Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 January 2026Main stream

14:45 Super trafiku në juglindje, makthi i qytetarëve

By: Kesjana
4 January 2026 at 14:45

Nga Elton Qyno

Super trafiku në juglindje, për 10 kamiona asfalt që duhet të hedhë në rrugë firma që po kryen punimet.

Të udhëtosh drejt qyteteve të Juglindjes në fundjave apo në periudhë festash është kthyer në makthin e vërtetë. E di orën se kur je nisur por nuk e di asnjëherë se kur do shkosh në destinancionin final.

Rradhë të gjata kilometrike krijohen nga karvani i madh i makinave, të cilat duket sikur i ngjajnë një eksodi largimi si pasojë e një pushtimi apo fatkeqësie natyrore.

I tillë ishte edhe këtë herë udhëtimi drejt vendlindjes, në Bilisht.

Sapo del nga tuneli i krabës dhe i afrohesh Elbasanit, tek zona e quajtur “Ujrat Kurativë” të kap trafiku dhe për gati dy orë të duhet të presësh deri të mbërish me hapin e Breshkës, tek rreth rrotullimi i Bradasheshit.

Teksa ke mbëritur këtu të duhet tu rezistosh nervave dhe lodhjes për të kaluar rreth rrotullimin e Luleve në Elbasan dhe kryqëzimin e Cërrikut.

Atëhere kur mendon se ke shpëtuar dhe ke fituar disa kilometra liri lëvizje, të shfaqet makthi i fazës së tretë. Pjesa e Mirakës deri në Librazhd një kalvar më vete i trafikut.

E për çfarë! Sepse kompania “2T” që po ndërton segmentin e korridorit 8 në këtë zonë, kursen të shtrojë 10 kamiona asfalt, për të mbushur gropat e mëdha që janë hapur në shtresën me çakull.

Dikur fajin ja vini 1 semafori tek ura e Lumit Shkumbin që kjo kompani vendosi për të kontrolluar lëvizjen, për shkak se po ndërtonte këmbët e urës së re mbi Shkumbin.

Tashmë semafori është hequr por është zëvendësuar me gropa të stërmëdha dhe të mbushura me pellgje uji.

Ku makinat e mëdha gati sa nuk këpusin balestrat, ndërsa ato të voglat guzhinetat dhe sadokartët. Aq e gjatë bëhet pritja sa në këto pellgje me ujë në mes të rrugës edhe mund të notosh.

Kësaj situate të rëndë lëvizje mbi gropa plot baltë dhe ujë, i shtohet dhe një postobllok polici që vendos gjoba dhe heq patenta për parakalim të gabuar dhe mos mbajtje rradhe në trafikun kilometrik.

Mesditën e djeshme kam ngrënë një trafik kilometrik nga Kompleksi “Nogo” që ndodhet mes Librazhdit dhe Qukësit dhe deri tek devijimi i rrugës në Mirakë, ku shkak i gjithë këtij trafiku ishin qindra gropa dhe pellgje uji të krijuar në rrugë e prishur dhe që kompania private, dyzon të hedhi 10 kamiona asfalt për rehabilitimin e rrugës me qëllim lehtësimin e lëvizjes.

Nuk ka lidhje as shiu, as bora dhe as ngrica. E gjitha kjo bëhet për 10 kamiona asfalt që çunat e Autoritetit Rrugor Shqiptar duhet t’i kërkojnë si llogaridhënie kompanisë private.

Niveloni rrugën dhe shtroni asfaltin tek pjesa devijimit të segmentit, se po na duket Korça, më larg se Athina./kb

14:30 2025, viti i goditjes ndaj “Katër Familjeve” të akuzuara për mashtrime kibernetike

By: Kesjana
4 January 2026 at 14:30

Viti 2025 shënoi goditjen e të ashtuquajturave “Katër Familje” kriminale që për vite me radhë drejtonin një nga rrjetet më të mëdha globale të mashtrimeve online, me bazë në rajonin Kokang të Mianmarit, pranë kufirit me Kinën. CNN ka sjellë detaje të tmerrshme, të zbuluara gjatë marrjes në pyetje të disa prej manjatëve kriminalë më famëkeq të Azisë, por edhe dëshmi të të mbijetuarve.

“Njerëzit tregtoheshin si mallra, kafaze hekuri përdoreshin për ndëshkim, gishta të prerë dhe madje edhe sakrifica njerëzore”, raporton CNN, duke ekspozuar tmerrin e jetës në shumë fabrika mashtrimi që shpërndahen përgjatë kufirit të ashpër dhe pa ligj të Mianmarit me Kinën, përcjell A2 CNN.

Sipas autoriteteve kineze dhe raportimeve ndërkombëtare, këto klane; Bai, Liu, Wei dhe Ming, ndërtuan perandori miliardëshe mbi mashtrime në internet, kazino ilegale, trafik njerëzor, drogë dhe prostitucion, duke shfrytëzuar mijëra persona, kryesisht shtetas kinezë, të trafikuar ose mashtruar për të punuar në qendra kriminale.

Tortura, rrahjet dhe shitja e punëtorëve ishin të zakonshme, raportuan mediat shtetërore kineze, përcjell A2 CNN dhe secila familje përdorte milicitë e veta private për të mbajtur nën kontroll punonjësit.

Punëtorët e pabindur detyroheshin të futeshin në kafaze hekuri ose në dhoma të vogla e të errëta, ku rriheshin ose mbaheshin pa ushqim, ose ujë derisa të bindeshin, një metodë ndëshkimi e përdorur nga disa nga klanet Kokang, sipas hetimeve kineze.

“Në dhomën e errët, shtatë ose tetë persona më rrahën së bashku. Ata përdorën tuba dhe shkopinj PVC-je, madje më shkulën thonjtë me pinca. Pastaj më prenë dy gishta me një thikë kuzhine”, tha për CCTV një i mbijetuar i një prej banesave mashtruese në Bai, i identifikuar vetëm si Liao.

Një tjetër i mbijetuar, me mbiemrin Zhu, tha se fillimisht u bindën të çonin orë luksoze përtej kufirit për të fituar para.

“Sapo arrita në kufi, më kapën dhe më shitën direkt. Ai tha se nëse nuk do të jepja rezultate, do të më shiste ose do të më varroste të gjallë”, rrëfeu ai.

Hetuesit kinezë gjetën gjithashtu dhjetëra gra të detyruara të prostituoheshin në këto komplekse. Grave u ishin konfiskuar dokumentet dhe telefonat dhe ishin mbyllur në dhoma të ruajtura nga burra të armatosur derisa të mund të shlyenin një borxh arbitrar, shkruan A2 CNN.

Ndërsa mijëra punëtorë të tyre jetonin në terror, familjet e tyre ndërtuan një jetë luksoze, duke organizuar festa ditëlindjesh dhe bankete luksoze, ku merrnin pjesë anëtarë me ndikim të ushtrisë dhe qeverisë së Myanmarit. Ata shpenzuan paratë e tyre për dhjetëra makina dhe ora luksoze, helikopterë, vila dhe pasuri të patundshme ndërkombëtare të shtrenjta, sipas hetimeve kineze, përcjell A2 CNN.

Industria globale e mashtrimeve, pjesa më e madhe e së cilës është e përqendruar në Azinë Juglindore, vlerësohet të ketë një vlerë midis 50 dhe 70 miliardë dollarëve, dhe vetëm vitin e kaluar  mashtroi viktimat në Shtetet e Bashkuara me të paktën 10 miliardë dollarë, shkruan A2 CNN.

Pas ofensivës ushtarake në vitin 2023 dhe rimarrjes së qytetit Laukkaing në fillim të 2024-ës, qindra viktima u liruan dhe dhjetëra krerë të rrjeteve kriminale u arrestuan e u ekstraduan në Kinë.

Në vitin 2025, gjykatat kineze dënuan dhjetëra anëtarë të këtyre familjeve, përfshirë dënime me vdekje për disa drejtues, për akuza si mashtrim, vrasje, rrëmbim dhe zhvatje.

Autoritetet kineze deklarojnë se goditja ndaj këtyre rrjeteve do të vazhdojë, ndërsa industria globale e mashtrimeve online mbetet ende një kërcënim serioz ndërkombëtar./kb

14:16 “Rezistencë deri në largimin e Ramës!” Ja dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore

By: Kesjana
4 January 2026 at 14:16

Last Updated on 04/01/2026 by Kesjana

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi se nuk pret reflektim nga kryeministri Edi Rama, por synon ndërgjegjësimin e qytetarëve përmes protestës si formë rezistence deri në realizimin e së drejtës. Në një deklaratë për A2 CNN me gazetaren Fjorela Beleshi, Lapaj tha se protesta duhet të vazhdojë me dinjitet, duke kritikuar autoritetet për moslejimin e ngritjes së çadrave dhe duke e cilësuar këtë si mungesë njerëzillëku.

“Nuk pres asnjë reflektim nga Rama. Ajo që pres është të ndërgjegjësojmë njerëz duke u bërë shembull që protesta është rezistencë derisa realizohet e drejta. duhet të vendosen çadra se i merr era. Mua më vjen rëndë që na lënë me plastmas dhe jo me çadër. Kjo është mungesë e theksuar njerëzillëku”, u shpreh Lapaj për A2 CNN.

I pyetur sesi mund ta rrëzojnë kryeministrin Rama i cili ka 83 mandate, Lapaj u përgjigj se mandatet kanë vlerë vetëm kur mbështeten mbi moralin dhe besimin qytetar, ndërsa argumenti i shumicës parlamentare është i pavlefshëm nëse pushteti kapet në shkelje dhe korrupsion.

“Mandatet kanë vlerë kur kanë moral. Dyshoj se janë marrë nën mënyrë të drejtë nëse nuk justifikohen moralisht nuk kanë vlerë mandatet. Kanë fuqi sa qëndron morali. Faktet tregojnë që nuk ka moral se është kapur në flagrancë duke vjedhur në të gjitha nivelet. Argumenti i 83 mandatave është i pavlefshëm. Bëj një qeveri tranzitore, ngri të gjithë drejtorët që të mos japin lekë nga administrata për zgjedhjet”,vijoi Lapaj për A2 CNN.

Ai theksoi se prej vitit 2022 ka pasur përkeqësim të të drejtave të qytetarëve dhe se frika është e instaluar në shoqëri, ndaj protestat me thelb politik janë të domosdoshme.

“Nga 2022 ka një përkeqësim të të drejtave të qytetarëve dhe njerëzit tremben. Protesta që kanë thelb politik janë protesta që i trembin se lidhen me ekzistencën e pushtetit. Kjo është dëshmi e frikës së shoqërisë dhe numrat tanë kanë ardhur duke u rritur. Por edhe sikur një njeri të protestojë”, tha Lapaj, për A2 CNN.

Sipas tij, zgjidhja është krijimi i një qeverie tranzitore, ndalimi i presionit mbi administratën dhe bashkimi i qytetarëve përtej flamujve partiakë. Ai përmendi emrat e Përparim Kabos dhe Tritan Kalo për krijimin e qeverisë tranzitore.

“Nuk është koha të ngremë flamurin e partisë por të bashkohemi për flamurin e Shqipërisë. Asnjë parti politike nuk mund dot regjimin e Ramës. Duke qëndruar dhe ndërgjegjësuar qytetarët. Na bashkon sheshi për këdo që vjen me flamurin kombëtar. Berisha të hyjë në stinën e jetës dhe sheshet t’ia lërë djemve vajzave të PD-së. Asnjë politikan nuk duhet të jetë në qeveri tranzitore. Përparim Kabo e Tritan Kalo të merrnin përgjegjësinë kombëtare në këtë fazë të rëndësishme”./kb

14:15 Nesër priten reshje të dendura shiu në Vlorë, Ujësjellës Kanalizime jep njoftimin e rëndësishëm

By: Kesjana
4 January 2026 at 14:15

Pas njoftimit se nesër priten reshje të dendura shiu në qarkun e Vlorës, Ujësjellës Kanalizime u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen vigjilentë, të ndjekin këshillat e institucioneve dhe të shmangin parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë, për të parandaluar situata të rrezikshme.

“Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, njofton qytetarët se ditën e Hënë, 5 Janar 2026 reshje të dendura shiu pritet të përfshijnë Qarkun e Vlorës.

Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve. Jeni të lutur të shmangni parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë”,njofton Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë.

Grupet e Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë do të jenë në terren për monitorimin e vazhdueshëm të situatës dhe do të ndërhyjnë sipas nevojës.

“Ju lutemi të ndiqni njoftimet zyrtare dhe të bashkëpunoni me strukturat tona për garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës”,përfundon deklarata e UKRV./kb

14:00 Oborri me shtrirje në Shqipëri i shtëpisë amerikane

By: Kesjana
4 January 2026 at 14:00

Nga Preç Zogaj

Maduro, Presidenti i paligjshëm i Venezuelës, do ta meritonte largimin me forcë nga froni vetëm për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me zgjedhje farsë, të cilat nuk i kishte njohur asnjë vend demokratik.

Me forcë! E provuan njerëzit e lirë të Venezuelës dhe u shtypën pamëshirshëm me polici, me ushtri, me banda të  narkoshtetit. Nga kush tjetër atëherë përveçse nga një superfuqi demokratike si SHBA?

Sulmi masiv amerikan i pasmesnatës së 3 dhjetorit, që çoi në arresimin e diktatorit në dhomën e gjumit, nuk mund ta evitojë shqyrtimin në dritën e së drejtës ndërkombëtare. Disa vende si Rusia, Kina, Irani e tjerë të aksit të së keqes për doktrinën amerikane të sigurisë e kanë denoncuar tashmë në kohë reale si dhunim flagrant të kësaj të drejte.

Italia, një vend i NATO-s, aleat i ngushtë me SHBA,   shprehu në mbrëmje mosaprovimin në princip të largimit të  tiranëve permes një ndërhyrjeje ushtarake nga jashtë. Por ndërkaq e konsideroi legjitim një ndërhyrje të natyrës   mbrojtëse kundër sulmeve hibride ndaj sigurisë së vet nga ana e  entiteteve  shtetërore që ushqejnë dhe favorizojnë narkotrafikun. Siç është në rastin konkret Venezuela dhe Presidenti i saj që ishte paralajmëruar  prej kohësh nga  Shtëpia e Bardhë si kreu i karteleve të drogës me destinacion SHBA-në, rininë dhe popullin amerikan.

Pra arsyeja e sulmit nuk është vetëm qëndrimi në pushtet me vota të vjedhura, sado indinjatë provokon farsa zgjedhore në vendet që qeverisën me votë të lirë.

Është edhe droga, aq me tepër droga me mbulesë shtetërore si armë e dëmtimit në masë të SHBA-ve.

Me tej janë sulmet hibride nga një vend “i oborrrit të  shtëpisë”, siç konsiderohen nga SHBA vendet e Amerikës Latine. Venezuela në rastin konkret është përdorur si pykë, avanpost apo plasdarm i Rusisë dhe Kinës për të dëmtuar demokracinë amerikane, forcën e saj.

“Duam te jeni të rrethuar nga vende të sigurta”, tha Tramp para gazetarëve ndërsa po shpjegonte operacionin e mesnatës. Duke shtuar: “Asnjë fuqi e huaj nuk do të na vjedhë më asgjë”. Fjalë të qarta për natyrën gjeopolitike të ndërhyrjes së mbrëmshme ushtarake.

Në kontekstin e një botë multipolare sa i takon natyrës së rregjimeve, “oborri i shtëpisë” amerikane, me specifika të veçanta për çdo vend shtrihet në Europë. Më  konkretisht dhe më dukshëm se shumëkund në vendin tonë si vendi më proamerikan i kontinentit. Arsyet dihen.

Duke filluar nga java e ardhshme në  “oborrin” tonë nis të veprojë ligji i fundit i Kongresit Amerikan, një lloj manuali për hapa dhe veprime konkrete të matshme, me të fuqishëm se deri sot nga SPAK, BKH dhe intitucione të tjera të zbatimit të ligjjit kundër korrupsionit të lartë dhe krimit, kundër  oligarkëve dhe rrjeteve në shërbim të  politikanëve të korruptuar, kundër interferencave të vendeve armike përmes njerëzve të tyre këtu. Nongrata  të tjerë pritet të shpallen përveç atyre që janë shpallur deri me sot. /Kb

13:45 Vrasja e Hysni Ymerit/ Zbardhen detaje, një prej të arrestuarëve u pagua 1 mijë euro për të vendosur tritolin

By: Kesjana
4 January 2026 at 13:45

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me tritol e 67-vjeçarit Hysni Ymeri. Sipas raportimeve, një prej personave të arrestuar shtetasi G.B dyshohet se është paguar 1 mijë euro për të vendosur lëndën plasëse në paketën elektrike të pallatit ku banonte Ymeri.

Lënda dyshohet se është vendosur dy ditë para se të bëhej shpërthimi i telekomanduar.

Shuma e parave është gjetur dhe sekuestruar në banesën e tij.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar shtetasin G.B duke kaluar në zonë, por edhe gjatë kohës që ka ndërruar rrobat pasi vendosi lëndën plasëse.

Në pamjet e kamerave. G.B shfaqet i veshur me kominoshe të cilat më pas i heq dhe i hedh në anë të lumit.

Hetuesit kjanë zbuluar se ditën e ngjarjes, në lagjen “Manush Alimani”, ndodheshin edhe dy të arrestuarit E.I dhe E.H. Grupi hetimor ka dyshime të forta se shpërthimi i telekomanduar të jetë bërë nga E. I.

Për hetuesit ende mbetet i paqartë porositësi i vërtetë i krimit, apo edhe motivi i vrasjes së 67-vjeçarit./Kb

13:30 Stuhi dëbore anekënd SHBA-ve

By: Kesjana
4 January 2026 at 13:30

Një stuhi e fuqishme dimërore në formën e një ciklon intensiv ka përfshirë pjesën më të madhe të SHBA-së me një përzierje bore, akulli, shiu dhe erërash të forta.

Orët e fundit janë shënuar temperatura shumë më të ulëta. Këto janë pamjet që vijnë nga shteti i Nju-Jorkut, ku reshje të tilla dëbore janë tipike në çdo fillim viti.

Stuhitë e borës e kanë bërë të pamundur udhëtimin në disa zona.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për temperatura deri në minus 30 gradë në Dakotën e Veriut dhe në Minesota.

Në jug të SHBA-ve, u shënuan stuhi të forta që sinjalizuan mbërritjen e një fronti të acartë, i njohur si “Veriu Blu”, i shoqëruar me një rënie të temperaturave dhe erëra të forta veriore në të gjithë rajonin.

Ngrohtë ishte në Atlanta, ku temperatura maksimale ishte rreth 22 gradë Celsius të dielën, por me ndryshimin e menjëhershëm të motit, temperatura minimale shkoi në -3.9 gradë Celsius në mëngjesin e kësaj të marte.

Edhe Kalifornia përjetoi një fundjavë mjaft të thatë, ndërkohë që stuhitë e fuqishme e goditën këtë shtet me shira të rrëmbyeshëm që sollën përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje dheu.

Ky ndryshim moti solli anekënd SHBA-së vonesa dhe anulime të fluturimeve ajrore. Shërbimi Kombëtar i Motit i ka këshilluar shoferët që të mbajnë ushqim dhe ujë shtesë në automjetet e tyre në rast emergjence./kb

13:20 Rritja e siguracionit të makinave në Shqipëri/ Goditje ndaj familjes, vjedhje e pastër

By: Kesjana
4 January 2026 at 13:20

Vendimi për rritjen deri në 30% të siguracioneve të makinave në Shqipëri është konsideruar një vjedhje e pastër dhe një goditje ndaj shumicës së familjeve shqiptare nga Agron Gjekmarkaj.

Sipas tij kjo është një rritje e pajustifikuar ekonomikisht dhe rëndon drejtpërdrejt mbi familjet shqiptare, në një kohë kur fuqia blerëse është në rënie dhe kostoja e jetesës në rritje të vazhdueshme.

Gjekmarkaj thotë se kjo është një formë arrogante korrupsioni që të përplaset në fytyrë paturpësisht.

“Rritja deri në 30% e siguracioneve të makinave në Shqipëri është një vjedhje e pastër publike ndaj qytetarëve. Eshte një grabitje!

Ky është vendim që godet drejtperdrejtë shumicen e familjeve shqiptare! Është një politikë që fut duart në xhepat dhe kursimet e çdo shqiptari që zotëron një automjet.

Pas  deshmive  të qytetarve , analizat e tregut dhe raportet zyrtare, rezulton se kjo rritje është e pajustifikuar ekonomikisht dhe rëndon drejtpërdrejt mbi familjet shqiptare, në një kohë kur fuqia blerëse është në rënie dhe kostoja e jetesës në rritje të vazhdueshme. Ky vendim antipopullor duhet zhbërë me urgjence! Një formë arrogante korrupsioni që të perplaset në fytyre paturpesisht!

Shqipëria keto ditë është e bllokuar nga veriu në jug. Rrugët janë të pamirëmbajtura dhe nuk plotesojnë kushtet e sigurisë së udhetimit. Rruga e Kombit, një nga akset më të rëndësishme kombëtare, u kthye në një kurth për qytetarët për shkak të mungesës së ndërhyrjes së shtetit në kushtet e motit të keq.

Po ashtu, rasti më flagrant ishte rruga nga Ura e Bustricës në Elbasan, ku kilometra të tëra u mbuluan nga ngrica, duke lënë qytetarët në të ftohtë për orë të tëra në pritje. Po kaq e veshtirë ishte gjendja në rruget e Veriut!

Aksidentet e shumta, shpesh me pasoja fatale, flasin qartë për mungesë totale të shtetit, për indiferencë dhe për mungesën e Policisë së Shtetit në terren.

Ndërkohë, energjia elektrike ndërpritet në qytete dhe fshatra, madje edhe në natën e Vitit të Ri, siç ndodhi në disa zona të Tiranës.

Qyteti më i madh i jugut, Vlora, mbeti për ditë të tëra pa ujë.

Kjo është pasqyra reale e një qeverie dhe shteti që nuk u shërben qytetarëve të tij por vetem klienteve të tij politik!”, shkruan Gjekmarkaj./Kb

13:19 Tensione në tubimin para Kryeministrisë, policia përleshet me protestuesit e “Shqipëria Bëhet”

By: Kesjana
4 January 2026 at 13:19

Last Updated on 04/01/2026 by Kesjana

Protesta e organizuar nga Shqipëria Bëhet para Kryeministrisë është përfshirë nga tensionet, teksa efektivët e policisë së shtetit janë përleshur me protestuesit.

Ende nuk dihen arsyet e dhunës, por forca të shumta policia kanë shtyrë fizikisht protestuesit duke u përpjekur t’i largojnë./kb

12:45 Moti i keq në qarkun Shkodër/ Si paraqitet situata në 24 orët e fundit

By: Kesjana
4 January 2026 at 12:45

Moti i keq ka përfshirë bashkitë e veriut të vendit. Sipas informacioneve përgjatë 24 orëve të fundit situata në qarkun e Shkodrës paraqitet si vijon më poshtë:

Bashkia Shkodër

Në territorin e bashkisë Shkodër nuk evidentohen problematika përveç rrugës së Prekalit dhe Kirit, ku grupet e punës janë në terren duke punuar për zgjidhjen.

•Aksi Bogë–Theth është i kalueshëm. Mjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore, nëse udhëtojnë drejt destinacioneve malore.

Bashkia Malësi e Madhe

•Në territorin e kësaj bashkie vijojne reshjet e shiut me të shoqëruara me erë.

•Ka probleme me furnizimin me energji elektrike në fidrat Zagorë, Vrakë dhe Kelmend.

Ekipet janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

Bashkia Fushë-Arrëz

•Vijojnë reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë, por pa problematika të evidentuara.

Bashkia Vau Dejës

Vijojnë reshjet shiut me intensitet të ulët.

Situata paraqitet pa probleme në të gjitha njësitë administrative.

Bashkia Pukë

•Vijojnë reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë, por pa problematika të evidentuara.

Akset rrugore

•Aksi Koplik–Bogë dhe Dedaj–Razëm: Gjatë natës dhe në orët e mëngjesit ka pasur reshje shiu. Qarkullimi kryhet normalisht, pa problematika. Mjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore.

•Aksi Bogë–Theth, Kryesisht në zonën e Qafë Thores gjatë natës janë regjistruar reshje të lehta dëbore. Qarkullimi kryhet me goma dimërore.

Borëpastrueset dhe punonjësit janë në terren.

•Aksi Tamarë–Vermosh, rruga është e kalueshme pa probleme. Ka prezencë gurësh në disa segmente, ndërsa borëpastrueset dhe punonjësit janë në terren dhe po vijojnë pastrimin.

DRV Shkodër

Sipas informacioneve nga kontraktorët e mirëmbajtjes së akseve nën administrimin e DRV Shkodër, nuk raportohen probleme me qarkullimin rrugor.

Druk Lezhë

•Nga 65 mm reshje shiu në 24 orë, nuk ka probleme në kanalet kulluese, argjinatura,  dhe Digën e Rezervuarit të Shkodrës.

•Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër, Rezervuari i Shkodrës dhe prurjet në përrenjt kryesorë janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje.

•Hidrovorët e Velipojës (Vilun dhe Ças) janë në gatishmëri për punë me kapacitet të plotë./Kb

12:40 Thirrja e aktivistëve të Shqipëria Bëhet: Të krijohet qeveria tranzitore

By: Kesjana
4 January 2026 at 12:40

Last Updated on 04/01/2026 by Kesjana

Aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe qytetarë po protestojnë sot para Kryeministrisë.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

“Hajdutët si Rama dhe banda e tij kanë vjedhur arsimin dhe të drejtën për të jetuar në një vend të lirë.

Në të gjithë këto vite janë munduar të na vjedhin lirinë dhe dinjitetin.

Shqiptarët janë të frikësuar. Ata kanë frikë se i heqin nga puna, kanë frikë për ndihmën ekomonike, për të hequr frikën e tyre duhet të heqim këta që janë në qeveri.

Pse po protesojmë ditë e natë? Se ky shtet është i kapur, ka kapur çdo institucion. Ne duhet të protestojmë dhe të kërkojmë dorëheqjen e tij. Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës. Kërkojmë një qeveri tranzitore.

Kjo qeveri do të përgatisë vendin për zgjedhje të lira, të ndreshme dhe demokratike që të na drejtojnë profesionistët dhe jo hajdutët”, tha një prej aktivisteve./Kb

12:30 A ishte i ligjshëm sulmi i Trump ndaj Venezuelës? Ekspertja: Shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare

By: Kesjana
4 January 2026 at 12:30

Sulmi i urdhëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, ndaj Venezuelës përbën një “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe një akt agresioni ndaj një shteti sovran”.

Kështu e cilëson profesoresha Marina Castellaneta, pedagoge e së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Barit, duke komentuar arrestimin e presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga forcat amerikane.

Sipas saj, veprimi bie ndesh drejtpërdrejt me Kartën e Kombeve të Bashkuara.

“Neni 2, paragrafi 4 i Kartës së OKB-së ndalon përdorimin e forcës. Kjo është një normë detyruese, nga e cila mund të devijohet vetëm në rast të vetëmbrojtjes, pas një sulmi të armatosur të pësuar. Në këtë rast, kjo kusht nuk ekziston”, shpjegon Castellaneta.

Administrata Trump e ka justifikuar operacionin si pjesë të luftës kundër narkotrafikut ndërkombëtar, por për profesoreshën ky argument nuk qëndron.

“Për trafik droge, trafik qeniesh njerëzore apo korrupsion ndërkombëtar ekzistojnë konventa specifike të OKB-së. Instrumentet janë juridike: bashkëpunimi mes autoriteteve, hetimi dhe gjykimi. Në asnjë rast nuk lejohet përdorimi i forcës ushtarake kundër një shteti sovran”, thekson ajo.

As akuzat e rënda ndaj Maduros nuk justifikojnë një ndërhyrje të tillë.

“Ekziston një çështje e hapur në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe Venezuela e ka ratifikuar Statutin e saj. Atje proceset zhvillohen sipas shtetit të së drejtës. Ky nuk është mandat arresti, por rrëmbim i një personi. Për më tepër, një kryetar shteti gëzon imunitet, parim që SHBA e ka mbrojtur edhe në raste të tjera, si ai i Netanyahut”, nënvizon Castellaneta.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së e ka cilësuar rastin si një “precedent të rrezikshëm”. Sipas ekspertes italiane, arsyeja është e qartë.

“Bëhet fjalë për një shkelje flagrante nga një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit. Reagimet e vakëta të komunitetit ndërkombëtar tregojnë frikë për t’u pozicionuar hapur dhe rrezikojnë të minojnë një nga shtyllat e së drejtës ndërkombëtare”.

Sa i përket reagimeve, Castellaneta shprehet se Këshilli i Sigurimit është praktikisht i paralizuar për shkak të së drejtës së vetos që kanë SHBA-të, por një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të ishte e mundur.

“Do të ishte interesante të shihej sa shtete do ta dënonin hapur Trump. Nëse dënojmë agresionin rus ndaj Ukrainës, me të njëjtin standard duhet të dënojmë edhe agresionin amerikan ndaj Venezuelës”, thotë ajo.

Qëndrimet e paqarta të disa qeverive evropiane, përfshirë Italinë, që flasin për “ndërhyrje legjitime” duke dënuar njëkohësisht përdorimin e forcës, cilësohen si formula diplomatike pa bazë të qartë ligjore.

“Askush nuk shpjegon mbi çfarë legjitimiteti juridik mbështetet ky veprim. Edhe rasti i Panamasë me Noriegën ishte një shkelje e hapur e së drejtës ndërkombëtare”, shton ajo.

As vënia në dyshim e legjitimitetit të zgjedhjeve të Maduros nuk përbën justifikim.

“Probleme të tilla ekzistojnë në shumë vende dhe trajtohen nga organizma ndërkombëtarë me sanksione, jo me vendime të njëanshme ushtarake. Kjo tregon një qasje imperialiste, e reflektuar edhe në dokumentet e strategjisë së sigurisë kombëtare të SHBA-ve”, thekson Castellaneta.

Më 16 dhjetor, administrata Trump e kishte shpallur regjimin e Maduros si “Foreign Terrorist Organization”, duke e paraqitur këtë si bazë ligjore për veprim ushtarak. Por për profesoreshën, kjo është një iniciativë e njëanshme pa vlerë juridike ndërkombëtare.

“Edhe më parë, etiketime të tilla janë përdorur për të justifikuar luftëra, si rasti i Irakut”, kujton ajo.

Edhe nga këndvështrimi i së drejtës amerikane, veprimi i Trump shihet si i diskutueshëm.

“Do të nevojitej autorizimi i Kongresit, përveç rasteve kur ekziston një rrezik i menjëhershëm për SHBA-në. Megjithatë, edhe presidentë të tjerë në të kaluarën kanë vepruar pa miratim paraprak, duke raportuar më pas”, përfundon Castellaneta./kb

12:15 Britania e Madhe dhe Franca bombardojnë bunkerin nëntokësor të armëve të ISIS-it në Siri

By: Kesjana
4 January 2026 at 12:15

Avionë luftarakë britanikë Typhoon dhe avionë francezë kanë kryer një sulm të përbashkët ndaj një depoje nëntokësore armësh të ISIS-it në malet në veri të Palmirës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Objekti dyshohet se ruante armë dhe eksplozivë dhe u godit me bomba të drejtuara Paveway IV. Sipas autoriteteve, objektivi u qëllua me sukses dhe nuk ka shenja për dëme civile.

“Avionët tanë përdorën bomba të drejtuara Paveway IV për të synuar një numër tunelesh hyrëse deri në objekt. Treguesit fillestarë janë se objektivi u qëllua me sukses. Nuk kishte shenja të ndonjë dëmtimi të civilëve në sulmin e së shtunës vonë dhe të gjithë avionët u kthyen të sigurt”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Operacioni është pjesë e përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar për të parandaluar ringjalljen e ISIS-it në Siri, i cili u mposht ushtarakisht në vitin 2019, përcjell A2 CNN.

Zyrtarët theksuan se forcat ajrore britanike vazhdojnë patrullimet dhe sulmet e synuara në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit në Siri dhe Irak.

RAF ka përdorur dronë ajrorë dhe avionë me pilot për të goditur luftëtarët dhe objektivat e ISIS-it si pjesë e koalicionit ndërkombëtar që nga viti 2014 .

Kombet e Bashkuara thonë se ISIS-i ka ende midis 5,000 dhe 7,000 luftëtarë në Siri dhe Irak/kb

12:00 Çfarë tregon konflikti mes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara për aleancën pro-perëndimore

By: Kesjana
4 January 2026 at 12:00

Një incident i fundit në Jemen ka zbuluar tensionet mes dy aleatëve kryesorë të SHBA-ve në Lindjen e Mesme, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke sfiduar idenë se ekziston një “aks i përbashkët” arab kundër Iranit.

Sipas raporteve, Arabia Saudite sulmoi dy anije të Emirateve që transportonin armë dhe pajisje ushtarake për milicitë Houthi në jug të Jememit. Më pas, Këshilli Presidencial i Jemenit, nën udhëheqjen e Dr. Rashad Al-Alimi dhe me urdhër të Arabisë Saudite, kërkoi nga Emiratet të tërhiqnin trupat e tyre brenda 48 orëve dhe anuloi marrëveshjen e mbrojtjes midis dy vendeve.

Megjithëse Arabia Saudite dhe Emiratet janë aleatë në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit dhe kanë marrëdhënie të ngushta tregtare dhe politike me SHBA-të, incidenti tregon se interesat lokale shpesh tejkalojnë aleancat strategjike. Në Jemen, diferencat mes dy vendeve janë të qarta: Arabia Saudite mbështet idenë e një Jemeni të bashkuar dhe stabil për të siguruar sigurinë e rrugëve detare, ndërsa Emiratet e Bashkuara përkrahin milicitë dhe forcat separatiste për të ruajtur ndikimin e tyre në zonat kyçe detare dhe tokësore.

Që nga fillimi i luftës në 2015, Houthi-t kanë arritur të kontrollojnë rreth 40% të territorit të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sanaa, pavarësisht ndërhyrjes së koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet, i cili përfshinte edhe mercenarë të huaj. Në vitet e fundit, Emiratet kanë mbështetur këto milici dhe kanë marrë nën kontroll ishullin Socotra, ku kanë ndërtuar baza ushtarake. Sipas disa burimeve, edhe Izraeli ka një bazë aty, e mbrojtur nga Emiratet.

Ky zhvillim tregon se aksioni i përbashkët i supozuar për të kërcënuar Houthit në praktikë nuk ekziston. Arabia Saudite duket e kujdesshme për të mos rifilluar luftën pas armëpushimit të arritur me Houthit rreth katër vjet më parë, ndërsa Emiratet fokusohen më shumë në kontrollin e milicive dhe influencës rajonale.

Incidenti i fundit thekson se interesat strategjike të vendeve të Gjirit nuk përputhen gjithmonë, edhe kur flitet për aleanca pro-perëndimore në Lindjen e Mesme./kb

Dita e Ujit të Bekuar/ Kryepiskopi Joan do të hedhë kryqin në detin Adriatik te Porti i Durrësit

By: Kesjana
4 January 2026 at 11:50

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Joani në datën 6 Janar do të jetë në Durrës për ditën e Shenjtë të Ujit të Bekuar.

Në të kremten e Pagëzimit të Zotit tonë Jisu Krisht, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan do të drejtojë Liturgjinë Hyjnore në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës, ora 7:30 – 10:00.

Ndërsa, në orën 10:30, pas Bekimit të Ujit, Kryepiskopi do të kryejë procesin e hedhjes së Kryqit në Detin Adriatik te porti i Durrësit në Rrugën Tregtare, Lagjja nr 1./Kb

11:40 NASA zbulon foto ekskluzive të kometës ndëryjore 3I/Atlas

By: Kesjana
4 January 2026 at 11:40

Viti 2025 ndriçoi qiejt me kometën ndëryjore 3I/Atlas. Ky objekt kozmik hyri në Sistemin tonë diellor më 1 korrik 2025, duke u kataloguar si i treti që hyn në zonën tonë.

Me kalimin e pak muajve, kometa e jashtëzakonshme tërhoqi vëmendjen e gjithë komunitetit shkencor dhe opinionit publik botëror për veçantitë e saj, por edhe mbi lëvizjen e afrimin e saj të shpejtë. Në nëntor 2025 arriti një distancë prej 286 mln km nga Toka, dhe në udhëtimin e saj më 19 dhjetor prek pikën më të afërt, prej 269 mln km, pothuajse dy herë distanca Tokë-Hënë.

Observatori i ESA-s, XMM-Newton, arriti ta ndjekë për rreth 20 orë kometën, dhe nga imazhet rezulton se hapësira që e rrethon duket boshtësi, ndërsa Atlas 3I si një burim i ndritshëm. Gazrat që lëshon nga bërthama, duke u përplasur me erën diellore, prodhojnë rreze X përmes ndërveprimit të molekulave të ndryshme. Vëzhgimi i këtij mekanizmi në një objekt që mbërrin nga universi i largët është një rezultat që në aspektin shkencor ka shumë vlerë.

Deri më tani, me akumulimin e vrojtimeve, rezulton se Kometa është objekt kozmik unik, me një përbërje kimike të pazakontë, shumë ndryshe nga kometat e sistemit tonë Diellor. Bishti i saj është mjaft i pasur me dioksid karboni, ndërsa sasia e ujit është e zbehtë. Studiuesit shpjegojnë se një raport elementesh kimike të tillë do të thotë se është krijuar në një mjedis shumë të ftohtë ose kimikisht plotësisht ndryshe nga ai ku kanë lindur kometat lokale.

Gjithashtu janë identifikuar edhe gjurmë monoksidi karboni, avuj atomikë nikeli, ku ky i fundit në formën e gaztë tregon krijimin në procese fizike të pazakonta për njohuritë tona.

Sipas studimeve të deritanishme, Atlas 3I mund të jetë një objekt qiellor ekstremisht antik, i krijuar miliarda vite më parë, dhe i nxjerrë jashtë sistemit planetar të origjinës. Gjatë udhëtimit ekstremisht të gjatë ndëryje dhe univers, sipërfaqja e saj është ekspozuar ndaj bombardimit të rrezeve kozmike galaktike, duke krijuar një shtresë në sipërfaqen e saj plotësisht ndryshe dhe mjaft të evoluar për nga përbërja kimike.

Edhe sjellja fizike që ka kjo kometë ndëryjore është plotësisht ndryshe nga çka kemi njohuri. Reflekton dritën në mënyrë anormale dhe lëshon gazra të lokalizuara nga struktura e saj në mënyrë koherente me një rrotullim të bërthamës çdo 15-16 orë.

Ndër hipotezat e hedhura natyrisht nuk kanë munguar edhe dyshimet nga përfaqësues të komunitetit shkencor dhe me autoritet akademik mbi natyrën e saj aliene, në sensin që është një mjet transporti i një civilizimi jashtëtokësor mjaft të sofistikuar. Hipoteza është shoqëruar edhe me argumentime të mirëfillta, por komuniteti shkencor nuk e ka pranuar këtë tezë dhe janë pozicionuar vetëm në studimin e saj në kohë, gjatë fazës së saj të afërt me Tokën./kb

11:30 Kaos në qiellin grek: Defekti teknik bllokon fluturimet, dhjetëra avionë mbeten në ajër

By: Kesjana
4 January 2026 at 11:30

Një defekt i rëndë në sistemet e komunikimit radio ka paralizuar totalisht hapësirën ajrore të Greqisë këtë të diel. Problemi teknik ka bërë të pamundur nisjen e avionëve nga aeroportet kryesore, ndërsa ata që janë në fluturim po devijohen ose po tentojnë të ulen përmes procedurave manuale.

Çfarë po ndodh aktualisht?

Nga aeroporti “Eleftherios Venizelos” i Athinës dhe ai i Selanikut nuk po lejohet asnjë nisje e re.

Avionët që ishin në ajër po drejtohen drejt shteteve fqinje ose po detyrohen të presin mbi det derisa të lirohet një hapësirë për ulje.

Situata është kritike pasi sot shënohet një nga ditët me fluksin më të madh të udhëtarëve që kthehen nga pushimet e fundvitit.

Pse ndodhi defekti?

Sipas informacioneve të para, problemi lidhet me qendrat kryesore të kontrollit në Athinë dhe pjesën veriore të Greqisë. Sistemet e vjetruara të radios nuk po lejojnë komunikimin normal mes kullës së vrojtimit dhe pilotëve.

Eksperti i aviacionit dhe piloti i njohur, Grigoris Konstantellos, shpjegoi se në raste të tilla, pilotët ndjekin “procedurat e humbjes së komunikimit”. Ata duhet të rrotullohen mbi aeroport derisa të gjejnë momentin e duhur për t’u ulur, pa ndihmën e sistemeve automatike.

A ka rrezik për përplasje?

Edhe pse situata duket alarmante, ekspertët qetësojnë udhëtarët. Avionët modernë janë të pajisur me sistemin TCAS, i cili bën që avionët “të flasin” me njëri-tjetrin në ajër për të shmangur çdo rrezik përplasjeje, edhe pa ndihmën e kontrollorëve nga toka.

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar se kur do të rikthehet normaliteti, ndërsa Autoriteti i Aviacionit Civil Grek pritet të dalë me një deklaratë së shpejti./kb

11:20 Protesta para Kryeministrisë/ Bllokime dhe kufizime të qarkullimit të automjeteve në disa akse

By: Kesjana
4 January 2026 at 11:20

Themeluesi i nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj do të zhvillojë ditën e sotme një protestë para Kryeministrisë në orën 12:00.

Policia ka bërë me dije se për shkak të protestës do të ketë kufizime të lëvizjes duke nisur nga ora 11:00 deri në përfundim të tubimit.

Bllokime të pjesshme të qarkullimit do të ketë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Policia e Tiranës u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e pengesave në qarkullim dhe garantimin e lëvizjes së lirë të pjesëmarrësve në tubim./ kb

Before yesterdayMain stream

10:45 “Spektakël qiellor”, sonte mos harroni të shihni ‘Hënën e Ujkut’! Shenjat e horoskopit që do të preken nga ky fenomen

By: Kesjana
3 January 2026 at 10:45

Hëna e parë e plotë e vitit 2026  e njohur edhe si “ Hëna e Ujkut ”  pritet të ndriçojë qiellin e natës të shtunën. 

Do të jetë superhëna e katërt radhazi, pas Hënës së Korrjes në tetor, Hënës së Kastorit në nëntor dhe “Hënës së Ftohtë” në dhjetor. 

Dukshmëria do të varet nga kushtet e motit, por nëse qielli është i kthjellët, fenomeni pritet të jetë spektakolar. Herën tjetër që Hëna do të shfaqet kaq e madhe dhe e ndritshme do të jetë në nëntor 2026. 

Këtë vit, maji do të ketë madje dy hëna të plota, që do të thotë se viti 2026 do të shohë gjithsej 13 hëna të plota në vend të 12. Hëna e plotë shtesë njihet si “hënë blu” dhe ndodh afërsisht çdo dy vjet e gjysmë – prej nga rrjedh shprehja “një herë në një hënë blu”. 

Pse quhet “Hëna e Ujkut”? 

Sipas Old Farmer’s Almanac, emri “Hëna e Ujkut” vjen nga traditat e amerikanëve autoktonë, të cilët gjatë kësaj periudhe të dimrit dëgjonin ulërimat e ujqërve që, të uritur nga i ftohti i gjatë, afroheshin më pranë vendbanimeve. 

Cilat shenja të horoskopit do të preken?

Hëna e plotë sjell ndryshime të fuqishme, veçanërisht për Gaforret, Peshoret, Dashin dhe Bricjapin. Ndikimi i saj do të ndihet për dy javët e ardhshme dhe fokusi do të jetë te emocionet, familja, shtëpia dhe ndjenja e brendshme e sigurisë. 

Gaforrja si shenjë e hënës së plotë thekson nostalgjinë, nevojën për kujdes dhe ngrohtësi, por edhe ndjeshmërinë më të madhe ndaj fjalëve dhe veprimeve të njerëzve të tjerë. 

Në të njëjtën kohë, kjo periudhë sjell qartësi – bëhet e qartë se çfarë kënaq dhe çfarë e shterron emocionalisht. Është e mundur të mbyllni çështje të vjetra familjare, të zgjidhni marrëdhëniet e kaluara ose të merrni vendime të rëndësishme që lidhen me shtëpinë, zhvendosjen ose marrëdhënien me prindërit. Edhe pse është e rëndësishme të dëgjoni zërin e brendshëm, këshillohet kujdes për të shmangur reagimet impulsive. 

Hëna e Plotë në Gaforre na kujton nevojën për ekuilibër emocional. Kujdesi për të tjerët nuk duhet të vijë në kurriz të paqes personale, dhe kjo periudhë është ideale për lehtësim emocional, falje dhe çlirim nga gjithçka që ju lidh me të kaluarën dhe prish ndjenjën e sigurisë në momentin e tanishëm. /kb

 

10:30 Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

By: Kesjana
3 January 2026 at 10:30

Shqipëria mbetet ndër vendet me aftësinë më të ulët për të kursyer në kontinent, ku vetëm një pjesë e vogël e popullsisë arrin të lërë mënjanë para. Të dhënat më të fundit tregojnë se më pak se një e pesta e shqiptarëve mbi moshën 15 vjeç deklarojnë se kanë mundur të kursejnë, një nivel dukshëm më i ulët krahasuar jo vetëm me vendet e Bashkimit Evropian, por edhe me shumicën e vendeve të rajonit.

Krahasuar me shtetet fqinje, Shqipëria renditet në fund të listës për nga përqindja e popullsisë që ka kursime, ndërsa në vendet e BE-së më shumë se gjysma e qytetarëve arrijnë të kenë para të lëna mënjanë. Diferencat janë të ndjeshme edhe brenda vendit, ku aftësia për të kursyer është shumë më e ulët tek familjet me të ardhura të pakta dhe në zonat rurale, ndërsa rritet disi në grupet me të ardhura më të larta dhe në qytete.

Për shumë familje, të ardhurat mujore shkojnë pothuajse të gjitha për shpenzime bazë si ushqimi, energjia, qiraja apo transporti, duke mos lënë hapësirë për kursime.

Të dhënat tregojnë se ndërsa një pjesë e vogël e individëve me të ardhura më të larta arrin të krijojë kursime, shumica e popullsisë përballet me vështirësi të vazhdueshme financiare. Kjo situatë nxjerr në pah nevojën për politika që nxisin rritjen e të ardhurave, forcimin e edukimit financiar dhe krijimin e instrumenteve më të aksesueshme që ndihmojnë qytetarët të kursejnë./kb

❌
❌