Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

Parashikimet/ Shtetet me rritjen më të madhe të pagave gjatë 2026-ës

By: Fax Web
25 December 2025 at 19:48

Rritja reale e pagave pritet të jetë pak më e lartë në 2026, në Europë, por cilat rajone do të performojnë më mirë?

Sipas Bankës Qendrore Evropiane (BQE), pagat reale në eurozonë janë rikuperuar kryesisht pas rënies së fortë gjatë periudhës me inflacion të lartë në 2022. Paga nominale ka rritur më shpejt se çmimet, që do të thotë se evropianët mund të blejnë më shumë me të ardhurat e tyre. Si rezultat, në fillim të 2025, pagat reale në eurozonë janë afër niveleve të regjistruara para rritjes së inflacionit në fund të 2021.

Organizatat ndërkombëtare si OECD ende nuk kanë publikuar raportet e tyre mbi pagat për vitin 2025, të cilat priten në fillim të 2026. Megjithatë, sondazhet japin një tregues mbi tendencat e pagave.

Sipas raportit të Employment Conditions Abroad (ECA) 2025–26 Salary Trends, pagat reale janë rritur në pothuajse të gjitha vendet e Evropës gjatë 2025, një trend që pritet të vazhdojë edhe në 2026.

Në fund të 2025, raportohet se pagat reale do të rriten në 23 nga 25 vendet e Evropës të përfshira në sondazh, ndërsa Rumania (-0.9%) dhe Ukraina (-3.2%) do të regjistrojnë rënie. Tek të tjerët, rritja varion nga 0.2% në Austri deri në 5.1% në Turqi.

Në Turqi, një rritje nominale pagash prej 40% e kombinuar me parashikimin e inflacionit prej 34.9% nga FMN rezulton në një rritje reale prej 5.1%. Kjo e bën Turqinë vendin me rritjen më të madhe të pagave reale, ndërsa Bullgaria dhe Hungaria renditen pas saj.

Nga ekonomitë kryesore të Evropës, Franca renditet më lart, pasuar nga Gjermania, Italia dhe më pas Britania e Madhe.

Erosioni i fuqisë blerëse të turqve për shkak të inflacionit

Parashikohet që Turqia të regjistrojë edhe rritjen më të madhe reale të pagave në 2026, me 8.1%, duke tejkaluar nivelin e 2025.

“Turqia dallon nga vendet e tjera të Evropës pasi rritjet e pagave dhe nivelet e inflacionit janë shumë më të larta,” tha Steven Kilfedder, kreu i analizës së produkteve në ECA për Euronews Business. “Por fuqia blerëse e turqve mbetet larg asaj që kishin më parë.”

Kilfedder theksoi se punëtorët në Turqi kanë përjetuar vite rënie reale të pagave, pasi inflacioni ka qenë më i lartë se rritja e pagave. Rënia reale e pagave ishte e ndjeshme në 2022 dhe akoma e dukshme në 2024.

Parashikimi i rritjes mesatare në 2026

ECA parashikon një rritje mesatare reale të pagave prej 1.4% në 25 vendet e Evropës në 2025 dhe 1.7% në 2026. Rumania (-0.7%) pritet të regjistrojë sërish rënie, ndërsa të gjitha vendet e tjera do të shënojnë rritje pozitive.

Hungaria, Polonia, Çekia dhe Bullgaria pritet të jenë ndër grupet me rritjen më të lartë.

“Ekonomitë e Evropës Lindore pritet të performojnë më mirë se homologët e tyre të Evropës Perëndimore, duke përfituar nga rritja më e shpejtë ekonomike dhe produktiviteti më i lartë,” thuhet në raport.

Britania e Madhe do të shënojë rritjen më të ulët reale të pagave ndër ekonomitë kryesore evropiane me 1.1%, por kjo përbën një përmirësim të qartë krahasuar me 2025.

Britania dhe Italia mbeten pak pas Francës dhe Gjermanisë përsa i përket rritjes reale të pagave në 2026, por ndryshimi kryesor është në inflacionin e parashikuar.

“Ndërsa pritet që Britania të shohë rritjet më të mëdha të pagave vitin e ardhshëm me 3.6%, këto fitime do të zvogëlohen nga inflacioni më i lartë se tek vendet e tjera,” tha Kilfedder.

Përveç Greqisë (0.9%), parashikimi i rritjes reale tejkalon 1% në të gjitha vendet.

Pse ekonomitë kryesore janë nën mesatare?

Përveç Britanisë, ekonomitë kryesore të Evropës Perëndimore si Spanja dhe Holanda do të mbeten nën mesataren rajonale. Raporti shpjegon se edhe pse inflacioni ka lehtësuar, këto vende ende përballen me probleme si rritja e ngadaltë e produktivitetit, kushtet fiskale të rrepta dhe kujdesi i punëdhënësve për angazhime afatgjata pagash.

Rezultatet bazohen në një sondazh me 200 kompani multinacionale, të kryer midis gushtit dhe tetorit 2025. Sondazhi pyeti organizatat për rritjet e pagave të vitit 2025 dhe ato që pritet të ndodhin në 2026. Duke përdorur normat e inflacionit të FMN-së të publikuara në tetor 2025, ECA llogariti rritjen reale të pagave. /Euronews.com

Statistika interesante e Superiores, kush shpallet “kampion dimri”…

By: Fax Web
25 December 2025 at 19:43

Të shpallesh kampion dimri në Superiore do të thotë që në fundin e kampionatit të kesh shanse të mëdha për të rrëmbyer titullin kampion.

7 nga 10 skuadrat në dhjetë sezonet e fundit që i kanë mbyllur dy fazat e para të kampionatit në krye të tabelës së klasifikimit kanë dalë kampione te Shqipërisë.

Dhe Egnatia do të provojë që të respektojë këtë trend dhe të ruajë fronin, pasi pas fitores së fundit kundër Teutës është në krye të Superiores.

LEXO EDHEEgnatia shpallet “kampione dimri”, Dinamo mposht Partizanin

Që prej sezonit 2015-2016, ekipet që e kanë nisur mirë kampionatin dhe kanë treguar forcën e tyre që në start ia kanë dalë të triumfojnë në fund. Duke nisur që me Skënderbeun, Kukësin dhe Partizanin. Edhe Egnatia dy vite më parë doli kampione dimri dhe festoi titullin kampion të parë në histori.

Mirëpo ka edhe përjashtime nga ky rregull i pashkruar që nuk respektohet gjithmonë. Pikërisht rrogozhinasit vitin e kaluar ia rrëmbyen titullin Dinamos, që u shpall kampione dimri, por u eliminua në gjysmëfinalen e Final 4 nga Vllaznia.

Edhe në sezonet 2019-2020 dhe 2020-2021 ky trend nuk është respektuar, pasi Tirana ia ka rrëmbyer titullin Kukësit dhe Teuta Vllaznisë.

Pra Egnatia e këtij sezoni ka shumë arsye për të festuar, por në fund asgjë nuk është e sigurt.

Tragjedi në ditën e Krishtlindjes/ 4 anëtarët e një familje gjenden pajetë, dyshohet se…

By: Fax Web
25 December 2025 at 19:38

Katër anëtarë të një familjeve u gjetën të pajetë në prag të Krishtlindjeve në Lihtenshtejn.

Policia zbuloi trupat e dy burrave dhe dy grave, që dyshohet se i përkisnin të njëjtës familje nga Lihtenshtajni, njoftuan autoritetet në këtë principatë alpine.

Policia lokale bëri të ditur se rreth orës 10:30 të mëngjesit trupi i një burri 41-vjeçar nga Lihtenshtajni u gjet në anën zvicerane të bregut të lumit Rin, pranë kryeqytetit Vaduz. Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë, thanë autoritetet.

Sipas ‘Reuters’, hetimet e mëtejshme e çuan policinë në një apartament në Vaduz, ku u zbuluan trupat e një burri 73-vjeçar dhe dy grave, të moshës 68 dhe 45 vjeç.

Sipas gjetjeve paraprake, tre viktimat ishin prindërit dhe motra e burrit 41-vjeçar, thuhet në një deklaratë të policisë së Lihtenshtajnit. Një zëdhënës i policisë konfirmoi se shkaqet e vdekjes së tyre janë ende duke u përcaktuar.

Departamenti i Hetimeve Penale i Policisë Shtetërore po heton rastin me angazhimin e një numri të madh oficerësh.

Frikë për derbin e Katalonjës, Espanyol merr masa për të ruajtur futbollistin e Barcelonës

By: Fax Web
25 December 2025 at 19:31

Barcelona do të luajë më 3 janar derbin e Katalonjës kundër Espanyol.

Klubi pritës, Espanyol, e ka cilësuar këtë një ndeshje të rrezikshmërisë të lartë, duke pasur parasysh rivalitetin që ekziston mes dy skuadrave. Ndaj janë marrë masa shtesë sigurie në tribuna për tifozerinë, duke pasur vëmendjen sidomos te një emër i veçantë në radhët e ekipit “blaugrana”.

Ai është Joan Garcia, portieri i cili mbronte ngjyrat e Espanyolit deri në sezonin e kaluar por vendosi të largohej nga kjo skuadër për t’iu bashkuar armiqve të përhershëm pasi pagoi klauzolën e largimit prej 25 milionë eurosh.

Espanyol dëshiron të shmangë çdo incident të mundshëm me ish-portierin i cili tani shihet si një tradhtar nga tifozët ndaj ka parashikuar rritjen e numrit të stjuardëve në stadium për të kontrolluar çdo situatë të pakëndshme që mund të krijohet.

OBSH: 1 në 3 vdekje me dëmtime vijnë nga alkooli

By: Fax Web
25 December 2025 at 18:57

Gjatë sezonit të festive shënohet një rritje e përdorimit të alkoolit, gjë që sipas ekspertëve mund të rrisë rrezikun e lëndimeve, duke përfshirë lëndimet si pasojë e aksidenteve rrugore, rrëzimet, djegiet, helmimet dhe dhunën.

Sipas OBSH në Europë, 1 në 3 vdekje me dëmtime fizike gjatë kësaj periudhe ka si shkak kryesor konsumin e alkoolit.

Në Rajonin Evropian afërsisht një në tre vdekje tek burrat dhe një në pesë vdekje tek gratë midis moshës 30 dhe 40 vjeç i atribuohen alkoolit thuhet ne raportin e OBSH. Midis njerëzve të moshës 20 deri në 24 vjeç, alkooli përbën 35% të të gjitha vdekjeve nga lëndimet.

Sipas OBSH, vdekjet ne Shqipëri për shkak të alkoolit kapin shifrën e 3 humbje jete për 100 mijë banorë, duke u renditur tek vendet me përqindje të ulët.

Shkalla e vdekshmërisë e standardizuar sipas moshës ishte më e larta në Evropën Lindore, veçanërisht në Letoni, Lituani dhe Federatën Ruse, ku vdekshmëria nga lëndimet që i atribuueshin alkoolit tejkaloi 22.6 për 100 mijë banorë, ndërsa vende të tilla si Azerbajxhani, Taxhikistani dhe Turqia dhe Shqipëria raportuan disa nga shkallët më të ulëta, shpesh nën 2.9 për 100 mijë banorë.

Një ndarje lindje-perëndim ishte e dukshme në përqindjen e të gjitha vdekjeve nga lëndimet që i atribuohen alkoolit, me shumë vende të Evropës Lindore që tejkalonin 60%, krahasuar me më pak se 20% në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore dhe Jugore.

“Pride match” në Botërorin 2026? Irani kundër: Jemi të vendosur ta pengojmë

By: Fax Web
25 December 2025 at 18:26

Ndeshja mes Iranit dhe Egjiptit vazhdon të jetë temë diskutimi.

Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj foli për këtë përballje e programuar të luhet në 26 qershor në Seattle në fazën e grupeve në Botërorin e vitit të ardhshëm që është pagëzuar ‘Pride match’ dhe që hap “Pride Fest”-in e qytetit, duke e përkufizuar si fyerje ndaj vlerave islame.

Kreu i qeverisë së futbollit iranian shtoi se për më tepër kjo ndeshje përkon edhe me nisjen e muajit të shenjtë të Muharram, dedikuar kujtimit të Imam Hysejnit.

Në Iran, homoseksualiteti është konsideruar një mëkat i ndëshkueshëm me dënim me vdekje, ndërsa në Egjipt është vepër penale.

Për këtë arsye të dyja skuadrat i kanë kerkuar FIFA që të heqin të gjithë elementët që lidhen me manifestimin Pride ose të spostojnë ndeshjen.

“Nuk kemi asnjë interes që ndeshja jonë e tretë e Botërorit të luhet nën ngjyrat e ylberit. Jemi të vendosur që të pengojmë që kjo të mos ndodhë dhe do ta bëjmë. Disa nisma janë në kontradiktë të drejtpërdrejtë me vlerat kulturore, të besimit fetar dhe social të rajonit dhe në mënyrë të veçantë në shoqëritë arabe dhe islame”, është shprehur kreu i Federatës Iraniane të Futbollit.

VIDEO/ “Ju lutem edhe një herë…”, prefektja e Shkodrës ngatërron urimin e Krishtlindjes

By: Fax Web
25 December 2025 at 18:07

Prefektja e Shkodrës, Holta Duda ka bërë një lapsus gjatë një prononcimi live për mediat, ndërsa donte të ndante një urim për Krishtlindje.

Teksa po uronte besimtarët për ditën e shenjtë, ajo ka kërkuar falje dhe iu lut gazetarëve ta niste fjalimin dhe një herë nga e para.

Sot të gjithë bashkë mblidhem të gëzojmë lindjen e Krishtit, ashtu siç ylli ndriti në zemrat e të gjithë popujve në tokën e shenjtë atë natë kur lindi Krishti bebe ashtu edhe unë sot në emër të gjithë.…ju lutem edhe njëherë më falni…”, tha ajo, ndërsa më pas gazetarët i kujtojnë që është live.

Nuk ka pushim as për Krishtlindje, Rusia dhe Ukrainë sulmojnë njëra-tjetrën

By: Fax Web
25 December 2025 at 18:00

Një mori dronësh rusë e kanë goditur qytetin port rus Temrijuk në rajonin Krasnodar në mesnatë duke ua vënë flakën rezervuarve të mëdhenj të naftës dhe duke dëmtuar objekte industriale, sipas autoriteteve rajonale dhe raportimeve të mediave ruse më 25 dhjetor.

Sulmet kanë ndodhur teksa forcat ruse kanë nisur një valë masive të sulmeve me dronë nëpër Ukrainë, duke goditur infrastrukturën e energjisë dhe zonat e banimit në disa rajone, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.

Sipas selisë për operacione rajonale të Krasnodarit, dy rezervuarë të naftës kanë marrë flakë pas sulmit në qytetin port në Detin Azov në jug të Rusisë.

Flakët janë përhapur në rreth 2.000 metra katrorë, ndërsa në raportimet preliminare nuk janë përmendur viktima. Në pamjet e publikuara nga disa media janë parë flakë duke dalë prej një rafinerie nafte në afërsi.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, një zyrtar i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, ia ka atribuuar zjarrin një sulmi ukrainas me dronë, ndonëse Kievi nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

LEXO EDHEANALIZA e “New York Times”: Pse Moskës i intereson të refuzojë “Planin e Paqes”

Top 10 ligat e futbollit në botë, rritje për Major League Soccer

By: Fax Web
25 December 2025 at 17:38

Major League Soccer po tërheq vëmendjen gjithmonë e më shumë.

Prania e Lionel Messi dhe disa yjeve të tjerë të futbollit ka sjellë një rritje të shpejtë të interesit, duke e vendosur menjëherë pas ligave kryesore Europiane.

Kampionati amerikan është i gjashti në këtë renditje duke u ndjekur në më shumë se 180 vende të botës, ndërsa gjatë 2025-ës në stadiume është ndjekur nga miliona spektatorë.

Një rritje e vëmendjes në prag të finaleve të Botërorit 2026 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Major League Soccer lë pas kampionate më të konsoliduar si ai brazilian, meksikan, portugez e holandez.

Top 10 ligat e futbollit në botë:

VIDEO/ “Airbus A319 VIP”, ja dhurata e Erdogan për qeverinë shqiptare

By: Fax Web
25 December 2025 at 17:30

Shqipëria do të ketë avionin e vet shtetëror.

Turqia i ka dhuruar vendit tonë një avion qeveritar Airbus A319 VIP, me vlerë rreth 11.9 milionë dollarë, raportojnë mediat turke.

Avioni, i konfiguruar për përdorim qeveritar dhe i operuar më herët nga Turkish Airlines, do t’i kalojë shtetit shqiptar pa asnjë kosto financiare ndërsa shpenzimet e tranferimit të pronësisë do të mbulohen nga pala turke.

Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe, që parashikon se dhurimi ka për qëllim të përforcojë “marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë” mes Turqisë dhe Shqipërisë, të vendosura fillimisht me Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 1992, ndërsa të dyja palët shprehin dëshirën për t’i forcuar më tej këto lidhje përmes bashkëpunimit teknik dhe atij në fushën e mbrojtjes.

Abuzimi me programin mësimor në SHBA/ Flet studentja nga Kosova: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

By: Fax Web
25 December 2025 at 17:21

Një studente nga Kosova, Ema Kurshumlija, pagoi rreth 2 mijë dollarë në vitin 2018 për të marrë pjesë në një praktikë pune në Nju Jork përmes programit amerikan të vizave J-1, i prezantuar si një “përvojë kulturore e bukur”.

Por realiteti ishte krejt ndryshe: pa trajnim paraprak dhe me javë pune deri në 60 orë duke kryer punë të rënda fizike.

Na u premtua një përvojë e mrekullueshme. Kur pamë çfarë na priste, ishte një tronditje e madhe”, tha Kurshumlija.

Rasti i saj është vetëm një nga dhjetëra dëshmi që dalin nga një hetim i gjerë i “New York Times” , i cili zbulon se programi J-1, i administruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, shpesh shndërrohet nga një program shkëmbimi kulturor në një mekanizëm fitimprurës për organizata sponsorizuese, shpesh në kurriz të të rinjve të huaj.

Hetimi tregon se disa sponsorë kanë paguar drejtuesit e tyre mbi 500 mijë dollarë në vit, ndërsa familjarë të ekzekutivëve kanë përfituar mbi 1 milion dollarë në vetëm dy vite.

Pjesëmarrësit janë shpesh dërguar për të punuar në ferma apo biznese të familjarëve ose anëtarëve të bordeve drejtuese.

Studentët gjithashtu janë detyruar të blejnë sigurime shëndetësore dhe shërbime të tjera nga kompani të lidhura me sponsorët, duke rritur koston e pjesëmarrjes deri në 5 mijë dollarë për person.

Dhjetëra praktikantë raportuan punë të rënda industriale dhe bujqësore, pa mbrojtje dhe pa mbështetje nga sponsorët, edhe kur kanë pësuar lëndime ose janë përballur me ngacmime.

Një student nga Koreja e Jugut, Dongho Kang, pagoi afro 5 mijë dollarë dhe përfundoi duke pastruar depozita septike në një fabrikë çeliku në Indiana.

Të tjerë punuan në ferma derrash në Nebraska, ku sipas tye, disa ndiheshin si skllevër.

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit kishte paralajmëruar që në vitin 2 mijë se disa pjesë të programit ishin “jashtë kontrollit” dhe disa sponsorë ekzistonin kryesisht “për të bërë para”. Megjithatë, rregullat nuk janë forcuar dhe sponsorët nuk kanë kufizime për tarifat që mund të kërkojnë.

Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit hodhi poshtë kritikat, duke thënë se programi është reformuar ndër vite dhe sponsorët që nuk respektojnë rregullat janë përjashtuar, duke e quajtur hetimin e “New York Times” një “sulm të padrejtë”.

Megjithatë, për studentë si Ema Kurshumlija, përvoja mbetet një paralajmërim i hidhur për të rinjtë që ëndërrojnë Amerikën përmes programit J-1, por përballen me realitete shumë larg premtimeve.

Futbollisti 15 vjeçar ndërron jetë pas një arresti kardiak

By: Fax Web
25 December 2025 at 17:09

Një adoleshent 15-vjeçar ka ndërruar jetë pasi pësoi një goditje në zemër ndërsa po luante futboll me disa shokë të mërkurën e 24 dhjetorit në mbrëmje në Pordenone të Italisë.

Ngjarja ndodhi në një fushë periferike ku ai ishte duke luajtur me miqtë e tij dhe, sipas mediave, pas një përplasje të rastësishme me një lojtar tjetër, djali është goditur nga një arrest kardiak i menjëhershëm, raportojnë mediat lokale.

Shokët lajmëruan emergjencën dhe ekipet mjekësore kanë arritur shpejt në vendngjarje.

Ai është intubuar dhe i është bërë rianimimi në vend që më pas të dërgohej me urgjencë në spitalin Santa Maria degli Angeli të Pordenones, ku ka ndërruar jetë pak më vonë.

Adoleshenti, me origjinë të huaj, ishte i regjistruar prej disa vitesh në skuadrën e të rinjve të klubit ASD Torre dhe luante me ekipin Under-16.

Të lidhur me “ISIS”/ Turqia arreston 115 persona, planifikonin sulme për Vit të Ri

By: Fax Web
25 December 2025 at 16:52

Prokurorët turq kanë njoftuar se 115 të dyshuar të lidhur me grupin terrorist “ISIS” janë arrestuar në një operacion të gjerë, duke parandaluar sulme të mundshme në festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, raporton BBC.

Arrestimet janë realizuar pas bastisjeve të zhvilluara në 124 adresa në Stamboll, ku u gjetën armë, municione dhe dokumente që tregojnë lidhjet e dyshuara me ISIS-in.

Sipas autoriteteve, sulmet, që ishin planifikuar të ndodhnin këtë javë, kishin si objektiv kryesor grupet jomuslimane.

Anëtarët e ISIS-it po planifikonin sulme në disa qytete të Turqisë për të shkaktuar panik dhe kaos gjatë periudhës festive.

Bastisjet kanë ndodhur vetëm disa ditë pas një operacioni të ngjashëm në kufirin Afganistan-Pakistan, ku një shtetas turk, që dyshohet se ka pasur një rol të rëndësishëm në ISIS, u arrestua.

Ky operacion i sigurisë është një vazhdim i përpjekjeve të Turqisë për të luftuar kërcënimet terroriste, sidomos duke marrë parasysh pozitat e forta të ISIS-it në Siri, përballë kufirit turk.

Autoritetet turke kanë njoftuar se ende po kërkohen 22 të dyshuar të tjerë, ndërsa shteti është në gatishmëri të lartë për të parandaluar çdo akt të mundshëm terrorist.

“Diaspora 2025″/ Studimi i INSTAT: Gjysma e Shqipërisë jashtë vendit, presion ekonomisë

By: Fax Web
25 December 2025 at 16:45

Shqipëria po përballet me një nga sfidat më të forta demografike dhe ekonomike.

Sipas “Diaspora e Shqipërisë 2025“, publikuar nga INSTAT, rreth 2.25 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, ose 49% e shtetasve shqiptarë. Ajo që shqetëson më shumë është fakti se 77% e tyre janë në moshë pune, duke krijuar mungesë serioze të fuqisë punëtore në vend.

Destinacionet kryesore të emigrimit mbeten Italia dhe Greqia, të ndjekura nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Emigrimi ndodh kryesisht për arsye ekonomike, ku 70% largohen në kërkim të punës, ndërsa pjesa tjetër për arsye familjare apo studimi.

“Sot pothuajse e gjithë mosha e punës është jashtë vendit. Kjo e bën ekonominë të brishtë, sepse mungon kapitali njerëzor që prodhon zhvillim.”

Nga emigrimi vijnë edhe përfitime financiare.

Emigrantët fitojnë mesatarisht 2.5 herë më shumë se sa përpara largimit dhe rreth gjysma e tyre dërgojnë remitanca në Shqipëri. Por edhe pse remitancat kanë ardhur në rritje, ato përdoren kryesisht për konsum dhe shpenzime bazë.

“Ekonomia është bërë e varur nga remitancat. Pa politika që orientojnë diasporën drejt investimeve, sidomos në prodhim dhe bujqësi, nuk mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm.”

Ekspertët paralajmërojnë se emigrimi është edhe çështje sociale, ndërsa gjeneratat e reja dhe krizat ndërkombëtare mund të sjellin ulje të dërgesave, duke rritur pasigurinë ekonomike.

FOTO/ Ylli i Milanit “gol” jashtë fushe! Por në SHBA të gjithë janë kundër

By: Fax Web
25 December 2025 at 16:37

Kristian Pulisiç është kthyer përsëri këto ditë në qendër të vëmendjes, por jo për paraqitjet e tij në fushën e lojës.

Në rrjetet sociale dhe në media të ndryshme ka filluar të qarkullojë lajmi se sulmuesi i Milanit dhe përfaqësueses së SHBA, ka nisur një histori me aktoren e njohur amerikane Sydney Sweeney. Kjo e fundit që kur deklaroi se nuk ishte më në një lidhje, bëri të ditur se e kishin mbytur mesazhet nga futbollistët në Europë, të gatshëm të organizonin darka me të e fluturime çarter vetëm për ta takuar.

Duket se ai i cili me në fund ka siguruar një takim është Pulisiç, por lajmi në fjalë nuk ka entuziazmuar shumë publikun në SHBA.

Aktorja ka përfunduar në qendër të polemikave këtë vit për disa reklama me sfond racist, ndërsa përflitej se aktualisht kishte nisur një lidhje me një biznesmen të njohur amerikan. Paralelisht, edhe Pulisiç mendohej se ishte në një lidhje me golfisten Alexa Melton.

Për tifozët amerikanë, një lidhje e tij me Sydney Sweeney, do të ishte një shpërqendrim i madh në momentin më të gabuar, pasi pritet që ai të jetë i fokusuar vetëm te pjesëmarrja në Kupën e Botës me SHBA në muajt në vijim, raportojnë mediat.

Ndaj lajmi po bën bujë praktikisht për të gjitha arsyet e gabuara.

ANALIZA e “New York Times”: Pse Moskës i intereson të refuzojë “Planin e Paqes”

By: Fax Web
25 December 2025 at 16:08

Urime të shumta, por pa dhurata për Ukrainën, ku bombat ruse mbi civilët nuk u ndalën as natën e Krishtlindjes.

Çfarë synimesh (dramatike) rezervon Vladimir Putini për vitin 2026 mund të kuptohet edhe nga fjalët e zëdhënësit të tij, Dmitri Peskov.
Presidenti i ka dërguar një telegram urimi Trumpit“, deklaroi sot Peskov për gazetarët, duke sqaruar gjithashtu se për momentin nuk ka asnjë shenjë përmirësimi në horizont për luftën në Ukrainë, pas bisedimeve të javës së kaluar në Miami të të dërguarit rus Dmitriev me Steve Witkoff dhe dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner.

 

“Po analizojmë atë që Dmitriev i ka përcjellë Putinit, po e shqyrtojmë këtë material dhe më pas, në varësi të vendimeve që do të marrë kreu i shtetit, do të vazhdojmë komunikimin tonë me amerikanët”.

Moska po fiton kohë dhe përgënjeshtron zërat e Bloomberg, sipas të cilëve Kremlini ka kërkuar ndryshime në planin e Shteteve të Bashkuara për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Është lajm i rremë”, mohoi në Telegram zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Megjithatë, edhe “New York Times” vlerëson se Rusia po përgatitet ta refuzojë planin e ri të paqes të SHBA-së dhe Ukrainës, edhe në versionin e ri të shpallur në prag të Krishtlindjes nga Zelensky, me hapjen e re të presidentit ukrainas.

Ai thotë se është i gatshëm të tërheqë ushtrinë nga pjesa e Donbasit që ende kontrollon, por vetëm nëse edhe Rusia bën të njëjtën gjë, duke liruar një pjesë territori ekuivalente për krijimin e një “zone të demilitarizuar”.

Një kusht që Moska mund të mos e pranojë, pasi prej kohësh kërkon dorëzimin e plotë të Donbasit dhe ka përjashtuar gjithmonë çdo tërheqje, qoftë edhe të pjesshme, nga territoret që pushton pas invazionit.

Zelensky e ka paraqitur propozimin e ri si një kompromis të arsyeshëm krahasuar me planin e nëntorit, tepër të anuar në favor të rusëve, që parashikonte në thelb dorëzimin e Ukrainës. Versioni i rishikuar përfshin garancitë e sigurisë që kërkon Kievi për të parandaluar agresione të ardhshme ruse, si edhe planet për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.

Por është pak e mundshme, shpjegon “New York Times”, që Kremlini ta pranojë, i inkurajuar nga përparimet e Moskës në fushëbetejë (sot ka pretenduar pushtimin e një lokaliteti tjetër në Donetsk, Sviato-Pokrovskoe) dhe i penguar nga vështirësia për t’ia shitur planin e ri publikut rus si një fitore.

Pse Moska mund të lejojë veten ta refuzojë planin?

Pavarësisht se invazioni ka një kosto shumë të lartë për rusët, si ekonomike ashtu edhe njerëzore, Kremlini duket se ende beson se mund të fitojë më shumë duke luftuar.

Ekonomia ruse ndodhet në pikën e saj më të dobët që nga viti 2022, me norma interesi në nivele rekord dhe ritme rritjeje që po zbresin drejt recesionit.

Megjithatë, pavarësisht sanksioneve të Perëndimit, sipas analistëve vendi është ende larg një krize ekonomike të tillë që do ta detyronte Kremlinin të ndryshonte kurs.

Rusia kontrollon rreth 3/4-at e rajonit të Donetskut. Me ritmin aktual të avancimit, forcave të Moskës do t’u duheshin rreth 18 muaj për ta pushtuar të gjithë rajonin.

Pse Rusia vazhdon të negociojë?

Sipas ekspertëve, Rusia është e interesuar ta mbajë të hapur tryezën e negociatave vetëm për të ruajtur një marrëdhënie bashkëpunimi me Uashingtonin dhe për të shmangur marrjen e përgjegjësisë së plotë për konfliktin në vazhdim.

Moska synon gjithashtu të shmangë sanksione të tjera ose kufizime ekonomike shtesë nga SHBA-ja. Sanksionet e vendosura dhe të kërcënuara në tetor nga Trump ndaj dy gjigantëve rusë të naftës, Rosneft dhe Lukoil, e kanë detyruar vendin ta shesë naftën e tij me çmime dukshëm më të ulëta.

Arsyeja e tretë: tërheqja zvarrë mbi kushtet e mundshme të paqes thellon edhe më tej përçarjet mes Ukrainës dhe aleatëve të saj perëndimorë.

Sipas komentatorëve, është e mundshme që përplasjet diplomatike mbi termat e paqes të vazhdojnë ndërsa lufta vijon.

“Putini nuk ka asnjë qëllim t’i japë fund luftës kundër Ukrainës dhe nuk është i gatshëm të bëjë kompromis, qoftë edhe minimal, në këtë faze”, siguron Volodymyr Fesenko, analist me bazë në Kiev, në një postim në Facebook.

Për Kremlinin, diskutimi i planit të paqes të Trumpit është thjesht një lojë taktike me Shtetet e Bashkuara për të ruajtur marrëdhënie konstruktive me presidentin aktual amerikan, duke shkaktuar njëkohësisht fërkime dhe kundërthënie mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe”. 

EMRAT/ Anglia kap dy “skifterët” shqiptarë, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

By: Fax Web
25 December 2025 at 15:47

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim nga drejtësia franceze për vjedhje janë arrestuar në Angli dhe ndaj tyre ka nisur procesi ekstradimit.

Armando Bella 29 vjeç, me origjinë nga Lezha doli përpara gjykatës së ekstradimeve si person i kërkuar përmes një urdhër arresti europian nga Franca.

Sipas dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve, Armando Bella kërkohet nën dyshimin si i përfshirë në 12 akte vjedhje.

Ai do ta ndjekë procesin e ekstradimit i lirë me kusht pasi të afërmit depozituan në gjykatë një garanci pasurore prej 10.000 stërlinash dhe vendosjes të një paisje GPS  në këmbë. Po ashtu ai do të duhet të firmosë në stacionin policor  Southend-on-Sea çdo të shtunë e të diel.

Arben Kananaj është një tjetër shqiptar ndaj të cilit ka nisur në gjykatën e Londrës procesi ekstradimit drejt Francës.

Ai kërkohet nga drejtësia franceze nën dyshimin e përfshirjes në territorin francez të 21 grabitje shtëpish.

Arban Kananaj 50 vjeç,  përdorte emrin Arben Berisha.

Ai është lënë i lirë me kusht deri më  13/03/2026 kur në  Westminster Magistrates Court do të nisë shqyrtimi kërkesës së ekstradimit. Për lirinë me kusht të Kananajt janë vendosur £5,000 garanci pasurore.

VIDEO/ Bombë bankës në Greqi, dëme edhe në apartamente, biznese dhe automjete

By: Fax Web
25 December 2025 at 15:40

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në orët e para të Ditës së Krishtlindjeve jashtë një banke në Evosmos të Selanikut.

Sipas mediave greke, shpërthimi i fuqishëm shkaktoi dëme të shumta materiale në apartamente, dyqane dhe automjete.

Lënda plasëse u vendos rreth orës 3 të mëngjesit të së enjtes, në degën e bankës që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve “Karaoli me Dimitriou” dhe “Salaminos”.

Shpërthimi ishte i fuqishëm, pasi vala goditëse dëmtoi shtatë makina të parkuara dhe tre pallate aty pranë, si dhe shkaktoi panik për banorët e zonës.

Sipas raportimeve, karakteristikat e pajisjes shpërthyese dhe mënyra se si ishte vendosur ajo i çojnë autoritetet në përfundimin se ky ishte një akt i organizuar dhe shumë profesional.

Kujtojmë se, një degë e së njëjtës bankë u shënjestrua në maj, ku mbeti viktimë një 38-vjeçare.

VIDEO/ Mosha është thjesht numër, Ibrahimoviç dhuron spektakël në Dubai

By: Fax Web
25 December 2025 at 15:31

Mosha është thjesht çështje numrash, për disa persona.

Një prej tyre është edhe Zlatan Ibrahimoviç, i cili edhe pse 42 vjeç, vazhdon të tregojë pse konsiderohet një nga ikonat më të mëdha të futbollit modern.

Gjatë pushimeve të tij në Dubai, suedezi është filmuar duke dhuruar spektakël në bregdet me pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit.

Pamjet e shpërndara nga media prestigjioze si “Gazzetta dello Sport”, “Marca” dhe “Sky Sport” tregojnë një Ibrahimoviç që kontrollon topin në mënyrë perfekte dhe më pas godet me saktësi.

Lëvizje me vetëbesimin karakteristik që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës. Edhe pse i tërhequr nga futbolli i luajtur, Zlatan duket se nuk ka humbur asnjë gram nga talenti i tij natyral.

VIDEO/ Aksident i rëndë në Kamëz, raportohet për 4 të plagosur

By: Fax Web
25 December 2025 at 15:24

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Valiasit në Kamëz.

Dy automjete, një tip Audi dhe një tip Toyota, janë përfshirë në aksident duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Siç mëson Fax News, si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë transportuar në spital.

Ndërkohë, është shoqëruar në polici drejtuesi i “Audit”.

Pritet njoftimi i Policisë mbi dinamikën e ngjarjes.

❌
❌