Cristiano Ronaldo , i cili po i afrohet ditëlindjes së 41-të, thuhet se nuk është i lumtur në Al Nassr dhe mund të largohet nga klubi i Ligës Profesionale Saudite që në qershor.
Sipas gazetës portugeze Record, sulmuesi ndihet i keqtrajtuar nga Fondi i Investimeve Publike (PIF), i cili zotëron Al Nassr së bashku me Al Hilal, Al Ittihad dhe Al Ahli.
Ronaldo beson se PIF po bllokon transferimet kyçe të Al Nassr për të penguar shanset e tyre për titull, pavarësisht se skuadra është vetëm një pikë prapa liderëve të ligës, Al Hilal.
Ai përmendi shembuj të tillë si transferimi i Karim Benzemas nga Al Ittihad në Al Hilal dhe nënshkrimi i sulmuesit të ri Georges Ilenikhena nga Monaco nga Al Ittihad, ndërsa Al Nassr shtoi vetëm mesfushorin irakian Abdulkareem nga Al Zaëraa në afatin kalimtar.
Në shenjë proteste, ai refuzoi të luante në fitoren e fundit 1-0 të Al Nassr ndaj Al Riyadh në ligë.
Sipas Fabrizio Romanos, Ronaldo pasi e bojoktoi ndeshjen dje (e hënë), sot ai nuk ka dal në stërvitje.
Kontrata e tij përfshin një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh që mund të lehtësojë një largim, me destinacione të mundshme që përfshijnë Major League Soccer (MLS) ose një rikthim në Evropë.
Ronaldo, i cili ka luajtur një rol të madh në ngritjen e profilit global të futbollit saudit dhe shërben si ambasador për Kupën e Botës 2034 në Arabinë Saudite, mendon se meriton më shumë respekt dhe mbështetje. /Telegrafi/
Karim Benzema ka publikuar një deklaratë në rrjetet sociale pas transferimit të tij kontrovers nga Al Ittihad te Al Hilal, një lëvizje që raportohet se ka shtyrë Cristiano Ronaldon të hyjë në grevë te Al Nassr.
Benzema nënshkroi me Al Hilal në ditën e fundit të afatit kalimtar (2 shkurt), pasi kishte regjistruar 54 gola dhe 17 asistime për ish-klubin e tij, Al Ittihad, që nga ardhja nga Real Madridi në vitin 2023.
Al Hilal aktualisht kryeson në Superligën e Arabisë, duke qenë vetëm një pikë përpara Al Nassr të Cristiano Ronaldos pas 19 ndeshjesh të luajtura në kampionat.
Ardhja e 38-vjeçarit thuhet se e ka irrituar Ronaldon, i cili, sipas Sky Neës, dyshohet se ka hyrë në grevë përpara fitores 1-0 të ekipit të tij ndaj Al Riyadh të hënën.
Pakënaqësitë e Ronaldos raportohet se lidhen me mënyrën se si po menaxhohet klubi, me fituesin pesë herë të Topit të Artë që ndjen se klubet e tjera në Arabinë Saudite, të mbështetura nga Fondi i Investimeve Publike (PIF), po trajtohen në mënyrë preferenciale në tregun e transferimeve.
Pavarësisht qëndrimit të supozuar të Ronaldos, Benzema do të luajë për Al Hilal dhe pritet të rrisë ndjeshëm shanset e klubit për të fituar titullin e Superligës së Arabisë për sezonin 2025/26.
Pas konfirmimit të transferimit nga Al Hilal, Benzema iu drejtua rrjeteve sociale për të falënderuar stafin e klubit, tifozët dhe tashmë ish-shokët e skuadrës.
Al Ittihad, This chapter comes to an end, but the respect and gratitude will always remain.
Thank you to the club, the staff, my teammates, and especially the fans for the welcome, the love, and the energy you gave me every day.
“Al Ittihad, ky kapitull po mbyllet, por respekti dhe mirënjohja do të mbeten gjithmonë”.
“Faleminderit klubit, stafit, shokëve të skuadrës dhe mbi të gjitha tifozëve për pritjen, dashurinë dhe energjinë që më dhatë çdo ditë”.
“Kjo rrugë më dha shumë, si në aspektin personal ashtu edhe profesional. Largohem me kokën lart, krenar që kam veshur këto ngjyra dhe për gjithçka që kemi ndarë së bashku. Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen”, ka shkruar Benzema./Telegrafi/
Problemet me dokumentet dhe Sistemin e Transferimit të FIFA-s (TMS) bënë që marrëveshjet për N’Golo Kante te Fenerbahce dhe Youssef En‑Nesyri te Al‑Ittihad të dështojnë. Të dy klubet nuk arrijnë të regjistrojnë lojtarët si transferime të janarit.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano FIFA nuk pranoi ankesat e klubeve për zgjatje afatesh.
Si rezultat, Kante do të qëndrojë te Al‑Ittihad, ndërsa En‑Nesyri do të vazhdojë te Fenerbahçe.
Ky dështim i minutës së fundit është një goditje e madhe për ambiciet e të dy palëve.
🚨🛑 N’Golo Kanté to Fenerbahçe and Youssef En-Nesyri to Al Ittihad, deals are both OFF.
FIFA reject the appeal from both clubs, as it was verbally agreed but 𝒏𝒐𝒕 here we go due to documents problems. pic.twitter.com/16MtHHsC3H — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 3, 2026
“Marrëveshjet e Kante te Fenerbahce dhe En-Nesyri te Al Ittihad kanë dështuar”, ka shkruar Romano.
“FIFA refuzon ankesën nga të dy klubet pas problemeve me dokumentet dhe TMS në minutat e fundit të merkatos…”.
“Kante qëndron te Al Ittihad, En-Nesyri qëndron te Feneri”, përfundoi eksperti i transferimeve. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo po përgatitet të largohet nga Arabia Saudite, sipas lajmit të publikuar nga gazeta portugeze Record. Dhe fakti që ky lajm duhet marrë seriozisht dëshmohet nga fakti që pronari i gazetës Record nuk është askush tjetër përveç yllit portugez.
Dje (e hënë), Ronaldo bojkotoi ndeshjen e Al-Nassr në udhëtim kundër Al-Riyadh, të cilën skuadra e tij e fitoi 1-0.
Sipas gazetës së famshme portugeze A Bola, Cristiano është i pakënaqur me mënyrën se si drejtohet klubi dhe pakënaqësia e tij drejtohet ndaj PIF (Fondi Publik i Investimeve të Arabisë Saudite), i cili menaxhon Al-Nassr.
Dhe se kjo mund të jetë e vërtetë u konfirmua indirekt dje.
Gazeta portugeze Record raportoi se Ronaldo ka një klauzolë në kontratën e tij që i lejon atij të largohet nga Al-Nassr në qershor 2026, dhe se ky opsion është shumë i mundshëm.
Gazeta Record deklaroi gjithashtu se klube nga SHBA-ja dhe Evropa janë të interesuara për shërbimet e Ronaldos.
Especial fecho de mercado: Ronaldo pode deixar o Al Nassr, Gustavo Sá rejeita Arábia e ainda Benzema https://t.co/vxPT1UYQeF — Record (@Record_Portugal) February 2, 2026
Ajo që është më interesante është se Ronaldo është pronari kryesor i grupit të shquar mediatik portugez Cofina Media, i cili zotëron edhe të përditshmen sportive Record.
Ndryshe, nëse dikush ka informacion nga kampi i Cristanos, ajo është gazeta Record. /Telegrafi/
Klubi saudit Al-Hilal ka zyrtarizuar transferimin e yllit francez Karim Benzema, i cili do të jetë pjesë e ekipit të parë për një periudhë njëvjeçare e gjysmë, si lojtar i lirë.
Marrëveshja është nënshkruar nga Al-Hilal Club, e udhëhequr nga Princi Nawaf bin Saad, duke shënuar një tjetër goditje të madhe të klubit në tregun e transferimeve.
Benzema konsiderohet si një nga futbollistët më të suksesshëm në historinë e futbollit modern. Gjatë karrierës së tij ka fituar 34 trofe, përfshirë pesë Kupa të Botës për Klube, pesë Liga të Kampionëve, si dhe katër tituj të La Ligës me Real Madridin. Me Olympique Lyon, ai ka fituar katër tituj kampioni në Ligue 1.
Në nivel ndërkombëtar, Benzema ka zhvilluar 97 paraqitje me Kombëtaren e Francës, duke triumfuar në UEFA Nations League dhe duke marrë pjesë në Kampionatin Botëror.
Sa i përket çmimeve individuale, Karim Benzema është fitues i Topit të Artë (Ballon d’Or) dhe i çmimit UEFA Best Player in Europe, si dhe ka qenë golashënuesi më i mirë në disa kompeticione elitare.
Kjo mund të jetë shumë një nga lëvizjet më të mëdha të afatit kalimtar të dimrit, me Karim Benzeman, që sapo ka pranuar të gjitha detajet e ofertës së kontratës që i është paraqitur sot nga Al Hilal.
Transferimi i tij tani është në pritje të " hapave të fundit midis klubeve", thuhet në postim në Twitter nga Fabrizio Romano.
Ndërkohë, sulmuesi francez është duke pritur konfirmimin zyrtar nga Al Hilal, për të mbyllur aventuën me Al Itthihad.
Cristiano Ronaldo sot ka bojtuar ndeshjen e Al Nass, për shkak të këtij transferimi.
Sipas tij, Fondi Arab i Investimeve, por I ndihmon klubet e tjera, më shumë se sa Al Nassr.
Mungesa e Cristiano Ronaldos në ndeshjen e Al-Nassr kundër Al-Riyadh mund të ketë pasoja shumë më të mëdha sesa thjesht mungesa në një takim kampionati.
Sipas gazetarit Yagiz Sabuncuoglu, sulmuesi 40-vjeçar portugez po ndërhyn aktivisht në çështjet e transferimeve, përfshirë edhe lëvizjen e bujshme të Karim Benzemas drejt Al-Hilal.
Ronaldo, i cili nuk raportohet të jetë i lënduar, thuhet se po proteston kundër Fondit Publik të Investimeve të Arabisë Saudite (PIF), që zotëron Al-Nassr, për shkak të aktivitetit të kufizuar të klubit gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Ndërhyrja e tij ka vonuar transferimin e Benzemas te Al-Hilal dhe gjithashtu ka ndikuar në marrëveshje të tjera të rëndësishme. Mesfushori francez N’Golo Kante ende nuk e ka përfunduar transferimin e tij te Fenerbahçe, ndërsa sulmuesi maroken Youssef En-Nesyri nuk mund t’i bashkohet Al-Ittihad.
Edhe pse klubet e përfshira i kanë finalizuar marrëveshjet dhe i kanë dorëzuar dokumentet në Ligën Profesioniste Saudite, regjistrimet dhe zyrtarizimet mbeten pezull në pritje të miratimit përfundimtar.
Ndërkohë, merkatoja dimërore e Al-Nassr ka qenë minimale. Klubi ka nënshkruar vetëm me mesfushorin 21-vjeçar irakian Haydeer Abdulkareem nga Al-Zawraa dhe ka huazuar anësorin brazilian Wesley Gassova te Real Sociedad.
Në kontrast, Al-Hilal, nën drejtimin e Simone Inzaghi, ka qenë shumë aktiv në merkato, duke afruar pesë përforcime, përfshirë edhe Benzeman, dhe aktualisht kryeson ligën me tri pikë avantazh ndaj Al-Nassr pas 18 ndeshjeve. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr dhe me Fondin e Investimeve Publike (PIF) të Arabisë Saudite, duke vendosur të mos luajë ndeshjen e ardhshme si shenjë proteste.
Lëvizja e yllit portugez ka tronditur futbollin saudit dhe ka ngjallur shqetësim të madh brenda klubit, i cili ndodhet mes presionit të Ronaldos dhe ndikimit të PIF-it.
Shkaku i krizës lidhet me transferimin e mundshëm të Karim Benzemas te Al Hilal, rivali kryesor i Al Nassrit për titullin.
Vendimi për të refuzuar të luajë është një mesazh i qartë ndaj drejtuesve, duke treguar se ylli portugez nuk do të pranojë një situatë që e konsideron të padrejtë.
Konflikti thellohet edhe nga perceptimi i Ronaldos se PIF ka marrë vendime sistematikisht kundër interesave të Al Nassrit, duke forcuar klubet rivale në momente kyçe.
Ai ndjehet i përdorur më shumë si fytyrë mediash sesa si pjesë qendrore e një projekti sportiv të drejtë, çka ka rritur tensionin brenda klubit dhe ka bërë që vendimi i tij të jetë strategjik, jo impulsiv.
Në ditën e fundit të afatit kalimtar, thashethemet për një rikthim të mundshëm të Ronaldos në Evropë janë riaktivizuar.
Kontakte nga agjentë dhe klube evropiane janë rifilluar, edhe pse një transferim në janar konsiderohet i komplikuar.
Akoma nuk ka asgjë të mbyllur, por situata nënvizon ndikimin e madh që Cristiano Ronaldo vazhdon të ketë, edhe larg Evropës.
Për momentin, Al Nassr dhe PIF mbeten të palëkundur në pozicionet e tyre, ndërsa futbolli saudit përjeton një nga momentet më delikate që nga ardhja e yjeve botërorë.
Vendimi i Ronaldos mund të ndryshojë rrjedhën e afatit kalimtar ose të shënojë fillimin e fundit të aventurës së tij në Arabinë Saudite, duke treguar fuqinë e jashtëzakonshme të një prej futbollistëve më të njohur të botës. /Telegrafi/
Një rikthim në Evropë u përfol për pak kohë për Karim Benzeman, por duket se kjo nuk do të ndodhë. Tashmë, një klub ka marrë avantazh në garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez.
Teksa afati kalimtar i dimrit po i afrohet mbylljes, thashethemet rreth Benzemas vazhdojnë të shtohen. Disa media raportojnë se sulmuesi 38-vjeçar dëshiron të largohet nga Al Ittihad. Megjithatë, pavarësisht se Benzema ka konfirmuar interesimin e disa klubeve, një rikthim në Evropë duket i pamundur.
Në vend të kësaj, Al Hilal shihet si destinacioni më i mundshëm për francezin. Megjithatë, ende nuk ka një vendim përfundimtar, pavarësisht raportimeve të mëparshme. Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite (PIF) nuk i ka dhënë ende dritën jeshile një transferimi brenda kampionatit.
Meqenëse PIF zotëron si Al Hilal ashtu edhe Al Ittihad, fondi sovran është organi kryesor vendimmarrës për një transferim të mundshëm të Benzemas.
Benzema ka rënë dakord për një kontratë gjashtëmujore me Al Hilal. Megjithatë, negociatat nuk kanë përfunduar ende, pasi lojtari kërkon që kontrata të zgjatet menjëherë.
Një takim mes përfaqësuesve të sulmuesit dhe klubit të tij aktual pritet të zhvillohet në orët e ardhshme, ku çështja e transferimit do të jetë një nga temat kryesore.
Kontrata e 38-vjeçarit skadon këtë verë. Ai jo vetëm që ka refuzuar ofertën e fundit të rinovimit nga Al Ittihad, por edhe ka refuzuar të luaj me klubin, në shenjë proteste ndaj pagës së propozuar nga klubi. /Telegrafi/
Një lajm i pabesueshëm vjen nga Arabia Saudite, dhe rolin kryesor e luan portugezi, Cristiano Ronaldo. Konkretisht, CR7 ka vendosur të mos luajë për Al Nass në ndeshjen e nesërme kundër Al-Riyadh.
Është një derbi kundër një rivali të qytetit, por Ronaldo u ka thënë qartë drejtuesve të klubit se nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së nesërme.
Sipas gazetës portugeze “A Bola”, Cristiano Ronaldo është i pakënaqur me mënyrën se si po drejtohet Al Nassr.
Pakënaqësia e tij drejtohet drejtpërdrejti ndaj Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Sipas A Bola, Ronaldo është i zhgënjyer me mënyrën se si PIF e trajton Al Nassr në lidhje me rivalët e tjerë në ligë.
Sigurisht, PIF menaxhon klubet e tjera nga fondi, por sipas Ronaldos, ato janë në një pozicion më të mirë se klubi për të cilin ai luan.
Edhe Fabrizio Romano konfirmoi se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme.
Përveç kësaj, Romano deklaroi qartë se mungesa e tij nuk kishte të bënte fare me ndonjë dëmtim, por nuk donte të jepte më shumë detaje.
Është e qartë se të gjithë janë të shokuar nga vendimi i Ronaldos, por mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Al Nassr.
🚨⚠️ Cristiano Ronaldo will not feature in tomorrow’s match between Al Nassr and Al Riyadh.
Karim Benzema pritet të largohet nga Al-Ittihad pasi ka prishur marrëdhëniet me drejtuesit e klubit shkaku i kontratës së re.
Shumë klube janë vënë pas veteranit francez, derisa gjiganti turk Besiktas është shokuar nga kërkesat e Benzemas.
Sipas raportimeve nga Turqia, sulmuesi i Al-Ittihad, Karim Benzema, i ka bërë një kërkesë surprizuese Besiktasit, duke kërkuar një pagë prej 20 milionë eurosh në vit, si dhe gjysmën e të ardhurave nga shitjet e fanellave të tij, ndërkohë që mediat raportojnë se ai po shqyrton largimin nga klubi saudit.
Megjithatë, gjigantët turq kanë refuzuar menjëherë kërkesën e ish-sulmuesit të Real Madridit, e cila konsiderohet jashtë parametrave financiarë të klubit.
Benzema duket i zhgënjyer nga oferta e rinovimit e Al-Ittihad dhe nuk është i sigurt nëse dëshiron të vazhdojë të luajë për klubin saudit.
38-vjeçari, kontrata e të cilit skadon këtë verë, ka shënuar 16 gola në 21 ndeshje këtë sezon, duke treguar edhe një herë formën e tij të lartë në fushë. /Telegrafi/
Arbër Zeneli mund të jetë një nga emrat shqiptarë që do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar dimëror. Sulmuesi i krahut është pranë largimit nga Elfsborgu, me një ofertë shumë joshëse që vjen nga kampionati elitar i Arabisë Saudite.
Sipas mediumit suedez Expressen, klubi i Al Taawoun ka paraqitur një ofertë serioze për 30-vjeçarin, e cila pritet të pranohet nga futbollisti.
Zeneli duket i gatshëm të mbyllë aventurën e tij në Suedi dhe të nisë një kapitull të ri në Lindjen e Mesme.
Ai u rikthye te Elfsborgu në mars të vitit 2024, pas një eksperience në futbollin turk me Adana Demirspor.
Më herët, ai kishte qenë pjesë e kampionatit francez, ku luajti për Reims. Megjithatë, vetëm dy vite pas kthimit në Suedi, sulmuesi i krahut pritet të largohet sërish.
Raportohet se bisedimet mes klubeve dhe përfaqësuesve të lojtarit janë aktualisht në zhvillim, ndërsa afati kalimtar dimëror në Arabinë Saudite mbyllet më 1 shkurt, çka e bën këtë lëvizje të mundshme në ditët në vijim.
Aktualisht, Al Taawoun renditet në vendin e pestë në kampionatin elitar saudit, vetëm pesë pikë larg Al Nassr, skuadrës së Cristiano Ronaldos, e cila mban pozitën e tretë në tabelë.
Ndërkohë, Elfsborgu ka pësuar edhe një tjetër largim gjatë këtij afati kalimtar. Besfort Zeneli, vëllai i vogël i Arbërit, është transferuar te Royale Union Saint-Gilloise në kampionatin belg për një shumë rreth 4 milionë euro.
Largimi i Arbër Zenelit do të shënonte një tjetër ndryshim të madh për Elfsborgun, ndërsa për futbollistin shqiptar do të ishte një hap i rëndësishëm drejt një sfide të re në karrierën e tij./Telegrafi/
Anësori i Al-Ittihad, Moussa Diaby, është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të Interit në këtë merkato dimri, me zikaltërit që po punojnë intensivisht për të mbyllur transferimin e tij para përfundimit të afatit kalimtar.
Sipas raportimeve, Interi ka arritur një marrëveshje personale me sulmuesin francez, por oferta e parë e klubit italian është refuzuar nga gjigantët sauditë.
Gazetari Fabrice Hawkins bën të ditur se propozimi i Interit ishte një huazim me opsion blerjeje në vlerën e 35 milionë eurove, por Al-Ittihad nuk është bindur nga kjo formulë.
Klubi saudit, i drejtuar nga trajneri Sergio Conceicao, thuhet se kërkon një shitje të përhershme për t’u ndarë me Diabyn që në mes të sezonit.
Megjithatë, Interi mbetet i vendosur për të finalizuar transferimin në ditët në vijim. Madje, trajneri i zikaltërve, Cristian Chivu, raportohet se e ka kontaktuar personalisht Diabyn për t’i prezantuar projektin sportiv dhe rolin që do të kishte në skuadër.
Merkatoja mbetet e hapur dhe pritet të shihet nëse Interi do të rikthehet me një ofertë të re për të bindur Al-Ittihad. /Telegrafi/
Klubet e mëdha apo më saktë shteti i Arabisë Saudite po përgatit një plan për të kryer një nënshkrim të madh gjatë afatit kalimtar të verës 2026, për të nisur ciklin e ri të transferime të mëdha në ligë.
Sipas Sky Sports, Superliga e Arabisë Saudite po përgatitet për një transferim të madh të verës për yllin e Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele.
Personalitete të larta të Superligës Saudite kanë filluar të bëjnë sondazhe, me një paketë të konsiderueshme financiare që po përgatitet përpara një qasje të mundshme pas Kupës së Botës 2026.
Megjithatë, Dembele mbetet plotësisht i përqendruar te PSG, siç duket, pa pasur ndërmend të angazhohet në bisedime para turneut në Amerikë, Kanada dhe Meksikë.
BREAKING: The Saudi Pro League is laying the groundwork for an ambitious summer move for Ballon d’Or winner Ousmane Dembele, Sky Sports News understands 🚨 pic.twitter.com/RyGtZbbUhe — Sky Sports News (@SkySportsNews) January 27, 2026
Fituesi i Topit të Artë po shijon kulmin e karrierës së tij pasi udhëhoqi PSG-në drejt gjashtë trofeve historike në vitin 2025, duke shënuar 35 gola dhe duke dhënë 14 asistime sezonin e kaluar.
PSG po planifikon gjithashtu diskutime për kontratën, megjithëse presidenti Nasser Al-Khelaïfi ka përsëritur strukturën e rreptë të pagave të klubit.
Zyrtarët sauditë e shohin Dembelen si një nënshkrim të mundshëm për ciklin e ardhshëm të investimeve të ligës.
Çdo lëvizje, megjithatë, do të merret në konsideratë vetëm pas Kupës së Botës, me të ardhmen e tij që pritet të bëhet një temë kryesore diskutimi verën e ardhshme. /Telegrafi/
Drejtuesit e Ligës Profesionale të Arabisë Saudite po përgatiten për epokën pas largimit të portugezit Cristiano Ronaldo dhe thuhet se qëllimi i tyre është të sjellin 50 emra të mëdhenj të futbollit.
Sipas raportimeve të medias, "negociatorët synojnë 50 nënshkrime të huaja në kulmin e forcës së tyre këtë verë".
Përpjekjet për të siguruar një numër marrëveshjesh të rëndësishme pritet të intensifikohen pas Kupës së Botës 2026.
Ndërsa fokusi është në sjelljen e lojtarëve që mund të kalojnë disa vite në Ligën Profesionale Saudite, "disa yje më të vjetër" janë gjithashtu në listën e dëshirave.
Sipas talkSPORT, sauditët e pasur duan të sjellin emra si Mohamed Salah, Bruno Fernandes, Vinicius Junior, Robert Lewandowski, Casemiro, Youri Tielemans dhe shumë të tjerë, dhe qëllimi është të ruajnë interesin në ligë përpara Kupës së Botës 2034.
EXCLUSIVE: 50 players targeted by Saudi chiefs in Premier League and European transfer purgehttps://t.co/qfhQ6i7Sw4 — talkSPORT (@talkSPORT) January 23, 2026
Michael Emenalo, drejtori sportiv i ligës saudite, ka "një marrëdhënie të gjatë me Salahun dhe do të jetë një nga forcat lëvizëse pas çdo lëvizjeje zyrtare".
Një ofertë prej 150 milionë funtesh për Salahun nga Al-Ittihad u refuzua në vitin 2023, por situata e tij ka ndryshuar dhe kampionët aktualë të Ligës Premier së shpejti mund të jenë të hapur ndaj ofertave. /Telegrafi/
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski nuk po hiqet aspak nga radari i klubeve saudite, të cilat synojnë transferimin e tij.
Sipas TeamTalk, klubet e Superligës Profesionale Saudite, Al-Ittihad dhe Al-Shabab, po e monitorojnë situatën e sulmuesit të Barcelonës, përpara një transferimi të mundshëm si lojtar i lirë gjatë verës.
Sulmuesi polak është identifikuar si një nga 50 yjet e profilit të lartë që Liga Saudite dëshiron t’i transferojë në një garë të madhe verore pas Kupës së Botës 2026.
Diriyah FC, që aktualisht luan në nivelin e dytë, është gjithashtu në garë për të nënshkruar me 37-vjeçarin, por ndjekja e tyre varet nga ngjitja e tyre në ligën elitare.
Klubi i MLS-së, Chicago Fire, ka shprehur gjithashtu interesin e tyre për të nënshkruar me Lewandowskin, por klubet saudite tani po kërkojnë të tregojnë fuqinë e tyre të pakrahasueshme financiare. /Telegrafi/
Vinicius Junior ka kaluar kohë të vështira te Real Madridi kohët e fundit, dhe duket se disa tifozë po e shtyjnë drejt largimit nga klubi.
Braziliani nuk ka frikë të thotë atë që mendon, por kjo shpesh është parë si problem nga tifozët, të cilët besojnë se askush nuk është më i madh se vetë klubi.
Ekipet nga Arabia Saudite kanë shfaqur interes për Viniciusin prej kohësh, dhe vitin e kaluar ai u identifikua si objektiv kryesor për afatin veror 2026.
Real Madridi dëshiron ta mbajë yllin dhe prioritet mbetet rinovimi i kontratës së tij. Megjithatë, negociatat u pezulluan për një periudhë gjatë kohës kur Xabi Alonso ishte trajner i ekipit. Pavarësisht sfidave, klubi nuk ka hequr dorë nga plani për ta lidhur brazilianin me Santiago Bernabeun për një kohë të gjatë.
Oferta e miliardit
Së fundmi kanë dalë informacione që Vinicius ka një ofertë prej një miliard eurosh në tryezë nga klubi saudit Al Ahli, i cili ka shfaqur interes të madh për të.
“Edhe pse Vinicius ka deklaruar vazhdimisht se nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi, skuadra e tij ka qenë në bisedime me sauditët për më shumë se një vit,” raporton Ben Jacobs.
As revealed last year, Saudi dealmakers eyeing up Vinicius Junior as one of their main targets for summer 2026.
Real still want the Brazilian to extend but talks put on hold when Xabi Alonso was at the club.
Arabia Saudite e ka identifikuar Viniciusin si objektivin kryesor për verën e vitit 2026, dhe situata mbetet e paqartë ndërsa klubi madrilen përpiqet të bindë brazilianin të qëndrojë. /Telegrafi/
Afati kalimtar i janarit premton të jetë i zjarrtë edhe këtë vit, ku skuadrat e mëdha pritet të bëjnë disa lëvizje për të kompletuar ekipet e tyre.Ky afat dimëror është hapur zyrtarisht më datë 1 janar në top pesë ligat më të mira në botë dhe pritet të mbyllet më datë 2 shkurt.
Liga Premier, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 do ta mbyllin afatin në orën 19:00, teksa La Liga në orën 22:59.
Në ndërkohë në Arabinë Saudite ky afat është hapur pak më vonë, pra më 5 janar dhe pritet të përfundojë po ashtu më 2 shkurt.
Telegrafi do t’iu mbajë të informuar për të gjitha lëvizjet e klubeve në kohë reale.
02/02/2026 22:10- Zyrtare: Karim Benzema transferohet te Al-Hilal
Klubi saudit Al-Hilal ka zyrtarizuar transferimin e yllit francez Karim Benzema, i cili do të jetë pjesë e ekipit të parë për një periudhë njëvjeçare e gjysmë, si lojtar i lirë.
Marrëveshja është nënshkruar nga Al-Hilal Club, e udhëhequr nga Princi Nawaf bin Saad, duke shënuar një tjetër goditje të madhe të klubit në tregun e transferimeve.
Benzema konsiderohet si një nga futbollistët më të suksesshëm në historinë e futbollit modern. Gjatë karrierës së tij ka fituar 34 trofe, përfshirë pesë Kupa të Botës për Klube, pesë Liga të Kampionëve, si dhe katër tituj të La Ligës me Real Madridin. Me Olympique Lyon, ai ka fituar katër tituj kampioni në Ligue 1.
02/02/2026 22:10- Mbyllet afati dimëror në Ligën Premier: Të gjitha transferimet e janarit 2026
Afati kalimtar dimëror në Ligën Premier u hap më 1 janar dhe u mbyll zyrtarisht më 2 shkurt në orën 20:00, me klubet angleze që shfrytëzuan çdo moment për të përforcuar skuadrat ose për të rregulluar balancat për pjesën vendimtare të sezonit.
Afati i janarit 2026 solli lëvizje të mëdha, rikthime nga huazimi, transferime milionëshe dhe një numër të madh huazimesh strategjike.
Nga blerjet e bujshme të Manchester Cityt dhe Tottenhamit, te afrimet vendimtare të Aston Villës, Arsenalit dhe West Hamit, çdo klub pati qasjen e vet në këtë afat kalimtar.
02/02/2026 22:08- Mbyllet afati i janarit në Serie A: Të gjitha lëvizjet që ndodhën
Afati kalimtar i dimrit në Serie A është mbyllur zyrtarisht dhe klubet italiane kanë qenë aktive deri në orët e fundit, duke forcuar skuadrat ose duke ristrukturuar organikat për pjesën e mbetur të sezonit.
Nga transferime të bujshme te huazime strategjike dhe shkëmbime lojtarësh, muaji janar solli lëvizje interesante pothuajse për çdo ekip të elitës italiane.
Më poshtë është pasqyra e plotë e transferimeve hyrëse dhe dalëse për secilin klub të Serie A gjatë afatit dimëror 2026, bazuar në të dhënat e përditësuara pas mbylljes së afatit.
02/02/2026 20:34- Zyrtare: Mirlind Kryeziu bëhet me skuadër të re, i bashkohet Winterthurit
Qendërmbrojtësi Mirlind Kryeziu i është bashkuar skuadrës zvicerane Winterthur.
Kryeziu deri vonë ishte në negociata me ish klubin Zurich, sidoqoftë marrëveshja dështoi shkaku se disa persona nuk e pranuan rikthimin e yllit të Kosovës.
Kësisoj, Winterthur përfitoi nga situata dhe e kompletoi marrëveshjen me 29-vjeçarin, i cili nënshkroi kontratë deri në fundin e sezonit 2027.
Crystal Palace sapo ka njoftuar nënshkrimin e Strand Larsen nga Wolverhampton Wanderers.
25 -vjeçari norvegjez ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare e gjysmë.
Ai do të veshë fanellën me numrin 22, dhe sipas Sky Sports , klubi pagoi 55.5 milionë euro për të. Strand Larsen kaloi vitin e gjysmë të fundit me Wolves, pas dy sezoneve në Celta Vigo.
02/02/2026 20:26- Benzema shkakton kaos, pranon ofertën e Al Hilal
Kjo mund të jetë shumë një nga lëvizjet më të mëdha të afatit kalimtar të dimrit, me Karim Benzeman, që sapo ka pranuar të gjitha detajet e ofertës së kontratës që i është paraqitur sot nga Al Hilal.
Transferimi i tij tani është në pritje të " hapave të fundit midis klubeve", thuhet në postim në Twitter nga Fabrizio Romano.
Bryan Zaragoza i dha lamtumirën Celta Vigos, duke thënë se përjetoi "momente unike" gjatë gjashtë muajve të tij me klubin.
Anësori, i cili i përket Bayern Munich, vendosi të ndërpresë periudhën e tij të huazimit me skuadrën galiciane për të luajtur pjesën e mbetur të sezonit në Serie A me Romën .
02/02/2026 19:38- Upamecano do të qëndrojë te Bayern Munich
🚨💣 EXCLUSIVE: Dayot Upamecano approves new deal at Bayern, clubs interested are informed!
He’s set to sign new contract soon at FC Bayern, happy to stay as huge boost for the club after big efforts from club and player side to make it happen. 🇫🇷
Sipas Fabrizio Romano, Upamecano ka rinovuar kontratën e tij me Bayern Munich deri në vitin 2030.
Mbrojtësi francez ishte një nga lojtarët për të cilin shumw klube ishin interesuar për shkak të mundësisë së tij për t'u larguar si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Por ai do tw qwndrojw te Bayern Munich, pwr t’I vazhduar sukseset.
02/02/2026 19:25- Zyrtare: Yaremchuk në Lyon
Sulmuesi ukrainas Roman Yaremchuk (30) është anëtar i ri i Lyon. Yaremchuk mbërriti në Lyon nga Olympiacos grek në huazim deri më 30 qershor për 1.5 milion euro me mundësi blerjeje për 5 milion euro.
Sulmuesi ukrainas e filloi karrierën e tij profesionale me Dynamo Kiev në vitin 2016, më pas luajti për Gent belge, më pas për Benfica, Club Brugge dhe Valencia, dhe që nga korriku i vitit 2024 ka veshur fanellën e kampionit grek.
Ai ka bërë më shumë se 400 paraqitje profesionale në karrierën e tij, përfshirë 65 për ekipin kombëtar ukrainas, duke shënuar 17 gola.
"Jam i lumtur që jam këtu. Atmosfera në stadiumin Groupama mbrëmë më bëri menjëherë përshtypje dhe tashmë mezi pres të luaj para të gjithë tifozëve", tha lojtari ndërkombëtar ukrainas.
02/02/2026 18:27- Zyrtare: Ademola Lookman, lojtar i Atletico Madridit
Atletico Madrid dhe Atalanta kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Ademola Lookman , i cili ka nënshkruar deri më 30 qershor 2030.
Lookman kaloi ekzaminimin mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Sportive me Performancë të Lartë Vithas-Invictum në Spitalin Universitar Arturo Soria në Madrid, përpara se të shkonte në zyrat e klubit në Riyadh Air Metropolitano.
Atje ai u prit nga drejtori ekzekutiv Miguel Ángel Gil, me të cilin nënshkroi kontratën e tij.
02/02/2026 18:27- Zyrtare: Juventusi merr Emil Holm, Joao Mario kalon te Bologna
Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht një marrëveshje të dyfishtë me Bolognën, duke transferuar Emil Holm në Torino dhe duke dërguar Joao Mario në drejtim të kundërt.
Mbrojtësi i djathtë suedez Emil Holm i është bashkuar bardhezinjve në formë huazimi me opsion blerjeje, ndërsa Joao Mario do të luajë për Bolognën në huazim deri më 30 qershor 2026.
Në njoftimin e saj, Juventus bëri të ditur se opsioni i blerjes për Holmin është 15 milionë euro, i pagueshëm në tre vite financiare, me mundësi bonusesh shtesë deri në 3 milionë euro, të lidhura me performancën dhe kohëzgjatjen e kontratës.
Tottenhami e ka fituar garën me Arsenalin për talentin skocez James Wilson.
Wilson ra në “radarin” e dy gjigantëve londinezë, mirëpo për dallim nga Arsenali që i ofronte vetëm prova, Tottenham ofroi huazim me opsion blerje.
Kësisoj, lojtari zgjodhi Tottenhamin, skuadër tek e cila po kryen testet mjekësore para se të nënshkruajë.
02/02/2026 18:20- Zbulohen prapaskenat: Agjenti e ofroi Sandro Tonalin te Arsenali
Mesfushori Sandro Tonali iu është ofruar Arsenalit nga agjenti i tij, por sipas gazetarit të “Athletic” David Ornstein, nuk pritet që një marrëveshje të konkretizohet para afatit të transferimeve që mbyllet të hënën.
Përfaqësuesi i mesfushorit italian ka kontaktuar drejtorin sportiv të Arsenalit, Andrea Berta, për një lojtar që “Topçinjtë” e kanë vlerësuar prej kohësh. Berta e ka shqyrtuar mundësinë në kuadër të rolit të tij për monitorimin e objektivave potencialë në treg.
Megjithatë, Newcastle United nuk ka interes të kryejë ndonjë veprim në këtë fazë të merkatos. Për më tepër, çmimi i kërkuar për Tonalin raportohet se ka qenë shumë mbi kapacitetet financiare të Arsenalit.
02/02/2026 18:18- Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham
Besiktas ka realizuar një manovër të zgjuar financiare në tregun e transferimeve, duke përfituar rreth 8 milionë euro brenda vetëm dy ditësh nga sulmuesi anglez Tammy Abraham.
Klubi turk ka aktivizuar detyrimin për blerjen e Abraham nga Roma, duke paguar 13 milionë euro, sipas kushteve të huazimit të verës së kaluar. Menjëherë pas kësaj, Besiktas ka pranuar ofertën e Aston Villa, e cila ka rënë dakord të paguajë 21 milionë euro për rikthimin e sulmuesit në Angli.
Abraham ka kryer kontrollin mjekësor të shtunën, pasi udhëtoi drejt Britanisë së Madhe të premten, duke i hapur rrugë finalizimit të transferimit te Aston Villa. Ai debutoi një ditë më pas.
02/02/2026 16:23-Atletico Madrid rrit ofertën, 50 milionë euro për yllin e Atalantës
Atletico Madrid nuk dorëzohet dhe është gati të ndërmarrë sot ofensivën e fundit për transferimin e Ederson.
Klubi madrilen ka vënë mbi tryezë një ofertë zyrtare prej 50 milionë eurosh fikse plus bonuse, me synimin për të bindur Atalantën ta lëshojë menjëherë mesfushorin brazilian.
02/02/2026 16:20- Milani vendos të mos vazhdojë me nënshkrimin e Matetës
Sipas Sky Italia, AC Milan ka vendosur të mos e ndjekë Jean-Philippe Matetën nga Crystal Palace .
Milani e konsideron çmimin e kërkuar prej 40 milionë eurosh të tepërt . Mbetet të shihet nëse Juventusi do të bëjë një ofertë për të në orët e fundit të afatit kalimtar.
02/02/2026 16:18- Toney refuzon Juventusin dhe dy klube të Ligës Premier
Ivan Toney ka refuzuar ofertat nga Juventusi dhe dy klube të Ligës Premier këtë afat kalimtar.
Toney është i lumtur në Al Ahli dhe beson se është më në formë dhe në formë më të mirë se kurrë.
Ai ka shënuar 56 gola në 72 paraqitje për Al Ahli dhe dëshiron të vazhdojë të shënojë për të siguruar një vend në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës.
02/02/2026 16:17- Holm dhe Joao Mario shkëmbehen
Mediat në Itali raportojnë për një shkëmbim lojtarësh po ndodh midis Juventusit dhe Bolognas, me Emil Holm që i bashkohet Juventusit dhe lojtarin portugez Joao Mario që do të veshë fanellën e Bolognas. Holm ka arritur te bardhezinjtë.
02/02/2026 16:13- Rugani te Fiorentin
Rugani já com o uniforme da Fiorentina. Zagueiro chega ao clube sob a condição de empréstimo, com obrigação de compra caso a Viola escape do rebaixamento. pic.twitter.com/gZ68HUcrRF
Pasi kaloi kontrollet mjekësore, mbetet vetëm njoftimi zyrtar i transferimit nga Juventusi te Fiorentina për mbrojtësin Daniele Rugani.
02/02/2026 15:16- Zyrtare: Mërgim Berisha transferohet te Kaiserslautern
Tanimë është zyrtare, Mërgim Berisha është bërë me skuadër të re, por që ka mbetur në futbollin gjerman.
Sulmuesi kosovar është larguar nga Hoffenheim dhe karrierën do ta vazhdoj në Bundesliga 2 te Kaiserslautern.
Hoffenheim ka ruajtur një pjesë të madhe të kartonit të Berishës nga shitja e ardhshme, derisa 27-vjeçari është shprehur i lumtur për aventurën e re.“Jam shumë mirënjohës ndaj 1. FC Kaiserslautern që më dha mundësinë të provoj veten në një klub ambicioz në një mjedis shumë tërheqës".
02/02/2026 14:30- Vrioni po rikthehet në Evropë, në bisedime me dy klubet italiane
Giacomo Vrioni është gati të rikthehet në Evropë pas aventurës së tij katërvjeçare në Shtetet e Bashkuara.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka dhënë fund eksperiencës në MLS, ku luajti fillimisht me New England Revolution dhe më pas me CF Montreal. Megjithëse rrallëherë ishte protagonist në fushë, ai përfitoi financiarisht nga kontratat e majme përtej Atlantikut.
Sipas shifrave zyrtare, Vrioni ka përfituar rreth 7,5 milionë dollarë gjatë katër viteve të tij në SHBA.
Gjithsesi, mediat italiane raportojnë se dy klube të Serie B kanë shfaqur interes konkret për sulmuesin: Cesena dhe Reggiana, të cilat janë të gatshme t’i ofrojnë mundësinë për të treguar vlerat e tij.
02/02/2026 14:09- Atletico Madrid po tenton transferimin e Marcos Leonardos
Atletico Madrid është futur fuqishëm në garë për transferimin e sulmuesi brazilian Marcos Leonardo.
Marrëveshja me lojtarin është arritur tanimë dhe klubi madrilen po tenton të bindë Al-Hilalin.
02/02/2026 14:03- Lewandowski refuzon milionat e arabëve, do qëndrimin te Barcelona
Robert Lewandowski ka konfirmuar se do të qëndrojë te Barcelona deri në fund të sezonit 2025-26, duke refuzuar disa oferta fitimprurëse nga Arabia Saudite, sipas gazetarit Kerry Hau.
Kontrata e sulmuesit 37-vjeçar skadon më 30 qershor 2026, duke shënuar vitin e fundit të marrëveshjes së tij aktuale me klubin katalanas.
02/02/2026 13:57- Chelsea po tenton transferimin e Tatit
Chelsea po intensifikon kontaktet me Nantes në lidhje me mbrojtësin Tylel Tati, pasi humbi garën ndaj Liverpoolit për nënshkrimin e Jeremy Jacquet.
Klubi londinez po kërkon alternativa në merkato dhe Tati është shfaqur si një nga objektivat kryesorë. Megjithatë, sfida më e madhe për Chelsean mbetet bindja e lojtarit që të pranojë transferimin.
Plani i “Bluve” është që ta nënshkruajnë Tatin dhe më pas ta huazojnë menjëherë te Strasburgu, klub që gjithashtu është pjesë e projektit të pronarëve të Chelseat.
Megjithatë, Tati nuk dëshiron të marrë një vendim të nxituar, duke qenë se po zhvillon një sezon të mirë me Nantes dhe preferon të shqyrtojë me kujdes të ardhmen e tij.
02/02/2026 13:33- Mirlind Kryeziu bëhet me skuadër të re
Winterthur ka siguruar nënshkrimin e saj më të rëndësishëm në betejën për mbijetesë: Mirlind Kryeziu do të forcojë menjëherë repartin defensiv të skuadrës.
Sipas Blick, 29-vjeçari pritet t’i nënshtrohet vizitës mjekësore sot, pas së cilës do të firmosë kontratën.
Për trajnerin Patrick Rahmen, ky është një tjetër lajm pozitiv pas fitores ndaj Lausanne në fundjavë. Ai jo vetëm që po merr përforcimin e shumëpritur në mbrojtje, por edhe kandidatin ideal.
02/02/2026 12:00- West Ham fiton garën për Disasin
West Ham United ka fituar garën me AC Milan për mbrojtësin francez Axel Disasi.
Marrëveshja është arritur mes palëve dhe zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë ditës.
02/02/2026 11:51- Arsenali po mendon për Sandro Tonalin
Arsenali po tenton të realizojë një transferim bombastik në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, pasi e ka në listën e dëshirave mesfushorin e Newcastle United, Sandro Tonali.
Kjo ka ndodhur pas lajmeve se Mikel Merino pritet të mungojë për një periudhë të gjatë, duke rritur nevojën për mbulim në mesfushë.
Një deklaratë zyrtare, Arsenali konfirmoi se spanjolli do të mungojë gjatë.
“Mikel pritet të jetë jashtë fushave për një periudhë të gjatë, me qëllim rikthimin në stërvitje të plotë para fundit të sezonit. Të gjithë janë të përqendruar në mbështetjen e Mikel për t’u siguruar që ai të rikthehet në formë të plotë sa më shpejt të jetë e mundur”.
David Ornstein nga The Athletic raportoi se Arsenali po shqyrton mundësinë e një huazimi afatshkurtër si mbulim, por nuk ka garanci se ndonjë marrëveshje do të materializohet.
Ndërkohë, Florian Plettenberg nga Sky Germany njoftoi se klubi po vlerëson seriozisht një nënshkrim të mundshëm të Tonalit në ditën e fundit të afatit.
Sidoqoftë, Newcastle ka refuzuar një ofertë fillestare, duke e bërë një transferim të tillë shumë të vështirë në këtë fazë.
Tonali ka treguar veten si një nga mesfushorët më të mirë në Ligën Premier që kur u transferua nga Milan për rreth 55 milionë funte në vitin 2023.
02/02/2026 11:47- Arrihet marrëveshja mes palëve, Angel Gomes te Wolves
Mesfushori anglez i bashkohet Wolves si huazim nga Marseille me opsion blerje në fund të sezonit.
Wolves do të paguajë një milionë euro për huazimin gjashtë mujor, derisa shtatë milionë është klauzola e blerjes.
02/02/2026 10:29- Zyrtare: Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig
RB Leipzig ka njoftuar zyrtarisht huazimin e sulmuesi të Brighton, Brajan Gruda.
Talenti me prejardhje shqiptare rikthehet në Bundesliga, ku shkëlqeu më herët me Mainzin, dhe do të mbajë fanellën me numrin 10.
Gruda u transferua te Brighton në vitin 2024, duke thyer rekord transferimi për Mainz me një tarifë mbi 31 milionë euro. Megjithatë, ai nuk arriti të gjejë vend në formacionin titullar nën drejtimin e trajnerit Fabian Hürzeler në Sussex.
Vetë lojtari shprehu entuziazmin e tij për kalimin te Leipzig.
"Isha i vendosur të bashkohesha me RB Leipzig sapo u bë e qartë se një transferim dimëror ishte i mundur për mua. RB Leipzig nuk është vetëm një klub absolutisht i shkëlqyer në Gjermani, por stili i tyre i lojës më përshtatet gjithashtu në mënyrë të përkryer".
"Ka pasur kontakte të rregullta midis meje dhe RB Leipzig në të kaluarën. Kjo më jep një ndjesi të mirë dhe tregon se klubi dhe menaxhmenti janë të bindur për aftësitë e mia dhe më duan vërtet në ekip. Prandaj jam edhe më i kënaqur që jam këtu tani".
"Ndihem në formë të shkëlqyer, tashmë njoh shumë nga shokët e mi të rinj të ekipit nga kombëtarja dhe Bundesliga, dhe dua të ndihmoj që RB Leipzig të kthehet në Evropë. Mezi pres të dal në fushë me djemtë dhe të filloj. Sigurisht, i uroj Albion gjithë të mirat për pjesën tjetër të sezonit", tha Gruda.
02/02/2026 10:18-Juventusi synon yllin e Atletico Madridit në orët e fundit të afatit kalimtar
Alexander Sorloth është rikthyer në qendër të vëmendjes në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Sulmuesi norvegjez i Atletico Madrid mund të jetë protagonist i një prej lëvizjeve të fundit të afatit kalimtar dimëror, pasi Juventusi ka shfaqur interes serioz për shërbimet e tij.
02/02/2026 09:43- Salzburg refuzon 25 milionë euro për talentin boshnjak
Kerim Alajbegovic po kalon formë të shkëlqyer te Salzburgu në Austri.
Boshnjaku 18-vjeçar ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë këtë edicion dhe është bërë shumë i kërkuar.
Roma ka ofruar 25 milionë euro për sulmuesin anësorë, por kjo ofertë është refuzuar nga Salzburg.
02/02/2026 09:23- Arrihet marrëveshja mes palëve, Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re
Mërgim Berisha është pranë zyrtarizimit te skuadra e tij e re dhe gjatë ditës së sotme pritet konfirmimi përfundimtar i transferimit.
Sulmuesi kosovar nuk do të largohet nga futbolli gjerman, por do të ndryshojë nivel gare, pasi nga Bundesliga do të vazhdojë karrierën në Bundesliga 2.
Berisha do të largohet nga Hoffenheim dhe do të transferohet te Kaiserslautern. Ditët e fundit ishte raportuar se Sturm Graz dhe Lecce kishin shprehur interesim për shërbimet e tij, por sipas Sky Sport, Kaiserslautern ka fituar garën për nënshkrimin e sulmuesit.
Marrëveshja mes dy klubeve tashmë është arritur. Kaiserslautern do ta transferojë Berishën pa paguar dëmshpërblim, ndërsa Hoffenheim ka ruajtur një përqindje të kartonit nga një shitje e mundshme në të ardhmen.
27-vjeçari nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje këtë sezon me Hoffenheim dhe tani synon të rikthejë karrierën e tij në rrugën e duhur, duke marrë më shumë hapësira dhe minuta loje në skuadrën e re.
02/02/2026 09:03-Newcastle United dëshiron të nënshkruaj me yllin e Real Madridit para mbylljes së afatit kalimtar
Kanë mbetur më pak se 24 orë deri në mbylljen e afatit kalimtar dimëror dhe për Real Madridin, gjithçka ka qenë mjaft e qetë.
Gjatë këtij muaji, “Los Blancos” kanë finalizuar vetëm një marrëveshje: huazimin e Endrick Felipe te Olympique Lyon.
Megjithatë, ende ka kohë që të ndodhë ndonjë lëvizje.
02/02/2026 08:34- Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas
Një rikthim në Evropë u përfol për pak kohë për Karim Benzeman, por duket se kjo nuk do të ndodhë. Tashmë, një klub ka marrë avantazh në garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez.
Teksa afati kalimtar i dimrit po i afrohet mbylljes, thashethemet rreth Benzemas vazhdojnë të shtohen. Disa media raportojnë se sulmuesi 38-vjeçar dëshiron të largohet nga Al Ittihad. Megjithatë, pavarësisht se Benzema ka konfirmuar interesimin e disa klubeve, një rikthim në Evropë duket i pamundur.
Në vend të kësaj, Al Hilal shihet si destinacioni më i mundshëm për francezin. Megjithatë, ende nuk ka një vendim përfundimtar, pavarësisht raportimeve të mëparshme. Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite (PIF) nuk i ka dhënë ende dritën jeshile një transferimi brenda kampionatit.
Meqenëse PIF zotëron si Al Hilal ashtu edhe Al Ittihad, fondi sovran është organi kryesor vendimmarrës për një transferim të mundshëm të Benzemas.
Benzema ka rënë dakord për një kontratë gjashtëmujore me Al Hilal. Megjithatë, negociatat nuk kanë përfunduar ende, pasi lojtari kërkon që kontrata të zgjatet menjëherë.
Një takim mes përfaqësuesve të sulmuesit dhe klubit të tij aktual pritet të zhvillohet në orët e ardhshme, ku çështja e transferimit do të jetë një nga temat kryesore.
Kontrata e 38-vjeçarit skadon këtë verë. Ai jo vetëm që ka refuzuar ofertën e fundit të rinovimit nga Al Ittihad, por edhe ka refuzuar të luaj me klubin, në shenjë proteste ndaj pagës së propozuar nga klubi.
02/02/2026 08:23- Liverpooli mposht Chelsean, siguron shërbimet e Jeremy Jacquet
Liverpooli ka arritur një marrëveshje për të transferuar mbrojtësin shumë të vlerësuar të Francës U21, Jeremy Jacquet, nga Rennes, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.
Transferimi pritet të realizohet në qershor të vitit 2026, me një tarifë të raportuar prej 60 milionë eurosh, plus 10 milionë euro në formë bonusesh.
Jacquet tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me klubin anglez.
Qendërmbrojtësi 20-vjeçar konsiderohet si një nga talentet më premtuese në futbollin botëror. Negociatat mes Liverpoolit dhe Rennes thuhet se kanë avancuar ndjeshëm që në fillim të këtij muaji, me klubin nga Merseyside që ka lënë pas Chelsean në garën për nënshkrimin e tij.
Në rast se transferimi do të ndodhte menjëherë, marrëveshja ka shumë gjasa të përfshijë edhe një huazim automatik te Rennes deri në fund të sezonit.
01/02/2026 23:57- A duhet Edon Zhegrova ta mendojë seriozisht largimin nga Juventusi kur afati i janarit është ende i hapur?
Më pak se 24 orë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, dilema rreth së ardhmes së Edon Zhegrovës te Juventusi po bëhet gjithnjë e më e madhe, me lojtarin që duhet të mendojë seriozisht të ardhmen e tij.
Shifrat janë të ftohta dhe flasin qartë: 293 minuta në 23 ndeshje, mesatarisht rreth 13 minuta për lojë – një rol periferik për një lojtar që pritej të sillte kreativitet dhe shpërthim në krah.
Shumëkush mendoi se ardhja e Luciano Spallettit në vend të Igor Tudor, do të ndryshonte situatën e reprezentuesit të Kosovës, por realiteti në fushë ka qenë ndryshe.
01/02/2026 23:52- E kryer: N’Golo Kante rikthehet në Evropë, i bashkohet gjigantit turk
Mesfushori N’Golo Kante ka kompletuar marrëveshjen me Fenerbahcen, skuadër të cilës do t’i bashkohet në ditët e ardhshme.
Ylli francez kishte marrëveshje në parim me Fenerin që disa javë, ndërsa klubi turk tashmë e ka mbyllur marrëveshjen edhe me Al Ittihadin.
Feneri do të paguajë 4 milionë euro për Kante, i cili do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2028.
01/02/2026 23:52- E bujshme: Dion Gallapeni në “radarin” e gjigantit italian, Widzew Lodz kërkon 8 milionë euro
Skuadra italiane Bologna ka shprehur interesim për të nënshkruar me mbrojtësin Dion Gallapeni të skuadrës polake Widzew Lodz.
Gallapeni që fitoi vëmendjen e të gjithëve falë paraqitjeve të mrekullueshme në fanellën e Kosovës që disa kohë është në “radarin” e skuadrës italiane, të cilët po e shikojnë një mundësi transferimi në verë.
Siç raportojnë mediat italiane, përcjellë “Transfermarkt”, Bologna ka shprehur interesim për Gallapenin qysh këtë afat dimëror, por skuadra polake nuk e ka lejuar të largohet shkaku se kanë nevojë për një mbrojtës të krahut të majtë për pjesën e mbetur të sezonit.
Atletico Madrid ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e Ademola Lookman, në pritje të ekzaminimit të tij mjekësor.
Pas një beteje të ashpër për të siguruar shërbimet e tij, Simeone ka një emër shtesë në sulmin e tij.
Klubi njoftoi transferimin në faqen e tyre të internetit me një deklaratë të shkurtër: "Atlético Madrid dhe Atalanta kanë rënë dakord për transferimin e 28-vjeçarit nigerian Ademola Lookman, i cili është tashmë në Madrid. Marrëveshja i nënshtrohet ekzaminimit përkatës mjekësor dhe zyrtarizimit të kontratës së tij".
01/02/2026 23:45- Gosens dëshiron të qëndrojë te Fiorentina pavarësisht interesit të Nottingham
Robin Gosens dëshiron të qëndrojë te Fiorentina pavarësisht interesit të vonë nga Nottingham Forest për një transferim në ditën e fundit të afatit.
Mbrojtësi i krahut ka qenë titullar për klubin italian këtë sezon dhe pritet t’i ndihmojë ata të luftojnë për të shmangur rënien nga kategoria.
Nottingham Forest është ende i etur të nënshkruajë një mbrojtës të majtë dhe një mesfushor qendror para afatit të fundit.
01/02/2026 23:12- Jeremy Jacquet do t’i bashkohet Liverpoolit në verën e 2026
🚨💣 BREAKING: Jeremy Jacquet to Liverpool, here we go! Deal agreed now for June 2026, as revealed.
Understand fee is €60m plus €10m add-ons to Rennes. Jeremy has agreed personal terms with #LFC.
Agreement done for summer 2026 for one of the most talented CBs in the world. pic.twitter.com/eVoA75oAiQ
Sipas raportimeve, marrëveshja është arritur dhe qendërmbrojtësi i talentuar ka rënë dakord për termat personale me klubin anglez.
Klubi anglez do të paguajë për Rennes 60 milionë euro, plus 10 milionë euro shtesë si bonuse.
Jacquet konsiderohet një nga qendërmbrojtësit e rinj më të mirë në botë dhe ky transferim do të forcojë ndjeshëm mbrojtjen e Liverpoolit.
01/02/2026 20:12- Zyrtare: Jeremie Boga nënshkruan me Juventusin
Juventus ka zyrtarizuar transferimin e Jeremie Boga nga OGC Nice në formë huazimi deri në fund të sezonit 2025-26.
Ky është transferimi i parë i madh i Bianconerëve gjatë afatit dimëror të janarit.
Boga nuk ka ardhur me një pagesë të menjëhershme, por marrëveshja përfshin opsion blerjeje në vlerë prej 4.8 milionë euro, i cili mund të paguhet në dy vite financiare.
01/02/2026 19:12- Zyrtare: Ajaxi e transferon Oleksandr Zinchenkon
Ajax ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit të majtë të Arsenalit, Oleksandr Zinchenko, i cili ka nënshkruar një kontratë afatshkurtër me klubin nga Amsterdami.
Zinchenko, 31 vjeç, largohet nga Arsenali pas tre vjet e gjysmë, që kur u transferua nga Manchester City në vitin 2022 për 35 milionë euro. Gjatë kësaj periudhe, ai zhvilloi 91 paraqitje me “Topçinjtë”, duke shënuar tri gola.
Reprezentuesi i Ukrainës, i cili ka 75 ndeshje me kombëtaren, gjashtë muajt e fundit i kaloi si i huazuar te Nottingham Forest, ku regjistroi vetëm pesë paraqitje në Liga Premier.
01/02/2026 17:32- Zhurmë te Lugano: E ardhmja e Amir Shaipit në pikëpyetje
Portieri i Luganos Amir Shaipi mund të largohet para se të mbyllet afati kalimtar dimëror, pasi ka marrë një ofertë zyrtare.
“Gardiani” e ka rifituar vendin e titullarit te Lugano, megjithatë ka refuzuar rinovimin e kontratës kësisoj pritet të bëhet me skuadër të re, qoftë tani ose në verë.
“Blick” raporton se një ofertë zyrtare tashmë ka mbërritur te klubi zviceran, megjithatë nuk është bërë me dije emri i klubit që ka shprehur interesim për portierin.
01/02/2026 16:33- Gjiganti italian kontakton Al Ittihadin për Karim Benzeman
Sipas një raporti të “L’Equipe”, Juventusi ka bërë një qasje zyrtare për të nënshkruar me Karim Benzeman nga Al-Ittihad.
Sulmuesi francez e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga klubi i Ligës Profesionale Saudite para përfundimit të afatit kalimtar.
38-vjeçari refuzoi të luajë në ndeshjen e fundit të Al-Ittihad kundër Al Fateh, pasi mbeti i pakënaqur nga përpjekja më e fundit e klubit saudit për t’i zgjatur kontratën. Ky zhvillim ka shtuar edhe më shumë spekulimet rreth së ardhmes së tij.
01/02/2026 16:07- Juventusi tentoi ta fus Zhegrovën në bisedime me Evertonin për sulmuesin Beton - ky doli të jetë epilogu
Everton ka refuzuar një qasje të Juventusit për sulmuesin Beto gjatë javës së kaluar, ndërsa bisedimet mes dy klubeve që përfshinin Edon Zhegrovën nuk kanë shënuar asnjë përparim, shkruan The Athletic.
Gjiganti italian po kërkon të përforcojë repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar të janarit.
Beto, ish-sulmuesi i Udineses dhe aktualisht pjesë e Evertonit, ishte vetëm emri i fundit në listën e lojtarëve të shqyrtuar nga “Zonja e Vjetër”, pas Jean-Philippe Mateta dhe Youssef En-Nesyri.
01/02/2026 15:07- Juventusi bën përpjekjen e fundit për Kolo Muanin
Juventusi pritet të bëjë sot një përpjekje të fundit për të nënshkruar me sulmuesin e Tottenham Hotspur, Randal Kolo Muani, i cili është aktualisht i huazuar nga Paris Saint-Germain, raporton La Gazzetta dello Sport.
Megjithatë, Bianconerët po garojnë me kohën, pasi afati kalimtar i dimrit mbyllet nesër, duke e bërë operacionin gjithnjë e më të ndërlikuar.
Tottenham po shfaqet si pengesa kryesore në këtë marrëveshje, pasi trajneri Thomas Frank nuk është i gatshëm të heqë dorë lehtë nga sulmuesi francez.
Kolo Muani ka kaluar gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 në formë huazimi te Juventusi, çka e bën atë një profil të njohur për klubin italian.
Përpjekjet e vazhdueshme të “Zonjës së Vjetër” për të siguruar një qendërsulmues mund të rezultojnë të pasuksesshme, por drejtuesit torinezë po punojnë edhe në alternativa.
Në këtë kontekst, Juventusi ka siguruar shërbimet e Jeremie Boga, anësorin e Nice, në formë huazimi, për të forcuar repartin ofensivë.
01/02/2026 10:47- Liverpooli në bisedime për huazimin e mbrojtësit holandez Lutsharel Geertruida
Liverpooli po negocion për të sjellë në Anfield mbrojtësin e kombëtares holandeze, Lutsharel Geertruida, në formë huazimi, sipas gazetarit të njohur David Ornstein.
25-vjeçari aktualisht është në huazim njëvjeçar te Sunderland nga RB Leipzig, por klubet po diskutojnë mundësinë e ndërprerjes së këtij huazimi për ta lejuar një transferim drejt Liverpoolit.
Geertruida, që mund të luajë si mbrojtës i djathtë, qendërmbrojtës apo mesfushor mbrojtës, ka tërhequr interesin e Liverpoolit për shkak të mungesave në linjën e tyre mbrojtëse. Çdo transferim i tij te Reds do të kërkonte miratimin e Sunderlandit.
Holandezi ka bashkëpunuar më parë me trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot, gjatë tre sezoneve te Feyenoord, para se të transferohej te RB Leipzig në vitin 2024, duke i dhënë menaxherit njohuri të mirë mbi aftësitë dhe shkathtësinë e tij.
01/02/2026 10:35- Atalanta pranon dy oferta për Lookman, Fabrizio Romano zbulon destinacionin e lojtarit
Atletico Madrid dhe Fenerbahçe kanë kaluar fundjavën duke u përpjekur të bindin Ademola Lookman që t’u bashkohej, pasi të dy klubet kanë arritur marrëveshje me Atalantën për një transferim prej 40 milionë eurosh.
Tani, topi është në fushën e nigerianit, i cili ka marrë vendimin e tij.
Fillimisht tingëllonte dekurajuese për tifozët e Atletico Madridit që pas një merkatoje ku u larguan katër lojtarë, asnjë përforcim i ri nuk do të mbërrinte në Metropolitano. Por fjalët e Diego Simeones në konferencën për shtyp, ku deklaroi se duhet të punojë me atë që do t’i sjellin, dhe komentet e Mateo Alemany se klubi do të sillte vetëm një përforcim që do ta përmirësonte vërtet skuadrën, mbajtën shpresat gjallë.
Dje pasdite u përhap lajmi se Atletico de Madrid kishte barazuar ofertën e Fenerbahçes prej 40 milionë eurosh për Lookman.
Atalanta nuk ka pasur probleme me këtë shumë, duke e konsideruar të mjaftueshme për ta lënë lojtarin të largohet nga Bergamo. Pjesa më e vështirë ishte bindja e vetë lojtarit nigerian.
Për këtë qëllim, Atletico theksoi avantazhet e La Ligës mbi Super Ligën turke, duke argumentuar se edhe pse rezultatet e fundit nuk kanë qenë të mira, skuadra mbetet konkurruese në të gjitha garat. Përveç kësaj, klubi përmirësoi ofertën financiare fillestare, duke përfshirë pagën e Lookman.
Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, ish-fituesi afrikan i Topit të Artë ka zgjedhur t’i bashkohet Rojiblancos.
01/02/2026 09:21- Fofana bashkohet me Porton
Sesko Fofana mund të quhet lojtari i ri i Portos.
Mesfushori do t'i bashkohet liderit aktual të Portugalisë si huazim nga Rennes.
01/02/2026 09:18- Boga arrinë për testet mjekësore te Juventusi
Jeremie Boga arrinë në Itali për testet mjekësore te Juventusi.
Sulmuesi anësorë do t'i bashkohet Zonjës së Vjetër si huazim nga Nice, me Juventusin që ka opsionin e blerjes.
01/02/2026 08:54- Disasi mes West Ham dhe Milanit
Mbrojtësi francez, Axel Disasi ka vendosur të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.
E ardhmja e tij mbetet e paqartë, nëse do të mbetet në Angli apo do të bëjë transferim në Serie A.
Dy oferta janë në tavolinë për të, të mbetet në Londër dhe t'i bashkohet West Hamit apo të transferohet në Serie A ku Milani po e do.
01/02/2026 08:46- Nkunku drejt largimit nga Milani, shumë skuadra pas tij
Aventura e Christopher Nkunku te Milani pritet të përfundojë shumë shpejt, madje pa u konsoliduar ende mirë, pasi francezi mund të largohet nga “San Siro” që në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi 28-vjeçar nuk ka arritur të lërë gjurmë me fanellën kuqezi, ndërsa trajneri Massimiliano Allegri raportohet se ka dhënë dritën jeshile për largimin e tij nga skuadra.
Gjithçka lidhet me afrimin e mundshëm të Jean-Philippe Matetas. Nëse Milani arrin marrëveshje për yllin e Crystal Palace, atëherë largimi i Nkunkut do të bëhet i pashmangshëm.
Rossonerët tashmë kanë pranuar disa oferta, kryesisht për huazimin e lojtarit me opsion blerjeje në fund të sezonit.
Roma po këmbëngul më së shumti për shërbimet e francezit, pasi Nkunku është një nga dëshirat kryesore të Gian Piero Gasperinit dhe negociatat me Milanin kanë nisur.
Megjithatë, në garë për transferimin e tij janë futur edhe Atletico Madrid dhe Fenerbahçe, të cilat po e monitorojnë nga afër situatën e sulmuesit.
Këtë sezon, Nkunku ka zhvilluar 19 ndeshje në të gjitha garat me Milanin, duke grumbulluar 944 minuta lojë, me bilanc prej pesë golash dhe dy asistimesh.
31/01/2026 23:03- Man Utd rivalizon Liverpoolin për Raphinhan
Drejtuesit e Liverpoolit kanë zhvendosur vëmendjen te një tjetër anësor, këtë herë nga Barcelona. Megjithatë, ata nuk janë të vetmit që po e ndjekin situatën e lojtarit, pasi edhe Manchester United është futur seriozisht në garë.
“Djajtë e Kuq” pritet të ndahen me Marcus Rashfordin në verë, pas periudhës së tij mbresëlënëse te “Camp Nou”, dhe kjo i ka shtyrë drejtuesit e klubit të kërkojnë një zëvendësues në krahë. Si pasojë, Manchester United është gati të rivalizojë Liverpoolin për nënshkrimin e anësorit të Barcelonës, Raphinha, përpara afatit kalimtar të verës.
31/01/2026 21:39- Rey Manaj rikthehet në Turqi, do të nënshkruajë me Sivassporin
Sulmuesi Rey Manaj ka arritur në Sivas, ku do të nënshkruajë me Sivassporin.
Manaj që u raportua se do të shkonte në Kinë, ka ndryshuar mendje në fund dhe do ta tregojë sërish kualitetin në futbollin turk.
Sivasspor ka arritur marrëveshje në parim për shqiptarin, i cili do të nënshkruajë pas pak orëve.
31/01/2026 20:54- Atletico bën super goditje, arrin marrëveshje me Atalantan për Lookman
Atletico Madridi ka arritur marrëveshje me Atalantan për të nënshkruar me sulmuesin Ademola Lookman.
Lookman që po shkonte drejt Fenerbahces, pritet të bëjë një ndryshim në momentin e fundit dhe t’i bashkohet skuadrës së Diego Simeone.
Siç raporton Gianluca di Marzio, dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e nigerianit për 40 milionë euro, ndërsa e tëra që ka mbetur është “drita e gjelbër” nga vetë futbollisti.
31/01/2026 20:50- Mike Maignan rinovon me AC Milanin
🚨✍🏽 Mike Maignan has signed new long term deal at AC Milan valid for next four years plus one year option, 2031.
Portieri Mike Maignan ka arritur marrëveshje për ta rinovuar kontratën me AC Milanin.
Drejtori shqiptar Igli Tare e ka bindur francezin për të nënshkruar kontratën e re, meqenëse “Rossonerët” rrezikonin ta humbnin si agjent të lirë.
Gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar se Maignan e ka nënshkruar kontratën e re, që do të jetë e vlefshme për katër vite plus opsioni për vitin e pestë.
31/01/2026 15:08- Gjiganti anglez bën çmendurinë - ofron 80 milionë euro për transferimin e Ferran Torres
Tregu evropian i transferimeve po nis të gjallërohet me lajme që lidhin drejtpërdrejt zyrat e 'Stamford Bridge' me Barcelonën.
Chelsea ka vënë në shënjestër Ferran Torres, sulmuesin e gjithanshëm spanjoll që po kalon një periudhë shumë të mirë realizuese në kampionatin spanjoll.
Drejtuesit sportivë të klubit londinez po kërkojnë me ngulm një pikë referimi në zonë për ta kompletuar eksplozivitetin e talenteve të rinj si Cole Palmer dhe Estevao. Me fundin e sezonit 2025/26 në horizont, lëvizjet strategjike për të siguruar lojtarë elitarë janë shndërruar në prioritet absolut.
31/01/2026 12:45- Dy pengesat që Milani duhet të kapërcejë përpara se të arrijë transferimin e Matetës
Raportimet nga Italia pretendojnë se Milani po afron drejt një marrëveshjeje të plotë me Crystal Palace për sulmuesin qendror Jean-Philippe Mateta, por “Rossonerët” ende kanë dy pengesa për t’i kapërcyer para se të mirëpresin francezin në “San Siro”.
Sipas raporteve të së premtes, Milani ka arritur një marrëveshje me Matetan, i cili po shtyn për t’u bashkuar me skuadrën e Massimiliano Allegri që në janar.
Përditësimet nga Gazzetta dello Sport të shtunën në mëngjes tregojnë se Mateta është gati të firmosë një kontratë deri në vitin 2030, me pagë rreth 3.5 milionë euro në sezon.
31/01/2026 10:08- Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian Alvarez
Tregu evropian i transferimeve është tronditur nga lëvizja e fundit e Arsenalit për të bërë një hap vendimtar cilësor në repartin ofensiv.
Klubi londinez ka vënë në shënjestër Julian Alvarez, sulmuesin argjentinas të nivelit elitar që aktualisht aktivizohet me Atletico Madridin.
Për ta realizuar këtë operacion të rëndësishëm, “Topçinjtë” janë të gatshëm të sakrifikojnë pjesë me vlerë si Gabriel Martinelli dhe Gabriel Jesus, në kuadër të një shkëmbimi strategjik.
31/01/2026 09:46- Liverpooli bëhet gati për goditjen e madhe, synohet transferimi i yllit të Interit
Liverpooli po shqyrton mundësinë e transferimit të njërit prej mbrojtësve të krahut më të mirë në Evropë, sipas raportimeve nga Italia.
Arne Slot ka konfirmuar se Jeremie Frimpong do të mungojë për “disa javë”, pasi pësoi një dëmtim që në minutat e para të fitores së Liverpoolit ndaj Qarabag në Ligën e Kampionëve gjatë mesjavës.
Dëmtimi i Frimpongut, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Bayer Leverkusen gjatë verës, do të thotë se “Të Kuqtë” nuk kanë asnjë mbrojtës të djathtë natyral në dispozicion për ndeshjen e së shtunës kundër Newcastle.
31/01/2026 08:45- Interi nuk heq dorë nga ylli francez, gati oferta e dytë për Al-Ittihad
Interi po përgatit një ofertë të re për të transferuar sulmuesin e Al-Ittihad, Moussa Diaby, gjatë afatit kalimtar të dimrit sipas gazetarit Fabrice Hawkins.
Zikaltërit e kanë identifikuar ish-yllin e Aston Villës si një objektiv kryesor në këtë afat kalimtar. Ata tashmë kanë parë të refuzohet propozimi i tyre për huazim me opsion blerjeje në vlerë 35 milionë euro nga klubi arab.
Megjithatë, 26-vjeçari është i prirur të sigurojë një kalim në “San Siro”. Ai ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me Interin për një kontratë me vlerë 4.5 milionë euro në sezon.
31/01/2026 08:07- Igli Tare vihet pas yllit të Atletico Madridit për ta përforcuar mbrojtjen e Milanit
Skuadra e Atletico Madridit ka kaluar një proces të thellë ristrukturimi gjatë dy verave të fundit, dhe edhe kjo verë mund të sjellë ndryshime të mëtejshme.
Një nga shtyllat e ekipit gjatë aventurave të tyre në Ligën e Kampionëve dhe La Liga mund t’i japë lamtumirën klubit këtë verë.
Vitin e kaluar, Jose Maria Gimenez ishte një nga lojtarët për të cilët Atletico do të kishte konsideruar oferta, nëse do të mbërrinte propozimi i duhur për uruguaianin.
Interi e ka mbyllur marrëveshjen për të nënshkruar me futbollistin Yanis Massolin nga Modena.
Modena që po shkëlqen në Serie B do të vazhdojë të qëndrojë deri në fundin e sezonit, ndërsa do t’iu bashkohet në verë.
Interi do të paguajë 4.5 milionë euro për lojtarin, plus bonuset.
30/01/2026 19:43- Flakron Hadergjonaj përkujdeset për një transferim sensacional në Turqi
Flakron Hadergjonaj, vëllai i vogël i mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës Florent Hadergjonaj, po ndërton një emër gjithnjë e më të respektuar në botën e futbollit, por jashtë fushës së lojës.
Derisa Florenti po shkëlqen në fushë, Flakroni është i lidhur ngushtë me futbollin në rolin e agjentit të lojtarëve, duke realizuar punë të rëndësishme në prapaskenë. Deçanasi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, është përkujdesur ndër vite për karrierën e vëllait të tij të madh, duke ndërmjetësuar transferimet e tij te Ingolstadt, Huddersfield, Kasimpasa dhe aktualisht Alanyaspor, por edhe për futbollistë të tjerë.
Së fundmi, përmes kompanisë së tij FH Sports Management, Flakron Hadergjonaj ka realizuar një transferim të konsideruar sensacional gjatë afatit kalimtar të janarit. Bëhet fjalë për futbollistin çeçen Rakhim Chaadaev
30/01/2026 17:18- Atletico Madrid dërgon ofertë zyrtare për Omar Marmoush
Këtë janar, pas afrimeve të reja në skuadër, situata është bërë edhe më e ndërlikuar për disa emra në repartin ofensiv. Njëri prej tyre ka tërhequr vëmendjen e Diego Simeones, i cili po këmbëngul që Atletico Madrid të bëjë një ofertë konkrete për sulmuesin e Cityt.
“Los Colchoneros” janë në kërkim të një sulmuesi që mund t’i shtojë gola dhe vazhdimësi repartit ofensiv, ndërsa zgjidhjen e mundshme e kanë identifikuar te sulmuesi i Manchester Cityt, Omar Marmoush.
Reprezentuesi egjiptian e ka pasur të vështirë të gjejë hapësira te “Etihad Stadium”, pavarësisht pritshmërive të mëdha me të cilat u transferua.
30/01/2026 17:00- Bayern Munichu dhe Interi pas Martin Odegaardit
Sipas raportimeve të “Hooligan Soccer”, Bayern Munich dhe Inter janë duke përgatitur një lëvizje për kapitenin e Arsenalit, Martin Odegaard.
Norvegjezi ka qenë një nga lojtarët kyç të ekipit dhe një figurë qendrore në projektin e Artetës. Megjithatë, drejtuesit e klubit janë të detyruar të respektojnë rregullat financiare, gjë që mund t’i shtyjë të ulen në tavolinë në rast se vjen një ofertë e konsiderueshme.
Odegaard, i cili është 27 vjeç, ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2028, por vera e ardhshme mund të jetë vendimtare nëse klubi dëshiron të përfitojë një shumë të madhe për një lojtar të këtij niveli.
30/01/2026 14:36- Arbër Zeneli merr një ofertë tunduese nga klubi i Arabisë Saudite
Arbër Zeneli mund të jetë një nga emrat shqiptarë që do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar dimëror. Sulmuesi i krahut është pranë largimit nga Elfsborgu, me një ofertë shumë joshëse që vjen nga kampionati elitar i Arabisë Saudite.
Sipas mediumit suedez Expressen, klubi i Al Taawoun ka paraqitur një ofertë serioze për 30-vjeçarin, e cila pritet të pranohet nga futbollisti.
Zeneli duket i gatshëm të mbyllë aventurën e tij në Suedi dhe të nisë një kapitull të ri në Lindjen e Mesme.
30/01/2026 11:53- Zyrtare: Kristjan Asllani, futbollisti më i ri i Besiktasit
Kristjan Asllani është gati të kryejë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa do të kalojë testet mjekësore te Besiktasi dhe më pas do të prezantohet te klubi i njohur turk.
Mesfushori shqiptar do të jetë shok skuadre me Milot Rashicën, duke shtuar përvojën dhe cilësinë në mesfushën e ekipit turk.
Asllani është aktualisht futbollist i Interit, por gjatë pjesës së parë të sezonit ishte i huazuar te Torino.
30/01/2026 10:34- Chelsea mund të përdorë një talent për të marrë Jeremy Jacquet
Raportimet sugjerojnë se Chelsea mund të përdorë Aaron Anselmino si pjesë e një marrëveshjeje për të siguruar Jeremy Jacquet nga Rennes. Qendërmbrojtësi 20-vjeçar është lidhur me një transferim në Stamford Bridge për pjesën më të madhe të muajit.
Tani është bërë e ditur se Anselmino, gjithashtu 20-vjeçar dhe i rikthyer së fundmi nga huazimi te Borussia Dortmund – mund të përdoret si pjesë e një shkëmbimi për Jacquet.
Ndërkohë, Fabrizio Romano raporton se Jacquet tashmë shihet si një objektiv i verës për Chelsea.
30/01/2026 10:33- Spurs po mendojnë transferimin e Serge Gnabry
Anësori 30-vjeçar mbetet pa kontratë me Bayern Munich këtë verë, dhe Tottenham ka shfaqur interes për ta siguruar atë me një çmim të ulët para mbylljes së afatit të transferimeve.
Me pesë gola dhe një asist në gjashtë paraqitje në Bundesliga këtë sezon, Gnabry mund të ofrojë një forcë shtesë për sulmin e Tottenhamit gjatë pjesës së dytë të sezonit.
30/01/2026 10:32- Arsenali përgatitet për betejën e transferimeve me Man Utd
Sipas raporteve, si Arsenali ashtu edhe Manchester United janë të interesuar për sulmuesin e Levante, Karl Etta Eyong.
Sipas Caught Offside, lojtari tërhiqet nga perspektiva për t’u bashkuar me skuadrën e Artetës. Si një nga klubet më elitarë në botë, Arsenali ofron një platformë tërheqëse për të realizuar potencialin e tij të plotë.
Më tej, mediat theksojnë se sfidat e vazhdueshme të Arsenalit për trofe e bëjnë klubin një destinacion tërheqës për talentet e reja.
30/01/2026 10:29- “Interes për yllin e Realit nga Arsenali
Arsenali duket se ka marrë inkurajim lidhur me thashethemet për transferimin e të riut të Real Madrid, Victor Valdepenas.
Spekulimet e fundit e kanë vendosur Valdepenas si një objektiv të mundshëm për verën për 'Topçinjtë'.
19-vjeçari debutoi për Realin muajin e kaluar dhe konsiderohet shumë nga klubit spanjoll, gjë që mund të komplikojë çdo transferim të mundshëm.
Raportimet tregojnë se në kontratën e tij të fundit, e cila zgjat deri në vitin 2029, është vendosur një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh.
30/01/2026 10:13-Një yll i Real Madridit pranë largimit, klubet e Ligës Premier përgatisin ofertat
Real Madridi është i gatshëm të dëgjojë oferta për mesfushorin francez Eduardo Camavinga, me një çmim të vlerësuar rreth 70 milionë euro.
Vera e vitit 2026 pritet të jetë shumë e ngarkuar për drejtuesit e klubit madrilen, për shkak të interesimit serioz që po vjen nga Liga Premier.
30/01/2026 09:53-Transferimi i dimrit që thuhet se Real Madridi e refuzoi
Humbja e re e Real Madridit në Ligën e Kampionëve ka rindezur valën e thashethemeve, spekulimeve dhe analizave rreth situatës së klubit, si dhe mbi operacionet e dështuara në afatin kalimtar, teksa afati i janarit është ende i hapur.
Si gjithmonë në botën e futbollit, rezultatet diktojnë ritmin e debatit të përditshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për humbje të skuadrave të mëdha si Real Madridi.
29/01/2026 21:58- Timo Werner tani befason me klubin e ri
San Jose Earthquakes kanë konfirmuar të enjten nënshkrimin e sulmuesit gjerman Timo Werner, në një kontratë shumëvjeçare.
Werner, i cili ka shënuar 115 gola në karrierën e tij, kishte rënë të largohej nga RB Leipzig, por tashmë do të jetë një pjesë kyçe e skuadrës së Konferencës Perëndimore në MLS.
Ai do të jetë te Earthquakes, të cilët po kalojnë një periudhë rindërtimi nën drejtimin e trajnerit dhe drejtorit sportiv Bruce Arena.
29/01/2026 21:54- Milani po përpiqet të sigurojë në momentet e fundit shërbimet e super sulmuesit francez
Milan po përpiqet t’i rrëmbejë nga duart ekipit anglez Nottingham Forest sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, i cili tashmë ishte objektiv i Juventusit.
Sulmuesi qendror ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Palace gjatë afatit kalimtar të janarit dhe nuk i mungojnë klubet që janë gati ta marrin.
Sipas analistit belg të transferimeve, Sacha Tavolieri, Milan është i bindur se mund të fitojë garën brenda disa ditëve dhe të befasojë Nottingham Forest, të cilët ishin favoritët.
29/01/2026 20:57- Jo vetëm DC United, edhe skuadra e famshme turke në garë për Meriton Korenicën
Sulmuesi Meriton Korenica pritet që të largohet nga CFR Cluj brenda këtij afati dimëror, ndërsa thuhet se agjentët e tij po negociojnë me skuadrën e Superligës Turke, Konyaspor.
Lojtari me prejardhje nga Rahoveci deri vonë ishte në negociata me DC United, por duket se skuadra amerikane nuk do t’i plotësojë kërkesat e rumunëve prej 4.5 milionë dollarë për ta liruar kosovarin.
Megjithatë, tani në “radarin” e Korenicës është edhe skuadra turke. Sipas asaj që raporton “Ajansspor”, 29-vjeçari i është ofruar Konyasporit, klub ky që po kërkon një anësor të ri.
29/01/2026 17:46- Ajaxi arrin marrëveshje me Arsenalin për yllin e skuadrës, peng i transferimit vetëm paga e lojtarit
Ajax mbetet optimist për përfundimin e transferimit përfundimtar të Oleksandr Zinchenko nga Arsenali për shumën prej 1.5 milionë eurosh, por marrëveshja varet nga arritja e një dakordësie mes klubit londinez dhe ukrainasit për pagën e mbetur.
Sipas “De Telegraaf”, Ajax dëshiron qartësi “sot”, teksa afati kalimtar po i afrohet mbylljes.
Edhe pse agjenti i Zinchenkos, Jorge Mendes, ka rënë dakord me Ajaxin për kushtet personale të lojtarit, duke përfshirë një kontratë deri në verën e vitit 2026, Arsenali dhe futbollisti ende nuk kanë finalizuar marrëveshjen për pagën.
29/01/2026 17:17- Barcelona bën një tjetër lëvizje për transferimin e yllit të Interit
Afati kalimtar veror 2026 ka nisur tashmë të marrë formë në zyrat katalanase, me një emër konkret mbi tryezë.
Drejtoria sportive e Barcelonës ka identifikuar nevojën për të përforcuar krahun e djathtë me një profil fizik dhe depërtues gjatë afatit kalimtar të ardhshëm veror.
Sipas burimeve të ndryshme pranë ambientit blaugrana, zgjedhja për këtë rol që kërkon forcë dhe shpejtësi është Denzel Dumfries.
29/01/2026 17:08- Juventusi merr lajmin pozitiv: Sulmuesi i njohur dëshiron kalimin në Torino
“La Gazzetta dello Sport” raporton se Randal Kolo Muani është i hapur për një rikthim te Juventusi në afatin kalimtar të janarit, ndaj “Zonja e Vjetër” shpreson të gjejë një marrëveshje me Tottenhamin dhe PSG-në.
Kolo Muani, aktualisht i huazuar te Tottenham, do të ishte i lumtur të kthehej në Torino, kështu që Juventusi do të vazhdojë negociatat me Spurs dhe PSG-në, me shpresën për ta rikthyer francezin në “Allianz Stadium” vetëm gjashtë muaj pas largimit të tij.
Sipas gazetës italiane, Juventusi shpreson që dëshira e vetë lojtarit të luajë një rol kyç në bisedimet me klubin francez dhe atë anglez. Kolo Muani është i huazuar te Tottenham, por kartoni i tij zotërohet nga PSG-ja
29/01/2026 17:07- Chelsea e bën prioritet yllin e Real Madridit, gati ofertën marramendëse prej 80 milionë eurove
Chelsea ka nisur të monitorojë nga afër një sulmues të Real Madridit. Blutë nënshkruan verën e kaluar me Liam Delap dhe Joao Pedro, por rendimenti i të dyve nuk ka qenë në nivelin e pritur.
Në 30 paraqitje në të gjitha garat, Pedro ka realizuar 9 gola, ndërsa Delap ka zhvilluar 19 ndeshje dhe ka shënuar vetëm dy herë. Pikërisht për këtë arsye, Chelsea po kërkon një sulmues më produktiv dhe tashmë ka hedhur sytë nga një lojtar i Real Madridit.
Megjithatë, lojtari në fjalë nuk do ta përfundojë këtë sezon në "Santiago Bernabeu". Blutë janë të interesuar për nënshkrimin e Endrick dhe raportohet se janë gati të bëjnë një ofertë të madhe për ta mbyllur marrëveshjen.
29/01/2026 15:16-Arsenali arrin marrëveshje për shitjen e përhershme të shqiptarit Maldini Kacurri
Arsenali është gati të shesë mbrojtësin 20-vjeçar shqiptar, Maldini Kacurri në një marrëveshje të përhershme me ekipin e League Two, Grimsby Town, përpara mbylljes së afatit të transferimeve të janarit.
“Topçinjtë” kanë arritur një marrëveshje me “Mariners” për një tarifë të pazbuluar, ndërsa kushtet personale po finalizohen tani.
Crystal Palace ka rënë dakord për të nënshkruar Jorgen Strand Larsen nga Wolverhampton Wanderers.
Sipas Fabrizio Romanos, tarifa e transferimit do të jetë 45 milionë funte plus 5 milionë funte bonuse.
Njoftimi dhe zyrtarizmi i transferimit mund të bëhet gjatë ditës së sotme.
29/01/2026 14:35- Insigne rikthehet te Pescara në Serie B
Lorenzo Insigne rikthehet në Pescara. Sulmuesi italian sot do të kryejë ekzaminimet mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë me skuadrën e re deri në qershor, me mundësi rinovimi në rast shpëtimi.
Për Insigne është një rikthim në shtëpi, ku karriera e tij mori hov nën drejtimin e Zemanit: në 38 paraqitje te Pescara, Lorenzo kishte realizuar 20 gola dhe kishte dhuruar 13 asistime.
29/01/2026 13:48-Real Madridi merr disa oferta mbi 100 milionë euro për Bellinghamin
Real Madridi po përballet me një skenar të papritur në lidhje me një nga yjet e tyre më të mëdhenj. Jude Bellingham, i sjellë si një përforcim strategjik dhe lojtar kyç në projekt, ka filluar të ngrejë dyshime sepse nuk përshtatet plotësisht me ekipin.
Klubi mbretëror është i vetëdijshëm se mesfushori anglez nuk po kalon periudhën më të mirë dhe, megjithëse nuk është zyrtarisht në shitje, tregu rreth tij ka filluar të lëvizë seriozisht, raportojnë mediat spanjolle.
29/01/2026 13:41- Arrihet marrëveshja mes palëve, Kristjan Asllani i bashkohet gjigantit turk
Largimi i Kristjan Asllanit nga Italia është drejt finalizimit. Mesfushori shqiptar pritet të mbyllë periudhën e tij të huazimit te Torino dhe të rikthehet zyrtarisht te Interi, klub i cili tashmë ka nisur bisedimet për transferimin e tij te gjiganti turk, Besiktas.
Sipas raportimeve, marrëveshja mes palëve është shumë pranë përfundimit dhe parashikon një huazim me opsion blerjeje, me një vlerë që shkon nga 12 deri në 13 milionë euro.
Eksperti i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, ka dhënë detaje të reja rreth marrëveshjes së arritur mes dy klubeve.
“Kristjan Asllani te Besiktas, ja ku jemi. Marrëveshje e rënë dakord verbalisht me Interin për huazim me klauzolë opsioni blerjeje”, ka shkruar Fabrizio Romano.
Gazetari italian shton se Besiktas do të mbulojë plotësisht pagën e mesfushorit deri në qershor, ndërsa opsioni i blerjes nuk do të jetë i detyrueshëm.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Asllani pritet të fluturojë drejt Stambollit më vonë gjatë ditës së sotme për të kryer procedurat e fundit dhe për të nisur aventurën e re në Superligën turke.
29/01/2026 13:27- Tre gjigantët italianë pas Kamaldeen Sulemanas
Sulmuesi ganez, Kamaldeen Sulemana po kërkohet nga tre gjigantët italianë, Roma, Juventus dhe Napoli.
23-vjeçari nuk po gjen hapësirë te Atalanta e Rafaele Palladinos dhe ka kërkuar largimin në janar.
Calciomercato ka raportuar se tre gjigantët italianë janë duke kërkuar shërbimet e tij dhe këto ditët e fundit janë vendimtare.
29/01/2026 13:26- Jo vetëm në Austri, Mërgim Berishën e kërkon edhe skuadra e shqiptarëve në Serie A
Mërgim Berisha duket se ka ditët e numëruara te Hoffenheim, teksa gjatë afatit kalimtar të janarit pritet të largohet dhe ofertat për të nuk mungojnë.
Sipas Sky, sulmuesi 27-vjeçar është duke u kërkuar nga skuadra italiane Lecce.
Klubi ku aktivizohen dy shqiptarët Medon Berisha dhe Ylber Ramadani e duan Berishën në huazim, ose transferim të përhershëm sepse janë në negociata me Hoffenheim.
Kohët e fundit, interes për Berishën ishte shfaqur edhe nga skuadra austriake Sturm Graz.
Berisha nuk është pjesë e planeve të Hoffenheimit këtë sezon dhe nuk ka bërë asnjë paraqitje deri tani. Kontrata e tij me klubin gjerman është e vlefshme deri në vitin 2027, por Hoffenheim është i etur ta shesë lojtarin.
27-vjeçari ka një karrierë të pasur me skuadra si Augsburg, Fenerbahce, SCR Altach, Red Bull Salzburg, Lask Linz dhe Magdeburg.
29/01/2026 10:30- Benzema mund të largohet nga Al-Ittihad, nuk i pëlqen oferta e re
Marrëdhënia midis Karim Benzema dhe Al-Ittihad duket se ka marrë një kthesë të papritur. Deri tani, francezi ishte lider në fushë dhe ambasador jashtë saj, por negociatat për rinovimin e kontratës kanë krijuar tension.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Benzemës i ishte premtuar që paga e tij aktuale do të respektohej prej 50 milionë eurove neto në sezon, por oferta e fundit që mori ishte dukshëm më e ulët, gjë që e ka zemëruar sulmuesin.
Ai akuzon bordin se e kanë gënjyer dhe sipas gazetës As dhe gazetarit Santi Aouma, ka refuzuar të luajë përsëri për Al-Ittihad nëse kushtet nuk ndryshohen. Benzema ka konsideruar ofertën e re thuajse si të barabartë me të luajturit falas.
Pas largimit nga Real Madrid në kulmin e karrierës, Benzema vendosi të mos luante në Evropë dhe u transferua në ligën saudite, ku u bashkua me Cristiano Ronaldon dhe u bë një nga figurat kryesore të kampionatit, tërhequr nga oferta financiare të jashtëzakonshme.
Tani, thashethemet flasin për një rikthim të mundshëm në Evropë, ku shumë klube të mëdha mund të interesohen për një sulmues të klasit të lartë si Benzema. Alternativat e tjera, përfshirë MLS ose ligën saudite, mbeten të hapura, ndërsa francezi 38-vjeçar nuk po mendon ende për pension.
29/01/2026 09:42- Goretzka mes Tottenham dhe Atletico Madridit
Mesfushori gjerman ka vendosur të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga Bayern Munich.
E ardhmja e Goretzkas është mes Ligës Premier dhe La Ligas.
Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid janë në bisedime me lojtarin dhe mesfushori gjerman pritet të vendosë për klubin e ardhshëm brenda 48 orëve të ardhshme.
29/01/2026 09:40- Chelsean po bënë presion për transferimin e Jeremy Jacquet
Jacquet ka bërë përparim dhe bisedimet me Rennes po vazhdojnë. Klubi francez nuk është i gatshëm ta shesë menjëherë në janar, por mund të tundohet për një marrëveshje të hershme para verës. Chelsea po përpiqet ta bëjë këtë të ndodhë.
Ndërkohë, Liverpool gjithashtu është në garë dhe ka zhvilluar bisedime me agjentët e Jacquet.
Bayern ka kontaktuar gjithashtu, por klubet e Ligës Premier janë aktualisht më agresive.
29/01/2026 09:37- Manchester United po e monitoron situatën e Iliman Ndiaye
Manchester United e ka vendosur në listën e dëshirave sulmuesin senegalez Iliman Ndiaye.
Anësori i Evertonit ka shkëlqyer këtë edicion me klubin bardhekaltër, por edhe në Kupën e Kombeve të Afrikës me Senegalin.
Djajtë e Kuq e shohin atë si transferim të madh, por Everton nuk do të jetë në gjendje të heqë dorë nga ylli i tyre pa u paguar së paku 60 milionë euro.
29/01/2026 09:33- Tottenham i bashkohet garës për Jean-Philippe Mateta
Jean Philippe Mateta mund të ndryshojë skuadër gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar të janarit, por jo edhe qytet.
Sulmuesi francez do të largohet nga Crystal Palace, derisa Tottenham Hotspur është futur në garë për të dhe e sheh si zëvendësues të Randal Kolo Muanit, me francezin që është gati t'i bashkohet Juventusit.
Përveç Spurs, në garë për Matetan është edhe gjiganti tjetër londinez Chelsea.
29/01/2026 09:31- Daniel Maldini zyrtarizohet te Lazio
Sulmuesi i ri është huazuar te Lazio nga Atalanta deri në fund të sezonit.
28/01/2026 19:45- Aston Villa konfirmon transferimin e Douglas Luiz
Aston Villa ka njoftuar zyrtarisht transferimin si huazim të Douglas Luiz nga Juventusi.
Mesfushori rikthehet në 'Villa Park' pasi huazimi i tij te Nottingham Forest u ndërpre përpara kohe.
Luiz kishte si prioritet rikthimin te Aston Villa, klub ku ai ndjen se ka kaluar periudhën më të lumtur të karrierës së tij, pavarësisht interesimit nga Chelsea.
28/01/2026 18:17- I harruar nga të gjithë, ylli i Chelseat ndërpren kontratën dhe largohet nga klubi
Chelsea ka konfirmuar se Raheem Sterling është larguar nga klubi me marrëveshje të ndërsjellë, teksa anësori anglez po kërkon një skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit.
Lojtari që nuk bënte më pjesë në planet e klubit ka lënë përfundimisht Stamford Bridge, me paraqitjen e tij të fundit zyrtare për Chelsean që daton në maj të vitit 2024.
Chelsea ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje me Sterling për ndërprerjen e bashkëpunimit, duke i hapur rrugë 30-vjeçarit për të gjetur një ambient të ri ku të vazhdojë karrierën e tij.
28/01/2026 16:10 - Klubi i njohur izraelit e kërkon Emir Sahitin
Mediat nga Izraeli shkruajnë se Maccabi Tel Aviv është i interesuar për huazimin e Emir Sahitit nga Hamburgu.
Sipas gazetës gjermane Bild, tashmë është bërë edhe një kërkesë zyrtare drejt Hamburger SV.
Klubi gjerman thuhet se është i hapur për një transferim të mundshëm, pasi Sahiti nuk ka arritur të sigurojë një rol të rëndësishëm në skuadër që nga ardhja e tij në vitin 2024 nga Hajduk Split, për shumën prej 1.2 milionë eurosh.
28/01/2026 15:42-Rekord prej 13 miliardë dollarësh të shpenzuara për transferimet e futbollit në vitin 2025
Raporti Global i Transferimeve i FIFA-s zbulon një rekord historik në tregun e transferimeve të futbollit për vitin 2025.
Sipas këtij raporti janë 86,158 transferime ndërkombëtare të përfunduara dhe një shumë marramendëse prej 13.08 miliardë dollarësh të shpenzuara në tarifa në futbollin profesionist të meshkujve.
28/01/2026 12:32-Zyrtare: West Hami nënshkruan me Adama Traore
Klubi londinez, West Ham United ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Adama Traore nga Fulhami.
“West Ham United ka kënaqësinë të konfirmojë nënshkrimin e sulmuesit të kombëtares spanjolle, Adama Traore”, thuhet në njoftim.
28/01/2026 12:01-Bournemouth me ofertë për Luis Henriquen
Klubi anglez, Bournemouth ka ofruar një huazim me detyrim blerje për Luis Henriquen e Interi.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, oferta kap një shumë totale prej rreth 18-20 milionë euro për të tentuar nënshkrimin e anësorit.
28/01/2026 09:44-Dy klube po ëndërrojnë transferimin e Marmoush
Omar Marmoush nuk ka një rol të rëndësishëm te Manchester City dhe po mendon seriozisht për një transferim, me qëllim që të luajë më shumë.
Sulmuesi egjiptian dëshiron të qëndrojë në Angli dhe për këtë arsye ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve të Ligës Premier: Tottenham Hotspur dhe Aston Villa.
28/01/2026 09:42-Arabia Saudite përgatit një plan ambicioz për të nënshkruar me Dembele
Klubet e mëdha apo më saktë shteti i Arabisë Saudite po përgatit një plan për të kryer një nënshkrim të madh gjatë afatit kalimtar të verës 2026, për të nisur ciklin e ri të transferime të mëdha në ligë.
Sipas Sky Sports, Superliga e Arabisë Saudite po përgatitet për një transferim të madh të verës për yllin e Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele.
28/01/2026 09:03-Vinicius Jr i jep ultimatum Florentino Perezit
Tensionet janë rritur në zyrat e Real Madridit pas zbulimit të kërkesave kontraktuale të Vinicius Junior për të siguruar të ardhmen e tij në klubin mbretëror.
Futbollisti brazilian ka vendosur një afat për të zgjidhur të ardhmen e tij të menjëhershme përpara se t'i skadojë kontrata.
27/01/2026 21:33- Man Utd shkon me të gjitha forcat pas yllit të Barcelonës – shihet si lojtari ideal për mesfushën
Afati kalimtar i verës 2026 po fillon të marrë formë me lëvizje strategjike të nivelit të lartë mes gjigantëve të kontinentit të vjetër.
Manchester United e ka identifikuar Marc Casadon si kandidatin ideal për rindërtimin e mesfushës, pas monitorimit të situatës së tij në qytetin katalanas.
Talenti spanjoll po kalon një periudhë pasigurie në skemat e Hansi Flick, pavarësisht aftësive të tij të padiskutueshme. Mungesa e minutave të vazhdueshme në mesfushën katalanase ka ngritur shqetësime në rrethin e mesfushorit të ri.
Aston Villa ka kompletuar nënshkrimin e sulmuesit Tammy Abraham nga Besiktas, shtatë vjet pas huazimit të tij të suksesshëm njësezonal te "Villa Park".
Abraham luajti një rol kyç në promovimin e Aston Villës në Ligën Premier dhe tani do të ketë detyrën për të ndihmuar skuadrën e Unai Emeryt të mbajë vendin e saj në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.
Klubi publikoi një njoftim të shkurtër, i cili përfundon me mesazhin: "Mirë se erdhe përsëri, Tammy!"
27/01/2026 21:01- Toulouse refuzon ofertat për Cresswell
Toulouse ka refuzuar dy oferta për ish-qendërmbrojtësin e Leeds United, Charlie Cresswell, sipas Fabrizio Romano.
Ofertat nga Brighton dhe Wolfsburg, të dyja me vlerë rreth 24 milionë euro, janë refuzuar, pasi klubi francez dëshiron që Cresswell të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit.
27/01/2026 21:00- Zbulohet oferta e Bayern Munich për Upamecano
Dayot Upamecano i është ofruar një kontratë prej 20 milionë euro në sezon dhe një klauzolë lirimi prej 65 milionë euro nga Bayern Munich, raporton Sport Bild.
Kontrata aktuale e mbrojtësit francez skadon këtë verë, dhe me Real Madrid, Liverpool dhe PSG ndër interesuarit, Bayern mund ta humbasë falas nëse nuk e bind të rinovojë, madje janë të gatshëm të ofrojnë një bonus nënshkrimi prej 20 milionë euro për ta bindur të qëndrojë.
27/01/2026 20:58- Manchester United paralajmërohet për Anderson
Manchester United është paralajmëruar se do të duhet të përballet me ndërhyrjen personale të pronarit të Nottingham Forest, Evangelos Marinakis, nëse përpiqen të nënshkruajnë Elliot Anderson në të ardhmen e afërt.
Mesfushori është lidhur me Red Devils në javët e fundit, por Teddy Sheringham thotë se pronari i Forest mund ta shtyjë Unitedin përpara dhe më pas të anulojë marrëveshjen, siç ndodhi me Morgan Gibbs-White vitin e kaluar.
Tsimikas nuk kthehet te Liverpool
Kostas Tsimikas nuk do të kthehet te Liverpool gjatë afatit të janarit, raporton Gianluca Di Marzio.
Mbrojtësi grek është i huazuar te Roma këtë sezon, dhe Liverpool ka konsideruar ta rikthejë për shkak të raporteve se Andy Robertson mund të shkojë te Tottenham.
Tsimikas do të përfundojë kampionatin te skuadra e Serie A, pavarësisht se drejtori sportiv i Romës ka konfirmuar se kanë pasur bisedime me Reds.
27/01/2026 20:53- Alvarez te Arsenal? Lineker jep informacione interesante
Gary Lineker ka mbështetur transferimin e Julian Alvarez te Arsenal nga Atletico Madrid në të ardhmen e afërt.
Sulmuesi argjentinas është lidhur me një lëvizje verore në Emirates Stadium dhe Lineker thotë se e di që ish-lojtari i Manchester City nuk është i kënaqur në Spanjë.
27/01/2026 19:58- Man Utd mund ta shesë Andre Onanan tek ish-klubi i tij
Portieri i Manchester United, Andre Onana, mund të bëjë një rikthim sensacional te klubi i tij i mëparshëm, Inter, gjatë afatit kalimtar të verës 2026, sipas një raportimi të ri.
Onana aktualisht ndodhet me huazim te Trabzonspor, por nuk pritet të qëndrojë te skuadra turke pas përfundimit të sezonit, ndaj lojtari po përpiqet të gjejë skuadra të tjera.
Onana u transferua te United në 2023 me shumë bujë. I nënshkruar nga trajneri i tij i mëparshëm te Ajax, Erik Ten Hag, ai sapo kishte dhënë një paraqitje të shkëlqyer për Inter në humbjen e tyre në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt, duke bërë disa pritje kyçe dhe duke dalë nga mbrojtja me qetësi të jashtëzakonshme.
27/01/2026 18:27- Real Madridi përshpejton bisedimet për transferimin e yllit të Bayern Munich
Real Madridi kanë rritur ndjeshëm intensitetin e përpjekjeve për të siguruar një mbrojtës qendror të ri këtë verë, teksa përballen me pasiguri lidhur me opsionet aktuale në prapavijë. Ende nuk është e qartë se cilin profil do të zgjedhin përfundimisht.
E ardhmja e Antonio Rudiger mbetet e paqartë, pasi drejtuesit e klubit nuk janë të bindur se problemet e shpeshta me dëmtimet do t’i lejojnë atij të konsiderohet një opsion i besueshëm në vazhdimësi.
David Alaba tashmë hyn në këtë kategori, dhe Real Madridi pritet t’i urojë sukses në fund të kontratës së tij këtë verë.
Laporta “ëndërron” një super yll, Deco ka plan B: kush pritet të jetë sulmuesi i ri i Barcelonës?
Barcelona i ka ngushtuar opsionet për zëvendësimin e Robert Lewandowskit në vetëm dy lojtarë.
Kontrata aktuale e Lewandowskit me Barcelonën skadon në fund të sezonit aktual dhe klubi katalanas nuk pritet ta zgjasë qëndrimin e sulmuesit 37-vjeçar në “Spotify Camp Nou”.
Për pasojë, gjigantët spanjollë pritet të hyjnë në treg gjatë verës për të siguruar një sulmues të ri.
27/01/2026 16:26- Mërgim Berisha kërkon ta shpëtojë karrierën e tij - afër marrëveshja me gjigantin austriak
Sulmuesi Mërgim Berisha mund të rikthehet në futbollin austriak, këtë herë te kampioni në fuqi, Sturm Graz.
Sipas mediave austriake, klubi nga Graci ka hyrë në negociata intensive me Berishën, i cili aktualisht është pjesë e Hoffenheimit, por 27-vjeçari nuk ka zhvilluar asnjë paraqitje në këtë edicion dhe nuk ka qenë as pjesë e listës së të grumbulluarve, duke e bërë të qartë se nuk bën më pjesë në planet e klubit gjerman.
Kontrata e Berishës me Hoffenheimin skadon në verën e vitit 2027, çka e bën të mundur një transferim gjatë këtij afati kalimtar, nëse palët arrijnë marrëveshje.
27/01/2026 15:26-Douglas Luiz kthehet te Aston Villa
Aston Villa është gati të nënshkruajë me Douglas Luiz nga Juventusi në formë huazimi.
Ai do të përfundoj huazimin e tij te Nottingham Forest dhe të kalojë Aston Villa.
27/01/2026 14:00-Interi është gati të refuzojë oferta prej 80 milionë eurosh nga Liga Premier për Espositon
Interesi i Ligës Premier për Francesco Pio Esposito po rritet me shpejtësi, por Interi nuk ka ndërmend ta lërë sulmuesin e tyre të ri të largohet me asnjë çmim.
Sipas ekspertit të transferimeve Alfredo Pedulla, klubet në Angli tashmë po përgatisin oferta të mëdha, me shifra deri në 80 milionë euro që përmenden në qarqet e vëzhguesve. Megjithatë, Nerazzurrët e shohin sulmuesin si një pjesë kyçe të projektit të tyre afatgjatë dhe pritet që ta refuzojnë çdo qasje të tillë.
Juventusi po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Evertonit, Beto, ndërsa shton kërkimin për një sulmues këtë dimër.
Sipas Gazzetta dello Sport, 27-vjeçari nga Guinea-Bissau është ndër opsionet që po vlerësohen nga Bianconerët përpara mbylljes së afatit kalimtar të janarit.
27/01/2026 11:02-Liverpooli është afër finalizimit të këtij nënshkrimi të kërkuar nga Xabi Alonso
Liverpooli po afron nënshkrimin e një futbollisti që është favoriti i Xabi Alonso, i cili shihet si kandidati kryesor për të zëvendësuar Arne Slot në Anfield.
Pavarësisht se ende nuk ka njoftim zyrtar, mediat britanike raportojnë se marrëveshja është çështje kohe.
27/01/2026 10:50-Zyrtare: Haris Ibrisagic, lojtar i ri i Llapit
Qendërmbrojtësi 20-vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina, Haris Ibrisagic ka nënshkruar kontratë 3 vite e gjysmë me KF Llapin.
Produkt i akademive të Zeljeznicar dhe Sarajevo, ai i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore në Turqi dhe pritet të forcojë repartin defanziv.
27/01/2026 10:40-Arsenali mund të bëjë tri transferime emergjente para se të mbyllet afati kalimtar dimëror
Me ditën e afatit kalimtar të janarit që po afron me shpejtësi drejt fundit, Arsenali mund të finalizojë një numër marrëveshjesh ndërsa përgatitet të hyjë në muajt e fundit të edicionit 2025-26.
Drejt fundit të vitit të kaluar, Mikel Arteta tha se Arsenali do të “shikonte në mënyrë aktive” nënshkrimet e mundshme në afatin e janarit, ndërsa kërkonin të ndërtonin mbi fillimin e shkëlqyer të sezonit.
27/01/2026 09:12-Bayern Munich po përgatit 200 milionë euro për të finalizuar tri nënshkrime të mëdha
Afati kalimtar i verës është i përgatitur për një ndryshim të paparë sizmik në Bundesligë pas zbulimit të ambicieve të klubit gjerman. Bayern Munich ka hartuar një strategji financiare prej 200 milionë eurosh për të tre yje në skuadër.
Ky investim masiv synon t’i japë Vincent Kompanyt mjetet që i nevojiten për të dominuar si në kampionatin vendas ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Prioriteti i klubit është të rigjallërojë pozicionet kyçe dhe të sigurojë lojtarë me përvojë ndërkombëtare të nivelit të lartë.
27/01/2026 08:58-PSG me ofertë marramendëse për Alvarez, dy yje plus 50 milionë euro
Paris Saint-Germain ka vendosur të ndërmarrë një ofensivë të fortë në tregun e transferimeve për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez, aktualisht pjesë e Atletico Madrid.
Drejtuesit e klubit parisien po përgatisin një ofertë ambicioze, duke e konsideruar lojtarin si prioritet absolut për përforcimin e repartit ofensiv në sezonin e ardhshëm.
26/01/2026 21:50- Tammy Abraham rikthehet në Ligën Premier, do t’i bashkohet Aston Villas
Besiktas ka konfirmuar transferimin e përhershëm të Tammy Abraham nga Roma, ndërsa sulmuesi anglez tashmë po përgatitet për t’iu bashkuar Aston Villa.
Abraham ishte huazuar te Besiktas për sezonin 2025/26, me klubin turk që kishte të drejtën e blerjes së 28-vjeçarit për 11.2 milionë funte, përkatësisht 13 milionë euro. Kjo klauzolë tashmë është aktivizuar.
Sulmuesi anglez ka shënuar 12 gola në 24 ndeshje me fanellën e Besiktasit, por sipas raportimeve është gati të realizojë një transferim prej rreth 18 milionë funtesh te Aston Villa, klub ku kishte luajtur më parë në sezonin 2018/19 si i huazuar nga Chelsea.
Abraham iu bashkua Romës nga Chelsea në vitin 2021 dhe gjatë periudhës së tij në kryeqytetin italian realizoi 39 gola në 120 paraqitje, duke qenë një figurë kyçe edhe në fitimin e Ligës së Konferencës në vitin 2022.
Gjatë aventurës së tij te Aston Villa, Abraham shënoi 26 gola dhe regjistroi tri asistime, duke luajtur rol vendimtar në rikthimin e klubit në Liga Premier.
“Në kontratën e transferimit të Kevin Oghenetega Tamaraebi Bakumo-Abraham janë përmbushur të gjitha kushtet dhe dispozita për transferimin e përhershëm të lojtarit ka hyrë në fuqi”.
“Në këtë kontekst, një tarifë transferimi prej 13 milionë eurosh do t’i paguhet AS Romës”, njoftoi klubi turk.
26/01/2026 21:00- Si babai edhe i biri: Djali i Marcelos nënshkruan kontratë profesionale me Real Madridin
🚨 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆: Marcelo’s son Enzo (16) has signed his first professional contract with Real Madrid ✍️
Djali i Marcelos, Enzo ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Real Madridin.
Enzo është duke vazhduar zhvillimin tek të rinjtë e Realit, me shpresën që të ndjekë hapat e babait.
Ai ka nënshkruar kontratën e parë profesionale në moshën 16-vjeçare.
Mbetet të shihet nëse do të arrijë të ndjekë hapat e babait të tij, i cili për shumë kë vlerësohet edhe mbi Roberto Carlosin sa i përket futbollistit më të mirë në histori për pozitën e krahut të majtë të mbrojtjes./Telegrafi
26/01/2026 20:56- "Valoni do të largohet, dëshiron të luajë - te ne nuk mundet" - drejtori i LASK flet për situatën e mesfushorit të Kosovës
Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, 32 vjeç, pritet të largohet nga LASK, por së fundmi ai ka refuzuar ofertat nga Bosnja, dhe është në pritje të destinacioni të ti të ardshëm.
Dino Buric, drejtori sportiv i LASK-ut, deklaroi se gjetja e një zgjidhjeje është në interes si të klubit ashtu edhe të lojtarit dhe se një marrëveshje për largimin e tij pritet të arrihet brenda ditësh.
“Unë besoj fuqimisht se po. Valoni është një lojtar me objektiva. Njëri prej tyre është të rikthehet në aksion për Kosovën në mars”.
26/01/2026 18:24- Cole Palmer e shtang Chelsean, preferon transferimin te rivali anglez
Anësori i Chelseat, Cole Palmer do të ishte i hapur për një lëvizje befasuese drejt Manchester United, sipas raportimeve të Samuel Luckhurst.
23-vjeçari u transferua nga Manchester City te Chelsea në shtator të vitit 2023 për 42.5 milionë funte, por deri tani ka hasur vështirësi për t’u ambientuar në Londër. Situata e tij te “Blutë” nuk ka shkuar sipas pritshmërive, çka ka hapur derën për spekulime rreth të ardhmes.
Raportohet se Palmer do ta mirëpriste një rikthim te klubi i fëmijërisë së tij, Manchester United, ndërsa ka përjashtuar mundësinë e një kthimi te Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiolës.
Barcelona e ka kompletuar marrëveshjen me Defensor Sporting për të nënshkruar me mbrojtësin e talentuar Patricio Pacifico.
Pacifico do t’i bashkohet katalunasve në një marrëveshje huazimi me opsion blerje për 1.8 milionë euro.
“Barcelona arrin marrëveshje për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut të majtë, 19-vjeçarin Patricio Pacifico nga Defensor Sporting, e kryer”.
“Marrëveshje huazimi për 1.8 milionë euro me opsion blerje plus bonuset, mund të bëhet e obliguar nëse plotësohen disa kushte”, njofton gazetari Fabrizio Romano.
26/01/2026 15:51- Zyrtare: Gentrit Salihu i bashkohet skuadrës kroate Lokomotiva Zagreb
Futbollisti 22-vjeçar Gentrit Salihu do ta vazhdojë karrierën e tij në Kroaci, duke iu bashkuar klubit elitar Lokomotiva e Zagrebit si lojtar i lirë.
Së fundi, Salihu ishte pjesë e Prishtinës dhe ka treguar paraqitje të spikatura në Superligën e Kosovës. Ky transferim përfaqëson një hap të rëndësishëm për karrierën e mesfushorit defensivë.
“Jam i lumtur që jam bërë pjesë e një klubi që njihet për punën e shkëlqyer me lojtarët e rinj. Lokomotiva është një mjedis ideal për zhvillimin tim të mëtejshëm dhe do të bëj çmos për të justifikuar besimin e stafit të trajnerëve dhe për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllimet e tij”, tha Salihu pas nënshkrimit të kontratës.
22-vjeçari ka kaluar edhe te të rinjtë e Portos, si dhe ka luajtur për Besën e Pejës dhe Dukagjinin, duke ndërtuar një eksperiencë të vlefshme në futbollin kosovar.
Lokomotiva e Zagrebit, aktualisht në vendin e shtatë me 22 pikë, ka një histori të pasur me futbollistë shqiptarë, dhe Salihu pritet të bëhet pjesë e kësaj tradite./Telegrafi/
26/01/2026 14:47- Real Madridi po e vëzhgon yllin e Romës
Neil El Aynaoui ka shkëlqyer në Kupën e Kombeve të Afrikës me Marokun, dhe e ardhmja e tij mund të jetë larg Romës.
Sipas raportimeve të Sacha Tavolieri, Real Madridi po ndjek nga afër mesfushorin maroken, me gjigantët spanjollë që po shqyrtojnë mundësinë e një transferimi të mundshëm gjatë muajve të ardhshëm.
24-vjeçari, aktualisht te Roma, tërhoqi vëmendjen e skautëve të Realit me performancat e tij në turne, duke siguruar vendin e tij në listën e lojtarëve të synuar. Edhe pse ka pasur diskutime të hershme me përfaqësuesit e lojtarit, ato mbeten joformale dhe nuk ka asnjë shenjë për një transferim gjatë afatit dimëror.
Klubi madrilen do ta monitorojë nga afër formën e El Aynaoui-t deri në fund të sezonit përpara se të marrë një vendim përfundimtar. Nga ana e lojtarit, interesi për t’u bashkuar me Realin është i qartë, dhe ai e ka identifikuar Merengues si destinacionin kryesor nëse vjen një ofertë zyrtare, sidomos gjatë merkatos së verës.
26/01/2026 14:37- Oscar Bobb po largohet nga City, tre skuadra në 'luftë' për të
Sulmuesi norvegjez do të largohet në huazim nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit.
The Sun ka raportuar se ka tre skuadra që janë në garë për anësorin, Dortmund dhe Leipzig në Bundesliga si dhe Fulham në Ligën Premier.
26/01/2026 14:15- En-Nesyri dështon, Juventusi po punon për transferimin e dy sulmuesve nga Anglia
Juventusi ka arritur një marrëveshje me Fenerbahçen për huazimin e sulmuesit Youssef En-Nesyri, por transferimi ka ngecur për shkak të refuzimit të vetë lojtarit për t’iu bashkuar “Zonjës së Vjetër”.
Qëndrimi i sulmuesit maroken, i cili nuk është bindur nga formula e huazimit dhe mungesa e garancive për të ardhmen, ka bërë që Juventusi të hezitojë edhe për një blerje përfundimtare. Kjo situatë ka acaruar palët dhe ka vënë në dyshim vazhdimin e negociatave.
Për këtë çështje ka folur edhe legjenda e klubit dhe njëkohësisht drejtues i Juventusit, Giorgio Chiellini, i cili ka qenë i prerë: “Ne nuk mundemi dhe nuk duam ta blejmë atë menjëherë.”
Si pasojë, Juventusi ka nisur të shqyrtojë alternativa të tjera për repartin ofensivë.
Klubi po punon paralelisht në disa fronte, duke rinisur kontaktet për Joshua Zirkzee nga Manchester United, si dhe duke monitoruar situatën e Federico Chiesa-s te Liverpooli.
Kthimi në Torino i drejtorit sportiv Marco Ottolini pa En-Nesyri, i cili qëndroi në Stamboll të shtunën në vend që të udhëtonte drejt Italisë me drejtorin, tashmë shihet si një kapitull i mbyllur.
Marrëveshja mes klubeve ishte arritur, por hezitimi i lojtarit e vuri gjithçka në rrezik, duke bërë që Juventusi të humbasë durimin dhe të ecë përpara me opsione të tjera në javën e fundit vendimtare të merkatos.
26/01/2026 13:56- West Ham gati të rikthejë interesimin për Maguire, por United pritet ta mbajë
West Ham United është i gatshëm të ringjallë interesimin e tij afatgjatë për mbrojtësin e Manchester United, Harry Maguire, nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje për kontratë të re në “Old Trafford”.
Megjithatë, zhvillimet e fundit sugjerojnë se një ndarje është gjithnjë e më pak e mundshme. Maguire është rikthyer në formacionin titullar dhe ka luajtur 90 minuta të plota në fitoret e rëndësishme ndaj Manchester Cityt dhe Arsenalit, duke rifituar besimin e stafit teknik.
Në këto rrethana, Manchester United duket gjithnjë e më i prirur të gjejë një marrëveshje të re me mbrojtësin anglez, duke zbehur shanset e West Hamit për ta transferuar atë.
26/01/2026 13:37- Rashica drejt rikthimit në Bundesliga, klubi gjerman i ofron Besiktasit shkëmbim lojtarësh
Milot Rashica mund të jetë pranë një rikthimi në Bundesliga. Pas interesimit për mbrojtësin qendror gjerman Felix Uduokhai, Besiktasi ka marrë një tjetër ofertë nga Gjermania, kësaj radhe për anësorin kosovar.
Sipas raportimeve nga gazeta e madhe turke 'Fanatik', Hoffenheim ka shfaqur interes konkret për Rashicën dhe negociatat mes dy klubeve janë duke vazhduar.
Mësohet se klubi gjerman ka propozuar një marrëveshje shkëmbimi, duke përfshirë anësorin çek Adam Hlozek si pjesë të paketës.
Rashica së fundmi shënoi paraqitjen e tij të 100-të me fanellën e Beşiktaşit, në ndeshjen e Kupës ndaj Keçiorengucu.
Futbollisti 29-vjeçar ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit turk, duke realizuar 12 gola dhe dhënë 22 asistime në të gjitha garat.
Përvoja e tij e mëparshme në Bundesligë me Werder Bremen e bën Rashicën një profil tërheqës për klubet gjermane, ndërsa e ardhmja e tij pritet të sqarohet në ditët në vijim, në varësi të zhvillimit të bisedimeve mes palëve.
Nëse arrihet marrëveshja, atëherë Rashica te Hoffenheim do t'i bashkohej futbollistëve të tjerë nga Kosova te kjo skuadër si Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
26/01/2026 08:09- Nuk po ambientohet me futbollin spanjoll, gjiganti anglez tenton transferimin e Alexander-Arnold
Manchester City po ndjek me vëmendje zhvillimet rreth të ardhmes së Trent Alexander-Arnold te Real Madridi, teksa pasiguria mbi rolin e tij në “Santiago Bernabeu” po rritet, raporton TEAMtalk.
Mbrojtësi i djathtë 27-vjeçar ka nisur vetëm pesë ndeshje në La Liga që nga transferimi i bujshëm veror nga Liverpooli, duke mos arritur ende ndikimin e menjëhershëm që pritej pas nënshkrimit të kontratës pesëvjeçare deri në vitin 2029.
Pakënaqësia prapa skenave ka shtyrë ndërmjetësit të hapin bisedime eksploruese me Manchester Cityn, i cili po vlerëson aktivisht opsionet për krahun e djathtë të mbrojtjes përpara një merkatoje verore intensive.
Edhe pse ende nuk ka pasur një ofertë zyrtare, City e sheh Alexander-Arnold si një përforcim potencialisht transformues për repartin defensivë.
Kontrata afatgjatë me Real Madridin do të kërkonte një tarifë të konsiderueshme transferimi dhe një paketë të lartë page, por “Cityzens” mbeten ndër klubet e pakta që kanë kapacitetin financiar për të përmbushur këto kushte.
Gjatë periudhës së tij te Liverpooli, Alexander-Arnold regjistroi 23 gola dhe 92 asistime në 354 paraqitje, duke fituar tetë trofe madhorë.
Ambicia e Cityt është konfirmuar edhe nga drejtori i ri sportiv, Hugo Viana, i cili ka vepruar me vendosmëri në afatin e janarit me afrimet e Marc Guehi dhe Antoine Semenyo, duke sinjalizuar lëvizje të guximshme në verë.
25/01/2026 22:43- Lazio afër marrëveshjes për Daniele Maldinin
🚨🦅 Lazio are closing in on deal to sign Daniel Maldini from Atalanta on loan with buy option clause.
Chelsea e ka rikthyer talentin Aaron Anselmino nga Borussia Dortmundi.
Anselmino zhvilloi paraqitje të shkëlqyer që kur iu bashkua skuadrës gjermane, kësisoj “Blutë” kanë vendosur ta rimarrin për t’i ndihmuar në objektivat e këtij edicioni.
Gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar se Chelsea e ka aktivizuar klauzolën e rikthimit të lojtarit, i cili do të udhëtojë për në Londër gjatë javës së ardhshme.
“Chelsea e aktivizon zyrtarisht klauzolën e rikthimit të Aaron Anselmino. Borussia Dortmundi është informuar për klauzolën e aktivizuar dhe Chelsea e do Anselminon si pjesë të skuadrës pas shkëlqimit te BVB”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
25/01/2026 22:17- Liverpooli i jep përgjigje Tottenhamit për Andrew Robertsonin
Mbrojtësi Andrew Robertson pritet të mbetet te Liverpooli, pasi klubi nga “Anfield” i ka bërë të qartë Tottenham Hotspurit se largimi i tij nuk mund të merret në konsideratë për momentin.
Pavarësisht bisedimeve të zhvilluara javën e kaluar mes dy skuadrave të Liga Premier, Liverpooli ka vendosur të tërhiqet nga çdo marrëveshje e mundshme për kapitenin e Skocisë.
Tottenham ishte i gatshëm të paguante një paketë rreth 5 milionë funte për Robertsonin, kontrata e të cilit skadon në verë, me trajnerin Thomas Frank që kërkonte më shumë lidership dhe përvojë në skuadrën e tij
25/01/2026 17:51- Konfirmohet nga drejtori: En Nesyri refuzon përfundimisht Juventusin
Sulmuesi Youssef En Nesyri e ka refuzuar përfundimisht kalimin te Juventusi në formë huazimi, këtë e ka konfirmuar drejtori i skuadrës italiane Giorgio Chiellini.
Juventusi kishte arritur marrëveshje me Fenerbahcen për huazimin e En Nesyri për pjesën e mbetur të sezonit, megjithatë lojtari ka kërkuar që transferimi të jetë i përhershëm.
Chiellini ka konfirmuar se “Bianconerët” nuk do ta blejnë lojtarin direkt prandaj marrëveshja ka dështuar
25/01/2026 14:52- Barcelona dhe PSG arrijnë marrëveshje përfundimtare për Dro Fernandez
Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë arritur një marrëveshje të plotë për transferimin e mesfushorit të ri Dro Fernández, me marrëveshjen që tani ndodhet në fazat përfundimtare përpara një njoftimi zyrtar.
Tarifa e transferimit raportohet të jetë pak më e lartë se klauzola e lirimit prej 6 milionë eurosh.
Spanjolli 18-vjeçar ka vendosur të largohet nga FC Barcelona këtë janar dhe të bashkohet me PSG-në, duke i dhënë fund periudhës së tij në La Masia dhe duke u transferuar te kampionët francezë.
Të dy klubet kanë rënë dakord për të gjitha kushtet, ndërsa Dro ka arritur gjithashtu një marrëveshje kontraktuale me PSG-në, e cila pritet të jetë e vlefshme deri në vitin 2030.
Edhe pse ishte raportuar interes nga disa klube të mëdha evropiane, PSG duket se ka fituar garën për një nga talentet më premtuese të futbollit spanjoll.
25/01/2026 09:41- Arsenali zhvillon bisedime fillestare me Atleticon për Julian Alvarez
Julian Alvarez është një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin evropian. Tani, Arsenali, një tjetër klub i rëndësishëm, i është bashkuar radhëve të palëve të interesuara.
Argjentinasi nuk ka mungesë pretenduesish. Sulmuesi i Atletico Madrid është lidhur me një kalim te Barcelona për muaj të tërë dhe konsiderohet objektivi numër një i transferimeve të klubit katalanas.
Por tani edhe Arsenali është futur në garë dhe, me sa duket, është serioz për 25-vjeçarin. Sipas ESPN, “Topçinjtë” ia kanë vënë syrin argjentinasit, ndërsa Talksport raporton se janë zhvilluar edhe bisedime fillestare.
Nënshkrimi i fituesit të Kupës së Botës 2022 nuk do të jetë aspak i lehtë; Talksport spekulon për një çmim prej 100 milionë eurosh.
Atletico Madrid i ka të gjitha kartat në dorë: klubi e nënshkroi sulmuesin vetëm në verën e vitit 2024 për 75 milionë euro dhe i ofroi një kontratë afatgjatë deri në vitin 2030.
Dy faktorë e bëjnë transferimin e Alvarez veçanërisht tërheqës për Arsenalin. Së pari, drejtori sportiv Andrea Berta, i cili ishte te Atlético deri në mars të vitit 2025, e njeh sulmuesin nga koha e tyre e përbashkët në kryeqytetin spanjoll dhe ishte pjesërisht përgjegjës për nënshkrimin e tij.
Së dyti, golashënuesi është tashmë i njohur me Ligën Premier nga periudha e tij te Manchester City.
Arsenali e kishte Alvarezin në radar edhe verën e kaluar, por në fund nënshkroi me Viktor Gyokeres nga Sporting Lisbona.
25/01/2026 09:16- En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferimin te skuadra spanjolle
Edhe pse duket se gjithçka ishte gati për transferimin e Youssef En-Nesyri te Juventus, situata ka marrë një kthesë të papritur.
Sulmuesi maroken, i cili luan aktualisht te Fenerbahce, duket se nuk ka dhënë ende dritën e gjelbër për të finalizuar marrëveshjen.
Palët kishin rënë dakord për një kontratë në formë kredie prej 5 milionë eurosh me opsion blerjeje 19 milionë euro + 3 milionë euro bonuse, dhe madje edhe presidenti i Fenerbahce kishte miratuar transferimin. Megjithatë, nënshkrimi nuk është finalizuar dhe mund të mos ndodhë.
Sipas mediave në Turqi dhe Itali, En-Nesyri nuk është i bindur plotësisht nga projekti teknik dhe taktik i Juventusit dhe po konsideron rikthimin te Sevilla, klubi ku ka shijuar sezonet më të mira të karrierës së tij.
Lojtari thuhet se i ka riorganizuar kartat duke kërkuar një pagë më të lartë dhe garanci mbi opsionin e blerjes.
Në anën tjetër, Juventus dhe Fenerbahce, të bindur për marrëveshjen e tyre dhe të vetëdijshëm se Sevilla nuk ka kapacitetin financiar për ta finalizuar transferimin, thuhet se kanë kërcënuar se En-Nesyrin mund të mbetet jashtë skuadrës nëse nuk pranon ofertën italiane.
Situata mbetet e paqartë dhe vetëm ditët në vijim do të tregojnë nëse sulmuesi do të zgjedhë rikthimin te Sevilla apo do të finalizojë transferimin te Juventus.
24/01/2026 18:53- Arsenali i “dashuruar” me talentin e Real Madridit, e bëjnë prioritet për verë
Arsenali po monitoron nga afër mbrojtësin e Real Madridit, Victor Valdepenas, raporton mediumi i njohur britanik “BBC”.
Talenti 19-vjeçar, i cili ka një klauzolë lirimi prej 43 milionë funte, ka qenë nën vëzhgim intensiv nga “Topçinjtë” gjatë muajve të fundit.
Valdepenas është mbrojtës me këmbën e majtë dhe mund të luajë si qendërmbrojtësi ashtu edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, çka e bën një profil shumë të vlefshëm për të ardhmen.
24/01/2026 18:37- Marrëveshja afër, Barcelona fiton mbi 8 milionë euro nga shitja e talentit te PSG-ja
Pedro Fernandez Sarmiento, i njohur si “Dro”, është shumë pranë largimit nga FC Barcelona për t’u transferuar te Paris Saint-Germain.
Sipas Mundo Deportivo, dy klubet janë afër finalizimit të një marrëveshjeje me vlerë pak mbi 8 milionë euro.
Mesfushori 18-vjeçar tashmë ia ka komunikuar vendimin e tij trajnerit Hansi Flick dhe ka informuar edhe bashkëlojtarët se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë PSG-ja.
24/01/2026 17:59- Barcelona afër marrëveshjes për talentin 19-vjeçar
Barcelona është shumë pranë finalizimit të një përforcimi të ri për të ardhmen, duke qenë në bisedime të avancuara për transferimin e mbrojtësit uruguaian Patricio Pacifico.
Bëhet fjalë për një futbollist 19-vjeçar, i cili mund të aktivizohet si qendërmbrojtësi ashtu edhe në krahun e majtë të mbrojtjes. Sipas raportimeve të gazetarit Gianluigi Longari, klubi katalanas është shumë afër mbylljes së marrëveshjes, me Pacificon që pritet të përforcojë fillimisht Barcelonën Atletic, ekipin rezervë të klubit.
Pacifico, i lindur në vitin 2006 dhe me gjatësi 1.87 metra, ka rënë në sy për prezencën e tij fizike dhe pjekurinë në lojë, pavarësisht moshës së re. Aktualisht ai është pjesë e Defensor Sporting Club në Uruguai, ku që nga debutimi në sezonin 2023/24 ka regjistruar 37 paraqitje në elitën e futbollit uruguaian, duke realizuar edhe dy gola. Po ashtu, ai ka zhvilluar tri ndeshje edhe në Kupën AUF të Uruguait.
Në arenën ndërkombëtare, Pacifico është pjesë e përfaqësueses U20 të Uruguait dhe ka marrë pjesë në Kampionatin e Amerikës së Jugut U20 në vitin 2025, duke konfirmuar potencialin e tij si një nga talentet premtuese të mbrojtjes.
Nëse transferimi zyrtarizohet, ai do të ndjekë rrugën e përforcimeve të fundit si Hamza Abdelkarim dhe Ajay Tavares, teksa Barcelona synon të forcojë repartin defensiv të ekipit rezervë. Ardhja e Pacificos lidhet edhe me largime të mundshme, pasi Mbacke dhe Cuenca pritet të largohen nga Barca Atletic gjatë verës
24/01/2026 15:27-Al-Khelaifi nis negociatat për të siguruar transferimin e lojtarit të Barcelonës
Paris Saint-Germain thuhet se është i vendosur të sigurojë nënshkrimin e mesfushorit të Barcelonës, Dro Fernandez, sa më shpejt të jetë e mundur, me një marrëveshje verbale që është në fuqi prej ditësh.
Parisienët janë të etur të zmbrapsin pretendentë si Manchester City dhe Borussia Dortmund për lojtarin e ri.
24/01/2026 13:44-West Ham arrin marrëveshje me Adama Traoren
West Ham United ka arritur arrin një marrëveshje verbale për të nënshkruar me Adama Traoren nga Fulham.
Sipas Fabrizio Romanos, klubet janë gati për shkëmbimin e dokumenteve dhe testet mjekësore që do të pasojnë më pas.
24/01/2026 11:47-Chelsea rivalizon Interin për yllin e Real Madridit
Real Madridi përballet me javë vendimtare në planifikimin e skuadrës, me një emër në veçanti në tavolinë. E ardhmja e afërt e Franco Mastantuonos po gjeneron debate të brendshme, ndërsa një propozim nga Anglia mund të ndryshojë planet fillestare të klubit.
Argjentinasi i ri, i cili u transferua nga Real Madridi verën e kaluar pas një investimi të rëndësishëm, nuk ka pasur ndikimin e pritur në fillim të këtij kapitulli të ri. Përshtatja e tij me ritmin evropian po përparon gradualisht dhe ata në Valdebebas po analizojnë me qetësi hapin e tij të radhës.
24/01/2026 10:46-Gjiganti turk shqyrton transferimin e Fisnik Asllanit
Klubi i madh turk, Fenerbahce thuhet se po shqyrton transferimin e yllit të kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani nga Hoffenheimi.
Fenerbahce ka bërë shumë lëvizje gjatë këtij afati kalimtar duke afruar futbollistë të shquar nga Evropa, pasi synon ta rikthej titullin kampion pas shumë viteve.
Mallorca nuk planifikon të ndahet nga mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla, në këtë fazë.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, nuk ka negociata me Udinesen pavarësisht raportimeve të fundit nga Italia.
24/01/2026 08:38-Të gjitha transferimet e konfirmuara nga klubet e Serie A në 23 janar 2026
23 janari (e premte), ka qenë një tjetër ditë e ngjeshur në Serie A në afatin kalimtar dimëror, pasi shumë nga klubet e ligës elitare të Italisë konfirmuan mbërritjet dhe largimet.
Më poshtë është lista e plotë e transferimeve të Serie A të konfirmuara më 23 janar 2026:
Tommaso Baldanzi nga Roma te Genoa, huazim me opsion blerjeje
Nils Zatterstrom te Genoa nga Sheffield United në huazim me të drejtë blerjeje.
Noa Lang nga Napoli te Galatasaray në huazim me mundësi blerjeje.
Lorenzo Lucca nga Napoli te Nottingham Forest në huazim me mundësi blerjeje.
Vicente Guaita i përfundon kontratën me Parma
Frederic Guibert i jep fund kontratës me Leccen
Jeremy Sarmiento përfundon huazimin te Cremonese, kthehet te Brighton
Jesper Karlsson nga Bologna në FC Utrecht në formë huazimi
24/01/2026 08:31-Agjenti i Julian Alvarez përgjigjet për spekulimet e një transferimi te Barcelona apo Arsenali
Sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez, vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga klubi, pavarësisht se Los Colchoneros vazhdimisht kanë siguruar se nuk kanë ndërmend ta shesin lojtarin e kombëtares argjentinase. Më parë këtë sezon ai i hodhi poshtë lidhjet me Barcelonën, dhe tani agjenti i tij ka dalë për të diskutuar publikisht të ardhmen e tij.
Barcelona është lidhur me Alvarezin për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, me presidentin Joan Laporta që duket se e preferon atë për të zëvendësuar Robert Leëandoëskin këtë verë. Kohët e fundit, edhe Chelsea është interesuar për të , dhe disa raportime tani pohojnë se Arsenali po shqyrton nisjen e një ofensive për të.
23/01/2026 23:22- Zyrtare: Noa Lang i bashkohet Galatasarayt nga Napoli
Noa Lang është zyrtarisht lojtar i Galatasarayt, duke u transferuar nga Napoli në formë huazimi, me të drejtë blerjeje.
Anësori holandez largohet nga Napoli pas vetëm gjashtë muajsh, duke iu bashkuar gjigantëve turq në një marrëveshje huazimi që përfshin edhe një opsion për transferim të përhershëm.
Të dy klubet e kanë konfirmuar marrëveshjen përmes njoftimeve zyrtare në faqet e tyre përkatëse.
Lang ishte transferuar te Partenopei verën e kaluar nga PSV për një shumë prej 25 milionë eurosh, por nuk arriti të sigurojë një rol të rregullt titullari nën drejtimin e Antonio Contes. Gjatë pjesës së parë të sezonit, ai regjistroi vetëm një gol dhe dy asistime në 27 paraqitje me fanellën e Napolit.
23/01/2026 21:38- Barcelona apo Liverpooli? Ylli i Interit ia bën të qartë klubit destinacionin e radhës
Qendërmbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, është shndërruar në një objektiv konkret për Barcelonën dhe Liverpoolin, ndërsa vetë lojtari tashmë ka bërë të qartë dëshirën e tij për hapin e radhës në karrierë.
Kontrata e Bastonit me Interin është e vlefshme deri në vitin 2028, por kjo nuk i ka ndalur klubet e mëdha të Evropë që të pozicionohen për një lëvizje të mundshme në verën e ardhshme, në një merkato ku pritet kërkesë e madhe për qendërmbrojtës të nivelit të lartë.
Në këtë kontekst, Bastoni pritet të ketë oferta konkrete në tavolinë, ndërsa edhe Interi do të jetë i gatshëm të dëgjojë propozime serioze financiare. Mes gjithë këtyre spekulimeve, italiani ka sinjalizuar qartë preferencën e tij
23/01/2026 20:16- Cole Palmer te Man United? Trajneri i Chelseas komenton zërat për largimin e yllit anglez
Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, ka këmbëngulur se Cole Palmer është pjesë e planeve afatgjata të klubit, mes zërave të fundit për një largim të mundshëm.
Palmer realizoi gol në fitoren e Chelseat ndaj Brentfordit në ndeshjen e fundit të Liga Premier, por u la pushim në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Pafos, teksa vazhdon rikuperimin nga një lëndim në ijë.
23-vjeçari ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje në kampionat këtë sezon dhe është paraqitur vetëm një herë në Ligën e Kampionëve, duke shënuar gjithsej pesë gola në këto takime.
23/01/2026 18:43- Tammy Abraham udhëton drejt Anglisë për ta kompletuar kalimin te Aston Villa
Tammy Abraham is travelling to England to complete a permanent transfer to Aston Villa from Besiktas.
The striker is set for a medical with the Premier League side on Saturday after the clubs agreed a fee of €21million (£18.1m; $24.7m), with Villa defender Yasin Ozcan moving in… pic.twitter.com/y64vCdhPyW
Tammy Abraham po udhëton drejt Anglisë për të kryer kontrollin mjekësor me Aston Villan, pasi është arritur marrëveshja me Besiktasin.
Sulmuesi 28-vjeçar pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore të shtunën me klubin e Liga Premier, pasi palët kanë rënë dakord për një transferim të përhershëm me vlerë 21 milionë euro.
Si pjesë e marrëveshjes, mbrojtësi i Aston Villas, Yasin Ozcan, do të kalojë në drejtim të kundërt, duke iu bashkuar Besiktasit.
Abraham pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare e gjysmë me Aston Villan, duke shënuar rikthimin e tij në futbollin anglez pas aventurës në Turqi.
23/01/2026 16:50- Zyrtare: Arsenali ‘sakrifikon’ talentin, Nwaneri largohet drejt Marseille
Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht se mesfushori ofensiv 18-vjeçar, Ethan Nwaneri, është transferuar te Olympique Marseille në formë huazimi deri në fund të sezonit 2025/26.
Produkti i akademisë Hale End, i cili hyri në histori kur debutoi në Ligën Premier në moshën vetëm 15 vjeç e 181 ditë kundër Brentfordit në shtator të vitit 2022, duke u bërë lojtari më i ri ndonjëherë në këtë kompeticion, do të ketë tani mundësinë të grumbullojë minuta të rëndësishme në ekipin e parë në Ligue 1.
Nwaneri ka zhvilluar 12 ndeshje me Arsenalin në sezonin aktual, ndërsa shpërthimi i tij i vërtetë erdhi sezonin e kaluar, kur u aktivizua plot 37 herë në të gjitha garat, prej tyre 16 si titullar. Ai regjistroi 26 paraqitje në Liga Premier dhe shtatë të tjera në Ligën e Kampionëve, duke u konsideruar si një nga talentet më premtues të klubit londinez.
23/01/2026 16:30- E bujshme nga Italia: Juventusi e largon Dusan Vlahovicin për yllin e Kosovës
Juventusi ka nisur tashmë planifikimin për të ardhmen e repartit ofensiv për verën e ardhshme, me synimin për të zëvendësuar Dusan Vlahovic dhe për të sjellë emra të rinj kyç në sulm.
Mes profileve që bardhezinjtë po ndjekin me vëmendje është edhe Fisnik Asllani, i cili aktualisht aktivizohet te Hoffenheim.
Sulmuesi 1.91 metra i gjatë po kalon një sezon pozitiv, duke regjistruar 19 paraqitje në Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë, ku ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë pesë asistime.
23/01/2026 15:54-Sauditët po përgatisin një plan të ‘tmerrshëm’ pas largimit të Ronaldos: Planifikojnë të blejnë 50 yje botërore
Drejtuesit e Ligës Profesionale të Arabisë Saudite po përgatiten për epokën pas largimit të portugezit Cristiano Ronaldo dhe thuhet se qëllimi i tyre është të sjellin 50 emra të mëdhenj të futbollit.
Sipas raportimeve të medias, "negociatorët synojnë 50 nënshkrime të huaja në kulmin e forcës së tyre këtë verë".
23/01/2026 15:24-Zyrtare: Szymanski transferohet te Rennes
Rennes ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Sebastian Szymanski nga Fenerbahce.
Sipas mediave, transferimi i polakut ka kushtuar rreth 10 milionë euro.
23/01/2026 15:21-Tammy Abraham te Aston Villa
Sipas Fabrizio Romanos, Tammy Abraham pritet të kalojë te Aston Villa, pasi është arritur marrëveshje verbale në parim me Besiktasin pas kushteve personale të nënshkruara ditë më parë.
Shifra e transferimit është 21 milionë euro plus bonuse, teksa Yasin Ozcan do të përfshihet gjithashtu si pjesë e marrëveshjes.
23/01/2026 14:54-Tottenham vendos çmim rekord për Micky van de Ven
I vetëdijshëm për interesin e madh që ka ngjallur mes gjigantëve të futbollit evropian, Tottenham ka vendosur një çmim jashtëzakonisht të lartë për mbrojtësin Micky van de Ven.
Sipas klubit londinez, lojtari nuk do të largohet për më pak se 115 milionë euro.
23/01/2026 14:43-Zyrtare: Anis Mehmeti, lojtar i ri i Ipswich Town
Klubi anglez nga Championship, Ipswich Town ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit shqiptar, Anis Mehmeti nga Bristol City.
Reprezentuesi i kombëtares së Shqipërisë ka ndryshuar klub gjatë ditës së sotme (e premte), por jo edhe kampionat, pasi vazhdon të mbetet pjesë e Championshipit anglez.
23/01/2026 13:15-West Ham refuzon ofertën e Flamengos për Lucas Paqueta
Sipas mediumit talkSPORT, West Ham United ka refuzuar ofertën zyrtare të Flamengos për të nënshkruar me Lucas Paqueta në janar.
Oferta e skuadrës braziliane ishte shumë më e ulët se kërkesat e ‘Çekanëve’.
Besohet se klubi i Ligës Premier kërkon rreth 40 milionë funte apo 46 milionë euro për yllin e tyre.
23/01/2026 13:03-Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpoolit në janar
Tottenham Hotspur po shikon brenda kampionatit për përforcime dhe tashmë kanë etiketuar një yll të Liverpoolit, i cili mund të transferohet gjatë këtij afati kalimtar dimëror.
Sipas mediumit The Athletic, Tottenhami po punon për një marrëveshje për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Liverpoolit, Andy Robertson.
23/01/2026 12:24-Barcelona refuzon një ofertë prej 120 milionë eurosh për Raphinhan
Barcelona ka vendosur të refuzojë një ofertë të jashtëzakonshme prej 120 milionë eurosh për sulmuesin brazilian Raphinha, duke konfirmuar se lojtari nuk është në shitje.
Oferta erdhi nga klubi arab Neom SC, që përfshinte 100 milionë euro fiks dhe 20 milionë në variabla, por drejtuesit katalanas vendosën që projekti sportiv të ketë prioritet mbi çdo përfitim financiar.
23/01/2026 12:12-Barcelona dhe Real Madridi interesohen për mbrojtësin e Albacetes
Barcelona dhe Real Madridi thuhet se kanë kontaktuar klubin e divizionit të dytë, Albaceten, për të pyetur rreth nënshkrimit të mundshëm të Dani Bernabeut.
19-vjeçari ka bërë përparim të shpejtë nga formacioni i të rinjve të Albacetes në ekipin e parë, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me performancat e tij.
23/01/2026 11:47-Perisic pranon rikthimin te Interi, Nerazzurët po tentojnë të bindin PSV-në
Interi mund të kompletojë rikthimin e kroatit Ivan Perisic, pasi tashmë ka marrëveshje personale dhe po diskuton me klubin holandez, PSV Eindhoven.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, anësori i PSV-së, Ivan Perisic, ka dhënë dritën jeshile për t'u transferuar te ish-klubi i tij, Interi, në janar në një marrëveshje huazimi gjashtëmujore.
23/01/2026 09:16-Real Madridi po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për qendërmbrojtësin e njohur
Real Madridi tashmë po punon me synimin për sezonin e ardhshëm dhe ka një emër të rrethuar me të kuqe për të udhëhequr mbrojtjen.
Klubi është i përgatitur të ofrojë 100 milionë euro për Willian Pachon, qendërmbrojtësin 24-vjeçar që luan për Paris Saint-Germain, në një transferim që parashikohet si një investim afatmesëm.
23/01/2026 08:57-MLS po bën gjithçka për dy lojtarë të Real Madridit
Real Madrid po analizon dy propozime të ardhura së fundmi nga MLS, të cilat mund të sjellin lëvizje të rëndësishme në përbërjen e skuadrës në afat të shkurtër.
Klubet amerikane kanë shfaqur interes konkret për David Alaba dhe Dani Ceballos, dy lojtarë me role dhe situata të ndryshme brenda ekipit madrilen.
23/01/2026 08:54-Tri klube saudite synojnë Lewandowskin për një transferim gjatë verës
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski nuk po hiqet aspak nga radari i klubeve saudite, të cilat synojnë transferimin e tij.
Sipas TeamTalk, klubet e Superligës Profesionale Saudite, Al-Ittihad dhe Al-Shabab, po e monitorojnë situatën e sulmuesit të Barcelonës, përpara një transferimi të mundshëm si lojtar i lirë gjatë verës.
23/01/2026 08:31-Arsenali është i hapur për shitjen e yllit të skuadrës gjatë verës
Klubi anglez, Arsenali synon t’i bëjë disa ndryshime tjera në skuadër gjatë verës dhe pjesë e ndryshimeve pritet të jenë edhe disa lojtarë që e kanë bartur barrën e skuadrës në vitet e fundit.
Sipas mediumit talkSPORT, Arsenali është i hapur për të shitur Gabriel Martinelli këtë verë për shkak të interesit nga klubet e Superligës së Arabisë Saudite.
22/01/2026 22:04- Ishte pranë largimit nën urdhrat e Amorim, Man Utd tani afër t’ia rinovojë kontratën yllit të skuadrës
Manchester United janë gati të nisin bisedimet me Kobbie Mainoo për një kontratë të re.
Në të njëjtën ditë kur United konfirmuan se një mesfushor kyç do të largohet nga “Old Trafford” – me Casemiron, që së shpejti mbush 34 vjeç, i cili do të largohet në fund të këtij sezoni – klubi po synon tani të sigurojë të ardhmen e një tjetër mesfushori, shumë më të ri, përmes një marrëveshjeje të përmirësuar ndjeshëm.
Raportohet se tashmë ka pasur kontakte fillestare me përfaqësuesit e Mainoos, me planin për t’u ulur dhe për të diskutuar detajet e një kontrate të re dhe më të favorshme, e cila do ta sillte pagën e tij më afër nivelit të bashkëlojtarëve dhe statusit që ai gëzon në skuadër.
Lorenzo Lucca po i bashkohet Nottingham Forest me huazim nga Napoli, me një tarifë fillestare huazimi prej 1 milion euro.
Klausula e blerjes nuk është e detyrueshme, por mund të arrijë deri në 40 milionë euro
Lucca pritet të udhëtojë sot drejt Anglisë për t’iu bashkuar Nottingham.
22/01/2026 20:01- Chelsea dhe Aston Villa vihen pas Douglas Luiz
Chelsea dhe Aston Villa po shqyrtojnë një huazim të Douglas Luiz gjatë këtij afati kalimtar.
Nottingham mund të lejojë Luiz të largohet, të kthehet te Juventusi dhe të bashkohet me klubin e ri me huazim.
Chelsea e sheh atë si një opsion për thellësi në mesfushë, sipas The Athletic.
Aston Villa në anën tjetër, mendon ta kthejë lojtari, pasi po Lufton në disa fronte këtë vit.
22/01/2026 19:57- Arsenali e “ëndërron” Julian Alvarezin, por Atletico Madridi i vendos çmim të frikshëm
Arsenal dhe Barcelona po udhëheqin garën për nënshkrimin e Julian Alvarez verën e ardhshme, me të dy klubet që e shohin sulmuesin argjentinas si një pjesë kyçe për ambiciet e tyre madhore.
Sipas ekspertit të transferimeve Ekrem Konur, Arsenali e konsideron Alvarezin si sulmuesin që i mungon për ta fituar më në fund titullin e Ligës Premier, ndërsa Barcelona e sheh atë si zëvendësuesin ideal afatgjatë të Robert Lewandowskit.
Atletico Madridi ka vendosur një çmim shumë të lartë për kartonin e lojtarit, që tejkalon 150 milionë euro, me mundësinë që shifra të rritet deri në 200 milionë euro, në varësi të bonuseve dhe negociatave.
Vinicius Junior ka kaluar kohë të vështira te Real Madridi kohët e fundit, dhe duket se disa tifozë po e shtyjnë drejt largimit nga klubi.
Braziliani nuk ka frikë të thotë atë që mendon, por kjo shpesh është parë si problem nga tifozët, të cilët besojnë se askush nuk është më i madh se vetë klubi.
Ekipet nga Arabia Saudite kanë shfaqur interes për Viniciusin prej kohësh, dhe vitin e kaluar ai u identifikua si objektiv kryesor për afatin veror 2026.
22/01/2026 19:43- Gjiganti italian zbarkon në Stamboll për të mbyllur marrëveshjen për En-Nesyrin
Drejtori sportiv i Juventusit, Marco Ottolini, ka mbërritur në Stamboll me synimin për të mbyllur marrëveshjen për sulmuesin e Fenerbahçes, Youssef En-Nesyri, sipas raporteve të së enjtes.
Bianconerët po kërkojnë të shtojnë një sulmues qendre në ekipin e tyre gjatë janarit, pas lëndimit afatgjatë të Dusan Vlahovic, kontrata e të cilit përfundon gjithsesi në fund të sezonit 2025-26.
Juventus ishte lidhur më parë me Jean-Philippe Mateta të Crystal Palace, por aktualisht nuk mund të plotësojë kërkesat e klubit shitës.
22/01/2026 18:15- E konfirmuar: Ylli i Man Unitedit do të largohet në fundin e sezonit
Mesfushori Casemiro do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni, sapo t’i skadojë kontrata aktuale.
33-vjeçar ka në kontratë një opsion për zgjatje edhe për një vit tjetër, por skuadra angleze përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se bashkëpunimi nuk do të vazhdojë.
"The Athletic" kishte raportuar në janar se klauzola e zgjatjes njëvjeçare mund të aktivizohej edhe automatikisht nëse Casemiro do të niste si titullar një numër të caktuar ndeshjesh, që besohet të jetë 35, gjatë sezonit 2025/26.
22/01/2026 16:27- Gjiganti evropian e kontakton Man Unitedin për yllin e skuadrës
Manchester United kanë marrë një kërkesë nga Ajaxi për Manuel Ugarte, teksa afati kalimtar i janarit 2026 po hyn në javën e fundit.
Mesfushori uruguaian ka pasur rol dytësor këtë sezon në “Old Trafford”, duke u aktivizuar në 18 nga 24 ndeshje të mundshme në të gjitha garat, por vetëm në nëntë prej tyre si titullar.
Situata e tij mund të ndërlikohet edhe më shumë pas largimit të Ruben Amorim dhe emërimit të Michael Carrick si trajner i përkohshëm, zhvillim që i ka hapur rrugë Kobbie Mainoos për t’u rikthyer në formacionin bazë, pasi më herët ishte lënë në hije nga trajneri i mëparshëm.
22/01/2026 15:52-Real Madridi vazhdon ta mbajë në radar yllin e Man Cityt
Rodri është një figurë kyçe për Manchester Cityn dhe ekipin kombëtar spanjoll. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, megjithëse City i ka paraqitur tashmë një propozim për ta zgjatur atë deri në vitin 2029. Për momentin, ai nuk ka nënshkruar ende dhe këtu hyn në lojë Real Madridi.
Rodri ka qenë në radarin e klubit mbretëror për një kohë të gjatë. Hierarkia e Real Madridit po kërkon një mesfushor mbrojtës për sezonin e ardhshëm dhe Rodri është në listë - jo një i kohëve të fundit, por një i hershëm.
22/01/2026 15:15-Man Utd dhe Chelsea të “impresionuar” nga forma e yllit të Dortmundit, duan transferimin e tij
Forma mbresëlënëse e Felix Nmecha këtë sezon te Borussia Dortmund ka tërhequr vëmendjen e klubeve të Ligës Premier, përfshirë Chelsean dhe Manchester Unitedin.
Mesfushori 25-vjeçar ka qenë një lojtar kyç në 18 paraqitje, duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asistime në të gjitha garat deri më tani në sezonin 2025/26, ndërsa vazhdimisht ka mbuluar fushën dhe ka fituar ndërhyrje nga mesfusha.
22/01/2026 14:50-Bernardo Silva do t’i bashkohet Barçës?
Barcelona ka qenë prej kohësh e interesuar për Bernardo Silvën, dhe viti 2026 mund të jetë viti kur mesfushori portugez mund të mbërrijë në Camp Nou.
Sipas El Nacional, mesfushori 31-vjeçar është rikthyer në radarin e Barcelonës, ndërsa kontrata e tij me Manchester Cityn po i afrohet fundit të sezonit dhe ai mund të bëhet një lojtar i lirë në verë.
22/01/2026 14:44-Një klub nga Serie A bën një ofertë të majme për të rikthyer Brahimin
Brahim Diaz ndodhet sërish në qendër të vëmendjes te Real Madridi, teksa vera pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.
Sulmuesi që përfaqëson Marokun përballet me konkurrencë të fortë në repartin ofensiv, çka ka kufizuar rolin e tij në skuadër.
22/01/2026 14:04-Mateta nuk do t’i bashkohet Juventusit, do të zgjedhë njërën mes dy skuadrave angleze
Jean-Philippe Mateta ka vendosur të largohet nga Crystal Palace dhe e ardhmja e tij do të mbetet në Ligën Premier, pavarësisht interesimit nga Juventusi.
Edin Dzeko është rikthyer zyrtarisht në futbollin gjerman, por kësaj radhe do të luaj në Bundesliga 2.
Pas gjashtë muajsh të kaluar te skaudra italiane Fiorentina, Dzeko nuk arriti të ambientohej në atë klub dhe vendosi të largohet.
Përkundër se kishte oferta të shumta, sulmuesi boshnjak vendosi të rikthehet në futbollin gjerman, ku më parë ka lënë gjurmë me fanellën e VFL Wolfsburg.Ai është prezantuar tanimë si lojtari më i ri i Schalke 04, ku ka marrë fanellën me numër 10.
“Që nga momenti që pati interes, e pashë nga afër Schalken dhe pashë disa ndeshje. Diskutimet e mia me klubin, me trajnerin Miron Muslic dhe, sigurisht, me Nikola Katic ndër të tjerë, ishin shumë pozitive”, shpjegoi Dzeko.
"Është mbresëlënëse të shohësh se si është zhvilluar skuadra këtë sezon pas disa vitesh të vështira. Tani dua të jap gjithçka që të kemi sukses së bashku në gjysmën e dytë të sezonit. Mezi pres ndeshjen time të parë në shtëpi në një VELTINS-Arena që është gjithmonë i mbushur", deklaroi Dzeko në prezantim.
22/01/2026 12:00-Liverpooli interesohet për Van de Ven
Liverpooli është vërtet i interesuar për qendërmbrojtësin e Tottenhamit dhe Holandës, Micky van de Ven, i cili ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re me Spurs.
Nëse Liverpooli e teston vendosmërinë e Spurs me një ofertë, do të jetë një vendim i madh për drejtuesit e Spurs, të cilët janë zotuar të jenë më të mirë në shitje.
22/01/2026 10:39-Chelsea vendos një çmim për yllin kryesor dhe zgjedh një zëvendësues
I përfshirë prej kohësh në listën e objektivave të klubeve të mëdha si Real Madrid dhe Paris Saint-Germain, Enzo Fernandez po kalon një moment shumë pozitiv te Chelsea.
Mesfushori argjentinas është kthyer në një pjesë kyçe të skuadrës londineze, por pavarësisht rolit të tij të rëndësishëm, klubi anglez nuk e përjashton mundësinë e një largimi nëse vjen oferta e duhur.
22/01/2026 09:44- Dzeko mbërrin në Gjermani për testet mjekësore
Edin Dzeko ka mbërritur në Gjermani për t'iu nënshtruar testeve mjekësore te Schalke 04.
Sulmuesi veteran boshnjak është pajtuar me Schalken për një kontratë 1,5 vite, teksa synimi është ta rikthejë klubin e madh gjerman në Bundesliga.
Dzeko do të zyrtarizohet te Schalke pas një aventure prej gjashtë muajsh te Fiorentina.
22/01/2026 09:40- Napoli tenton transferimin e Abdessamad Ezzalzouli
Klubi italian Napoli po kërkon të forcojë krahët e sulmit për trajnerin e ri Antonio Conte dhe ka vënë në fokus Abdessamad Ezzalzouli nga Real Betis.
Anësori i majtë, 24 vjeç, me kombësi marokene dhe spanjolle, vlerësohet për aftësitë e tij teknike dhe potencialin për rritje. Ezzalzouli është shtuar në një listë objektivash që përfshin gjithashtu Raheem Sterling dhe Daniel Maldini, ndërsa Giovane mbetet një nga opsionet kryesore për krahun ofensivë.
Napoli po e vlerëson me kujdes mundësinë e transferimit, ndërsa klubi dhe trajneri Conte synojnë të forcojnë skuadrën për sfidat në Seria A dhe kompeticionet evropiane.
22/01/2026 09:36- Liverpooli interesohet për transferimin e yllit të Wolves
Liverpooli po ndjek situatën e mesfushorit brazilian Andre Trindade (24), i cili luan për Wolverhampton Wanderers, raporton Empire of the Kop.
Vlera e mundshme e transferimit mund të arrijë rreth 30 milionë euro.
Wolverhampton po kalon një sezon të vështirë në Ligën Premier dhe konsiderohet favorit për rënie nga kategoria, gjë që mund të bëjë të vështirë mbajtjen e mesfushorit, i cili ka luajtur 13 ndeshje për kombëtaren e Brazilit dhe ka bërë 21 paraqitje këtë sezon në kampionatin anglez.
Trindade ka tërhequr gjithashtu interes nga klube italiane, përfshirë Juventusin, si dhe nga Turqia dhe Franca.
Ai u bashkua me Wolverhampton në gusht 2024, ndërsa kontrata e tij skadon në qershor 2029. Para se të transferohej te Wolves, mesfushori ishte i lidhur me një kalim të mundshëm te Liverpool.
22/01/2026 09:25- Roma tenton huazimin e Yannick Carrascos
Roma është duke kërkuar një sulmues krahu dhe belgu Yannick Carrasco është në listën e dëshirave.
Giallorosët kanë kërkuar zyrtarisht huazimine tij nga Al Shabab, teksa lojtari ka dhënë dritën e gjelbër për t'iu bashkuar atyre.
22/01/2026 08:38-Galatasaray arrin marrëveshje të plotë për të nënshkruar me Noa Lang
Sipas Fabrizio Romanos, Galatasaray më në fund ka arritur një marrëveshje me Napolin për transferimin në formë huazimi të Noa Lang, me një opsion transferimi të përhershëm në verë.
Gjigantët turq do të paguajnë një tarifë huazimi prej 2 milionë eurosh me një klauzolë lirimi me vlerë 30 milionë euro në qershor.
21/01/2026 21:13- Wolverhampton Wanderers është skuadra favorite për transferimin e Anis Mehmetit
Wolverhampton Wanderers i është bashkuar garës për shërbimet e Anis Mehmetit dhe po konsiderohet si një nga favoritët kryesorë për ta transferuar sulmuesin brenda këtij afati kalimtar.
Sipas raportimeve në mediat angleze, Wolves tashmë ka vendosur kontakte zyrtare me Bristol Cityn, klub me të cilin Mehmeti ka kontratë të vlefshme deri në përfundim të këtij sezoni.
Klubi nga Liga Premier po shtyn fort për të finalizuar marrëveshjen, duke pasur parasysh se për 25-vjeçarin ka interesim edhe nga Ipswich Town, skuadër që garon në Championship.
Indrit Mavrajj është bërë me skuadër të re dhe karrierën do ta vazhdoj te Lechia Gdansk në Poloni.
Mbrojtësi i Kosovës U21 është larguar nga Bari që militon në Serie B dhe është bashkuar si transferim i lirë me Lechia Gdansk.
Skuadra polake e ka prezantuar tanimë futbollistin i cili është bashkuar me ta në fazën përgatitore në Antalya.
21/01/2026 21:07- Aston Villa i bashkohet garës për Youssef En-Nesyrin
Youssef En-Nesyri ka vendosur të largohet nga Fenerbahce dhe shumë klube janë vënë pas tij.
Skuadra angleze Aston Villa së fundmi ka shprehur interesim për transferimin e marokenit, i cili është në listën e dëshirave edhe të Juventusit dhe Napolit.
21/01/2026 21:01- Zyrtare: Eduardo Bove transferohet te Watfordi
Eduardo Bove zyrtarisht është futbollist i ri i Watfordit. Mesfushori italian ka shkëputur kontratën me Romën, pasi nuk i lejohej të luante në Itali me problemet që ka në zemër.
Bove ka më shumë se gjashtë muaj pa luajtur futboll dhe tani synon të vazhdoj në Angli.
21/01/2026 21:01- Manchester United e fut në listën e dëshirave Marc Casadon
Manchester United ka zhvendosur fokusin drejt mesfushorit 22-vjeçar të Barcelonës, Marc Casado, duke e parë atë si një alternativë të mundshme për përforcimin e skuadrës.
Sipas raportimeve nga mediat e ndryshme angleze, “Djajtë e Kuq” kanë bërë tashmë një qasje zyrtare pranë klubit katalanas për të marrë informacione rreth një transferimi të mundshëm të mesfushorit të ri.
Deri tani, strategjia e United ishte e orientuar kryesisht te futbollistët që tashmë janë ambientuar me futbollin anglez.
Lista e ngushtë e kandidatëve përfshinte emra si Carlos Baleba, Adam Wharton dhe Elliot Anderson, por Marc Casado raportohet se tashmë është futur seriozisht në planet e klubit.
Gjatë këtij sezoni, Casado ka regjistruar 19 paraqitje me fanellën e Barcelonës, duke kontribuar me një asist, ndërsa vlerësohet si një mesfushor me cilësi të larta teknike, i cili mund të shtojë konkurrencë dhe thellësi në mesfushën e Manchester United.
Ethan Nwaneri ka mbërritur te Marseille, zyrtarizimi çështje orësh
Mesfushori sulmues, Ethan Nwaneri ka mbërritur në Marseille nga Arsenali ashti siç ishte planifikuar.
“William Saliba më tha se OM është një nga klubet më të mirë në botë. Roberto De Zerbi gjithashtu është një nga trajnerët më të mirë në botë”, deklaroi transferimi i ri.
Klubi i madh francez pritet ta zyrtarizojë gjatë orëve në vijim.
21/01/2026 19:07- Loftus-Cheek drejt kthimit në Ligën Premier?
Aston Villa ka kërkuar kushte për transferimin e Ruben Loftus-Cheek pas dëmtimit të Kamaras, shkruan Fabrizio Romano.
Milani gjithashtu filloi bisedimet disa ditë më parë rreth një kontrate të re të mundshme për Loftus-Cheek, por ende nuk është marrë asnjë vendim, sipas italianit.
Anglezi erdhi nga Chelsea te Milani, por nuk është pjesë kryesore e formacionit.
21/01/2026 18:02- Adnis Pacolli, nga Drita te Tefik Çanga
Sulmuesi i talentuar i Dritës, 20-vjeçari, Adnis Pacolli, do ta vazhdojë karrierë në huazim te Tefik Çanga.
Ai kishte zhvilluar vetëm tri paraqtija me ekipin e parë, ndërsa për të marr përvojë ka kaluar te skudra që garon në Ligën e Parë.
Me Dritën U21, ai kishte paraqitje shumë të mirë, duke realizuar 20 gola në 26 paraqitje.
21/01/2026 17:58- Leon Miftari, transferimi i ri Ferizajt
Leon Miftari që ka pasur paraqitje të mira me KEK-un në Ligën e Parë, do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit kosovar, te FC Ferizaj.
Talenti 18-vjeçar kaloi një formë fantastike këtë sezon me skuadrën e KEK-ut, ku ishte i huazuar nga Gjilani, klub që mban kartonin e tij.
Marrëveshja është arritur mes Gjilanit dhe Ferizajt, sot gjatë ditës, transmeton Telegrafi.
21/01/2026 17:21- Tre yjeve të Kosovës në Hoffenheim mund t'i bashkohet edhe Milot Rashica
Mediumet turke kanë raportuar të hënën se sulmuesi i Besiktashit, Milot Rashica, ka zgjuar interesim serioz nga disa klube, përfshirë ekipe nga Gjermania dhe Arabia Saudite.
Edhe të mërkurën, mediat në Turqi kanë vijuar të shkruajnë për mundësinë e largimit të reprezentuesit të Kosovës nga klubi bardhezi, duke zbuluar tashmë edhe emrin e një klubi konkret të interesuar.
Sipas tyre, bëhet fjalë për Hoffenheimin, skuadër e Bundesligës, ku aktualisht aktivizohen me sukses tre futbollistë kosovarë: Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
21/01/2026 16:35- Përparojnë negociatat mes palëve, Valon Berisha do t'i bashkohet gjigantit boshnjak
Valon Berisha pritet të largohet nga futbolli austriak dhe për herë të parë në karrierën e tij do të luaj në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Klubi i futbollit boshnjak Zeljeznicar po shënon përparim të ndjeshëm në negociatat për nënshkrimin e mesfushorit kosovar Valon Berishës, raporton burimi i brendshëm Lorenzo Lepore.
Pas diskutimeve pozitive në nivel verbal, klubi nga Sarajeva thuhet se ka dorëzuar tashmë një propozim zyrtar për mesfushorin kosovar.
21/01/2026 15:46-Chelsea vëzhgon situatën e yllit të Real Madridit, transferimi i mundshëm vetëm për shifrat rekord
Dy klube të mëdha të Ligës Premier vazhdojnë të mbajnë nën vëzhgim situatën e Arda Guler.
Arsenal dhe Chelsea po shqyrtojnë mundësinë që të ndërmarrin hapa konkretë në fund të këtij sezoni për sulmuesin turk të Real Madridit.
Alexander-Arnold nuk dëshiron të qëndrojë te Real Madridi, synon largimin drejt Bundesligës
Trent Alexander-Arnold po kalon një nga momentet më të ndërlikuara të karrierës së tij.
Alexander-Arnold i ardhur te Real Madridi me pritshmëri shumë të larta dhe si një transferim strategjik, nuk ka arritur të gjejë rolin dhe rëndësinë e premtuar në projektin sportiv të klubit.
Situata aktuale ka krijuar pakënaqësi të dukshme te lojtari, i cili ndjen se pritshmëritë e tij nuk janë përmbushur.
21/01/2026 15:10-Interi e do Martinezin si portier të ardhshëm, Lautaro pritet të ndihmoj në transferimin e tij
Interi tashmë po planifikon përpara për verën 2026 dhe pritet të hyjë në treg për një portier të ri të zgjedhjes së parë, me Yann Sommer që do të largohet kur t'i skadojë kontrata.
Pavarësisht se kanë Josep Martinez në skuadër, Nerazzurrët duan një opsion elitar me përvojë për ta mbajtur pozicionin për edicionin e ardhshëm.
Sipas mediumit italian Sky Sport, janë bërë kontakte të hershme me Emiliano Martinez, aktualisht portieri te Aston Villa.
21/01/2026 13:54-Ylli i Interit i hapur për t'u bashkuar me Barcelonën në verë
Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni thuhet se është i gatshëm për të kompletuar një transferim te Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës 2026.
Sipas mediumit Diario AS, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është në dijeni se mbrojtësi i Interit, Bastoni, do të jetë i gatshëm të kalojë në Camp Nou në verë nëse ata e ndjekin seriozisht.
21/01/2026 13:23-"Nënshkrimi i pamundur" për Real Madridin
Paris Saint-Germain ka reaguar qartë ndaj interesimit të Real Madridit për Vitinhan, duke e mbyllur çdo derë për një transferim të mundshëm.
Mesfushori portugez është shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të futbollit evropian falë paraqitjeve të tij të nivelit të lartë dhe aftësisë për të drejtuar lojën me inteligjencë dhe qetësi.
21/01/2026 12:01-Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh anglez
Liverpooli e ka vendosur mesfushorin anglez Adam Wharton si objektivin kryesor për të përforcuar repartin e mesfushës në sezonin e ardhshëm.
Talenti 21-vjeçar i Crystal Palace ka tërhequr vëmendjen e skautëve evropianë me paraqitjet e tij të pjekura dhe ndikimin në lojë, duke u kthyer në një nga emrat më të kërkuar të Ligës Premier.
21/01/2026 08:55-Vinicius Jr sqaron të ardhmen pas shkëlqimit ndaj Monacos
Vinicius Junior ka riafirmuar angazhimin e tij ndaj Real Madridit, duke deklaruar se dëshiron të qëndrojë në klub për shumë vite të tjera.
Sulmuesi brazilian, duke folur pas fitores dominuese 6-1 të Real Madridit në Ligën e Kampionëve ndaj Monacos të martën në mbrëmje, theksoi dëshirën e tij për t'u gjykuar për performancat e tij dhe jo për problemet jashtë fushës.
Ajaxi ka pyetur nëse mund të nënshkruajë me Manuel Ugarte në formë huazimi, ndërsa kërkon një mesfushor mbrojtës.
Por, sipas The Athletic, që nga ndryshimi i trajnerit, Manchester United nuk po kërkon ta largojë lojtarin uruguaian.
20/01/2026 23:39- Zyrtare: Ter Stegen huazohet te Girona
Girona FC ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen e huazimit me FC Barcelona për portierin Marc-Andre ter Stegen, i cili do të mbrojë portën bardhekuqe deri në fund të sezonit aktual.
Portieri gjerman transferohet te Girona pas humbjes së rolit të tij kryesor te Barcelona, në një përpjekje të qartë për të siguruar minuta të rregullta loje dhe për të qenë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë në Kupën e Botës.
20/01/2026 20:17- Sterling do të largohet nga Chelsea - tri oferta në tavolinë, preferon të luajë jashtë vendit
Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se Raheem Sterling mund të bashkohet me Napoli gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi anësori anglez është i gatshëm të provojë një sfidë të re jashtë Anglisë.
Sterling nuk bën më pjesë në planet e Chelseat, ndaj çmimi i transferimit të tij nuk përbën problem për Napolin.
Sidoqoftë, paga e lojtarit mbetet një pikë diskutimi, pasi 31-vjeçari do të duhet të ulë kërkesat financiare për t’u transferuar te kampionët e Serie A në stadiumin “Maradona”.Përveç Napolit, Sterling thuhet se ka marrë oferta edhe nga Fulham dhe West Ham, por prioriteti i tij është të fitojë përvojë jashtë vendit.
Napoli është i vetëdijshëm për këtë dëshirë dhe po bën vlerësime të kujdesshme financiare për të bërë lëvizjen e duhur.
Ngjashëm me rastin e Noah Okafor në janar 2025, klubi shpreson se mund të finalizojë transferimin e Sterling në ditët e fundit të afatit kalimtar.
20/01/2026 20:14- Barcelona qysh tani mendon për sezonin e ardhshëm, ka tre objektiva të mëdha
Barcelona ka nisur tashmë planifikimin për sezonin e ardhshëm, me drejtuesit e klubit që synojnë të përforcojnë të paktën tre pozicione kyçe në skuadër.
Strategjia e katalanasve është e qartë: afrimi i lojtarëve të afirmuar, të gatshëm për të dhënë kontribut të menjëhershëm në nivelin më të lartë.
Edhe pse ecuria e sezonit aktual do të ketë ndikim në vendimet përfundimtare, menaxhmenti sportiv ka filluar punën me objektivin për të përforcuar skuadrën në tri zona specifike të fushës.
Sipas Mundo Deportivo, pas disa takimeve me stafin teknik, klubi ka rënë dakord për nevojën e transferimit të një qendërmbrojtësi me këmbë të majtë, një anësori ofensivë dhe një sulmuesi që në të ardhmen mund të zëvendësojë Robert Lewandowskin. Në të gjitha rastet, Barcelona synon lojtarë të provuar, me eksperiencë në elitën e futbollit evropian.
Sa i përket mbrojtjes, ëndrra e madhe e “Blaugranëve” mbetet kroati Josko Gvardiol (Manchester City, 23 vjeç). Megjithatë, duke marrë parasysh vështirësitë e mëdha financiare për realizimin e këtij transferimi, në listën e alternativave ndodhen edhe italiani Alessandro Bastoni (Inter, 26 vjeç) dhe gjermani Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund, 26 vjeç).
Ndërkohë, objektivat për dy pozicionet e tjera janë më të qarta. Për krahun e sulmit, Barcelona po shqyrton seriozisht aktivizimin e opsionit të blerjes prej 30 milionë eurosh për Marcus Rashford (Manchester United, 28 vjeç), i cili aktualisht është i huazuar.
Sa i përket pozicionit të sulmuesit qendror, katalanasit janë të vendosur të bëjnë maksimumin për të siguruar shërbimet e argjentinasit Julián Alvarez (Atlético Madrid, 25 vjeç).
20/01/2026 18:32- Duket se Juventusi nuk do ta arrijë Matetan, sytë kthehen kah sulmuesi i gjigantit turk
Juventusi po shqyrton seriozisht transferimin e sulmuesit të Fenerbahçes, Youssef En-Nesyri, pasi negociatat me Crystal Palace për Jean-Philippe Mateta kanë ngecur.
“Zonja e Vjetër” është në kërkim të një sulmuesi të ri gjatë afatit kalimtar të janarit dhe En-Nesyri është një nga emrat në listën e drejtuesve bardhezinj.
Juventusi ka dorëzuar tashmë dy oferta për Mateta, por palët janë larg marrëveshjes, si për vlerën e kartonit ashtu edhe për formulën e transferimit, duke e detyruar klubin italian të eksplorojë alternativa të tjera.
20/01/2026 18:31- Një ish-yll i madh po tenton ta shpëtojë karrierën e tij edhe pse në moshën 29-vjeçare - atij po i ofrojnë pagë prej 2 milionë eurosh?
Dele Alli (29), ish-reprezentuesi i Anglisë, është pa klub që nga shtatori i vitit 2025, kur i skadoi kontrata me skuadrën italiane të Serie A, Como.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle dhe Goal.com, mesfushori ofensiv ka në tavolinë katër oferta nga La Liga, teksa synon të ringjallë karrierën e tij në elitën e futbollit spanjoll.
Ish-lojtari i Tottenhamit dhe Evertonit ka punuar intensivisht në përgatitjen fizike gjatë muajve të fundit dhe është i hapur për një transferim në Spanjë, ku klubet shohin tek ai një mundësi për përvojë dhe cilësi në fazën ofensive.
20/01/2026 15:06-Interi dhe Real Madridi po shqyrtojnë një marrëveshje të madhe për një lojtar që vlen 45 milionë euro
Futbollisti i ri argjentinas, Franco Mastantuono nuk ka pasur një performancë të qëndrueshme te Real Madridi, të cilit iu bashkua vitin e kaluar për 45 milionë euro.
Duke pasur parasysh se karriera e tij sapo ka filluar, ai po tregon durim. Pavarësisht kohës së kufizuar të lojës, ai është bërë objektiv i gjigantëve italianë, Interit.
20/01/2026 12:48-Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transferimeve
Atletico Madridi po shqyrton seriozisht mundësinë e shitjes së Julian Alvarez gjatë afatit kalimtar të verës, duke qenë i vetëdijshëm për interesin e madh që sulmuesi argjentinas vazhdon të ketë në tregun evropian.
Klubi madrilen synon të përfitojë financiarisht nga një lojtar që, pavarësisht emrit të madh, nuk po kalon momentin më të mirë sportiv në “Metropolitano”.
20/01/2026 10:46-Perez përjashton mundësinë e nënshkrimit të yllit portugez
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka refuzuar mundësinë e transferimit të mesfushorit portugez Ruben Neves.
Futbollisti 28-vjeçar do të ishte i gatshëm të vishte fanellën e “Los Blancos” që në këtë afat kalimtar, por drejtuesit e klubit madrilen mbeten të palëkundur në vendimin e tyre për të mos ndërhyrë në tregun dimëror.
19/01/2026 23:15- Ipswich Town shfaq interes konkret për Anis Mehmetin
Ipswich Town është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin shqiptar të Bristol City, Anis Mehmeti, para mbylljes së afatit kalimtar.
Kontrata e mesfushorit ofensiv 25-vjeçar skadon në verë dhe Ipswich synon të përfitojë nga kjo situatë për të siguruar shërbimet e reprezentuesit shqiptar, me qëllim forcimin e skuadrës në garën për rikthim në Ligën Premier.
Një transferim i tillë do të dobësonte njëkohësisht edhe një rival direkt në luftën për ngjitje, siç është Bristol, aty ku po shkëlqen Mehmeti.
19/01/2026 22:50- E pabesueshme: Talenti i Barcelonës vendosi t’i bashkohej PSG-së për arsye sportive dhe jo për para
Dro Fernandez do të largohet nga Barcelona gjatë këtij muaji janar për arsye thjesht sportive dhe jo ekonomike, raportojnë mediat spanjolle.
Sipas “QueThiJugues”, mesfushori i ri mendon se Barcelona nuk është ambienti i duhur për zhvillimin e tij në këtë fazë të karrierës, pasi konkurrenca në mesfushë është shumë e madhe dhe ka disa lojtarë përpara tij në hierarki.
Raporti shton se Dro ka arritur marrëveshje me PSG-në për një kontratë pesëvjeçare, pasi është bindur nga projekti sportiv i klubit francez.
Kobbie Mainoo tani pritet të qëndrojë te Manchester United pas besimit të menjëhershëm nga Michael Carrick.
Mainoo po konsideronte një huazim për të luajtur rregullisht dhe për t'u zhvilluar, por kurrë nuk ka qenë në diskutim një largim i përhershëm nga Man Utd.
Situata e kontratës së tij do të mbetet një temë kyçe gjatë muajve të ardhshëm.
E kryer, Jakirovic kalon nga Dinamo Zagreb te Interi
🚨⚫️🔵 Leon Jakirović to Inter, here we go! Deal agreed for the CB to join from Dinamo Zagreb.
Offer accepted for €2.5m + €2m add-ons and sell-on. Jakirović to travel this week for medical.
Inter beat RB Salzburg with good relationships with Jakirović agents, same as Sucić. pic.twitter.com/ixQ6BscRCz
Leon Jakirovic te Interi, tashmë e kryer. Marrëveshja është arritur dhe mbrojtësi qendror kalon nga Dinamo Zagreb te klubi italian.
Oferta është pranuar: 2.5 milionë euro + 2 milionë euro bonuse dhe klauzolë në shitjeje e ardhshme.
Jakirovic do të udhëtojë këtë javë për të bërë kontrollet mjekësore. Interi e mposhti RB Salzburgun falë marrëdhënieve të mira me agjentët e Jakirovicit – të njëjtët agjentë që sollën edhe Sucicin.
19/01/2026 21:18- Nga Bayern Munich dhe Juventus te klubi i Serie D: Douglas Costa do të zbarkojë te Chievo
Douglas Costa po afron në fund të një rrugëtimi fantastik të karrierës së tij. Sulmuesi brazilian 35-vjeçar, i njohur më parë për aventurat te Bayern Munich dhe Juventus, do të rikthehet në Itali, ku do t’i bashkohet skuadrës së Serie D, Chievo Verona.
Në fillim kjo lajm duket pothuajse si një shaka, por detajet e mëtejshme dhe konfirmimi i gazetarit Gianluca Di Marzio e bëjnë gjithçka të qartë dhe të besueshme.
Pas një aventure në A-League me Sydney FC, Costa ka qëndruar i lirë për gjashtë muaj, duke pasur oferta nga klube të ndryshme, përfshirë Flamengo në Brazil dhe Libertad, kampionët e Paraguait me 26 tituj kombëtarë.
19/01/2026 18:49- Dellova në fokusin e gjigantit bullgar: A do të vazhdojë kontratën përtej 2027?
Drejtori sportiv i CSKA Sofjes, Boyko Velichkov, foli për situatën e 27-vjeçarit, duke thënë se gjiganti bullgar e vlerëson tej mase mbrojtësin.
Skuadra bullgare, CSKA Sofja, po punon për të bindur qendërmbrojtësin kosovar, Lumbardh Dellova, që të nënshkruajë një kontratë afatgjate me klubin.
“Lumbardh Dellova është lojtari ynë. Guxoj të them se ai luan në një nivel të shkëlqyer dhe vlerësohet shumë nga ne. Jemi të kënaqur me mënyrën se si stërvitet dhe i kryen detyrat e tij. Në këtë fazë ai është lojtari ynë dhe jemi të lumtur që e kemi”, tha Velichkov.
19/01/2026 18:17- E kryer, Marc-Andre ter Stegen pajtohet të kalojë te Girona
🚨🔴⚪️ BREAKING: Girona verbally agree loan deal with Barcelona to sign Marc André ter Stegen, here we go!
After MATS green light last week, the two clubs also agreed in principle on loan move until the end of the season.
Girona dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje verbale për huazimin e portierit gjerman Marc-André ter Stegen deri në fund të sezonit, shkruan Fabrizio Romano.
Kjo lëvizje pritet të fuqizojë portën e ekipit katalanas, ndërsa Girona do të përfitojë përvoja dhe siguri nga një nga portierët më të njohur në Evropë.
Sipas Romanos, marrëveshja u arrit pasi vetë Ter Stegen dha “dritën jeshile” për kalimin në Girona javën e kaluar.
19/01/2026 18:15- Gonçalo Ramos, '9-shi' që gjiganti spanjoll e pëlqen
Atletico Madridi po monitoron me kujdes situatën e sulmuesve aktualë, duke pasur parasysh mundësinë e largimeve të mundshme të lojtarëve si Antoine Griezmann, Alexander Sorloth apo madje edhe Julián Álvarez.
Si pasojë, drejtuesit e Atleticos i kanë vënë syrin te një numër 9 për sezonin e ardhshëm: Gonçalo Ramos, sulmuesi portugez i PSG-së.
Ramos është një lojtar që menaxhmenti teknik i klubit e pëlqen shumë, dhe Alemany e di se për ta siguruar, do të duhet durim dhe planifikim të kujdesshëm.
19/01/2026 16:51- Zyrtare: Shkëlqim Vladi rikthehet te Aarau
Sulmuesi Shkëlqim Vladi i është bashkuar ish klubit Aarau për pjesën e mbetur të sezonit në formë huazimi nga Lugano.
Edhe pse fillimisht dha shenja pozitive te Lugano, lëndimet e shpeshta ndikuan që Vladi të mos arrijë të gjejë vend në formacionin titullar.
Si pasojë e minutazhës së ulët, lojtari kosovar ka vendosur që të rikthehet te Aarau, me synimin e vetëm që të rikthejë formën e dikurshme.
19/01/2026 16:51- Zyrtare: Marc Guehi kalon te Man City
Manchester City kanë zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Marc Guehi nga Crystal Palace, duke i dhënë Pep Guardiolës një përforcim të menjëhershëm në repartin defensiv në një moment kritik të sezonit në Ligën Premier.
Qendërmbrojtësi anglez ishte shumë pranë kalimit te Liverpool gjatë verës, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit. Tani, 25-vjeçari ka vendosur t’i bashkohet Cityt, skuadër që synon të rikuperojë diferencën me liderët e Arsenalit, teksa kampionët po përballen me mungesa të rënda në mbrojtje.
Guardiola e sheh Guehin si zgjidhjen ideale për të mbuluar boshllëkun e krijuar nga lëndimi afatgjatë i Josko Gvardiol dhe Ruben Dias, dy shtylla të prapavijës së “Citizens”.
19/01/2026 14:35- United e bllokon largimin e Joshua Zirkzee
Pas një periudhe të trazuar dhe ndryshimeve në stolin drejtues, Manchester United ka marrë një vendim përfundimtar për t’i dhënë fund negociatave për shitjen e sulmuesit Joshua Zirkzee.
Edhe pse për javë të tëra ishte spekuluar për një transferim të mundshëm te Roma, klubi nga Old Trafford ka mbyllur në mënyrë të papritur derën për këtë operacion, raporton FourFourTwo.
Drejtori sportiv i Romës, Frederic Massara, ka konfirmuar se “Djajtë e Kuq” e bënë të qartë që dy javë më parë se bisedimet nuk ishin më një opsion.
Sipas raportimeve, trajneri i përkohshëm Michael Carrick është i vendosur ta mbajë sulmuesin holandez në skuadër deri në fund të sezonit, pavarësisht konkurrencës së fortë në repartin ofensivë.
19/01/2026 12:41- Juventusi refuzon ofertat për Pierre Kalulu
Juventusi ka deklaruar se Pierre Kalulu nuk është i disponueshëm për transferim, pavarësisht interesit të madh nga Manchester United, Aston Villa dhe Tottenham Hotspur.
19/01/2026 11:01- Guehi përfundon vizitat mjekësore te City
Qendërmbrojtësi anglez, Marc Guehi, ka përfunduar vizitat mjekësore me Manchester City dhe pritet të finalizojë transferimin prej 20 milionë funtesh nga Crystal Palace këtë të hënë, raporton Sky Sports News.
25-vjeçari ka kaluar të gjitha pritjet dhe marrëveshja mes klubeve u arrit të premten, duke përfshirë edhe një përqindje të vogël nga shtesat e ardhshme të lidhura me paraqitjet.
Crystal Palace vendosi të pranonte ofertën, duke marrë parasysh se Guehi mund të largohej si transferim i lirë pas pesë muajsh, kur skadon kontrata e tij.
19/01/2026 10:57- Claudio Echeverri huazohet te Girona nga Manchester City
18/01/2026 21:12- “Nuk do të luaj aty ku nuk më duan”, Vini Jr planifikon largimin nga Real Madridi
Situata e Vinicius Junior te Real Madridi ka shpërthyer në mënyrë dramatike, me yllin brazilian që, sipas “El Periodico” dhe “Sport”, po mendon seriozisht largimin nga klubi pas prishjes së plotë të raportit me tifozët e “Santiago Bernabeu”.
Gjatë ndeshjes ndaj Levantes të shtunën, Vinicius u përball me një vërshim fishkëllimash që nga momenti i nxehjes.
Pas humbjeve të njëpasnjëshme nga Barcelona dhe Albacete në Kupë, atmosfera në “Bernabeu” ishte e tensionuar, por trajtimi ndaj brazilianit ishte dukshëm më i ashpër se ndaj figurave të tjera si Jude Bellingham apo Fede Valverde.
18/01/2026 21:09- Valon Berisha afër largimit nga LASK-u, do t’i bashkohet skuadrës nga Bosnja Hercegovina
Mesfushori Valon Berisha është shumë afër të largohet nga klubi austriak LASK, kurse është afër t’i bashkohet Zeljeznicar të Bosnja Hercegovinës.
Berisha është njoftuar nga LASK-u para disa javëve që nuk është më në planet e trajnerit, andaj është i lirë për t’u bërë me klub të ri këtë muaj.
Siç raporton mediumi boshnjak “sportbc.ba”, negociatat mes klubit dhe Berishës janë në fazën finale, kurse ka shpresë jashtëzakonisht të madhe që marrëveshja do të mbyllet për një kohë të shkurtër.
Fabrizio Romano ka konfirmuar se Ajaxi ka arritur marrëveshje verbale me Arsenalin për të marrë në huazim mbrojtësin ukrainas Oleksandr Zinchenko deri në qershor 2026.
Ky transferim i shkurton huazimin e tij të vështirë te Nottingham Forest, ku performanca nuk ka qenë në nivelin e pritur.
Ajaxi do të mbulojë plotësisht pagën e lojtarit, ndërsa ai pritet të udhëtojë në Amsterdam brenda 24 orëve për të kryer kontrollet mjekësore.
18/01/2026 18:10- Forma fantastike te Rubin Kazani, Mirlind Daku opsion konkret për tri skuadrat e Bundesligës
Agjentët e Mirlind Dakut e kanë ofruar sulmuesin shqiptar te disa klube gjermane, duke hapur skenarin e një transferimi të mundshëm, megjithëse një lëvizje në dimër nuk shihet si opsion real në këtë moment.
Sipas informacionit të publikuar nga “Championat”, përfaqësuesit e 28-vjeçarit të Rubin Kazan e kanë prezantuar profilin e tij te disa skuadra të Bundesligës dhe Bundesligës 2.
Augsburg, Mainz dhe Hamburg janë ndër klubet që kanë shfaqur interes konkret për blerjen e sulmuesit shqiptar
Marc Guehi po e finalizon transferimin te Man City
Marc Guehi ka mbërritur në Manchester dhe tashmë është shumë pranë përfundimit të transferimit të tij te Manchester City.
Sky Sports ka shpërndarë imazhe të dielën, ku shihet aeroplani privat i mbrojtësit të Anglisë duke u ulur në aeroportin e Manchesterit, ndërsa lojtari pritet t’i nënshtrohet fazave të fundit të marrëveshjes.
Guehi do të finalizojë kushtet personale dhe do të kryejë kontrollet mjekësore në orët në vijim.
18/01/2026 18:01- Chelsea në bisedime për transferimin e mbrojtësit francez
Chelsea ndodhet në negociata për transferimin e qendërmbrojtësit të Rennes, Jeremy Jacquet.
Talenti 20-vjeçar i përfaqësueses franceze U21 ka tërhequr interes të madh me paraqitjet e tij këtë sezon.
“Blutë” raportohet se janë të gatshëm të paguajnë rreth 50 milionë funte, megjithatë Rennes po kërkon 55 milionë funte, çka ka krijuar një ngërç në bisedime mes dy klubeve.
18/01/2026 18:00- Alaba drejt Besiktasit ose MLS
David Alaba mund të largohet nga Real Madrid gjatë afatit dimëror, pasi kontrata e tij skadon verën e këtij viti.
Mbrojtësi 34-vjeçar po kërkon më shumë minuta loje për t’u përgatitur për Kupën e Botës me përfaqësuesen e Austrisë, pasi lëndimet e shpeshta e kanë penguar të ketë vazhdimësi te “Los Blancos”. Për shkak të kësaj, ai rrallë ka luajtur ndeshje zyrtare me fanellën e bardhë këtë sezon.
Sipas mediave turke, Besiktas ka shfaqur interes të madh për shërbimet e Alabas dhe tashmë ka nisur negociatat me përfaqësuesit e lojtarit. Përveç Besiktas, interesim për Alabën kanë shfaqur edhe disa klube të Fiorentinës dhe të Major League Soccer (MLS), përfshirë New York City FC dhe Charlotte FC.
18/01/2026 17:59- Juventusi përgatitë ofertë për Matetan
Crystal Palace është në pritje të një propozimi zyrtar nga Juventusi për Jean-Philippe Matetën, pas diskutimeve inkurajuese të zhvilluara mes klubit italian dhe përfaqësuesve të sulmuesit.
Sipas Fabrizio Romano, Juventusi po përgatit një ofertë të strukturuar si huazim fillestar, me një klauzolë blerjeje të detyrueshme të përfshirë në marrëveshje.
18/01/2026 17:57- Dzeko drejt një rikthimi befasues në futbollin gjerman
Schalke 04, që aktualisht kryeson tabelën në Bundesligën e dytë, po synon rikthimin në elitën e futbollit gjerman dhe për këtë arsye po mendon për një goditje të madhe në tregun e transferimeve.
Emri i Edin Dzekos mbetet shumë i njohur për tifozët në Gjermani. Sulmuesi boshnjak ka shkëlqyer më herët me fanellën e VfL Wolfsburg, ku realizoi 85 gola në 142 paraqitje, duke u bërë një nga sulmuesit më të spikatur në historinë e klubit.
Pas aventurës në Bundesligë, 39-vjeçari ka vazhduar karrierën në ligat më të forta evropiane, duke fituar edhe disa trofe të rëndësishëm.
17/01/2026 16:51- Man City po bëhet gati për një tjetër transferim të madh pas marrëveshjes për Guehin
Manchester City tashmë ka identifikuar objektivin e radhës për një transferim të madh financiar, teksa po finalizon marrëveshjen për mbrojtësin e Crystal Palace, Marc Guehi, për të cilin Pep Guardiola është një admirues i madh.
City ka rënë dakord të paguajë një shumë fillestare prej 20 milionë eurosh për shërbimet e Guehit, i cili më herët ishte lidhur fort me një transferim te Liverpool, por marrëveshja dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Besohen se bisedimet për nënshkrimin e reprezentuesit anglez janë në fazë shumë të avancuar, ndërsa trajneri i Palace, Oliver Glasner, ka konfirmuar se mbrojtësi është “në fazat përfundimtare” të transferimit dhe nuk do të aktivizohet në ndeshjen ndaj Sunderlandit të shtunën.
17/01/2026 16:50- Chelsea gati të transferojë tre lojtarë, këta janë objektivat kryesorë
Chelsea raportohet se është gati ta mbështesë trajnerin e ri, Liam Rosenior, duke realizuar deri në tre përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Blutë” synojnë të forcohen në disa reparte, si një shenjë e qartë mbështetjeje për trajnerin e tyre, i cili këtë muaj zëvendësoi Enzo Marescan në stolin e Stamford Bridge.
Sipas një raporti nga The Telegraph, Chelsea dëshiron t’i japë Roseniorit mjetet e nevojshme për ta riformuar skuadrën sipas vizionit të tij.
17/01/2026 15:10- Zyrtare: Florent Ramadani, lojtar i ri i Dritës
Drita ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me mesfushorin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Florent Ramadani.
"Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje për transferimin e Florent Ramadanit. Florenti ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetoves ku ka zhvilluar 148 ndeshje zyrtare, ai nesër do t’i bashkohet ekipit në Antalya, ku skuadra po zhvillon fazën përgatitore".
"Florenti ka nënshkruar kontratë me klubin për dy vite e gjysmë dhe do të jetë pjesë e jona deri në qershor 2028.Mirë se vjen, Florent!", thuhet në njoftimin e gjilanasve.
17/01/2026 14:08- Hansi Flick flet për të ardhmen e Rashford mes zërave për largim
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shprehur i kënaqur me ndikimin që ka pasur Marcus Rashford, i huazuar nga Manchester United, por ka theksuar se vendimi përfundimtar për një transferim të përhershëm i takon drejtorit sportiv Deco dhe drejtuesve të klubit.
“Paraqitjet e tij kanë qenë të mira deri më tani, por kjo është diçka që duhet ta menaxhojmë së bashku me Decon dhe klubin. Ende kemi mjaft kohë përpara, muaj të tërë,” ka deklaruar Flick.
“Marcus është një lojtar i nivelit të lartë dhe ne e kuptojmë situatën e tij. Ne jemi Barça dhe jemi një nga klubet më të mira në botë”.
17/01/2026 12:24-Chelsea gati të ofrojë 50 milionë euro për yllin e Ligue 1
Chelsea ka hapur diskutime të drejtpërdrejta me Rennes mbi transferimin e mundshëm të qendërmbrojtësit 20-vjeçar Jeremy Jacquet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Klubi i Ligës Premier është i etur për të sjellë lojtarin e ri francez dhe po përgatitet të paraqesë ofertën e tyre të parë zyrtare para afatit të transferimeve.
17/01/2026 12:08-Arteta nuk përjashton mundësinë e transferimeve në janar
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar se klubi nuk do ta përjashtojë mundësinë e një transferimi në afatin kalimtar të janarit nëse lojtari i duhur bëhet i disponueshëm.
Pavarësisht pritjeve për një periudhë të qetë dimërore për “Topçinjtë”, të cilët aktualisht kryesojnë Ligën Premier me gjashtë pikë, Arteta theksoi se skuadra mbetet e hapur ndaj mundësive.
17/01/2026 10:52-U tha se do të aktivizojë klauzolën e largimit, talenti i Barcelonës futë në ‘luftë’ tre gjigantët evropianë
Talenti i madh i Barcelonës, Dro Fernandez ka vendosur të aktivizojë klauzolën e largimit gjatë këtij afati kalimtar të janarit dhe tashmë disa klube evropiane kanë filluar interesimin për transferimin e tij.
18-vjeçari, i cili ka një klauzolë lirimi me vlerë 6 milionë euro, e ka njoftuar klubin katalanas se do të largohet në këtë afat kalimtar dhe përveç PSG-së edhe dy klube tjera evropiane e duan transferimin e tij.
17/01/2026 09:54-Real Madridi etiketon talentin e madh të Bundesligës si transferim të madh të verës, çmimi i tij është 50 milionë euro
Ngritja e sulmuesit kamerunas nuk ka kaluar pa u vënë re. Shfaqja e tij në garat e nivelit të lartë ka ngjallur interes nga disa klube, përfshirë Real Madridin, të cilët po e monitorojnë nga afër progresin e tij.
Në Valdebebas, ata e njohin mirë profilin e tij. Forca fizike, hapësira për përmirësim dhe aftësia për të garuar në mjedise kërkuese - cilësi që i përshtaten gjithmonë raporteve të vëzhguesve.
17/01/2026 08:48-Juventusi arrin marrëveshje në parim me super sulmuesin e Ligës Premier
Sulmuesi i Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, dëshiron të largohet nga ‘Selhurst Park’ për një sfidë të re dhe është i hapur për të luajtur për Bianconerët, të cilët do t'i ofrojnë atij një vend në Ligën e Kampionëve.
Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, drejtuesit e Zonjës së Vjetër tashmë kanë arritur marrëveshje personale me Matetan për një kontratë katërvjeçare.
16/01/2026 21:38- Liverpooli ka tre yje në listën e ngushtë për ta përforcuar mbrojtjen
Liverpooli ka tre alternativa ideale ndaj objektivit kryesor të afatit kalimtar, Marc Guehi, pasi Manchester City siguroi nënshkrimin me yllin anglez.
Në fund të një afati kalimtar veror tashmë shumë të bujshëm për Liverpoolin e Arne Slotit, dolën lidhje me kapitenin e Crystal Palace, Marc Guehi.
Raportet në ditën e fundit të afatit kalimtar pretendonin se mbrojtësi qendror kishte kryer vizitat mjekësore përpara transferimit të propozuar, por marrëveshja dështoi në orët e fundit.
16/01/2026 21:08- Endrit Morina bëhet me skuadër të re pas largimit të Drita
Futbollisti i talentuar Endrit Morina, është bërë shpejtë me skuadër të re pas përfundimit të bashkëpunimit të tij me Dritën.
Sot (e premte) gjatë ditës, klubi gjilanas kishte bërë me dije se kanë ndërperë bashkëpunimin me Morinën, i cili ishte bërë pjesë e tyre nga Feronikeli ’74.
Sidoqoftë, ai nuk është vonuar për të gjetur një ambient të ri dhe tashmë ka gjetur ‘folenë’ e re.
16/01/2026 21:07- Haaland ka folur rreth mundësisë për t’u transferuar te Real Madridi
Erling Haaland tashmë ka dhënë mendimin e tij rreth mundësisë së transferimit te Real Madrid, ndërsa mediat e lidhin sulmuesin me një lëvizje rekord botëror prej 500 milionë eurosh drejt gjigantit të La Ligës.
Haaland është një nga sulmuesit më efektivë në Evropë, duke regjistruar 287 gola në 362 paraqitje profesionale gjatë karrierës së tij me klubet Molde, Bryne, Red Bull Salzburg, Borussia Dortmund dhe Manchester City.
Forma e tij e jashtëzakonshme i siguroi një kontratë të majme te City, me raporte që flasin për 500,000 paund në javë para bonuseve, të cilën e nënshkroi në janar të 2024 dhe e mban atë në ‘Etihad’ deri në qershor 2034.
16/01/2026 21:06- Klopp i gatshëm ta pranojë ofertën e Real Madridit nëse klubi transferon yllin brazilian
Jurgen Klopp është rishfaqur fuqishëm në ambientin e Real Madridit pas shkarkimit të Xabi Alonsos.
Nuk është hera e parë që trajneri gjerman lidhet me stolin madrilen, por këtë herë spekulimet janë shumë më të forta.
Gjatë sezoneve të fundit, disa media e kanë vendosur Kloppin në orbitën e Real Madridit. Megjithatë, asnjëherë nuk ka pasur një ofertë konkrete apo një lëvizje zyrtare nga gjiganti spanjoll.
Ylli i Leverkusenit zbulon si u përpoq ta pengonte Wirtzin të mos transferohej te Bayern Munich
Transferimi rekord i Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen te Liverpool për 140 milionë euro verën e kaluar mbetet një nga lëvizjet më të përfolura në historinë e fundit të Bundesligës.
Por, para se reprezentuesi gjerman të vendoste të transferohej në Ligën Premier, pati një përpjekje për t’ia ndryshuar mendjen dhe ajo erdhi nga brenda vetë skuadrës së tij.
Në podcastin Playmaker të 360Media, kapiteni i Leverkusenit, Robert Andrich, ka pranuar se personalisht e kishte këshilluar Wirtzin të mos transferohej te Bayern Munich, i cili në atë kohë konsiderohej favorit për ta nënshkruar.
FC Prishtina përforcohet me futbollistin holandez
FC Prishtina e ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të djathtë, Sylian Mokono nga klubi holandez VVV-Venlo.
26-vjeçari ka një karrierë të madhe në Holandë, ku ka mbrojtur fanellën e disa klubeve.
Përmes një komunikate zyrtare, Prishtina i uroi mirëseardhje futbollistit më të ri.
Juventusi synon të përfitojë edhe 20 milionë euro nga dy brazilianët e harruar
Afati kalimtar i janarit ka hyrë në fazën më intensive dhe raportimet nga Italia bëjnë të ditur se Juventusi shpreson të arkëtojë rreth 20 milionë euro përmes shitjes së dy brazilianëve që prej kohësh kanë dalë nga planet kryesore të klubit.
Njëri prej tyre është Arthur Melo, i cili vazhdon të jetë nën kontratë me Juventusin, pavarësisht se pjesën më të madhe të tre viteve e gjysmë të fundit e ka kaluar larg Torinos, në formë huazimi te Liverpool, Fiorentina, Girona dhe së fundmi te Gremio në Brazil.
29-vjeçari iu bashkua Juventusit në një marrëveshje shkëmbimi me Miralem Pjanic, transferim që në atë kohë u raportua se kishte një vlerë prej 72 milionë eurosh, plus deri në 10 milionë euro bonuse dhe shtesa.
Zyrtare: Lirim Kastrati bëhet me klub të ri, i bashkohet skuadrës hungareze
Mbrojtësi Lirim Kastrati pas një viti e gjysmë pa klub, i është bashkuar zyrtarisht skuadrës hungareze DVTK.
Pas largimit nga skuadra polake, Kastrati ka qenë agjent i lirë ndërsa ka vendosur të rikthehet në elitën e futbollit hungarez.
DVTK përmes një komunikate zyrtare e njoftoi afrimin e mbrojtësit të Kosovës, me këtë të fundit që deklaroi se është i lumtur dhe mezi pret të jep më të mirën në fanellën e kuqe.
PSG kontakton kampin e yllit të Chelseat për një transferim gjatë verës
Paris Saint-Germain synon një transferim të madh nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës dhe tashmë ka bërë bisedimet e para me përfaqësuesit e lojtarit.
Sipas gazetarit Uriel Iugt, PSG i është afruar ekipit përfaqësues të Enzo Fernandez, ndërsa po shqyrton një transferim të mundshëm të mesfushorit të Chelseat gjatë verës.
Gjigantët e Ligue 1 kanë një interes konkret për lojtarin e kombëtares argjentinase, por ende është bërë vetëm një kontakt joformal.
Man Utd me ofertë prej 100 milionë eurosh për yllin e madh të Atletico Madridit
Manchester United po përgatit një ofensivë madhore në afatin kalimtar, me synimin për të transferuar mesfushorin spanjoll të Atletico Madrid, Pablo Barrios, për një shifër që mund të arrijë deri në 100 milionë euro.
Klubi nga Old Trafford kërkon të rindërtojë repartin e mesfushës dhe ta rikthejë ekipin në nivelin më të lartë të futbollit evropian, pas sezoneve zhgënjyese.
Barrios shihet si profili ideal për t’i dhënë qartësi, ritëm dhe kreativitet lojës së “Djajve të Kuq”.
Jaap Stam rekomandon Manchester Unitedin për "nënshkrimin e ëndrrave"
Legjenda holandez, Jaap Stam ka sugjeruar që Manchester United duhet të nënshkruajë mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong, këtë verë. Stam ka thënë se e sheh De Jong si një "nënshkrim ëndrrash" për afatin kalimtar të janarit.
Me Michael Carrick në krye të ekipit si i përkohshëm, fokusi është në shpëtimin e sezonit dhe sfidën për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Stam, i cili fitoi tripletën me United, beson se bordi duhet të jetë ambicioz pavarësisht vështirësisë për të sjellë lojtarë të klasit të lartë në afatin e dimrit.
Një lojtar i Real Madridit mund të largohet për shkak të mungesës së minutave
Sipas Mundo Deportivo, Real Madridi nuk ka në plan të kryejë afrime gjatë afatit kalimtar të janarit, por mbetet i hapur për largime, me Dani Ceballos që po shfaqet si një nga emrat më të mundshëm për t’u shitur.
Mesfushori spanjoll po përballet me një situatë të vështirë në “Santiago Bernabeu”, pasi ka pasur shumë pak hapësira këtë sezon dhe, sipas raportimeve, nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Alvaro Abeloa.
Kjo ka rritur ndjeshëm gjasat e një ndarjeje të parakohshme mes palëve.
Juventusi e dëshiron Matetën, por refuzon propozimin për shkëmbim nga Crystal Palace
Burime të shumta në Itali pohojnë se Juventusi ka filluar bisedimet paraprake për të nënshkruar sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, por Bianconerët thuhet se kanë refuzuar të përfshijnë Jonathan Davidin në një marrëveshje shkëmbimi.
Juventusi e ka identifikuar lojtarin francez Mateta si zëvendësuesin ideal për Dusan Vlahovic, i cili pritet të largohet nga Torino në fund të kontratës së tij në qershor.
Tuttosport dhe Gazzetta dello Sport raportojnë se Bianconerët tashmë kanë filluar bisedimet me Crystal Palace, pasi Luciano Spalletti do të mirëpriste me kënaqësi një qendërsulmues klasik në afatin kalimtar të janarit.
Atletico Madrid trondit tregun e transferimeve
Ky dimër pritet të jetë vendimtar për Atletico Madrid, që ka shumë punë përpara si në dalje ashtu edhe në afrime.
Nga ana tjetër, situata te Real Madrid është edhe më e tensionuar: Xabi Alonso u shkarkua pas humbjes në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës, ndërsa pasuesi i tij, Alvaro Arbeloa, e nisi aventurën me një eliminim surprizë nga Albacete në Kupën e Mbretit.
Pas investimeve të rëndësishme gjatë verës, drejtuesit e Atleticos nuk kishin në plan të lëviznin shumë këtë janar, përveç rastit kur do të realizoheshin disa shitje.
Crystal Palace dhe Guehi i thonë ‘po’ ofertës së Man Cityt, gati zyrtarizimi
Manchester City është shumë afër të bëjë zyrtare transferimin e mbrojtësit Marc Guehi nga Crystal Palace.
Klubi nga Etihad nuk ka të ndalur në afatin kalimtar të janarit, pasi është afër të zyrtarizoj edhe transferimin e dytë të madh.
Pas transferimit të Antoine Semenyo nga Bournemouth, City pritet të konfirmoj edhe transferimin e Guehit nga Crystal Palace.
Interi vendos çmimin për largimin e yllit të madh të ekipit
Interi ka vendosur një qëndrim të fortë për të ardhmen e Hakan Çalhanoglut, i cili po tërheq sërish interesin e Galatasarayt në këtë afat kalimtar.
Klubi turk kërkon ta përforcojë mesfushën dhe e sheh mesfushorin turk si objektivin kryesor, duke u përpjekur ta bindë për një rikthim në kampionatin vendas.
Sipas mediave turke, Galatasaray e ndjek Çalhanoglun prej kohësh dhe kishte tentuar transferimin e tij edhe gjatë verës.
Një marrëveshje është arritur për Marc-Andre ter Stegen
Sipas informacioneve të zbuluara nga Cadena SER, është arritur marrëveshja që portieri të largohet nga Barcelona dhe të transferohet te Girona.
Klubi katalanas do të marrë përsipër rreth 1 milion euro nga paga e tij, ndërsa 90% e mbetur do të vazhdojë të paguhet nga FC Barcelona, e cila ka pranuar largimin e kapitenit për t’i mundësuar minuta aktivizimi.
Mbeten për t’u zgjidhur vetëm disa detaje finale për mbylljen e marrëveshjes, pas së cilës Barça do të mbetet pa shërbimet e portierit gjerman.
President i Al-Ittihad, Anmar Al Haili këmbëngul në obsesionin e tij të madh për të qenë në gjendje të nënshkruajë me Leo Messin (në vitin 2023 ai madje i ofroi atij 400 milionë euro në vit ).
Drejtuesi i klubit saudit e ka bërë të qartë edhe një herë se paratë nuk do të ishin pengesë për ta parë Messin me fanellën verdhë e zi dhe siguron se Messi mund ta zgjidhte personalisht pagën e tij dhe kohëzgjatjen e kontratës.
“Nëse Messi pranon të nënshkruajë me Al Ittihad, unë do t'i ofroja një kontratë ku ai mund të fitonte çfarëdo shume që dëshiron, për aq kohë sa dëshiron, madje edhe për gjithë jetën”, ka thënë fillimisht Al Haili.
Al Haili konfirmoi përpjekjet e tij të mëparshme për të nënshkruar me Messin, i cili, pasi u largua nga PSG në vitin 2023, vendosi të vazhdonte karrierën e tij me Inter Miamin.
“Po, e kam kontaktuar më parë, kur kontrata e tij me PSG mbaroi. I ofrova 1.4 miliardë euro. Ai e refuzoi një ofertë kaq të madhe për hir të familjes së tij, edhe pse i kisha bindur. Megjithatë, ai nuk hezitoi ta refuzonte sepse familja është më e rëndësishme se paratë. Unë e respektoj atë dhe Al Ittihad do ta mirëpresë gjithmonë; ai mund të vijë kur të dëshirojë”.
🗣️ Anmar Al Haili: "If Messi wants to sign with Al-Ettihad, I’ll give him a blank check where he can write any amount he wants, along with a contract for any duration he chooses—even if it’s for life. To have Messi here in Saudi Arabia wearing Al-Ettihad’s jersey, money would… pic.twitter.com/vXFyGOQzY3 — PurelyFootball ℗ (@PurelyFootball) January 13, 2026
Gjithçka tregon se Al-Ittihad dhe Superliga e Arabisë Saudite duhet të presin, pasi në tetor 2025, Messi (38 vjeç) rinovoi kontratën e tij me Inter Miami deri në dhjetor 2028.
“Fakti që Messi këtu në Arabinë Saudite mban veshur fanellën tonë nuk do të thotë asgjë për mua financiarisht. Ne do ta festonim titullin e ligës edhe para se të fillonte sepse do të kishim lojtarin më të mirë në historinë e futbollit", theksoi Al Haili. /Telegrafi/
Robert Lewandowski po tregon edhe këtë sezon se mosha nuk është pengesë.
Sulmuesi polak ka shënuar 10 gola dhe vazhdon të jetë i rëndësishëm për Barcelonën.
Për këtë arsye, as lojtari dhe as klubi nuk e kanë përjashtuar mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit.
Edhe pse janë përhapur zëra për largimin e tij në fund të sezonit, brenda klubit ka mendime se Lewandowski mund të qëndrojë edhe një vit tjetër.
Sipas gazetës Sport, forma e mirë e treguar, veçanërisht në Superkupën e Spanjës, ka bindur shumë drejtues që ta mbajnë sulmuesin 37-vjeçar.
Edhe stafi teknik është i kënaqur me paraqitjet e tij.
Ndonëse këtë sezon ka qenë shpesh rezervë, Lewandowski ka ruajtur efikasitetin, me 10 gola në 20 ndeshje zyrtare.
Trajneri Hansi Flick ka theksuar se është i kënaqur me punën dhe nivelin e tij, pa dhënë ende një vendim për sezonin e ardhshëm.
Nga ana e tij, vetë Lewandowski nuk ka marrë ende një vendim.
Ai ka oferta nga MLS dhe Arabia Saudite, por dëshiron të marrë kohë dhe të flasë fillimisht me trajnerin.
Sipas AS, edhe pse cikli i tij te Barcelona mund të jetë drejt fundit, mundësia e qëndrimit nuk është përjashtuar plotësisht. Vendimi pritet të merret në një moment më të vonë. /Telegrafi/