Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Main stream

KOMENT – Evropianët dalin në skenë në Davos, pasi Trump vendos Groenlandën në agjendë

20 January 2026 at 12:00

DAVOS, 20 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot një takim të palëve të ndryshme në lidhje me Groenlandën, një territor autonom që i përket Danimarkës, të cilin ai dëshiron ta aneksojë, por kjo ka rritur presionin mbi udhëheqësit evropianë të mbledhur në Forumin Ekonomik të Davosit.

Mbledhja vjetore e multilateralizmit, të cilën presidenti amerikan e ka dëmtuar gjithmonë, vjen mes një ngërçi për Groenlandën midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj evropianë brenda NATO-s.

“Nuk mendoj se do të bëjnë shumë luftë. Duhet ta pranojmë”, i tha presidenti amerikan një gazetari në Florida i cili e pyeti për Groenlandën, përpara se të njoftonte “një takim të palëve të ndryshme në Davos”.

“Groenlanda është thelbësore për sigurinë kombëtare dhe globale. Nuk mund të ketë kthim prapa për këtë, të gjithë janë dakord!”, deklaroi ai në rrjetin e tij Truth Social, duke treguar se kishte pasur “një bisedë shumë të mirë telefonike” me Mark Rutte-n, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë padyshim vendi më i fuqishëm në botë… Ne jemi e vetmja fuqi e aftë të sigurojë paqen në botë, dhe kjo bëhet, thjesht, me forcë!”, tha ai.

Presidenti amerikan postoi gjithashtu një imazh të gjeneruar nga IA që e tregon atë, të shoqëruar nga zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i Shtetit Marco Rubio, duke vendosur një flamur amerikan në një peizazh arktik. Një tabelë shkruan “Grenlanda, territor i SHBA-së që nga viti 2026”.

Trump citon shqetësimet e sigurisë në lidhje me Rusinë dhe Kinën si justifikim për sekuestrimin e Groenlandës dhe ai ka kërcënuar me tarifa për vendet që e kundërshtojnë atë, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa BE-ja shqyrton masa tregtare hakmarrëse, deklaratat e bëra nga udhëheqësit evropianë në samitin e Davosit të martën do të monitorohen nga afër.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është planifikuar të mbajë një nga fjalimet hapëse, e ndjekur nga zëvendëskryeministri kinez He Lifeng.

Të hënën, ajo përsëriti “nevojën për të respektuar pa mëdyshje” sovranitetin e Groenlandës dhe Danimarkës gjatë një takimi në Davos me një delegacion dypartiak nga Kongresi i SHBA-së.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili kohët e fundit denoncoi “kolonializmin e ri dhe imperializmin e ri” në marrëdhëniet ndërkombëtare, është ndër ata që mbështesin një përgjigje të fortë të BE-së.

Ai është planifikuar të flasë në Davos herët këtë pasdite.

– Rreth vicioz –

Donald Trump, paraqitja e të cilit e fundit personalisht në forumin e Davosit ishte në vitin 2020, pritet t’i drejtohet asamblesë të mërkurën.

Prania amerikane është shumë e dukshme këtë vit në Davos.

Sipas organizatorëve, delegacioni amerikan është një nga më të mëdhenjtë e regjistruar ndonjëherë në Davos këtë vit.

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, hodhi poshtë të martën në Davos idenë se evropianët mund të imponojnë hakmarrje financiare dhe të shesin obligacionet e tyre të Thesarit të SHBA-së.

Gjatë një konference për shtyp, ai denoncoi “një narrativë krejtësisht mashtruese”, duke vënë në dukje se tregu i borxhit amerikan “po performon më mirë në botë”.

“Është tregu më likuid dhe është baza e të gjitha transaksioneve financiare”, tha ai.

“Të gjithë duhet të marrin frymë thellë. Mos i dëgjoni mediet histerike”, shtoi ai.

Macron kishte planifikuar të largohej nga Davosi të martën në mbrëmje, pa u takuar me Donald Trump.

Kancelari gjerman Friedrich Merz, nga ana tjetër, kishte deklaruar se donte të takohej me presidentin amerikan atje, duke thënë se donte të “shmangte një përshkallëzim të luftës tregtare”.

“Kërcënimet tarifore midis aleatëve janë të papranueshme; ato dobësojnë marrëdhënien tonë transatlantike dhe, në skenarin më të keq, mund të çojnë në një rreth vicioz”, paralajmëroi gjithashtu presidenti finlandez, Alexander Stubb.

Kur u pyet për mundësinë e përdorimit të forcës nga amerikanët, ai megjithatë pohoi se “nuk besoj se amerikanët do të marrin ushtarakisht kontrollin e Groenlandës”.

Ndër udhëheqësit e tjerë që priten në Davos të martën është kryeministri kanadez Mark Carney, i cili po kërkon të zvogëlojë varësinë e vendit të tij nga Shtetet e Bashkuara dhe së fundmi përfundoi një partneritet të ri me Pekinin.

Samiti, këtë vit me temën “Një Frymë Dialogu”, do të mbahet deri të premten në një resort luksoz skish./  a.jor.

The post KOMENT – Evropianët dalin në skenë në Davos, pasi Trump vendos Groenlandën në agjendë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 20.01.2026

20 January 2026 at 07:33

DAVOS (Zvicër) – Fjala e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

DAVOS (Zvicër) – Fjala e zëvendëskryeministrit kinez, He Liveng.

DAVOS (Zvicër) – Tryezë e rrumbullakët mbi Amerikën Latine, me presidentët e Kolumbisë, Panamasë dhe Ekuadorit.

DAVOS (Zvicër) – Bisedë me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.

DAVOS (Zvicër) – Fjala e kryeministrit kanadez Mark Carney.

DAVOS (Zvicër) – Fjala e presidentit francez, Emmanuel Macron

JAPONI – Rinisja e centralit bërthamor ”Kashiwazaki-Kariwa”, më i madhi në botë, i cili u mbyll pas katastrofës së Fukushimës në vitin 2011.

BERLIN (Gjermani) – Kancelari gjerman pret presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Qeveria vendos për projektin kontrovers të ambasadës së re kineze.

STRASBURG (Francë) – Protesta e fermerëve përpara Parlamentit Evropian.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Ekonomisë dhe Financave të BE-së.

GJENEVË (Zvicër) – Konferenca për Çarmatimin mban seancën e saj të parë plenare publike të vitit.

PRAGË (Republika Çeke) – Vizitë e ministrit të Jashtëm izraelit, Gideon Saar.

STRASBURG (Francë) – Komisioni Evropian propozon një rishikim të rregullave të BE-së mbi sigurinë kibernetike (Akti i Sigurisë Kibernetike)./  a.jor.

The post AGJENDA NDËRKOMBËTARE 20.01.2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 19 January 2026Main stream

SPANJË – Tri ditë zi kombëtare pas aksidentit vdekjeprurës hekurudhor

19 January 2026 at 14:49

MADRID, 19 janar /ATSH-AFP-EFE/ – Spanja shpalli tri ditë zi kombëtare, njoftoi sot kryeministri Pedro Sanchez, i cili shtoi edhe se do të kishte një ”transparencë absolute” për shkakun e aksidentit që shkaktoi 39 viktima dhe 170 të plagosur.

Një tren, i cili ishte nisur dje nga Malaga në orën 18:40 me destinacion stacionin Puerta de Atocha të Madridit, me 317 pasagjerë, nxori nga shinat tre vagonët e tij të fundit duke u përplasur me një tjetër tren Renfe që shkonte në Huelva, i cili gjithashtu doli nga shinat.

Përplasje fatale e trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë ka shkaktuar sipas raportimeve 39 viktima dhe 170 të plagosur, ku 24 prej tyre janë në gjendje të rëndë, nga të cilët katër janë të mitur.

Një numër i madh forcash shpëtimi mbërritën në vendngjarje duke u përpjekur të nxjerrin  njerëzit e bllokuar nga rrënojat.

Sipas ministrit spanjoll të Transportit, Oscar Puente, linja ku ndodhi tragjedia ishte modernizuar së fundmi.

Ndërkaq më shumë se 200 trena janë prekur nga pezullimi i trafikut hekurudhor në linjat me shpejtësi të lartë midis Madridit dhe qyteteve andaluziane të Seviljes, Kordobës, Malagës dhe Huelvës./  a.jor.

The post SPANJË – Tri ditë zi kombëtare pas aksidentit vdekjeprurës hekurudhor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Putin i ftuar t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën

19 January 2026 at 14:01

MOSKË, 19 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë një ftesë nga Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet kanaleve diplomatike, për të marrë pjesë në të ashtuquajturin Bord i Paqes për Rripin e Gazës të presidentit të SHBA-së Donald Trump.

“Aktualisht po shqyrtojmë të gjitha detajet e kësaj oferte dhe shpresojmë të krijojmë kontakt me palën amerikane për të sqaruar të gjitha pikat”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Rusia mban kontakte me Izraelin, Autoritetin Palestinez dhe milicinë islamike palestineze Hamas, të cilën SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe të tjerët e kanë përcaktuar si një organizatë terroriste.

Në Moskë, ftesa u mirëprit, pasi Rusia e ka parë prej kohësh veten si një lojtare kyçe në Lindjen e Mesme dhe vazhdon të ndjekë interesat e saj gjeopolitike në rajon.

Ky veprim shihet gjithashtu si një nxitje për Putinin, duke ofruar një shkallë angazhimi të ripërtërirë ndërkombëtar pavarësisht luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë.

Presidenti rus shpesh ka thënë se mirëpret përpjekjet e Trumpit për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Ky bord do të mbikëqyrë një komitet të ri ekspertësh palestinezë që menaxhojnë drejtimin e përditshëm të Gazës.

Vetë presidenti Trump kryeson bordin.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, bordi përfshin gjithashtu ish-kryeministrin britanik Tony Blair, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, dhëndrin e Trump, Jared Kushner, dhe të dërguarin special të SHBA-së Steve Witkoff./  a.jor.

The post RUSI – Putin i ftuar t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 19/01/2026

19 January 2026 at 07:33

DAVOS (Zvicër) – Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror.

TOKIO (Japoni) – Kryeministrja Sanae Takaichi pritet të shpallë zgjedhje të parakohshme.

BRUKSEL (Belgjikë) – FMN-ja prezanton parashikimet e saj të përditësuara ekonomike globale.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Fillon gjyqi në çështjen e ngritur nga princi Harry dhe personazhe të tjerë të famshëm, përfshirë Elton John, kundër botuesit të ”Daily Mail”.

MOSKË (Rusia) – Pritet vendimi në gjyqin e të dyshuarve për vrasjen e gjeneralit rus Kirilov.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Financave të Eurozonës (Eurogroup), të cilët pritet të zgjedhin një kandidat për zëvendëspresident të BQE-së.

PARIS (Francë) – Deklaratë qeveritare, e ndjekur nga një debat, mbi rolin e Francës në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve politike ndërkombëtare krizat, veçanërisht në Venezuelë.

PRAGË (Republika Çeke) – Vizitë e ministrit të Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Raporti mbi Sudanin nga Zyra e Prokurorit të ICJ-së, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së./ a.jor.

The post AGJENDA NDËRKOMBËTARE 19/01/2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 18/01/2026

18 January 2026 at 07:20

SEUL (Koreja e Jugut) – Vizitë e kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

LISBONË (Portugali) – Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale.

NJU JORK (Shtetet e Bashkuara) – Tubim solidariteti me Iranin.

BUSAN (Koreja e Jugut) – Festivali tradicional me famë botërore i arinjve polarë.

MELBOURNE (Australi) – Tenis – Australian Open./ a.jor.

The post AGJENDA NDËRKOMBËTARE 18/01/2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump kërcënon me tarifa të reja Evropën për çështjen e Groenlandës

17 January 2026 at 18:46

UASHINGTON, 17 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, rriti më tej presionin mbi vendet evropiane të shtunën, duke i kërcënuar ato me tarifa deri në 25% që do të mbeten në fuqi derisa Uashingtoni të arrijë të blejë Groenlandën.

“Duke filluar nga 1 shkurti, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda do t’i nënshtrohen një tarife prej 10% për mallrat e tyre të dërguara në Shtetet e Bashkuara”, shkroi Donald Trump në rrjetin e tij Truth Social.

“Më 1 qershor 2026, tarifat do të rriten në 25%” dhe ato do të mbeten në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për shitjen e plotë dhe totale të Groenlandës”, deklaroi ai.

Nëse ky përshkallëzim do të materializohej, kjo do të krijonte një situatë të paprecedentë tensioni për NATO-n, me një nga anëtarët e saj kryesorë që do të drejtohej në sanksione për të sekuestruar territorin që i përket njërit prej partnerëve të saj, një shteti sovran dhe demokratik.

Që kur u kthye në pushtet një vit më parë, Donald Trump ka përmendur rregullisht marrjen e kontrollit të ishullit të madh Arktik që i përket Danimarkës, një territor strategjik por me popullsi të pakët.

Ai ka pohuar se do ta sekuestrojë atë “në një mënyrë ose në një tjetër”, për t’iu kundërvënë, sipas tij, përparimeve ruse dhe kineze në Arktik.

Presidenti amerikan mbrojti kërcënimet duke argumentuar se vendet evropiane po “luanin këtë lojë shumë të rrezikshme” dhe “kanë marrë një rrezik që nuk është as i qëndrueshëm dhe as i zbatueshëm”.

“Prandaj, është e domosdoshme, për të mbrojtur paqen dhe sigurinë globale, të merren masa të forta për ta çuar këtë situatë potencialisht të rrezikshme në një fund të shpejtë dhe të qartë”, shtoi ai.

Presidenti nuk specifikoi bazën ligjore mbi të cilën kishte ndërmend të vendoste këto tarifa të reja.

Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump i ka bërë tarifat një gur themeli të politikës së tij ekonomike dhe diplomatike.

Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian arritën një marrëveshje këtë verë për të ulur tarifat e SHBA-së për shumicën e mallrave evropiane në 15%./  a.jor.

The post SHBA – Trump kërcënon me tarifa të reja Evropën për çështjen e Groenlandës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Blair: I nderuar të jem pjesë e Bordit të Paqes të Trump për Gazën

17 January 2026 at 14:13

LONDËR, 17 janar /ATSH-DPA/ – Ish-kryeministri britanik, Tony Blair tha sot se është i nderuar që emërohet pjesë e një ekipi që do të jetë pjesë integrale e përpjekjeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump për të rindërtuar Gazën.

Blair u rendit së bashku me zyrtarë të profilit të lartë të administratës Trump si pjesë e një “bordi ekzekutiv themelues” për të udhëhequr përpjekjet afatgjata të paqes në Lindjen e Mesme, të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të premten.

Ky do të jetë krahu operativ i Bordit të Paqes, i cili do të kryesohet nga Trump dhe udhëheqës të tjerë botërorë në detyrë që ende nuk janë emëruar.

Presidenti i SHBA-së e quajti atë “Bordi më i madh dhe më prestigjioz i mbledhur ndonjëherë në çdo kohë, në çdo vend”.

Zyrtarët e listuar përfshinin sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, të dërguarin special për Lindjen e Mesme Steve Witkoff dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner.

Ish-i dërguari special i OKB-së, Nickolay Mladenov, u emërua gjithashtu në bord, së bashku me miliarderin Marc Rowan, presidentin e Bankës Botërore, Ajay Banga, dhe zëvendëskëshilltarin e sigurisë kombëtare të SHBA-së, Robert Gabriel.

“Falënderoj presidentin Trump për udhëheqjen e tij në themelimin e Bordit të Paqes dhe jam i nderuar që u emërova në bordin e tij ekzekutiv”, tha Blair.

“Ka qenë një privilegj i vërtetë të punoj me Steve Witkoff dhe Jared Kushner dhe ekipin e tyre të shkëlqyer. Pres me padurim të punoj me ta dhe kolegë të tjerë në përputhje me vizionin e presidentit për të promovuar paqen dhe prosperitetin”, theksoi ai./ a.jor.

The post BM – Blair: I nderuar të jem pjesë e Bordit të Paqes të Trump për Gazën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 17/01/2026

17 January 2026 at 07:33

PARAGUAJ – Data e pritur për nënshkrimin e marrëveshjes tregtare BE-Mercosur.

KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Traktati ndërkombëtar për mbrojtjen e deteve të hapur hyn në fuqi.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Demonstratë kundër superambasadës së propozuar kineze.

KOPENHAGË (Danimarkë) – Protestë me sloganin “Larg duart nga Groenlanda” dhe përpara ambasadës amerikane.

NUUK (Danimarkë) – Demonstratë “Groenlanda u përket groenlandezëve” e organizuar në disa qytete në të gjithë territorin danez.

MARSEJË (Francë) – Konferencë për shtyp me Marine Le Pen.

BERNË (Zvicër) – Demonstratë e paautorizuar kundër Forumit Ekonomik Botëror (WEF).

PALM BEACH (Shtetet e Bashkuara) – Donald Trump takohet me kryeministrin sllovak Robert Fico.

TARVISIO (Itali) – Ski alpin – Kupa Botërore për femra./  a.jor.

The post AGJENDA NDËRKOMBËTARE 17/01/2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ANTARKTIDË – Ish-ajsbergu më i madh në botë në shpërbërje e sipër

17 January 2026 at 07:07

PARIS, 17 janar /ATSH-DPA/ – Shpërbërja e afërt e atij që dikur ishte ajsbergu më i madh në botë, A23a, është kapur në një imazh të ri satelitor.

”Imazhi tregon shenjat e para se ajsbergu së shpejti do të shpërbëhet plotësisht”, raportoi Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), duke vënë në dukje pamjen jashtëzakonisht të qartë dhe pa re të gjigantit ndërsa noton pranë Antarktidës.

“Zonat blu të ndritshme të dukshme në sipërfaqen e tij dhe në ajsbergët në jug të tij janë pellgje me ujë të shkrirë, të cilat janë shenja të qarta të zhdukjes së shpejtë të ajsbergut”, tha agjencia me seli në Paris.

Imazhi u mor nga sateliti ”Sentinel-2” i programit evropian të vëzhgimit të Tokës ”Copernicus”.

Ajsbergu A23a dikur ishte ajsbergu më i madh në botë, duke mbuluar rreth 4 000 kilometra katrorë – më shumë se tre herë më i madh se Roma.

Tani është zvogëluar në rreth 1 000 kilometra katrorë në sipërfaqe.

I ashtuquajturi megaberg u shkëput në vitin 2000, por mbeti i bllokuar në rrymat oqeanike që qarkullonin përpara se të largohej me shpejtësi nga ujërat e Antarktidës në nëntor 2023.

Tani ndodhet në Atlantikun Jugor.

Më 20 dhjetor, sateliti e kapi atë rreth 150 kilometra në veriperëndim të Ishullit të Xhorxhias Jugore, i rrethuar nga disa ajsbergë të vegjël.

Nuk është e pazakontë që ajsbergët që udhëtojnë kaq larg në veri të thyhen, për shkak të temperaturave më të ngrohta të detit dhe kushteve të motit.

Sipas ESA-s, A23a është në rrugën e duhur për klima edhe më të ngrohta dhe së shpejti do të ndajë fatin e ajsbergëve të tjerë që janë thyer në këto ujëra./  a.jor.

The post ANTARKTIDË – Ish-ajsbergu më i madh në botë në shpërbërje e sipër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Pahlavi: Regjimi iranian përfundimisht do të bjerë

16 January 2026 at 22:45

UASHINGTON, 16 janar ATSH-AFP/ – Djali i ish-shahut të Iranit deklaroi sot se ishte i bindur se Republika Islamike do të binte përballë protestave masive dhe bëri thirrje për një ndërhyrje që synonte Gardën Revolucionare.

“Republika Islamike do të bjerë, nuk është çështje nëse, por kur”, pohoi Reza Pahlavi në një konferencë për shtyp në Uashington, duke shtuar se do të kthehej në Iran.

“Ky regjim është në momentet e tij të fundit, është gati të shembet”, tha ai.

Vala e protestave në Iran deri më tani është shuar nga një shtypje e dhunshme që ka lënë mijëra të vdekur, sipas ekspertëve dhe OJQ-ve, një javë pas fillimit të demonstratave masive kundër regjimit, ndër më të mëdhatë që nga shpallja e Republikës Islamike në vitin 1979.

“Kjo nuk është më thjesht shtypje, por një pushtim i huaj i veshur me rroba klerikësh”, tha Pahlavi.

“Ali Khamenei (Udhëheqësi Suprem i Iranit) dhe ndihmësit e tij kanë kryer krime masive kundër popullit iranian dhe kundër të gjithë njerëzimit”, shtoi ai.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të “mbrojë popullin iranian duke dobësuar kapacitetin shtypës të regjimit, veçanërisht duke synuar udhëheqësit e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe infrastrukturën e tyre të komandës dhe kontrollit”.

Ai gjithashtu bëri thirrje për “ushtrimin dhe ruajtjen e presionit maksimal ekonomik mbi regjimin, ngrirjen e aseteve të tij në të gjithë botën”, si dhe “thyerjen e bllokadës së informacionit të regjimit duke lejuar akses të pakufizuar në internet, duke vendosur Starlink dhe mjete të tjera të sigurta komunikimi në shkallë të gjerë në Iran”.

Reza Pahlavi, trashëgimtar i fronit të shahut të Iranit, ka jetuar në mërgim në Shtetet e Bashkuara që nga revolucioni i vitit 1979 që rrëzoi babanë e tij.

Ai është shfaqur si një figurë mbështetëse në lëvizjen protestuese që tronditi vendin e tij./ a.jor.

The post FOKUS – Pahlavi: Regjimi iranian përfundimisht do të bjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PORTUGALI – Kandidati i ekstremit të djathtë favorit në raundin e parë të presidencialeve

16 January 2026 at 17:55

LISBONË, 16 janar /ATSH-AFP/ – Fushata për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Portugali përfundon sot, me kandidatin e ekstremit të djathtë André Ventura si favorit në votimin e së dielës, një skenar i paprecedentë edhe pse ai ka shumë pak shanse për të fituar në raundin e dytë.

Sondazhet e ndryshme e vendosin udhëheqësin e partisë ”Chega” (“Mjaft”) në krye në raundin e parë.

Ndërsa një balotazh duket i mundshëm, i cili do të ishte i pari që nga viti 1986, disa sondazhe parashikojnë një duel midis Venturas dhe socialistit Antonio José Seguro, ndërsa të tjerë sugjerojnë se ai do të përballet me Luis Marques Mendes, kandidatin e mbështetur nga qeveria e krahut të djathtë e kryeministrit Luis Montenegro.

Midis 11 kandidatëve rekord, dy të tjerë kanë gjithashtu një shans për t’u kualifikuar për raundin e dytë, që janë admirali në pension Henrique Gouveia e Melo, i cili udhëhoqi fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 dhe eurodeputeti liberal Joao Cotrim Figueiredo.

Pavarësisht se me kë përballet Ventura, i vetëshpalluri “kandidat i popullit”, kualifikimi i tij për raundin e dytë do të ishte një tjetër moment i rëndësishëm në ngritjen e tij meteorike elektorale që nga themelimi i ”Chega”-s në vitin 2019./  a.jor.

The post PORTUGALI – Kandidati i ekstremit të djathtë favorit në raundin e parë të presidencialeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 16/01/2026

16 January 2026 at 07:33

VJENË (Austri) – Deklaratë për shtyp nga Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.

SEUL (Koreja e Jugut) – Një gjykatë vendos mbi akuzën për pengim të drejtësisë kundër ish-presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol.

MOSKË (Rusi) – Seancë paraprake dëgjimore në padinë e ngritur nga Banka Qendrore ruse kundër ”Euroclear”.

PROVO (Shtetet e Bashkuara) – Procedurale seancë dëgjimore në rastin e vrasjes së Charlie Kirk.

TUNIS (Tunizi) – Fillon gjyqi kundër udhëheqësit islamik Rached Ghannouchi për “përpjekje për të ndryshuar formën e qeverisjes”.

RIO DE ZHANEIRO (Brazil) – Presidenti Lula pret presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Evropian, António Costa./ a.jor.

The post AGJENDA NDËRKOMBËTARE 16/01/2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOPENHAGË – Rasmussen: Blerja e Groenlandës nga SHBA jashtë çdo diskutimi

15 January 2026 at 22:36

KOPENHAGË, 15 janar /ATSH-AFP/ – Është “jashtë çdo diskutimi” që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën, përsëriti sot ministri i Jashtëm danez për shtypin danez, në përgjigje të komenteve të bëra nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

“Kjo është jashtë diskutimit. Kjo nuk është ajo që duam në Danimarkë, as në Groenlandë dhe është në kundërshtim me të gjitha rregullat ndërkombëtare. Kjo shkel sovranitetin tonë”, tha Lars Lokke Rasmussen për transmetuesin publik DR.

Karoline Leavitt deklaroi gjatë një konference për shtyp se vendosja e trupave evropiane në Grenlandë “nuk kishte ndikim në objektivin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të blerë” territorin autonom danez./  a.jor.

The post KOPENHAGË – Rasmussen: Blerja e Groenlandës nga SHBA jashtë çdo diskutimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

15 January 2026 at 20:10

UASHINGTON, 15 janar /ATSH-AFP/ – Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë tha sot se vendosja e trupave evropiane në Groenlandë “nuk ka ndikim në qëllimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të përvetësuar” territorin autonom danez.

“Nuk mendoj se vendosja e trupave në Evropë ka ndonjë ndikim në vendimmarrjen e presidentit dhe nuk ka asnjë ndikim në qëllimin e tij për të përvetësuar Groenlandën”, tha Karoline Leavitt gjatë një konference për shtyp.

Një kontingjent ushtarak francez me 15 trupa mbërriti në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, ndërsa edhe disa shtete evropiane kanë dërguar ushtarë atje si pjesë e një misioni.

Vendosja, e cila do të përfshijë gjithashtu personel nga Gjermania, Suedia, Norvegjia, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, vjen ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon të ushtrojë presion mbi pretendimin e tij për ishullin, i cili është një pjesë e Danimarkës./  a.jor.

The post SHBA – Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Shtëpia e Bardhë: Irani ka pezulluar 800 ekzekutime të planifikuara

15 January 2026 at 20:00

UASHINGTON, 15 janar /ATSH-AFP/ – Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë konfirmoi sot se Irani kishte anuluar 800 ekzekutime të planifikuara të protestuesve dhe deklaroi se “të gjitha opsionet” mbeteshin në tryezë për Shtetet e Bashkuara.

Karoline Leavitt shtoi se Donald Trump e kishte paralajmëruar Teheranin për “pasoja serioze” nëse vazhdonte shtypja e protestave.

Ajo konfirmoi gjithashtu se presidenti amerikan kishte folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, sipas ”New York Times”, i kërkoi atij të mos ndërhynte ushtarakisht në Iran.

Dje, presidenti amerikan, Donald Trump pohoi sot se “vrasjet kanë mbaruar në Iran”.

Ai theksoi se autoritetet “nuk kishin plane” për të ekzekutuar protestuesit, vërejtje që duket se e shtyjnë mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane.

“Na është thënë se vrasjet në Iran kanë mbaruar. Ato kanë mbaruar”, tha presidenti amerikan.

”Nuk janë planifikuar ekzekutime”, shtoi ai dhe duke siguruar se kishte informacionin e tij “nga një burim i mirinformuar”./  a.jor.

The post SHBA – Shtëpia e Bardhë: Irani ka pezulluar 800 ekzekutime të planifikuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Barrot: BE ka përgjegjësi strategjike për Groenlandën

15 January 2026 at 18:23

PARIS, 15 janar /ATSH-AFP/ – Bashkimi Evropian ka një përgjegjësi strategjike për Groenlandën, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po garojnë për këtë territor autonom danez, theksoi sot ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot gjatë një konference për shtyp me homologun e tij letonez.

“Siguria e Arktikut është e pandashme nga e jona, nga siguria evropiane”, deklaroi gjithashtu Jean-Noël Barrot gjatë një vizite në Riga, kryeqytetin e Letonisë.

“Ne mbështesim dhe qëndrojmë në solidaritet me Danimarkën, ashtu siç do të donim të ishim në gjendje të mbështeteshim në mbështetjen dhe solidaritetin e Danimarkës nëse do të ishim në të njëjtën situatë sot”, shtoi ai.

Në një kontekst të paparë tensionesh transatlantike brenda NATO-s, dhe në përgjigje të dëshirës së përsëritur të Uashingtonit për të marrë kontrollin e Groenlandës, evropianët njoftuan në orët e fundit vendosjen e trupave në ishull.

Pas Danimarkës, e cila dërgoi dy avionë transporti trupash, Franca, Suedia, Gjermania dhe Norvegjia kanë vendosur personel ushtarak.

Sipas Barrot, Parisi do të dërgojë burime shtesë në ditët në vijim.

”Groenlanda është një territor evropian nën mbrojtjen e NATO-s”, theksoi ministri.

“NATO, aleatët e NATO-s dhe vendet evropiane janë plotësisht të afta të mbrojnë territorin e tyre kundër çdo kërcënimi, ngado që të vijë”, deklaroi ai.

“Kur shkova në Groenlandë më 31 gusht, unë vetë hipa në një anije ushtarake franceze të ankoruar atje përpara se të merrja pjesë, së bashku me Marinën Suedeze dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Groenlandës”, kujtoi ai.

“Është gjithashtu përgjegjësia jonë të marrim pjesë në këto manovra, të cilat kontribuojnë në një farë mënyre në sigurinë e Arktikut, me të cilën siguria evropiane është e lidhur pazgjidhshmërisht”, shtoi ai para gazetarëve.

Kur u pyet për dëshirën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për të blerë Groenlandën në emër të sigurisë së tyre, Jean-Noël Barrot u përgjigj se ”Groenlanda nuk është në shitje, pasi nuk ka qartësisht shitës. Autoritetet daneze dhe të Groenlandës e kanë deklaruar këtë shumë vendosmërisht”./  a.jor.

The post PARIS – Barrot: BE ka përgjegjësi strategjike për Groenlandën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 15/01/2026

15 January 2026 at 07:33

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Trump takohet me udhëheqësen e opozitës venezueliane Machado, laureaten e çmimit Nobel për Paqen.

MARSEJË (Francë) – Vendimi në rastin ”Apolonia”, mashtrimi më i madh i pasurive të patundshme në Francë.

SILIVRI (Turqi) – Seancë e re dëgjimore në gjyqin e Ekrem Imamoglu, kryetarit të bashkisë së Stambollit, për “falsifikim diplome”.

STAMBOLL (Turqi) – Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan takohet me shtypin e huaj.

VJENË (Austri) – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) po shqyrton sulmet ajrore ruse kundër Ukrainës.

VARSHAVË (Poloni) – Një gjykatë polake vendos për ekstradimin e mundshëm në Ukrainë të arkeologut rus Alexander Butyagin.

ZAGREB (Kroaci) – Takim i Grupit Trilateral të ngarkuar me koordinimin e droneve evropiane.

KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paraqet prioritetet e tij për vitin 2026 në Asamblenë e Përgjithshme.

DETROIT (Shtetet e Bashkuara) – Formula 1 – ”Red Bull Racing” dhe ”Racing Bulls” zbulojnë ngjyrat e tyre të vitit 2026./ a.jor.

The post AGJENDA NDËRKOMBËTARE 15/01/2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Vrasjet në Iran morën fund

14 January 2026 at 22:02

UASHINGTON, 14 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump pohoi sot se “vrasjet kanë mbaruar në Iran”.

Ai theksoi se autoritetet “nuk kishin plane” për të ekzekutuar protestuesit, vërejtje që duket se e shtyjnë mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane.

“Na është thënë se vrasjet në Iran kanë mbaruar. Ato kanë mbaruar”, tha presidenti amerikan.

”Nuk janë planifikuar ekzekutime”, shtoi ai dhe duke siguruar se kishte informacionin e tij “nga një burim i mirinformuar”./  a.jor.

The post SHBA – Trump: Vrasjet në Iran morën fund appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERLIN – Gjermania pjesë e misionit evropian të zbulimit ushtarak në Groenlandë

14 January 2026 at 21:19

BERLIN, 14 janar /ATSH-AFP/ – Berlini njoftoi sot se do të dërgojë trupa për të marrë pjesë në një mision zbulimi në Groenlandë nga e enjtja deri të shtunën, me vende të tjera evropiane për të mbështetur Danimarkën, e cila kërcënohet me një ofensivë nga Shtetet e Bashkuara.

“Objektivi është të shqyrtohen kushtet kornizë për kontribute të mundshme ushtarake për të mbështetur Danimarkën në sigurimin e sigurisë në rajon, për shembull, në fushën e aftësive të mbikëqyrjes detare”, tha Ministria gjermane e Mbrojtjes në një deklaratë.

”Ne do të dërgojmë një ekip zbulimi prej 13 anëtarësh nga Bundeswehr-i, forcat e armatosura gjermane, në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës, të enjten”, shtonte deklarata./ a.jor.

The post BERLIN – Gjermania pjesë e misionit evropian të zbulimit ushtarak në Groenlandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌