Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar më 5 janar tarifat e reja me rritje që hyjnë në fuqi nga ky muaj.
Vendimi për tarifat e reja është marrë më 31 dhjetor 2025 dhe vlen deri më 2028.
Sipas tarifave të reja, uji për konsumatorët shtëpiakë është 0.63 euro për metër kub nga 0.45 euro sa ishte vitin e kaluar.
Edhe tarifat e tjera janë shtrenjtuar. Ajo për konsumatorët joshtëpiakë (komercialë dhe industrialë) është 0.82 euro nga 0.62 euro sa ishte vitin e kaluar.
Tarifa për shërbimet e ujërave të ndotur është 0.28 euro për metër kub, nga 0.17 sa ishte.
Po ashtu, KRU “Prishtina” ka publikuar edhe tarifat të reja për kyçje në rrjetin e ujësjellësit dhe shërbime të tjera.
KRU “Prishtina” furnizon me ujë të pijshëm disa komuna të Kosovës dhe trajton ujërat e zeza. Kjo ndërmarrje ofron shërbime në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Podujevë dhe Drenas./K.M
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se Groenlanda i përket Danimarkës dhe se aleanca e NATO-s mund të zhvillojë bisedime për të forcuar mbrojtjen e saj nëse është e nevojshme.
Deklarata vjen pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti kërcënimet e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës, një perspektivë që ka alarmuar aleatët e NATO-s dhe që ka fituar më shumë peshë pasi ai zbatoi kërcënimin e tij për të rrëzuar udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro.
Trump ka thënë vazhdimisht se dëshiron të marrë kontrollin e Groenlandës, një ambicie që e shprehu për herë të parë në vitin 2019 gjatë mandatit të tij të parë në detyrë.
Duke folur me gazetarët në Lituani, Wadephul tha se Gjermania kishte pyetje në lidhje me largimin e Maduro-s dhe theksoi se populli venezuelian duhet të përcaktojë të ardhmen e vendit të tij përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ministri theksoi gjithashtu se Groenlanda është pjesë e Danimarkës.
“Dhe meqenëse Danimarka është anëtare e NATO-s, Groenlanda, në parim, do të jetë nën kujdesin e NATO-s për mbrojtjen e saj. Dhe nëse ka kërkesa të mëtejshme për forcimin e përpjekjeve mbrojtëse në lidhje me Groenlandën, atëherë duhet ta diskutojmë këtë brenda kornizës së Aleancës”, përfundoi Wadephul pa dhënë hollësi mbi natyrën e këtyre bisedimeve./K.M
Natyra vazhdon të mahnisë njerëzimin me fenomene që shpesh duken si skena të shkëputura nga realiteti. Dritat polare, të njohura si aurora borealis dhe aurora australis, krijohen nga ndërveprimi i grimcave diellore me fushën magnetike të Tokës, duke ndriçuar qiellin me ngjyra të gjalla. Këto dukuri janë ndër më të fotografuarat dhe më të studiuarat në botë.
Përveç dritave polare, ekzistojnë edhe fenomene më pak të zakonshme, si retë lentikulare që ngjajnë me objekte fluturuese, apo stuhitë elektrike që krijojnë “sprite” dhe “blue jets”, shpërthime drite që shfaqen lart në atmosferë. Edhe fenomenet si detet që ndriçojnë natën për shkak të planktonit bioluminescent vazhdojnë të mbeten burim kureshtjeje për shkencëtarët dhe turistët.
Shkencëtarët po studiojnë këto dukuri për të kuptuar më mirë proceset natyrore që ndikojnë në klimë dhe ekosisteme. Përtej bukurisë së tyre vizuale, fenomenet natyrore shërbejnë si tregues të ndryshimeve mjedisore dhe të forcave të padukshme që formësojnë planetin tonë, duke na kujtuar fuqinë dhe kompleksitetin e natyrës./KM
Një vrasës shqiptar që shpërndau TikToke nga qelia e tij në Mbretërinë e Bashkuar duke u lutur të dërgohej në shtëpi, më në fund do të deportohet në Shqipëri si pjesë e një skeme transferimi të të burgosurve prej 4 milionë paundësh në vit.
Sipas artikullit të Daily Mail, Eugert Merizaj u dënua me 32 vjet burg në maj 2022 për vrasjen me armë zjarri të tregtarit rival të drogës Hemawand Ali Hussein dhe është burgosur në HMP Manchester, ku ai transmeton rregullisht drejtpërdrejt nga qelia e tij në shkelje të rregullave të burgut.
Në një klip të postuar në gusht, Merizaj konfirmoi se kishte aplikuar për t’u transferuar në Shqipëri si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në vitin 2023.
Sipas marrëveshjes, Britania pritet t’i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të riatdhesuar 200 nga kriminelët e saj më të rrezikshëm, të cilët janë burgosur për vepra penale duke përfshirë vrasje, përdhunim, vjedhje dhe trafik droge.
Megjithatë, skema është penguar nga vonesat dhe një burim në Shërbimin e Burgjeve të Shqipërisë i tha Mail se vetëm 11 të burgosur shqiptarë janë transferuar deri më tani.
Më 11 nëntor, një gjyqtar në qytetin e Fierit pranoi kërkesën e Merizajt dhe njohu dënimin me burg të dhënë nga gjykata angleze.
Ndërsa ai tani mund të kthehet, 15 vrasës të tjerë shqiptarë që ishin të kualifikuar për skemën janë ende në burgjet britanike, përfshirë Koci Selamajn, grabitqarin seksual që vrau mësuesen Sabina Nessa.
Britanisë i kushton më shumë se 53 mijë paund në vit për të mbajtur një të burgosur. Të burgosurit e dhunshëm gjithashtu përbëjnë një rrezik sigurie, me Selamajn të dënuar me katër vjet e gjysmë shtesë në vitin 2024 për goditje me thikë të një roje burgu.
Pavarësisht transferimit të tij të afërt, Eugert Merizaj mbetet ende në HMP Manchester, i cili njihet edhe si Strangeways.
Edhe pse përdorimi i një telefoni celular pas hekurave është i paligjshëm, banditi ka transmetuar drejtpërdrejt në TikTok që nga viti 2023 dhe rojet duket se nuk janë në gjendje ta ndalojnë atë.
Në videon e tij të fundit, të xhiruar të enjten në mbrëmje, Merizaj u pa duke u ankuar se kaloi ‘katër ditë i mbyllur pa i hapur dyert’.
Në një bisedë të mëparshme në TikTok ku diskutohej mundësia e kthimit në Shqipëri, Merizaj renditi ankesat e tij me sistemin britanik të burgjeve.
“Ndoshta nuk do të kem telefon në burgun shqiptar, por e di që mund të marr një. Nuk e kam parë familjen time për shtatë vjet. Flas me ta çdo ditë, por nuk i kam takuar fizikisht”, tha ai.
“Ushqimi në këtë burg është i tmerrshëm. Këtu nuk mund të flasësh as shqip, vetëm anglisht. Mendoj… nuk e di kurrë, ndoshta do të jetë më keq në Shqipëri. Por arsyeja kryesore pse dua të kthehem është të shoh familjen time. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi”, shtoi Merizaj.
Merizaj fillimisht e ka filmuar veten duke fituar para duke fituar lojëra online dhe duke kërkuar donacione nga shikuesit.
Në një video tjetër, ai u pa duke mnudr një tjetër shqiptar në një lojë, duke e bërë atë të qëllonte veten në fytyrë, të lyente veten me Nutella dhe të rruante kokën.
Përmbajtja e Merizajt në mediat sociale sugjeron se ai po shijon një stil jetese të rehatshëm, pasi videot e tij të mëparshme zbulojnë një televizor, altoparlant dhe një pajisje lojërash, si dhe një sërë librash në gjuhën shqipe.
Ai gjithashtu ka pozuar në Instagram duke veshur atlete Dolce & Gabbana me vlerë 555 paund jashtë qelisë së tij duke pirë cigare elektronike me mbishkrimin ‘më i fortë se kurrë’ të shkruar në shqip.
Merizaj ishte pjesë e një bande që joshi tregtarin e kanabisit Hemawand Ali Hussein në një shtëpi në Hartlepool, Qarku Durham, në vitin 2019 përpara se ta qëllonte me një pushkë gjahu.
Duke e dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2022, gjykatësi Lavender pranoi se Merizaj nuk e tërhoqi këmbëzën dhe nuk ishte në shtëpi kur ndodhi vrasja, por tha se ai kishte qenë shumë i përfshirë në planifikimin e saj dhe kishte blerë armë, përfshirë një sëpatë.
Vrasësi tani do të transferohet në burgun e Peqinit, një strukturë e sigurisë së lartë në perëndim të Shqipërisë.
15 vrasësit shqiptarë që mbeten në burgjet britanike përfshijnë Koci Selamajn, 37 vjeç, i cili u dënua me burgim të përjetshëm me një dënim minimal prej 36 vjetësh për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa më 26 shtator 2021.
Një tjetër, 49-vjeçari Ali Qazimaj, vrau çiftin pensionistë Peter Stuart, 75 vjeç, dhe gruan e tij Sylvia, 69 vjeçe, pranë shtëpisë së tyre në Weybread, Suffolk, në qershor të 2016-ës. Gjykatës iu tha se ai kishte punuar si kujdestar për një të afërm të dhëndrit të çiftit./K.M
Është ndarë nga jeta një nga figurat më të respektuara të sportit vlonjat, ish-lojtari i Flamurtarit, Pandeli Opingari.
Ai ka ndërruar jetë pas plagëve të marra në një aksident rrugor dy ditë më parë, teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha në qytetin e Vlorës.
Ngjarja u shënua më 2 janar në rrugën “Demokracia”, ku 96-vjeçari u godit nga një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga një 22-vjeçar me inicialet O.A. Opingari u dërgua menjëherë në spital dhe mbeti për disa orë nën kujdes intensiv, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.
Policia arrestoi drejtuesin e mjetit dhe ka nisur procedurat ligjore për aksidentin, i cili ndodhi në momentin që i moshuari po kalonte në këmbë.
Pandeli Opingarit ka qenë pjesë e Flamurtarit në vitet ’60–’70, mësues i edukimit fizik, trajner dhe një emër i çmuar i komunitetit sportiv e qytetar./K.M
Një ton i madh blu shkaktoi bujë në tregun e peshkut Toyosu në Tokio të hënën në mëngjes, duke u shitur me një çmim rekord prej rreth 3.2 milion dollarë në ankandin e parë të vitit.
Oferta fituese për peshkun 243 kg erdhi nga kompania Kiyomura Corp, operatori i zinxhirit të njohur të sushi-t Sushi Zanmai, i cili ka degë në të gjithë vendin dhe jashtë tij.
“Ton i parë i vitit sjell fat të mirë”, tha Kiyoshi Kimura, presidenti i kompanisë dhe figurë e njohur në ankandet tradicionale të Vitit të Ri, sipas agjencisë Kyodo.
I njohur me nofkën “Mbreti i Tonit”, Kimura njihet për ofertat e larta që bën për tonët blu në ankandet e Vitit të Ri. Pas ankandit, ai tha për gazetarët se ishte “i befasuar nga çmimi”, raporton AFP.
“Mendoja se do të mund ta blinim pak më lirë, por çmimi u rrit para se ta kuptonim”, shtoi ai.
Në vitin 2012, Kimura kishte paguar 56.5 milion jen për një ton blu, ndërsa në 2013 çmimi arriti në 155 milion jen, duke vendosur rekorde në të dy rastet.
Në 2019, ai bleu një ton blu për 333.6 milion jen (rreth 2.1 milion dollarë ose 1.6 milion paund) – një tjetër çmim historik. Megjithëse atëherë kishte thënë se mendonte se “kishte ekzagjeruar”, tani Kimura e ka thyer përsëri rekordin e tij.
Ankandet e para në tregun e Toyosu zakonisht shoqërohen me çmime shumë të larta për peshkun. Vitin e kaluar, ton i parë u bleu për 207 milion jen nga Onodera Group, një tjetër kompani ushqimore që zotëron zinxhirin e sushi-t, e cila tha se peshku do të shërbehej në restorantet e saj në të gjithë vendin.
Energjia e lartë gjatë këtyre ankandeve para lindjes së diellit është bërë një atraksion turistik i njohur në Tokio. Ankandi i së hënës, i cili filloi rreth orës 05:00 lokale (20:00 GMT), nuk ishte përjashtim.
Ton-i milion dollarësh u prenë dhe shërbyen për klientët në restorantet e Sushi Zanmai pak çaste pas ankandit.
“Ndjej se kam nisur vitin në mënyrë të mirë, pasi kam ngrënë diçka kaq të mirëkuptueshme për fatin në fillim të vitit”, tha një klient për AFP./K.M
Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër kanë mbërritur katër autorët e dyshuar të vrasjes me tritol të Hysni Ymerit, një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik.
Të dyshuarit, Gert Bushati, Gjergj Zefi, Edison Hasaj dhe Ergys Ibrahimi, janë paraqitur përpara trupës gjykuese, ku do të njihen me masën e sigurisë të kërkuar nga organet e drejtësisë.
Seanca pritet të përcaktojë masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve, ndërsa hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë./K.M
Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka proceduar 9 persona të tjerë pas protestës së Shqipëria Bëhet para Kryeministrisë. Të arrestuar janë shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç ndërsa të proceduar janë shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh, M. Xh, A. L., E. K. dhe A. P.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dje, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë. Si pasojë, u dëmtuan 2 punonjës policie, njëri prej të cilëve vijon ende në spital;
referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, pa leje dhe në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë”, thuhet në njoftim./K.M
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në rrugën e re të portit, ku humbi jetën një këmbësor.
Në vijim të informacionit të shpërndarë mbrëmjen e kaluar, shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që përplasi këmbësorin Rifat Murra.
I arrestuari është shtetasi L. K., 28 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen./K.M
Hendeku gjinor i pagave është një fenomen i vëzhguar mirë në të gjithë Europën.
Në BE, gratë fitonin 12% më pak se burrat në vitin 2023, sipas Eurostat, që do të thotë se gratë fitonin vetëm 88 euro për çdo 100 euro të fituara nga burrat.
Hendeku është edhe më i gjerë kur bëhet fjalë për pensionet. Në 27 vende evropiane, përfshirë edhe vendet jo-anëtare të BE-së, gratë marrin pensione dukshëm më të ulëta se burrat. Mesatarisht, të ardhurat e grave nga pensionet janë 22% më të ulëta se ato të burrave. Në disa ekonomi të rëndësishme, hendeku tejkalon 35% – sipas OECD-së.
Në vitin 2024, hendeku gjinor i pensioneve varionte nga rreth 6% në Estoni në 37% në Mbretërinë e Bashkuar. Mesatarja e OECD-së është 23%, dhe mesatarja evropiane për 27 vendet në listë është 22%. Kjo do të thotë se, mesatarisht në të gjithë Evropën, gratë marrin vetëm 78 euro në të ardhura nga pensionet, ndërsa burrat marrin 100 euro.
Hendeku gjinor në pensione është mbi 30% në disa vende. Përveç Mbretërisë së Bashkuar, këto përfshinin Holandën, Austrinë, Luksemburgun, Belgjikën, Zvicrën dhe Irlandën./K.M
Rutina e përditshme e brezave të rinj po ndryshon ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme. Fleksibiliteti në oraret e punës, puna online dhe rëndësia e kohës personale po ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën e jetesës. Aktivitetet që lidhen me mirëqenien mendore po fitojnë gjithnjë e më shumë prioritet.
Ekspertët theksojnë se ky transformim po ndihmon në uljen e stresit dhe rritjen e produktivitetit, duke krijuar një ekuilibër më të shëndetshëm mes jetës profesionale dhe asaj personale./KM
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video nga parqet kombëtare të zonave të mbrojtura të vendit tonë.
Me një kolazh nga bota e egër, kreu i qeverisë uron një javë të mbarë për shqiptarët.
“Mirëmëngjes dhe me një kolazh nga bota e egër në parqet tona kombëtare, të zbuluar falë kamerave kurth dhe kujdesit të specialistëve të zonave të mbrojtura, ju uroj një javë të mbarë.” – shkruan kryeministri Rama./K.M
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka përfunduar në spitalin e Traumës pasi një bombol gazi i ka rënë në kokë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, përgjegjës për incidentin Lapaj ka bërë kryeministrin Edi Rama.
“Edi Rama të bëj përgjegjës ty!
Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur. Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur.
Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi.
I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve!”, tha Lapaj./K.M
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-të mund të kryejnë sulme të reja në Venezuelë nëse qeveria e atjeshme nuk bashkëpunon. Kjo deklaratë erdhi pak para se Nicolas Maduro të dalë sot para një gjykate në Nju Jork, pas kapjes së tij bujshme nga forcat amerikane gjatë fundjavës.
Gjatë rrugës për në Uashington, Trump përdori një gjuhë të drejtpërdrejtë për të treguar se kush vendos tani.
“Ne po marrim mbrapsht atë që ata na vodhën. Tani ne kemi kontrollin”, tha Trump, duke iu referuar industrisë së naftës dhe pasurive të Venezuelës.
Ai shtoi se kompanitë amerikane të naftës do të kthehen atje për të rindërtuar industrinë dhe për të nxjerrë naftën nga nëntoka, duke investuar miliarda dollarë.
Trump nuk u mjaftua me Venezuelën. Ai paralajmëroi se mund të ndërhyjë ushtarakisht edhe në Kolumbi dhe Meksikë nëse këto shtete nuk ndalojnë trafikun e drogës.
Për Kubën, ai u shpreh se regjimi komunist atje “duket gati për t’u rrëzuar vetë”.
Nicolas Maduro, 63 vjeç, u kap të shtunën në Karakas gjatë një operacioni ushtarak që la botën pa fjalë.
Ai akuzohet për “narko-terrorizëm” dhe bashkëpunim me kartelet e drogës për të dërguar kokainë në SHBA. Bashkë me të u arrestua edhe gruaja e tij, Cilia Flores.
Sot, Maduro do të dalë para një gjykatësi federal në Manhattan. Edhe pse zyrtarët amerikanë thonë se ky është një operacion i “zbatimit të ligjit”, vetë Trump pranoi se ndërhyrja u bë edhe për shkak të krizës së emigrantëve dhe naftës.
Në Karakas, nënkryetarja Delcy Rodriguez ka marrë drejtimin e përkohshëm dhe ka refuzuar pretendimet e Trump se ajo po bashkëpunon me Amerikën. Ajo e quajti arrestimin e Maduros një “rrëmbim të paligjshëm”./K.M
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro do të paraqitet sot (e hënë) në gjykatë në New York pas arrestimit të tij nga ushtria amerikane në një sulm që la të vrarë të paktën 32 kubanë.
Seanca dëgjimore do të mbahet përpara gjykatësit Alvin Hellerstein, tha Gjykata e Distriktit Jugor të New York.
Maduro përballet me akuzat për drogë dhe armë, një çështje që qeveria e ka ndjekur në gjykatë prej 15 vitesh dhe presidenti është konsideruar i pandehur prej 6 vitesh.
Hellerstein është marrë me çështjen për më shumë se një dekadë. 92-vjeçari është një gjykatës me shumë përvojë që është marrë me disa çështje të rëndësishme të profilit të lartë./K.M
Më 3 janar 2026 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryen një operacion ushtarak të jashtëzakonshëm në Venezuelë, i cili përfundoi me kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, të dy të dërguar jashtë vendit dhe në dorë të drejtësisë amerikane për t’u përballur me akuza federale. Operacioni, i njohur nga U.S. Joint Chiefs of Staff si “Operación Resolución Absoluta”, përfshiu bombardime të gjera në Caracas dhe përdorim të forcave speciale amerikane.
Sipas raportimeve zyrtare Presidenti amerikan Donald Trump dha dritën jeshile për nisjen e ofensivës natën e 3 janarit, duke shpjeguar se do të përzgjidhte kushtet perfekt të motit dhe momentin strategjik për t’i dhënë fund qeverisjes së Maduro-s. Sipas Trump, Maduro ishte në një rezidencë jashtëzakonisht të fortifikuar dhe u kap ndërsa ishte i papërgatitur, madje duke fjetur në krevat, ndërsa forcat amerikane shkatërruan sistemet mbrojtëse me sulme ajrore dhe infiltrim të forcave speciale.
Për operacionin u përdor informacion sekret që u sigurua nga një agjent i infiltruar brenda rrethit të brendshëm të Maduro-s, i rekrutuar nga CIA. Ky burim i brendshëm ishte një pikë kyçe që lejoi Forcat Speciale Delta të Shteteve të Bashkuara të lokalizonin saktësisht vendndodhjen e presidentit dhe bashkëshortes së tij, duke siguruar imazhe dhe koordinata të vlefshme gjatë ditëve kritike përpara kapjes. Për këtë shërbim raportohet se ky spiun do të marrë një shpërblim shumë milionësh nga qeveria amerikane.
Maduro dhe Flores tani përballen me akuza federale në Gjykatën e Distriktit Jugor të New York-ut, përfshirë akuza për konspiracion narko-terrorist, trafikim kokaine dhe posedim të armëve të rënda, çështje për të cilat qeveria amerikane kishte nxjerrë një shpërblim prej deri në 50 milionë dollarë për informacion që të çonte në kapjen e tyre.
Ky operacion ka shkaktuar reaksione të fuqishme ndërkombëtare. Qeveria venezueliane e konsideron këtë veprim si një agresion ushtarak dhe shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, duke dënuar sulmet dhe kapjen si një ndërhyrje të papranueshme në çështjet e brendshme të vendit. Ekspertë ligjorë dhe politikë ndërkombëtarë kanë diskutuar mundësinë e sfidave juridike në forume ndërkombëtare si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, duke theksuar tensionet e rënda diplomatike që ka shkaktuar ky veprim.
Një pjesë e madhe e botës po ndjek me kujdes zhvillimet e mëtejshme rreth kapjes së Maduro-s, ndikimin e saj në rajon dhe përgjigjet e komunitetit ndërkombëtar ndaj rolit të SHBA-së në destabilizimin e një qeverie sovrane./K.M
Interi u rikthye në krye të Serisë A pas fitores 3-1 ndaj Bolognas në “San Siro”.
Zikaltrit dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes dhe krijuan raste që në minutat e para me Lautaro Martínez dhe Marcus Thuram.
Rezistenca e Bolognas u thye në minutën e 39-të, kur Zielinski realizoi nga distanca. Në fillimin e pjesës së dytë, Lautaro dyfishoi avantazhin pas një goditjeje këndi.
Interi pati edhe raste të tjera për të thelluar rezultatin, por pa konkretizim të menjëhershëm. Goli i tretë erdhi në minutën e 74-të, me Thuram pas një tjetër këndi.
Bologna shënoi golin e nderit në fund me Castro, por pa ndikuar në rezultatin përfundimtar.
Një “hakmarrje” nga Interi, për eliminimin e pak ditëve më parë nga Bologna në gjysmëfinalen e Superkupës./K.M
Sot, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik dimëror. Në pjesën më të madhe të vendit do të dominojnë vranësirat, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, veçanërisht në zonat perëndimore dhe bregdetare.
Në zonat malore të veriut dhe verilindjes priten reshje bore, ndërsa temperaturat do të zbresin ndjeshëm, me ngrica gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit. Temperaturat minimale mund të zbresin nën zero në zonat e thella malore.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi verior, herë pas here e fortë, duke krijuar ndjesi më të ftohtë të motit. Deti parashikohet me dallgëzim të moderuar./K.M
Yjet do ju krijojnë një ambient te këndshëm dhe relaksues gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni. Beqaret gjithashtu do kenë mundësi te njohin një person me te cilin pas pak kohesh do fillojnë një lidhje. Financat do jene te mbrojtura nga yjet, megjithatë nuk është ende momenti i duhur për te kryer investime te mëdha.
Demi
Do kaloni çaste shume te lumtura gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje dhe do filloni te mendoni seriozisht për te ardhmen. Beqaret nuk do jene ne humor te mire kështu qe nuk do pranojnë kollaj te dalin me dike. Gjendje e financave do lere për te dëshiruar. ulini te gjitha shpenzimet nëse doni qe te mos bini ne humnere. Mendoni për te nesërmen.
Binjaket
Do tregoheni shume autoritare sot ne jetën tuaj ne çift dhe do jete pikërisht kjo gjë ajo qe nuk do i pëlqejë aspak personit qe dashuroni. Për beqaret do ketë takime, flirte dhe mundësi për aventura kalimtare. Do e kenë vete ne dore se çfarë do bëjnë me pas. Gjendja e financave nuk do ndryshoje nga disa dite me pare. Ju e dini mire çfarë taktike te ndiqni.
Gaforrja
Marrëdhënia ne çift pritet te përmirësohet ndjeshëm gjate kësaj dite. Do arrini te flisni hapur me personin qe keni ne krah dhe do kuptoheni me se miri. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë ta ndryshojnë atë. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse me vone nuk do ketë me rikthim mbrapa.
Luani
Nëse keni ende vetëm një lidhje dhe nuk keni organizuar asnjë ceremoni zyrtare, sot do filloni t’i mendoni seriozisht gjerat. Beqaret gjithashtu do mundohen te gjejnë mënyrën për ta bere për vete personin qe ju pëlqen. Me pak mund do ja dalin. Financat do kërkojnë me shume maturi dhe kujdes se kurrë me pare. Reflektoni mire para se te shpenzoni.
Virgjeresha
Do kaloni çaste fantastike gjate kësaj dite ne krahët e atij qe dashuroni dhe as qe do ju shkoje neper mend te shkëputeni për ndonjë çast prej tij. Beqaret do jene gati për aventura kalimtare. Mundësitë do jene te shumta. Nëse vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat, gjendja do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Shume shpejt do kryeni edhe investimet e menduara.
Peshorja
Mos e privoni veten nga asgjë sot juve qe jeni ne një lidhje, por bëni thjesht atë qe ndjeni. klima yjore do jete e ngrohte dhe plot ngjyra. Beqaret duhet ende te bëjnë durim për ta bere për vete personin qe kane piketuar. Ne fillim ai do beje interesantin. Sektori i financave do jete i paqëndrueshëm. Vetëm ndihme e specialisteve mund t’iu nxjerre nga problemet.
Akrepi
Edhe pse do jeni plot angazhime, sot duhet patjetër te gjeni pak kohe për ta kaluar me partnerin. Nëse vazhdoni ta lini pas dore, lidhjes do i vije fundi. Beqaret do interesohen njëkohësisht për shume persona, por nuk do hedhin asnjë hap me asnjërin. Nëse shpenzimet i kryeni me maturi, gjendja e financave do vije duke u stabilizuar.
Shigjetari
Do afroheni edhe me shume me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ndani gjithçka me te. Edhe ata qe kane pasur probleme dhe vështirësi do ndiheni me te qete. Beqaret do jene ne humor dhe do jene gati për lidhje serioze si dhe aventura kalimtare. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni te gjitha investimet qe keni dëshiruar.
Bricjapi
Për çdo brenge apo paqartësi qe te keni sot mbi lidhjen tuaj duhet te flisni me atë qe keni ne krah. Ai ehte i vetmi qe mund t’iu sqaroje dhe t’iu mbështesë. Beqaret do kenë takime mbresëlënëse te cilat do ua shtojnë dëshirën për te jetuar. te ardhurat do lënë shume për te dëshiruar. Nuk do mundeni dot as te kryeni shpenzimet e nevojshme.
Ujori
Çdo gjë do ju shkoje ashtu si e kishit menduar sot ne jetën tuaj sentimentale. Do ndiheni mjaft mire dhe te dashuruar marrëzisht pas partnerit. Beqaret do fillojnë ta shohin me një sy tjetër një mik te fëmijërisë. Nuk ka asgjë te keqe qe mes tyre te linde një ndjenje. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni. Gjendja do jete goxha e qëndrueshme.
Peshqit
Do tregoheni shume te arsyeshëm gjate kuaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe gjerat do rrjedhin natyrshëm. Nuk pritet asnjë mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret meshkuj do jene me më fat ne dashuri. Femrave do ju duhet te bëjnë akoma me tepër durim. Financat do jene gjate gjithë kohës te mbrojtura. Edhe po kryet ndonjë investim te vogël nuk do ketë probleme./K.M