Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Main stream

Të premten mbledhje në Tiranë, të shtunën në Durrës/ Rama mbledh më 17 janar kryetarët e bashkive në Golem, çfarë pritet të diskutohet

By: M C
15 January 2026 at 17:35

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje në Golem këtë të shtunë, më 17 janar. Kryeministri në këtë takim do të mbledhë kryetarët e bashkive dhe kjo mbledhje vjen pak ditë pas përmbytjeve masive.

Bëhet me dije se në fokus të kësaj mbledhjeje do të jetë miradministrimi i territorit. Takimi do të mbahet në një nga komplekset e njohura të Golemit.

Ndërkohë, një ditë para mbledhjes në Golem, Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave. Mbledhja do të nisë me fjalën e Kryeministrit dhe do të vijojë me fjalën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe më pas kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla

The post Të premten mbledhje në Tiranë, të shtunën në Durrës/ Rama mbledh më 17 janar kryetarët e bashkive në Golem, çfarë pritet të diskutohet appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodhi në Kosovë? Joz Markun nuk e pranojnë në hotel, shoqëruesi i tij përleshet me recepsionistin

By: M C
15 January 2026 at 17:10

Emri i këngëtarit Jozefin Marku, i njohur ndryshe si Jozi, është përfshirë në një incident në Gjilan të Kosovës, teksa raportohet se shoqëruesi i tij është përleshur me një recepsionistin e një hoteli.

Mediat kosovare shkruajnë se këngëtari kishte shkuar në një hotel, bashkë me shoqëruesin e tij Fitim Gashi dhe disa femra, me qëllim që të siguronin dhoma të lira.

Por mungesa e dhomave të lira, ka bërë që situata të përfundojë në përleshje fizike mes Gashit dhe recepsionistit të hotelit, ku raportohet se janë hedhur e rrëzuar edhe disa sende.

Ndërsa raportohet se këngëtari Jozefin Marku nuk është përfshirë në incident, pasi në momentin kur ka ndodhur përleshja ai dyshohet se ka qenë në veturë bashkë me dy shoqërueset femra.

Po ashtu bëhet me dije se policia e Kosovës po heton këtë rast.

Kujtojmë që Joz Marku u bë i njohur falë formartit “Big Brother VIP Albania”, teksa në fundin e rrugëtimit të tij në këtë profram televiziv, goditi me shuplakë këngëtarin nga Kosova, Gjesti.

The post Çfarë ndodhi në Kosovë? Joz Markun nuk e pranojnë në hotel, shoqëruesi i tij përleshet me recepsionistin appeared first on Albeu.com.

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftojnë se kur do të mbahet deklarata përmbyllëse

By: M C
15 January 2026 at 16:48

Deklaratat përmbyllëse në çështjen kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt, njoftuan Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Ish-eprorët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas njoftimit, parashihet që fillimisht Zyra e Prokurorit të Specializuar të mbajë deklaratën përmbyllëse më 9 shkurt. Një ditë më pas, radha do të jetë e mbrojtësit të viktimave.

Më 11 shkurt, deklaratën përmbyllëse është paraparë të bëjë ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Më 12 shkurt, do ta ketë radhën mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ndërkaq një ditë më pas ajo e ish-deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlametarit Jakup Krasniqi.

Më 16 shkurt, parashihet të vazhdojë deklarata përmbyllëse e ekipit mbrojtës të Krasniqit dhe më pas është paraparë kohë për pyetje të mundshme të trupit gjykues. Dy ditë më vonë, më 18 shkurt, sipas rendit të ditës që Dhomat e Specializuara thanë se mund të ndryshojë, do të ketë përgjigje për palët dhe deklaratat e të akuzuarve.

Para deklaratave përmbyllëse, palët do të dorëzojnë dosjet përfundimtare deri më 30 janar.

Pas kësaj, trupi gjykues ka tre muaj kohë që të marrë një vendim dhe ta shpallë atë. Siç kanë thënë më herët nga Gjykata në Hagë, trupi gjykues mund të kërkojë zgjatjen e afatit për marrjen e një vendimi edhe për dy muaj të tjerë, dhe në raste të jashtëzakonshme, edhe më gjatë.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023. Fillimisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë, ndërkaq 117 të tjerë dorëzuan dëshmitë e tyre me shkrim.

Në shtator të këtij viti, mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit paraqitën dëshmitarë, ndërkaq Veseli dhe Selimi nuk paraqitën prova mbrojtëse.

Në mesin e dëshmitarëve të mbrojtjes ë Thaçit që u paraqitën në Hagë ishin kryesisht zyrtarë të lartë perëndimorë me njohuri të drejtpërdrejtë të ngjarjeve. Aty u përfshin ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, dhe gjenerali amerikan në pension, Welsley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999.

Ndërkaq, Thaçi po përballet edhe një rast tjetër për pengim të drejtësisë dhe gjykimi për këtë çështje është caktuar të nisë më 24 shkurt të këtij viti.

Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.

Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./REL

The post Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftojnë se kur do të mbahet deklarata përmbyllëse appeared first on Albeu.com.

Emërohet drejtori i ri, ja kush do të drejtojë burgun e Durrësit

By: M C
15 January 2026 at 16:34

Edmond Llabani është emëruar ditën e sotme drejtor i komanduar i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës.

Llabani është një profesionist me përvojë të gjatë në fushën e drejtësisë dhe administratës publike, duke pasur një karrierë të ngjashme në drejtimin e institucioneve të ngjashme. Më herët, ai ka mbajtur detyrën e drejtorit të IEVP-së në Peqin.

Emërimi i tij vjen një ditë pas shkarkimit nga detyra të Indrit Cërloj, me urdhër të Ministrit të Drejtësisë. Cërloji u shkarkua pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit, ngjarje e ndodhur më 13 janar.

Ndërkohë nga arratisja e Altin Ndoci u arrestuan 8 persona nga burgu i Durrësit. Ku mes të arrestuarve janë edhe 5 policë nga grupi i shoqërimit, të cilët lëvizën me ambulancën e burgut, Altin Ndocin nga qelia në spital.

Në pranga gjithashtu ra edhe kryeinfermieri i burgut Aulon Çuko, i cili firmosi dërgimin me urgjencë në spital.

The post Emërohet drejtori i ri, ja kush do të drejtojë burgun e Durrësit appeared first on Albeu.com.

SHBA-ja dhe Venezuela finalizojnë fazën e parë të marrëveshjes, shitet nafta me vlerë 500 milionë dollarë

By: M C
15 January 2026 at 16:15

Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar shitjet e para të naftës venezueliane me vlerë rreth 500 milionë dollarë, si pjesë e një marrëveshjeje prej 2 miliardë dollarësh të arritur më herët këtë muaj mes Karakasit dhe Uashingtonit.

Sipas një zyrtari të administratës amerikane, të ardhurat nga këto shitje fillestare po mbahen në llogari bankare të kontrolluara nga qeveria e SHBA-së, në përputhje me një urdhër të lëshuar të premten.

Një burim i njohur me planin bëri të ditur se llogaria kryesore është hapur në Katar, i cili është zgjedhur si një vendndodhje neutrale. Kjo lejon që fondet të zhvendosen me miratimin e SHBA-së, pa rrezikun e sekuestrimit apo arrestimit.

The post SHBA-ja dhe Venezuela finalizojnë fazën e parë të marrëveshjes, shitet nafta me vlerë 500 milionë dollarë appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 15 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
14 January 2026 at 23:48

Dashi

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te reja me partnerin tuaj dhe do ndiheni te lumtur. Edhe beqaret do jene me humor te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj takimeve te reja. Financat do jene te qëndrueshme prandaj mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht.

Demi

Ka shume rrezik qe partneri juaj t’iu lere pas dore gjate kësaj dite dhe te dale me një person tjetër qe sapo ka njohur. Edhe nëse e merrni vesh këtë gjë mos u tregoni histerike, por gjeni mënyrën e duhur për te diskutuar qetësisht. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë, por pa ndonjë rezultat konkret. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe nuk do keni probleme.

Binjaket

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën sentimentale te çifteve, sot pasioni dhe emocionet do rikthehen vrullshëm. Te dy me partnerin do jeni gati te bëni sakrifica vetëm për t’u ndier mire. Edhe beqaret nga ana tjetër do jene te privilegjuar dhe do kenë njohje interesante. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte nëse nuk doni te përballeni me probleme.

Gaforrja

Edhe pse te shumte do jene personat qe do ndërhyjnë tek jeta juaj ne çift dhe do kërkojnë t’iu prishin pune, ju nuk do tronditeni aspak. Ndjenjat për partnerin janë aq te forta saqë askush nuk mund t’i ftohe. Beqaret edhe pse nuk e presin do kenë dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar duhet te bëni sakrifica, madje edhe te shisni diçka te çmuar për t’ia dale mbanë.

Luani

Nëse jeni ne një lidhje do diskutoni gjere e gjate sot për një çështje mjaft delikate. Dëgjojini edhe ato qe do thotë partneri para se te merrni vendime. Beqaret do kenë një takim entuziast me një person fantastik. Ja vlen te krijohet një lidhje me atë person. Ne planin financiar do gjeni zgjidhje shume te mire ne mënyrë qe situata mos jete me problematike.

Virgjeresha

Dialogu ne çift do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite. Do jeni shume te duruar dhe kjo do jete një pike mjaft e forte. Edhe ata qe kane pasur probleme do ndihen disi me te qete. Beqaret do kenë shume takime, por fale kërkesave te shumta nuk do arrijnë as sot te hedhin hapat drejt një lidhjeje. Ne planin financiar duhet te tregoheni serish te matur me investimet.

Peshorja

Jeta sentimentale e çifteve do jete përgjithësisht e qete gjate kësaj dite. Komunikimi do vazhdoje te jete i mire dhe nuk do ketë asnjë konflikt. Do e sqaroni me qetësi edhe një penge te hershem. Beqaret do mbeten serish vetëm dhe kjo do i mërzitë pa mase. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini ta keni një situate goxha te stabilizuar.

Akrepi

Gjate kësaj dite Urani do sjelle mosmarrëveshje te shumta për jetën tuaj ne çift. Nuk do bini dakord për shume gjera dhe kjo do sjelle debate. Mundohuni te tregoheni paksa me tolerante. Beqaret nuk duhet absolutisht te tregohen posesive. Çdo gjë ka kohen e vet kur duhet te ndodhe. Financat do jene delikate dhe gabimi me i vogël mund te jete shkatërrues.

Shigjetari

Nuk do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj sot dhe do tërhiqeni mjaft nga personat simpatike. Kujdes sepse bukuria është kalimtare, ndërsa shpirti i njeriut është ai qe nuk ndryshon kurrë. Beqaret do joshin pa mbarim dhe ka gjasa te gjejnë një peron interesant. Ne planin financiar mos prisni përmirësime te mëdha ndërkohë qe keni bere gabime te pafalshme me shpenzimet.

Bricjapi

Qe jeta juaj ne çift te jete edhe me e bukur gjate kësaj dite, duhet t’i shtoni edhe pak me tepër dozat e fantazisë. Mundohuni ta largoni sa me shpejt rutinën. Beqaret ka rrezik te njihen me persona te çuditshëm dhe aspak te sjellshëm. Mos bëni gabim te mendoni te krijoni një lidhje me ta. Ne planin financiar do jeni me këmbë ne toke dhe nuk priten probleme.

Ujori

Do diskutoni gjere e gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah dhe do iu gjeni zgjidhje disa problemeve qe keni pasur. Çdo gjë do shkoje me se miri mes jush. Beqaret duhet te jene me te duruar nëse duan te bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat do jene paksa me te mira, megjithatë nuk duhet ta teproni me shpenzimet. Çdo gjë duhet te ndodhe ne kohen e vet.

Peshqit

Ndjenjat për partnerin tuaj do jene shume te zjarrta gjate kësaj dite dhe ju do i shprehni ato me shume se kurrë. Pritet qe atmosfera te jete shume e ngrohte dhe emocionet te papërshkrueshme. Beqaret do marrin shume propozime, por do e kenë te vështirë te zgjedhin dike. Do jene te shumte ata qe do iu pëlqejnë. Financat fatmirësisht do kenë përmirësime.

The post Horoskopi 15 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

“Me Nuredin Dumanin kishte konflikt personal”, avokati i Altin Ndocit: Kishte marrë kërcënime me jetë, ka prova për këtë

By: M C
14 January 2026 at 23:41

Avoakti i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, Aldo Shkëmbi në studion e “Real Story” tha se Ndoci është kërcënuar me jetë në paraburgim. Shëmbi solli në vëmendje dhe një atentat të dëshmtuar ndaj Ndocit teksa ndodhej në makinë me baskëshorten e tij, e cila ka qenë shtatzënë në atë kohë.

“Duhet të ishte i shoqëruar, por edhe kur shkon në tualet duhet të jetë pa pranga. Ndërsa në automjet duhet ti ketë duart para dhe me pranga, por në spital pa pranga. Ai është kërcënuar dhe ka të dhëna. Është pranuar edhe nga vetë bashkëpunëtore të drejtësisë që kanë dashur ta eliminojnë. Atë kanë dashur edhe ta vrasin kur ka qenë me bashkëshorten shtatzënë në makinë, por nuk ia kanë arritur dot”, tha ai.

Avoakti i referohet dhe një deklarate të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili në gjykatë ka thënë se Ndocin do që ta vrasë. Avokati thotë se mes Altin Ndocit dhe Nuredin Dumanit ka një konflikt personal, por ende nuk dihet se për çfarë.

“Për mua skyecc si avokat nuk e quaj provë. Qëllimi im si mbrojtës, fakti që është se kemi një legjislacion të caktuar. Këta shtetas kanë mbajtur dhe rezerva vetë. Erion Alibej në koordinimin me Dumanin ka pasur persona të përfshirë dhe nuk ka akuzë. Sipas deklarimeve të tyre, Ndoci dhe Nuredin Dumani nuk kanë qenë shokë. Por ka pasur një konflikt personal mes tyre dhe akoma nuk ka dalë për çfarë ka qenë. Hakmarrja ligjore që i ka bërë Dumani ka qenë fakti që shumicën prej tyre ka dashur t’i vrasë”, tha ai.

The post “Me Nuredin Dumanin kishte konflikt personal”, avokati i Altin Ndocit: Kishte marrë kërcënime me jetë, ka prova për këtë appeared first on Albeu.com.

Protestat në Iran/ Kush është 26-vjeçari Erfan Soltani, që thuhet se do përballet me ekzekutim

By: M C
14 January 2026 at 23:15

Një i ri i arrestuar në valën aktuale të protestave në Iran është dënuar me vdekje dhe i është thënë se do të ketë një ekzekutim të menjëhershëm. Erfan Soltani, 26 vjeç, u arrestua të enjten e kaluar në qytetin Fardis, në perëndim të Teheranit. Disa ditë më vonë, autoritetet informuan familjen e tij se ekzekutimi i tij ishte planifikuar për të mërkurën pa dhënë detaje shtesë.

Gjyqësori i Iranit nuk ka komentuar ende për rastin e Soltanit dhe as nuk ka njoftuar ndonjë ekzekutim në lidhje me protestat. Ndërprerja e internetit e vendosur nga qeveria e ka bërë gjithashtu të vështirë marrjen e informacionit mbi statusin e tij dhe të të tjerëve në situata potencialisht të ngjashme.

Aë yer Shekhi nga Hengaë i tha BBC-së se kishte frikë se kishte shumë raste si ai i Soltanit, duke theksuar shkallën dhe shpejtësinë me të cilën autoritetet iraniane po kryenin shtypje të dhunshme krahasuar me protestat e mëparshme.

Të martën, një nga të afërmit e Soltanit i tha BBC Persian se një gjykatë kishte dhënë një dënim me vdekje “në një proces jashtëzakonisht të shpejtë, brenda vetëm dy ditësh”. Soltani është banor i Fardis, Karaj, ku zotëron një dyqan rrobash. Ai u arrestua “në banesën e tij private”, tha Hengaë në një deklaratë.

Autoritetet iraniane thuhet se nuk i kanë dhënë familjes së Soltanit më shumë informacion në lidhje me rastin e tij, duke përmendur vetëm se ai ishte arrestuar në lidhje me një protestë. Motra e tij, e cila është avokate, u përpoq ta ndiqte çështjen, por autoritetet i thanë se nuk kishte asgjë për të ndjekur, tha Shekhi për programin Today të BBC Radio 4.

Shekhi tha se të burgosurve në pritje të vdekjes në Iran zakonisht u jepet një vizitë e fundit nga të dashurit e tyre para ekzekutimit. Ndërsa autoritetet iraniane i kishin thënë familjes se do të lejonin një takim me Erfanin para ekzekutimit të tij, atij nuk i ishte lejuar asnjë kontakt me familjen që nga arrestimi i tij.

Sipas Shekhi-t, kishte “një shans të lartë” që njerëz të tjerë në Iran të ishin në një pozicion të ngjashëm me Soltanin, por kishte pak informacion rreth tyre për shkak të ndërprerjes së internetit.

Presidenti Donald Trump ka thënë se SHBA-të do të ndërmarrin masa shumë të forta kundër Iranit nëse ky i fundit ekzekuton protestuesit, duke u thënë iranianëve të “VAZHDONIN TË PROTESTOJNË” në një postim në platformën e tij Truth Social.

Ai tha gjithashtu se ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë “derisa të NDALOJË vrasja e pakuptimtë e protestuesve. NDIHMA ËSHTË RRUGËS SË SAJ”.

Autoritetet në Teheran vendosën një ndërprerje të internetit të enjten e kaluar, ndërsa protestat u përshkallëzuan dhe autoritetet shtuan masat e tyre vdekjeprurëse të shtypjes.

BBC dhe shumica e organizatave të tjera ndërkombëtare të lajmeve gjithashtu nuk janë në gjendje të raportojnë nga brenda Iranit, duke e bërë të vështirë marrjen dhe verifikimin e informacionit.

Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA tha se deri më tani kishte konfirmuar vrasjen e 2,417 protestuesve, si dhe 12 fëmijëve dhe 10 civilëve të papërfshirë, pavarësisht ndërprerjes së energjisë elektrike. Grupi tha se janë vrarë edhe gati 150 persona të lidhur me forcat e sigurisë ose qeverinë.

Të paktën 18,434 protestues janë arrestuar gjatë trazirave, sipas HRANA-s.
Protestat, të cilat thuhet se janë përhapur në më shumë se 180 qytete dhe qyteza në të 31 provincat, u nxitën nga zemërimi për rënien e monedhës iraniane dhe koston në rritje të jetesës.

Ato shpejt u zgjeruan në kërkesa për ndryshime politike dhe u bënë një nga sfidat më serioze për establishmentin klerikal që nga revolucioni islamik i vitit 1979. Të paktën 12 burra janë ekzekutuar në Iran gjatë tre viteve të fundit, pasi u dënuan me vdekje në lidhje me protestat “Gruaja, Jeta, Liria” të vitit 2022.

Këto trazira mbarëkombëtare u shkaktuan nga vdekja gjatë paraburgimit e Mahsa Amini-t, një gruaje të re kurde e cila u akuzua nga policia e moralit për mbajtjen e hixhabit “të papërshtatshëm”.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se ekzekutimi i fundit i tillë ndodhi më 6 shtator, kur Mehran Bahramian u var në Isfahan. Grupi me seli në Norvegji, Iran Human Rights, raportoi në atë kohë se autoritetet e kishin torturuar Bahramianin për të marrë rrëfime dhe se ai nuk pati një gjykim të drejtë.

The post Protestat në Iran/ Kush është 26-vjeçari Erfan Soltani, që thuhet se do përballet me ekzekutim appeared first on Albeu.com.

Përse Altin Ndoci zgjodhi arratinë? Flet avokati i ‘autorit’ të 4 vrasjeve: Besim tek drejtësia nuk ka

By: M C
14 January 2026 at 22:49

Avokati i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, ka folur për herë të parë në “Real Story”.

Aldo Shëmbi u shpreh se ky veprim i ndërmarrë nga ana e Ndocit ishte suprizë dhe nuk pritej, ndërsa thotë se ai kishte humbur prej kohësh besimin tek drejtësia, duke mohuar këshu akzuat për vrasje të ngritura nga SPAK.

“Edhe për mua ishte surprizë. Por më shumë lidhet me faktin tek humbi e besimit tek drejtësia. Historia e Altin Docit filloi diku te marsi i 2020. Fillimisht emri i Altin Docit ishte për vrasjen Dorjan Shkozës dhe Haxhisë. Klevis Alla bëhet bashkëpunëtor drejtësisë dhe për shkak të rrethanave që ishte i përfshirë, u provua që ishte shtyrë nga Nuredin Dumani që të përfshinte në vrasje Altin Docin dhe Talo Çelën. Kanë dalë dhe shumë rrethana dhe fakte të tjera që lidhje edhe me platforma skyecc.

Në 2020 u provua që Altin Doci nuk ishte autor i vrasjes së Shkozës dhe Haxhisë. Më pas u akuzua për katër vrasje në bashkëpunim me Talo Çelën. Por më pas prokuroria e posaçme tërheq akuzën për Altin Docin. SPAK i tërhoqi akuzat pas katër vitesh. Fakti që Altin Ndoci që nuk kishte lidhje me katër vrasje, u tha”, tha avokati.

Emri i Altin Ndocit lidhet me ekzekutimin e Anxhelo Avdisë dhe Dorjan Shkozës më 2 mars 2020, si dhe me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia më 27 prill të po atij viti.

Që në vitin 2015 ai ishte arrestuar për një sërë veprash penale, përfshirë mbajtjen pa leje të armëve luftarake, mosbindjen ndaj policisë, sigurimin e mjeteve për vjedhje dhe vjedhjen, por kishte arritur të përfitonte lirinë përmes manovrave ligjore.

The post Përse Altin Ndoci zgjodhi arratinë? Flet avokati i ‘autorit’ të 4 vrasjeve: Besim tek drejtësia nuk ka appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ E paprecedentë, tjetër sherr i futbollistit të Kombëtares me trajnerin për zëvendësimin

By: M C
14 January 2026 at 22:29

Ivan Balliu po kalon një sezon të çuditshëm me Rajo Vajekanon. Hera e dytë që duket se trajneri e surprizon me vendimin për ta zëvendësuar, duke sjellë edhe përplasje mes të dyve.

Futbollisti i Kombëtares la fushën e lojës në minutën e 40-të, ndërsa Vajekano luan në transfertën e Alavesh për raundin 1/8 të Kupës së Mbretit. Zgjedhja e trajnerit Inigo Perez nuk u prit aspak mirë.

Regjia u fokusua për disa momente te pankina ku tensioni ishte i pranishëm. Për Balliu është kthyer në situatë të pazakontë, pasi e njëjta sjellje u regjistrua në nëntor ndaj Lek Poznan për Ligën e Konferencës.

Mbrojtësi i djathtë është preferuar titullar te dy ndeshjet në fjalë, siç nuk ka ndodhur në La Liga. Zëvendësimet më pas e kanë zhgënjyer.

VIDEO

The post VIDEO/ E paprecedentë, tjetër sherr i futbollistit të Kombëtares me trajnerin për zëvendësimin appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 14 January 2026Main stream

A e përmbyti Porto Romanon hapja e rezervuarve të kodrave?! Si u la në mëshirë të fatit sistemi ujor

By: M C
14 January 2026 at 21:58

Banorët e Porto Romanos pretendojnë se përmbytja ndodhi shumë shpejt, brenda një harku prej 20 minutash. Sipas tyre ka pasur më shumë reshje herë të kaluara dhe nuk janë përmbytur në këtë mënyrë.

Ata dyshojnë se shkak për këtë përmbytje është bërë hapja e dy rezervuarëve që ndodhen në kodrat përreth Porto Romanos.

‘Pjesa më e madhe e rezervuareve që kishim nga regjimi i kaluar gradualisht janë mbushur me aluvione, me degë, me shkarpa, me gurë më zhavorr, sepse pikërisht ngaqë nuk kemi pemët dhe ngaqë kemi dëmtuar pritat malore, uji shkon dhe futet në ato rezervuaret që kishim dhe ato janë mbushur dhe nuk mbajnë më ujë, ose mbajnë shumë pak dhe nuk janë pastruar, nuk janë mirëmbajtur’ u shpreh Enriko Ceko, ekspert ekonomie.

‘Sistemi i mbrojtjes së pyjeve dhe kullotave nga reshjet e shiut është skandaloz’ u shpreh Agron Haxhimali, Instituti i Bashkive.

‘Ka pasur më shumë reshje, por s’jemi përmbytur ndonjëherë kështu’-u shpreh banori. Ky është njëri nga rezervuarët që ndodhet mbi kodrat e Porto Romanos. Siç dëshmojnë këto pamje ky rezervuar është totalisht i hapur. Për të penguar daljen e ujit nga kanali shkarkues instituconet kanë gjetur një zgjidhje skandaloze: një tapet të vjetër. Qartazi tapeti nuk ka mundur ta pengojë ujin dhe siç dëshmohet nga pamjet uji ka vërshuar në rrugë, duke marrë përpara male me mbeturina, asfaltin dhe gjithçka tjetër…Vetë banorët e zonës, për të mbrojtur banesat e tyre kanë vendosur thasë me rërë para shtëpive…

‘Themeli qëndron te pyjet. Në fillim ne kemi pasur 70% të territorit me pyje deri në vitin 1960. Nga vitet 60-80/85 patëm një rënie të sipërfaqes me pyje nga 70 në 50%, por kjo sipërfaqe që ishte e mbuluar me pyje u zëvendësua me tarace brezare por që prape ishin mbjellë pemë, por që ishin mbjellë pemë në mënyrë shkencore që të menaxhohej edhe uji. Sot që flasim ne kemi vetëm 10% të sipërfaqes pyjore të vitit 1980’- u shpreh Enriko Ceko, ekspert ekonomie.

Qyteti i Durrësit zotëron një rrjet të tërë kanalesh kulluese, por drama që solli përmbytjet duhet kërkuar tek moskoordinimi mes pushtetit qendror dhe atij vendor.Sistemi i kanalizimeve përbëhet nga kanalet e para që janë pikërisht kanali që derdhet në Porto romano dhe ai në Plepa, që menaxhohen nga Ministria e Bujqësisë.

Kanalet e dyta dhe të treta janë në administrimin e bashkisë, por thuajse nuk janë pastruar asnjëherë duke paralizuar sistemin e kullimit. Shpeshherë është ndërtuar mbi to. Urat e reja të ndërtuara janë projektuar me tombino më të vogla, duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të ujit.

‘Një nga problemet më të mëdha që nuk është vetëm në Shqipëri por në botë, por në Shqipëri është edhe më e dukshme si çdo gjë e keqe fatkeqësisht është ajo që quajmë ne zënia e kores së tokës me beton’- u shpreh Gentian Kaprata, urbanist.

‘Ta zhvillosh sot Durrësin dhe të thuash që kemi 200 mijë apo 300 mijë banorë kurse infrastruktura nëntokësore është e përgatitur për 70 mijë apo 100 mijë banorë atëherë këtu çedon diçka’- u shpreh Enriko Cenko, ekspert ekonomie.-Top Channel

The post A e përmbyti Porto Romanon hapja e rezervuarve të kodrave?! Si u la në mëshirë të fatit sistemi ujor appeared first on Albeu.com.

Skandali me produktet Pandoro/ Gjykata shpall të pafajshme Chiara Ferranin: Një makth ka mbaruar

By: M C
14 January 2026 at 21:40

Influencerja e njohur Chiara Ferrani është shpallur e pafajshme nga gjyqësori italian në lidhje me akuzat për mashtrim me të cilat ajo po përballej. Çështja kishte të bënte me pjesëmarrjen e saj në një fushatë reklamuese për ëmbëlsirën tradicionale italiane ‘Pandoro’ dhe vezët e Pashkëve ‘Dolci Preziosi’, të cilat ishin prezantuar si produkte të lidhura me aktivitete bamirësie.

Konkretisht, gjatë seancës paraprake, prokuroria argumentoi se fushatat promovuese të produkteve specifike midis viteve 2021 dhe 2022, të cilat janë kryer përmes kompanisë së influencuesit, janë paraqitur si të lidhura me dy nisma të veçanta bamirësie, por kjo nuk korrespondon plotësisht me realitetin.

Mediat e huaja shkruajnë se Ferrani ka deklaruar gjithmonë se nuk kishte informacion të detajuar për rezultatin e këtyre parave dhe tashmë kishte paguar më shumë se tre milionë euro dëmshpërblim. Gjyqtarët vendosën se nuk ishte një mashtrim me rrethana rënduese, ndaj konsumatorëve që blejnë produkte nga interneti.

Në të njëjtën kohë, shoqata italiane e konsumatorëve Codacons, një vit më parë, kishte tërhequr padinë që kishte ngritur, pas vendimit të Ferranit për të paguar dëmshpërblim. Sipas një reforme të fundit të gjyqësorit italian, nuk ka asnjë dispozitë për ndjekje penale ex officio për veprën e mashtrimit pa prova inkriminuese.

“Jam i lumtur që jam në gjendje ta kthej jetën time në duart e mia, një makth ka mbaruar. Falënderoj avokatët e mi dhe të gjithë ata që më ndjekin në internet, të cilët, për dy vjet, më kanë mbështetur deri më tani.” tha Ferrani.

Krahu i saj i djathtë i atëhershëm, Fabio Damato, dhe presidenti i Cerealitalia, Francesco Canillo, u liruan gjithashtu nga akuzat në këtë çështje

The post Skandali me produktet Pandoro/ Gjykata shpall të pafajshme Chiara Ferranin: Një makth ka mbaruar appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit/ Të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen nga burgu i Durrësit në Fier

By: M C
14 January 2026 at 21:24

Pas arratisjes së Altin Ndocit ditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa të dënuarve e të paraburgosurve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë nga institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale në Durrës drejt burgut të Fierit.

Burgu i Durrësit nuk klasifikohet si institucion me siguri të lartë. Ai kategorizohet si institucion paraburgimi, ndaj DPB ka vlerësuar të arsyeshme, pas ngjarjes së rëndë, që personat me rrezikshmëri të shtuar të mos qëndrojnë më në këtë strukturë.

Mësohet se masat kanë të bëjnë vetëm me transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë dhe nuk përfshijnë zyrtarët e arrestuar, të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në Durrës.

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen nga burgu i Durrësit në Fier appeared first on Albeu.com.

Pas qeverisë, Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS

By: M C
14 January 2026 at 21:05

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të PS ditën e premte në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave. Mbledhaj do të nisë me fjalën e Kryeministrit dhe do të vijojë me fjalën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Më pas fjalën do ta marrë kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla. Pas Ramës, Peleshit dhe Ballës, do të flasin kryetarët e komisioneve, të cilët do të flasin nga 10 minuta për të prezantuar raportin e veprimtarisë së komisioneve parlamentare.

Në këtë mblëdhjë fjalën do ta ketë edhe sekretari i grupit, lidhur me raportin e pjesëmarrjes së deputetëve në seancat plenare, komisionet dhe mbledhjet e grupit. Ndërkohë në fund të mbledhjes do të flasin Balla dhe kryeministri Rama.-

The post Pas qeverisë, Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS appeared first on Albeu.com.

Rritet numri i viktimave në Iran: Të paktën 3,428 protestues kanë humbur jetën

By: M C
14 January 2026 at 20:24

OJQ-ja për të Drejtat e Njeriut në Iran (IHR), me seli në Norvegji, deklaroi sot se të paktën 3,428 protestues janë vrarë nga forcat iraniane të sigurisë gjatë kulmit të trazirave, në periudhën 8–12 janar.

Sipas IHR, rritja e këtij numri vjen pas informacioneve të reja të siguruara nga ministria iraniane e shëndetësisë dhe arsimit.

Ndërkohë, mediat vendase raportojnë se të paktën 10,000 protestues janë arrestuar në lidhje me situatën.

Vlerësimi i numrit real të viktimave nga jashtë Iranit mbetet i vështirë, për shkak të ndërprerjes së vazhdueshme të komunikimit.

IHR ka paralajmëruar se shifra e publikuar përfaqëson vetëm “minimumin absolut” dhe se numri i vërtetë i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë.

The post Rritet numri i viktimave në Iran: Të paktën 3,428 protestues kanë humbur jetën appeared first on Albeu.com.

“Dua Groenlandën, nuk pranoj asnjë alternativë tjetër”, takimi me diplomatët e Arktikut dhe SHBA-së që përfundoi për 1 orë dhe pa asnjë deklaratë

By: M C
14 January 2026 at 20:01

Ndërtesa Eisenhower në Uashington mblodhi sot Ministrin e Jashtën të Danimarkës dhe Groenlandës, Lars Løkke Rasmussen dhe Vivian Motzfeldt të pritur nga zv/presidenti i SHBA-së JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio. Takimi që zgjati rreth 50 minuta, përfundoi pa asnjë deklaratë zyrtare për mediat.

“Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare. NATO bëhet shumë më e fortë dhe më efektive me Groenlandën në duart e Shteteve të Bashkuara. Çdo alternativë tjetër është e papranueshme”, ishte deklarata e postuar nga Donald Trump në rrjete sociale, përpara fillimit të samitit, si për të shuar çdo shpresë për arritjen e ndonjë marrëveshje e të hequrit dorë nga “fiksimi” i Trump për të bërë pjesë të 50 shteteve të Amerikës dhe Arktikun.

Ndërkohë një tjetër postim është bërë një profilin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë për përfundimit të takimit, si për të provokuar dhe njëherë akoma më fort qëllimin e pastër të Trump.

“Në cilën anë je, njeri i Groenlandës?”, thuhet në një imazh që paraqet dy slita tërhequr nga qen, si simbol i zgjedhjes përpara së cilës ndodhet Groenlanda: ose të rreshtohet me Shtetet e Bashkuara dhe të gëzojë një të ardhme që paraqitet si e ndritshme, ose të përballet me një stuhi të përfaqësuar nga forcat e përbashkëta të Rusisë dhe Kinës.

Groenlanda në “panik” nga presioni i vazhdueshëm që Trump po ushtron, kërkoi disa ditë më parë mbështetjen e NATO-s, për të cilën Trump u përgjigj se do të hiqte dorë nga Organizata e Kombeve të Bashurara pa u menduar dy herë për të marrë Groenlandën.

Me tone akoma më të ashpra shihet dhe postimi i bërë ditën e sotme, në llogarinë e vetë Trump.

“NATO: thuajini Danimarkës t’i nxjerrë prej andej, TANI! Dy slita me qen nuk mjaftojnë! Vetëm SHBA mund ta bëjë këtë!!!”, ka shkruar ai, duke iu referuar përpjekjeve të Rusisë dhe Kinës për të depërtuar në Groenlandë.

Ndërkohë Danimarka dhe Groenlanda kanë rritur numrin e forcave ushtarake të dislokuara në territor, përfshirë këtu dhe ato të NATO-s. Gjithashtu do te jenë dhe shtetet evropiane që do të dërgojnë përforëcime ushtarake në trupa në Groenladë për t’i bërë pritë çdo skenari të mundshëm. Megjithëatë, Trump dhe amerikanët e kanë mohuar përdorimin e forcës ushtarake në Groenlandë.

The post “Dua Groenlandën, nuk pranoj asnjë alternativë tjetër”, takimi me diplomatët e Arktikut dhe SHBA-së që përfundoi për 1 orë dhe pa asnjë deklaratë appeared first on Albeu.com.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përballet sërish me një mocion mosbesimi në PE

By: M C
14 January 2026 at 19:32

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të përballet sërish me një mocion mosbesimi në Parlamentin Evropian. Kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka informuar krerët e grupeve politike, duke cituar burime të mirëinformuara.

Mediat e huaja shkruajnë se debati dhe votimi pritet të zhvillohen në seancën plenare të Parlamentit Europian, javën e ardhshme në Strasburg. Është mocioni i katërt i censurës kundër Ursula von der Leyen dhe Komisionit të saj në gjashtë muaj.

Mocioni i ri i censurës është paraqitur nga grupi i ekstremit të djathtë “Patriotët për Evropën”, i cili kritikoi ashpër presidentin e Komisionit, kryesisht për marrëveshjen tregtare me vendet e Mercosur Brazil, Argjentinë, Uruguai dhe Paraguai.

Grupi “Patriotët për Evropën” përfshin, ndër të tjera, eurodeputetë nga Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen të Francës dhe partia e kryeministrit hungarez Viktor Orbán. Në mënyrë që një mocion censurimi të debatohet dhe të vihet në votim në Parlamentin Europian, ai duhet të mbështetet nga të paktën 10% e eurodeputetëve.

The post Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përballet sërish me një mocion mosbesimi në PE appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë/ Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund të pritet?

By: M C
14 January 2026 at 19:18

Dyshime për manipulime me vota, veçanërisht brenda subjekteve politike, dhe ankesa nga kandidatët për deputetë ka pasur në vazhdimësi ndër vite në Kosovë.

Tani, një vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për t’i rinumëruar votat në një të tretën e vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka ngritur shqetësime edhe për integritetin e procesit më të fundit zgjedhor.

Për më tepër, rinumërimi rrezikon ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja të Kosovës, dhe mund të sjellë ndryshime në përbërjen e Kuvendit prej 120 vendesh, paralajmërojnë vëzhguesit.

Çka ndodhi dhe si erdhi deri këtu?

KQZ-ja – e cila mbikëqyr procesin zgjedhor në vend – e filloi rinumërimin më 13 janar në 914 vendvotime nga 2.557 sa ishin në zgjedhjet e dhjetorit, pasi vërejti mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë.

“Rezulton se votat e kandidatëve, të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit, nuk pasqyrojnë numrin e votave të kandidatëve të evidentuara në fletëvotime”, tha KQZ-ja.

Rinumërim të plotë, sipas saj, do të ketë në 10 komuna të Kosovës, ndërkaq në 28 komunat tjera do të ketë rinumërim vetëm në 10 për qind të vendvotimeve, gjatë dy javëve në vijim.

KQZ-ja i hetoi 33 vendvotime të ndryshme në gjithë vendin, duke i shikuar xhirimet e kamerave të vendosura në tavolinat e numërimit në qendrat komunale të numërimit.

“Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimin e votave ka për qëllim garantimin e saktësisë dhe integritetit të procesit zgjedhor”, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për REL-in se hetimi i KQZ-së ka shpërfaqur “mangësi serioze te votat e kandidatëve, përkatësisht manipulimet që duket se kanë ndodhur nga komisionarë të caktuar në qendrat komunale të numërimit”.

Derisa KQZ-ja në këtë fazë i cilëson këto shpërputhje vetëm si lëshime, Cakolli thotë se kjo nuk mund të sqarohet “si gabim njerëzor, por është shenjë e një manipulimi të qartë që duket se ka ndodhur”.

Sipas tij, ka kandidatë që u janë gjetur dhjetëra apo madje mijëra vota dallim nga rezultati i njoftuar dhe ai në fletëvotime në një vendvotim të vetëm, pas verifikimit që ka bërë komisioni zgjedhor.

“Ta zëmë, në një vendvotim në Prizren, meqë Prizreni ka rreth 700 vota dallim pas verifikimit nga KQZ-ja, ka kandidat të cilit del se në qendrën komunale të numërimit i janë shtuar 107 vota më shumë se sa i ka pasur në të vërtetë”, thekson Cakolli.

Organizata joqeveritare Çohu ngriti shqetësime për gjetjen e mangësive të tilla, duke thënë se kjo nuk është e pazakontë në Kosovë.

Si bëhet numërimi i votave dhe si rrodhën lëshimet?

KQZ-ja i emëron grupet e numërimit në bazë të nominimeve të partive politike, sipas Ligjit për zgjedhjet.

Në rastet kur subjekti politik nuk nominon anëtarë për numërim apo nominon pamjaftueshëm, apo kur numëruesit e subjekteve politike nuk paraqiten në vendin e numërimit, KQZ-ja emëron numërues nga stafi i saj.

Në qendrat komunale të numërimit vendosen tavolina, në të cilat, tani me ligjin e ri nga viti 2023, përveç grupeve të numërimit, vendoset edhe një kamerë sipër për ta xhiruar çdo fletëvotim që kalon nëpër dorën e numëruesit, e cila shfaq fletëvotimin në një ekran aty pranë. Ai ekran shërben për t’ua mundësuar vëzhguesve ta shohin dhe ta verifikojnë çdo fletëvotim.

Po ashtu, numëruesi flet me zë të lartë, në mënyrë që zyrtari tjetër përgjegjës t’i fusë votat në një sistem elektronik. Përveç personit që e lexon fletëvotimin, një i dytë e merr atë dhe e verifikon.

Cakolli nënvizon se, pavarësisht ndryshimeve të reja, “nuk ka kontrolle të hollësishme” të fletëvotimeve.

“Vëzhguesit, qoftë nga partitë politike, shoqëria civile apo mediat, kanë pamje vetëm në ekranin në fjalë, por jo edhe në fletëvotimin origjinal, ndonëse ka kamerë sipër saj”, thekson ai.

Sipas tij, në këto zgjedhje ka pasur “vëzhgim minimal”, pasi procesi u zhvillua në një kohë festash të fundvitit.

Pothuajse çdo proces zgjedhor ndër vite është përcjellë me parregullsi të tilla në Kosovë, dhe Çohu tha se kjo ndodh për shkak të pandëshkueshmërisë ndaj njerëzve që kanë “manipuluar me vullnetin e qytetarëve”.

Së voni, Çohu ka publikuar një hulumtim që tregon se mbi 90 për qind e rasteve për manipulimet zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose me gjoba.

Sipas Cakollit, keqpërdorimet me votat e kandidatëve janë një prej fenomeneve që e kanë karakterizuar pothuajse secilin proces zgjedhor në Kosovë, dhe ndryshimet me ligjin e ri nuk kanë sjellë përmirësime.

“Tani, thjesht mundësohet që manipulimet e mundshme të ndodhin edhe më lehtë, sepse në vend se të kemi 2.500 njësi ku numërohen votat, që do të thotë se mundësia për korruptimin e ndonjë komisionari është shumë më e vogël sepse ka shumë më shumë në lojë, tani në 38 qendra mjafton që me një grup të vogël të njerëzve që punojnë nëpër këto qendra, të manipulohet rezultati zgjedhor për votat e kandidatëve”, thotë ai.

Ai shton se zgjidhja është përmes teknologjisë, pra skanimit të fletëvotimeve, të cilat pastaj, përmes një sistemi automatik, do ta paraqisnin rezultatin, duke shmangur numërimin dhe verifikimin manual.

Cilat mund të jenë pasojat?

Rinumërimi mund të sjellë ndryshime në përbërjen e re të Kuvendit, pasi shumë kandidatë që siguruan si të fundit vende në organin ligjvënës, kanë dallim shumë të vogël votash me ata që mbetën jashtë Kuvendit, sipas Cakollit.

Gjithashtu, rinumërimi, i cili pritet të zgjasë deri në dy javë, mund ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja, në një kohë kur vendi nuk ka kohë për të humbur.

Kuvendi i ri duhet të nxitojë për të kaluar marrëveshje ndërkombëtare financiare për vendin, si dhe ta zgjedhë presidentin para se Vjosa Osmanit t’i mbarojë mandati në prill.

Cakolli e vlerëson si hap të mirë vendimin e KQZ-së për rinumërimin e 36 për qind të vendvotimeve, por e konsideron të pamjaftueshëm.

“Në radhë të parë, parcializimi i vendimmarrjes për rinumërim, nuk arsyetohet në asnjë variant. Pse janë zgjedhur vetëm 10 për qind, nëse ka indikacione që ka pasur gabime të tilla edhe në komunat e tjera?”, pyet ai.

Cakolli shton se KQZ-ja duhet të bëjë rinumërim të plotë, për të garantuar se zgjedhjet kishin integritet, dhe për t’i shmangur vonesat e mëtejshme.

Elezi e përsëriti për REL-in mesazhin e kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, se nëse pas rinumërimit vërehen manipulime të mundshme me votat e kandidatëve brenda subjekteve politike, komisioni do t’i çojë në organet kompetente anëtarët e ekipeve të numërimit.

Cakolli thekson se autoritetet është dashur t’i fillojnë hetimet ndaj të gjithë komisionarëve të përfshirë në dyshimet për manipulim.

“Prokuroria duhet që sa më parë e pa vonesa t’i fillojë hetimet, në mënyrë që shkelësit dhe keqpërdoruesit e mundshëm ta marrin dënimin e merituar, në mënyrë që kjo të shërbejë si masë parandaluese”, shton ai.

Çohu, ndërkohë, kërkoi nga institucionet e drejtësisë të hapin menjëherë hetim të pavarur dhe të plotë për çdo element të mundshëm të manipulimit apo mosrespektimit të vullnetit të qytetarëve.

“Çdo dyshim për manipulim të vullnetit qytetar duhet të trajtohet me seriozitet maksimal dhe pa vonesa”, tha organizata./REL

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund të pritet? appeared first on Albeu.com.

I ftohti është ulur këmbëkryq në vend, ja çfarë pritet të ndodh nesër me motin

By: M C
14 January 2026 at 18:58

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimatre.

Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Era do të fryjë me drejtim verilindje–juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 15 gradë celcius, ndërsa ato minimale në -1 gradë celcius.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jeët i forcës 1-2 ballë.

The post I ftohti është ulur këmbëkryq në vend, ja çfarë pritet të ndodh nesër me motin appeared first on Albeu.com.

SHBA pezullon vizat e emigracionit për Shqipërinë, zbulohet dokumenti i DASH: Refuzimi të nisë nga 21 janari, do jetë pa afat

By: M C
14 January 2026 at 18:45

Pas pezullimit të lotarisë amerikane, DASH ka lajmëruar ndalimin e dhënies së vizave nga 21 janari për Shqipërinë.

Një memorandum i Departamentit të Shtetit, i parë fillimisht nga Fox News Digital, u udhëzon zyrtarëve konsullorë të refuzojnë vizat sipas ligjit ekzistues, ndërkohë që departamenti rishikon procedurat e kontrollit dhe verifikimit.

Pezullimi do të fillojë më 21 janar dhe do të vazhdojë pa afat të caktuar, derisa departamenti të kryejë një rivlerësim të procesimit të vizave të emigracionit.

Në nëntor 2025, një komunikatë e Departamentit të Shtetit e dërguar në përfaqësitë diplomatike në mbarë botën u udhëzonte zyrtarëve konsullorë të zbatonin rregulla të reja gjithëpërfshirëse të kontrollit sipas të ashtuquajturit dispozitë “public charge” të ligjit të emigracionit.

Udhëzimi i kërkon zyrtarëve konsullorë të refuzojnë vizat për aplikantët që vlerësohen se ka gjasa të mbështeten në përfitime publike, duke marrë në konsideratë një gamë të gjerë faktorësh, përfshirë shëndetin, moshën, njohuritë e gjuhës angleze, gjendjen financiare dhe madje edhe nevojën e mundshme për kujdes mjekësor afatgjatë.

Aplikantët më të moshuar ose mbipeshë mund të refuzohen, ashtu si edhe ata që kanë pasur ndonjë përdorim të mëparshëm të ndihmës financiare shtetërore ose janë institucionalizuar.

“Departamenti i Shtetit do të përdorë autoritetin e tij të hershëm për të shpallur të papërshtatshëm emigrantët e mundshëm që do të bëheshin barrë publike për Shtetet e Bashkuara dhe do të shfrytëzonin bujarinë e popullit amerikan,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Piggott.

Sipas Fox News Shqipëria është një nga 75 vendet në listën e vendeve që do iu pezullohet shqyrtimi i vizave për emigrantët nga data 21 janar.

Lista e plotë e vendeve për qytetarët e të cilëve pezullohet dhënia e vizave amerikane:

Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbaixhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje-Hercegovinë, Brazil, Burma, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbërt, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Demokratike e Kongos, Dominika, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Fixhi, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Grenada, Guatemala, Guinea, Haiti, Iran, Irak, Xhamaika, Jordani, Kazakhstan, Kosova, Kuvajt, Kyrgyzstan, Laos, Liban, Liberi, Libi, Maqedonia e Veriut, Moldova, Mongolia, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeria, Pakistan, Republika e Kongos, Rusia, Ruanda, Saint Kits dhe Nevis, Saint Lucia, Saint Vincent dhe Grenadines, Senegal, Sierra Leone, Somalia, Sudani Jugor, Sudan, Siria, Tanzania, Tailanda, Togo, Tunizia, Uganda, Uruguaj, Uzbekistan and Jemen.

The post SHBA pezullon vizat e emigracionit për Shqipërinë, zbulohet dokumenti i DASH: Refuzimi të nisë nga 21 janari, do jetë pa afat appeared first on Albeu.com.

❌
❌