Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026Main stream

Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë për zgjedhjen antikushtetuese të nënkryetarit të Kuvendit

4 February 2026 at 15:54

Gjykata Kushtetuese ka publikuar Aktgjykimin lidhur me zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Sipas Kushtetueses, zgjedhja e Rashiq më 10 tetor 2025 nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

“TË KONSTATOJË, me 5 (pesë) vota për dhe 2 (dy) kundër, që Vendimi [nr. 09-V071] i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i 10 tetorit 2025, për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nënparagrafin 1 të paragrafit 6 dhe paragrafin 7 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në Aktgjykim.

Teksti i plotë i aktgjykimit është i qasshëm në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë për zgjedhjen antikushtetuese të nënkryetarit të Kuvendit appeared first on Sinjali.

Mbi 3,600 raste të reja me kancer u regjistruan në Kosovë gjatë 2024-së

4 February 2026 at 15:46

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë të ditur se, sipas të dhënave për vitin 2024, në Kosovë janë raportuar gjithsej 4,620 raste me kancer, prej të cilave 2,546 raste te vajzat/gratë dhe 2,074 raste te djemtë/burrat.

Gjatë po këtij viti janë regjistruar 3,644 raste të reja, prej të cilave 1,866 te vajzat/gratë dhe 1,758 te djemtë/burrat.

“Me moton ‘Të bashkuar nga e veçanta’, sot shënohet Dita Botërore e Kancerit, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe nxitjes së një angazhimi të përbashkët institucional dhe shoqëror për parandalimin, zbulimin e hershëm, si dhe përmirësimin e trajtimit dhe shërbimeve shëndetësore për personat e prekur nga kanceri”, thuhet në komunikatën e MSh-së të publikuar në Ditën Botërore të Kancerit.

Njoftimi i plotë:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 3,600 raste të reja me kancer u regjistruan në Kosovë gjatë 2024-së appeared first on Sinjali.

“Zhbllokohet” TikTok-u në Shqipëri

4 February 2026 at 15:44

Qeveria shqiptare ka vendosur të rikthejë aksesin në platformën TikTok, një vit pas vendimit për bllokimin e saj. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave të mbajtur këtë të mërkurë.

Në vendim parashikohet heqja e masave të përkohshme që ndalonin aksesin në TikTok, pas shqyrtimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me entet rregullatore, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për rikthimin e platformës, duke respektuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Gjithashtu, vendimi shfuqizon masat e vendosura më 6 mars 2025 me vendimin nr.151, që kishte kufizuar aksesin në TikTok për të parandaluar ndikimet negative në mjedisin digjital dhe shoqëror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Zhbllokohet” TikTok-u në Shqipëri appeared first on Sinjali.

Kryeministri britanik thotë se Mandelson “gënjeu vazhdimisht” për marrëdhënien e tij me Epstein

4 February 2026 at 15:40

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se Lord Peter Mandelson “gënjeu vazhdimisht” për marrëdhënien e tij me Jeffrey Epstein dhe shprehu keqardhjen që e kishte emëruar atë si ambasador të SHBA-së në vitin 2024.

Starmer gjithashtu i tha Parlamentit se do të publikojë të gjitha materialet që lidhen me emërimin e Lord Mandelson, duke përjashtuar ato që lidhen me sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ndërkohë, udhëheqësja konservatore Kemi Badenoch akuzoi Starmer se po përpiqet të “sabotojë” publikimin e këtyre dokumenteve.

Një ditë më parë, Peter Mandelson dha dorëheqjen në Dhomën e Lordëve Britanikë, dhomën e sipërme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, pas zbulimit të një sërë email-esh kontraverse dhe kompromentuese që e lidhin atë me autorin e dënuar të krimit seksual, Jeffrey Epstein. Këto përfshijnë email-e që dyshohet se rrjedhin nga komunikime konfidenciale të qeverisë britanike.

Sipas gazetës Guardian, Mandelson i kishte dërguar Epstein një seri emailesh që përmbanin informacione të marra gjatë kohës që ishte ministër i ekonomisë në qeverinë e ish-kryeministrit britanik Gordon Brown, duke përfshirë detaje mbi masat që qeveria po merrte për t’u përballur me krizën globale financiare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministri britanik thotë se Mandelson “gënjeu vazhdimisht” për marrëdhënien e tij me Epstein appeared first on Sinjali.

Bie në pranga hajni i kërkuar për tri vjedhje në Gjakovë, dërgohet prapa grilave

4 February 2026 at 15:34

Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Gjakovë ka arrestuar një burrë, me inicialet A.B., i dyshuar për përfshirje në tri raste të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas Policisë, rastet e vjedhjes kanë ndodhur në lokacione të ndryshme të qytetit të Gjakovës, konkretisht në rrugët “Fan S. Noli”, “UÇK” dhe “Marin Barleti”.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bie në pranga hajni i kërkuar për tri vjedhje në Gjakovë, dërgohet prapa grilave appeared first on Sinjali.

Kurti paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

4 February 2026 at 15:29

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin e qeverisë “Kurti 3” në raport me emrat që i pati prezantuar në Kuvend kur kërkonte votën muaj më parë.

Më 26 tetor 2025, Kurti nuk pati arritur të siguronte shumicën në Kuvend, pasi prezantoi përbërjen me të cilën synonte të merrte votën për të qeverisur, gjatë periudhës së bllokadës në Kuvend.

““Do të ketë shumë prej emrave që tashmë i kam prezantuar unë dhe Glauk Konjufca vjeshtën e vitit të kaluar, mirëpo nuk do të jenë identikë. Do të ketë edhe emra të tjerë. Ne po përgatitemi që së pari ta konstituojmë Kuvendin dhe sa më shpejt ta formojmë qeverinë, sepse, siç e dini, kemi tri marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore dhe njëkohësisht e kemi edhe planin e rritjes me Bashkimin Evropian, që është 882.6 milionë euro dhe që duhet sa më parë ta miratojmë në Kuvendin e Republikës, pa harruar që kemi më së shumti përgjegjësi, obligim, por do të thosha edhe preferencë, e ky është buxheti për vitin 2026. Ju e dini që me 1/12 qeveria në detyrë mund të vazhdojë veç edhe për muajin shkurt, për muajin mars nuk mund të vazhdohet kësisoj. Andaj, në muajin shkurt duhet ta kemi të përmbyllur edhe çështjen e buxhetit”, ka thënë ai në një deklaratë për mediat pas përurimit të investimeve në efiçiencë të energjisë në shkollën e mesme ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.

Në dy raste, pos Kurtit, edhe Glauk Konjufca si mandatar për kryeministër pati propozuar rritjen e numrit të ministrive nga 15 në 19.

Kurti tutje ka theksuar se Kuvendi duhet të formohet sa më shpejt dhe të miratohen marrëveshjet ndërkombëtare që sjellin përfitime qindramiliona euro për Kosovën. Ai ka kujtuar gjithashtu domosdoshmërinë që buxheti të miratohet sa më shpejt.

Në zgjedhjet e fundit, të 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit mori më shumë se 50 për qind të votave, të cilat i mjaftojnë për të formuar qeverinë në bashkëpunim vetëm me pakicat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë appeared first on Sinjali.

Prokuroria libiane heton vrasjen e djalit të ish-liderit libian Muammar Gaddafi

4 February 2026 at 15:12

Prokurorët në Libi kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për vrasjen e Saif al-Islam Gaddafit, djalit të ish-udhëheqësit afatgjatë të vendit, kolonelit Muammar Gaddafi.

Sipas një deklarate zyrtare, 53-vjeçari, i cili për një kohë të gjatë shihej si pasardhësi i mundshëm i të atit, u vra gjatë një “përplasjeje të drejtpërdrejtë” me katër persona të armatosur dhe ende të paidentifikuar, të cilët hynë me forcë në banesën e tij në qytetin Zintan.

“Viktima humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga armët e zjarrit”, thanë prokurorët libianë të mërkurën, duke shtuar se po vijojnë përpjekjet për identifikimin e autorëve të sulmit.

Megjithatë, ekziston edhe një version tjetër i ngjarjes. Motra e Saif al-Islamit deklaroi për televizionin libian se ai kishte vdekur pranë kufirit të vendit me Algjerinë. Ndërkohë, avokati i tij i tha agjencisë së lajmeve AFP se një “njësi komando prej katër personash” kishte kryer atentatin në banesën e tij në Zintan, pa dhënë detaje mbi autorët ose motivet e mundshme të sulmit.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm bëri të ditur se ekspertë të mjekësisë ligjore janë dërguar në Zintan, në veriperëndim të Libisë, për të kryer hetime të mëtejshme.

Saif al-Islam Gaddafi konsiderohej prej vitesh si figura më me ndikim dhe më e frikshme në vend pas të atit, i cili qeverisi Libinë nga viti 1969 deri në rrëzimin dhe vrasjen e tij gjatë kryengritjes së vitit 2011.

Redaktori për Çështjet Botërore i BBC-së, John Simpson, i cili kishte takuar më parë Saif al-Islam Gaddafin, e përshkroi atë si “një figurë të çuditshme dhe të paqëndrueshme, por shumë më pak ekscentrike se i ati”.

“Gjatë revolucionit të vitit 2011, ai pranoi të intervistohej për BBC-në, por më pas shpërtheu në fyerje ndaj meje përpara zyrtarëve të tij”, kujtoi Simpson. “Më pas i largoi ata, u kërkoi ndjesë dhe tha: ‘Kështu e presin prej meje’.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria libiane heton vrasjen e djalit të ish-liderit libian Muammar Gaddafi appeared first on Sinjali.

PDK nis mobilizimin për marshin e 17 shkurtit: “Drejtësi, jo politikë!”

4 February 2026 at 15:00

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur mbështetjen për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë!”, i cili pritet të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, nën organizimin e platformës “Liria ka Emër”.

Përmes një komunikate, PDK ka bërë të ditur se tashmë ka aktivizuar të gjitha strukturat e saj partiake në mbarë Kosovën. Qëllimi i këtij mobilizimi, sipas partisë, është angazhimi dhe pjesëmarrja sa më masive e qytetarëve në këtë organizim, i cili përkon me Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Në njoftim theksohet se ky marsh është “thirrje e ligjshme dhe paqësore për drejtësi të paanshme, në mbrojtje të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të luftëtarëve të lirisë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, të cilët po përballen me procese gjyqësore në Hagë.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PDK nis mobilizimin për marshin e 17 shkurtit: “Drejtësi, jo politikë!” appeared first on Sinjali.

Gratë në Iran zyrtarisht mund të marrin patentë për motoçikletë

4 February 2026 at 14:52

Gratë në Iran tani mund të marrin zyrtarisht një patentë për të ngarë një motoçikletë, raportojnë mediat lokale, duke i dhënë fund viteve të paqartësisë ligjore rreth motoçikletave me dy rrota dhe pas shtypjes së përgjakshme të qeverisë ndaj protestave kundër regjimit muajin e kaluar.

Ligji më parë nuk i ndalonte në mënyrë të qartë gratë të ngasin motoçikleta dhe skuterë, por në praktikë autoritetet refuzuan të lëshonin patentë. Për shkak të zonës gri ligjore, gratë janë mbajtur ligjërisht përgjegjëse për aksidentet edhe kur janë viktima.

Zëvendëspresidenti i Parë i Iranit, Mohammad Reza Aref, nënshkroi dje një rezolutë që synonte sqarimin e kodit të trafikut, i cili u miratua nga kabineti i Iranit në fund të janarit, raporton agjencia e lajmeve Ilna.

Rezoluta detyron policinë e trafikut të “ofrojë trajnim praktik për aplikantet femra, të organizojë një provim nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të policisë dhe t’u lëshojë grave patentë shoferi motoçikletash”, thotë Ilna.

Ky ndryshim vjen pas një vale protestash në të gjithë Iranin, që fillimisht u nxitën nga ankesat ekonomike, por që muajin e kaluar u shndërruan në demonstrata kombëtare antiqeveritare.

Teherani ka pranuar se më shumë se 3,000 vdekje ndodhën gjatë trazirave, duke këmbëngulur se shumica ishin anëtarë të forcave të sigurisë dhe kalimtarë. Grupet e të drejtave përmendin një numër më të lartë vdekjesh dhe thonë se shifra e vërtetë mund të jetë edhe më e lartë, në dhjetëra mijëra.

Që nga Revolucioni Islamik i Iranit në vitin 1979, gratë janë përballur me një sërë kufizimesh shoqërore, me kodet e veshjes që paraqesin një sfidë për ato që ngasin motoçikleta. Gratë duhet të mbulojnë flokët me shami në publik dhe të veshin rroba modeste dhe të gjera, por vitet e fundit shumë prej tyre i kanë sfiduar këto rregulla, me numrin e grave në motoçikleta që është rritur ndjeshëm në muajt e fundit.

Ky trend u përshpejtua pas vdekjes së Mahsa Amini, një gruaje të re iraniane të arrestuar për shkelje të dyshuar të kodit të veshjes në vitin 2022. Vdekja e saj shkaktoi protesta në të gjithë Iranin nga gratë që kërkonin liri më të mëdha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gratë në Iran zyrtarisht mund të marrin patentë për motoçikletë appeared first on Sinjali.

Rama niset për në Vatikan, pritet të takohet me  Papa Leoni XIV

4 February 2026 at 14:45

Me ftesë nga Selia e Shenjtë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të vizitojë Vatikanin dhe do të pritet në audiencë nga Papa Leoni XIV.

Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Romës, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Vatikan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj.Linda Rama dhe delegacioni.

Kryeministri do të vizitojë Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku do të pritet në oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij.

Pritja do t’i paraprijë audiencës që kryeministri Rama do të ketë me Papa Leonin XIV, në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik.

Më pas, vizita do të vijojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e Shën Gjon Palit II.

Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Pjesë e kësaj vizite do të jenë edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me Kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rama niset për në Vatikan, pritet të takohet me  Papa Leoni XIV appeared first on Sinjali.

Dy shtetas shqiptarë dënohen në Britani për grabitje, në shënjestër edhe shtëpia e ish-yllit të Aston Villas

4 February 2026 at 14:38

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 56 muaj burgim secili, pasi u shpallën fajtorë për një seri grabitjesh në Britani, ku kishin vënë në shënjestër shtatë prona, përfshirë edhe shtëpinë e futbollistit të njohur Scott Hogan, shkruan “Sky News”.

Sipas Gjykatës, Denis Puka (28 vjeç) dhe Erisjan Laska (29 vjeç), së bashku me një person të tretë ende të paidentifikuar, kishin organizuar një skemë të mirëplanifikuar grabitjesh, duke përdorur maska, mjete pune dhe radio komunikimi. Ata kishin marrë me qira një banesë përmes Airbnb në Warrington, të cilën e përdornin si bazë operimi.

Grabitjet u kryen në qershor të vitit të kaluar në zona të ndryshme të Cheshireit, duke lëvizur me një veturë me targa të rreme.

Mes pronave të shënjestruara ishte edhe shtëpia e futbollistit Scott Hogan, ish-lojtar i Aston Villas, Brentfordit dhe Birmingham Cityt, i cili aktualisht luan për MK Dons. Gjatë tentativës për grabitje, në shtëpi ndodheshin bashkëshortja e tij shtatzënë dhe vajza e mitur. Edhe pse nuk u vodh asgjë, Hogan deklaroi se ngjarja i kishte shkaktuar stres dhe pasiguri të madhe familjes së tij.

Në raste të tjera, të pandehurit hynë në disa banesa pa arritur të vjedhin, ndërsa grabitja e vetme e suksesshme ndodhi në një vilë në Northwich, ku pronarët ishin me pushime. Aty u vodhën ora luksoze të markave Breitling dhe Rolex, me vlerë rreth 9 mijë paund.

Të dy u arrestuan më vonë, pasi policia gjeti veturën e përdorur në grabitje, brenda së cilës u sekuestruan telefona, veshje, mjete për thyerje dhe targa të rreme.

Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi Steven Everett e cilësoi rastin si një “komplot të sofistikuar dhe të mirëorganizuar”, duke theksuar se veprimet e tyre kishin shkaktuar pasoja të rënda për viktimat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy shtetas shqiptarë dënohen në Britani për grabitje, në shënjestër edhe shtëpia e ish-yllit të Aston Villas appeared first on Sinjali.

Punëtori humbi jetën pas kontaktit me gjeneratorin, aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë në Pejë

4 February 2026 at 14:30

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj personit fizik Sh.K. dhe personit juridik, kompanisë “Luani Transport”, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 7 korrik 2025, në fshatin Gorazhdevc, Komuna e Pejës, Sh.K., në cilësinë e pronarit të kompanisë, nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për siguri dhe shëndet në punë, duke mos krijuar kushte të sigurta për punëtorët.

“I pandehuri nuk ka ofruar trajnim për siguri në punë, nuk ka dhënë informacione për rreziqet në vendin e punës dhe as për përdorimin e duhur të makinerisë”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria thekson se, megjithëse viktima Sylë Ramadani, tani i ndjerë, kishte detyrë vetëm pastrimin, ai ka humbur jetën në vendin e punës si pasojë e kontaktit me gjeneratorin.

Po ashtu, aktakuzë është ngritur edhe ndaj kompanisë “Luani Transport”, e cila sipas Prokurorisë, nga pakujdesia dhe mosrespektimi i Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, nuk ka vepruar në përputhje me dispozitat dhe rregullat teknike për masat e sigurisë në vendin e punës.

“Si pasojë e mosplotësimit të kushteve të punës sipas ligjit dhe në kundërshtim me nenin 6, paragrafi 1 i Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, ka humbur jetën punëtori S.R”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës që, përveç dënimit për veprën penale, të shqiptohet edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës”, konkretisht ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë së separacionit.

“Kjo për faktin se i pandehuri ka ushtruar veprimtarinë pa licencë dhe pa asnjë kriter të sigurisë në vendin e punës”, thuhet më tej në aktakuzë.

Rasti tashmë pritet të trajtohet nga gjykata kompetente.

Sinjali pati raportuar për këtë rast:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Punëtori humbi jetën pas kontaktit me gjeneratorin, aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë në Pejë appeared first on Sinjali.

Bill Gates mohon çdo shkelje në lidhje me Epsteinin: Nuk kam takuar kurrë asnjë grua…

4 February 2026 at 13:31

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka deklaruar se emaili i lidhur me Jeffrey Epstein ishte “i rremë”, duke mohuar çdo shkelje gjatë një interviste për një kanal australian të mërkurën.

Gates ka bërë të ditur se e kishte takuar Epsteinin në vitin 2011 dhe se në atë kohë ishte në dijeni për rrjetin e tij të gjerë të financuesve të mundshëm.

“Në retrospektivë, kjo ishte një rrugë pa krye dhe unë isha budalla që humba kohë. Isha një nga shumë njerëz që pendohen që e njohën ndonjëherë”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se “nuk kishte shkuar kurrë në ishull”, duke iu referuar ishullit privat të Epstein në Karaibe.

“Nuk kam takuar kurrë asnjë grua… sa më shumë që të dalë në dritë, aq më e qartë do të jetë se, megjithëse koha ishte një gabim, nuk kishte të bënte fare me atë lloj sjelljeje”, ka deklaruar Gates.

Jeffrey Epstein është vetëvrarë në një burg të New Yorkut në vitin 2019, ndërsa po priste gjyqin për abuzim seksual me dhjetëra vajza.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bill Gates mohon çdo shkelje në lidhje me Epsteinin: Nuk kam takuar kurrë asnjë grua… appeared first on Sinjali.

Arrestohen tre persona në Mitrovicë për shitblerje narkotikësh, iu gjetën 47 qese me drogë

4 February 2026 at 13:26

Tre persona janë arrestuar gjatë natës në Mitrovicën e Jugut, nën dyshimet për përfshirje në vepra penale që lidhen me narkotikë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimet janë kryer më 04 shkurt 2026 nga njësitet policore të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në bashkëpunim me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN).

Të dyshuarit janë arrestuar në dy lokacione të ndryshme në Mitrovicë, ndërsa ndaj tyre dyshohet se kanë kryer veprën penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjatë kontrollit policor, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 47 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 40.84 gram.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga njësia përkatëse e DHTN-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohen tre persona në Mitrovicë për shitblerje narkotikësh, iu gjetën 47 qese me drogë appeared first on Sinjali.

FAZ: Osmani nënshkroi me Trump në Davos pa u konsultuar me Kurtin, me ndihmën e Edi Ramës

4 February 2026 at 13:20

Gazeta prestigjioze gjermane, FAZ, duke iu referuar burimeve të veta, kanë raportuar se takimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump, në Davos të Zvicrrës, u bë pa koordinim me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Madje, sipas gazetës, ishte Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që e ndihmoi Presidenten e Kosovës të arrijë deri te Trump.

Osmani u shfaq krenare në Zvicër pranë presidentit amerikan dhe që atëherë flet për arritjen e madhe që është bërë vendi i saj anëtar themelues i këtij entiteti. Hapin e saj për këtë e bëri, sipas informacioneve jozyrtare nga Prishtina, pa u konsultuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Përkundrazi, thuhet se ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ai që i hapi rrugën Osmanit te Trumpi. Rama ka qasje te familja e presidentit amerikan sepse i dha dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner, kontratën për një projekt të madh imobiliar me vlerë miliarda në bregdetin e Mesdheut shqiptar. Kryeministri shqiptar nuk e duron Kurtin. Prandaj ai shfrytëzon çdo mundësi për ta forcuar Osmanin si konkurrente të Kurtit.” – shkruan FAZ.

Ndryshe, Kurti nuk e kishte lëshuar asnjë fjalë, e asnjë shkronjë në rrjete sociale për takimin Osmani – Trump, si dhe për faktin se Kosova u bë nënshkruese e “Bordit të Paqes”. Ai foli vetëm pasi u pyet nga gazetarët në Prishtinë, dhe atë krejt shkurt e zbehtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post FAZ: Osmani nënshkroi me Trump në Davos pa u konsultuar me Kurtin, me ndihmën e Edi Ramës appeared first on Sinjali.

Gazrat: Çfarë tregojnë për shëndetin e sistemit tretës

4 February 2026 at 12:46

Në zorrë, çdo ditë zhvillohet një proces kompleks – nuk shihet, nuk dëgjohet gjithmonë, por ndonjëherë ndihet. Gazrat, të cilat janë nënprodukte të tretjes, shërbejnë si lajmëtarë të rëndësishëm të sistemit tretës.

Në një moment të rritjes, gazrat ndahen në dy kategori: ose bëhen temë e sikletshme për të cilën heshtet, ose burim i pashtershëm shakash. Në moshën e rritur, humori shpesh zbehet, por ndjenja e parehatshme mbetet, veçanërisht kur gazrat janë të shpeshtë, të zhurmshëm ose me erë të pakëndshme.

Megjithatë, lirimi i gazrave është një dukuri fiziologjike universale. Pothuajse çdo njeri e përjeton çdo ditë. Për më tepër, gazrat nuk janë vetëm një nënprodukt i padëmshëm i tretjes, por edhe tregues potencial i shëndetit të sistemit tretës.

Çfarë tregon aroma e gazrave për shëndetin e zorrëve

Arsyeja pse disa gazra kalojnë pa u vënë re, ndërsa të tjerë ndihen shumë pakëndshëm, qëndron në përbërjen kimike.

– Shumica e gazrave janë pa erë, ndërsa aromat e pakëndshme vijnë nga sasi të vogla përbërësish që përmbajnë squfur dhe krijohen gjatë procesit të tretjes, shpjegon dr. Shaj Vishnumohan, doktor i shkencave të ushqyerjes dhe nutricionist në Perth, Australi.

Gjatë shpërbërjes së ushqimit, bakteret e zorrëve fermentojnë përbërësit e patretur dhe, si nënprodukt, lirojnë gazra. Aroma e gazrave mund të ndryshojë në varësi të ushqimit, por shumica e gazrave, si azoti, janë pa erë.

Ushqimet e pasura me squfur (mishi i kuq, peshku, vezët, lakra, brokoli, lakra e Brukselit dhe lulelakra) mund të shkaktojnë aroma që disa i përshkruajnë si “vezë të prishura”, për shkak të lirimit të hidrogjen-sulfidit.

– Ndryshimet e herëpashershme të erës konsiderohen normale. Por aromat e forta dhe të pazakonshme, veçanërisht kur shoqërohen me fryrje, kapsllëk ose diarre, mund të tregojnë çrregullime të tretjes ose çekuilibër të mikrobiomës, thotë Ava Safir, magjistre e shkencave dhe dietologe e licencuar në Nju Jork, SHBA.

Sipas saj, aromat e forta dhe afatgjata të gazrave mund të jenë shenjë e:

keqthithjes së karbohidrateve,

rritjes së tepërt të baktereve në zorrën e hollë (SIBO),

ose çrregullimeve të tjera të tretjes që kërkojnë vlerësim mjekësor.

Çfarë tregon zëri i gazrave për shëndetin e zorrëve

Fatkeqësisht, nuk është e mundur të parashikohet nëse gazrat do të kalojnë në heshtje apo do të jenë të zhurmshëm. Pavarësisht nga zëri, ai nuk lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e zorrëve.

– Zëri që prodhojnë gazrat është kryesisht mekanik dhe varet nga sasia e gazit, shpejtësia e lëvizjes nëpër zorrë dhe tonusi i muskujve, shpjegon Ava Safir.

Gazrat e zhurmshëm nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht problem; ato janë rezultat i kalimit të shpejtë dhe presionit, më shumë fizikë sesa biologji. Gazrat e qetë, por të vazhdueshëm, tregojnë fermentim më të ngadaltë. Vetëm kur zëri shoqërohet me dhimbje ose ngërçe, mund të jetë shenjë e një problemi.

Disa faktorë anatomikë mund ta bëjnë zërin më të theksuar: kapsllëku, tensioni i muskujve të dyshemesë pelvike dhe hemorroidet mund të ndryshojnë tonusin e muskujve rektalë dhe mënyrën e lirimit të gazrave.

Çfarë tregon shpeshtësia e gazrave për shëndetin e zorrëve

Mesatarisht, një i rritur prodhon rreth dy litra gazra në ditë, dhe është normale të lirohen gazra 15–25 herë në ditë. Lirimi shumë i shpeshtë mund të jetë arsye për vëmendje, ndërsa frenimi i gazrave çon në grumbullim më të madh në zorrë, gjë që mund të shkaktojë probleme serioze të tretjes.

– Lirimi i gazrave nga disa herë në ditë deri rreth 20 herë konsiderohet normal. Por nëse disa ditë mezi i vëreni, ndërsa ditë të tjera nuk mund t’i kontrolloni, kjo lidhet me ushqimin, thekson Ava Safir, duke iu referuar Everyday Health.

Gazrat e shpeshtë zakonisht shoqërojnë ushqimet e pasura me karbohidrate fermentuese, si fasulet, bishtajoret, alkoolët e sheqerit, ushqimet me FODMAP të larta, ose intoleranca ndaj laktozës ose fruktozës.

– Nëse rritni marrjen e fibrave, mos u shqetësoni; gazrat shtesë zakonisht janë të përkohshëm. Fryrja kthehet në normale brenda dy deri në gjashtë javësh pas rritjes së fibrave, shpjegon dr. Vishnumohan. Gazrat e vazhdueshëm, veçanërisht me diarre dhe humbje të pavullnetshme peshe, janë sinjal për konsultë mjekësore.

Si ndihen gazrat në bark

Simptomat ndryshojnë në varësi të dietës dhe gjendjes shëndetësore. Më të shpeshtat janë:

Gromësitja: lirimi i gazrave nga stomaku përmes gojës

Fryrja: ndjesi mbushjeje ose tensioni në bark

Flatulenca: lirimi i gazrave përmes anusit

Dhimbja: gazi i grumbulluar ose “i bllokuar” mund të shkaktojë dhimbje

Ndjesia në bark para dhe pas lirimit të gazrave mund të tregojë shumë për shëndetin e sistemit tretës. Pak parehati është normale, por dhimbja e fortë ose e zgjatur nuk duhet injoruar.

Ngërçet, dhimbja e fortë ose ndjesia e “bllokimit” mund të tregojnë:

tretje të ngadaltë,

kapsllëk,

ndjeshmëri të shtuar të zorrëve (hipersensitivitet visceral),

ose probleme me tretjen e disa karbohidrateve.

Kur gazrat janë arsye për shqetësim

Ekspertët paralajmërojnë për disa shenja që kërkojnë vlerësim mjekësor:

Gjak në jashtëqitje: i kuq ose i errët, kërkon kontroll urgjent

Simptoma që përkeqësohen vazhdimisht: fryrja, ngërçet ose gazrat që nuk zhduken mund të tregojnë çrregullime të rënda të tretjes

Dhimbje barku: gazrat nuk duhet të shkaktojnë dhimbje të forta; nëse ndodh, mund të jetë shenjë e SIBO-s ose intolerancave ushqimore

Humbje peshe pa arsye ose mungesë oreksi: mund të tregojë thithje të pamjaftueshme të lëndëve ushqyese

Ndryshime të pashpjeguara dhe të qëndrueshme: nëse nuk normalizohen pavarësisht rutinave të qëndrueshme, kërkojnë vlerësim mjekësor

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gazrat: Çfarë tregojnë për shëndetin e sistemit tretës appeared first on Sinjali.

Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja zhvillojnë takim sot në Abu Dabi

4 February 2026 at 12:32

Në Abu Dabi takohen këtë të mërkurë përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, në raundin e dytë të takimit trilateral, që për herë të parë ka bërë bashkë Moskën dhe Kievin nën ndërmjetësimin e Uashingtonit.

Ky proces diplomatik synon një zgjidhje për luftën gati katërvjeçare, por atmosfera mbetet tejet e rënduar.

Raundi i dytë zhvillohet pas rifillimit të sulmeve masive ruse ndaj sektorit energjetik në Ukrainë të martën, ku mbi 500 dronë dhe raketa lanë Kievin pa ngrohje në temperatura -20 gradë. Ukraina u kundërpërgjigj mëngjesin e kësaj të mërkure me të njëjtën monedhë, duke goditur infrastrukturën në Belgorod të Rusisë dhe duke zhytur në errësirë pjesë të rëndësishme të këtij rajoni kufitar.

Pas këtij sulmi, presidenti ukrainas paralajmëroi rishikimin e qëndrimeve, por pa sqaruar për çfarë bëhet fjalë.

Në tryezë sot diskutohen pikat më të nxehta të planit amerikan: “ngrirja” e frontit aktual dhe garancitë e sigurisë. Pavarësisht optimizmit të Donald Trampit, negociatat kanë mbetur pezull te çështja e territorit, ku palët nuk heqin dorë nga kushtet e veta. Rusia kërkon tërheqjen e plotë të forcave ukrainase nga gjithë rajoni i Donbasit, ndërsa Kievi refuzon kategorikisht lëshimet territoriale.

Ukraina pranoi formulën që Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane të jenë garantorë të sigurisë së vendit pas vendosjes së paqes në rast sulmi të Rusisë, përmes krijimit të një force të reagimit të shpejtë të këtyre vendeve, për të ndërhyrë në mbrojtje brenda të paktën 24 orëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja zhvillojnë takim sot në Abu Dabi appeared first on Sinjali.

Përurohet pllaka përkujtimore për viktimat e ‘Natës së Tmerrit’ në Mitrovicë

4 February 2026 at 12:22

Në Mitrovicë është vendosur një pllakë përkujtimore në nderim të viktimave të natës së tmerrit, që ndodhi më 26 vite më parë, në mes të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka deklaruar se vendosja e kësaj pllake ka për qëllim që të mos harrohet sakrifica dhe gjaku i derdhur i qytetarëve, edhe pas çlirimit të Kosovës dhe gjatë kohës kur në vend ishte i pranishëm KFOR-i.

Në ceremoninë e vendosjes së pllakës morën pjesë deputetë të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të ekzekutivit komunal. Peci tha se ky akt ka për qëllim shënimin e një date të rëndë historike, gjatë së cilës u vranë 10 qytetarë shqiptarë, u plagosën 25 të tjerë dhe rreth 12 mijë shqiptarë të pjesës veriore të Mitrovicës u dëbuan dhunshëm nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe pasuesit e tij.

“Ne sot, në pjesën e urës së re për këmbësorë, e cila kontribuon në paqe, stabilitet dhe lëvizje më të lirë në Mitrovicë, duam të përcjellim një mesazh të qartë: se normaliteti dhe liria në veri të Kosovës, fatkeqësisht, janë paguar me jetën e qytetarëve civilë të pafajshëm, përfshirë pleq dhe fëmijë”, ka deklaruar Peci.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përurohet pllaka përkujtimore për viktimat e ‘Natës së Tmerrit’ në Mitrovicë appeared first on Sinjali.

Inspektorja Gresa Latifi, pezullohet për sjellje joprofesionale nga Autoriteti i Konkurrencës

4 February 2026 at 12:09

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur pezullimin e përkohshëm të Gresa Latifit, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve të Ndaluara të Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut, raporton Gazeta Sinjali.

Vendimi hyn në fuqi nga 3 shkurt 2026 dhe do të zgjasë deri më 4 mars 2026.

Komisioni Disiplinor ka nisur procedurën pas një kërkese të Drejtorit të Përgjithshëm, Selajdin Beqa, për shkelje të rënda disiplinore.

Sipas vendimit që siguruar Sinjali, Komisioni ka vlerësuar se Latifi ka shfaqur sjellje të papërshtatshme dhe ka përdorur gjuhë dhe ton provokues e joprofesional në komunikimet zyrtare.

Ajo po ashtu akuzohet për insinuata ndaj autoritetit drejtues dhe vendimmarrjes institucionale, cenim të rendit administrativ dhe disiplinës në institucion, si dhe tejkalim të kompetencave funksionale dhe mosrespektim të hierarkisë.

Komisioni ka vlerësuar se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga Latifi ka penguar hetimin disiplinor, ndaj vendosi pezullimin përkohshëm deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Gresa Latifi ka qenë gjithashtu kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Inspektorja Gresa Latifi, pezullohet për sjellje joprofesionale nga Autoriteti i Konkurrencës appeared first on Sinjali.

30 persona do të intervistohen për manipulime me vota në Deçan e Junik

4 February 2026 at 11:55

Gazeta Sinjali ka mësuar se 30 persona do të intervistohen lidhur me dyshimet për manipulime me vota në komunën e Deçanit dhe Junikut.

Ndërkohë, Prokuroria, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se nga dita e sotme ka filluar procesi i intervistimit të komisionarëve lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike, me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Autorizimi i parë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore është lëshuar më 19 janar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ndërsa veprimet e mëtejshme hetimore po ndërmerren me autorizimet e prokurorëve të caktuar nga Kryeprokurorja, në koordinim të ngushtë me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 30 persona do të intervistohen për manipulime me vota në Deçan e Junik appeared first on Sinjali.

❌
❌