Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025Main stream

Rusia akuzon Ukrainën për sulm me dronë ndaj rezidencës së Putinit. Kievi e mohon

29 December 2025 at 20:51

Gazeta Si – Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pretendoi se Ukraina ka shënjestruar një nga rezidencat e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe tha se Moska do të hakmerret si dhe do ta rishqyrtojë qëndrimin e saj në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit të saj të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi si “gënjeshtër” pretendimin se Kievi ka shënjestruar rezidencën në rajonin e Novgorodit, në veriperëndim të Moskës.

Ai theksoi se Rusia po përpiqet të minojë bisedimet SHBA–Ukrainë për luftën dhe po “përgatit terrenin për të kryer sulme, me shumë gjasë ndaj kryeqytetit [ukrainas] dhe ndërtesave qeveritare”.

Ky pretendim i Rusisë erdhi një ditë pasi Zelensky dhe presidenti amerikan, Donald Trump, thanë se kishte përparim në takimin e tyre në Floridë, duke theksuar se një marrëveshje e paqes për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare është “më afërt se kurrë”. Moska ka sinjalizuar se nuk është e gatshme të bëjë lëshime të mëdha.

Përmes një deklarate të publikuar në Telegram më 29 dhjetor, Lavrov pretendoi se Ukraina përdori 91 dronë në atë që ai e quajti “sulm terrorist”, por shtoi se të gjithë u rrëzuan dhe nuk ka pasur raportime për dëme. Lavrov tha se Rusia do të përgjigjet për këtë sulm dhe ka përzgjedhur “kohën” për sulmet hakmarrëse.

Ai tha se, meqë Qeveria e Ukrainës, të cilën e quajti “regjim kriminal i Kievit”, i është kthyer “një politike të terrorizmit shtetëror” dhe se “pozicioni negociues” i Rusisë do të rishqyrtohet, duke mos dhënë detaje të tjera.

Zyrtarët rusë kanë përdorur edhe më herët gjuhë të ngjashme për të përshkruar qeverinë ukrainase, dhe Putini ka pohuar vazhdimisht se Zelensky nuk është një udhëheqës legjitim sepse në Ukrainë nuk janë mbajtur zgjedhjet që ishin paraparë më 2024.

Zgjedhjet në Ukrainë janë të ndaluara gjatë kohës së gjendjes së luftës, që është në fuqi që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Lavrov nuk e përmendi emrin e rezidencës, por vendndodhja në rajonin e Novgorodit sugjeronte se bëhet fjalë për një kompleks të mbrojtur në Valdai, një qytezë buzë liqenit, dhe për shkak të pyjeve përreth, Putin e ka favorizuar këtë rezidencë sesa rezidencat e tjera shtetërore që nga nisja e luftës, sipas një hulumtimi të kryer më herët gjatë këtij viti nga Systema, hetuese ruse e Radios Evropa e Lirë.

Përmes një deklarate, Zelensky e quajti pretendimin e Lavrovit “një tjetër gënjeshtër të Federatës Ruse”, duke shtuar se “është e qartë se për [Rusinë], nëse nuk ka skandal mes nesh dhe Shteteve të Bashkuara dhe në vend të kësaj ka përparim, kjo është një dështim për ta. Sepse ata nuk duan që kjo luftë të përfundojë. Ata mund të detyrohen ta përfundojnë vetëm përmes presionit”.

Disa orë para pretendimit të Lavrovit, Zelensky tha se SHBA-ja i ka ofruar vendit të tij garanci “të forta” sigurie për 15 vjet, si pjesë e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës me Rusinë./REL/ 

The post Rusia akuzon Ukrainën për sulm me dronë ndaj rezidencës së Putinit. Kievi e mohon appeared first on Gazeta Si.

Pas protestave të banorëve, mbërrin në Vlorë pajisja për rikthimin e furnizimit me ujë

29 December 2025 at 20:41

Gazeta Si – Pajisjet e kërkuara për riparimin e defektit që la pa ujë të pijshëm Vlorën për katër ditë kanë mbërritur në qytet nga Turqia mbrëmjen e kësaj të hëne. Tashmë pritet të realizohet edhe pjesa finale për bashkimin e tubave për furnizimin me ujë të banorëve.

Sipas parashikimit të autoriteteve lokale të Vlorës, problemi pritet të zgjidhet rreth mesnatës, me rikthimin e furnizimit me ujë të qytetit bregdetar.

Mungesa e ujit të pijshëm në rubinete shkaktoi reagimin e qytetarëve që protestuan përpara bashkisë për disa orë, duke kërkuar takim me drejtuesit për zgjidhjen e këtij problemi.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), Flauers Shoshi, sqaroi se ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm erdhi si rezultat i shkarjes së dheut dhe depërtimit të ujit në linjën e vjetër.

Ndërsa kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, e cilësoi këtë avari si një fatkeqësi natyrore, dhe se ujësjellësi nuk është në varësi të institucionit që ajo drejton.

The post Pas protestave të banorëve, mbërrin në Vlorë pajisja për rikthimin e furnizimit me ujë appeared first on Gazeta Si.

Ligji për Barazinë Gjinore shkon në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizim

29 December 2025 at 20:28

Gazeta Si – Në më pak se dy muaj pas miratimit në Kuvend, ligji për Barazinë Gjinore është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkohet shfuqizimi i tij si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Kërkesa është bërë nga tre organizata joqeveritare, Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, dega e shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” dhe Forumi Musliman i Shqipërisë.

Në kërkesën e tyre kërkohet edhe pezullimi i menjëhershëm i ligjit.

Ligji për Barazinë Gjinore u miratua më 6 nëntor me 77 vota pro të mazhorancës ndërkohë që 37 deputetë të opozitës votuan kundër. Në lidhje me këtë çështje ka pasur debate të forta edhe në opinionin publik.

Në lidhje me këtë çështje, pati një reagim edhe nga Komisionerja e Komisionit Europian, Marta Kos, e cila tha se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së dhe ajo nuk është kërkesë private e ambasadorit të BE në vendin tonë, Silvio Gonzato.

“Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, tha ajo, duke iu referuar deklaratave të kreut të PD, Sali Berisha.

The post Ligji për Barazinë Gjinore shkon në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizim appeared first on Gazeta Si.

Foltorja e PD para kryeministrisë, Berisha: Viti 2026 fillon po me protesta

29 December 2025 at 18:58

Gazeta Si – Në Foltoren e kësaj të hëne para kryeministrisë, Sali Berisha paralajmëroi se edhe viti 2026 do të nisë me protesta.

Kreu i demokratëve, në fjalën e tij godinës së qeverisë, tha se opozita është më e fuqishme se kurrë aktualisht dhe se shqiptarët duan largimin e Ramës nga pushteti.

“Mbyllim sot protestën tonë për të filluar vitin po me protesta. Kudo që shkoj gjej një vendosmëri absolute për t’u ndarë me këtë të keqe sa më shpejt. Shqiptarët presin me padurim largimin e kësaj bande nga pushteti. Ju garantoj se opozita është sot më e fuqishme se kurrë”, tha Berisha.

Ai mori si shembull Kosovën dhe zgjedhjet e fundit që u zhvilluan duke theksuar se është krenari për çdo shqiptar.

“Krenari e madhe, por edhe shpresë. Një shtet që shpall pavarësinë pak vite më parë, një shtet ku shqiptarët njëlloj si në Shqipëri janë shumicë, por një shtet që ecën me hapa gjigande drejt BE-së. Një shtet që studiuesit kanë gjetur se është vetëm 16 vite larg të qeverisjes së standardeve europiane. Kosova zhvillon zgjedhje, Kosova çdo krizë e zgjidh në përputhje me ligjin. Kryeministri i Kosovës nuk mban koordinator krimi”, tha ai duke akuzuar nga ana tjetër kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Berisha hodhi gjithashtu akuza të rënda ndaj qeverisë për lidhje me krimin, teksa tha se Ergys Agasi, i akuzuar për pengmarrje nga SPAK, rrahu me grushta ish-ministrin Ulsi Manja, duke i thënë sipas tij, se e kishte porosi nga ‘Kapoja’.

Sa i përket protestës së qytetarëve të Vlorës për ujin, Berisha e konsideroi një “ndëshkim qeveritar” dhe shtoi se ndodh në të gjithë Shqipërinë.

The post Foltorja e PD para kryeministrisë, Berisha: Viti 2026 fillon po me protesta appeared first on Gazeta Si.

Polonia po përpiqet të ndërtojë strehimore kundër sulmeve ajrore

29 December 2025 at 18:03

Gazeta Si – Duke filluar nga 1 janari 2026, shumica e ndërtesave të reja banesore dhe tregtare në Poloni (përfshirë ndërtesat e apartamenteve, garazhet nëntokësore të parkimit dhe stacionet e metrosë) do të duhet të kenë strehimore emergjente ose hapësira që mund të shndërrohen në strehimore.

Kjo ishte vendosur tashmë në një ligj të miratuar në fund të vitit 2024 dhe është një nga disa mënyra se si qeveria pro-evropiane e Donald Tusk po kërkon të rrisë mbrojtjen për civilët në rast të një fatkeqësie natyrore ose lufte.

Polonia është në kufirin lindor të Bashkimit Evropian dhe është ndër vendet më të ekspozuara ndaj një sulmi të mundshëm nga Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, qeveria ka thënë se synon të ketë ushtrinë më të madhe në Evropë, me më shumë se 500,000 ushtarë dhe ka rritur shpenzimet ushtarake në 5 përqind të PBB-së (Polonia është tashmë një nga vendet e NATO-s me shpenzimet më të larta të mbrojtjes në raport me PBB-në).

Megjithatë, vendi po mbetet prapa në mbrojtjen dhe mbrojtjen e civilëve. Për shembull, shumica e strehimoreve nga sulmet ajrore janë ndërtuar dekada më parë.

Shumë prej tyre janë shumë të vjetra dhe mund të akomodojnë vetëm një pjesë të vogël të popullsisë: 1.4 milion njerëz nga një total prej gati 38, sipas një raporti nga Gjykata e Auditorëve në fillim të vitit 2024.

Qeveria pretendon se Polonia ka strehimore të mjaftueshme emergjente, të tilla si parkingje nëntokësore ose stacione metroje, për të akomoduar deri në 48 milion njerëz.

Në të njëjtën kohë, ajo ka miratuar masa të ndryshme për të rritur numrin e strehimoreve aktuale, duke u frymëzuar nga politikat e zbatuara nga vendet e Evropës Veriore si Finlanda, e cila gjithmonë ka qenë e përgatitur për agresion të mundshëm nga Rusia (me të cilën ndan një kufi mbi një mijë kilometra të gjatë).

Për krahasim, Finlanda aktualisht ka më pak se 6 milionë banorë dhe afërsisht 50,000 strehimore, kryesisht private. Polonia ka afërsisht 1,000 strehimore, për një popullsi shumë më të madhe.

Në buxhetin e saj të vitit 2025, qeveria polake ndau 3.8 miliardë euro për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes civile, duke përfshirë afërsisht 560 milionë euro për ndërtimin dhe rinovimin e strehimoreve kundër sulmeve ajrore.

Gjithashtu, e bëri më të lehtë ndërtimin e strehimoreve në shtëpi private, ndër të tjera duke siguruar që ata që vendosin ta bëjnë këtë nuk kanë nevojë të marrin një leje specifike, por thjesht të njoftojnë autoritetet.

Disa qytete tashmë po lëvizin në këtë drejtim. Kryetari i Bashkisë së Varshavës, Rafał Trzaskowski, njoftoi një projekt për të pajisur sistemin e metrosë së qytetit për të shërbyer si strehë për 100,000 njerëz, të pajisur me shtretër kampingu, batanije dhe ujë të pijshëm.

Në dhjetor, qeveria lançoi gjithashtu një aplikacion, Gdzie się ukryć (ose “Ku të strehoheni”), i cili në rast emergjence u lejon përdoruesve të gjejnë vendet më të afërta të sigurta për banorët dhe mënyrën më të shpejtë për t’i arritur ata.

Administrata e Białystok, në Poloninë verilindore dhe pranë kufirit me Bjellorusinë, ka njoftuar gjithashtu qëllimin e saj për të ndërtuar 16 strehimore të reja pranë shkollave.

Në muajt e fundit, disa ngjarje kanë rritur ndjenjat e pasigurisë dhe frikën nga sulmet e mundshme ruse në Poloni.

Në nëntor, shpërthimet dëmtuan shinat e një linje hekurudhore të përdorur për të transportuar ndihma nga Polonia në Ukrainë.

Sipas qeverisë, sulmi u krye nga dy qytetarë ukrainas që bashkëpunonin me Rusinë. Për më tepër, ka pasur disa raste të dronëve rusë që kanë hyrë në territorin polak: më i dukshmi ndodhi në shtator, kur 19 dronë hynë në Poloni, disa prej të cilëve u rrëzuan.

Përshtati: gazeta “Si”

The post Polonia po përpiqet të ndërtojë strehimore kundër sulmeve ajrore appeared first on Gazeta Si.

Meta padit në SPAK kreun e Përgjithshëm të Burgjeve për shkelje të të drejtave në qeli

29 December 2025 at 17:44

Gazeta Si – Ish-Presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim në IEVP “Jordan Misja” që nga 23 tetori 2024, ka depozituar një kallëzim penal pranë SPAK-ut ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qosen.

Ai e akuzon për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” (neni 248 i Kodit Penal) dhe çdo vepër tjetër që mund të dalë nga hetimi.

Sipas kallëzimit të detajuar, Meta pretendon se prej më shumë se 14 muajsh i janë mohuar të drejtat themelore si i paraburgosur.

Në shkresën dërguar Prokurorisë së Posaçme, thuhet se Qose ka shpërdoruar detyrën në disa raste, me veprimet apo mosveprimet e tij, duke i cënuar të drejtat dhe liritë Ilir Metës.

Për të provuar faktin penal, Meta bashkëngjitur kërkesës ka dërguar edhe rekomandimin e Avokatit të Popullit, për trajtimin e personave që ndodhen në paraburgim.

Prej 21 tetorit 2024, Meta vijon të qëndrojë në qelitë e paraburgimit, pas akuzave të ngritura nga SPAK ndaj tij për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

The post Meta padit në SPAK kreun e Përgjithshëm të Burgjeve për shkelje të të drejtave në qeli appeared first on Gazeta Si.

Protesta për ujin, Rama u kërkon falje vlonjatëve: Pajisjet po vijnë nga Stambolli

29 December 2025 at 16:20

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar falje qytetarëve të Vlorës, të cilët po protestojnë, pasi prej pesë ditësh janë pa furnizim me ujë për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin kryesor.

Në një postim në “X”, Rama shpjegon se problemi është shkaktuar nga pjesë hidraulike të instaluara në vitet 2009-2010, jashtë standardeve, të cilat nuk kanë duruar presionin e ujit.​

Ai publikoi pamje nga transportimi i pajisjeve të reja hidraulike të nisura nga Stambolli, që pritet të mbërrijnë sot për riparimin përfundimtar.

🔴 Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për… pic.twitter.com/VRgGrRbOKF

— Edi Rama (@ediramaal) December 29, 2025

“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e defektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës”, shkruan Rama.

Kryeministri falënderon punëtorët e ujësjellësit nën drejtimin e Flauers Shoshit dhe kërkon ndjesë nga vlonjatët: “Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona, plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën”.

“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e defektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standardeve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer, – shkruan Rama. – Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën

Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë”, thuhet në reagimin e Edi Ramës.

The post Protesta për ujin, Rama u kërkon falje vlonjatëve: Pajisjet po vijnë nga Stambolli appeared first on Gazeta Si.

Ilir Proda shkarkon 4 zyrtarë policie për performancë të dobët

29 December 2025 at 16:02

Gazeta Si – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur mesditën e kësaj të hëne shkarkimin nga detyra të katër zyrtarëve të lartë për performancë të dobët.

Mes tyre, janë Drejtori i DVP Lezhë, Altin Mena dhe zv.drejtori për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka.

Në vend të Menës, Proda ka komanduar Kujtim Gjokën, zv.drejtorin aktual për Hetimin e Krimit në DVP Lezhë.

Po me të njëjtin motivacion u shkarkuan Shefi i Komisariatit Dibër, Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit Kamëz, Besmir Dervishi.

Kjo valë shkarkimesh vjen në një moment kur policia po përballet me sfida të mëdha në rend dhe siguri publike.

The post Ilir Proda shkarkon 4 zyrtarë policie për performancë të dobët appeared first on Gazeta Si.

SHBA zvogëlon ndjeshëm fondet për OKB për qëllime humanitare

29 December 2025 at 13:57

Gazeta Si – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë njoftuar se do t’i japin Kombeve të Bashkuara 2 miliardë dollarë për programet e tyre humanitare në vitin 2026.

Ky është një kontribut i rëndësishëm, duke i mbajtur Shtetet e Bashkuara si donatori më i madh në botë për organizatën, por është dukshëm më i ulët se kontributet e mëparshme, të cilat arritën deri në 17 miliardë dollarë në vit (nga të cilat rreth gjysma ishin kontribute vullnetare, ndërsa pjesa tjetër korrespondonte me kuotën e kërkuar, e cila ndryshon nga vendi në vend).

Vendimi është në përputhje me politikën e administratës Donald Trump për të ulur në mënyrë drastike fondet e SHBA-ve për projektet ndërkombëtare humanitare, me pasoja të prekshme për miliona njerëz.

Që nga janari i vitit 2025, qeveria ka çmontuar USAID-in, agjencinë federale që ka ofruar ndihmë humanitare dhe asistencë zhvillimi për dhjetëra vende anembanë botës për dekada, dhe ka ulur kontributet e saj për organizata të shumta, përfshirë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili njoftoi në nëntor se do të zvogëlonte stafin e tij me 15 përqind.

Në thelb të tij është bindja se Kombet e Bashkuara i shpenzojnë fondet e tyre në mënyrë të papërgjegjshme, duke punuar kundër interesave të SHBA-së dhe duke promovuar ideologji radikale.

Procesi i shpërndarjes do të jetë gjithashtu i ndryshëm: fondet e ndara më parë për agjencitë individuale tani do t’i dorëzohen tërësisht Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), e cila do t’i shpërndajë ato.

Në një deklaratë, Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, shkroi se “marrëveshja kërkon që Kombet e Bashkuara të konsolidojnë funksionet humanitare për të zvogëluar kostot burokratike, dyfishimin e panevojshëm dhe paragjykimet ideologjike” dhe se “agjencitë individuale të OKB-së do të duhet të përshtaten, të zvogëlohen ose të zhduken”.

Fillimisht, OCHA do të jetë në gjendje të shpërndajë fonde vetëm për projekte që përfshijnë 17 vende: lista përfshin Bangladeshin, Kongon, Haitin, Sirinë dhe Ukrainën, por nuk përfshin Afganistanin ose Palestinën, të cilat, sipas zyrtarëve, do të jenë në gjendje të përdorin paratë nga plani i Trump për Rripin e Gazës, i cili, megjithatë, aktualisht është i bllokuar.

The post SHBA zvogëlon ndjeshëm fondet për OKB për qëllime humanitare appeared first on Gazeta Si.

‘Atentat’ me tritol 55-vjeçarit në Shkodër? Policia dhe OSHEE me qëndrime të ndryshme

29 December 2025 at 13:42

Gazeta Si – Një shpërthim i dyshuar me tritol i ka marrë jetën Hysni Ymerit, 55 vjeç, mëngjesin e kësaj të hëne në hyrjen e pallatit ku ai banonte në lagjen “Manush Alimani” në Shkodër. Hetimet vijojnë, pasi ekspertët dyshohet se kanë gjetur prova që përforcojnë dyshimet për një akt të qëllimshëm.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta rreth orës 10:10, ndërsa autoritetet japin shpjegime të ndryshme për shkakun e shpërthimit.

Policia njoftoi fillimisht se dyshohet që shpërthimi ka ndodhur në panelin e matësave të energjisë elektrike. Nga ana tjetër, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ka përjashtuar këtë mundësi.

Në një deklaratë zyrtare, OSHEE thekson se, sipas informacioneve paraprake, shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësave të energjisë në pallat.

“Në lidhje me ngjarjen në Shkodër, sipas informacioneve paraprake, informojmë se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësave në pallat”, – thotë njoftimi i OSHEE.

Por sipas burimeve paraprake, Gazetasi.al mëson se dyshohet për një shpërthim me tritol. Deri më tani, dyshimet janë se shpërthimi i fuqishëm me lëndë plasëse mund të ketë qenë një atentat i planifikuar, por ende nuk ka informacione se kush mund të ketë qenë shënjestër.

Njësia anti-eksploziv e nisur nga Tirana do të caktojë dhe llojin e lëndës plasëse nëse rezulton zyrtarisht e tillë.

Sa i takon viktimës, burimet policore shprehen se është person pa precedent penal, por nëse do të rezultojë një atentat me lëndë shpërthyese, atëherë një pistë është edhe e kaluara e vëllait të viktimës, i cili dyshohet se ka qenë i implikuar në një ngjarje kriminale në vitin 1995, por që kishte fituar pafajësinë.

Por, deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, janë në verifikim disa pista nga grupi hetimor.

The post ‘Atentat’ me tritol 55-vjeçarit në Shkodër? Policia dhe OSHEE me qëndrime të ndryshme appeared first on Gazeta Si.

Bilanci për 2025-ën, Sokol Sadushi kritikon Reformën në Drejtësi: Nuk po zbatohet siç duhet

29 December 2025 at 12:58

Gazeta Si – Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka qenë kritik për mënyrën si po zbatohet Reforma në Drejtësi.

Gjatë konferencës për shtyp të fundvitit, ai ka bërë bilancin e çështjeve të trajtuara nga institucioni që drejton, ndërsa foli për sfidat e sistemit gjyqësor në vend, duke ngritur si problematikë numrin e ulët të gjyqtarëve e prokurorëve në Shkollën e Magjistraturës.

“Unë nuk mund të shprehem pozitivisht për çdo gjë që po ndodh. Unë do ta mbroj atë që kemi hartuar, por mund të jem kritik ndaj mënyrës si po zbatohet reforma në drejtësi, – tha Sadushi. – Kam qenë i kujdesshëm, por edhe kritik, për arsyet se sistemi nuk po funksionin siç duhet. Nuk ka një planifikim të qartë nga organet e drejtësisë se ku do të shkohet. Unë e kam ngritur problematikën e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që duhet të jenë pjesë e Shkollës së Magjistraturës”.

Sipas tij, “është e papranueshme dhe unë kam qenë kritik ndaj KLP dhe KLGJ, që në numrin e planifikuar të kuotave vitin e kaluar, nga 40 kaloi në 20 dhe këtë vit e kaloi në 10 gjyqtarë dhe prokurorë. Kjo tregon për një mungesë vizioni në planifikimin e çështjeve“, deklaroi Sadushi.

Sipas tij, reforma duhet të zbatohet me sa më pak dëme, por pavarësisht kritikave u shpreh optimist se reforma po ecën.

“Unë do të përpiqem të jem realist në kritikat e mia, por kam detyrë të ngre zërin në emrin tim, por edhe asaj që përfaqësoj që kjo reformë duhet të zbatohet me sa më pak dëme. Unë jam optimist për mënyrën si po zbatohet. Pavarësisht kritikave, reforma po ecën. Një gjë është e rëndësishme, që kjo reformë po funksionon”, – tha ai.

Ai tha se një gjyqtar nuk bën asnjë ditë pushimi dhe se është e padrejtë që t’i kërkohet llogari për kohën kur e përfundon çështjen pasi mund të ketë 1 mijë të tilla për të shqyrtuar.

“Mungesa e gjyqtarëve është problemi themelor i sistemit të drejtësisë. Aktualisht janë 307 gjyqtarë efektivë në detyrë, përballë 417 të parashikuar nga struktura organizative, çka do të thotë se sistemi funksionon me vetëm 73.6% të kapacitetit të tij, ose me 110 gjyqtarë më pak. Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese nëse merret parasysh se deri në vitin 2028 nga Shkolla e Magjistraturës parashikohet të dalin jo më shumë se 67 gjyqtarë të rinj”, theksoi Sadushi.

Sadushi theksoi se, pavarësisht kushteve të vështira, Gjykata e Lartë ka arritur të ulë stokun e dosjeve me 61% gjatë pesë viteve të fundit, duke dhënë gjithsej 39.269 vendime dhe duke e reduktuar stokun në 14.081 çështje.

Vetëm gjatë vitit 2025 janë dhënë 6.876 vendime, me një normë likuidimi prej 273%, shifra që sipas tij përfaqëson një stërmundim profesional dhe jo një normalitet institucional.

The post Bilanci për 2025-ën, Sokol Sadushi kritikon Reformën në Drejtësi: Nuk po zbatohet siç duhet appeared first on Gazeta Si.

Si erdhi LVV-ja deri te fitorja ‘spektakolare’?

29 December 2025 at 11:51

Gazeta Si – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare – të cilave u paraprinë përplasjet disamuajshe ndërmjet partive politike, bllokadat institucionale dhe fjalori polarizues – përfunduan me një fitore bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë (REL) se zgjedhjet e 28 dhjetorit ia sollën partisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një fitore “spektakolare”, të cilën ajo e arriti kryesisht falë “dobësive” të partive opozitare.

LVV-ja i fitoi 49.30 për qind të votave, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Kjo është një fitore spektakolare e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën ia ka dhuruar opozita me mungesën totale të ideve se si të ballafaqohen me popullizmin e fuqishëm të Kurtit”, thekson analisti Artan Muhaxhiri për REL-in. Të dhënat preliminare të KQZ-së tregojnë se partitë opozitare ngelën shumë mbrapa.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i fitoi 21.01 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)13.59 për qind, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 5.68 për qind.

Nisma Socialdemokrate, me vetëm 1.72 për qind të votave nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.74 për qind të votave.

Fitoren e LVV-së, politologu Dritëro Arifi e sheh si rezultat të disa faktorëve të ndërlidhur – “propagandës së fuqishme” që ka kjo parti, si dhe dobësive të partive opozitare, të cilat nuk kanë arritur të jenë mjaftueshëm aktive dhe të prezantojnë ekspertizë.

“Më e rëndësishmja është se qytetarët e kanë vërejtur mungesën e lidershipit te partitë opozitare, si dhe të një personi që do të mund ta ndryshonte gjendjen”, thekson Arifi për REL-in.

Bazuar në rezultatet preliminare, LVV-ja pritet t’i ketë 56 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 23 ulëse, LDK-ja 15 ulëse dhe AAK-ja 6 ulëse.

Lista Serbe pretendon se i ka fituar të gjitha dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvend, por mbetet ende në pikëpyetje nëse partia tjetër serbe, Partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit, do ta fitojë një ulëse.

Lëvizja Vetëvendosje po shkon në drejtim të përsërisë ose tejkalojë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur kishte fituar 50.28 për qind të votave.

Asokohe ajo e krijoi shumicën parlamentare pa koalicion me partitë e tjera shqiptare, por vetëm me deputetë nga pakicat joserbe, të cilat i kanë 10 ulëse të garantuara në Kuvend, gjithashtu.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, pas shpalljes së rezultateve preliminare nga KQZ-ja, tha se “sa më parë që certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, aq më shpejt do të krijohen institucionet”.

Ai i ka ftuar partitë e tjera që të bashkëpunojnë për marrëveshjet ndërkombëtare, duke thënë se ky hap do të jetë test për bashkëpunimin e mundshëm të mëtejmë, përfshirë edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit në pranverë.

“Natyrisht që duhet ta bisedojmë me opozitën këtë çështje. Por, paraprakisht duhet të diskutojmë për marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Kurti.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza nuk ka reaguar pas përmbylljes së procesit të votimit.

Ndërkaq, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka uruar fituesin e zgjedhjeve, duke thënë se “Kosova ka nevojë për demokraci funksionale”.

Ai e mori përgjegjësinë për rezultatin e dobët të partisë së tij, duke mos e përjashtuar as mundësinë e dorëheqjes së tij.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, menjëherë pas mbylljes së votimeve u shpreh i kënaqur me rezultatin e partisë së tij.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ-ja, tha se ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb dhe “të gjitha dhjetë mandatet” e deputetëve të rezervuara për këtë komunitet.

Megjithatë, ai theksoi se për rezultatin final, Lista Serbe pret vlerësimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Fjalori “i zbutur” i Kurtit dhe sfidat e së ardhmes

Fjalimi i Kurtit, kur e shpalli fitoren pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ-ja, ishte “mjaft i kujdesshëm dhe i matur”, në raport me partitë tjera shqiptare, vlerësojnë vëzhguesit e zhvillimeve zgjedhore.

Por, sipas tyre, sfidat të cilat e presin shumicën e re parlamentare, por edhe qeverinë e re, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit të vendit në pranverën e vitit 2026, nuk i lënë vend “arrogancës të Kurtit”, të cilën ai e kishte shfaqur ndaj kundërshtarëve politikë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 dhe atyre të 9 shkurtit 2025.

“Nuk jemi mësuar ta shohim Kurtin në këtë mënyrë. Por, kjo është gjë pozitive. Mirëpo, nga këndvështrimi im, gjuha e trupit e tradhtonte. Normalisht që gjuha ishte e fituesit, por nuk e kishte entuziazmin e fituesit”, thekson politologu Arifi për REL-in.

Ai, por edhe analisti Muhaxhiri, besojnë se Kurti, i cili pritet të jetë për herë të tretë kryeministër, mund ta krijojë qeverinë e re vetëm me partinë e tij dhe me pakicat joserbe.

Një koalicion me një parti tjetër shqiptare, do të ishte rezultat i dëshirueshëm për Kurtin, vlerësojnë ata.

Megjithatë, Muhaxhiri vlerëson se hendeku i krijuar ndër vite ndërmjet LVV-së dhe PDK-së, frika e LDK-së se mund të humbë edhe më shumë elektorat në rast të një marrëveshjeje me LVV-në, e bëjnë të pamundur një koalicion të LVV-së me dy partitë më të mëdha opozitare, por edhe ndonjë mbështetje të këtyre partive si opozitë.

“Do të jetë shumë vështirë që [Kurti] t’i bindë PDK-në dhe LDK-në që të qëndrojnë në sallë, për të arritur kuorumin prej 80 deputetësh për zgjedhjen e presidentit ose presidentes. LDK-ja dhe PDK-ja konsiderojnë që presidentja [Vjosa] Osmani, me shumë veprime të saj, i ka ndihmuar LVV-së”, theksoi Muhaxhiri për REL-in.

Ai shtoi se refuzimi i bashkëpunimit ndërmjet partive politike për zgjedhjen e presidentit, mund ta çojë sërish vendin në zgjedhje, qysh në pranverë kur Osmanit t’i mbarojë mandati në prill.

Politologu Arifi shpreh mendimin se në rast se Lëvizja Vetëvendosje e tejkalon rezultatin e vitit 2021, Kurti do ta shqyrtojë nëse nevojë edhe për një mandat të presidentes Osmani, apo synon të propozojë një kandidat tjetër.

Sipas tij, kornizat që përcaktohen për partitë politike opozitare shqiptare, në bazë të numrave të ulëseve të fituara në Kuvend, nuk u mundësojnë hapësirë të madhe për manovrim më rastin e zgjedhjes së presidentit në mandatin e ardhshëm.

“Opozita do ta bëjë një kuazi-pragmatizëm, në këtë rast të detyruar, që të qëndrojë në sallë, sepse alternativa tjetër janë zgjedhjet e parakohshme, në të cilat, nëse opozita del si problematike, atëherë zoti Kurti mund të fitojë 60-70 për qind të votave totale”, thekson Arifi për REL-in.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, janë rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituimin Kuvendin deri më 10 tetor.

Kurti më pas nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e qeverisë. Qeverinë nuk arriti ta formojë as i mandatuari i dytë, Glauk Konjufca, po ashtu nga LVV-ja, gjë që detyroi presidenten Osmani të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Teksa Kurti synon të formojë qeverinë e re, KQZ-ja ende ka punë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, pasi duhen numëruar votat për deputetë, ato nga diaspora, votat me kusht, si dhe të personave me nevoja të veçanta.

Të gjitha këto hapa kanë edhe afate për ankesa, të cilët mund të jenë arsye për të marrë disa javë deri te formimi i ekzekutivit të ri. /REL/

The post Si erdhi LVV-ja deri te fitorja ‘spektakolare’? appeared first on Gazeta Si.

Plani i paqes me 20 pika i Zelenskit, roli i Moskës dhe pse termocentrali i Zaporizhias është një pikë e vështirë?

29 December 2025 at 10:48

Gazeta Si – Drafti i planit të paqes që Volodymyr Zelenski solli në Florida për t’ia prezantuar Donald Trump është përshkruar nga Kievi si “përpjekja më e mirë për t’i dhënë fund luftës me Rusinë”.

20 pikat e shpallura javën e kaluar pas negociatave me SHBA-në përbëjnë një plan që është “90% gati”, por vetë Zelenski duhej të pranonte se ka ende çështje të pazgjidhura.

1 – Për cilat pika bien dakord Kievi dhe Uashingtoni?

Trump ka rënë dakord për nevojën për të ofruar garanci sigurie për të parandaluar që Rusia të pushtojë përsëri Ukrainën.

Këto garanci, përveç një mekanizmi të ngjashëm me Nenin 5 të NATO-s, përfshijnë, në propozimin e Zelensky-t, një ushtri në kohë paqeje prej 800,000 ushtarësh të financuar nga partnerët perëndimorë, si dhe pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Kievi do të donte që marrëveshja të përfshinte një datë specifike për pranimin në Bashkim, për ta bërë atë një garanci të fortë dhe konkrete.

Megjithatë, duke pasur parasysh kompleksitetin e negociatave të pranimit dhe kundërshtimin e disa shteteve anëtare, nuk është e sigurt që Brukseli do të bjerë dakord të vendosë një afat me shkrim.

2 – Kush duhet të garantojë sigurinë e Ukrainës?

Garancitë do të përfshijnë një marrëveshje dypalëshe sigurie me Shtetet e Bashkuara, të miratuar nga Kongresi, si dhe mbështetje ushtarake evropiane për mbrojtjen ajrore, tokësore dhe detare të Ukrainës.

Disa vende evropiane kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të vendosur forca në Ukrainë si pjesë e kësaj pakete, megjithëse Rusia ka kundërshtuar vazhdimisht një prani të tillë trupash.

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord gjithashtu për një sërë dispozitash për të parandaluar rifillimin e armiqësive, siç është një mekanizëm për të monitoruar vijën e kontaktit.

Drafti i planit përfshin gjithashtu një angazhim për lirimin e të gjithë të burgosurve të luftës dhe civilëve të ndaluar, si dhe për të mbajtur zgjedhje në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes.

3 – Pse Donbasi mbetet çështja më e vështirë?

Fati i territorit të kontrolluar nga Ukraina në rajonin lindor të Donetskut mbetet çështja më komplekse. Një propozim i mëparshëm ruso-amerikan kërkonte tërheqjen e forcave ukrainase nga zonat e Donetskut që aktualisht janë nën kontrollin e tyre dhe krijimin e një zone neutrale të çmilitarizuar.

Kievi e hodhi poshtë këtë mundësi, duke deklaruar se nuk mund të lëshonte në mënyrë të njëanshme territore të papushtuara nga Rusia.

Kompromisi i përshkruar nga Zelensky bazohet në idenë e krijimit të një zone të çmilitarizuar në Donetsk, por e shtrin atë jo vetëm në zonat e liruara nga forcat ukrainase, por edhe në ato të kontrolluara nga Rusia, nga të cilat Ushtria do të tërhiqej. Një zonë tampon, e drejtuar nga forcat ndërkombëtare, do të ndante palët brenda zonës së çmilitarizuar.

4 – Pse është centrali bërthamor Zaporizhia, tani nën kontrollin rus, një pikë kaq e ndjeshme?

Është objekti më i madh bërthamor në Evropë. Kievi thotë se i nevojitet për rindërtimin pas luftës. Trump kishte propozuar që Uashingtoni, Kievi dhe Moska të ndajnë kontrollin dhe fitimet.

Megjithatë, Zelensky shpjegoi se nuk mund ta ndante menaxhimin me Moskën. Në vend të kësaj, ai sugjeroi një kompromis sipas të cilit centrali do të funksiononte si një sipërmarrje e përbashkët midis Kievit dhe Uashingtonit, me Shtetet e Bashkuara që do të lejoheshin të ndanin fitimet sipas dëshirës.

Kjo zgjidhje do t’i lejonte Uashingtonit të arrinte një marrëveshje të veçantë me Moskën për këtë çështje.

5 – Cili është qëndrimi i Moskës?

Të shtunën në mbrëmje, disa orë para zbarkimit të Zelensky në Florida, Putin deklaroi se “njerëzit e zgjuar” në Perëndim po i kërkojnë Ukrainës të “pranojë kushte të mira për t’i dhënë fund konfliktit” dhe të ofrojë “kushte të mira bazë” për sigurinë dhe rimëkëmbjen ekonomike afatgjatë të Ukrainës.

“Nëse autoritetet e Kievit nuk duan ta zgjidhin çështjen në mënyrë paqësore”, paralajmëroi ai, Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj “me mjete të armatosura”. Dhe sipas deklaratave të bëra ditët e fundit për biznesmenët rusë, ai përsëriti se një nga prioritetet e tij është kontrolli i plotë i Donetskut, një tokë që është porta hyrëse për në Evropë.

Burimi: “Corriere della Sera”

The post Plani i paqes me 20 pika i Zelenskit, roli i Moskës dhe pse termocentrali i Zaporizhias është një pikë e vështirë? appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Arabia Saudite nuk ka ekzekutuar kurrë kaq shumë dënime me vdekje

27 December 2025 at 13:19

Gazeta Si – Në vitin 2025, Arabia Saudite kreu 347 ekzekutime, numri më i lartë që kur organizatat ndërkombëtare dhe joqeveritare filluan të mbanin gjurmët.

Kjo konfirmon përdorimin gjithnjë e më të shpeshtë të dënimit me vdekje në vend: rekordi i mëparshëm (345) u vendos në vitin 2024.

Shumica dërrmuese e ekzekutimeve ishin për krime të zakonshme të lidhura me drogën, dhe ata që u ekzekutuan përfshinin një gazetar dhe disa disidentë.

OJQ-ja Human Rights Watch (HRW) e përshkroi të dhënat e të drejtave të njeriut në vend si “katastrofike” dhe sistemin gjyqësor si të paaftë për të respektuar parimet themelore të sundimit të ligjit dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Që kur u bë udhëheqës “de facto” i Arabisë Saudite në vitin 2017, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman është përpjekur ta paraqesë vendin si më modern dhe të moderuar, për shembull duke inkurajuar pjesëmarrjen e grave në jetën shoqërore dhe në vendin e punës dhe duke lehtësuar kufizimet e alkoolit.

Në të njëjtën kohë, ai vazhdoi të kontrollonte gjyqësorin në një mënyrë despotike, veçanërisht në lidhje me krimet e lidhura me drogën, dhe shtypi me dhunë çdo lloj mospajtimi.

Shkeljet e të drejtave të njeriut, të denoncuara nga organizata të shumta dhe të rrëfyera në dëshmi të shumta, nuk kanë krijuar probleme të mëdha politike për Bin Salmanin.

Qendra Faisaliah, një nga rrokaqiejt e Riadit

Nëntorin e kaluar, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e priti atë në Shtëpinë e Bardhë me nderime të plota, dhe në përgjithësi, të gjitha vendet perëndimore bëjnë biznes me Arabinë Saudite, e cila është bërë një lojtare e rëndësishme në sektorët e argëtimit dhe sportit: ndër të tjera, asaj iu dha titulli i organizatorit të Kupës së Botës 2034 dhe ditët e fundit ndeshjet e Superkupës së Italisë u luajtën në stadiumet saudite.

Gjatë dekadës së fundit, ajo ka siguruar gjithashtu një rol të rëndësishëm diplomatik, në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, duke shfrytëzuar pasurinë e madhe që rrjedh nga rezervat e saj të mëdha të naftës.

Megjithatë, nuk ka pasur përparim në fushën e të drejtave të njeriut dhe garancive për gjykim të drejtë. Vetëm Kina dhe Irani kryejnë më shumë dënime me vdekje në të gjithë botën. Sipas ligjit saudit, çdo ekzekutim duhet të miratohet nga mbreti ose princi i kurorës.

OJQ-ja me seli në Mbretërinë e Bashkuar, “Reprieve”, rindërton dhe certifikon ekzekutimet në Arabinë Saudite, falë kontakteve me familjet e të dënuarve, si dhe me të burgosurit në pritje të vdekjes (domethënë, ata që presin ekzekutimin).

Sipas të dhënave, dy të tretat e të dënuarve u vranë për vepra penale “jo-vdekjeprurëse” të lidhura me drogën; gjysma ishin të huaj; 96 morën dënimin me vdekje për krime që përfshinin vetëm hashash; dhe pesë ishin gra.

Ka disa raste ekstreme, siç është ai i një burri jemenas dhe një gruaje saudite të dënuar për rrëmbim foshnjash dhe kryerje magjie, ose ai i dy adoleshentëve të vrarë për pjesëmarrje në një protestë si të mitur.

Dënimet për “terrorizëm” janë të shumta dhe përkufizimi përdoret për të përfshirë pak nga gjithçka: çdo formë mospajtimi, edhe nëse shprehet në mënyrë paqësore ose thjesht në mediat sociale, mund të çojë në arrestim, torturë dhe dënime me vdekje. Shpesh, në gjyqe, rrëfimet e nxjerra nën torturë janë prova e vetme e përdorur për të përcaktuar dënimin.

Saudi Crown Prince executes Saudi journalist who criticised his policies on Twitter. Turki al-Jasser had been tweeting under a pseudonym. Bin Salman hired two spies at X to find out who was behind the account. They informed him it was Turki. Turki was executed today.

إنا لله… pic.twitter.com/0D6oRqzPQ3

— Sami Hamdi سامي الهاشمي الحامدي (@SALHACHIMI) June 14, 2025

Në qershor, Turki al-Jasser. Ai ishte shkrimtar, gazetar dhe bloger. Ai shkroi fillimisht për gazetën “Al-Taqreer”, e cila u mbyll nga autoritetet në vitin 2015, dhe më pas për profilin në Twitter (tani X) “Kashkool”, përmes të cilit denoncoi korrupsionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga familja në pushtet.

Në disa mënyra, ekzekutimi i al-Jasser ishte i ngjashëm me shumë të tjerë: familja nuk u njoftua paraprakisht për ekzekutimin e afërt dhe nuk e mori trupin më pas.

Autoritetet as nuk zbulojnë se si ekzekutohet dënimi, por pothuajse gjithmonë kryhet duke prerë kokën me shpatë nga një ekzekutor, dhe në raste të tjera me pushkatim.

Dëshmitë e mbledhura nga Reprieve raportojnë se pothuajse çdo ditë, një listë me emrat e njerëzve që do të vriten atë ditë u lexohet të burgosurve që presin ekzekutimin.

Të burgosurit e listuar më pas hiqen nga qelitë e tyre dhe çohen diku tjetër. Procedura krijon një klimë terrori dhe stresi të madh të përditshëm, i cili mund të zgjasë me vite.

Jeed Basyouni, drejtori i Reprieve për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, i tha BBC-së: “Duket sikur nuk ka rëndësi për ta se kë ekzekutojnë, por përkundrazi t’i dërgojnë mesazh shoqërisë se ekziston një politikë zero tolerance për çfarëdo çështjeje që diskutojnë, qofshin protesta, liri shprehjeje apo drogë.” Basyouni thotë gjithashtu se Arabia Saudite aktualisht gëzon “mosndëshkim total” ndërkombëtarisht.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Arabia Saudite nuk ka ekzekutuar kurrë kaq shumë dënime me vdekje appeared first on Gazeta Si.

Gripi gjatë festave: simptomat, kurat dhe ç’duhet bërë nëse nuk gjeni mjekun e familjes

27 December 2025 at 11:21

Gazeta Si – Çfarë duhet të bëni nëse ju kap një grip “i keq” ose Covid dhe nuk mund ta gjeni mjekun tuaj të familjes gjatë festave?

Kur është vërtet e nevojshme të shkoni në urgjencë? Cilat janë simptomat e gripit të vitit 2025?

Si mund ta mbroni veten për të shmangur infeksionin? A ka ende kohë për t’u vaksinuar? Ja çfarë duhet të dini.

Një variant i ri, më i rrezikshëm?

Kulmi i gripit, i pritur pas festave, nuk është arritur ende, falë rritjes së grumbullimeve dhe shoqërimit gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Në këtë fazë të sezonit të gripit, “nënvarianti K” është qartësisht i përhapur brenda “variantit 2a.3a.1” më të gjerë, siç është vënë re nga ekspertët mjekësorë, të cilët specifikojnë: “Të dhënat epidemiologjike të disponueshme deri më sot, tregojnë se nuk është vërejtur asnjë rritje në ashpërsinë e manifestimeve klinike”.

Shmangni antibiotikët pa këshillën e mjekut

Gripi fillon me temperaturë të lartë, dhimbje muskujsh dhe lodhje, si dhe simptoma të frymëmarrjes (ngjirje zëri, kollë, hundë të bllokuara ose me rrjedhje).

Zakonisht zgjat pesë ditë. Në shumicën e rasteve, sëmundja zhduket brenda këtij afati kohor, por është më mirë të pushoni, të qëndroni ngrohtë dhe të qëndroni të hidratuar duke pirë shumë lëngje.

Ata që nuk kanë ndonjë problem të rëndësishëm shëndetësor mund ta trajtojnë veten me ilaçe tradicionale, të njohura mirë pa recetë, siç janë antipiretikët për temperaturën; nëse keni ftohje, mund të përdorni një nebulizator ose vazokonstriktorë nazalë (pika ose sprej) për të përmirësuar frymëmarrjen; nëse keni dhimbje fyti, mund të merrni anti-inflamatorë; nëse keni kollë, shurupet mund të zvogëlojnë simptomat.

Është e rëndësishme të mbani mend se antibiotikët nuk duhet të merren përveç nëse përshkruhen nga mjeku juaj i familjes, i cili duhet të konsultohet gjithmonë.

Nëse nuk e gjeni mjekun tuaj të familjes

Nëse gripi nuk zhduket, duhet të kontaktoni gjithmonë mjekun tuaj të familjes. Por çfarë duhet të bëni nëse keni ethe, kollë dhe ftohje gjatë këtyre festave dhe nuk mund ta gjeni mjekun tuaj?

Mbani mend se mjeku juaj i familjes është i disponueshëm gjatë ditëve të javës nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 8:00 të mbrëmjes; megjithatë, gjatë ditëve të javës natën – nga ora 8:00 e mbrëmjes deri në orën 8:00 të mëngjesit – dhe gjatë festave, nëse keni probleme shëndetësore për shkak të gripit ose COVID-19, ose sëmundjeve të tjera, ose nëse papritmas ndiheni keq, duhet të telefononi shërbimin e urgjencës mjekësore me numrin e telefonit 127.

Duhet të kujtoni urgjenca duhet të përdoret vetëm në raste emergjente.  Megjithatë, nëse personi që sëmuret me grip të rëndë është i moshuar ose i dobët për shkak të sëmundjeve të tjera para-ekzistuese, ose, në përgjithësi, dikush ka probleleme të frymëmarrjes – domethënë, nuk mund të marrë frymë – dhe as një mjek familjeje dhe as një shërbim mjekësor urgjence nuk janë në dispozicion, ai duhet të shkojë në Dhomën e Urgjencës.

Parandalimi, këshilla për të gjithë

Disa masa paraprake të thjeshta mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksionit, të tilla si:

-larja e duarve rregullisht dhe shpesh,

-mbajtja e maskës në vende të mbushura me njerëz dhe nëse keni ftohje,

-kollitja ose teshtitja në bërryl.

Edhe në tavolinë, gjatë darkës së Krishtlindjeve, nëse jeni gati të kolliteni ose teshtini, është mirë ta bëni këtë në bërryl dhe pastaj të lani duart.

Nëse është e mundur, veçanërisht kur keni të bëni me njerëz të prekshëm, është mirë të ngriheni nga tavolina dhe të shkoni të kolliteni ose teshtini në një dhomë tjetër, pastaj të lani duart.

Nëse dyshoni se keni Covid (simptomat më të zakonshme janë: faringodinia (dhimbje fyti me ngjirje të mundshme të zërit, bllokim nazal, dobësi dhe dhimbje muskujsh, dhimbje koke), rekomandohet të testoheni para drekës së Krishtlindjeve nëse hasni anëtarë të familjes që janë “të prekshëm” për shkak të moshës ose sëmundjeve të mëparshme.

Ashtu si me të gjitha sëmundjet e frymëmarrjes, nëse keni simptoma të frymëmarrjes si kollë dhe ethe, është mirë të qëndroni në shtëpi për trajtim dhe të shmangni infektimin e njerëzve në rrezik të sëmundjeve serioze, siç janë të moshuarit, pacientët me kancer dhe individët me imunitet të kompromentuar.

Ekzistojnë vaksina kundër gripit (dhe Covid-19), që mund të parandalojnë format e rënda të sëmundjes.

Ende ka kohë për t’u vaksinuar duke pasur parasysh kulmin që pritet në ditët në vijim dhe është më mirë ta bëni këtë tani: mund të duhen deri në disa javë që mbrojtja e vaksinës të fillojë të veprojë.

The post Gripi gjatë festave: simptomat, kurat dhe ç’duhet bërë nëse nuk gjeni mjekun e familjes appeared first on Gazeta Si.

Pushimet në rrezik, prag grevash në aeroportet europiane

26 December 2025 at 16:12

Gazeta Si – Nisja ose kthimi gjatë festave të Krishtlindjeve, mund të shndërrohet në një rrugë me pengesa. Pikërisht gjatë ditëve me trafik të lartë, një seri grevash në aeroportet europiane kërcënon të vërë në provë durimin e pasagjerëve, me vonesa, anulime dhe shërbime të reduktuara.

Ata që ankohen, janë veçanërisht ata në tokë dhe ekuipazhi i kabinave, të vendosur të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet gjatë kohës më të ndjeshme të vitit në industri.

Heathrow mbetet qendra më kritike – Në Mbretërinë e Bashkuar, një valë e parë ndërprerjesh që pritej në Aeroportin Luton të Londrës midis 26 dhe 29 dhjetorit, u shmang në minutën e fundit falë një propozimi të ri për rritjen e pagave të paraqitur punonjësve. Situata në Heathrow, megjithatë, është e ndryshme, ku atmosfera mbetet e tensionuar.

Më 24 dhe 26 dhjetor, ekuipazhi i kabinës në “Scandinavian Airlines Services”, është thirrur në grevë. Fluturimet drejt qendrave kryesore skandinave të linjës ajrore, si Kopenhageni, Stokholmi dhe Oslo, janë veçanërisht në rrezik, me pasoja të mundshme për të gjithë rrjetin e fluturimeve lidhëse.

Sipas sindikatës “Unite”, protesta bazohet në pagat që konsiderohen të pamjaftueshme, veçanërisht kur krahasohen me koston e jetesës në qytetet skandinave.

Kjo situatë, pretendojnë përfaqësuesit e sindikatës, i ka detyruar disa punëtorë të drejtohen edhe në bankat e ushqimit gjatë udhëtimeve të biznesit.

Kompania ajrore i mohon këto akuza, por ata theksojnë se sa i nxehtë mbetet konflikti, veçanërisht gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Spanjë, greva në aeroportet kryesore – Situata është gjithashtu veçanërisht delikate në Spanjë.

Për muaj të tërë, stafi në “Azul Handling”, kompania që ofron shërbime të trajtimit tokësor për “Ryanair”, ka zhvilluar protesta pothuajse të vazhdueshme duke kërkuar kushte më të mira pune, bonuse të përshtatshme dhe stabilitet më të madh kontraktual.

Grevat javore janë planifikuar deri më 31 dhjetor çdo të mërkurë, të premte, të shtunë dhe të diel, në tre intervale kohore kryesore: nga ora 5 e mëngjesit, deri në 9 të mëngjesit, nga ora 12 e drekës, deri në 3 të pasdites dhe nga ora 9 e mbrëmjes, deri në mesnatë.

Aeroportet më të prekura – Ndërprerjet mund të ndikojnë në shumë aeroporte spanjolle, duke përfshirë Alicante, Barcelona-El Prat, Girona, Ibiza, Madrid-Barajas, Malaga, Palma de Mallorca, Seville, Tenerife dhe Valencia.

Pasagjerët e “Ryanair”, në veçanti, do të duhet të presin radhë më të gjata për regjistrim, vonesa në bagazhe dhe vonesa të mundshme në oraret e nisjes.

Greva në Itali edhe në janar – Në Itali, ndikimi më i madh pritet pas festave. Më 9 janar, sindikata “Cub Trasporti”, thirri një grevë katër-orëshe kombëtare për stafin tokësor, nga ora 13:00 deri në 17:00, e cila mund të shkaktojë vonesa dhe anulime në disa aeroporte.

Po atë ditë, stafi i trajtimit të “Swissport Italia” në Aeroportin e Milanos, Linate njoftoi një grevë 24-orëshe, me pasoja të mundshme në operacionet e aeroportit.

Ndërprerje të mëtejshme mund të ndodhin më 31 janar në Aeroportin e Veronës, ku stafi i kontrollit të trafikut ajror të ENAV, ka thirrur një grevë. Përsëri, fluturimet në nisje dhe në mbërritje mund të jenë subjekt i ndryshimeve ose anulimeve.

Çfarë duhet të bëni para se të niseni – Në një skenar kaq të fragmentuar, këshilla për ata që udhëtojnë gjatë pushimeve, është vetëm një: kontrolloni statusin e fluturimit tuaj, monitoroni komunikimet e linjës ajrore dhe mbërrini në aeroport shumë kohë më parë.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Pushimet në rrezik, prag grevash në aeroportet europiane appeared first on Gazeta Si.

Burg për 21 shpërndarësit e drogës, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (përgjimet)

26 December 2025 at 15:38

Gazeta Si – Me përjashtim të një të dyshuari, Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në paraburgim 21 persona të arrestuar të mërkurën në Tiranë, të cilët akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të drogës në lokale, mjete taksi dhe tabakino.

Masa e sigurisë “arrest në burg” u caktua për të dyshuarit: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri,Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Masës “arrest në burg” i shpëtoi vetëm i dyshuari Blerim Mali. Ndaj tij u caktua një masë me e butë për shkak të rrethanave familjare, pasi duhet të kujdesej për nënën e verbër dhe vëllain e paralizuar.

Gjatë operacionit, forcat e rendit sekuestruan rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 10 kilogramë Cannabis Sativa, rreth 100 doza të kësaj lënde, si edhe pesë automjete, 28 aparate celularë, gjashtë peshore elektronike dhe një shumë prej 3 mijë eurosh.

Aktiviteti i tyre kriminal ishte i shtrirë në disa zona të Tiranës, kryesisht në Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit. Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe përmes shpërndarjes së kamufluar si porosi të ndryshme.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë prokurori i çështjes i tha gjykatës se veprimet e të dyshuarve ishin dokumentuar përmes blerjeve të simuluara.

Sipas dosjes së publikuar nga TCH, agjentët janë paraqitur si blerës, duke dokumentuar kështu këtë aktivitet të paligjshëm që ishte shtrirë në të gjithë kryeqytetin.

Një nga episodet, ku personi i infiltruar është paraqitur me emrin Kristi, bisedon me një prej anëtarëve të grupit, i cili duket se operonte në zonën e Kamzës.

Pjesë nga bisedat

Kristi i shkruan Valerjos Bushi:

Kristi; Ome vllai

Valerjos Bushi; Mirë…. hajde ktej iher

– Se kishte aty, ca lloji që më the?

– Tani kam .. (nuk kuptohet), po deshe prapë për me mor

– E mirë, mu tër notën më ke ktu. Është ndrru dora apo e njëjta është për të qenë?

Në dosje janë evidentuar disa episode të komunikimit të tyre me policë të infiltruar, të cilët janë paraqitur si klientë, duke zbërthyer këtë grup dhe mënyrën sesi bëhej shpërndarja e drogës në gjithë kryeqytetin.

Një prej komunikime është ai mes të infiltruarit me emrin Hasan dhe Renaldo Dalipi, i arrestuar:

• Hasan: Hajde këtej hajde?

• Renaldo Dalipi: Si je me?

• Hasan: Ku je mo ta dëgjoj zërin po nuk të shoh?

• Renaldo Dalipi: O

• Hasan: Hë mor burr.

• Renaldo Dalipi: Ku je ti?

• Hasan: …

• Renaldo Dalipi: …Ta çoj un

• Hasan: Ça do m’çosh ti tashi e

• Renaldo Dalipi: Kaloj un urën tashi o zemra. Hajt se flim prap.

Komunikimi i dytë, blerja e simuluar: Engelbert Pjetri, i arrestuar, dhe i infiltruari me emrin Rei:

• Engelbert Pjetri: Për 10 minuta, ti do nji t’modhe? (subjekti dëgjohet në sfond që flet me dikë tjetër).

• Rei: Na ma jep dhe mu nji.

• Engelbert Pjetri: Prit 10 minuta mos merr më asnji mo…

• Rei: …

• Engelbert Pjetri: Prit për 10 minuta, ka mbaruar…

Bisedë tjetër midis bashkëpunëtorit të policisë Rei dhe i arrestuari Engelbert Pjetrit:

Kjo bisedë lidhet me blerjen e simuluar të datës 02.12.2025 në bulevardin “Bajram Curri”:

• Rei: O vëlla si kalove?

• Engelbert Pjetri: …

• Rei: A ke pesëqind lek të vogla?

• Engelbert Pjetri: Nuk kam asnji lek… o vëlla … lek aty e më kërko lek mua ai, ja fusni k… me shpulla ju!

• Rei: Njëqind lek kisha!

• Engelbert Pjetri: … hec pak para … ishe tap …

Blerja e simuluar: i arrestuari Armandi Hajdini dhe “Genti”

Kjo bisedë ka ndodhur më datë 26.11.2025 rreth orës 20:29:

• Genti: Ke mall t’vogël apo, a është gjo tamam o vlla se kam tërë natën që jam bo nga… cop cop e mos na fikso kot o vlla se kam edhe rob në shpi mos ja fut k…

• Armandi Hajdini: … s’ka.

• Genti: Amon mo tkeqen.

• Armandi Hajdini: Ça je tu bo ti?

• Genti: Hiç o vlla.

• Armandi Hajdini: Që dje tu pi.

• Genti: Po, m’ka qëllu e keqe prandaj a osht gjo tamam? Po t’pys tamam e kom seriozisht po t’flas tamam?

• Armandi Hajdini: Ik, se ngjohena në telefon.

The post Burg për 21 shpërndarësit e drogës, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (përgjimet) appeared first on Gazeta Si.

Dosja e AKSHI-t, SPAK zbulon jahtin rreth 1 mln euro të Ermal Beqirit

26 December 2025 at 13:05

Gazeta Si – Një jaht luksoz me vlerë rreth 1 milion euro, i dyshuar në pronësi të biznesmenit të shpallur në kërkim, Ermal Beqiri, është zbuluar nga kontrollet e BKH-së.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar asete të cilat i përkasin personave të dyshuar në dosjen qindra miliona eurosh të abuzimeve me tenderët e AKSHI-t, ku të përfshirë janë Ergys Agasi, drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

Bëhet fjalë për një jaht të markës “Predator 50 Skyfall”, vlera e të cilit në treg shkon rreth 950 mijë euro. Sipas burimeve, nga kontrollet e BKH-së, mjeti lundrues mësohet se është gjetur i ankoruar në Durrës. 

SPAK thotë se biznesmeni Beqiri e ka vendosur këtë jaht në pronësi të Xhenila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions”, por prokurorët dyshojnë se mjeti është blerë nga vetë i shpalluri në kërkim.

Në dosjen hetimore të SPAK, del se Tamizi rezulton se është personi që rekrutonte edhe stafin për kompaninë e Beqirit dhe më pas i transferonte tek kompania e biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur po ashtu në kërkim.

Pjesë nga dosja hetimore e AKSHI-t, ku sipas SPAK, jahti i blerë nga Ermal Beqiri, rezulton në emër të Xhenila Tamizit

“Në vijim, me qëllim verifikimin e të dhënave të konstatuara, të cilat rezultuan nga ushtrimi i këtij kontrolli, është proceduar me marrjen në pyetje të disa punonjësve te shoqërisë ‘EA Solution’ sh.p.k. Këta shtetas, në tërësi kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë në internet, trajnimet e tyre i ka bërë shtetasja Xhenila Tamizi. Nga aktet, kjo shtetase rezulton të jetë e punësuar në shoqërinë ‘Soft & Solutions’ sh.p.k., madje në emër të saj rezulton edhe sendi i blerë nga Ermal Beqiri, mjeti lundrues ‘Predator 50 Skyfall’ (jaht)”, – thuhet në dosjen e SPAK.

Ermal Beqirai dhe Ergys Agasi akuzohen nga SPAK për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë në tenderë, pastrim parash e grup i strukturuar kriminal.

Ata dyshohet se kanë marrë peng biznesmenin Gerond Meçe, derisa ai pranoi të tërhiqej nga ankimimet që kishte bërë për disa tenderë shtetërorë te AKSHI.

Gjatë kontrolleve që SPAK ushtroi për arrestimin e Agasit, në vilën e tij zbuloi edhe një koleksion me 900 shishe verë në pronësi të tij, por që u zhdukën pa asnjë gjurmë.

Agjentët e BKH-së, të cilët ushtruan kontroll me urdhër të SPAK kishin konstatuar se pijet ishin pa pullë fiskale.

Për këtë, ata njoftuan Doganën, e cila bllokoi mallin, por pa e vënë atë në ruajtje, deri në momentin kur do duhet të shkonin për të tërhequr shishet e bllokuara.

Për këtë episod u shpall në kërkim kushëriri i Agasit, Eno agasi, ndërsa u zbulua edhe se është fshirë serveri i kamerave së vilës së Agasit, në një zonë në periferi të Tiranës.

Maks Haxhia, avokati i biznesmenit Ergys Agasi, deklaroi pak ditë më parë se klienti i tij nuk ka përfituar tenderë nga AKSHI dhe se nuk është arratisur.

Pjesë e kësaj dosjeje është edhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila ndodhet në “arrest shtëpie”.

Karçanaj, nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra, edhe pse është nën hetim nga SPAK për “shkelje të barazisë në tenderë”. Ajo ia ka deleguar kompetencat drejtuese Romina Kostanit.

The post Dosja e AKSHI-t, SPAK zbulon jahtin rreth 1 mln euro të Ermal Beqirit appeared first on Gazeta Si.

Një vit me fytyra të njohura

26 December 2025 at 11:03

Gazeta Si – Si gjithmonë, ka foto nga ngjarjet më shoqërore që përsëriten çdo vit, të cilave u kushtojmë artikuj dhe koleksione – Oscar-ët, Festivali i Filmit në Kanë, Festivali i Filmit në Venecia ose Met Gala.

Të tjera na kujtojnë gjëra që kanë ndodhur, si dasma e Jeff Bezos në Venecia ose gjashtë gratë, përfshirë këngëtaren Katy Perry, të cilat shkuan në hapësirë ​​me një raketë nga kompania e Bezos.

Përfshirë dhe këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa, duke performuar në një koncert në Londër në 21 qershor të këtij viti.

Fotografia e Lindsay Lohan me Jamie Lee Curtis, na kujton se ishte viti i vazhdimeve të trashëguara dhe pastaj Justin Trudeau, “i lidhur pas sediljes”, Trump dhe futbollistët e Juventusit dhe ata që tani janë bërë gjithmonë të famshëm, si George Clooney, Brad Pitt dhe Julia Roberts, por edhe çështja Kanye West dhe Bianca Censori, dhe rikthimi i Oasis.

Pa harruar dhe fytyrën e mbuluar të Kim Kardashian (45 vjeçe) në mbrëmjen gala vjetore të Muzeut të Akademisë në Los Angeles, Kaliforni, më 18 tetor.

The post Një vit me fytyra të njohura appeared first on Gazeta Si.

Si e nisën SHBA-të ‘luftën e ftohtë’ të ashpër kundër Europës në teknologji

26 December 2025 at 10:31

Gazeta Si – Nga përplasja e BE-së, në epokën e komisionerit Mario Monti kundër Microsoft-it, i akuzuar për abuzim me pozicionin dominues, një debat që nisi në vitin 1998 dhe përfundoi me gjobën e parë të madhe transatlantike në 2004-ën, kemi kaluar në një “luftë të ftohtë” të mirëfilltë për teknologjinë e lartë, të nisur nga SHBA-të kundër Brukselit.

Kjo është një ofensivë e përbërë nga tarifa ndëshkuese dhe tani edhe nga ndalimi i personazheve, mbi të gjithë ish-komisioneri Thierry Breton.

Ata akuzohen se janë mbrojtës të rregullave për mbrojtjen e përdoruesve digjitalë. Bëhet fjalë për ligjet – Digital Markets Act dhe Digital Service Act – të votuara vitin e kaluar me shumicë të madhe dhe të mbështetura nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

Në epokën e Donald Trump-it dhe gjigantëve teknologjikë që e mbështesin atë, kemi kaluar papritur nga konfliktet mes Komisionit të BE-së dhe kompanive të Silicon Valley-t, te një sfidë e hapur nga qeveria amerikane. Kjo sfidë ka të bëjë me natyrën dhe kufijtë e lirisë së fjalës dhe sovranitetit digjital.

Europa, pasi hoqi dorë në korrik nga vendosja e një takse digjitale që nuk pëlqehej nga amerikanët për të shmangur tarifat e Trump-it, sot gjendet në një situatë të vështirë.

Qeveria e SHBA-ve po i trajton zyrtarët dhe politikanët europianë si të ishin oligarkë rusë nën sanksione. Kjo e ka detyruar BE-në të deklarojë përmes një zëdhënësi se “sovraniteti rregullator i BE-së nuk është i negociueshëm”.

A dëshiron vërtet Uashingtoni, pasi ka akuzuar demokracitë europiane se janë joliberale, të detyrojë Europën të tërheqë ligjet e saj? Dhe si u arrit deri këtu?

Nga përplasja Monti-Microsoft, te ligjet e BE që sfidoi Trump

Për më shumë se një çerek shekulli, tensionet mes Brukselit dhe gjigantëve të Big Tech-ut kanë qenë një dukuri e zakonshme, ku qeveria amerikane nuk ndërhynte shumë. Kjo ndodhte edhe sepse që në fillim, në vitin 1998, hetimi i BE-së ndoqi një padi të ngjashme kundër Microsoft-it nga vetë Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve.

Pas Microsoft-it, në dekadën e dytë të shekullit XXI, radha i erdhi gjigantit të ri të internetit, Google-it. Ai u dënua tri herë me gjoba miliarda dollarësh për sjellje kundër konkurrencës: sepse detyroi kompanitë telefonike të instalonin sistemin Android në telefonat e tyre; sepse favorizoi platformat e veta në shërbimet e blerjeve dhe sepse bllokoi reklamat e konkurrentëve për të favorizuar rrjetin e tij, AdSense.

Me rregulloren GDPR për mbrojtjen e të dhënave, të votuar në 2016, Europa bëri një hap cilësor. Jo më vetëm treg dhe konkurrencë, por edhe privatësi dhe mbrojtje e të dhënave të qytetarëve.

Ky sistem i ri i detyroi firmat e mëdha, pothuajse të gjitha amerikane, të rimendonin mënyrën se si mbledhin të dhënat e përdoruesve.

Me dy ligjet e reja të vitit 2024 (DMA dhe DSA) dhe gjobat e para për Apple-in (1.8 miliardë euro), Meta-n (797 milionë) dhe X-in (120 milionë), tensionet u kthyen papritur në një “zjarr” të madh.

Filozofi të ndryshme, tarifa dhe sulm ndaj sovranitetit të Europës

Reagimi shumë i ashpër amerikan mund të interpretohet në tri mënyra:

1.Shpërthimi i tensioneve që lidhen me ndryshimet mes SHBA-ve dhe Europës për mbrojtjen e qytetarëve dhe lirinë e bizneseve. Europa vendos në plan të parë liritë civile dhe mbrojtjen e konsumatorit, ndërsa SHBA-të synojnë dinamizmin e biznesit dhe sigurinë kombëtare. Administrata Trump-it i sheh rregullat europiane si barriera që godasin kompanitë amerikane.

2.Trump-i po përdor rregullat digjitale për të luajtur lojën e tij të preferuar, atë të tarifave doganore. Në korrik, Brukseli u tërhoq nga taksa digjitale për të ulur tarifat e larta që Trump-i donte të vendoste ndaj BE-së. Por Ministri i Tregtisë, Howard Lutnick-u, i ka kërkuar BE-së të rishikojë rregullat digjitale në favor të kompanive amerikane, duke premtuar në këmbim një qëndrim më të butë të Uashingtonit për tarifat.

3.Presidenca Trump-it, në mandatin e dytë, po bëhet autoritare brenda vendit dhe imperiale në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai po ushtron presion të vazhdueshëm mbi partnerët, jo vetëm ndaj BE-së, por edhe ndaj Britanisë së Madhe dhe Koresë së Jugut. Uashingtoni duket se preferon aleatë që i binden si “feudalë”.

Fjalët e ashpra të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili dikur shihej si fytyra e moderuar e lëvizjes së Trump-it, përforcojnë këtë dyshim.

Rubio i quan ligjet europiane si “ndërhyrje të tepërta nga censurues të huaj”. Për të, kontrolli i përmbajtjeve në rrjet për të bllokuar shpifjet dhe urrejtjen është thjesht censurë.

Por në Amerikën e Trumpt, Vance dhe Elon Musk, vlen vetëm linja radikale: “absolutizmi i lirisë së fjalës”. Nuk është rastësi që ky shpërthim i takon periudhës pas gjobës që BE-ja i vuri rrjetit X të Musk-ut.

Musk, njeriu që vlen 750 miliardë dollarë, u mjaftua me një kërkesë të shkurtër: shpërbërjen e Bashkimit Europian.

Burimi: “Corriere della Sera”

The post Si e nisën SHBA-të ‘luftën e ftohtë’ të ashpër kundër Europës në teknologji appeared first on Gazeta Si.

❌
❌