Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 January 2026Main stream

“Jemi të shqetësuar për armatimin e Prishtinës, por…”/ Vuçiç flet për arrestimin e Maduros: Bota po dominohet nga ligji i më të fortit, e drejta ndërkombëtare është shkatërruar

By: D Marku
4 January 2026 at 12:26

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka folur për arrestimin e Maduros, pas mbledhjes së Këshillit për Sigurinë Kombëtare.

Vuçiç ka theksuar se ‘e drejta ndërkombëtare është shkatërruar’ dhe se sipas tij bota po dominohet nga ligji i më të fortit.

“Jemi të vetëdijshëm për kompleksitetin e pozicionit që ka vendi ynë në këtë rajon, Evropën Juglindore dhe sigurisht që ky kompleksitet i pozicionit tonë do të jetë gjithnjë e më i theksuar, duke pasur parasysh faktin se rendi i vjetër në botë po shembet dhe asnjë rregull nuk zbatohet më. E drejta publike ndërkombëtare nuk ekziston, rendi i OKB-së ekziston në letër. Si një vend i vogël ne duhet të avokojmë për të, por duhet ta kuptojmë mirë, pas veprimit në Venezuelë tani është plotësisht e qartë, se Karta e OKB-së nuk funksionon. Bota dominohet nga ligji i forcës dhe ligji i më të fortit, tha ai, duke shtuar se kushdo që është më i fortë shtyp”, tha Vuçiç.

Më tej ai shton: “Ne jemi të shqetësuar për armatimin e mëtejshëm të Prishtinës, si dhe për aleancën me Kroacinë dhe Shqipërinë. Ata planifikojnë të zhvillojnë sisteme më komplekse dhe dua të them se Serbia po e ndjek këtë me vëmendje. Ne jo vetëm që po e ndjekim, por edhe po përgatitemi për mbrojtje kundër atyre që kërcënojnë hapur vendin tonë. Ne besojmë se forca jonë do të jetë një pengesë e mjaftueshme dhe se do ta arrijmë qëllimin tonë të parë – që është ruajtja e paqes në Serbi – tha Vuçiç.

The post “Jemi të shqetësuar për armatimin e Prishtinës, por…”/ Vuçiç flet për arrestimin e Maduros: Bota po dominohet nga ligji i më të fortit, e drejta ndërkombëtare është shkatërruar appeared first on Albeu.com.

Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 42-vjeçari në Tiranë, ja për çfarë dyshohet

By: D Marku
4 January 2026 at 11:24

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kodër-Mëzez.

Një 42-vjeçar i cili ishte larguar nga banesa më datë 2.01.2026 është gjetur i pajetë.

Sipas policisë dyshohet se është vetëvarur në një pemë në fshatin Kodër Mëzez.

The post Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 42-vjeçari në Tiranë, ja për çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

Autobusi përplas për vdekjen këmbësorin në Tiranë, në pranga shoferi

By: D Marku
4 January 2026 at 10:58

Shoferi i një autobusi është arrestuar nga Policia e Tiranës. Sipas policisë, 56-vjeçari duke drejtuar autobusin ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë ka humbur jetën 46-vjeçari.

“N. H., 56 vjeç, pasi në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobusi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

The post Autobusi përplas për vdekjen këmbësorin në Tiranë, në pranga shoferi appeared first on Albeu.com.

Protesta e Lapajt para kryeministrisë/ Policia publikon planin e masave: Ja ku do të bllokohet qarkullimi i automjeteve

By: D Marku
4 January 2026 at 10:56

Në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 12:00.

Në këtë kuadër, do të ketë kufizime të lëvizjes, Konkretisht:

-nga ora 11:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Policia e Tiranës apelon qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e pengesave në qarkullim dhe garantimin e lëvizjes së lirë të pjesëmarrësve në tubim.

The post Protesta e Lapajt para kryeministrisë/ Policia publikon planin e masave: Ja ku do të bllokohet qarkullimi i automjeteve appeared first on Albeu.com.

Horoskopi për ditën e sotme, 4 janar 2026

By: D Marku
4 January 2026 at 10:16

Dashi

Një udhëtim në shoqërinë e një shoku/shoqeje të ngushtë do t’ju ngrejë humorin. Megjithatë, disa zhvillime të papritura mund të ndodhin gjatë këtij udhëtimi dhe, për këtë arsye, ka gjasa të rezultojë në më shumë sesa thjesht pushime. Sigurohuni që të dukeni sa më mirë, mos u vononi me atë që doni të bëni dhe argëtohuni.
If
Demi

Një fat i papritur mund t’ju ​​vijë sot – diçka që nuk do ta kishit pritur kurrë në njëqind vjet. Mund të duket si një ëndërr e bërë realitet. Megjithatë mund të gjendeni përballë një zgjedhjeje: të shkoni përpara dhe të ndryshoni të gjithë mënyrën tuaj të jetesës ose ta lini të shkojë dhe të merrni rrezikun që një tjetër mundësi e shkëlqyer të mos shfaqet kurrë.

Binjakët

Nëse aktualisht nuk jeni të përfshirë në një lidhje romantike, sot mund të takoni dikë që premton shumë. Puna mund të jetë e përfshirë në një farë mënyre dhe është gjithashtu e mundur që ky person të ketë jetuar në lagjen tuaj për një kohë të gjatë. Një mik mund t’ju prezantojë me njëri-tjetrin.

Gaforrja

Asgjë nuk do të jetë e lehtë për ju sot, prandaj përgatituni. Nëse keni një ditë shtesë pushimi mjekësor, sot mund të jetë dita më e mirë për ta përdorur atë. Ka të ngjarë të keni një lloj tensioni me dikë pranë jush në punë – prandaj kini kujdes.

Luani

Të gjithë do të jenë në gjendje të dallojnë gënjeshtrat e tua të vogla e të bardha sot, kështu që është më mirë të qëndrosh tek e vërteta. Nëse keni menduar se si t’i tregoni dikujt se si ndiheni, mund të merrni shumë ndihmë nga energjia që buron nga planetet sot. Kjo jo vetëm që do t’ju ​​mundësojë të kuptoni pse ndjeni atë që ndjeni, por edhe do t’ju ​​ndihmojë të shpreheni më qartë.

Virgjëresha

Energjia që buron nga planetet e bën këtë një ditë veçanërisht të mirë për të dalë jashtë, për t’u takuar me njerëz dhe për të lëvizur në rrethe të ndryshme. Nuk është një kohë veçanërisht pasionante, megjithëse mund të ketë flirtim dhe kontakt kuptimplotë me sy.

Peshorja

Nëse një marrëdhënie e caktuar duket se është jashtë mundësive tuaja ose e vështirë për t’u nisur atëherë mund ta gjeni të dobishme të lini mënjanë dyshime të caktuara. Vendosja e planeteve ju jep forcën dhe vendosmërinë për të lënë gjurmën tuaj si dhe për të shpjeguar se si ndiheni.

Akrepi

Njerëzit janë në anën tuaj sot – prandaj mos u shqetësoni. Është e lehtë për ju ta interpretoni heshtjen sikur njerëzit e tjerë janë kundër jush, por nuk është kështu. Ju keni më shumë mbështetje nga sa mendoni.

Shigjetari

Ka nuanca të pakëndshme emocionale që rrethojnë punën tuaj që do t’i shtojnë një element shqetësimi çdo gjëje me të cilën jeni të përfshirë. Bëni çmos për t’ia dalë mbanë në këtë atmosferë jashtëzakonisht të ndjeshme. Jini një dëgjues aktiv në vend të një folësi.

Bricjapi

Një trend i ri do të fillojë për ju sot që do të jetë jashtëzakonisht i favorshëm për ju. Besojini instinkteve tuaja, sepse ato nuk do t’ju çojnë në rrugë të gabuar. Prosperiteti është në ajër dhe ju mund ta shfrytëzoni atë.

Ujori

Vendosja e planeteve ju jep vendosmërinë dhe guxim shtesë për të ndërmarrë një hap jashtëzakonisht të madh, një hap nga i cili normalisht do të ngurronit. Ka gjasa që gjithçka të jetë në favorin tuaj, ndaj rrini të qetë.

Peshqit

Atmosfera e ditës do të jetë një atmosferë në të cilën do të lulëzoni dhe mund të përfitoni. Takimet me të tjerët do të shkojnë mjaftmirë. Nëse keni nevojë të lini një përshtypje pozitive tek dikush, sot është dita për ta bërë këtë.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 4 janar 2026 appeared first on Albeu.com.

Dove Cameron konfirmon zyrtarisht fejesën me Damiano David!

By: D Marku
4 January 2026 at 09:45

Dove Cameron dhe Damiano David i Måneskin janë fejuar pas dy vitesh lidhje, me aktoren e Disney Channel që e konfirmoi lajmin e lumtur në një postim të ëmbël në Instagram më 3 janar.

“Pjesa ime e preferuar e të qenit gjallë”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit të saj, duke treguar foton mahnitëse me një diamant, ndërsa çifti shikonte me dashuri njëri-tjetrin. “Gëzuar vitin e ri“, shkroi ajo.

Thashethemet për fejesë kishin filluar që më 29 tetor, kur Dove u pa duke mbajtur një unazë të madhe e të shndritshme, ndërsa ecte me Damianon në Sydney të Australisë.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi ata festuan përvjetorin e tyre të dytë. “Dy vitet më të mira të jetës sime”, shkroi Dove në një postim në Instagram më 9 tetor, duke e shoqëruar atë me një seri fotosh të ëmbla.

“Emocionohem të paktën një herë në javë sepse jeta është bërë kaq e bukur me ty në të. Të dua në një mënyrë që asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë, por nuk do të ndalem kurrë së provuari. Gëzuar përvjetorin, dashuria ime.”

Përgjigja e Damianos nuk mund të ishte më e ndryshme, pasi ai e përshkroi marrëdhënien e tyre si “pjesën më të mirë të të qenit gjallë”.

Çifti u takua për herë të parë në MTV VMA 2022, ku si Dove Cameron ashtu edhe Måneskin u nominuan për çmimin Artisti më i Mirë i Ri.

The post Dove Cameron konfirmon zyrtarisht fejesën me Damiano David! appeared first on Albeu.com.

Kaos dhe trazira në Iran, shkon në 12 numri i viktimave pas protestave që përfshinë vendin. Të paktën 30 qytete të paralizuara nga tubimet

By: D Marku
4 January 2026 at 09:26

Irani vijon të jetë i përfshirë nga kaosi dhe trazira. Protestat kanë përfshirë vendin, të cilat janë shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Prej rreth 7 ditësh qytetarët vijojnë të protestojnë duke paralizuar të paktën 30 qytete. Grupet e të drejtave të njeriut njoftuan se të paktën katër persona u vranë të shtunën gjatë protestave në Iranin perëndimor.

Numri i viktimave që në nisjeve të protestave ka arritur në 12 përfshirë edhe anëtarë të forcave të sigurisë.

Protesta masive, të nxitura fillimisht nga kostoja e jetesës, filluan më 28 dhjetor në Teheran, ku tregtarët mbyllën dyqanet e tyre në shenjë proteste kundër rënies ekonomike.

The post Kaos dhe trazira në Iran, shkon në 12 numri i viktimave pas protestave që përfshinë vendin. Të paktën 30 qytete të paralizuara nga tubimet appeared first on Albeu.com.

Tentoi të kalonte lumin dhe e mori rrjedha e ujit, humb jetën 66-vjeçari në Mat

By: D Marku
4 January 2026 at 09:24

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Klos të Matit. 66-vjeçari Xhemal Zhuku, teksa ka tentuar të kalojë lumin Mat, është marrë nga rrjedha e fortë e ujit.

Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në kërkime morën pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike

The post Tentoi të kalonte lumin dhe e mori rrjedha e ujit, humb jetën 66-vjeçari në Mat appeared first on Albeu.com.

Kushte të paqëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të dielë

By: D Marku
4 January 2026 at 08:53

Ditën e Diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërsa në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, era pritet të arrijë deri në 24m/s.
Valëzimi ne det i forcës 5-6 ballë.

The post Kushte të paqëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të dielë appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Japonisë pas arrestimit të Maduros nga SHBA-të

By: D Marku
4 January 2026 at 08:14

Koreja e Veriut lëshoi ​​të paktën dy raketa balistike në Detin Lindor, ose Detin e Japonisë, testi i parë i armëve të vitit, një ditë pasi ushtria amerikane kapi presidentin e Venezuelës, në një plan që Pheniani e ka akuzuar prej kohësh Uashingtonin se po përpiqet ta përdorë kundër udhëheqësve të vet.

“Ushtria jonë lëshoi një raketë balistike në Detin Lindor nga periferia e Phenianit rreth orës 7:50 të mëngjesit (00:50 GMT)”, tha Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.
Ministria japoneze e Mbrojtjes tha gjithashtu se kishte zbuluar lëshimin e një rakete të dyshuar balistike, e cila u ul rreth orës 08:08 (ora lokale), pa specifikuar se ku.

“Zhvillimi i armëve bërthamore dhe raketave balistike nga Koreja e Veriut kërcënon paqen dhe stabilitetin e vendit tonë dhe të bashkësisë ndërkombëtare dhe është absolutisht i patolerueshëm”, u tha gazetarëve Ministri japonez i Mbrojtjes, Shinjiro Koizumi.
Testi “ndoshta pasqyron presionin e madh që Pheniani po ndien për shkak të situatës në Venezuelë”, tha për AFP Hong Min, një analist në Institutin Korean për Unifikimin Kombëtar.
Ushtria amerikane pushtoi vendin e Amerikës Latine herët të shtunën në mëngjes dhe kapi Presidentin Nicolas Maduro, i cili më pas u dërgua në territorin e SHBA-së ku administrata e Donald Trump synon ta nxjerrë atë në gjyq për “narkoterrorizëm”.
Presidenti Trump tha se Uashingtoni synon të “qeverisë” vendin – ai nuk shpjegoi se si – derisa të ketë një “tranzicion të sigurt, të rregullt dhe të drejtë”.
Koreja e Veriut ka akuzuar vazhdimisht SHBA-në për komplot për të përmbysur qeverinë e saj.
“Edhe pse specifikimet e raketave janë ende duke u verifikuar, mesazhi themelor (i testit) është i mundshëm që sulmi ndaj Koresë së Veriut nuk do të ishte aq i lehtë (…) sa sulmi ndaj Venezuelës”, përfundoi Hong Min.
Lee Il-kyu, një ish-këshilltar politik në ambasadën e Koresë së Veriut në Kubë, i cili dezertoi në vitin 2023 dhe tani jeton në Korenë e Jugut, komentoi në Facebook se shpresonte që Seuli të “nxirrte të paktën një mësim nga zgjedhjet, vendimet dhe veprimet e fundit të SHBA-së”.
Në Korenë e Jugut, presidenca njoftoi se këshilli i sigurisë kombëtare ishte mbledhur urgjentisht dhe i bëri thirrje Koresë së Veriut të ndalonte “veprimet provokuese që shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit”.
Komanda e përbashkët amerikane përgjegjëse për rajonin e Azi-Paqësorit (INDOPACOM, “Komanda Indo-Paqësore”) tha se testi “nuk përbën asnjë kërcënim të menjëhershëm për personelin ose territorin amerikan”, duke shtuar, megjithatë, se Uashingtoni po monitoronte zhvillimet në “koordinim të ngushtë” me aleatët e tij në rajon.
Raketat udhëtuan rreth 900 kilometra para se të binin në det, sipas Seulit.
Testi i Koresë së Veriut ndodhi
disa orë para se Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, të nisej për në Kinë për t’u takuar me homologun e tij Xi Jinping.
Ai shpreson që Pekini, afër Phenianit, do të përdorë ndikimin e tij për ta ndihmuar atë të shtyjë përpara një shkrirje të marrëdhënieve dypalëshe, të cilat kanë qenë në pikën e tyre më të ulët.
Testi vjen gjithashtu ndërsa udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka qenë gjithnjë e më i zëshëm në përpjekjet e vendit të tij për të forcuar dhe modernizuar arsenalin e tij.
Ai vizitoi një kantier detar ku po ndërtohet një nëndetëse me energji bërthamore, urdhëroi një rritje të prodhimit vendas të raketave dhe ndërtimin e fabrikave për të prodhuar pajisje ushtarake, mbikëqyri testimin e dy raketave lundruese me rreze të gjatë veprimi dhe vlerësoi fuqinë e raketahedhësve të rinj të shumëfishtë.
Në përgjithësi, Pheniani ka përshpejtuar testimin e armëve të tij në vitet e fundit.
Ai kreu testin e mëparshëm të raketave balistike më 6 nëntor pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha dritën jeshile planit të Koresë së Jugut për të ndërtuar nëndetësen e vet me energji bërthamore.
Pheniani, thonë analistët, synon të përmirësojë aftësitë e tij të goditjes me precizion, të testojë armë për eksport në Rusi dhe të tregojë sfidën e tij ndaj SHBA-së dhe Koresë së Jugut.
Kongresi i parë i Partisë së Punëtorëve të Koresë, i vetmi i Koresë së Veriut në pesë vjet, pritet të mbahet në javët e ardhshme, duke u përqendruar në politikat ekonomike dhe të mbrojtjes.
Z. Kim vizitoi një fabrikë që prodhon armë taktike të drejtuara të hënën, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA, duke shtuar se ai urdhëroi që kapaciteti i prodhimit të rritet 2.5 herë.

The post Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Japonisë pas arrestimit të Maduros nga SHBA-të appeared first on Albeu.com.

Aksident në bypass-in e Fierit, përplasen dy mjete në afërsi të fshatit Mbrostar

By: D Marku
3 January 2026 at 23:44

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Mbrostar.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka goditur nga pas nga një automjet tjetër, ndërsa të dy mjetet po lëviznin në të njëjtin drejtim.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë.
Policia ka shoqëruar njërin prej drejtuesve të mjeteve për verifikime të mëtejshme, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit

The post Aksident në bypass-in e Fierit, përplasen dy mjete në afërsi të fshatit Mbrostar appeared first on Albeu.com.

U arrestuan nga forcat amerikane, Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij mbërrijnë në bazën ushtarake të Nju Jorkut

By: D Marku
3 January 2026 at 23:20

Një avion që transportonte presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, kanë mbërritur në Stewart Air National Guard Base në Nju Jork, kanë bërë të ditur zyrtarë federalë amerikanë.

Maduro pritet të dalë javën e ardhshme para gjykatës federale në Manhattan, ku do të përballet me akuza për trafik droge dhe armësh.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se pas rrëzimit të Maduros, Shtetet e Bashkuara do të “drejtojnë për një kohë të pacaktuar Venezuelën” dhe do të marrin nën administrim rezervat e mëdha të naftës të vendit.

Ai tha se kompanitë amerikane do të ftohen të investojnë miliarda dollarë në industrinë venezueliane të naftës, ndërsa konfirmoi se trupa amerikane do të kenë prani në territorin venezuelian “sa i përket çështjeve të naftës”.
Liderja e opozitës, María Corina Machado, ka bërë thirrje që vendin ta drejtojë një figurë opozitare, duke e konsideruar rrëzimin e Maduros si një moment kritik për tranzicionin politik.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Venezuelës këmbëngul se Maduro vazhdon të jetë presidenti legjitim i vendit, duke e quajtur ndërhyrjen amerikane shkelje të sovranitetit të Venezuelës.
Në Karakas, shumë venezuelianë kanë shprehur reagime të përziera: një pjesë shpresojnë në fundin e krizës politike dhe ekonomike, ndërsa të tjerë kanë frikë nga përshkallëzimi i tensioneve dhe paqëndrueshmërisë.
Venezuela prej vitesh ndodhet në krizë të thellë ekonomike, me inflacion rekord dhe largim masiv të qytetarëve drejt vendeve të tjera. Me nisjen e procesit gjyqësor ndaj Maduros në SHBA, vëmendja ndërkombëtare mbetet tek fati politik dhe ekonomik i vendit.

The post U arrestuan nga forcat amerikane, Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij mbërrijnë në bazën ushtarake të Nju Jorkut appeared first on Albeu.com.

“Iu dogji se u zgjodha e preferuara”/ Si lindën përplasjet e Brikenës me vajzat e shtëpisë: Mori simpati nga publiku vetëm se…

By: D Marku
3 January 2026 at 22:58

Përplasje të shumta kanë ndodhur në ditët e fundit dhe një prej tyre ishte dhe ajo e Brikenës me vajzat e shtëpisë.

Zgjedhja e saj si një nga të preferuarat e publikut, duket se nuk i ka pëlqyer shumë Selinës, Lornës dhe Armelës, gjë që Brikena i quan si xhelozi nga ana e tyre.
Selin: Brikena duhet të jetë koherente dhe e drejtë, sepse kur është bërë e preferuar, kam qenë e para që e kam takuar dhe i kam thënë urime. Për pjesën që nuk di të çojë një lojë deri në fund, natën e Vitit të Ri erdhi dhe më qëndroi afër, ndërkohë që këto komentet se i kam gjuajtur me kunja, nuk është e vërtetë. Është pëlqyer sepse, pavarësisht debateve që ka pasur, nuk kishte asnjë situatë të vetën. Është një vajzë shumë seksi, e çiltër dhe e drejtë dhe kjo gjë ka bërë që të pëlqehet te publiku. Xhelozia duhet të shihet nga ana tjetër.

Lorna: Unë dhe Brikena kemi një dashur-urrejtje. I qëndroj pro mendimit që Brikena e ka lojën te kamerat. Sa i përket ‘Queen’-it në tentativë, s’ka të bëjë me Brikenën, por me Selinën.
Selin: E kam thënë unë atë, jo ti. A i sheh klipet? Mbrohem vetë aty.
Lorna: Sa i përket mendimit për Brikenës, pavarësisht paraqitjes që është një vajzë seksi, është e sinqertë dhe aktivizohet shumë. Është aty për të më pranuar mua në krevatin e saj, pavarësisht marrëdhënieve që kemi. Brikena është pozitive.
Brikena: Siç e patë, shihet qartë që i ka djegur. Secila prej nesh ka dëshire të dalë e preferuara. Secila e pret për veten. Në momentin kur zgjidhet dikush që këta nuk e presin, mendoj se kapen me gjërat të kota. Unë kam hyrë të jem vetvetja dhe vetëm kaq.
Armela: Këtë xhelozi mes vajzave e lobon vetë Brikena. Lojën që e bën, e bën në mënyrë të pisët. Është politikisht dhe shumë korrekte në atë që thotë.

The post “Iu dogji se u zgjodha e preferuara”/ Si lindën përplasjet e Brikenës me vajzat e shtëpisë: Mori simpati nga publiku vetëm se… appeared first on Albeu.com.

Ish e dashura e Keijsit bëhet pjesë e Big Brother VIP, kush është banorja më e re që do i bashkohet lojës

By: D Marku
3 January 2026 at 22:22

Stelina është banorja më e re Big Brother VIP 5.

Ish-konkurrentja e Për’puthen, e cila kishte një lidhje me Keijsin, është tashmë pjesë e garës për Çmimin e Madh.
Përpara hyrjes së saj, ajo foli për raportin me Keijsin, duke u shprehur: “Ka shumë gjëra për të treguar. Është vetëm fillimi. Do ende kohë të ambientohet”, ndërsa shtoi se mendon se Keijsi është i rrezikuar të dalë mbrëmjen e sotme për shkak të sjelljes së tij ditët e fundit.

The post Ish e dashura e Keijsit bëhet pjesë e Big Brother VIP, kush është banorja më e re që do i bashkohet lojës appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 3 January 2026Main stream

Trafiku që nuk mbaron kurrë-Sa do të zgjasë kalvari i pritjeve në aksin Elbasan-Librazhd?!

By: D Marku
3 January 2026 at 21:53

Aksi rrugor Elbasan – Librazhd është përballur sërish ditët e fundit me trafik të rënduar dhe radhë të gjata automjetesh, duke kthyer një nga rrugët kryesore lidhëse të qarkullimit lindje – perëndim në një burim stresi dhe lodhjeje për drejtuesit e mjeteve.

Shkak kryesor mbeten punimet në rrugë, sidomos në zonën e Murrashit, ku po ndërtohen edhe dy tunele, puna e të cilëve nuk ka një afat të qartë përfundimi.

Shoferët raportojnë vonesa që shkojnë nga 30 minuta deri në disa orë, sidomos gjatë kësaj fundjave ku për shkak edhe të fluksit të festave qytetarët kanë pritur me orë të tëra në trafik në temperatura minus.

Për banorët e zonës dhe transportuesit, kjo rrugë është kthyer së fundmi në një provë durimi. Mungesa e sinjalistikës, mungesa e një By Pass-i dhe menaxhimi efikas i trafikut nga ana e policisë e përkeqëson edhe më tej situatën.

Përpos deklaratave periodike për përmirësimin e infrastrukturës, qytetarët kërkojnë një plan konkret për lehtësimin e trafikut dhe një përgjigje të qartë se kur do të përfundojnë këto punime që janë kthyer tashmë në një makth të përditshëm.

Deri atëherë, aksi Elbasan–Librazhd mbetet simbol i një problemi të përsëritur në infrastrukturë, ndërsa nuk dihet ende se sa do të zgjasë ky hall që i ka zënë shoferët dhe qytetarët që u duhet të lëvizin në këtë zonë.

The post Trafiku që nuk mbaron kurrë-Sa do të zgjasë kalvari i pritjeve në aksin Elbasan-Librazhd?! appeared first on Albeu.com.

“Libri i Zi” i zgjedhjeve/ Bylykbashi: Zgjedhjet “ranë” viktimë e qeverisjes, është dh*nuar funksionimi i shtetit të së drejtës

By: D Marku
3 January 2026 at 21:19

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një intervistë ekskluzive për OraNews ka folur lidhur me Reformën “e ngrirë” Zgjedhore.

Bylykbashi ka treguar lidhur me atë që opozita e quan “Libri i Zi i zgjedhjeve”, një dokument që sipas tij pasqyron shkelje të rënda të procesit zgjedhor dhe funksionimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Gjatë intervistës, ai tha se materiali i përgatitur nga opozita përmbledh fakte dhe prova të dokumentuara, të cilat sipas tij konfirmohen edhe në raportet e ODIHR-it, duke përfshirë manipulimin e zgjedhjeve, frikësimin e votuesve dhe përfshirjen e krimit të organizuar në procesin elektoral.

“Ditët e fundit të dhjetorit paraqitëm dhe atë që e kemi quajtur rëndom “Libri i Zi i zgjedhjeve”. Për farsën zgjedhore, por me të drejtë kryetari i PD e quajti “enciklopedia e krimit shtetëror”.

Jo vetëm krimit zgjedhor. Aty gjen të gjitha gjërat që ne kemi thënë më përpara. të vërtetuara, ke prova aty që janë në raportin e ODIHR-it. Në mënyrë më të përmbledhur por që janë të gjitha aty . Por nga ana tjetër janë të gjitha ato dhunime të çdo aspekti të funksionimit të shtetit të së drejtës, të cilat kanë bërë një nga viktimat më ilustre më kryesore, zgjedhjet.

Por që në fakt janë përditshmëria e qeverisjes.

Qeverisje nëpërmjet korrupsionit dhe krimit të organizuar, në një kombinim të ndërthurrur me njëri-tjetrin.

Pra në Shqipëri, Edi Rama e ka çuar në një gradë tjetër, në një nivel tjetër. Nuk është vetëm ndarja midis shtetit dhe partisë në pushtet që të garantohet ndershmëria e zgjedhjeve.

Fusha e barabartë e lojës. ODIHR flet edhe për frikësimin e zgjedhësve. Pra ne kemi krim të organizuar, i cili është organizuar në mënyrë metodike se si duhet përfshirë në zgjedhje.

Është prishur jo vetëm ndarja e partisë dhe shtetit por dhe partisë, shtetit dhe krimit të organizuar.

I kemi të gjithë bashkë.

Në një organizim maskimal për të garantuar që njerëzit ose tu blihet vota ose të lihen në shtëpi për të mos votuar. Pra, ata që janë eventualisht votuesit e opozitës.

Këtij mekanizmi nuk i reziston dot ligji, sado ligj i mirë mund të jetë. Aq më shumë kur kryeministri shprehet që ligji është “kinezeri”, Kodi Zgjedhor është “kinezeri”.

Nuk na pengon ne.” – tha Bylykbashi.

The post “Libri i Zi” i zgjedhjeve/ Bylykbashi: Zgjedhjet “ranë” viktimë e qeverisjes, është dh*nuar funksionimi i shtetit të së drejtës appeared first on Albeu.com.

FOTOLAJM/ Trump monitoroi në kohë reale kapjen e Maduros, Shtëpia e Bardhë publikon pamjet nga Mar-a-Lago

By: D Marku
3 January 2026 at 20:52

Shtëpia e Bardhë publikoi sot një seri fotografish nga rezidenca e presidentit amerikan Donald Trump në Mar-a-Lago, ku ai dhe ekipi i tij ndoqën në kohë reale operacionin “Absolute Resolve”, që çoi në kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij nga forcat elitare Delta Force në Karakas.

Në imazhe, Trump shihet pa kravatë, me sakko dhe këmishë të bardhë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë çdo zhvillimi të aksionit. Në një nga fotot, pranë tij qëndron sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ndërsa një tjetër imazh bardhë e zi thekson rëndësinë historike të momentit.


Presidenti Trump përshkroi operacionin si “mahnitës, një punë e jashtëzakonshme, sikur të shikoje një shfaqje televizive”, duke theksuar fokusin dhe përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë gjatë aksionit. Fotot nënvizojnë rolin personal të presidentit në drejtimin dhe mbikëqyrjen e këtij operacioni historik, që ka tronditur skenën politike ndërkombëtare.

The post FOTOLAJM/ Trump monitoroi në kohë reale kapjen e Maduros, Shtëpia e Bardhë publikon pamjet nga Mar-a-Lago appeared first on Albeu.com.

Aksioni amerikan për kapjen e Maduros, Gjekmarkaj: Asnjë pushtet i ndërtuar mbi krim dhe frikë nuk është i përjetshëm

By: D Marku
3 January 2026 at 20:49

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas operacionit amerikan në Venezuelë, të urdhëruar nga presidenti Donald Trump, që çoi në kapjen e presidentit Nicolás Maduro.

Në reagimin e tij, Gjekmarkaj thekson se ngjarjet e sotme tregojnë se demokracia dhe liria mbrohen me vendime të forta, dhe regjime si ai i Maduros, që ushqehen nga kartelet e drogës dhe varfërojnë popullin, janë të destinuara të përballen me pasojat.

“Qeverisja ekziston për t’i dhënë dinjitet qytetarëve, jo për të ndërtuar mite personale pushteti. Kur pushteti kthehet në mjet shtypjeje, rënia e tij është vetëm çështje kohe”, shkruan Gjekmarkaj. Ai shton se sinjali nga SHBA-ja është i qartë për të gjithë: demokracia nuk mund të mbahet peng nga krimi, pavarësisht heshtjes së atyre që sot zgjedhin të mos flasin.

Deputeti i PD-së gjithashtu paralajmëron se aleancat me krimin nuk sjellin stabilitet, por shkatërrim. “Çdo regjim që zgjedh të mbijetojë duke shtypur zërin e lirë dhe duke u mbështetur te droga dhe korrupsioni, herët a vonë përballet me realitetin. Koha e pandëshkueshmërisë po mbyllet dhe përgjegjësia është e pashmangshme, sado vonë të vijë”, përfundon Gjekmarkaj.

The post Aksioni amerikan për kapjen e Maduros, Gjekmarkaj: Asnjë pushtet i ndërtuar mbi krim dhe frikë nuk është i përjetshëm appeared first on Albeu.com.

Mira Kazhani humb babanë: “Një pjesë e shpirtit tim u shua”

By: D Marku
3 January 2026 at 19:02

Mira Kazhani ka ndarë lajmin e trishtë se ditën e sotme babai i saj është ndarë nga jeta. Në një postim në Istagram, gazetarja shkruan poshtë fotos së të atit:

“Sot një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përgjithnjë. Babi im.”

Gjithashtu, ajo ka ndarë dhe detajet e varrimit të familjarit të tyre të dashur në story.

Babai i Mira Kazhanit, Petrit Kazhani, vuante prej prej vitesh nga sëmundja e demencës, siç rrëfeu gazetarja në librin për betejën e saj me kancerin e gjirit, “Një ditë tjetër”.

The post Mira Kazhani humb babanë: “Një pjesë e shpirtit tim u shua” appeared first on Albeu.com.

“S’kemi frikë të vendosim ushtarë në territor”, Trump paralajmëron Presidentin e Kolumbisë: Po prodhon kokainë, duhet të ketë kujdes!

By: D Marku
3 January 2026 at 18:58

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur në lidhje me të ardhmen e Venezuelës pas kapjes së presidentit Nicolas Maduro, duke theksuar se SHBA nuk ka frikë të vendosë ushtarë në terren nëse është e nevojshme.

“Nuk kemi frikë nga ushtarët në tokë nëse është e nevojshme. Mbrëmë kishim çizme në tokë në një nivel shumë të lartë, në fakt. Nuk kemi frikë prej saj”, tha Trump.

Sa i përket pyetjes se kush do ta drejtojë Venezuelën, presidenti tha se “njerëzit që qëndrojnë menjëherë pas meje, ne do ta drejtojmë atë”.

Duke e zhvendosur vëmendjen vetëm për pak kohë te Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, Trump paralajmëroi: “Ai duhet të jetë i kujdesshëm”.

I pyetur nëse i qëndroi besnik deklaratës së tij, e bërë për herë të parë javët e fundit, ai tha: “Po, mendoj se i qëndroj besnik deklaratës sime të parë.

“Ai po prodhon kokainë. Po e dërgojnë në Shtetet e Bashkuara. Kështu që duhet të jetë vigjilent”, u shpreh Trump.

The post “S’kemi frikë të vendosim ushtarë në territor”, Trump paralajmëron Presidentin e Kolumbisë: Po prodhon kokainë, duhet të ketë kujdes! appeared first on Albeu.com.

❌
❌