❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Main stream

Meloni, Le Pen, Salvini dhe Netanyahu mbështesin Orban: Evropa ka nevojë për ty

By: Fax Web
16 January 2026 at 08:45

Udhëheqës të ekstremit të djathtë nga vende të ndryshme të botës janë bashkuar publikisht në mbështetje të kryeministrit hungarez Viktor Orbån, duke theksuar rëndësinë që zgjedhjet e ardhshme në Hungari kanë për lëvizjet globale të së djathtës radikale, pavarësisht se Orbån po përballet me rënie të mbështetjes në sondazhe.

Në një video fushate të publikuar këtë javë, Orbån shfaqet i mbështetur nga gati një duzinë figurash politike ndërkombëtare, përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni, zëvendëskryeministrin Matteo Salvini, ish-lideren e Tubimit Kombëtar në Francë Marine Le Pen dhe bashkëkryetaren e Alternativës për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel.

“Evropa ka nevojĂ« pĂ«r Viktor OrbĂĄn”, deklaron Weidel nĂ« video, ndĂ«rsa Le Pen e cilĂ«son atĂ« si njĂ« figurĂ« kyçe nĂ« forcimin e “kampit tĂ« patriotĂ«ve dhe mbrojtĂ«sve tĂ« sovranitetit kombĂ«tar” nĂ« EvropĂ«.

Meloni, nga ana e saj, thekson afërsinë ideologjike me Orbån-in, duke deklaruar se së bashku mbrojnë një Evropë që respekton sovranitetin kombëtar dhe është krenare për rrënjët e saj kulturore dhe fetare.

 

Kjo shfaqje mbështetjeje vjen në prag të zgjedhjeve të 12 prillit në Hungari, pas një viti të shënuar nga kritika të forta ndaj qeverisë Orbån për përpjekje për të kufizuar median e pavarur dhe organizatat joqeveritare. Kryeministri hungarez, i kritikuar prej vitesh për dobësimin e institucioneve demokratike, po përballet tani me një sfidë serioze nga Péter Magyar, ish-anëtar i lartë i partisë së tij Fidesz.

Ndërsa vendi përballet me stanjacion ekonomik, rritje të kostos së jetesës dhe dobësim të shërbimeve sociale, sondazhet tregojnë se Fidesz mbetet prapa partisë opozitare Tisza. Sipas analistit politik Mårton Bene, Fidesz po përpiqet ta paraqesë rrjetin ndërkombëtar të Orbån-it si një aset strategjik për Hungarinë, veçanërisht në një kontekst ndërkombëtar të paqëndrueshëm.

Videoja pĂ«rfshin gjithashtu referenca ndaj luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«. OrbĂĄn, i konsideruar si udhĂ«heqĂ«si i BE-sĂ« mĂ« i afĂ«rt me presidentin rus Vladimir Putin, ka bllokuar disa herĂ« pĂ«rpjekjet e Bashkimit Evropian pĂ«r njĂ« qĂ«ndrim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« UkrainĂ«s, duke u cilĂ«suar nga kritikĂ«t si “Kali i TrojĂ«s” i Putinit nĂ« BE.

Në video shfaqen edhe figura të tjera si Herbert Kickl nga Partia e Lirisë e Austrisë, kryeministri çek Andrej Babiƥ, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe presidenti argjentinas Javier Milei. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjithashtu jep mbështetjen e tij, pavarësisht bojkotit zyrtar të Izraelit ndaj disa prej partive të ekstremit të djathtë të përfshira në video për shkak të rrënjëve të tyre antisemite.

Edhe pse zyrtarë amerikanë mungojnë në video, Orbån ka publikuar një letër urimi nga ish-presidenti Donald Trump, i cili e vlerëson atë për mbrojtjen e besimit, familjes dhe sovranitetit kombëtar.

Sipas Bene, njĂ« humbje e mundshme e OrbĂĄn-it do tĂ« kishte ndikim tĂ« madh simbolik pĂ«r lĂ«vizjen globale tĂ« sĂ« djathtĂ«s populiste. Hungaria e OrbĂĄn-it Ă«shtĂ« parĂ« prej vitesh si njĂ« model i kĂ«saj vale politike, dhe rrĂ«zimi i saj do tĂ« vinte seriozisht nĂ« pikĂ«pyetje narrativĂ«n e “historisĂ« sĂ« suksesit” tĂ« ekstremit tĂ« djathtĂ« nĂ« nivel global.

U shpall fajtor për pengim të autoriteteve dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare, dënohet me 5 vite burg ish- presidenti në Korenë e Jugut

By: Fax Web
16 January 2026 at 08:41

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar ish-presidentin Yoon Suk-yeol me pesë vjet burg, pasi e shpalli fajtor për pengimin e autoriteteve gjatë ekzekutimit të një urdhër-arresti, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në dhjetor të vitit 2024.

Sipas vendimit të gjykatës, Yoon u gjet fajtor gjithashtu për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe për shkelje të procedurave ligjore të kërkuara për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ky është dënimi i parë penal që lidhet drejtpërdrejt me deklaratën e dështuar të gjendjes ushtarake, një ngjarje që shkaktoi reagime të forta politike dhe institucionale në vend.

Ish-presidenti ka të drejtë të apelojë vendimin, ndërsa pritet që çështja të vazhdojë të jetë në qendër të debatit publik dhe politik në Korenë e Jugut.

INSTAT: Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor, niveli më i lartë nga janari

By: Fax Web
16 January 2026 at 08:38

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e vitit të kaluar, pasi kishin qene në rënie gjatë periudhës së verës.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tetor 2025 u regjistruan gjithsej 505 kërkesa për azil, që është niveli më i lartë që nga muaji janar. Në gusht numri i kërkesave ishte rënë në 315.

Pavarësisht rritjes së tetorit, për 10 mujorin 2025, aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare kanë qenë në rënie. Për periudhën janar-tetor ishin gjithsej 4345 persona që kërkuan azil, me një rënie prej 29.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në raport me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri emigracioni, pas pandemisë, me 11 mijë aplikime për 10 mujorin, tashmë ato mëse janë përgjysmuar. Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar azil për shkak të politika sociale, e ndjekur nga Gjermania.

 

Ndërsa kërkesat për azil për 10 mujorin janë në rënie, të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se forma më e preferuar për të ikur janë lejet e punës. Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.

Që nga viti 2021, Bashkimi Europian ka dhënë rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë.

Numri i atyre që po ikin me leje pune është tashmë gati dy herë më i lartë se ata që kërkojnë të largohen përmes azilit. Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2022 kishte 15 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, në 2023 numri i tyre zbriti në 11 mijë dhe në 2024-n ishte 9.3 mijë.

Europa

Në tetor 2025, 62 010 aplikantë për herë të parë për azil (shtetas jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Europian, duke shënuar një rënie prej 28% krahasuar me tetorin 2024 (86 470) dhe një rritje prej 6% krahasuar me shtatorin 2025 (58 495).

Ndërkohë, u regjistruan edhe 14 495 aplikantë të përsëritur, që përfaqësojnë një rritje prej 80% krahasuar me tetorin 2024 (8 075) dhe një ulje prej 10% krahasuar me shtatorin 2025 (16 185).

Grupi më i madh i azilkërkuesve nga Venezuela

Në tetor 2025, venezuelianët ishin grupi më i madh i personave që kërkuan azil (8 140 aplikantë për herë të parë), të ndjekur nga afganët (5 920), bangladeshasit (3 400) dhe sirianët (2 915).

Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania morën 74% të aplikantëve për herë të parë

Spanja (12 885), Italia (12 650), Franca (11 245) dhe Gjermania (8 815) regjistruan numrin më të lartë të aplikantëve për azil për herë të parë, duke përfaqësuar 74% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.

Në tetor 2025, kishte 13,8 aplikantë për herë të parë për azil për çdo 100 mijë banorë në BE. Krahasuar me popullsinë e secilit vend të BE-së (më 1 janar 2025), normat më të larta të aplikantëve për herë të parë u regjistruan në Greqi (58,1), e ndjekur nga Qiproja (33,9) dhe Spanja (26,3).

1 710 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil

Në tetor 2025, gjithsej 1 710 të mitur të pashoqëruar aplikuan për herë të parë për azil në BE. Numri më i lartë i të miturve të pashoqëruar vinte nga Somalia (245), Egjipti (215), Eritrea (200), Afganistani (190) dhe Venezuela (180).

Vendet e Bashkimit Europian që morën numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga të mitur të pashoqëruar ishin Holanda (350), Greqia (325), Gjermania (245) dhe Spanja (215).

Vendet e Bashkimit Europian që morën numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga të mitur të pashoqëruar ishin Holanda (350), Greqia (325), Gjermania (245) dhe Spanja (215)./Monitor

Tragjedi te Ura e Dajlanit: BMW bie nga mbikalimi, humb jetën një vajzë 18-vjeçare, drejtuesi në gjendje kritike

By: Fax Web
16 January 2026 at 08:22

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë te Ura e Dajlanit, ku një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga dhe ka rëne nga ura në një lartësi rreth 30 metra, duke perfunduar poshtë saj.

Sipas informacioneve paraprake, nje vajze ka humbur jetén ne vend, ndersa shoferi, një i ri, ndodhet në giendje kritike dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit, duke qenë ende me shenja jete.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të nxjerrë të aksidentuarin nga mjeti i shkatërruar plotësisht. Poshtë urës ndodhet një dyqan lulesh, por fatmirësisht nuk raportohet per persona te tjerë të lënduar.

Policia ndodhet ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Identiteti i viktimes dhe i të plagosurit ende nuk dihet.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund te ketë lidhje me punimet e fundit në Urën e Dajlanit, ku nje korsi ka qenë e bllokuar, duke shkaktuar trafik te renduar ne zone, deri ne hyrje te Portit te Durresit.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, ne lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues ne Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasoje e aksidentit, ka nderruar jeté pasagjerja, shtetasja V.

G., 18 vjeçe, ndersa janë demtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy kembësorë, shtetasit T. T., 33 vjeg, dhe A. M., 35 vjes, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë te rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

VIDEO/ Milan nuk i ndahet Interit, kuqezinjtĂ« fitojnĂ« “derbin e vogĂ«l”

By: Fax Web
15 January 2026 at 22:54

Milani ka arritur të triumfojë me përmbysje 1-3 përballë Comos në sfidën e prapambetur të javës së 16-të të Serie A.

Sfida nisi mjaft mirĂ« pĂ«r tĂ« besuarit e Fabregas, tĂ« cilĂ«t kaluan nĂ« avantazh nĂ« minutĂ«n e 10’ me Kempf, ndĂ«rsa barazimi erdhi nĂ« fundin e pjesĂ«s sĂ« parĂ«, kur Nkunku nuk gaboi nga pika e bardhĂ«.

NĂ« minutĂ«n e 55’ ishte Rabiot qĂ« pĂ«rmbysi sfidĂ«n dhe nĂ« tĂ« 88’, francezi vulosi takimit.

Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e dytë, tre më pak se Interi kryesues.

Yesterday — 15 January 2026Main stream

“SĂ« shpejti edhe Klod Brahon”/Hakerimi i SPAK! U morĂ«n dosjet e Ahmetajn, Veliajt, Gjiknurit, Allajbeut dhe


By: Fax Web
15 January 2026 at 21:45

Materiale hetimore dhe informacione rreth ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj, Damian Gjknurit, Klodjan Allajbeu, fotografi me kallĂ«pe floriri deri tek kontrolle nĂ« banesĂ«n e Franc Çopjas.

Këto janë disa nga shkresat e përftuara nga hakërimi i kompjuterëve të tre prokurorëve të SPAK.

Siç dëshmon i akuzuari Zambak Gjoni ju përcollën nga hakeruesi Arnold Rrokaj pak orë përpara se ndërhyrja të zbulohej për shkak se një gazetar, që ju përcollën dokumentet, informoi menjëherë ish-kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.

Në dosjen e dorëzuar gjykatës, SPAK pretendon se hyrja e paautorizuar u krye në formën e grupit kriminal janë në akuzë Agim Ismailaj, Arnold Rrokaj dhe Zambak gjoni.

Ky i fundit rrĂ«fen se miku i tij Rrokaj i kishte nisur nĂ« Whatsapp edhe letĂ«r porosi drejt AustrisĂ«, por edhe njĂ« link qĂ« nuk hapej mbi bisedat e pĂ«rftuara nga aplikacioni “SKY ECC”.

Gjoni insiston se i delegoi informacionet tek miq me të cilët fliste rreth aktualitetit në Shqipëri, një ndër ta edhe ish Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili.

Por SPAK e konsideron përfitimin e të dhënave si të koordinuar dhe për këtë sillet një bisedë ku kërkohen të dhëna edhe për Ulsi Manjën, për të cilin ish zyrtari i burgjeve përgjigjet, do ishte e hatashme.

Arnold Rrokaj ka insistuar se hyri nĂ« faqen e SPAK i shtyrĂ« nga kurioziteti dhe se sipas tij duke provuar fjalĂ«kalimet ka thyer e-mailet e tre prokurorĂ«ve qĂ« kishin e-mail me password “SPAK 2019”.

Por hakerimi mbeti vetĂ«m te tre prokurorĂ«t ndĂ«rsa bie premtimi i hakeruesit qĂ« i shkruan Zambak Gjonit: “ShumĂ« shpejt Klod Brahon”.

Sot, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.277/1/1 datë 02.07.2025 në ngarkim të të pandehurve:

Arnold Rrokaj i hetuar me masĂ«n e sigurimit “Arrest nĂ« burg” dhe i akuzuar pĂ«r veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, paragrafi i dytĂ« dhe “PĂ«rgjimi i paligjshĂ«m i tĂ« dhĂ«nave kompjuterike”, paragrafi i dytĂ«, tĂ« kryer nĂ« formĂ«n e posaçme tĂ« bashkĂ«punimit atĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, tĂ« parashikuara nga nenet 192/b paragrafi 2, 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal;

Zambak Gjoni i hetuar me masĂ«n e sigurimit “Arrest nĂ« burg” dhe i akuzuar pĂ«r veprat penale “PĂ«rgjimi i paligjshĂ«m i tĂ« dhĂ«nave kompjuterike”, paragrafi i dytĂ«, tĂ« kryer nĂ« formĂ«n e posaçme tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, tĂ« parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal;

Agim Ismaili i hetuar nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« dhe i akuzuar pĂ«r veprat penale “PĂ«rgjimi i paligjshĂ«m i tĂ« dhĂ«nave kompjuterike”, paragrafi i dytĂ«, tĂ« kryer nĂ« formĂ«n e posaçme tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, tĂ« parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal;

Prokurori i çështjes në fjalë është Bledar Maksuti.

“Toyota Auris'”/ Gjykata e LartĂ« prish vendimin e Apelit tĂ« Posaçëm pĂ«r ish-prokurorin e VlorĂ«s

By: Fax Web
15 January 2026 at 21:20

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Aurel Zarkën, i cili ndryshe nga GJKKO, kërkonte rikualifikimin e veprës penale si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Gjykata ka dërguar çështjen për rishqyrtim me trup tjetër gjykues.

Sipas njoftimit, gjykata ka vendosur “Prishjen e vendimit nr.62 (87-2025-398) datĂ« 12.11.2025 tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« Apelit pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe dĂ«rgimin e çështjes pĂ«r rishqyrtim nĂ« kĂ«tĂ« gjykatĂ« me tjetĂ«r trup gjykues.”

Zarka bĂ«ri rekurs vendimin qĂ« i prishi dĂ«nimin me 2 vite e 8 muaj burg nĂ« shkallĂ« tĂ« parĂ« duke kĂ«rkuar rĂ«ndim tĂ« veprĂ«s penale si grup i strukturuar kriminal, me argumentin se nuk mund t’ia rĂ«ndonte situatĂ«n penale.

Zarka u shpall fajtor pĂ«r akuzat “Ushtrimi i ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike”, e kryer tre herĂ«, e kryer nĂ« bashkĂ«punim dy herĂ«, “korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarĂ«ve tĂ« tjerĂ« tĂ« drejtĂ«sisĂ«â€, e kryer nĂ« bashkĂ«punim, “korrupsioni pasiv i gjyqtarĂ«ve, prokurorĂ«ve dhe funksionarĂ«ve tĂ« tjerĂ« tĂ« organeve tĂ« drejtĂ«sisĂ«â€.

Për këto akuza, ai u dënua me 4 vite burg, të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar, u përkthyen në 2 vite e 8 muaj. Ai është akuzuar gjithashtu për përdorimin e aplikacionit SkyECC.

“Toyota Auris”, u regjistrua si çështje penale pas bllokimit nĂ« portin e DurrĂ«sit, nĂ« qershor tĂ« vitit 2018, tĂ« 3.4 milionĂ« eurove ‘cash’ tĂ« fshehura nĂ« dy makina tĂ« pĂ«rdorura dhe tĂ« importuara nga Belgjika.

NĂ« lidhje me ngjarjen, u arrestuan fillimisht Klevi Çani, Edi Lika dhe Alban Mollaymeri, ndĂ«rsa u akuzuan kushĂ«rinjtĂ« Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.

GjashtĂ« vjet mĂ« vonĂ«, nĂ« vitin 2024, si rrjedhojĂ« e tĂ« dhĂ«nave tĂ« pĂ«rftuara nga aplikacioni Sky ECC, SPAK arrestoi prokurorin e VlorĂ«s Aurel Zarka, avokatin Radovan Çela, Astrit Vladin, vĂ«llain e Elvis Vladit dhe shpalli nĂ« kĂ«rkim hetuesen e ByrosĂ« KombĂ«tare tĂ« Hetimit, Eriona Daupaj.

Katër të pandehurit dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në disa raste kanë ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë në 8 çështje penale, përfshirë gjykimin për sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit.

“Kryeni sulm ndaj Iranit sepse
”/ ÇfarĂ« diskutuan nĂ« telefon Trump dhe Netanyahu 

By: Fax Web
15 January 2026 at 20:41

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar personalisht presidentit amerikan Donald Trump që të shtyjë një sulm të mundshëm ushtarak të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike të mërkurën, në një moment kur tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit janë rritur ndjeshëm për shkak të protestave masive anti-regjim në Iran dhe reagimit të ashpër të autoriteteve iraniane.

Po atĂ« ditĂ«, Presidenti Trump deklaroi se kishte marrĂ« informacione nga “burime shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nga pala tjetĂ«r”, sipas tĂ« cilave Irani kishte ndaluar vrasjen e disidentĂ«ve dhe nuk kishte plane pĂ«r ekzekutime.

Këto deklarata u interpretuan si një sinjal për uljen e tensioneve nga ana e SHBA-së dhe u shoqëruan me një vendim për të intensifikuar presionin diplomatik ndaj Teheranit, me qëllim ndalimin e shtypjes së protestuesve anti-regjim.

Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan është shprehur se Trump nuk i ka përjashtuar opsionet ushtarake që i janë paraqitur nga forcat e armatosura ditët e fundit.

Sipas tij, çdo vendim për një sulm të mundshëm do të varet nga hapat e mëtejshëm të shërbimeve të sigurisë iraniane dhe mënyra se si ato do të përballen me protestat masive në vend.

Superiorja/ Rihapet gara për titull. Si paraqitet situata pas javës së parë të 2026-ës

By: Fax Web
15 January 2026 at 20:35

Sot janë mbyllur ndeshjet e mbetura të javës së 19-të të Superiores, ku ndodhi një rezultat i rëndësishëm për Vora, që mundi Partizanin 1-0, ndërsa Teuta dhe Dinamo nuk arritën të shënojnë, duke barazuar 0-0.

Pas javës së 19-të, Egnatia vazhdon të udhëheqë kampionatin me 3 pikë përpara Elbasanit, që arriti të marrë vetëm një pikë këtë javë.

Rrogozhinasit, nga ana tjetër, pësuan një humbje, duke bërë që distanca mes dy skuadrave të rritet.

Në vendin e tretë dhe të katërt qëndrojnë Dinamo dhe Vllaznia, të cilat kanë nga 33 pikë secila.

Pas një barazimi të pashpresë me Teutën, Dinamo mbetet në vendin e tretë, ndërsa Vllaznia ka përmbushur pritshmëritë e saj deri tani. Teuta, që mbetet skuadra më e afërt për Final Four, është 7 pikë larg.

Në pjesën tjetër të renditjes, 5 ekipe janë të angazhuara në luftën për mbijetesë. Partizani, një nga ekipet më të njohura, është 5 pikë larg Bylisit, që mban vendin e tetë. Vora, me fitoren e sotme, ka ngritur moralin dhe është vetëm një pikë më poshtë Partizanit, në vendin e shtatë.

Flamurtari mban vendin e fundit me 15 pikë, ndërsa Tirana, e cila ka kaluar një periudhë të vështirë, gëzoi fitoren e saj të dytë të sezonit këtë javë, duke shtuar 3 pikë të rëndësishme për të shpëtuar nga zona e rrezikut.

REZULTATET:

E MËRKURË (14.01.2025)

Bylis 0-1 Tirana

AF Elbasani 1-1 Flamurtari

Vllaznia 1-0 Egnatia

E ENJTE (15.01.2025)

Partizani 0-1 Vora

Teuta 0-0 Dinamo

RENDITJA:

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026, ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

By: Fax Web
15 January 2026 at 20:01

Në hartën globale të udhëtimit, ekziston një grup i vogël vendesh, pasaportat e të cilave ofrojnë privilegje dukshëm më të mëdha, duke lejuar udhëtimin jashtë vendit me kontrolle minimale, më pak pengesa burokratike dhe pritje më të shkurtra në kufi.

Sipas botimit të fundit të Indeksit të Pasaportave Henley , kryesimi i renditjes është kryesisht nga vendet aziatike . Singapori shfaqet i pari, ndërsa Japonia dhe Koreja e Jugut ndajnë vendin e dytë. Mbajtësit e pasaportave të Singaporit mund të udhëtojnë pa viza në 192 vende dhe territore.

Pas tyre vijnë Japonia dhe Koreja e Jugut, me qytetarët që kanë akses të lirë në 188 destinacione.

Metodologjia e indeksit lejon që më shumë se një vend të jetë në të njëjtin pozicion, për sa kohë që ato kanë të njëjtin numër destinacionesh pa viza.

Kështu, në vendin e tretë janë pesë vende evropiane: Danimarka, Luksemburgu, Spanja, Suedia dhe Zvicra, me akses në 186 vende. Vendi i katërt është gjithashtu ekskluzivisht evropian , me njëmbëdhjetë vende me 185 destinacione pa viza: Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia , Irlanda, Italia, Holanda dhe Norvegjia.

Në vendin e pestë, me udhëtim pa viza në 184 vende, janë Hungaria, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shqipëria renditet në vendin e 43-të, duke u mundësuar shtetasve të saj udhëtime në 121 destinacione pa procedura të ndërlikuara vizash. Ndërkohë, Kosova është në vendin e 49-të, me akses pa vizë ose me vizë në mbërritje në 81 destinacione të botës.

Emiratet e Bashkuara Arabe dallohen si vendi me përmirësimin më të madh në historinë 20-vjeçare të Indeksit të Pasaportave Henley . Që nga viti 2006, ai ka shtuar 149 destinacione të reja pa viza , duke fituar gjithsej 57 vende në renditjen globale.

Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Malta, Zelanda e Re dhe Polonia zĂ«nĂ« vendin e gjashtĂ«. Australia mbetet nĂ« vendin e shtatĂ«, sĂ« bashku me LetoninĂ«, Lihtenshtajnin dhe MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar. MegjithatĂ«, MbretĂ«ria e Bashkuar ka rĂ«nien mĂ« tĂ« madhe vjetore nĂ« indeks , me qytetarĂ«t e saj qĂ« tani mund tĂ« udhĂ«tojnĂ« pa viza nĂ« 182 destinacione, tetĂ« mĂ« pak se njĂ« vit mĂ« parĂ«. NĂ« vendin e tetĂ« janĂ« Kanadaja, Islanda dhe Lituania me 181 destinacione, ndĂ«rsa Malajzia vjen nĂ« vendin e nĂ«ntĂ« me qasje nĂ« 180 vende.

Dhjetë vendet e para plotësohen nga Shtetet e Bashkuara , të cilat janë rikthyer në vendin e 10-të me një rezultat prej 179 , pasi ranë nga dhjetë vendet e para në fund të vitit 2025. SHBA-të ndjekin Mbretërinë e Bashkuar në rënien më të madhe vjetore, pasi kanë humbur qasjen pa viza në shtatë destinacione në 12 muajt e fundit.

 Lista e pasaportave më të fuqishme në botë për vitin 2026:

  1. Singapori (192 destinacione)
  2. Japonia, Koreja e Jugut (188)
  3. Danimarka, Luksemburgu, Spanja, Suedia, Zvicra (186)
  4. Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia , Irlanda, Italia, Holanda, Norvegjia (185)
  5. Hungaria, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe (184)
  6. Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Malta, Zelanda e Re, Polonia (183)
  7. Australia, Letonia, Lihtenshtajni, Mbretëria e Bashkuar (182)
  8. Kanadaja, Islanda, Lituania (181)
  9. Malajzia (180)
  10. Shtetet e Bashkuara (179)

E bujshme nga Spanja: Perez do rikthimin e Mourinhos te Real Madrid

By: Fax Web
15 January 2026 at 19:51

72 orët e fundit në kampin e Real Madrid kanë qenë një katastrofë e vërtetë.

Pas humbjes së finales së Superkupës me Barcelonën dhe shkarkimit të trajnerit Alonso, erdhi edhe befasia e radhës: eliminimi nga Kupa e Mbretit kundër Albacetes.

Aventura e Arbeloas nĂ« kampin madrilen nisi me njĂ« disfatĂ«, qĂ« nuk e ndihmon aspak pĂ«r pozitat e tij tĂ« brishta nĂ« krye tĂ« kampit “galaktik”.

Madje, pak orë pas turpërimit në Kupë kanë qarkulluar lajmet se Florentino Perez është duke menduar për një tjetër trajner te Reali.

Lajmi i bujshëm nga mediat spanjolle është që në listën e gjatë të dëshirave të presidentit të Realit është edhe një rikthim i Jose Mourinhos.

Perez mendon se portugezi është njeriu i duhur për të vendosur rregull në skuadër dhe për të menaxhuar yjet që ka në organikë.

Mourinho ka qenë më parë trajner i Real Madrid nga viti 2010 deri në vitin 2013, duke fituar 3 trofe, mes tyre edhe një titull kampion.

Kushtetuesja i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak, i tejzgjatur

By: Fax Web
15 January 2026 at 19:09

Gjykata Kushtetuese jep vendim pĂ«r kĂ«rkesĂ«n e Sali BerishĂ«s mbi tre qĂ«ndrimet e gjykatave mĂ« tĂ« ulĂ«ta mbi masĂ«n e “arrestit shtĂ«piak”, duke i dhĂ«nĂ« tĂ« drejtĂ« ish-kryeministrit se kohĂ«zgjatja e mbajtjes nĂ«n arrest shtĂ«piak ishte e tejzgjatur.

Vendimi është dhënë pa praninë e palëve.

Seanca ishte mbajtur me daten 17 dhjetor 2025

Çështja lidhet me qĂ«ndrimin e mbajtur nga avokatĂ«t e BerishĂ«s gjatĂ« seancave tĂ« raportimit dymujor, ku ata kundĂ«rshtonin vazhdimisht kĂ«rkesĂ«n e SPAK, i cili insistonte nĂ« vijimin e masĂ«s sĂ« arrestit shtĂ«piak.

Siç dihet, nĂ« janar tĂ« vitit 2025, masa e arrestit shtĂ«piak ndaj ish-kryeministrit u ndryshua nĂ« “detyrim paraqitjeje”, vendim qĂ« tashmĂ« gjen mbĂ«shtetje edhe nĂ« vlerĂ«simin e GjykatĂ«s Kushtetuese.

“SEE NEWS”: SIGAL nĂ« ShqipĂ«ri, KosovĂ« dhe Maqedoni tĂ« Veriut nĂ« “Top 100” e EvropĂ«s Juglindore

By: Fax Web
15 January 2026 at 21:26

SEE News, South East Europe News, rrjeti profesional i lajmit të specializuar në analizë biznesi, raportime krahasuese dhe renditje mbi kompanitë, qeveritë dhe investimet rajonale në Evropën Juglindore, publikoi së fundmi edhe renditjen e kompanive më të mëdha në rajon për vitin 2024, në edicionin e tetëmbëdhjetë të saj.

NĂ« “SEE TOP 100” pĂ«r vitin 2024, ku renditen kompanitĂ«, bankat dhe siguruesit mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« 11 shteteve tĂ« EvropĂ«s Juglindore, SIGAL Insurance Group pĂ«rfaqĂ«sohet me tĂ« tre degĂ«t e sigurimeve nĂ« rajon, SIGAL nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« KosovĂ« dhe nĂ« Maqedoni tĂ« Veriut.

Dega e SIGAL në Shqipëri renditen në vendin nr. 51/100, e rritur me dy vende nga viti paraardhës, me 58.4 milionë euro prime të shkruara bruto, 4.19% rritje nga viti paraardhës dhe 4.1 milionë euro fitim, e rendit SIGAL në Shqipëri si kompaninë e parë të sigurimeve në vendin tonë.

Në Top 100-shen e siguruesve të 11 vendeve të Evropës Juglindore bën pjesë edhe SIGAL në Maqedoninë e Veriut, kompania radhitet në vendin nr. 81/100, e rritur me shtatë vende nga viti paraardhës. Ndërsa SIGAL në Kosovë radhitet në vendin nr. 92/100, duke ruajtur pozita të pandryshuara.

Kjo renditje konfirmon pozitat tërësore të SIGAL Insurance Group si kompania më e madhe e sigurimeve në rajonin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut.

Balla kujton masakrĂ«n e Reçakut: NdĂ«rsa komandantĂ«t e UÇK po mbahen padrejtĂ«sisht nĂ« HagĂ«, ekzekutorĂ«t dhe urdhĂ«ruesit vazhdojnĂ« t’i shmangen drejtĂ«sisĂ«

By: Fax Web
15 January 2026 at 18:55

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kujtuar masakrën e Reçakut përmes një reagimi në rrjetet sociale, në 27-vjetorin e një prej krimeve më të rënda të kryera nga forcat pushtuese serbe gjatë luftës në Kosovë.

Balla shkruan se 45 civilĂ« shqiptarĂ« u masakruan brutalisht nĂ« fshatin Reçak, duke theksuar se drejtĂ«sia pĂ«r kĂ«tĂ« krim dhe pĂ«r masakrat e tjera ende mungon. Ai shprehet se, ndĂ«rsa komandantĂ«t e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s po mbahen padrejtĂ«sisht nĂ« HagĂ« pĂ«r akuza qĂ« i cilĂ«son tĂ« pabazuara, ekzekutorĂ«t dhe urdhĂ«ruesit e masakrĂ«s vazhdojnĂ« t’i shmangen ndĂ«shkimit.

Në reagimin e tij, Balla nënvizon gjithashtu se dëshmitarët e masakrës së Reçakut dhe të krimeve të tjera po ndahen nga jeta pa parë drejtësinë të vihet në vend, duke e bërë edhe më të domosdoshme kujtesën kolektive dhe kërkesën për llogaridhënie.

“KurrĂ« mos harro Reçakun”, shkruan Balla, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« masakĂ«r si simbol tĂ« dhimbjes dhe sakrificĂ«s sĂ« popullit shqiptar tĂ« KosovĂ«s.

Masakra e Reçakut mbetet një nga ngjarjet që tronditi opinionin ndërkombëtar dhe shërbeu si pikë kthese për ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë.

Pozicioni vakant i Kryeinspektorit të Përgjithshëm/ VKM: Kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit

By: Fax Web
15 January 2026 at 18:44

Me dorëheqjen e Shkëlqim Hajdarit nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm dhe pas publikimit të lajmit se kryeministri Edi Rama kishte propozuar ish deputetin demokrat Dashnor Sula, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar në mbledhjen e sotme kriteret e veçanta dhe procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e inspektorit të përgjithshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës hap aplikimin brenda 15 ditëve nga krijimi i pozicionit vakant. Kandidatët dorëzojnë aplikimet e tyre dhe komisioni shqyrton dokumentacionin dhe zhvillon intervistat.

Më pas, komisioni harton listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar, të shoqëruar me renditjen sipas pikëve të grumbulluara, dhe ia paraqet sekretarit të Përgjithshëm të institucionit përgjegjës brenda 3 ditëve kalendarike nga përfundimi i procesit të vlerësimit.

Inspektori i Përgjithshëm emërohet në detyrë me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të titullarit të institucionit përgjegjës që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm.

LEXO EDHE: EmĂ«rohet Drejtor i ri i PĂ«rgjithshĂ«m i AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Mjedisit dhe… Ja vendimet e sotme tĂ« qeverisĂ«

VKM:

PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË VEÇANTA DHE TË PROCEDURAVE PËR PËRZGJEDHJEN, EMËRIMIN, VLERËSIMIN E REZULTATEVE NË PUNË, DISIPLINËN, LIRIMIN DHE SHKARKIMIN NGA DETYRA TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM

NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« pikĂ«s 2, tĂ« nenit 16, të  ligjit nr.99/2024, “PĂ«r inspektimin nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, me propozimin e ministrit tĂ« EkonomisĂ« dhe Inovacionit, KĂ«shilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Ky vendim përcakton kriteret e veçanta dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, lirimin dhe shkarkimin nga detyra të inspektorit të Përgjithshëm.

  1. KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN DHE EMËRIMIN

Kandidati pĂ«r inspektor tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, krahas kritereve tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« pikĂ«n 1, tĂ« nenit 16, tĂ« ligjit nr.99/2024, “PĂ«r inspektimin nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, duhet tĂ« plotĂ«sojĂ« edhe kĂ«to kritere tĂ« veçanta:

  1. a) TĂ« ketĂ« diplomĂ« tĂ« nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional”, tĂ« pĂ«rfituar nĂ« fund tĂ« studimeve tĂ« ciklit tĂ« dytĂ« me 120 kredite dhe me kohĂ«zgjatje normale 2 vite akademike” ose tĂ« barasvlershme me to;
  2. b) Të ketë të paktën 5 (pesë) vjet përvojë pune në pozicione të larta drejtuese në institucione publike ose private.

III. PROCEDURA E PËRZGJEDHJES DHE EMËRIMIT

  1. Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalenderike nga krijimi i pozicionit vakant të inspektorit të Përgjithshëm, sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, hap thirrjen për aplikim dhe ngre një komision ad hoc të përbërë nga:
  2. a) një përfaqësues nga institucioni që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm;
  3. b) një përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike;
  4. c) një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.

Njoftimi për aplikim publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen zyrtare të institucionit përgjegjës dhe qëndron i hapur për një periudhë jo më pak se 7 (shtatë) ditë kalendarike.

Kandidati paraqet këto dokumente:

a) Kërkesën për aplikim;

b) Jetëshkrimin të përditësuar (CV);

c) Kopjen e diplomës dhe të listës së notave;

ç)  Dëshminë e përvojës profesionale;

d) Vetëdeklarimin për konfliktin e interesit dhe papajtueshmërinë sipas legjislacionit në fuqi;

dh) Kopjen e letërnjoftimit (ID);

e) Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

ë)  Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore;

f) Çdo dokumentacion tjetĂ«r qĂ« vĂ«rteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesĂ«, publikimet, angazhimet akademike apo tĂ« tjera, tĂ« pĂ«rmendura nĂ« jetĂ«shkrim.

  1. Komisioni ad hoc përfundon shqyrtimin e dokumentacionit dhe zhvillimin e intervistave me kandidatët, brenda një afati jo më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga data e përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikimeve.
  2. Vlerësimi i kandidatëve bëhet në një total prej 100 pikësh dhe përbëhet nga:

a) Vlerësimi i dokumentacionit dhe i përvojës profesionale: deri në 60 pikë;

b) Intervista e strukturuar me gojë: deri në 40 pikë.

6. Vlerësimi i dokumentacionit dhe i përvojës profesionale deri në 60 pikë realizohet sipas skemës së mëposhtme:

a) Deri në 10 (dhjetë) pikë për tejkalim të nivelit të arsimit, sipas kritereve të mëposhtme:

5 pikë, për diplomë ekzekutive ose diplomë specializimi;

10 pikë, për gradë ose titull shkencor.

  1. Deri në 20 (njëzet) pikë për tejkalim të përvojës në punë si drejtues në institucione publike apo private, sipas kritereve të mëposhtme:
  2. 5 pikë, për 1 (një) vit përvojë shtesë;

iii. 10 pikë, për më shumë se 1 vit deri në 3 vjet përvojë shtesë;

iii. 20 pikë, për më shumë se 3 vjet përvojë shtesë.

c) Publikime, angazhime akademike: 10 pikë;

ç) Deri në 15 (pesëmbëdhjetë) pikë për trajnime ose kualifikime profesionale, sipas kritereve të mëposhtme:

  1. 5 pikë, për 1 (një) deri në 3 (tre) trajnime ose kualifikime profesionale;
  2. 10 pikë, për 3 (tre) deri në 5 (pesë) trajnime ose kualifikime profesionale;

iii. 15 pikë, për më shumë se 5 (pesë) trajnime ose kualifikime profesionale.

  1. d) Integriteti profesional në bazë të deklaratave, referencave dhe dokumentacionit plotësues: 5 pikë.
  2. Komisioni harton listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar, të shoqëruar me renditjen sipas pikëve të grumbulluara, dhe ia paraqet sekretarit të Përgjithshëm të institucionit përgjegjës brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga përfundimi i procesit të vlerësimit.
  3. Komisioni ad hoc funksionon në përputhje me këto rregulla:
  4. a) Mbledhjet janë të vlefshme kur marrin pjesë të gjithë anëtarët;
  5. b) Vendimmarrja bëhet me shumicë votash;
  6. c) Çdo anĂ«tar nĂ«nshkruan njĂ« deklaratĂ« mbi mungesĂ«n e konfliktit tĂ« interesit para fillimit tĂ« vlerĂ«simit;

ç) Në rast mungese të një anëtari, zëvendësimi bëhet nga institucioni përkatës brenda 3 (tri) ditëve kalendarike.

Komisioni garanton barazi, objektivitet dhe transparencë gjatë gjithë procesit të vlerësimit.

Inspektori i Përgjithshëm emërohet në detyrë me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të titullarit të institucionit përgjegjës që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm.

MASAT DISIPLINORE DHE PROCEDURA DISIPLINORE

  1. Në rastet kur ka indicie të arsyeshme për shkelje disiplinore, sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, me iniciativë të tij ose pas informacionit zyrtar të ardhur nga institucione shtetërore, vendos fillimin e procedurës disiplinore dhe njofton me shkrim inspektorin e Përgjithshëm për shkeljen e dyshuar dhe për fillimin e hetimit administrativ.
  2. Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës urdhëron ngritjen e një grupi të posaçëm për hetimin administrativ të inspektorit të Përgjithshëm, duke mbledhur prova, dëshmi, raportime dhe deklarata, sipas natyrës së shkeljes së pretenduar.
  3. Inspektori i Përgjithshëm ka këto të drejta:

 

a) Të paraqesë shpjegime me shkrim;

b) Të zhvillojë një dëgjesë me grupin e posaçëm, brenda një afati jo më të gjatë se 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga data e njoftimit;

c) Të përfaqësohet nga përfaqësues ligjor.

 

  1. Pas përfundimit të hetimit, grupi i posaçëm përgatit një raport përfundimtar, i cili i paraqitet sekretarit të Përgjithshëm brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të këtij hetimi.

 

  1. Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, pas administrimit të raportit përfundimtar, i njofton titullarit të institucionit rezultatet e raportit të grupit të posaçëm.

 

  1. Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, në rast të konstatimit të shkeljes dhe në varësi të rrethanave të konstatuara, i propozon titullarit të institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, një nga masat disiplinore të mëposhtme:

 

a) Vërejtje me shkrim;

b) Vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra;

c) Largim nga detyra.

Titullari i institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, merr vendim për dhënien e njërës nga masat disiplinore të parashikuara në pikën 6, të këtij kreu.

 

  1. VLERËSIMI I REZULTATEVE NË PUNË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM

 

  1. Inspektori i Përgjithshëm i nënshtrohet vlerësimit të rezultateve në punë 1 (një) herë në vit nga titullari i institucionit, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm.

 

  1. Vlerësimi i inspektorit të Përgjithshëm kryhet në bazë të performancës së tij profesionale, në përputhje me kriteret e përgjithshme, si më poshtë vijon:

 

  1. a) Realizimi i objektivave institucionalë të përcaktuar në fillim të periudhës së vlerësimit;

 

  1. b) Cilësia dhe efektiviteti i veprimtarisë inspektuese;

 

  1. c) Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe financiare në dispozicion të institucionit;

 

ç) Respektimi i dispozitave ligjore dhe i standardeve të etikës profesionale;

 

  1. d) Transparenca dhe komunikimi me publikun;

 

dh)Nismat për përmirësim të punës dhe përdorimi i teknologjisë në proceset inspektuese;

 

  1. e) Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përfaqësimi institucional.

 

  1. LIRIMI DHE SHKARKIMI NGA DETYRA

Inspektori i PĂ«rgjithshĂ«m lirohet dhe shkarkohet nga detyra me vendim tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave, me propozim tĂ« titullarit tĂ« institucionit pĂ«rgjegjĂ«s, qĂ« ka nĂ« varĂ«si Inspektoratin e PĂ«rgjithshĂ«m, sipas rasteve tĂ« parashikuara nĂ« ligjin nr.99/2024, “PĂ«r inspektimin nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€.

Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga marrja dijeni apo konstatimi i shkakut për lirimin apo shkarkimin nga detyra të inspektorit të Përgjithshëm, i paraqet titullarit të institucionit raportin me faktet dhe rrethanat përkatëse.

VII. DISPOZITË E FUNDIT

Ngarkohet Inspektorati i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren zyrtare”.

Emërohet Drejtor i ri i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe
 Ja vendimet e sotme të qeverisë

By: Fax Web
15 January 2026 at 18:36

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendime që lidhen me miratimin e kuadrit makroekonomik dhe fiskal për periudhën 2027-2029, miratimin në parim të marrëveshjes me qeverinë e Ukrainës për transportin ndërkombëtar rrugor, përcaktimin e kritereve të veçanta dhe të procedurave për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, lirimin dhe shkarkimin nga detyra të inspektoriatit të përgjithshëm si dhe emërimin e Marjeta Përlala si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Vendime:

‱Miratimin e kuadrit makroekonomik e fiskal pĂ«r periudhĂ«n 2027-2029, “Treguesit kryesorĂ« makroekonomikĂ«â€ dhe “Treguesit fiskalĂ« sipas buxhetit tĂ« konsoliduar”.

‱Miratimin, nĂ« parim, tĂ« marrĂ«veshjes, ndĂ«rmjet KĂ«shillit tĂ« Ministrave tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe Kabinetit tĂ« Ministrave tĂ« UkrainĂ«s, pĂ«r transportin ndĂ«rkombĂ«tar rrugor.

‱Kalimin nĂ« pĂ«rgjegjĂ«si administrimi tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit tĂ« disa pronave tĂ« paluajtshme shtetĂ«rore, sipas formularĂ«ve.

‱PĂ«rcaktimin e numrit tĂ« punonjĂ«sve me kontratĂ« tĂ« pĂ«rkohshme, pĂ«r vitin 2026, pĂ«r njĂ«sitĂ« e qeverisjes qendrore.

‱ShpronĂ«simin, pĂ«r interes publik, tĂ« pronarĂ«ve tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme, pronĂ« private, qĂ« preken nga realizimi i projektit “NdĂ«rhyrje nĂ« zona sportive dhe lodra pĂ«r fĂ«mijĂ« “Dua tĂ« luaj””, Bashkia Fier.

‱PĂ«rcaktimin e kritereve tĂ« veçanta dhe tĂ« procedurave pĂ«r pĂ«rzgjedhjen, emĂ«rimin, vlerĂ«simin e rezultateve nĂ« punĂ«, disiplinĂ«n, lirimin dhe shkarkimin nga detyra tĂ« inspektoriatit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m.

‱Znj. Marjeta PĂ«rlala emĂ«rohet drejtor i PĂ«rgjithshĂ«m i AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Mjedisit.

VKM-të e plota të Qeverisë

U zhduk muaj më parë, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare

By: Fax Web
15 January 2026 at 18:30

ËshtĂ« gjetur trupi i pa jetĂ« i Floresha Prengu, 35 vjeçe, banore e Trentos 40 kilometra larg shtĂ«pisĂ« pĂ«rgjatĂ« lumit Adige, raportojnĂ« mediat italiane.

Trupi u njoh nga familjarët, të cilët deri shpresuan për një përfundim tjetër.

Floresha Prengu, me origjinë shqiptare dhe nënë e dy vajzave, ishte parë për herë të fundit në Trento më 22 tetor.
Më pas gjurmët e saj u humbën.

Pas zhdukjes së saj, familjarët iu drejtuan menjëherë forcave të rendit duke kërkuar që të kontaktojnë në 112 në rast se e shihnin atë.

Në ditët menjëherë pas zhdukjes u organizua një kërkim i gjerë në qytet, me përdorimin e skuadrave përgjatë lumit, zjarrfikësve vullnetarë përgjatë lumit Adige dhe helikopterit për verifikime nga ajri, që nuk dhanë rezultate konkrete.

Sipas autoriteteve, mendohet se 35-vjeçarja u mor nga rryma e lumit Adige, tĂ« cilĂ«s nuk arriti dot t’i mbijetonte.

Rey Manaj pranĂ« zyrtarizimit te ekipi kinez/ KontratĂ« 2-vjeçare me pagĂ« “sheiku”

By: Fax Web
15 January 2026 at 18:27

Aventurë e re për Rey Manaj.

Sulmuesi i Kombëtares duket se do të vazhdojë të luajë në kampionatin kinez të futbollit, duke hapur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij.

28-vjeçari ka rënë dakord për të qenë pjesë e klubit kinez Zhejiang të paktën për dy vite.

Sipas marrëveshjes, Manaj do të përfitojë një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, plus bonuse, duke u bërë një nga transferimet më të rëndësishme të klubit për këtë periudhë merkatoje.

Ky transferim shënon një kapitull të ri për sulmuesin shqiptar jashtë Evropës, pas eksperiencës së fundit me Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ai u dallua për paraqitjet e mira dhe numrin e golave të shënuar.

 

Zhejiang FC synon të forcojë ndjeshëm repartin ofensiv me përvojën ndërkombëtare të Manajt, duke rritur njëkohësisht konkurrencën dhe ambiciet e klubit në kampionatin kinez.

Emri i Manajt ishte përfolur për një rikthim të mundshëm në Turqi, por në fund sulmuesi i Kombëtares vendosi të pranojë ofertën nga Kina, duke zgjedhur një sfidë të re në një kampionat interesant.

EMRI-FOTO/ Ekzekutoi ish-snajperistin kurd, Britania shpall në kërkim të riun shqiptar

By: Fax Web
15 January 2026 at 18:22

Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Armando Marku, është shpallur në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar pasi akuzohet për vrasjen e një 32-vjeçari, ngjarje e ndodhur në vitin 2019, në Hartlepool.

Sipas njoftimit, lidhur me ngjarjen janë dënuar bashkëpunëtorët e të riut shqiptar, ndërsa vetë ky i fundit ndodhet në arrati.

Policia e Mbretërisë së Bashkuar bën thirrje që kushdo që ka informacion për të riun, të njoftojë autoritetet.

Njoftimi:

Pak më shumë se gjashtë vjet pasi Hemawand Ali Hussain u ekzekutua brutalisht në Hartlepool, një tjetër person është tashmë i akuzuar në lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit.

Si pjesë e hetimeve të vazhdueshme mes Policisë së Cleveland, Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe partnerëve ndërkombëtarë, Sajmir Dodoveci (40) u ndalua në një stacion treni në Bruksel të martën, më 23 dhjetor-dy ditë para Krishtlindjes.

Dodoveci u ekstradua këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas u akuzua për vrasjen e z. Hussain, i cili u qëllua me armë nga afër brenda një shtëpie në rrugën Charterhouse në shtator 2019.

Ai doli ditën e premte, 9 janar para Gjykatës së Magjistratëve në Teesside dhe u la në paraburgim deri në paraqitjen e tij në Gjykatën e Kurorës në Teesside të martën e 13 janar-it.

Hetimet e gjera nga Policia e Cleveland më parë çuan në burgim të përjetshëm për Eugert Merizaj për vrasjen e z. Hussain. Ai ishte larguar nga Mbretëria e Bashkuar pas vrasjes dhe u gjurmua gjithashtu në Belgjikë, u ekstradua dhe u dërgua në gjyq ku u shpall fajtor.

Tre burra të tjerë u dënuan në janar 2021 pasi u shpallën fajtorë për vrasje nga pakujdesia. Ata janë Noza Saffari, 40 vjeç, i dënuar me 15 vjet burg, Dorian Pirija, 34 vjeç, i dënuar me 19 vjet, dhe Qazim Marku, 26 vjeç, gjithashtu i dënuar me 19 vjet burg.

NjĂ« 34-vjeçar u ndalua gjithashtu nĂ« BelgjikĂ« nĂ« shkurt 2024 dhe po bĂ«hen pĂ«rgatitjet pĂ«r ekstradimin e tij pĂ«r t’u pĂ«rballur me gjyqin.

Ndërkohë, një tjetër i dyshuar, shqiptari 26-vjeçar Armando Marku (në foto më poshtë), mbetet ende në arrati.

Hetuesja Kryesore, Inspektorja Detektive Lyndsey Dale nga Policia e Cleveland, tha: “PavarĂ«sisht kalimit tĂ« kohĂ«s, ky rast mbetet njĂ« prioritet pĂ«r forcĂ«n dhe kemi bĂ«rĂ« pĂ«rparim tĂ« konsiderueshĂ«m pĂ«rmes hetimeve tĂ« gjera – si nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar ashtu edhe jashtĂ« saj.

Ky është një rast kompleks dhe sfidues që ka kërkuar bashkëpunim në disa juridiksione për një periudhë të gjatë. Oficerët tanë dhe agjencitë partnere, përfshirë organizatat ndërkombëtare dhe NCA, kanë punuar pa u lodhur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe ne vazhdojmë të ndjekim çdo pistë të mundshme.

Dua të falënderoj ekipin tim dhe të gjithë ata që janë përfshirë për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për ndarjen e angazhimit tonë për të arritur drejtësi për Hemawand Ali Hussain dhe familjen e tij, pavarësisht sa kohë mund të marrë.

Gjatë muajve të fundit, detektivët tanë të përkushtuar kanë bashkëpunuar me agjenci ligjzbatuese në Evropë, duke ndarë inteligjencë dhe duke kryer hetime të gjera. Këto hetime ndërkombëtare kanë qenë vendimtare për zhvillimin e pistave të reja që çuan në arrestimin e fundit; ndalimi i Dodovecit provon se thjesht nuk

mund t’i shpĂ«tosh ligjit.

TĂ« gjitha mendimet tona mbeten me familjen e z. Hussain dhe me bashkĂ«shorten dhe djemtĂ« e tij, tĂ« cilĂ«t po mbahen tĂ« informuar pĂ«r zhvillimet.”

MĂ« nĂ« fund, Inspektorja Detektive Dale paralajmĂ«roi: “Tani do tĂ« dyfishojmĂ« pĂ«rpjekjet tona pĂ«r tĂ« gjetur dhe arrestuar Armando Markun, i cili ende kĂ«rkohet nĂ« lidhje me kĂ«tĂ« vrasje.

Hetimet tona në vend dhe jashtë vendit na bëjnë të besojmë se ai ka lënë Mbretërinë e Bashkuar dhe aktualisht ndodhet jashtë, kështu që po punojmë ngushtë me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare për ta gjurmuar dhe arrestuar;

kjo do të jetë fokusi i vazhdueshëm i ekipit hetimor. Ne nuk do të ndalemi dhe do të përdorim të gjitha metodat e disponueshme për ta gjetur.

I bëj thirrje kujtdo që ka informacion për Armando Markun ose vendndodhjen e tij aktuale të na kontaktojë. Edhe detaji më i vogël mund të ndihmojë hetimin tonë.

Ju lutemi kontaktoni Policinë e Cleveland në 101 duke cituar numrin e incidentit SE19159141 (Operacioni Chard).

Dhe kur z. Marku ta shohĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rditĂ«sim, siç jam e sigurt qĂ« do ta shohĂ«, do ta nxisja tĂ« paraqitet dhe t’i dorĂ«zohet autoriteteve lokale, pasi Ă«shtĂ« vetĂ«m çështje kohe para se policia ta gjejĂ« dhe ta arrestojĂ«.” 

VIDEO/ Spiropali dekorohet me “Urdhri i PrinceshĂ« OllgĂ«s“ nga Presidenti Zelensky

By: Fax Web
15 January 2026 at 17:59

Presidenti i UkrainĂ«s, Volodymyr Zelensky, i dorĂ«zoi sot nĂ« Kiev, Ministres pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali, dekoratĂ«n e “Urdhrit tĂ« PrinceshĂ«s Olga”, e Klasit tĂ« ParĂ«.

Dekorimi i Spiropalit nga Zelensky me një prej nderimet më të larta shtetërore të Ukrainës, vjen për kontributin e çmuar personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Spiropali theksoi nĂ« njĂ« mesazh se “e pranova Urdhrin e LartĂ« jo vetĂ«m nĂ« emrin tim personal, por nĂ« emrin e çdo qytetari shqiptar, si dhe nĂ« emĂ«r tĂ« vlerave tĂ« shenjta njerĂ«zore dhe solidaritetit qĂ« tĂ« gjithĂ«, gratĂ«, vajzat, djemtĂ« dhe burrat shqiptarĂ« strehojnĂ« nĂ« zemrat e tyre.”

“Sot, nĂ« Kiev, me pĂ«rulĂ«si dhe njĂ« ndjenjĂ« tĂ« thellĂ« mirĂ«njohjeje, pranova Urdhrin PrinceshĂ« Olga, Klasi I, akorduar dhe dorĂ«zuar nga Presidenti Volodymyr Zelensky.

E pranova kĂ«tĂ« UrdhĂ«r tĂ« LartĂ« jo vetĂ«m nĂ« emrin tim personal, por nĂ« emrin e çdo qytetari shqiptar, si dhe nĂ« emĂ«r tĂ« vlerave tĂ« shenjta njerĂ«zore dhe solidaritetit qĂ« tĂ« gjithĂ«, gratĂ«, vajzat, djemtĂ« dhe burrat shqiptarĂ« strehojnĂ« nĂ« zemrat e tyre. Ukraina Ă«shtĂ« sot fushĂ«beteja jo vetĂ«m e luftĂ«s, por edhe e ndĂ«rgjegjes sonĂ« kolektive. Aty, do tĂ« shkruhet nĂ«se e ardhmja do tĂ« jetĂ« e diktuar nga frika apo nga vlerat. Dhe kam bindjen, sot edhe njĂ« herĂ« mĂ« shumĂ«, qĂ« e ardhmja, ashtu siç ka thĂ«nĂ« Heroi ynĂ« KombĂ«tar, Gjergj Kastrioti, nuk do tĂ« shkruhet nga forca e armĂ«ve, por nga forca e njerĂ«zve dhe vlerave tĂ« tyre“, deklaroi Spiropali.

Në takimin e posaçëm që pasoi ceremoninë e dekorimit, Presidenti Zelensky e vuri theksin te qëndrimet e qarta dhe të principta të Qeverisë shqiptare dhe të Kryeministrit Edi Rama kundër krimeve të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Ai falenderoi Spiropalin për kontributin e saj aktiv përkrah kauzës së Ukrainës.

MĂ« herĂ«t, Spiropali u prit nga homologu i saj ukrainas Andrii Sybiha, ku deklaroi se “njĂ« paqe e drejtĂ« pĂ«r UkrainĂ«n, do tĂ« thotĂ« garanci sigurie; do tĂ« thotĂ« qĂ« tĂ« burgosurit tĂ« kthehen nĂ« shtĂ«pi, krimet e luftĂ«s tĂ« hetohen dhe tĂ« ndiqen penalisht, dhe agresori tĂ« mbahet pĂ«rgjegjĂ«s.”

Spiropali shtoi se “ShqipĂ«ria ka ofruar ndihmĂ« humanitare pĂ«r UkrainĂ«n, ka mirĂ«pritur refugjatĂ«t dhe ka kontribuar nĂ« mbĂ«shtetje ushtarake nĂ« bashkĂ«punim me NATO-n dhe partnerĂ«t e BE-sĂ«.”

Në vizitë, u riafirmua vizioni i përbashkët për Integrimin Europian si një faktor kyç për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në Europë.

Spiropali shprehu gatishmërinë për të mbështetur reciprokisht aspiratat e Integrimit Europian të Ukrainës dhe Republikës së Shqipërisë.

❌
❌