Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 December 2025Main stream

Vlorës nuk i ndahen “hallet”/ Pas problemit me tubacionin, disa zona sërish pa ujë të pijshëm, shkak…

By: D Marku
31 December 2025 at 16:53

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se gjatë mesnatës së kaluar është grabitur saracineska e stacionit të ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, zona pranë Stacionit të Trenit të Mallrave.

Si pasojë, ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në zonat që furnizohen nga ky stacion:
-Lagja 24 Maji (zona e Stacionit të Trenit të Mallrave)
-Petrolifera
-TECI
-Porti i Peshkimit
-Zvërnec

Ujësjellës Kanalizimet kanë njoftuar se grupet e punës kanë ndërhyrë menjëherë pas konstatimit të rastit për zëvendësimin e saracineskës dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë, ndërsa për këtë ngjarje është bërë denoncim pranë Policisë së Qarkut Vlorë.

The post Vlorës nuk i ndahen “hallet”/ Pas problemit me tubacionin, disa zona sërish pa ujë të pijshëm, shkak… appeared first on Albeu.com.

“Niseni vitin si misionarë” Berisha mesazh shqiptarëve: Në 2026 t’i bëjmë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’ dhe kreut Rama

By: D Marku
31 December 2025 at 16:49

Kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në 2026 në betejën për të shpëtuar Shqipërinë nga rrokullisja dhe të ardhmen e tyre.
Në një mesazh nga selia blu, Berisha uroi që 2026-ta të jetë një vit i mbarë në lartësinë e pritshmërive për të gjithë qytetarët kudo ndodhen.
“Opozita shqiptare ia doli të gozhdojë përballë ndërkombëtarëve Edi Ramën. Në 7 rezoluta denoncohet narko shteti, vjedhjet e shqiptarëve dhe shndërrimi i zgjedhjeve në farsë elektorale.
Me besim themi se 2026 është viti i shpresë së madhe për shqiptarët, kur do të bashkohen si kurrë më parë për t’i bërë funerali organizatës kriminale Rilindjes. Do bashkohen për të kthyer votën e lirë e për të shpëtuar familjen shqiptar e Shqipërinë nga rrokullisja e madhe. Këtë vit çdo shqiptar që e do vendin e nis si misionar. Ndaj dua t’ju uroj sot Gëzuar kudo ndodheni, një vit të mbarë në lartësinë e shpresave dhe pritshmërive”, tha ai.

The post “Niseni vitin si misionarë” Berisha mesazh shqiptarëve: Në 2026 t’i bëjmë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’ dhe kreut Rama appeared first on Albeu.com.

“Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion”, Teliti: Shqipëria, rritje ekonomike në letër. Propaganda e statistikave për të mbuluar krizën reale

By: D Marku
31 December 2025 at 15:51

Koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorjan Teliti ka reaguar lidhur me situatën ekonomike në vend, duke e cilësuar “rritjen ekonomike” të raportuar nga qeveria si një realitet vetëm në letër.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare të INSTAT për tremujorin e tretë të vitit 2025, Teliti thekson se bujqësia dhe industria, dy shtyllat kryesore prodhuese të ekonomisë shqiptare, vijojnë të jenë në recesion për të tretin vit radhazi.

Ndërsa ekonomia reale, sipas tij, po tkurret me pasoja të drejtpërdrejta duke sjellë varfërim dhe emigracion.

“Kjo nuk është rritje ekonomike. Kjo është propagandë statistikash mbi një krizë reale 3-vjeçare të sektorëve që prodhojnë, punësojnë dhe mbajnë gjallë ekonominë. Pa bujqësi dhe pa industri, nuk ka zhvillim – ka vetëm varfërim dhe emigracion”, thekson Teliti.

Reagimi
RRITJE EKONOMIKE NË LETËR, RECESION NË TERREN!
Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë 2025, dy shtyllat prodhuese të ekonomisë shqiptare janë sërish në recesion – për të tretin vit radhazi. Konkretisht “bujqësia” –1.73% dhe “industria” –4.75%.
Ndërkohë që qeveria krenohet me “rritje ekonomike”, prodhimi bie, fshati varfërohet, fabrikat falimentojnë apo ngadalësojnë prodhimin në rastin më të mirë dhe ekonomia reale tkurret.
Ironia? Ekonomia “rritet” pa bujqësi. Ekonomia “rritet” pa industri. Ekonomia “rritet” pa prodhim.
Kjo nuk është rritje ekonomike. Kjo është propagandë statistikash mbi një krizë reale 3-vjeçare të sektorëve që prodhojnë, punësojnë dhe mbajnë gjallë ekonominë.
Pa bujqësi dhe pa industri, nuk ka zhvillim – ka vetëm varfërim dhe emigracion.

The post “Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion”, Teliti: Shqipëria, rritje ekonomike në letër. Propaganda e statistikave për të mbuluar krizën reale appeared first on Albeu.com.

Tabaku: Rritje ekonomike në letër, emigracion masiv në realitet

By: D Marku
31 December 2025 at 15:48

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku kritikoi modelin aktual ekonomik, duke e cilësuar atë si një “rritje në letër” që, sipas saj, nuk përkthehet në mirëqenie reale për qytetarët dhe po shoqërohet me largim masiv të shqiptarëve nga vendi.

Në një deklaratë, Tabaku tha se, pavarësisht retorikës për “bum ekonomik” dhe rritje të shifrave makroekonomike, realiteti në terren tregon një tjetër pamje. Sipas saj, emigracioni i vazhdueshëm është treguesi më i qartë se ekonomia nuk po funksionon për shumicën e qytetarëve.

Deputetja theksoi se rritja ekonomike mbështetet kryesisht në ndërtim dhe sektorë të paqëndrueshëm, ndërsa prodhimi real po tkurret.

Ajo iu referua të dhënave që tregojnë rënie të bujqësisë me 1,73% dhe të industrisë me 4,7%, duke argumentuar se ky model prodhon “fasada dhe beton”, por jo vende pune të qëndrueshme dhe të ardhura për familjet.

Sipas Tabakut, pasojat e këtij modeli ndihen në të gjithë vendin. Ajo solli në vëmendje rastin e Beratit, ku, sipas saj, rreth 70% e familjeve janë prekur nga emigracioni, ndërsa edhe Tirana nuk përfaqëson më një alternativë të qëndrueshme, pasi 35% e familjeve në kryeqytet preken nga largimi për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta.

Në deklaratën e saj, Tabaku u ndal edhe te emigrantët e kthyer, duke cituar të dhëna të INSTAT, sipas të cilave shumë prej tyre, pas kthimit në Shqipëri, përballen me burokraci, korrupsion dhe vështirësi për t’u integruar në treg, çka i detyron të largohen sërish.

Deputetja e opozitës theksoi se ekonomia, sipas saj, nuk mund të mbështetet vetëm te sezoni turistik apo ndërtimi, por duhet të orientohet drejt prodhimit, mbështetjes së bujqësisë dhe industrisë, si dhe krijimit të kushteve për punë dinjitoze.

“Zbrazja e Shqipërisë është aktakuza më e rëndë për këtë qeveri”, u shpreh Tabaku, duke shtuar se largimet masive nuk janë të përkohshme, por pasojë e drejtpërdrejtë e një modeli ekonomik që, sipas saj, nuk prodhon mirëqenie për qytetarët, por përfitime për një numër të kufizuar individësh.

The post Tabaku: Rritje ekonomike në letër, emigracion masiv në realitet appeared first on Albeu.com.

Analiza e Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

By: D Marku
31 December 2025 at 15:19

Corriere della Sera i ka kushtuar një analizë fitores së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, duke theksuar se, ndonëse ai ka siguruar shumicën relative të votave, vendi vazhdon të përballet me sfida të thella politike, ekonomike dhe ndërkombëtare.

Sipas artikullit, Vetëvendosje ka dalë forcë e parë me rreth 49,1 për qind të votave, por pa arritur shumicën absolute për të qeverisur e vetme. Kjo, sipas gazetës, e vështirëson formimin e një qeverie të qëndrueshme, veçanërisht për shkak të refuzimit të partive të tjera për të hyrë në koalicion me Kurtin. Presidentja Vjosa Osmani pritet t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë.
Corriere della Sera e përshkruan Kurtin si një lider populist, i krahasuar shpesh me Che Guevarën, i cili ruan mbështetje të fortë brenda vendit përmes premtimeve sociale, por njëkohësisht ndjek politika të ashpra ndaj Serbisë, të cilat kanë shkaktuar pakënaqësi në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Artikulli vë në pah se gjatë fushatës zgjedhore Kurti ka premtuar mbështetje financiare për pensionistët dhe familjet, investime miliardëshe dhe luftë kundër korrupsionit. Megjithatë, gazeta thekson se Kosova vazhdon të përballet me papunësi të lartë, varfëri, emigrim të të rinjve, si dhe probleme serioze në sistemin e drejtësisë dhe shëndetësisë.
Në planin ndërkombëtar, media italiane nënvizon se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i bllokuar që nga viti 2023 dhe se ndaj Kosovës vazhdojnë të jenë në fuqi masa ndëshkuese të BE-së. Prania e NATO-s, veçanërisht e kontingjentit italian, mbetet e konsiderueshme për shkak të tensioneve të vazhdueshme në veri të vendit.
Në përfundim, Corriere della Sera vlerëson se sfida kryesore për Albin Kurtin nuk është vetëm ruajtja e mbështetjes popullore, por gjetja e një qasjeje më pragmatike dhe diplomatike për të nxjerrë Kosovën nga ngërçi i brendshëm dhe izolimi ndërkombëtar.

The post Analiza e Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike appeared first on Albeu.com.

I riu përndiqte 55-vjeçaren në Fier, policia nis kërkimet për të

By: D Marku
31 December 2025 at 14:47

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin D. A., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier arrestuan shtetasin C. A., 19 vjeç, banues në Greqi, pasi drejtonte automjetin, me leje drejtimi të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit:
-Gj. D., 49 vjeç, banues në fshatin Zhupan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij dhe i ka dëmtuar automjetin;
-I. M., 52 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 23 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi i ka dëmtuar automjetin një shtetasi 21 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 34 vjeç, banues në fshatin Strumë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi A. C..
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier shpallën në kërkim shtetasin P. T., 29 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur dhe përndjekur një 55-vjeçare, nëpërmjet rrjeteve sociale. Po punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

The post I riu përndiqte 55-vjeçaren në Fier, policia nis kërkimet për të appeared first on Albeu.com.

Nga kërkesa për leje për arrestimin e Ballukut, te prangat e Erion Veliajt, dosjet më të bujshme që hetoi SPAK në 2025

By: D Marku
31 December 2025 at 14:37

Godina e xhamtë e SPAK ishte ndërtesa me e vizituar nga politikanët e majtë e të djathtë përgjatë vitit 2025, ku disa prej tyre përfunduan në pranga apo u morën të pandehur, ndërsa të tjerë dhanë shpjegime për afera të dyshuar korruptive. Kërkesa për leje për arrestimin e zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila akuzohet për paracaktim të tenderave në dhjetëra miliona euro dhe arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj për 13 akuza penale, 9 prej të cilave për korrupsion, janë dy nga dosjet më të rëndësishme që SPAK hetoi përgjatë 2025 sa i përket hetimit të korrupsionit në radhët e zyrtarëve të lartë.

Hetimet për numrin dy të qeverisë, kulmuan në muajin tetor, kur ajo u mor zyrtarisht e pandehur për tenderin 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa u pasuan caktimin ndaj saj të dy masave të sigurisë pezullim nga ushtrimi i detyrës dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Vendimi i gjykatës kushtetuese për ta rikthyer përkohësisht në detyrë Ballukun, bëri që SPAK t’i drejtohej Kuvendit dhe të kërkonte arrestimin e saj. Dosja Balluku shënoi dhe përplasjen e parë mes SPAK dhe mazhorancës, konflikt që më gjase do të thellohet përgjatë muajve të parë të 2026. Një tjetër dosje e SPAK që sigurisht shkaktoi tronditje të forta në radhët e mazhorancës ishte arrestimi i kryebashkakut Erion veliaj në zyrën e tij të punës me 10 shkurt. Veliaj vijon të mbahet në paraburgim, ndërsa aktualisht dosja e tij ku e pandehur është dhe bashkëshortja Ajola Xoxa, ish-deputetja Klotilda Bushka, si dhe 27 të pandehur të tjerë po shqyrtohet në seancë paraprake në Gjykatën e Posaçme.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po gjykohet për akuzën e korrupsionit lidhur me dosjen Partizani, bëri ecejaket e tij në SPAK në zbatim të masës detyrim për paraqitje.
Në të gjitha rastet ai hodhi akuza të forta ndaj ish-kreut të SPAK dhe këmbënguli se Prokuroria e Posaçme i shërben Edi Ramës. Ish-presidenti Ilir Meta që ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024, edhe këtë përgjatë 2025 vijoi përballjen me drejtësinë. Aktualisht dosja penale e tij, ish-bashkëshortes dhe tre bashkëpunëtorëve të tjerë po shqyrtohet në seancë paraprake. Edhe ish-ministri i shëndetësisë, Ilr Beqaj vijoi betejën e tij me drejtësinë për dy dosjet, atë të aferës së sterilizimit si dhe abuzimet me fondet e agjencisë SASPAK. Me drejtësinë u përball dhe ish-deputeti socialist Jurgis Cyrbja, i cili po vuan dënimin në burgun e Durrës. Por ndryshe nga ky I fundit, ish-ministri Lefter Koka rifitoi lirinë me kusht.

Arben Ahmetaj, ish- zv.kryeministër vijon të jete ende nën hetim, edhe pse jeton në Zvicër dhe pret statusin e azilantit politik. Në dyert e SPAK përgjatë 2025 u panë ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka apo deputeti Damian Gjiknuri. Ish-kreu I PD-së Lulzim Basha, ish-presidenti Bamir Topi, Sali Berisha dhe Ilir Meta po ashtu dhanë shpjegime për dosjen 21 janari, ku gjatë protestës së opozitës së 15 viteve më parë u vranë 4 qytetarë. Grupi kriminal që vepronte në agjencinë kombëtare të shoqërisë së informacionit ishte i cili u godit në mes të dhjetorit duke u shpallur në kërkim biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri ndërsa në arrest shtëpie u dërgua Mirlinda Karçanaj e zëvendësja e saj, ishte një tjetër dosje e bujshme që përmbylli 2025. SPAK përgjatë vitit ishte kryefjalë e politikës e medias e me gjasë godina prej xhami do të jetë në qendër të vëmendjes edhe përgjatë 2026.

The post Nga kërkesa për leje për arrestimin e Ballukut, te prangat e Erion Veliajt, dosjet më të bujshme që hetoi SPAK në 2025 appeared first on Albeu.com.

Kjo banore la mbrëmë shtëpinë e “BBVA”!

By: D Marku
31 December 2025 at 13:59

Gazetarja e sportit, Sabina Mete, është eliminuar nga gara e Big Brother VIP Albania 5, pas një televotimi ku të gjithë banorët e shtëpisë ishin të nominuar. Vendimi i publikut i dha fund rrugëtimit të saj në këtë format, duke treguar se kësaj here fati nuk ishte në anën e saj.

Edhe pse produksioni ofroi biletën e kthimit, Sabina zgjodhi të mos rikthehej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo u shpreh se vendimi ishte i menduar dhe se nuk do të kishte pranuar rikthimin, duke lënë të kuptohet se eksperienca e saj në BBVA kishte ardhur natyrshëm në fund.

Që nga nisja e spektaklit, Sabina u dallua për një profil më të qetë dhe të rezervuar. Ndryshe nga disa banorë të tjerë që u përfshinë herët në debate dhe strategji loje, ajo preferoi të qëndronte më e tërhequr, duke mos qenë pjesë e përplasjeve të forta që tashmë kanë nisur të dominojnë shtëpinë.

Ndërkohë, pas eliminimit të saj, tensionet dhe debatet mes banorëve kanë filluar të intensifikohen, duke krijuar situata gjithnjë e më të forta dhe dinamike. Përveç Sabina Metes, nga Big Brother VIP Albania u eliminua të shtunën edhe Xhodi Skura, duke shënuar një mbrëmje me dy largime nga gara.

Sipas votave të publikut deri në këtë fazë, pesë banorët më të pëlqyer momentalisht janë Miri, Stine, Kristi, Iliri dhe Brikena, të cilët po konsiderohen si emra të fortë në vazhdimësinë e lojës. Gara pritet të bëhet edhe më interesante në javët në vijim, me strategji, aleanca dhe përplasje të reja mes banorëve.

The post Kjo banore la mbrëmë shtëpinë e “BBVA”! appeared first on Albeu.com.

Problemet e shumta me Arbenitën, Fero: Tani kam kontakt me vajzën

By: D Marku
31 December 2025 at 13:38

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Ora Shtatë”, ku ka folur për suksesin, jetën personale dhe planet për vitin e ri. Ai ka zbuluar se 2026-ta e pret me më shumë projekte muzikore dhe me energji pozitive.

Gjatë intervistës, Fero ndau edhe momente më të vështira nga jeta e tij, duke treguar se si ka kaluar periudha të sfidave personale. Ndërkohë, reperi u shpreh se këtë Vit të Ri do ta presë në gjumë, një zgjedhje që është krejtësisht personale.

I pyetur nëse kjo zgjedhje lidhet me mungesën e pranisë së vajzës së tij, Fero e pranoi se kjo është një nga arsyet kryesore. Ai tha: “Po normal, por tani unë flas me vajzën”. Sipas tij, periudhat më të vështira tashmë kanë kaluar: “Nuk ka më diçka të dhimbshme këtu, kanë kaluar të gjitha periudhat të cilat kanë kaluar. Unë tani flas me vajzën edhe gjithçka është në rregull dhe mirë”.

Përveç kësaj, reperi ka dhënë edhe një lajm të mirë për fansat e tij, duke njoftuar se kënga e re do të publikohet në janar. Fero ka premtuar se projekti i ri do të sjellë energji pozitive dhe do të pasqyrojë stilin e tij unik muzikor, duke bërë që fansat të presin me padurim lansimin.

Intervista e tij tregoi një Fero më të hapur dhe më të qetë, që ka arritur të balancojë suksesin në karrierë me jetën personale dhe lidhjen me familjen. Për reperin, 2026-ta duket të jetë një vit i mbushur me risi, muzikë dhe momente pozitive.

The post Problemet e shumta me Arbenitën, Fero: Tani kam kontakt me vajzën appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 30 December 2025Main stream

E RËNDË në Kosovë/ Gjendet i vdekur një çift të rinjsh në një vilë

By: D Marku
30 December 2025 at 20:05

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda një vile, e cila ndodhet në rrugën e KFOR-it.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rreth orës 15:10 autoritetet kanë marrë njoftimin për rastin dhe kanë reaguar menjëherë duke u nisur drejt vendngjarjes.

“Sot rreth orës 15:00, policia është informuar se në një vilë në rrugën e KFOR-it dyshohet se dy persona janë pa shenja jete. Njësitet policore, së bashku me ekipin e emergjencës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave,” deklaroi Gashi.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë një mashkull dhe një femër. Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi identitetin e tyre, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten ende të paqarta.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe verifikimin nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale, aksident apo ndonjë vepër penale. Hetimet po vijojnë, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion zyrtar lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

The post E RËNDË në Kosovë/ Gjendet i vdekur një çift të rinjsh në një vilë appeared first on Albeu.com.

Përplasje mes Juxhinit dhe Armelës: Nuk je bodybuilder, s’ti ula pantallonat

By: D Marku
30 December 2025 at 19:43

Juxhini dhe Armela kanë biseduar me njëri-tjetin sot në lidhje me një situatë të pakëndshme të krijuar mes tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Aktori është shprehur se banorja i ka ulur pantallonat, ndërkohë banorja thotë se nuk ka ndodhur kështu por ‘e ka prekur’.

Pjesë nga biseda:

Armela: Batuta ime, ajo që të ktheva ishte se unë ti kam larë vetë dhe nuk është se kam kuriozitet. Nuk është se ke je ndonjë bodybuilder dhe hajde se u bëra kurioz për ty
Juxhini: Kuriozitet nuk mund të kesh vetëm për bodybuilder

Armela: Po mirë, unë atë zgjodha
Juxhini: Edhe unë ndihem kurioz si jam, i kam katrore, i kam rrethore
Armela: Ti rri gjithë ditën pa bluzë, ti kam parë muskujt. Ti e kishe për gjë tjetër, se pa bluzë ishe. Prandaj unë u preka.
Juxhini: Po këto komentet bodybuilder
Armela: Të më thua mua ‘a je kurioze këtu poshtë’. Unë mos të them bodybuilder me shaka
Juxhini: Unë të thashë me shaka se isha në ekstazë, ndërsa ti e bëre me qëllim

Armela: E vendose se me shakatë ka një limit
Juxhini: Patjetër, po limitet i vendos ti, po ma vendosur ti limitin nuk e kuptoj shakanë. E më shaka të këtij tipi nuk ka.
Armela: Ne kemi qëndruar së bashku e kur ka ardhur puna të shtuna që duhej të rregullohej fustani, nëse të kujtohej me the ‘e rregulloj unë, fus dorën këtu’, thashë jo se kam siklet
Juxhini: Ti mi ule dhe unë të thashë ‘a je kurioze’
Armela: Nuk ti ula, ti preka
Juxhini: Ajo ishte batutë spontane dhe e pamenduar, erdhi si pasojë e reagimit tënd

The post Përplasje mes Juxhinit dhe Armelës: Nuk je bodybuilder, s’ti ula pantallonat appeared first on Albeu.com.

I dashuri i Cardi B, Stefon Diggs përballet me akuza të rënda penale

By: D Marku
30 December 2025 at 19:41

Sportisti i njohur amerikan, njëkohësisht partneri i Cardi B, Stefon Diggs, po përballet me akuza për sulm dhe dhunë fizike që rrjedhin nga një incident që ndodhi në fillim të këtij muaji, sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Boston 25 News.

Incidenti i dyshuar ndodhi më 2 dhjetor, një ditë pas fitores të Patriots në ndeshjen e futbollit kundër New York Giants. Avokati i Diggs, Michael DiStefano, u paraqit nga distanca në Gjykatën e Qarkut Dedham të martën (30 dhjetor) dhe kërkoi që raporti i policisë në lidhje me incidentin të sekuestrohej, duke pretenduar se detajet duhej të kishin mbetur të fshehta dhe konfirmoi se klienti i tij kishte bërë tashmë një ofertë financiare për të zgjidhur çështjen me viktimën e dyshuar.

“Ndërsa flasim, ata po punojnë për të arritur një marrëveshje për këtë”, tha DiStefano nëpërmjet Boston 25 News.

Gjyqtarja konfirmoi se do ta shqyrtonte kërkesën dhe do të merrte një vendim së shpejti. Diggs është planifikuar të paraqitet për t’u paraqitur në gjyq më 23 janar, dy ditë para ndeshjes së Kampionatit AFC, megjithëse gjyqtarja pranoi të shqyrtonte një kërkesë për të shtyrë datën e paraqitjes së tij në gjyq deri në mars.

Një zëdhënës i Patriots konfirmoi se ekipi ishte në dijeni të akuzave kundër Diggs dhe do të kerkoje më shumë informacion.

“New England Patriots janë në dijeni të akuzave që janë bërë në lidhje me Stefon Diggs. Stefon e ka informuar organizatën se ai i mohon kategorikisht akuzat. Ne e mbështesim Stefonin”, thuhet në deklaratë nëpërmjet Boston 25 News.

“Ne do të vazhdojmë të mbledhim informacione dhe do të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet përkatëse dhe NFL-në sipas nevojës. Nga respekti për të gjitha palët e përfshira, dhe duke pasur parasysh se kjo është një çështje ligjore në vazhdim, nuk do të kemi komente të mëtejshme në këtë kohë.”

The post I dashuri i Cardi B, Stefon Diggs përballet me akuza të rënda penale appeared first on Albeu.com.

Oprah Winfrey rrëfen pse ndaloi përdorimin e ilaçeve GLP-1 për 12 muaj dhe çfarë ndodhi më pas

By: D Marku
30 December 2025 at 18:13

Oprah Winfrey ka folur hapur për herë të parë mbi vendimin e saj për të ndërprerë përdorimin e ilaçeve GLP-1 për humbje peshe për një periudhë 12-mujore, duke ndarë publikisht përvojën dhe mësimet që mori nga ky proces.

Ikona televizive, e cila bashkëautorëzon një libër të ri mbi obezitetin, tregon se fillimisht ishte e frikësuar kur pranoi publikisht se përdorte medikamente për humbje peshe. Ajo pranon se e dinte që rrëfimi i saj do të shkaktonte reagime të forta dhe kritika, por vendosi të ishte e sinqertë.

Sipas Winfrey, disa muaj pasi nisi injeksionet GLP-1, ajo vendosi t’i ndërpriste menjëherë, në ditëlindjen e saj të 70-të, në janar 2024. “U përpoqa ta mposhtja ilaçin”, shprehet ajo, duke shtuar se donte të provonte nëse mund ta mbante peshën nën kontroll vetëm me dietë të shëndetshme dhe aktivitet fizik.

Edhe pse vazhdoi me ushqim të rregullt dhe stërvitje, rezultatet nuk ishin të menjëhershme. Gjatë 12 muajve pa medikament, Oprah shtoi rreth 9 kilogramë. Pikërisht kjo përvojë e bëri të kuptojë se menaxhimi i peshës për të është një proces afatgjatë dhe i vazhdueshëm.

Ajo rrëfen se kthesa erdhi pas një momenti reflektimi në korrik 2023, gjatë xhirimeve të një emisioni mbi obezitetin me ekspertë të fushës. “E kuptova se mbingrënia nuk e shkakton obezitetin; obeziteti e shkakton mbingrënien”, tha Winfrey, duke e cilësuar këtë si një nga përjetimet më çliruese të jetës së saj.

Sipas saj, pa ndihmën e GLP-1, trupi përpiqet vazhdimisht të rikthehet në atë që ekspertët e quajnë “pika e mjaftueshmërisë”, një peshë e caktuar që ndikohet nga gjenetika dhe mjedisi. Për Oprah, kjo peshë ishte rreth 96 kilogramë, një nivel që ajo pranon se nuk ishte i shëndetshëm për të, pasi vuante nga parametra të lartë kolesteroli dhe ishte në gjendje pre-diabetike.

The post Oprah Winfrey rrëfen pse ndaloi përdorimin e ilaçeve GLP-1 për 12 muaj dhe çfarë ndodhi më pas appeared first on Albeu.com.

Katër vite bashkë, por jo në Facebook! Zbulimi që bëri Einxhel Shkira

By: D Marku
30 December 2025 at 18:02

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz vijojnë të jenë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar, jo vetëm për historinë e tyre të dashurisë, por edhe për mënyrën spontane dhe plot humor me të cilën ndajnë momente nga jeta e përditshme.

Së fundmi, moderatorja ka zbuluar një detaj mjaft interesant dhe njëkohësisht komik qe ka habitur ndjekësit e saj. Përmes një postimi në Instagram Story, Einxhel ka ndarë një bisedë private me partnerin e saj, ku tregohet se ata sapo janë bërë “shokë” në rrjetin social Facebook.

Edhe pse prej vitesh jetojnë bashkë dhe kanë ndërtuar një familje të bukur, duket se bota virtuale kishte mbetur pas, pa e reflektuar këtë lidhje. Në foton e publikuar shihet njoftimi që DJ Dagz ka pranuar kërkesën për shoqëri të Einxhelit në Facebook, gjë që ka shkaktuar menjëherë reagime pozitive nga publiku.

Moderatorja e ka shoqëruar postimin me humor, duke shkruar:

“Po ju a ndiqeni me burrin në Facebook?!”

Biseda mes çiftit vazhdon me të qeshura, ku Einxhel shprehet:

“T’merret domethënë, që 4 vjet s’jemi follow”,
ndërsa DJ Dagz i përgjigjet me shaka, duke e quajtur veten “njeri i Facebook-ut”.

Ky moment i vogël, por shumë domethënës, ka shkaktuar një valë të qeshurash mes ndjekësve, të cilët e kanë përjetuar si një situatë të zakonshme, por tepër reale për shumë çifte.

The post Katër vite bashkë, por jo në Facebook! Zbulimi që bëri Einxhel Shkira appeared first on Albeu.com.

Tylor Chase, ish-yll i Nickelodeon, rikthehet në rrugë pas një qëndrimi të detyruar në spital

By: D Marku
30 December 2025 at 16:33

Tylor Chase, ish-ylli i njohur i Nickelodeon, është rikthyer në rrugë pas një qëndrimi të detyruar 72-orësh në një spital psikiatrik, duke kaluar momente të vështira dhe duke përdorur metamfetaminë, sipas ish-bashkëaktorit të tij Shaun Weiss.

Chase, 36 vjeç, u dërgua në spital javën e kaluar pas ndërhyrjes së influencuesit Jacob ‘Jake’ Harris, mik i Weiss, pasi ai u gjend në një gjendje të pasigurt për veten. Pas qëndrimit të detyruar, ai u lirua më herët se sa pritej nga spitali psikiatrik, pa informuar miqtë apo familjen. Weiss theksoi se miqtë kishin planifikuar ta transportonin në një qendër detoksifikimi, por Chase kishte vendosur të largohej vetë.

Pasi u largua, Harris e gjeti atë në rrugë, duke përdorur drogë, dhe menjëherë njoftoi ekipin e krizës. Weiss, i cili e vlerësoi situatën, tha se Chase ishte në gjendje shumë të keqe, duke “përdorur metamfetaminë në mot të ftohtë, pa këpucë dhe xhaketë”.

Aktori i njohur ka kaluar një periudhë të vështirë dhe shëndeti i tij mbetet shqetësim për miqtë e tij. Weiss ka qenë në kontakt me autoritetet dhe anëtarët e Screen Actors Guild për të siguruar që Chase të marrë ndihmën e duhur. Sidoqoftë, ai shprehu shqetësimin se ndihma financiare nga tifozët nuk është e mjaftueshme për t’i dhënë fund krizës së tij dhe për të mbështetur rikuperimin e tij të plotë.

The post Tylor Chase, ish-yll i Nickelodeon, rikthehet në rrugë pas një qëndrimi të detyruar në spital appeared first on Albeu.com.

Robert Aliaj rrëfen fëmijërinë dhe natyrën rebele: Haja dajak pafund

By: D Marku
30 December 2025 at 16:10

Artisti i njohur Robert Aliaj ka ndarë momente interesante dhe të pathëna nga fëmijëria dhe shkollimi i tij gjatë një interviste në podkastin e Grida Dumës. Ai ka treguar për natyrën rebele që kishte që në vegjëli dhe pasojat që kjo sjellje ka pasur në jetën e tij, duke përfshirë probleme serioze me disiplinën dhe rezultatet në shkollë.

Aliaj tregon se, si nxënës, ishte shumë i vëmendshëm në klasë dhe mjaftohej me dëgjimin e shpjegimeve të mësuesve, por refuzonte kategorikisht të hapte librat në shtëpi për të mësuar. Kjo sjellje, sipas tij, e ka kushtuar shtrenjtë, pasi ka përjetuar shumë dënime si pasojë e mosmësimit.

Ai kujton se shumë herë ka marrë “dajak” për shkak të mungesës së angazhimit në mësime, si në shtëpi ashtu edhe në shkollë. Përplasjet me mësuesit kanë qenë të shpeshta, dhe ai tregon për një mësuese që e konsideronte “shumë inteligjente, por psikopate”, e cila e penalizonte për shkak të mosleximit të librave, duke e penalizuar me nota të ulëta për shkak të komenteve të tij në lidhje me fjalët e saj.

Pavarësisht vështirësive, Aliaj e ka përshkruar këtë periudhë të fëmijërisë si një pjesë të rëndësishme të formimit të tij, e cila i ka ndihmuar të zhvillojë një karakter të fortë dhe të pavarur, që është reflektuar në karrierën e tij artistike.

The post Robert Aliaj rrëfen fëmijërinë dhe natyrën rebele: Haja dajak pafund appeared first on Albeu.com.

Stenaldo i ngre zërin Brikenës: Për ty do të jetë hera e fundit që merr përsipër gjërat e mia, s’më plas për asnjërin

By: D Marku
30 December 2025 at 14:59

Një situatë e tensionuar u regjistrua së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Stenaldo shpërtheu ndaj Brikenës pas një bisede mes tyre.

Brikena kishte shprehur se donte të kujdesej për Stenaldon, duke treguar gatishmëri për t’i qëndruar pranë.

Megjithatë, kjo sjellje nuk u prit mirë nga Stenaldo, i cili reagoi ashpër, duke theksuar se nuk i pëlqen të marrë kujdes të veçantë nga askush, sidomos në një lojë ku, sipas tij, të gjithë janë konkurrentë të barabartë.

I nervozuar, ai iu drejtua Brikenës me tone të larta, duke i thënë:
“Për ty do të jetë hera e fundit që merr përsipër gjërat e mia në raport me mua, sepse të krahasojmë mendët e ne të dy, ti je aty ku thërret qameti, nuk duhet ta çosh më nëpër mend, e kupton, të mos e çosh më nëpër mend, s’ka njeri të të ketë ty këtu motër asgjë, je një konkurrente si të gjitha të tjerat, ke ato limite që ke, ato benefite që ke, ke ato limite që ke, mos ta qosh më nëpër mend, jo ti, por asnjë këtu, se s’më plas mua absolutisht në mënyrë totale për asnjërin, në qoftë se unë vij në këtë lojë, vij t’ju fut të gjithëve poshtë, të tërëve pa përjashtim”.

Reagimi i Stenaldos krijoi një atmosferë të rënduar në shtëpi dhe u komentua gjerësisht nga banorët, ndërsa pritet të shihet se si do të ndikojë kjo përplasje në marrëdhënien mes tij dhe Brikenës në vazhdim të lojës.

The post Stenaldo i ngre zërin Brikenës: Për ty do të jetë hera e fundit që merr përsipër gjërat e mia, s’më plas për asnjërin appeared first on Albeu.com.

Detajet që u vunë re pas rikthimit të Gjestit në rrjete sociale

By: D Marku
30 December 2025 at 13:44

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje pas tragjedisë personale, reperi nga Peja, Gjesti, ka rikthyer aktivitetin e tij në rrjetet sociale dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.

Në postimet e fundit, Gjesti shihet me tatuazhe të reja, përfshirë një ku ka shkruar fjalën “Reaggeton”, duke lënë të kuptohet rikthimi i tij në muzikë dhe lidhja me stilin e tij artistik.

Kjo ka nxitur komente dhe reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e mirëpritën rikthimin e tij aktiv online.

Një detaj tjetër i dukshëm është se reperi ka fshirë disa fotografi personale, përfshirë ato ku shfaqej me familjen e tij, përfshirë edhe vëllanë e ndjerë, Eldionin.

Ky veprim shihet si një mënyrë për të menaxhuar emocionet dhe për të përgatitur një kapitull të ri në jetën dhe karrierën e tij.

Fansat kanë komentuar se rikthimi i Gjestit në rrjetet sociale mund të shënojë fillimin e një faze të re kreative dhe muzikore, ndërsa reperi duket i përqendruar në projekte të reja dhe në rikthimin e lidhjes me publikun e tij.

Ky rikthim vjen pas një periudhe të vështirë për Gjestin, duke pasur parasysh humbjen e rëndë të vëllait të tij dhe sfidat personale që e shoqëruan pas famës së fituar nga Big Brother VIP.

The post Detajet që u vunë re pas rikthimit të Gjestit në rrjete sociale appeared first on Albeu.com.

Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë më të votuarit deri tani nga subjektet kryesore politike

By: D Marku
30 December 2025 at 13:38

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve paraprake nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025.

Aktualisht në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

Deri më tani janë numëruar mbi 26 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas të dhënave të deritanishme, të përpunuara Lëvizja Vetëvendosje po prin në nivel vendi.

Në listën e kandidatëve më të votuar nga kjo parti, kryeson Albin Kurti me 89,529 vota i ndjekur nga Glauk Konjufca me 69,847 vota, Hekuran Murati me 36,214 vota, Albulena Haxhiu me 36,203 vota dhe Donika Gërvalla-Schëarz me 31,628 vota.

Partia Demokratike e Kosovës në nivel vendi është renditur si partia e dytë.

Në listën e kandidatëve pesë më të votuarit nga kjo parti janë: Bedri Hamza me 40,640 vota, Arian Tahiri me 19,561 vota, Përparim Gruda me 18,145 vota, Uran Isamili me 14,401 vota dhe Sala Jashari me 13,077 vota.

Si parti e tretë në nivel vendi është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës.

Top pesë kandidatët më të votuar deri më tani nga kjo parti janë: Lumir Abdixhiku me 19,357 vota, Hykmete Bajrami me 12,588 vota, Ukë Rugova me 10,841 vota, Avdullah Hoti me 9,693 vota dhe Doarsa Kica-Xhelili me 9,679 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është renditur si forca e katërt politike në nivel vendi.

Nga numërimi i deritanishëm i votave të kandidatëve për deputetë, pesë më të votuarit nga kjo parti janë: Ramush Haradinaj me 10,036 vota, Daut Haradinaj me 6,194 vota, Besnik Tahiri me 6,042 vota, Bekë Berisha me 4,402 vota dhe Time Kadrijaj me 4,171 vota.

Procesi i numërimit po vazhdon dhe KQZ ka theksuar se këto rezultate janë paraprake dhe mund të ndryshojnë me përditësimin e të dhënave nga vendvotimet e mbetura.

The post Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë më të votuarit deri tani nga subjektet kryesore politike appeared first on Albeu.com.

Alba: Londrimi, Klodi dhe Labinoti kanë pëlqim për mua

By: D Marku
30 December 2025 at 13:14

Së fundmi, gjatë spektaklit të sotëm të BBVK u transmetua një klip përmbledhës me disa nga momentet më të ndjera të Alba Pollozhanit, i cili ngjalli reagime të shumta si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj. Pamjet rikthyen në vëmendje situata emocionale që ajo ka përjetuar, duke treguar një anë më të ndjeshme të saj.

Një nga momentet më të komentuara lidhej me fshehjen e një sendi personal të Albës nga disa prej djemve të shtëpisë. Në klip, ajo shihej dukshëm e prekur, duke qarë dhe duke përmendur edhe partnerin që ka jashtë, çka e bëri situatën edhe më të rënduar emocionalisht. Ky episod u rikthye për diskutim edhe gjatë spektaklit, ku Alba vendosi të flasë hapur për ndjenjat dhe përjetimin e saj.

Gjatë komenteve, ajo bëri një deklaratë të fortë, duke lënë të kuptohet se tre nga djemtë e shtëpisë kishin pëlqim për të. Kjo solli menjëherë reagime të forta, zhurmë dhe tension, ndërsa djemtë në fjalë reaguan me të qeshura dhe kundërshtime, duke mos u pajtuar me atë që Alba deklaroi.

Debati vazhdoi më tej, duke u shndërruar në një diskutim më të gjerë mbi marrëdhëniet, sinjalet dhe interpretimet brenda shtëpisë. Në këtë kontekst, u përmend edhe ideja se Alba mund të ketë një simpati për Ludo Lee, gjë që shtoi edhe më shumë dinamika në bisedë.

Ky klip dhe deklaratat që pasuan e rikthyen Albën në qendër të vëmendjes, duke e bërë një nga personazhet më të përfolura të momentit në spektakël.

The post Alba: Londrimi, Klodi dhe Labinoti kanë pëlqim për mua appeared first on Albeu.com.

❌
❌