Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026Main stream

Seanca për dosjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Po gënjejnë se janë të motivuar politikisht

By: M C
9 February 2026 at 16:46

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, pas mbylljes së seancës së sotme gjyqësore për dosjen “Partizani”, për të cilën është marrë i pandehur, ka folur për mediat.

Malltezi ka hedhur akuza se në seancën e ditës së sotme, u paraqitën elementë, që sipas tij, kishin të bënin me gënjeshtra.

Ndërsa më tej, dhëndri i kryedemokratit tha se akuzat ndaj tij janë politike.

“Kemi prokurorin si Arben Kraja paraqet aty sikur ka përfituar tokë turistike në Gjirin e Lalzit vetëm 5 euro për metër katror. Miqtë e PS, me 1 mijë euro metrin katror kishte sa të donin nga këto elementët grotestë që tregonin qartë se kishin të bënin me gënjeshtra. Treguam edhe gënjeshtrat që kishin të bënin me planin e përhapjes, ka edhe gënjeshtra me cilësimet ligjore, si gjyqtarët e lartë kanë rënë në batakun e prokurorëve politikë.”, u shpreh Malltezi.

Ndërsa për kallëzimet që ka bërë për prokurorët për shpërdorim detyre, Malltezi tha se i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës dy herë, por nuk ka marrë përgjigje.

“Dy herë i kam çuar në Prokurorinë e Tiranës, nuk më kanë kthyer përgjigje. Kemi të bëjmë me konflikt të pastër interesi. Këto prokurorë të SPAK, i kam çuar në prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre, nisje të paligjshme të procedimit penal dhe shpërdorim detyre si dhe falsifikim dokumentesh”, shtoi ai.

The post Seanca për dosjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Po gënjejnë se janë të motivuar politikisht appeared first on Albeu.com.

Dash Sula merr zyrtarisht detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, ish deputeti i PD: Përkushtimi im do të jetë maksimal! Me kryeministrin kemi qenë përballë njëri-tjetrit, por s’jemi parë si armiq

By: M C
9 February 2026 at 16:29

Dash Sula, ish deputeti i Partisë Demokratike, ka marrë zyrtarisht detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm pak ditë pasi u emërua në këtë post.

Teksa mbajti fjalën e tij të parë pas marrjes së detyrës, Sula e cilësoi këtë moment si të veçantë dhe një sfidë personale e profesionale. Ai vlerësoi gjithashtu punën e paraardhësit në detyrë, Shkëlqim Hajdari, dhe kontributin e stafit ndër vite, ndërsa premtoi përkushtim maksimal në ushtrimin e funksionit.

“Çdo person që kryen një funksion ka një detyrë për të përmbushur në bazë të ligjit dhe do të jetë në raport të drejtpërdrejtë me mua”, u shpreh ish deputeti demokrat, duke garantuar korrektësi dhe bashkëpunim institucional.

Ai theksoi se bashkëpunimi me qeverinë do të jetë në kushte maksimale, ndërsa shtoi se me kryeministrin Edi Rama kanë qenë përballë njëri-tjetrit, duke iu referuar kohës së tij si deputet, por shtoi se nuk janë parë si armiq.

“Përkushtimi do jetë maksimal, edhe nga pikëpamja formale e orarit deri te ora që mbyllet dhe unë ju garantoj se do jem 24 orë për çdo problem që do ketë dikush për të informuar apo për të dhëna që duhet kontakt. Padiskutim edhe me ministren dhe kryeministrin. Gjej rastin në këtë moment sinqerisht, pavarësisht se me zonjën ministre dhe ish-kolegen Gjylameti dhe kryeministrin Rama kemi qenë përballë njëri-tjetrit, kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin si armiq, por për të çuar diçka më para për Shqipërinë. Për mua kjo detyrë nuk është privilegj, por një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe. Është një sfidë dhe një ‘dorashkë e hedhur’ për të përmbushur këtë mision”, deklaroi ish deputeti.

The post Dash Sula merr zyrtarisht detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, ish deputeti i PD: Përkushtimi im do të jetë maksimal! Me kryeministrin kemi qenë përballë njëri-tjetrit, por s’jemi parë si armiq appeared first on Albeu.com.

Krijoi skema mashtruese lidhur me TVSH-në, arrestohet me kërkesë të Prokurorisë biznesmeni në Tiranë

By: M C
9 February 2026 at 16:18

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është arrestuar shtetasi Gjergji Fela, i dyshuar për krijimin e një skeme mashtruese fiskale, që ka sjellë dëme të konsiderueshme në buxhetin e shtetit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, Gjergji Fela, 50 vjeç, akuzohet për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)” dhe “Fshehje e të ardhurave”, të parashikuara nga nenet 144/a dhe 180 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 5787 të vitit 2024, të zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, ka rezultuar se subjekti tregtar “Dorina Fela” ka kryer shitje të dyshuara fiktive në vlerën totale 149,875,867 lekë. Si pasojë, dëmi i përllogaritur ndaj buxhetit të shtetit kap shifrën 62,670,861 lekë.

Sipas organit të akuzës, veprimet janë realizuar përmes deklarimeve të pavërteta dhe përdorimit të faturave fiktive, me qëllim krijimin e një skeme mashtruese fiskale për përfitimin e padrejtë të kreditimit të TVSH-së dhe uljen e bazës së tatueshme për tatimin mbi fitimin, duke cenuar interesat financiare të shtetit.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Fela u arrestua pasi dyshohet se ka pasur rol organizues dhe drejtues në këtë veprimtari të paligjshme, duke përdorur subjektin tregtar në emër të bashkëshortes së tij për realizimin e skemës mashtruese.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë të skemës dhe pasojave financiare të saj.

The post Krijoi skema mashtruese lidhur me TVSH-në, arrestohet me kërkesë të Prokurorisë biznesmeni në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Hiqej si polic në rrugë, nis hetim penal ndaj 34-vjeçarit në Elbasan

By: M C
9 February 2026 at 15:48

Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 34-vjeçari në Elbasan. Kjo pasi, ai u kap duke lëvizur me automjet të pajisur me fenelina si ato që përdor policia. Gjatë verifikimeve në rrugë, efektivët konstatuan se sinjalizuesit nuk ishin të ligjshëm dhe nuk i përkisnin asnjë strukture shtetërore.

Ndaj tij nisi hetimi penal për veprën “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. L., 34 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi u konstatua duke qarkulluar me automjet, me fenelina si ato të Policisë.

The post Hiqej si polic në rrugë, nis hetim penal ndaj 34-vjeçarit në Elbasan appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Komisioni Europian: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën për heqjen e imunitetit

By: M C
9 February 2026 at 15:35

Komisioni Evropian në një prononcim për mediat lidhur me çështjen ndaj Belinda Ballukut, për të cilën SPAK ka kërkuar që t’i hiqet imuniteti për t’i hapur rrugë arrestimit të saj, është shprehur se Kuvendi duhet të adresojë pa vonesë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

KE thekson se lufta efektive kundër korrupsionit është e një rëndësie parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që është edhe pritshmëria e qytetarëve të saj.

“Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij”, thuhet në reagimin e Komisionit Europian.

Ndër të tjera KE thotë se në raportin e saj për Shqipërinë për vitin 2025, Komisioni vuri në dukje se, ndonëse qëndrueshmëria e gjyqësorit është përmirësuar në përgjithësi, përpjekjet e shtuara nga zyrtarë publikë ose politikanë për të ushtruar ndërhyrje dhe presion të padrejtë mbi sistemin gjyqësor mbetën një çështje shqetësuese serioze.

“Komisioni rekomandoi më tej që Shqipëria të forcojë llogaridhënien duke reduktuar ndërhyrjet politike në gjyqësor dhe në shërbimet e prokurorisë”, thotë KE për Report TV.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ofensivë ligjore për të mbrojtur ministrat e kabinetit të tij dhe poste të tjera kushtetuese nga masa e pezullimit nga detyra, ndërkohë që shtyn çështjen e imunitetit të Ballukut, pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin nga detyra.

Rama njoftoi gjithashtu se kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut do të futej në ‘kalendat greke’, pasi sipas tij “nuk ka asnjë urgjencë” për ta trajtuar atë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Përgjigja e KE:

Si e vlerëson Komisioni Evropian këtë përplasje institucionale që buron nga rasti i Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku përfshihen SPAK, Kryeministria dhe Kuvendi?

•Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.

•Lufta efektive kundër korrupsionit është e një rëndësie parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që është edhe pritshmëria e qytetarëve të saj.

A mendoni se përballja e qeverisë me institucionet e reja të drejtësisë e minon reformën në drejtësi dhe çfarë pasojash mund të ketë kjo për Shqipërinë?

•BE i kushton rëndësi shumë të madhe sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit në Shqipëri, si dhe punës së bërë në kuadër të reformës në drejtësi.

•Komisioni Evropian monitoron dhe raporton mbi përparimin në këtë fushë në kontekstin e negociatave të anëtarësimit në BE.

•Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër dhe të mbështesim konsolidimin e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit në Shqipëri, si pjesë e procesit të integrimit evropian të vendit.

A ka kjo përplasje institucionale kosto për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

•Në raportin e saj për Shqipërinë për vitin 2025, Komisioni vuri në dukje se, ndonëse qëndrueshmëria e gjyqësorit është përmirësuar në përgjithësi, përpjekjet e shtuara nga zyrtarë publikë ose politikanë për të ushtruar ndërhyrje dhe presion të padrejtë mbi sistemin gjyqësor mbetën një çështje shqetësuese serioze.

• Komisioni rekomandoi më tej që Shqipëria të forcojë llogaridhënien duke reduktuar ndërhyrjet politike në gjyqësor dhe në shërbimet e prokurorisë.

A ka pasur diskutime zyrtare në Bruksel lidhur me këtë çështje? Dhe a keni komunikuar me përfaqësues të qeverisë shqiptare ose institucioneve të drejtësisë për këtë situatë?

•Institucionet e BE-së janë në dialog të rregullt me autoritetet shqiptare.

• Komiteti BE–Shqipëri për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë do të zhvillohet në fillim të marsit dhe do të shërbejë si një mundësi për të vijuar diskutimet mbi reformën në drejtësi në vend.

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Komisioni Europian: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën për heqjen e imunitetit appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 9 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju

By: M C
8 February 2026 at 23:49

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në çështjet e dashurisë sot do ndiheni më të afërt me partnerin ose dikë që ju pëlqen prej kohësh, duke rrëfyer ndjenja që më parë i keni mbajtur të fshehta. Mund të lindin biseda të rëndësishme që do përcaktojnë të ardhmen e marrëdhënies suaj, ndaj komunikoni me sinqeritet. Në punë, do ndiheni të motivuar për të nisur projekte të reja, por mos nxitoni, merrni kohën e duhur për të analizuar çdo detaj. Mund të keni disa sfida të vogla me kolegët, por diplomacia do të jetë çelësi për t’i kaluar ato pa probleme. Shëndeti kërkon pak më shumë vëmendje, sidomos në aspektin fizik, ndaj mos e injoroni lodhjen. Përpiquni të ushqeheni më shëndetshëm dhe të flini mjaftueshëm. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme për të shmangur surpriza të pakëndshme në fund të muajit.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Sot do keni mundësi të forconi lidhjen tuaj romantike, pasi partneri tregon mbështetje të veçantë dhe ju ndihmon të ndiheni të vlerësuar. Beqarët mund të takojnë dikë interesant përmes një rrethi miqësor, prandaj mos refuzoni ftesat sociale. Në aspektin profesional, do përballeni me disa sfida të papritura, por këmbëngulja dhe puna e palodhur do japin frytet e tyre. Është një ditë e mirë për të kërkuar ndihmë ose për të bashkëpunuar me të tjerët në projekte të rëndësishme. Kujdesuni për shëndetin mendor, pasi stresi mund të ndikojë në energjinë tuaj. Gjeni kohë për relaksim dhe aktivitete që ju pëlqejnë. Financat janë në balancë, por është mirë të bëni një planifikim të hollësishëm të shpenzimeve për të ardhmen.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në fushën e ndjenjave, dita sjell një atmosferë të ngrohtë dhe harmonike, duke ju dhënë mundësinë të shprehni dashurinë në mënyrë kreative. Ata që janë në një lidhje mund të planifikojnë diçka të veçantë me partnerin, ndërsa beqarët kanë mundësi të njohin dikë që i ngjall kuriozitetin. Në punë, do ndjeni presion për të përfunduar detyra të rëndësishme, ndaj organizoni kohën me kujdes. Bashkëpunimi me kolegët do jetë frytdhënës dhe mund të çojë në rezultate të mira. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me angazhimet, pasi lodhja mund të ndikojë në përqendrimin tuaj. Kujdesuni për mirëqenien tuaj emocionale dhe mos lini pas dore aktivitetet që ju japin kënaqësi. Financat janë të stabilizuara, por shmangni investimet e rrezikshme sot.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Marrëdhëniet personale sot sjellin surpriza të këndshme, sidomos nëse jeni të hapur për të dëgjuar anën tjetër me vëmendje. Një bisedë e sinqertë mund të zgjidhë keqkuptime të kaluara dhe të rikthejë harmoninë në çift. Në aspektin profesional, do ndiheni të motivuar për të përfunduar projekte të lëna pezull, duke përfituar nga energjia pozitive e ditës. Mund të merrni një lajm të mirë lidhur me një promovim ose një mundësi të re pune. Shëndeti është i kënaqshëm, por mos e lini pas dore aktivitetin fizik, pasi do ju ndihmojë të mbani energjinë dhe përqendrimin. Ushqehuni shëndetshëm dhe pini më shumë ujë. Financat kërkojnë kujdes, ndaj mos bëni blerje të nxituara edhe nëse jeni të tunduar.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Sot do ndiheni të mbushur me pasion dhe dëshirë për të sjellë freski në jetën sentimentale, duke sjellë emocion të ri në marrëdhënie. Nëse keni qenë të pavendosur lidhur me një person, dita është e përshtatshme për të marrë një vendim të qartë. Në punë, do keni mundësi të shfaqni aftësitë tuaja dhe të fitoni vlerësimin e kolegëve dhe eprorëve. Mund të hasni disa sfida të vogla, por me këmbëngulje do t’i kapërceni me sukses. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos e neglizhoni pushimin dhe kohën për veten. Relaksimi do ju ndihmojë të rikuperoni energjinë. Financat janë në përmirësim, por është mirë të shmangni huamarrjen ose shpenzimet e mëdha sot.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në planin sentimental, do ndiheni të mbështetur dhe të kuptuar nga partneri, duke forcuar lidhjen tuaj përmes bisedave të thella. Beqarët mund të përjetojnë një njohje të papritur në një ambient të pazakontë, ndaj mbani sytë hapur ndaj mundësive të reja. Në punë, do keni ide të reja që do ndihmojnë në përmirësimin e situatës suaj, ndërsa bashkëpunimi me të tjerët do jetë thelbësor. Mund të merrni vlerësime nga eprorët për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj. Shëndeti është i mirë, por kujdesuni për ushqimin dhe shmangni stresin e tepërt. Një aktivitet fizik i lehtë do ishte i dobishëm. Financat janë të qëndrueshme, por është koha të planifikoni kursimet për të ardhmen.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Dita e sotme sjell qartësi në marrëdhëniet tuaja, duke ju ndihmuar të kuptoni më mirë ndjenjat tuaja dhe të partnerit. Nëse ka pasur pasiguri, sot është momenti i duhur për të diskutuar hapur dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta. Në punë, do ndiheni të frymëzuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi të reja, duke u shquar për vendosmërinë tuaj. Mund të merrni një propozim të rëndësishëm që kërkon vëmendje të veçantë. Shëndeti është mesatar, ndaj mos e injoroni lodhjen dhe mundohuni të pushoni sa herë të keni mundësi. Kujdesuni për balancën mes punës dhe jetës personale. Financat janë të qëndrueshme, por një këshillë e mirë është të shmangni shpenzimet e tepërta për argëtim.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në fushën e dashurisë, do ndiheni më të sigurt në ndjenjat tuaja, duke i dhënë partnerit më shumë hapësirë dhe besim. Për ata që janë beqarë, një takim rastësor mund të kthehet në diçka më shumë, ndaj besoni intuitës suaj. Në punë, dita është e favorshme për të përfunduar detyra të rëndësishme dhe për të bërë plane afatgjata. Bashkëpunimi me kolegët do jetë i suksesshëm, sidomos nëse tregoheni të hapur ndaj ideve të reja. Shëndeti është i mirë, por mos e neglizhoni aktivitetin fizik, sidomos nëse keni qëndruar shumë ulur kohët e fundit. Një shëtitje në natyrë do ju bëjë mirë. Financat janë të stabilizuara, por është mirë të bëni një rishikim të buxhetit tuaj.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Marrëdhëniet personale sot janë të mbushura me energji pozitive, duke ju dhënë mundësinë të përjetoni momente të veçanta me partnerin ose me miqtë e ngushtë. Beqarët mund të marrin një ftesë interesante që mund t’u ndryshojë ditën. Në aspektin profesional, do hasni sfida, por kreativiteti juaj do ju ndihmojë të gjeni zgjidhje të reja dhe të efektshme. Bashkëpunimi është çelësi i suksesit, ndaj mos ngurroni të kërkoni ndihmë kur e ndjeni të nevojshme. Shëndeti kërkon kujdes, sidomos në aspektin e menaxhimit të stresit dhe të ushqimit të shëndetshëm. Një aktivitet relaksues mund të përmirësojë humorin tuaj. Financat janë në gjendje të mirë, por shmangni investimet e nxituara.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri, atmosfera është e qetë dhe harmonike, duke ju mundësuar të forconi lidhjet emocionale me partnerin ose të krijoni një miqësi të re që mund të shndërrohet në diçka më shumë. Beqarët duhet të jenë të hapur ndaj njohjeve të reja, sidomos përmes rrjeteve sociale. Në punë, dita sjell mundësi të reja, por kërkon vëmendje ndaj detajeve dhe organizim të mirë. Mund të merrni një përgjigje të shumëpritur lidhur me një projekt ose aplikim pune. Shëndeti është i mirë, por mos harxhoni të gjithë energjinë në aktivitetet e përditshme, lini kohë për pushim. Kujdesuni për ushqimin dhe hidratimin. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të bëni një plan afatgjatë për investimet.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Sot do ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin, duke ndarë momente intime që forcojnë besimin dhe dashurinë mes jush. Beqarët mund të takojnë dikë që i tërheq intelektualisht, ndaj mos hezitoni të bëni hapin e parë. Në punë, dita është e ngarkuar, por aftësitë tuaja organizative do ju ndihmojnë të përballoni çdo sfidë. Mund të lindin mundësi të reja për zhvillim profesional, ndaj mbani sytë hapur. Shëndeti kërkon vëmendje, sidomos në aspektin e pushimit dhe të menaxhimit të stresit. Mos neglizhoni simptomat e vogla. Financat janë të qëndrueshme, por është koha të mendoni për kursime afatgjata.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në çështjet e zemrës, sot do ndjeni nevojën për më shumë hapësirë personale, por kjo nuk do të thotë se duhet të largoheni nga partneri. Komunikoni hapur nevojat tuaja dhe do gjeni mirëkuptim. Në punë, dita është e favorshme për të përfunduar detyra të vjetra dhe për të bërë plane për projekte të reja. Mund të merrni një lajm të mirë nga një koleg ose epror. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni aktivitetin fizik, pasi do ju ndihmojë të mbani balancën emocionale. Një ushqim i shëndetshëm është i domosdoshëm për të ruajtur energjinë. Financat janë pozitive, por mos u joshni nga blerjet impulsive.

The post Horoskopi 9 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Reali i Madridit merr një tjetër fitore dhe i ushtron presion Barçës

By: M C
8 February 2026 at 23:44

Real Madridi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Valencias në kuadër të javës së 23-të të La Ligës, duke triumfuar me rezultat 2-0 në një ndeshje ku gjithçka u vendos në pjesën e dytë.

“Los Blancos” e nisën takimin me qetësi dhe kontroll të lojës, duke krijuar rastet e para serioze, ndërsa në minutën e 19-të Kylian Mbappe u ndal nga një pritje e sigurtë e portierit Stole Dimitrievski.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por Real Madridi e rriti intensitetin pas pushimit. Epërsia erdhi në minutën e 65-të, kur Alvaro Carreras realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke goditur saktë pranë shtyllës së majtë.

Valencia pati rast të artë për barazim në minutën e 71-të, por Lucas Beltran, pasi shmangu portierin, goditi shtyllën dhe humbi një mundësi të jashtëzakonshme.

Në minutat shtesë, Real Madridi e vulosi fitoren, kur Brahim Diaz asistoi për Kylian Mbappe, i cili përfitoi nga porta e zbrazët për të shënuar golin e dytë dhe për të mbyllur ndeshjen me rezultat 2-0.

Me këtë fitore, Real Madridi mbetet në vendin e dytë në renditjen e La Ligës me 57 pikë, vetëm një pikë më pak se lideri Barcelona, duke vazhduar garën e fortë për titullin kampion.

The post Reali i Madridit merr një tjetër fitore dhe i ushtron presion Barçës appeared first on Albeu.com.

Iu përmend emri 600 herë në dosjen Epstein, jep dorëheqjen si president i institutit arab në Francë ish-ministri, Jacques Lange

By: M C
8 February 2026 at 23:25

Jacques Lange, ish-ministër francez i kulturës nën qeverinë Mitterrand, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij si president i Institutit të Botës Arabe në Paris.

Dorëheqja e tij u bë e pashmangshme pas zbulimeve të kontakteve të tij me Jeffrey Epstein dhe hapjes së një hetimi financiar nga prokurorët francezë. Përpara se të jepte dorëheqjen, Ministria e Jashtme franceze thirri një takim urgjent për të shqyrtuar marrëdhënien e tij me pedofilin amerikan.

Më herët të shtunën, prokurorët financiarë francezë hapën një hetim ndaj Jacques Lange dhe vajzës së tij, producentes së filmave Caroline Lange, me dyshimin për “pastrim të të ardhurave nga evazioni fiskal i rënduar”. Emrat e tyre shfaqen në dosjet e Epstein. Të dy kanë mohuar çdo shkelje.

Largimi i Lange është shembulli i fundit i pasojave në Evropë nga dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së mbi Epstein më 30 janar. Lange është figura më e shquar publike në Francë e implikuar në zbulimet e fundit të korrespondencës private të financierit amerikan të dënuar për krime seksuale.

Lange shërbeu si Ministre e Kulturës nën Presidentin Socialist François Mitterrand në vitet 1980 dhe 1990, duke mbikëqyrur projekte ikonike arkitekturore moderne si Piramida e Luvrit. Që nga viti 2013, ai ka drejtuar Institutin e Botës Arabe, një organizatë kulturore dhe kërkimore që promovon të kuptuarit e botës arabe dhe është nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Jashtme Franceze.

Sipas dosjeve të Epstein, Lange korrespondoi me financierin me ndërprerje nga viti 2012 deri në vitin 2019, kur Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij.

Emri i Lange shfaqet më shumë se 600 herë në dosje, sipas agjencive të lajmeve, dhe vajza e tij përmendet vazhdimisht.

Caroline Lange dha dorëheqjen këtë javë nga Shoqata Franceze e Prodhuesve të Pavarur pasi emailet zbuluan se ajo kishte krijuar një kompani jashtë vendit me Epstein në vitin 2016 për të investuar në punën e artistëve të rinj. Ajo ka mohuar çdo shkelje dhe tha se u largua nga kompania në vitin 2019, kur dolën akuza të reja kundër Epstein.

Sipas faqes investigative Mediapart, Caroline Lang shfaqet gjithashtu si përfituese e 5 milionë eurove në testamentin e Epstein. Ajo i tha transmetuesit publik France 2 këtë javë se nuk ishte në dijeni të testamentit, nuk e kishte parë kurrë dokumentin dhe nuk kishte marrë kurrë para.

Jacques Lang ka mohuar çdo përfshirje, duke thënë se ishte “i shokuar” kur pa emrin e tij të listuar në statutin e kompanisë jashtë vendit në vitin 2016 dhe se ai i ishte afruar Epstein vetëm si filantrop.

Në një linjë mbrojtjeje të përsëritur nga bashkëpunëtorët e tjerë të Epstein, Lange ka pohuar se nuk ishte në dijeni të aktiviteteve të tij kriminale, pavarësisht dënimit të tij në vitin 2008 për nxitjen e një të miture për prostitucion.

“Si mundet një njeri kaq i sjellshëm, kaq simpatik, kaq bujar të ketë kryer mizori të tilla?”, i tha France 2 këtë javë, duke shtuar se u trondit kur mësoi për akuzat kundër Epstein në vitin 2019.

Një video që u shfaq tregon Lange me Epstein përpara Piramidës së Luvrit në Paris në mars 2019, vetëm disa muaj para se Epstein të akuzohej për trafikim vajzash të mitura vetëm. Le Monde dhe Mediapart, të cilat kanë shqyrtuar dosjet, thanë se asnjë nga dokumentet e lëshuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së nuk sugjeron që Lang ose vajza e tij ishin të përfshirë në krimet seksuale të Epstein. Më herët këtë javë, Lang tha se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen dhe se e takoi Epstein përmes Ëoody Allen.

The post Iu përmend emri 600 herë në dosjen Epstein, jep dorëheqjen si president i institutit arab në Francë ish-ministri, Jacques Lange appeared first on Albeu.com.

Habit Ermal Mamaqi: I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeç

By: M C
8 February 2026 at 23:20

“I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeçar me 10% interes.” Kështu u shpreh Ermal Mamaqi gjatë një interviste në Grida Duma Podcast, ku foli për mënyrën si i edukon fëmijët për raportin me paratë dhe përgjegjësinë financiare.

Mamaqi tregoi se në familjen e tij shmangen shprehje si “nuk kemi lekë” apo “nuk e përballojmë dot”.

Sipas tij, edhe kur një gjë nuk është e përballueshme në atë moment, fëmijët nxiten të mendojnë se si mund të gjejnë zgjidhje për ta arritur.

Në bisedë, Mamaqi ndau edhe një episod kur djali i tij kërkonte një pajisje që kushtonte rreth 500 euro.

“Nuk i dilnin lekët dhe një ditë më thotë: e gjeta zgjidhjen, duhet të më japësh kredi. Bëmë llogaritë dhe i thashë: nuk do më kthesh 500, por 550, me 10% interes, si në bankë. Filloi të thoshte duhet të punoj më shumë sepse kam kredi. Ishte hera e parë që kuptoi përgjegjësinë financiare”, u shpreh ai.

Ai shpjegoi se i motivon fëmijët financiarisht për leximin dhe angazhimet në shtëpi.

Për çdo libër të lexuar apo detyrë të përmbushur, ata marrin një shumë të caktuar, të cilën mund ta kursejnë dhe ta përdorin sipas dëshirës.

The post Habit Ermal Mamaqi: I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeç appeared first on Albeu.com.

Këngëtari shqiptar humb babain, prek me fjalët: Mu këput një pjesë e zemrës sime

By: M C
8 February 2026 at 22:49

Këngëtari i njohur shqiptar Skerdi ka dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të tij.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, këngëtari ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e figurës që e konsideronte udhërrëfyesin dhe mbështetjen më të madhe në jetë.

Ndërsa më tej Skredi shgkruan për sakrificat dhe vlerat që i ati i ka transmetuar ndër vite, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme për ta mbajtur pranë sa më gjatë, teksa thekson se ka luftuar për muaj me radhë me shpresën se babai do ta kalonte sprovën shëndetësore.

Postimi i këngëtarit:

Nuk do ta kem me nje besnik.Nuk do ta kem me nje udherrefyes.Nuk do ta kem me nje shok me te mire.Nuk do te jem me me ty, baba…Mu keput nje pjese e zemres sime dhe ra, u thye pergjithmoneKjo mbreteri mbeti me nje karrige bosh, ku kurora eshte ende aty, e vendosur aty ku e le baba, dhe askush nuk guxon ta preke.

Baba, ti me bere kete qe jam sot, fale kultures tende dhe fale sakrifices me te cilen na rrite, na mesove dhe na edukove.Luftova per ty me muaj te tere qe te kishe akoma jete, duke u munduar e duke shpresuar se edhe nje here babi im do jetonte gjate, do permiresoheshe dhe do ta kaloje kete sfide… por na mposhti, baba…

Luftova me cdo ktheter qe me gjakoste shpirtin cdo dite neper korridore pa ndjenja, ku i laja me lot sa here gjeja nje cep, sepse nuk doja t’i shihje lotet e mia. E di qe do te rendonin edhe me shume mbi ty…

U mundova ta ruaja nje qetesi qe donte te shperthente si vullkan, nga shume gjera qe ti i di shume mire, baba.

Por heshta ne luginen e vetmise sime, pa uluritur ate mllef te madh qe me perbiente dite pas dite, sa here te shihja te shtrire ne spital…Tani je lart, tek i madhi Zot, dhe besoj se do kujdesesh per mua edhe pse je larg.

Dhe dicka qe me beri edhe me burre eshte se ti kurre nuk u ankove. Kurre nuk me the “s’jam mire”, “jam semure”. Thjesht luftove deri ne fund, pa u ndalur. Tek ty pash luftetarin me te mire te kesaj jete.

Tek ty pash gladiatorin qe kjo bote nuk do ta kete me, te pakten per mua.Pusho ne paqe, babi me i mire dhe me i drejte i kesaj bote. Mos u bej merak, nuk kam lene asgje pa bere. Cdo amanet qe me le, i kam kryer te gjitha.

Djali yt te do shume dhe do te doje deri ne frymen e fundit.

Dhe shpresoj qe nje dite, aty lart ku ke shkuar, te jemi serish bashke. TE DUA, KING I ZEMRES TIME.

The post Këngëtari shqiptar humb babain, prek me fjalët: Mu këput një pjesë e zemrës sime appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 8 February 2026Main stream

Meloni dënon veprimet anti-olimpike në Milano: Armiq të Italisë

By: M C
8 February 2026 at 22:27

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dënoi protestat e fundit anti-Olimpike në Milano dhe sabotimin e dyshuar të infrastrukturës hekurudhore, duke i quajtur përgjegjësit armiq të Italisë dhe italianëve të dielën në mëngjes.

Në një postim në Facebook, Meloni shkruan se, protestuesit demonstrojnë ‘kundër Lojërave Olimpike’, duke bërë që këto imazhe të përfundojnë në televizione anembanë botës. “Solidaritet, edhe një herë, me policinë, qytetin e Milanos dhe të gjithë ata që do ta shohin punën e tyre të minohet nga këto banda kriminelësh”, tha ajo.

Associated Press shkruan se, ministria italiane e transportit tha se ka hapur një hetim për terrorizëm mbi sabotimin e sinkronizuar të linjave hekurudhore në Italinë veriore të shtunën, ditën e parë të Lojërave Olimpike. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. Sabotimi i dyshuar fillimisht goditi qendrën e Bolonjës, e cila rregullon trafikun hekurudhor midis Italisë veriore dhe asaj jugore, rreth orës 6 të mëngjesit të së shtunës, kur ende ishte errësirë. Më pas goditi trenat e zonës së Pesaros përgjatë bregdetit Adriatik.

Ministria e transportit nuk dha detaje, por tha se do të kërkonte miliona euro kompensim nga autorët. Mijëra pasagjerë u prekën nga vonesat orë të tëra. Në Milano, policia italiane qëlloi gaz lotsjellës dhe topa uji të shtunën në mbrëmje ndaj dhjetëra protestuesve që hodhën fishekzjarre dhe u përpoqën të hynin në një autostradë pranë një vendi të Lojërave Olimpike Dimërore . Konfrontimi i shkurtër erdhi në fund të një marshimi paqësor nga mijëra persona kundër ndikimit mjedisor të Lojërave dhe pranisë së agjentëve amerikanë në Itali .

Përleshja vjen disa ditë pasi qeveria e Melonit miratoi një dekret sigurie që i lejon policisë të ndalojë njerëzit deri në 12 orë kur ka arsye të arsyeshme për të besuar se ata mund të veprojnë si agjitatorë dhe të prishin protestat paqësore. Ligjvënësit e opozitës e kritikuan masën si një sulm ndaj lirisë së shprehjes.

The post Meloni dënon veprimet anti-olimpike në Milano: Armiq të Italisë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Portugali, socialisti Antonio Seguro drejt karriges së presidentit

By: M C
8 February 2026 at 22:09

Fitorja po afrohet për socialistin António José Seguro në zgjedhjet presidenciale të Portugalisë.

Me 2,206 nga 3,259 qendra votimi të numëruara, Seguro kryeson në raundin e dytë me 64.1% të votave, përballë André Ventura, kandidatit të partisë së ekstremit të djathtë Chega!, me 35.8%.

Të gjitha sondazhet para raundit janë konfirmuar, me kandidatin e moderuar të krahut të majtë, i cili kishte fituar tashmë raundin e parë.

Fituesi do të zëvendësojë presidentin në largim Marcelo Rebelo de Sousa, i cili ka përfunduar kufirin kushtetues prej dy mandatesh pesëvjeçare.

Presidenti i ri, i gjashti i republikës demokratike të krijuar sipas Kushtetutës së vitit 1976, do të betohet më 9 mars.

The post Zgjedhjet në Portugali, socialisti Antonio Seguro drejt karriges së presidentit appeared first on Albeu.com.

Stelina zbulon çfarë i tha bashkëshortja e banorit të BBV 5, kur u takuan

By: M C
8 February 2026 at 21:32

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Stelina, ishte ditën e sotme e ftuar në studion e “Fan Club”, ku foli për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në një moment gjatë intervistës, moderatorja e njohur, Kiara Tito, e pyeti ish-banoren në lidhje me bashkëshorten e Mirit, të cilën e ka takuar pasi doli nga BBV 5.

Moderatorja e pyeti se çfarë i ka thënë gruaja e këngëtarit në lidhje me deklaratat e forta që Keijsi bëri teksa ishte brenda në shtëpi.

Stelina u shpreh se e ka bashkëshortja e Mirit i ka thënë se nuk ka nevojë që të sqarohet pasi e di se si është e vërteta.

Ke takuar bashkëshorten e Mirit, çfarë të tha për deklaratën që u bë brenda në shtëpi?

Më tha që nuk ke nevojë që të sqarohet se e di si është e vërteta. Ajo erdhi vetë te dyqani, doja dhe unë ta takoja se kisha një barrë peshe, se u përmend dyqani im. Jemi takuar dy herë.

Më përpara je takuar?

Jo se jeton në Gjermani, nuk kam patur mundësi. Më ka takuar shpesh që kur ka qenë Miri te dyqani, kur fliste në telefon i dërgonim të fala.

Jo nuk kemi fol bashkë. Po ajo ishte e qetë dhe nuk donte shpjegim. Ka qenë një situatë që e ka përdorur. Kur e pyeta Keijsin nga e di që e njoh Mirin tha kam gjërat e mia.

The post Stelina zbulon çfarë i tha bashkëshortja e banorit të BBV 5, kur u takuan appeared first on Albeu.com.

Rrëfimi ndryshe i Ermal Mamaqit: Aftësia ime e humorit, ka lindur për të shuar konfliktet në familjen time

By: M C
8 February 2026 at 21:14

Aktori i njohur shqiptar Ermal Mamaqi ka bërë një rrëfim ndryshe për sa i përket jetës së tij personale, ku ka treguar detaje nga jeta e tij në fëmijëri.

I ftuar në “Grida Duma Podcast”, Ermal Mamaqi ka zbuluar se humori ka lindur nga një nevojë e hershme për të sjellë paqe brenda familjes.

“Në fakt humori kjo aftësi e imja ka lindur nga një nevojë që unë kam pasur për ë si të thuash për të krijuar paqe në familjen time. Domethënë është e dhimbshme kur e dëgjon ose po ta kuptosh që këtë aftësi unë e kam zhvilluar si një nevojë për të ulur gjakrat. Kishte konflikte? Ka pasur ë si çdo familje shqiptare”, tha Mamaqi.

Moderatori rrëfeu se aftësinë për të bërë humor e ka përdorur shpesh për të ulur tensionet dhe për të qetësuar situata të vështira mes prindwrve.

“Biles kur me këtë nivel që jemi duke jetuar jetën tani, unë i marr ato prindërit e mi, i them ore si s’jeni ndarë ju deri tashi hallall domethënë ose tani e përdor si me humor, zihen për shembull të dy, se janë në një moshë që si i them unë si Tomi dhe Xherri edhe zihen të dy i them unë divorcin direkt ja u paguaj unë njëri të mbajë shtëpinë tjetrin ja paguaj unë qiranë gjithë jetën divorcin”, deklaroi aktori.

The post Rrëfimi ndryshe i Ermal Mamaqit: Aftësia ime e humorit, ka lindur për të shuar konfliktet në familjen time appeared first on Albeu.com.

Sulmi ndaj avokatit të Metës, Berisha: Krim shtetëror

By: M C
8 February 2026 at 20:55

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagon pas dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani: “Një akt kriminal shtetëror i shëmtuar”

Në reagimin e tij, Berisha e ka cilësuar ngjarjen si një “akt kriminal shtetëror të shëmtuar”, duke theksuar se Cakrani është goditur shtazërisht pa asnjë shkak, por vetëm për shkak të detyrës së tij. Ai ka bërë të ditur se avokati është shtruar në spital me fraktura në kokë.

Lideri demokrat ka dënuar këtë akt shtazor si një krim të shëmtuar të parapërgatitur shtetëror.

Reagimi i plotë:

Dhunimi i Avokatit Kujtim Cakrani, një akt kriminal shtetëror i shëmtuar.

Të dashur miq, sot avokati i mirënjohur Kujtim Cakrani që sot është dhe avokati i ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta goditet shtazërisht pa asnjë shkak, por vetëm e vetëm për shkak të detyrës dhe shtrohet në spital me fraktura në kokë.
Partia Demokratike i uron shërim të shpejtë dhe të plotë Avokatit Kujtim Cakrani, dënon me forcën më të madhe këtë akt shtazor si një krim të shëmtuar të parapregatitur shtetëror të frymëzuar dhe sponsorizuar nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale dhe ju rikujton atyre se përgjegjësia direkte është e tyre dhe se drejtësia vonon por nuk harron. #sb

The post Sulmi ndaj avokatit të Metës, Berisha: Krim shtetëror appeared first on Albeu.com.

Dhuna ndaj avokatit të tij Kujtim Cakrani, reagon Ilir Meta: Dënoj me ashpërsi sulmin! Autorët të vendosen para ligjit

By: M C
8 February 2026 at 20:14

Ish-presidenti Ilir Meta, ka dënuar nga burgu sulmin ndaj avokatit të tij, Kujtim Cakrani, i cili përfundoi në spital me plagë në kokë pasi u dhunua nga dy të rinj në Vlorë.

Meta thekson se nuk është hera e parë që sulmohen avokatët, ndërsa nënvizon se vendi është në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë.

Kreu i PL-së ka bërë thirrje që autorët të identifikohen dhe të vendosen para ligjit sa më shpejt.

“Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt.

Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë.

Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët!”, shkruan Meta në një reagim në rrjetet sociale.

DINAMIKA E NGJARJES

Avokati Kujtim Cakrani u dhunua nga dy persona këtë të dielë, 8 shkurt, në një pikë karburanti në Vlorë, duke pësuar dëmtime në kokë pasi është goditur me mjet prerës në pjesën e pasme.

Mbrojtësi ligjor i ish presidentit Ilir Meta ka pësuar një frakturë të rëndë në pjesën e pasme të kokës, dhe për pasojë ai u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet i shtruar në reanimacion.

Burime spitalore bëjnë me dije se avokati i ish presidentit ka dëmtime serioze në kokë, dhe aktualisht nuk arrin të qëndrojë në këmbë.

Ndërkohë, në spital pritet mbërritja e ekspertëve mjeko-ligjorë, si edhe e përfaqësuesve të policisë, të cilët do të marrin dëshminë e avokatit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarja u shënua rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në rrugën Tranballkanike, gjatë kohës që avokati ka qenë duke furnizuar automjetin me karburant.

Sipas policisë, konflikti ka nisur për shkak të pozicionit se si e kishte lënë avokati automjetin që sipas dy personave, me të cilët është konfliktuar, kishte bllokuar edhe automjetet e tjera.

Pasi fillimisht e kanë sharë, njëri prej tyre ka zbritur nga makina ku ndodheshin, ka hyrë nga dera e pasagjerit dhe e ka goditur me mjet prerës në kokë, duke i shkaktuar dëmtime.

DËSHMIA E AVOKATIT

Sipas vetë avokatit Cakrani, dy persona të panjohur për të e kanë sulmuar në momentin që ai po furnizohej me karburant.

Fillimisht, ata e kanë ofenduar dhe sharë, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një parkimi , edhe pse avokati shprehet se nuk beson se ky ka qenë shkaku i vërtetë.

“Ishin dy çuna me një makinë, që pasi më provokuan, më dhunuan fizikisht. Më goditën pas koke, me njërin po bisedoja dhe tjetri më goditi pas koke. Ka ndodhur në hyrje të Vlorës, në një pikë karburanti. Do të kthehesha në Tiranë. Erdhën, provokuan dhe më pas filluan me fjalë fyese. Më pas dolën nga makina, më goditën dhe më qëlluan.

Njëri ka qenë me mjet prerës. Më goditën pas koke se isha ulur në makinë, isha në vend të parë të makinës. Njëri nga dritarja po ofendonte, dhe tjetri kaloi nga pasagjeri. Pse ke parkuar keq makinën, ke zënë gjysmën e karburantit. Ishte një formë provokimi”, tha ai.

I pyetur nëse mendon se ishte diçka tjetër, ai thotë se: “Nuk e di. Në këtë moment nuk mund të them gjë se nuk dua. Nuk i njoh ishin moshë e re. Kërcënime në rrjete sociale padyshim që kam për profesonin që bëj, për çështje sensitive që ndjek, por nuk mund të them dhe të jap dot një shpjegim. Vetëm pas koke kam lëndime, në trup jo.”

The post Dhuna ndaj avokatit të tij Kujtim Cakrani, reagon Ilir Meta: Dënoj me ashpërsi sulmin! Autorët të vendosen para ligjit appeared first on Albeu.com.

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

By: M C
8 February 2026 at 19:56

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një kërcënim ekzistencial për Izraelin dhe se vendi është i gatshëm të veprojë i vetëm nëse e sheh të nevojshme.

Sipas burimeve të sigurisë të cituara nga Jerusalem Post, mesazhi i është përcjellë Uashingtonit gjatë javëve të fundit përmes disa kontakteve të nivelit të lartë. Në këto bisedime, pala izraelite ka paraqitur edhe skenarë operacionalë për goditjen e kapaciteteve dhe infrastrukturës së prodhimit të raketave të Iranit.

“U kemi thënë amerikanëve se do të godasim vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe që kemi vendosur për raketat balistike,” tha një burim i mbrojtjes, duke shtuar se Izraeli nuk mendon se ky prag është kaluar ende, por se zhvillimet brenda Iranit po monitorohen vazhdimisht.

Zyrtarët theksuan se Izraeli rezervon lirinë e plotë të veprimit dhe se nuk do të lejojë që Irani të rindërtojë sisteme strategjike armësh në një shkallë që rrezikon ekzistencën e vendit.

Një zyrtar i mbrojtjes e përshkroi momentin aktual si një “mundësi historike” për t’i dhënë një goditje të fortë infrastrukturës raketore iraniane dhe për të neutralizuar kërcënime aktive ndaj Izraelit dhe vendeve fqinje.

Gjatë bisedimeve të fundit, Izraeli ka paraqitur gjithashtu plane për të goditur objekte të tjera të lidhura me programin e raketave balistike të Iranit. Paralelisht, brenda qarqeve izraelite ka shqetësim se Donald Trump mund të zgjedhë një model goditjesh të kufizuara, të ngjashëm me operacionet amerikane kundër Houthi-ve në Jemen.

Sipas këtyre zyrtarëve, një qasje e tillë do të linte të paprekura kapacitetet kryesore të Iranit. “Frika është se ai mund të godasë disa objektiva, të shpallë sukses dhe të largohet, duke e lënë Izraelin të përballet me pasojat,” tha një tjetër burim ushtarak.

Në këtë kontekst, pritet që komandanti i ardhshëm i forcave ajrore izraelite, gjeneral brigade Omer Tishler, të shoqërojë kryeministrin Benjamin Netanyahu gjatë vizitës së tij të ardhshme në SHBA. Tishler do të përfaqësojë Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura izraelite, Eyal Zamir, në një kohë kur posti i atasheut ushtarak në Uashington është bosh.

The post Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe appeared first on Albeu.com.

Skandale të shumta për familjen mbretërore të Norvegjisë, Princesha Mette-Marit nën akuzë për lidhjet me Jeffrey Epstein, i biri për përdhunim

By: M C
8 February 2026 at 19:30

Familja mbretërore e Norvegjisë po përballet këtë javë me skandale në disa fronte, teksa organizata bamirëse po shqyrtojnë mundësinë për të ndërprerë ose rishikuar bashkëpunimin me Princeshën Mette-Marit për shkak të lidhjeve të saj me trafikantin e të miturve dhe kriminelin seksual Jeffrey Epstein, ndërsa disa po vënë në dyshim edhe aftësinë e saj për rolin e ardhshëm si mbretëreshë.

Sipas CNN, polemika e parë lidhet me djalin 29-vjeçar të Princeshës Mette-Marit, Marius Borg Høiby, i cili gjatë ditës së parë të gjykimit në Oslo shpërtheu në lot, teksa mohoi katër akuza për përdhunim.

Høiby është jashtë linjës së trashëgimisë, pasi ka lindur para se nëna e tij të martohej me Princi Haakon në vitin 2001.

Princi Haakon konfirmoi statusin e Høiby si qytetar privat në një deklaratë të rrallë para gjykimit për përdhunim, duke thënë se djali i adoptuar “nuk ishte anëtar i Familjes Mbretërore të Norvegjisë dhe si i tillë është i pavarur”.

Megjithatë, përpjekjet për të mbrojtur reputacionin e kurorës u zbehën kur shpërtheu një skandal i dytë, këtë herë që përfshinte gruan e tij dhe nënën e Høiby-t, e ardhmja mbretëreshë e vendit.

Dosjet e reja të Epstein, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA, tregojnë shkëmbime të gjera mes Mette-Marit dhe kriminelit seksual, për të cilat princesha më pas ka shprehur pendesë, disa vite pas deklarimit të fajësisë së Epstein për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Të premten, pallati mbretëror i Norvegjisë deklaroi se Mette-Marit “heq dorë në mënyrë të prerë nga abuzimet dhe veprat kriminale të Epstein” dhe shprehu keqardhjen që “nuk kuptoi më herët çfarë njeriu ishte”.

“Më shumë pjesë e mesazheve mes meje dhe Epstein nuk përfaqësojnë personin që dua të jem. Gjithashtu kërkoj falje për situatën ku kam vendosur Familjen Mbretërore, veçanërisht Mbretin dhe Mbretëreshën,” tha Mette-Marit në një deklaratë.

Sfida në fronte të shumta

Për herë të parë në historinë e vendit, po zhvillohet një debat publik nëse një anëtar i familjes mbretërore, në këtë rast Mette-Marit, duhet të bëhet mbretëreshë.

“Besimi tek princesha trashëgimtare ka rënë ndjeshëm,” tha Tove Taalesen, korrespodente mbretërore e agjencisë së lajmeve Nettavisen. “Shumica ende mbështet institucionin, por kjo mbështetje është më e dobët dhe pasiguria po rritet.”

Skandali ngre pyetje të vështira mbi pozicionin e Mette-Marit brenda familjes mbretërore, veçanërisht për shkak të moshës së avancuar të Mbretit Harald V, 88 vjeç, monarku më i vjetër në Evropë. Shëndeti i tij fizik është përkeqësuar në vitet e fundit, duke e bërë Princi Haakon të veprojë si regjent herë pas here.

Mette-Marit nuk ka rrezik të përjashtohet nga familja mbretërore, por një opsion i mundshëm mund të jetë të tërhiqet nga detyrat mbretërore për arsye shëndetësore dhe t’i lejojë princit trashëgimtar të qeverisë vetëm.

Ajo u diagnostikua me fibrozin pulmonare në vitin 2018, një sëmundje kronike dhe progresive e mushkërive, dhe sipas pallatit mund të ketë nevojë për transplant mushkërie.

Analistët mbretërorë thonë se skandalet kanë dobësuar besimin dhe respektin që Mette-Marit kishte fituar gjatë viteve. Kjetil Alstadheim, gazetar politik në Aftenposten, tha se shumë norvegjezë janë zhgënjyer nga zbulimet dhe kanë më pak besim tek princesha.

“Shumë po dyshojnë për gjykimin e saj në të ardhmen,” tha Alstadheim për CNN.

Një monarki moderne

Mette-Marit u bë princeshë në vitin 2001, duke u martuar me Haakonin në katedralen e Oslos, para 800 të ftuarve dhe miliona shikuesve televizivë. Në atë kohë, e kaluara e saj “e egër” u pranua dhe u admirua, sidomos nga gjeneratat e reja, që e panë si një figurë të një monarkie moderne me të cilën mund të identifikoheshin.

“Mobilizoi gjeneratat e reja që ndjenin se kjo ishte një monarki moderne,” tha Alstadheim. “Ajo arriti të ndërtojë besim dhe respekt.”

Por pas trazirave të fundit, besimi dhe respekti duket se po dobësohen.

Këtë javë, qendra më e madhe për shëndetin seksual në Norvegji, “Sex and Society” në Oslo, njoftoi se do të ndërpresë bashkëpunimin me Mette-Marit, duke argumentuar se zbulimet e fundit nuk janë të pajtueshme me etikën e organizatës.

Tre organizata kulturore në Norvegji, të gjitha nën patronazhin e princeshës së fronit, kanë shkruar gjithashtu në pallatin mbretëror lidhur me marrëdhënien e saj të mëparshme me Epstein, duke thënë se kontakti i çiftit duket “i rëndë dhe shqetësues”.

Përfshirja e politikës

Shkëmbimet e kontestuara të emaileve, që treguan një marrëdhënie më të thellë mes Epstein dhe princeshës së fronit, kanë shkaktuar një ndërhyrje të rrallë politike. Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre tha të hënën se Mette-Marit tregoi “gjykim të dobët”.

Edhe pse kjo reflekton fjalët e Mette-Marit, ajo tregon presionin e madh publik që po përballon familja mbretërore, sipas ekspertëve.

Në emaile të vitit 2012, Mette-Marit e quan Epstein “i dashur” dhe “me zemër të mirë”, dhe në shkëmbime të tjera e përshkruan si “shumë tërheqës”, duke pranuar më pas se kishte treguar “gjykim të dobët” në marrëdhënien me të.

“Duhet të marr përgjegjësinë që nuk shqyrtova më mirë sfondin e Epstein dhe që nuk kuptova më herët çfarë njeriu ishte. Kjo është një përgjegjësi që duhet ta marr,” tha ajo për CNN.

Lidhje të tjera me Epstein

Ndërsa presioni mbi Mette-Marit rritet, ish-kryeministri i Norvegjisë, Thorbjørn Jagland, po hetohet për “dyshim për korrupsion të rënduar” lidhur me lidhjet e tij me Epstein. Hetimi përfshin dhurata, udhëtime dhe hua në lidhje me pozitën e tij, sipas autoriteteve norvegjeze.

Dosjet përfshijnë edhe personalitete të tjera evropiane, përfshirë anëtarë të familjes mbretërore norvegjeze, megjithëse përmendja e tyre në dokumente nuk nënkupton ndonjë keqbërje.

Në një email të vitit 2010, dërguar Epstein, ishte përfshirë një foto që dukej të tregonin princeshën Sofia të Suedisë në një udhëtim në Afrikë. Rreth kontekstit të këtij emaili nuk ka informacion të qartë.

Pallati mbretëror suedez konfirmoi se princesha Sofia takoi Epstein disa herë rreth 20 vjet më parë, para se të bëhej pjesë e familjes mbretërore, por mohoi pjesëmarrjen e saj në ndonjë ngjarje në vitin 2012.

The post Skandale të shumta për familjen mbretërore të Norvegjisë, Princesha Mette-Marit nën akuzë për lidhjet me Jeffrey Epstein, i biri për përdhunim appeared first on Albeu.com.

Shqipëria po tërheq pensionistët amerikanë: Qira të lira dhe qëndrim deri në një vit pa vizë

By: M C
8 February 2026 at 19:12

Qiratë dhe kostoja më e ulët e jetesës, si dhe mundësia për të qëndruar deri në një vit pa leje qëndrimi po e bëjnë Shqipërinë destinacionin e parapëlqyer edhe për pensionistët amerikanë.

Sipas agjentëve të pasurive të patundshme, Vlora dhe Saranda janë ndër qytetet kryesore ku ata qëndrojnë me qira nga 400 deri në 500 USD në muaj.

Prej muajit tetor, Lisa Spence, 62 vjeçe, nga shteti i Alabamës në SHBA, jeton në Vlorë.

Zonja Spence tregon për “Monitor” se ka zgjedhur të jetojë për një vit në Shqipëri për shkak të kostos së ulët të jetesës dhe leverdishmërisë ekonomike, duke pasur parasysh të ardhurat e saj mujore nga pensioni me vlerë 2,200 USD.

Lisa tashmë pensioniste, tregon se ka punuar 18 vjet si administratore në një zyrë kontabiliteti të një kompanie të madhe ndërtimi. Ajo pohon se jeta në SHBA është shumë herë më e shtrenjtë krahasuar me Shqipërinë. Sipas saj, kjo është një ndër arsyet kryesore pse ka vendosur të qëndrojë për një vit në Vlorë.

Ajo jeton në një apartament me qira në zonën e Lungomares në Vlorë. Për një apartament me dy dhoma dhe ballkon me pamje panoramike, paguan 400–500 USD në muaj, ndërsa në SHBA, një pronë e ngjashme sipas saj do të kushtonte minimalisht 1,400 USD.

“Me të ardhurat që kam nga pensioni, nuk do të mbijetoja në SHBA. Cilësia e jetës këtu është shumë i mirë duke pasur parasysh, të ardhurat mujore nga pensioni. Gjithashtu njerëzit janë shumë mikpritës.

Në Shqipëri mund të shijosh momentet e vogla të jetës, si të pish një kafe, të ecësh apo të bësh shëtitje. Edhe cilësia e ushqimeve është shumë e mirë. Klima, ajri i pastër, deti, Vlora është vend ideal për të bërë një jetë të mirë. Atje të gjithë njerëzit nxitojnë. Këtu jeta është më e qetë”, shprehet ajo.

Kjo është përvoja e saj e parë e të jetuarit në një shtet jashtë SHBA-së. Zonja Spence u njoh me Shqipërinë pas disa kërkimeve që bëri mbi listën e vendeve miqësore të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku përfshihet edhe Shqipëria.

“Ishte shumë e rëndësishme që, para se të vendosja se ku do të jetoja, të bëja një kërkim mbi shtetet në listën e vendeve miqësore të publikuara nga DASH, pasi për një zonjë pensioniste që jeton e vetme, siguria mbetet kryesorja”, – përfundon Spence.

Më tej, ajo nënvizon se deri tani ka qenë shumë e lehtë për të pasur shërbim ambulator mjekësor, edhe për shkak të një gjendjeje gripale që kaloi, si dhe kujdesin dentar. Ajo shton se deri tani nuk i është dashur të përdorë shërbim spitalor.

Spence e rekomandon qytetin e Vlorës edhe për shtetas të tjerë amerikanë që kërkojnë të jetojnë jashtë vendit të tyre, pas daljes në pension.

Agjentët e tregut të shitblerjes së pasurive të paluajtshme pohojnë se në qytetet bregdetare, si në Vlorë dhe Sarandë, vihet re një tendencë e rritjes të kërkesës së shtetasve të huaj pensionistë, përfshirë edhe shtetasit amerikanë për të jetuar me qira.

Sipas agjentes imobiliare Viola Shehaj-Malaj, kërkesa e pensionistëve amerikanë për të jetuar në qytetin e Vlorës në apartamente me qira ka shënuar rritje të ndjeshme në vitin 2025, tendencë që ka vijuar edhe në muajin e parë të 2026.

Në tërësi, sipas saj, afatet e qëndrimit nga shtetasit e huaj që kanë zgjedhur Vlorën për të qëndruar zgjatin nga 1 deri në 2 vite. Ndërsa pensionistët amerikanë po testojnë këtë lloj përvoje, për të vendosur më tej për afatet e qëndrimit, duke shfrytëzuar avantazhin e qëndrimit deri në një vit në Shqipëri pa vizë dhe leje qëndrimi.

Shehaj-Malaj thekson se një nga faktorët kryesorë që i tërheq është kostoja e ulët e jetesës në Shqipëri krahasuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe veçanërisht çmimet e ulëta të qirave, klima dhe qetësia që gjejnë në qytetet bregdetare.

“Shumica e shtetasve amerikanë që po zgjedhin të qëndrojnë në Vlorë pohojnë se arsyeja kryesore mbetet kostoja e ulët e jetesës, sidomos e qirave që janë shumë herë më të lira. Nëse në Vlorë gjen një apartament të tipologjisë 1+1 me çmim 400 USD/muaj, në SHBA çmimi minimal është rreth tre herë më i lartë.

Por duhet theksuar se shumë prej pensionistëve amerikanë janë në fazën e testimit. Shumë prej tyre parapëlqejnë të qëndrojnë disa javë apo disa muaj, duke shfrytëzuar afatin e qëndrimit njëvjeçar pa vizë dhe leje qëndrimi në Shqipëri, për ta testuar këtë përvojë. Disa të tjerë zgjedhin të qëndrojnë një vit të plotë, për t’u larguar dhe për t’u kthyer sërish. Kjo periudhë i ndihmon të marrin vendimin nëse do të qëndrojnë afatgjatë”, nënvizon ajo.

Përveç shtetasve amerikanë, qyteti i Vlorës vijon të mbetet mjaft i kërkuar për qëndrim afatgjatë edhe prej pensionistëve italianë, sipas agjentes imobiliare. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat italiane, deri në muajin mars 2025, numri i pensionistëve italianë që jetonin në Shqipëri arriti në 3,000 nga 300 pensionistë italianë në vitin 2021.

Rritja e numrit të tyre është ndikuar nga politikat fiskale të Shqipërisë për mostatimin e pensioneve të shtetasve italianë.

“Në praktikë, nëse në Itali 1,500 euro bruto kthehen në 1,150 euro neto, këtu mbeten 1,500 euro të pastra. Dhe nuk vijnë vetëm ata me të ardhura të ulëta, por ka edhe shumë pensionistë të pasur me më shumë se 50 mijë euro në vit”, pohoi më herët për “Corriere Della Sera” një pensionist italian që jetonte në Shqipëri.

The post Shqipëria po tërheq pensionistët amerikanë: Qira të lira dhe qëndrim deri në një vit pa vizë appeared first on Albeu.com.

“Nuk manovrova dot!”/ Aksident në Lushnje, shoferi përplas një kalë, përfundon në spital gruaja e tij

By: M C
8 February 2026 at 18:54

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tri Urat në Lushnje, ku një mjet tip BMW është përplasur me një kalë.

Mësohet se, për pasojë kafsha ka ngordhur në vend, ndërsa bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore. Sipas Policisë Rrugore të Lushnjes, drejtuesi i mjetit është shprehur se nuk ka pasur mundësi të manovronte për të shmangur aksidentin.

The post “Nuk manovrova dot!”/ Aksident në Lushnje, shoferi përplas një kalë, përfundon në spital gruaja e tij appeared first on Albeu.com.

❌
❌