Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 January 2026Main stream

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

By: E S
25 January 2026 at 20:52

Një sulm me armë ka ndodhur në një apartament në Tiergarten, Berlin, ku pesë persona janë plagosur.

Bild raporton se dy prej tyre në gjendje kritike.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Policia ka rrethuar zonën ndërsa operacioni për kapjen e të gjithë autorëve të përfshirë vijon.

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

By: E S
25 January 2026 at 20:42

Gjatë ballafaqimit me bashkëshortin e saj, Neritanin, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani, Kristina shokon me një deklaratë të fortë për vjehrrën e saj. Ajo shprehet se vjehrra e çuar në polici, duke shpifur se e kishte dhunuar.

Nga ana tjetër Neritani justifikon veprimet e qëllimshme të mamasë së tij, duke thënë se e ka vepruar në atë mënyrë për shkak të pleqërisë.

Kristina: Nëna e këtij më ka çuar në polici, që gjoja e kisha rrahur dhe ky ka gojë dhe më flet mua këtu. Më ka çuar para gjykatës nënën e këtij që nuk e kam prekur me dorë.

Neritani: E kishte nga pleqëria.

Eni Çobani: Pse të ka çuar në prokurori?

Kristina: Kishte shpikur vjehrra që gjoja unë e kisha rrahur.

Eni Çobani: Ti ishe në punë?

Kristina: Në punë!

Eni Çobani: Kjo është e tepërt, nuk është vetëm pleqëri. Kjo është të duash ta çosh njeriun pas hekurave.

Neritani: Ka qenë nga pleqëria. Nuk besoj se i ka vënë dorë.

Kristina: Ndahen gjërat mes nënës dhe gruas. Ajo shante dhe ofendonte si ti donte qejfi. Më thotë mua ajo para gjykatës ke vrarë fëmijët e tu, si more i vras unë gjakun tim, ata që i mbaj nëntë muaj në bark.

Eni Çobani: Akuza e vjehrrës cila ishte?

Kristina: Që ka harruar vjehrrën dhe tre fëmijët e mi, që gjoja i torturoj.

Eni Çobani: Është shumë e rëndë.

Kristina: Kishte marrë edhe thikën e shtëpisë, gjoja e kisha goditur me thikë.

Eni Çobani: Vuante nga ndonjë gjë?

Neritani: Jo!

Kristina: Ajo fëmijët e mi nuk i donte fare, i shante. Vetëm kur ka ikur vjehrra nga shtëpia, që i kemi dhënë edhe 50 mijë euro me vete, vetëm atëherë më kanë thënë komshinjtë që vjehrra jote t’i shante fëmijët, nuk t’i donte.

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

By: E S
25 January 2026 at 20:31

Mediat e huaja i kanë kushtuar artikuj protestës së PD ditën e djeshme. Në një artikull të Skynews, thuhet se protesta e dhunshme e organizuar nga Partia Demokratike u shoqërua me hedhje molotovi ndaj policisë dhe ndërtesës së parlamentit, duke shkaktuar shpërthime.

Një protestë e organizuar u bë e dhunshme të shtunën, kur protestuesit filluan të hedhin bomba me benzinë ndaj policisë dhe ndërtesës së parlamentit në Shqipëri, duke shkaktuar shpërthime. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si: “Shqipëria, një shtet me një parti” dhe “Pyet ku shkojnë fondet e BE-së?”, ndërsa kërkonin dorëheqjen e qeverisë’, shkruan Skynews.

Edhe media britanike “The Mirror” i ka kushtuar vëmendje protestës kombëtare të opozitës, duke raportuar se mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë në një demonstratë të thirrur nga opozita, në reagim ndaj akuzave të rënda për korrupsion që lidhen me nivelet më të larta të qeverisë.

“Demonstrata e organizuar nga Partia Demokratike në opozitë, u mbajt në përgjigje të akuzave për korrupsion kundër zëvendëskryeministres dhe tërhoqi mijëra njerëz”, shkruan The Mirror.

Deutschlandfunk shkruan për përleshjet që shpërthyen gjatë demonstratës kundër qeverisë.

Ndërsa DerStandard shkruan se Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri thirrje njerëzve të bashkohen për të rrëzuar qeverinë.

‘Kreu i Partisë Demokratike të krahut të djathtë u bëri thirrje njerëzve të bashkohen për të rrëzuar këtë qeveri”, shkruan DerStandard.

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

By: E S
25 January 2026 at 20:15

Era e fortë ka përfshirë qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Si pasojë e reshjeve dhe erës, disa pisha janë rrëzuar në rrugën për në Zvërnec, duke bllokuar trafikun për automjetet.

Shërbimet e Zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zhvendosur pemët dhe për të rifilluar normalisht qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët në zonat e prekura.

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

By: E S
25 January 2026 at 20:08

Projektligji “Për censin e Bujqësisë” ka kaluar të gjitha hallkat e konsultimit publik dhe institucional dhe pritet të nisë brenda këtij viti për të mbledhur të dhëna mbi tablonë e tokës bujqësore dhe blegtorisë në vend, të dhënat që sipas ekspertëve të pushtetit vendor do të krijojnë një pasqyrë të ekonomisë rurale.

Këshilli Konsultativ mes Qeverisjes Qendrore dhe Vendore shqyrtoi në dhjetor projektligjin e qeverisë “Për censin e Bujqësisë”, një nismë që synon të mbledhë të dhënat bazë për tokat bujqësore dhe blegtorinë në territorin e vendit, që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 890 milionë lekë.

E parashikuar në strategjinë statistikore të INSTAT për periudhën 2022-2026, ky cens pritet të realizohet brenda këtij viti, katërmbëdhjetë vjet pas censit të fundit të situatës së bujqësisë dhe blegtorisë në Shqipëri.

Objektivat e censit synojnë të sigurojnë mbledhje të dhënash të hollësishme, të besueshme dhe statistikore për tokat bujqësore, pyjet, livadhet, kopshtet, bagëtitë, shpendët, etj.. për të gjithë individët apo fermat, që në projektligj identifikohen me termin “njësitë ekonomike bujqësore”.

Të dhënat do të shërbejnë, sipas relacionit, për planifikimin dhe vënien në zbatim të politikave të përgjithshme të zhvillimit ekonomik bujqësor dhe krijimin e një regjistri statistikor.

Relacioni i paraqitur në Këshill nga Ministria e Bujqësisë, që BIRN e disponon, tregon për një konsultim të nismës mes ministrive dhe institucioneve që do të kenë rol në realizimin e këtij projekti, si ajo Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si ministri përgjegjëse, e Drejtësisë, e Financave, Drejtoria e Kadastrës, etj..

Qeveria pretendon se “regjistrimi i Bujqësisë”do të jetë një mjet kyç për të kuptuar thellësisht peizazhin bujqësor të vendit, është i përafruar me legjislacionin e BE-së dhe siguron që të dhënat bujqësore të Shqipërisë të jenë të krahasueshme dhe të përdorshme në nivel evropian.

Ministria e Financave arsyeton se kostoja totale e parashikuar për realizimin e këtij censi madhor vlerësohet në 890.91 milionë lekë dhe se këto shpenzime do të mbulohen nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera donatorësh. Më shumë se gjysma e tyre do të shkojnë për pagesat e burimeve njerëzore, ndërsa pjesa tjetër për dieta udhëtimi, pajisje dhe fushatat e publicitetit.

Gjatë konsultimeve publike, janë pranuar dhe rekomandime nga organizata të shoqërisë civile, si përfshirja e komponentit gjinor në mbledhjen e statistikave që vjen si rekomandim i UN Women dhe një propozim nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare që pyjet dhe kullotat në pronësi publike të përfshihen në fushën e zbatimit të këtij censusi në rastet kur shfrytëzohen drejtpërdrejt nga ‘Njësitë ekonomike bujqësore” për aktivitetin e tyre bujqësor ose blegtoral.

Ekspertët e pushtetit vendor e shohin këtë nismë si një mundësi të mirë për rritjen e kapaciteteve planifikuese të njësive vendore për politikat rurale të mëtejshme.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit Shqiptar të Bashkive, anëtar i Këshillit Legjislativ mes qeverisë qendrore dhe vendore, i tha BIRN-it se “Censi i Bujqësisë është një mjet pune për 61 bashkitë dhe 12 qarqet, që i lejon të planifikojnë zhvillimin rural mbi nevojat reale të fermerëve, jo mbi hamendësime”.

Sipas tij, kjo do të rrisë aftësitë e politikëbërjes përmes përdorimit të makro-datave në politikat e zhvillimit.

Nga ana tjetër, Haxhimali thotë se censi do të japë një pasqyrë të ekonomisë rurale, “për të ditur kush prodhon, çfarë prodhon dhe në çfarë kushtesh, në mënyrë që politikat rurale të përshtaten sipas territorit dhe potencialit të çdo bashkie”.

Rezultatet e pritshme të të dhënave që do të mblidhen nga censi pritet të krijojnë, sipas tij, “një hartë të saktë të tokës bujqësore, fermave, blegtorisë dhe punësimit rural”, duke dalluar qartë prioritetet mes qarqeve dhe bashkive.

Nga pikëpamja e pushtetit vendor, Haxhimali beson se bashkitë do të përfitojnë nga të dhënat e censit, pasi ato do t’u shërbejnë bashkive për vendimmarrje më të mirë për investime, subvencione, infrastrukturë rurale dhe shërbime, sipas nevojave konkrete të zonave të tyre por dhe për konkurencë ekonomike ndërbashkiake dhe rajonale./ BIRN

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

By: E S
25 January 2026 at 19:50

Grida Duma ka bërë një nga rrëfimet më personale deri më tani në bisedën me Bora Zemanin në Grida Duma Podcast.Për herë të parë, ajo foli hapur për një fazë të rëndësishme të jetës së saj, duke e përshkruar vitin që lamë pas si një periudhë qartësie dhe çlirimi emocional.

“Për herë të parë nuk kam pasur asnjë siklet të lëshoj,” u shpreh Duma, duke treguar se ka ardhur një moment në jetën e saj kur mbajtja e gjërave, njerëzve apo situatave nuk është më domosdoshmëri, por zgjedhje e vetëdijshme. Sipas saj, jo çdo gjë që mbahet është vlerë dhe jo çdo lëshim është humbje.

Në rrëfimin e saj, Grida Duma thekson se me rritjen personale vjen edhe aftësia për të dalluar se cilat marrëdhënie dhe situata “rrinë mirë” pranë teje dhe cilat kthehen në peshë. “Vjen një pikë ku nuk investon më përtej vetes. Gjërat rrinë ose nuk rrinë vetë,” shpjegon ajo.

Bora Zemani, nga ana e saj, e përforcon këtë ide duke e quajtur procesin e lëshimit si një “pastrim” të domosdoshëm që ndodh në një fazë të caktuar të jetës. Një pastrim që sjell lehtësi, rehati dhe një raport më të shëndetshëm me veten.

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

By: E S
25 January 2026 at 19:40

Për Kosovën nuk do të ishte hera e parë që Rusia kërkon hise në fatin e saj.

Nga kundërshtimi i intervenimit të NATO-s më 1999, te krahasimi me Krimenë e aneksuar dhe bllokimi i njohjeve ndërkombëtare, Moska ka luajtur vazhdimisht rolin e kundërshtarit të shtetësisë së saj.

Sot, kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së janë të tensionuara, ky ndikim rus rrezikon të bëhet edhe më i hapur.

Këtë javë, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, konfirmoi se Moska ka hapur kanale komunikimi me Shtetet e Bashkuara për zhvillimet në Ballkan dhe se është e gatshme t’i thellojë ato. Ai, gjithashtu, la të kuptohet se edhe amerikanët duan të angazhohen.

“Ne kemi më shumë mundësi për të komunikuar me SHBA-në [sesa me BE-në] për Ballkanin – veçanërisht për Bosnje e Hercegovinën dhe vendet e tjera të rajonit. Kontaktet e tilla po vazhdojnë. Ato ende nuk kanë sjellë rezultate pozitive ose të qarta. Por, ne jemi të hapur për këto kontakte dhe, mësa mund të gjykoj, edhe kolegët tanë amerikanë janë të gatshëm t’i zhvillojnë”, tha Lavrov.

Radio Evropa e Lirë pyeti Departamentin amerikan të Shtetit nëse SHBA-ja po diskuton me Rusinë për Kosovën, Bosnjën apo vendet e tjera të Ballkanit, si koordinohet me Evropën dhe si e vlerëson rolin e Moskës në rajon, por nuk mori asnjë përgjigje që nga 20 janari.

Bashkimi Evropian theksoi se nuk mund t’i konfirmojë shkëmbimet e mundshme mes palëve të treta.

“BE-ja është partneri kryesor politik, ekonomik dhe strategjik i Ballkanit Perëndimor dhe është plotësisht e angazhuar në rajon”, tha një zëdhënës i bllokut për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria në detyrë e Kosovës nuk i komentoi deklaratat e Lavrovit, por kryeministri Albin Kurti, në një ngjarje në Davos, paralajmëroi për kërcënimin e tërthortë që i vjen Kosovës nga Rusia përmes Serbisë – të dyja shtete që s’e njohin pavarësinë e saj.

“Kushdo që ndihmon fqinjin tonë verior në përpjekjet për të na destabilizuar, na shkakton probleme edhe neve. Kërcënimi ynë më i afërt në këtë drejtim është Federata Ruse”, tha Kurti.

Në Ballkanin Perëndimor, Rusia ka një rol aktiv, kryesisht përmes lidhjeve të saj me Serbinë dhe Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa ndikimi i saj në vende të tjera, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, mbetet më i kufizuar dhe shpesh indirekt.

Përmes dezinformatave, medias proruse dhe ndikimit energjetik, Moska synon të ngadalësojë integrimin euroatlantik, të shtojë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të sfidojë interesat e SHBA-së dhe BE-së.

Parlamenti Evropian ka miratuar disa rezoluta që i dënojnë këto praktika dhe kërkojnë reagim të koordinuar nga Bashkimi Evropian dhe vendet partnere.

Një raport i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, i publikuar në vitin 2024, nënvizon se “një nga qëllimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor është të parandalojë rreshtimin e Serbisë krah Perëndimit. Një mënyrë për ta arritur këtë, është mbështetja e vendosur e qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës dhe pengimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Së fundmi, disa prej këtyre pengesave kanë nisur të zbuten, veçanërisht pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, vitin e kaluar në Alaskë, si dhe bisedimeve pasuese mes zyrtarëve të të dyja vendeve për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti në Ukrainë.

Shumë prej udhëheqësve evropianë, nga ana e tyre, kanë mbajtur qëndrime më të forta dhe nuk kanë dhënë sinjale lehtësimi ndaj Rusisë. Por, raportet transatlantike i kanë tensionuar edhe një varg çështjesh tjera – nisur nga situata në Gazë deri tek ambiciet amerikane për Grenlandën – duke e bërë skenën ndërkombëtare më të paparashikueshme se kurrë.

“E dua Evropën dhe dua ta shoh mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha Trump në Forumin Ekonomik Botëror, që u mbajt këtë javë në Davos.

Për Ivanа Stradnerin, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, çarja transatlantike është një “ëndërr e bërë realitet për Moskën”, pasi i jep asaj mundësinë t’i shfrytëzojë krizat në Ballkan dhe të bëjë llogari për Ukrainën. Ndër vendet më të cenueshme është Bosnje dhe Hercegovina.

“… për shkak të grupeve të ndryshme fetare dhe etnike. Kjo krijon një pikë fërkimi që Rusia mund ta shfrytëzojë për të përshkallëzuar krizën – me ndihmën edhe të udhëheqësit serb, Millorad Dodik – dhe më pas për ta qetësuar situatën. Këtë do ta përdorte si kartë për negociata, duke i thënë Perëndimit se, nëse nuk do që konflikti të përhapet më tej, ai duhet të negociojë me Rusinë”, thotë Stradner për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se Rusia do që ta paraqesë SHBA-në si palë reale negociuese dhe BE-në si të parëndësishme. Ai e konsideron ndarjen transatlantike si tejet të rrezikshme dhe kundërproduktive për frenimin e Rusisë.

Sipas tij, heqja e sanksioneve ndaj Dodikut e ka afruar qëndrimin e SHBA-së me interesat e Moskës në Bosnje e Hercegovinë – ndonëse Departamenti amerikan i Shtetit ka sqaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se ky vendim është marrë pas tërheqjes së autoriteteve të Republikës Sërpska nga një sërë ligjesh të vlerësuara si antikushtetuese.

Kupchan i interpreton deklaratat e Lavrovit si një sinjal të hapjes më të madhe të Uashingtonit ndaj Moskës, krahasuar me Brukselin, dhe si pjesë e një modeli më të gjerë, ku politika amerikane përkon pa dashje me synimet ruse në Ballkan.

“Duke qenë se Dodiku është prorus dhe duke pasur parasysh se Rusia favorizon paqëndrueshmërinë në rajon – gjë për të cilën njihet edhe Republika Sërpska – kjo, në njëfarë mënyre, i vendos Uashingtonin dhe Moskën në të njëjtën vijë kur bëhet fjalë për Bosnje e Hercegovinën”, thotë Kupchan për Exposenë.

Kupchan vlerëson se dialogu i SHBA-së me Rusinë për Ukrainën është i nevojshëm, por paralajmëron se në Ballkan bashkëpunimi me Moskën duhet shmangur, pasi interesat e saj janë “diametralisht të kundërta” me ato amerikane.

“Partner kryesor i Amerikës në Ballkan është Bashkimi Evropian, jo Rusia. Për këtë arsye, ajo që duhet parë, është një bashkëpunim dhe diplomaci shumë më e intensifikuar mes SHBA-së dhe BE-së, edhe pse është e vështirë tani, duke pasur parasysh se marrëdhëniet SHBA-Evropë, në këtë pikë, nuk janë në një gjendje të mirë”, thotë Kupchan.

Ai beson se Kosova është në radarin e Trumpit dhe se administrata e tij do ta shtyjë Prishtinën dhe Beogradin drejt përparimit në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, por vlerëson se Rusia mund të përpiqet ta pengojë këtë proces, pasi “synon të ruajë unitetin pan-ortodoks në rajon”.

Sipas tij, Kosova duhet të jetë në gatishmëri ndaj përpjekjeve të mundshme ruse “për të ndezur trazira të reja”.

E, Stradner ndan një mendim më ndryshe – Kosova është pjesë e një tabloje më të gjerë gjeopolitike, por nuk përbën fokusin kryesor të Rusisë.

“Besoj se situata në Kosovë, sa i përket sigurisë, është më e mirë se disa vite më parë. Dhe, gjëja e fundit që duan tani Shtetet e Bashkuara është një përshkallëzim i pakontrolluar”, thotë Stradner.

Megjithatë, sipas Stradnerit, Kosova nuk mund të harrojë kurrë se në Serbi dhe Bosnje gjenden bastionet kryesore të ndikimit rus. Përveç lidhjeve politike, Moska disponon në këto dy vende edhe leva presioni dhe shantazhi – nisur nga kontrolli mbi energjinë dhe gazin, deri te ndikimi ekonomik dhe mediatik – të cilat përdoren për të ruajtur hapësirën e saj strategjike dhe për të influencuar rajonin.

“Kosova duhet të zhvillojë lidhje shumë më të ngushta me Bashkimin Evropian dhe të jetë jashtëzakonisht diplomatike dhe e mençur në qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara”, thotë Stradner.

Edhe BE-ja, sipas Stradnerit, duhet të tregojë lidership të vërtetë në Ballkanin Perëndimor, ku, deri më tash, nuk ka qenë edhe aq efektive.

Por, me fjalët e saj, është koha kur të gjithë jemi si ato “macet që ndjekin lazerin” – reagojmë pa pushim ndaj ngjarjeve që lëvizin shpejt, pa kontroll real dhe pa një ide të qartë se çfarë vjen më pas. Ndërkohë që drita na mban të mbërthyer në lojën e saj, bota nuk pret. /rel

1-vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh

By: E S
25 January 2026 at 18:59

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” u kremtua këtë të dielë XV të Llukait dhe ditën e nderimit të Hierarkut të Madh, Shën Grigor Theologut, Shërbesa e Mëngjesores dhe Liturgjia Hyjnore, me rastin e përkujtimit të Kryepiskopit të lumur Anastas.

Shërbesat e Shenjta u drejtuan nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, i shoqëruar nga Mitropoliti i Gjermanisë Qendrore, Hirësi Isaaku, si dhe nga të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla; Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni; Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësi Nathanaili; Mitropoliti i Beratit, Hirësi Asti; dhe Mitropoliti i Korçës, Hirësi Anastasi. I pranishëm ishte gjithashtu Mitropoliti i Akaias, Hirësi Athanasi, i cili u lut së bashku me mitropolitët, si dhe klerikë të shumtë nga Shqipëria dhe jashtë saj.

Në këtë ditë përkujtimore morën pjesë krerë të komuniteteve fetare, ambasadorë, përfaqësues të lartë të Këshillit Botëror të Kishave, të Komunitetit të Sant’Egidios, të Qendrës së Krishterë Misionare në Amerikë, si dhe besimtarë të shumtë.

Në fjalën e tij, Kryepiskopi Joan theksoi se përkujtimi vjetor i Kryepiskopit të lumur Anastas është një nevojë shpirtërore për reflektim, falënderim dhe forcim në hirin e Perëndisë Triadik. Ai vuri në dukje se largimi i njerëzve të mëdhenj lë gjithmonë trishtim dhe boshllëk, por besimi në Ngjalljen e Krishtit dhe përjetësinë e shpirtit sjell ngushëllim dhe shpresë.

Sipas Kryepiskopit Joan, përkujtimi i Kryepiskopit të lumur Anastas nuk është një kthim nostalgjik në të kaluarën, por një zgjedhje e vetëdijshme për të mbajtur gjallë trashëgiminë e tij shpirtërore dhe njerëzore.

“Ata që duam dhe i humbasim nuk janë aty ku ishin më parë; tani janë kudo ku jemi ne”, u shpreh ai, duke theksuar se kjo ndjesi pranie jep kurajë, shpresë dhe lehtësim.

Pas përfundimit të Liturgjisë Hyjnore, u krye Shërbesa e Përshpirtjes në kriptin e Katedrales, aty ku prehet trupi i Kryepiskopit të lumur Anastas.

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare në 25 janar 2025. Fortlumturia e tij u prek nga viroza dhe fillimisht në 30 dhjetor u shtrua në një spital privat në Tiranë, dhe më pas u dërgua me helikopter në Athinë. Pavarësisht trajtimit të specializuar ai nuk mundi të mbijetojë, pasi për shkak të një hermoragjie gastrike shumë organe jetësore humbën funksionin.

Fjala e plotë e Kryepiskopit Joan:

Një vit që Kisha jonë e përjeton mungesën e Atit, vëllait dhe bashkëmeshtarit tonë të dashur. Përkujtimi vjetor nuk është detyrim formal, është një nevojë shpirtërore, një nevojë për t’u ndalur, për të reflektuar, për t’u kujtuar dhe për të falëderuar me mirënjohje Perëndinë Triadik për të gjitha dhe për të marrë forcë nga hiri i Tij.
Largimi i njeriut të madh lë gjithmonë një trishtim dhe një boshllëk. Po për ne që besojmë në Perëndinë, në Ngjalljen e Krishtit dhe në përjetësinë e shpirtit kemi një ngushëllim, sepse Perëndia nuk është Perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve.

Përkujtimi i Kryepiskopit të lumur Anastas nuk është thjesht një kthim nostalgjik në të kaluarën, është zgjedhja e vetëdijshme për të mbajtur të gjallë trashëgiminë që ai na la. Jo si eksponat muzeu, por si udhërrëfyes për të sotmen dhe për të ardhmen dhe si një mundësi për meditim të brendshëm dhe për orjentimin e jetës sonë. Fjalët e Shën Joan Gojartit: Ata që i duam dhe i humbasim, nuk janë aty ku ishin më parë,, ata janë tani kudo ku jemi ne, – i përshtaten plotësisht Kryepiskopit Anastas. Ne besojmë dhe e ndiejmë praninë e tij dhe kjo na jep shpresë, kurajë dhe lehtësim.

Kryepiskopi i lumur na la mësime dhe fjalë të cilat vazhdojnë të ndriçojnë jetën tonë. Do të citoj disa nga këto mësime dhe fjalë të çmuara. “Liturgjia pas Liturgjisë”, sepse adhurimi nuk mbaron në Kishë, po vazhdon si shërbesë në botë. “Dashuria nuk ka kufij”, “Kisha nuk mbyllet në vetvete” dhe “nuk është vetëm për veten e saj, por për të gjithë njerëzit, kushdo qofshin ata”, sepse të gjithë njerëzit janë krijuar sipas ikonës së Perëndisë. Ai thoshte: “Gjithmonë në udhëtim”, “Besimi nuk është një zotërim statik, por udhëtim dinamik drejt Perëndisë”. Këto nuk ishin thjesht parrulla, ishin jeta e tij.

Predikonte atë që jetoi dhe jetonte atë që predikonte. Në një botë plot me fjalë, por pa vepra, jeta e tij ishte dëshmia më e fortë, se fjalët dhe veprat duhet të jenë të pandara, sepse besimi pa vepra është i vdekur, na mëson Shën Jakovi. Fjalët e tij: “Vaji i fesë nuk duhet të përdoret nga asnjëra palë për të ndezur konfliktet, por për të shëruar plagët dhe për të qetësuar zemrat”, të njohura tashmë nga të gjithë, janë bërë tashmë leitmotiv kur flitet për rolin e fesë në botën konfliktuale ku po jetojmë sot. Thoshte shpesh: “Ngjallja nuk është thjesht dogmë, është përvojë që shndërron jetën”. Pikërisht këtë pamë në Shqipëri: Një Kishë që dukej e vdekur u ringjall jo me forca njerëzore, por me hirin e Perëndisë që vepron nëpërmjet njerëzve plot me besë, që e duan Perëndinë dhe i shërbejnë atij. Jeta dhe vepra e Kryepiskopit Anastas do të jetë gjithmonë një shembull i gjallë dhe një frymëzim i vazhdueshëm jo vetëm për ne sot, por edhe për brezat që do të vijnë.

Në këtë përvjetor të parë të fjetës së tij, dua të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen tonë të pakufishme për gjithçka që e ke bërë për ne dhe për Kishën tonë. Lutemi që Perëndia të na japë forcë e urtësi për të vazhduar rrugën e ndritshme të Kryepiskopit të lumur Anastas, sepse nderimi më i madh që mund t’i bëjmë atij është të ecim të bashkuar në atë rrugë dhe me të njëjtën frymë. I përjetshëm dhe i bekuar qoftë kujtimi i tij.

Moti i keq me temperatura të acarta përfshin SHBA-në, Shtëpia e Bardhë mbulohet nga dëbora

By: E S
25 January 2026 at 18:50

Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga moti i keq me temperatura të acarta gjatë kësaj fundjave.

Pamjet tregojnë Shtëpinë e Bardhë herët këtë të diel të mbuluar nga bora ndërsa edhe Uashingtoni është prekur nga stuhia.

37 shtete janë prekur teksa presidenti Donald Trump miratoi të shtunën shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në 12 prej tyre, përfshirë South Carolina, Virginia, Tennessee, Georgia, North Carolina, Maryland, Arkansas, Kentucky, Louisiana, Mississip[pi, Indiana dhe Ëest Virgina.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe të qëndrojmë në kontakt me të gjitha shtetet në rrugën e kësaj stuhie. Qëndroni të sigurt dhe ngrohtë”, tha Trump.

Moti i keq ka prekur kryesisht infrastrukturën energjetike dhe transportin e qytetarëve.

Rreth 140 mijë familje raportohet të kenë mbetur pa energji elektrike për shkak të kushteve atmosferike. Autoritetet kanë udhëtuar qytetarët në zonat më të prekura të evitojnë daljet e panevojshme dhe të qëndrojnë në banesat e tyre.

Gjithashtu në të gjithë vendin, më shumë se 13 mijë fluturime u anuluan të shtunën dhe të dielën, sipas faqes së internetit të ndjekjes së fluturimeve FlightAware.

Kompanitë ajrore kanë udhëzuar pasagjerët të kontrollojnë statusin e fluturimeve përpara se të mbërrijnë në aeroporte.

E njëjta situatë pritet të vijojë edhe përgjatë fillimit të javës së ardhshme. Temperaturat ekstreme janë më të ulëtat që janë shënuar në 8 vitet e fundit në SHBA.

“Reforma më e madhe në polici”, ministrja e Brendshme Mahmood njofton krijimin e FBI-së britanike

By: E S
25 January 2026 at 18:40

Ministria e Brendshme Britanike, Shabana Mahmood njoftoi krijimin e një Shërbimi të ri Kombëtar të Policisë (NPS), një “FBI Britanike”, e cila do të jetë përgjegjëse për luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe aktiviteteve të tjera kriminale.

Në njoftim thuhej se Ministrja do të prezantonte të hënën reformat më të mëdha në polici që nga krijimi i forcës së parë policore në vend në vitin 1829.

Mahmood i tha BBC se NPS-ja, ka të bëjë me hartimin e një modeli të ri policimi për Anglinë dhe Uellsin.

FBI-ja britanike do të bashkojë punën e agjencive ekzistuese, siç është Agjencia Kombëtare Kundër Krimit (NCA) dhe njësive rajonale të krimit të organizuar, nën të njëjtën organizatë, duke blerë teknologji të re.

Mahmood tha se sistemi aktual i policimit ishte “i prishur” dhe organi i ri do të jetë pjesë e një sërë reformash policore për Anglinë dhe Uellsin. Nuk është hera e parë që reformat policore janë përshkruar si një “FBI Britanike”. Në vitin 2006, Agjencia Kundër Krimit të Organizuar dhe të Rëndë (SOCA) u quajt “FBI e Britanisë”.

Ministria e Brendshme thotë se do të kërkojë gjithashtu të punësojë talente të reja jashtë forcës për role udhëheqëse.

“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

By: E S
25 January 2026 at 18:31

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë një reagim pas protestës së PD-së, në rrjetet sociale.

Braçe, thekson se molotovi është një armë vdekjeprurëse dhe si e tillë duhet të reflektohet edhe ligjërisht në Kodin Penal.

Në postimin e tij, Erion Braçe shkruan:

Dje, darka ne bulevard; si ishte ajo, “kane helmuar gazetaret”?! Po per te djegur kush per pak i dogji?!

Ne foto jane fotoreporteret Florion Goga dhe Armando Babani thuajse ne flake! jane edhe policet mu aty, ne flake!

Tani, molotovi eshte arme, madje arme vdekjeprurese; kodi penal eshte ne kuvend dhe kodi penal duhet te reflektoje-materializoje armen molotov dhe krimin e shkaktuar prej tij!

“S’e kam të lehtë të fle në trotuar, por kemi zgjedhur të luftojmë”, Lapaj flet në Berat për protestën e 31 janarit

By: E S
25 January 2026 at 18:22

Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar një takim me mbështetës dhe aktivistë në Berat, ku ka folur për protestën e tij të radhës kundër qeverisë së Edi Ramës,që do të mbahet në Tiranë, më 31 janar, në orën 18:00.

Gjatë fjalës së tij, Lapaj e përshkroi kryeministrin si “hajdut” dhe “një njeri që ka frikë nga e vërteta”, duke deklaruar se protesta e thirrur prej tij do të jetë masive dhe e ndërtuar mbi qëndresën qytetare.

“E vërteta e madhe është që ai drejton qeverinë më hajdute të Europës. Kjo është protesta e radhës që ne mendojmë se do të jetë masive. Është një model proteste që ka në themel të saj qëndresën qytetare përballë atyre që na vjedhin,” tha Lapaj.

Ai foli edhe për nivelin e lartë të demotivimit dhe humbjes së shpresës në shoqëri, duke theksuar se qytetarët përballen me një zgjedhje të qartë.

“Ka dy rrugë. Një rrugë është dorëzimi dhe nënshtrimi dhe rruga e dytë është përballja. Kjo është rruga më e vështirë, por është rruga e drejtë. Rruga e vetme që na çon në ndryshimin që ne aspirojmë. Nëse ne vazhdojmë të heshtim, ata do ta përdorin frikën si karburant pushtetit. Është një rreth vicioz. Ne kemi zgjedhur të luftojmë. Ne besojmë që ky vend mund të bëhet nga një brez i ri që është i pandotur nga veset e këtyre që kanë vjedhur Shqipërinë,” u shpreh Lapaj.

Lapaj foli gjithashtu për aksionin e tij dhe të mbështetësve, të cilët prej ditësh janë stacionuar pranë Kryeministrisë në shenjë proteste.

“Nuk e kam të lehtë të fle në trotuar. E bëjmë se duam t’i japim shoqërisë mesazhin që nuk duhet të kemi frikë dhe frikë duhet të kenë ata që na vjedhin,” deklaroi ai.

Dy minutat vendimtare në arrestimin e Maduros, CNN rindërton skenën e operacionit për ‘rrëmbimin’ e tij

By: E S
25 January 2026 at 18:15

Pak javë më parë, në një operacion të mirëorganizuar, ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kapi Presidentin në detyrë të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshorten e tij, në rezidencën e tyre në Karakas.

Operacioni i guximshëm amerikan, i cili përfundoi me kapjen e Maduros dhe bashkëshortes së tij, kaloi përmes një shkëmbimi zjarri me forcat vendase, në të cilin helikopterët amerikanë u ekspozuan ndaj një niveli të lartë rreziku, ndërsa zbrisnin në kompleksin e fortifikuar në Karakas ku qëndronte Presidenti venezuelian.

CNN ka rindërtuar skenën e misionit të 3 janarit, duke analizuar më shumë se 50 video dhe imazhe të filmuara nga dëshmitarë okularë dhe duke studiuar rrugët e fluturimit të helikopterëve amerikanë për realizimin e misionit.

Po ashtu CNN raporton se ngjarjet u zhvilluan në një godinë brenda kompleksit ushtarak të Fort Tiuna, e cila është përcaktuar nga media amerikane si pika e mundshme e nxjerrjes së Maduros.

Pamjet tregojnë se në momentet para zbritjes në këtë zonë pati shkëmbim zjarri të ashpër midis avionëve sulmues amerikanë që qëndronin pezull në ajër dhe mbrojtjes ajrore venezueliane.

Analiza e CNN tregon se pati dy minuta vendimtare midis uljes së një helikopteri transporti në tokë dhe ngritjes së tij, ndërsa shkëmbimi i zjarrit vazhdoi i pandërprerë.

Sipas ekspertëve, kjo periudhë ishte më e rrezikshmja e të gjithë operacionit. Po ashtu edhe momenti kur helikopteri lëvizte me një shpejtësi të ulët në ajër ishte një moment i rrezikshëm, pasi ishte shumë e lehtë që ai të shënjestrohej nga armët më të thjeshta.

Kjo u përkeqësua nga fakti që forcat amerikane kishin zgjedhur vendin më të rrezikshëm të uljes, pikërisht në kompleksin e Maduros.

Bastisja në Fort Tiuna, një nga komplekset më të mëdha ushtarake të Venezuelës, ishte përgatitur shumë kohë më parë.

Në fillim të sulmit amerikan, në orët e para të 3 janarit, një seri sulmesh goditën objektiva në të gjithë vendin. Radarët, komunikimet dhe infrastruktura e mbrojtjes ajrore u shkatërruan, sipas rishikimit të videove dhe imazheve satelitore nga CNN, duke hapur rrugën për helikopterët e operacioneve speciale.

Më shumë se 150 avionë – duke përfshirë bombardues, avionë luftarakë, platforma inteligjence dhe mbikëqyrjeje – u nisën nga 20 baza në tokë dhe det, sipas gjeneralit të Forcave Ajrore Dan Caine, kryetarit të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së.

Rreth orës 1:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, sipas një dëshmitari okular, shpërthime u dëgjuan në qytetin bregdetar të Higuerote, rreth 50 milje në lindje të Karakasit.

CNN i publikoi videot e këtyre sulmeve fillestare në aeroportin Higuerote, ku ndodhen sistemet e mbrojtjes ajrore të Venezuelës, përfshirë një sistem raketash tokë-ajër Buk-M2 të prodhuar në Rusi, i projektuar për të synuar avionët.

Një video e ndarë nga një gazetar vendas kur agoi dita, duket gjithashtu se tregon një lëshues raketash Buk-M2 që ende digjet.

“Dëgjuam një fishkëllimë në ajër, sikur diçka po binte, pastaj shpërthimin”, tha një banor i Higuerote për CNN. Dëshmitari, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të shqetësimeve për sigurinë, tha se shpërthimi tronditi dritaret e apartamentit të tij.

NR Jenzen-Jones, drejtor i Shërbimeve të Kërkimit të Armatimit, i tha CNN se pamjet nga Higuerote tregonin përdorimin e dronëve sulmues me një drejtim. Këto mund të përfshijnë “Sisteme Sulmi Luftarak pa Pilot dhe me Kosto të Ulët”, të cilat ushtria amerikane i ka zhvilluar me shpejtësi që nga përhapja e teknologjisë së ngjashme gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.

‘Kaos i organizuar’

Në Karakas, në orën 1:58 të mëngjesit, dy helikopterë transporti amerikan MH-47 Chinook shihen duke fluturuar ulët drejt Fort Tiuna, duke anashkaluar luginën e ngushtë në të cilën ndodhet baza ushtarake, sipas një videoje të dëshmitarëve okularë.

Ëes Bryant, një rreshter kryesor në pension i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe ish-kontrollues ajror taktik i operacioneve speciale, e përshkroi strategjinë amerikane për të goditur paraprakisht zonën përpara se helikopterët të uleshin në tokë si “kaos të organizuar”.

Pamjet tregojnë të paktën dy helikopterë që ulen në kompleks mes zjarrit nga toka dhe largohen menjëherë pas tij. Këta helikopterë do të kishin qenë pjesë e fazës së parë të operacionit, duke shkarkuar trupat amerikane pranë kompleksit të Maduros dhe duke luftuar forcat tokësore, thanë ekspertët ushtarakë për CNN.

Caine deklaroi më vonë se forcat amerikane mbërritën për herë të parë në kompleksin e Maduros në orën 2:01 të mëngjesit.

Pastaj, trupat amerikane kontrolluan kompleksin dhe kapën udhëheqësin venezuelian.

CNN sinkronizoi 10 video shtesë që tregonin fazën e dytë të misionit. Ato tregojnë helikopterët sulmues amerikanë që ofrojnë mbulim mbrojtës nga lart, duke luftuar mbrojtjen ajrore venezueliane, ndërsa helikopterët e transportit amerikan larguan Maduron dhe forcat që e kapën atë nga kompleksi i tij.

Më pas, ajo që duket si zjarr hakmarrës kundërajror shpërthen gjatë gjithë natës, ndërsa helikopterët e sulmit amerikan vazhdojnë të qëllojnë.

Nxjerrja e Maduros

Pamjet filmike më pas zbulojnë atë që duket të jetë largimi i Maduros nga toka venezueliane. Një minutë e 44 sekonda pasi shohim një helikopter që ulet, videoja tregon një re pluhuri jashtë kompleksit të fortifikuar, pastaj një breshëri raketash dhe një helikopter Chinook ngrihet. Rreth 20 sekonda më vonë, një tjetër e ndjek atë.

Bryant reflektoi mbi këtë fazë të misionit: “Një nga taktikat kryesore që përdorim, është një mantër e operacioneve speciale amerikane, është shpejtësia, surpriza dhe dhuna e veprimit.”

Një nga helikopterët e transportit është larguar nga zona e Fort Tiuna, duke fluturuar pa drita, duke fituar lartësi me shpejtësi dhe duke përqafuar kodrat aty pranë, përpara se të zhduket në errësirë.

Të shtënat me armë zjarri dhe shpërthimet në Karakas kishin pushuar në orën 3 të mëngjesit, tha një dëshmitar për CNN. Një orë më vonë, zhurmat e avionëve ishin zhdukur plotësisht nga qyteti, tha ai.

Forcat amerikane fluturuan jashtë hapësirës ajrore të Venezuelës rreth orës 4:29 të mëngjesit, sipas Caine. Në një video të regjistruar në orën 4 të mëngjesit, sipas filmimit të dëshmitarit okular, pesë Chinook dhe shtatë Black Haëk shihen duke fluturuar në lindje drejt Higuerote. Ekspertët i thanë CNN-së se këta helikopterë mund të kenë qenë duke mbrojtur rrugën e ndjekur nga helikopteri i Maduros ndërsa largohej nga vendi i ngjarjes.

Një shtëpi e fortifikuar

Vendndodhja e saktë brenda Fort Tiuna ku u kap Maduro dhe detajet e asaj që ndodhi kur forcat amerikane zbarkuan brenda saj, nuk janë zbuluar plotësisht.

Analiza e CNN tani ofron disa të dhëna se ku mund të ketë qenë Maduro, bazuar në postimet e tij të mëparshme në mediat sociale, të cilat përputhen me vendet ku u ul dhe u ngrit helikopteri i transportit amerikan.

Natyra e fortifikuar rëndë e këtij vendi – i cili është i mbrojtur natyrshëm nga kodra të pjerrëta në tre anët dhe përmban mure të larta privatësie dhe pika kontrolli të shumta sigurie – tregon se sa e rrezikshme ishte për trupat amerikane të zbarkonin atje.

Imazhet satelitore të marra pas bastisjes tregojnë dëme të konsiderueshme nga një shpërthim në një vendndodhje tjetër në këtë vend.

Një ‘bombë me sahat që vepron’

Operacioni kompleks amerikan përfshinte personel dhe pajisje amerikane në ajër, tokë dhe det, duke përfshirë operatorët e Delta Force dhe një njësi të FBI-së që hynte nga zona të shumta zbarkimi – thanë burime për CNN. Por momenti kyç për të nxjerrë Maduron nga Karakasi ndodhi brenda një afati kohor shumë të shkurtër.

“Vetëm një faktor i vogël mund ta kishte ndryshuar ‘medaljen’ në këtë çështje”, tha Bryant.

Autoritetet venezueliane deklaruan më vonë se operacioni mori 100 jetë, ndërsa autoritetet kubaneze thanë se 32 kubanë nga forcat e sigurisë presidenciale kishin vdekur. Administrata Trump tha se nuk pati humbje jete amerikane.

Megjithatë, rreziku ishte sinjalizuar nga zyrtarët amerikanë në një dokument të Departamentit të Drejtësisë të datës 23 dhjetor, por i publikuar pas bastisjes. Memorandumi paralajmëronte se forcat amerikane pritej të hasnin në “rezistencë të konsiderueshme”, duke përfshirë dhjetëra bateri kundërajrore të afta për të rrëzuar helikopterë.

“Ky është një sulm që mund të kishte shkuar shumë, shumë keq”, tha Presidenti Donald Trump në një konferencë për shtyp pas operacionit. “Mund të kishim humbur shumë njerëz mbrëmë”, shtoi ai.

Në përgjigje të gjetjeve të CNN, Komanda Jugore e SHBA-së tha se nuk kishin asgjë tjetër për të shtuar përveç komenteve të Caine.

Pavarësisht suksesit të misionit, Bryant tërhoqi vëmendjen edhe për nivelin e rrezikut me të cilin përballeshin trupat amerikane, duke e quajtur operacionin një “bombë me sahat që funksionon”.

“Po hyni në zemrën e një kombi sovran, jo me aftësinë e Shteteve të Bashkuara, por nëse e krahasoni, imagjinoni Rusinë ose Kinën duke hyrë dhe duke u përpjekur të rrëmbejnë presidentin e SHBA-së”, tha Bryant.

“Duke pasur parasysh sasinë e rezistencës që shohim nga pamjet filmike, mund të kishte përfunduar si një operacion i ndaluar në çdo kontekst tjetër”, përfundoi ai.

Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

By: E S
25 January 2026 at 18:06

Kilian Mbape është fytyra e sotme e Realit, I cili ka lënë pas krizën dhe po fluturon edhe në La Ligën e Spanjës.

Fitorja 2-0 në fushën e Vijarrealit u arrit falë dy golave të sulmuesit francez, ndonëse ishte tërësisht e merituar.

Në të vërtetë, nuk ishte aspak e lehtë përballë një rivali që është në formë në kampionat dhe që iu përgjigj “merengesve” thuajse në çdo moment.

Mbape shënoi në nisje të pjesës së dytë, dhe pastaj në sekondat e fundit të ndeshjes, e tashmë ka 34 rrjeta këtë sezon, nga të cilat 21 në La Ligë, shënuar në vetëm 20 ndeshje.

Kapiteni I Francës është padyshim më I miri, duke ndihmuar sulmuesin tjetër, Vinisius, por edhe shokët që të kenë besim se trofetë mund të fitohen.

E përditshmja “Marka” shkruan se me Mbapenë ka nisur fluturimi, dhe se të bardhët vazhdojnë rritjen në çdo ndeshje me trajnerin Arbeloa.

Gazeta tjetër e kryeqytetit “AS” ka në foto Mbapenë dhe Vinisiusin, protagonistët kryesorë, ndërsa trajneri Arbeloa thekson se kjo ishte fitore e gjithë skuadrës

Reali ka 51 pikë në 21 ndeshje, dhe është plotësisht në garë me Barcelonën për titullin kampion, ashtu si edhe në pozita të forta në Champions.

Kriza dhe humbjet në Superkupë e Kupë janë lënë pas, ndërsa tekniku Arbeloa thotë se ka vendosur t’i besojë mënyrës natyrale të lojës së yjeve të tij.

“Shqiptarët shkëlqejnë kudo!”, Balla përshëndet kandidaturën e Anila Skejës në këshillin komunal të Londrës

By: E S
25 January 2026 at 17:56

Një vajzë shqiptare, Anila Skeja, kandidon në zgjedhjet lokale të majit që do të mbahen në Angli nën siglën e Partisë Konservatore, një parti e qendrës së djathtë.

Kandidatura e saj në një nga këshillat komunalë të Londrës, Barnet, është përshëndetur të dielën nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili në një postim në rrjetet sociale shpreh krenarinë për komunitetin shqiptar në Angli që prej kohësh ka qenë objekt sulmesh të padrejta dhe lajmesh, sipas tij, të fryra artificialisht.

“Sot për ironi me ata politikanë dhe me krenari për komunitetin shqiptar në Angli, veçanërisht në kryeqytetin Londër, një vajzë shqiptare Anila Skeja kandidon për Partinë Konservatore, partinë e Ëinston Churchill dhe Margaret Thatcher, në një nga këshillat komunalë të Londrës, Barnet. Kjo është përgjigjia më kuptimplotë e komunitetit shqiptar për ato sulme të ulta. Si Anila kudo në Angli, Skoci, Uells ka plot bashkëatdhetarë të tjerë që po marrin përgjegjësi përfaqësimi me parti të ndryshme. Shqiptarë si Andi Hoxhaj po nderohen me tituj mbretërorë nga vetë Mbreti Charles. Ata po shkëlqejnë kudo, në ekonomi, ndërtimtari, sport, art, kulturë etj” shkroi Balla në Facebook, duke i bërë thirrje komunitetit shqiptar në Barnet të mbështesin Anila Skejën.

Postimi i plotë i Ballës në Facebook

“Dy, tre vite më parë, dy, tre ministra britanikë dhe shumë media të këtij vendi mik dhe partner i rëndësishëm u angazhuan dhe vunë nën shënjestër me sulme te padrejta dhe lajme të fryra artificialisht komunitetin shqiptar në Angli. Nuk po i rikthehem atij debati, as me emra, sepse koha, marrëveshjet, puna e përbashkët shumë efektive tregoi se ajo furtunë në gotë ishte më shumë narrativë zgjedhore brenda dhe jashtë konservatorëve, në atë kohë në qeverisje, sesa e bazuar në shifrat e vërteta të peshës që zënë shqiptarët në ishull. Sot për ironi me ata politikanë dhe me krenari për komunitetin shqiptar në Angli, veçanërisht në kryeqytetin Londër, një vajzë shqiptare Anila Skeja kandidon për Partinë Konservatore, partinë e Winston Churchill dhe Margaret Thatcher, në një nga këshillat komunalë të Londrës, Barnet. Kjo është përgjigjia më kuptimplotë e komunitetit shqiptar për ato sulme të ulta. Si Anila kudo në Angli, Skoci, Uells ka plot bashkëatdhetarë të tjerë që po marrin përgjegjësi përfaqësimi me parti të ndryshme. Shqiptarë si Andi Hoxhaj po nderohen me tituj mbretërorë nga vetë Mbreti Charles. Ata po shkëlqejnë kudo, në ekonomi, ndërtimtari, sport, art, kulturë etj. Prandaj thirrja ime sot për shqiptaro-britanikët e Barnet, Londër është të mbështesin Anila Skejën”

Në foto: Anila Skeja dhe dy kandidatë të tjerë të Partisë Konservatore

Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari i aksidentuar në Fier-Libofshë

By: E S
25 January 2026 at 17:48

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Libofshë në fshatin Agim.

Një motorr i cili drejtohej nga një 35- vjeçar ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë drejtuesi ka marrë lëndime të shumta.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.

“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

By: E S
25 January 2026 at 17:40

Njohës të jurisprudencës në Kosovë shprehen optimistë se pas dëgjimit të dëshmitarëve të mbrojtjes, katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të dalin të pafajshëm në përfundim të këtij procesi.

“Trupi gjykues ka afat tre muaj me mundësi edhe dy muaj të tjerë shtesë që ta shqyrtojë komplet dosjen dhe të marrë vendim. Në bindjen time, me aq sa kemi parë, besoj se do të jetë vendim lirues dhe rikonfirmues që UÇK-ja nuk ka kryer krime, nuk ka pasur qëllim të kryejë krime, nuk ka pasur një strukturë, një hierarki. Për çka natyrisht unë jam optimist që nga qershori, eventualisht nga korriku i këtij viti, do ta kemi epilogun në shkallë të parë të kësaj çështjeje”.

Sipas avokatit Ardian Bajraktari, prokurorët e Gjykatës Speciale të Hagës nuk kanë arritur t’i argumentojnë pretendimet, teksa shton se ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut dhe mungesë transparence gjatë procesit disa vjeçar.

“Kemi parë edhe një qasje jo balancuese në raport me palët sa i përket trupit gjykues. Për më tepër, një nga shkeljet e mëdha dhe në vazhdimësi ka qenë masa e paraburgimit si masa më e ashpër për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë”.

Edhe avokati Arbër Jashari u shpreh se aktakuza nuk është vërtetuar ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke paralajmëruar se mund të ketë një vendim subjektiv nga Gjykata Speciale e Hagës.

“Në këndvështrimin tonë si profesionistë, nuk është vërtetuar asnjë prej pikave të aktakuzës për asnjë prej të akuzuarve. Reagimet e gjykatës herë pas here kanë lënë të besohet se mund të jetë subjektive dhe e anshme, gjë që përbën një frikë reale për fundin e procesit. Por nëse do të kishte drejtësi dhe nëse do të përdoreshin në zbatim standardet më të larta të drejtësisë së gjykimit, atëherë besoj që do të kishte një aktgjykim lirues për gjithë të akuzuarit”.

Katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Seancat për paraqitjen e pretendimeve të fundit nga palët do të zhvillohen nga 9 deri më 18 shkurt. Më pas pritet shpallja e vendimit përfundimtar nga Gjykata Speciale.

Tragjedi në Mesdhe/ 50 emigrantë të vdekur dhe 400 të zhdukur pas ciklonit Harry

By: E S
25 January 2026 at 16:45

Të paktën 50 persona janë mbytur pasi një varkë që tentonte të kalonte Mesdheun u përmbys në kushte të vështira moti. Mjeti lundrues ishte nisur nga Tunizia dhe transportonte azilkërkues.

Vetëm një person ka mbijetuar. Ai u gjet i kapur pas mbetjeve të varkës nga anija “Star” ku kishte qëndruar për rreth 24 orw. Pas gjetjes u transportua në spital në gjendje të rëndë, ku edhe konfirmoi se në varkën me të cilën po udhëtonte ishin rreth 50 pasagjerë, që tashmë konsiderohen të vdekur.

Autoritetet e portit të Lampeduzës në Itali kanë kërkuar zonën ku ndodhi përmbysja e varkës që prej mbrëmjes së së premtes, por pa rezultate.

Europa Jugore u godit ditët e fundit nga cikloni Harry, çka ka rritur frikën se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë. Roja Bregdetare Italiane ka lëshuar alarm për të gjitha anijet, duke njoftuar se tetë varka janë nisur nga Tunizia gjatë 10 ditëve të fundit dhe nuk kanë mbërritur kurrë në destinacion.

Sipas autoriteteve, këto mjete lundruese besohet se transportonin të paktën 400 persona, të cilët aktualisht rezultojnë të zhdukur.

“Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, hap historik!’, Presidentja Vjosa Osmani flet për BBC

By: E S
25 January 2026 at 16:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për BBC ka deklaruar se Kosova është shembull i një vendi që e di çmimin dhe rrugën drejt paqes, duke rikujtuar periudhën e luftës dhe mbështetjen vendimtare të aleatëve ndërkombëtarë.

“Ka shumë arsye, por ndoshta më lejoni të kthehem pas në kohë. 26 vjet më parë. Kosova ishte një vend i shkatërruar nga lufta. Gjenocidi po kryhej kundër popullit të Kosovës. Dhe nën udhëheqjen e ShBA-së dhe sigurisht, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve demokratike anembanë botës, jetët tona u shpëtuan”, tha ajo.

Osmani theksoi se ndërhyrja ndërkombëtare i dha Kosovës një shans për paqe dhe liri, duke nënvizuar arritjet e shtetit sot.

“Na u dha një shans për paqe. Na u dha një shans për të jetuar të lirë. Dhe sot jemi sovranë, jemi demokratikë, jemi të pavarur. Dhe më e rëndësishmja, fëmijët tanë janë brezi i parë në historinë e ekzistencës së kombit tonë që nuk e kanë njohur luftën dhe që kanë gëzuar paqen. Ne e dimë se si mund të arrihet paqja, dhe ajo mund të arrihet përmes veprimit. E dini, në atë kohë, unë isha një fëmijë i luftës, duke u rritur nën granata. Dhe si të gjithë të tjerët në brezin tim, jetët tona ishin në rrezik. Por çështja është se ajo që po dëgjonim në atë kohë ishin rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ishin copa letre. Ishin fjalë, por asnjë veprim. Derisa erdhi ShBA-ja dhe mblodhën botën për të na ndihmuar”, deklaroi presidentja e cila është një nga liderët botërore që i është bashkuar Bordit të Paqes të presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

Më tej ritheksoi se anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes nuk përfshin asnjë obligim financiar për shtetin e Kosovës.

“Anëtarësimi iKosovës në Bordin e Paqes të udhëhequr nga aleati ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hap historik për Republikën e Kosovës”, thotë ajo.

I dënuari me 32 vite burg hyn në TikTok Live nga qelia! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

By: E S
25 January 2026 at 16:20

Rasti i Eugert Merizaj ka shkaktuar zemërim në Britani, pasi u zbulua se ai fitoi rreth 20 mijë paund nga një transmetim i drejtpërdrejtë në TikTok, i regjistruar nga brenda qelisë së tij në një burg të Manchesterit.

Sipas raportimeve, Merizaj e ka realizuar fitimin në vetëm shtatë minuta, duke përdorur një telefon të futur në mënyrë të paligjshme në burg. Ai mori pjesë në një ndeshje Tiktoku, një format ku dy përdorues transmetojnë njëkohësisht dhe përpiqen të bindin ndjekësit të dërgojnë dhurata virtuale.

Përdoruesit e platformës paguajnë për këto dhurata, të cilat shndërrohen në pikë. Fitues shpallet ai që grumbullon më shumë pikë, të cilat më pas kthehen në para.

Gjatë transmetimit, Merizaj dëgjohet duke u bërë thirrje ndjekësve të dërgojnë më shumë dhurata dhe të shpërndajnë videon për të rritur numrin e shikuesve, ndërsa lexon me zë emrat e personave që kontribuojnë.

Ai përdorte disa llogari në TikTok, ndërsa ajo kryesore kishte mbi 45 mijë ndjekës. Kjo i lejoi të grumbullonte 5,429,625 pikë, me vlerë rreth 20 mijë paund. Të ardhurat besohet se janë depozituar në llogarinë e një miku të tij jashtë burgut.

Në transmetime të tjera live, Merizaj shihet duke pirë cigare dhe duke u shfaqur me veshje firmato, ndërsa në një komunikim me ndjekësit thotë me krenari se autoritetet nuk mund ta deportojnë në Shqipëri pa firmën e tij.

Merizaj është dënuar në vitin 2022 me 32 vite burg për vrasjen e Hemawand Ali Hussein, i cili u qëllua për vdekje nga afër brenda një banese në Hartlepool në vitin 2019.

Sipas rregullave të shpallura vitin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasit e huaj të dënuar për vepra penale pritet të deportohen pas një pjese të dënimit. Megjithatë, në nëntor të vitit të kaluar, gjykata e Fierit njohu vendimin e gjykatës britanike dhe pranoi që Merizaj të vuajë dënimin në Shqipëri. Ai do të transferohet në burgun e Peqinit, pasi t’i zbritet koha e vuajtur në Mbretërinë e Bashkuar.

Politikani opozitar, Nick Timothy, reagoi ndaj rastit duke thënë se sistemi i drejtësisë duhet të mbrojë publikun dhe të ndëshkojë kriminelët, duke shtuar se raste të tilla nuk duhet të tolerohen.

Pas sinjalizimit, TikTok bëri të ditur se ka bllokuar të gjitha llogaritë e përdorura nga Merizaj dhe ka ndërprerë mundësinë e tërheqjes së fondeve.

Nga ana e saj, një përfaqësues i Ministrisë britanike të Drejtësisë i tha gazetës The Sun se sjellja është plotësisht e papranueshme, se përmbajtjet janë hequr menjëherë dhe se ka nisur një hetim urgjent, duke paralajmëruar masa shtesë për të frenuar futjen e sendeve të paligjshme në burgje.

❌
❌