Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 2026Main stream

Java e 22-të e Superiores, përzgjidhet formacioni më i mirë

By: redi
2 February 2026 at 18:52

Pas përfundimit të javës së 22-të të kampionatit kombëtar të Kategorisë Superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, duke respektuar skemën taktike 4-3-3 dhe duke vlerësuar performancat individuale dhe kolektive të lojtarëve gjatë ndeshjeve të zhvilluara. Portieri më i mirë i javës është vlerësuar Igor Aleksovski i…

Source

Zarfi i zi mbërrin në shtëpinë e Big Brother, detajet e para

By: redi
2 February 2026 at 18:45

Vëllai i Madh ka dërguar këtë të hënë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri një zarf të zi. Shkak është bërë mosbindja e grupit të Gretës që të marrë pjesë në provat për sfidën e kërcimit. Teksa ra gongu që banorët të shkonin të nisnin provat, Baby G u shpreh se do bënte për të ngrënë në fillim dhe pastaj do të shkonte. Kështu nisi dhe një debat mes pjesëtarëve të grupit. Duke qenë se grupi i…

Source

Protesta e PD më 10 shkurt, Flamur Noka: Qytetarët nuk do të ikin nga Bulevardi pa larguar Ramën

By: redi
2 February 2026 at 18:25

Nga mbledhja e grupit të PD-së këtë të hënë, Flamur Noka, teksa ka ndarë foto në Facebook, ai thekson se qytetarët duhet të qëndrojnë të vendosur dhe të mos largohen nga bulevardi pa larguar kryeministrin. Ai ka bërë thirrje për protestë më 10 shkurt, duke u grumbulluar përpara Kryeministrisë. Ndër të tjera numri dy në PD shton se ”Sa vjen e bëhet më e qartë se dosja Balluku dhe dosja AKSHI…

Source

Deputeti i PS ”fans” i Brikenës dhe Mateos, por ka një kritikë për ta

By: redi
2 February 2026 at 18:16

”Big Brother Albania Vip 5”, po komentohet kudo dhe nga çdokush. Valës së Brikenës dhe Mateos nuk i ka shpëtuar as deputeti i PS, Erion Braçe. Por ai ka një kritikë, dhe kjo ka të bëjë me përdorimin e cigareve elektrike. ”Këta që përdorin këto produkte janë të rritur dhe të përgjegjshëm për shëndetin e tyre, por është ekstremisht e ndaluar me ligj që kjo të paraqitet si modë për fëmijët”…

Source

Genti Gazheli merr detyrën si zv/ministër i Mjedisit

By: redi
2 February 2026 at 18:08

Genti Gazheli mori këtë të hënë detyrën si zëvendësministër i Mjedisit. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj e prezantoi Gazhelin me stafin e ministrisë. Jaupaj u shpreh se Gazheli me eksperiencën e tij të gjatë në administratën publike do të jetë një vlerë e shtuar në punën e përditshme, si për reformat në fushën e mjedisit ashtu edhe për avancimin e punës drejt integrimit europian.

Source

Ambasada e Amerikës: Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe minon partneritetin SHBA-Kosovë

By: redi
2 February 2026 at 17:59

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe është “në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre”. “Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në…

Source

”Pa Gjurmë” gjen çiftin e dyshuar për rrëmbimin e Bleona Matës, nëna sheh foton e vajzës dhe shpërthen në lot

By: redi
2 February 2026 at 17:51

Rasti i zhdukjes së vogëlushes Bleona Mata vijon të mbetet një nga historitë më të rënda në Shqipëri. Sipas dëshmive të fundit të bëra publike, vogëlushja dyshohet se është rrëmbyer dhe se është mbajtur peng për 3 muaj në zonën e Llakatundit, në Vlorë. Kjo pistë u forcua nga deklarime dhe materiale të trajtuara në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, me gazetaren Odeta Dume. Nëna e vajzës…

Source

Nis rikualifikimi urban në zonën e Dërgutit, kryebashkiaku Beci: Shkodra nuk po ndryshon me fjalë, por me punë konkrete

By: redi
2 February 2026 at 17:25

Një tjetër projekt rikualifikimi urban pritet të nisë së shpejti në qytetin e Shkodrës. Këtë herë, ndërhyrja do të fokusohet në bllokun e pallateve përgjatë Rrugës së Tafiliceve, në zonën e Dërgutit. Sipas kryebashkiakut Benet Beci, ky investim synon të përmirësojë ndjeshëm përditshmërinë e banorëve, duke sjellë më shumë rend, funksionalitet dhe estetikë në zonë. Projekti parashikon investime në…

Source

9 deputetë kundër Berishës: Të marrim pjesë në Komisionin e Reformës Territoriale, bojkoti jo zgjidhje

By: redi
2 February 2026 at 16:43

PD refuzoi thirrjen e fundit të socialistëve për t’u ulur si të barabartë në Komisionin e Reformës Territoriale. Në kohën që PS kishte thirrur mbledhjen e komisionit, Sali Berisha tha se nuk bashkëpunon me Edi Ramën, përsa kohë bllokon drejtësinë për çështjen ”Balluku” i mblodhi në seli të vetët, nga ku njoftoi edhe planin e demokratëve. Mësohet se 9 deputetë i kanë dalë kundër Sali Berishës për…

Source

Territorialja, Mazniku: Kemi humbur shumë kohë, ja si do të funksionjë komisioni

By: redi
2 February 2026 at 16:08

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale, do të nisë punën pavarësisht bojkotit të opozitës, e cila ka refuzuar sërish pjesëmarrjen edhe këtë të hënë. Arbjan Mazniku, në cilësinë e bashkëkryetarit në mbledhjen e sotme theksoi se opozitës i janë dhënë të gjitha garancitë, për t’u bërë pjesë e kësaj reforme, ndërkohë që theksoi se mungesa e opozitës në katër mbledhje radhazi ka…

Source

Gjendja e Pediatrisë, deputeti poston pamjet dhe apelon qytetarët: Merrni çadër kur të shkoni

By: redi
2 February 2026 at 15:56

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi reagon me ironi për gjendjen e Pediatrisë në spitalin e Lushnjës, duke postuar pamje ku dallohet lagështirë dhe rrjedhje uji në ambientet e pavionit. Për të qytetarët duhet të tregojnë kujdes kur vizitojnë Pediatrinë dhe të marrin edhe çadër me vete. ”Kujdes kur të shkoni në Pediatrinë e Spitalit në Lushnjë. Ju lutem merrni dhe ombrellë me vete”, shkruan deputeti…

Source

Trajtimi i të burgosurve, Meta ankohet nga qelia: S’ka ujë, drita dhe ambiente sportive

By: redi
2 February 2026 at 15:30

Qeveria ”Rama 4” po krijon një agjenci të re e cila do të jetë përgjegjëse për të kontrolluar nëse zyrtarët shtetërorë abuzojnë me personat që janë në burgje, apo në shërbim prove. Ndonëse iniciativa premton më shumë siguri për të burgosurit, për Partinë e Lirisë është “një shkelje në kallo”. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se projekti është propagandë…

Source

Atentati në Lezhë, berberi “viktimë” pa dashje. Një polic shmangu tragjedinë

By: redi
2 February 2026 at 15:21

Shënjestra e atentatit të ndodhur të dielën në mbrëmje në Rrilë të Lezhës ka qenë 21-vjeçari Merando Nikulaj. Plumbat nuk arritën objektivin, por të zotin e berberhanes. Si pasojë u plagos rëndë pronari i biznesit, 30-vjeçari Sokol Daci, ndërsa dyshohet se një plumb mund të ketë lënduar edhe vetë Nikulajn. Ndërhyrja e një efektivi policie që ndodhej rastësisht në ambient ka parandaluar një…

Source

12 shenjat e horoskopit, ja çfarë ju pret këtë javë

By: redi
2 February 2026 at 15:13

Dashi Kjo javë përqendrohet te pasionet tuaja, Dash. Mund të merrni një vendim të madh në lidhje me romancën, shprehjen e mendimeve tuaja, krijimtarinë apo edhe thjesht duke bërë gjërat që ju pëlqejnë e frymëzojnë më së shumti. Mund të ndjeni sikur universi më në fund po ju plotëson një dëshirë. Gjithashtu, vëmendja pritet të jetë edhe te rrethi shoqëror. Demi Një javë mjaft e ngarkuar ju…

Source

Mozaiku i Tiranës në garë për çmimin ”Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDail, Rama: Shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes

By: redi
2 February 2026 at 15:02

Projekti ”Mozaiku i Tiranës-Ndërhyrje Kulturore”, i realizuar nga studioja SONarchitects, është nominuar si një shembull domethënës i ndërthurjes mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore. Kryeministri Edi Rama teka jep lajmin, ka vlerësuar projektin si një model të dialogut mes historisë dhe së tashmes, duke theksuar se ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën…

Source

Seanca për Erion Veliajn, gjyqtarja tërhiqet për vendimmarrjen

By: redi
2 February 2026 at 14:58

Është mbyllur shqyrtimi paraprak i çështjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjyqtarja Etleva Deda është tërhequr për vendimmarrje, nëse kalon për gjykim apo jo. Për shkak të kërkesës për përjashtim të saj, u shty pas afatit 5 ditorë që t’i jepet kohe Veliajt ta depozitojë formalisht kërkesën. Seanca e radhës është në 9 shkurt. Pas kërkesës së Veliajt, i cili një ditë më parë kërkoi…

Source

Before yesterdayMain stream

Situata me Rogertin për historinë e Gjestit, Dj Gimbo: Burrë është ai që fal

By: redi
31 January 2026 at 22:01

Sonte po mbahet spektakli i radhës i Big Brother VIP Albania, i cili nisi me një moment emocional. Në hapje të programit, fjala iu dha DJ Gimbos, DJ personal dhe mik i ngushtë i Gjestit. Gimbo foli hapur për periudhën e vështirë që ka kaluar brenda shtëpisë, pas një situate të ndjeshme të krijuar nga Rogerti, i cili preku një histori personale të Gjestit, lidhur me humbjen e vëllait të tij vitin…

Source

Lim Hoti lë lojën, del nga ”Big Brother Kosova Vip 4”

By: redi
31 January 2026 at 21:34

Lim Hoti do të largohet sonte nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4, vetëm pak kohë pasi u bë pjesë e këtij sezoni dhe u rikthye fokusin e publikut ndaj formatit. Hyrja e tij u shoqërua me dinamika intensive emocionale dhe debate të brendshme, duke përfshirë raportet e tij të komplikuara me disa banore, si dhe përplasjet e vazhdueshme brenda shtëpisë së BBVK-së.

Source

Hamburg befason Bayernin

By: redi
31 January 2026 at 21:29

Bayern nuk shkon më shumë se barazimi 2-2 ndaj Hamburg në Bundesligë. Në Hamburg, vendasit realizuan të parët me Vieria. Kane barazoi shifrat, në të 42-tën. Në pjesën e dytë, Diaz përmbysi takimin në favor të kampionëve të Gjermanisë. Goli i Vuskovic i dhuroi një pikë Hamburgut, në Volksparkstadion. Bayern kryeson kampionatin me 51 pikë. Hamburg është në vendin e 13-të.

Source

❌
❌