Dasmë në Big Brother VIP Kosova: Elijona dhe Klodi çifti i zgjedhur për këtë edicion
Ashtu si çdo edicion i Big Brother VIP Kosova, edhe këtë vit tradita e dasmës brenda shtëpisë do të rikthehet, duke sjellë një nga momentet më të pritura dhe argëtuese të spektaklit.
Për edicionin aktual, çifti i përzgjedhur për këtë ceremoni simbolike do të jenë Elijona dhe Klodi.
Dyshja kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes që nga hyrja e tyre në shtëpi, falë momenteve interesante, bisedave të drejtpërdrejta dhe dinamikave të shumta që kanë krijuar me njëri-tjetrin dhe me banorët e tjerë.
BBVK/Instagram
Marrëdhënia e tyre ka nxitur diskutime të shumta mes publikut, duke i bërë ata një nga dyshet më të komentuara të këtij sezoni.
Dasma brenda shtëpisë konsiderohet si një nga ngjarjet më ikonike të formatit, e cila sjell humor, emocione dhe situata të papritura, por edhe një atmosferë festive mes banorëve.
Përzgjedhja e Elijonës dhe Klodit si çift i ceremonisë ka rritur ndjeshëm kureshtjen e shikuesve, të cilët presin të shohin se si do ta përjetojnë këtë “aventurë martesore” brenda lojës.
Mbetet të shihet se si do të zhvillohet ceremonia, çfarë surprizash do të sjellë produksioni dhe si do të reagojnë banorët e tjerë ndaj këtij momenti tradicional që gjithmonë sjell dinamika të reja brenda shtëpisë së Big Brother. /Telegrafi/
