmë e dimë nga regjistrimet e shpejtësisë se trenat po udhëtonin me një shpejtësi më të ulët se ajo e caktuar për këtë segment,” tha ai. Ai shtoi se shkaku mund të lidhet “me ndonjë problem të trenit ose të infrastrukturës”.

Linja e prekur pritet të mbetet e mbyllur për disa ditë, por kompania po përgatitet të ofrojë rrugë alternative transporti.

Fernandez Heredia tha se ky ishte “një nga momentet më të vështira” të jetës së tij, pasi kaloi natën në vendin e aksidentit./K.M

10:20 E veshur transparente, duke kërcyer twerk, Britney Spears ndez Instagramin. Shkakton stuhi reagimesh në rrjet

By: Klara
19 January 2026 at 10:20

Këngëtarja Britney Spears ka shkaktuar sërish reagime të forta në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje të re në llogarinë e saj në Instagram. Videoja, me nota tejet sensuale, ka ngjallur entuziazëm te fansat e saj besnikë, por edhe shqetësim te një pjesë e publikut.

Në pamje, “princesha e popit” shfaqet duke kërcyer e veshur thuajse e zhveshur, me një bady të zi, ku pjesa e sipërme është transparente, duke lënë shumë pak vend për imagjinatën. Lëvizjet provokuese dhe twerk-u i saj kanë rikthyer debatin rreth gjendjes dhe zgjedhjeve të artistes.

Më herët, Spears kishte njoftuar se planifikon të tërhiqet nga turnetë brenda vendit për “arsye jashtëzakonisht të ndjeshme”. Megjithatë, ajo ka bërë të ditur se synon të udhëtojë jashtë Shteteve të Bashkuara “shumë shpejt”, së bashku me të paktën njërin nga djemtë e saj.

Postimi i fundit dëshmon edhe një herë se Britney Spears vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes publike, duke ndarë opinionin mes admirimit dhe shqetësimit./K.M

10:10 Dosja “Partizani”, Berisha paraqitet sot në GJKKO për masën e sigurisë

By: Klara
19 January 2026 at 10:10

Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet sot në GJKKO në kuadër të respektimit të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Teksa kjo është e hëna e tretë e muajit, Berisha duhet të paraqitet siç e përcakton procedura, ndërsa ndaj tij po hetohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani./K.M

08:50 Mot i keq në Kalabri, Siçili e Sardenjë! Mbyllen shkollat, njësitë e emergjencës në gatishmëri

By: Klara
19 January 2026 at 08:50

Last Updated on 19/01/2026 by Klara

Rrezik për stuhi të fuqishme, erëra të forta dhe reshje bore në zona të ulëta. Për Kalabrinë dhe Siçilinë alarmi për mbërritjen e ciklonit Harry është maksimal, ndonëse pak më i lehtë dhe i klasifikuar si portokalli për Kalabrinë, raporton Corriere della Sera.

Ky është efekti, shpjegojnë ekspertët, i një rryme me presion të ulët të përqendruar mbi Afrikën e Veriut, i cili të sjellë rryma të lagështa juglindore drejt Italisë. Në bazë të parashikimeve, Departamenti i Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me rajonet e përfshira, ka njoftuar për kushte të vështira të motit.

Në Catanzaro, Crotone, Catania, Messina, Agrigento dhe Cagliari sot shkollat do të qëndrojnë të mbyllura, ashtu si edhe universitetet në qytetet në rrezik. Në shumë qendra është aktivizuar, si masë paraprake, Qendra Operative Komunale. Ka shqetësim të madh në zonën e Taormina-s dhe Giardini Naxos, në provincën e Messina-s, për shkak të parashikimit të motit të keq; pronarët e ndërtesave bregdetare kanë vënë në punë eskavatorët për të mbrojtur aktivitetet e tyre me “diga” të mëdha rëre./K.M

08:40 VIDEOLAJM/ Si nga përrallat! Dimër ‘i bardhë’ në Dardhë të Korçës

By: Klara
19 January 2026 at 08:40

Last Updated on 19/01/2026 by Klara

E mbuluar nga dëbora, me bredhat e veshur plotësisht nga tisi i saj i bardhë, në Dardhë të Korçës natyra ‘ka pikturuar’ peizazhe dimri.

Në pamjet e ndara në rrjetet sociale nga kryeministri Rama, shihen vetëm rrugët që gjarpërojnë në terrenin e thyer.

Ashtu si çdo vit, Dardha i fton vizitorët të zbulojnë bukurinë e saj të fshehur nën akull e ngricë dhe të jetojnë një përrallë dimri./K.M

08:30 Rinumërimi i votave/ KQZ vendos sot, Prokuroria nis hetimet për “Prizrenin”

By: Klara
19 January 2026 at 08:30

Rinumërimi i votave deri më tani ka sjellë ndryshime të konsiderueshme në numrin e votave të kandidatëve individualë, ku disa kanë përfituar e disa kanë humbur vota.

Mospërputhjet më të mëdha janë evidentuar në komunën e Prizrenit, duke ngritur shqetësime serioze për keqnumërim gjatë procesit fillestar.

Por, a mund të ketë rinumërim të votave në të gjithë vendin?

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për Reporteri.net se sot do të mahet mbledhje, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Elezi tutje ka thënë  se KQZ nuk e përjashton mundësinë e një vendimi të ri për rinumërim të vendvotimeve të tjera, në varësi të gjetjeve që dalin nga procesi aktual.

“Sipas vendimit të KQZ-së, i datës 13 janar 2026, rinumërimi i plotë do të përfshijë 10 komuna, ndërkaq në 28 të tjera do të rinumërohen vetëm nga 10% e vendvotimeve të tyre. Varësisht nga gjetjet gjatë rinumërimit në këto 28 komuna, KQZ mund të marrë vendim të ri për rinumërim të vendvotimeve të tjera. Aktualisht, KQZ nuk ka marrë ndonjë vendim tjetër”, ka thënë Elezi.

Pas diferencës së madhe të votave të disa kandidatëve gjatë procesit të rinumërimit të votave, është vënë në lëvizje Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Petrit Kryeziu ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se sot ka lëshuar autorizim për Policinë për identifikimin e personave përgjegjës, sigurimin e provave, përfshirë këtu procesverbalet dhe nënshkrimet, krejt kjo pasi siç tha ai janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave.

“Si institucion i Prokurorit të Shtetit, kemi monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore. Tani që rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit. Në këtë drejtim, sot, në cilësinë e kryeprokurorit me vetiniciative kam lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që të identifikojnë personat përgjegjës, të sigurojnë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet”, tha Kryeziu.

Kryeziu theksoi se çdo person që ka falsifikuar rezultatet përmes vendosjes së nënshkrimit të tij do të mbajë përgjegjësi, pasi manipulimi i votës është krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis.

“Çdo person që ka vendosur nënshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe duke ndryshuar vullnetin e qytetarit, nuk duhet të qëndroj i qetë, do të mbajë përgjegjësi të plotë penale.

Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis”, tha Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren./K.M

08:20 Mijëra viktma dhe bllokadë totale digjitale/ Gjendja e rëndë në Iran pas protestave

By: Klara
19 January 2026 at 08:20

Autoritetet iraniane e kanë zhytur vendin në atë që dëshmitarët e përshkruajnë si një bllokadë pothuajse totale digjitale, në përgjigje të protestave vdekjeprurëse mbarëkombëtare kundër Republikës Islamike, duke kufizuar ndjeshëm qarkullimin e informacionit nga brenda vendit.

Me qasjen në internet të kufizuar, vetëm rrëfime të fragmentuara kanë arritur në botën e jashtme përmes telefonatave të shkurtra njëkahëshe, individëve me qasje në internet satelitor dhe iranianëve që së fundi janë larguar nga vendi.

Protestat shpërthyen në fund të dhjetorit 2025, në mes të zemërimit në rritje të publikut për vështirësitë ekonomike, inflacionin e lartë dhe zhvlerësimin e fortë të rialit iranian.

Demonstratat fillestare për koston e jetesës dhe keqmenaxhimin ekonomik u përhapën shpejt në disa qytete dhe u shndërruan në protesta më të gjera kundër establishmentit, duke nxitur një reagim vdekjeprurës të forcave të sigurisë.

Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se disa mijëra njerëz janë vrarë ose plagosur gjatë trazirave, megjithëse verifikimi i pavarur mbetet i pamundur për shkak të bllokadës.

Dëshmitarë okularë dhe profesionistë mjekësorë që folën për Radion Evropa e Lirë përshkruajnë spitale të mbingarkuara me pacientë që vuajnë nga plagë të rënda me armë zjarri, veçanërisht në kokë, sy, kraharor dhe bark.

Një protestues nga qyteti verilindor i Mashhadit, i cili së fundi u largua nga Irani, tha se kishte parë forcat e sigurisë duke u përballur dhunshëm me adoleshentë gjatë demonstratave.

Protestuesi përshkroi një adoleshent që pësoi lëndime të rënda në fytyrë pasi u godit me shkopinj, ndërsa një tjetër u qëllua në këmbë dhe më pas u desh t’ia amputonin këmbën.

Spitalet të mbingarkuara

Disa dëshmitarë përshkruan gjithashtu shenja dhune të dukshme në hapësirat publike pasi përfundonin demonstratat.

“Të nesërmen në mëngjes në Haft-e Tir, të gjitha rrugët po laheshin”, i tha REL-it një banor tjetër i Mashhadit që së fundi u largua nga Irani. “Bashkëshorti im e kishte parë; gjithçka ishte e mbuluar me gjak”.

Punonjësit shëndetësorë brenda Iranit raportojnë presion ekstrem mbi institucionet mjekësore.

Në një dëshmi të regjistruar, një anëtar i stafit mjekësor përshkroi një mungesë akute specialistësh, përfshirë neurokirurgë, kirurgë ortopedë dhe oftalmologë, ndërsa pacientët mbërrinin me plagë nga fishekë pushke, veçanërisht në kokë dhe fytyrë.

REL-i nuk mund t’i verifikojë në mënyrë të pavarur shifrat e viktimave apo pretendimet individuale. Megjithatë, mjekë brenda dhe jashtë Iranit thonë se përmasat dhe modeli i lëndimeve sugjerojnë përdorim të gjerë të municionit të vërtetë dhe armëve me fishekë të vegjël.

Shahram Kordasti, drejtor i kërkimeve në Fakultetin e Onkologjisë dhe Shkencave Farmaceutike të Kolegjit Mbretëror në Londër, tha se kolegët e tij në Iran kanë raportuar një numër jashtëzakonisht të lartë lëndimesh në sy dhe kokë.

“Vëllimi ishte aq i madh sa spitalet e specializuara për sytë nuk mund të përballonin më”, tha ai, duke shtuar se mungesat e furnizimeve mjekësore dhe vështirësitë për të arritur në spitale e kanë përkeqësuar krizën.

Spitalet po përballen gjithashtu me mungesa të mëdha gjaku. Roozbeh Esfandiari, një ish-mjek urgjence në Teheran që tani jeton në Shtetet e Bashkuara, u bëri thirrje iranianëve me grupe gjaku O-pozitiv dhe O-negativ që të dhurojnë gjak urgjentisht.

Gazetat iraniane kanë publikuar raporte të kufizuara, por shqetësuese. E përditshmja Ham-Mihan me seli në Teheran raportoi se vëllai i një protestuesi 30-vjeçar tha se burri ishte i gjallë dhe po fliste në spital përpara se papritur të shembej dhe të vdiste nga një plagë me armë zjarri në pjesën e poshtme të barkut.

Një dëshmitar tjetër i tha REL-it se një burrë u vra nga disa plumba ndërsa përpiqej të shpëtonte një mik të plagosur dhe se familja u detyrua të paguante një shumë të madhe për të marrë trupin

E përditshmja iraniane Shargh raportoi se lëndimet në sy përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të viktimave nga protestat. Spitali i Syve Farabi në Teheran, qendra kryesore oftalmologjike e vendit, raportohet se po funksionon me kapacitet të plotë.

Amir-Mobarez Parasta, drejtues i Qendrës së Syve në Mynih, i tha REL-it se shifrat e lëndimeve janë të paprecedenta.

“Jam në kontakt me oftalmologë brenda Iranit”, tha ai. “Vetëm në një klinikë private të syve në Teheran, deri më tani janë regjistruar 6.000 lëndime në sy. Spitalet universitare në qytete të mëdha si Teherani, Mashhadi, Shirazi dhe Tabrizi kanë dokumentuar së bashku të paktën 600 raste që përfshijnë heqjen e syrit”.

Dëshmitarë okularë dhe stafi mjekësor raportuan gjithashtu një prani të rëndë të forcave të sigurisë në spitale, me forca të armatosura që kufizojnë qasjen dhe, në disa raste, ndalojnë pacientët para se të përfundojë trajtimi.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, pranoi më 11 janar se disa persona të plagosur ishin “eliminuar” nga ata që ai i quajti “terroristë”, dhe jo nga forcat e sigurisë.

Mjekët paralajmërojnë se shumë protestues të plagosur mbeten të fshehur, duke shmangur spitalet nga frika e arrestimit.

Plagët e patrajtuara nga armët e zjarrit dhe infeksionet, thonë ata, i vënë këta individë në rrezik serioz për vdekje, ndërsa Irani mbetet kryesisht i shkëputur nga bota e jashtme./K.M

08:10 Dosja ‘Veliaj’, sot seanca paraprake, pritet kalimi ose jo për gjykim

By: Klara
19 January 2026 at 08:10

Këtë të hënë në GJKKO do të mbahet seanca paraprake ndaj kryebashiakut të Tiranës Erion Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe të dyshuarve të tjerë të dosjes.

Shkak për shtyrjen e seancës së kaluar u bë mungesa e Veliajt, i cili nuk ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit drejt GJKKO si dhe mungesa e disa mbrojtësve ligjorë.

Trupa gjykuese do të vendosë nëse çështja kalon ose jo për gjykim. Më herët Gjykata e Posaçme i rrëzoi kërkesat e Erion Veliajt për t’i dhënë akses të njihet me dosjen në burg, si dhe që gjatë seancave gjyqësore të qëndrojë jashtë kafazit të qelqtë.

SPAK e akuzon Veliajn për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv e shpërdorim detyre, akuza që kryebashkiaku i ka mohuar, ndërsa procesin e ka vlerësuar të pabazuar në prova./K.M

06:45 Aksident i rëndë hekurudhor në Spanjë/ Përplasen dy trena, raportohet për disa vikti*a

By: Klara
19 January 2026 at 06:45

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Spanjë, ku janë përplasur dy trena me shpejtësi të lartë. Njëri nga trenat ishte nisur nga Malaga dhe po udhëtonte për në Madrid kur doli nga shinat. Ndërkohë treni tjetër, i nisur për në Huelva dhe që kalonte në një linjë ngjitur, doli gjithashtu nga shinat pas përplasjes.

Dyshohet se në bord trenat kishin rreth 300 persona. Mediat vendase raportojnë për pesë pasagjerë të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. Nuk përjashtohet mundësia që numri i viktimave të rritet në orët në vijim. Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të liruar njerëzit që besohet se janë ende të bllokuar në tren.

Shërbimet hekurudhore në linjën Madrid-Andaluzi janë pezulluara për një kohë të pacaktuar. Lidhur me ngjarje ka reaguar kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

“Qeveria po punon me pjesën tjetër të autoriteteve përkatëse dhe shërbimet e emergjencës për të ndihmuar pasagjerët”, shkroi ai në platformën “X”.

Ministri spanjoll i Transportit, Oscar Puente, u shpreh në reagimin e tij se po e ndjek nga afër situatën. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë./K.M

06:30 Krimi makabër në Itali/ Bashkëshorti vr*t gruan dhe e varr*s në një fushë pranë punës së tij

By: Klara
19 January 2026 at 06:30

Një krim brutal është zbuluar në Itali, në rajonin Anguilar, rreth 30 kilometra larg Romës, ku një grua 40-vjeçare u gjet e groposur.

Sipas prokurorëve, Federica Torzullo u vra brenda shtëpisë së saj nga bashkëshorti, Claudio Carlomanio. Gruaja kishte qenë e zhdukur prej dhjetë ditësh dhe autori i krimit kishte mohuar çdo përgjegjësi deri sot në mesditë.

Pas një sërë hetimesh, karabinierët arritën të gjenin trupin e gruas në një fushë që ndodhej pranë një kompanie bujqësore në pronësi të autorit të krimit. Mediat italiane raportuan se karabinierët, gjatë hetimeve, panë dorën e një gruaje sipër dheut dhe dyshuan se mund të ishte trupi i Torzullo-s.

Çifti jetonte në të njëjtën banesë, por sipas miqve, ata ishin të ndarë. Fqinjët e kishin parë bashkëshortin e 40-vjeçares duke larë një kamion që e përdorte për punë, ndërsa njolla gjaku ishin gjetur në shtëpinë dhe vendin e tij të punës.

Claudio Carlomanio u dërgua në burg në qytetin e Civitavecchia-s, 80 kilometra në veri të Romës. Sipas avokatit mbrojtës të autorit, ai donte të vetëdorëzohej por autoritetet kishin arritur ta arrestonin më para./K.M

06:15 Parashikimi i motit 19 janar 2026

By: Klara
19 January 2026 at 06:15

Moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit. Reshje të pakta ose mungesë reshjesh, kryesisht në zonat malore.

Temperatura të ulëta, me mëngjese dhe mbrëmje të ftohta. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa deti relativisht i qetë./KM

06:00 Horoskopi, 19 janar 2026

By: Klara
19 January 2026 at 06:00

Dashi

Jeta juaj ne çift do jete shume e turbullt gjate kësaj dite. Asgjë nuk do ece si e kishit menduar. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do mund ta gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Gjendja e financave do jene me e mire se me pare. Do mund te kryeni edhe disa transaksione me rëndësi.

Demi

Edhe pse kohet e fundit rutina ka mbizotëruar ne jetën tuaj ne çift, sot gjerat kane për te ndryshuar rrënjësisht. Do bëheni një me partnerin dhe do krijoni një ambient fantastik. Beqaret duhet t’i njohin mire personat qe do ju bëjnë ftesa para se te pranojnë propozimet e tyre. Ne planin financiar priten goxha probleme dhe vështirësi. Kujdes!

Binjaket

Pjesa me e madhe e atyre qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite interesante dhe te mbushur me te papritura te këndshme. Shfrytëzoni çdo moment. Beqaret duhet te dalin dhe te njohin sa me shume persona. Sot fati do jete ne anën e tyre. Ne planin financiar gjerat do ecin me se miri. Do keni aq para sa te kryeni shpenzimet e duhura.

Gaforrja

Do ju duhet te harxhoni goxha kohe sot për te zgjidhur te gjitha problemet e mbetura pezull. Gjithsesi fale bashkëpunimit te ngushte me partnerin, do e keni gjithçka me te lehte. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse te cilat mund t’ua ndryshojnë te ardhmen. Financat duhen pasur me kujdes se kurrë me pare. Gjendja mund te përkeqësohet nga ndonjë pakujdesi e vogël.

Luani

Te gjitha keqkuptimet qe kishin lindur ne jetën tuaj ne çift, sot do te shuhen njëherë e përgjithmonë. Do dashuroheni ashtu si ta ndjeni me atë qe keni ne krah. Beqaret do takohen me persona vërtet interesante, me te cilët mund te krijojnë pa frike një lidhje. Gjendja financiare do jete goxha me e mire nga sa e kishit menduar, kjo fale ndihmës se yjeve.

Virgjeresha

Do ketë edhe momente delikate sot ne jetën tuaj ne çift kështu qe tregoheni te kujdesshëm me çdo veprim. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje te shumta mund te mendojnë edhe t’i japin fund gjithçkaje. Beqaret nuk duhet te nxitohen qe te marrin vendime sepse do pendohen shpejt. Dite e bukur dhe plot fat për financat. Gjendja do jete e qëndrueshme.

Peshorja

Do përjetoni ndjesi te forta gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe gjerat do ecin me se miri. Shfrytëzoni çdo sekonde deri ne maksimum. Beqaret nuk do i marrin seriozisht ftesat qe do ju behet dhe do pendohen shume shpejt për këtë gjë. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Tregohuni sa me te kujdesshëm me shpenzimet.

Akrepi

Do keni shume mosmarrëveshje sot me partnerin tuaj dhe asgjë nuk do ece si e kishit menduar. Nuk do ndaleni dot se e kritikuari atë. Beqaret nuk duhet te bëjnë asnjë çmenduri sepse gjerat mund t’iu kthehen ne kahun e kundërt. Gjendja financiare nuk do ketë asnjë tronditje sado te vogël. Do dini mire si ti menaxhoni ato para qe keni.

Shigjetari

Do kaloni plot çaste te lumtura sot pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni aspak dëshirë te ndaheni për ndonjë çast. Beqaret do jene te pafat ne dashuri, por kjo nuk do te thotë qe do mërziten. Miqtë do i mbajnë pranë dhe do i argëtojnë. Financat do jeni goxha delikate. Mos bëni çmenduri sepse do mbeteni pa para shume shpejt. Nuk do dini nga te shkoni me pas.

Bricjapi

Qëndrojini besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite nëse doni qe marrëdhënia juaj me te të vazhdoje për një kohe te gjate. Beqaret do kenë çaste entuziazmuese dhe te mbushura me takime interesante. Shfrytëzoni secilin prej tyre. Financat mundohuni t’i menaxhoni me shume kujdes derisa gjendja te behet akoma me e qëndrueshme.

Ujori

Dashuria ne çift do jete akoma me e madhe sot. Te dy me partnerin do keni te njëjtat ide dhe mendime mbi jetën dhe gjerat do ju shkojnë me se miri. Beqaret nuk do kenë ditën më me fat kështu qe do ju duhet ende te presin edhe pak për te gjetur dashurinë e madhe. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni gjerat. Tregohuni te kujdesshëm.

Peshqit

Mos kërkoni aventura te tjera sot juve qe jeni ne një lidhje sepse do shkatërroni çdo gjë te bukur qe keni ndërtuar deri me tani. Beqaret do kenë mundësi edhe për aventura fantastike, por edhe për dashuri serioze dhe afatgjata. Gjithçka do jete ne dorën e tyre. Financat do jene goxha te kënaqshme. Do i kryeni shpenzimet e domosdoshme pa asnjë problem./K.M

Before yesterdayMain stream

12:50 Përmbytjet, Rama me kryebashkiakët: Mbetjet, dëm të pariparueshëm për natyrën! Do ngremë Task Force

By: Klara
17 January 2026 at 12:50

Kryeministri Edi Rama tha në takimin me kryebashkiakët në Golem, se përmbytjet nuk erdhën vetëm nga faktorë natyrorë, por edhe nga dora e njeriut.

Sipas kreut të qeverisë, nga qytetarët ka hedhje të plastikës në rrugë, çka ka sjellë dhe bllokim të kanaleve.

“Meqë është takimi i parë i vitit edhe takohemi sy më sy, ju uroj të keni vit sa më të mbarë familjarisht dhe profesionalisht, patjetër politikisht të gjithë bashkë. Sot jemi këtu, në vijim të takimve të organizuara, për të çelur vitin, duke diskutuar për sfida dhe për të vënë disa piketa rrugës dhe për të përcaktuar çështjet kryesore që do duhet të merremi bashkarisht. Dua ta filloj me faktin që viti nisi me një situatë tejet të vështrë atmosferike, që preku një pjesë jo të vogël të komunitetit, të territoreve  dhe që na përballi me sfidën e emergjencës, në kushtet që emergjencat po bëhen sistematike dhe po marrin një profil tjetër, si rezultat i ndryshimeve klimatike. Kemi më shumë thatësirë, zjarre dhe kemi më shumë befasira në aspektin e atmosferës ku krijohen vorbulla si ajo e ditëve të para të vitit, të cilat sipas ekspertëve janë vorbulla që mund të trajtohen në gjuhën e përditshme si ngërçe në fluksin e qarkullimeve të ajrit dhe krijojnë reshje shiu dhe dëbore me intensitet shumë të lartë.

Në këto kushte, nuk ka shumë për të bërë në përballimin e intensitetit të lartë të reshjeve, por ka elementë që lidhen me njeriun dhe pamë sesi kjo situatë u ndërlikua edhe nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e shumëkujt ndër ne, që si qytetar apo si vizitor shqip folës kryesor, sepse nuk janë turistët e huaj që hedhin shishe plastike në rrugë, që e konsideron këtë vend si landfill dhe hedh shishen e zbrazur të ujit, të pijes alkoolike dhe gjithë kjo sasi e madhe që hidhet rrugëve, ku lidhet edhe mungesa e menaxhimit të mbetjeve në territoret rurale, mblidhet dhe falë erës dhe ujërave nga këto situata, vjen dhe bllokon pika kyçe të rrjetit të kullimit, siç ndodhi në Shkozet, Gjirokastër, në disa pika të tjera, ku pavarësisht punës së bërë dhe kemi raportin e përditësuar të ministrisë së Bujqësisë, në bashkëpunimin me çdo bashki, në nëntor ishin pastruar të gjitha. Kryetarja e bashkisë Durrës më çoi video, se si po mbushej pika kyçe në Shkozet pasi u pastrua. Kur gjendemi para kësaj situate agresioni të mbetjeve të plastike, që është ndikimi i njeriut, duhet të angazhohemi për të marrë ofensivë të përbashkët, të rrisim ndjeshmërinë, të krijojmë për ta vënë në kontroll këtë faktor. Ajo që ndodh me plastikën, derdhet në det, ka dëme të pariparueshme për jetesën e detit, ka dëme të pariparueshme për cilësinë e ushqimeve tona. Duhet të bëjmë çmos për ta frenuar këtë lemeri papërgjegjshmërie qytetare. Ky është krim shqiptar, nuk është krim ku mund të vëmë gishtin për të gjetur bashkëfajtorë. Për këtë duhet të marrim masa të shpejta. I kam kërkuar ministrit të Pushtetit Vendor të ngrejë një Task Force, për të konceptuar një plan me 3 faza, të përbashkët, që nga sensibilizimi, tek veprimi në shumë dimensione.”, theksoi ai./K.M

12:40 “Fake news”-et për motrën e tij, reagon Taulant Balla

By: Klara
17 January 2026 at 12:40

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së ka reaguar në lidhje me “fake news”-et se motra e tij Alba Balla qëndron pas subjekteve të kontrolluara mbrëmjen e kaluar nga SPAK-u.

Balla thekson se gënjeshtra udhëton shpejt, por e vërteta mbërrin gjithmonë. Balla nënvizoi se lajmet e rreme janë një problem i rëndë shëndetësor për shoqërinë dhe demokracinë.

Më tej bën thirrje për mediat se para se të publikojnë lajmet për klikime pa asnjë verifikim duhet të ndalen dhe të kontrollojnë burimin pasi dëmi që shkaktojnë me lajmet e rreme është real.

“Besoj se të gjithë biem dakort se duhen krijuar instrumenta në duart e qytetarëve për të kuptuar të vërtetat gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat me bisht. Gënjeshtra udhëton shumë shpejt por e vërteta mbërrin gjithmonë.

Në një kohë kur lajmet e rreme përhapen me shpejtësi alarmante dëmi që shkaktojnë është real. Keqiformim, zemërim dhe humbje besimi. Klikimi dhe çdo shpërndarje pa verifikim i jep forcë gënjeshtrës prandaj të ndalemi, të kontrollojmë burimin dhe të mendojmë kritikisht. Është një akt përgjegjësie qytetare. E vërteta nuk ka nevojë të bërtasë ajo qëndron dhe kur zëri i saj është pak më i qetë.

Ah se harrova, kishte dalë bufi me sorrat me lajme të rreme prej mëngjesit meqë ai i mbrëmshmit kishte qene i rremë.  Unë ja kam marrë dorën këtij maskarai por lajmet e rreme janë një problem shëndetësor i rëndë për shoqërinë dhe demokracinë të cilat duhen kuruar dhe gjetur ilaçe për t’i trajtuar”, thekson Balla në reagimin e tij.

CNA pak më parë solli dhe reagimin e Alba Ballës motrës së Taulant Ballës e cila ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me subjektet e kontrolluara nga SPAK, as nuk i njeh dhe as nuk ka hyrë ndonjëherë në atë kullë ku u ushtruan kontrollet.

“As e njoh, as nuk e kam idenë, jam në shtëpi me fëmijët e mi, as s’kam pasur ndonjë lidhje kurrë në jetën time me ‘call center’-a apo me njerëzit e tyre. As me godinën, në atë godinë nuk kam hyrë asnjëherë dhe jo më të kem zyra”, ka deklaruar për CNA, Alba Balla./ K.M

❌
❌