Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026Main stream

VIDEO/Momenti kur i paraburgosuri Altin Ndoci mbërrin në spitalin e Durrësit pa pranga

By: Fax Web
13 January 2026 at 22:33

Fax News ka siguruar një video tjetër që hedh dritë mbi dinamikën e arratisjes së bujshme të të burgosurit Altin Ndoci.

Pamjet tregojnë se ai vjen në parkimin e spitalit jo me në makinë të sigurisë së lartë që burgjet përdorin për transportin e personave, por me një ambulancë.

Në video shihet se një polic zbret para Altin Ndocit, më pas zbret i arrestuari, bëjnë disa hapa me ecje të lirë dhe më vonë ju bashkohet me disa hapa pas, një polic tjetër.

Altin Ndoci, sipas pamjeve, ecën lirshëm dhe nuk duket të jetë i prangosur.

Dy policët që e shoqërojnë, jo vetëm që nuk e mbajnë të shtrënguar në të dy krahët, siç ndodh me persona të tjerë me rrezikshmëri të tillë, por ecin lirshëm me të, drejt spitalit, me vigjilencë të ulët sigurie.

Yesterday — 13 January 2026Main stream

Video/ Fax News siguron videon e momentit kur i paraburgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

By: Fax Web
13 January 2026 at 21:33

Ky është momenti i parë kur Altin Ndoci arratiset nga spitali i Durrësit dhe largohet me shpejtësi nga parkimi.

Në videon e siguruar nga gazetarja e Fax News, Vanesa Rrahmani, duket teksa Altin Ndoci ikën me shpejtësi, ndërsa nga pas e ndjek efektivi i policisë.

Rreth orës 13.00 të së martës ai është shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit. Në pritje të vizitës mjekësore ai ka kërkuar të shkojë në tualet. Me të dalë nga aty ka përfituar dhe ka goditur në befasi efektivin e policisë së burgjeve që po e ruante dhe menjëherë është larguar me vrap, ku e priste një automjet tip Audi i bardhë me të cilin është larguar.

Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet. Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit, ndërsa gëzhoja e tij nuk është gjetur ende.

Video:

 

VIDEO/ Holandezi bëhet viral, në sulm me këpucën në dorë

By: Fax Web
13 January 2026 at 20:45

Një nga momentet më qesharake të vitit në “Anfield Road” me sulmuesin holandez të Liverpool që nuk ndaloi së vrapuari edhe kur mbeti me një këpucë.

Cody Gakpo, gjatë ndeshjes së FA Cup kundër Barnsley, u bë personazhi I ditës në rrjetet sociale për një arsye që nuk kishte të bënte me ndonjë gol apo asist.

Sulmi me këpucën në dorë

Gjatë pjesës së parë, teksa Liverpool po kalonte në një kundërsulm të shpejtë, këpuca e djathtë e Gakpos i doli plotësisht nga këmba në mes të fushës.

Por në vend që të ndalonte, të ulej në bar dhe ta vishte përsëri, që do të humbiste aksionin, holandezi zgjodhi një rrugë më… origjinale.

Ai u përkul shpejt, kapi këpucën e tij me dorë dhe vazhdoi të vraponte drejt zonës së kundërshtarit!

Imazhi i Gakpos duke vrapuar me shpejtësi vetëm me këpucën e majtë dhe duke mbajtur të djathtën në dorë shkaktoi të qeshura në tribunat e Anfield dhe u bë viral në rrjet.

Grabitje, drogë, vrasje me pagesë/ “Karriera” e pasur e Altin Ndocit, që duket sikur e “ka përpirë dheu”

By: Fax Web
13 January 2026 at 20:10

“Karrierën” e tij kriminale Altin Ndoci, i arratisuri i ditës së sotme nga Spitali Rajonal i Durrësit,  e ka nisur shumë i ri.

I lindur shtatorin e vitit 1987 në Trashan të Lezhës, sot 38-vjeç, përpara së të futej në organizatat më të mëdha kriminale të vendit,

Ndoci ka qenë i përfshirë në trafik droge ndërsa në vitet 2014-2015 ishte bërë tmerri i Tiranës, për të paktën 10 grabitje me dhunë.

Si pjesë e krimit të organizuar akuzohet se ka marrë pjesë në disa vrasje të bujshme, ka qenë pjesë e planeve për disa të tjera, përfshirë luftën mes grupeve më të forta kriminale të Elbasanit, Endrit Alibejt dhe vëllezërve Çopja.

LEXO EDHESPAK dërgon për gjykim grupin “Çopja”: Akuza për vrasje, korrupsion dhe pastrim parash

Dëshmia e Klevis Allës, një të penduari të drejtësisë që e humbi këtë status pas disa deklarimeve të rreme, është e para që përfshiu në listën e të dyshuarve për vrasje Altin Ndocin.

LEXO EDHEPAMJET/ Dyshohet se u prit nga një “Audi”! Momenti kur Ndoci ia fut vrapit, polici me armë në dorë…

Klevis Alla akuzoi se Ndoci ishte i përfshirë në 2 vrasje të ndryshme me 4 viktima, të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj dhjetorin e vitit 2019 në Durrës dhe ekzekutimin e Anxhelo Avdijës dhe Dorian Shkozës në vitin 2020, po në qytetin bregdetar.

Por në prill të 2024-ës GJKKO pushoi akuzat duke e shpallur të pafajshëm.

Vetë Klevis Alla që e kishte përfshirë në këto vrasje u dënua nga Gjykata e Posaçme me 25 vite burg si autor i vrasjes me pagesë të dy vëllezërve Haxhia për llogari të grupit të Talo Çelës, pas mosmarrëveshjeve mbi paratë e grabitura në aeroportin e Rinasit

Megjithëse mori pafajësi, Altin Ndoci nuk mund të lirohej nga burgu. Ndaj tij SPAK ngriti akuza të tjera të rënda për vrasje, pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt, dy të penduar të tjerë të drejtësisë.

Nga Dumani Altin Ndoci akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit në 2019-ën në Peqin.

Ndërsa nga Alibej, 38-vjeçari Ndoci akuzohet se ka qenë pjesëmarrës në masakrën e Bradasheshit me 3 tre vrarë në dhjetor të 2018-ës. Në këtë ngjarje mbeti i ekzekutuar edhe vëllai i bashkëpunëtorit të drejtësisë, Endrit Alibej.

Pas kësaj ngjarje, Erion Alibej u betua të marrë hak, duke përfshirë në plan edhe vrasjen e Altin Ndocit.

Ekzekutimi që nuk ndodhi kurrë, ishte planifikuar të kryhej gjatë varrimit të vëllezërve Haxhia të vrarë në Durrës 6 vite më parë, pasi Ndoci i kishte miq.

I riu nga Trashani i Lezhës, ose nuk shkoi në varrim nga frika e një atentati ndaj tij, ose ekzekutorët nuk arritën ta identifikonin dot.

Vetë Ndoci, sipas transkriptimeve në bisedat në Skyecc ka bërë disa herë plane për ekzekutimin e Erion Alibejt, që do ta realizonte vetë me snajper, por edhe këto plane dështuan.

Altin Ndoci është dërguar për gjykim nga SPAK një herë në vitin 2023 për vrasjen e dhjetorit 2019 ndaj Andi Zylyfit dhe më pas në tetor 2025 me organizatën kriminale të Çopjave.

SPAK thotë se Altin Ndoci ishte pjesë e grupit të Talo Çelës, i cili drejtonte krahun e armatosur të organizatës së kryesuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Ai ishte rekrutuar nga Talo Çela si vrasës me pagesë.

Pas arratisjes së shumëkërkuarit Talo Çela, Ndoci e ndihmoi atë që t’i fshihej prangosjes, duke i garantuar strehim dhe ushqim.

I arratisuri cilësohet nga autoritet një personazh me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, dhe dallohet si vrasës gjakftohtë mes elitës së krimit të organizuar në vend.

Edhe pse kanë kaluar disa orë nga arratisja e tij dhe pavarësisht kontrolleve të policisë, Altin Ndoci nuk është lokalizuar ende.

Milan humbet sulmuesin e sapoblerë, mbi një muaj jashtë fushave

By: Fax Web
13 January 2026 at 19:51

Nuk ka nisur aspak mirë aventura e Niclas Füllkrug te Milan.

Sulmuesi i sapoardhur te kuqezinjtë ka pësuar një frakturë në gishtin e këmbës, dëmtim që do ta mbajë larg fushave për të paktën një muaj.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, duke konfirmuar një goditje të rëndë për repartin ofensiv të Milanit.

Ky zhvillim përbën një lajm edhe më negativ për trajnerin Massimiliano Allegri, i cili shpresonte ta kishte në dispozicion sulmuesin gjerman për pjesën e dytë të sezonit.

Dëmtimi i Fullkrug e komplikon ndjeshëm situatën në sulm dhe kufizon alternativat në një moment delikat të kampionatit.

Milani tashmë duhet të riorganizojë planet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse rikuperimi i Fullkrug do të zgjasë më shumë se afati fillestar i parashikuar.

Balla: 113 vjet Policia e Shtetit, mirënjohje nderim për sakrificën dhe shërbimin ndaj qytetarëve

By: Fax Web
13 January 2026 at 19:37

Me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe ish- ministri i brendshëm, Taulant Balla ka dhënë një mesazh mirënjohjeje për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit ndër vite, duke nderuar veçanërisht dëshmorët që kanë dhënë jetën në shërbim të rendit dhe sigurisë publike.

“113 vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është një ditë e shënuar kujtese dhe mirënjohjeje për të gjithë punonjësit e trupës policore shqiptare ndër vite. Shqipëria nderon dhe përulet para sakrificave sublime të dëshmorëve të Policisë së Shtetit. Jetët dhe gjaku i dëshmorëve të Policisë janë një reflektim dhe detyrim për drejtuesit dhe punonjësit aktualë të kësaj trupe për ta kryer këtë detyrë me përkushtim dhe ndershmëri! “ shkruan Balla në mesazhin e tij.

Në këtë rrugëtim 113-vjeçar, 231 punonjës policie kanë rënë dëshmorë, duke dhënë jetën në krye të detyrës për mbrojtjen e ligjit dhe rendit.

Policia e Shtetit Shqiptar u krijua më 13 janar 1913, me vendim të Qeverisë së Përkohshme të drejtuar nga Ismail Qemali, dhe prej mëse një shekulli ka qenë një nga institucionet themelore të rendit dhe sigurisë në vend.

VIDEO/ Ishte fshehur mes kripës, Spanja kap 10 tonë kokainë

By: Fax Web
13 January 2026 at 19:27

Policia spanjolle ka realizuar sekuestrimin më të madh të kokainës në det në historinë e saj, pasi zbuloi afro 10 tonë drogë të fshehura mes një ngarkese kripe në një anije tregtare pranë Ishujve Kanarie.

Sipas një deklarate të Policisë Kombëtare spanjolle, hetuesit dhe prokurorët kundër drogës kishin identifikuar një grup kriminal shumëkombësh që dyshohet se eksportonte “sasi gjigante” kokaine nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Anija e dyshuar ishte nisur nga Brazili.

Javën e kaluar, efektivë të njësisë elitare të operacioneve speciale hipën në anije, e cila ndodhej rreth 332 milje (535 kilometra) larg Ishujve Kanarie. Gjatë kontrollit, ata zbuluan rreth 300 pako kokaine të varrosura mes tonëve të kripës në hambarin e anijes. Në total u sekuestruan 9,994 kilogramë kokainë, ndërsa u arrestuan 13 persona. Anija, e cila kishte mbetur pa karburant, u tërhoq drejt portit të Santa Cruz de Tenerife, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Pamjet nga operacioni tregojnë oficerët duke përdorur lopata për të nxjerrë pakot e mbështjella me drogë nga masa e madhe e kripës.

Gjatë operacionit u gjet edhe një armë zjarri, e përdorur nga grupi kriminal për të mbrojtur ngarkesën.

Operacioni, i koduar “White Tide”, u zhvillua në bashkëpunim me policinë federale braziliane, Administratën Amerikane Kundër Drogës (DEA), Agjencinë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe autoritetet franceze dhe portugeze. Policia spanjolle e cilësoi aksionin si një goditje vendimtare ndaj rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe një dëshmi të efektivitetit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Rekordi i mëparshëm për sasinë më të madhe të kokainës së sekuestruar në det nga autoritetet spanjolle ishte 7.5 tonë, e kapur në korrik të vitit 1999. Ndërkohë, në vitin 2024, Spanja regjistroi sekuestrimin më të madh të kokainës që ka hyrë ndonjëherë në vend: mbi 13 tonë të fshehura në një ngarkesë bananesh nga Ekuadori.

Në total, autoritetet spanjolle sekuestruan 123 tonë kokainë gjatë vitit 2024, një rritje e ndjeshme krahasuar me 118 tonë në vitin 2023 dhe 58 tonë në vitin 2022, duke treguar përshkallëzimin e trafikut dhe intensifikimin e operacioneve kundër tij.

Arratisja e Altin Ndocit/ Nuk u respektua asnjë protokoll: U soll pa njoftim, as policia nuk kishte dijeni

By: Fax Web
13 January 2026 at 19:04

Nuk është respektuar asnjë protokoll për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci drejt Spitalit Rajonal të Durrësit.

Burime nga ky spital thonë se ka një protokoll për të vizituar një person të shoqëruar apo dënuar, i cili përfshinë njoftimin e spitalit dhe përgjegjësave të reparteve për kërkesë-vizitë për të dënuarit përpara se t’i sjellin në spital.

Kjo gjë nuk është zbatuar në rastin në fjalë.

Drejtoria e Paraburgimit nuk ka njoftuar spitalin për këtë vizitë, situatë kjo e përsëritur dhe me raste të tjera përgjatë muajit të fundit. Njoftim nuk i është bërë as policisë se Drejtorisë Vendore të Policisë në Durrës.

Në raste njoftimesh të tilla, spitali merr masa duke shtuar sigurimin në hyrjen e repartit dhe rrethon perimetrin sigurisë.

Altin Ndoci u arratis sot nga spitali i Durrës ku ishte shoqëruar nga Policia e Burgjeve për të kryer një vizitë mjekësore të planifikuar, konkretisht në repartin e Infektivit.

Ndoci ankohej për shqetësime në veshka, ndërsa Reparti i Infektivit ndodhet në godinë më vete brenda spitalit rajonal të Durrësit.

Godina është me 3 kate dhe vetëm dritaret e katit të tretë janë me hekura, pasi aty ndodhet dhoma e posaçme për vizitat e të paraburgosurve ose të dënuarve.

Kanë qenë 2 policë, e kanë shoqëruar në dhomën e kontrollit për vizitë. Tualeti ndodhet brenda dhomës së kontrollit, në katin 3 të repartit infektiv.

Altin Ndoci, i ka kërkuar të futet në tualet, e ka shoqëruar njëri nga policët, dhe e ka pritur te dera e tualetit brenda dhomës. Polici tjetër qëndronte brenda dhomës, në një cep tjetër të saj. Altin Ndoci ka dalë dhe ka qëlluar dy efektivët. Më tej ka shpartalluar derën (e mbyllur me çelës nga brenda).

Policët kanë dalë 12 sekonda pasi i paraburgosuri është larguar nga dera kryesore e infektivit, kjo e verifikuar me kamerat e sigurisë te vendosura jashtë spitali.

Altin Ndoci ka zbritur nga shkallët, ka dalë nga dera kryesore e godinës dhe me vrap ka ecur drejt traut të vendosur në hyrje të godinës së spitalit për parkimin e brendshëm të makinave. Kjo lëvizje, nga dera e infektivit te trau në dalje i spitalit, nuk është as 50 metra. Direkt pas traut, e prisnin 2 automjete, një “Audi A7” luksoz ku dhe ka hipur Ndoci dhe një tjetër mjet.

Brenda traut, në pjesën e oborrit të godinave spitalore ndodhej furgoni i burgjeve. Polici i burgjeve që e ka ndjekur Ndocin, ka qëlluar me armë në tokë, sapo ka dalë nga godina e infektivit, për të trembur të paraburgosurin.

SKEDA E ALTIN NDOCIT

“Karrierën” e tij kriminale Altin Ndoci e ka nisur shumë i ri.  I lindur shtatorin e vitit 1987 në Trashan të Lezhës, sot 38-vjeç, përpara së të futej në organizatat më të mëdha kriminale të vendit, Ndoci ka qenë i përfshirë në trafik droge ndërsa në vitet 2014-2015 ishte bërë tmerri i Tiranës, për të paktën 10 grabitje me dhunë.

Si pjesë e krimit të organizuar akuzohet se ka marrë pjesë në disa vrasje të bujshme, ka qenë pjesë e planeve për disa të tjera, përfshirë luftën mes grupeve më të forta kriminale të Elbasanit, Endrit Alibejt dhe vëllezërve Çopja.

Dëshmia e Klevis Allës, një të penduari të drejtësisë që e humbi këtë status pas disa deklarimeve të rreme, është e para që përfshiu në listën e të dyshuarve për vrasje Altin Ndocin, të paraburgosurin e arratisur nga spitali i Durrësit.

Klevis Alla akuzoi se Ndoci ishte i përfshirë në 2 vrasje të ndryshme me 4 viktima, të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj dhjetorin e vitit 2019 në Durrës dhe ekzekutimin e Anxhelo Avdijës dhe Dorian Shkozës në vitin 2020, po në qytetin bregdetar.

Por në prill të 2024-ës Gjykata e posaçme pushoi akuzat duke e shpallur të pafajshëm. Vetë Klevis Alla që e kishte përfshirë në këto vrasje u dënua nga Gjykata e Posaçme me 25 vite burg si autor i vrasjes me pagesë të dy vëllezërve Haxhia për llogari të grupit të Talo Çelës, pas mosmarrëveshjeve mbi paratë e grabitura në aeroportin e Rinasit

Megjithëse mori pafajësi, Altin Ndoci nuk mund të lirohej nga burgu. Ndaj tij SPAK ngriti akuza të tjera të rënda për vrasje, pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt, dy të penduar të tjerë të drejtësisë.

Nga Dumani Altin Ndoci akuzohet  si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit në 2019-ën në Peqin. Ndërsa nga Alibej, 38-vjeçari Ndoci akuzohet se ka qenë pjesëmarrës në masakrën e Bradasheshit  me 3 tre vrarë në dhjetor të 2018-ës. Në këtë ngjarje mbeti i ekzekutuar edhe vëllai i bashkëpunëtorit të drejtësisë, Endrit Alibej. Pas kësaj ngjarje, Erion Alibej u betua të marrë hak, duke përfshirë në plan edhe vrasjen e Altin Ndocit. Ekzekutimi që nuk ndodhi kurrë, ishte planifikuar të kryhej gjatë varrimit të vëllezërve Haxhia të vrarë në Durrës 6 vite më parë, pasi Ndoci i kishte miq. I riu nga Trashani i Lezhës, ose nuk shkoi në varrim nga frika e një atentati ndaj tij, ose ekzekutorët nuk arritën ta identifikonin dot. Vetë Ndoci, sipas transkriptimeve në bisedat në Skyecc ka bërë disa herë plane për ekzekutimin e Erion Alibejt, që do ta realizonte vetë me snajper, por edhe këto plane dështuan.

Altin Ndoci është dërguar për gjykim nga SPAK një herë në vitin 2023 për vrasjen e dhjetorit 2019 ndaj Andi Zylyfit dhe më pas në tetor 2025 me organizatën kriminale të Çopjave.

SPAK thotë se Altin Ndoci ishte pjesë e grupit të Talo Çelës, i cili drejtonte krahun e armatosur të organizatës së kryesuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Ai ishte rekrutuar nga Talo Çela si vrasës me pagesë. Pas arratisjes së shumëkërkuarit Talo Çela, Ndoci e ndihmoi atë që t’i fshihej prangosjes, duke i garantuar strehim dhe ushqim.

I arratisuri cilësohet nga autoritet një personazh me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, dhe dallohet si vrasës gjakftohtë mes elitës së krimit të organizuar në vend.

“Vëllai i Madh” do të marrë masa, hyrje të reja dhe…/ Çfarë pritet sot në Big Brother VIP

By: Fax Web
13 January 2026 at 19:02

Në “Big Brother”, të gjithë kundër të gjithëve.

Një deklaratë e pazaktontë që mund të trondisë shtëpinë do të transmetohet sot në Big Brother.

Banorët nuk i janë bindur zarfit të zi, ndërsa Vëllai i Madh do të marrë masa.

Me hyrje të reja dhe një rrëfim prekës, Big Brother Vip, sonte ora 21:00 pritet të tërheqë shumë vëmendje.

Për të zbuluar këto dhe shumë të tjera, ndiqni sot spektaklin e madh në DigitAlb me dy kanalet e dedikuara “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”.

Një histori krizash të pandërprera/ Ngjarjet më të rëndësishme në Iran nga 1979 deri sot

By: Fax Web
13 January 2026 at 19:01

Nga kriza e pengjeve, lufta shumëvjeçare dhe mosmarrëveshjet bërthamore, problemet e Iranit mbeten thelbësore për identitetin e tij.

Protestat në Iran po bëjnë bujë në media, me qeverinë dhe opozitën që akuzojnë njëra-tjetrën për përshkallëzim të dhunës. Qeveria gjithashtu thotë se pas protestave qëndron ndërhyrja e huaj, sipas “Al Jazeera”.

Ky është raundi i fundit i protestave kundër sistemit qeverisës të Iranit që nga revolucioni i vitit 1979 që rrëzoi monarkun e fundit (shahun) dhe krijoi një Republikë Islamike.

Por, vendi është përballur edhe me kriza të tjera, duke përfshirë tërmete, luftë, sanksione, tensione bërthamore, ndërhyrje rajonale dhe drama politike.

Më poshtë vijon një kronologji e disa prej ngjarjeve kryesore të pesë dekadave të fundit ne Iran:

Shkurt 1979: Ajatollah Ruhollah Khomeini kthehet pas 14 vitesh mërgimi në Irak dhe Francë.

Prill 1979: Pas një referendumi, Irani shpallet Republikë Islamike.

Nëntor 1979: SHBA-ja vendos sanksionet e para ndaj Iranit, të justifikuara nga marrja peng e qytetarëve amerikanë në ambasadën amerikane në Teheran.

SHBA-ja mbështeti monarkun e rrëzuar, Mohammad Reza Pahlavi, dhe më herët kishin ndihmoi në rrëzimin e kryeministrit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohammad Mosaddegh, në një grusht shteti në vitin 1953, i mbështetur gjithashtu nga shërbimet sekrete amerikane dhe britanike.

Shtator 1980: Iraku pushtoi Iranin. Vlerësimet e çojnë numrin e të vdekurve në rreth 500 000, me Iranin që pësoi humbjet më të rënda.

Lufta u karakterizua nga luftime në shkallë të gjerë, përdorimi i mitralozëve dhe bajonetave, e ngjashme me Luftën e Parë Botërore.

Iraku përdori gjithashtu armë kimike kundër iranianëve dhe kurdëve irakianë.

Janar 1981: Të gjithë pengjet e mbetura amerikane u liruan, duke i dhënë fund krizës së pengjeve në Iran.

Qershor 1981: Një bombë në selinë e Partisë Republikane Islamike në Teheran vret dhjetëra zyrtarë të lartë, përfshirë kreun e gjyqësorit, Mohammad Beheshti, i konsideruar personi i dytë më i rëndësishëm në Iran pas Khomeini.

Gusht 1981: Presidenti Mohammad-Ali Rajai dhe kryeministri Mohammad Javad Bahonar vriten në një bombë në një takim në Teheran.

Autoritetet fajësojnë grupin revolucionar të opozitës së krahut të majtë, Mojahedin-e Khalq (MEK), i cili kishte qenë shënjestër e një goditjeje të ashpër një vit më parë.

Qershor 1982: Izraeli pushton Libanin. Irani fillon të financojë – atë që më vonë do të bëhej – lëvizja libaneze e rezistencës, “Hezbollah”.

Korrik 1988: Kryqëzori i Marinës Amerikane “USS Vincennes” rrëzoi një avion civil të “Iran Air” mbi Gjirin Persik, duke vrarë të 290 personat në bord.

Gusht 1988: Arrihet një armëpushim midis Iranit dhe Irakut pas negociatave të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara.

Qershor 1989: Udhëheqësi Suprem Ayatollah Ruhollah Khomeini vdes më 3 qershor.

Pasardhësi i tij, Ayatollah Ali Khamenei, zgjidhet të nesërmen nga Asambleja e Ekspertëve .

Qershor 1990: Një tërmet i madh godet Iranin. Vdesin rreth 40 000 njerëz.

Mars dhe Maj 1995: SHBA-ja vendos sanksione ndaj naftës dhe tregtisë iraniane. Ajo akuzon Iranin për sponsorizimin e “terrorizmit” dhe përpjekjen për të siguruar armë bërthamore.

Shtator 1998: Talebanët pranojnë se tetë diplomatë iranianë dhe një gazetar u vranë në Afganistan muajin e kaluar, gjatë pushtimit të qytetit verior të Mazar-i-Sharif.

Irani vendos mijëra trupa përgjatë kufirit të tij me Afganistanin në përgjigje.

Janar 2002: Presidenti i SHBA-së, George W. Bush e përfshin Iranin në “boshtin e së keqes”, së bashku me Korenë e Veriut dhe Irakun, duke i përshkruar këto vende si mbështetëse të “terrorizmit”.

Mars 2003: SHBA-ja pushton Irakun. Irani fillon të financojë dhe mbështesë milicitë shiite dhe grupet politike në terren. Ndikimi i tij mbi këto grupe vazhdon edhe sot.

Nëntor 2003: Irani njofton se do të pezullojë programin e tij të pasurimit të uraniumit dhe se do të lejojë inspektime më gjithëpërfshirëse të OKB-së të objekteve të tij bërthamore.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se nuk ka prova për një program armësh bërthamore. Ky veprim përfaqëson një përmbysje, pasi zyrtarët iranianë kishin penguar më parë inspektimet.

Dhjetor 2003: Tërmeti i Bamit në Iranin jugor vret deri në 40 000 njerëz.

Dhjetor 2006: Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendos sanksione ndaj tregtisë së materialeve dhe teknologjisë bërthamore të ndjeshme nga Irani, pasi Irani dështoi të pezullonte programin e tij bërthamor – në këmbim të stimujve diplomatikë dhe ekonomikë nga Gjermania dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit – Franca, Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Tetor 2007: SHBA-ja vendos sanksione shtesë, gjithnjë e më të ashpra, ndaj Iranit.

Qershor 2010: Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendos një raund të katërt sanksionesh ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.

Këto përfshijnë një embargo të zgjeruar armësh dhe rregullore më të rrepta financiare.

Shtator 2010: Irani akuzon Izraelin dhe SHBA-në për infektimin e sistemeve të tij të centraleve bërthamore, pasi zbuloi softuer të dëmshëm në sistemet e përdorura nga stafi i sektorit bërthamor.

Mars 2011: Regjimi i Presidentit sirian Bashar al-Assad, një aleat i Iranit, shtyp me dhunë një kryengritje popullore që filloi si pjesë e Pranverës Arabe.

Më vonë gjatë vitit, Korpusi i Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) dërgon milicitë iraniane dhe të huaja për të mbështetur al-Assad.

Janar 2012: Bashkimi Evropian fillon bojkotin e eksporteve të naftës iraniane.

Shtator 2012: IAEA pretendon se po pengon inspektimet e bazës ushtarake “Parchin” dhe se Irani ka rritur numrin e centrifugave bërthamore për pasurimin e uraniumit, duke rritur frikën se vendi po i afrohet sigurimit të një arme bërthamore.

Tetor 2012: Riali iranian bie në nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan, duke humbur 80 përqind të vlerës së tij që nga viti 2011, kryesisht për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.

Korrik 2015: Irani arrin një marrëveshje me administratën e presidentit të SHBA-së Barack Obama, si dhe me Britaninë e Madhe, Francën, Rusinë, Kinën dhe BE-në, për të frenuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), i njohur gjerësisht si marrëveshja bërthamore, çon në festime në Iran, me shpresën për t’i dhënë fund izolimit të vendit.

Maj 2018: Pasardhësi i Obama-s, Presidenti Donald Trump, tërheq SHBA-në nga marrëveshja bërthamore, duke argumentuar se JCPOA është shumë e butë ndaj Iranit dhe duheJ të zëvendësoheJ me një “marrëveshje më të mirë”.

Janar 2020: Qassem Soleimani, komandant i Forcës Quds të IRGC-së, vritet në një sulm me dron amerikan në Bagdad.

Prill 2024: Izraeli bombardon Ambasadën Iraniane në Damask, duke vrarë shtatë persona, përfshirë dy gjeneralë të IRGC-së.

Maj 2024: Presidenti iranian, Ebrahim Raisi vdes në një rrëzim helikopteri në provincën e Azerbajxhanit Lindor.

Korrik 2024: Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh vritet në Teheran, me Izraelin që fajësohet gjerësisht për sulmin.

Qershor 2025: Izraeli sulmon Iranin, duke filluar një luftë 12-ditore midis dy palëve që shkakton të paktën 610 iranianë dhe 28 izraelitë të vdekur.

LEXO EDHE“Të gjithë do paguajnë një çmim të lartë”/ Trump inkurajon protestuesit në Iran: Ndihma është rrugës

Berisha-Ramës: Po bllokove drejtësinë, do kesh fatin e babait tënd shpirtëror

By: Fax Web
13 January 2026 at 18:57

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit të 35 vjetorit të themelimit të degës së Lezhës, ka akuzuar Edi Ramën se, është duke bllokuar drejtësinë për të shpëtuar veten e tij.

Ja këtu po i them nga Lezha, në mënyrë absolute, po bllokove drejtësinë, fatin e babait tënd shpirtëror, Enver Hoxhës do kesh”, tha ndër të tjera Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD:

Ndaj dhe rikthehemi tani në këtë 35-vjetor.

Çfarë është ky 35-vjetor për ne? Ky 35-vjetor është një kushtrim për ne, është një kushtrim i madh të përmbushim misionin tonë. Miq, kemi dalë në fushëbetejë. Kemi qartësuar për çdo shqiptar dhe çdo njeri të lirë në Europë dhe botë se armiku i vullnetit të qytetarëve shqiptarë e ka emrin Edi Rama. Se ai ka zero legjitimitet. Se ai ka grabitur mandate me të gjitha mënyrat. Se ai qëndron në pushtet si përfaqësues i karteleve më të rrezikshme të drogës në Shqipëri dhe Europë.

Por, një gjë, që një qeveri të qëndrojë në pushtet pa legjitimitet, çdo ditë që ajo qëndron, qëndron për shkak se opozita nuk i ka dhënë asaj drurin që meriton. Një pushtet i paligjshëm nuk tolerohet. Një pushtet i paligjshëm rrëzohet dhe vetëm rrëzohet.

Sot presidenti Donald Trump u bëri thirrje iraniane, pushtoni institucionet tuaja sepse xhelatët e Teheranit vranë mbi 2 mijë protestues paqësorë në rrugët e qyteteve të tyre.

Si qëndron puna tek ne?

Ne përsëri jemi parti, besojmë në votën e lirë, në pushtetin me votën e lirë dhe në rrugë paqësore. Ne nuk i drejtohemi dhunës dhe u them unë ju këtu, ta keni shumë të qartë, secili prej jush këtu dhe çdo demokrate e demokrat, është i aftë të bëjë zap 100 hajdutë të këtij pushteti kudo që janë. Hajduti ka vetëm një ligj, vodha, ika, u fsheha. Kështu janë këta, ia mbathin si minjtë.

Mos harroni kurrë, nuk ka kriminelë më të rrezikshëm, nuk ka hajdut më të madh askund, as tek Troplinët, as tek Çelët dhe në asnjë klan tjetër se sa Edi Rama në qeveri, se sa Taulant Balla në krye të grupit parlamentar, se sa Lubi Balluku. Etj, etj. Jo, jo, nuk kanë të krahasuar.

Ne i përmbushëm detyrimet tona, mbrojtëm votën. Por edhe këta ditë e natë i denoncuam për çdo vjedhje, për çdo akt dhe për çdo gjë. Dhe ato po faktohen. Tani na del fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe thotë që unë nuk njoh vendimet. Thotë që unë do përdor imunitetin për të mbrojtur Lubinë, për të mbrojtur Lindat e tij, Lindën e AKSHI-t dhe Lindën e Surrelit. Thotë se ju, o demokratë, o shqiptarë, ju kam vjedhur, do t’u vjedh dhe ju nuk keni se ç’bëni.

Ja këtu po i them nga Lezha, në mënyrë absolute, po bllokove drejtësinë, fatin e babait tënd shpirtëror, Enver Hoxhës do kesh.

Po qe se beson se pasi na i ke lënë të sëmurët në spitale pa ilaçe, fëmijët në shkolla pa ngrohje duke i vjedhur, rrogat dhe pensionet më të ulëtat në rajon, pasi ke ndërtuar parajsën tënde me paratë e qytetarëve, kafshatën e tyre dhe je kapur me dokumente për të gjitha këto, mendon se do përdorësh imunitetin, gjej vrimën e miut.

Ja ku po ta them, se kurrë nuk do ta pranojmë”.

LEXO EDHE: “Një kalbësirë e brendshme e kapi PD-në”, Berisha sulmon Bashën: Ndante paratë me Ramën

Cancelo rikthehet te Barcelona: Kam një dashuri të veçantë për këtë klub

By: Fax Web
13 January 2026 at 18:40

Joao Cancelo është rikthyer te Barcelona për herë të dytë në karrierë. Klubi katalanas ka zyrtarizuar huazimin e mbrojtësit portugez nga Al Hilal deri në fund të sezonit aktual.

Idhujt e mi, Dani Alves, Ronaldinho… kanë luajtur këtu”, ishin fjalët e para të portugezit.


Ata që më njohin mirë, miqtë dhe familja, e dinë se pothuajse të gjithë idhujt e mi kanë luajtur te Barça dhe prej aty vjen pëlqimi im për këtë klub. Në akademinë e Benfikës kam luajtur tri herë kundër Barçës dhe për këtë arsye identifikohem me këtë kulturë klubi, ku të rinjtë përpiqen të luajnë si të rriturit. Sot u ktheva dhe u ndjeva si në shtëpi në dhomat e zhveshjes. Kam një dashuri të veçantë për këtë klub”, shtoi Cancelo.

Cancelo zbuloi gjithashtu edhe një bisedë familjare që e ndihmoi të merrte këtë vendim.

Edhe bashkëshortes sime i pëlqen shumë Barcelona dhe ajo e di mirë që ky është klubi që më pëlqen mua, ndaj i thashë se nëse do të kishte mundësi, do të ktheheshim”.

Portugezi kishte luajtur më parë me Barcelonën në sezonin 2023–2024, gjithashtu si i huazuar nga Manchester City.

Gjatë asaj periudhe, ai regjistroi 42 paraqitje, me 4 gola dhe 5 asistime.
Sipas marrëveshjes, lojtari 31-vjeçar do të mbajë fanellën me numrin 2.

 

Cancelo mund të aktivizohet në të dy krahët e mbrojtjes.

Ai pritet të jetë një alternativë shtesë për skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick në garat vendase dhe europiane.

“Një kalbësirë e brendshme e kapi PD-në”, Berisha sulmon Bashën: Ndante paratë me Ramën

By: Fax Web
13 January 2026 at 18:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të martë një takim me demokratët e Lezhës, takim që përkonte edhe me 35-vjetorin e themelimit të degës në këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh ndër të tjera se, beteja e tyre nuk ka qenë vetëm me qeverinë, por edhe misionarët e saj në PD, si dhe kreun e mafias botërore, Xhorxh Soros.

Një kalbësirë e brendshme e kapi PD-në. Një kryetar që ju i dhatë besimit, ditën ishte me ju, natën me Edi Ramën ndante paratë dhe pazaret. Punonte kundër jush”, u shpreh Berisha.

Një kryetar që ju i dhatë besimit, ditën ishte me ju, natën me Edi Ramën ndante paratë dhe pazaret. Punonte kundër jush, punonte kundër idealeve tuaja, interesave tuaja sepse i tillë ishte Edi Rama në radhë të parë, por edhe ai. Një armik i pluralizmit, bastard, pasardhës i një xhelati që firmoste varjen në litar.

Nga njëra anë hiqej si intelektual, skulptor, nga ana tjetër ulej dhe firmoste varjen e poetëve, varjen e qytetarëve të thjeshtë, krejtësisht të pafajshëm, vetëm si kundërshtarë politikë. Ky armik i egër i pluralizmit gjeti dobësitë, dhe faktikisht po përpiqej ta rrënonte nga brenda PD-në.

Unë e them këtu, vendimi më i rëndësishëm i jetës tuaj dhe më i vështirë ishte vendimi për të mbështetur në vjeshtën e vitit 2021 Sali Berishën. Ishte vendimi për të dalë nga fasadë opozita në opozitë të vërtetë.

Por kësaj here, betejën nuk e kishit vetëm me qeverinë shqiptare dhe misionarët e saj në PD”, vijoi kreu i PD.

LEXO EDHE: “Pranuam rotacionin, dolëm në opozitë”, Berisha nga Lezha: Treguam besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë

“Mallkimi” Mbappe, 5 trajnerë të larguar në 6 vite

By: Fax Web
13 January 2026 at 18:20

Në 6 vitet e fundit, Kylian Mbappe ka punuar me disa trajnerë të ndryshëm në klubet ku ka luajtur.

Së fundmi, listës së teknikëve që janë larguar i është shtuar edhe Xabi Alonso, i cili u nda nga Real Madrid pas vetëm shtatë muajsh në detyrë.

Humbja e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës ishte ndeshja e fundit e tij në pankinën madrilene për teknikun bask.

Mbappe reagoi me një mesazh përshëndetës në rrjetet sociale, duke vlerësuar punën e trajnerit spanjoll.

Në total, gjatë kësaj periudhe, sulmuesi francez ka bashkëpunuar me 6 trajnerë.

Këta janë Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino, Christophe Galtier, Luis Enrique, Carlo Ancelotti dhe Xabi Alonso.

Nga këta, vetëm Luis Enrique arriti të qëndrojë në detyrë pa u larguar.

Tashmë, Real Madrii pritet të nisë një kapitull të ri me ish lojtarin Alvaro Arbeloa në krye të stolit.

Nga shoqërimi me një të paraburgosur tjetër, tek ‘Audi’ dhe informatorët/ Arratisja e Altin Ndocit ishte e parapërgatitur?

By: Fax Web
13 January 2026 at 17:37

Altin Ndoci, një prej emrave më të shumëpërfolur të botës së krimit, i pandehur në procesin “Plumbi i Artë” dhe i etiketuar si vrasësi me pagesë i organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, u arratis këtë të martë nga ambientet e Spitalit Rajonal Durrës.

Ndoci ankohej për shqetësime në veshka, ndërsa vizitat për personat e burgosur zhvilloheshin në një ndarje të posaçme.

Ai dhe një i paraburgosur tjetër, siç është raportuar së fundmi, shoqërohej nga 5 punonjës të policisë së Burgjeve ndërsa vetëm 2 prej tyre e kanë shoqëruar në ambjentet e brendshme të spitalit.

Burimet thonë se një moment ka kërkuar të shkojë në tualet ku aty ka goditur një nga 3 punonjësit e policisë së burgjeve dhe është larguar.

Mësohet se një nga policët ka qëlluar në ajër, por Ndoci është larguar.

Në parkimin e spitalit atë e priste një “Audi” të bardhë, A7, me targa AA700RS dhe sapo është ngjitur në të, mjeti ka lëvizur në drejtim të Spitallës.

Policia ka ngritur postblloqe në Durrës dhe Tiranë për të bërë të mundur arrestimin e tij, ndërsa ka dyshime se arratisja ka qenë e planifikuar më herët.

Pas arratisjes, Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e Burgut Durrës, Indrit Cerloj, nën drejtorin, mjekun dhe 7 zyrtarë të tjerë.

Ndoci njihet si person i ‘rekrutuar’ nga Talo Çela, dhe në dosjen e SPAK akuzohet për përkrahja e autorit të krimit, konkretisht këtij të fundit, gjatë viteve 2020 – 2021 në qytetet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, në lidhje me vrasjen e Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia.

Po ashtu ai akuzohet për “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një  herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Ndoci kishte vepruar si vrasës për llogari të organizatës Çopja.

Sterilizimi/ Qeveria krijon kompani shtetërore me kapital 200 milion lekë (VENDIMI)

By: Fax Web
13 January 2026 at 17:25

Qeveria ka vendosur krijimin e një shoqërie aksionare në pronësi të plotë të shtetit për ofrimin e shërbimeve të integruara të sterilizimit në sistemin publik shëndetësor.

Vendimi 845 i Këshillit të Ministrave, i marrë më 30 dhjetor 2025, është publikuar ditën e sotme në Fletoren Zyrtare.

Ky vendim vjen ndërsa nën lupën e SPAK është vendosur jo vetëm kontrata, por edhe procedurat e dhënies së saj, zbatimi dhe kostot për buxhetin, përfshirë këtu përgjegjësitë penale të zyrtarëve të përfshirë.

Mes personave nën akuzë ndodhet edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Shoqëria e re, “Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit” (OSHIS sh.a.), do të ketë një kapital fillestar prej 200 milionë lekësh, të financuar nga buxheti i vitit 2026 i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Mbetet për tu parë nëse kjo sipërmarrje e re e qeverisë do të adresojë problemet që kanë shoqëruar një prej shërbimeve më të rëndësishme të sistemit shëndetësor publik në vend.

E ardhmja e Ernest Muçit/ Presidenti i Trabzonspor thyen heshtjen. Ç’pritet për yllin e Kombëtares

By: Fax Web
13 January 2026 at 17:12

Ernest Muçi po kalon një formë të shkëlqyer në radhët e Trabzonspor ku është kthyer në formën më të mirë, duke shënuar gola e qenë vendimtar për fatin e skuadrës që e sheh veten ende të përfshirë në luftën për titullin kampion.

Por futbollisti i Kombëtares është dhënë në huazim nga Besiktas te Trabzonspor dhe nuk dihet ende si cila do të jetë e ardhmja e tij në mbyllje të këtij edicioni.

Ai është huazuar për 1 milionë euro, me të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij për 8 milionë euro të tjera.

Rreth kësaj situate është pyetur nga mediat edhe presidenti i Trabzonspor, Ertugrul Dogan, i cili ka shpjeguar se gjithçka varej nga kërkesa që do i bënte trajneri i ekipit të tij, edhe pse Muçi kishte qenë një emër në radarët e klubit para se t’u bashkohej rivalëve në kampionat.

Ernest Muçi ishte një lojtar që ekipi ynë i skautëve pëlqente që para se t’i bashkohej Beshiktashit. Por në atë kohë, nuk mund të përballonim kërkesën për çmimin e tij. Nëse trajneri Fatih Teke thotë ‘unë e dua këtë lojtar’ në fund të sezonit, ne do të flasim me Besiktas dhe do të gjejmë një të mesme të arsyeshme rreth pagesës dhe do e sjellim në skuadrën tonë”.

NJOFTIMI/ BKT konfirmon vjedhjen e kartave: U klonuan një numër i vogël, klientët…

By: Fax Web
13 January 2026 at 17:00

Banka Kombëtare Tregtare ka konfirmuar zyrtarisht lajmin e publikuar nga Kapitali për klonimin e kartave të qytetarëve dhe zbrasjen e tyre përmes blerjeve dhe tërheqjeve kryesisht jashtë Shqipërisë.

Përmes një njoftimi zyrtar BKT deklaroi se bëhet fjalë për një numër të vogël kartash dhe garantoi qytetarët se ata do kompesohen plotësisht për paratë që u janë vjedhur.

Dëshirojmë t’ju informojmë se BKT ka identifikuar dhe trajtuar në kohë një rast të izoluar mashtrimi përmes klonimit të kartave në ATM. Rasti prek një numër shumë të vogël kartash, të cilat janë bllokuar menjëherë. Të gjithë klientët e prekur janë kontaktuar dhe do të rimbursohen plotësisht,” njofton BKT.

Një ditë më parë,  u publikua lajmi për klonimin e kartave në BKT dhe vjedhjen e fondeve të qytetarëve përmes veprimeve në shtete të ndryshme si Bullgari apo Itali.

LEXO EDHE: Kartat janë zbrazur në mënyrë të mistershme/ Thyhet sistemi i sigurisë në BKT, “avullojnë” paratë e qytetarëve

Pas 17 vjetësh, Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

By: Fax Web
13 January 2026 at 16:40

Viti i ri sjell me vete një sfidë të vjetër në një formë të re për të rinjtë në Kroaci. Në ditët e para të vitit 2026, rreth 1.200 prej tyre kanë marrë letra që i njoftojnë se janë thirrur për dy muaj shërbim ushtarak.

Ata janë brezi i parë që përballet me shërbimin ushtarak të detyrueshëm që kur ai u hoq në vitin 2008, një vit para se Kroacia t’i bashkohej NATO-s.

Në atë kohë, ideja ishte të profesionalizohej forca e armatosur dhe të braktisej shërbimi kombëtar i detyrueshëm.

Tani, me vetëm Hungarinë që e ndan Kroacinë nga Ukraina, perspektiva e një konflikti të armatosur duket tepër e afërt.

Një dron i humbur, ndoshta ukrainas por kurrë i identifikuar zyrtarisht, u rrëzua në kryeqytetin kroat, Zagreb, në vitin 2022. Ai nuk shkaktoi shumë dëm, por padyshim që i bëri njerëzit të mendojnë.

Mbështetje e gjerë për rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm

Qeveria kroate kuptoi se mund të mbështetej vetëm në më pak se 15,000 personel ushtarak aktiv. Përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, ajo propozoi rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm për meshkujt që kishin braktisur shkollën.

Ministri i Mbrojtjes, Ivan Anušić, tha se kjo do t’u ndihmonte të rinjve të ndryshonin “zakonet e tyre të këqija” dhe t’i përgatiste ata për “çdo kërcënim të madh”.

Anketat treguan mbështetje të gjerë për idenë, me shtatë nga dhjetë kroatë në favor. Votuesit rizgjodhën partinë HDZ, e cila tani e ka zbatuar këtë politikë. Legjislacioni i nevojshëm u miratua shpejt në Parlament në tetorin e kaluar, me 84 deputetë në favor dhe vetëm 11 kundër.

Pak protesta

Ministria e Mbrojtjes nuk humbi kohë në kontaktimin e grupit të parë të rekrutëve, me pak ose aspak protesta.

“Nuk shoh asnjë pengesë për shërbimin ushtarak të detyrueshëm,” thotë Gordan Akrap, rektor i zëvendësuar i Universitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë “Franjo Tudjman” të Kroacisë.

“Do të ketë më shumë njerëz që duan të jenë pjesë e kësaj sesa mund të regjistrohen, sepse në momentin e tanishëm numri është i kufizuar,” shton ai.

“Disa grupe populiste të majta ekstreme thonë se duhet të investojmë në kopshte dhe gjëra të tilla. Por e vërteta është se dikush duhet t’i mbrojë kopshtet, mënyrën tonë evropiane të jetesës dhe demokracinë tonë, dhe në fund të fundit, këtë mund ta bëjë ushtria.”

Një tendencë më e gjerë në të gjithë rajonin

Rihyrja në fuqi e shërbimit ushtarak të detyrueshëm në Kroaci është pjesë e një tendence më të gjerë në vendet që ishin pjesë e Jugosllavisë.

Disa prej tyre kanë qenë duke konsideruar rikthimin e një forme të shërbimit të detyrueshëm, si një rikthim në ditët e regjimit socialist të Josip Broz Titos.

Në atë kohë, të rinjtë duhej të shërbenin për një vit në Ushtrinë Popullore, e cila krijoi një forcë luftarake të konsiderueshme. Pak para se vendi të fillonte të shpërbëhej në vitet 1990, dy të tretat e forcave tokësore ishin rekrutë, me një milion rezervistë të trajnuar të tjerë në dispozicion.

Pas luftërave jugosllave

Vendet e pavarura që dolën nga luftërat jugosllave të viteve 1990 hoqën gradualisht shërbimin ushtarak të detyrueshëm.

Sllovenia ishte e para që hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2003; rekrutët e fundit serbë përfunduan shërbimin e tyre në vitin 2010.

Me perspektivën — ose, në rastin e Sllovenisë dhe Kroacisë, arritjen — e anëtarësimit në BE, dukej se kishte pak nevojë për një lloj force ushtarake që kërkonte nga të rinjtë e vendit të kalonin muaj trajnimi.

Por edhe para pushtimit të Ukrainës nga Rusia, situata po fillonte të ndryshonte. Sllovenia po e diskuton rivendosjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm Në vitin 2020, partitë që formuan qeverinë e re nacionaliste të djathtë të Sllovenisë përfshinë rivendosjen e shërbimit ushtarak në marrëveshjen e tyre të koalicionit. Kryeministri i saj, Janez Jansa, u bë i famshëm si ministër i Mbrojtjes gjatë luftës dhjetëditore të pavarësisë së Sllovenisë në vitin 1991.

Ai deklaroi se forcat e armatosura të vendit, me vetëm 7.000 trupa, nuk mund ta mbronin më vendin nga një sulm dhe u ankua se të rinjtë nuk dijnë si të përdorin armët.

Qeveria aktuale e qendrës së majtë e Robert Golobit nuk e ka përqafuar këtë ide, por zgjedhjet parlamentare janë planifikuar për në mars dhe partia SDS e Jansa-s kryeson në sondazhet e opinionit.

A do ta ndjekë Serbia shembullin?

Në Serbi, qeveria ka diskutuar për disa vjet mundësinë e futjes së shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Kanë kaluar disa afate pa u rekrutuar askush, por kjo mund të ndryshojë këtë vit, pasi ministri i Mbrojtjes Bratislav Gasic thotë se së shpejti legjislacioni  do të paraqitet në Parlament.

Ndërsa vendet në rajon po rrisin shpenzimet e tyre ushtarake dhe po punojnë për të rritur personelin, lind pyetja e vjetër nëse pjesa tjetër e Evropës duhet të shqetësohet për Ballkanin.

Toby Vogel nga qendra kërkimore Këshilli për Politikën e Demokratizimit beson se mundësia e një konflikti të vërtetë mbetet e vogël.

“Aspekti ushtarak i gjithë kësaj është kryesisht një çështje përgatitjeje, më shumë sesa planifikimi konkret, dhe sigurisht jo planifikimi ofensiv,” i tha ai DW. “Serbia nuk do të sulmojë Kroacinë, dhe Kroacia nuk do të pushtojë Serbinë.”

“Në një situatë ku mjedisi i përgjithshëm është i paqëndrueshëm dhe i paparashikueshëm, mendoj se qeveritë ndoshta po veprojnë me kujdes duke marrë masa parandaluese dhe duke vendosur elementët e nevojshëm për të ndjekur një qasje më strategjike ndaj çështjeve ndërkombëtare,” tha ai. “Por është një rikthim në të kaluarën.” /DW

A kishte dijeni dikush tjetër për planin e arratisjes? Forcat Operacionale kontroll në qelinë e Altin Ndocit

By: Fax Web
13 January 2026 at 16:32

Forcat Operaracionale të burgjeve, nga Tirana, janë nisur drejt burgut të Durrësit, për verifikime atje, kontrolle, me kë ishte në dhomë Altin Ndoci.

Kontrollet do të kryhen për të kuptuar nëse dikush ka dijeni për planin e Ndocit, apo për të tjerë elementë që mund t’i vlejnë zbulimit të bashkëpunëtorëve.

Altin Ndoci u arratis mesditën e sotme nga Spitali i Durrësit ku kishte shkuar për kontrolle mjekësore.

Ai ka arritur të largohet me vrap ndërsa dyshohet se një “Audi A7” e priste në parkimin e spitalit.

LEXO EDHE: PAMJET/ Dyshohet se u prit nga një “Audi”! Momenti kur Ndoci ia fut vrapit, polici me armë në dorë…

Pak orë pas ngjarjes, i gjithë zinxhiri komandues i Burgjeve të Durrësit është pezulluar nga detyra.

Drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërrloj, shefi i policisë dhe zyrtarë të tjerë do të jenë të pezulluar deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave dhe pritet të dalin me konkluzionet për përgjegjësitë penale për skandalin e arratisjes.

LEXO EDHENga “Masakra e Bradasheshit” tek vrasja e dy vëllezërve në Durrës, kush është i arratisuri Altin Ndoci?

❌
❌