Kjo tendencë mes grave iraniane tani është e pakapërcyeshme.
Gratë iraniane po ndezin cigare duke përdorur fotografi të djegura të Liderit të Lartë, Ali Khamenei.
Kjo nuk është thjesht për të tërhequr vëmendje, raportojnë mediat e huaja.
This trend among Iranian women is now unstoppable
Iranian women are lighting cigarettes from burning photos of Supreme Leader Ali Khamenei.
This isn’t shock value. It’s a blunt political gesture — open contempt for a regime that has spent decades controlling women’s bodies,… pic.twitter.com/TxqCkWLy8j — NEXTA (@nexta_tv) January 10, 2026
Është një veprim politik i hapur - një përçmim i drejtpërdrejtë për një regjim që ka shpenzuar dekada duke kontrolluar trupin, veshjen, sjelljen dhe jetën e grave.
Ndërkohë, gratë e Francës qëndrojnë në solidaritet me koleget iraniane.
Aktivistët feministe të djathta franceze nga “Collectif Nemesis” riprodhojnë këtë tendencë virale të grave iraniane që ndezin cigaret e tyre me fotografi të Khameneit.
Ndryshe, protestat kësaj radhe në shtetin iranian nuk kanë të bëjnë shkaku i të drejtave të grave apo religjionit, por për arsye ekonomike. /Telegrafi/
Donald Trump e vë Marco Rubion në një situatë jo të rehatshme duke lexuar shënimin e tij me zë të lartë gjatë takimit të gjigantëve të naftës me presidentin amerikan.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio i dorëzoi presidentit amerikan, Trump një shënim konfidencial gjatë një takimi me përfaqësues të industrisë së naftës.
😅Trump put Rubio in an awkward spot by reading his note out loud
U.S. Secretary of State Marco Rubio handed Donald Trump a confidential note during a meeting with representatives of the oil industry. But Trump suddenly decided to read it out loud.
Por, lideri amerikan papritmas filloi ta lexojë atë me zë të lartë për të gjithë të pranishmit.
“Kthehu te Chevron. Dëshirojnë të diskutojnë diçka”, Sekretari i kishte shkruar në letër presidentit.
Chevron është një nga tre kompanitë e naftës që pritet të përfshihen në shitjen e naftës së Venezuelës.
Në momentin që 79-vjeçari e lexoi shënimin para të gjithëve, Rubio dukej dukshëm i sikletosur, ndërsa Trump, nga ana tjetër, u duk i kënaqur - madje e përkëdheli në shpatull.
Ndryshe, kompanitë e naftës nuk premtuan se do të investojnë 100 miliardë dollarë në Venezuelë, ashtu siç kishte deklaruar Trump. /Telegrafi/
Pavarësisht bllokimit pothuajse të plotë të internetit, videot vazhdojnë të dalin nga Irani - sipas raportimeve, përmes Starlink - dhe tregojnë një Teheran që po digjet. Sipas revistës amerikane Time, numri i të vdekurve ka kaluar tashmë 200 persona.
Mes vendeve që digjen është edhe Xhamia Al-Rasul në veriperëndim të qytetit. Në lagjen Saadat Abad, protestuesit brohorasin “Vdekje Khamenei” ndërsa ndërtesat përreth digjen. Në Narmak, ndërtesat banimi janë në flakë, dhe në sfond dëgjohen të shtëna dhe njerëz që bërtasin.
Pamje nga protestat po vijnë edhe nga qytete të tjera, si Mashhad, Tabriz dhe Qom, raporton Associated Press. Në shumë vende, regjimi po përdor armë të gjalla. Sipas grupit për të drejtat e njeriut Iran Human Rights, qindra persona janë plagosur, dhe numri real i të vrarëve mund të jetë shumë më i lartë se 51, siç ishte raportuar më parë.
— (@)
Një mjek nga Teherani i tha gazetës amerikan “Time”, në kushte anonimiteti, se vetëm gjashtë spitale në kryeqytet kishin regjistruar të paktën 217 protestues të vrarë, shumica nga armë luftarake. Nëse ky numër konfirmohet, do të sinjalizonte një goditje të rëndë, paralajmëruar nga mbyllja pothuajse totale e internetit dhe telefonisë nga regjimi që nga nata e së enjtes.
Mjeku shtoi se autoritetet nxorën kufomat nga spitali të premten. Shumica e të vdekurve ishin të rinj, përfshirë disa që u qëlluan jashtë një stacioni policor në veri të Teheranit, ku forcat e sigurisë hapën zjarr me mitraloz. Aktivistët raportuan se të paktën 30 persona u vranë në këtë incident.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë raportuar një numër më të ulët vdekjesh, për shkak të metodave të ndryshme të raportimit. Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Uashington, e cila regjistron vetëm viktimat e identifikuara, raportoi të paktën 63 të vdekur që nga fillimi i protestave, përfshirë 49 civilë. /Telegrafi/
Prodhuesit evropianë të automjeteve po përpiqen të ulin sa më shumë kostot e prodhimit për të bërë makinat më të përballueshme për blerësit, për shkak të konkurrencës së fortë nga kompanitë kineze dhe rritjes së shpenzimeve në prodhim në Evropë.
Në vend që të përdorin teknologji moderne si “gigacasting” - që përdoret nga Tesla dhe lejon prodhimin e pjesëve të mëdha strukturore me më pak komponentë - shumë marka evropiane po zgjedhin metoda më të thjeshta dhe më të lira për të formuar pjesë të mëdha të karrocerisë, duke eliminuar punë dhe komponentë të panevojshëm.
Kjo u mundëson kompanive të prodhojnë më shpejt dhe më lirë, në një kohë kur konsumatorët kërkojnë makina më të përballueshme.
Qëllimi kryesor është të shmangen rritjet e çmimeve për blerësit, ndërkohë që industria përballet me konkurrencën e jashtme dhe kostot e larta të prodhimit në Evropë, veçanërisht për automjetet me motor elektrik.
Ekspertët vlerësojnë se ky lloj prodhimi më efikas është hapi i domosdoshëm për industrinë evropiane të makinave për t’u mbajtur konkurruese në tregun global. /Telegrafi/
Nicolas Maduro Guerra, djali i presidentit të kapur të Venezuelës, Nicolas Maduro, bëri thirrje për bashkim brenda pushtetit dhe deklaroi se ekzekutivi po ndjek një “plan” që, siç tha ai, babai i tij e kishte miratuar para se Shtetet e Bashkuara ta arrestonin.
“Të gjitha gjërat që po ndodhin, gjithçka që sot po bëjmë si qeveri ishte plan i Nicolas Maduros… Ne po ndjekim udhëzimet e tij”, tha ai gjatë një takimi politik.
Ai tha se babai i tij “vendosi kursin” dhe ishte “gati për gjithçka”, dhe përmendi tre instrumente që sipas tij bëjnë pjesë në atë plan: Plani i atdheut, Plani i shtatë transformimeve dhe Plani i negociatave, raportojnë mediat.
“Nëse më ndodh diçka mua, kjo është rruga. Ja Plani i atdheut. Ja Plani i shtatë transformimeve. Ja Plani i negociatave”, tha ai, duke i atribuuar këto udhëzime instruksioneve të mëparshme të babait të tij.
Ai shtoi se pesë pikat që Maduro “i miratoi në dhjetor” janë ato mbi të cilat ata po punojnë sot dhe se prosperiteti i ardhshëm i vendit do të jetë rezultat i këtij plani.
Maduro Guerra e prezantoi thirrjen për bashkim si një sinjal të vazhdimësisë së pushtetit pas arrestimit të Maduros dhe mbështeti hapur Delcy Rodriguezin, të cilën e quajti “motra jonë e madhe” dhe e përshkroi si në krye të presidencës së përkohshme së vendit, së bashku me një “ekip kolektiv të udhëheqjes politike në nivel të lartë”.
Në përfundim, ai dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë “Atdheu është në duar të mira”.
Për më tepër, ai shprehu edhe mbështetjen “të pakushtëzuar” ndaj Rodrigues gjatë hapjes së Asamblesë Kombëtare, ndërsa pritet konfirmimi i emërtimit të saj në parlament.
Ndryshe, Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, u kapën dhe u sollën në SHBA, ku pritet të gjykohen në bazë të një aktakuze për narko-terrorizëm. /Telegrafi/
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, deklaroi se ngjarjet e fundit në Iran nuk do të jenë dështimi i fundit me të cilin përballet Izraeli, duke sugjeruar se përpjekjet e Tel Avivit për të shfrytëzuar tensionet e brendshme në Iran janë të destinuara të dështojnë.
Në një intervistë për transmetuesin kombëtar TRT, Fidan analizoi situatën aktuale gjeopolitike, me fokus të veçantë në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Iranit, situatën në Venezuelë, si dhe të ardhmen e marrëdhënieve turko-amerikane.
Ai theksoi se demonstratat në Iran, megjithëse burojnë nga ankesa reale të qytetarëve dhe probleme strukturore brenda vendit, janë objekt manipulimi nga rivalët e Iranit. Sipas tij, Izraeli po përpiqet të përfitojë nga kjo situatë.
“Ajo që ndodhi në Iran nuk do të jetë e fundit që Izraeli e pret. Izraeli po përpiqet ta shfrytëzojë këtë”, tha kryediplomati turk, pa hyrë në detaje mbi incidente specifike.
Turkish Foreign Minister Hakan Fidan on Iran protests:
I can clearly see that Israel will not have the ending it expects.
Kreu i diplomacisë turke theksoi se shërbimi izraelit i inteligjencës po i nxit hapur iranianët drejt rebelimit. Megjithatë, ai paralajmëroi se shoqëria iraniane, pavarësisht dallimeve të brendshme, tradicionalisht bashkohet kur përballet me kërcënime të jashtme.
Fidan theksoi qëndrimin e Turqisë se populli iranian nuk duhet të dëmtohet dhe se problemet mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit duhet të zgjidhen ekskluzivisht përmes negociatave.
Shtoi se “Izraeli duhet të ndalet” dhe se Turqia është e gatshme të ndihmojë.
Duke komentuar dinamikën më të gjerë rajonale, Fidan hodhi poshtë retorikën gjithnjë e më agresive të zyrtarëve izraelitë. Ai e përshkroi atë si “përpjekje të dëshpëruara për të tërhequr vëmendje” nga ministra më të vegjël të koalicionit, të cilët në këtë mënyrë përpiqen të rrisin profilin e tyre politik.
Duke folur për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së, Fidan shprehu optimizëm për vitin e ardhshëm.
Ai theksoi se parashikon rezultate konkrete në vitin 2025 në fushat ku të dy vendet po punojnë aktivisht.
Pikat kyçe të përparimit përfshijnë: sanksionet CAATSA, ligji amerikan që synon Iranin, Rusinë dhe Korenë e Veriut, i cili ka ndikuar edhe Turqinë; si dhe çështjen Halkbank, pra akuzat se banka turke ka ndihmuar Iranin të shmangë sanksionet amerikane. /Telegrafi/
Papritmas, presidenti amerikan, Donald Trump ndërpreu një takim me drejtues të kompanive naftë.
Të pranishmit u shtrënguan në heshtje, kur ai ngriti dorën dhe tha me seriozitet të përzier me entuziazëm “prisni një moment, duhet të shoh sallën time të bukur”.
Pa humbur kohë, u ngrit nga karrigia dhe u drejtua drejt derës, duke ecur me vetëbesim dhe me një shikim që duket se kërkonte të kapte çdo detaj.
— (@)
Të pranishmit e ndoqën me habi, të papërgatitur për këtë ndërprerje të papritur.
Ai u ndal tek dera, e hapi dhe përjetoi çastin duke deklaruar “wow. Çfarë pamjeje! Kjo është dera e sallës!”
Momenti ishte jo vetëm një ndërprerje e papritur e takimit, por edhe një demonstrim i stilit të tij dramatik dhe të përqendruar te detajet madhështore të ambientit. /Telegrafi/
Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë zbuluar dy shtesa të rrezikshme për Google Chrome që kanë marrë informacionet private të përdoruesve nga bisedat me “chatbot” e inteligjencës artificiale, përfshirë ChatGPT dhe DeepSeek.
Shtesat e quajtura “Chat GPT for Chrome with GPT‑5, Claude Sonnet & DeepSeek AI” dhe “AI Sidebar with Deepseek, ChatGPT, Claude, and more” ishin instaluar nga mbi 900 mijë përdorues para se të hiqeshin nga dyqani zyrtar i Chrome.
Ato dërgonin në fshehtësi bisedat dhe faqet që vizitonin përdoruesit tek serverë të jashtëm, çdo 30 minuta.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo praktikë, e njohur si “prompt poaching”, mund të rrezikojë informacionin personal, ide biznesi dhe të dhëna konfidenciale, duke i bërë ato të qasshme nga sulmues të jashtëm.
Përdoruesit këshillohen të kontrollojnë shtesat e tyre, të heqin ato me origjinë të paqartë dhe të mos japin leje për qasje në përmbajtjen e faqeve pa qenë të sigurt. /Telegrafi/
Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, doli nga një takim i gjatë në Shtëpinë e Bardhë me drejtues të kompanive të naftës, pa pasur në dukje ndonjë marrëveshje të madhe nga ana e kompanive për të investuar miliarda dollarë në infrastrukturë të re nafte në vend.
I pyetur nëse kompanitë e naftës kishin bërë ndonjë angazhim konkret, Wright i tha CNN-it se kishte “interesim të jashtëzakonshëm”, por nuk konfirmoi se ishte arritur ndonjë marrëveshje.
Wright tha se Chevron, kompania e fundit amerikane që operon në Venezuelë, u ka thënë zyrtarëve federalë se sheh një “rrugë për të rritur prodhimin e saj me 50 për qind në 18 deri në 24 muajt e ardhshëm”, por pa u angazhuar financiarisht për këtë.
Më herët gjatë takimit, presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se kompanitë e naftës do të investonin “të paktën 100 miliardë dollarë nga paratë e tyre” për të ndërtuar dhe zhvilluar infrastrukturën e naftës në Venezuelë.
Wright tha se kjo shumë parash do të ishte ajo që nevojitet për të rritur industrinë e naftës së vendit gjatë dekadës së ardhshme, nëse Venezuela “është paqësore dhe bëhet një shtet më funksional ligjërisht, me një mjedis më të mirë operimi”.
Ndryshe, Venezuela ka rezerva të provuara të naftës prej rreth 300 – 303 miliardë fuçi, që e vendosin si rezervat më të mëdha të naftës në botë - rreth 17 për qind të rezervave globale.
Në vlerë monetare, nëse llogaritet vetëm në bazë të çmimeve aktuale të naftës (rreth 57 – 60 dollarë për fuçi), këto rezervë mund të arrijnë rreth 17 – 18 trilionë dollarë ose edhe më shumë, në varësi të çmimeve në treg. /Telegrafi/
Turqia po shqyrton mundësinë e bashkimit me Arabinë Saudite dhe Pakistanin në një aleancë të re mbrojtëse, të modeluar sipas NATO-s, bëjnë të ditur mediat turke. Ky zhvillim pritet të sjellë një “arkitekturë të re sigurie” dhe të ketë ndikim të konsiderueshëm në ekuilibrat rajonalë.
Raportimet tregojnë se bisedimet për përfshirjen e Ankarasë kanë hyrë në një fazë të avancuar dhe se arritja e një marrëveshjeje është shumë e mundshme. Nisma vjen pas nënshkrimit, në muajin shtator, të një pakti mbrojtës mes Arabisë Saudite dhe Pakistanit, i cili parashikon se çdo sulm ndaj njërës palë do të konsiderohet si agresion ndaj të gjithëve – një parim që pasqyron drejtpërdrejt Neninin 5 të NATO-s.
Sipas burimeve të afërta me negociatat, Turqia e sheh këtë aleancë si një mjet për të rritur sigurinë kombëtare dhe për të penguar kërcënimet potenciale. Ky orientim lidhet edhe me dyshimet në rritje mbi besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe paqartësitë rreth angazhimit të presidentit Donald Trump ndaj NATO-s, organizatë ku Turqia ka qenë anëtare për dekada.
Eksperti i sigurisë Nihat Ali Ozcan nga instituti TEPAV në Ankara vlerëson se të tre shtetet do të përfitonin ndjeshëm nga një bashkëpunim i tillë, duke marrë parasysh asetet strategjike që secili sjell.
Arabia Saudite kontribuon me kapacitete të mëdha financiare falë pasurisë së saj energjetike; Pakistani është i vetmi shtet mysliman i pajisur me armë bërthamore, raketa balistike dhe një ushtri të konsiderueshme; ndërsa Turqia ofron përvojë të gjerë luftarake dhe një industri ushtarake të avancuar, veçanërisht në fushën e dronëve, si Bayraktarët. “Ndryshimet në dinamikat rajonale po i detyrojnë shtetet të kërkojnë forma të reja të partneriteteve të sigurisë,” thekson Ozcan, shkruan bloomberg.
Përfshirja e mundshme e Turqisë në këtë pakt sinjalizon gjithashtu një fazë të re në marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Riadit. Pas shpërthimit të Pranverës Arabe në vitin 2011, Turqia u rreshtua me Katarin dhe mbështeti Vëllazërinë Myslimane, çka solli përplasje me Arabinë Saudite, e cila e shpalli këtë lëvizje organizatë terroriste në vitin 2014.
Tensionet kulmuan gjatë bllokadës së Katarit në vitin 2017, të udhëhequr nga Riadi. Megjithatë, vitet e fundit janë shënuar hapa të dukshëm afrimi. Si tregues i këtij normalizimi, Ministria turke e Mbrojtjes konfirmoi se forcat detare të Turqisë dhe Arabisë Saudite zhvilluan këtë javë takimin e tyre të parë në Ankara.
Nga ana tjetër, për Pakistanin kjo aleancë vjen në një moment delikat. Pas përplasjes së shkurtër me Indinë në muajin maj dhe rritjes së tensioneve me qeverinë talebane në Afganistan në tetor, Islamabadi po kërkon mbështetje më të fortë strategjike. Autoritetet pakistaneze akuzojnë Indinë dhe Afganistanin se po mbështesin degën pakistaneze të Talibanëve (TTP), e cila ka shtuar sulmet brenda vendit, përfshirë edhe sulmet e fundit vetëvrasëse kundër një gjykate në Islamabad. /Telegrafi/
Protestat në Iran morën një kthesë të rëndë gjatë natës të së premtes, kur demonstrues të dhunshëm në lagjen Saadat Abad të Teheranit i vunë zjarrin xhamisë Al‑Rasool dhe dogjën disa vetura civile, raportojnë mediat lokale.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarjet kaluan nga protesta paqësore në shkatërrim të pronës publike dhe private.
Xhamia u dogj pranë sheshit Shahid Tehrani Moghaddam, ndërsa dëshmitarët thanë se veprimi nuk ishte vetëm simbolik, por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj objektit fetar dhe sigurisë publike.
Tehran is burning. The death toll is already in the hundreds
Despite an almost complete internet shutdown, videos continue to leak out of Iran — reportedly via Starlink. They show a burning Tehran. According to the U.S. magazine Time, the death toll has already exceeded 200… pic.twitter.com/RilFdOz85X — NEXTA (@nexta_tv) January 10, 2026
Autoritetet iraniane, ndërkohë, mohojnë raporte për trazira në qendër të kryeqytetit dhe thonë se situata atje është nën kontroll, por në periferi ka vijuar përleshje dhe incidente të shpërndara në lagje të ndryshme si Tehranpars, Jannat Abad, Pasdaran dhe Nizam Abad.
Në reagimet e tyre, forcat e sigurisë iraniane i kanë cilësuar grupet që djegin xhaminë dhe shkaktojnë trazira si “terroristë” dhe kanë paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që identifikohen si të tillë, duke theksuar se do të mbrojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.
Ndryshe, protestat në shtetin iranian kanë shpërthyer si pasojë e gjendjes ekonomike dhe sociale. /Telegrafi/
Ndërsa forcat kubane pësuan humbje të rënda duke mbrojtur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, raportet tregojnë se njësitë elitare ruse, të dërguara për të njëjtin mision, janë tërhequr pa ofruar rezistencë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi rolin real të Moskës në Venezuelë.
Sipas burimeve të cituara nga media ndërkombëtare, kontingjenti rus në Karakas ishte më i madh dhe më me ndikim sesa ishte bërë e ditur publikisht. Ai përbëhej nga mbi 120 operativë të lidhur me shërbimet ushtarake ruse, përfshirë specialistë të luftës elektronike, dronëve dhe mbikëqyrjes teknologjike, shumë prej të cilëve kishin përvojë luftarake në Ukrainë.
Ndryshe nga forcat kubane, të cilat u përfshinë drejtpërdrejt në mbrojtjen e presidentit venezuelas dhe pësuan humbje, njësitë ruse nuk ndërmorën asnjë veprim ushtarak kur nisi operacioni amerikan. Raportohet se ato u tërhoqën nga pozicionet kyçe, ndërprenë komunikimet dhe shmangën çdo përplasje të drejtpërdrejtë.
Kontingjenti rus drejtohej nga gjenerali Oleg Makarevich, oficer që më herët ishte përfshirë në operacione të pasuksesshme në Ukrainë dhe që, sipas analistëve, ishte dërguar në Venezuelë jo si promovim, por si formë margjinalizimi brenda strukturave ushtarake ruse.
Një tjetër element domethënës është fakti se Rusia kishte nisur evakuimin e familjeve të diplomatëve të saj nga Karakasi disa javë përpara zhvillimeve ushtarake, çka sugjeron se Moska parashikonte përshkallëzimin e situatës dhe kishte zgjedhur të minimizonte përfshirjen e drejtpërdrejt.
Këto zhvillime kanë nxitur akuza për “tradhti strategjike”, duke theksuar kontrastin e fortë mes sakrificës së forcave kubane dhe tërheqjes së qetë të njësive ruse. Analistët vlerësojnë se rasti i Venezuelës tregon kufijtë e gatishmërisë së Rusisë për t’u përballur drejtpërdrejt me Shtetet e Bashkuara jashtë zonave të saj prioritare. /Telegrafi/
Kur temperaturat bien shumë, është normale që xhamat e veturës të ngrijnë, por ndonjëherë akulli formohet edhe nga brenda, gjë që mund t’ju habisë.
Megjithatë, kjo zakonisht nuk është problem i madh dhe mund të zgjidhet me pak kujdes. Shkaku kryesor është lagështia brenda veturës.
Për shembull, tapetët e lagur nga dëbora që hyn nga këpucët shkaktojnë lagështi që avullohet në ajër.
Kur temperatura bie nën zero gjatë natës, kjo lagështirë kondensohet mbi xham dhe më pas ngrin.
Si ta parandaloni ose trajtoni problemin:
Nëse tapetët janë të lagur, nxirrini jashtë dhe lërini të thahen në ambient të brendshëm.
Hiqni çdo rrobë apo send tjetër të lagur që mund të shkaktojë lagështi brenda veturës.
Tek veturat me izolim të dobët, xhamat mund të ngrijnë brenda edhe pasi të keni tharë sendet. Në këtë rast, hapni dyert dhe ndizni ventilimin, duke drejtuar ajrin drejt xhamit të përparmë. Pastaj pastroni xhamin me një leckë të thatë.
Mos përdorni sprej për shkrirje brenda kabinës, sepse nuk është i shëndetshëm për mjedisin e brendshëm të veturës.
Në thelb, ky problem shkaktohet nga lagështia e tepërt brenda veturës, e cila kondensohet mbi xhamat e ftohtë dhe ngrin gjatë natës. Zgjidhja është e thjeshtë: hiqni burimet e lagështisë dhe ventiloni kabinën përpara se temperaturat të bien shumë. /Telegrafi/
Udhëheqja shtetërore e Serbisë ishte e ftuar në një program të televizionit Informer, ku u argëtuan me këngë që i interpretoi një person i dënuar për vrasje.
Në vend që të ishte një program në frymën e festës së Krishtlindjeve ortodokse, ngjarja më shumë dukej si një tubim partiak me këngë me përmbajtje ofenduese dhe elemente që lidhen me ideologjinë serbomadhe.
Në program ishin prezentë zyrtarë të lartë, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryetaren e parlamentit, Ana Brnabiq, ministrin e Brendshëm, Ivica Daçiq dhe disa ministra të tjerë.
I ftuari që këndoi për liderët e shtetit serb dhe zyrtarët e tjerë ishte Dragan Ashanin, këngëtar i cilësuar si “vrasës i dënuar”.
Ashanin ishte dënuar në vitin 1992 me 12 vjet burg për vrasjen e të dashurës së tij, Jasmina Gjorgjeviq - të cilën e qëlloi me tre plumba para syve të vëllait të saj 12‑vjeçar.
Ndryshe, televizioni Informer, që e transmetoi programin, shpesh publikon përmbajtje propagandistike dhe jo të saktë, dhe fakti që një kriminel i dënuar u ftua për të argëtuar elitën shtetërore u konsiderua si një shembull i papërgjegjshmërisë ndaj publikut, sidomos duke pasur parasysh debatet rreth patriarkalizmit dhe dhunës ndaj grave në rajon. /Telegrafi/
Presidenti amerikan, Donald Trump të premten tha se SHBA po ndjek nga afër situatën në Iran.
Ai paralajmëroi udhëheqësit iranianë që të mos përdorin dhunë ndaj demonstruesve.
“Dhe përsëri, u them liderëve iranianë, më mirë mos filloni të qëlloni, sepse edhe ne do të fillojmë të qëllojmë”, tha lideri amerikan gjatë një takimi me drejtues të industrisë së naftës në Shtëpinë e Bardhë.
Por ai shtoi se kjo nuk do të thotë “trupa amerikane në terren”, raporton cnn.
“Nëse ata fillojnë të vrasin njerëz siç kanë bërë në të kaluarën, ne do të përfshihemi. Kjo nuk do të thotë trupa në terren, por do të thotë goditje shumë, shumë të forta aty ku i dhemb”, tha 79-vjeçari.
Duke komentuar protestat, ai tha se “Irani ka probleme të mëdha”.
“Më duket se njerëzit po marrin kontrollin e disa qyteteve që askush nuk mendonte se ishin të mundshme vetëm disa javë më parë”, tha presidenti.
Trump nuk specifikoi për cilat qytete po fliste. Nuk është e qartë nëse protestuesit kanë marrë kontrollin e ndonjë qyteti iranian. /Telegrafi/
Banorët në mbarë Midlandsin Perëndimor të Britanisë së Madhe u përballën me një pamje të pazakontë të enjten mbrëma, kur qielli u ngjyros me një rozë të ndritshme.
Fenomeni ngjalli kureshtje dhe konfuzion, duke bërë që shumë njerëz të ndanin fotografi në rrjetet sociale dhe të pyesnin veten për shkakun e kësaj pamjeje të rrallë. Disa e lidhën atë me një perëndim të bukur dielli, ndërsa të tjerë hamendësuan se mund të ishin Dritat Veriore, raportoi BBC.
Megjithatë, shpjegimi rezultoi të ishte shumë më i thjeshtë. Klubi i Futbollit Birmingham City bëri të ditur se drita rozë ishte shkaktuar nga ndriçimi LED i stadiumit të tyre, St Andrew’s.
— (@)
Klubi ndau një fotografi të qiellit rozë në llogarinë e tij në rrjetin social X, të shoqëruar me mbishkrimin “Qielli rozë natën, kënaqësi për Blues”. Pamje të ngjashme u raportuan jo vetëm mbi Birmingham, por edhe në qytete përreth, përfshirë Hednesford në Staffordshire.
Meteorologu i BBC-së, Simon King, shpjegoi se retë e dendura dhe reshjet e borës ndihmuan që qielli të merrte këtë ngjyrë të veçantë.
“Bora dhe retë reflektojnë dritat nga rrugët, ndërtesat dhe stadiumet”, tha ai.
Ndërkohë, Graham Madge nga Zyra Meteorologjike sqaroi se bora shpërndan më shumë dritën blu, duke bërë që ngjyrat e kuqe dhe rozë të duken më të theksuara në qiell.
Në fund, qielli rozë nuk ishte një mrekulli natyrore, por një kombinim i ndriçimit të stadiumit dhe kushteve atmosferike me dëborë. Megjithatë, për shumë banorë, pamja mbeti mbresëlënëse dhe e pazakontë. /Telegrafi/
“Nuk mund të shpjegohet me fjalë kamioni që u shfaq në Budapest, këtë duhet ta shihni!”, kështu komentojnë qytetarët kur panë këtë automjet unik.
Por ajo që e bën ngjarjen edhe më të çuditshme është mikseri interesant për beton, i vendosur në pjesën e pasme të automjetit, duke e bërë pamjen edhe më të papritur dhe të paharrueshme.
Shumë prej tyre kanë ndaluar për të bërë foto dhe video, të cilat më pas janë shpërndarë në rrjetet sociale.
“Na vërtet intereson se cila është historia pas kësaj”, thanë disa nga dëshmitarët, duke shtuar kureshtjen për funksionin dhe origjinën e këtij automjeti të pazakontë.
Ngjarje të tilla bëjnë që qyteti të duket më i gjallë dhe tregojnë se herë pas here, inovacionet dhe ide të çuditshme mund të shfaqen në vendet më të papritura. /Telegrafi/
Nintendo ka prezantuar variantet e para të ngjyrave për kontrolluesit Joy‑Con 2 të Nintendo Switch 2 — një lëvizje që do t’u japë lojtarëve mundësi të personalizojnë më shumë pamjen e sistemit të tyre.
Kontrolluesit do të jenë në ngjyrë të gjelbër të çelët (light green) dhe vjollcë të çelët (light purple), dhe pritet të dalin më 12 shkurt, njëkohësisht me prezantimin e video-lojës Mario Tennis Fever.
Të dy setet janë tani të disponueshme për para‑porosi me çmim rreth 100 dollarë dhe vijnë me kordonët për dore që përputhen me ngjyrat e kontrolluesve.
Përveç ngjyrës, këta janë kontrollues standardë Joy‑Con 2 me kontroll lëvizjesh, HD vibrim dhe butonin “C” për GameChat, si dhe funksione të tjera të përparuara që përfshihen me sistemin Switch 2.
Një veçanti e re e këtyre variantëve është se ngjyrat janë vendosur kryesisht në shinat e brendshme dhe rreth levave analogë, prandaj ato mund të jenë më pak të dukshme kur kontrolluesit janë të lidhur me konsolën, në krahasim me variantet e mëparshme të Joy‑Con që kishin gjithë sipërfaqen e jashtme me ngjyra.
Përveç prezantimit të kontrolluesve të rinj, Nintendo ka publikuar edhe një video të gjatë “gameplay” për Mario Tennis Fever, e cila gjithashtu do të dalë më 12 shkurt. /Telegrafi/
Partitë politike të Grenlandës shfaqën një qëndrim të përbashkët në përgjigje të pretendimeve të presidentit të SHBA‑s, Donald Trump, për ishullin e madh arktik.
Në një deklaratë të nënshkruar nga pesë parti në parlamentin grenlandez, u theksua se të ardhmen e vendit duhet ta vendosë vetë populli i Grenlandës, jo Shtetet e Bashkuara, raporton france24.
Partitë i kërkuan SHBA‑ve që të ndalojnë qasjen e tyre të “mungesës së respektit” ndaj tokës grenlandeze, duke insistuar se Grenlanda nuk është për “blerje” apo sundim të huaj.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka ripërsëritur pretendimet rreth Grenlandës, duke thënë se SHBA-ja duhet të veprojë për të parandaluar që Kina apo Rusia të marrin kontrollin e këtij territori strategjik.
Ai deklaroi se synon të arrijë këtë qëllim “në një mënyrë më të lehtë”, por shtoi se nëse nuk arrijnë kështu, do ta bëjnë “në një mënyrë më të vështirë”.
Fjala e tij ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar, pasi ai nuk ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake apo presionit ekonomik për të arritur objektivin e tij.
Grenlanda është një territor me rreth 57 mijë banorë dhe është nën sovranitetin e Danimarkës, një aleat i NATO‑s, e cila ka hedhur poshtë këto pretendime. /Telegrafi/
Protestues iranianë i vunë flakën ndërtesës së Bashkisë së rajonit Karaj.
E gjithë ndërtesa e qeverisjes vendore në qytetin verior iranian të Karajt është aktualisht e përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Ngjarja ndodhi në kuadër të protestave të vazhdueshme kundër qeverisë, të cilat po përshkallëzohen gjithnjë e më shumë në disa qytete të vendit.
Sipas raportimeve, protestuesit shprehën zemërimin e tyre ndaj autoriteteve përmes akteve të dhunshme dhe përplasjeve me forcat e sigurisë.
Situata në Karaj mbetet e tensionuar, ndërsa protestat antiqeveritare duket se janë në prag të përhapjes në shkallë të gjerë në mbarë Iranin, duke rritur frikën për destabilizim të mëtejshëm dhe ndërhyrje të ashpra nga autoritetet shtetërore.
Ndryshe, protestat në shtetin iranian kanë shpërthyer shkaku i pakënaqësive me gjendjen ekonomike dhe sociale në vend. /Telegrafi/