Të paktën 13 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar pasi një tren doli nga shinat në Meksikë
Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë po trajtohen për lëndimet e tyre pasi një tren doli nga shinat në Meksikë, thanë autoritetet.
Aksidenti ndodhi të dielën midis qyteteve Chivela dhe Nizanda në shtetin jugor të Oaxacas, në një linjë që lidh Oqeanin Paqësor me Gjirin e Meksikës, përcjell Telegrafi.
Rreth 250 persona, përfshirë 241 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit, ishin në bord, sipas detajeve të publikuara nga Marina Meksikane, e cila kontrollon rrugën.
#ULTIMAHORA | SE DESCARRILA EN #OAXACA EL TREN INTEROCEÁNICO.
Los hechos se reportaron la mañana de este #Domingo a la altura de Chivela, en el #Istmo de #Tehuantepec, con un saldo de varios heridos.
Esta es la lista preliminar de los pasajeros lesionados que viajaban en el… pic.twitter.com/jjbamMBcFP
— CuartaPlana (@CuartaPlana) December 28, 2025
Të paktën 13 persona gjetën vdekjen, tha marina, me 98 të plagosur - përfshirë 36 që kishin nevojë për ndihmë mjekësore spitalore.
Presidentja Claudia Sheinbaum bëri të ditur në një postim në X se pesë nga të lënduarit janë në gjendje kritike.
Gjatë operacioneve të gjera të kërkim-shpëtimit, marina tha se kishte vendosur një total prej 360 personash, 20 automjete, katër ambulanca tokësore dhe tre ambulanca ajrore.
Një hetim për incidentin është hapur, tha Prokurorja e Përgjithshme Ernestina Godoy Ramos në një postim në mediat sociale. /Telegrafi/
