Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KOSTT: Stabilizohet furnizimi me energji pas rritjes së prodhimit nga KEK

14 January 2026 at 16:09


Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT) ka njoftuar se gjendja në sistemin elektroenergjetik të vendit është normalizuar dhe stabilizuar, pas ndërmarrjes së masave të koordinuara për balancimin e ngarkesës dhe përmirësimin e parametrave të furnizimit me energji.

Sipas KOSTT-it, një rol kyç në stabilizimin e situatës ka pasur Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), e cila ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe efikase duke rritur prodhimin vendor të energjisë elektrike.

"Kjo masë ka garantuar vazhdimësinë e furnizimit, stabilitetin e sistemit dhe integritetin e rrjetit elektroenergjetik", thuhet në njoftim.

KOSTT ka bërë thirrje që të gjitha palët pjesëmarrëse në tregun e energjisë të respektojnë rregulloret operative dhe obligimet kontraktuale, me qëllim të sigurimit të një operimi të qëndrueshëm, të sigurt dhe të optimizuar të rrjetit.

Po ashtu, KOSTT ka bërë të ditur se do të mbetet në gjendje të gatishmërisë operative, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur stabilitetin dhe performancën e sistemit, në përputhje me kompetencat ligjore dhe përgjegjësitë operative.

Ndryshe, sot gjatë ditës ka pasur reduktime të energjisë elektrike në gjithë vendin.

KESCO në një njoftim për media kishte theksuar se sistemi elektro-energjetik është duke u përballur me një situatë të jashtëzakonshme, si pasojë e rritjes së ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike, e cila aktualisht nuk mund të mbulohet plotësisht nga prodhimi vendor.

“Për shkak të kësaj rritjeje, KESCO është e detyruar të sigurojë rreth 50% të energjisë elektrike përmes importit, në kushte shumë të vështira të tregut rajonal dhe ndërkombëtar", njoftoi KESCO./Telegrafi/

Kurti: KEK po prodhon me kapacitet maksimal

1 January 2026 at 16:41


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ndodhet në një moment historik transformimi, me investime që tejkalojnë 500 milionë euro, të cilat synojnë modernizimin, qëndrueshmërinë dhe harmonizimin e plotë me standardet e Bashkimit Evropian.

Kurti theksoi se modernizimi i turbinave dhe investimet tjera në njësitë B1 dhe B2, rehabilitimi i thellë i njësisë A3, si dhe investimet madhore në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, përbëjnë hapa kyç për sigurinë energjetike të vendit. Një risi e rëndësishme, sipas tij, është edhe hyrja për herë të parë e KEK-ut në sektorin e energjisë së ripërtritshme përmes parkut solar.

Me përfundimin e këtyre projekteve, Kosovës pritet t’i shtohen rreth 150 megavat kapacitete shtesë në termocentralet ekzistuese dhe 100 megavat kapacitete të reja gjeneruese nga burimet e ripërtritshme.

Kryeministri bëri të ditur se që nga 19 dhjetori, KEK-u është duke prodhuar me kapacitet maksimal, me pesë njësi gjeneruese aktive, për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji gjatë ditëve të ftohta të fundvitit dhe fillimvitit, kur konsumi është i lartë.

Në fund, Kurti falënderoi punonjësit dhe menaxhmentin e KEK-ut për punën dhe profesionalizmin, si dhe Bordin e Drejtorëve dhe Ministrinë e Ekonomisë për mbikëqyrjen dhe përkrahjen në realizimin e këtyre projekteve.

“KEK-u sot po forcon themelet e energjisë së të ardhmes – një KEK më i fortë, më modern, më i sigurt dhe më i gjelbër, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të brezave që vijnë”, u shpreh Kurti.


Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje pagash

24 December 2025 at 13:22


Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) sot ka mbajtur një protestë në sheshin “Nënë Terezë”, saktësisht para zyrave qendrore të ndërmarrjes.

Protesta u mbajt me kërkesën për rritje pagash, ku punëtorët kërkojnë trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve ekonomike në përputhje me përgjegjësitë dhe rrezikun e punës së tyre.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga protesta.








Pas protestave, aprovohet rritja e pagave për punëtorët e KOSTT-it

19 December 2025 at 15:00


Shoqata Sindikale e KOSTT-it njofton se pas një dialogu të gjatë dhe konstruktiv me Menaxhmentin dhe Bordin e KOSTT-it, është arritur marrëveshje e rëndësishme për punëtorët e këtij institucioni.

“Pas tri protestave dhe vendimit tonë për hyrjen në grevë, arritja e kësaj marrëveshjeje tregon se dialogu dhe bashkimi i punëtorëve japin rezultat", thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Sipas marrëveshjes, secili punëtor do të përfitojë nga 1,000 € shpërblim fundviti, ndërsa është aprovuar edhe buxheti për ngritjen e pagave që do të fillojë të zbatohet nga viti 2026, pas miratimit formal nga ZRRE.

Sindikalistët falënderojnë Menaxhmentin dhe Bordin e KOSTT-it për “mirëkuptimin e kërkesave tona të ligjshme dhe të drejta”, ndërsa "një falënderim i veçantë shkon për Kryetarin e Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, dhe Avokatin Sylejman Klinaku për mbështetjen dhe kontributin profesional".

“Ky është një shembull i qartë se dialogu, uniteti dhe veprimi sindikal i vendosur japin rezultate konkrete për punëtorët”, përfundoi njoftimi. /Telegrafi/


Punëtorët e KEK-ut protestojnë në Prishtinë për rritjen e pagave dhe pagën e 13-të

12 December 2025 at 11:41


Sot (12/12/2025), para zyrave qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë, një numër i madh punëtorësh nga sektorë të ndryshëm të korporatës kanë zhvilluar një protestë paqësore, duke kërkuar rritjen e pagave dhe pagesën e pagës së 13-të.

Punëtorët shprehën pakënaqësinë e tyre me pankarta dhe thirrje si: “Punëtorët e rrezikuar në punë, por rrezikshmëria nuk paguhet”, “Duam ngritjen e pagave, dhe ne duam jetën” dhe “Menaxhment respekto ligjin e punës, paguaj vikendet për punëtorët me ndërrime”, raporton Telegrafi.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK, Nexhat Llumnica, në emër të punëtorëve, theksoi se kërkesa për pagën e 13-të është e drejtë dhe se punëtorët janë themeli i zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Kush më shumë se na meriton pagën e 13-të. Derisa kërkesa për rritje pagës është e kamotshme, paga nuk është rrit. …ne sot jemi këtu duke dëgjuar premtime për gjithë sektorin publik që paguhen nga taksapaguesit e Kosovës, nga ndjersa jonë, që e marrin pagën e 13 e mos t’ia japësh punëtorit të KEK pagën e 13 është më shumë se e turpshme", deklaroi ai.

Kreu i Sindikatës shtoi se ndjesa dhe përpjekjet e punëtorëve po keqpërdoren, duke bërë thirrje për respektimin e ligjit dhe të drejtave të punëtorëve.

“Derisa kërkesa për rritje pagash është e kamotshme, paga nuk është rrit. Sot e shprehim pakënaqësinë në këtë formë, por kaq të qetë nuk do të jemi herë të tjera. Kompania nuk është vetëm për menaxhmentin, por për punëtorët dhe gjithë Kosovën. Pa neve nuk ka zhvillim ekonomik”, potencoi Llumnica.

Sindikalistët paralajmëruan se nëse kërkesat nuk adresohen, mund të ndërmerren veprime të tjera sindikale.

Protesta u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa incidente, ndërsa punëtorët kërkuan që zëri i tyre të dëgjohet nga institucionet dhe menaxhmenti i KEK-ut. /Telegrafi/

Njësia A3 jashtë funksionit, KEK jep detaje për furnizim me energji elektrike

8 December 2025 at 16:15


Korporata Energjetike e Kosovës bën të ditur se blloku i Termocentralit “Kosova A”, përkatësisht A3, është jashtë funksionit të prodhimit të energjisë elektrike.

Këtë për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, i cili thekson se prodhimi dhe furnizimi me energji elektrike është i pandërprerë, pavarësisht situatës me Njësinë A3, që ishte në remont që nga 31 tetori.

Skënder Bucolli theksoi po ashtu se janë duke operuar me njësinë A4 të TC Kosova A, si dhe me njësitë B1 dhe B2 të TC Kosova B, me një kapacitet të përgjithshëm prodhues prej 14,640 MWh.”

”Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se sot, më datë 08.12.2025, është duke operuar me njësinë A4 të TC Kosova A, si dhe me njësitë B1 dhe B2 të TC Kosova B, me një kapacitet të përgjithshëm prodhues prej 14,640 MWh”, ka thënë Bucolli.

Ai shtoi se njësia A3, e cila ka qenë në remont që nga 31 tetori, pas ri‑fillimit është vërejtur se ka nevojë për ndërhyrje dhe sanime shtesë teknike gjatë kësaj jave.

KEK njofton gjithashtu se po përmbush në mënyrë të plotë të gjitha obligimet operacionale dhe kontraktuale, duke garantuar stabilitetin dhe furnizimin pa ndërprerje për konsumatorët.

“Vlen të theksohet se njësia A3 ka qenë në remont që nga data 31 tetor dhe, pas startimit të saj, është vlerësuar nevoja për ndërhyrje dhe sanime shtesë teknike gjatë kësaj jave. Megjithatë, sasia e energjisë së kësaj njësie është kompensuar dhe, bazuar në planin e nominuar nga KEK, nuk ka mungesë të prodhimit me energji elektrike”, ka shtuar Bucolli.

Tani në prag të stinës së dimirit, është rritë edhe kërkesa për konsum të energjisë elektrike.

​Emërohet një tjetër ushtrues detyre i ri në KEK

8 December 2025 at 13:12


Pas shkarkimit të Ramadan Ahmetit nga pozita e Drejtorit të Termocentralit B, ka lëvizje të reja në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Klan Kosova ka mësuar ekskluzivisht nga burime brenda KEK se sot është emëruar një tjetër ushtrues detyre në këtë institucion, Jonuz Saraqi.

U.D. i drejtorit Ekzekutiv të KEK-ut, Gramos Hashani, e ka caktuar Saraqin si Ushtrues Detyre të Drejtorit të Termocentralit Kosova B.

Kush është Jonuz Saraqi?

Saraqi ka shërbyer më herët si drejtor i Termocentralit “Kosova A”.

Në vitin 2024, ai ishte shkarkuar nga ish-drejtori i KEK-ut, Bekir Gerguri, për shkak të vlerësimit të dobët të performancës.

Pavarësisht kësaj, këtë vit, Hashani e ka rikthyer atë në pozitë të lartë duke e emëruar drejtor teknik në TCB, ndërsa sot ka vendosur që ai të marrë edhe drejtimin ekzekutiv të këtij termocentrali.

Kujtojmë se paraardhësi i Saraqit, Ramadan Ahmet, u shkarkua të premten nga pozita.

Derisa në Kosovë gjendja në sektorin e energjisë vazhdon të jetë kaotike, Hashani po përshpejton vendimet për emërime dhe shkarkime brenda KEK-ut.

Së fundmi, vëllai i ish-deputetit Bylbyl Sokoli është emëruar U.D. i Drejtorit Operativ të Termocentraleve dhe Minierës.

Ajo që ka ngjallur më shumë reagime është fakti se Sokoli është kimist me profesion, gjë që e bën të pazakontë caktimin e tij në një pozitë kaq të ndjeshme dhe teknike në operimin e termocentraleve dhe minierave. /Kp/

"Importi i energjisë elektrike" Rizvanolli: Qeveria nuk blen energji, kontratat i kanë vetëm kompanitë private

5 December 2025 at 13:38


Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk është palë në proceset e blerjes së energjisë elektrike, duke theksuar se këtë e bëjnë vetëm operatorët privatë të licencuar si KEDS dhe KESCO.

Sipas saj, përgjegjësitë për licencimin dhe mbikëqyrjen e tregut të energjisë i takojnë institucioneve të pavarura dhe jo ekzekutivit. Ajo ka theksuar se qeveria nuk posedon kontrata tregtimi të energjisë dhe se këto dokumente i kanë në posedim vetëm kompanitë private dhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), përcjell Telegrafi.

“Ne si qeveri nuk jemi përgjegjës për licensimin e kompanive as për mbikëqyrjen e tregut të energjisë elektrike. Dhe nuk posedojmë kontrata të tregtimit të energjisë të kompanive, mirëpo këto i kanë vetëm kompanitë dhe ZRRE”, ka deklaruar ministrja.

Rizvanolli ka bërë të ditur se, për hir të informimit publik, qeveria ka kontaktuar të gjitha palët relevante lidhur me pretendimet për import energjie nga kompania EFT.

Sipas saj, as ndërmarrjet publike, e as ato private, nuk kanë pasur kontrata me këtë kompani gjatë mandatit të qeverisë aktuale.

“KOSTT dhe KEK kanë konfirmuar që gjatë qeverisjes sonë nuk kanë pasur asnjë kontratë me EFT-në. Për më tepër edhe kompanitë private KESCO dhe KEDS kanë konfirmuar të njëjtën – që nuk kanë pasur kontratë me EFT gjatë këtyre viteve të qeverisjes sonë”, ka shtuar Rizvanolli.

Për më tepër Rizvanolli tha: “Përkundër kësaj, për të mbështetur gënjeshtrën se kinse po importohet energji nga EFT, në publik janë plasur disa rezultate të ankandeve. Këto janë paraqitur sikur të ishin dëshmi të blerjeve nga operatorët në Kosovë, e që në fakt nuk janë”. /Telegrafi/

Ish-përzgjedhësi i Sllovenisë: Dua që Kosova të shkojë në Botëror

3 December 2025 at 17:45


Humbja që Kosova i shkaktoi Sllovenisë në Lubjanë ishte fatale për përzgjedhësin Matjaz Kek, pasi Federata e Futbollit të Sllovenisë vendos të mos e vazhdojë më bashkëpunimin me të.

Lajmi për ndarjen e palëve u bë i ditur të hënën, ndërsa tani vetë Kek, në një intervistë për mediumin e njohur kroat Sportske Novosti, ka folur edhe për Kombëtaren e Kosovën.

Ai shprehu dëshirën që Kosova të jetë pjesë e Kampionatit Botëror që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

“Tani pasi Sllovenia nuk është në Botëror, nuk kam probleme se për kë të bëj tifo në Kampionatin Botëror. Çdo gjë është më e lehtë”.

Matjaz Kek

“Dëshiroj që edhe Bosnjë-Hercegovina të kualifikohet, edhe Kosova le të kalojë”, ka deklaruar ai.

Gazetari kroat ia kujtoi se Kosova e eliminoi Slloveninë nga gara për Botërorin dhe trajneri e pranoi faktin.

“Po, është e pakëndshme që na ka mposhtur 2-0 në Lubjanë. Para kësaj kemi luajtur në Prishtinë ndeshjen më të mirë dhe është dashur të fitojmë”.

Ndeshja e tetorit në Prishtinë kishte përfunduar pa gola, me sllovenët që kishin krijuar më shumë raste shënimi.

Në përfundim të kualifikimeve, Kosova u rendit e dyta dhe siguroi pjesëmarrjen në 'play-off-in' e marsit, ndërsa Sllovenia përfundoi në vendin e tretë.

Kek vlerësoi nivelin e Kosovës dhe mënyrën se si funksionon ekipi.

“Më ka treguar se në cilën mënyrë mund të funksionojnë vendet e vogla, me bazë më të vogël të lojtarëve por me kualitet shumë të mirë. Ka fituar shumë lojtarë që luajnë në Gjermani, Spanjë”.

“Kur i ke 7-8 të tillë, formon ekip shumë të mirë. Për mua ishte dëshpëruese, por në anën tjetër e pranoj që te Kosova ishin më të mirë”, ka thënë Kek mes tjerash.

Kujtojmë se Kosova në gjysmëfinale të ‘play-off-it’ luan me Sllovakinë në Bratisllavë dhe nëse e fiton atë ndeshje, e pret Turqinë apo Rumaninë në finale e cila vendos kush do të kualifikohet në Botëror./Telegrafi/

Gjykimi ndaj Nagip Krasniqit - dëshmitari tregon procedurën e shitblerjes së energjisë në ankand

25 November 2025 at 19:56


Në gjykimin ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, versionin e tij rreth kësaj ngjarje e ka rrëfyer Granit Beqiraj, i cili deklaroi se në KEK punon që nga viti 2017 dhe se me profesion është ekonomist.

Nagip Krasniqi akuzohet se i ka shkaktuar dëm KEK-ut 3 milionë euro, si shkak i tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane” e cila sipas Prokurorisë Speciale nuk ka qenë e licencuar në Kosovë.

Beqiraj është dëshmitar i Prokurorisë Speciale, i cili u pyet nëse është tregtuar energji elektrike me kompaninë Sllovene në vitin 2022 dhe 2023, Holding Slovenska Elektrana, që sipas Prokurorisë nuk ka pasur licencë.

Sipas dëshmitarit, gjatë kësaj periudhe kishin marrë një shkresë nga ZRRE që ka kërkuar raport për tregtim të energjisë elektrike, që sipas tij deri në atë kohë nuk kishin qenë të njoftuara se kanë qenë duke tregtuar energji elektrike me kompani që nuk janë të licencuara, përfshirë këtu edhe HSE.

“Pasi e kemi marrë këtë shkresë, zyra për tarifa e ka dërgu raportin për kompanitë që kanë marrëveshje me KEK-un dhe njëra ndër kompanitë ka qenë edhe HSE, sipas rekomandimit të zyrës për rregullatorë të energjisë,{…} aty e ka cekur se tregtari i energjisë duhet të ketë licencë të lëshuar nga ZRRE apo duke u bazuar në parimin e reciprocitetit që do duhet të ketë njohje të licencës”- tha Beqiraj.

Sipas Beqirajt brenda KEK-ut kishin marrë një njoftim që të vazhdohet operimi ashtu siç kanë qenë duke operuar deri në atë kohë, deri sa të ketë një njoftim të radhës. Rreth këtij njoftimi të ZRRE-së, sipas Beqirajt në dijeni ka qenë edhe kryeshefi ekzekutiv i KEK, Nagip Krasniqi, pasi që ka qenë i përfshirë në (CC) në email.

Dëshmitari tutje rrëfeu se ishte formuar një komision në kuadër të KEK-ut dhe është vendosur që operatorët që nuk i kanë licencat të ju shkëputen kontratat, e sipas dëshmitarit bëhej fjalë për qershorin e vitit 2023.

Dëshmitari ka rrëfyer se si shkonte procedura e shitblerjes së energjisë elektrike në ankand ku ju bëhej thirrja përmes e-mailit të gjitha kompanive, në fund procedura përmbyllet me finalizimin e kontratës ditore për shitblerjen e energjisë elektrike, që sipas dëshmitarit për nënshkrimin e tyre e kishte autorizuar drejtorin operativ, Luigj Imerin.

“Kryeshefi ekzekutiv e ka autorizu drejtorin operativ që mund të vazhdojë me nënshkrimin e kontratave ditore. Drejtrori operativ e ka pasë një autorizim nga kryeshefi ekzekutiv”- tha dëshmitari.

Dëshmitari u pyet nga avokati Virtyt Ibrahimaga që mbron Nagip Krasniqin, nëse përveç njoftimit për ndalim të tregtimit të energjisë, ZRRE a kishte dërguar te KEK-u ndonjë vendim tjetër, sipas dëshmitarit, i cili tha se me sa i kujtohet vendim në formë të shkruar departamenti ku punonte dëshmitari nuk kishte pranuar, vetëm e-mailin njoftues.

Dëshmitari duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit Ibrahimaga, tha se sipas legjislacionit të Komitetit të Bashkimit Evropian për Energji, vendet e BE-së nuk i kanë të detyrueshme licencimet në vendet e tjera.

Meqë nuk kishte dëshmitarë të tjerë të planifikuar për seancën e sotme, e njëjta u ndërpre dhe e radhës pritet të mbahet në muajin dhjetor 2025.

Trupi gjykues në këtë çështje penale është i përbërë nga Arben Hoti (kryetar) dhe Ngadhnjim Arrni edhe Vesel Ismaili (anëtarë).

Aktakuza në këtë rast po përfaqësohet nga prokurori special, Dren Paca.

Akuza e Prokurorisë rëndon mbi Krasniqin se i ka shkaktuar dëm KEK-ut mbi 3 milionë euro pasi Zyra për Rregullatorin e Energjisë Elektrike e kishte gjobitur KEK-un me 3.2 milionë euro, si shkak i veprimeve të Krasniqit.

Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 08.10.2025 i akuzuari Nagip Krasniqi për keqpërdorim të detyrës zyrtare nuk e kishte pranuar fajësinë për akuzën që i vihet në barrë.

Edhe në shqyrtim gjyqësor në seancën e mbajtur me datë 03.07.2025 Krasniqi kishte deklaruar se nuk e pranon fajësinë.

Nagip Krasniqi ishte arrestuar më 19.04.2023 nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit.

Krasniqi nga Prokuroria Speciale po akuzohet se ka bërë tregti për energji elektrike me një kompani sllovene e cila nuk ishte e licencuar në Kosovë.

Mbi këtë bazë Prokuroria pretendon se KEK-ut i është shkaktuar dëm në vlerë prej mbi 3 milionë euro.

Krasniqi po akuzohet se kishte filluar ta keqpërdorë detyrën zyrtare që nga 15.10.2021 deri më 19.04.2023.

Çfarë kishte deklaruar Nagip Krasniqi në Prokurori?

Sipas aktakuzës të siguruar nga KALLXO i pandehuri Nagip Krasniqi, në mbrojtjen e tij të dhënë në Prokurori më datë 05.07.2024, ka deklaruar se nga 15 tetori i vitit 2021 e deri më 19 prill 2023 kishte qenë Kryeshef Ekzekutiv në KEK.

Nagip Krasniqi, gjatë deklarimit në Prokurori kishte thënë se KEK-u kishte tregtuar me të gjitha kompanitë që kishin qenë të licencuara në Kosovë dhe në shtetet që kishin qenë anëtarë të Komunitetit të energjisë të cilat sipas Ligjit për Energji Elektrike nuk kishin nevojë për ri-licencim në Kosovë, duke shtuar se edhe “HSE” dhe kompanitë tjera tregtare ishin anëtare të Federatës Europiane të tregtimit të energjisë elektrike.

“KEK-u që nga viti 2018 kishte kontratë të veçantë për tregtim të energjisë elektrike me “HSE” dhe tregtarët tjerë dhe se “HSE”-ja kishe bërë aderimin e rregullt të tregut në Kosovës tek KOSST” – kishte thënë i akuzuar Nagip Krasniqi në Prokurori.

Sa i përket konfirmimit të blerjeve apo shitjeve të energjisë para nënshkrimit të kontratave individuale EFET, i pandehuri Krasniqi kishte deklaruar se në disa raste e kishte bërë vetë e në disa raste drejtori i operimeve Luigj Imeri dhe se departamenti për tregtim nuk i përgjigjej direkt atij por drejtorisë operative.

“…tregtimi i energjisë ishte bërë jashtë territorit të Kosovës dhe për atë tregtim ZRRE-ja nuk kishte kompetencë, 2.Duke u bazuar në ligjin për energjinë elektrike neni 32 dhe 3, përjashtimi i një operatori ndikonte në rritjen e çmimeve në blerje dhe çmimeve më të ulëta në shitje, që do të dëmtonin interesin e kompanisë dhe do të ngarkonte më shumë fondin e subvencioneve nga Qeveria” – kishte thënë i pandehuri Krasniqi në Prokurori lidhur me vërejtjet e ZRRE-së.

Tutje sipas aktakuzës lidhur me opinionin e zyrës ligjore për vërejtjet e ZRRE-së për ndërprerje të tregtimit me operatorë të pa licencuar dhe pse nuk kishte marrë për bazë opinionin e tyre, i pandehuri kishte thënë se arsyet kryesore ishin sepse ligji për energjinë elektrike e lejonte dhe e dyta në biseda me sekretariatin e energjisë në Vjenë, interpretimi i tyre verbal kishte qenë që Ligji për Energjinë Elektrike e lejonte diçka të tillë dhe se kompanitë nuk duhet që të pengoheshin në tregtimin e lirshëm të energjisë elektrike.

Ndërsa, sa i përket rekomandimit të ZRRE-së për ndërprerje të tregtimit me HSE-në, Krasniqi kishte deklaruar se rekomandimi nuk ishte obligim dhe se atë rekomandim e kishte konsideruar të kundërligjshëm dhe po të respektohej i njëjti, dëmi do të ishte i pariparueshëm, duke shtuar se “HSE” nuk duhej trajtuar si kompani e pa licencuar pasi ishte kompani shtetërore në Slloveni dhe Sllovenia është anëtare e Komunitetit të Energjisë dhe se me atë kompani nuk kishte asnjë lidhje.

Lidhur me opinionin e zyrës ligjore të datës 07.10.2022 ka thënë se ishte i paqartë dhe ambicioz dhe lidhur me subvencionet e marra nga qeveria ka deklaruar se ato ishin përdorur për mbulimin e furnizimit të shërbimit universal për shkak të pamundësisë së KESCO-s që të bënte ato blerje për shkak të problemeve financiare që i kishte.

Krasniqi po dyshohet se kishte filluar ta keqpërdorë detyrën zyrtare që nga 15.10.2021 deri më 19.04.2023, ditë kjo që përkon edhe me arrestimin e tij.

Sipas një dispozitivi të aktakuzës të siguruar nga KALLXO.com, Krasniqi i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK-un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro.

“…ashtu që me dashje aprovon blerjet, nënshkruan kontrata dhe autorizon nënshkrimin e tyre si dhe konfirmon vazhdimin e tregtimit me operatorin në fjalë, ani pse ishte në dijeni se nuk mund të tregtohej energji elektrike me këtë operator derisa ai nuk licencohej apo nuk i njihej licenca nga Zyra e Rregullatorit për Energji” – thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, këto veprime i mundësonin kompanisë nga Sllovenia “Holding Slovenske Elektrane” – HSE tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës.

Mes tjerash, në këtë dispozitiv theksohet se të njëjtit i mundësohet përfitimi pasuror si dhe shmangia nga pagesat tatimore duke dëmtuar buxhetin e shtetit të Kosovës në vlerë prej 531,920.79 euro.

“…dhe për pasojë dëmtimin në shkallë të madhe të buxhetit të Republikës së Kosovës apo në vlerë prej 531,920.79 Euro, dëmtimin apo diskriminimin e operatorëve tjerë ekonomik konkurrent që operonin në tregun e Kosovës e që ishin të licencuar dhe i nënshtroheshin obligimeve tatimore si shkaktimin e dëmit material Korporatës Energjetike të Kosovës në shkallë të madhe apo në vlerë prej 3,229,905.00 Euro” – vijon tutje.

Krasniqi kishte qëndruar nën masën e paraburgimit që nga 20.04.2023, por ishte liruar pesë muaj më pas, më 15.09.2023.

Arrestimi i Krasniqit ishte bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./Kallxo

Trajneri i Sllovenisë Kek, vlerëson Kosovën: E meritoi fitoren, ishin më të shpejtë…

By: V K
16 November 2025 at 11:23

Mbrëmjen e djeshme, Kosova shkroi historinë, teksa siguroi pjesëmarrjen e saj në playoffin e Botërorit të vitit 2026.

Dardanët me meritë të plotë mposhtën Slloveninë me rezultatin 2-0, një fitore që vulosi këtë sukses të madh të skuadrës së Franco Foda.

Trajneri i Sllovenisë, Kek, e ka pranuar me shumë sportivitet këtë humbje dhe vlerësoi në maksimum skuadrën e Kosovës.

“Në radhë të parë, ta urojmë kundërshtarin tonë Kosovën, e merituan plotësisht fitoren. Bëmë disa gabime, karton të kuq e pastaj autogol, por ata ishin më të shpejtë, fituan topat e dytë dhe nuk po hynim në lojë-tha trajneri Kek-E ndryshuam formacionin, pastaj kur ke papërgjegjësi, luan jo mirë në këtë nivel, e paguan. Me vetëm 10 lojtarë luajtëm me guxim, por duhet ndoshta të bënim kështu nga fillimi”.

Kek pohoi se skuadra e tij ndryshe nga e një muaji më parë u dominua në fushën e lojës, por edhe në tribuna…

“Nëse e dominuam këtë ndeshje në Prishtinë para një muaji, atëherë sot na dominuan-shtoi trajneri i Sllovenisë-Fituan edhe na rrahën, në aspektin sportiv. Absolutisht na dominuan edhe në tribuna të stadiumit”.

Kosova do të kthehet në fushën e lojës ditën e martë, kur do të luajë ndeshjen e fundit të kualifikueseve me Zvicrën, një sfidë që do të transmetohet në platformën Digitalb

The post Trajneri i Sllovenisë Kek, vlerëson Kosovën: E meritoi fitoren, ishin më të shpejtë… appeared first on Albeu.com.

Përzgjedhësi i Sllovenisë uron Kosovën: Edhe na rrahën edhe na mposhtën, plotësisht e merituar

15 November 2025 at 23:28


Përzgjedhësi i Sllovenisë Matjaz Kek e ka uruar Kosovën për fitoren dhe kualifikimin në play-offin e Kampionatit Botëror 2026.

Kosova e dominoi Slloveninë për të shënuar fitore 0-2, sfidë që ishin më të mirë nga fillimi i ndeshjes.

Plotësisht me rezultatin është pajtuar edhe Kek, që vlerësoi lartë Kosovën për paraqitjen e bërë.

“Së pari, ta urojmë kundërshtarin tonë Kosovën, e merituan plotësisht fitoren. Bëmë disa gabime, karton të kuq e pastaj autogol, por ata ishin më të shpejtë, fituan topat e dytë dhe nuk po futeshim në lojë”.

“E ndryshuam formacionin, pastaj kur ke papërgjegjësi, luan jo mirë në këtë nivel duhet ta paguash. Me vetëm 10 lojtarë luajtëm me guxim, por duhet ndoshta të bënim kështu nga fillimi”.

“Nëse e dominuam këtë ndeshje në Prishtinë para një muaji, atëherë sot na dominuan. Të gjithë topat ishin nga ata. Fituan edhe na rrahën, në aspektin sportiv. Absolutisht na dominuan edhe në tribuna të stadiumit”, deklaroi ai.

Kujtojmë, Kosova rikthehet në “aksion” të martën e ardhshme përballë Zvicrës në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/

“Do të jenë me plot besim, por kemi kualitet”, Kek i sigurt që Sllovenia do ta ‘thyejë’ Kosovën

14 November 2025 at 17:25


Përzgjedhësi i Sllovenisë Matjaz Kek ka vlerësuar lartë Kosovën para ndeshjes së nesërme, por pret që t’i marrin pikët e plota në shtëpi.

Kosova do të jetë mysafir i Sllovenisë të shtunën mbrëma ndërsa me vetëm një pikë do ta siguronte edhe zyrtarisht play-offin e Kampionatit Botëror 2026.

Megjithatë, Kek beson plotësisht se Sllovenia do të arrijë ta ndalë Kosovën, pavarësisht arritjeve të “Dardanëve”.

“Jam i kënaqur me punën që kemi bërë këtë javë. Nuk kemi pasur probleme me lëndime, Benjmain Verbic ka disa probleme dhe duhet ta kompensojmë mungesën e Adam Cerin dhe Benjamin Seskos”.

“Ndeshja do të jetë e vështirë, jemi në fazën vendimtare. E respektojmë çfarë Kosova ka bërë këtë periudhën e fundit, por jemi në dijeni të kualitetit tanë. Këto ndeshje kërkojnë përgjegjësi dhe karakter. Jam i bindur se do të jemi të mirë nesër”.

Kek ndër të tjera lavdëroi paraqitjen e Kosovës në Malmo muajin e kaluar.

“Sigurisht janë plotësisht me besim. Fituan në Malmo dhe zhvilluan lojë të mirë. Në futboll, është e rëndësishme të jesh mirë kur je me top dhe kur nuk je”, nënvizoi ai në konferencë për shtyp.

Kujtojmë, përballja mes Sllovenisë dhe Kosovës do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45./Telegrafi/

“Pres respekt maksimal, nuk kemi marrë asnjë informacion për Seskon nga Man Utd”- përzgjedhësi slloven Kek flet për sulmuesin

10 November 2025 at 18:30


Përzgjedhësi i Kombëtares së Sllovenisë, Matjaz Kek, ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij me mënyrën e komunikimit nga Manchester United, pas lëndimit të sulmuesit Benjamin Sesko.

Ai tha se pret “respekt maksimal” nga klubi anglez, pasi stafi i kombëtares nuk është njoftuar zyrtarisht për natyrën e dëmtimit të lojtarit.

Sesko do të mungojë në ndeshjet vendimtare të Sllovenisë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, kundër Kosovës dhe Suedisë, për shkak të një dëmtimi në gju që e pësoi gjatë barazimit 2:2 të Unitedit ndaj Tottenhamit të shtunën.

Sulmuesi 21-vjeçar, që këtë verë iu bashkua Man Unitedit për 84 milionë euro, hyri në lojë në minutën e 58-të, por u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 30 minutash, duke çaluar pas një ndërhyrjeje me Micky van de Ven. Ndërsa pritet që klubi të publikojë raportin mjekësor të hënën, Kek ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e transparencës.

“Me gjithë respektin për një klub të madh si Manchester United, ne nuk kemi marrë asgjë zyrtarisht – asnjë raport, asnjë dokument".

“Sigurisht që do të donim t’i kishim ato informacione. Duam që edhe ekipi ynë mjekësor ta vlerësojë rastin, sepse mjeku ynë është ekspert në këtë fushë. Jam në kontakt me Benin, por zyrtarisht nuk dimë asgjë”, deklaroi Kek.

Përzgjedhësi slloven shtoi se nuk do të rrezikonte kurrë shëndetin e një lojtari, por theksoi se kombëtarja duhet të trajtohet me respekt në çdo rast.

“E vetmja gjë që më intereson është mirëqenia e lojtarit. Megjithatë, ekipi kombëtar është diçka shumë e veçantë dhe pres respekt maksimal nga të gjithë. Sllovenia e meriton këtë, edhe nëse përballë kemi një fuqi të madhe si Anglia apo një klub si Manchester United”.

“Në fund të fundit, ka kaluar shumë kohë që kur Anglia e mundi Slloveninë, dhe kjo në vetvete thotë diçka për ne”, përfundoi Kek.

Dardanët do të përballen me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë, derisa tre ditë më vonë presin Zvicrën në Fadil Vokrri. /Telegrafi/

Trajneri i Sllovenisë publikon listën për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Suedisë

4 November 2025 at 11:48


Përzgjedhësi i Kombëtares së Sllovenisë, Matjaz Kek, ka publikuar sot (e martë) listën me 25 lojtarët e ftuar për ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Sllovenia ndeshjen e parë të muajit nëntor e luan më 15 nëntor në shtëpi ndaj Kombëtares së Kosovës në Lubjanë, ndërsa më 18 nëntor udhëton në Solna për takimin ndaj Suedisë.

Ekipit të Kek i nevojitet fitorja ndaj Dardanëve për të shpresuar në vendin e dytë që i dërgon në play-off dhe trajneri i tyre ka ftuar të gjithë lojtarët më të mirë dhe më në formë.

Në listën e Kek nuk kanë si të mungojnë emrat e yjeve të ekipit si sulmuesi Benjamin Sesko, portieri Jan Oblak dhe mbrojtësi Jaka Bijol.

Ndryshe, dy ndeshje para fundit të kualifikimeve, Zvicra udhëheq grupin me 10 pikë, Kosova renditet e dyta me shtatë pikë, Sllovenia e treta me tri pikë dhe Suedia e fundit me vetëm një pikë.

Më poshtë keni listën me 25 lojtarët e ftuar për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Suedisë. /Telegrafi/

📋🇸🇮 Znan je seznam vabljenih igralcev za tekmi s Kosovom 🇽🇰 in Švedsko 🇸🇪#SrceBije 🇸🇮 | #WCQ pic.twitter.com/GtRMzNtyon
— NZS | FA Slovenia (@nzs_si) November 4, 2025

Trajneri i Sllovenisë i zhgënjyer me barazimin: Nuk mund ta heq qafe ndjenjën se humbëm dy pikë kot

11 October 2025 at 08:19


Kombëtarja e Sllovenisë tregoi një reagim të mirë pas humbjes në Zvicër, duke futur një sistem të ri loje dhe duke ndryshuar formacionin, por në fund kjo nuk mjaftoi për të arritur qëllimin, fitoren ndaj Kombëtares së Kosovës.

Si e pa trajneri slloven Matjaz Kek ndeshjen në Kosovën? Ai u impresionua nga performanca në pjesën e dytë, por mungonte goditja e fundit - golat. Sllovenia vazhdoi të bënte presion të fortë dhe të kërkonte një gol që do ta vendoste në një pozicion shumë më të mirë, por topi nuk donte të hynte kurrë në rrjetën e Kosovës, e cila këtë herë nuk tregoi shumë në fazën sulmuese.

“Nuk mund ta heq qafe ndjesinë, veçanërisht pas pjesës së dytë, se humbëm dy pikë sonte. Në pjesën e parë, pati disa gabime të tjera, teknike, pasime të dobëta. Ndoshta pak nervozizëm, një sistem të ri dhe të gjitha këto, por në pjesën tjetër të ndeshjes dominuam plotësisht dhe patëm raste”, ka thënë fillimisht Kek pas ndeshjes.

“Në një ndeshje ku një lëvizje, një gol mund të vendosë, duhet të shënosh. Sa i përket momentumit, vendosmërisë dhe vetëbesimit, sonte ishte mirë. Ne qetësuam atmosferën e nxehtë të paralajmëruar, por pikët kanë rëndësi dhe ndihet sikur humbëm dy".

“Thashë pas Zvicrës se ishim shumë të dobët. Në këto dy, tre ditë që ishim bashkë, djemtë reaguan mirë. Ne përgatitëm disa gjëra të reja dhe ata reaguan mirë, gjithashtu edhe gjaku i freskët - zëvendësimet shtuan një impuls të ri dhe kjo ishte gjithashtu e mirë, por na mungon pak etje për gjak kur na jepet mundësia”.

Si e pa trajneri Kek performancën e Kosovës?

"Ne u përgatitëm mirë për Kosovën, gjithashtu ishim të sigurt taktikisht. Është për të ardhur keq për mundësitë e humbura, por ata thjesht pritën dhe luajtën deri në zero", përfundoi trajneri i Sllovenisë. /Telegrafi/

“Do të jetë sfidë me plot duele dhe agresivitet”, përzgjedhësi i Sllovenisë kërkon vetëm fitore ndaj Kosovës

9 October 2025 at 16:18


Përzgjedhësi i Sllovenisë Matjaz Kek thotë se pret një sfidë me shumë duele dhe agresivitet në Prishtinë ndaj Kosovës.

Kosova do të jetë nikoqire e Sllovenisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, me “Dardanët” që nevojitet t’i fitojnë pikët e plota për të mbetur në garë për një avancim tutje.

Para udhëtimit për në Kosovë, Kek ka paralajmëruar kombëtaren se nëse nuk e tregojnë nivelin e duhur atëherë do të ndëshkohen.

“Futbolli do të luhet edhe pas këtyre dy ndeshjeve. Sllovenia është një emër, një kundërshtar për të cilin të tjerët mendojnë. Kjo është një grup lojtarësh që po ndryshon – disa prej tyre munguan edhe në Evropian – por kanë treguar se janë të duhurit”.

“Sigurisht, ka pasur edhe momente më të vështira. Unë jam i fokusuar vetëm te ekipi ynë, i njohim mirë ata. Ne kemi cilësi dhe e kemi dëshmuar, por nëse nuk je në nivelin e duhur, ndëshkimi vjen shpejt”, theksoi fillimisht përzgjedhësi i Sllovenisë.

Ai pret një atmosferë të madhe në Prishtinë, ku ndër të tjera shtoi se pret që sfida të jetë plot me duele dhe agresivitet.

“Atmosfera në Prishtinë duhet të jetë një motiv shtesë. Është më mirë të luash në një ambient të nxehtë sesa në një fushë ku dëgjohet çdo zë. Pikënisja është e qartë për të dy kombëtaret: duhet të marrim pikë për objektivat tona. Nuk e di çfarë mund të jetë motivim më i madh për një sportist. Është e qartë se stadiumi do të jetë i mbushur plot, do të ketë shumë zhurmë dhe ndoshta edhe disa bileta shtesë në shitje”.

“Ne e dimë gjithashtu se do të jenë të pranishëm edhe disa prej tifozëve tanë, përfshirë një kontingjent ushtarësh tanë. Ndeshja do të jetë plot duele dhe agresivitet, siç është tipike për ndeshjet në shtëpi, sidomos në Prishtinë”.

Në fund, Kek konfirmoi se duan fitore në Prishtinë, me lojtarët që janë plotësisht të vendosur.

“Kjo është një grup që rezultati mund të shkojë në çdo drejtim. Duhet të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes, por dua të shoh besim, vendosmëri dhe guxim”.

“Këto janë ndeshje ku në fund llogaritet vetëm rezultati. Kemi përgatitur një plan dhe duhet të përmirësojmë ato gjëra që nuk funksionuan në Zvicër. Qëllimi është të arrijmë një rezultat pozitiv”.

Përndryshe, përballja mes Kosovës dhe Sllovenisë zhvillohet të premten në “Fadil Vokrri” me fillim prej 20:45./Telegrafi/

Ismet Munishi flet para përballjes Kosovë - Slloveni dhe kujton kohën kur luante me trajnerin e sllovenëve: Kombëtare e fortë

9 October 2025 at 13:26


Trajneri kosovar, Ismet Munishi, aktualisht në krye të Dukagjinit, ka folur para ndeshjes vendimtare të Kosovës kundër Sllovenisë, që luhet të premten në Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.

Kombëtarja e Kosovës ka 3 pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Sllovenia ka 1 pikë, duke e bërë përballjen të rëndësishme për kualifikimin.

Munishi ka një histori të veçantë me përzgjedhësin e Sllovenisë, Matjaz Kek, me të cilin ka luajtur te Maribor, dhe ka qenë bashkëlokëtar me Robert Englaro (ndihmëstrajner i Sllovenisë) te Olimpija Ljubjana, përvoja që i jep një perspektivë të veçantë për sfidën e ardhshme.

Ai ka bërë një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në futbollin slloven, duke luajtur për skuadra si Maribor, Olimpija Ljubjana, Mura dhe Korotan e Smartano.

ismet munishi 1 2024/11/ismet-munishi-1.jpg telegrafi.com

Në një prononcim për Telegrafin, trajneri kosovar vlerëson Slloveninë si një kundërshtar të fortë dhe paralajmëron një ndeshje të vështirë.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë me Slloveninë. Ata janë një kombëtare shumë e konsoliduar, e karakterizuar nga lufta dhe disiplinë taktike. I kam parë në ndeshjen kundër Suedisë, ku kanë qenë jashtëzakonisht të disiplinuar dhe kanë arritur të barazojnë rezultatin. Një pjesë të meritat që ne i fituam ndaj Suedisë, ata i kanë gjithashtu, pasi na kanë lodhur shumë si kundërshtarë", tha Munishi për Telegrafin.

Munishi thekson cilësinë e skuadrës dhe futbollistëve të Sllovenisë.

“Do të jetë një përballje e vështirë, sepse kemi të bëjmë me një kombëtare të konsoliduar dhe që ka në radhët e veta futbollistë shumë cilësorë".

Ai vlerëson trajnerin e Sllovenisë, Matjaz Kek, dhe rolin e tij në sukseset e ekipit kombëtar të Sllovenisë.

“Lojtari më i mirë i Sllovenisë, mund të them, është trajneri Matjaz Kek, me të cilin kam luajtur te Maribor dhe e kam pasur kapiten të skuadrës. Ai është me të vërtetë një personalitet dhe një trajner që i ka dhënë shumë futbollit slloven dhe ka pasur sukses kudo. Mendoj se ai është më meritori për sukseset e Sllovenisë në vitet e fundit".

Munishi nuk jep parashikime për rezultatin, por beson se qasja e ekipit mund të sjellë fitore nëse paraqitemi si ndaj Suedisë.

“Nuk do të parashikoja rezultatin e ndeshjes, por nëse i qasemi si ndaj Suedisë, do të kemi shumë shanse, sepse më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë disiplina taktike dhe përgatitja e ndeshjes nga trajneri Foda, si dhe entuziazmi dhe energjia e futbollistëve në fushë. Nëse veprojmë njësoj, do të kemi shanse të mëdha për fitore", vazhdoi tutje Munishi.

Krejt në fund ai kujton takimin e kaluar me selektorin Kek dhe Englaro dhe rëndësinë e respektit të ndërsjellë.

“Heren e kaluar, kur kemi luajtur kundër Sllovenisë, selektori Kek më ka telefonuar mua dhe Besnik Kollarin, dhe e kemi vizituar. Kemi bërë një bisedë për ditët tona të lavdishme te Maribori, kur u bëmë kampionë për herë të parë në histori. Nuk ka pasur asnjë fjalë për Kosovën, vetëm respekt i ndërsjellë dhe kujtimi i atyre kohëve. Ka qenë një takim shumë i mirë dhe i ngrohtë. Nëse më telefonojnë përsëri selektori dhe Englaro, do të shkoj t’i takoj, sepse ruajmë respektin e ndërsjellë dhe, natyrisht, vitet që kemi kaluar si lojtar i kujtoj me kënaqësi dhe për ato ruajmë raportet tona të shkëlqyera”, përfundoi trajneri i Dukagjinit. /Telegrafi/

Rama: Falë bashkëpunimit mes Termokos dhe KEK, Prishtina nis sezonin e ngrohjes më herët

7 October 2025 at 17:07


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sezoni i ngrohjes qendrore në kryeqytet do të nisë tetë ditë më herët se zakonisht, si reagim ndaj temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin ditëve të fundit.

“Sezoni i ngrohjes fillon më 15 tetor dhe përfundon më 15 prill, por sivjet, për shkak të kushteve atmosferike, po e nisim më herët”, ka njoftuar Rama, përcjell Telegrafi.



Ai ka falënderuar Ndërmarrjen Publike “Termokos” dhe Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) për përgatitjet dhe bashkëpunimin e ngushtë që kanë mundësuar furnizim të qëndrueshëm me ngrohje për mbi 25 mijë familje dhe biznese në kryeqytet.

Rama u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë orëve të para të furnizimit, derisa ngrohja stabilizohet në të gjitha lagjet.

“Së bashku po sigurojmë një Prishtinë më të ngrohtë dhe më të sigurt këtë dimër”, ka theksuar ai.

Ky vendim vjen pas njoftimit të “Termokos”-it për fillimin zyrtar të sezonit ngrohës 2025/2026, që këtë vit nisi më 7 tetor në koordinim të plotë me KEK-un. /Telegrafi/

Përzgjedhësi i Sllovenisë, Kek, do me çdo kusht në ekip - ylli i ekipit refuzon të kthehet në kombëtare

7 October 2025 at 16:46


Përzgjedhësi i Sllovenisë, Matjaz Kek, ka konfirmuar se Miha Zajc nuk do të rikthehet ende në ekipin kombëtar, pasi vetë lojtari i ka bërë të qartë se dëshiron të përqendrohet plotësisht te karriera e tij me Dinamo Zagrebin.

Mesfushori 30-vjeçar kishte njoftuar tërheqjen e tij nga Kombëtarja e Sllovenisë verën e kaluar, pak para Kampionatit Evropian “Euro 2024”, pasi nuk u përfshi në listën përfundimtare të Kek.

Që nga ajo kohë, Zajc është fokusuar tërësisht në futbollin e klubeve, duke u transferuar nga Fenerbahçe te Dinamo Zagreb, ku ka treguar paraqitje solide.

Miha Zajc, sa ishte te Sllovenia

Së fundmi, Kek ka zbuluar se e ka kontaktuar lojtarin për të diskutuar mundësinë e rikthimit në kombëtare, por përgjigjja e tij ka qenë e prerë.

“E telefonova dhe biseduam në një nivel shumë korrekt për ekipin Kombëtar të Sllovenisë. Ai më bëri të ditur se qëllimi i tij kryesor tani është Dinamo. E kuptoj këtë”.

“Në ekipin kombëtar nuk luhet për Kek apo kundër Kek, por për Slloveninë. Jam i lumtur që Miha po kalon një periudhë të mirë dhe shpresoj që do të arrijë suksesin që dua unë për të – dhe që e dëshiron edhe futbolli slloven për të. Për momentin po shkon në drejtimin e duhur, por për çdo gjë tjetër duhet ta pyesni vetë atë”, deklaroi Kek.

Përzgjedhësi i Sllovenisë, Matjaz Kek

Vendimi i Zajcit për të mos u rikthyer është pritur me keqardhje nga tifozët, por edhe me mirëkuptim, duke qenë se mesfushori po kërkon stabilitet në fazën e re të karrierës së tij në Kroaci. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

❌
❌